Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 21-10-11, 20:48   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Naum Veqiharxhi

Naum Veqiharxhi, dimensionet e vėrteta tė ideologut tė Rilindjes

Profili i njeriut qė kontribuoi pėr frenimin e helenizimit tė Shqipėrisė sė Jugut

“Burrat e Bregut flisnin edhe greqisht e italisht pėr efekte tregtare”
“Himariotet, deri nė shekullin e XIX flisnin vetėm shqip”






KONTEKSI HISTORIK

Pėrgatitjet pėr tė arritur te “viti i mbrapshtė” 1913, kur territore tė banuara tėrėsisht ose pjesėrisht nga shqiptarėt u lanė jashtė kufijve tė shtetit tė sapoformuar shqiptar, kishin filluar shumė kohė mė parė. Fillimisht u pėrpiluan, u botuan dhe u shpėrndanė disa fjalorė ose glosarė shumėgjuhėsh. Bėhet fjalė pėr glosarin e Kavaliotit (greqisht-vllahisht-shqip), botuar nė Venedik mė 1770 dhe pėr fjalorin e Dhanilit tė Voskopojės (greqisht-vllahisht-bullgarisht-shqip), botuar mė 1802. Qėllimi i tyre ishte nxitja e helenizimit nė popullsitė jogreqishtėfolėse tė Ballkanit. Shkollat e para greke u hapėn nė Shqipėri duke nisur qė nga shekulli XVI. Numri i tyre u shtua pas mesit tė shekullit XVIII, nė sajė tė veprimtarisė sė Kozma Aitolosit, i quajtur Shėn Kozmai, i cili besohet tė ketė themeluar mė shumė se dyqind shkolla greke nė territoret shqiptare. Nė fillim tė shekullit XIX, greko-fanarjoti Aleksandėr Ipsilanti (1792-1828), kryetar i “Shoqėria e miqve” (Filiqi Eteria), shoqėri politike greke, e themeluar nė Odesė mė 1814, pėr tė pėrgatitur shpėrthimin e kryengritjeve kundėrosmane tė vitit 1921 nė Moldavi, Vllahi dhe Greqi, u bėnte thirrje ortodoksėve grekė, shqiptarė, bullgarė, rumunė dhe armenė qė tė ngriheshin kundėr turqve nė njė kryengritje, qė do tė ngjante mė tepėr me njė kryqėzatė dhe do tė synonte formimin e njė shteti ortodoks me kufijtė e Perandorisė Bizantine dhe me Kostandinopojėn (Stambollin) si kryeqytet. Nė kėto kryengritje morėn pjesė aktive edhe shumė ortodoksė jogreqishtfolės. Nė kryengritjen greke pati njė pjesėmarrje masive tė arvanitėve, ndėr tė cilėt u dalluan veēanėrisht Kolokotroni, Karaiskaqi, Laskarina, Bubulina, Kryezinjtė, Boēarėt e shumė tė tjerė, si edhe shqiptarėt, doktor Vangjel Meksi, Vangjel Zhapa etj. Numėroheshin disa mijėra kryengritės shqiptarė nė Rumani, qė komandoheshin nga ai qė do tė bėhej ideologu i Rilindjes Kombėtare Shqiptare, Naum Panajot Bredhi-Veqilharxhi. Shqiptarė tė shumtė tė fesė ortodokse morėn pjesė nė kryengritjet greke dhe nė atė rumune, duke shpresuar se nė shtetet e lira qė do tė krijoheshin, do tė gėzonin tė drejta tė barabarta me kombėsitė e tjera tė Ballkanit. Pas kėtyre kryengritjeve, ishin vetėm grekėt dhe serbėt qė arritėn tė ngrenė shtetet e tyre. “Pas formimit tė shtetit grek filluan tė fabrikoheshin dhe tė pėrhapeshin teori tė ndryshme antishqiptare. Veēanėrisht e djallėzuar ishte “teoria pellazgjike”, sipas tė cilės shqiptarėt dhe grekėt kishin origjinė tė pėrbashkėt, nga pellazgėt, duke arritur kėshtu nė pėrfundimin se shqiptarėt duhej tė shkriheshin me grekėt” (Historia e popullit shqiptar, II, 2000, f. 105). Pikėrisht kėtė ka pasur parasysh albanologu i shquar Gustav Meyer, kur i cilėson grekėt si “nevojtarė aneksimesh, tė cilėt e kanė tė domosdoshme dogmėn pėr lashtėsinė e madhe tė ēdo fjale shqipe, si mbėshtetje pėr teorinė e tyre pellazgjike.” Nė kėtė kurth u kapėn shumė shqiptarė tė Jugut, madje edhe arbėreshi i madh De Rada, tė cilėt mendonin se nė kėtė mėnyrė do tė siguronin tė paktėn miratimin pėr autoktoninė nė trojet e veta, qė vihej nė dyshim nė atė periudhė. Shpikja tjetėr, po aq e sofistikuar, ishte “afirmimi i njė identiteti tė pėrbashkėt nė mes grekėve dhe shqiptarėve, vetėm mbi bazėn e fesė dhe tė kulturės” (N. Clayer, Fillimet e nacionalizmit shqiptar, Tiranė, 2009, f. 165). Bėhej fjalė pėr ortodoksėt shqiptarė qė banonin nė trojet e tyre nė Shqipėrinė e Jugut dhe praktikonin fenė e tyre ortodokse, por qė predikohej nė kisha tė varura nga Patrikana Ikumenike e Stambollit, ku shėrbenin zakonisht klerikė grekė. Po kėta priftėrinj luanin edhe rolin e mėsuesve nė shkolla, ku mėsohej vetėm gjuhė greke dhe kulturė greke. Nė vazhdėn e pėrpjekjeve pėr afirmimin e kėtij identiteti, mbi bazėn e fesė ortodokse dhe tė kulturės greke, fillimisht Patrikana dhe mė pas shteti grek, edhe pse i sapoformuar, shtuan ndjeshėm numrin e shkollave greke, tė cilat u pėrhapėn me shumicė nė Shqipėrinė e Jugut. Shqiptarėt, zyrtarisht nuk njiheshin si popull mė vete nga Perandoria Osmane dhe ishin tė ndarė nė tre grupe tė mėdha, sipas pėrkatėsisė fetare. Ata quheshin grekė kur ishin tė fesė ortodokse, turq kur ishin tė fesė myslimane dhe latinė ata tė fesė katolike. Duke venė shenjėn e barazimit ndėrmjet fesė dhe kombėsisė, shqiptarėve u mohohej identiteti i tyre kombėtar. Qėllimi i sundimtarėve osmanė ndaj shqiptarėve, qė u kishin shkaktuar aq shqetėsime, ishte t’i fanatizonin fetarisht dhe t’i turqizonin kombėtarisht shqiptarėt myslimanė, duke i lėnė njėkohėsisht dorė tė lirė kishės greko-fanarjote qė tė zhvillonte tė njėjtėn veprimtari nė drejtim tė helenizimit tė shqiptarėve ortodoksė. Ky ka qenė kuadri historik ku duhet vendosur Naum Veqilharxhi, i cili shumė herėt kuptoi se shqiptarėt, tė ndarė, rrezikonin tė zhdukeshin si popull e si komb.
LUFTA NĖ MES SHQIPES DHE GREQISHTES
Me traditėn qė krijoi Bizanti nė shekujt e kaluar, si trashėgues i gjuhės dhe kulturės helene, gjuha greke u bė gjuha e kulturės sė Lindjes, po ashtu si latinishtja nė Perėndim. Me fillimet e pėrpjekjeve pėr shkrimin e gjuhės amtare ndėr popujt e ndryshėm tė Europės, filluan edhe mosmarrėveshjet midis tyre lidhur me pėrzgjedhjen dhe mbėshtetjen nė gjuhėn dhe kulturėn greke apo nė gjuhėn e kulturėn latine. Fillimet e shkrimit tė shqipes nė Veri me ndihmėn e alfabetit latin, duhen kėrkuar me krijimin e shtetit tė parė tė Arbrit, nė shek. XII-XIII. Shkrimi i shqipes nė Jug njihet se ka filluar nė shek. XIV, pėr t’u shtuar nė shek. XVIII, sigurisht me alfabetin grek.
Nė kėtė periudhė, pėrpjekjet pėr gjuhėn shqipe bėhen nė dy drejtime: E para ėshtė shkrimi i shqipes me alfabetin grek, e dyta ėshtė pėrpjekja pėr tė shkruar shqipen me alfabete tė posaēme. Pas botimit tė gramatikės sė U. M. Likut dhe Evstrat Vithkuqarit (1814), me nxitjen e Ali pashė Tepelenės, dhe tė gramatikės sė Vangjel Meksit (para vitit 1819), mjeku i Ali pashė Tepelenės, me tė cilat do tė mėsohej shqipja nė shkolla, dhe veēanėrisht, pas shqipėrimit tė Dhiatės sė Re, po nga Vangjel Meksi (1821), nė terren u ndeshen dy teza, ajo greke e Fanarit (sipas emrit tė lagjes nė Stamboll ku ndodhet Patrikana) dhe ajo shqiptare. Pėrpjekjet pėr tė futur shqipen nė kisha, pėrpjekjet pėr mėsimin e shqipes nė shkolla, pėrpjekjet pėr botime shqipe, sollėn acarime midis kishės greke dhe shqiptarėve. Ishin vitet kur shqiptarėt dhe fėmijėt e tyre braktisnin nė masė shkollat greke dhe, pėr mė tepėr, fenė ortodokse. Pėrballė kėsaj situate, grekėt pėrdorėn njė metodė tė re: mėsimin e greqishtes me ndihmėn e shqipes. Nė shėrbim tė kėtij plani u botuan gramatika tė greqishtes nė gjuhėn shqipe, fjalorė greqisht-shqip dhe tekste fetare, ku viheshin pėrbri e njėjta pėrmbajtje nė dy gjuhė, greqisht dhe shqip, gjithmonė me alfabetin grek. Grekėt u tėrhoqėn paksa. Tashmė, shqipes nuk i mohohej shkrimi, nė qoftė se bėhej nė favor tė greqishtes, pėr helenizimin, mjafton qė shqipja tė mos shkruhej me shkronja tė posaēme, tė provuara mė parė nga Todhri dhe Jan Velarai, aq tė urryera nga grekėt. Por, Naum Veqilharxhi mendonte se sipas kėtij plani, vėrtet shqipja shkruhej dhe lėvrohej, por ideja e krijimit tė kulturės shqiptare nuk realizohej dhe, pėr mė tepėr, shqiptarėt do tė vazhdonin tė ishin tė ndarė sipas feve, ose mė mirė, sipas alfabeteve. Me veprėn e tij, Naumi Veqilharxhi do tė tejkalonte kėshtu qėndrimin e Vangjel Meksit dhe Grigor Gjirokastritit, qė shqipėruan Dhiatėn duke pėrdorur shkronjat greke. “Me alfabetin e tij tė veēantė pėr gjuhėn shqipe, pėrpos tė tjerash, ai dėshironte qė tė flakte alfabetin grek nga trualli shqiptar” (Gj. Shushka, Vepra e N. Veqilharxhit, Prishtinė, 1994, f. 44).


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:59.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.