Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 23-08-11, 10:23   #1
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Turqia kerkon nje spastrim t'vockel etnik ne Kosove

Karışmak
Diplomatja turke nė Kosovė, Songul Ozan, kėrkesėn pėr rishikimin e disa kapitujve tė historisė sė Perandorisė Osmane e quan “pastrim”, e jo “korrigjim”. Sqarimi i saj bėhet pas presioneve tė opinionit publik nė vend qė kundėrshtojė rishikimin e pjesėve tė historisė.
Nga Nebih Maxhuni mė 23 gusht 2011 nė ora 07:55
Me kėrkesė tė njėjtė, sikurse edhe ministri i Arsimit turk, Omer Dincer, tė hėnėn nė opinionin kosovar u prezantua edhe diplomatja e Turqisė nė Kosovė, ambasadorja Songul Ozan.

Ajo tha se Turqia nuk ka kėrkuar ndėrrimin e historisė qė lidhet me turqit, por pastrimin e disa paragrafėve nė librat e historisė sė Kosovės.

Ajo tha se projekti me Ministrinė e Arsimit tė Kosovės nuk pėrmban ndonjė qėllim tė ndryshimit tė historisė. “Me kėtė marrėveshje synohet qė gjeneratave tė ardhshme t’iu sigurohet mėsimi i historisė me njė botėkuptim objektiv qė nuk ngėrthen elemente urrejtjeje dhe qė ėshtė e pastruar nga paragjykimet”, ka thėnė ambasadorja.

Por nė vend tė fjalės “korrigjim”, ambasadorja turke ka pėrmendur fjalėn “pastrim”.

“Nė takim, janė vlerėsuar edhe mundėsitė e bashkėpunimit tė cilat do tė mund tė pėrdoreshin nė periudhat e ardhshme pėr pastrimin e elementeve, tė cilat pėrmbajnė shprehje tė gabuara dhe paragjykuese, tė paraqitura nė disa libra tė mėsimit fillor, nė pjesėt ku flitet pėr turqit dhe periudhėn e Perandorisė Osmane si dhe pėrmirėsimin e disa hartave, tė cilat pėrmbajnė emėrtime tė papranueshme nga vendi ynė”, ka thėnė e dėrguara e Turqisė nė Kosovė.

Rreth kėrkesave tė ministrit turk tė Arsimit, i cili para pak ditėsh ka vizituar Kosovėn, kanė reaguar ashpėr historianė tė Kosovės.

Ata kanė thėnė se librat e historisė nuk pėrmbajnė elemente fyese dhe se askush nuk mund tė mohojė faktin se Perandoria Osmane ka qenė pushtuese.
Disa nga historianėt shprehen tė alarmuar, duke theksuar se okupatori mbetet okupator, pavarėsisht ndihmės qė Turqia mund t’i japė Kosovės aktualisht.
Tė paktėn kėshtu ka thėnė Hakif Bajrami para pak ditėsh pėr Express, njė nga historianėt mė tė njohur nė vend.

Bajrami e pranon se tash Turqia ėshtė shtet mik, por vendi dhe populli i Kosovės nuk mund t’i harrojė ato ēfarė ka bėrė Perandoria Osmane ndaj popullit shqiptar.

“Okupatori mbetet okupator. Krimet qė i kanė bėrė Turgut Pasha e sulltanėt e Turqisė, asnjė ministri, asnjė individ, nė asnjė mėnyrė nuk mundet t’i injorojė”, thotė Bajrami.

Sipas tij, ato ēfarė ka bėrė Perandoria Osmane, kanė qenė krime dhe krime do tė mbesin, pavarėsisht korrigjimeve e rishkrimeve qė mund tė bėhen nė libra. Por jo vetėm historianėt kanė reaguar ashpėr ndaj kėsaj kėrkese, e cila duket se tashmė ėshtė vetėm duke ndodhur. Politikani dhe publicisti i njohur shqiptar nga Maqedonia, Arbėn Xhaferi i ka thėnė Expressit se kėrkesat turke janė rrėnuese.

Arben Xhaferi thotė se pranimi i kėrkesės turke pėr ndryshimin e teksteve tė historisė, do tė kishte pasoja destabilizuese pėr shoqėrinė shqiptare. Sipas tij, ky do tė ishte njė kompromis absurd qė do tė shėnonte fillimin e qėndrimit jolojal tė njė pjese tė madhe tė shqiptarėve ndaj shtetit, si nė Kosovė, ashtu edhe nė Shqipėri.



http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,61121



Sqarim gjuhėsor:

Karışmak” = “spastrim etnik”.
Turqishtja eshte gjuhe e ashtuquajtur “aglutinante” : fjalet i ngjiten njera tjetres.
Pra kemi te bejme me nje fjale te perbere nga dy fjale :
- fjala e pare perbehet nga tri shkronjat e para po gjuha jone eshte e moralshme...
- e dyta eshte « -ışmak” qe do te thote etnik”!


__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Fshatari : 23-08-11 nė 10:28
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:44.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.