Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Shkenca & Teknologjia > Fenomene Paranormale
Emri
Fjalėkalimi
Fenomene Paranormale A egzistojnė fenomenet paranormale apo ato janė vetėm mashtrime tė persosura?



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 17-01-09, 12:58   #1
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Qenie te padukshme!!

Takime tė afėrta me “qenie hije” ndodhin gjithkund nė botė, por mė sė shpeshti nė Britani. Kėtė gjė e dėshmojnė edhe tregimet nė vazhdim.

Fantazma “Zonja e bardhė”

Ėshtė e qartė se fantazma e njė femre antialkooliste, e quajtur “Zonja e bardhė”, kohė tė gjatė ishte vizitore, madje edhe banore e bodrumit tė njė klubi tė meshkujve nė Penkoman, paralagje e Vullverhemtonit. Hapėsira e madhe prej nja 300 m2 duket se i pėrshtatej fantazmės sė quajtur “Zonja e bardhė”.
Cila ėshtė arsyeja qė kjo fantazmė u shpall antialkooliste? Shkaku ėshtė i thjesht. Shumė herė mysafirėt e klubit mbetnin pa birra. Por, pronari i klubit, Harri Arvin, dėshmonte se fantazma e gruas sė panjohur e njihte mekanikėn, pasi qė me saktėsi e dinte se si ta bllokojė aparatin pėr shpėrndarjen e birrės. Birra nė moment zhdukej dhe Harri, rubinetet nė bodrum i gjente tė mbyllura. Nė atė rast i hapte, por rubinetet pas pak kohe ktheheshin nė pozicionin e pėrparshėm. Brenda njė muaji kjo gjė ka ndodhur 22 herė. Pėr nė bodrum ekziston vetėm njė hyrje dhe nuk ka mundėsi tė hyj askush pa u vėrejtur. Mbyllja e rubineteve ishte telashja mė e madhe qė e bėnte fantazma e gruas sė bardhė. Vajza 18 vjeēare, e bija e pronarit tė klubit, tregon se ēfarė ka vėrejtur derisa qėndronte nė krye tė shkallėve tė bodrumit: “Unė pashė njė grua, nė dukje e pėrhimėt, tė ulur mbi njė fuqi. Nė atė moment u shastisa. Mė shpejtėsi tė madhe kaloi nėpėr bodrum dhe u zhduk”.
Prej atėherė fantazma e gruas sė bardhė nuk ėshtė parė asnjėherė...

Shtėpia e mallkuar

Meri Mek Fadjen ishte njė 27 vjeēare, e cila sė bashku me djalin Benin dhe bashkėshortin Benediktin kishin qenė duke jetuar nė njė kamp-shtėpizė kur Kuvendi i qytetit Skantorp (nė Angli) ua dhuroi njė shtėpi nė lagjen Avenia Vivien. Por, qė nė ditėt e para tė banimit nė atė shtėpi filluan tė ndodhin gjėra tė ēuditshme nė tė. Ngjarjet e mėvonshme treguan se nė atė shtėpi banonte, sė paku, edhe njė fantazmė, nėse jo mė tepėr. Ėndrrat pėr njė jetė tė qetė u bėnė tė pamundshme nė kėtė shtėpi, prandaj Mek Fedjenėt ia dėrgojnė njė lutje organeve tė pushtetit lokal nė mėnyrė qė t’ju bėjnė tė mundur vendosjen e tyre nė ndonjė lokal tjetėr.
Ankthet e tyre nė lidhje me fantazmat nė atė shtėpi u bėnė aq dramatike sa qė ishin shkaktari kryesor i humbjes sė fėmijės sė tyre tė lindur para kohe, thonė Mek Fedjanėt.
Njė ditė Meri ishte duke pushuar nė dhomė. “Nė atė moment vėrejta figurėn (fantazmėn) qė shikonte nė drejtim timin nga xhamat e derės sė kuzhinės”, - thotė zonja Meri dhe shton: “Kurse njė herė tjetėr e pashė kėtė fantazmė nė dhomėn e pritjes. Kishte dukjen e njė tė riu me flokė ngjyrė kafeje dhe tesha tė kafta. Kaloi nėpėr dhomė dhe doli drejt nga dritarja, kurse mua i tėrė trupi mė dridhej. Edhe tė nesėrmen nė mbrėmje ndjeva prezencėn e ēuditshme tė tjetėrkujt, por asgjė nuk vėrejta. Nė raste tjera ka pasur trokitje dhe “rraptimė” nė mbrėmje. Sendet binin nga tavolina pa asnjė arsye ose shkak. Nė njė rast mbulesa e tavolinės ishte shprishur dhe dukej sikur dikush ishte duke qėndruar mbi tė...”
Edhe e ėma e Merit Mek Fedjenit, pėr disa muaj sa kishte qėndruar nė vizitė te vajza e saj nė kėtė shtėpi, shumė herė ishte tronditur nga ngjarjet e pakuptueshme dhe shqetėsuese. Meri tregon edhe pėr ngjarje nė lidhje me djalin e saj katėrvjeēar, i cili ishte shurdhmemec dhe i cili katėr herė pėr njė natė u zgjua nga gjumi duke bėrtitur. Nė fytyrė ishte i zbehur dhe dridhej, duke ia shtrėnguar fortė dorėn sė ėmės. “Vetėm sikur tė mund tė fliste, sigurisht do tė tregonte se nė kėtė shtėpi ekziston diēka e ēuditshme dhe e tmerrshme”, - thotė Meri Mek Fadjen. Bashkėshorti i Merit, Benedikti, i cili punonte nė njė fabrikė tė ēelikut, ishte skeptik ndaj kėtyre ngjarjeve. Mirėpo edhe ai nė njė rast dėgjoi trokitje tė cilat dukej sikur vinin nga kamini (vendi i zjarrit).
Shtatė familje e kishin braktisur dhe kishin ikur nga kjo shtėpi e mallkuar. Kurse vizitorėt nga ko shtėpi largoheshin tė tronditur.
“Mė kanė treguar pėr tė riun i cili para ca vitesh ishte mbytur nė kėtė rrugicė dhe jam e sigurt qė shpirti i tij qėndron nė kėtė shtėpi”, - konstaton Meri, duke e kujtuar figurėn e tė riut qė e kishte parė nė dhomėn e saj tė pritjes.

Koncerti i mesnatės

Xhin dhe Bil Dankanin, njė mbrėmje nga gjumi i qetė i zgjoi tingulli i njė muzike tė ēuditshme. Ashtu tė pėrgjumur qėndruan mbi krevat, dhe tė habitur e shikoni njėri-tjetrin. E tėrė kjo ngjarje zhvillohej nė njė shtėpi tė vjetėr, nga koha viktoriane nė qytetin Koventri, tė cilin, kėta dy, e kishin marr me qira. Tingujt vinin nga kati pėrdhes dhe tingėllonin sikur dikush i binte instrumentit tė stėrvjetruar - lahutės. Kur morėn guxim dhe zbritėn poshtė pėr tė parė se ēfarė po ndodhte, mė sė pari shikuan se mos vallė dikush e kishte prekur pianon qė ishte aty, por mbulesa e pianos ishte e mbyllur, prandaj nuk kishte mundėsi pėr t’u prekur.
“Pėr njė moment mė shkoi mendja se macja kishte mundur tė hyjė nė piano, por kur e hapėm atė, pamė se nė tė asgjė nuk kishte. Qė nga ajo kohė fantomi maestro “mbajti” rreth njėqind koncerte nė atė dhomė. Nė moment tingėllonte sikur dikush kalonte me gishta nėpėr telat e harpės. Vetė muzika nuk e kishte tingullin e muzikės moderne. Sapo hynim nė atė dhomė muzika ndalej... Para dy vjetėve, kur u vendosėm nė kėtė shtėpi, askush nuk na e ka pėrmendur kėtė muzikant fantom, por jam i sigurt se kjo gjė ka ndodhur edhe mė herėt”, - mundohet tė sqaroj z. Xh. Dankanin.
Pėrveē kėtyre fantom koncerteve, dėgjohet edhe njė e rrahur e fortė dhe gėrvishtje nė derė. Kurse nė njė shitore tė vogėl, qė ndodhet afėr, nė mėnyrė tė pakuptueshme ndizen dhe fiken dritat. Se pėr ēfarė ėshtė fjala, kėtė nuk e di askush!

Fantazma “Alisa”

Sju Grift, 21 vjeēare, fotomodele nga Kensingtoni (Angli), e cila ka pasur kontakt me tė “pėrtejshmit” tregon: “Nė kėtė shtėpi jetoj plot nėntė muaj. Nė njė rast kam parė fantazmėn e njė vajze tė veshur si Alisa nga bota e ēudirave. Ishte simpatike dhe kisha pėrshtypjen se edhe unė i pėlqeja asaj. Me mua jeton edhe shoqja ime, 20 vjeēare, Megi Mensfild, gjithashtu fotomodele.
Kur bie nata, shpirti i vashės sė panjohur, tė quajtur “Alisa”, shpesh bėnė mahi tė vogla si me rastin e rrotullimit tė lusterit ose sendeve nė akuarium ua ndėrron vendin. Nė shtėpi ka lodra pėr fėmijė, si ariu i madh i punuar nga plishi, tė cilin Alisa e do shumė dhe shpesh luan me tė. Por me kėto mahi tė vogla ne jemi mėsuar dhe e duam fantazmėn tonė tė vogėl” - shprehet Z. Grift.


Marre nga shtypi i huaj


__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga ~AnnA~ : 17-01-09 nė 13:00
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:05.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.