Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 21-04-13, 09:13   #46
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza Greke

Nė Manolada tė Greqisė perėndimore tė mėrkurėn nė mbrėmje (17.04. 2013) kryepunėtorė shtinė me pushkė mbi mbledhėsit e luleshtrydheve, kur ata kėrkuan pagat e tyre tė papaguara prej gjashtė muajsh.
Sindikata lokale dhe tė gjitha mediat greke flasin pėr njė "pazar skllevėrish" nė fushat e luleshtrydheve nė Manolada. Njė zėdhėnės i sindikatės tha se autoritetet kanė kohė qė janė nė dijeni pėr kushtet ēnjerėzore tė punės sė punėtorėve sezonalė, por kanė ndėrmarrė shumė pak, sepse nga "mungesa e personelit" ata nuk mund tė ndjekin ēdo informacion tė popullatės.

"Mafia e luleshtrydheve"

Gazeta Eleftherotypia flet pėr njė "mafia tė luleshtrydheve". Edhe pse mund tė tingellojė e ekzagjeruar, ka shumė shenja qė flasin se nė rajon ėshtė krijuar njė sistem i errėt dhune dhe kontrolli. Qė nė vitin 2008 punėtorėt e huaj sezonalė kanė protestuar pėr kushte ēnjerėzore pune dhe janė rrahur nga gjoja tė panjohur. Nė vitin 2011 policia mundi tė ēlirojė 35 punėtorė rumunė nga duart e kriminelėve, tė cilėt i kėrcėnonin me armė. Verėn e kaluar dy burra tėrhoqėn nė rrugėt e Manoladės njė egjiptian 22 vjeēar, pasi ia kishin kapur kokėn me derėn anėsore tė njė makine. Sipas tė dhėnave tė kryetarit tė bashkisė njėri nga keqbėrėsit e atėhershėm ka qenė i pėrfshirė nė sulmin e fundit me armė kundėr ndihmėsve tė tė vjelave.
"Nė rajon janė krijuar struktura mafioze",deklaron deputetja dhe zėdhėnėsja e partisė konservatore nė qeveri Nea Dimokratia, Sofia Voultepsi, nė radion e Athinės Real News. „Ajo qė ndodh atje, nuk ėshtė nė fakt asgjė e re, por deri tani mbetemi vetėm tek konstatimet.





Punėtori nga Bangladeshi Mohamed (C), 25vjeē ndihmohet nga shokėt pasi ėshtė qėlluar nė Manolada me 18 prill 2013



do herė, kur bėhen pėrpjekje pėr tė arrestuar dikė nė vend, i dyshuari mbrohet nga dikush nė kohėn e duhur dhe nuk i ndodh asgjė“, ankohet politikanja. Ajo premton edhe pėrmirėsime: Tė prekurve u duhet ndihmuar me anė tė njė ligji tė ri pėr mbrojtjen e punės, mendon Voultepsi. Por deri tani ajo nuk ka dhėnė detaje.

Gazetarėt kureshtarė kėrcėnohen dhe rrihen

Kush dėshiron tė mėsojė pėr kushtet e kėqia nė Manolada, pėrballet me rrezikun. Nė prill 2011 dy gazetarė tė gazetės sė pėrditshme tė Athinės To Vima, tė cilėt donin tė vizitonin njė strehimore tė punėtorėve sezonalė bullgarė nė rajon, janė rrahur nga kryepunėtorėt. Makina u tyre u godit, kamera iu vodh. Jannis Arvanitakis, cili u prezantua si pronar i plantacionit tė luleshtrydheve, i tha policisė se sjellja e njerėzve tė tij kishte qenė thjesht pėr arsye vetėmbrojtjeje, sepse gazetarėt kishin hyrė "si vjedhės", duke shkelur tė drejtėn e tij tė pronėsisė.

Sipas hulumtimeve tė gazetės To Vima disa gazetarė janė kėrcėnuar vitet e fundit nga tė "panjohur", ndėr ta edhe kryeredaktori i njė gazete tė madhe lokale, ish-korrespondenti televiziv i kanalit Antena tė Athinės dhe madje edhe kryetari i Shoqatės sė fotoreporterėve grekė.

Problemet janė ndoshta edhe mė tė thella, thotė eksperti financiar dhe tatimor Vangelis Ambeliotis nė radiostacionin Skai: "Nė qoftė se punėdhėnėsi nuk ka para pėr tė paguar pagat, atėherė kompania e tij duhet tė tė mbyllet. Nė vend tė kėsaj shpesh ndodh kjo: punėdhėnėsi pushon punonjėsit, pėr tė mos paguar pagat e papaguara, dhe nė vend tė tyre merr punėtorė tė lirė. Apo edhe mė keq: Punėdhėnėsi kallėzon punėtorėt e tij tė huaj sezonalė, tė cilėt shpesh qėndrojnė nė Greqi ilegalisht, pėr tė mos paguar pagat e prapambetura", thotė Ambeliotis i zemėruar.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 09-01-14, 16:33   #47
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza Greke

Skandal me kreditė greke



Greqia perfshihet nga nje tjetėr skandal i pėrmasave tė mėdha. Bėhet fjalė pėr pėrvetėsime dhe kreditime pa kriter nė bankėn e postės greke, 'Helenic Post Bank'.

Sipas llogaritjeve te bera prej prokurorit te antikorrupsionit ne Athine, demi i shkaktuar bankes mberrin ne mbi 500 milione euro, ndersa dhjetera eksperte te krimit ekonomik jane perfshire ne hetimin e transaksioneve te bankes gjate 10 viteve te fundit. Kete radhe ka qene Prokuroria e Athines qe ka urdheruar dhjetera arrestime, ku bie ne sy mandat-arresti per Angjelo Filipidhi, ish-shefi i 'Helenic Post Bank', politikan i se djathtes, njekohesisht ish-president i klupit sportiv Papathinaikos.

Urdher arresti u leshua edhe per ish-presidentin tjeter te ketij organizmi, Kleon Papadhopulos,si dhe per te pakten 15 biznesmene dhe krere te ketij insitucioni. Vlen te permendet ne nder biznenesmenet e tashme te ndaluar,eshte edhe presidenti i televizionit 'Alfa',nje nder mediat me te medha ne vend, si dhe nje numer biznesmenesh te tjere te njohur ne vend. Prokuroria e Athines njoftoi se vendimi per arrestimin e ish-krereve te insitucionit dhe te biznesmeneve, u mor pasi prej hetimeve rrezultoi se ata ishin perfshire ne nje skeme kreditimi me dhjetera milione euro, te kompanive te biznesmeneve, pa permbushur kushtet per kreditim.

Nderkohe rezulton se parate e kredituara nuk jane kthyer kurre ne arken e bankes. Hetimet e metejshme,rezultuan se dhjetera milionė euro jane derguar jashte shtetit ne menyre te dyshimte, ndersa miliona euro u gjeten te fshehura ne banka ose llogari kompanishe ne Zvicer,Luksemburg dhe ishujt Marshall.

Athina tashme eshte ne gare me kohen per te shpetuar nga kolapsi ekonomik. Qeveria Samaras ka filluar nje program te ashper reformash,ku uljet e rrogave dhe pensioneve kryesojne listen e masave te shtrenguese te qeverise. Nderkohe se opinioni publik vendas, por dhe ai europian, kerkon hetime lidhur me gjetjen e shkaktareve qe sollen rrenimin ekonomik te vendit, listen e te cileve e kryeson korrupsioni galopant ne te gjitha hallket e jetes ne Greqi qe ka sjelle uljen me te medhe te te ardhurave te shenuar ndonjehere ne kohe paqeje.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-08-17, 14:58   #48
Izraeliti
surf maniac
 
Avatari i Izraeliti
 
Anėtarėsuar: 09-08-09
Vendndodhja: Proxy Server
Postime: 215
Izraeliti e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Kriza Greke

Nė vazdhėn e ngjarjeve qė rrodhėn brenda kėtyre 5 viteve pėrgjatė krizės greke, mund tė konkludohet se ka filluar zvogėlimi i borxheve shtetėrore greke dhe rritja e aftėsisė pėr likuidim pagesash nė sajė tė privatizimit tė aseteve shtetėrore, masave tė kursimit tė ndėrmarra nga Qeveria Greke si dhe „ndihmat“ nga jashtė.

Ndihmat nga jashtė janė marrė dhe po mirren nė formė tė kredive (Rata e pranuar sė fundmi 8,5 miliard euro, Qershor 2017) tė cilat bashkė me kryegjėnė (borxhin) Greqia paguan edhe norma interesi.
Normat e interesit (kamata) qė ka paguar Greqia deri sot janė:
  • Gjermanisė: 1.34 miliard euro
  • Austrisė: 111,44 milion euro


__________________
m'sohen senet
Izraeliti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:24.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.