Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 25-03-12, 10:48   #1
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Lejohet transplanti i organeve nga njė jomysliman tek njė mysliman dhe anasjelltas

Kardavi: Lejohet transplanti i organeve nga njė jomysliman tek njė mysliman dhe anasjelltas


Dr. Jusuf Kardavi, kreu i Unionit Botėror tė Dijetarėve Myslimanė, e lejon heqjen e pajisjeve tė reanimacionit nga njė i sėmurė qė nuk pritet tė shėrohet dhe qė me ti hequr kėto pajisje, ndahet nga kjo jetė. Ai e konsideron njė akt tė tillė si rehati pėr tė sėmurin dhe pėr familjen e tij. Nga ana tjetėr, ai e konsideroi tė papranueshme dhe njė akt shumė tė rėndė eutanazinė, injektimin e lėndėve qė shkaktojnė vdekjen e pacientit me pretekstin pėr ta rehatuar nga dhimbjet e sėmundjes.

Karadavi sqaroi se dhurimi i organeve ėshtė njė akt i lejuar, nėse respektohen disa kritere. Por ai e konsideroi haram, tė ndaluar kategorikisht, shitjen e organeve. Ai tha se kriteret e dhurimit tė organeve janė: Organi tė mos shkaktojė gjymtim tė njeriut si nė rastin e syrit. Nuk dhurohen organet qė mbajnė karakteristika gjenetike siē janė testikujt apo vezorja pėr femrat. Po ashtu, njė kriter i rėndėsishėm ėshtė qė dhuruesit tė mos i rrezikohet jeta.
Shejh Karadavi e lejon transplantin e organeve nga njė jomysliman tek njė mysliman, ashtu siē lejon dhurimin e organeve tė njė myslimani pėr njė jomysliman. Ai tėrhoqi vėmendjen se organet e trupit, tė njė myslimani qofshin apo tė njė jomyslimani, konsiderohen myslimane dhe madhėrojnė Zotin.
Kėto deklarata shejh Kardavi i ka bėrė gjatė njė emisioni televiziv, ku gazetari i drejtoi pyetjet e mėposhtme:
Gazetari:”Fillimisht, duam tė na sqaroni se ēfarė nėnkuptohet me transplant tė organeve, para se tė flasim nėse lejohet apo jo!”
Shejh Kardavi:”Filloj me emrin e Zotit, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit, paqja dhe salavatet ia dedikoj zotėrisė tonė, liderit, modelit, tė dashurit dhe mėsuesit, profetit Muhamed a.s, shokėve dhe atyre qė ndjekin udhėn e tij.
Zoti e krijoi njeriun dhe e nderoi atė, duke e bėrė tė aftė tė mėsojė. Thotė Zoti nė Kuran:”Allahu ju ka nxjerrė nga barku i nėnave tuaja e ju nuk dinit asgjė dhe ju dha tė dėgjuarit, tė parėt dhe zemrat, qė tė jeni falėnderues.” (Nahl, 78)
Bazuar nė kėtė, njeriu ka mėsuar gjatė historisė shumė tė fshehta universale. Ēdo kohe dhe zamani, ai i shton informacione tė reja, tė cilat janė akumuluar nė histori dhe na kanė lėnė njė trashėgimi tepėr tė pasur. Thotė Zoti i lartėsuar lidhur me njeriun:” ia mėsoi njeriut ato qė nuk i dinte.” (Alak, 5)
“Ai krijon edhe gjėra qė ju nuk i dini.” (Alak, 8)
Me zhvillimin e shkencave tė ndryshme, paralelisht ėshtė zhvilluar dhe ka ecur pėrpara dhe mjekėsia, saqė sot flasim dhe pėr transplant organesh. Me transplant organesh, kuptojmė marrjen e njė organi nga njė person i gjallė apo i vdekur – nė formėn e dhurimit – dhe implantimi i tij tek njė person i cili ka nevojė. Nėse organi merret nga njė i vdekur, ėshtė kusht qė ai ta ketė dhuruar para vdekjes, ose ta bėjė dhurimin e organit familja e tė vdekurit. Megjithatė, kjo vlen pėr disa organe dhe jo pėr tė gjithė organet.
Dhurimi i organeve
Gazetari:”Na tregoni diēka mbi gjykimin fetar lidhur me implantimin e organeve!”
Shejh Kardavi:”Sė pari, duhet tė dimė se ekzistojnė organe tė cilat nuk lejohet tė transplantohen, nga njė i gjallė tek njė i gjallė tjetėr, siē janė organet teke, zemra dhe mėlēia, pasi kjo shkakton vdekjen e personit dhurues. Po ashtu, nuk lejohet dhurimi dhe transplantimi i organeve qė gjymtojnė dhuruesin. Prandaj, nuk lejohet dhurimi i syrit duke e lėnė personin qorr, nuk lejohet dhurimi i kėmbės etj... Dhurimi i organeve kufizohet vetėm pėr organet dyshe, ku nėse dhurohet njėri, tjetri vazhdon kryerjen ne funksionit, pa rrezikuar jetėn e dhuruesit.
Bazuar nė kėtė, dhuruesi duhet tė gėzojė shėndet tė plotė, sidomos lidhur me organet qė cenohen nga dhurimi. Organi qė do tė mbetet, duhet tė funksionojė sa mė mirė. Pėr shembull, thuhet se njeriu mund tė jetojė qoftė dhe me 1/6 e veshkės dhe nė kėtė rast, nuk ka asnjė problem qė atij ti merret njėra veshkė.
Ka organe tė tjera qė nuk lejohet tė tranplantohen as nga njė i gjallė tek njė i gjallė dhe as nga njė i vdekur tek njė i gjallė. Kėtu hyn transplanti i aparatit riprodhues dhe organeve gjenitale. Nuk lejohet transplanti i organeve qė transmetojnė gjenet, siē janė kromozomet, testikujt tek meshkujt dhe vezorja tek femrat. Kjo, pasi kėto organe pėrmbajnė kodin gjenetik tė familjes.
Duke pėrjashtuar kėto organe qė pėrmendėm, lejohet transplanti i organeve tė tjera nga njė i gjallė tek njė tjetėr, me kusht qė tė bėhet nėpėrmjet aktit tė dhurimit, jo shitje-blerjes. Nė disa vende janė krijuar tregje ku organet e njerėzve shiten si tė ishin mallra tė rėndomtė. Ashtu siē kemi mafien e organeve, tė cilėt rrėmbejnė fėmijė thjesht pėr tu marrė organet e pėr t’ua shitur.
Prandaj, nė raste tė tilla vihet theksi qė organet duhet tė jenė tė dhuruara, jo tė blera. Sipas studiuesve dhe fakihėve, shit-bjerja ėshtė njė akt shkėmbimi i njė prone me njė pronė, me aprovimin e tė dy palėve. Sakaq, njeriu nuk ėshtė pronė. Zoti e ka nderuar njeriun, gjė tė cilėn e cek dhe nė Kuran ku thotė:” Nė tė vėrtetė, Ne i kemi nderuar bijtė e Ademit” (Isra, 70)
Zoti i ka shpallur njeriut libra tė shenjtė, i ka dėrguar profetė, e ka ngarkuar me pėrgjegjėsi. Prandaj, ai nuk mund tė konsiderohet si njė mall qė blihet e shitet.
Gazetari:”Disa dijetarė dhe studiues mendojnė se transplanti i organeve nuk ėshtė i lejueshėm. Ata e ndalojnė diēka tė tillė sido tė realizohet, nėpėrmjet dhurimit apo shitjes.”
Shejh Kardavi:”Po. Prej kėtyre dijetarėve ėshtė dhe shejhu Muhamedd Sharavi, Zoti e mėshiroftė, i cili ishte kundėr dhurimit tė organeve. Ai thoshte se fiziku i njeriut ėshtė pronė e Zotit, prandaj nuk mund tė dhurohet. Pėr fat tė keq, disa njerėz e kanė sulmuar dhe kritikuar ashpėr shejh Sharavin pėr kėtė mendim, i cili nė fund tė fundit ishte thjesht njė mendim. Ata thoshin se shejh Sharavi po mban qėndrim nė dėm tė njeriut. Nė librin tim “Fetva bashkėkohore” unė i kam kthyer pėrgjigje shejh Sharavit duke i thėnė se:”Ēdo dijetar ka tė drejtė tė shprehė mendimin e tij, me tė cilin mund tė pajtohemi ose jo. Unė i thashė se fiziku i njeriut ėshtė pronė dhe krijesė e Zotit, ashtu siē besojmė se pasuria e njeriut ėshtė sėrish pronė e Zotit. Njeriut i ėshtė besuar mbarėvajtja dhe pėrkujdesi pėr pronėn e Zotit. Thotė Zoti nė Kuran:”Besoni Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij dhe shpenzoni nga ato qė Ai jua ka lėnė trashėgim” (Hadid, 7)
“Jepuni diēka nga pasuria juaj, tė cilėn ju ka dhuruar Allahu.” (Nur, 33)
“Pa dyshim, Allahut i pėrket gjithēka qė gjendet nė qiej dhe nė Tokė.” (Nur, 64)
“I Allahut ėshtė pushteti mbi qiejt dhe Tokėn.” (Shura, 49)
Nga kėto ajete kuptojmė se ēdo gjė i pėrket Zotit, ėshtė pronė dhe krijim i Tij. Ai na ka dhėnė tė drejtėn tė pėrfitojmė nga krijesat e Tij. Ai na ka dhėnė tė drejtėn tė pėrdorim kėtė fizik qė kemi, pa asnjė kufizim dhe pa kushte. Njė nėnė, ka tė drejtė tu ushqejė nga qumėshti i saj foshnje tė tjera. Po ashtu, dikush qė mundet, mund tė dhurojė gjakun e tij, pėr tė shpėtuar jetė njerėzish, gjė tė cilėn e kanė lejuar dijetarėt myslimanė dhe e kanė konsideruar si sadakanė mė tė vlefshme. Kjo, pasi duke dhuruar gjak, ne shpėtojmė jetė njerėzish, jeta e tė cilėve nuk mund tė shpėtohet pa kėtė gjak.
Bazuar nė kėtė, nuk prish asnjė punė nėse dikush dhuron njė organ tė tij, heqja e tė cilit nuk i shkakton probleme, pėr t’ia dhuruar dikujt tjetėr qė ka nevojė. Njė herė, njė grua mė pyeti:”Motra ime ka nevojė urgjente pėr njė veshkė. Unė jam gati t’ia dhuroj, por im shoq nuk e pranon kėtė dhe mė thotė se kur jemi martuar kam pranuar pėr bashkėshorte njė grua me dy veshka, tani nuk e dua gruan vetėm me njė veshkė. E ku e di unė, qė veshka tjetėr nuk do tė sėmuret?” Ky bashkėshort, ka tė drejtė dhe refuzimi i tij duhet tė merret pėr bazė nė raste tė tilla.”
Vdekja e trurit
Gazetari:”A i lejohet dikujt qė para se tė vdesė, tė lėrė porosi qė organet ti dhurohen dikujt, ose njė institucioni?”
Shejh Kardavi:”Ky ėshtė burimi kryesor lidhur me transplantin e organeve, tė cilėt sigurohen nga leja e marrė gjatė jetės, pėr dhurimin e organeve, nė raste aksidentesh. Kurse dhurimet e organeve, mbulojnė vetėm njė pjesė tė vogėl tė nevojave. Kurse shumica e organeve merren nga personat e aksidentuar para se truri i tyre tė ketė vdekur totalisht, ndėrkohė qė zemra u pulson. Nė kėtė rast, atij i merren organet e sakta pėr transplant, si zemra, mushkėritė, dy veshkat...
Fetvaja e transplantit tė organeve, bazohet nė fetvanė pėr vdekjen e trurit. Kėtė temė e ka studiuar imtėsisht Organizata Islame e Shkencave tė Mjekėsisė nė Kuvajt. Pėr ēėshtje tė ndryshme, ajo mbledh studiuesit myslimanė dhe studiues tė mjekėsisė tė cilėt ua shtjellojnė ēėshtjen nė mėnyrė tė detajuar dijetarėve myslimanė. Mandej, tė dy palėt e diskutojnė derisa tė arrihet nė njė vendim dhe gjykim tė pleqėruar mirė. Vetė Konferenca Islame ka organizuar simpoziume tė shumtė, ku kam marrė pjesė dhe vetė personalisht. Ndėr kėto simpoziume, mund tė cek atė tė fillimit tė jetės dhe pėrfundimit tė saj, vdekjes sė trurit etj... Simpoziumi mbi vdekjen e trurit, u mbyll me konkluzionin se Sovrani nuk na e ka pėrcaktuar ēfarė ėshtė vdekja. Mė parė, njerėzit e pėrkufizonin vdekjen si ndalim tė zemrės, edhe pse ndonjėherė zemra ndalon dhe njeriu vazhdon tėjetė gjallė, saqė ka njerėz qė janė ngritur nga arkivoli.
Prandaj, Konferenca Islame ka marrė njė vendim, me tė cilin ėshtė prezantuar dhe Akademia e Fikhut Islam, e cila pėrfaqėson tė gjithė shtetet islame, se vdekja ndodh:
1 – Kur zemra ndalon sė pulsuari totalisht. Kjo ėshtė vdekja tradicionale dhe e njohur nga tė gjithė. Nėse doktorėt thonė se i sėmuri ka vdekur dhe nuk mund tė rikthehet sėrish nė jetė, atėherė personi konsiderohet i vdekur.
2 – Kur vdes truri.
Gazetari:”Atėherė ju e pranoni vdekjen e trurit?”
Shejh Kardavi:”Tė thuash qė ka vdekur truri, nėnkupton qė ai ėshtė jashtė ēdo funksioni, pra ka vdekur dhe ka filluar dekompozimin dhe doktorėt kanė konfirmuar se ai nuk mund ti kthehet sėrish jetės. Kėtė konfirmim, duhet ta japin doktorėt ekspertė tė nervave dhe reanimacionit. Madje, kushtėzohet qė nė kėtė ekip doktorėsh, tė mos jetė askush nga doktorėt qė merren me transplantin e organeve, i cili mund tė ketė ndonjė interes apo pėrfitim.
Ky ėshtė vendimi i Akademisė sė Fikhut, nė bazė tė cilit operojnė njė sėrė vendesh myslimane, si Arabia Saudite e cila ka kryer me mijėra transplante, bazuar nė vdekjen e trurit.
Heqja e pajisjeve tė reanimacionit


  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:22.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.