Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Astronomia
Emri
Fjalëkalimi
Astronomia Vrojtimi dhe shpjegimi i dukurive që ndodhin jashtë Tokës dhe atmosferës.



 
 
Funksionet e Temës Shfaq Modët
Prev Postimi Mëparshëm   Postimi Tjetër Next
Vjetër 14-11-08, 11:53   #1
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anëtarësuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm
Gabim Udhetimi drejt Marsit,tanime i mbrojtur nga "Sferat magnetike"



Rrezatimi hapesinor dhe errerat diellore jane nder rreziqet me te medha per astronautet qe do te vizitojne ne te ardhmen planetet e sistemit tone. Megjithate simulimet me te fundit kompiuterike mund te kene gjetur nje zgjidhje mjaft “praktike”…


Pengesa me e madhe e misioneve ne Mars eshte cilesuar deri me sot rreziku i nenshtrimit te astronauteve ndaj atyre qe quhen stuhi diellore. Te mbushura me therrmija te jonizuara, te cilat edhe pse perbejne vetem nje pjese te rrezatimit kozmik jane nder me te demshmet, keto errera mund te shkaktojne deme jetesore per astronautet (shih arrtikullin mbi rrezatimet). Nje numer i madh therrmijash te tilla “derdhen” ne hapesire nga yjet ne menyre te crregullt dhe dielli yne nuk perben perjashtim. Megjithate jeta ne Toke eshte e mbrojtur me se miri nga fusha magnetike e planetit e cila devijon dhe ndalon keto errera. Ne rastin me te keq vetem nje turbullime pajisjesh qe punojne me vale elektromagnetike mund te ndihet ne jeten e perditshme.
Krejt e kunderta ndodh ne hapesiren nderplanetare. Pervec problemeve te shumta, astronautet jane te detyruar tu nenshtrohen edhe ketyre errerave, nga te cilat per me teper nuk ekziston asnje tute mbrojtese. Astronautet e misioneve Apollo qe shkuan ne Hene jane te vetmet qenie njerezore qe kane udhetuar pertej mbrojtjes se fushes elektromagnetike te Tokes. Koha e shkurter e qendrimit te tyre ne hapesire, mesatarisht 8 dite, e ben thuajse te pamundur kalimin nen nje rryme therrmijash ekstremisht te jonizuara. Megjithate ne rastin e nje misioni ne Mars do te duhen te pakten 18 muaj udhetim, nje kohe e mjaftueshme per te qene te sigurte se ekuipazhi do te haset me nje stuhi diellore.
Tanime, nje grup kerkuesish te Laboratorit Radherford (Rutherford Appleton Laboratory), Universitetit te Jorkut (York University), te Strathclyde dhe IST-se te Lisbones, kane zhvilluar nje sere modelesh per te treguar se eshte e mundur te mbrohen astronautet brenda anijes kozmike duke e pajisur kete te fundit me nje “sfere magnetike xhepi” ne gjendje te devijoje therrmijat e jonizuara te ererave diellore.
Ideja eshte shfaqur qysh ne vitet 60, megjithate nuk eshte pare kurre si nje alternative e mundshme duke qene se mendohej se “sfera elektromagnetike” duhet te kishte nje diameter prej te pakten 100 kilometrash per te qene efikase.
Nje seri simulimesh ne kompiuter me modele qe jane frut i studimeve mbi energjine dhe fuzionin berthamor (shiko dosjen) te 50 viteve te fundit, kane provuar se per te mbrojtur nje anije kozmike dhe ekuipazhin e saj do te mjaftonte nje sfere prej vetem disa metra diameter.
Burimi: Institute of physics / Electronic Journals


__________________
¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨¨ °º©©º°¨¨¨¨¨¨¨°º©©º
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te çmuar..........
¸.•´¸.•´¨) ¸.•*¨)
(¸.•´ (¸.•´ .•´ : (´¸.•*´¯`*•-->>>> …~ A n n A ~…
¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"°
~AnnA~ Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Nyje Interesante
 


Anëtarët aktiv që janë duke parë këtë Temë: 1 (0 Anëtarët dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janë ON
Kodi [IMG] është ON
Kodi HTML është OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohët janë në GMT +1. Ora tani është 12:11.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.