Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 02-12-04, 22:37   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Semundja e MULTI SKLEROZES

Cfare eshte MS

Multi Skleroza (Multiple Sclerosis – MS) eshte nje semundje e sistemit nervor qe ndikon ne menyre specifike nervat ne tru, shtyllen kurizore, gjithashtu edhe nervin optik. Nervat demtohen kur shtresa e yndyres qe mbulon/mbron ata, e quajtur myelin sheath, demtohet, duke e bere te veshtire per qelizat nervore qe te percjellin sinjalin. Shkenctaret nuk kane arritur ta kuptojne plotesisht arsyen e shkaterimit te myelines, por mendohet qe te jete nje process autoimun. Ne nje semundje autoimune, mekanizmat e sistemit vete-mbrojtes te organizmit, sulmojne indet e shendosha te organizmit, duke i marr ato si te demshme. Ne kete rast, trupi fillon te shkateroj mbeshtjelljen e myelines rreth qelizave nervore. Sikurse edhe ne semundjet e tjera autoimune, pacientet me MS ndoshta kane nje predispozicion gjenetik per te zhvilluar nje situate te tille, por semundja nuk behet aktive derisa ndodh nje ngacmim i jashtem, si psh nje infeksion viral, i cili aktivizon procesin autoimun. Simptomat me te zakonshme jane problemet me shikimin, dobesi e muskujve, kordinim i ngadalte i veprimeve, lodhje, spazma te muskujve, mpirje, dridhje ose marrje mendsh. Disa pacient kane simptoma me te zbutura, qe kane ecuri me te ngadalte ose te pjeseshme, ose zhdukje te simptomave per nje kohe te gjate. Pacient te tjere vuajne kriza te forta prej te cilave mund edhe mos ta marrin me veten, duke i lene ata me pasoja te perhereshme.

Objekti i trajtimit eshte zbutja e krizave akute (te forta)

MS eshte nje semundje kronike, pa kurim. Megjithese nuk e shkurton jeten e njeriut, perseri e ndikon ate ne menyre dramatike.
Ne Shtetet e Bashkuara, ka rreth 350,000 raste te diagnostikuara me MS, me akoma me shume raste te padiagnostikuara per shkak te simptomave te ndryshme qe kjo semundje shfaq, si edhe mungesa e nje analize per te testuar per kete semundje. MS eshte me shume e perhapur ne individ qe kane jetuar ne klime te bute gjate 15 viteve te para te jetes se tyre dhe e perhapur me shume tek grate se sa burrat. Simptomat e para zakonisht shfaqen nga mosha 20 ne 40 vjec, nderkohe qe shtresa myelin e nervit shkaterohet. Simptomat vijne si rezultat i demtimit te qelizave nervore, te cilat ngadalsojne percjelljen e sinjalit per ne tru dhe anasjelltas. Nese qelizat e demtuara nuk rimbulohen perseri me nje shtrese myeline, demtimet mbeten te perhereshme dhe qeliza nervore nuk eshte me ne gjendje te funksionoj. Simptomat e MS varen githashtu ne sasine e demtimit te fibrave nervore dhe nese mund te ri-formohet shtrese e re e indit te myelines. Akoma nuk eshte zbuluar nje kurim per MS. Synimi i trajtimit mjekesor eshte qe te uli numrin e krizave te forta dhe te zvogeloj shkallen e fuqise se krizes ne menyre qe te mos shkaktoj deme te perhereshme. Ilacet kundra-inflamatore, si steroidet, kane qene te suksesshme ne lehtesimin e krizave te forta, por ato nuk permiresojne kushtet e semundjes. Studime te reja interesante jane duke analizuar ilace qe jo vetem zvogelojne fuqine e nje krize te forte, por edhe ulin numrin e tyre apo ndalojne perparimin e semundjes.

Simptomat:

Simptomat e MS jane shume te ndryshme ne individ te ndryshem dhe mund te shfaqen papritur dhe te zhduken po keshtu. Kjo ndodh pasi vete organizmi i njeriut perpiqet te riparoj zonat e demtuara te myelines para se demtimi i fibrave nervore te behet pefundimtar. Simptomat me te hershme jane ato te mpirjes dhe dridhjes se kraheve, kembeve, trupit dhe fytyres ose dobesise dhe paralizes ne gjymtyre. Shqetesimet e para me shikimin perfshijne dhimbje te syrit, humbje te pjesshme te shikimit ne njerin sy, shikim te dobet dhe pamje te dyzuar. Simptoma te tjera perfshijne marrje mendsh, veshtiresi ne perqendrim, depresion dhe reagime emocionale jo normale. Duke qene se nuk ka nje test specific per MS dhe simptomat fillestare ngjajne me shume semundje te tjera, eshte shume i veshtire identifikimi i MS. Historia e simptomave, testet laboratorike se bashku me nje ekzaminim te kujdesshem fizik mund te nxjerrin ne pah te dhena te rendesishme ne konfirmimin e semundjes.

Zhvillimi i semundjes

Kursi natyror i MS eshte i paparashikueshem. Edhe pse mund te shfaqen simptomat fillestare, semundja mund te mos perparoj per vite me rradhe. Ne forma me te avancuara, nje krize MS mund te rezultoj ne nje demtim te perhershem, deri ne paralizim. Duke qene qe rruga qe merr semundja eshte e paparashikuar, eshte e veshtire te percaktohet nese trajtimet mjekesore kane sjell permiresime. Simptomat mund te kontrollohen me ilace, terapi fizike, ushtrime dhe nje stil jete te shendetshem. Shkenctaret kane vertetuar tashme se ilacet anti-inflamatore mund te ulin fuqine e nje krize, por nuk mund t’i parandalojne ato. Ilace qe njihen me emrin interferon mund te zvogelojne rrezikun e nje krize, numrin e tyre si dhe te ndalojne perparimin e semundjes. Disa pacient e mbajne nen kontroll semundjen duke perdorur ilace te forta imunosupresive, por keto lloj ilacesh kane efekte te demshme dytesore. Shume trajtime te tjera qe perfshijne antibiotiket monoclonal, zevendesimin e plazmes dhe transplantimin e palces jane ne studim e siper per kurimin e MS. Keto terapi kane reziqe serioze. Nje trajtim i ri po merret ne konsiderate duke perdorur myelin sintetike e njohur me emrin copolymer I, qe deri tani ka dhene rezultate te kenaqshme. Shkencetaret gjithashtu jane duke studiuar vaksina dhe menyra se si te stimulojne trupin qe te prodhoj myelin te re pasi eshte demtuar ajo e meparshmja.


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:47.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.