Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 02-08-06, 22:33   #31
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Israja dhe Miraxhi
Israja ėshtė udhėtimi qė Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bėri brenda njė nate prej Mekės deri nė Shtėpinė e Shenjtė23. Miraxh ėshtė ngjitja e tij, po atė natė nė botėn e lartė qiellore. Kėtė udhėtim Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e ka bėrė me trupin e tij tė nderuar dhe me shpirtin e tij tė pastėr. Israja ėshtė pėrmendur nė Kuran, nė suren “Isra”. Allahu thotė: “Larg tė metave ėshtė Ai, qė e kaloi robin e vet nė njė pjesė tė natės prej Mesxhidil Haramit (Qabes) gjer nė Mesxhidil Aksa (Bejtul Mekdis), rrethinėn e sė cilės Ne e kemi bekuar (ia bėmė kėtė udhėtim Muhamedit), pėr t’i treguar atij disa nga argumentet tona. Vėrtet, Ai (Allahu) ėshtė Dėgjuesi (i fjalėve tė Muhamedit), Shikuesi (i punėve tė Muhamedit).” (17:1) Sipas disa dijetarėve Miraxhi ėshtė pėrmendur nė suren “En Nexhm”, prej ajetit tė shtatė deri nė ajetin tetėmbėdhjetė. Dijetarė tė tjerė kanė thėnė se nė kėtė ajet nuk ėshtė pėrmendur Miraxhi, por diēka tjetėr. Dijetarėt islamė kanė mendime tė ndryshme pėr kohėn kur ka ndodhur Israja dhe Miraxhi. Disa kanė thėnė se ka ndodhur nė vitin, kur Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u bė profet. Dikush ka thėnė se ėshtė bėrė nė vitin e pestė tė profetėsisė. Eshtė thėnė edhe se kjo mrekulli ka ndodhur mė 27 tė muajit Rexhep, nė vitin e 10-tė tė profetėsisė. Dikush ka thėnė qė ka ndodhur mė 17 tė Ramazanit, nė vitin e 12-tė tė profetėsisė. Sipas njė mendimi tjetėr kjo ka ndodhur nė Muharrem; dikush tjetėr ka thėnė, mė 17 tė Rabiul Euelit, nė vitin e trembėdhjetė tė profetėsisė. Sipas versioneve tė vėrteta, ngjarja ndodhi kėshtu: Xhebraili erdhi nė Mesxhidi Haram, me njė kafshė pak mė tė madhe se gomari dhe mė tė vogėl se mushka. Kafsha e hidhte thundrėn aq sa mund tė arrijė shikimi i njeriut. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i hipi asaj dhe bashkė me Xhebrailin vajtėn te Shtėpia e Shenjtė. E lidhėn kafshėn aty, ku e kishin lidhur edhe Profetėt e tjerė. Pastaj Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) hyri nė xhami dhe fali 2 rekatė namaz dhe u bė imam i tė gjithė profetėve tė tjerė. Pastaj Xhebraili i solli njė enė me verė dhe njė enė me qumėsht dhe i la Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tė zgjidhte. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) zgjodhi qumėshtin dhe Xhebraili i tha: “Zgjodhe tė natyrshmen. Ti dhe Ymeti yt u udhėzuat pėr nė rrugė tė drejtė. Sikur tė kishe marrė verėn, do ta kishe ēuar nė humbje tėrė Ymetin tėnd.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me Xhebrailin u ngjitėn pėr nė qiellin e kėsaj bote. Xhebraili kėrkoi tė hapej dera. Dera u hap dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pa Ademin, babanė e njerėzimit. E pėrshėndeti atė me “Selam!”. Ai ia ktheu pėrshėndetjen dhe e mirėpriti me shumė respekt dhe pranoi se Muhamedi ishte Profet. Nė tė djathtė ishin ca hije, tė cilat, kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i shikonte, qeshnin; kėta ishin shpirtrat e tė gėzuarve. Nė tė majtė ishin ca hije, qė, kur i shikonte,qanin;kėta ishin shpirtrat e atyre qė kishin bėrė atė, qė nuk duhej ta bėnin. Pastaj u ngjitėn nė qiellin e dytė. Xhebraili kėrkoi t’u hapeshin dyert dhe ato iu hapėn. Aty Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pa Jahjanė, birin e Zekeriasė dhe Isanė, birin e Merjemes, nėnat e tė cilėve ishin motra. I pėrshėndeti me “Selam!” dhe ata ia kthyen pėrshėndetjen, e pritėn shumė mirė dhe pranuan se Muhamedi ishte Profet. Nė qiellin e tretė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) takoi Jusufin, tė cilit i kishtė rėnė hija e mirėsisė. E pėrshėndeti me “Selam!”. Ai ia ktheu pėrsėndetjen, e priti shumė mirė dhe pranoi se Muhamedi ishte Profet. Nė qiellin e katėrt Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) takoi Idrisin. E pėrshėndeti me “Selam!”, ai ia ktheu pėrshėndetjen, e priti shumė mirė dhe pranoi se Muhamedi ishte Profet. Nė qiellin e pestė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) takoi Harunin, birin e Imranit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), e pėrshėndeti edhe atė me “Selam!”. Ai ia ktheu pėrshėndetjen, e priti shumė mirė dhe pranoi se Muhamedi ishte Profet. Nė qiellin e gjashtė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u takua me Musanė, birin e Imranit (paqja qoftė mbi tė!). E pėrshėndeti me “Selam!”. Ai ia ktheu pėrshėndetjen, e priti shumė mirė dhe pranoi se Muhamedi ishte Profet. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kaloi qiellin, ku ishte Musai (paqja qoftė mbi tė!), Musai qau. Dikush nga melekėt i tha: “Pėrse po qan?” “Qaj,- tha Musai, sepse nga ymeti i njė djali, qė u dėrgua profet pas meje, do tė hyjnė nė Xhenet mė shumė sesa nga ymeti im.” Pastaj Xhebraili me Profetin Muhamed (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u ngjitėn nė qiellin e shtatė. Atje Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) takoi Ibrahimin (paqja qoftė mbi tė!). E pėrshėndeti me “Selam!”. Ai ia ktheu pėrshėndetjen, e priti shumė mirė dhe pranoi qė Muhamedi ishte Profet. Ibrahimi e kishte mbėshtetur shpinėn te “Bejtul Ma’muri”, ku hyjnė ēdo ditė shtatėdhjetė mijė melekė. Ata hynin aty njė herė tė vetme. Mė pas, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u ngjit tek Sidretul Munteha (Pema e Vetmuar). Gjethet e saj ishin si veshė elefanti, frutat e saj si shtamba tė mėdha. Aty erdhi njė dyshek prej ari. Me urdhrin e Allahut, Pemėn e mbuloi diēka e ēuditshme. Ajo ndryshoi krejtėsisht e asnjė krijesė e Allahut nuk mund ta pėrshkruajė bukurinė e saj. Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u ngjit drejt Allahut tė Madhėruar. U afrua tek Ai dy kutė a mė shumė. Dhe, Allahu i shpalli robit tė Vet. I caktoi detyrė atij dhe Ymetit tė tij pesėdhjetė namaze, nė njė ditė dhe natė. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye nga Musai (paqja qoftė mbi tė!). Ky e pyeti: “Pėr ēfarė tė urdhėroi Zoti yt?” Ai i tha: “Mė urdhėroi tė fal pesėdhjetė namaze.” Musai i tha: “Ymeti yt nuk ka mundėsi ta kryejė kėtė detyrė. Prandaj kthehu te Zoti yt dhe kėrkoji qė t’i pakėsojė.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye nga Xhebraili, i cili ia bėri me shenjė tė shkonte, nė qoftė se dėshironte. Atėherė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye tek Allahu dhe Ai ia zbriti dhjetė namaze. Pastaj Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kaloi nga Musai (paqja qoftė mbi tė!) dhe ky e pyeti. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tregoi, por Musai i bėri pėrsėri shenjė qė tė kėrkonte prapė prej Allahut pakėsim tė namazeve. Kėshtu, vazhdoi Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duke shkuar nga Musai tek Allahu i Madhėruar, derisa Allahu i caktoi pesė namaze. Mė pas Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kaloi pėrsėri nga Musai (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), i cili i bėri shenjė pėrsėri qė tė shkonte tek Allahu dhe t’i kėrkonte edhe mė pakėsim tė namazeve. Musai tha: “Unė i kam provuar Benu Israilėt pėr detyra edhe mė tė lehta se pesė namazet, por u treguan tė dobėt dhe i braktisėn.” “Kam turp nga Zoti im t’i kėrkoj tė m’i pakėsojė edhe mė namazet,- i tha Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Jam i kėnaqur dhe i bindur.” Pasi, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u largua, iu bė thirrje nga Allahu: “E kam caktuar pėrfundimisht detyrėn pėr ju. Ua kam lehtėsuar robve tė mi detyrėn fetare. Unė i caktova atyre tė falin pesė namaze nė njė ditė dhe natė, por shpėrblimin do ta kenė sa pėr pesėdhjetė. Fjala ime nuk ndryshohet mė!” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye brenda asaj nate nė Mekė. Nė mėngjes i njoftoi njerėzit pėr ēfarė i kishte treguar Allahu nga argumentet e Tij tė mėdha. Mirėpo, idhujtarėt e pėrgėnjeshtruan edhe mė shumė dhe i shtuan mundimet e fyerjet ndaj tij. Dikush prej tyre fishkėllente, e dikush vinte dorėn nė kokė i ēuditur. Disa tė tjerė shkuan tek Ebu Bekri dhe i thanė ēfarė u kishte treguar Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ebu Bekri u tha: "Nėse Profeti ka thėnė ashtu, ėshtė plotėsisht e vėrtetė." - A e beson ti kėtė?,- iu kthyen ata. -Unė i besoj atij pėr gjėra edhe mė larg mendjes se kjo. Unė i besoj atij pėr Zbulesėn qė i vjen nga qielli mėngjes e mbrėmje. Atėherė, Ebu Bekri u quajt “Es Siddik” (qė ėshtė shumė i ēiltėr). Femohuesit nisėn ta provonin Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ata i kėrkuan qė t’ua tregonte pamjen e Shtėpisė sė Shenjtė, tė cilėn ai nuk e kishte parė kurrė mė parė. Allahu ia ēeli pamjen e ai filloi t’u tregonte atyre pėr tė. Ai ua pėrshkroi atyre xhaminė derė pėr derė dhe vend pėr vend. Kėshtu, ata nuk mundėn ta pėrgėnjeshtronin, prandaj thanė: “Pėrsa i pėrket pėrshkrimit, tha tė vėrtetėn.” Idhujtarėt e pyetėn Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr njė vargan, qė do tė vinte nga Shami dhe ai ua tregoi me saktėsi numrin e deveve qė ishin nė atė vargan, pėr kohėn kur do tė vinte vargani nė Mekė dhe devenė qė ecte pėrpara. Dhe ashtu qe vėrtet, por idhujtarėt nuk deshėn tjetėr veē mohimit. Nė mėngjes erdhi Xhebraili dhe i mėsoi tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mėnyrėn e faljes sė pesė namazeve dhe kohėt e tyre. Mė parė namazi ka qenė dy rekatė nė mėngjes dhe dy rekatė nė mbrėmje. </SPAN>
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:46.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.