Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 12-12-11, 22:01   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Xhubleta

Xhubleta, njė dėshmi e qytetėrimit tė hershėm







Veshja qė dikur shtrihej nė pellgun e Mesdheut sot ndodhet e “kyēur” nė Alpet e Shqipėrisė

Nė antikitet gratė e trevave tona visheshin me njė veshje qė i ngjan njė kėmbore tė valėzuar nė fund. Gratė e malėsisė nuk ndikohen nga faktori kohė, ato vazhdojnė ta mbajnė edhe sot kėtė veshje sikur tė ishte njė objekt i shenjtė. Historia e veshjeve shqiptare nis me xhubletėn. Ajo ėshtė e dokumentuar edhe nėpėrmjet dėshmive arkeologjike dhe sipas kėtyre dėshmive rezulton tė jetė njė veshje e pėrhapur nė tė gjithė pellgun e Mesdheut. Etnografja Afėrdita Onuzi gjatė njė interviste pėr “standardin” shpjegon: “Sot jeta nė zonat mė tė thella malore tė Shqipėrisė, pra mbijetesėn kjo veshje e ka nė fshatrat e alpeve tė vendit. Nė fakt zanafilla e kėsaj veshje ėshtė nė zonat mė tė ngrohta, siē ėshtė pra pellgu i Mesdheut”. Pyetjes se si ka mbetur kjo veshje nė Alpet e Shqipėrisė nė kėtė forma qė ka sot, studiuesit nuk dinė ta shpjegojnė. Kjo gjė mund tė ketė arsyet e veta si p.sh. me lėvizjet e popullsisė apo faktorė tė tjerė, por ne nuk dimė tė themi, pasi nuk kemi njė studim tė mirėfilltė se pėrse kjo veshje ka mbetur nė kėtė pjesė tė vendit. E rėndėsishme ėshtė qė kjo veshje e hershme e pėrdorur qė nė antikitet, sot vazhdon tė jetė nė formėn e saj mė tė lulėzuar, sigurisht jo nė qarkullimin e jetės sė pėrditshme, por e kufizuar nė aktivitetet artistike.

Historia e xhubletės

Kjo veshje nuk ka qenė me kėtė ngjyrė qė ne e shohim sot. Sot ajo ka njė ngjyrė tė zezė, por mė parė ajo ka pasur ngjyra tė tjera. Nė bazė tė dokumenteve historike, dėshmive, studimeve nga udhėtarė tė ndryshėm thuhet se nė shek. XVIII xhubleta krahasohet me “Bishtin e Palloit” pėr nga ngjyrat, kėtu ka njė lloj ekzagjerimi nė pėrdorimin e kėsaj shprehjeje, por e vėrteta ėshtė se nė atė kohė xhubleta ishte e zbukuruar me ngjyrė tė kuqe nė tullė, me ngjyrė tė bardhė, blu nė vjollcė dhe me tė zezė. Kėtė fakt ne e shohim nė njė tablo qė ka bėrė Kol Iodromeno nė fund tė shek. XIX. Mendohet se ka mbetur ndonjė ekzemplarė i xhubletės me kėtė pamje. Veshja ėshtė paraqitur nga artisti nė njė tablo tė madhe qė quhet “Sekenat e Jetės” ku nė fakt tė gjithė personazhet janė tė veshur me kostume popullorė tė krahinave tė Shqipėrisė sė veriut dhe midis tyre dallon edhe xhubletėn me kėto ngjyra. Me thėnė tė drejtėn nė tė nuk janė tė gjitha ngjyrat e ylberit, por nuk ėshtė siē na ka ardhur sot nė ngjyrė tė zezė. Njė ekzemplarė i tillė i xhubletės me ngjyra, sot ndodhet nė muzeun e njeriut nė Paris. Atje mund tė ketė arritur nė formė dhurate apo e blerė nga njė udhėpėrshkrues apo studiues i fillim shek. XX. E vėrteta ėshtė qė ky ekzemplar qė duhet tė ishte kėtu, ne na mungon nė fondet tona muzeale. Xhubleta me pamjen e sotme ka njė formė tė veēantė nga veshjet e tjera, e veēanta nuk qėndron vetėm tek forma e saj kėmbore, e cila valėzohet nė fund, por e veēanta e saj qėndron tek stilimi i prerjes ndryshe nga veshjet e tjera qė janė vetėm me njė copė dhe mund t’ia japėsh formėn si tė duash nė avlėmend xhubleta ėshtė bashkim i disa rripave 4-5 cm tė gjerė. Kėta rripa janė prej shajaku, tė cilėt ngjiten nė njė mėnyrė shumė speciale duke aplikuar njė qėndisje apo punim me grep (spik) duke kapur tė dyja anėt dhe kėshtu vazhdon duke i ngushtuar kėto rripa sa krijohet beli apo mesi i gruas. Nė fakt nė Alpet e Shqipėrisė xhubletėn e gjejmė nė dy variante: njė variant ėshtė ai me formėn mė tė valėzuar nė pjesėn e fundit, pra tė kėmborės qė vjen duke u valėzuar nė fund, e cila ėshtė e pėrdorur nė Kelmend, nė pjesėn e Alpeve veriperėndimore, ndėrsa mė nė thellėsi nė pjesėn e Alpeve veriperėndimore dhe krahinės sė Pukės ėshtė njė krahinė etnografike qė quhet Dukagjin. Kjo krahinė pėrdor njė variant tjetėr tė xhubletės qė ėshtė nė formė kėmbore, por mė e shkurtėr dhe jo kaq e valėzuar. Ne mendojmė se xhubleta e Dukagjinit ėshtė forma mė e hershme sepse tė gjithė e dimė qė veshjet ndryshojnė nė modelim me kalimin e kohės. Studiuesit mendojnė se zanafilla e xhubletės ėshtė forma e saj qė sot gjendet nė Dukagjin. Studimet e deritanishme kanė treguar se pjesėt pėrbėrėse tė veshjeve tradicionale nuk kanė tė gjitha tė njėjtėn moshė. Ka pjesė qė tė kujtojnė veshjet mesjetare me ndikime bizantine e orientale, tė tjera qė vijnė si njė jehonė e kohės antike, por ka edhe elementė qė mund tė lidhen me kulturėn ilire. Mund tė pėrmendim kėshtu analogjitė e vėrejtura midis linjės popullore dhe “dalmatikės” ilire apo midis kapuēave, strukave (shalleve), opingave, etj. dhe elementeve respektivė, tė pėrdorur nga ilirėt. Falė kėtyre elementeve tė trashėguar nga kultura ilire dhe ajo e arbėrve tė mesjetės, gjatė zhvillimit tė tyre historik, veshjet popullore kanė arritur tė fitojnė njė varg tiparesh origjinale, qė marrin vlerat e njė treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato tė popujve tė tjerė.

Pesha e xhubletės

Kjo veshje ėshtė kaq e rėndė sa mund tė shkojė nė disa kilogramė. Materiali me tė cilin ajo bėhet ėshtė prej shajaku. Xhubletat ndahen nė disa kategori: shumė e mirė, e mirė, pas e mirė qė pėrdoret nė jetėn e pėrditshme dhe kategoria tjetėr ėshtė ajo qė pėrdorin gratė e moshuara. Kategoria mė e mirė e xhubletės shkon nė 14-15 kg e rėndė me tė gjithė aksesorėt e saj, pra ėshtė kaq solide sa thonė se ajo qėndron vetė nė kėmbė.

Zbukurimet

Zbukurimet qė pėrdoren pėr xhubletėn janė tė vendosur nė pjesėn e rripave apo nė ivat e xhubletės siē e quan krahina veriore. Motivet qė e zbukurojnė janė tė ndryshėm si p.sh. njė libėr i hapur ku lexohet historia nga periudhat mė tė hershme pėrshkruhet historia e zhvillimit tė kėsaj krahine. Motive tė tjera janė akrepi, gjarpri, peshku, yjet. Pra, kjo veshje mė shumė ka motive gjeometrikė tė pėrshtatur me atė natyror sesa zbukurues, siē janė lulet apo diēka tjetėr. Nėpėrmjet kėtyre motiveve tė pėrdorur nė xhubletė ne gjejmė gjurmė tė krishterimit tė hershėm nė trevat shqiptare. Peshku dihet se u soll nga Jezu Krishti pėr tė ngopur popullin, po kėshtu tjetėr motiv interesat ėshtė kulti i gjarprit, akrepi apo dhe insekte tė tjera qė janė element tė frymėzuar nga mjedisi ku ka jetuar kjo popullsi.

Ngjyrat qė pėrdoren sot

Pėrdoret me shumė mjeshtėri duke manovruar me ngjyrat pėr tė formuar nuanca, siē ėshtė pėrdorimi ngjyrės sė zezė mbi tė zezė. Teknika e pėrdorur me ngjyrė tė zezė mbi shajakun e zi krijon njė finesė tė jashtėzakonshme qė ligjet e artit tė kultivuar nuk e pranojnė tė zezėn mbi tė zezė, ndėrsa nė artin popullor kjo aplikohet me shumė sukses. Ėshtė ngjyra e verdhė, por shumė e kursyer, ngjyra vjollcė, blu, e bardhė pėrdoren pėr tė mbushur motivet nė njė xhubletė. Tė gjitha kėto motive i japin njė pamje shumė interesante nė kompleksitet. Nė mėnyrė tė veēantė krijohet madhėshtia e xhubletės me tė gjitha pjesėt e saj pėrbėrėse, siē ėshtė brezi, i cili ėshtė i punuar prej shajaku, i zbukuruar me motive dhe nė pjesėn e pėrparme ka njė togėz prej argjendi tė mbushur me gurė shkėlqyes, tė cilėt nuk janė tė ēmuar, por janė copa xhamash tė cilėt kanė tė njėjtėn ngjyrė me zbukurimet tjera tė xhubletės. Pjesė tjetėr pėrbėrėse e veshjes ėshtė njė lloj jeleku me tufēe anash qė ėshtė nė llojin zbukurimi me tė njėjtin material ėshtė shumė interesant. Po kėshtu madhėshti veshjes i jep edhe stilimi i lojėrave. Mėnyra e krehjes sė grave qė veshin xhubletė ėshtė edhe mė tėrheqėse dhe tė ngjall njė kėshiri pėr ta njohur kėtė zonė, vetėm nga mėnyra e kompleksitetit tė veshjes dhe mėnyrės sė makijazhit dhe krehjes sė flokėve tė kėtyre grave. Kaēurrelat e xhubletės janė nė lloje tė ndryshme tė bėra me njė teknologji popullore. Po kėshtu edhe pjesa e ēorapeve tė xhubletės i jep gruas njė pamje tepėr madhėshtore. Nė fakt gratė qė mbajnė xhubletėn nė Malėsinė e Madhe janė tė bėshme, me trup tė madh, me forma tamam tė pėrshtatshme pėr kėtė veshje madhėshtore.

Pjesėt pėrbėrėse

E merr kėtė emėr nga njė lloj fundi nė formė kėmbore tė valėzuar, i qepur me rripa prej shajaku tė vendosur njėri pas tjetrit nė linjė horizontale, bashkimi i tė cilėve realizohet me gajtanė tė hollė prej leshi. Xhubleta shoqėrohet edhe me disa pjesė tė tjera prej shajaku me ngjyrė tė zezė, si tė xhubletės tė cilat quhen grykės, mangė dhe krahol. Pjesė tjetėr ėshtė edhe brezi i gjerė i zbukuruar me rruaza dhe gajtanė, i cili nė tė folmen vendore quhet kerrdhokell. Nė kokė mbahej njė shami e bardhė e lėshuar mbi shpatulla. Kėmbėt mbroheshin me kėlli shajaku ose me ēorape tė gjata si dhe me opinga lėkure. Veshja me xhubletė nė gjysmėn e poshtme ka formėn e kambanės dhe nė gjysmėn e sipėrme ngjan me veshjen e kryqtarėve, sikundėr dhe mjaft simbole tė gdhendura mbi kėtė kostum, si koka e demit kretan, forma kryqi, svastike, etj. janė tė njohura si tė templarėve. Koleksionistėt pohojnė se misteri i veshjes sė zezė, shkėlqen nga tė gjitha pikėpamjet, si nga ndėrtimi, teknika e endjes, ornamentikės sė qėndisjeve, derdhjes sė stolive, etj. Misteri i veshjes sė zezė ėshtė mė i madh se dija mbi pėrmbajtjen e saj. Nė kėtė veshje bie nė sy forma e xhubletės, krejt e veēantė nga ēdo veshje tjetėr, mėnyra e zbukurimit tė pjesėve tė saja me motive dhe ngjyra tė plota, por shume te zgjedhura; si ngjyra e zezė, ēiklamin, vjollce ose blu. Kjo veshje ėshtė mbajtur nė tė gjitha malėsitė e Alpeve tė Shqipėrisė pėrfshirė edhe pjesėn e Alpeve nė Malin e Zi. Xhubleta perfaqeson veshjen mė tė hershme nė Shqipėri dhe ne Ballkan. Ajo sjell mesazhet e qytetėrimit ilir nė kulturėn popullore shqiptare.

Sa pėrdoret sot

Falė faktit qė xhubleta ėshtė shumė e dashur pėr njerėzit qė e mbajnė ka njė konservatorizėm jo nė kuptimin e keq tė fjalės, por ėshtė njė dėshirė pėr ta ruajtur nė mėnyrė qė tė paraqesin identitetin e tyre nėpėrmjet xhubletės gratė malėsore vazhdojnė ta ruajnė nė arkat e tyre duke e pėrdorur jo vetėm nėpėr festivale, por edhe nė festa tė tjera. Kjo veshje vishet edhe nė Festėn e Luleve qė bėhet nė pranverė tė vonė, nė kėtė kohė bėhet Logu i Malėsisė sė Madhe ku burra e gra shkojnė e zbaviten. Po kėshtu xhubleta vishet nėpėr dasma e festa tė ndryshe. Ėshtė dikush qė e riprodhon xhubletėn nė Tuz tė Malit tė Zi, por edhe atje ka ndonjė grua qė mund ta pėrpunojė xhubletėn. Megjithėse kjo veshje ka vlera tė jashtėzakonshme, askush nuk kujtohet qė tė financojė nė njė mėnyrė sa mė simblolike pėr qepjen e xhubletave tė reja. Zakonisht dėgjojmė se ne si popull kemi njė kulturė tė pazėvendėsueshme…, atėherė si?! E vėrteta qėndro se nė vendin tonė nuk ka asnjė vend ku tė punohet pėr qepjen e kėsaj veshje me vlera unikale. Pėr kėtė arsye etnografja Onuzi kėrkon qė tė ngrihet njė grup grash pėr tė punuar pėr qepjen e xhubletės. Qė tė realizohet njė gjė e tillė ėshtė nevoja sponsorizuesve. Xhubleta pėr ėshtė bartėse e qytetėrimit tė hershėm e pėr kėtė arsye duhet ta ruajmė nė mėnyrė tė kujdesshme.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 18-01-13, 16:19   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Xhubleta

__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-01-13, 16:23   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Xhubleta

In Tirana befindet sich laut einem Artikel das alteste noch vollständig erhaltene Trachtkleid der Welt, die nordalbanische "Xhubleta". Dieses Kleid wird vorallem in "Malesia Madhe" getragen. Ich weiss dass es Katholikin tragen, wie es bei muslimischen Albanerinnen aussieht weiss ich nicht. Dieses Kleid begleitete eine Frau ihr Leben lang und damit wurde sie auch begraben. es war ein Symbol des Stolzes des Stammes.




Angeblich will der amerikanische Botschafter in Albanien das Kleidungsstück als Unesco Weltkulturerbe bewerben.















Charakteristisch sind die Friusuren der Frauen
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-01-13, 16:25   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Xhubleta




Xhubleta nė UNESCO?

"Atje kemi njė tingėllimė tė kohėrave, bluza e kuqe, mėngėza, brezi i qėndisur me rruaza nga tė gjitha ngjyrat qė udhėtari hungarez i shekullit tė 18-tė Daniel Kordinez, ka thėnė: as palloi, as ylberi nuk kanė aq ngjyra sa xhubleta e shqiptarėve, se kjo veshje ka tė gjitha ngjyrat e gėzuara tė mėmės natyrė..."

Vetėm njė orė nė Galerinė Kombėtare tė Arteve pėr veshjen mė tė vjetėr nė botė e mbetur gjallė. Nė prani tė ambasadorit amerikan, ministrit tė Kulturės i kėrkohet vėmendje pėr ta anėtarėsuar veshjen kombėtare nė UNESCO

Shenjat nė veshjen e malėsores shqiptare, nė njė veshje tipike siē ėshtė xhubleta kanė pėrcaktuar dhe rrugulluar statusin e saj familjar dhe farefinsor. Si kulturė e tillė tek e cila janė trashėguar dija e shenjave, e mėnyrės sė tė jetuarit dhe tė menduarit qė nga kohėrat mė tė lashta e deri nė vitet 70 tė shekullit tė XX, njė grup njerėzish tė ftuar nga poetja koleksioniste, Luljeta Dano, kanė qenė prezentė kur ajo ka kėrkuar njė shans pėr "anėtarėsimin" nė UNESCO tė veshjes mė tė vjetėr nė botė e mbetur gjallė.

Kjo ndodhi dje, nė Galerinė Kombėtare tė Arteve ku Dano pėr njė orė ka ekspozuar njė pjesė tė koleksionit tė saj tė jashtėzakontė, 12 xhubleta, tallaganė dhe aksesorė tė ēmuar tė veshjes sė gruas sė veriut, gati 150-vjeēare. Ajo ka botuar sė fundi "Perėndesha Athina dhe simbole tė tjera kozmogonike", njė studim mbi shenjat e qėndismave mbi veshjet mashkullore dhe sidomos femėrore duke i pėrkufizuar ato si kultura e "shkrimeve tė fshehta nė ornamentikėn mijėravjeēare tė Malėsisė sė Madhe, Dukagjinit, Mirditės e Pukės" si njė territor mitesh antike i ruajtur nė trashėgiminė etnokulturore.

Nė "Expo-Xhubleta" e organizuar nga "Miqtė e Galerisė" ishte i pranishėm dhe ambasadori amerikan nė Tiranė John Ėithers i cili ka duartrokitur lutjen e poetes: "Do tė lusja ministrin e Kulturės, z. Ylli Pango, tė kryejė veprimet e duhura qė kėto dy veshje (xhubleta dhe xhokeja), kudo ku janė shpėtuar nga koleksionistėt shqiptarė dhe tė huaj, tė merren nė mbrojtje nga UNESCO si pasuri botėrore."

Ēfarė tipologjish paraqesin 12 xhubletat e koleksionit?

Jam pėrpjekur tė pėrfshihen gjithė tipologjitė, megjithėse nuk kisha mundėsi tė vendosja xhubletėn qė rri nė kėmbė. Nė koleksionin tim prej 100 xhubletash, kam 3 tė tilla. Gratė malėsore, kur mbaronin ndėrtimin e xhubletės, thurjen, bėnin gara midis tyre dhe xhubleta qė qėndronte nė kėmbė ishte padiskutim mė e mira.

Kjo ėshtė njė ekspozitė thjesht etnografike apo mitike ku vihen nė dukje shenjat e qėndisura mbi veshjet pėr tė cilat ke ndėrtuar njė alfabet leximi?

Para disa vitesh, kam dėgjuar nė Vermosh njė legjendė pėr Macolen e bukur, njė nuse e re qė ka qenė e fundit qė mė 1970 ka mbajtur xhubletė dhe nuk e hiqte. Macolja kishte ikur nė Amerikė nė kėto vitet e fundit.

Mendohet qė xhubleta, asėll-asėll, ka rreth 70 vjet qė nuk prodhohet mė, sepse janė pėrdorur ato qė kanė qenė xhubletat e pajave. Gruaja malėsore merrte 5-7 xhubleta nė pajė. Nuk ėshtė prodhuar mė, sepse ndėrtimi i xhubletės ėshtė mjaft i sofistikuar. Gruaja malėsore duhet tė ketė njė "tabelė logaritmesh" nė kokėn e saj qė ta thurė kokėrr pėr kokėrr sythi dhe ta montojė nė njė mėnyrė tė tillė qė tė marrė formėn e duhur tė kambanės dhe tė rrijė nė kėmbė.

Do tė thuash qė tė gjitha figurat janė mirė tė menduara?

Ēfarė ėshtė mė e rėndėsishmja janė tė trashėguara sepse xhubleta bėhej besnikėrisht nė vijė familjare dhe ēdo vajzė mbart statusin familjar, farefisnor etj. Veshja ėshtė si veshja e ushtarakėve, pėrfaqėson gradat e jetės civile.

Nė lidhje me kėtė ide ti pėrmende brezin e njėrės xhubletė qė ėshtė realizuar nga dhjetė mijė thumba.

Po, me dhjetė mijė thumba plumbi. Ėshtė njė brez qė bėhej tek zanatēinjtė e pazarit tė Shkodrės. Ēiraku numėronte 10 mijė thumba plumbi. Ai ka yllin e Davidit, ka simbolin e lashtė tė ilirėve, hėnėn me yll qė do ta shohim nė stoli tė tjera.

Nė krye tė radhės ėshtė xhubleta e bardhė. Nga kush vishej ajo?

Ėshtė xhubleta e ēikave, nė veshje e jashtėzakonshme, mrekullisht e bukur, pėr cilėsitė e punimit dhe tė qėndisjes. Dallohet nga simbolet e fertilitetit. Ėshtė njė nga kopjet mė tė rralla, sepse xhubletat e bardha janė vėrtet tė rralla. Vajza e vishte deri nė momentin qė martohej.

Dhe vijmė tek brezi i rrallė qė e vishte jo ēdo lloj nuse.

E vishnin nuse qė vinin nga familje tė para, qė ishin familje tė pasura dhe me njė status tė privilegjuar shoqėror. Ishte simbol i forcės, bukurisė dhe pasurisė, tre nocionet e pėrjetshme.

Gjithēka e universit tė xhubletave tregon njė alta modė,pra ēdo element, qė nga ēorapja ēizme, pėrparėset e mbivendosura, grykashkat, pa folur pėr trungun e veshjes qė ėshtė mrekullia arkaike.

Xhubleta e manekinit me shpinė nga tė tjerat, ka ndonjė histori?

Ėshtė xhubleta e "thakut tė premė", e gruas sė divorcuar. Ajo ėshtė xhubletė e Dukagjinit dhe nė bajrakėt e Mirditės apo tė Dukagjinit, ka qenė ligji qė kur burri divorconte gruan, i priste thekėt ose tė xhubletės ose tė xhokes sė bardhė tė Mirditės. Mendohet qė ėshtė e fillimit tė shekullit XX.

Interesant ėshtė qė krejt fundi i xhubletės ėshtė qėndisur me simbolin e gjarpėrit siē thua ti. Cila ėshtė domethėnia?

Kur gruaja e ka qėndisur atė simbol nuk e mendonte qė do tė bėhej njė grua e divorcuar. Por zakonisht nė rreshtin e fundit tė kėmbanės, tė kordonit tė bardhė, gjithmonė gjen njė rresht tė tillė qė ėshtė o gjarpėr, o ėshtė shumė i ngjashėm me zinxhirin e ADN-sė ose me diēka si fetus, embrion fėmije. Por kėto janė ēudirat qė i pėrkasin kėsaj bote.

Cili ėshtė simboli mė shumė i hasur nė kostume?

Ėshtė shqiponja me dy kokė, me tipare dragoi dhe shumė herė e gjejmė me flakėn qė dragoi nxjerr nga goja.

A mund tė varrosej njė grua me xhubletė?

Gruaja varrosej me xhubletėn qė martohej. Xhubleta mė e mirė i shėrbente asaj nė kėto dy momente tė rėndėsishme tė ndėrrimit tė statusit civil tė saj, nga vajzė nė grua e martuar dhe kalimin nė jetėn tjetėr ku ajo duhej tė shkonte me kėtė xhubletė qė bart pėr mua kode tė vjetra, qė dmth ato duhen lexuar, qė nuk janė thjesht tė bukura, por kanė njė rregullsi, njė alfabet leximi. Dihet nga studiues shqiptarė dhe tė huaj qė vijnė nga qytetėrimi kreto-mikenas. Xhubleta identifikohet me veshje tė gjetura nė pallatin e Knosit nė Kretė, para 4000 vjetėsh. Por kjo s'do tė thotė qė nuk zbulohet njė objekt tjetėr i lashtė dhe xhubleta befas nga festa e 4000 mijė vjetorit tė saj mund tė festojė 10 mijė vjetorin e saj. Sido qė tė jetė, ngelet veshja mė e vjetėr tė botė ende e gjallė dhe misioni i kėsaj ekspozite, mendoj se ėshtė tėrheqja e opinionit publik dhe institucioneve pėrkatėse qė kjo veshje tė merret nė mbrojtje nga UNESCO si veshja mė e vjetėr nė botė ende e gjallė.

Vetėm nė Shqipėri e ke fjalėn?

Xhubleta jeton nė Shqipėri, nė Malėsinė e Madhe, nė Rrafshin e Dukagjinit tė Kosovės, nė Malin e Zi, mendohet dhe nė njė fshat tė Bullgarisė ku janė me origjinė shqiptarė dhe nė Norvegji.

Atėherė UNESkO veshjen kombėtare tė kujt do tė mbrojė?

Do tė mbrojė pikėrisht kėtė tip veshjeje dhe qė nė Shqipėri ne e kemi simbol tė Nėnės Shqipėri nė artet figurative ose nė psiqikėn tonė, simbol tė Rozafės legjendare.

Ngjyrat duken se janė ngjyra tė zhdukura sot nė veri, e kuqe gjaku, e gjelbėr e thellė.

Mendohet qė xhubleta ka qenė e bardhė dhe u bė e zezė. Madje ka pasur njė kėngė popullore pėr kėtė.

Atje kemi njė tingėllimė tė kohėrave, bluza e kuqe, mėngėza, brezi i qėndisur me rruaza nga tė gjitha ngjyrat qė udhėtari hungarez i shekullit tė 18-tė Daniel Kordinez, ka thėnė: as palloi, as ylberi nuk kanė aq ngjyra sa xhubleta e shqiptarėve, se kjo veshje ka tė gjitha ngjyrat e gėzuara tė mėmės natyrė.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:33.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.