Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Jurisprudencė
Emri
Fjalėkalimi
Jurisprudencė Strukturat dhe konceptet ligjore qė pėrbėjnė tė drejtėn nė terėsi.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-12-07, 13:55   #16
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

(xviii) Shih Spiegel 1980/6 dhe 1981/16 fq.150. Nė vjeshtėn dhe dimrin e 1980/1 pati fillimisht njė valė arrestimesh dhe pyetjesh nė polici (Kadri Rexha aaO. fq.167 Kjo ishte njė valė sipas koncepteve tė atėhershme. U arrestuan mbi 50 persona. Sot po kaq arreston policia serbe pėr ēdo ditė.). Me 11 dhe 26 Mars 1981 u zhvilluan protesta paqėsore tė studentėve kundra ushqimit tė keq nė mensa dhe vėshtirėsi tė tjera tė ngjashme. Policia arrestoi disa studentė. Shefi i komunistėve kosovarė, Bakalli, iu premtoi atyre lirimin por kjo nuk ndodhi. Studentėt protestuan kundėr kėsaj me 26, tani edhe me parrulla si "Kosova Republikė" dhe "Kosova - Kosovarėve". Kėto demonstrata u shtypėn brutalisht nga policia speciale serbe qė hyri edhe deri nė godinat e studentėve. Kjo shtypje u pasua nga protesta tė punėtorėve nė mbarė Kosovėn. Serbia deklaroi me 02.04 gjendjen e jashtėzakonshme dhe e izoloi krejt vendin prej botės sė jashtme. Policia serbe veproi me njė brutalitet vrastar. Kėshtu mė tregoi mua njė boshnjak qė jetonte nė Hamburg (z.Medic nga Sanski Most), i cili kalonte mė 1981 pushimet nė Adriatik pranė njė shtėpije pushimi tė policisė, se si njė polic serb mburrej qė kishte hyrė me makinė mes turmės duke shtypur e vrarė "me dhjetėra shiptarė". Njė dėshmitar shqiptar pa se si policia qėlloi mbi fėmijė. (Spiegel 1981/16 S.150; v.Kohl, Libal aaO. fq.83).
(xix) v.Kohl, Libal aaO. fq.99. Por nuk ishte fjala thjesht pėr pėrdhunime. Shqiptarėt u demonizuan pėrgjithėsisht si kriminelė dhe kjo propagandė serbe ka efekt akoma sot. Kėshtu psh. nė Gjermani pretendohet vazhdimisht kundėr realitetit se mes shqiptarėve tė kėtushėm (lokalė) ka njė shkallė tė lartė kriminaliteti.
(xx) sipas njė grupi zyrtar: "Scientific Conference Working Group", Prishtinė, 1.4.1995, http://www.yugoslavia.com/society_an...ovo/glava4.htm
(xxi) Sl.l.FRJ 1988.40,51 (Nrn.82-85) dhe Asistenca Fėminore shtetėrore serbe e 21.7.1992, Sl.gl.RS 1992/49.1657. Shih edhe vendimin e 16.10.1992, Sl.gl.RS 1992/75. Mė shumė nga N.Kelmendi nė: http://www.alb-net.com/html/ kosova_under_the_burden_of_the_serbian_discriminat ory_laws.html
(xxii) Vendimi u kontestua nga Gjykata Kushtetuese e rajonit tė atėhershėm autonom pėr shkak tė kėsaj tė mete dhe tė metave tė tjera. Gjykata hapi procesin pėrkatės me 27.06.1990 dhe pezulloi tė gjitha ndryshimet pėrkatėse kushtetuese nė Kosovė dhe Serbi. Por ky vendim nuk u firmos mė nga gjykatėsit sepse parlamenti serb nga ana e vet e shkarkoi parlamentin dhe qeverinė e Kosovės dhe detyrat e tyre ia kaloi organeve respektive serbe. Rrjedhimisht u bė e pamundur edhe puna e Gjykatės Kushtetuese (megjithėse ligji nuk e prekte direkt atė, veē nqs. gjykatėsit e zgjedhur nga parlamenti shiheshin si "funksionarė). Shih edhe N.Kelmendi aaO.
(xxiii) Pėr kėtė ai u sulmua nga gazeta proqeveritare "Politika" (16.05.1990): po qe se se ai kėrkon tė drejta tė popullit shqiptar nė Jugosllavi, atėherė ai i tejkalon shumė tė drejtat e tij si "mik nė njė vend tė huaj". Ky formulim pėr shqiptarėt, tė cilėt atėherė pėrbėnin grupin e tretė mė tė madh etnik nė Jugosllavi pas serbėve e kroatėve, si "miq" tė huaj tė ardhur nė Jugosllavi pėrdoret shpesh edhe sot. Ajo mbėshtetet me pretendimin se njė pjesė e madhe e shqiptarėve kosovarė, 30-70.000 ose, sipas "grupit shkencor tė punės" (shih shėnimin 20), 400.000 a mė shumė, paskėsh ardhur pėr herė tė parė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe pas saj nga Shqipėria. Pėrkundrazi, kryeministri i fundit i Jugosllavisė sė vjetėr, Markovic, i deklaroi pėrfaqėsuesit shqiptar nė Presidiumin Federal, z.Sapunxhiu, (shih intervistėn e tij tek Zogaj, Shala: "Dėshmi pėr Kosovėn 1989-1991", Prishtinė 1995, fq/23 ) se hetimet e zyrtarėve federalė kanė nxjerrė njė numėr total prej 732 tė ardhurish nga Shqipėria. Sipas tė dhėnash tė tjera zyrtare jugosllave, kishin ardhur nga Shqipėria nė Kosovė gjithsej 1543 persona. Prej tyre, nė 1981 jetonin akoma nė Kosovė vetėm 704 (H.Islami: Kosova dhe shqiptarėt - ēėshtje demografike, Prishtinė 1990, fq.163).
(xxiv) Zogaj, Shala aaO. fq.76
(xxv) 914802 prej 1051357 qytetarėve me tė drejtė vote (tė tė gjitha kombėsive. tė dhėnat sipas http://www.kosova-state.org). Shih edhe v.Kohl, Libal aaO. fq.122.
(xxvi) Me njė ligj serb tė 05.07.1990 u mėnjanuan parlamenti dhe qeveria e Kosovės dhe u zėvendėsuan me zyrtarė serbė. Ligje tė tjera mėnjanuan njė rradhė institucionesh tė tjera kosovare, pėr mė tepėr shih N.Kelmendi aaO. fq.16, 21, etj.
(xxvii) N.Kelmendi aaO. (fq.35-47); Bashkimi i Sindikatave tė pavarura tė Kosovės: Exploitation and Selling of the Resources of Kosova (fq.45); Felicitas Rohder: "Kosovo: Krieg, Vertreibung, Massaker.", raport i Shoqėrisė pėr popujt e rrezikuar, Göttingen, Gusht 1998, fq.7; Ost-Dienst Mars 1994, fq.45.
(xxviii) v.Kohl, Libal aaO. fq.136
(xxix),Duga (Beograd) 14.03.1998. Artikulli megjithatė nuk ėshtė krejt i qartė. Ky numėr ka mundėsi tė jetė ai i refugjatėve serbė tė ardhur nė Kosovė nga Kroacia dhe Bosnja. Kėtyre i duhen shtuar edhe ata tė ardhur nga Shqipėria.
(xxx) Nė mediat serbe ka artikuj tė shumtė mbi kėtė. Psh. Nedeljni Telegraf i 25.3.1998: Da li je drzava digla ruke od Srba na Kosovu i Metohiji? [A po i braktis shteti serbėt nė Kosovė dhe Metohi?]
(xxxi) Sl.gl.RS 1991/22; shih N.Kelmendi aaO. S.24 f.
(xxxii) Kėshtu psh. Muhamet Kelmendi: Realiteti dhe perspektivat e ēėshtjes kombėtare o.O. (Zvicėr) 1996, fq.121
(xxxiii) Shih N.Kelmendi aaO. fq.28
(xxxiv) Shih N.Kelmendi aaO. fq.30
(xxxv) Sipas Shpend Halilit [Ekzekutimi i librit shqip; Ora, Stuttgart, 14.6.1996 fq.40] u asgjėsuan 8142 periodikė, 6 kamionė me gazeta dhe rreth 100.000 vėllime librash. Nė vijim, nė mjediset e bibliotekės u vendosėn refugjatė serbė nga Kroacia.
(xxxvi) Shih v.Kohl, Libal aaO. fq.137.
(xxxvii) M.Pirraku: "Tetėvjetori i Lėvizjes pėr pajtim kombėtar", Rilindja 7.9.1998; Kėshilli komunal pėr evitimin e dukurive negative i Gjilanit ka zgjidhur nė 6 vite 541 prej 778 rasteve nė shqyrtim., QIK 22.9.1998
(xxxviii) Detaje tė zgjedhura nga raportet vjetore tė Komitetit pėr tė Drejtat e Njeriut tė K.:
1995: 3487 arrestime arbitrare pa urdhėr arresti, mė shumė se 11.000 tė keqtrajtuar nga policia (veē tė tjerash, janė rrahur tė gjithė tė arrestuarit pa pėrjashtim). Trauma nga keqtrajtimet vuajnė 506 gra, 611 fėmijė, 157 tė moshuar; 3296 janė torturuar, mes tyre ka 61 raste plagosjesh tė rėnda, 6 tė vdekur; pėrveē kėsaj, ka 10 tė pushkatuar nga policia ose ushtria; nė asnjė nga kėto raste nuk ėshtė nisur proces gjyqėsor ndaj autorėve tė krimeve. Dihen 2324 kontrolle shtėpish pėr armė (nė fakt, duhet tė jenė shumė mė tepėr) ku shtėpitė u plaēkitėn. Vetėm njė revistė dhe dy gazeta mund tė dalin tashmė nė shqip, bile edhe ato jo krejt legalisht dhe vazhdimisht tė penguara. 315 shqiptarė u dėnuan me 540 vite burg pėr krime politike (tradhti e lartė, terrorizėm). Pėr vitin e katėrt me rradhė procesi mėsimor pėr 270.000 nxėnės tė shkollave fillore dhe 60.000 tė atyre tė mesme u zhvillura nė kushtet mė primitive nė dhoma private. Ky proves u pengua nga policia nė 130 rast. Ka 507 raste keqtrajtimesh tė mėsuesve ose nxėnėsve nga policia.
1996: 14 shqiptarė vdesin nė rrethana tė pasqaruara tė dyshimta si rrjedhojė e dhunės serbe (2 tė torturuar pėr vdekje nga policia, 2 nėn rrethana tė pasqaruara tė vdekur nė burg, 3 tė vrarė nga kolonistėt serbė, nė njėrin rast edhe me ndihmėn e policisė, 2 tė vrarė nga serbė tė tjerė, njė i pushkatuar nga ushtarė, 5 tė gjetur tė vdekur). Autorėt e krimeve nuk u ndoqėn penalisht. 1712 u arrestuan pa urdhėr arresti, kryesisht gjatė kontrolleve pėr armė megjitėse nė pėrgjithėsi ose nuk u gjetėn armė ose ishin me leje. Gjatė 809 kontrolleve tė shtėpive u shkatėrruan shpesh mobiljet, baballarėt u rrahėn nė sy tė fėmijėve. Janė rregjistruar gjithsej 5197 raste keqtrajtimesh dhe torturash tė rėnda, mes tyre 240 raste fėmijėsh, 269 grash, 464 politikanėsh dhe bashkėpunėtorė tė organizatave pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, 15 gazetarė, 211 mėsues si shkak i aktivitetit tė tyre.136 persona janė plagosur rėndė, njė ėshtė torturuar deri nė vdekje. Janė rregjistruar 54 ndėrhyrje policore ndaj shkollave dhe 201 plaēkitje tė tregtarėve nga policia, shifra reale duhet tė jetė njė shumėfish i kėsaj. Kushtet e vėshtira pėr shtypin dhe arsimin nuk kanė ndryshuar aspak.
1997: u vranė 35 shqiptarė, prej tyre 5 tė torturuat pėr vdekje nga policia (nė njė rast viktimės iu nxorėn sytė), 12 tė pushkatuar nga policia, njė i therur nga njė serb, 18 raste tė pasqaruara. Pati 1740 raste torturash nga policia, prej tė cilave 587 shkaktuan dėmtime tė rėnda, 5 (siē u tha) shkaktuan vdekjen e viktimave. Mes tė tjerėve i keqtrajtuan edhe 79 fėmijė, 258 gra, 56 tė moshuar, 413 bashkėpunėtorė tė grupimeve politike ose organizatave pėr tė drejtat e njeriut, 40 gazetarė shqiptarė si edhe tė huaj, 295 mėsues pėr shkak tė ushtrimit tė profesionit. Policia ka ndėrhyrė 57 herė nė lokalet e shkollave dhe universiteteve, ka sekuestruar dokumente, ka keqtrajtuar mėsuesit dhe nxėnėsit. 596 shqiptarė u arrestuan nė mėnyrė arbitrare prej policisė, kryesisht nė 427 kontrollet pėr armė, qė zhvillohen ashtu siē ėshtė pėrshkruar nė vitet e mėparshme. Janė rregjistruar 228 plaēkitje tė tregtarėve nga policia, nė tė vėrtetė numri i tyre ėshtė shumė mė i madh. U zhvilluan disa gjyqe tė mėdha politike. Mes tė tjerash, 17 shiptarė dėnohen mė 16.12.1997 me 186 vite burgim sipas pohimesh tė bėra nėn torturė dhe tė mohuara para gjygjit. Tė drejtat e mbrojtėsve shkelen nė mėnyrė masive... Kushtet e arsimit dhe shtypit nuk kanė ndryshuar... (nga http://www.kosova.com)
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 02-12-07, 13:55   #17
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

(xxxix) Psh.: Brigadat e Kuqe tė Kosovės, NIN 18.12.1997. Ky artikull ėshtė njė intervistė me B.Spasic, qė mė pėrpara ishte pėrgjegjės pranė sigurimit serb pėr atentatet ndaj kundėrshtarėve politikė nė mėrgim. Nė intervista tė tjera ai ėshtė mburrur pėr njė sėrė aksionesh tė tilla tė ndėrmarra mes tė tjerash nė Gjermani ku ai pėrshkruan se si ai ka pėrdorur nė kėto raste "ekspertė shumė tė mirė" tė mafias tė Beogradit.
(xl) Pėr herė tė parė, UĒK-ja mori mbi vete pėrgjegjėsinė pėr rastin e gushtit 1996 ku tė panjohur vranė policin Nikolic dhe zyrtarin serb Rakic. Nė vitin 1996 u vranė gjithsej 6 policė serbė, tė tjerė u plagosėn. Shtypi serb ia atribuoi tė gjitha kėto raste UĒK-sė, e cila edhe i mori pėrsipėr disa nga kėto raste, mes tė cilave edhe atentatin e pasuksesshėm ndaj rektorit tė instaluar serb tė universitetit tė Prishtinės, Papovic. Pas kėsaj, policia serbe nisi njė aksion tė madh bastisjesh, rreth 1000 persona u arrestuan, 57 pėr periudha tė gjata, tė gjithė u rrahėn gjatė marrjes nė pyetje. Me 28.1.1997 u arrestua Nait Hasani si (gjoja) themelues i UĒK. Megjithatė UĒK mbeti aktive. Deri nė fund tė 1997 ajo ka marrė pėrsipėr gjithsej 50 vrasje nėpėrmjet atentatit. Shumė viktima nuk ishin serbė por shqiptarė, qė sipas komunikatave tė UĒK-sė "u eleminuan si kollaboratorė". Megjithatė, tė afėrmit dhe fqinjėt deklaruan shpesh se viktimat nuk kishin bashkėpunuar kurrė me serbėt. Mė spektakularet ishin sulmet me 11./12.09.1997 kundėr 12 stacionesh policie dhe nė ndėrrimin e viteve 1997/8 katėr shpėrthimet e bombave pėr herė tė parė jashtė Kosovės, nė Maqedoni, ku nuk plagos asnjeri. Tre prej tyre UĒK-ja i mori pėrsipėr. Partia ekstremiste e majtė LPK (Lėvizja popullore e Kosovės) nisi, qysh prej vitit 1997, njė fushatė pėr mbledhje ndihmash pėr UĒK-nė. LPK-ja ėshtė e afėrt me socialistėt shqiptarė, ish-komunistėt, qė formojnė qysh prej 1997 qeverinė shqiptare nėn kryeministrin Nano. Nano nga ana e vet u pėrpoq tė mbante lidhje tė mira me qeverinė jugosllave. LPK-ja ishte kundėrshtare e ashpėr e partisė mė tė madhe kosovare, LDK-sė sė presidentit kosovar Rugova, dhe e linjės sė rezistencės pa dhunė. UĒK-ja kritikonte herė pas here nė komunikatat e saj "pluralizmin jobashkėkohor tė tanishėm" tė politikės kosovare, sipas fjalėve shumė tė ashpra tė zėdhėnėsit tė saj Jakup Krasniqi gjatė luftimeve mė 1998. Sidoqoftė, gjatė kėsaj periudhe ai gjendej vetė jashtė Kosovės. Njė e vetėquajtur "polici sekrete" e UĒK-sė "arrestoi" nė Kosovė politikanė tė LDK-sė. Ky krah i UĒK-sė ėshtė ndoshta pėrgjegjės edhe pėr vrasjen e ministrit tė mbrojtjes kosovar Ahmet Krasniqi me date 21 dhe tentativėn pėr vrasje me 24.9.1998 ndaj kėshilltarit Hamiti tė presidentit Rugova. Hamiti ėshtė gjithashtu tregimtari mė i rėndėsishėm shqiptar sot pėr sot. Shtypi kosovar dhe shumica e politikanėve kosovarė supozuan fillimisht se UĒK-ja ishte njė grup i vogėl i drejtuar drejtpėrdrejt ose jodrejtpėrdrejt nga shėrbimi sekret jugosllav. Kėshtu do ekzistonte preteksti pėr pėrdorimin e dhunės nga jugosllavėt (e pastaj maqedonėt) pėrballė opinionit ndėrkombėtar. Ky pretekst nuk mund tė realizohej dot nė kushtet e politikės tė padhunshme tė Rugovės. Pėr kėtė flisnin pėrveē reagimeve tė pritura dhe tė menjėhershme tė dhunshme serbe ndaj atentateve tė UĒK-sė edhe lidhjet e UĒK-sė me LPK-nė dhe, nėpėrmjet saj, me Nanon. Nė fakt, vetėm njerėz pa shumė pozitė, mes tyre shumė shqiptarė krejtėsisht tė pafajshėm, u bėnė viktima tė kėtyre atentateve. Nė Maqedoni atentatet u dėnuan rreptė nga shqiptarėt e atjeshėm. Autori u kap tė nesėrmen dhe nuk ishte shqiptar. Kėtė atentat UĒK-ja pastaj nuk e mori pėrsipėr. Por ai ishte realizuar nė mėnyrė tė njėjtė si tre tė tjerėt qė UĒK-ja i pranoi si tė vetat. Atentatorėt nė Kosovė besonin se ata luftonin pėr Kosovėn. Sidoqoftė urdhėrat i merrnin nėpėrmjet njė rrjeti me shumė lidhje dhe nė fund tė fundit as vetė nuk e dinin burimin e urdhėrave. Po ashtu, shumica e shqiptarėve tė dėshpėruar i janė bashkuar UĒK-sė qysh pas masakrave tė shkurt/marsit 1998 dhe pėrbėn ushtarėt dhe oficerėt qė luftojnė pėr Kosovėn. Ata kanė njė qėndrim demokratik, pėrkitazi me opinionin e shumicės sė kosovarėve. Tipik ėshtė njė pohim i bėrė nė Skėnderaj: "Jakup Krasniqin nė Drenicė nuk e mbėshtet askush. Aty nuk ka lindur ndonjėherė ndonjė Fidel Castro dhe as nuk do lindė kurrė. Drenica ka 50 vite qė lufton kundra komunizmit... Nė UĒK ka 90% patriotė tė vėrtetė, tė cilėt janė tė gatshėm tė japin jetėn pėr Kosovėn. Por ka edhe njė 2% qė pėrpiqet ta manipulojė UĒK-nė... elementet destruktivė tė shoqėrisė shqiptare... ata nuk i njohin zgjedhjet (kosovare) dhe parlamentin (kosovar)... Vendi i tyre ėshtė muzeumi i Kremilinit." (Gazeta Shqiptare, 28.8.1998, fq.11). Andaj UĒK-ja nuk ka ndonjė udhėheqje tė qartė, flitet pėr "tre, katėr UĒK", mes tyre "FARK" (Forcat e armatosura e Republikės sė Kosovės) qė u formuan nga ministri i ministrisė kosovare tė mbrojtjes Ahmet Krasniqi, i vrarė nė Tiranė mė 21.9.1998.
(xli) Qysh atėherė ka pasur protesta tė pėrsėritura kryesisht tė politikanėve hungarezė nga Vojvodina kundėr thirrjes pėr shėrbim ushtarak nė Kosovė tė hungarezėve nė Jugosllavi. Po ashtu, kundėr thirrjes nė ushtri tė refugjatėve nga Kroacia protestoi UNHCR dhe qeveria malazeze kundėr thirrjes sė ushtarėve nga Mali i Zi. Edhe romėt jugosllavė, tė cilėt nuk patėn njeri qė tė protestonte kundėr mobilizimit tė tyre, dezertuan. Shih Felicitas Rohder aaO., fq.7 me dėshmi tė mėtejshme.
(xlii) Disa edhe nė http://www.kohaditore.com/ARTA/dreni...enandwomen.htm
(xliii) Numrat sipas http://www.kosova.com tė datės 2.9.1998. Tė dhėnga nga "Sektori pėr emgracionin" i LDK-sė. Numrat e refugjatėve tė dhėnė nga organizatat humanitare janė, qysh prej fillimit tė luftimeve, afėrsisht sa 1/2 e atyre nga burime kosovare. Shkaku pėr kėtė ėshtė, me sa duket, fakti qė organizatat humanitare nė kėto numra nuk marrin parasysh ata refugjatė qė janė strehuar pranė njerėzve tė afėrm por qė janė shpesh tė paarritshėm nga pėr kėto organizata. Shih psh. rastin e Dubovikut tė pėrmendur nė tekst. Tė dhėnat pėr masakrat e veēanta janė mbledhur nga Felicitas Rohder aaO.
(xliv) Pėr kėto lidhje lidhje ka shumė artikuj nė shtypin opozitar serb. Shih psh. Filip Cvarm: Znamenite zahrane [Varrime tė rėndėsishme], Vreme (Beograd) 11.7.1998
(xlv) Njė shembull pėr kėtė ėshtė qyteti i vogėl i Rahovecit (serbisht: Orahovac). Megjithėse qendra e zonės tė Malishevės sė ēliruar nga UĒK-ja ishte vetėm pak kilometra mė tutje, atje ishte qetėsi deri nė mes tė gushtit 1998. Baba Sheh Muhadini, i cili respektohej njėkohėsisht nga shqiptarėt dhe serbėt si udhėheqės i bektashinjve (grup liberal mistik islamik, i pėrhapur nė Kosovėn lindore dhe nė Maqedoni), kishte ndėrmjetėsuar njė marrėveshje mes UĒK-sė dhe policisė serbe sipas tė cilės nė Rahovec asnjėra palė nuk do ndėrmerrte aksione kundra tjetrės. Pastaj papritmas u hap fjala se UĒK-ja po pėrpiqej ta merrte Rahovecin si qytet tė parė. Nė fakt, tė premten paradite, 17.8.1998, u dėgjuan krisma armėsh por askush nuk u plagos dhe dėshmitarėt patėn pėrshtypjen e njė inskenimi. Shqiptarėt u fshehėn nė qilarėt e shtėpive. Policia serbe pastaj sulmoi me armė zona shqiptare. Tė premten nė mbrėmje luftėtarė tė UĒK-sė dolėn me tė vėrtetė nė qytet dhe u pėrpoqėn t'i ndihmonin shqiptarėve. Por ata ishin tė papėrgatitur, kishin pak municion dhe nuk ja dolėn dot forcave tė mėdha serbe. Tė dielėn rreth orės 22.00 UĒK-ja u tėrhoq pėrsėri. Mediat raportonin megjithatė tė hėnėn dhe tė martėn sikur qyteti mbahej nga UĒK-ja. Kryesisht njerėz tė Arkanit qėllonin mbi ēdo objekt tė lėvizshėm nė qytet. Ata u futėn nė shtėpinė fetare tė bektashinjve ku kishin kėrkuar strehim kryesisht gra dhe fėmijė. Pastaj ata i vranė tė gjithė pėrfshirė edhe Baba Sheh Muhadinin e paarmatosur. Kufomat u eleminuan dhe pastaj u lejuan reporterė tė vizitonin qytetin pėr tė dokumentuar fitoren serbe mbi terrorizmin shqiptar. (Shih R.Boudreaux: Both Sides Lose Symbol of Trust in Kosovo, Los Angeles Times 29.7.1998; Raporte tė KLMDNJ nė QIK pėr Rahovecin tė 23, 25, 26.07.1998; Artikull tė Albatros Rexhaj, Gazeta Shqiptare 14.8.1998 fq.6; Dėshmi tė tė pranishmėve tė mbledhura nga Ilire Zajmi, Gazeta Shqiptare 28.8.1998 fq.13).
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-12-07, 13:56   #18
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

(xlvi) H. Islami aaO. fq.31, 49 me dėshmi tė mėtejshme.
(xlvii) Kėshtu psh. Radomir Lukic: "Rėndėsia e betejės sė Fushėkosovės, Pravni Pivot [gazetė e fakultetit juridik tė universitetit tė Beogradit] 1989/6-7, fq.957. Sipas "Mitit" heronjtė serbė tė rėnė nė Fushėkosovė janė kthyer nė Mėllenja dhe vajtojnė nė kėngėn e tyre disfatėn. Prej atje na vika edhe emri Fushėkosovė (kos ėshtė fjala serbe pėr mėllenjė), qė nuk paskėsh asgjė shqiptare dhe kjo provokėsh se Kosova qėnka tokė serbe. - Sidoqoftė nė "fushėn e mėllenjave" nuk ka fare mėllenja, ata deri para ca kohėsh nuk kishin ardhur kurrė kaq nė jug sepse janė zogj pyjesh. Kurse "fusha e mėllenjave" ėshtė njė tokė e rrafshėt pjellore dhe e kultivuar. Emri Kosovė ka shumė mė tepėr mundėsi tė vijė nga fjala "kosit/kositi", e cila ka pothuaj tė njėjtin kuptim nė tė dy gjuhėt. Nė shqip kjo ėshtė fjalė e huazuar nga serbishtja (njė provė tjetėr e kontakteve tė gjata mes popujve). Historia e mėllenjave tregon se "Miti" ėshtė shpikur nga persona qė nuk i njihnin aspak as zogjtė e Kosovės dhe as vetė Kosovėn.
(xlviii) Duga, 28.3.1998: Kosova Akademike. Sa i takon teorive tė teorecienit racor Cvijic dhe nxėnėsit tė tij Cubrilovic, i cili luante njė rol tė rėndėsishėm nė kohėn e Titos, shih edhe studimin e Cubrilovicit aaO. "Arbanezė" dhe "shiptarė" janė nė serbisht emėrtime pėrēmuese pėr shqiptarėt. Rakocevici pėrshkruan paragjykimet e kota: Shqiptarėt kosovarė nuk janė as poligamė dhe as muslimanė fanatikė. Numri i lindjeve tek ta ėshtė i lartė pėr sa kohė ata jetojnė nė fshatra nė kushte tradicionale dhe, rrjedhimisht, nė kushtet e njė martese tė qėndrueshme. Ky numėr lindjesh ėshtė i njėjtė me atė tė popujve tė tjerė tė ish-jugosllavisė nė kohėrat kur ata jetonin nė kushte tė ngjashme. Si rrjedhim i kėsaj, numri absolut i serbėve kosovarė u rrit me rreth 22% nė periudhėn 1948-1981, ndėrsa ai i shqiptarėve kosovarė me 146% me gjithė largimin e shumė prej tyre nga Kosova. Kėshtu pėrqindja e shqiptarėve nė popullsinė kosovare u rrit prej 69% nė 1948 nė 90% sot. (Islami aaO. fq.87; Kap.3). Njė zhvillim i ngjashėm demografik si nė Kosovė ekziston nė Vojvodinė. Njėlloj si nė Kosovė, grupi i popullsisė qė jetonte nė kushte primitive fshati kishte numėr mė tė madh lindjesh sesa grupi qytetar. Pėrbėrja e popullsisė ndryshoi rrjedhimisht pėrkitazi. Por nė kėtė rast janė serbėt qė kanė numėr mė tė madh lindjesh sesa hungarezėt e atjeshėm dhe pėrqindja e serbėve ėshtė rritur me kohėn. E atje nuk flet askush pėr "shtim genocidal".
(xlix) Chris Hedges: Albanian Resistance Turns Violent in Kosovo, New York Times 17.2.1997
(l) Shih "rezultatet" e "Scientific Conference Working Group", http://www.yugoslavia.com/Society_an...OVO/GLAVA4.HTM
(li) Fill pas ēlirimit tė Beogradit nė vitin 1944, Cubrilovici propozoi nė njė memorandum qė i drejtohet (me sa shihet) Titos qė "Jugosllavia demokratike federale" tė "pastrohej" nga tė gjitha "pakicat" sidomos nga shqiptarėt. Nė kėtė drejtim mund tė shpresohej edhe tek ndihma e ushtrisė motėr sovjetike (H.Islami aaO. fq.71). Qysh prej 1989 u propagandua hapur vendosja e serbėve dhe malazezėve nė Kosovė megjithėse Kosova ishte e mbipopulluar edhe pa ta ndėrsa nė Serbi fshatrat po boshatiseshin nga banorėt. Kėshtu, serbi Jovanovic, kryetari i presidiumit tė rajonit tė atėhershėm autonom tė Kosovės, propozoi vendosjen e 300.000 serbėve nė Kosovė (intervistė nė Jedinstvo, Prishtinė, 28-30.12.1989). Udhėheqėsi ēetnik Seselj donte bile ta shvendoste kryeqytetin jugosllav nė Prishtinė dhe kėshtu tė sillte rreth 100.00 zyrtarė serbė nė Kosovė (Islami aaO. fq.173). Me 30.03.1990 nisi nė Kosovė "programi pėr arritjen e paqes, lirisė, barazisė, demokracisė dhe mirėqėnies in rajonin autonom tė Kosovės" (Sl. gl. RS 1990/15). Ky "program" vuri bazat e politikės serbizuese tė viteve nė vijim (pėr mė shumė shih N.Kelmendi aaO. fq.6).
(lii) Duga, 14.3.1998
(liii) Boué, Turqia e Europės , cituar nga Ostdienst, Mars 1994, fq.8.
(liv) Nė Encyclopedia Britannica, (ri)botimi i 11, artikulli Shqipėria, flitet pėr njė numėr prej 1.5-1.6 milionė banorėsh nė Shqipėri. Me Shqipėri kjo enciklopedi nėnkupton tė gjitha zonat shqiptare tė perandorisė Osmane (pėfshirė Kosovėn). Sa i takon Serbisė (artikulli Servia) flitet pėr 2.75 milionė, mes tyre 4/5 pra 2.2 milionė serbė. Nė vitin 1990 nė Jugosllavi kishte (pa llogaritur 580.000 malazezėt) 8.1 milionė serbė (Enciklopedija Jugoslavije, botimi i 2-tė, 1990, artikulli Jugoslavija). Kurse nė Jugosllavi dhe Shqipėri sė bashku kishte 5.6 milionė shqiptarė (H. Islami aaO. fq.50, 58).
(lv) Shih Günter Decker, "E drejta pėr vetėvendosje e kombeve", Göttingen 1955, fq.159. Mėsimet e Stalinit sundonin tė drejtėn ndėrkombėtare socialiste edhe pas vdekjes sė tij. Shih psh. tekstin e tė drejtės ndėrkombėtare tė njė grupi autorėsh, Berlin (lindor) 1973 vėllimi 1 fq.271. Pėrkufizimi i kombit nga Stalini, pra edhe e drejta e vetėvendosjes e popujve, i pėrfshin sidoqoftė edhe grupe si kosovarėt: "Njė komb ėshtė njė shoqėri e qėndrueshmen njerėzish, e krijuar historikisht, e mbėshtetur mbi bazat e gjuhės sė pėrbashkėt, territorit tė pėrbashkėt, jetės ekonomike dhe nė karakterin psiqik tė pasqyruar nė kulturėn e pėrbashkėt" (Marksizmi dhe ēėshtja kombėtare, 1913, cituar sipas Decker aaO. nė shėnimin 16).
(lvi) Psh. Ratko Markovic, Zasto Kosovo ne moce postati republika [Pse nuk mund tė bėhet Kosova republikė], Pravni Pivot (Beograd) 1989/6-7, fq.1017.
(lvii) Société des Nations, Journal officiel, Supppl. spécial no.3 (tetor 1920): La Question des Īles d'Åland, Rapport de la Commission des Juristes.
(lviii) Pėr mė tepėr: O.Luchterhand, e drejta e Malit-Karabak pėr pavarėsi shtetėrore sipas tė drejtės ndėrkombėtare, Arkivi i tė Drejtės Ndėrkombėtare 31 (1993) fq.35 me tė dhėna tė shumta tė mėtejshme.
(lix) Kėshtu psh. pėr Jugosllavinė nga S.Jovanovic: Je li Drzava SHS bila stara ili nova drzava [A ishte shteti i serbėvem kroatėve dhe sllovenėve (pra: Jugosllavia) njė shtet i ri apo i vjetėr?]. Pravni Pivot (Beograd) 1991/5-7.695. M.Pavlovic: Drzavnopravni problemi oko nacina ujedinjenja 1918 [Probleme juridike shtetėrore rreth mėnyrės sė bashkimit me 1918] aaO. fq.679, sheh nė Jugosllavinė e 1918 vetėm njė zgjerim tė Serbisė. Siē e pranon edhe vetė ky autor, ky kėndvėshtrim nuk pėrkon me atė tė politikanėve kroatė dhe sllovenė pjesėmarrės nė themelimin e Jugosllavisė nė vitin 1918.
(lx) E cila qysh nė 1878 sillet nė mėnyrė tė tillė ēnjerėzore; krahaso me shėnimin 3 mė lart.
(lxi) Shih edhe Joachim Schulz, Klaus Mann: Resolutionen zum Selbstbestimmungsrecht der Völker [rezoluta mbi tė drejtėn pėr vetėvendosje tė popujve], Berlin 1990. Nė hyrje: ėshtė fjala pėr "shpėrbėrjen e sundimit tė huaj kolonialist nė Azi, Afrikė dhe Amerikė Latine". Nė 1990 mund tė "shihet se lufta e popujve pėr pavarėsi shtetėrore nė esencė ka pėrfunduar" sepse "janė formuar mė shumė se 100 shtete nga kolapsi i ish-perandorive koloniale". Edhe pse ka akoma "mbeturina tė sundimit tė huaj kolonialist... si psh. nė Namibi dhe nė njė sėrė territoresh mė tė vogla" (fq.18) E drejta pėr vetėvendosje ka prandaj rėndėsi (fq.24) "nė tė ardhmen kryesisht nė zhvillimin e lirė nė shtetet e dala si rrjedhojė e vetėvendosjes, nė zhvillimin e ... bashkėpunimit tė lirė tė tyre nė interesin reciprok." (lexo: psh. Pakti i Varshavės dhe RGW).
(lxii) M.N.Shaw, International Law, Cambridge/England, 1991, fq.249; qėndrimi i qeverisė amerikane.
(lxiii) Shaw aaO. fq.143.
(lxiv) Duke u nisur nga fakti qė kosovarėt i paguajnė taksat nė mėnyrė vullnetare mund tė thuhej bile se shteti i tyre ka njė forcė shumė mė tė madhe se shtete tė tjera dhe, sidoqoftė, mė tė madhe sesa Jugosllavia.
(lxv) Shih Oppenheim's International Law, botimi i 9-tė ed., Londėr 1992, vėllimi 1, fq.132, me dėshmi tė mėtejshme.
(lxvi) Pėr mė tej shih: Oeter, "Selbstbestimmungsrecht im Wandel. Überlegungen zur Debatte um Selbstbestimmung,Sezessionsrecht und 'vorzeitige' Anerkennung". ZaöRV 52/1992.771
(lxvii) Shaw aaO. fq.701 (theksimi ynė)
(lxviii) Verdross, Simma: Universelles Völkerrecht [E drejta ndėrkombėtare universale], Berlin 1976, fq.648, nėn pikėn b.
(lxix) Kėsaj i referohet edhe vetė Shae nė shėnimin 97. Shih veēanėrisht rezulutat 2649 (XXV), 2189 (XXI), 2326 (XXII) dhe 2548 (XXIV).
(lxx) Verdross, Simma aaO. fq.239
(lxxi) K.Doehring: Das Selbstbestimmungsrecht der Völker als Grundsatz des Völkerrechts [E drejta pėr vetėvendosje e popujve si bazė pėr tė drejtėn ndėrkombėtare], Raporte tė DGVR 14 (1974).30 ; Oeter a.a.O. fq.759 dhe shėnimi 84.
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-12-07, 13:58   #19
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

Per me teper, fatkeqesisht vetem ne anglisht:

http://jurist.law.pitt.edu/academic.htm


arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:14.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.