Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 07-05-07, 18:29   #46
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Ajeti "El-Kursijj" dhe vlera e tij (TESBIH DOVA)-vazhdim

Komentimi i Ajetit Kursij

Allahu la ilahe il-la huve
- All-llahu ėshtė – s’ka tjetėr zot pėrveē Tij -

Nė kėtė fjali hasim nė mohim dhe pohim. Mohimin e sė drejtės pėr tė adhuruar dikė tjetėr pėrveē Zotit dhe pohimin e sė drejtės pėr tė adhuruar njė Zot tė Vetmin.

Taberiu nė tefsirin e tij, nė lidhje me kuptimin e kėsaj fjalie, thotė: ”Me kėtė bėhet e ditur se e kemi tė ndaluar tė adhurojmė dikė tjetėr pėrveē Zotit tė pėrhershėm dhe tė pėrjetshėm, i Cili nė kėtė ajet e ka cilėsuar Veten e Vet me kėtė cilėsi tė Tij”.[6]

Domethėnė, Zoti Qė duhet tė adhurohet, ėshtė Njė i Vetmi i Cili nuk ka rival. Askush, kushdo qoftė ai, nuk meriton tė adhu*rohet me asnjė lloj adhurimi. Nuk ka namaz, pėrkulje, sakrificė, betim, i cili do tė ishte i drejtė, pėrveē nė emėr tė Tij. As lutjet nė gėzime dhe nė vėshtirėsi, as kėrkimi i ndihmės nuk bėn tė bėhet pos nė emėr tė Tij. Edhe tavaf tė vlefshėm nuk ka pėrveē nė emėr tė Tij dhe rreth shtėpisė sė Tij. Ai ėshtė i Vetėm, nuk ka tjetėr.

Vlen tė theksohet se kjo fjali ka qenė bazė mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar thirrja e tė gjithė profetėve tė Zotit. Tė gjithė pejgambe*rėt kanė qenė tė thirrur nga Zoti qė t`i ftonin njerėzit pėr tė besuar nė Njė Zot - nė moneteizėm. “Ne nuk dėrguam asnjė tė dėrguar para teje e tė mos i kemi shpallur atij se: se nuk ka zot tjetėr pėrveē Meje, pra Mė adhuroni”.[7]

Tė gjithė tė dėrguarit e Zotit e kishin pėr obligim t`i thėrrisnin njerėzit pėr kėtė fundament: “Ne dėrguam nė ēdo popull tė dė*rguar qė t`u thonė: “Adhuroni vetėm Allahun e largojuni djajve (adhurimit tė tyre)...”.[8]

Kurtubiu, nė lidhje me domethėnien e kėsaj fjalie, thotė: “ Me kėtė kuptojmė adhurimin e tė vetmit Zot-Njė dhe braktisjen e tė gjithė tė adhuruarve tė tjerė, si: shejtanin, falltorėt, idhujt dhe gjithēka tjetėr qė shpie nė humbje tė njeriut, dalalet”.[9]

Nė Kur`an pėrmenden disa pejgamberė tė mėhershėm tė cilėt bazė tė misionit tė tyre kanė pasur thirrjen pėr besimin e njė Zoti tė vetėm dhe pėr braktisjen e ēdo adhurimi tjetėr si:

Nuhu a.s. ”Ne e patėm dėrguar Nuhun te populli i vet, e ai tha: “O pupulli im, adhuroni Allahun, nuk keni

zot tjetėr pos Tij. Unė kam frikė pėr dėnimin tuaj nė njė ditė tė madhe”.[10]

Hudi a.s: “Edhe te populli Ad-i (dėrguam) vėllanė e tyre, Hudin, e ai tha: “O populli im, adhuroni (njė Zot) Allahun, ju nuk keni zot pos Tij, a nuk po frikėsoheni“?![11]

Salihu a.s.: ”Edhe te (populli) Themud e dėrguam vėllanė e tyre, Salihun, e ai u tha: “O populli im, besoni Allahun (njė), nuk keni Zot tjetėr pos Tij...”[12]

Ibrahimi a.s.: “E Ibrahimi i porositi bijtė e tij me kėtė (fe), e edhe Jakubi. (u thanė) O bijtė e mi, Allahu jua zgjodhi fenė (isl*ame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetėm duke qenė musli*manė. E a ishit ju (ithtarė tė librit) kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve tė vet u tha: “Ē’do tė adhuroni pas meje”? Ata thanė: “Do tė adhurojmė Zotin tėnd, dhe Zotin e prindėrve tuaj: Ibrahimt, Ismailit, Is-hakut, njė tė vetmin Zot dhe ne vetėm Atij i jemi dorėzuar”.[13]

Shuajbi a.s.: “E nė Medjen (dėrguam) vėllanė e tyre Shuaj*bin. Ai tha: “O populli im, adhuroni Allahun (njė) ju nuk keni zot tjetėr pos Tij...”[14]


Me kėtė thirrje pėr besimin e drejtė nė Zotin, ishin tė poro*situr edhe ithtarėt e librit tė quajtur nė Kur`an, me emėrin - ehlul-kitab[15]: “…ata nuk ishin tė urdhėruar pėr tjetėr, pos qė tė adhu*ronin Allahun me njė adhurim tė sinqertė ndaj Tij, qė tė largo*hen prej cdo besimi tė kotė,ta falin namazin, ta japin zeqatin, se ajo ėshtė feja e drejtė”.[16]

Edhe i dėrguari i fundit nga pejgamberėt, Muhammedi a.s., ishte i urdhėruar qė tė vazhdonte me tė njėjtėn porosi kur ishte fjala pėr besim nė Njė Zot tė Vetmin: “Atėherė, dije se nuk ka zot tjetėr pos Allahut…”[17]

Kjo ishte gjeneza mbi tė cilėn Muhammedi a.s. thirri mbarė njerėzimin nė njė Zot: ”Thuaj (Muhammed): “O ju njerėz! Unė jam i dėrguar i Allahut tek tė gjithė ju. Allahut qė vetėm i Tij ėshtė sundimi i qiejve e i tokės, s`ka tė adhuruar tjetėr pos Tij. Ai jep jetė dhe Ai jep vdekje…”[18]
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 07-05-07, 18:31   #47
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim

El-Haj-ju
- (I Cili) jeton pėrgjithmonė -


El-haju, i gjallė nga vetvetiu, gjallėria e tė cilit nuk ka ndonjė burim tė caktuar, e pėrhershme, e gjithmonshme, e pandėrpresh*me, qė nuk ka fillim dhe fund.[19]

Kjo cilėsi e Zotit ėshtė theksuar disa herė nė Kur`an:

- “Allahu ėshtė Njė, e nuk ka tė adhuruar (Zot) pos Tij, ėshtė i pėrjetshėm, mbikėqyrės”.[20]

- "E fytyrat e turpėruara (mėkatarėve), i pėrulen tė Pėrjet*shmit, tė Gjithėfuqishmit…”[21]

“Ti mbėshtetju Atij tė pėrjetshmit, qė nuk vdes kurrė…”[22]

“Ai ėshtė i pėrjetshėm, s`ka zot vetėm Ai…”.[23]


Ky emėr, ose cilėsim i madhėshtisė sė Zotit zh.sh., ėshtė shu*mėdimensional dhe shumė gjithėpėrfshirės, ngase gjallėria ngėr*then nė vete tė gjitha vetitė e Zotit, dhe pikėrisht edhe pėr kėtė arsye, ky ajet njihet si mė madhėshtori nė gjithė Kur`anin.

Gjithēka ekziston nė kėtė botė, e ka fillimin dhe mbarimin. I pėrjetshėm dhe i gjithmonshėm ėshtė vetėm Zoti. Kėtė tė vėrtetė Kur`ani e ka argumentuar nė shumė ajete:

- “Secili njeri do tė shijojė vdekjen, e shpėrblimet tuaja ju plotėsohen ditėn e kiametit..”[24]

- “…Ēdo send zhduket e Ai jo. Vetėm Atij i takon gjykimi dhe tek Ai do tė ktheheni!”[25]

- “Secili do tė shijojė vdekjen, e pastaj do tė ktheheni tek Ne”.[26]

Ne asnjė njeriu para teje (Muhammed), nuk i dhuruam jetė tė pėrhershme, e nėse ti vdes, a mos do tė mbesin ata pėr*gjithmonė? Ēdo krijesė do ta shijojė vdekjen, e Ne nė shenjė sprove ju sprovojmė me vėshtirėsi dhe kėnaqėsi, dhe ju ktheheni tek Ne”.[27]


Nė lidhje me vdekjen e njeriut, Sehl bin Sead transmeton njė hadith tė Muhammedit a.s., nė tė cilin thuhet: “Pejgamberit i ki*shte ardhur njėherė Xhibrili dhe i ishte drejtuar me fjalėt: “O Mu*hammed! Jeto sa tė jetosh (si tė duash), por njė ditė do tė tė gjejė vdekja, duaje kė tė duash, por edhe nga ai do tė ndahesh, dhe bėje atė qė dėshiron, sepse do tė shpėrblehesh pėr tė”.[28]

El-kaj-juum
- Sundues, Mbikėqyrės i krijesave -


El-kaj-juum, ėshtė emėr qė rrjedh nga paskajorja el-kijam. Zoti i Madhėruar ėshtė mbikqyrės dhe sundues mbi ēėshtjen e krijesave, mbi nevojat e tyre si: furnizimi, kujdesja dhe mbrojtja e tyre. Gjithēka qė ekziston nė gjithėsi, ėshtė bėrė me urdhrin dhe planin e Tij paraprak.

Nė Kur`an gjejmė shumė tekste qė argumentojnė faktin se ekzistenca e krijesave, qėndrueshmėria dhe mbrojtja e tyre ėshtė bėrė me urdhrin e tė Madhit Zot xh.sh.

- “A nuk i shikuan ata shpezėt krahėhapur pėrmbi ta dhe kur krahėt i palojnė, ato nuk i mban kush nė ajėr pėrveē fuqiplotit. Ai ėshtė qė ēdo send e sheh dhe e di”.[29]

- “Edhe Dielli udhėton pėr nė kufirin e vet (nė cakun pėrfu*ndimtar) Ai ėshtė (udhėtim) pėrcaktim i ngadhėnjyesit, tė dijsh*mit. Edhe Hėnės i kemi caktuar fazat-pozicionet derisa tė kthehet nė formėn e harkut. As Dielli nuk mund tė arrijė Hė*nėn, e as nata para ditės, po secili noton nė njė galaksi. Argument pėr ta ėshtė se Ne pasardhėsit e tyre tė (Ademit) i bartėm nė anije tė mbushur pėrplot. Dhe ngjashėm me tė, u kri*juam atyre diēka qė t`i hipin. E sikur tė duam Ne, i pėrmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as qė do tė shpėtonin. Pėrveē nga mėshira jonė ndaj tyre, dhe qė tė pėrjetojnė tė mirat deri nė njė kohė tė caktuar”.[30]

Nėn kėtė emėr, hyjnė tė gjitha cilėsitė e veprimeve, sepse Ai (Zoti) ėshtė i Cili ėshtė bėrė vetė sundues dhe mbikėqyrės i krije*save pa ndihmėn e jashtme, pa pasur nevojė pėr ndihmė nga asnjė krijesė e Tij. Ai krijoi gjithė krijesat dhe garantoi mbajtjen e tyre, duke u ofruar gjithė tė nevojshmet.[31]
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-05-07, 18:32   #48
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Ajeti "El-Kursijj" dhe vlera e tij (TESBIH DOVA)-vazhdim

La Teė-hudhuhu sinetun ve la nevmun
- Atė nuk e kap as kotje as gjumė -

Zoti i Madhėruar ėshtė i pastėr nga tė metat. Vigjilenca e Tij mbi krijesat ėshtė gjithherė nė shkallėn e duhur. Ėshtė dėshmitar i lėvizjeve tė tė gjitha krijesave. Asgjė nuk mund t`i mungojė dhe asgjė nuk mund tė mėshihet nga dija e Tij.[32]

Kotja dhe gjumi nuk janė cilėsi tė tė Madhit Zot. Mohimi i kėtyre dy veprimeve tė lartpėrmendura, me tė cilat identifikohen gjallesat e gjalla, jep tė kuptosh fuqinė supreme tė Zoti xh.sh., i Cili vazhdimisht ėshtė nė mbikėqyrje tė gjithė gjithėsisė dhe tė tė gjitha krijesave tė Tij, dhe se, asnjė veprim ose lėvizje, sado e vo*gėl qoftė, nuk mund tė ndodhė jashtė dijes dhe vullnetit tė Tij.

Lehu ma fi es-semavati ve ma fil erdi
- Gjithēka ka nė qiej dhe nė Tokė,
ėshtė vetėm e Tij -


Gjithēka qė ekziston nė qiej nga engjėjt, Dielli, Hėna, yjet si dhe trupa tė tjerė qiellorė, tė njohur e tė panjohur pėr ne, dhe gji*thēka qė ėshtė nė Tokė, objektive dhe subjektive, i takon njė Zoti tė Vetėm, Krijues dhe Sundues[33]. Kėtu mė poshtė do tė sjellim di*sa ajete qė flasin pėr kėtė tė vėrtetė:

- “Tė Allahut janė ē’ka nė qiej dhe ē`ka nė Tokė dhe vetėm tek Allahu kthehen ēėshtjet”.[34]

- “Vetėm tė Allahut janė ē`ka nė qiej e ē`ka nė Tokė. Allahu ka pėrfshirė ēdo send.”[35]

- “Tė Allahut janė gjithė ē`ka nė qiej dhe gjithė ē`ka nė Tokė. Mjafton qė Allahu ėshtė i pėrkujdesshėm”.[36]

- “Falėnderimi i takon Allahut, e tė Cilit ėshtė ē’ka nė qiej dhe ē’ka nė Tokė dhe tėrė falėnderimi I takon Atij nė botėn tjetėr. Ai ėshtė i urti i pėrsosuri nė njohuri”.[37]


Studiuesit dhe komentatorėt e Kur`anit duke komentuar ajetet e sipėrpėrmendura, kanė nxjerrė shumė kuptime nga tė cilat ne me kėtė rast do tė veēojmė dy:

a. Gjithė universi i takon Zotit, e edhe ato qė ne posedojmė si krijesa njerėzore nga pasuria, kėnaqėsia dhe autoriteti, nuk janė pasuri jona, por e Zotit xh.sh., e cila na ėshtė trashėguar pėr t`u provuar dhe sprovuar. ”…dhe jepni nga ajo pėr tė cilėn Ai ju bė*ri trashėgues...”[38] dhe mu pikėrisht pėr kėtė arsye ne jemi tė obliguar tė kemi sjellje tė matur si me pasurinė qė na ėshtė dhu*ruar nga Zoti, poashtu edhe nė rastet kur arrijmė ndonjė shkallė tė lartė autoriteti nė mesin e shoqėrisė ku jetojmė, nė mėnyrė qė ajo gjithnjė tė jetė nė pėrputhje me porositė hyjnore tė Kur`anit dhe me porositė profetike e njerėzore.

b. Meqė universi i takon Zotit xh.sh., e Tij ėshtė qė tė veprojė nė tė sipas dėshirės sė Tij, kurse neve nuk na mbetet tjetėr veēse tė kemi durim ndaj pėrcaktimeve tė Tij, qofshin ato pėrcaktime qė lidhen drejtpėrdrejt me personalitetin tonė, me familjen, ose me pasurinė.[39]
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-05-07, 18:35   #49
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Ajeti "El-Kursijj" dhe vlera e tij (TESBIH DOVA)-vazhdim

Men dhel-ledhii jeshfeu indehu il-la bi-idhnihi
- Kush mund tė ndėrmjetėsojė tek Ai,
pos me lejen e Tij -

Nė kohėn e shpalljes sė Kur`anit si dhe gjatė gjithė jetės sa ishte gjallė Muhammedi a.s., por edhe pas vdekjes sė tij, pati nje*rėz qė besonin nė besėtytni dhe politeizėm. Ata shpiknin

zota tė tyre, luteshin e pėruleshin pranė tyre duke mohuar ekzistimin e njė Zoti tė Vetėm. Pėr t`ua bėrė atyre me dije se veprimet e tyre janė tė gabuara dhe nė kundėrshtim me besimin e shpallur hyjnor, Zoti xh.sh. e shpalli kėtė fjali tė kėtij ajeti pėr t`i qortuar dhe nė tė njetėn kohė pėr t`ua tėrhequr vėrejtjen atyre dhe gjeneratave qė vijnė mė pas, se janė duke praktikuar njė besim tė kotė, i cili nuk sjell as dėm e as dobi, qoftė nė kėtė botė, qoftė nė botėn tjetėr. Me kėtė sikur u thuhej: O njerėz! Vetėdijėsohuni pėr atė qė jeni duke bėrė. Nuk ka ndėrmjetėsim te Zoti dhe asgjė nuk arrin deri tek Ai pa lejen e Tij.

- “Ata pos Allahut adhurojnė ēdo gjė qė nuk u bėn atyre as dėm as dobi, e thonė: “Kėta janė ndėrmjetėsuesit tanė te Allahu!” Thuaj: “A po e informoni Allahun pėr diēka qė Ai nuk e di se ē`ka nė qiej dhe nė Tokė?”. I pastėr ėshtė ma*dhėria e Tij nga ata qė e shoqėrojnė!“[40]

- “Vini re adhurimi i sinqertė ėshtė vetėm ai pėr Allahun! Ndėrsa ata qė nė vend tė Tij adhurojnė miq tė tjerė (duke thėnė) ne nuk i adhurojmė ata pėr tjetėr vetėm qė tė na ofro*jnė sa mė afėr Allahut, s`ka dyshim se Allahu do tė gjykojė mes tyre pėr se ata ishin nė kundėrshtim”.[41]

- Atė ditė nuk bėn dobi as ndėrmjetėsimi, pėrveē atij, tė cilin e ka lejuar i Gjithėmėshirshmi, ulen zėrat dhe nuk dėgjohet pos njė zė i ulėt”.[42]
Ditėn e gjykimit as engjėjt nuk do tė kenė mundėsi tė ndėr*mjetėsojnė pėr dikė tjetėr, pėrveē me lejen e tė Madhit Zot.

“E sa engjėj ka qė janė nė qiej, e qė ndėrmjetėsimi i tyre nuk bėn dobi asgjė, vetėm pasi Allahu tė japė leje pėr atė qė dėshiron dhe qė ėshtė i kėnaqur pėr tė”[43]

Tė drejtėn e ndėrmjetėsimit Ditėn e Kiametit pa lejėn e Zotit nuk do ta kenė as pejgamberėt, njerėzit mė tė zgjedhur tė Zotit nga bota njerėzore. Kėtė e ka vėrtetuar edhe vetė Pejgamberi a.s. duke thėnė se asnjė nga pejgamberėt nuk do tė gėzojė tė drejtėn e ndėrmjetėsimit tek Zoti xh.sh., bile as ai vetė nuk do tė fillojė ndėrmjetėsimin pa lejen dhe urdhrin e Zotit.[44]

Je`alemu ma bejne ejdi-ihim ve ma halfehum
- E di tė tashmen qė ėshtė pranė tyre
dhe tė ardhmen -



Dija dhe njohuria e Zotit ėshtė gjithėpėrfshirėse, e papėrca*ktuar nė kohė dhe hapėsirė. Ai ėshtė i njohur pėr tė gjitha ndo*dhitė e sė kaluarės, tė sė tashmes dhe tė sė ardhmes.[45]

Njė studiues i mirėnjohur i islamistikės nė librin e tij “Fet-hul Bejjan” lidhur me domethėnien e kėsaj fjalie, thotė: “Dituria e Zotit pėrfshin tė gjitha informacionet, nga Ai nuk mund tė fshihet asgjė nga gjendja e gjithė krijesave tė Tij, bile as gjendja e bu*brrecit tė zi nė natėn e errėsuar nėn gurin e tokės sė pluhurosur, as lėvizja e atomit nė brendėsinė e qiellit, as shpendi nė ajėr dhe as peshku nė thellėsinė mė tė madhe tė ujit”.[46]

Pėremri lidhor “ma”, i cili nė kėtė rast ka formėn e trajtės sė pashquar jep tė kuptosh gjeneralizimin e njohurive tė Zotit pėr ēdo send, i vogėl qoftė ai a i madh.

Shumė ajete dėshmojnė pėr pėrthekueshmėrinė e njohurisė sė Zotit pėr tė gjitha krijesat dhe pėr tė gjitha kohėt:

-“Ai i di ato qė ishin para tyre dhe ato qė vijnė pas, po dija e tyre nuk mund tė pėrfshijė Atė”.[47]

- “Thuaj edhe nėse e fshehni ose e publikoni atė qė keni nė zemrat tuaja, Allahu e di atė, Ai di gjithēka ka nė qiej e ē`ka nė tokė, Allahu ėshtė i plotfuqishėm pėr ēdo send”.[48]

- “Ai e di ē`ka nė qiej e nė Tokė, e di atė qė e fshihni dhe atė qė e shfaqni haptazi, sepse Allahu e di edhe atė qė e mbajnė nė zemrat”.[49]
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-05-07, 18:36   #50
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Ajeti "El-Kursijj" dhe vlera e tij (TESBIH DOVA)-perfundim

Ve la juhitunen bi-shejin min ilmihi il-la bima shae
- Nga ajo qė Ai di, tė tjerėt dinė vetėm
sa ka dėshiruar Ai -

Pėrmes kėsaj fjalie, kuptohet fakti se njohuritė e Zotit nuk mund t`i zbulojė askush, pėrveē atyre qė shpalosen me dėshirėn e Tij, pastaj qenien dhe cilėsitė e Tij nuk ka dije qė mund t`i pėrthekojė, pos asajė qė Zoti Vetė ua ka bėrė tė njohur njerėzve[50]. Me kėtė fjali tė kėsaj pjese tė Kur`anit demantohen mendimet e gjithė atyre qė mendojnė se Pejgamberėt dhe disa njerėz tė mirė e kanė ditur ose dinė tė fshehtėn - gajbin.

Kėtė supozim tė tyre e hedhin poshtė shumė dėshmi nga Kur`ani dhe Suneti.

Nė Kur`an thuhet se engjėjt nuk i dinin emrat e gjėrave qė ua kishte paraqitur para tyre Zoti[51]; pastaj, xhinėt nuk dinin pėr vde*kjen e Sulejmanit a.s.; Ademi a.s. nuk dinte pėr mashtrimet e shejtanit[52]; Ibrahimi nuk dinte paraprakisht pėr

rezultatin pėrfu*ndimtar rreth therjes sė birit tė tij[53]; Jakubi a.s. nuk dinte pėr vendndodhjen e birit tė tij, Jusufit a.s.[54], Sulejmani a.s. nuk dinte pėr shkaqet e mungesės sė Hud Hudit[55].

Ngjarjet e lartpėrmendura janė fakte tė pamohueshme, tė cilat dėshmojnė se tė fshehtėn-gajbin nuk mund ta dijė askush nga njerėzit, prej tė cilėve nuk janė pėrjashtuar as vetė pejgamberėt e Zotit xh.sh., pėrveq nėse Ai i lajmėron pėr tė.

Vesia kursijuhu es-semavati vel-erdi
Kursija e Tij (dija-sundimi)
pėrfshin qiejt dhe Tokėn




La je uudu hifdhu-huma
Kujdesi i Tij ndaj tė dyjave nuk i vjen rėndė


Zoti i Madhėruar nuk ndien lodhje dhe vėshtirėsi pėr kujdesin dhe ruajtjen e qiejve dhe tė Tokės dhe gjithė asaj qė shtrihet nė to e nė mes tyre. Asgjė nuk mund t`i kalojė pa vėzhgimin e Tij. Tė gjitha lėvizjet sado tė vogla qofshin ato, janė tė nėnshtruara ndaj fuqisė sė Tij. Ai nuk pyetet pėr veprimet, kurse tė tjerėt pėrgji*gjen para Madhėshtisė sė Tij.[61]

Ve huvel alij-ul adhimu
(Ai ėshtė mė i Larti, mė i Madhi)


Zoti xh.sh. ėshtė i lartėsuar mbi gjithė krijesat, i lartė dhe i madh me sundimin dhe gjithėpushtetin e Tij[62]. Kėto dy cilėsi su*periore tė tė Madhit Zot janė pėrmendur nė shumė vende nė Ku*r`an:

- “Allahu ėshtė Ai (Zot) i vėrtetė, dhe ajo qė ata adhurojnė pos Tij, ėshtė gėnjeshtėr, e Allahu ėshtė Ai i larti, i ma*dhi”.[63]

- “…I tėrė sundimi ėshtė nė duar tė Allahut, tė lartit, tė madhėruarit”.[64]

- “…ēka tha Zoti juaj? Ata (engjėjt) thonė: “Tė vėrtetėn” Ai ėshtė mė i larti, mė i madhi.[65]


Ky ėshtė njė shpjegim dhe komentim i shkurtėr i ajetit “Ku*rsij”, domethėnia dhe kuptimi i tė cilit me siguri ėshtė shumė mė i gjėrė, mirėpo, sado modest qė ėshtė shpresoj qė ky shpjegim, e ka ndriēuar deri diku vlerėn e pėrmbajtjes sė tij.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-01-09, 01:31   #51
Konti1
Banned
 
Anėtarėsuar: 04-01-09
Postime: 217
Konti1
Gabim Cilit verset Kur’anor i frikohen mė sė shumti Izraelitet?

Cilit verset Kur’anor i frikohen mė sė shumti Izraelitet?
Thuhet se verseti Kur'anor qė mė sė shumti i frikohen Izraelitėt ėshtė verseti i 64 nė El Maide ku theksohet mėnyra e trajtimit tė Izraelitėve nga ana e All-llahut tė cilėt mundohen ta "ndezin zjarrin pėr luftė."
E hėnė, 12 Janar 2009 22:08

<DIV id=news_detail_content>Gjersa masakra dhe dhuna Izraelite po vazhdon kah anėt mė tė errėta dhe mė tė liga, ditėve tė sotshme njė detaj shumė interesant rreth qasjes sė tyre ndaj Kur'anit ėshtė raportuar.

Thuhet se verseti Kur'anor qė mė sė shumti i frikohen Izraelitėt ėshtė verseti i 64 nė El Maide ku theksohet mėnyra e trajtimit tė Izraelitėve nga ana e All-llahut tė cilėt mundohen ta "ndezin zjarrin pėr luftė."

Kėtu ėshtė pėrkthimi i kuptimit tė kėtij verseti Kur'anor:

Jehuditė thanė: "Dora e All-llahut ėshtė e shtrėnguar!" Qofshin tė shtangura duart e tyre dhe qofshin tė mallkuar, pse thanė atė. Jo, duart e Tij janė tė shlira. Ai furnizon ashtu si tė dojė. Kjo qė t'u zbrit ty do t'u shtojė disave nga ata (nga paria fetare) shumė largimin dhe mohimin. Ne ndėrmjet tyre hodhėm armiqėsi dhe urrejtje qė do t'u vazhdojė deri nė ditėn e kijametit. Sa herė qė ndezėn zjarr pėr luftė, All-llahu e shuajti atė, e ata pėrpiqen pėr shkatėrrime nė tokė. All-llahu nuk i do ngatėrrestarėt.

timeturk/mesazhi.com

var tmp; tmp = document.getElementById("news_content").getElement sByTagName("a"); for(i=0; i
Konti1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-03-09, 17:38   #52
Maxi
Aktiv
 
Avatari i Maxi
 
Anėtarėsuar: 21-06-08
Postime: 139
Maxi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Tefsir-(komentim suresh)

KAMATA
sėmundje e rėndė shoqėrore
{ الذين يأكلون الربوا لا يقومون إلا كما يقوم الذى يتخبطه الشيطان من المسّ ذلك بأنهم قالوا إنما البيع مثل الربوا و أحل اللـه البيـع و حرم الربوا فمن جـاءهُ موعظـةٌ من ربـه فانتهى فله ما سلف و أمره إلى الله و من عاد فأولئك أصحاب النار هم فيها خالدون. يمحق الله الربوا و يربى الصدقات و الله لا يحب كل كفّارٍ أثيم .إن الذين امنوا و عملوا الصالحات و أقاموا الصلوة و أتوا الزكاة لهم أجرهم عند ربهم و لا خوف عليهم و لا هم يحزنون . يا أيها الذين أمنوا اتقو الله و ذروا ما بقى من الربوا إن كنتم مؤمنين.فإن لم تفعلوا فأدنوا بحربٍ من الله و رسوله و إن تبتم فلكم رءوس أموالكم لا تَظلمون و لا تُظلمون. و إن كان ذو عسرة فنظرة إلى الميسرةٍ و أن تصدقوا خيرٌ لكم إن كنتم تعلمون. و اتقوا يوماً ترجعون فيه إلى الله ثم توفى كل نفسٍ ما كسبت و هم لا يُظلمون .}
“ Ata qė e hanė kamatėn, ata nuk ngrihen ndryshe veēse siē ngrihet ai i ēmenduri nga tė prekurit e djallit. Kjo ngase ata thanė:”Edhe shitblerja nuk ėshtė tjetėr, por njėsoj sikurse edhe kamata !” e Allahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatėn. Atij qė i ka arritur kėshillė (udhėzim) prej Zotit tė Tij dhe ėshtė ndalur (prej kamatės), atij i ka takuar e kaluara dhe ēėshtja e saj mbetet tek Allahu, e kush e pėrsėrit (pas nadalimit), ata janė banues tė zjarrit, ku do tė mbesin pėrgjithmonė. Allahu e zhduk kamatėn dhe e shton lėmoshėn, Allahu nuk e do asnjė besėpremė e mėkatar.S’ka dyshim se ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, e falėn namazin dhe e dhanė zeqatin, ata i pret shpėrblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do tė kenė kurrfarė frike as brengosje. O ju qė besuat, kini frikė Allahun dhe, nėse jeni besimtarė tė sinqertė, hiqni dorė prej asaj qė ka mbetur nga kamata.
E nė qoftė se nuk e bėni kėtė (nuk hiqni dorė nga kamata) , atėherė binduni se jeni nė konflikt me Allahun dhe tė dėrguarin e Tij. E nėse jeni penduar, atėherė juve ju takon kryet e mallit tuaj, askėnd nuk e dėmtoni, as vetė nuk dėmtoheni. Po, nė qoftė se ai (borxhliu) ėshtė nė gjendje tė vėshtirė, atėherė priteni deri sa tė vijė nė njė ēlirim (lehtėsim). E t’ia falni (borxhin) nė emėr tė lėmoshės, ajo nėse e dini, ėshtė shumė mė mirė pėr ju. Dhe ruajuni njė dite kur do tė ktheheni tek Allahu, dhe secilit njeri i plotėsohet ajo qė e ka fituar, dhe atyre nuk u bėhet e padrejtė. “
Islami sendėrton sistemin e vet ekonomik nė bazė tė njė rregulli tė pėrcaktuar, i cili simbolizon realitetin e vėrtetė e tė njėmendtė nė kėtė ekzistencė, realitet ky i cili bazohet sė pari nė faktin se Allahu ėshtė Krijues i kėsaj gjithėsie, se ėshtė Krijues i kėsaj toke dhe i njeriut, tė cilin e la mėkėmbės nė tė, duke ia nėnshtruar atij shumė gjėra. Megjithatė, i Gjithėpushtetshmi tėrė kėtė nuk ia la rastėsisė, dhe nuk e la jashtė kontrollit, qė njeriu tė bėjė ē’tė dojė, por njeriut nė atė lirinė e tij tė pjesėrishme tė tė zgjedhurit, i obligoi qeverisjen nė tokė, konform me rregullat dhe me ligjet e pėrsosura tė Programit Hyjnor.
S’ka dyshim se qeverisja absolute i takon vetėm Allahut tė Plotfuqishėm, kurse njerėzit pushtetin e tyre e nxjerrin nga mėnyra e zbatimit tė Ligjit dhe Programit Hyjnor tė Allahut xh.sh
Nė kėtė tėrėsi rregullash hyjnore hyn edhe qeverisja e drejtė e pasurisė qė i jep Allahu njeriut nė kėtė botė. Allahu xh.sh. dėshiron qė robi i Tij tė punojė dhe tė pėrpiqet qė pasurinė e tij ta fitojė nė mėnyrė tė ndershme, me djersėn e ballit. Nė tė kundėrtėn, ēdo pasuri e fituar pa mund dhe nė kurrizin e tjetėrkujt, dėmton misionin fisnik tė njeriut nė kėtė botė, sepse edhe vetė Allahu xh.sh. nė kaptinėn En Nisaė , (ajeti 29), thotė :
{ يا أيها الذين أمنوا لا تأكلوا أموالكم بينكم بالباطل إلا أن تكون تجارة عن تراضٍ منكم ...}
“ O ju qė besuat , mos e hani mallin e njėri - tjetrit nė mėnyrė tė palejuar, pėrpos tregtisė nė tė cilėn keni pajtueshmėri nė mes vetes...”
Mu, duke u nisur nga ky fakt, kamata u ndalua, sepse ėshtė njė veprim i shėmtuar,qė automatikisht bie ndesh me rregullat islame.Kamata , jo vetėm qė dėmton interesat njerėzore, por ėshtė edhe kundėr tė gjitha normave dhe parimeve morale sepse baza e saj ėshtė mashtrimi , grabitja dhe gllabėrimi i pasurisė sė tjetrit.
Sa e sa popuj e shoqėri pėsuan degradime e nėnēmime, si pasojė e veprimit me kamatėn. Kėto fakte relevante mbase do tė jenė vėrejtje serioze qė tė na ndėrgjegjėsojnė njėherė e pėrgjithmonė se ajo qė Allahu ua ka ndaluar njerėzve, ėshtė me tė vėrtetė e dėmshme dhe ėshtė kundėr interesave njerėzore.

( El Bekare 275 - 281 )
__________________
Koha vjen pėr atė qė din ta pres.
Maxi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-03-09, 17:40   #53
Maxi
Aktiv
 
Avatari i Maxi
 
Anėtarėsuar: 21-06-08
Postime: 139
Maxi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Kamata - vazhdim

Fjala “Er-Rriba” nė kuptimin etimologjik do tė thotė “ shtim, rritje ”, kurse nė atė terminologjik do tė thotė “ shtesa qė merr huadhėnėsi nga huamarrėsi pėr moskthimin e borgjit nė kohė tė caktuar, pa u prekur kryet e mallit“ . Allahu xh.sh. nėpėrmjet kėtyre ajeteve, dėshiron tė na vėrė nė dijeni se ata qė punojnė me kamatė, duke shfrytėzuar pamėshirshėm djersėn e tė tjerėve, do tė ngrihen nga varrezat e tyre nė Ditėn e Gjykimit nė njė gjendje, siē ėshtė e atij qė e “prek” shejtani me vesveset e tij, kėshtu qė ai humb kontrollin mbi vetveten dhe mbi mendjen e tij.
Allahu i Gjithmėshirshėm bėri njė shembėllim tė tillė, pėr ata qė lejojnė kamatėn duke thėnė se gjoja kamata ėshtė njėlloj sikurse shitblerja. Mirėpo Allahu xh.sh. ua demanton kėtė pohim tė tyre tė pabazė, sepse shitblerja ėshtė me dobi reciproke , tė cilėn e ka lejuar Allahu, kurse kamata ėshtė shtesė e grabitur nga mundi i huamarrėsit.
Kamata ėshtė e gjykuar tė dėshtojė dhe tė pakėsohet, kurse shitblerja , zekati dhe sadakaja tek Allahu kanė vlerė shumė tė madhe dhe shtohen. Meqė Allahu xh.sh. e ndalon kamatėn decidivisht, dhe urdhėron largimin prej kėsaj shėmtie, ai qė nuk largohet prej saj, le ta dijė se ėshtė nė luftė tė hapėt kundėr Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, dhe se e meriton hidhėrimin e Allahut nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.
Ajeti i fundit ( 281 ) i kėsaj kaptine :
{ و اتقوا يوماً ترجعون فيه إلى الله ثمّ توفى كل نفسٍ ما كسبت و هم لا يظلمون .}
“ dhe ruajuni asaj dite kur do tė ktheheni tek Allahu, dhe secilit njeri i plotėsohet ajo qė e ka fituar, dhe atyre nuk u bėhet e padrejtė.”
prej tė gjithė komentuesve tė Kur’anit, cilėsohet si ajeti i fundit i Kur’anit qė iu shpall Muhammedit a.s. nga ana e Allahut xh.sh. Pas zbritjes sė kėtij ajeti, Pejgamberi a.s. jetoi vetėm edhe 9 net, e pastaj u shpėrngul pranė mėshirės hyjnore. Ky ishte kontakti i fundit i qiellit me tokėn, deri nė Ditėn e Gjykimit.
__________________
Koha vjen pėr atė qė din ta pres.
Maxi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-03-09, 17:41   #54
Maxi
Aktiv
 
Avatari i Maxi
 
Anėtarėsuar: 21-06-08
Postime: 139
Maxi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Tefsir-(komentim suresh)

Shkaku i zbritjes sė ajetit
Sipas mufesirėve tė Kur’anit, kėto ajete kanė zbritur nė lidhje me Abbasin dhe Halid bin Velidin, tė cilėt ishin ortakė nė tregti, nė kohėn e injorancės. Kėta tė dy u jepnin para me fajde njerėzve tė Thekifit. Dėrgata e fundit hyjnore kėta tė dy i gjeti me pasuri tė madhe tė fituar nga kamatat. Mu pėr kėtė shkak, Allahu xh.sh. zbriti :
{ يا أيها الذين أمنوا اتقوا الله و ذروا ما بقى من الربوا إن كنتم مؤمنين }
“ O ju qė keni besuar, kini frikė Allahun dhe, nėse jeni besimtarė tė sinqertė, hiqni dorė prej asaj qė ka mbetur nga kamata. “ , dhe e ndaloi kamatėn njėherė e pėrgjithmonė . Nė kėtė kontekst edhe Pejgamberi a.s. nė Haxhin lamtumirės tha :
“ Ta dini se ēdo lloj kamate prej kamatave tė injorancės ėshtė anuluar , dhe tė parėn kamatė qė e anuloj ėshtė kamata e Abbasit; ēdo hakmarrje gjaku prej hakmarrjeve tė injorancės ėshtė anuluar, e hakamarrja e parė qė e anuloj ėshtė gjaku i Rebia ibnul Harith bin Abdul Mutalibit. “
__________________
Koha vjen pėr atė qė din ta pres.
Maxi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-03-09, 17:42   #55
Maxi
Aktiv
 
Avatari i Maxi
 
Anėtarėsuar: 21-06-08
Postime: 139
Maxi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Kamata - vazhdim

Etapat e ndalimit tė kamatės
I Gjithėmėshirshmi deshi qė njė prej urtėsive tė Tij tė jetė edhe ndalimi gradual i sėmundjeve tė shėmtuara shoqėrore, qė mbretėronin nė atė kohė. Ashtu siē u ndalua alkooli , poashtu edhe ndalimi i kamatės kaloi nėpėr 4 etapa tė ndalimit, derisa u ndalua pėrfundimisht.
Etapa e parė e ndalimit - ėshtė zbritja e ajetit 39 - kaptina Err- Rrum :
{ و ما أتيتم من رباً ليربوا فى أموال الناس فلا يربوا عند الله و ما أتيتم من زكاةٍ تريدون وجه الله فأولئك هم المضعِفون }
“ Dhe ēka tė jepni nga pasuria pėr ta shtuar e rritur (me kamatė), nė pasurinė e njerėzve, ajo nuk do tė shtohet tek Allahu, e ēka tė jepni nga sadakaja (bamirėsia) me qėllim qė t’i afroheni Allahut, tė tillėt janė ata qė u shumėfishohet (shpėrblimi) “
Ky ajet i takon zbritjes mekase, dhe nė tė nuk ka ndonjė shenjė tė qartė se kamata ndalohet, por vetėm bėn me dije se kjo nuk pėlqehet nga Allahu xh.sh., dhe se ai qė merret me njė punė tė tillė, ajo nuk ka kurrfarė vlere as shpėrblimi.Nė kėtė ajet bėhet thirrje e hapėt pėr dhėnien e zekatit, qė tek Allahu shumėfishohet me shpėrblime.
Etapa e dytė e ndalimit - ėshtė zbritja e ajeteve 160-161 - En - Nisaė :
{ فبظلمٍ من الذين هادوا حرمنا عليهم طيباتٍ لهم و بصدهم عن سبيل الله كثيرًا و أخذهم
الربواو قد نهوا عنه و أكلهم أموال الناس بالباطل و أعتدنا للكافرين منهم عذاباً أليماً }
“ Dhe pėr shkak tė mizorisė sė atyre qė ishin hebrenj, dhe pėr shkak se penguan shumė nga rruga e Allahut, Ne ua ndaluam (ua bėmė haram) disa (lloje ushqimesh) tė mira qė u ishin tė lejuara. Edhe pėr shkak tė marrjes sė kamatės , edhe pse e kishin tė ndaluar atė, dhe tė ngrėnies sė pasurisė sė njerėzve nė mėnyrė tė padrejtė. Ne kemi pėrgatitur dėnim tė mundimshėm pėr ata qė nuk besuan prej tyre “
Kėto dy ajete i pėrkasin zbritjes sė hershme medinase, nė tė cilat shihet njė qortim i ashpėr ndaj hebrenjve, tė cilėt punonin me kamatė dhe e lejonin atė, ani pse kėtė e kishin tė ndaluar edhe me librat e tyre. Me kėtė veprim tė tyre, hebrenjtė vėrtet merituan hidhėrimin, mallkimin dhe ndėshkimin e Allahut xh.sh..
Qė nė kėto ajete, mund tė hetohen shenjat e para tė ndalimit tė kamatės dhe ato qenė njė si parapėrgatitje e njerėzve pėr ta pritur ndalimin e pėrhershėm tė kamatės, qė do tė pasonte mė vonė.
Etapa e tretė e ndalimit - ėshtė zbritja e ajetit 130 tė kaptinės Ali Imran, nė tė cilin ndalohet ngrėnia e kamatės sė shumėfishuar:
{ يا أيها الذين أمنوا لا تأكلوا الربوا أضعافاً مصاعفةً و اتقوا الله لعلكم تفلحون }
“ O ju qė besuat, mos e hani kamatėn qė po e shumėfishoni dhe kini frikė (dėnimin e) Allahut ashtu qė tė gjeni shpėtim ”
Ky ajet i takon zbritjes medinase dhe me tė bėhet ndalimi i pjesėrishėm i kamatės, ose mė saktė ndalimi i njė prej shumė llojeve tė kamatės -” kamatė e shumėfishuar” , e cila njihet edhe si “kamatė e ndytė” , sepse nga pamundėsia e kthimit, borxhi shtohet mė tepėr se kryet e mallit pėr shumė herė.
Kėtė lloj veprimi,Allahu xh.sh. e ndaloi duke thirrur pėr devotshmėri dhe drojtje ndaj Allahut tė Madhėrishėm. Nga ky ajet ėshtė mė se e qartė se fushėveprimi i veprimit me kamatė u ngushtua dhe kufizua nė njė masė tė konsiderueshme, mu ashtu siē qe kufizuar konsumimi i alkoolit me zbritjen e ajetit tė tretė :
{ يا أيها الذين أمنوا لا تقربوا الصلوة و أنتم سكارى حتى تعلموا ما تقولون }
“ O ju qė besuat mos u afroni nė namaz duke qenė tė dehur, derisa tė dini se ē’flitni ... “
Pas tė gjitha kėtyre vėrejtjeve, vjen edhe etapa e katėrt dhe e fundit e ndalimit tė kamatės me zbritjen e ajeteve 275-281 tė kaptinės El Bekare :
“ Ata qė e hanė kamatėn, ata nuk ngrihen ndryshe veēse siē ngrihet i ēmenduri nga tė prekurit e djallit.Kjo ngase ata thanė : “ edhe shitblerja nuk ėshtė tjetėr, por njėsoj sikurse edhe kamata ! “ e Allahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatėn....o ju qė besuat, kini frikė Allahun dhe, nėse jeni besimtarė tė sinqert, hiqni dorė prej asaj qė ka mbetur nga kamata...”.
Me zbritjen e kėtyre ajeteve medinase, ndalohet pėrfundimisht kamata si njė ves i shėmtuar dhe si njė sėmundje e rėndė shoqėrore. Ligji i pėrsosur islam , me njė urtėsi dhe largpamėsi tė pashoqe, nė mėnyrė graduale arriti tė zhdukė nga mesi i shoqėrisė islame vese tė tilla tė shėmtuara si, alkooli,bixhozi, kamata, prostitucioni etj, sėmundje shoqėrore prej tė cilave vuan pothuajse tėrė bota. !
__________________
Koha vjen pėr atė qė din ta pres.
Maxi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-03-09, 17:44   #56
Maxi
Aktiv
 
Avatari i Maxi
 
Anėtarėsuar: 21-06-08
Postime: 139
Maxi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: vazhdon

Llojet e kamatės :
Nė kohėn e injorancės, kur zbritėn ajetet e ndalimit kamatat kanė qenė dy llojesh :
1. Kamata e quajtur “En Nesietu”,
2. Kamata e quajtur “ El Fadėl ”.
Kamata : “En Nesietu ” - sipas Fahru Rraziut , nė kohėn e injorancės ishte kur ndonjėri i huazonte njė tjetri diēka nga pasuria pėr njė kohė tė caktuar, me kusht qė pėr ēdo muaj t’i marrė njė pėrqindje fitimi, duke mbetur kryet e mallit i paprekur. Nėse kėtij i shkrepte ta kėrkonte pasurinė e tij, kurse huamarrėsi nuk kishte ē’ti kthente, ia shtonte edhe mė kundėrvlerėn e mallit tė tij.
Sipas Taberiut, nė kohėn e injorancės, kur dikush i kishte borxh me afat tė caktuar njė tjetri, dhe nuk kishte mundėsi t’ia kthente atė borxh me kohė, i thoshte huadhėnėsit : “ Mė shtyj afatin e pagesės, e unė tė mbetem borxh edhe pėr njė pjesė mė tepėr se kryet e mallit !”. Kjo ėshtė kamata e ashtuquajtur “kamata e shumėfishuar - Ad’afen muda’afeh”, tė cilėn e ndaloi Allahu xh.sh. rreptėsisht.
Kjo lloj kamate pėrdoret edhe sot me tė madhe nė banka ; fatkeqėsisht edhe nė shumė shtete islame, me pėrqindje fitimi prej 2% deri 10% etj.
Kamata - “ El Fadėl “ - Kjo lloj kamate ėshtė kur njeriu shet njė gjėsend pėr njė gjėsend, diēka pėr diēka tė njė lloji a tė njė kategorie, duke i shtuar kundėrvlerėn si f.v., ar me ar, grurė me grurė, elb me elb etj.
Transmeton Ebu Seid El Huderiu se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
“Ari me ar, argjendi me argjend, gruri me grurė, elbi me elb, hurma me hurma, kripa me kripė, dhe ēdo gjė me llojin e vet dorė mė dorė, e kush e shton apo kėrkon tė shtojė diēka nga kjo, konsiderohet kamatė,pėr tė cilin veprim kanė tė njėjtin dėnim edhe dhėnėsi edhe marrėsi ”.
Kemi edhe njė transmetim po nga Ebu Seid el Huderiu, i cili thotė: “Erdhi njė ditė Bilalli tek i Dėrguari i Zotit me disa hurma tė mira .Pejgamberi a.s. e pyeti :Prej nga kėto, o Bilall? Ai ia ktheu : O i Dėrguari i Allahut , i kisha disa hurma mė tė liga dhe i shita dy sa,ė prej tyre pėr njė sa’ė mė tė mirė . Pejgamberi a.s. i tha : Mos bėj kurrė mė njė gjė tė tillė, sepse kjo ėshtė kamatė e vėrtetė. Nėse do tė blesh , atėherė sė pari shiti hurmat e tua e pastaj me ato tė holla blij hurma tjera :
(Muttefekun alejhi)
__________________
Koha vjen pėr atė qė din ta pres.
Maxi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-03-09, 17:45   #57
Maxi
Aktiv
 
Avatari i Maxi
 
Anėtarėsuar: 21-06-08
Postime: 139
Maxi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: vazhdon

DĖNIMI NDAJ ATIJ QĖ VEPRON ME KAMATĖ
Ajetet kuranore si dhe shumė prej haditheve tė Resulullahut, na kanė vėnė nė dijeni pėr dėnimet e tmerrshme e tė dhembshme tė atyre qė e hanė kamatėn.
Ajeti :”Ata qė e hanė kamatėn, ata nuk ngriten mdryshe vetėm se si ngritet ai i ēmenduri nga tė prekurit e djallit...” dhe hadithet e Pejgamberit a.s., siē ėshtė transmetimi nga Xhabir bin Abdil-lahu , i cili thotė : ” Pejgamberi a.s. e ka mallkuar dhėnėsin e kamatės, atė qė e merr dhe e ha kamatėn , dėshmitarėt dhe shkronjėsin e kontratės pėr kamatė, duke thėnė se tė gjithė kėta janė tė barabartė nė dėnim”
(Muslimi, Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
dhe hadithi tjetėr qė e transmeton Ibni Mes’udi nga Resulullahu s.a.v.s.i cili ka thėnė : “ Kamata edhe nėse pėr njė kohė rritet , fundi i saj shpie nė pakėsim (varfėrim) “ ,
na tregojnė mė sė miri se ai qė e merr ose e jep kamatėn, do tė jetė i fyer, i pėrbuzur dhe i nėnēmuar nga Allahu xh.sh. nė kėtė botė, ndėrsa dėnimi i tij nė botėn tjetėr do tė jetė i dhembshėm.
Sot, disa tė paskrupullt, me ngulm isnsistojnė me shpifjet e tyre tė paqėndrueshme se kamata nėpėrmjet transaksioneve tė kamatave nuk ėshtė haram !, duke thėnė se Allahu ka ndaluar vetėm kamatėn e shumėfishtė, ndėrsa kamata e vogėl me 2-3 % fitim, nuk ėshtė haram ! Ata thonė se kamatė e ndaluar ėshtė kamata shpenzuese, kurse kamata prodhuese (bankare) nuk konsiderohet e ndaluar.
Kjo s’ka tė bėjė fare me realitetin, ngase Islami si fe hyjnore, relevante dhe koherente pėr tė gjitha kohėt, insiston qė njeriu pos largimit nga harami - e ndaluara, tė largohet edhe nga rrugėt qė mund tė shpien nė atė haram, duke i mbyllur tė gjitha rrugėt e mundshme tė fitimit tė ndaluar.
ثshtė plotėsisht e palogjikshme shpifja e atyre qė thonė se kamata e vogėl nuk ėshtė haram. Tė tillėve ua kishim kujtuar vetėm pakėz analogjinė nė mes alkoolit dhe kamatės.Dihet se edhe njė pikė e alkoolit ėshtė haram, edhe pse ajo ndoshta si njė pikė e vetme fakikisht nuk tė deh, por urtėsia e Allahut bėri qė pėr shkak tė shumicės, edhe pakica tė ndalohet. Edhe kamata i nėnshtrohet po tė njėjtit rregull.
Tė tillėve do t’u pėrkujtonim vetėm edhe njė herė fjalėt e Allahut :
{ أفتؤمنون ببعض الكتاب و تكفرون ببعض ...}
- “A e besoni njė pjesė tė Librit, e tjetrėn e mohoni ?...” (El Bekare 85)
a thua nuk janė mjaft tė qarta fjalėt kuptimplota tė Allahut :
{ و أحل الله البيع و حرم الربوا ...}
- “ Allahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatėn ...“
{ و اتقوا الله و ذروا ما بقى من الربوا إن كنتم مؤمنين }
- “ Keni frikė Allahun dhe, nėse jeni besimtarė tė sinqertė, hiqni dorė prej asaj qė ka,
mbetur nga kamata...”
{ يمحق الله الربوا و يربى الصدقات ...}
- “ Allahu e zhduk kamatėn dhe e shton lėmoshėn ...“
tė na dėftojnė se kėtu nuk bėhet fjalė pėr ndalimin e pakicės , ose pėr njė ndalim tė pjesėrishėm po, pėrkundrazi kėtu bėhet fjalė pėr ndalim tė pėrgjithshėm, qoftė tė jetė ajo kamatė shpenzuese a kamatė prodhuese.
Mufessiri i kohės sonė, Muhammed Ali Es Sabuni , duke theksuar pasojat dhe dėmet e kamatės si sėmundje e rėndė shoqėrore, thotė : Dėmet dhe pasojat e kamatės mund t’i pėrkufizojmė nė tri kategori :
1. Dėmet e kamatės nga aspekti shpirtėror ;
2. Dėmet e kamatės nga aspekti shoqėror ;
3. Dėmet e kamatės nga aspekti ekonomik.
Sa i pėrket kategorisė sė parė, - dėmet e kamatės nga aspekti shpirtėror , kamata mbjell nė shpirtin e njeriut egoizmin dhe mosdurimin ndaj tjetrit. I tilli nuk sheh asgjė para vetes pėrpos interesit tė tij personal, duke e lėnė tėrėsisht anash vetėflijimin dhe vetėmohimin. Tek i tilli zhduket dashuria ndaj individėve dhe ndaj mbarė shoqėrisė. Shpirti i tij dėshiron vetėm tė kėnaqet nė kurriz tė tė tjerėve.
kategorinė e dytė, - dėmet e kamatės nga aspekti shoqėror , kamata shkakton armiqėsi dhe urrejtje nė mes tė pjesėtarėve tė njė shoqėrie, duke larguar ēdo ndjenjė tė dhembshurisė, bashkėpunimit reciprok dhe mirėsisė ndaj njėri-tjetrit. Ajo fut zili e pėrēarje dhe shkatėrron vlerat morale e vėllazėrore.
Kurse pėr kategorinė e tretė - dėmet e kamatės nga aspekti ekonomik , mund tė themi se kamata, pashmangshmėrisht i ndan njerėzit nė klasa : nė klasėn e tė pasurve, tė cilėt janė kredhur nė mirėqenie ,luks dhe jetė tė stili tė lartė, duke shfrytėzuar pa mėshirė djersėn e tjetėrkujt,- dhe nė klasėn e tė mjerėve, tė varfėrve dhe nevojtarėve, tė cilėve u mungojnė edhe gjėrat mė elementare pėr njė jetė modeste.Njerėzit e kėsaj kategorie (klase) me dashje a pa tė , bien viktimė e kėsaj padrejtėsie duke u shndėrruar nė robėr tė vėrtetė . S’ka dyshim se kamata ėshtė ndėr faktorėt kryesorė qė ndikojnė nė ērregullimin e kėsaj baraspeshe dhe ėshtė shkaktare e drejtpėrdrejtė e humbjes dhe e degradimit tė individėve , popujve dhe shoqėrive.
Nė gjithė kėtė tėrėsi pyetjesh, patjetėr se shtrohet edhe kjo:A ka Islami sistem tė tillė ekonomik, qė mund tė zėvendėsojė fitimin e paligjshėm dhe pa djersė me kamatė?! Lirisht mund tė themi se po. Nė kėtė sistem tė pėrsosur ekonomik tė Islamit , hyn edhe rregullativi i Fikhut i ashtuquajturi : “ El Mudarebetu “, qė cila ėshtė : pajtim a pėlqim i tė dy palėve tė interesuara qė njėra prej tyre tė marrė njė pjesė tė pasurisė sė tjetrit pėr tė punuar me tė . Me kėtė rast nėnshkruhet edhe kontrata e pėrbashkėt pėr fitim me pėrqindje tė caktuar 1/3 , 1/4 a gjysma e fitimit. Nė kėtė kontekst me klauzolė tė veēantė parashihet edhe humbja eventuale.
Kėshtu pra Islami hapi dyert e zhvillimit, tė pėrparimit, tė aksioneve dhe tė planeve investuese e tė fitimit nė mėnyrė tė ndershme.
Islami nė asnjė mėnyrė nuk kufizoi fitimin hallall - tė lejuar nėpėrmjet tregtisė sė lejuar, tė drejtė e tė sinqertė. Vlen tė pėrmendet edhe fakti se nė shumė vende tė botės, tregtarėt muslimanė ishin ata qė mbollėn farėn e Islamit duke dhėnė shembuj tė rrallė nė histori me sjelljet dhe veprimet e tyre tė drejta dhe korrekte.Drejtėsia dhe sinqeriteti i tyre, ishin shkas qė shumė nga jomuslimanėt, duke parė sjelljet e tyre, tė pėrqafonin fenė islame.
__________________
Koha vjen pėr atė qė din ta pres.
Maxi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-03-09, 17:46   #58
Maxi
Aktiv
 
Avatari i Maxi
 
Anėtarėsuar: 21-06-08
Postime: 139
Maxi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: vazhdon

Sidoqoftė, Islami ishte dhe mbeti sistem i pėrkryer i jetės praktike tė njeriut nė tė gjitha aspektet, sistem i cili imponon bindshėm koncept ideologjik tė pėrcaktuar. Islami nė esencė ėshtė aq autentik, aq madhėshtor dhe aq thellė i rrėnjosur nė shpirtin njerėzor, saqė tė gjitha tentimet pėr zhvleftėsimin e tij janė tė gjykuara tė dėshtojnė. I vetmi Islami ėshtė nė gjendje qė njerėzimit t’i ofrojė sistemin e pėrkryer qė tė harmonizojė dhe tė rregullojė veprimet e tij drejt progresit materialist dhe pretendimeve tė tij shpirtėrore.
Islami i thėrret tė gjithė njerėzit pėr mirėsi,pėr vlera tė pėrgjithshme tė moralit dhe pėr luftė kundėr ēdo tė keqeje e shėmtimi.Qėllimi i kėsaj feje madhėshtore ėshtė ērrėnjosja e veseve tė kėqija nga njė shoqėri dhe edukimi i shpirtit me vlera tė larta tė moralit tė pėrkryer. Ata qė i pėrgjigjen kėsaj thirrjeje, janė tė shpėtuar, kurse ata qė refuzojnė, do tė jenė tė mallkuar dhe tė larguar nga mėshira e Allahut xh.sh.

Sabri Bajgora
__________________
Koha vjen pėr atė qė din ta pres.
Maxi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-03-09, 18:30   #59
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: vazhdon

Ju falemnderit!!
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-03-09, 21:07   #60
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Tefsir-(komentim suresh)

Nga Tefsiri i dijetarit te madhe te Kuranit Imam Ibn Kethir rahimehullah.

« I dėrguari [Muhamedi] beson nė atė qė i ėshtė zbritur nga Zoti i tij dhe [po ashtu besojnė] besimtarėt. Secili beson nė Allahun, nė Engjėjt e Tij, nė Librat e Tij dhe nė tė dėrguarit e Tij. Ata thonė:’Nuk bėjmė dallim mes tė dėrguarve tė Tij’. Dhe thonė:’Dėgjojmė dhe bindemi. [Kėrkojmė] Faljen tėnde, o Zoti ynė, dhe tek Ti ėshtė kthimi [i tė gjithėve]’ » [El-Bekare, 285]
« Allahu nuk e ngarkon njeriun me mė shumė se sa mund tė mbartė ai. Ai shpėrblehet siē e meriton dhe dėnohet siē e meriton. ‘Zoti ynė, mos na dėno, nėse gabojmė ose harrojmė! Zoti ynė, mos na ngarko me aso barre qė i ke ngarkuar ata qė kanė qenė para nesh [ēifutėt dhe tė krishterėt]! Zoti ynė, mos na ngarko me mė shumė se sa mundemi tė mbartim! Na fal! Na i shlyej gjynahet! Na mėshiro! Ti je Meula ynė [Mbrojtėsi, Mbėshtetėsi, etj]! Dhe na jep fitore ndaj mosbesimtarėve! » [el-Bekare, 286]


Nga Ibn Abas [radijallhu anhu]:”Ndėrsa Xhibrili [alejhi selam] po rrinte ulur me pejgamberin, ai dėgjoi ēeljen e njė porte mbi tė. Ai ēoi kokėn dhe tha:’Kjo ėshtė njė portė qiellore, e cila asnjėherė para kėsaj dite s’ėshtė ēelur’. Njė engjėll zbriti nga ajo [portė]. Xhibrili tha:’Ky ėshtė njė engjėll qė zbriti nė tokė, i cili kurrė s’ka zbritur para kėsaj dite’. Ai dha selam dhe tha:’Prano pėrgėzimet [O Muhamed] pėr dy dritat qė t’u dhanė, tė cilat nuk i janė dhėnė ndonjė pejgamberi pėrpara teje: Ēelja e Librit [el-Fatiha] dhe fundi i sures el-Bekare. Asnjėherė nuk lexon ndonjė shkronjė nga kėto dyja [sure] veēse tė jepet [dmth tė jepet shpėrblimi pėr tė]’”. [Muslim]

Allahu i lartėsuar ka thėnė:

« Secili beson nė Allahun, nė Engjėjt e Tij, nė Librat e Tij dhe nė tė dėrguarit e Tij. Ata thonė:’Nuk bėjmė dallim mes tė dėrguarve tė Tij’ »
Pra, secili besimtar beson se Allahu ėshtė njė dhe i vetėm, ėshtė Furnizuesi dhe s’ka tė denjė pėr adhurim veē Tij. Ata, po ashtu, besojnė nė tė gjithė pejgamberėt dhe tė dėrguarit e Allahut, nė Librat e Tij qė iu shpallėn nga qielli pejgamberėve dhe tė dėrguarve, tė cilėt janė robėr tė Allahut. Pėr mė shumė, besimtarėt nuk bėjnė dallim ndėrmjet pejgamberėve, si, pėr shembull, tė besojnė nė disa prej tyre dhe t’i mohojnė tė tjerėt. Por, pėr besimtarėt tė gjithė pejgamberėt dhe tė dėrguarit e Allahut janė tė sinqertė, tė drejtė, dhe secili prej tyre qe udhėzuar nė shtegun e drejtėsisė, edhe atėherė kur disa prej tyre sillnin diēka qė shfuqizonte Ligjin e disa tė tjerėve me lejen e Allahut. Mė vonė, Ligji i Muhamedit, pejgamberit dhe tė dėrguarit tė fundit tė Allahut, i shfuqizoi tė gjitha ligjet e pejgamberėve pėrpara tij. Kėshtu, Ēasti i Fundit do tė nisė ndėrsa Ligji i Muhamedit do tė jetė Ligji i vetėm, dhe gjithmonė ndėrsa njė grup nga umeti i tij do tė jenė nė shtegun e sė vėrtetės, tė dukshėm dhe dominues.

« Dhe thonė:'Dėgjojmė dhe bindemi' »,
domethėnė, dėgjojmė thėnien Tėnde, o Zoti ynė, e kuptuam atė dhe punojmė sipas saj.
[Kėrkojmė] Faljen tėnde, o Zoti ynė »
pėrmban njė shfajėsim dhe lutje pėr faljen, pėr mėshirėn dhe pėr butėsinė e Allahut.


« Allahu nuk e ngarkon njeriun me mė shumė se sa mund tė mbartė ai »
do tė thotė se Allahu nuk kėrkon nga njė shpirt atė pėr ēka ai s’ėshtė i aftė. Kjo vetėm demonstron butėsinė, dhembshurinė dhe bujarinė e Allahut ndaj krijesave tė Tij. Ky ajet ėshtė ajeti qė shfuqizoi ajetin i cili i shqetėsoi sahabėt:

« E shfaqėt ju atė qė keni brenda vetės suaj apo e fshehėt, Allahu do t’ju marrė nė pėrgjegjėsi pėr tė »
Kjo tregon se, ndonėse Allahu do tė t’i marrė nė pyetje robėrit e Tij dhe do t’i gjykojė ata, Ai do tė dėnojė vetėm pėr atė nga e cila njeriu ka mundėsi tė ruhet. Sa i pėrket rastit kur ai s’mund tė ruhet, siē janė rastet kur ai i flet vetvetes apo i lindin mendime tė ndryshme, pėr to nuk do tė dėnohet. Kėtu, duhet tė pėrmendim se tė mos i pėlqesh mendimet e kėqija qė i shkojnė njeriut ndėr mend ėshtė pjesė e besimit.

« Ai shpėrblehet siē e meriton »,
pėr tė mirėn.

« ... dhe dėnohet siē e meriton »,
pėr tė keqen, domethėnė, lidhur me punėt pėr tė cilat ėshtė pėrgjegjės.

Mė pas, [duke pėrmendur ēfarė kanė thėnė besimtarėt] ndėrsa e drejton robin e Tij pėr t’iu lutur Atij dhe gjithmonė ndėrsa u premton atyre se do t’u pėrgjigjet nė lutje, Allahu thotė:
« Zoti ynė, mos na dėno, nėse gabojmė ose harrojmė! », domethėnė, ‘Nėse e harrojmė njė obligim apo biem nė ndonjė ndalim, apo bėjmė ndonjė gabim ndėrsa nuk e dimė vendimin pėr tė’. Kemi pėrmendur hadithin e Ebu Hurejres, tė cilin e ka shėnuar Muslim, ku Allahu ka thėnė:”Do ta pranojė [lutjen tuaj]”. Po ashtu, ėshtė hadithi i Ibn Abas, ku Allahu ka thėnė:”E kam pranuar [lutjen tuaj]”.

« Zoti ynė, mos na ngarko me aso barre qė i ke ngarkuar ata qė kanė qenė para nesh [ēifutėt dhe tė krishterėt]! »,
domethėnė, ‘Edhe nėse jemi nė gjendje t’i kryejmė ato, mos kėrko prej nesh tė bėjmė detyra tė vėshtira, ashtu siē kėrkove nga popujt e mėhershėm pėrpara nesh. Ti dėrgove pejgamberin tėnd Muhamed, pejgamberin e mėshirės, pėr tė shfuqizuar kėto barra, nėpėrmjet Ligjit qė ia shpalle atij, njėsinė islamike [teuhidin], fenė e lehtė’. Muslimi ka shėnuar se Ebu HUrejre ka transmetuar nga i dėrguari i Allahut tė ketė thėnė se Allahu ka thėnė:”E kam pranuar [lutjen tuaj]”. Ka edhe njė hadith qė ėshtė shėnuar nėpėrmjet zinxhirėve tė ndryshėm tė transmetimit, ku i dėrguari i Allahut ka thėnė:
“Jam dėrguar sė bashku me njė mėnyrė tė lehtė”.

« Zoti ynė, mos na ngarko me mė shumė se sa mundemi tė mbartim »
nga obligimet, vėshtirėsitė dhe vuajtjet. Mos na bėj tė mbartim atė qė s’mundemi tė durojmė.
Pėrmendėm se Allahu ka thėnė:”Do ta pranojė [lutjen tuaj]” nė njė transmetim, dhe ‘E kam pranuar [lutjen tuaj]” nė njė transmetim tjetėr.

« Na fal! »,
domethėnė, na e fal atė qė ėshtė mes nesh dhe Teje, lidhur me atė ēfarė Ti di rreth tė metave dhe gabimeve tona.


« Na i shlyej gjynahet! »

nga ajo qė ėshtė mes nesh dhe robėrve Tu. Pra, mos ua vė nė dukje atyre gabime tona dhe punėt tona tė kėqija.

« Na mėshiro! »
nė atė qė do tė vijė pas kėsaj. Pra, mos na lė tė biem nė gabim tjetėr. Thonė qė ata tė cilėt bėjnė gabime, kanė nevojė pėr tri gjėra: faljen e Allahut pėr atė qė ėshtė mes Atij dhe atyre, qė Ai t’i fshehė kėto gabime nga robėrit e tjerė tė Tij dhe tė mos i vė nė dukje ato pėrpara robėrve, dhe qė Ai t’i mbrojė ata nga gabimet e mėtejshme. Pėrmendėm mė herėt se Allahu iu pėrgjigj kėtyre lutjeve:”Do ta pranojė”, nė njė transmetim, dhe “E kam pranuar” nė njė transmetim tjetėr.

« Ti je Meula ynė! »,
domethėnė, Ti je mbrojtėsi dhe ndihmėsi ynė. Ty tė zėmė besė. Ty tė kėrkohen tė gjitha ndihmat dhe te Ti mbėshtetemi plotėsisht. S’ka forcė a mundėsi, pėrveē nėpėrmjet Teje.

« Dhe na jep fitore ndaj mosbesimtarėve! »,
domethėnė, ndaj atyre qė kanė mohuar fenė Tėnde, qė mohuan njėsinė Tėnde, qė mohuan porosinė e pejgamberit Tėnd dhe adhuruan tė tjerė krahas Teje. Na jep fitore dhe na bėj mbizotėrues mbi ta nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Allahu ka thėnė:”Do ta pranoj” nė njė transmetim, dhe “E kam pranuar” nė hadithin qė Muslim e ka shėnuar nga Ibn Abas.
Veē kėsaj, Ibn Xherir ka shėnuar se Ebu Is’hak ka thėnė se, kurdo qė Mu’adh mbaronte me leximin e kuaj sureje [« Na jep fitore ndaj mosbesimtarėve! »], thoshte “Amin”.


__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 6 (0 Anėtarėt dhe 6 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:35.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.