Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 13-11-07, 13:48   #61
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Shpikja e njė inxhinieri mund tė zėvendėsojė kimioterapinė
09-11-2007 & Zėri i Amerikes

Historia e njė burri, i cili u diagnostikua me kancer dhe duke provuar forma tė ndryshme kurimi, arriti nė pėrfundimin se duhet tė kishte njė mėnyrė mė tė mirė pėr tė trajtuar sėmundjen, sesa kimioterapia.
Xhon Kansas jeton me gruan e tij nė ishullin Sanibel nė Florida. Pesė vjet mė parė ai u diagnostikua me kancer, por ajo qė e tronditi mė shumė ishin pamjet e fėmijėve qė i nėnshtroheshin kimioterapisė. "I shihja fėmijėt tek humbisnin buzėqeshjen e tyre, humbnin flokėt... kėshtu qė i thashė vetes: kimioterapia e sotme ėshtė e tmerrshme dhe duhet tė ketė patjetėr njė mėnyrė mė tė mirė pėr tė trajtuar kancerin".
Kansas nuk kishte njohuri nga fusha e mjekėsisė. Ai ishte inxhinier elektronik dhe mendoi se valėt e radios mund tė pėrdoren pėr tė shkatėrruar tumoret. Ai pėrdori pjesė tė radios dhe enėt e gatimit qė pėrdorte gruaja e tij Marianne pėr tė ndėrtuar kėtė pajisje. "Mė zgjoi nga gjumi nė mes tė natės nga zhurma qė bėnte nė kuzhinė". Pajisja pėrdor valėt e radios nė vend tė radioaktivitetit pėr tė shkatėrruar qelizat kanceroze.
Doktor Steven Curley, i specializuar nė trajtimin e kancerit pėrmes frekuencave tė radios tani ėshtė i pėrfshirė nė eksperimentin e Kansasit. "Ėshtė njė arritje e paparė. Njė qytetari tė thjeshtė i erdhi nė mend ideja dhe kishte mundėsitė dhe aftėsitė tė krijonte kėtė pajisje". Doktor Curley thotė se trajtimi ka potencialin tė shkatėrrojė kancerin pa operacion.
Teknika e Kansasit me valėt e radios shkatėrroi tumoret kanceroze nė mėlēinė e lepujve. Arritja e tij do tė botohet nė numrin e dhjetorit tė revistės mjekėsore Kanceri. "E kuptova rėndėsinė e asaj qė kisha krijuar, vetėm pasi lexova tekste e botuara pėr tė", thotė Kansas.
Ekspertėt theksojnė se studimet janė ende nė fazat paraprake. Onkologu Robert Young. "Do tė parashikoja, bazuar nė ato qė dimė tani, se ndoshta do tė duhen 5 vjet nga prova e parė klinike tek njerėzit. Ndoshta edhe mė shpejt". Kanceri i Kansasit ėshtė pakėsuar, por pėr sa kohė do tė zgjasė kjo gjendje nuk dihet. "Dėshira ime e vetme ėshtė tė jetojė aq gjatė sa tė shohė provėn e parė klinike tė eksperimentit tim tek njerėzit". //rd//
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 04-12-07, 18:30   #62
Gjumashja
 
Avatari i Gjumashja
 
Anėtarėsuar: 15-10-04
Vendndodhja: n'krevet
Postime: 24,044
Gjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Puna natėn dhe kanceri; Skanimet e tepėrta mjekėsore shkak pėr sėmundje...
Zėri i Amerikės, Uashington
04-12-2007

Puna natėn mund tė shtojė rrezikun e prekjes nga kanceri
Njė njoftim shqetėsues pėr ata qė punojnė gjatė turnit tė natės: njė studim i ri thekson se ata janė nėn njė rrezik tė shtuar pėr t’u prekur nga kanceri. Pas shpalljes sė rezultateve tė studimit qė arriti nė kėtė pėrfundim, Agjencia ndėrkombėtare pėr kėrkime nė fushėn e kancerit, degė e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė tha se sė shpejti do ta klasifikojė punėn natėn si njė ndėr shkaktarėt e mundshėm tė kancerit. Dhe ka gjasa qė njė hap tė ngjashėm tė ndėrmarrė edhe shoqata amerikane kundėr kancerit, e cila nė tė kaluarėn i ka parė me dyshim pretendime tė tilla tė ngjashme.
Dihet se qėndrimi nė diell, pa masa mbrojtėse, mund tė shkaktojė kancer nė lėkurė. Tani thuhet se edhe qėndrimi nėn dritė artificiale mund tė shkaktojė kancer, jo nė lėkurė, por nė organizėm. Agjencia pėr kėrkime nė fushėn e kancerit, thotė se sė shpejti ka nė plan tė shpallė zyrtarisht se njerėzit qė punojnė nė turnet e natės, mund tė pėrballen me njė shkallė mė tė lartė rreziku nga kanceri. Edhe Shoqata amerikane kundėr kancerit thotė se ka tė ngjarė tė ndėrmarrė tė njėjtin hap. Dhe ky hap pėr kėtė shoqatė mund tė quhet i madh, pasi prej kohėsh ajo i ka parė me dyshim tė dhėnat qė e lidhin punės e natės me kancerin, duke i quajtur, si tė pabaza, kundėrthėnėse ose tė pavėrtetuara. Hapi i tanishėm bazohet nė rezultatet e kėrkimeve shkencore, sipas tė cilave mes njerėzve qė punojnė nė turnet e natės, rastet e kancerit tė gjirit tek gratė dhe rastet e kancerit tė prostatės tek burrrat janė mė tė larta sesa tek ata qė punojnė ditėn. Por vetėm kjo nuk provon se puna natėn mund tė shkaktojė kancer. Pėr tė vėrtetuar njė gjė tė tillė duhet qė njerėzit qė punojnė natėn tė kenė tė pėrbashkėt edhe faktorė tė tjerė qė i bėn ata mė tė pambrojtur ndaj kancerit. Shkencėtarėt shpesh kanė thėnė se puna e natės ėshtė e rrezikėshme, pasi ajo prek orėn biologjike tė trupit. Ata thonė se organizmi i njeriut prodhon njė lloj hormoni, i quajtur Melatonin i cili pengon zhvillimin e kancerit, dhe ėshtė vėrtetuar se prodhimi i kėtij hormoni gjatė natės pakėsohet. Gjithashtu, njerėzit qė punojnė nėn dritė artificiale ka gjasa tė kenė nivele tė ulta tė hormonit melatonin. Megjithatė ka shumė njerėz qė dyshojnė nėse puna natėn ka lidhje me kancerin. Por nė qoftėse provohet se tė punuarit natėn mund tė bėhet shkak pėr kancer, kjo do tė ndikojė tek miliona vetė nė mbarė botėn. Llogaritet se afro 20 pėrqind e fuqisė punėtore nė vendet e zhvilluara punojnė natėn.
Skanimet e panevojshme mjekėsore shkaktojnė sėmundje
Shkencėtarėt thonė se aparatet mjekėsorė tė skanimit mund tė sjellin dėm pėr shėndetin kur pėrdoren nė raste tė panevojshme. Kjo pėr arsye se kėto aparate pėrdorin rrezatim tė lartė.
Xhei Sutfin ka kryer njė numėr skanimesh. Ky fėmijė 5 vjeēar ka 7 tumore nė tru. Tani e nėna e tij ka zgjedhur midis dy alternativave; tė vazhdojė skanimet apo tė besojė rezultatet e njė studimi tė ri ku thuhet se skanimet janė tė dėmshėm pėr fėmijėt si Xhei Sutfind.
Nėpėrmjet skanimit, mjekėt mund tė shohin se ēfarė ndodh brenda trupit tė njeriut. Ata marrin imazhe 3 dimensionale qė ndihmojnė mė mirė pėr zbulimin e kancerit. Por studimi i botuar nė revistėn mjekėsore tė Nju Englandid, paralajmėron se skanimet mund tė shkaktojnė kancer dhe se nė ēdo 3 skanime qė kryehen, njė ėshtė i panevojshėm. Doktor David Brener ėshtė njė nga autorėt e studimit.
Ai thotė se kur njė njeri vjen nė qėndrėn e urgjencės me dhimbje nė stomak ose dhimbje kronike nė kokė, personi dėrgohet menjėherė pėr skanim, para se tė vizitohet nga mjeku. Por kjo procedurė tani vihet nė pikėpyetje nga ana e studimit.
Nė studimin e doktor Brenerit thuhet se rezatimi radioaktiv qė rrjedh nga skanimi do tė bėhet shkak pėr afro 2 pėrqind tė tė gjithė kancereve nė 20 vjetėt e ardhshėm.
Autorėt i bazojnė kėto shifra tek mbijetuesit e bombės atomike nė Japoni, tek tė cilėt u vu re shtimi i rrezikut tė kancerit pasi ata morrėn tė njėtėn dozė rezatimi mė atė qė pacientėt marrin kur kryejnė disa skanimeve. Aparatet e skanimit pėrdorin doza mė tė larta rezatimi radioaktiv sesa pėrdoret nga aparatet me reze Rongen apo X. Por gjatė studimit u vu re se nė ēdo 4 mjekė, tre prej tyre e nėnvlerėsojnė kėtė dozė dhe se nuk janė tė vetdijshėm se shtimi i rrezatimit radioaktiv shton rrezikun e kancerit.
Dhe mė shumė nė rrezik janė fėmijėt si Xhei, organizmi i tė cilėve ėshtė mė i ndjeshėm ndaj rrezeve. Doktor Raimond Ze, ėshtė shef i radiologjisė nė spitalin e fėmijėve nė Uashington.
Ai thotė se fėmijėt janė ndryshe. Janė mė tė vegjėl dhe disa organe tė tyre janė mė tė ndjeshėm. Prandaj mjekėt synojnė uljen e dozave dhe terapi qė t’u pėrshtatet fėmijėve.
Pėr tė marrė kėto pamje duhet mė pak se njė sekondė dhe kjo mėnyrė eleminon nevojėn pėr anestezi, pasi fėmija nuk duhet tė lėvizė. Kjo ėshtė arsyeja pėrse numri i skanimeve pėr fėmijėt ėshtė rritur dukshėm. Nė studim thuhet se njė milionė skanime pediatrike nė vit nuk janė tė nevojėshme, dhe pėr kėtė arsye kėta fėmijė pėrballen me rrezikun e kancerit. Por nėna e Xheit, Kathy Sutfin thotė se nė rastin e djalit tė saj, tė mirat nga skanimi janė mė tė shumta sesa rreziqet.
Ajo thotė se pa skanim, mjekėt nuk do tė dinin se ēfarė ndodh brenda trupit tė pacientit, apo nė ēfarė gjendje ėshtė tumori pėr tė pėrcaktuar sesi tė luftohet ai.
Autorėt e studimit janė tė njė mendimi se skanimet janė njė mjet i vlefshėm mjekėsor, por mjekėt dhe pacientėt duhet tė sigurohen qė kalimi nė aparatin e skanimit tė bėhet vetėm kur njė mėnyrė e tillė diagnostikimi ėshtė e nevojėshme dhe rrezatimi radioaktiv nė nivelin e pėrshtatshėm.
__________________
the rest is silence
Gjumashja Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-12-07, 16:43   #63
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Mungesa e jodit nė trupin e njeriut shkakton probleme tė mėdha shėndetėsore e deri tek kretenizmi. Instituti kombėtar i shėndetit publik ka zhvilluar njė hulumtim ku konstatoi se ėshtė zvogėluar mungesa e jodit nė ushqimin e banorėve tė Kosovės.\18.12.07\




Nė Kosovė qė nga vitet e 80-ta nuk ka pasur shėnime tė sakta pėr pranin e jodit nė trupin e njeriut ndėrkaq, zonat endemike tė njohura pėr mungesė tė jodit kanė qenė Deēani, Peja dhe Gjakova. Pas pėrfundimit tė luftės gjegjėsisht nė vitin 2001 Instituti kombėtar i shėndetit publik mori iniciativėn pėr hulumtimin e pėrqindjes sė jodit nė popullatėn e Kosovės.
Ky hulumtim ka rezultuar se 50% e grave nė moshėn e fertilitetit vuajnė nga mungesa e jodit, dhe kjo pėrqinjde ėshtė konstatuar edhe te fėmijėt e moshės shkollore qė ėshtė vlerėsuar si alarmuese. Mė pas, me hapat e ndėrmarra nga institucionet pėrkatėse kjo pėrqindje ka shėnuar rėnie tė dukshėm: "Me qėllim qė tė shohim rezultatet se sa ka qenė rezultat tona e nis me hulumtimin dytė ku u vėrtetuar se 90% e familjeve 0.82 % e rėndė 24 % e fėmijėve tė shkollave".
Sipas mjekėve Jodi ka rėndėsi tė madhe pėr shėndetin e gjithmbarshėm tė nė jetėn e njeriut: "Ėshtė konstatuar nė bazė tė hulumtimeve qė mungesa e jodit ndikon tek shtatzėnat nė lindjen e parakohshme, tek fėmijėt ndikon nė zhvillimin jo adekuat...", ka thėnė Agron Gashi, nga UNICEF.
Nė nivel Botėror llogarit qė rreth 2 miliard banorė vuajnė nga mungesa e jodit, dhe kjo ka bėrė qė javėn qė shkoi nė Nju Jork, nė njė konferencė ndėrkombėtare ,tė kėrkohet nga qeveritė qė ti kushtohet rėndėsi e veēantė kėsaj ēėshtjeje.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Naki : 18-12-07 nė 16:44
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-01-08, 20:06   #64
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Testosteronet nė formė tabletash, tė paefektėshme


Njė studim tregon se marrja e testosteroneve nuk i ndihmon burrat e moshuar pėr t’u bėrė mė tė fortė e mė tė shkathėt. Nė Shtetet e Bashkuara, qindra mijėra tė moshuar marrin testosteron nė formė tabletash duke shpresuar pėr forcimin e muskujve e tė kockave dhe pėr njė jetė cilėsore.
Ndėrsa burrat moshohen, niveli i hormonit testosteron nė gjak pakėsohet. Shkencėtarėt pranė qėndrės mjekėsore tė universitetit Utrecht nė Holandė, kryen kohėt e fundit njė studim pėr tė parė nėse marrja e kėtij hormoni nė formė tabletash mund t’i ndihmojė ata nė pėrmirėsimin e gjendjes fizike.
Mjekja Mariel Emelot Vonk thotė se qėllimi i studimit ishte pėr tė parė nėse testosteroni ndihmon pėr parandalimin e shenjave tė plakjes. Nė studim u pėrfshinė 207 burra tė moshės 60-80 vjeēare tė cilėve iu dhanė testosteron nė formė tabletash pėr 6 muaj. Mjekja Ivone van der Shoun, njė prej autoreve tė studimit thotė se shpresohej qė testosteroni do tė ndihmonte nė uljen e shtresave tė dhjamit nė bark. Por gjatė studimit nuk u vu re njė pakėsim i tillė. Shkencėtarėt panė se niveli i kolesterinės sė mirė u pakėsua tek burrat qė merrnin testosteron. Nė pėrgjithėsi, studimi tregoi se marrja e testosteronit nė formė tabletash nuk sillte ndonjė tė mirė pėr shėndetin, prandaj shkencėtarėt dolėn me rekomandimin qė ai tė mos pėrdoret. Mjekja Emelot Vonk thotė se ka plot mėnyra qė burrat e moshuar mund tė pėrdorin pėr tė shftuar fuqinė, pėrmirėsuar funksionin mendor e mposhtur plogėshtinė. Kėto mėnyra janė ushtrimet fizike e ushqimet e shėndetshme.

Marrė nga Zėri i Amerikės
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-01-08, 23:34   #65
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Programe pėr fėmijėt e moshės parashkollore

Ekspertėt thonė se fėmijėt e moshės parashkollore mund tė mėsohen sesi tė mbajnė mend mė mirė, si tė tregohen mė tė pėrmbajtur, mė tė durueshėm dhe mė tė vemendshėm. Dhe kėto janė disa veti qė i pėrgatisin ata pėr tė mėsuar mė mirė nė fuisha tė tjera
Mposhtja e tundimit, injorimi i gjėrave qė largojnė vemendjen dhe pėrshtatja me ndryshimet, janė aftėsi mendore qė e ndihmojnė njeriun tė pėrparojė nė jetė, por kėto rrallė zenė vend nė programet mėsimore nė kopshte a shkolla.
Njė studim i kryer nga ekspertė thotė se fėmijė tė moshės 4 vjeēare mund t’i mėsojnė kėto aftėsi dhe tė pėrmirėsojnė kujtesėn e tyre nėpėrmjet lojrave tė posaēme. Ekspertėt e quajnė kėtė program mėsimor Mjetet e Mendjes dhe e kanė provuar tek 150 fėmijė tė moshės parashkollore.
Gjatė kėtij mėsimi, fėmijėt u nxitėn tė mendojnė se po luanin. Pastaj iu tha tė kryenin veprimtari tė pėrbashkėta si pėr shembull lexim. Ata gjithashtu u nxitėn tė flisnin me veten e tyre dhe me zė tė lartė rreth gjėrave qė dėshironin tė bėnin, veprime qė nxisin vendimmarrje dhe vetkontroll.
Studimi zgjatė dy vjet, por nė fund tė vitit tė parė mėsuesit ishin shumė tė kėnaqur me rezultatet e nxėnėsve dhe nėn vitin e dytė kėrkuan qė nė program tė pėrfshiheshin tė gjithė fėmijėt e shkollės. Rezultatet e provimeve pėrfundimtare treguan se ata fėmijė qė morrėn pjesė nė kėtė program kishin kujtesė mė tė fortė, ishin mė tė vemendshėm dhe mė tė pėrmbajtur sesa moshatarėt e tyre jashtė programit.

marrė nga Zėri i Amerikės
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-01-08, 22:20   #66
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia



INFLAMACIONI I APARATIT TRETĖS

Gastro-enteritet nuk janė karakteristikė vetėm e stinės sė nxehtė, por mesa duket mund tė shfaqen dhe gjatė dimrit.
Shkaqet janė viruse tė ndryshme, qė janė patogjenė pėr aparatin tretės.
Nė ajėr janė gati 200 viruse qė qarkullojnė, disa prej tė cilėve kur gjejnė terren tė pėrshtatshėm bėhen patogjenė dhe prekin aparatin e frymėmarrjes duke shfaqur atė qė quajmė: “grip”, “rrufė”, etj. Ndėrsa tė tjerė mund tė prekin aparatin tretės, duke u shfaqur gastro-enteritet, tė cilėt s’janė gjė tjetėr veēse inflamacion i aparatit tretės qė pėrfshin: stomakun, zorrėt e holla dhe ato tė trasha. Shpesh mendohet se kjo sėmundje ėshtė karakteristikė vetėm e stinės sė verės, por nuk ėshtė e vėrtetė. Natyrisht nė verė numri i rasteve mund tė jetė mė i lartė, sepse shfaqja e gastro-enteriteve favorizohet nga temperaturat e larta, por siē shihet ėshtė e pranishme edhe gjatė dimrit.
Si shfaqen, ēfarė ankesash ka pacienti?


Simptomat pėrfshijnė diarrenė e ujshme dhe tė vjellat. Personi i infektuar mund tė ketė dhimbje koke, ethe, dhimbje barku, tė lokalizuara mė tepėr nė pjesėn e poshtme tė barkut. Ndonjėherė mund tė ndodhė qė tė shfaqet dhe temperatura.
Eshtė e vėrtetė qė nė rastet kur mund tė shfaqet diarre nuk duhen marrė menjėherė medikamente?
Po, kjo ėshtė shumė e vėrtetė, pasi nė njė farė mėnyre diarreja apo edhe tė pėrzierat, janė reagim mbrojtės i organizmit, pasi nė kėtė mėnyrė trupi largon mikrobet dhe kimikatet qė gjenden nė tė. Prandaj kėshillohet qė me shfaqjen e diarresė tė mos merren menjėherė ilaēe, por vetėm pas 24 orėve tė para, kohė e mjaftueshme pėr organizmin qė tė “vetėpastrohet”. Nė rast tė kundėrt, organizmi nuk do tė arrijė tė pastrohet nga toksinat qė lėshojnė kėto dhe do nisin tė shfaqin efekte anėsore: dhimbje koke, dobėsi dhe mund tė ndodhė qė problemet tė rishfaqen dhe pas disa ditėsh.
Kush rrezikon tė preket nga kėta forma virozash dhe si mund tė trajtohen?


Nuk ka grupmosha mė tepėr tė rizikuara dhe mė tė mbrojtura, ēdokush mund tė infektohet pėr vetė natyrėn e shkaktarėve dhe mėnyrės sė transmetimit. Pėr kėtė arsye rekomandohet qė tė gjithė tė tregojnė kujdes maksimal, sidomos personat qė kanė sistem imunitar tė dobėt. Pėrsa i pėrket trajtimit, do theksoja se mjekimi bėhet nė varėsi tė gjendjes dhe shkaktarėve. Kėshtu nė rastet e gastro-enteriteve inflamatore, qė janė kryesisht me natyrė bakteriale mund tė pėrdoren antibiotikėt. Ndėrsa nė rastet qė nuk i pėrgjigjen mjekimit apo qė kanė kaluar nė fazė dehidrimi tė rėndė, natyrisht kėrkohet trajtim i specializuar nė spital. Nė pėrgjithėsi rekomandohet trisol, sidomos pėr fėmijėt, i cili mund tė pėrgatitet nė kushtet e shtėpisė.
Si mund tė pėrgatitet trisoli?
Njė paketė trisol hidhet nė 1 litėr ujė tė pastėr, zihet, ftohet dhe i jepet pacientit qė ta pijė. Duhet treguar kujdes ndaj sasisė sė ujit, as mė pak e as mė shumė, sepse ēdo ndryshim nė sasi ndikon nė efektit e trisolit.
Si mund tė parandalohen kėto probleme?


Fakti qė janė viruse qė qarkullojnė nė ajėr e bėjnė tė pamundur mbrojtjen komplete. Gjithsesi rekomandohet shmangia e kontaktit me persona tė sėmurė, vendet e mbipopulluara, respektimi i njė higjiene tė mirė personale dhe larjes sė shpeshtė tė duarve. Kujdes duhet treguar nė ujin e pijshėm, dhe personat qė kanė depozita nė shtėpi, duhet t’i derdhin herė pas here dhe t’i lajnė.

SHENJAT

diarre e ujshme

tė vjella ose tė pėrziera

dhimbje koke

ethe

dhimbje stomaku

kėputje trupi

temperaturė

mungesė oreksi

dhimbje gjymtyrėsh dhe muskujsh


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-02-08, 16:58   #67
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Studim mbi vlerat e vitaminės E

Burime tė vitaminės E mund tė gjenden nė ēdo dyqan qė tregėton perime, nėnprodhime drithėrash, vaj vegjetal, arra e tė tjera.Shkencėtarėt thonė se vitamina E, nė gjendje natyrale, ndihmon dhe mbron trupin nga sėmundjet e zemrės e kanceri.
Mjekja Benedeta Bartali pranė universitetit Jell, ėshtė njė prej autoreve tė studimit qė lidh vitaminėn E me nivelin e lėvizshmėrisė tė njerėzve tė moshuar.Ajo thotė se rezultatet e studimit tregojnė se kur vitamina E mungon, funksionet fizite tė njeriut dobėsohen.
Nga viti 1998 deri mė 2003, mjekja Bartali dhe kolegėt e saj studjuan nivelet e kėsaj vitamine nė gjak tek 698 italianė, burra e gra tė moshės mbi 65 vjeē. Ata gjithashtu analizuan e krahasuan funksionet fizike tė tyre gjatė ecjes, qėndrimit nė kėmbė, ulur dhe ruajtjes sė drejtpeshimit.
Gjatė njė periudhe 3 vjeēare, 50 pėrqind e kėtyre tė moshuarve pėrjetuan plogėshti fizike qė u shoqėrua me njė rėnie tė nivelit tė vitaminės E. Doktoreshė Bartoli thotė se studime tė tjera nevojiten pėr ta lidhur pakėsimin e aftėsive fizike me rėnien e nivelit tė vitaminės E.
Vetėm atėherė, thotė ajo, shkencėtarėt mund tė jenė nė gjendje tė zhvillojnė njė strategji pėr parandalimin ose vonimin e pasojave tė plakjes.81 vjeēarja Lois Akampora pėrpiqet tė hajė ushqime tė shėndetėshme dhe kryen ecje ēdo ditė. Por ajo thotė se sa mė e moshuar bėhet aq me tepėr vė re tek vetja ndryshime mendore e fizike. Kjo e shtyn atė t’i kushtojė rėndėsi marrjes sė vitaminės E.
Shkencėtarėt rekomandojnė marrjen ēdo ditė tė 15 deri 30 miligramėve vitaminė E nėpėrmjet perimeve dhe drithrave. Sipas institutit amerikan tė shėndetit, vitamina E nė formė natyrale ėshtė mė e efektshme sesa vitamina sintetike pėr mbrojtjen e organizmit nga sėmundjet.

marrė nga zėri i Amerikės
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-03-08, 17:34   #68
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Mungesa e ndjenjės sė nuhatjes, shenjė paralajmėruese e sėmundjeve neurologjike

Sipas njė studimi , humbja e ndjenjės sė tė nuhaturit mund tė jetė njė nga shenjat e herėshme paralajmėruese pėr sėmundje tė rėnda neurologjike.
Dihet se aroma apo era pėrbėhet nga grimca molekulash shumė tė voglaqė thithen nėpėrmjet hundės dhe shkojnė nė qelizat pėrkatėse tė trurit. Shpesh njė aroma na kujton njė kohė apo vend tė caktuar. Pra del se ndjenja e aromės ka lidhje me kujtesėn dhe kur kjo ndjenjė humbet, duket se nė qelizat e trurit ka ndodhur diēka.
Studimi i ri lė tė kuptohet se humbja e aftėsisė pėr nuhatje mund tė jetė shenjė e shtimit tė rrezikut pėr prekjen nga sėmundja e Parkinsonit, sėmundje e rėndė neurologjike. Shkencėtarėt nė shtetin Havai morrėn nė shqyrtim mė shumė se 2 mijė persona tė cilėve iu tha tė provonin erėra apo aroma tė ndryshme.
Gjatė provave, pjesmarrėsve iu dha tė nuhasnin aroma duke filluar nga limoni, gazi natyror, e sapun e iu kėrkua atyre tė identifikonin erėn pėrkatėse, pra nga cili objekt vinte.
Rezultatet treguan se personat qė nuk ishin nė gjendje tė pėrcaktonin aromat pėrkatėse kishin 5 herė mė shumė gjasa tė prekeshin mė vonė nga sėmundja e parkinsonit, nė krahasim me pjesmarrėsit e tjerė qė u treguan mė mirė pėrsa pėrket identifikimit tė aromės.
Sipas studimit, ndjesia e nuhatjes shpesh duket se zhduket 4 vjet pėrpara shfaqjes sė shenjave tė zakonėshme tė Parkinsonit siē janė dridhjet e gjymturėve dhe vėshtirėsi nė ecje.
Studime tė mėparėshme kanė treguar se njė pakėsim i ndjenjės sė nuhatjes ndonjėherė paralajmėron edhe Alcajmerin, gjithashtu sėmundje neurologjike. Kjo i bėn shkencėtarėt tė mendojnė se dobėsimi i kėsaj ndjesie mund tė jetė shenjė paralajmėruese e vdekjes sė qelizave tė trurit qė janė pėrgjegjėse pėr nuhatjen.
Ekspertėt kėshillojnė qė njerėzit tė cilėt provojnė njė humje tė papritur e tė pashpjegueshme tė nuhatjes duhet t’a diskutojnė kėtė gjendje menjėherė me mjekun e tyre. Rezultatet e studimit u botuan nė revistėn Analet e Neurologjisė.

Marrė nga VOA
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-04-08, 19:05   #69
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Aparat i ri pėr trajtimin e kancerit nė tru
Mjekėt po pėrdorin njė aparat tė posaēėm pėr trajtimin e tumoreve. Aparati dėrgon me precizion tė lartė rezet nė vendin e tumorit pa prekur qelizat e shėndetėshme. Qėndra mjekėsore pranė universitetit amerikan Duke, ėshtė e para nė botė qė po pėrdor njė mėnyrė tė tillė trajtimi tė kancerit. Aparati ėshtė fjala e fundit e teknikės dhe ka ngjallur shpresa pėr shumė tė sėmurė nga kanceri.
Megjithėse me dy tumore nė tru, Patrik Gallaher thotė se e ndjen veten me fat tani qė po trajtohet me kėtė aparat tė ri tepėr tė sofistikuar. Kjo ėshtė koha mė e mirė pėr t’u prekur nga kanceri, thotė ai me shaka, duke patur parasysh trajtimin me kėtė pajisje tė re, fjala e fundit e shkencės dhe teknikės.
Xhon ėshtė njė prej pacientėve tė parė nė qėndrėn mjekėsore tė universitetit Duke qė po trajtohet nėpėrmjet aparatit tė quajtur Noval TX. Kjo qėndėr mjekėsore ėshtė e para nė botė qė pėrdor teknologji tė tillė pėr radiokirurgji pėr trajtimin e tumoreve dhe sėmundje tė tjera nėpėrmjet rrezeve.
Doktor Xhon Kirkpatrik thotė se aparati sikur bėn mrekullira. Nėpėrmjet tij, doza tė larta rrezesh dėrgohen drejt e nė tumor, pa dėmtuar qelizat e shėndetėshme pėrrreth.
Nė kėtė rast kur dy tumorė ndodhen nė tru, aparati godet me preēision qelizat kanceroze me njė shmangje plus minus 1 milimetėr. Gjatė kėsaj procedure mjekėt pėrdorin njė aparat skanimi pėr vėzhgimin e vendit qė trajtojnė. Pacientėt zakonisht u nėnshtrohen tre trajtimeve tė tilla me reze. Trajtimi pėrfundon nė mė pak se njė orė dhe pacienti nuk ndjen asgjė.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-04-08, 16:05   #70
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Zemėrimi i shfrenuar tek fėmijėt e vegjėl, shenjė e problemeve psikologjike
Shpesh fėmijėt shpėrthejnė nė tė qara e tė bėrtitura, apo zemėrim tė shfrenuar. Kjo gjendje quhet nė mjekėsi temper tantrum dhe mund tė jetė shenjė e njė problemi mė tė thellė psikologjik
Zemėrimi i papritur i papėrmbajtur e sjellje tė ngjashme tek fėmijėt e vegjėl shpesh i tremb e i shqetėson prindėrit.
Shkencėtarėt mendojnė se sjellje tė tilla vihen re tek mbi 75 pėrqind tė fėmijėve 3 deri 5 vjeē. Nė tė shumtėn e rasteve, zemėrimi kalon shpejt brenda 5 minutave. Por njė studim i kohėve tė fundit tregon se zgjatja e zemėrimit tek fėmija mund tė merret si shenjė se fėmija duhet tė vizitohet pėr probleme emocionale.
Mjekėt morrėn nė shqyrtim 270 fėmijė dhe panė se disa elementė tė zakonėshme nė raste tė tilla lidheshin me depresionin ose ēėshtje tė sjelljes ose shrregullim hiperaktiv i vemendjes sė pamjaftueshme.
Tek fėmijėt me probleme psikologjike zemėrimi i shfrenuar zgjaste 25 minuta a mė shumė. Tek kėta fėmijė, kjo lloj sjelljeje pėrsėritej mė shpesh dhe me shenja dhune si goditja e njerėzve qė kishin pranė. Fėmijėt me depresion ishin mė tė prirur pėr tė dėmtuar veten si nė raste e goditjes sė murit me kokė, ose kafshimit apo pickimit tė pjesėve tė trupit tė vet.
Shpėrthime tė tilla zemėrimi tek fėmijėt zakonisht nuk pėrbėjnė shqetėsime. Por ekspertėt thonė se kur ato ndodhin nė mėnyrė tė pėrsėritur fėmija duhet vizituar nga njė psikolog. Rezultate e kėtij studimi u botuan nė revistėn amerikane tė pediatrisė. Studimi u krye nga shkolla mjekėsore e Universitetit Uashington.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-04-08, 20:06   #71
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Gjeni i jetėgjatėsisė pėrgjegjės pėr trupin e shkurtėr
Shkencėtarėt mendojnė se jeta e gjatė dhe trupi i shkurtėr janė tė lidhur. Sipas tyre, njė gjen qė afekton hormonin e rritjes apo zgjatjes sė trupit duket se ndihmon pėr tė patur njė jetė mė tė gjatė. Ata thonė se ky gjen ndeshet shpesh tek gratė me shtat jo mė tė lartė se 1 metėr e 50 centimetra dhe qė jetojnė mbi 100 vjeē
101 vjeēarja Adele Lerner po i bėn sfidė moshės. Ajo bisedon dhe kalon kohėn me vajzėn e saj, Terri, ndėrkohė viziton vajzėn tjetėr, Karen, nė njė shtet tjetėr, duke pėrdorur kamerėn nė internet apo WEB CAM.
Ajo shpreh dėshirėn pėr tė njohur ēdo gjė. Gjithmonė nė kėrkim tė diēkaje, pa u ndalur kurrė.
Dhe pikėrisht sepse 100 vjeēarė si Adele duken tė palodhura, e shtyu shkencėtarin Nir Barzilai qė tė merrej me studimin e gjeneve tė personave tė tillė. Ai dhe grupi i punės kėrkimore qė ai kryeson kanė gjetur njė ndryshim nė njė gjen qė lidh jetėgjatėsinė me trupin e shkurtėr tek disa persona qė kanė jetuar mbi 100 vjeē, pėrfshi Adele Lerner, me njė gjatėsi trupore jo mė shumė se njė metėr e gjysmė. Kėto ndryshime gjenetike afektojnė pėrgjigjen e organizmit nndaj hormonit tė rritjes, thotė doktor Barzilai pranė kolegjit mjekėsor Albert Anshtajn. Sipas tij, nė sajė tė gjenit tė ndryshuar, tek hormoni i rritjes krijohet njė pandjeshmėri. Kjo bėn qė hormoni tė mos kryejė mjaftueshėm funskionin e vete dhe kėshtu trupi tė mos zgjatet mė.
Studimet e mėparėshme tek kafshėt nė laborator e kanė lidhur kėtė ndryshim gjenetik me jetėgjatėsinė. Por nė studimin e tij, doktor Barzilai thotė se ndryshimet gjenetike u gjetėn vetėm tek gratė 100 vjeēare dhe shton se ky ishte vetėm njė prej gjeneve qė lidhet me jetėgjatėsinė.
Sipas tij, kjo nuk do tė thotė se tė gjithė njerėzit qė jetojnė mbi 100 vjeē duhet tė kenė nė pėrbėrje kėtė gjen tė ndryshuar.
Ndėrkohė, Adele Lerner, e cila nė moshėn 83 vjeē mori njė diplomė universitare pėr artet e bukura, duket se nuk shqetėsohet nga vitet mbi supe. Mosha, thotė ajo, nuk ėshtė gjė, pėrderisa ndjehesh e re nė mendime.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-04-08, 19:09   #72
vjeshta
Thjeshtė ,njė zė!
 
Avatari i vjeshta
 
Anėtarėsuar: 01-05-05
Vendndodhja: neutrale
Postime: 25,049
vjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Naki
Mungesa e ndjenjės sė nuhatjes, shenjė paralajmėruese e sėmundjeve neurologjike

Sipas njė studimi , humbja e ndjenjės sė tė nuhaturit mund tė jetė njė nga shenjat e herėshme paralajmėruese pėr sėmundje tė rėnda neurologjike.
Dihet se aroma apo era pėrbėhet nga grimca molekulash shumė tė voglaqė thithen nėpėrmjet hundės dhe shkojnė nė qelizat pėrkatėse tė trurit. Shpesh njė aroma na kujton njė kohė apo vend tė caktuar. Pra del se ndjenja e aromės ka lidhje me kujtesėn dhe kur kjo ndjenjė humbet, duket se nė qelizat e trurit ka ndodhur diēka.
Studimi i ri lė tė kuptohet se humbja e aftėsisė pėr nuhatje mund tė jetė shenjė e shtimit tė rrezikut pėr prekjen nga sėmundja e Parkinsonit, sėmundje e rėndė neurologjike. Shkencėtarėt nė shtetin Havai morrėn nė shqyrtim mė shumė se 2 mijė persona tė cilėve iu tha tė provonin erėra apo aroma tė ndryshme.
Gjatė provave, pjesmarrėsve iu dha tė nuhasnin aroma duke filluar nga limoni, gazi natyror, e sapun e iu kėrkua atyre tė identifikonin erėn pėrkatėse, pra nga cili objekt vinte.
Rezultatet treguan se personat qė nuk ishin nė gjendje tė pėrcaktonin aromat pėrkatėse kishin 5 herė mė shumė gjasa tė prekeshin mė vonė nga sėmundja e parkinsonit, nė krahasim me pjesmarrėsit e tjerė qė u treguan mė mirė pėrsa pėrket identifikimit tė aromės.
Sipas studimit, ndjesia e nuhatjes shpesh duket se zhduket 4 vjet pėrpara shfaqjes sė shenjave tė zakonėshme tė Parkinsonit siē janė dridhjet e gjymturėve dhe vėshtirėsi nė ecje.
Studime tė mėparėshme kanė treguar se njė pakėsim i ndjenjės sė nuhatjes ndonjėherė paralajmėron edhe Alcajmerin, gjithashtu sėmundje neurologjike. Kjo i bėn shkencėtarėt tė mendojnė se dobėsimi i kėsaj ndjesie mund tė jetė shenjė paralajmėruese e vdekjes sė qelizave tė trurit qė janė pėrgjegjėse pėr nuhatjen.
Ekspertėt kėshillojnė qė njerėzit tė cilėt provojnė njė humje tė papritur e tė pashpjegueshme tė nuhatjes duhet t’a diskutojnė kėtė gjendje menjėherė me mjekun e tyre. Rezultatet e studimit u botuan nė revistėn Analet e Neurologjisė.

Marrė nga VOA
E lexova me kujdes Naki ,flm ,por ajo se qka po me intereson eshte ,se personat qe e kan te humbur ndjenjen e nuhatjes perfundojn te gjithe ,herdo kurdo, ne keto dy semundje te lartpermendura ,apo keta persona kan gjasa me te medhaja per te qene te prekur nga keto dy semundje sesa nga te tjeret qe nuk e kan te humbur ndjenjen e nuhatjes ???
__________________
Faleminderit qe ekziston !
vjeshta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-04-08, 19:48   #73
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

[quote=vjeshta]E lexova me kujdes Naki ,flm ,por ajo se qka po me intereson eshte ,se personat qe e kan te humbur ndjenjen e nuhatjes perfundojn te gjithe ,herdo kurdo, ne keto dy semundje te lartpermendura ,apo keta persona kan gjasa me te medhaja per te qene te prekur nga keto dy semundje sesa nga te tjeret qe nuk e kan te humbur ndjenjen e nuhatjes ???
Vjeshta e nderuar,
Nga egzaminimet dhe tabloja klinike nė mjekėsi egzistonė njė ligjė ēė vėnė ēdo herė rrezikun potencial nga shkaktarėt me gjasa mė tė mėdhaja pėr tu prekur,lėnguar nga sėmundjet.

Nga formulimi i pytjes suajė rezultonė pėrgjigjėja adekfate unė vetėm formatova asgjė mė tepėr nuk do tė shtoja.


Naki
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-04-08, 15:18   #74
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Vaksina e re parandalon rishfaqjen e kancerit nė tru
Njė vaksinė e re kundėr kancerit nė tru ka filluar tė eksperimentohet nė rreth 20 spitale tė Shteteve tė Bashkuara dhe deri tani mjekėt dhe pacientėt shprehen tė kėnaqur me rezultatet e pėrdorimit tė saj. Vaksina, nė fakt parandalon rishfaqjen kėtij tumori vdekjeprurės pas heqjes me operacion. Dhe pėr shumė pacientė qė pėrpiqen me ēdo kusht tė gjėjnė njė mėnyrė shėrimi, kjo vaksinė ka ngjallur shpresa tė mėdha.
Rajan Degrand nga Saint Luisi, jetonte ėndėrėn amerikane; i martuar, me dy fėmijė, dhe pronar i suksesshėm i njė kompanie pėr prodhimin e pajisjeve pėr lojėn e golfit. Katėr vjet mė parė, nė moshėn 32 vjeēare ai filloi tė vuante nga dhimbje tė forta tė kokės. Mjekėt e vizituan dhe gjatė njė skanimi, ata zbuluan njė tumor, nė pjesėn ballore.
Kirurgėt e operuan dhe ia hoqėn tumorin, por jo sėmundjen qė fshihej pas tij. Rajan vuante nga njė formė vdekjeprurėse e kancerit nė tru. Kur ndodhej vetėm ai edhe qante. Frika mė e madhe ishte se po tė vdiste ēfarė do tė ndodhte me familjen e tij e kush do tė kujdesej pėr ta.
Mjekėt i thanė familjes Degrand se me kėtė lloj tumori njeriu mund tė jetojė jo mė shumė se njė vit.
Bashkėshorja e Rajanit, Kejt tregon se mjekėt i thanė se s’mund tė bėnin gjė pėr shėrimin e tij, pėrveē trajtimeve tė zakonėshme qė mund tė lehtėsonin dhimbjet dhe qė nuk sillnin shėrim.
Por Rajan nuk e pranoi kėtė fat. Ai u interesua nė mbarė vendin pėr tė gjetur ndonjė trajtim eksperimental dhe pėrfundoi nė universitetin Duke, ku mjekėt po provonin njė vaksinė pėr parandalimin e rishfaqjes sė tumorėve nė tru, njėsoj si nė rastin e Rajanit.
Qė nga ajo kohė, njė herė nė muaj, Rajan Degrand shkon me aeroplan nga Saint Luisi ku banon, pėr nė Durham tė Karolinės sė veriut pėr tė marrė vaksinėn me inxheksion. E mira tjetėr ėshtė se vaksina godet vetėm qelizat kanceroze, ēka do tė thotė se Rajan nuk ndjen asnjė efekt anėsor. E vetmja shenjė qė vihet re pas inxheksionit ėshtė njė fryrje e vogėl nė vendin e gjilpėrės.
Doktor Sampson thotė se pacientėt qė kanė marrė kėtė vaksinė 5, 6 vjet mė parė vazhdojnė tė jetojnė. Mė parė, pacientėt me kėtė lloj tumori nė tru nuk jetonin mė shumė se njė vit. Vaksina tani po eksperimentohet nė 20 spitale nė mbarė Shtetet e Bashkuara. Eksertėt thonė se ėshtė ende herėt tė thuhet qė kjo vaksinė ėshtė kurė shėrimi, por fakti ėshtė se ajo ka ngjallur mjaft shpresa.


marrė nga Zėri i Amerikės
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-05-08, 21:53   #75
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Fosamaks mund tė ndikojė ne ritmin e rrahjeve tė zemrės

Fosamax ėshtė ilaēi mė i pėrhapur kundėr sėmundjes sė osteoporosės. Vetėm vitin e kaluar nga shitja e fosamaksit u pėrftuan rreth 3 miliardė dollarė.
Fosamax ngadalėson dobėsimin e kockave dhe ėshtė provuar si pakėsues i rasteve tė frakturave tek njerėzit qė vuajnė nga osteoporosa.
Por njė studim nga specialistė pranė universitetit Uashington lė tė kuptohet se pėrdorimi i fosamaksit mund tė ndikojė negativisht nė rrahjet e zemrės, gjė qė shihet si njė efekt i rėndė anėsor.
Shkencėtarėt morrėn nė shqyrtim 700 gra qė vuanin nga atrial fibrilation, apo shrregullim i rrahjeve tė zemrės dhe i krahasuan tė dhėnat e tyre me tė 900 grave tė tjera qė nuk kishin ndonjė problem nė zemėr. Rezultatet treguan se gratė qė kishin marrė fosamax ishin thuajse dy herė mė shumė nė rrezik tė prekeshin nga shrregullime tė rrahjes sė zemrės.
Ekspertėt thonė studime tė tjera nevojiten pėr tė vėrtetuar kėto rezultate, por ata shtojnė se edhe nė se provohen si tė vėrteta, pėrfitimet e pacientėve me osteoporozė nga fosamaxi janė mė tė shumta sesa rreziku i mundshėm pėr t’u prekur nga aritmia e zemrės. Por mjekėt gjithashtu thonė se gratė qė janė nė rrezik tė madh pėr t’u prekur nga aritmia dhe qė kanė kocka tė holla, ose ato me diabet ose probleme nė zemėr, ndoshta duhet tė kėshillohen me mjekun e tyre rreth trajtimeve alternative pėr osteoporosėn.

marrė nga VOA


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 5 (0 Anėtarėt dhe 5 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:04.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.