Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Shkenca & Teknologjia > Fenomene Paranormale
Emri
Fjalėkalimi
Fenomene Paranormale A egzistojnė fenomenet paranormale apo ato janė vetėm mashtrime tė persosura?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 20-09-07, 21:13   #1
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
Avatari i egi
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Nostradamus

Sipas legjendes dy ushtar Franqez, nė kohen e revolucionit, e kan gjetur varrin e Nostradamusit. Rreth qafe tė eshtrave e ka pas njė zengjir, nė tė cilin ka qen i shkruar viti i zbulimit tė varrit tij. Afėr ka qen dhe njė mesazh, duke thėn qė ai i cili e pin ujin prej kafkės tė Nostradamusit do tė sheh tė ardhmen dhe do tė vdes pastaj. Njėni prej atyne ushtarve e pranoj kėtė sfidė - por ashtu siq shkruante ndodhi - ushtari i ka hapur sytė dhe e bėri njė shprehje tė fytyrės shum tė quditshme, pastaj ka vdekur.

14. Dhjetor 1503

Michel de Nostradame, mė i njohur me emer Nostradamus, ishte lindur me 14. dhjetor 1503 nė jug tė Francės, nė provincė Provansa. E ka pas prejardhjen hebre (qifute), por familia e tij e ka pranuar fen katolike pėr shkak tė tutjes nga inkvizicioni.
Nė fėmijeri ka qen mendjehollė, prandaj gjyshi e ka mėsuar greqishten, hebraishten dhe latinishten, gjithashtu dhe gjėrat elementare tė astrologjisė.




Doktor i sukseshėm

Deshira pėr tė mesuar tė gjithat e ka drejtuar nė botė, por pavarėsisht nga kjo, ai e ka pėrfunduar doktorratin e medicinės dhe u bėrė njė doktor i sukseshėm. Nuk ka desht me ju lėrė gjak pacienteve, sikur koleget e ti, pėrkundrazi: nė laboratoriumin e vet i ka tharė flet tė luleve dhe tė thara i ka bluajtur nė pluhur, pastaj jau ka vė pacienteve nėn gjuh. Me kėtė procedure e ka parandaluar zhvillimin e murtajės te shumica e pacienteve, por fatkeqsishtė nuk ka mundur t'ju ndihmon gruajes dhe 2 fėmijėve tė vet. Pas kėsaj ngjarje ai humbi pėr disa kohė (6 vite).
Pas pėrhapjes tė murtajės nė vitin 1554 ai ishte kthyer nė Francė pėr gjithmonė dhe u martuar me njė vejushė tė pasur – Anne Ponsart Gemelle, dhe sėbashku me to dhe familien e saj u vendosen nė rrugen Place de la Poisonerie, e cila ende egziston nė Salon.

Libri I pare I parashikimeve

Nė vitin 1555 e ka pėrfunduar librin e pare tė parashikimeve dhe pėr shkak tė deklaratave korekte ishte I ftuar nė kėshtjellen tė mbretereshės Katarina Mediqejskės. Parashikimet e tij I pėrqafojn ngjarjet prej vitit 1557 deri nė vitin 3797, tė cilat kan ndodhur dhe do tė ndodhin jo vetėm nepėr Francė por dhe nė krejt boten.

Parashikimi I vdekjes tė vet

Shendeti I kėtij astrologut, doktorit, gjithėshikuesi dhe historiani filloj tė dobėsohet dhe me 17 korrik 1566 e shkruajti amanetin. Pas dy jave erdh prifti dhe Nostradamus I tregoj qe nuk do e shohin mė gjallė. Si shumica e parashikimeve tė tij, ishte realizuar dhe kjo. Thuhet qė ai ėshtė vorrosur pran kishe Kordeljere nė Salon, vertikalisht, qė mos tė ecin njerėzit nepėr varrin e tij. Por pasi qe vorrin e tij e kishin hapur revolucionistat jofetar, e kan vorrosur prap nė kishen St. Lovrenc nė Salon. Nė diten e sodme mund tė shikoni portretin e Nostradamusit nė kėtė vend.

Intrigat, dyshimi dhe e vėrteta

Jeta e Nostradamit ka qen interesante, jetė normale, por ende njerėzit po flasin pėr parashikimet e tij, disa dyshojn nė shkrimet e tij, disa mendojn qė ai e ka parashikuar dhe sulmin nė WTC nė New York.





__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …
egi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 21-09-07, 08:12   #2
nait
 
Anėtarėsuar: 06-10-06
Vendndodhja: Prizren.
Postime: 32
nait me shokė shumenait me shokė shume
Gabim Titulli: Nostradamus

Nostradamusi i ka edhe disa strofa ne lidhje me Shqiptaret kur e permendi egzotin Biblik siq thot edhe ai vet duke pretenduar ne shpernguljen e Shqiptareve nga represioni serb
nait Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-09-07, 08:13   #3
nait
 
Anėtarėsuar: 06-10-06
Vendndodhja: Prizren.
Postime: 32
nait me shokė shumenait me shokė shume
Gabim Titulli: Nostradamus

Ndersa Nostradamusi e ka edhe nje parashikim tjeter mjaft interesant ne lidhje me te ardhmene Shqiptareve ku thot se Shqiptaret do te jen dominues te Greqis
nait Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-09-07, 15:07   #4
Kavaleri
Aty ku bijn Tupanat..
 
Avatari i Kavaleri
 
Anėtarėsuar: 20-03-05
Vendndodhja: USA
Postime: 1,463
Kavaleri e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Nostradamus

Faleminderit per kete informacion, qenka vertet interesant!
Un p.s nuk i besoj ketyre Nsaradiav, duke mos prek askend apo nenqmuar, kerkoj edhe falje.
Spo di valla, ne fshatin tim esht nje Veredh, apo si ti thojm ma shqip?.. Burim i ujit nen shpell, ashtu e ngjashme gati si e Gadimes, edhe qe aty i thoj qe ka jetu nen Uj nje Ka,"Mzat" i zi, te cilin e quanin Karaxha, edhe kshtu i ka mbet emri nje familjes Karaxh ne fshjatin tim ne Peqan, qisi fjal um tha e te thash, pastaj qe ai Kau kur paska Luftu me Kulshderen esht buru ujt me gjak gjeja se Karaxha e ka mujt Kulshedren.
Ket e asaj dite kurr si kam besu, as qe ka Kulsheder, e as Kau qe ka jetuar nen shpll, nen uj!

Perralla ne shkall dukati ne ball.

Pershendetje
__________________
Faleminderit U Ē K
Kavaleri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-09-07, 15:23   #5
Kavaleri
Aty ku bijn Tupanat..
 
Avatari i Kavaleri
 
Anėtarėsuar: 20-03-05
Vendndodhja: USA
Postime: 1,463
Kavaleri e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Nostradamus

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga nait
Ndersa Nostradamusi e ka edhe nje parashikim tjeter mjaft interesant ne lidhje me te ardhmene Shqiptareve ku thot se Shqiptaret do te jen dominues te Greqis
Amin jarabi, a mujm me mbrri na dy se per tjeret ska gajle hahah!

Me heret thojshin se Baba i bushit, preardhjen prej Gjakoves!

Ndersa per Dominim ne Europ, esht flitur qe nje Grua shinte gjerat me heret edhe qe ajo paska then se do dominoj nje shtet i vogel por Islam, do dominoj ter Europen!!
Ndersa shtet Mysliman ska ne Europ, As bosnja nuk esht, as Shiperia, edhe neser me u be Kosova shtet prap nuk esht shtet Ilsam ne europ!
Maroko nuk esht Shtet Myliman! spo di!
Nejse edhe un me te nime!
__________________
Faleminderit U Ē K
Kavaleri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-09-07, 22:31   #6
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Nostradamus

*

S'dua t'ua bėj bajat kėtė punėn e Nostradamusit, vetėm dua t'i them ca nga pėrvojat e mija...

I kam pėrcjellė ca vite parashikimet e tij.

Asnjė studjues i parashikimeve tė tij nuk ka pasur sukses t'i deshifrojė parashikimet e Nostradamusit pėr tė ardhmen. Tė gjitha parashikimet e tij janė zbėrthyer tek pas ngjarjeve qė kanė ndodhur mė pastaj. Nė bazė tė parashikimeve tė zbėrthyera/dekoduara/deshifruara, njė numėr i madh "ekspertėsh" janė munduar ta deshifrojnė me metodat e stimulimit kompjuterik - por kot.


Ka ca vite qė nuk merrem fare me parashikimet e tij - i kam ēuar duart. Kėshtuqė prej atėherė nuk besoj nė gjepurat e tij.


Gjitha tė mirat nga unė!


*
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-09-07, 01:39   #7
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

Autor:
Adnan Abrashi – NANDA


Letėr lexuesve tė mi, Mė lejoni qė nė fillim tė pranoj se unė nuk jam kurrfarė eksperti i njohjes sė veprave parathėnėse tė Mishell Nostradamusit, por jam vetėm njė pasionues i tij i flaktė i cili, sikurse edhe shumė tė tjerė, ishte i mahnitur me gjenialitetin e aftėsive tė tij pėr para-shikimin e ngjarjeve dhe dukurive qė priten tė nodhin.
Si nxėnės i klasės sė parė tė Gjimnazit, nė vitin 1974, mė ra nė dorė njė revistė me titull bombastik “Ēka na pret e nesėrmja?”, ku ishin prezentuar analiza tė parathėnieve tė Nostradamusit sė bashku me biografinė e tij tė shkurtėr. Revista ka qenė botua nė gjuhėn serbokroate. Pas leximit tė artikullit me njė vėmendje dhe interesim tė madh u pasionova, dhe menjėherė u mishėrova me kėtė personalitet kaq tė madh dhe kaq kontraverz pėr kohėn e vet kur jetonte. Preva faqen e artikullit nga revista dhe gjėja e parė e cila mė preokupoi nė atė moment ishte qė sa ma parė ta pėrkthej nė gjuhėn shqipe dhe tė njėjtėn ta botoj nė ndonjė revistė tė asaj kohe. Pėrkthimin e artikullit e bėra me plot kėnaqėsi dhe pėrkushtim.
Por kot!
Asnjė revistė nuk e botoi.
Qė nga ajo kohė e gjer mė sot, kurrė nuk kam hequr dorė nga ky qėllim. Prandaj, mendoj se ndoshta pikėrisht ky ėshtė ai moment i realizimit tė plotė tė dėshirės sime tė flaktė dhe sfidues qė Nostra-damusin t’ia prezentoj edhe lexuesve shqiptarė.
Pėr Nostradamusin ėshtė shkruar shumė dhe ka ende pėr t’u shkruar mjaftė. Prandaj, mendova qė t’ju mos ngarkoj aq me faqe tė librit, por vetėm t’i prezentojė rrethanat mė kyēe historike, tė cilat i ka parathėnė ky gjeni, qysh nė shekullin XVI.
Vargjet dhe kutranet e cituara janė pėrkthime tė cilat jam munduar qė t’i adaptoj sa mė afėr kuptimit tė mirėfilltė tė gjuhės shqipe, duke tentuar qė sadopak ta ruaj edhe orgjinalitetin e tyre burimor. Se sa kam pasur sukses nė kėtė drejtim, nuk di. Por kisha shfrytzuar rastit qė juve, lexues tė nderuar nė pėrgjithėsi, e posaēėrisht njohėsve tė mirė tė gjuhės shqipe nė veēanti, t’ju kėrkoj falje tė sinqertė pėr ndonjė lėshim eventual nė kėtė drejtim.
Siē po konkludoni edhe ju vetė, ky libėr nuk ėshtė studim, por vetėm njė prezentim, duke e ruajtur nė te tė drejtėn time tė pakontestueshme qė pėr shumė qėshtje, t’i jap vlerėsimet dhe supozimet e mia personale. Natyrisht, kėtė tė drejtė nė asnjė mėnyrė nuk jua mohoj as juve, para dhe pas leximit tė librit nė fjalė.
Tė prezentosh njė botim pėr njė personalitet qė ka parathėnė ngjarjet para se tė ndodhin, ėshtė me tė vėrtetė pėrgjegjėsi e madhe morale, sepse, duke pasur parasysh disponimin negativ tė njė mase tė gjėrė skeptike pėr kėtė fenomen ende tė pasqaruar shkencėtarisht, mund tė shpallem si “intelektual i padėshirueshėm “qė lanson besėtytni naive.
Nė anėn tjetėr, lexuesi shqiptar ka nė duar pėr herė tė parė njė vepėr orgjinale tė kėtij zhanri, prandaj me siguri do tė vėshtrohet me syrin mė tė ashpėr kritik tė opinionit. Andaj, tė gjitha vėrejtjet, ēfarėdo qofshin dhe nga kushdo qofshin, pėrherė janė tė mirėse-ardhura, sepse ato nė tė ardhmen do tė mė jepnin njė burim edhe mė tė madh nė plotėsimim e njohurisė nė kėtė drjtim, si dhe njė ēasjeje mė konkrete pėr evitimin e gabimeve tė mundshme eventuale.
Dhe, nė fund, ju dėshiroj lexim dhe argėtim tė kėndshėm, pa paragjykime, me parathėniet e parathėnėsit dhe profetit mė tė madh tė tė gjitha kohėve, Mishell Nostradamus.
A u t o r i
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-09-07, 01:42   #8
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

Ekzistimi i fenomenit tė parathėnies lidhet me njohurinė e ekzistimit tė vetė njeriut. Historia njerėzore e tė gjitha kohėve ėshtė pėrplot me fakte mbi parathėnėsit qė janė munduar nė ēfarėdo forme ta parashohin ardhmėrinė tonė si nė hapsirė tė ngushtė regjionale, por edhe me pėrmasa mė tė gjera botėrore.
Format e parathėnies sė ngjarjeve, varėsisht prej kulturave dhe civilizimeve, kanė qenė tė ndryshme. Civilizimi i hershėm SUMER, i cili ka ekzistuar qė nė mileniumin III para erės sonė, ishte njohės shumė i mirė dhe tejet i pėrpiktė i matematikės dhe astrologjisė. Pėrmes vrojtimit tė yjeve dhe lėvizjes sė trupave tė ndryshėm koz-mikė, ata kanė qenė nė gjendje edhe t’i parathonin ngjarjet dhe ndo-dhitė e ndryshme. Dihet se kalendari Sumer ėshtė kalendari mė i vjetėr botėror i pėrpiluar gjer mė tani nė histori.
Nėse bredhim gjurmėve tė vjetra tė vrojtimit dhe tė parashik-imit tė sė ardhmes, pa dyshim, ėshtė e pamundur tė tejkalohet Lindja e Mesme dhe Lindja e Largėt, gjegjėsisht Babilonia. Kėtu, edhe nė atė kohė, kanė ekzistuar shkollat e caktuara, ku me thelbėsi ėshtė studiuar kjo shkathtėsi.
Duke u afruar kronologjikisht mė afėr, vijmė gjer tek Greqia Antike. Tė gjithė filozofėt e Greqisė Antike me njė respekt tė madh i janė pėrkushtuar shkathtėsive vrojtuese pėr parathėnien e ngjarjeve tė ndryshme. Nė kėtė kontekst, duhet pėrmendur: Platonin, Solonin, Pita-gorėn, Apollonien etj. Parathėnia e ngjarjeve, nė Greqinė Antike, ishte shndėrruar nė shkencėn zyrtare si pjesė pėrbėrse e religjionit tė atėhershėm.
Njeri ndėr tė urtit mė tė mėdhenj dhe ēudibėrės tė Greqisė Antike, pa dyshim, ka qenė filozofi Pitagora. Bashkėkohėsit e tij kanė regjistruar se ai, veē tė tjerash, besonte nė reinkarnimin dhe shpėrnguljen e shpirtit. Ėshtė pėrfolur mjaft rasti, kur qartė e njeh shpi-rtin e shokut tė tij tė vdekur tek njė qen. Pėr te, mė tej, thuhej se ka pasur aftėsi tė jashtėzakonshme nė parathėnien e ngjarjeve; ka mundur t’i ndalė dukuritė natyrore, ka mundur tė komunikonte me shtazė, veēanėrisht me gjarprinj tė helmueshėm qė shėtisnin nė trupin e tij pa ndonjė kafshim vdekjeprurės.
Aftėsi tė jashtėzakonshme telepatike ka pasur edhe Apollonie. Pėr te thuhej se ishte i aftė qė pėr njė sekondė tė bartet nga njė vend nė vendin tjetėr. Gjatė sundimit tė mbretit romak Dominicianum, ka qenė i akuzuar pėr magji dhe ishte i ftuar nė gjyq.Mirėpo, gjatė gjykimit, papritmas zhduket nga kariga e tė akuzuarve pa lėnė asnjė gjurmė. Parathėnia e ardhmėrisė pėrmes ėndrrave ka pasur pėrherė njė rėndėsi tė veēantė. Ėshtė besuar se pėrmes ėndrrave Zoti komunikon me njerėz. Kėshtu, ekzistonin individė tė caktuar tė cilėt kanė kryer shėrbime profesionale nė kėtė drejtim. Mė sė shumti shėrbenin nė oborret mbretėrore.Me njė respekt dhe konsideratė tė caktuar, si tė shpėrblyer mė sė miri, ata kishin edhe pėrgjegjėsi tė madhe.Nėse interpretuesi mbretėror i ėndrrave rastėsisht e gabonte komentimin dhe ai pėr kėtė merrte vendim tė gabuar, shpeshėherė paguhej me kokė. Libri mė i vjetėr i pėrbėrė nga tekstet e interpretimit tė ėndrrave buron nga Egjipti i Vjetėr.Ėshtė ky papirusi i famshėm “Ēester Biti”, i shkruar kah vitet 1350 p.e.s Personat me aftėsi tė jashtėzakonshme tė komentimit tė ėndrrave pėrmenden edhe nė librat e shenjėt religjiozė. Nė KUR’AN ėshtė e njohur Surja XII “JUSUF, e cila e tėra me 111 ajete tė saja i dedikohet pėrshkrimit tė pagabueshėm tė parathėnies sė tė ardhmes pėrmes ėndrrave nga ana e Haz.Jusufit (varianta gati e njejtė mund tė gjendet edhe nė “Beslidhjen e vjetėr”, ku pėrshkruhen aftėsitė e jashtėzakonshme tė komentimit tė ėndrrave nga JOZEFI).
Nė kėtė drejtim, nuk duhet haruar edhe parathėnėsit, tė themi ashtu, indirrekt, tė cilėt parathėniet e tyre i kanė konsideruar si frymėzim letrar, dhe nė bazė tė kėtij frymėzimi, janė autorė tė shumė veprave gjeniale tė letėrsisė botėrore. Nė kėtė kontekst, nuk mund ta anashkalojmė shkrimtarin e madh me famė botėror tė zhanrit fantastiko - shkencor, Zhyl Vernin. Prej 108 ideve tė veta tė pėrshkruara, 98 janė realizuar tėrėsisht si tė sakta.
Po ashtu, tė gjithėve na ėshtė e njohur tragjedia mė e madhe detare nė historinė njerėzore e quajtur “TITANIK”, qė ngjau mė 14 prill 1912. Fundosjen e kėsaj anije gjigante dhe tejet tė pėrsosur - krenaria e anije-ndėrtimtarisė sė atėhershme angleze, ka pasur shumė paralajmrime dhe parathėnie nga mė tė ndryshmet, por nga tė gjitha ėshtė interesante romani i botuar, katėr vite para kėsaj tragjedie, i shkrimtarit anglez, Morgan Robertson, titulluar “Pa shpresa ”. Nė kėtė vepėr letrare, fundosja e anijės nė fjalė bėhet pikėrisht nė muajin prill, gjatė udhėtimit plotėsisht tė njėjtė tej - oqeanik, nė relacionin Angli-SHBA. Nga autori i romanit , kjo anije prezentohej si e arritur mė e madhe e anije-ndėrtimtarisė botėrore me gjasė minimale tė fundosjes. Merreni me mend, anija e trilluar nga romani i Robertsonit quhej “TITAN”. Ngjarjet dhe dramat njerėzore tė prezentuara nė te, janė plotėsisht identike me deklaratat e mėvonshme tė dėshmitarėve tė gjallė qė e kanė pėrjetuar fundosjen e “TITANIK-ut”. Edhe pėrshkrimi i anijes kolosale, sė bashku me dimensionet e saja, ka qenė gati identik me “TITANIK-un” faktik, vetėm gabimi i vogėl prej disa metrash, qė mud t’i falet shkrimtarit.
Nuk ka koment!
Shembuj parathėnės nga biografia e personaliteteve tė ēmuara historike, duhet tė ketė shumė. E mos tė flasim pėr individė tjerė anonimė qė kishte dhe ka ēdo popull, shtet, regjion e deri njė fshat mė i vogėl.
Edhe pse ka mjaft dėshmi tė shkruara pėr shumė parathėnie tė realizuara, shkenca bashkėkohore edhe mė tej mbetet e shurdhėr nė kėto fakte, duke i konsideruar ato si koincidenca tė rastit. Ajo, ndoshta, ka edhe tė drejtė, sepse metodika e saj kėrkimore nė hulumtimin e fonemeneve natyrore nė pėrgjithėsi nuk pėrputhet me faktin se mund tė ket pasojė pa ekzistuar shkaku direkt i saj nė atė moment.
Sido qė tė jetė, trysnia e madhe e realitetit pėr shumė para-thėnie tė realizuara, njohuria njerėzore nuk e ka kufizuar vetėm nė shkencat ekzistuese ekzakte, por ėshtė zhvilluar edhe njė disiplinė tjetėr paralele e quajtur Parapsikologji, e cila ka pretendime serioze qė me rezultatet e saja hulumtuese, ta luhasin bazėn e shkencės sė sotme bashkėkohore, duke dėshmuar se, pėrveē ekzistimit tė realitetit tė caktuar hapėsinor dhe kohor, ekziston edhe njė mes-hapsirė e nivelit mė tė lartė hyjnor nė tė cilėn mund tė hyjnė disa individė me prirje tė caktuar dhe nga ajo tė marrin informata tė shumta pėr tė kaluarėn dhe tė ardhmen tonė.
Aftėsinė e parathėnieve tė ngjarjeve dhe dukurive para se ato tė ndodhin, ose qė kanė ndodhur mė parė, parapsikologjia e sheh si njė dukuri komplekse duke e kategorizuar nė disa disiplina kėrkimore:
Prekognacion: parathėnie e drejtėpėrdrejtė e ngjarjeve tė kaluara, ku tė dhėnat e arritura nuk mbėshteten nė tė mbajturit mend tė gjėrave qė tregohen; Premonicion: qė ka tė bėjė me parandjenjėn e rrezikut qė mund tė ndodhė sė shpejti; Profetizimi: qė ka tė bėjė me parathėnien e ngjarjes sė afėrt qė i dedikohet njė grupi mė tė madh njerzish; “DEZHA VU”: parathėnie e cila mbėshtetet nė ndjenjėn shumė tė pėrhapur “veē kam qenė kėtu mė parė”, “veē e kam parė ate diku”, edhe pse vendi ose personi takohet pėr herė tė parė nė jetė. Shikuar nga ky kategorizim, do tė vėreni se tė gjitha parathėniet qė kanė tė bėjnė me parashikimin e ngjarjes qė i deikohen njė grupi tė madh njerzish, quhen p r o f e t i z i m, termi qė sigurisht do tė ishte mi i pėrshtatshėm tė pėrdorej edhe tek parathėniet (profetizimet ) e Nostradamusit gjatė shtjellimit tė mėtejmė , sepse ato realisht i dedikohen mė sė tepėrmi njerėzimit nė pėrgjithėsi. Ne vazhdim do tė hasni se ne gjithnjė manipulojmė me termin e pėrgjithshėm “parathėnie” e jo “profetizim”, sepse, jo rastėsisht, nė rend tė parė, duam ta definojmė fenomenin si tėrėsi, pa hyrė nė elementet e saja tė pėrfshirjes grupore apo inividuale. Dhe, sė dyti, nocioni “profetizim-profet”, gjithmonė tingėllon si shprehi mė e afėrt predikuesve fetarė tė ndonjė religjioni, kėshtu qė mund tė krijojė asociacione tė gabueshme. Pra, realisht, profetėt quhen kėshtu, pėr shkak tė aftėsisė sė tyre parathėnėse tė ngarjeve (shoqėrore) qė do tė ndodhin nė tė ardhmen.
Edhe pse, siē thamė, zyrtarisht e mohuar, nė kohėn e sotme, disi heshturazi dhe nga dyert e vogla, parathėniet dhe fenomenet tjera njerėzore me prejardhje jashtėshqisore, pranohen publikisht si reale. Nė kėto rrethana tė rikrijuara, shkenca jonė tėrthorazi ėshtė e detyruar t’i hapė dyert e veta dhe t’ia liberalizojė studimet dhe marrjen me to, pa bėrė si zakonisht zhurmė tė madhe kritike.
Andaj, pėr studimin e kėtyre fenomeneve, nė botė, dita mė ditė hapen institute nga mė tė pėrsosurat dhe mė bashkohoret. Dhe, s‘ka dyshim, individė me kėso aftėsish, me tė madhe pėrdoren pėr qėllime praktike tė nevojave ushtarake dhe policore. FBI-a amerikane nuk heziton tė pranojė edhe publikisht pėrdorimin e shėrbimeve nga mediumet me aftėsi parashikuese si metoda alternative pėr zbulimin e shumė krimeve.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-09-07, 01:43   #9
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

Aleksej Karel, nominues i ēmimit Nobel pėr medicinė nė vitin 1912, pėr kontributin e tij tė jashtėzakonshėm dhėnė nė drejtim tė ligaturės vaskulare dhe transplatimin e organeve dhe enėve tė gjakut, nė veprėn e vet “Njeriu, ai i panjohuri” nė mes tjerash konstatonte: “ disa personalitetete si duket disponojnė me aftėsinė e caktuar tė lundrimit nė hapėsirė dhe kohė. Kėta njerėz largpamės jo vetėm se zbulojnė ngjarjet qė burojnė nga e kaluara, por edhe ngjarjet qė priten tė realizohen nė tė ardhmen. Mund tė thuhet se vetėdija e tyre shumė lehtė “lėshon rrėnjza” nė hapėsirė dhe kohė. Ose, sė paku, pasi t’i lėshojė, ose pasi tė lirohet nga korniza e vet fizike, gjegjėsisht nga trupi i vet, ajo vetėdije e liruar, e vrojton tė kaluarėn dhe tė tanishmen pikėrisht sikur miza ta vrojtonte njė fotografi nga lart, ku nė vend se tė lėvizė nėpėr te, ajo vetėm e shikon prej sė larti. Nė kėtė situatė detajet humben, por shihet qartė tėrėsia. Faktet e parathėnies sė tė kaluarės na shpiejnė nė prag tė njė tė panjohure. Ajo njėkohėsisht na tregon ekzistimin e principit fizik qė mund tė definohet si aftėsi e zhvillimit edhe jashtė qenies sonė njerėzore”
Shkencėtari anglez, Henrik Xhejms Forman, i cili ia ka kushtuar tėrė jetėn vrojtimit dhe studimit tė fenomenit tė parathėnies, nė vitin 1960, publikon veprėn e vet speciale me titull “Parathėniet gjatė shekujve”, ku, nė bazė tė vlerėsimit tė kritikėve, thuhet se “me dėshmi bindėse ka vėrtetuar ekzistimin e prathėnėsve tė vėrtetė, pranė shumė atyre tė rrejshėm, si dhe realitetin e realizimit tė tyre nė tė kluarėn”. “Nuk ka dyshim”- siē thekson Formani, “sikur tė kishim shkuar tek piramidat nė Gizi dhe parathėnėsit biblik, mund tė gjenim mjaft shembuj tė profetizimeve senzacionale”.
Nė lėmin e Parapsikologjisė ka mendime qė parathėniet tė shpjegohen edhe nga kėndvėshtrimi materialistik - “si aktivitete tė qelizave speciale nervore nė tru, tė quajtuar “PSI”, nė tė cilat nuk ka ndikim as hapėsira e as koha”.
Fizicienti i shquar Nikolla Teslla fuqimisht e mbėshtet teorinė e vet se, “mendimet janė produktet qė burojnė nga marrėdhėniet e ndėrsjella tė materies dhe energjisė nė tru. Nėse ky proces prodhon vale nė eter, atėherė nuk ka arsye qė tė dyshohet pse ato valė tė cilat i transmeton njė qenie, tė mos ketė mundėsi t’i pranojė tjetra”.
Sipas dėshmive tė biografit Zhon O’Nil, edhe vetė Teslla kishte aftėsinė e parathėnies sė ngjarrjeve, ndonse, pėrveē nė rrethin e miqve tė ngushtė, nuk kishte dėshirė ta pranonte publikisht.
Vargu me shembuj nga historiku i parathėnieve mund tė vazhdojė gjatė me prezentimin e pėrplot emrave dhe rasteve tjera tė suksesshme, por, pa dyshim, njeri ndėr parathėnėsit gjenial i tė gjitha kohėve, i cili ka lėnė gjurmė tė ruajtura tė parathėnieve tė veta me shkrim dhe i cili pikėrisht me njė saktėsi fenomenale tė parathėnies sė gjėrave pėr shumė shekuj me radhė, gati nė tėrėsi tė realizuar nė realitet, ėshtė Mishell Nostradamusi. Mu pėr shkak tė saktėsisė sė parathėnieve tė tij, si dhe ndodhjes sė vėrtetė tė tyre, ky parathėnės gjenial ka ngjallur kėrshėrinė e jo vetėm tė individėve tė zakonshėm kuriozė, por shkrimet e parathėnieve tė tij janė objekt i studimeve dhe analizave tė shumė qendrave shkencore reputative anekėnd botės.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-09-07, 01:47   #10
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

MICHEL de NOSTRADAMUS
( 1503 – 1566 )

I pėrqesh kėshtu falltorėt,
qė Perendia i zgjodhi nga radhėt e fėmijėve tė tu
dhe nė krahėt tuaj i vendosi qė ta parathonin kobin tėnd
dhe ndonjė mėkat tjetėr
mirėpo ty tė mbifuqishmit porsa tė kaplojė pėrqeshja
Pėr flakėn e zjarrtė si Nostradamusi i njohur,
nga Zoti i madh dhėnė pėr tėrė botėn
Edhe pėrpos demonit qė shqetėson shpirtin e tij...
nė kallėzimin e fjalės sė lashtė ashtu pėr shumė mote
parashikoi afėr tėrė kėtė kobin tonė.


Shumė komentues dhe studiues tė Nostradamusit debatin vetė e fillojnė gjithėmonė me citimin e kėtyre vargjeve tė poetit dhe estetit tė madh francez nga shekulli XVI Pjer Ronsard (1524-1585), pėrndryshe bashkėkohas, i cili ishte i fascionuar dhe i mahnitur me veprimtarinė e bujshme parathėnėse tė kėtij gjeniu tė madh.
Kush ėshtė nė realitet MISHEL NOSTRADAMUSI ?• Jetoi nė shekullin XVI. U lind nė 14 dhjetor 1503, nė qytetin Salone de Provence tė Francės. Lindja e tij pason 11 vite pas zbulimit tė Amerikės nga Kolumbo.
• Pėr kuriozitet, mbiemri i tij nė gjuhėn latine Nostradamus do tė thoshte: “nostra”- jonė dhe “damus”- dama, zonja. Pra, Zonja jonė.
• Zhvilloji njė jetė normale tė familjarit tė ndershėm pa ndonjė skandal tė veēantė nė biografinė e tij. Ėshtė martuar dy herė dhe me rregulla qytetare. Shoqėrueset e tij tė jetės dy herė ishin zonja me prejardhje tė familjeve tė pasura aristokrate. Kishte 3 fėmijė nga dy martesa, prej tė cilave i mbijetoi vetėm njė djalė - Cezari.
• Nga tė gjitha virtytet ndoshta negative tė tij, shėnohet prirja pėr tė huazuar para me kamata tė larta.
• Pa marrė parasysh lavdėrinė dhe popullaritetin e madh qė kishte, kurrė nuk ėshtė paraqitur si megaloman, por njė njeri i thjeshtė dhe i afėrt me ēdo kė, edhe pse vizita e papritur e Katarina Mediqit dhe mbretit Kali IX, nė shtėpinė e tij nė Salone, dy vite para vdekjes, ia kishin ul ngapak modestinė e tij qė e karakterizonte gjatė tėrė jetės. • Me profesion ishte mjek gjenial i kohės sė vet, i cili me sukses tė madh ka shėruar mortajėn (kugėn), njė sėmundje infektive e pashėrueshme dhe vdekjeprurėse qė masovikisht ka shfarosur Francėn dhe shumė shtete tė Evropės sė asaj kohe.
• Matematikan dhe astrolog, pėrpilues i horoskopit te pėrgjithshėm astrologjie qė edhe sot e kėsaj dite ėshtė i pazėvendėsueshėm si “Horoskopi i famshėm i Nostradamusit”. Kuptohet, me njohjen e astrologjisė dhe matematikės , ishte edhe astronom shumė i aftė nė llogaritjen e lėvizjeve tė planetėve dhe vrojtues i madh i UNIVERSIT tė pafund dhe misterioz.
• Astrologu personal i mbretėreshės Katarina Mediqi, si dhe mjeku i Karlit tė IX.
• Alkimist (kimist-farmacist) i dalluar, i cili ka zbuluar shumė barėra pėr sėmundje tė ndryshme, qė pėr atė kohė kanė qenė tė pashėrueshme. Veēanėrisht ėshtė dalluar me pėrgatitjen e preparateve tė ndryshme kozmetike qė kanė bėrė ēudira nė pėrmirėsimin kualitativ kozmetik tė femrave tė asaj kohe.
• Okulist, mistik dhe parathėnės i cili ka hyrė nė analet e profetizimit botėror tė tė gjitha kohėve, nga tė cilėt shumė parathėnie tė ngjarjeve kanė ndodhur, kurse pjesa mė e madhe e tyre pritet tė ndodhin.
Jo vetėm kaq!
Nostradamusi ishte poliglot i vėrtetė, njohės shumė i mirė i disa gjuhėve botėrore. Pėrveē gjuhės frėngjishte, e qė konsiderohej si gjuhė e tij amėtare, komunikonte dhe shkruante edhe nė gjuhėn hebreje, latine, greke, italiane, thuhej edhe arabe, gjė qė i ka mundėsuar hulumtimin dhe njohjen e shumė shkrimeve tė vjetra tė civilizimeve tė hershme. Kjo dėshmohet me njohjen fenomenale tė religjioneve botėrore dhe filozofisė sė tyre.

__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-09-07, 01:49   #11
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

Nė njerėn anė ishte njė gjeni i ēmuar me ēudira tė veta medicinale duke gėzuar postulate tė larta nė radhėt e fisnikrisė sė atėhershme dhe si pjesėtar me privilegje tė jashtėzakonshme nė oborret mbretėrore, kurse nė anėn tjetėr, trajtohej si sharlatan i paskurpullt, i pėrbuzur, i nėnēmuar, i persekutuar dhe i pėrndjekur, veēanėrisht nga ana e inkuizicionit, ku shpeshherė ka qenė nė rrezik jete.
Ėshtė me tė vėrtetė pėr t’u ēuditur se si Nostradamusi, edhe pse i famshėm nė Francė dhe shtete tjera tė Evropės, fare nuk ishte i respektuar dhe i ēmuar nė qytetin e vet tė lindjes.Kjo, sigurisht, ėshtė njė rregull e pashkruar ,qė e pėrcillte ēdo gjeni tė rangut tė tij. Natyra njerėzore kurrė nuk e ēmon ate qė ka afėr dhe qė ėshtė nė te, por gjithmonė zgjidhja kėrkohet “atje”, larg dhe sa ma larg. Edhe Zotit i lutet nė qiell, edhe pse ai ėshtė afėr, ēdokund, dhe nė TE vetė.
Sido qė tė jetė, Nostradamusi edhe mė tej mbetet profet dhe parathėnės mė i mirė i tė gjitha kohėve. Shumė parathėnie tė tij janė realizuar, dhe njė varg syresh priten tė realizohen nė tė ardhmen. Pėr tė, anekėnd botės shkruhen libra, broshura dhe xhirohen filma. Sa herė qė ndodh ndonjė ngjarje e rėndėsishme me pėrmasa botėrore, interesimi pėr veprat e tij rritet pa masė. Sado kontradiktor, pėrmes dyerve tė vogla, ngadalė por sigurt, studimi pėr tė dhe rreth tij, ka hyrė nė rradhėt e shkencės bashkėkohore serioze .
Pėrveē parathėnieve tė shkruara me shkrim nė veprat e tij, ka mjaft tė dhėna edhe pėr ngjarjet nga jeta private qė i kanė ndodhur, tregime kėto qė jo vetėm nė kohėn e tij, por edhe sot e kėsaj dite, rrisin namin e kėtij personaliteti gjenial dhe njėkohėsisht kontradiktor. Nga shumė margaritarė tė parathėnieve nga jeta e tij e bujshme qė janė pėrfolur dhe me pėrpikėri janė regjistruar nga biografėt e tij, padyshim ka mjaft. T’i pėrmendim disa sosh:
* * *Njė herė, gjersa ka qenė i ftuar si mysafir nderi nė njė pritje mbretėrore, disa fisnikė, pėr t’i vėnė nė lojė aftėsitė e tij parathėnės, provojnė ta helmojnė me njė helm tė fortė. Reagimi i helmit ishte i ashpėr saqė jeta e tij u rrezikua seriozisht. Fisnikėt, pėr ta nėnēmuar, e pėrqeshin me fjalė:
-“ Si ėshtė e mundur qė njė profet me aq famė tė mos mund ta parashikojė tentimin e mbytjes me helm”?.
Pas kėtyre fjalėve ai u pėrgjigjet:
-”Unė e di ditėn dhe orėn kurė do tė vdes, e jo kur disa pa sukses do tė tentojnė tė mė helmojnė. Jam i sigurt se kjo ditė nuk ėshtė sot!”
* * *Fama e Nostradamusit si mjek i sukseshėm nė vitet 1550-ta ishte shumė e madhe nė tėrė Francėn dhe jashtė kufijve tė saj. Pas njė vizite qė i kishte bėrė qytetit BAR – DIK tė Francės, lutet nga njė fisnik qė ta vizitoj bashkėshorten e tij e cila ishte e sėmurė nga njė sėmundje e pashėrueshme.Pasi e kryen vizitėn , fisniku i bėn ftesė qė tė bėjnė njė shėti oborrit tė vetė tė kėshtjellės lukzose. Gjat shėtisė, fisniku drejton me gisht nė dy derrkuc tė pronės sė tij duke e lutur qė ta parathotė fatin e tyre.Njė nga derrkucėt ishte me ngjyrė tė zezė, kurse tjetra me ngjyrė tė kuqremtė.Nostradamusi ngulit vėshtrimin e vet nė drejtim tė dy dėrrkucėve dhe, pas njė qetėsie relative, pėrgjigjet:
-“Derrkucin e zi do ta hani ju, kurse kėtė tė kuqėrremtin do ta grabisė ulėkonja”
Fisniku vetėm qeshi ėmbėl me kėtė konstatim duke vazhduar mė tej shėtinė rreth oborrit tė kėshtjellės dhe pronėsisė sė madhe tė fisnikut.
Pas disa javėsh, Nostradamusi bėn edhe njė vizitė BAR-DIK-ut dhe shkon ta kontrollojė pacienten, bashkėshorten e fisnikut tė pasur, e cila tanimė, pas barrėrave tė preferuara nga Nostradamusi, ndjehej shumė mirė dhe gati e shėruar nė tėrėsi.
Pėr hir tė mikut tė tij, fisniku pėrgatit njė gosti tė madhe nė kėshtjellėn e vet, duke i urdhėruar kuzhinierit personal qė pėr kėtė gosti ta prente dhe pėrgatiste derrkucin e kuqerremtė, pra atė derrkuc pėr tė cilin Nostradamusi kishte parathėnė se do ta grabiste ulėkonja.
Pasi hėngrėn drekėn e pasur, fisniku me njė ironi, iu drejtua Nostradamusit:
- “Zotėri i nderuar, mė duket se kėtė herė keni gabuar. Derrkucin, tė cilėn ti the se do ta grabiste ulėkonja, e ngrėnė ne se bashku”.
- “Nuk ėshtė e mundur”! – Brohorit me befasi Nostradamus.
- “Unė edhe mė tej jam kategorik se ne e kemi ngrėnė derrkucin e zi”!
Fisniku fton kuzhinierin e tij personal, i cili, nga kjo ftesė, fillon tė dridhet prej frike. - “Zotėri i nderuar! Mė falni! Kam gabuar rėndė dhe besoj se ju do tė mė kuptoni. Unė veprova ashtu siē mė preferuat. Pėrgatita derrkucin e kuqėrremtė pėr kėtė gosti, por, pasi mė mungonin disa cikėrrime nė kuzhinė, e lashė atė tė pėrgatitur dhe shkova me shpejtėsi nė qytet pėr t’i blerė gjerat e nevojshme. Kur u ktheva, e pashė se derrkuci i pėrgatitur ishte grabitur nga nė ulėkonjė qė shpesh sillet vėrdallė kah kjo pjesė e shtėpisė. Nga frika nuk pata rrugėdalje tjetėr, dhe e pėrgatita derrkucin e zi”!
Prej kėtij momenti, i cili ka ndodh nė vitin 1557 e tutje, fisniku i madh nga BAR- DIKU i njohur me emrin DE FLORENVIL dhe Nostradamusi kanė mbetur shokė dhe miq mė tė mirė deri nė vdekje.


* * *Njė ditė tė bukur pranvere, gjersa Nostradamusi ishte i shtrirė dhe me sy tė mbyllur kotej nė oborrin e shtėpisė sė vet, atypari kalon njė fqinjė e re e cila e vėren atė qe pushote i shtrirė nė oborr dhe e pėrshėndet me respekt:
- “Mirėdita doktor”!
- “Mirdita zonjushė e nderuar”- ia kthen mjeku dhe vijon tė kotet duke mos i hapur sytė fare. Pas njė ore, pėrsėri duke u kthyer nė shtėpi, fqinja e re sėrish e takon mjekun nė tė njėjtin vend dhe sėrish e pėrshėndet:
- “Mirdita doktor! Ende jeni kėtu?
- “Mirdita zonjė e dashur! Po, ende jam kėtu.
Fqinja e re dhe e bukur e shikon me habi tė madhe dhe befasohet nė pėrshėndetjen e dytė tė doktorit. Ai, nė vend se ta quante zonjush si para njė ore, tani e quajti zonjė.
Nostradamusi ia kishte qėlluar se fqinja e tij e re kishte shkuar nė njė takim me tė dashurin e vet, dhe tanimė nuk ishte vajzė por grua.


* * *Po ashtu nė kėtė kontekst do tė ishte tejet interesante edhe rasti qė ngriti edhe mė tej popullaritetin e aftėsive tė kėtij parathėnėsi sa ishte i gjallė. Njė ditė, duke shėtitur rrugėve tė qytetit tė Ankonės, papritmas ndalet dhe pėrkulet pra njė murgu tė thjeshtė krishter, i cili shėtiste pa brenga me vllezėrit fetarė bulevardit tė bukur tė qytetit. Tė gjithė befasohen me kėtė gjest tė mjekut serioz dhe tanimė shumė tė popullarizuar nė kėto anė. Ai vetėm i pėrgjigjet shkurt dhe sigurt:
- “ Ju lutem, mos u befasoni! Unė i pėrkulem njė PAPE te ardhshėm”!
Dhe me tė vėrtetė. Ky murg i thjeshtė nė at kohė, pas 19 vitesh emrohet si PAPĖ me emrin SIKSTINI V.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-09-07, 01:51   #12
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

NJĖ HYJNOR I KULLUAR APO HERETIK I PĖRBETUAR?

Nga disa personalitete tė rrethit tė vet si ato intelektuale, por edhe njerėz tė zakonshėm, e posaqėrisht nga kisha e atėhershme katolike, Nostradamusi pėrherė ishte i anatemuar, i pėrbuzur dhe i nėnēmuar si antikrisht dhe heretik i pėrbetuar.
Shkaqet dihen!
Marrja e tij me astrologji, hermetizėm, alkemi dhe okul-tizėm nuk pėrkonte me normat shoqėrore tė moralit kishtar. Prandaj, mendohej se ai kishte lidhje me djallin dhe e kishte gabuar rrugėn e vėrtetė tė Zotit. Pėr kėto aftėsi tė veta tė jashtzakonshme, pėrherė jetonte nė frikė, ankth dhe ikje tė pandėrprerė.
A mund tė thuhej pėr Nostradamusin se me tė vėrtetė ishte heretik dhe antikrisht i pėrbetuar? Nė asnjė mėnyrė dhe kurrsesi!
Njerėzit me aftėsi parathėnėse tė nivelit dhe rangut tė Nostradamusit i shfrytėzojnė njohuritė e ligjeve shpirtėrore tė cilat funksionojnė nė natyrė me njė harmoni tė kordinuar dhe pėrpikėri tė plotė. Ata qė i njohin dhe u nėnshtrohen kėtyre ligjeve universale , janė personalitete shumė tė ngritura dhe me vetėdije tė lartė. Ata e dinė se njeriu dhe tė gjitha qeniet tjera materiale dhe shpirtėrore janė krijesa tė Zotit, ashtuqė aftėsitė e veta tė jashtėzakonshme gjithmonė i konsiderojnė si dhuratė hyjnore tė Perendisė. Prndaj, nė asnjė mėnyrė nuk mund tė jenė mohues tė ekzistimit tė Zotit si mbikrijesė e pėrhershme dhe hyjnore.
Pėr ta profetėt dhe predikuesit tjerė tė sė vėrtetės nuk konsiderohen si zota, por ndėrmjetėsues fizikė gjatė kontaktit me nivelet mė tė larta hyjnore, pėr t'i prcjellė mesazhet e krijuesit tė vetėm si vėrejtje serioze pėr largimin tonė nga rruga e vėrtetė. Prandaj, haptazi pranojnė se, nė krahasim me MESITĖ e mirfillta, janė vetėm «vegjėli» nė hierarhinė e tė privilegjuarve, edhe pse mund tė hyjnė nė hapėsira tė caktuara hyjnore, por me kufizime tė konsiderueshme.
Besimi nė Zotin dhe te dėrguarėt e tij, tek Nostradamusi nuk ishin kontestuese. Ai shumė mirė e dinte se mėsimet e profetėve tė mėdhenj, si: Mojsiu, Davidi, Jezuesi, Muhamedi etj, janė instrumetalizuar dhe keqinterpretuar nga hierakia sunduse e klerit kishtar, duke i pėrshtatur ato pėr nevoja tė veta, nė drejtim tė ruajtjes sė pozitės dominante tek shtresat e gjera popullore.
Pėr kėtė realitet, kurrė nuk ėshtė prononcuar haptazi, sepse i nevoitej vetėm njė deklaratė sado e vogėl dhe e pakontrolluar nė kėtė cak, qė inkuizicioni ta bėnte tė veten. Edhe ashtu e kishte lakun nė fyt me akuzė pėr marrje me parathėnie dhe okulltizėm. Kėto akuza, edhe pse tė mbrojtura nga autoriteti i fortė mbretėror, dalė nga miqėsia me Katarina Mediqin, mbeteshin si mundėsi permanente e aktivizimit tė tyre nė ēdo moment tė pėrshtatshėm.
Se a ishte real besimi i tij nė Zotin si mbikrijues, mund tė dėshmohet nė njė pasus tė letres drejtuar Henrit II, ku thuhej:
Rrėfehem plotėsisht se ēdo gjė vjen nga Zoti, dhe atij ia flijoj nderin dhe falenderimin e pėrjetshėm.Unė kėtu ( nė parathėniet) nuk i kam ngatėruar tė dhėnat qė vijnė nga materia, por vetėm nga vetė Zoti dhe shumica e tyre janė si rezultat i vrojtimit (tim) tė lėvizjeve tė trupave qiellor, ashtuqė i kam parė nė pasqyrėn vizlluese, si njė vegim tė papėrmbajtur, si ngjarje tė mėdha, tė dhembshme, katastrofa tė ēuditshme, qė kanė pėr tė ndodhur.
Nė Letrėn tjetėr drejtuar birit tė vet, Cezarit, shkruante:
Pėrsosshmėria e njohjes sė gjėrave nuk mund tė arrihet pa kėtė vetėdije hyjnore:ēdo gjė qė e parashoh, ėshtė inspirim i cili buron, merr forcėn e vetė themelore dhe funksionale nga Perėndia, krijuesi i vetėm, pastaj (nga) momenti dhe (nė fund nga) natyra.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-09-07, 01:53   #13
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

Urrejtja ndaj parathėnėsve dhe konsiderimi i tyre si antikrisht dhe heretik, vjen edhe nga shfaqja dhe ekzistimi i shumė parathėnėsve mashtrues, matrapazė tė rrejshėm dhe sharlatanė, tė cilėt ia vėnin damkėn e zezė edhe kėtyre tė mirėfilltėve.
Nostradamusi ishte tejet i vetėdijshėm pėr kėtė, prandaj nė njė vend tė po kėsaj letreje,drejtuar Cezarit, shkruante:
«Parathėnėsi i vėrtetė, biri im, ėshtė ai i qė i sheh gjėrat e pakapshme pėr njohuritė e natyrshme tė qenieve tjera».Se ēka nėnkupton me «njohuritė e natyrshme », ai vetė e sqaron nė fragmetin e mėtejmė tė letrės nė fjalė:
«Fshehtėsia e pakuptueshme hyjnore dhe aftėsia afatgjate krijuese» nuk mund tė jenė tė kuptueshme «as nga ana e parathėnėsve tė thjeshtė, as me (ndihmėn e) ndonjė njohuri tė zakonshme ose shkathėsie okultiste», por vetėm me kuptimin « se e tėrė pėrhershmėria ėshtė momenti i tanishmes , e cila, sa i pėrket besimit (tonė), pėrfshihet nė nojurinė e pėrgjithshme kohore».Aftėsinė e vetė tė parathėnies sė saktė tė disa lokacioneve dhe regjioneve e pėrshkruante nė kėtė mėnyrė:
Konkretėsia e vendeve (nė parathėnie) mė zbulohen nga frymėzimi (i veēantė) qė mė vjen prej Zotit. Vendet dhe njė pjesė e kohės mė tregohen nga yjet.Tri kohėt: e kaluara, e tanishmja dhe e ardhmja sė bashku me pėrherėsinė, janė nė pėrbėrjen e revolucionit tė trupave qjellorė.Mėkati i Nostradamusit nuk ishte ateizmi i tij, por menēuria dhe urtėsia e cila e ngriti mbi nivelin e kohės sė vet dhe jashtė saj, prandaj ai edhe sot e kėsaj dite ėshtė ende gjallė dhe konsultohet gjithmonė, veēanėrisht saherė qė paraqitet ndonjė katastrofė me pėrmasa tė gjera nėrkombėtare .
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-09-07, 01:54   #14
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

Edhe pse tejet i errėt dhe i pakuptueshėm, nuk ka dyshim se tek renditja e ceturijeve tė parathėnieve tė Nostradamusit, ka ekzistuar njė ēelės i pėrsosur i deshifrimit kronologjik tė ngjarjeve nė vijim. Se sa ka qenė miqėsia e madhe nė mes tė Katarina Mediqit dhe Nostradamusit, dėshmon fakti se kėtė ēeėls nuk e ka ditur askush, ēuditėrisht as mė tė afėrmit e vet, siē ishte i biri CEZARI, ndaj tė cilit kishte njė dashuri dhe respekt tė veēantė, por fshehtėsinė e madhe ia ka besuar Katarina Mediqit. Ajo ka qenė e njoftuar pėr mėnyrėn e deshifrimit tė centurieve tė Nostradamusit, por jo tė gjithave.Vetėm pėr ngjarjet qė do tė ndodhin gjatė njė periode tė caktuar kohore, gjegjėsisht gjer mė vitin 1792, kur duhet tė vije deri tek ndėrrimi i mėnyrės sė llogaritjes sė kohės. Kjo edhe realizohet gjatė Revulucionit Francez. Kalendari i vjetėr zėvendėsohet me kalendarin e ri republikan . Katarina Mediqi (1519 - 1589) ishte bashkėshortja e Heriut II. Pas vdekjes tragjike tė bashkėshortit, nė njė dyluftim, bėhet mbretėreshė e Francės (1547 - 1559). Ishte nėna e tre djemve - mbretėr tė Francės: Franji II, Karli IX dhe Henri III. Kjo miqėsi shumė e madhe me Katarinėn dhe autoriteti i saj i pakonte-stueshėm, shpeshėherė i’a kanė shpėtuar jetėn Nostradamusit nga pėrndjekjet e vazhdueshme tė inkuizicionit.
Tė dytė sė bashku kishin karakteristika gati tė njėjta: e donin Italinė si dhe preperatet e ndryshme kozmetike dhe eliksiret. Por, para sė gjithash, mė sė shumti i bashkonte pasioni i dyanshėm pėr njohuritė mistike tė shkencės sė okultizmit. Katarina Mediqi, edhe pse ishte mbesė e papės Klimenti VII, kurrė nuk ėshtė nguruar qė publikisht tė merret me okultizėm.
Mbretėresha Katarina, njė ditė, e kishte ftuar Nostra-damusin nė oborrin mbretėror, duke kėrkuar nga ai qė tė para-thoshte fatin e tre djemėve tė saj. Nė dhomėn speciale tė ndėrtuar pėr kėt qėllim, Nostradamusi e fillon ritualin duke e ftuar sė pari egjullin e vet pėr ta ndihmuar nė kėtė profetizim.Kjo kėrkesė i realizohet tek pas 45 mbrėmjeve tė njėpasnjėshme. Nė pasqyrėn speciale magjike nga ēeliku, Nostradamusit i paraqitet salla luksoze mbretėrore rreth sė cilės bijtė e Mbretreshės duhej silleshin. Sa herė qė do tė silleshin rreth kėsaj salle, aq vite do tė sundonin si mbretėr tė Francės. Frasoa II ju soll sallės vetėm njė herė, Karli IX 14 herė, kurse biri mė i vogėl, Henri III, 15 herė. Edhe vetė Katarina befasohet kur nė pasqyren magjike vėren siluetėn e paraqitur pas birit mė tė vogėl, qė sillet 21 herė rreth salle. Nė kėtė siluetė e dallon figurėn e qartė tė Henrik Burbonskit.
Me kėtė ritual, Nostradamusi i parathotė Katarinės se pas vrasjes sė birit tė saj mė tė vogėl, Henrit III, do tė shuhet vargu i sundimit tė mbretėrve nga fara e fisit VALO e cila, tani pėr tani, kishte pushtetin nė Francė. Atė do ta zėvendėsonte Henrik Burbonski, qė do tė jetė nė fronin mbretėror plot 21 vjet.
Ashtu edhe ka ndodhur!
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-09-07, 01:55   #15
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

Katarina Mediqit, pas kėsaj parathėnieje tė qartė dhe bindėse, i mbetej vetėm kurajoja se pėrmes bijve tė saj do tė sundonte Frencėn plot 30 vjet.
Nuk kanė mbaruar parathėniet e Nostradamusit pėr Katarinėn dhe bijtė e saj vetėm nė rrethanat e pėrshkruara si mė lart. Nostradamusi e kishte paraparė vdekjen e mbretit Henri II, dhe nė kėtė parathėnie po ashtu ishte nė vazhdimėsi edhe mbetje vejė e Mbretreshės.
Zonja nė pushtet do tė mbetet vetėm
Pasi qė i pari do tė shuhet nė mejdanin e nderit
Shtatė vite do tė vuaj nga dhembja
Pastaj jetė tė gjatė do tė ketė nė kohėt e
konflikteve tė mėdha.

Pėr karakteristikat gjakpirėse dhe vrazhdėsisė sė birit tė dytė tė Katarinės, mbretit Karlit IX, i cili sundoi Francėn plotė 14 vjet, Nostradamusi kishte parathėnė kėshtu:
Mbreti i egėr kur ta ushtroj
Dorėn e tij tė pėrgjakur, me zjarr, hekur dhe shpatė
Kudo populli do tė jetė i frikėsuar
(do) Tė shohin shumė tė varrur nga qafa dhe kėmbėt.

Gjatė sundimit tė Karlit IX, nė njė konflikt tė shkaktuar, Mbreti tregohet shumė gjakpirės dhe tejet i vrazhdė. Ai, jo vetėm qė ka urdhėruar mundime dhe likuidime tė mėdha tė pėrgjakura, por edhe vetė drejtėpėrdrejt ka marrė pjesė nė kėto ekzekutime.
Dora e tij gjakatare ka qenė e pėrzier edhe nė natėn e kobshme tė Bartolomeut, qė ka ndodhur nė Pariz, nė mbrėmjen e festės sė shėn. Bartolomeut, mė 24.08.1572, ku me bekimin edhe tė vetė Papės, vetėm brenda njė nate, janė likuiduar dhe masakruar pa mėshirė, me mijėra hunigotė tė besimit protestant.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:56.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.