Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 06-12-11, 22:45   #1
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Fobite, pse te gjithe njerezit kane frike

Fobite, pse te gjithe njerezit kane frike

6 December 2011



Fobitė, si tė shmangim frikėrat ndaj njė objekti, ndaj njė situate apo ndaj njė aktiviteti specifik Tė gjithė njerėzit kanė frikė. Sigurisht edhe ti. Frika ka lindur para trimėrisė-thotė populli. Ky nuk ėshtė problem, pasi me kalimin e rrezikut, kalon edhe frika. Po kur rreziku kalon dhe ty vazhdon tė tė shoqėrojė frika? Po kur frika jote nuk justifikohet realisht nga rreziku qė e ka shkaktuar atė? Atėherė ky ėshtė njė problem. Nėse njė problem i tillė bėhet i qėndrueshėm tek ti, duke u pėrsėritur sa herė takohesh me njė situatė tė veēantė, atėherė mund tė pėrshkruhesh si fobik. Fobitė janė frikėra tė qėndrueshme dhe tė paarsyeshme ndaj njė objekti, aktiviteti apo situate tė veēantė. Ato nuk kanė justifikim real apo e tejkalojnė justifikimin real rreth kėtyre frikėrave.
Tė gjithė njerėzit kanė frikė. Sigurisht edhe ti. “Frika ka lindur para trimėrisė”, thotė populli. Ky nuk ėshtė problem, pasi me kalimin e rrezikut, kalon edhe frika. Po kur rreziku kalon dhe ty vazhdon tė tė shoqėrojė frika? Po kur frika jote nuk justifikohet realisht nga rreziku qė e ka shkaktuar atė? Atėherė ky ėshtė njė problem. Nėse njė problem i tillė bėhet i qėndrueshėm tek ti, duke u pėrsėritur sa herė takohesh me njė situatė tė veēantė, atėherė mund tė pėrshkruhesh si fobik. Fobitė janė frikėra tė qėndrueshme dhe tė paarsyeshme ndaj njė objekti, aktiviteti apo situate tė veēantė. Ato nuk kanė justifikim real, apo e tejkalojnė justifikimin real rreth kėtyre frikėrave.
Njerėzit fobikė pėrshkruajnė tė kenė frikė nga insektet, kafshėt, errėsira, lartėsia, fluturimi, tė folurit nė publik etj. Ata janė tė bindur se do t’u ndodhė diēka shumė e keqe, nėse detyrohen tė pėrballen me atė qė kanė frikė, pa pasur mundėsi pėr t’u shmangur, apo larguar. Pra, fobia cilėsohet si njė frikė ekstreme nga diēka. Ajo ėshtė njė frikė e qėndrueshme dhe intensive ndaj njė objekti, ndaj njė situate apo ndaj njė aktiviteti specifik. “Viktima” e kėtyre frikėrave, ndėrton lloj-lloj filozofish e strategjish tė forta shmangėse, pėr tė pėrballuar frikėn. Njė pjesė e madhe e njerėzve, sidomos tė rinjtė, pėr tė ulur nivelin e frikėrave tė tilla, pėrdorin lėndė tė ndryshme, tė dėmshme, si alkoolin, duhanin dhe lloje tė ndryshme narkotikėsh.
Personat qė vuajnė nga fobi tė ndryshme janė tė vetėdijshėm pėr paarsyeshmėrinė e frikės. P. sh. njerėzit qė kanė frikė nga ashensori, e dinė qė shumė njerėz ngjiten e zbresin ēdo ditė me ashensor, pa u dėmtuar, megjithatė ata kanė frikė ta pėrdorin.
Fobitė ndikojnė ndjeshėm nė aktivitetin e individit p.sh. nėse objekti, apo situate e frikshme shmanget me lehtėsi, personi pranon tė heqė dorė nga qėllimi qė kishte, mjafton qė tė mos provojė frikėn, apo sikletin nė tė cilin e hedh ajo situatė (p.sh. nuk merr pjesė nė festėn pėr ku ishte nisur duke gjetur njė justifikim). Nėse objekti, apo situatat e frikshme nuk mund tė shmangen, personi pėrjeton frikė e panik tė pakontrollueshėm, duke e bėrė tė pa mundur vazhdimin normal tė aktivitetit tė tij.
Ankthi qė pėrjetohet kur jemi nė kontakt me objektet qė na provokojnė fobinė ka kėto simptoma fiziologjike:
- Tikikardi (rrahje tė pėrshpejtuar tė zemrės);
- Vjellje;
- Shqetėsime gastritike, urinare;
- Ndjenjė mbytje (na mungon fryma);
- Skuqje;
- Djersitje tė tepruara;
- Dridhje trupi;
- Pagjumėsi,
- Humbje ndjenjash;
- Djegėsi nė stomak;
Ērregullimet fobike janė tri llojesh:
  1. Fobitė e thjeshta.
  2. Fobitė sociale
  3. Agorafobia
Fobitė e thjeshta: Janė fobi qė ndodhin mė rrallė se fobitė e tjera dhe janė mė tė pėrhapurat. Burimi kryesor i tyre janė kafshėt, insektet ose qenie tė tjera tė gjalla.. Individi me njė fobi tė thjeshtė shpreh njė frikė tė tepruar tė paarsyeshme ndaj ngacmimeve tė veēanta. Fobitė e thjeshte dhe tė pėrhapura lidhen me qentė, gjarpėrinj, insektet, gjakun, hapesirat e mbyllura dhe lartėsitė. Fobitė e thjeshta nuk pėrfshijnė frikėn nga situata sociale ( fobitė sociale), as frikėn e krizes sė panikut (ērregullimet e panikut, apo agorafobite). Femrat janė ato qė provojnė mė shumė fobi tė thjeshta. Nė kėtė rast problemi mund tė lindė nė cdo moshė. Simptomat qė shfaqen janė: dridhje, djerse dhe gjendje tė fikėti.
Fobia sociale: Ka tė bėje me frikėn dhe shqetėsimet e tepruara dhe irracionale gjatė bashkėveprimit mė njerėz tė tjerė. Fobia sociale pėrfshin frikėn ndaj kritikave, ndaj gabimeve, ajo e tė folurit nė publik, etj. Kjo lloj fobie shpesh ndeshet nė adoleshencė dhe mund tė krijojnė problem serioze nė jetėn e njė individi deri edhe ne izolimin e tij. Edhe tek fobitė sociale mė tė predispozuarat pėr tu prekur janė femrat.
Agrofobia: Origjina e kėsaj fjale gjendet nė greqishten e lashtė “agora” qė do tė thotė shesh dhe ka tė bėje me frikėn nga ambientet e hapura. Shpesh kjo lloj fobie trajtohet jo vetėm si shkaku i frikės sonė, por edhe si pasojė e pamundėsisė pėr tė marrė ndihmė nė ambiente tė hapura nė rast rreziku. Pra, agrofobia ėshtė e lidhur me njė tėrėsi problemesh qė sillen rrotull frikės. Njė gjendje e tillė kėrkon izolim total tė individit nga rrethi social. Ai nuk del nga shtėpia, pasi ka frikė nga ambientet e publike, kur ndeshet me njė grup njerėzish, nuk shkon nė pazar, ndihet i paaftė pėr tė udhėtuar me mjete tė transportit civil.
Nė psikologji pėrmenden mbi 100 lloj fobish, por disa nga fobitė mė specifike janė kėto:
Ablutophobia- Frika nga pastrimi dhe larja;
Agliophobia- Frika nga dhimbjet;
Ailurophobia- Frika nga macja;
Anuptaphobia- Frika nga vetmia;
Bibliophobia- Frika nga librat;
Catoptrophobia- Frika nga pasqyra;
Chionophobia- Frika nga bora;
Clinophobia- Frika nga shtrati;
Dikephobia- Frika nga drejtėsia;
Didaskaleinophobia- Frika pėr tė shkuar nė shkollė;
Dystychiphobia- Frika nga aksidentet;
Ecophobia- Frika nga shtėpia;
Eleutherophobia- Frika nga liria;
Eurotophobia- Frika nga gjenitalet femėrore;
Ergophobia- Frika nga puna;
Gamophobia- Frika nga martesa;
Genophobia- Frika nga seksi;
Gerascophobia- Frika nga pleqėria;
Glossophobia- Frika e mbajtjes sė fjalimeve nė publik;
Heliophobia- Frika nga dielli;
Hidrofobia- frika nga uji;
Patofobia- frika nga sėmundja;
Cilat janė disa nga shkaqet kryesore tė fobive?
Studimet e shumta qė janė bėrė tregojnė se janė tė shumta shkaqet nga tė cilat ne jemi tė predispozuar qė tė vuajmė nga ērregullimet neurotike nė kėtė rast siē nga “fobia”. Ato theksojnė se fobia nė tė shumtėn e rasteve zhvillohet gjatė fėmijėrisė, por edhe nė periudha tė tjera tė jetės. Kėshtu, prej studiuesve ėshtė pranuar se disa fobi si p.sh. fobia e hapėsirave mėsohen e fitohen nė moshė tė rritur, ndėrkohė qė fobitė nga errėsira, nga stuhitė, nga kafshėt e tė tjera mund tė jenė shfaqur qė nė vitet e para tė jetės. Pėr shumė kohė ka dominuar opinion se fobitė zhvillohen nė bazė tė reaksioneve nga tė qenit shpesh nė situata tė frikshme dhe qė janė tepėr shqetėsuese, por krahas kėsaj, shumė nga reagimet tona emotive mund tė zhvillohet nė bazė tė perceptimit tė gjendjeve fobike qė pėrjetojnė tė tjerėt. P.sh., fėmija duke vėzhguar nėnėn e tij qė ka fobinė e merimangės, ka shumė tė ngjarė qė edhe ai ta zhvillojė tek vetja kėtė lloj fobie.
Disa mėnyra pėr tė menaxhuar fobitė?
Disa persona gjejnė njė mėnyrė shumė tė thjeshtė pėr tė shmangur fobitė e tyre, pra duke mos u ekspozuar ndaj tyre nė mėnyrė qė t’i shmangin dhe tė mos pėrballen me to, kjo ėshtė njė mėnyrė qė cilido prej nesh mund ta bėjė, por nuk ėshtė ajo zgjidhje e cila do tė na ndihmonte pėrherė sepse ėshtė pothuajse e pamundur qė gjithsecili prej nesh tė fshihemi ndaj frikėrave qė ndiejmė sa herė duhet tė pėrballemi me to. Ja cila ėshtė njė mėnyrė shumė efikase qė gjithsecili nga ne tė menaxhojnė friken e tij. Nė njė letėr do tė shkruajmė fobitė tona dhe do t’i vlerėsojmė me njė notė nga 1 deri tek 10. Do ti kushtojmė mė tepėr rėndėsi asaj fobie e cila tek ne shkakton mė sė shumti efekte anėsore p.sh., (marrje mėndsh, tė vjella etj.) nėse duam qė ta menaxhojmė kėtė fobi mund tė kėrkojmė ndihmėn e njė eksperti pėr tė na mbikėqyrur (tė njė psikologu, apo tė njė terapsti) apo nėse duam ja dalim mbanė dhe vetė. P.sh., ka shume persona tė cilėt vuajnė nga fobia e lartėsisė (nė kėtė rast nga udhėtimet me avion), gjėja e parė qė duhet tė bėjnė ėshtė tė mendojnė se pas 2 javėsh do tė kenė njė udhėtim mė avion dhe duhet tė mendojnė paraprakisht se ēfarė do tė bėnin: a) vajtja nė aeroport, b) hipja nė avion, c) nisja apo ngritja e avionit. Nėse do tė bėjnė kėtė gjė do tė vėnė re se nė njė farė mėnyrė ata do tė ndjejmė pikėrisht ato simptoma qė ndjejnė kur udhėtojnė mė avion. Kėshillohet qė kjo situatė tė pėrsėritėt 3 herė nė janė nė njė periudhė kohe prej 2 javėsh dhe do tė shohin qė do tė jeni nė gjendje qė tė menaxhojnė frikėn e tyre si dhe tė kontrollojnė atė nė njė mėnyrė sa mė tė mirė tė mundshme.
Terapia konjitive-bihejviorale
Terapia konjitive-bihejviorale ėshtė njė lloj psikoterapie. Personat me fobi sociale mėsojnė mėnyra tė reja pėr t’iu pėrgjigjur situatave qė shkaktojnė frikė dhe keqfunksionim fizik. Terapisti e mėson personit se si tė vlerėsoj nė mėnyrė mė tė arsyeshme situatėn qė e frikėson. Duke i drejtuar besimet e pasakta, terapisti ndihmon personin tė zvogėlojė frikėn e tė qenit i gjykuar nga tė tjerėt. Kėto ndryshime nė mėnyrėn e tė menduarit, gėrshetohen me ekspozimin gradual tė kontrolluar ndaj situatave qė provokojnė ankth tek personi.

Burimi: Gazeta Standard



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 06-12-11 nė 22:46
  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:32.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.