Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 21-11-11, 19:25   #1
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Shkencetaret: Menyrat per te jetuar sa me gjate

Shkencetaret: Menyrat per te jetuar sa me gjate

21 November 2011

Ashtu si tė gjithė njerėzit edhe vetė balerinėt, njerėzit e sportit,etj. e dinė mjaft mirė se ky aktivitet fizik nuk do tė vazhdojė pėr gjithė jetėn. Gjithsecili e di se me kalimin e viteve gjendja fizike rėndohet dhe duhet treguar kujdes pėr shėndetin dhe fizikun. Por tė ecėsh, kėrcesh, tė merresh me aktivitete fizike ėshtė pozitive pėr shėndetin. Ėshtė provuar shkencėrisht se aktiviteti fizik dhe ai psikologjik, sjell si rezultat edhe njė gjendje fizike e mendore tė shkėlqyer. Po ashtu njė fakt tepėr i rėndėsishėm ėshtė kujdesi pėr dietėn e pėrditshme, ushqimet e zgjedhura dhe tė pasura me elementet e nevojshme ushqimore. Disa prej nxitėsve dhe faktorėve qė ndikojnė nė njė jetė tė shėndetshme janė tė njohur, ashtu siē njihen edhe faktorėt negativė siē janė alkooli, duhani, drogat, ushqimet e papėrpunuara mirė, etj. Pas studimeve tė ndryshme revista “PsychologyToday” ka publikuar veprimet qė ndikojnė pozitivisht nė shėndetin mendor e si rrjedhim edhe nė atė fizik.
Tė ecėsh dhe tė merresh me aktivitete fizike
Njė gjendje e shėndetshme fizike ushqehet padyshim nga njė aktivitet i rregullt fizik. Njė shėtitje nė mbasdite, njė vrap i lehtė, marrja me aktivitete tė ndryshme fizike, vallėzimi, baleti, ndikojnė pėr njė status tė shėndetshėm fizik, duke tė larguar nga jeta monotone dhe sedentare. Kjo gjendje fizike ju ndihmon qė t’i jepni jetės suaj me tepėr vitalitet dhe gjallėri duke mos rėnė pre e rrudhave dhe e plakjes. Stresi ėshtė i pashmangshėm nė jetė. Stresi ėshtė normal dhe i nevojshėm, nė atė shkallė sa nuk ndikon nė kualitetin e shėndetit dhe jetės. Mund tė dobėsoni, efektet e stresit duke identifikuar shkaqet nga vjen, duke e kuptuar dhe pranuar nėse mund ta kontrollosh apo jo, dhe duke mėsuar aftėsitė menaxhuese tė tij. Tek secili prej nesh efektet e stresit janė tė ndryshme, si dhe rrugėt pėr t’u shėruar ndryshojnė nga njė person tek tjetri. Ju mund tė provoni disa metoda dhe tė zbuloni se cila ėshtė rruga mė e mirė qė ju pėrshtatet. Aktiviteti i rregullt fizik ėshtė njė nga teknikat mė efektive tė menaxhimit tė stresit. Frekuentoni qendra relaksimi ku pėrfshihen, ushtrime pėr frymėmarrjen, ushtrime pėr qetėsimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze. Por janė edhe disa aktivitete qė njihen pak, si tė mėsosh si tė qetėsosh trupin tėnd pėrmes vetėhipnotizimit, tė meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dėgjo muzikė qetėsuese dhe shoqėrohu me njerėz qė dinė tė bėjnė humor. E rėndėsishme ėshtė tė reduktoni sasinė e stresit nė jetėn tuaj.
Pėrdorimi i rrushit dhe verės sė kuqe
Vete elementet ushqyese tė gjendur te rrushi i kuq dhe vera e kuqe veprojnė nė tė njėjtėn mėnyrė si kaloritė dhe pėrbėrėsit e tjerė organikė. Pėrbėrėsit e gjendur tė rrushi i kuq aktivizohen mė enzimat tė cilat normalizojnė sistemin metabolik dhe riparojnė dėmet e shkaktuara nė organizėm nga niveli i lartė i kalorive. Njė gotė verė nė ditė mund tė jetė e dobishme nė rastet e gastriteve hiposekretive ose te personat qė vuajnė nga anoreksia, sepse kjo pije provokon njė hipoglicemi tė lehtė dhe nxit oreksin. Pėrdorimi i verės tek tė moshuarit favorizon oreksin, por kujdes nė teprime sepse sjell plakje tė parakohshme. Shkenca ka provuar se vera ėshtė komponent i rėndėsishėm i njė diete tė shėndetshme. Nė ditėt e sotme dihet pothuajse nga tė gjithė se vera ėshtė e rėndėsishme pėr organizmin tonė, sepse ajo pėrmban vitamina, oligoelemente, hekur, si dhe pėrbėrės tė tjerė qė gjenden nė tė nė njė nivel mė tė ulėt. Kjo gjė ėshtė vėrtetuar dhe pranuar nga shkencėtarėt dhe mjekėt. Pasuria e lėndėve ushqyese tė pranishme dhe tė pėrdorura pėrherė nga popullsitė perėndimore garanton gjerėsisht edhe furnizimin me kėta pėrbėrės tė paktė nė numėr tė cilėt gjenden te vera.

Tė flasėsh nė gjuhė tė ndryshme
Pėrdorimi i gjuhėve tė ndryshme aktivizon zona tė ndryshme tė trurit dhe Sistemit Qendror Nervor. Pėrdorimi i gjuhėve tė ndryshme shmang pėr rreth 4 vjet mundėsinė e sklerozės. Bilinguizmi pėrfshin enėt e gjakut nė tru dhe sistemin nervor. Studimet e hershme por edhe ato tė mėvonshme tė realizuara nga tė njėjtėt specialistė treguan sesi pėrdorimi i gjuhėve tė ndryshme i bėn jo vetėm fėmijėt por edhe tė rriturit mė tė vėmendshėm dhe vigjilentė. Pėrdorimi i dy apo mė shumė gjuhėve aktivizon qendrat e trurit duke bėrė qė tė jenė gjithmonė aktiv dhe vigjilent. Nė kėtė mėnyrė shmangėn ērregullime tė tilla nervore siē ėshtė skleroza. Por e rėndėsishme ėshtė qė truri tė mos mbingarkohet.
Jetesa nė mal dhe aktiviteti fizik
Tė ngjitesh drejt lartėsive dhe tė kalosh ditė tė qeta aty jo vetėm qė ėshtė njė relaks i vėrtetė pėr edhe mjaft i dobishėm pėr rrugėt e frymėmarrjes. Nė lartėsi mundėsia pėr t’u furnizuar organizmi me oksigjen tė pastėr ėshtė mė e madhe duke ndikuar pozitivisht nė punėn e zemrės, presionin e gjakut dhe aparatin e frymėmarrjes, duke ndikuar pėr njė jetė mė tė gjatė e tė shėndetshme. Duke jetuar nė njė vend tė ftohtė (nė lartėsitė e kodrave), ritmi i metabolizmit tė trupit ulet dhe mosha e jetesės rritet. Njė studim i kryer nė Japoni zbuloi qė shumė prej personave qė jetojnė prej njė shekulli kanė pasur si punė tė tyre kryesore bujqėsinė apo janė marrė me pyjet.

Martesa e lumtur dhe miqtė e mirė
Njė familje e vogėl ėshtė simbol i qetėsisė, sepse shmang zhurmat, lėvizjet. Por tė kesh miq ėshtė efekti mė pozitiv relaksues. Prania e miqve tė mban larg duhanit alkoolit, tė kėshillon, ndihmon etj. duke mos lejuar tė biesh pre e stresit apo sėmundjeve psikologjike. Por pėr tė mos pasur probleme me shėndetin mendor e rėndėsishme ėshtė tė kesh njė martesė tė lumtur. Vetėm nė kėtė mėnyrė do tė mbash larg stresin dhe faktorėt e tjerė qė shkaktojnė ērregullime neurologjike. Tė kesh nė krah njė partner qė tė lumturon me praninė e tij tė zgjat disa vite jetė. Ėshtė provuar shkencėrisht se njė martesė e lumtur dhe pa probleme mban larg stresin dhe sėmundjet mendore.
5 KESHILLA TE CUDITSHME
1- Konsumi ditor i aspirinės duhet tė jetė 1 e katėrta e tabletės 100 miligramėshe, mėnjanon rrezikshmėrinė e atakut nė zemėr. Aspirinat ndalojnė procesin e pjekurisė duke i mbajtur indet fleksibėl. Ai ėshtė gjithashtu i mirė pėr sytė.
2- Ēdo ditė nė vrimat e hundės vendosni pak vaj mustarde tė pėrzier me pak ujė. Ai ėshtė i dobishėm pėr sytė dhe i mban rrugėt e frymėmarrjes tė pastra dhe tė lėmuara. Efektet e tyre janė tė kėnaqshme dhe tė dobishme.
3- Ēdo ditė shpėrndani vaj mustarde nė gishtat e kėmbės, ajo tė ndihmon pėr tė pėrmirėsuar shikimin e syve. Njė sėrė e kėtyre teknikave kanė efekt qetėsues dhe relaksues, pas njė dite tė lodhshme.
4- Cigaret apo krejt llojet e duhanit apo drogave tė ndryshme dobėsojnė apo ēojnė deri nė shkatėrrim arteriet dhe organet e frymėmarrjes. Nikotina krijon njė lloj tape qė pengon oksigjenin tė hyjė nė inde, dhe pa oksigjen qelizat mbeten tė uritura dhe nuk arrijnė qė tė jenė tė shėndetshme. Kėshtu ajo dėmton edhe lėkurėn tuaj, sepse humbet shkėlqimin, epiderma thahet dhe irritohet plotėsisht. Pėrveē kėsaj nikotina prish mikroqarkullimin duke penguar prodhimin e kolagjenit.
5-Sekreti i kinezėve qė arrijnė tė jetojnė deri nė 150 vjet, i dedikohet njė teknike tė quajtur “Lichigian”, e cila konsiston nė pėrdorimin e ushqimeve bimore, tė ushtrimit fizik dhe meditimit. Meditimi ėshtė mėnyra mė e fuqishme pėr tė luftuar stresin dhe pėr tė siguruar njė jetė mė tė qetė ėshtė meditimi. Ai pastron mendjen nga mendimet e kėqija dhe tė lejon tė pėrqendrohesh nė qetėsi e tė relaksohesh.


  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 21-11-11, 19:26   #2
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Shkencetaret: Menyrat per te jetuar sa me gjate

Mėnyra pėr tė jetuar mė gjatė

1- Mos flini me orar tė zgjatur
Ky ėshtė njė faktor i cili nuk duhet nėnvlerėsuar aspak. Gjumi mbi 7 deri 9 orėt e rekomanduara mund ta reduktoje jetėn nė mėnyrė tė dallueshme nga ata persona qė zbatojnė njė orar tė pranuar gjumi. Studimet kanė treguar se personat qė flenė mė shumė se tetė orė nė natė kanė njė rast mė tė madh vdekjeje nga sėmundje tė ndryshme sesa ne rastet normale. Por edhe vonesat e natės, party-t nuk i bėjnė mirė shėndetit. Studimet thonė se mė pak se katėr orė gjumė dhe pagjumėsia shtojnė rrezikun pėr vdekje. Njerėzit tė cilėt flenė midis gjashtė dhe shtatė orėve pėr natė kanė mundėsinė pėr tė jetuar mė gjatė.

2- Duhet tė jeni optimistė
Studimet e bėra nga Mayo Clinic nė Rochester, zbuluan se njerėzit optimistė kanė mundėsinė ta reduktojnė rrezikun e vdekjes nė 50 pėr qind krahasuar mė ata persona tė cilėt janė tė zhytur nė pesimizėm. Rezultatet e publikuara nė Gusht 2002 nga ky studim treguan se: Individėt tė cilėt e shihnin jetėn me njė vėshtrim pozitiv janė probabilisht mė pak tė stresuar, mė tepėr tė zėnė me punė qė i mbushin me harmoni, janė mė tė qetė dhe mė tė shėndetshėm. Kėshtu optimistėt kanė presion mė tė ulėt tė gjakut se pesimistėt, tė cilėt nėn ndikimin e mendimeve tė tyre pesimiste janė mė tė “prekurit” nga stresi.

3- Njė jetė e kėnaqshme seksuale
Ky faktor nuk ka shumė nevojė pėr koment sepse tė gjithė e dimė se seksi ndihmon pėr njė shėndet sa mė tė mirė dhe rrit jetėgjatėsinė. Duke iu mbėshtetur studimeve, seksi nuk nėnkupton thjesht njė ritual tė ndjekur, por ka tė bėjė me krijimin e njė intimiteti, situate tė kėndshme qė i shton jetės edhe kėnaqėsitė seksuale. Nė kėtė mėnyrė shmanget stresi, ndiheni mė tė lumtur dhe mė tė pėrmbushur, tė gjithė kėta faktorė mbajnė nė normėn e duhur nivelin e gjakut dhe mbrojnė nga sėmundjet e ndryshme tė zemrės. Kėto studime u publikuan nė Prill 2004 nė njė gazetė amerikane treguan se : “Frekuenca e njė ejakulacioni tė lartė redukton rrezikun e kancerit tė prostatės”.

4- Mbani kafshe shtėpie
Njerėzit tė cilėt mbajnė kafshė shtėpie, veēanėrisht qen, janė mė pak tė stresuar dhe janė ata qė shkojnė mė pak pėr vizitė tė psikologėt e tyre, nė krahasim me ata qė nuk mbajnė kafshė shtėpie. Rastet e mbijetesės nga ataku i zemrės tė personat qė mbajnė kafshė shtėpie janė 12 pėr qind mė tė larta, sesa ata njerėz qė nuk mbajnė asnjė kafshė nė shtėpitė e tyre. Kafshėt shtėpiake dihet se kanė presionin mė tė ulėt tė gjakut dhe kjo ndikon edhe tė ata qė rrinė pranė me kėto kafshė. Arsyet e kėtij ndikimi janė tė lidhura me faktorė psikologjikė, si ėshtė fakti qė prania e njė kafshe shtėpiake shmang vetminė dhe depresionin, tė bėn tė qeshėsh nė disa raste e tė luash me to, si dhe tė ushtrohesh apo tė dalėsh pėr shėtitje.

5- Bėni ēdo vit analizat e gjakut
Sipas njė studimi tė bėrė ėshtė testuar se rreth gjysma e tė sėmurėve me sėmundje zemre, e cila mban numrin 1 pėr vdekjet nga sėmundjet nė USA, kanė nivel normal tė kolesterolit, i cili ngre dyshime tė shumta mbi rrezikun qė sjell mos testimi i tij i herėpashershėm nė sėmundjet e gjakut. Analizat e gjakut tregojnė nėse ruhet apo jo nė normat e duhura niveli i kolesterolit. Niveli i lartė i kolesterolit shkakton 90 pėr qind tė rasteve me sėmundje zėmre. Rezultatet e testimit mund tė rregullohen mė ndėrhyrje mjekėsore apo dieta tė ndryshme tė kėshilluara nga mjeku.

6- Tė ardhura mė tė larta
Sipas statistikave tė Qendrės Ndėrkombėtare tė Shėndetėsisė 24% e Amerikanėve tė ardhurat e familjeve tė sė cilėve janė mė pak se 20 000 $,janė tė prekur nga sėmundjet kronike, ndėrsa vetėm 6 % e njerėzve me njė sasi tė ardhurash prej 75 000 $ ose mė shumė e kanė kėtė problem. Zakonisht grupet e popullatės qė kanė mė shumė probleme me shėndetin, kanė tė ardhura mė tė ulėta dhe mė pak edukim. Njė shpjegim mė I plotė tregon se tė ardhura mė tė larta lejojnė njė jetesė mė tė mirė, tė shėndetshme dhe tė qetė. Edhe pse puna herė pas here shkakton stres njė pagė e kėnaqshme jo vetėm e justifikon atė por edhe rrit tė ardhurat e mundėsinė pėr njė dietė tė shėndetshme.

7- Lini duhanin
Tė thuash se pirja e duhanit i bėn keq shėndetit ėshtė pak. Duhani ėshtė njė nga shkaktarėt kryesorė tė shumė sėmundjeve tė mushkėrive, kancerit, gjakut etj. Pirja e duhanit mund tė sjellė mundėsinė pėr tė pasur kancerin e prostatės. Po ashtu burrat nė moshė tė mesme qė pinė duhan nė mėnyrė tė tepruar kanė mundėsinė pėr tė pasur forma mė tė ndėrlikuara tė kancerit tė prostatės. Meshkujt qė nuk pinė duhan e reduktojnė nė 50 pėr qind rrezikun e kancerit tė prostatės. Sipas studimeve tė bėra mbi pirjen e duhanit, cigaret “kanė nė dore” vdekjen nė moshe tė hershme te shumė duhanpirės.

8- Shmangni mėrzitjen
Studimet e bėra nga Johns Hopkins nė vitin 2002, treguan se meshkujt tė cilėt zemėrohen shpejt apo shfaqin shenja tė dukshme mėrzie si kundėrpėrgjigje ndaj stresit janė rreth tre herė mė tepėr mė tė prekur nga rreziku i zhvillimit tė sėmundjeve tė ndryshme tė zemrės, nė krahasim me meshkujt tė cilėt paraqesin pėrgjigje me zemėrim mė tė ulėt ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 herė pėr tė pėsuar atak pas moshės 55-vjeēare. Njė shpjegim i mundshėm ka tė bėjė me lidhjen mes zemėrimit dhe presionit tė lartė tė gjakut, tė cilėt sė bashku shtojnė nivelin e stresit te njė individ. Njė kėshillė: Pranojeni mėrzinė si tė pashmangshme, pas pak stresi do tė rrokulliset poshtė nga supet tuaja.

9- Konsumoni antioksidantėt
Antioksidantėt, substanca tė gjendura nė ushqime tė ndryshme nga kanella deri te boronica, mund tė largojnė radikalet e lira, tė cilat janė bashkime tė paqėndrueshme me natyrė kimike, tė cilat luajnė njė efekt pėrshpejtues nė pjekurinė e qelizave. Para se tė vepronte ky antioksidant kėto radikale tė lira “pastroheshin” nga veprimi i disa qelizave antioksiduese. Kjo ndihmon nė shmangien e shumė sėmundjeve, si dhe nė luftimin e kancerit. Njė shėndet i mirė ėshtė pasqyrė e pėrkujdesit pėr mėnyrėn e tė ushqyerit dhe mirėqenien psikologjike. Njė dietė e pasur ushqimore ndihmon pėr njė jetė pa probleme.
10- Njė martesė e lumtur
Njė martesė e lumtur do tė thotė mė pak stres, mė shumė bashkėbisedim dhe qetėsi. Kėto tė gjitha sjellin njė jetė tė shėndetshme pa shqetėsime. Po “martesė e lumtur” lidhet dhe me mundėsitė gjenetike, pra me pjellorinė. Jetėgjatėsia e gjeneve ėshtė e trashėguar, po ashtu edhe aftėsia e tyre pėr t’u riprodhuar. Po ashtu personat nuk mund tė kenė fėmija nė disa raste janė ata qė vijnė nga prindėr qė zotėrojnė gjene nė jetėgjatėsi. Martesa e lumtur pėrjashton stresin dhe problemet e zgjatura. Prania e fėmijėve nė njė familje i shton asaj gjallėrinė dhe harmoninė.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-11-11, 19:27   #3
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Shkencetaret: Menyrat per te jetuar sa me gjate

11- Bėni njė jetė aktive
Sapo tė ēoheni nė mėngjes njė vrap i lehtė do tė rregullonte sistemin e frymėmarrjes dhe do tė normalizonte presionin e gjakut. Jo vetėm qė ushtrimet gjimnastikore ju mbajnė nė peshė por ndikojnė edhe nė shėndetin kardiovaskular, nė sekretimin e hormoneve tė ndryshme tė nevojshme pėr energjinė trupore. Po ashtu mbas pak minutash ushtrimi ju ndiheni mė tė relaksuar, tė qetė dhe pa shenja stresi. Dr.Merl Myerson thotė: “Nėse nuk e pėrdor atė qė zotėron, do ta humbėsh.” Personat tė cilėt janė aktivė nė jetėn e pėrditshme ndihen mė mirė, janė mė tė shėndetshėm dhe jetojnė mė gjatė.

12- E qeshura tė zgjat jetėn
E qeshura redukton nivelin e hormoneve qė nxitin stresin si adrenalina dhe kortisoli. Ato zakonisht prodhohen nga gjėndrat endokrine dhe nė disa raste pengojnė qarkullimin normal tė gjakut. Tė qeshėsh “relakson” qelizat e gjakut dhe largon urinė e herėpashershme, sepse ushqimi i shpeshte shkakton mbipeshė dhe sėmundje tė ndryshme. Kur qesh largon stresin, ndihesh mė mirė, mė e lumtur dhe e qetė. “Njė person i stresuar lexohet nė fytyrė”, kjo dėgjohet shpesh. Prandaj tė qeshėsh ndihmon nė paraqitjen e parė, shmang rrudhat dhe ndihmon pėr tė shmangur gjendjet e vazhdueshme stresuese.

13- Ruani peshėn normale
Pėr njerėzit tė cilėt janė mbipeshė apo obezė, jeta ėshtė gjithmonė nė rrezik. Ata janė nėn presionin e sėmundjeve tė ndryshme tė zemrės apo tipave tė ndryshme tė kancerit, kanė rrezikun mė tė lartė pėr tė zhvilluar Tipin 2 tė diabetit. Mėnyra mė e mirė pėr tė mos kaluar nė mbipeshė ėshtė njė dietė e shėndetshme dhe ushtrimi i njė aktiviteti tė nevojshėm fizik. Sipas eksperteve nuk ėshtė e rėndėsishme tė dish tė dobėsohesh por tė mundohesh tė mos shėndoshesh. Tė kesh njė peshė normale nuk ėshtė vetėm njė problem estetik i femrave, por nė radhė tė parė ka tė bėjė me gjendjen shėndetėsore.

14- “Menaxhoni” stresin tuaj
Gjithkush ėshtė nėn stres pėr njė arsye apo pėr njė tjetėr, si nga njė punė e lodhshme, njė provim, njė grindje e lehtė apo edhe nga lodhjet e pėrditshme. E rėndėsishme ėshtė qė gjithsecili tė dijė ta menaxhojė atė. Ēelėsi ėshtė qė tė njihni faktorėt qė e rėndojnė ditėn tuaj dhe tė gjeni mėnyrėn si t’i lehtėsoni ato. Stresi shkakton nivel tė lartė tė kortizolit, pagjumėsi dhe dobėson sistemin imunitar. “Unė mendoj se stresi vret mė shumė njerėz nė botė se gjithēka tjetėr.” -shprehet Dr.David Fein. Gjendjet e vazhdueshme nėn stres ndikojnė negativisht nė shėndetin tuaj, prekin zemrėn, qarkullimin e gjakut, sistemin imun, etj.

15- Meditoni
Sipas Dr.Ėoodson Merrell, doktor nė Spitalin Mendor tė Izraelit nė Nju Jork, mėnyra mė e fuqishme pėr tė luftuar stresin dhe pėr tė siguruar njė jetė mė tė qetė ėshtė meditimi. Ai pastron mendjen nga mendimet e kėqija dhe tė lejon tė pėrqendrohesh nė qetėsi. 15 minuta meditim kanė treguar se krijojnė njė gjendje mė tė plotė relaksi sesa njė gjumė i rėnduar. Ende pa filluar dita 2 minuta meditim do tė ishin tė shėndetshme. Uluni me shpinėn drejt dhe provoni tė qetėsoni mendimet tuaja, kjo do t’iu ndihmojė tė pėrqendroheni te fjalėt. Meditimi ėshtė njė teknikė e cila ėshtė praktikuar nė vende tė ndryshme tė botės nė fushėn e psikologjisė.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-11-11, 19:27   #4
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Shkencetaret: Menyrat per te jetuar sa me gjate

10 kėshilla tė nevojshme qė duhet tė ndiqni
1- Kujdesuni pėr zemrėn
Nėse doni tė shmangni sėmundjet e zemrės filloni nga kujdesi pėr dhėmbėt. Eksperti amerikan i dhėmbėve, Dr. Kenneth Bueltmann, thotė se femrat qė bėjnė “floos” nė dhėmbėt e tyre mė shumė se dy herė nė ditė, kanė njė buzėqeshje tė bukur por “floosing” shkatėrron bakteret e dhėmbėve tė cilat shkaktojnė sėmundje kronike. Njė infeksion i gojės, nėnkupton bakterin i cili futet nė gjak, kontribuon jashtėzakonisht nė sėmundjet e zemrės, diabetin dhe nė rrugėt e frymėmarrjes. Njė rrezik pėrbėn edhe kur je shtatzėnė. Kohėt e fundit ėshtė konstatuar se problemet me zemrėn zėnė vendin kryesor tė sėmundjeve mė tė shfaqura nė popullsinė shqiptare. Nuk ėshtė i pakėt numri i pacientėve drejtuar qendrave spitalore pėr tė diagnostikuar dhe kuruar problemet me zemrėn. Nuk janė tė pakta rastet e vdekjeve nga ataku kardiak tek pacientėt qė kanė probleme me zemrėn. Mė tė prekur janė tė moshuarit, por nuk janė tė rralla rastet kur edhe persona nė moshė tė re paraqiten me probleme tė tilla.
2- Shmangni sėmundjet neurologjike
Nėse doni tė mbroni trurin tuaj, konsumoni acid folik. Nėse nuk keni njė nivel normal tė acidit folik nė dietėn tuaj, jeni tė rrezikuar nga shfaqja e Alzheimers, thekson shkencėtari amerikan Judi Adams. “Acidi folik gjithashtu redukton rrezikun e kancerit si dhe rregullon nivelin e homokisteinės, njė aminoacid qė lufton sėmundjet e zemrės dhe e forcon atė. Agrumet janė njė ushqim po aq i dobishėm sa dhe buka apo brumėrat. Sėmundjet neurologjike shkaktohen nga ērregullime dhe shqetėsime psikologjike, por nė disa raste edhe nervore. Disa nga kėto sėmundje neurologjike janė mė tė shpeshta me fillimin e stinės sė nxehtė, por nuk mungojnė edhe rastet tė cilat shfaqen vetėm nė kohėn e lagėsht ose nė stinėn e ftohtė. Njė nga faktorėt mė tė rėndėsishėm qė ėshtė shkaktar i kėsaj sėmundjeje ėshtė edhe stresi dhe sipas specialistėve, nga studimet mė tė fundit ky ėshtė faktori pėr tė cilin nuk mund tė ketė njė mjekim specifik, por vetėm trajtime mė shumė psikologjike.
3- Variēet venoze
Nėse doni tė shmangni variēet venoze, bėni kontrolle mjekėsore.
Shumė gra, mbi moshėn 30 vjeē vuajnė nga dhimbja dhe shfaqja e variēeve, por vetėm duke mbajtur sistemin digjestiv nė lėvizje, mund tė gjeni ēelėsin e shmangies sė kėtij problemi. Specialisti amerikan i venave, Dr. Luis Navarro kėshillon: Gratė mund tė parandalojnė shfaqjen e varikozės duke zgjedhur ushqime tė pasura me produkte tė bimėve me kėrcell, gruri, orizi, etj, tė cilat ndikojnė nė funksionimin e rregullt tė organeve tė brendshme si dhe rregullojnė lėvizjen e muskujve, nė rastet kur vuani nga gjymtyrėt e poshtme. Evitoni dhe qėndrimin ulur me kėmbėt kryqėzuar.
4- Problemet me sytė
Nėse doni tė shmangni problemet me sytė, kontrollojini herė pas here Duhet tė bėni njė vizitė tė syve ēdo 2 vjet, nėse nuk dėshironi tė vini syze apo lente kontakti. Nuk duhet tė kujtohemi pėr kontrollin e tyre vetėm nė ato raste kur pėsojmė aksident apo kur kemi pamje tė turbulluar. Optometristėt ngulmojnė nė gjendjen shėndetėsore tė njeriut duke filluar qė nga shqetėsime tė tilla si diabeti, presioni i lartė i gjakut, skleroza, si dhe tumoret nė tru. Duhet tė keni kujdes pasi ekspozimi i pėrzgjatur ose jo i duhur nėn rrezet e diellit mund tė shkaktojė dėmtim tė syve.
5- Bėni gjumė tė rehatshėm
Nėse doni tė rrisni imunitetin e organizmit, bėni gjumė tė rehatshėm. Shumė nga ne nuk bėjnė gjumė tė qetė ose flenė pak. Profesori amerikan Joan Shaver thotė: “Gjumi i pamjaftueshėm ndikon nė funksionet fizike, gjendjen shpirtėrore dhe pėrqendrimin. Dobėson sistemin imunitar, fillon dhimbja e kokės dhe mund tė ēojė edhe nė depresion”. Njerėzit me sėmundjen e
pagjumėsisė nuk qėndrojnė dot nė stabilitet social, sapo nisin njė punė, nuk e pėrballojnė dot dhe detyrohen ta lėnė. Por edhe gjumi me orar tė zgjatur mund tė jetė problematik pėr shėndetin tuaj. Orari i gjumit duhet tė jetė pak a shumė i qėndrueshėm.
6- Konsumoni fibrat
Nėse doni tė jeni energjik gjatė gjithė ditės, filloni me “fibra” qė nė mėngjes. Ėshtė provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka njė efekt pozitiv nė funksionimin e organeve. Ju mban nė formė pėr njė kohė tė gjatė dhe gjithashtu nuk ndikon nė shtim tė peshės. Konsumoni produkte vegjetariane dhe ushqime me fibra. Nė kėtė kategori pėrfshihen tė gjitha perimet dhe frutat, duke shmangur ushqimet e skuqura dhe tė yndyrshme. Fibrat luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė njė dietė tė shėndetshme, ndihmojnė lėvizjen e ushqimit nė aparatin e tretės, ndalojnė kapsllėkun, ndihmojnė funksionimin e zorrėve (parandalojnė shqetėsimet nė to), apendesitin, sėmundjet e zemrės.
7- Shmangni Osteoporozėn
Nėse doni tė shmangni osteoporozėn duhet tė merrni vitaminė K. Osteoporoza shfaqet nė njė nė ēdo tre gra tė moshės mbi 50 vjeē nė Britani dhe faktorėt qė e shkaktojnė janė menopauza e hershme, anoreksia si dhe pėrdorimi pėr njė kohė tė gjatė kortikosteroideve. Siofra Sharpe, nga Shoqata Ndėrkombėtare e Osteoporozės, rekomandon ngrėnien e luleshtrydheve gjatė sezonit tė tyre tė prodhimit. Kėto janė produkte tė pasura me vitamina K qė ėshtė indentifikuar si njė trajtues i efektshėm i osteoporozės. Kėrkimet kanė treguar se vitamina K. kontribuon nė eliminimin e problemeve tė kockave.
8- Mos u shėndoshni
Nėse ju doni tė dobėsoheni dhe tė rrini tė dobėt konsumoni bajamet, lajthitė, arrat sepse ato rrallėherė shkaktojnė probleme nė shtimin nė peshė. Kėta ushqyes pėrmbajnė lėndė, kalori e vitamina, aq sa pėr tė shuar urinė pėr 2 orė, ndėrsa po tė jenė tė njė kualiteti tė keq shuajnė urinė vetėm pėr 30 minuta. Por jo vetėm kaq. Ato pėrmbajnė fitokimikate tė cilat reduktojnė rrezikun e kancerit nė shumė organe tė brendshme dhe gjithashtu luftojnė artritin. Vetėm pėrpiquni qė tė mos jenė tė pėrpunuara me shumė kripėra, pasi pėrpunimi i tyre ul nivelin e pėrbėrėsve natyrorė.
9- Presioni i gjakut
Kujdesuni qė presioni i gjakut tė jetė nė nivel normal.
Nga presioni i lartė i gjakut vuajnė njė nė ēdo tre tė rinj nė Britani si dhe shumė gra tė moshės 35 deri 55 vjeēe. Dona Roberts, menaxhere nė fushatat pėr Shoqatėn e Presionit tė gjakut, kujton: “tė shihen me kujdes etiketat e ushqimeve, pėr sasinė e “fshehur” tė kripės, sepse kjo ėshtė rruga kryesore nga e merrni, nėpėrmjet ushqimeve. Shumė nga ne marrin nė ditė dyfish sasi tė kripės, shumė mė tepėr sesa ka nevojė organizmi”. Reduktimi i kripės ėshtė njė nga faktorėt mė tė rėndėsishėm nė uljen e presionit tė gjakut.
10- Dhimbjet e kokės
Nėse doni tė mos keni dhimbje koke, pėrdorni peshkun. Japonezėt kanė njė shkallė tė ulėt tė depresionit sepse ata pėrdorin nė gatim vajin e peshkut. Nutrionisti, Fabienne Garceau thotė se ne akoma nuk arrijmė tė perceptojmė mesazhin kur flitet pėr kėtė acid yndyror. Britanikėt nuk para e pėrdorin peshkun, vetėm 11 % e tyre mund tė marrin njė herė nė javė. Ndaj nuk ėshtė pėr t’u habitur kur shohim se njerėzit janė gjithnjė tė tensionuar. Migrena ėshtė sėmundja mė e pėrhapur neurologjike nė vendet e zhvilluara. Ajo kap shifrėn mbi 10% tė popullsisė dhe ēdokush mund tė provojė migrenėn, megjithatė trashėgimia gjenetike dhe faktorė tė tjerė.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-11-11, 19:28   #5
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Shkencetaret: Menyrat per te jetuar sa me gjate

6 faktorėt qė dėmtojnė lėkurėn, si t’i shmangim
1- Temperaturat e ulėta dhe efekti i tyre
Dimri ėshtė shumė i pėrshtatshėm pėr tė fjetur, po kėshtu ndodh edhe me lėkurėn tonė. Nė temperaturat e ulėta metabolizmi i qelizave ngadalėsohet dhe lėkura rinovohet mė me vėshtirėsi. Jo vetėm kaq, i ftohti tenton tė dobėsojė filmin hidrolipidik (barriera e mbrojtjes natyrale) dhe vepron nė shtrėngimin e kapilarėve. Nė kėtė mėnyrė nė fytyrė do tė qarkullojė mė pak gjak pėr qelizat. Lėkura jonė ėshtė gjithmonė e rrezikuar nga agjentėt e dėmshėm atmosferikė, temperaturat e ulėta apo ato tė larta, edhe nėn veprimin e rrezeve ultraviolet, smogu, cigarja apo dhe ndotės tė tjerė tė gjendur nė ambientet qė na rrethojnė.

2- Genet dhe plakja
Disa gene kanė aftėsinė qė ta mbajnė lėkurėn lisho dhe kompakte mė gjatė se zakonisht. Plakja kronologjike nė krahasim me atė tė shkaktuar nga rrezet e diellit, ėshtė e lidhur me faktorėt biologjik gjenetik tė AND-sė tonė tė cilat japin instruksione pėr tė ndėrtuar organizmin tonė. Pėr tė evidentuar shenjat e kohės qė kalon, ėshtė mirė qė t’i sigurojmė epidermės njė hidratim deri nė 30-35 vjeē. Por plakja e hershme mund tė jetė edhe e trashėguar. Pasi njė lėkurė me probleme apo qė rrudhoset shpejt do tė vinte si rezultat i njė sėrė gjenesh tė trashėguara. Kjo lidhet me trashėgiminė gjenetike nėpėr breza.

3- Stresi “dėmton” lėkurėn
Nė momentin qė kalon njė periudhė tė vėshtirė nuk ėshtė aspak ēudi qė lėkura tė fillojė tė humbasė shkėlqimin dhe butėsinė e saj. Truri reagon dhe stresi prodhon disa substanca tė quajtura neurotransmetues tė cilat shtrėngojnė enėt e gjakut duke shkaktuar njė ngadalėsim tė qarkullimit. Epiderma nė kėtė kohė bėhet opake dhe rrudhėzat rreth syve, buzėve dhe gojės theksohen mė tepėr duke e bėrė lėkurėn tuaj qė tė ngjajė mė e plakur. E nėse stresit i shtohet edhe njė ambient i ndotur qyteti, plakja ėshtė padyshim e parakohshme. Tė gjithė e dinė se faktori stres ėshtė ndikuesi numėr njė nė rrudhosjen e lėkurės.

4- Duhani dhe nikotina
Tė gjithė e dimė se cigarja e rėndon pamjen e lėkurės, duke krijuar rrudha rreth syve, buzėve dhe gojės qė krijohen mbas dhjetė vjet pirje e rregullt cigaresh. Nikotina krijon njė lloj tape qė pengon oksigjenin tė hyjė nė inde, dhe pa oksigjen qelizat mbeten tė uritura dhe nuk arrijnė qė tė jenė tė shėndetshme. Nė kėtė mėnyrė lėkura humbet shkėlqimin, epiderma thahet dhe irritohet plotėsisht. Pėrveē kėsaj nikotina prish mikroqarkullimin duke penguar prodhimin e kolagjenit dhe tė fibrave elastike, prandaj lėkura humbet elasticitetin dhe plaket mė shpejt. Prandaj duhet shmangur duhani dhe ambientet e mbyllura.

5- Dielli dhe rrezet ultravjollcė
Qėndrimi i gjatė nė diell dobėson dhe shkatėrron lėkurėn duke shfaqur njolla, zona super tė ndjeshme, mungesė toni. Arsyeja ėshtė njė pėrbėrės i rrezeve tė diellit, rrezet ultraviolet tė cilat reagojnė mbi fibrat elastike duke provokuar degjenerimin. Kėto tip rrezesh interferojnė nė mekanizmin e prodhimit tė kolagenit dhe tė elastinės, dy fibrat qė ndėrtojnė dermėn. Njė ekspozim i tepėrt nė diell, provokon njė dobėsim tė kėsaj strukture qė tenton tė humbasė elasticitetin dhe butėsinė. Nėn ndikimin e rrezeve ultravjollcė nė lėkurėn tuaj mund tė fillojnė tė shfaqen disa njolla nė ngjyrė kafe.

6- Smogu dhe ajri i ndotur
Jetesa nė njė qytet tė madh tė bėn qė ēdo ditė tė jesh e detyruar tė bėsh llogaritė me ndotjen. Ajri qė tė rrethon dėmton shtresėn mbrojtėse tė lėkurės dhe nė tė njėjtėn kohė depozitohen mikrograme dhe substanca toksike nė formė pluhurash metalikė tė padukshėm. Nė kėtė fushė beteje padyshim qė fytyra ėshtė ajo qė ekspozohet mė tepėr: ndotet dhe merr njė ngjyrė gri nė kaf. Pa llogaritur kėtu rreziqet e zhvillimit tė alergjisė. Nė epidermat mė tė ndjeshme, akumulimi i substancave tė jashtme mund tė shkaktojė irritime tė bezdisshme antiestetike. Kėshtu mungesa e kujdesit do tė sillte probleme tė dukshme me lėkurėn.
Yndyrnat
Janė bazė nė shumė procese tė organizmit dhe janė njė formė e pėrqendruar e energjisė. Marrja e tepruar e yndyrnave mund tė ēojė nė dhjamosje. Pėrpos qė krijohen rezerva tė energjisė, yndyrat e ruajnė edhe membranėn qelizore dhe marrin pjesė nė formimin e vitaminave. Yndyrndat e ngopura gjenden nė ushqim me origjinė shtazore: nė mish, nė qumshtė, gjalpė, djathė dhe vezė. Kurse yndyrnat e pangopura gjinden tė ullinjtė, kikirikėt, soja, luledielli, misri dhe nė mishi i peshkut. Meqė yndyrnat janė mjaft kalorike, rekomandohet qė tė mos teprohet me to.

Fibrat
Fibrat luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė njė dietė tė shėndetshme, ndihmojnė lėvizjen e ushqimit nė aparatin e tretės, ndalojnė kapsllėkun, ndihmojnė funksionimin e zorrėve (parandalojnė shqetėsimet nė to), apendisitin, sėmundjet e zemrės. Minerale tė rėndėsishme janė kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, vitaminat C dhe B kompleks, qė duhen marrė rregullisht. Nėse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripėrat minerale humbasin shumė nga cilėsitė e tyre.

Drithėrat
Drithėrat janė shumė tė pasura me fibra. Vitaminat dhe kripėrat minerale e ndihmojnė trupin tė ruajė formėn e mirė. Njė dietė e mirė duhet tė sigurojė tė gjitha vitaminat dhe kripėrat minerale, qė janė shumė tė nevojshme pėr organizmin. Megjithėse duhen vetėm sasi tė vogla, ato janė tė pazėvendėsueshme. Vitaminat dhe kripėrat minerale veprojnė sė bashku. Kripėrat minerale ndikojnė nė strukturat kockore, krijimin e njė ekuilibri tė sistemit ujor tė organizmit, nervat dhe reagimet muskulore.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-11-11, 19:29   #6
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Shkencetaret: Menyrat per te jetuar sa me gjate

Stėrvitje dhe joga

1- Trupi i njeriut duhet tė jetė gjithmonė nė lėvizje
2- Lubrifikues- Lėvizjet e stėrvitjes janė nė lakueshmėri me lėvizjet e trupit
3- Karrikimi i baterisė- Rrezet e sistemit nervor janė si njė bateri e trupit
4- Sistemi ftohės- Ēlodhja furnizon freskinė e trupit
5- Njė dietė e duhur, ushqim, ajėr, ujė, si karburant pėr trupin
6- Shofer i ekuilibruar- Mendja ėshtė shoferi i trupit
7- Bėni rregullisht ushtrime tė lehta
8- Mos bėni ushtrime tė lodhshme siē ėshtė vrapimi i shpejtė
9- Ecja e lehtė ėshtė ushtrimi mė i mirė pėr tė luftuar sėmundjet
10- Jeta nė njė vend tė ftohtė ul ritmin e metabolizmit tė trupit 11- Frymėmarrja e thellė ndikon nė jetėgjatėsinė e njė personi
12- Ritmi normal i frymėmarrjes sonė duhet tė jetė 1:4:2
13- Mbajeni trupin drejt
14- Pėrpiquni tė merrni frymė lirisht si gjatė ditė ashtu dhe gjatė natės
15- Kujdesuni pėr organet e brendshme duke u marrė me aktivitet fizik
16- Hani perime tė ziera, duke praktikuar ushtrime joge dhe shmangni stresin
17- E rėndėsishme ėshtė kujdesi pėr mendjen dhe mėnyrėn e jetesės
18- S’ka joga mė tė rėndėsishme se kontrolli i mendjes
19- Mbajeni mendjen tė zėnė dhe aktive me shumė punė fizike
20- Jetoni tė qetė, shmangeni zemėrimin dhe inatet e dėmshme
21- meditimi ndikon nė tensionin i lartė, harresėn dhe plakjen 22- Vazhdoni tė kėnaqni mendjen edhe kur keni probleme me shėndetin
23- Merreni jetėn si ju vjen, mos u stresoni nga problemet e pashmangshme
24- Merruni me punė nė ajėr tė pastėr, bujqėsinė apo me pyjet

Ushqimet

1- Konsumoni mė pak ushqim sesa jeni tė uritur. Eksperimentet e realizuara kanė treguar se jeta e njė personi, i cili ushqehet normalisht dhe pa e tepruar, duke reduktuar njėrin nga vaktet nė 40 pėr qind, dyfishohet.

2- Natyra na ka bėrė shumė dhurata tė arta. Shega pėrmban minerale shumė tė rėndėsishme dhe vitamina tė domosdoshme pėr trupin tonė. Nevojat e organizmit pėr minerale janė tė vazhdueshme, ndaj duhet t’i sigurojmė ato.

3- Mjalti i luleve ėshtė po ashtu njė dhuratė e mrekullueshme e natyrės pėr tė cilin organizmi ynė ka nevojė. Ushqimet cilėsore me pėrmbajtje tė lartė vitaminash dhe lėndė tė tjera ushqyese mbrojnė shėndetin tuaj dhe zgjasin jetėn.
4- Lėngu i arrave tė kokosit, sidomos i arrės sė gjelbėr tė kokosit, ėshtė nektari mė i pasur me vitamina pėr trupin e njeriut. Pėrbėrėsit e arrės sė kokosit ndihmojnė nė kontrollimin nga truri tė shumė funksioneve qė ndodhin nė trupin e njeriut.
5- Shumė vitamina esenciale gjenden nė fruta tė tjera dhe ndihmojnė nė mėnyrė tė pazėvendėsueshme nė kurimin dhe luftimin e sėmundjeve tė zėmrės apo edhe shumė shqetėsimeve tė tjera. Frutat janė pjesė e pandarė e njė dietė tė shėndetshme.

6- (Beli- frut i veēantė nė Angli), ėshtė dhurata mė madhėshtore e natyrės ėshtė e dobishme pėr luftimin e shumė sėmundjeve tė stomakut apo tė sistemit qė mbron tretjen e ushqimit dhe nė rregullimin e normalizimin e tensionit tė gjakut.

7- Konsumoni produkte vegjetariane dhe ushqime me fibra. Nė kėtė kategori pėrfshihen tė gjitha perimet dhe frutat, duke shmangur ushqimet e skuqura dhe tė yndyrshme. Konsumoni tė paktėn dy vakte nė ditė, veēanėrisht pas perėndimit tė diellit.

8- Kujdesuni pėr veten duke pėrfshirė dhe dietėn tuaj ditore: Perime tė ndryshme, fruta, shegė, mollė, limon, portokall, arra, lajthi, bajame, kungull, etj. Shumė njerėz kanė shėndet tė mirė nė sajė tė konsumimit tė vazhdueshėm tė kėtyre ushqimeve.
9- Ēdo ditė ėshtė e kėshillueshme qė tė konsumohen nė tė paktėn njė vakt produkte tė freskėta tė gjelbra si: Spinaq, lakėr, sallatė jeshile, etj. Ato ndihmojnė nė normalizimin e qarkullimit tė gjakut.
10- Kungulli i verdhė dhe i pjekur mirė pėrmban betakaroten, e cila gjendet edhe te karotat dhe i jep energji tė vazhdueshme zemrės. Pėrdorimi i tij ndihmon nė mirėqenien e lėkurės dhe tė kockave.
11- Shmangni pėrdorimin e sheqerit sa mė shumė tė jetė e mundur, sepse pėrdorimi i tij sjell aciditet, mbingopje tė trupit me karbohidrate dhe sheqerna, si dhe shėndoshje dhe kalim nė mbipeshė.

12- Shmangni kafen dhe ēajin. Ato pėrmbajnė substanca toksike, tė cilat dėmtojnė inde tė ndryshme tė organizmit dhe sjellin mundėsitė pėr vdekje tė hershme. Ēajit i nevojiten rreth 6 orė pėr tė shkatėrruar metabolizmin e trupit.

13- Thjerrėzat po ashtu janė tė pasura me lėndė ushqyese si dhe pėrbėrės tonikė tė domosdoshme pėr organizmin. Edhe bėrthamat e ndryshme tė frutave janė tė dobishme pėr forcėn muskulore dhe luftimin e diabetit.

14- Mundohuni qė tė paktėn njė ditė nė javė tė konsumoni vetėm fruta, nė mėnyrė qė t’i bėni njė “shpėlarje” sistemit tuaj tė tretjes. Duke u munduar tė mos konsumoni fare ujė, pėr t’i zėvendėsuar nevojat pėr ujė me lėngje frutash.
15- Konsumoni gjethet jeshile tė spinaqit, sallatės; pėr sėmundjet e zemrės dhe diabetit. Shtoni lakrat nė dietėn tuaj ditore. Njė dietė e shumėllojshme do tė japė edhe rezultatet e dėshiruara nė shėndetin tuaj.

16- Mbani gjithmonė tė njėjtėn masė tė gotės me tė cilėn pini ujė, nė mėnyrė qė t’i jepni organizmit tuaj ēdo herė ujė nė tė njėjtėn sasi. Ėshtė mirė qė uji tė mos tė pihet menjėherė, por pak nga pak, me pushime tė vogla.

17- Po ashtu, tri herė nė javė pini lėngje frutash tė shtrydhura, si lėng limoni, portokalli, pjeshke, rrushi, karote etj. nevojat e organizmit pėr lėngje janė tė vazhdueshme dhe lėngjet e frutave janė tė pasura me vitamina.

18- Ndėrroni vajin qė pėrdorni pėr gatim nėse e vini re se ai nuk pėrmban lėndėt e nevojshme ushqyese. Duhet tė jeni tė sigurt qė vaji qė ju pėrdorni pėr gatim tė mos pėrmbajė elementė tė dėmshėm dhe tė jetė i kontrolluar.

19- Mos konsumoni kripė me shumicė. Pėrdoreni atė sa mė pak tė jetė e mundur. Mos harroni se ēdo produkt i krijuar nga natyra nuk ėshtė i kripur nė shijen e tij, ai ėshtė zakonisht i ėmbėl ose i athėt.
20- Produktet e drithėrave dhe veēanėrisht gruri, produkte tė cilat pėrmbajnė vitaminėn E dhe zgjasin jetėn. E dobishme ėshtė edhe pėrdorimi i sojės, e cila pėrmban 9 lloje vitaminash, tė domosdoshme pėr funksione tė ndryshme tė organizmit.
21- Produktet e konservuara pėrmbajnė lėndė tė ndryshme ushqyese, tė cilat janė tė rekomanduara pėr tė ruajtur nė normė presionin e gjakut si dhe ērregullime tė tjera qė mund tė ndodhin nė organizmin tonė.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-11-11, 19:29   #7
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Shkencetaret: Menyrat per te jetuar sa me gjate

Ushqim suplementar dhe forcues i pėrgjithshėm

1- Vitamina komplekse B ėshtė nga mė tė pėrdorshmet dhe efektive nė dietėn suplementare dhe duhet tė merret nga ushqimi juaj i pėrditshėm. Ajo gjendet mė shumė tek farat e lakrave tė kuqe.
2- Biokimiket nė kombinim – nr 28, pėrmbajnė tė 12 llojet e kripėrave qė merren nga trupi gjithmonė. Ėshtė njė forcues i pėrgjithshėm dhe duhet tė merret pas ushqimit.
3- Marrja e pėrditshme e vitaminės C rrit veprimtarinė dhe jetėgjatėsinė e trupit.
4- Pjesa e tė gjithave produkteve dietike shkakton nė disa raste sėmundje, prandaj pėrpiquni t’i shmangni ato.
5- Pjesa e tė gjithave llojeve tė produkteve tė erėzave mund tė shkaktojė sėmundje tė sistemit kardiovaskular.
6- Merrni ujė tė ngrohtė pas ēdo vakti pėr tė kontrolluar shėndoshjen dhe pėr tė pėrmirėsuar tretjen e ushqimit.
7- Herėt nė mėngjes, pa larė dhėmbėt, pi njė gotė me ujė, pastaj tė gjitha mikrobet e mbledhura do tė kalojnė nė stomak. Kjo metodė kryesisht ėshtė e ngjashme me hemeopatinė dhe ėshtė pėrdorur gjerėsisht nė Japoni pėr tė zgjatur jetėn dhe tė kurojė disa sėmundje automatikisht.
8- Mr. Morarji Desai, ish-kryeministėr i Indisė, iu drejtua terapisė sė auto-urinės kur ai kishte provuar tė gjitha llojet e terapive dhe dėshtoi pėr tė pasur ndonjė kurė prej tyre.
9- Pasi tė lash fytyrėn me ujė, mos e fshij. Lėre tė thahet vetė. Ajo e mban lėkurėn tė thatė dhe tė shėndetshme.
10- Flini me kokėn nė drejtim tė jugut, ajo ndihmon nė rritjen e qarkullimit tė gjakut tė trupit, i pėrshtatshėm dhe pėr lidhjet e trupit me fushėn magnetike tė tokės.
11- Kur tė flini duhet qė pjesa e kėmbėve tė krevatit tė jetė mė e lartė se ajo e kokės. Ajo rrit qarkullimin e gjakut mė shumė nė pjesėn e kokės. Ajo ju mban tė ri dhe pėrtėrin funksionet e trupit.
12- Mbaj ujė magnetik. Ju mund ta pėrgatisni atė duke mbajtur njė gotė me ujė me dy magnete, njėrin nė krye me polin Veri dhe tjetrin poshtė gotės me polin e Jugut. Mbajeni atė ēdo natė dhe pijeni tė nesėrmen nė mėngjes.

Truri si qendra e kontrollit tė Sistemit Nervor Qendror
Truri ėshtė pjesa e trupit qė gjendet nė kokė i mbrojtur nga kafka dhe cipa trunore dhe qė shėrben pėr kapjen, pėrpunimin dhe ruajtjen e njoftimeve tė marra, nė njė nivel tė lartė, nėpėrmjet organeve shqisore: syve, veshėve, etj. pėr t“i shndėrruar nė lėvizje qė janė mjeti i ndėrveprimit me mjedisin e jashtėm. Truri ėshtė qendra e kontrollit tė sistemit nervor qendror. Ai ėshtė njė organ tejet i ndėrlikuar, pasi pėrbėhet nga mė shumė se 100 miliardė neurone, secili i lidhur me mėse 10.000 tė tjerė. Por nė tru mund tė lindin njė sėrė ērregullimesh neurologjike. Paraliza cerebrale shėnon njė grup ērregullimesh neurologjike qė ndikojnė nė aftėsinė e trurit pėr tė kontrolluar muskujt. Ky ērregullim ndodh pėr shkak tė dėmtimeve tė trurit ose anomalive nė zhvillimin e trurit para, gjatė ose pas lindjes. Ajo mund tė variojė nga njė shkallė e lehtė nė njė mė tė rėndė dhe mund tė krijojė vonesa tė lehta ose tė rėnda mendore, probleme tė dėgjimit, shikimit, defekte nė gjuhė dhe nė tė folur, epilepsi dhe ērregullime tė sjelljes.

9 kėshilla pėr tė mbajtur trurin tė freskėt qė nga vitet e pjekurisė
  1. Le tė kujtohemi se truri ėshtė plastik: pėr tė mirė dhe pėr tė keq. Nė qoftė se ai nuk stimulohet, mund ta humbasėsh. Me pak fjalė rrėgjohen fuqitė dhe aftėsitė e tij.
  2. Qė nė moshė tė mesme, kur jemi ende tė shėndoshė, nuk mendojmė se pleqėria nuk ka lidhje me ne. Prandaj duhet tė filloni tė merreni me gjimnastikėn tuaj fizike dhe mendore.
  3. Kujtesa ėshtė njė dritare pėr shėndetin e trurit tonė. Kur fillon tė marrė goditje le ta mbajmė tė gjallė trurin duke i stimuluar aftėsitė njohėse tė tij.
  4. Stresi ka rrjedhoja shumė negative mbi trurin. Le tė pėrpiqemi tė jemi tė qetė, pa kėrkuar “maksimalen” ndaj trupit dhe mendjes sonė.
  5. Rutina dhe zakonet e pėrditshme e vėnė nė gjumė trurin, prandaj duhet kėrkuar variacion nė praktikėn e pėrditshme, duke futur ndonjė ndryshim tė vogėl nė jetėn tonė.
  6. Ėshtė mirė qė tė fillojmė me kohė njė hobi qė na pėlqen, do tė jetė e vėshtirė tė fillosh diēka tė tillė nė moshėn e tretė. Nė qoftė se nuk lexoni njė libėr sot, vėshtirė se do ta bėni kur tė keni “shumė kohė tė lirė”.
  7. Forca e mendjes varet nga ajo e trupit. S’duhet ta lejoni veten tė shėndosheni shumė, tė mos bėni njė jetė shumė statike dhe mundohuni tė praktikoni gjithmonė njė aktivitet tė matur fizik.
  8. Ushqimi i gatshėm nuk i bėn mirė trupit dhe as mendjes. Mbrohuni duke pėrdorur njė dietė tė bazuar nė yndyrna “tė mira” dhe me substanca antioksiduese, duke mos pėrdorur shumė pije alkoolike.
  9. Izolimi shoqėror ėshtė njė faktor rreziku pėr tė moshuarit sepse ėshtė e vėshtirė tė lidhėsh shoqėrira nė moshėn e tretė. Prandaj ruajini shoqėritė e vjetra.
Disa rregulla pėr njė dietė qė respekton trurin
1- Pini shumė ujė, tė paktėn 6 gota nė ditė. Mundohuni tė shmangni konsumimin e tepėrt tė kafes ose pėrdorini pak kafeinė. Edhe alkooli ėshtė i dėmshėm por konsumimi i verės sė kuqe 1 deri nė 2 gota nė ditė ėshtė i dobishėm. Herė pas here ėshtė e kėshillueshme qė tė shmanget pėrdorimi i tepėrt i ujit pasi do tė shkaktonte njė tepri lėngjesh nė organizėm.
2- Mos pėrdorni fast-food-et. Ushqimet e fastfood-ve nuk janė tė rrezikshme vetėm pėr mbipeshėn, por mund tė shkaktojnė edhe kancer. Sipas njė studimi amerikan, ushqimet e fastfood-ve mund tė shkaktojnė kancer nė 67 pėr qind tė rasteve. Pėr tė ulur kėtė rrezik mjekėt kėshillojnė qė njerėzit tė hanė ushqime tė fastfood-ve njė herė nė muaj.
3- Pėrdorni mė tepėr ushqime tė pasura me antioksidantė: fruta, fruta pylli, zarzavate, ēaj. Pėrdorini por mė rezerva ushqime qė pėrmbajnė tė tilla, si: margarina, vaji i lulediellit, vaji i misrit, patate tė skuqura etj. Perimet dhe frutat pėrmbajnė pėrbėrės natyralė tė papėrpunuar tė cilat i japin organizmit lėndėt e duhura ushqimore.
4- Hani ushqime tė pasura me yndyrna Omega-3 ose siē quhen ndryshe yndyrna “tė mira”, qė kanė pėrqendrim tė lartė tė Omega-3, tė cilat janė: vaji i ullirit, vaji i Linit, peshku: salmon, sardele, troftė, ton; arra etj. Dieta e pasur ushqimore pėrfshin jo vetėm frutat dhe perimet, por edhe mishin, peshkun, vezėn, fibrat, etj. pėr tė qenė njė dietė e pasur dhe e larmishme.
5- Pakėsoni ato ushqime qė janė tė pasura me Omega-6 ose siē quhen ndryshe yndyrna “tė kėqija”, qė kanė pėrqendrim tė lartė tė Omega-6, ku hyjnė: mish qengji, gjalpi, djathėra tė yndyrshme, qumėsht i paskremuar, majoneza, etj. Disa ushqime tė pasura me yndyrna, qoftė edhe ato tė pėrpunuara, mund tė ndikojnė nė rritjen e nivelit tė kolesterolit, tė quajtur kolesteroli i keq.
6- Zvogėloni sasinė e kripės, hani pak spec djegės dhe piperna tė yndyrshme. Po ashtu mundohuni edhe tė reduktoni sasinė e sheqerit tė pėrdorur. Konsumimi nė sasira tė mėdha i kripės dhe sheqerit do tė shoqėrohet me ērregullime nė organizmin tuaj. Sasia e lartė e sheqerit nė gjak do tė shkaktonte probleme me mėlēinė, tensionin e gjakut, diabet, etj.
7- Ndiqni njė dietė tė rregullt, mos u ndikoni nga stresi, duke
pėrdorur shumė vakte qė “tė ngushėllojnė”. Nuk ėshtė e thėnė qė duhet tė hani vetėm tre vakte nė ditė. Pas njė dite tė lodhshme dhe stresuese trupi ka nevoje pėr energji. Lėngjet, vitaminat, disa ėmbėlsira mund t’iu bėjnė tė ndiheni mė energjikė. Pėrdorni ndonjėherė edhe njė integrator multivitaminoz.

8- Pėr tė mbajtur trupin dhe mendjen tė freskėt, gjatė viteve tė pleqėrisė, duhet tė ndiqni sa mė shpejt qė tė jetė e mundur njė stil jete tė pėrshtatshėm pėr tė ruajtur aftėsitė e trupit, pėr tė nxitur trurin dhe pėr tė ruajtur funksionet e mendjes. Pėr kėtė ėshtė i kėshillueshėm si aktiviteti fizik, ashtu edhe ai mendor: meditimi, bisedat e qeta, shėtitjet, etj.

Burimi: Tirana Observer


  Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:01.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.