Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 04-03-07, 08:18   #46
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

5. El-Kur'an; Nė momentet mė tė vėshtira tė jetės sė myslima­nėve, nė momentet e tmerrit dhe tė frikės, janė shpallur suret dhe ajetet e Kur'anit si argumente tė pakontestueshme tė themelit tė Islamit, rreth cilit sillej da'veti nė Mekė. Besimtarėt udhėzoheshin sipas dispozitave bazė tė All-llahut, nė bazė tė tė cilave ėshtė themeluar shoqėria njerė­zore mė e pastėr dhe mė e mirė nė tėrė rruzullin tokėsor, e kjo ėshtė shoqėria Islame. Kur'ani i nxitė myslimanėt qė nė momentet dhe nė kohėt e vėshtira tė jenė tė durueshėm dhe tė fuqishėm. Pėrkitazi me kėtė, sjellė shumė shembuj dhe shpjegon menēurinė qė e pėrmbanė:
"A mendoni ju se do tė hyni nė Xhennet pa i pėrjetuar ato (vuajtje) ashtu si kanė pėrjetuar tė tjerėt para jush? Ata i pat goditur mjerimi dhe sėmurjet dhe aq shumė qenė tronditur saqė Pej­gamberi dhe ata qė ishin me tė thirrėn: "Kur mė do tė arrijė ndihma e All-llahut?!" Qe, ndihma e All-llahut ėshtė afėr!"(2, 214).
"Elif, Lam, Min. A mendojnė njerėzit se do tė jetė i mjaftueshėm vetėm pohimi i tyre: "Ne e pranuam besimin!" dhe tė mos vihen nė sprovė? Kurse Ne i kemi sprovuar edhe ata, tė cilėt kanė qenė para tyre. Pra, All-llahu, me siguri, do t'i dallojė ata, tė cilėt e thonė tė vėrtetėn dhe do t'i veēojė ata, tė cilėt gėnjejnė." (29, 1-3).
Kėto ajete u jepnin pėrgjigje aspiratave tė jobesimtarėve dhe kokė-fortėve kėmbėngulės, me pėrgjigje tė qartė dhe pa hamendje. Kur'ani tėrheqė vėrejtjen dhe i paralajmėron ata pėr ndėshkimet dhe mynxyrat qė do t'i pėrjetojnė nėse janė tė qėndrueshėm nė mosbesim dhe kokėfortėsi. Ky paralajmėrim ėshtė konkret dhe i qartė nė mbėshtetje tė ajeteve, tė cilat flasin pėr All-llahun dhe Fuqinė e Tij, pastaj para­shtrojnė shembuj nga historia, tė cilat vėrtetojnė pagabueshmėrinė e All-llahut ndaj armiqėve tė vet dhe ndaj evliave (njerėzve tė mirė). Kur'ani sė pari pėrdorė metodėn e butėsisė e pastaj metodėn e kėndelljes dhe udhėzimit, derisa njeriu nuk heq dorė nga jetesa nė lajthitje tė qartė nė tė cilėn gjendet.
Kur'ani me domethėnien e vet dhe me figurat e veta ka ditur t'i shpie njerėzit nė botėn tjetėr, nė botėn e panjohur dhe tė paarritshme. Ua ka hapur sytė qė tė shohin Gjithėsinė, qė tė shohin fuqinė dhe bukuritė e All-llahut xh.sh. dhe ta ndiejnė Pėrsosmėrinė e Tij, prapa sė cilės ėshtė fshehur mėshira, kujdesi, ngrohtėsia dhe kėnaqėsia ndaj atyre tė cilėt e ndiejnė Atė pa kurrfarė pengesash.
Nė suaza tė kėtyre ajeteve ka pasur dialogje me myslimanėt, pėrmes tė cilave All-llahu xh.sh. i pėrgėzon ata me lajme tė mira pėr mėshirėn e vet dhe kėnaqėsinė e vet qė janė banorė tė kopshteve me plotė mirėsira tė amshueshme. Kur'ani ua pasqyron armikun, jobesim­tarin si dhe zullum­qarin e gjakėsorin. Ai tregon se si do tė gjykohen dhe si do t'i nėnshtrohen vuajtjeve tė zjarrit tė Xhehennemit. Zjarri do t'ua djegė fytyrat, andaj le tė provojnė gostinė e skėterrės.
6. Paralajmėrimi i suksesit; Myslimanėt, qė nga dita e parė, prej kur e kanė pėrqafuar Islamin, me gjithė pėrjetimet e dhembshme dhe vuajtjet e torturat qė kanė pėsuar nga jobesimtarėt, e kanė pasur tė qartė se feja Islame nuk ėshtė ajo qė i ka sjellur me veti tė gjitha kėto mynxyra, por qė mėsimi Islam pėrpiqet dhe ka pėr qėllim qėrimin e hesapeve me injo­rancėn dhe injorantėt si dhe me regjimin e tyre tė errėt. Qėllimi kryesor i fesė Islame ėshtė rivendosja e autoritetit nė tokė dhe rrėzimi i regjimeve politike nė botė, tė cilat nuk respektojnė njeriun dhe tė drejtat e tij. Islami pėrpiqet pėr konsolidimin e shoqėrisė, me tė cilėn All-llahu xh.sh. do tė jetė i kėnaqur, shoqėri e cila nga adhurimi i idhujve do tė kalojė nė adhurimin e All-llahut xh.sh.
Nė lidhje me kėtė Kur'ani ka shpallur lajme tė gėzuara, ngandonjė­herė nė mėnyrė tė qartė dhe tė hapėt, e ngandonjėherė nė mėnyrė simbo­like. Dhe kėshtu, nė atė kohė tejet tė vėshtirė pėr myslimanėt, kur bota u dukej tejet e ngushtė, pak sa nuk u mbytėn nė vatrat e veta dhe ta humbasin jetėn e vetė, u shpallėn ajetet tė cilat rrėfenin pėr vėshtirėsitė dhe myn­xyrat, padrejtėsitė dhe dhunimet, pastaj jetėn e vėshtirė tė Pejgamberėve tė parė, tė dėrguar popujve, tė cilėt i quanin rrenacak dhe mbetnin nė pabesim. Kėto ajete pėrmbanin nė vete gjendje dhe situata pothuajse tė njėjta nė ēfarė kalonin dhe pėrjetonin edhe myslimanėt e Mekės, tė maltre­tuar nga jobesimtarėt e saj. Ajetet pėrmbanin metodat e zgjidhjes pėr suksesin e besimtarėve.
Nė disa sure haptazi paralajmėrohet shkatėrrimi i idhujtarėve tė Mekės dhe suksesi i myslimanėve sė bashku me pėrhapjen dhe kumti­min e fesė Islame.
Nė kėtė periudhė janė shpallur shumė ajete tė cilat sjellin lajme tė gėzuara pėr fitoren e myslimanėve. All-llahu xh.sh., thotė:
"E fjala e Jonė qėmoti ėshtė thėnė pėr robėrit Tonė, pėr Pejgamberėt: "Ata do tė jenė, vėrtetė tė ndihmuar dhe ushtria Jonė me siguri do tė triumfojė." Andaj shmangu prej tyre (ti o Muhammed) pėr njė kohė dhe vėzhgoi ata, sepse edhe ata do tė tė vėzhgojnė! A mos dėshirojnė ata tė shpejtojnė nga ndėsh­kimi Jonė? E kur i arrinė ai ndėshkim, do tė gdhij mėngjesi i tmerrshėm pėr ata tė cilėve u ėshtė tėrhequr vėrejtja!" (37, 171-177). All-llahu xh.sh., gjithashtu thotė: "Grupi sigurisht do tė pėsojė disfatė dhe ata do tė ikin!" (54, 45), dhe thotė: "Ata para­qesin njė ushtri komplotiste e cila do tė shpartallohet atje" (38, 11). Pėr ata qė kanė shkuar nė Abisini nė syrgjyn ėshtė shpallur: "Dhe ata tė cilėt migrojnė pėr hir tė All-llahut, pasi qė u ballafaquan me torturime, Ne me siguri do t'u japim vendbanim tė mirė nė kėtė botė, ndėrsa shpėrblimi i Ahiretit do tė jetė mė i madh - sikur ta dinin atė (jobesimtarėt)." (16, 41).
Resulull-llahun a.s. e kanė pyetur pėr Jusufin a.s. kurse All-llahu xh.sh. shpalli: "Vėrtetė, nė ngjarjet e Jusufit e tė vėllezėrve tė tij ka shumė Shenja pėr kėrkimtarėt e vėrtetėsisė." (12, 7). Kėrkim­tarėt e tillė janė banorėt e Mekės, tė cilėt do t'i gjejė e njėjta gjė sikurse vėllezėrit e Jusufit, shkatėrrimi dhe dorėzimi. Kur All-llahu flet pėr Pejgamberėt, thotė:
"Dhe ata, tė cilėt nuk e kishin pranuar besi­min, i thoshin Pejgamberėve tė tyre: "Ne me siguri do t'ju dėbojmė juve nga vendi ynė ose ju domosdo do tė ktheheni nė fenė tonė." Atė­herė Zoti i tyre (Pejgamberėve) u shpalli atyre: "Ne me siguri do t'i shkatėrrojmė mizorėt dhe pas tyre do t'ju vendosim nė tokė. Kjo do tė jetė pėr ata tė cilėt do t'i frikė­sohen dhėnies sė llogarisė para Meje dhe tė cilėt do t'i frikėsohen kėrcėnimit Tim." (16, 13-14).
Kur shpėrtheu lufta mes Persianėve dhe Romakėve, dhe kur mush­rikėt dėshironin fitoren e Persianėve, duke qenė se edhe ata ishin idhuj­tarė, myslimanėt si besimtarė dėshironin ngadhėnjimin e Roma­kėve, gjithashtu besimtarė, tė cilėt besonin nė Zotin, Pejgamberėt, Shpalljen e Librit dhe nė ditėn e Gjykimit. Por, megjithatė fituan Persi­anėt. Atėhe­rė All-llahu xh.sh. nė ajetet e shpallura paralajmėroi se Romakėt do tė fitojnė pas disa viteve. Pėrveē kėsaj, Kur'ani paralajmė­ron njė lajm edhe mė tė gėzueshėm, e kjo ėshtė fitorja e myslimanėve me ndihmėn e All-llahut xh.sh.: "Ėshtė vendimi i All-llahut, dhe atėherė besim­tarėt do t'i gėzohen ndihmės sė All-llahut. Ai e ndihmon cilin­do Ai. Ai ėshtė i Plotfuqishėm dhe i Mėshirshėm." (30, 4-5)
Resulull-llahu a.s. edhe vetė ka pasur kėso lloj parandjenjash.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 04-03-07, 08:19   #47
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Gjatė kohės sė haxhxhit sillej mes njerėzve nė sheshet e Ukadhit, Mexhnes dhe Dhu-l-Mexhazit dhe pėrhapte Shpalljen, por njerėzve nuk u premtonte vetėm Xhennetin dhe mbarėsitė e Xhennetit por u fliste haptazi: "O njerėz, thuani: "Nuk ka zot tjetėr pos All-llahut, e do tė jeni tė shpėtuar. Me kėtė fjalė do t'i mbizotėroni arabėt, do t'i nėnshtroni tė huajt, e nėse vdisni do tė jeni sundues nė Xhennet."[1]
Mė herėt kemi pėrmendur se si ėshtė pėrgjigjur Utbe b. Rebia kur bėnte pazarllėk me Resulull-llahun a.s. rreth gjėrave tė dunjallėkut. Utbe kurrė nuk e ka kuptuar Resulull-llahun a.s.
Ėshtė e dobishme tė pėrsėritet se si ėshtė pėrgjigjur Resulull-llahu a.s. kur delegacioni i fundit e ka vizituar Ebu Talibin. Ai shkurt dhe qartė ka kėrkuar prej tyre tė pranojnė vetėm njė fjalė - kelimei sheha­detin.
Na rrėfen Habab b. El-Ereti: "Kam ardhur tek Resulull-llahu a.s. e ai ishte ulur i mbėshtjellur me gunėn e vet nėn hijen e Ka'bes. Atėherė mushrikėt na ndiqnin ashpėr. i thashė: "E pse nuk i drejtohesh All-llahut kundėr tyre?" Ai u skuq nė fytyrė dhe tha: "Mė parė ka qenė zakon qė me krefshė (kashai) tė hekurt t'i shkulnin mishin nga koskat e dikujt pėr ta detyruar tė heq dorė nga feja , por nuk mund ta detyronin dot. E All-llahu do ta ndėrpret kėtė gjendje tė pasigurt, ashtu qė tė mundet udhėtari nga San’asi i qetė tė vijė nė Hadramevt, duke mos iu frikėsuar askujt pėrveē All-llahut xh.sh. - (transmetuesi shton) - e as qė bariu tė frikėsohet pėr kopenė e vet nga ujku[2] - (dhe nė tjetrėn traditė) - por ju po nguteni (nuk keni durim).[3]
As'habėt, duke u mbėshtetur nė tė gjitha paralajmėrimet pėr ardhmėrinė e ndritshme dhe tė lavdishme nė kėtė botė, krahas lutjeve tė sinqerta dhe tė pėrzemėrta pėr vendbanim nė Xhennet, ndodhitė e pėrditshme, vėshtirėsitė dhe mynxyrat, tė cilat vijimisht i rrethonin, i konsideronin si: "njė re verore e cilat sė shpejti do tė zhduket (shpėr­ndahet)."
Resulull-llahu a.s. posedonte fuqi tė madhe dhe durim jashtėzako­nisht tė madh pėr t'i ushqyer zemrat e myslimanėve me dituri nga Kur'ani. Nė kėto themele bazohej edukimi i thellė dhe efikas. Si rezultat i kėsaj mys­limani ka shpirt bujar, zemėr tė pastėr, edukatė tė bukur, nuk ėshtė i nėn­shtruar materies, lufton kundėr epsheve dhe ėshtė i nėnshtruar vetėm Sun­duesit tė Tokės dhe qiejve. Vetėm me kėsi virtytesh ka qenė e mundur tė gjendet rruga nga errėsira nė dritė. Ka qenė ky ngadhėnjim i durimit ndaj mynxyrave, i tė mirės ndaj tė keqės. Me tė gjitha kėto imani (besimi) bėhej mė i thellė, e me tė rritej edhe ēdo gjė qė ėshtė e njerėzishme. Rritej angazhimi pėr jetesė tė ndershme, pėr punėt me tė cilat All-llahu xh.sh. do tė jetė i kėnaqur, pėr dituri e cila do tė pasurojė njohurinė pėr Fenė, pėr vetėmohimin dhe mbizotė­rimin e epsheve, e gjer te qetėsimi psikik, durueshmėria etj.

[1] Transmeton Tirmidhiu.

[2] Sahihu-l-Buhari: I/543.

[3] Sahihu-l-Buhari: I/510.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:22   #48
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

THIRRJA NĖ ISLAM JASHTĖ MEKĖS

Resulull-llahu a.s. nė Taif

N

ė muajin shevval[1] tė vitit dhjetė tė pejgamberllėkut doli Resulull-llahu a.s. nga Meka dhe vajti nė Taif.
Taifi ėshtė qytet afėr gjashtėdhjetė mila larg Mekės. Kėtė distancė Resulull-llahu a.s. e kaloi kėmbė. Sė bashku me tė u nis edhe robi i tij i liruar Zejd b. El-Harithi. Gjatė rrugės Resulull-llahu i thė­rriste nė Islam fiset tė cilat i hasnin. Por asnjė fis nuk iu pėrgjigj thirrjes sė tij. Kur arriti nė Taif, i takoi tre djemtė e prijėsit tė fisit Thekaf. Kėta ishin: Abdu Jalijel, Mes'udi dhe Hubejbi, djemtė e Amėr b. Umejr Es-Thekafit. Resulull-llahu a.s. u ul me ta dhe i thirri nė Islam, i thirri qė t'i besojnė All-llahut xh.sh. dhe ti ndihmojnė fesė sė Tij. Njėri prej tyre tha: "Unė do ta shkuli mbulojėn e Ka'bes, po qe se me tė vėrtetė tė ka dėrguar All-llahu. “I dyti tha: “A thua All-llahu nuk pati tjetėr kėnd pėrveē teje?", e i treti tha: "Pasha Zotin, kjo ėshtė hera e parė dhe e fundit qė jam duke folur me ty. Nėse ti vėrtetė je Pejgamber, atėherė mua nuk mė ka hije tė flas me ty, e nėse nuk je, ti gėnjen pėr Zotin, atėherė as qė duhet tė flas me ty." Resulull-llahu a.s. u ngrit dhe tha: "Ju thatė ēka patėt pėr tė thėnė, por mos i tregoni askujt pėr mua."
Resulull-llahu a.s. qėndroi nė Taif dhjetė ditė. Askend prej njerė­zve autoritativ nuk e thėrriste nė Islam e tė mos shkonte personalisht tek ai e tė fliste me tė. Ata thanė: "Lėshoje vendin tonė dhe ik", dhe i nxitėn horrat e vet kundėr tij. Duke dalė nga Taifi horrat dhe skllevėrit e pėrcollėn duke e sharė dhe bėrtitė. Kėshtu rreth tij u mblodh njė mori njerėzish, tė cilėt u rendisėn nė dy shpalire nga ana e majtė dhe e djathtė e tij. E gjuanin me gurė dhe e ofendonin me fjalė fyese. Dikush e goditi nė kordhė mbi themėr dhe gjaku i rridhte nė kėpucė. Zejd bin El-Harithi e mbronte me trupin e vet. Resulull-llahu a.s. ndiente dhembje nė kokė nga zhurma e madhe, britmat dhe goditjet. Ai dhe Zejdi u mbėshtetėn nė gardhin e njė kopshti, pronar i tė cilit ishin Utbe dhe Shejbe, djemtė e Rebia’s, tė cilėt jetonin tre mila larg Taifit. Pasi qė u fshehėn pas kėtij gardhi, vagabondėt u kthyen nė Taif. Resulull-llahu a.s. hyri nė kopsht dhe u ul nėn rrush afėr njė muri. Pasi pushoi pak dhe u kėndell nga ajo ēka i ndodhi, kėndoi duan (lutjen) e njohur e cila dėshmon pėr pikėlli­min dhe dhembjen qė e ndiente nė zemėr pas ngjarjes sė tmerrshme. Resulull-llahu a.s. ishte i pikėlluar sepse askush prej tyre nuk e pranoi Islamin.
Duaja e njohur e Taifit ėshtė kjo:
"O Zoti im, tė lutem tė mė japish fuqi dhe tė mė nxjerrish nga kjo situatė tejet e rėndė nė tė cilėn gjendem. Tė lutem tė mė mbrosh nga poshtėrimi njerėzor. O mė i Mėshirueshmi! Ti je Mbrojtės i tė dobtėve. Ti je Mbrojtėsi im. Tė lutem, mos mė le nė mėshirėn e tė huajve, tė cilėt mė pritėn armiqėsisht. O Zoti im, mos mė le nė duart e tyre!
O Krijuesi im, nėse Ti nuk je i hidhėruar nė mua, atėherė nuk mėrzitem pėr tė gjitha kėto vuajtje. Kujdesi Yt ndaj meje ėshtė tejet i madh, i mbėshtetem dritės sė fytyrės Tėnde, me tė cilėn e ke shpėrndarė errėsirėn, dhe me ndihmėn e tė cilės qeverisė me kėtė botė dhe me botėn e ardhshme, dhe tė lutem hiqe hidhėrimin Tėnd nga unė! Mė pajis me mėshirėn Tėnde gjersa nuk arrijė kėnaqėsinė Tėnde. Askush nuk ka fuqi dhe forcė, pėrveē Teje!"
Kur e panė djemtė e Rebia’s, nė kėtė gjendje aq tė mjerė, tek ata u zgjuan ndjenjat e mirėsisė, andaj e thirrėn robin e tyre, djaloshin e krishter, tė quajtur Addas, e i thanė: "Ēoja kėtė kalavesh rrushi atij njeriu." Djaloshi iu afrua Resulull-llahut a.s. dhe ia dha kalaveshin, ndėrsa Resu­lull-llahu a.s. e zgjati dorėn, tha Bismilahi - nė emėr tė All-llahut, e pastaj e hėngri.
Addasi tha: "Kėshtu nuk flet populli i kėtyre anėve." Resulull-llahu a.s. e pyeti: "Prej kah je ti dhe cilės fe i takon?" Ai tha: "Unė jam i krishter nga Niniva." Resulull-llahu a.s. shtoi: "Ti qenke, pra, nga fshati i njeriut tė mirė, Junus b. Metejit." Ai tha: "E prej nga e di ti se kush ėshtė Junus b. Meteji?" Resulull-llahu a.s. u pėrgjigj: "Ai ėshtė vėllai im. Ai ėshtė Pejgamber, e edhe unė jam Pejgamber. “Addasi e pėrqafoi Resulull-llahun a.s. dhe filloi t'ia puth kokėn, duart dhe kėmbėt, ndėrsa djemtė e Rebia’s shikonin tėrė kėtė dhe i thanė njėri-tjetrit: "Ai atje ta prishė djaloshin. Nuk do tė tė dėgjoj mė!"
Kur u kthye Addasi, e pyetėn: "Vaj pėr ty, ēka tė ndodhi?" Ai u pėrgjigj: "O zotėri, ky njeri ėshtė person ēfarė nuk ekziston sot nė Tokė. Mė tregoi diēka qė nuk mund ta dijė askush qė nuk ėshtė Pej­gamber." Qė tė dy i bėrtitėn: "I mjeri ti, o Addas, nga feja jote do tė tė shpie nė fenė e vet, e feja jote ėshtė mė e mirė se e tij."
Pas kėsaj ngjarjeje Resulull-llahu a.s. doli nga vendstrehimi dhe u nis pėr nė Mekė, me zemėr tė shkallmuar, plotė mėrzi dhe pikėllim. Kur iu afrua vendit Karnul-Menazil, afėr qytetit, All-llahu xh.sh. ia dėrgoi Xhibrilin sė bashku me engjėllin e kodrave i cili i tha nėse mė urdhėron t'i rrėzojė dy kodrat - El-Ahsheban - (tė quajtura Ebu Kubais dhe el-Ahner) nė banorėt e Mekės do ta bėj atė.
Buhariu gjerėsisht transmeton kėtė rrėfim me senedin (vargun e transmetuesve) e vet nga Urvete b. Zubejri, tė cilit i ka treguar Aishja r.a. se i ka thėnė Resulull-llahut a.s.: "A ke pasur ditė mė tė vėshtirė se ajo nė Uhud (beteja nė Uhud)?" Ai u pėrgjigj: "Gjithēka kam pėrjetuar nga ky popull i yt, por mė sė keqi mė kanė pranuar nė Taif, ku e kam vuar vetėn nė ultėsi ndaj Ibni Abdi Jalilimit. Ai nuk iu pėrgjigj dėshirės dhe thirrjes sime tė pranojė Shehadetin, e pasi qė nuk e bėri kėtė, u largova prej tij i brengosur dhe i shqetėsuar. Kam qenė nė dremitje (kllapi) derisa nuk mbėrrijta tek vendi Karnul-Menazil. Aty ngrita kokėn dhe mbi kokėn time pash njė re tė vogėl qė mė bėnte hije, andaj shikova mė mirė dhe pash se nė tė qėndronte Xhibrili, i cili mu drejtua: "All-llahu ka dėgjuar ēka u ke thėnė atyre dhe ēfarė pėrgjigje tė kanė dhėnė. All-llahu ta dėrgon engjėllin e kodrave, tė cilit mund t'i urdhė­rosh t'u bėj ēka tė duash atyre." Pastaj dėgjova zėrin e engjėllit, i cili mė tha: "O Muhammed, qe tek jam. ēka dėshiron tė bėj? Nėse dėshiron t'i rrėzoj kėto dy kodra - El-Ahsheban - mbi ta, vetėm thuaj." Resulull-llahu a.s. tha: "Dėshiroj qė All-llahu xh.sh. prej tyre t'i shpie nė rrugė tė drejtė ata tė cilėt do tė besojnė All-llahun e Lartėsuar, Njė tė Vetmin, dhe nuk do tė bėjnė shirk, pėrkatėsisht, nuk do t'i pėrshkruajnė Atij zota tė tjerė."[2] Nė kėtė pėrgjigje tė Resulull-llahut a.s. pasqyrohet persona­liteti i tij i jashtėzakonshėm i endur me vlerat mė tė larta morale, madhėsia e tė cilave vėshtirė diktohet. Resulull-llahu a.s. u kėndell plotėsisht dhe zemra iu qetėsua nga gėzimi pėr ofrimin e ndihmės nga All-llahu xh.sh. prej kateve qiellore. Pastaj vazhdoi rrugėn pėr nė Mekė dhe kur mbėrriti nė luginėn Nahėl, u ndal dhe aty qėndroi disa ditė. Nė atė luginė gjendeshin dy vende tė pėrshtatshme pėr qėndrim: Pėrroi i madh malor dhe fusha pjellore. Duke hulumtuar nėpėr libra, nuk mun­dėm tė vėrtetojmė se ku gjendet saktėsisht ky vend. Gjatė qėndrimit nė kėtė luginė, All-llahu xh.sh. ia dėrgoi Resulull-llahut a.s. njė grup xhinnėsh. Pėr kėta xhinnė All-llahu xh.sh. flet nė dy vende nė Kur'an:
Nė suren El-Ahkaf: "Dhe, (kujtoju atyre kohėn) kur t'i dėr­guam ty disa xhinnė pėr tė dėgjuar Kur'anin. Kur morėn pjesė (nė tė dėgjuarit e Kur'anit), ata i thanė (njėri-tjetrit) "Heshtni". E, kur pėrfundoi (tė lexuarit), u kthyen te populli i tyre si paralajmėrues. Ata thanė: "O populli ynė! Na dėgjuam Librin, tė shpallur pas Musait, i cili vėrteton se janė tė vėrteta edhe ato para tij, i cili udhėzon kah e vėrteta dhe nė rrugėn e drejtė. O populli ynė, pėrgjigjuni ju grishtarit tė All-llahut dhe beso­ni Atij! Ai do t'ua falė disa mėkate dhe do t'ju shpėtojė prej dėnimit tė dhembshėm (46, 29-31).
Nė suren El-Xhinn: "Thuaj (o Muhammed!): Mua m'u ka shpallur se disa prej xhinnėve kanė dėgjuar dhe kanė thėnė: "Me tė vėrtetė, kemi dėgjuar (njė) Kur'an tė mrekullueshėm, i cili udhė­zon nė rrugėn e drejtė - e ne kemi besuar nė te, dhe assesi mė nuk do t'i bėjmė shok askėnd Zotit tonė." (72,1-2).
Nga kėto ajete tė cekura, si dhe nga traditat tė cilat kanė rezultuar nga komentimi i kėtyre bisedave, na bėhet e qartė se Resulull-llahu a.s. nuk ka qenė i njoftuar pėr ekzistimin e xhinnėve. Pėr ta ka ditur vetėm pas shpalljes sė kėtyre ajeteve. Kjo ka qenė hera e parė qė ėshtė gjetur nė shoqėrinė e xhinnėve. Teksti i traditave mė tė vonshme pėr­mbanė njohurinė pėr atė se ata kanė ardhur mė shpesh pas kėtyre ngjarjeve.
Nė tė vėrtetė, Kur'ani ia ka zbuluar Resulull-llahut a.s. botėn e xhin­nėve, dhe me kėtė ia ka bėrė me dije aspektin e ri tė ofrimit tė ndihmės dhe thesarin e panjohur tė Gajbit (tė panjohur dhe tė pakuptue­shėm pėr ne). Ndihmesa me ushtri, tė cilėn nuk e di as nuk e sheh askush pėrveē Tij, ėshtė vėrtetuar nė ajetet e shpallura, nė tė cilat paralaj­mėrohet suksesi i da'vetit tė Resulull-llahut a.s. Me kėtė njo­huri tė re gjithashtu ėshtė vėrte­tuar qė kurrnjė fuqi e kėsaj bote nuk ėshtė nė gjendje t'ia zė rrugėn Islamit dhe suksesit tė tij. All-llahu xh.sh., thotė:
"E ata tė cilėt nuk i pėrgji­gjen grishtarit tė All-llahut, tė atillėt nuk do tė mund t'i ikin Atij nė Tokė dhe pėr ta s'ka mbrojtės, pos All-llahut. Ata janė nė humbje tė madhe" (46, 32). "Dhe ne e kemi ditur se nuk do tė mund t'i shpėtojnė All-llahut nė Tokė dhe nuk mund ta lodhin Atė duke ikur (nė qiell)." (72, 12)

[1] Mendimi i Nexhib Abadit nė veprėn "Historia Islamit": I/122. e qė edhe unė e kam pranuar.

[2] Sahihu-l-Buhari, libri mbi fillimin e Krijimit: I/458 - kaptina: Ēka ka pėrje­tuar Resulull-llahu a.s. prej mushrikėve dhe munafikėve.


Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:23   #49
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pas kėsaj ndihme, pas kėsaj fitoreje dhe pas kėtyre paralajmė­rimeve, u shpėrndanė retė e errėsirės, trishtimit dhe pikėllimit, tė cilat e pėrcillnin Resulull-llahun a.s. qė nga dalja prej Taifit, ashtu tė demora­lizuar dhe tė pikėlluar, e derisa nuk vendosi tė kthehet nė Mekė, me bindje tė thellė qė tė vazhdonte misionin e filluar rreth interpretimit tė Islamit dhe pranimit tė Shpalljes sė amshueshme tė All-llahut xh.sh., me elan, fuqi, vullnet dhe me entuziazėm tė ri.
Atėherė, Zejd b. Harithi i thotė Resulull-llahut a.s. pėrafėrsisht kėshtu: "Si do tė shkosh pėrsėri nė Mekė pasi tė kanė dėbuar prej andej?" Ai u pėrgjigj: "O Zejd, siē po e sheh edhe vet, All-llahu ka zgjidhje pėr ēdo gjė dhe sjellė lehtėsime. Ai do ta ndihmojė Fenė e vet dhe do ta lartėsojė Pejgamberin e Vet."
Pastaj Resulull-llahu a.s. vajti nė shpellėn Hira, prej ku e dėrgoi njė njeri nga familja Huza'ah tek Ahnes b. Shurejke qė ta merr nėn mbrojtje. Ai u pėrgjigj: "Unė nuk jam vendas, vetėm vendasit mund tė marrin dikėnd nėn mbrojtjen e vet." Pastaj e dėrgoi njėrin tek Suhejl b. Amri, e ky tha: "Vėrtetė, familja Benu Amir nuk mund ta mbrojė familjen Benu Ka'b. "Pastaj e dėrgoi tek El-Mut'am b. Adijji, e ky u pėrgjigj: "Po, unė e marr atė nėn mbrojtjen time." Mandej ky i thirri djemtė e vet dhe fisin e vet dhe u tha: "Armatosuni qė tė gjithė dhe shpėrndahuni nėpėr qoshet e Ka'bes, sepse e kam marrė Muhammedin nėn mbrojtjen time." Pastaj dėrgoi qė ta thėrrasin Resulull-llahun a.s. e tė hyjnė nė Mekė. Kur Resulull-llahu a.s. u paraqit me Zejd b. Hari­thin dhe kaloi gjer nė mesxhidul-Haram, ku u ndal, Mut'am b. Adijji u ngrit nė devenė e vet dhe briti: "O kurejshitė, unė e kam marr Muham­medin a.s. nėn mbrojtjen time, prandaj askush prej jush nuk guxon ta ofendojė." Nė atė moment Resulull-llahu a.s., i cili bėnte tavaf rreth Ka'bes, arriti te qoshja dhe e kėndoi duanė.[1] Pastaj i fali dy rekate namaz dhe vajti nė shtėpinė e vet, gjersa Mut'ami dhe njerėzit e tij tė armatosur e pėrcollėn deri aty.
Ekziston rrėfimi se Ebu Xhehli e ka pyetur Mut'amin: "A je mbrojtės i tij apo ithtar i tij?" Ai pėrgjigjet: "Vetėm mbrojtės." Atėherė Ebu Xhehli tha: "Atė qė e mbronė ti edhe ne do ta konsiderojmė tė mbrojtur."[2]
Resulull-llahu a.s. kurrė nuk e ka harruar kėtė vepėr tė mirė tė Mut'amit, andaj nė Bedėr, pėrkitazi me robėrit e luftės ka thėnė: "Po t'ishte gjallė Mut'am b. Adijji, e tė ndėrmjetėsonte pėr kėta kėtu, tė gjithė kėta do t'ia lėja atij."[3]

[1] Pasi qė tė kryhet rrethi i tavafit rreth Ka'bes, qėndrohet nė kėndin nga i cili ka filluar tavafi, kthehen pėllėmbat e duarve kah kėndi - Rukna - dhe kėndohet duaja, pastaj vazhdon rrethi i dytė, e kėshtu me radhė. (sh.p.).

[2] Ibni Hisham: I/419, 420, 441, 442; Zadu-l-Me'ad: II/46, 47; Muhtesar Siretu -r-Resul nga En-Nexhdi, f. 141-143; Rahmetun li-l-Alemin: I/71-74; Tarihu Islami nga Abadi: I/123, 124.

[3] Sahihu-l-Buhari: II/573.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:25   #50
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pas kėsaj ndihme, pas kėsaj fitoreje dhe pas kėtyre paralajmė­rimeve, u shpėrndanė retė e errėsirės, trishtimit dhe pikėllimit, tė cilat e pėrcillnin Resulull-llahun a.s. qė nga dalja prej Taifit, ashtu tė demora­lizuar dhe tė pikėlluar, e derisa nuk vendosi tė kthehet nė Mekė, me bindje tė thellė qė tė vazhdonte misionin e filluar rreth interpretimit tė Islamit dhe pranimit tė Shpalljes sė amshueshme tė All-llahut xh.sh., me elan, fuqi, vullnet dhe me entuziazėm tė ri.
Atėherė, Zejd b. Harithi i thotė Resulull-llahut a.s. pėrafėrsisht kėshtu: "Si do tė shkosh pėrsėri nė Mekė pasi tė kanė dėbuar prej andej?" Ai u pėrgjigj: "O Zejd, siē po e sheh edhe vet, All-llahu ka zgjidhje pėr ēdo gjė dhe sjellė lehtėsime. Ai do ta ndihmojė Fenė e vet dhe do ta lartėsojė Pejgamberin e Vet."
Pastaj Resulull-llahu a.s. vajti nė shpellėn Hira, prej ku e dėrgoi njė njeri nga familja Huza'ah tek Ahnes b. Shurejke qė ta merr nėn mbrojtje. Ai u pėrgjigj: "Unė nuk jam vendas, vetėm vendasit mund tė marrin dikėnd nėn mbrojtjen e vet." Pastaj e dėrgoi njėrin tek Suhejl b. Amri, e ky tha: "Vėrtetė, familja Benu Amir nuk mund ta mbrojė familjen Benu Ka'b. "Pastaj e dėrgoi tek El-Mut'am b. Adijji, e ky u pėrgjigj: "Po, unė e marr atė nėn mbrojtjen time." Mandej ky i thirri djemtė e vet dhe fisin e vet dhe u tha: "Armatosuni qė tė gjithė dhe shpėrndahuni nėpėr qoshet e Ka'bes, sepse e kam marrė Muhammedin nėn mbrojtjen time." Pastaj dėrgoi qė ta thėrrasin Resulull-llahun a.s. e tė hyjnė nė Mekė. Kur Resulull-llahu a.s. u paraqit me Zejd b. Hari­thin dhe kaloi gjer nė mesxhidul-Haram, ku u ndal, Mut'am b. Adijji u ngrit nė devenė e vet dhe briti: "O kurejshitė, unė e kam marr Muham­medin a.s. nėn mbrojtjen time, prandaj askush prej jush nuk guxon ta ofendojė." Nė atė moment Resulull-llahu a.s., i cili bėnte tavaf rreth Ka'bes, arriti te qoshja dhe e kėndoi duanė.[1] Pastaj i fali dy rekate namaz dhe vajti nė shtėpinė e vet, gjersa Mut'ami dhe njerėzit e tij tė armatosur e pėrcollėn deri aty.
Ekziston rrėfimi se Ebu Xhehli e ka pyetur Mut'amin: "A je mbrojtės i tij apo ithtar i tij?" Ai pėrgjigjet: "Vetėm mbrojtės." Atėherė Ebu Xhehli tha: "Atė qė e mbronė ti edhe ne do ta konsiderojmė tė mbrojtur."[2]
Resulull-llahu a.s. kurrė nuk e ka harruar kėtė vepėr tė mirė tė Mut'amit, andaj nė Bedėr, pėrkitazi me robėrit e luftės ka thėnė: "Po t'ishte gjallė Mut'am b. Adijji, e tė ndėrmjetėsonte pėr kėta kėtu, tė gjithė kėta do t'ia lėja atij."[3]
oOoOoO
TĖ PREZENTUARIT E ISLAMIT
FISEVE DHE INDIVIDĖVE


N

ė muajin dhul-ka'de, tė vitit dhjetė tė pejgamberllėkut, Resulull-llahu a.s. u kthye nė Mekė pėr tė vazhduar prezen­timin e Isla­mit fiseve tė ndryshme dhe individėve. Mbase afrohej koha e haxhxhit, njerėzit masivisht vinin nė Mekė, mbi deve tė lodhura, nga vise tė largėta, qė tė kryejnė ritualin e haxhxhit, qė tė kenė leverdi pėr vete dhe qė, nė ditėt e caktuara, me rastin e therjes sė kurbaneve, me tė cilėt i ka furnizuar All-llahu xh.sh., tė pėrmendin emrin e Tij. Resulull-llahu a.s. e shfrytėzon kėtė rast dhe i viziton tė gjitha fiset veē e veē, i njofton me bazat e Islamit dhe i thėrret nė fenė e All-llahut. Kėtė e bėnte me tė njėjtėn fuqi, me tė njėjtin elan dhe me tė njėjtėn metodė sikur qė pat vepruar nga viti i katėrt i pejgamberllėkut.
Fiset tė cilave iu ka ofruar Islamin

Ez-Zuhri ka thėnė: "Resulull-llahu a.s. i vizitonte fiset dhe i thėrriste nė Islam duke iu ofruar Shenjat e Kur'anit dhe veprimtarinė e vet qė tė pendohen e tė largohen nga politeizmi. I ka vizituar kėto fise: Benu Amir b. Sa'sa'a, Muharib b. Hasfeh Fezzereh, Gassan, Meret, Hanifeh, Sulejm, Abes, Benu Nasėr, Benu-l-Bukai, Kindeh, Kelb, El-Harith b. Ka'b, Udhreh, El-Hadarimeh, dhe asnjėri prej kėtyre nuk pranoi Islamin."[4]
Kėto fise, sipas El-Zuhrit, nuk kanė kontaktuar pėr tė parėn herė me Resulull-llahun a.s. e as pėr tė parėn herė nuk u ėshtė prezentuar Islami nė vitin e dhjetė, por Resulull-llahu a.s. kėtė e bėnte ēdo vit, duke filluar prej tė katėrtit, prej kur edhe pranon imperativin qė tė paraqitet dhe vepron publikisht, e deri nė sezonėn e fundit tė haxhi­llėkut para Hixhretit. Prandaj nuk mund tė thuhet pėr asnjė fis se ėshtė thirrur nė Islam nė vitin e caktuar. Dijetari El-Mensur Fevri pėrmend disa fise tė cilat pėr tė parėn herė janė thirrė nė Islam nė vitin dhjetė tė pejgamberllėkut, kurse Ibni Is'haku i shpjegon edhe metodat e thirrjes dhe mospranimin e tyre. Ja shkurtimisht nė lidhje me kėtė:
1. Benu Kelb: Resulull-llahu a.s. ka shkuar tek njė familje e tyre e cila ėshtė quajtur Benu Abdullah. U ka bėrė thirrje qė ta besojnė All-llahun xh.sh. dhe atė si Pejgamber a.s. duke u thėnė: "O Benu Abdullah, All-llahu i ka dhėnė emėr tė bukur babės sė juaj, kurse ju nuk pranoni atė qė po ju ofrohet."
2. Benu Hanife: "Ai i ka vizituar kėta nė shtėpi e i ka thirrė nė Islam dhe ta besojnė ate si Pejgamber. Askush prej arabėve nuk e ka refuzuar mė vrazhdė se ata."
3. Benu Amir bin Sa'sa'a: ėshtė fis te i cili ka shkuar Resulull-llahu a.s. dhe i ka thirrė t'i besojnė All-llahut Njė xh.sh. dhe ta pranojnė atė si Pejgamber tė All-llahut. Njėri nga familja, i quajtur Behireh b. Firas, tha: "Pasha Zotin, sikur ta lėshoja kėtė tė ri kurejshit, gjallė do t'a hanin arabėt." Pastaj shtoi: "Ēka mendon o Muhammed, nėse ty tė njo­him si Pejgamber dhe pranojmė Islamin, e pastaj All-llahu tė ndihmon e i mposhtė kundėrshtarėt, a do tė mund tė tė trashėgojmė?" - "Pėrcak­timi i pushtetit ėshtė nė duart e All-llahut. Ai jep pushtet kujt tė do vet." - "Atėherė nuk kemi nevojė pėr ty." Edhe ata e refuzuan.
Kur u kthyen nė shtėpitė e veta i treguan prijėsit tė tyre, i cili pėr shkak tė pleqėrisė nuk kishte shkuar nė haxhxh, ēka u ka ndodhur dhe i thanė: "Na vizitoi njė i ri nga fisi Kurejsh, prej beni Abdul-Muttalibit, i cili vetėn e konsideronte si Pejgamber. Na thirri qė ta mbrojmė dhe qė ta marrim me vete nė vendin tonė." Plaku u kap pėr koke dhe tha: "O bijtė e Amrit, ēfarė marrėzie keni bėrė? Sa dėm tė madh keni bėrė! Pasha Zotin, diē tė tillė kurrė nuk do tė trillonte njė Ismailit (me origji­nė nga Ismaili). Ai e ka folur tė vėrtetėn. Ku e keni pasur mendjen?"[5]
Besimtarėt Islam jashtė Mekės

Resulull-llahu a.s. iu ka ofruar Islamin fiseve dhe delegacioneve tė ndryshme, por nuk i ka harruar as individėt, sikurse disa personalitete tė dalluara. Disa janė pėrgjigjur pozitivisht, kėshtu qė pas periudhės sė haxhxhit, shumė njerėz e pranuan Islamin. Ja disa prej tyre:
1. Suvejd bin Samiti ka qenė poet i shquar nga Jethribi.[6] Bashkė­vendėsit e quanin Kamil (i plotė) pėr shkak tė talentit poetik, dinjitetit dhe origjinės sė tij. Nė Mekė ka ardhur pėr shkak haxhxhit apo umres, ku Resulull-llahu a.s. e thirri nė Islam. Ai u pėrgjigj: "Ndoshta atė qė pose­don ti ėshtė e njėjtė me atė qė posedoj unė." Resulull-llahu a.s. e pyeti: "E ēka posedon ti?" Ai tha: "Urtėsinė e Llukmanit." "Mė thuaj ēka di." i tha Resulull-llahu. Ai tha atė qė dinte, e Resulull-llahu iu drejtua: "Ky ligjė­rim ėshtė i bukur, por ajo qė posedoi unė ėshtė mė e vlefshme, unė i kam ajetet Kur'anore tė cilat mua mi ka shpallur All-llahu i Madhėruar. Pastaj Resulull-llahu a.s. ia kėndoi njė fragment nga Kur'ani dhe e thirri nė Islam. Ai pėrsėriti pas Resulull-llahut a.s. keli­mei-shehadetin dhe kaloi nė Islam e tha: "Kėto janė fjalė tė mreku­llueshme. Pastaj u kthye nė Medinė, por sė shpejti pas kėsaj vritet afėr vendit Bu'ath.[7]
Suvejdi pranoi Islamin nė fillim tė vitit njėmbėdhjetė tė pejgam­berllėkut.[8]

[1] Pasi qė tė kryhet rrethi i tavafit rreth Ka'bes, qėndrohet nė kėndin nga i cili ka filluar tavafi, kthehen pėllėmbat e duarve kah kėndi - Rukna - dhe kėndohet duaja, pastaj vazhdon rrethi i dytė, e kėshtu me radhė. (sh.p.).

[2] Ibni Hisham: I/419, 420, 441, 442; Zadu-l-Me'ad: II/46, 47; Muhtesar Siretu -r-Resul nga En-Nexhdi, f. 141-143; Rahmetun li-l-Alemin: I/71-74; Tarihu Islami nga Abadi: I/123, 124.

[3] Sahihu-l-Buhari: II/573.

[4] Transmeton Tirmidhiu. Tė shikohet Siretu-r-Resul nga Nexhdi: f. 149.

[5] Ibni Hisham: I/424, 425.

[6] Jethrib - Medina dhe Munevveri.

[7] Ibni Hisham: I/425-427.

[8] Tarihu Islam nga Nexhib Abadi: I/125.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:26   #51
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

2. Ijjas bin Mu'adhi ka qenė njė djalė i ri, me prejardhje nga Jethribi. Nė Mekė erdhi me njė delegacion tė fisit El-Evs. Delegacioni kishte pėr qėllim lidhjen e marrėveshjes mes kurejshitėve dhe fisit tė tyre kundėr fisit El-Hazrexh, nė prag tė luftės sė njohur Bu'ath, nė fi­llim tė vitit njėmbėdhjetė tė pejgamberllėkut. Zjarri i armiqėsisė kishte shpėrthyer ndėrmjet dy fiseve tė pėrmendura nė Jethrib.
Fisi El-Hazrexh ishte numerikisht mė i madh se fisi El-Evs. Kur Resulull-llahu a.s. kuptoi se evsasit kishin ardhur nė Mekė, shkoi te ata, u ul dhe tha: "A dėshironi tė keni dobi nga kjo ardhje e juaj?" U pėrgjigjėn: "E si kėshtu?" Ai tha: "Unė jam Pejgamber i All-llahut xh. sh., i dėrguar pėr besimtarėt. Unė i thėrras t'i besojnė All-llahut dhe mos t'i pėrshkruajnė Atij shok. Mua ma ka zbritur Librin." Pastaj ua shpjegoi Islamin dhe kėn­doi njė fragment nga Kur'ani. Atėherė Ijjas b. Mu'adhi tha: "O popull, mė mirė do t'ishte sikur tė kishim ardhur pėr kėtė se sa pėr marrėveshje." Njė anėtar i delegacionit, i quajtur Ebu-l-Hajser Enes b. Rafi, e merr njė grusht pluhur dhe ia gjuan Ijjasit nė fytyrė dhe i thotė: "Ik prej nesh! Pasha jetėn, ne kemi ardhur kėtu me qėllim tjetėr." Ijjasi heshti, e Resulull-llahu a.s. u ngrit dhe u largua prej tyre. Kėta pastaj janė kthyer nė Medinė pa kryer punė. Nuk kanė mundur tė lidhin marrėveshje me kurejshitėt.
Pas kthimit nė Jethrib, Ijjasi sė shpejti vdes duke rėnė shehadet, duke thirrė tekbir dhe duke madhėruar dhe falėnderuar All-llahun xh.sh. Askush nuk dyshon nė atė se Ijjasi ka vdekur si mysliman i vėrtetė.[1]
3. Ebu Dherr El-Gaffari ka qenė banor nga rrethina e Jethribit. Kur ka arritur nė Jethrib lajmi pėr pejgamberllėkun e Muhammedit a.s., pėrmes Suvejdit dhe Ijjasit, Ebu Dherrit kjo i flenė nė zemėr dhe pra­non Isla­min.[2]
Buhariu transmeton nga Ibni Abbasi i cili ka thėnė: "Ebu Dherri ka thėnė: Unė jam nga familja Gaffar. Kemi dėgjuar lajmin se nė Mekė ėshtė paraqitur njė njeri i cili vetėn e konsideron Pejgamber. Andaj, iu drejtova vėllait tim: "O vėllai im, shko tek ai njeri, fol me tė dhe kthehu tė mė informosh pėr tė." Ai shkoi, e pa Resulull-llahun a.s. e pastaj u kthye nė shtėpi dhe unė e pyeta: "Me ēfarė lajmesh ke ardhur?" Ai u pėrgjigj: "Pasha All-llahun, e kam parė njeriun i cili urdhėron tė bėhen vepra tė mira e tė pengohen ato tė kėqijat." Unė atėherė i thashė: "Nuk mė ke kėnaqur me pėrgjigje." Atėherė u furnizova me ujė, e mora shkopin dhe u nisa pėr nė Mekė. Kur mbėrrijta atje, fillova ta kėrkojė Muhammedin. Nuk e njihja, e tė pyesja e kisha mėni. Qėndroja nė mesxhid duke pirė ujė Zem-zem. Pastaj, pranė meje kaloi Aliu e tha: "Si duket ky njeri ėshtė i huaj?" U pėrgjigja: "Po." Pastaj ai mė ftoi nė shtėpi tė vet e unė u nisa me tė. Nuk mė pyeste kurrgjė e as unė nuk e pyetsha atė. Atė natė bujta tek ai, e nė mėngjes u nisa pėr nė mesxhid pėr tė pyetur pėr Muhammedin. Gjer atėherė kurrkush nuk mė tregoi diē pėr tė. Pastaj, pėrsėri Aliu kaloi pranė meje e mė tha: "Ende nuk ke gjetur ku tė vendosesh?" Thashė: "Jo." Ai tha: "Eja me mua." E pastaj mė pyeti: "Kush je? Ē'tė solli nė kėtė qytet?" I thashė: "Nėse nuk mė tradhton do tė tė tregojė." Aliu tha: "Mirė." Unė i thashė: "Kam dėgjuar se kėtu jeton njė njeri i cili vetėn e konsideron Pejgamber tė Zotit. E dėrgova vėllanė tė bisedonte me tė, por u kthye pa kryer punė. Dėshiroj qė personalisht ta shoh atė njeri." Aliu mė tha: "Ja, tani e ke gjetur pėrcjellėsin. Unė mu tani jam duke shkuar tek ai. Ku tė hyj unė, hyn edhe ti. Nėse e shoh dikėnd tė rrezikshėm pėr ty, do tė ndalem e do tė mbėshtetem nė mur kinse po i rregulloj kėpucėt e mia, e ti vazhdo." Aliu eci e unė pas tij, gjersa nuk hyri nė njė shtėpi, e unė pas tij. Me tė hyra tek Pejgamberi i All-llahut, dhe i thashė: "Ma shpjego Islamin." Ai ma shpjegoi. Pastaj pranova Islamin nė tė njėjtin ēast, e ai mė tha: "O Ebu Dherr, mos i trego kujt pėr kėtė. Kthehu nė vendin tėnd, e kur dėgjon se jemi forcuar, atėherė na u bashko. Ende nuk dihet se ēdo tė bėhet me ne dhe me punėn tonė, por ti puno." Unė thashė: "Pasha Atė, qė ta ka zbritur tė Vėrtetėn, tani tė gjithėve do tu them me zė tė lartė." Dhe shkova nė mesxhid ku i takova kurejshitėt tė tubuar. Brita me zė tė lartė: "O popull Kurejshit, unė dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr, pėrveē All-llahut dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė i Dėrguari i Tij dhe Pejgamber i Tij." Ata britėn: "Ngrituni ta zėmė kėtė renegat!" U ngritėn dhe mė rrahėn gjer nė alivanosje. Abbasi mė gjeti nė atė gjendje, u pėrkul mbi mua, pastaj u kthye kah ata dhe tha: "Vaj halli pėr ju. A mos, vallė, do te mbytni njeriun nga familja Gaffar, ndėrsa tregtitė e juaja dhe rruga juaj kalojnė pėrmes tokės sė tyre?" Pas kėsaj, ata mė lanė tė qetė. Tė nesėrmen nė mėngjes, u ktheva nė mes­xhid dhe i pėrsėrita ato fjalė qė i thashė dje. Ata thanė: "Sillni kėtij rene­gati", u ngritėn dhe vepruan nė tė njėjtėn mėnyrė sikurse dje. Pėrsėri erdhi Abbasi, u pėrkul mbi mua dhe e pėrsėriti fjalimin e djeshit.[3]

[1] Ibni Hisham: I/427, 428; Tarihu Islami: I/126.

[2] Vepra paraprake: I/126.

[3] Sahihu-l-Buhari, kaptina mbi Zem-zemin: I/499, 500, dhe kaptina: Islami i Ebu Dherrit: I/544, 545.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:26   #52
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

4. Tufujl b. Amėr Ed-Devsi ka qenė njeri i ndershėm dhe bujar, poet i talentuar dhe prijės i fisit Devs. Fisi i tij ka pasur njėfarė dominimi mbi disa krahina tė Jemenit. Mekėn e ka vizituar nė vitin njėmbėdhjetė tė pejgamberllėkut. Me atė rast banorėt e Mekės i kishin pėrgatitur pritje me nderime tė mėdha. Ata i thanė: "O Tefujl, ke arritur nė qytetin tonė ku gjen­det njė njeri misterioz dhe pėr ne i pakuptue­shėm, i cili na ndanė nė grupacione. Bėri tė grindemi mes veti. Flet si magjistar. E ndau babain nga i biri, vėllanė nga vėllai, burrin nga grua­ja. Kemi frikė pėr ty dhe pėrcje­llėsit tuaj se mos po ju ndodh diē sikur qė na ndodhi neve. Mos bisedo me tė dhe mos e dėgjo ē'flet." Tufejli tregon: "Pasha All-llahun, aq tepėr ishin kėmbėngulės, sa qė vendosa tė mos bisedoj me tė e as mos ta dėgjoj atė. Kur u nisa tė shkoj nė mes­xhid, i mbylla veshėt me pambuk qė tė mos ndiej kurrgjė nga biseda e tij. Kur arrita nė mesxhid, ai ishte duke u falur tek Ka’bja. U ndala pranė tij, e All-llahu nuk mė la e tė mos i dėgjoj disa nga fjalėt e tij. Ligjėrimi qė e dėgjova ishte i kėndshėm. Andaj, i thashė vetit: "Vaj halli pėr ty o Tufejl, se ēdo tė gjejė! Pasha Zotin, unė jam poet i talentuar, mirė e dalloj ligjėrimin e mirė nga i keqi, ēka mė pengon tė dėgjoj ligjėrimin e kėtij njeriu? Nėse flet diēka mirė, do ta pranojė, e nėse jo, nuk do ta pėrfilli atė." Ndejta aty gjersa ai nuk u nis pėr nė shtėpi. E pėrcolla dhe kur hyri nė shtėpi, hyra edhe unė pas tij. Pastaj i tregova se ēka kam dėgjuar dhe ēka flasin pėr tė dhe kujdesin e njerėzve pėr mua. I tregova se i kam mbyllur veshėt me pambuk, por megjithatė kam dėgjuar diē nga ligjėrimi i tij. Pastaj i thashė: "Mė trego si qėndron puna me ty." Ai ma prezentoi Islamin dhe kėndoi nga Kur'ani. Pasha Zotin, kurrė gjer atėherė nuk kam dėgjuar diē mė tė bukur. Ēfarė ligjė­rimi tė mreku­llueshėm. Menjėherė pranova Islamin, e shqiptova sheha­detin e sė vėrte­tės dhe i thashė: "Mua mė dėgjon populli im, andaj po kthehem nė vendin tim dhe do t'i thėrras nė Islam, lute All-llahun tė ma jap ndonjė shenjė." Resulull-llahu a.s. u lut." All-llahu xh.sh. ia dha shenjėn e kėrkuar. Kur u kthye nė shtėpi All-llahu xh.sh. ia ndriti fytyrėn me njė shndrizė. Ai tha: "All-llahu im, le tė shndritė diē jashta fytyrės sime, frikėsohem se njerėzit do tė thonė: ky ėshtė magjistar. Drita u shndėrrua nė kamxhik. Ai i thirri nė Islam babain dhe gruan e vet. Ata pranuan, por populli i tij nuk pranoi fenė e re. Megjithatė nuk e hoqėn nga udhėheqja derisa ai vetė nuk u largua prej tyre pas betejės tė Hendekut.[1] Bashkė me tė u shpėrngulėn edhe rreth tetė­dhjetė familje tė fisit. Nė Islam ka pėrjetuar pleqėri tė bukur. Ka rėnė si shehid nė betejėn e Jemames.[2]
5. Dimad El-Ezdi me origjinė nga fisi Ezd Shenueh nga Jemeni. Gjatė vizitės nė Mekė i ka dėgjuar horrat duke thėnė: "Muhammedi, vėrtetė ėshtė i marrė." Ai mendoi nė vete: "Sikur tė shkoja tek ky njeri, ndoshta Zoti do ta shėronte me ndihmėn time." Pastaj e gjeti Muha­mmedin a.s. dhe i tha: “O Muhammed, unė jam shėrues nga kėto sėmurje, a dėshiron tė tė shėroj?" Resulull-llahu a.s. tha: "Falėnderimi i takon All-llahut. Atij i falėnderojmė dhe nga ai ndihmė kėrkojmė. Atė qė All-llahu e udhėzon kurrė nuk do tė humbė, e atė qė Ai e sjell nė lajthitje, askush nuk mund ta shpie nga ajo. Unė dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr, pos All-llahut, Njė, tė Vetmit. Ai nuk ka konkurrent dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob i Tij dhe Pejgamber i Tij." "Tani, pėrsėritmi ato fjalė" tha El-Ezdi. Resu­lull-llahu a.s. ia pėrsėriti tri herė, e ky tha: "Kam dėgjuar fjalėt e magjis­tarit dhe shortarit, pastaj edhe fjalėt e poe­tit, por diē tė kėtillė nuk kam dėgjuar. Fjalėt tuaja tejkalojnė ēdo ligjėrim. Ma shtriej dorėn qė tė zotohem nė Islam", dhe e pranoi Islamin.[3]
Gjashtė banorėt e mirė tė Jethribit

Gjatė kohės tė haxhxhit, nė vitin njėmbėdhjetė tė pejgamberllėkut - nė muajin gusht tė vitit 620 tė erės sė re - Islami gjenė farė pjellore pėr idenė e vet, tė cilat sė shpejti rriten nė trungje tė degėzuara nėn hijen e tė cilave do tė pushojnė myslimanėt nga vuajtjet shumėvjeēare tė tira­nėve dhe zullumqarėve.
Resulull-llahu a.s. posedonte urtėsi tė thellė. Atij i shkonte pėrdore qė, me gjithė pėrgėnjeshtrimet e ndryshme, vuajtjet dhe pėsimet nė Mekė, t'i vizitojė fiset Arabe dhe t'ua prezentojė Islamin. Kėtė e bėnte gjatė netėve tė errėta, duke u pėrpjekur qė tė mos ndėrhyjnė jobesim­tarėt mekasė mes tij dhe atyre fiseve.[4]
Njė natė, del bashkė me Ebu Bekrin dhe Aliun, pėr t'i vizituar fiset Dhuhel dhe Shejban b. Thalebe. U flet pėr Islamin dhe i thėrret nė fe. Mes Ebu Bekrit dhe njėrit nga fisi Dhuhel zhvillohet njė dialog nė formė pyetje-pėrgjigjjesh tė bukura. Benu Shejbanėt shumė bukur janė pėrgjigjur nė pyetje, megjithatė refuzuan tė pranojnė Islamin.[5]
Pastaj Resulull-llahu a.s. shkon nė Minne dhe atė nė Aka'ba. Gjatė udhėtimit i dėgjon disa njerėz duke folur. Ngutet qė t'i arrinė dhe t'i shoqėrojė. Kėta ishin gjashtė tė rinj nga Jethribi, tė gjithė nga fisi Hazrexh.
Kėta janė:
1. Es'ad b. Zeraret, nga familja Beni Nexhxhar;
2. Avf b. El-Harith b. Rifa'ta Afra', nga Beni Nexhxharėt;
3. Rafia b. Malik b. El-Uxhlan, nga Beni Zurejkėt;
4. Kutbet b. Amir b. Hudejde, nga Beni Selemėt;
5. Ukbet b. Amir b. Nabi, nga Beni Haram b. Ka'sėt; dhe
6. Xhabir b. Abdullah b. Riab, nga Abid b. Ganemėt.
Kėta ishin djemtė e zotėrinjėve medinasė. Nga robėreshat hebrenje nė Medinė kishin dėgjuar se nė shekullin e tyre do tė tė dėrgohet njė Pejgamber. "Ai do tė paraqitet, ne do ta pasojmė atė kurse ju do t'u luftojmė sikur populli i Adit dhe Iremit."[6]
Kur i arrinė, Resulull-llahu a.s. fillon bisedėn duke pyetur: " Kush jeni ju?" Ata u pėrgjigjėn: "Njė grup i vogėl hazrexhėsh." Ai tha: "Jeni robėr tė hebrenjve?" Ata u pėrgjigjėn: "Po." Ai tha: "A doni tė ulemi e tė bisedojmė?" U pėrgjigjėn: "Po." pastaj u ulėn e Resulull-llahu a.s. ua prezentoi tė vėrtetėn e Islamit dhe esencėn e fesė. Pastaj i thirri qė ta besojnė All-llahun e Lartėsuar, dhe u kėndoi njė fragment nga Kur'ani. Ata biseduan mes veti: "Pasha Zotin ky ėshtė Pejgamberi, pėr tė cilin flitnin hebrenjtė. Nuk guxojmė tė lejojmė qė tė na tejkalojnė." Atėherė ata e pranuan Resulull-llahun a.s. pėr Pejgamber tė All-llahut, dhe e pranuan Islamin. Kanė qenė ndėr kokat mė tė menēura tė Jethribit. I kishte molisur lufta vėllavrasėse e cila pak kohė mė parė kishte mba­ruar dhe e cila pėrsėri mund tė shpėrthente, andaj dėshiruan qė feja dhe misioni i Resu­lull-llahut a.s. tė jenė shkak pėr pėrfundimin e kėtyre luftėrave. Ata thanė: "Ne e kemi braktisur fisin tonė, sepse nuk mund t'i shikonim se ēka janė duke bėrė. Nuk ekziston kurrnjė popull siē janė ata, nė armiqėsi dhe nė tė kėqija. Ndoshta All-llahu xh.sh. do t'i bash­kojė rreth teje. Ne do t'ua shpjegojmė dhe ofrojmė Islamin, dhe do t'i thėrrasim tė tė besojnė ty. Do t'ua shpjegojmė shkakun pėrse t'u pėrgji­gjėm ty dhe pėrse hymė nė radhėn e ithtarėve tuaj. Nėse All-llahu i tubon rreth teje, do tė jesh njeriu mė i ēmueshėm."
Kur u kthyen nė Medinė, u kthyen si bartės tė Islamit. Nė Medinė nuk mbeti asnjė shtėpi ensarėsh, pa u pėrmendur emri i All-llahut xh. sh. dhe Resulull-llahut a.s.[7]
Shėnim nė lidhje me martesėn e Resulull-llahut a.s.
me Aishen


Nė muajin shevval tė vitit njėmbėdhjetė tė pejgamberllėkut, Resu­lull-llahu a.s. u fejua me Aishen r.a. gjashtė vjeēe, kurse me tė ėshtė martuar nė Medinė pas Hixhretit, kur ajo i ka pasur nėntė vjet.[8]

[1] Ai ėshtė shpėrngulur na Jemeni pas betejės sė Hudejbijes, sepse ka arritur nė Medinė atėherė kur Resulull-llahu a.s. ishte nė Hajber. Ibni Hisham: I/385.

[2] Ibni Hisham: I/382-385; Rahmetun li-l-Alemin: I/81, 82; Muhtesar Siretu-r-Resul nga Nexhdi, f. 144; Tarihu Islami nga Abadi: I/127.

[3] Rrėfen Muslimi nė veprėn e vet Mishkatu-l-Mishabih, kaptina: Shenjat e pejgamberllėkut: II/525.

[4] Tarihu Islami nga Abadi: I/129.

[5] Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi, f. 150-152.

[6] Zadu-l-Me'ad: II/50; Ibni Hisham: I/429.541.

[7] Ibni Hisham: I/428-430.

[8] Telkihu Fuhumi ehli-l-Ether, f. 10; Sahihu-l-Buhari: I/551.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:27   #53
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

EL-ISRA VE EL-MI'RAXHI
- Isra dhe Mi'raxhi -
udhėtimi i natės dhe ngritja
[1]


R

esulull-llahu a.s. gjatė jetės sė vet, ka pasur njė periudhė jashtėzakonisht tė vėshtirė, duke i hapur rrugėn Islamit. Misi­oni i tij nė pėrhapjen e fesė tė All-llahut xh.sh. ka pėrjetuar suksese dhe rėnie. E atje lartė, diku nė hapėsirat e largėta hyjnore, xixė­llonin yjet e shkėlqyera duke pėshpėritur pėr sukseset e reja. Nė kėtė periudhė, mes suksesit dhe dėshprimit, ndodh Isra dhe Mi'raxhi. Duke qenė se kjo ngjarje ka vlerė tė madhe shpirtėrore, do tė flasim gjerėsisht pėr tė.
Ekzistojnė shumė mendime pėr kohėn nė tė cilėn ka ndodhur Isra dhe Mi'raxhi:
1. Isra ka ndodhur nė vitin nė tė cilin All-llahu xh.sh. e ka nderuar Resulull-llahun a.s. me pejgamberllėk. Ky ėshtė mendimi i Taberaniu.
2. Ngjarja ka ndodhur nė vitin pesė tė pejgamberllėkut. Kėshtu mendojnė Neveviu dhe Kurtubi.
3. Ngjarja ka ndodhur natėn e njėzet e shtatė tė muajit rexheb, tė vitit dhjetė tė pejgamberllėkut, mendon dijetari El-Mensur Fevri.
4. Gjashtėmbėdhjetė muaj para Hixhretit, ose nė muajin ramazan tė vitit dymbėdhjetė tė pejgamberllėkut.
5. Njė vit e dy muaj para Hixhretit, ose nė muajin muharrem, tė vitit trembėdhjetė tė pejgamberllėkut; dhe
6. Njė vit para Hixhretit, ose nė muajin rebiul-evvel, tė vitit trembėdhjetė tė pejgamberllėkut.
H. Hatixhja r.a. ka kaluar nė Ahiret nė muajin ramazan, tė vitit dhjetė tė pejgamberllėkut. Gjer atėherė ende nuk ka qenė e shpallur dispozita pėr pesė namazet ditore, e nuk ekzistojnė kurrfarė mendimesh kontestuese rreth asaj se pesė kohėt e namazit janė caktuar natėn e Isra'asė.
Tri mendimet e fundit janė dhėnė nė bazė sė shpalljes tė sures "El-Isra" pėrmbajtja e sė cilės tregon se kjo ėshtė shpallur mjaft vonė. Nuk e di se cili mendim ėshtė mė i saktė. Tė gjithė imamėt e Hadithit e trans­metojnė kėtė ngjarje, e ne do te parashtrojmė nė pikat e shkurtėra me kėtė renditje:
Ibnul-Kajjumi thotė: "Resulull-llahu a.s. e ka pėrjetuar Isra'nė si udhė­tim tė vėrtetė trupor, qė ka filluar nė Mesxhidul Haram nė Mekė e ka mbaruar nė Bejtu-l-Mukaddes nė Kuddusi-Sherif. Ka udhėtuar nė Burak (mjet me tė cilin Muhammedi a.s. ėshtė ngjitur nė qiell) me pėrcjelljen e Xhibrilit a.s. Ka mbėrritur nė Kuddus ku ėshtė falur nė xhami me Pejgam­berėt e tjerė e ky ėshtė bėrė imam i tyre, ndėrsa Burakun e ka lidhur nė hallkėn e derės sė xhamisė.Atė natė ndodhė ngritja e Resulull-llahut a.s. nga Bejtu-l-Mukad­desi nė qiellin e parė, e nėn udhėheqjen Xhibrili a.s. i cili e shpien nė katet e hapėsirės sė panjohur tė All-llahut. Aty e takon Ademin a.s., babain e gji­nisė njerėzore. E pėrshėndet me selam e ai ia kthen me mirėseardhje dhe i pėrgjigjet me selam dhe e pranon pejgamber­llėkun e tij. All-llahu xh.sh. kėtu ia tregon shpirtrat e shehidėve nė anėn e djathtė dhe shpirtrat e fatkeqėve nė tė majtėn. Prej aty, Resulull-llahu a.s. ngritet nė qiellin e dytė, ku merr lejen pėr hyrje. Aty e takon Jahjan, tė birin e Zekerijas, dhe Isain, tė birin e Merjemės. Takohet me ta dhe i pėrshėndetė me selam. Ata i pėr­gjigjėn selamit, i dėshirojnė mirėseardhje dhe e pranojnė si Pejgamber. Pas kėsaj, pason ngritja nė katin e tretė ku takohet me Jusufin. E pėrshėndet me selam e edhe Jusufi i pėrgjigjet me selam, me mirėsear­dhje dhe ia pranon pejgamberllėkun. Pastaj ngritet nė qiellin e katėrt ku takohet me Idrisin. E pėrshėndet me selam e ai i pėrgjigjet nė selam, i shpreh mirėseardhje dhe ia pranon pejgamberllėkun.
Prej aty ngritet nė qiellin e pestė, ku takohet me Harunin, tė birin e Imranit dhe e pėrshėndet me selam. Ai i pėrgjigjet me mirėseardhje dhe e pranon si Pejgamber. Pastaj ngritet nė qiellin e gjashtė, ku takohet me Musain, tė birin e Imranit dhe e pėrshėndet me selam. Ai i pėrgjigjet me mirėseardhje dhe e pranon pejgamberllėkun e tij.
Duke e lėshuar qiellin e gjashtė, Musai fillon tė qajė. E pyesin: "Ē'tė shtyri tė qajsh?" Ai pėrgjigjet: "Po qajė pėr atė se populli i kėtij djaloshi, i cili ka ardhur pas meje si Pejgamber, do tė jetė mė i numėrt nė Xhennet se sa populli im." Pas kėsaj bisede, Resulull-llahun e ngrisin nė qiellin e shtatė. Aty e takon Ibrahimin a.s. E pėrshėndet me selam. Ai i shpreh mirėseardhje dhe e pranon si Pejgamber.
Pas kėtij udhėtimi Resulull-llahun a.s. e ngrisin gjer nė Sidretu-l-Munteha - Perdja e Fundit, e prej aty nė horizontin mė tė lartė tė All-llahut. Afrohet shumė afėr All-llahut tė Madhėruar e tė Lartėsuar, pastaj iu afrua, e u lėshua afėr, aq afėr sa dy harqe apo mė afėr. Dhe ia shpalli robit tė vet atė qė ia shpalli. Kėtu i caktohet falja prej pesė­dhjetė namazesh ditore. Pastaj Resulull-llahu a.s. niset tė kthehet. Kur kalon pranė Musait, ky e pyet: "Ēka t'ėshtė urdhėruar?" Pėrgjigjet: "Pesėdhjetė namaze nė ditė." Musai i thotė: "Ummeti yt nuk mund ta zbatojė kėtė. Kthehu tė Zoti yt dhe lute qė t'ia lehtėsojė ummetit tėnd." Resulull-llahu a.s. e shikon Xhibrilin, sikur tė kėrkonte kėshillim nga ai. Ai ia vėrteton me isharet (gjest): "Po, nėse dėshiron ti." Xhibrili pėrsėri e ngrit tek All-llahu i Gjithfuqishėm, i Lartėsuar dhe i Lavdė­ruar - i Cili ishte nė vendin e vet (kjo ėshtė pjesė e fjalisė sė Buhariut e ndėrvėnė nė disa hadithe). All-llahu ia zvogėlon dhjetė namaze. Pej­gamberi a.s. lėshohet gjer te Musai dhe e njofton pėr kėtė. Musai i thotė: "Kthehu te Zoti yt dhe lute t'ia lehtėsojė ummetit tėnd." Kėshtu, Resulull-llahu a.s. shkon lartė, poshtė te Musai dhe te Zoti i vet i Lartėsuar, gjersa All-llahu xh.sh. nuk ia kufizon numrin e namazeve gjer nė pesė. Pas kėsaj, Musai i thotė qė tė shkonte edhe njė herė Lart, por Resulull-llahu a.s. pėrgjigjet: "Mjaft kam fituar nga Zoti im, jam i kėnaqur dhe i pranoj." Kur largohet prej aty, Resulull-llahu a.s. dėgjon njė Zė: "E realizova urdhrin tim dhe ua lehtėsova robėrve tė Mi" - (mbaron citati).[2]
Ibnul Kajjumi pastaj paraqet mendime tė ndryshme rreth pamjes sė All-llahut xh.sh. Ai citon fjalėt e Ibni Tejmiut me pėrmbajtje tė ngjash­me. Esenca tregon se nuk ka ardhur gjer tek pamja fizike e Krijuesit dhe se ky mendim nuk ėshtė transmetuar prej asnjė as'habi. Transme­timi i Ibni Abbasit, i cili flet pėr pamjen absolute dhe pėrjetimin e All-llahut xh.sh., me shqisa, nuk ėshtė kundėrthėnie me transmetimet tjera.
Ibnul-Kajjumi vazhdon: "Fjalėt e All-llahut tė Lartėsuar, nė suren En-Nexhm: "Pastaj iu lėshua dhe iu afrua." (53, 8) tregojnė tjetėr mėnyrė tė afruarit nga ai nė rrėfimin "mbi lartėsimin - ngritjen e natės", sepse afrimi nė suren "En-Nexhm" ėshtė afrim i Xhibrilit dhe tė lėshuarit e tij, siē thotė Aishja r.a. dhe Ibni Mes'udi, ndėrsa vetė teksti kėtė e vėrteton. Kurse "afrimi dhe lėshimi" nė kėtė hadith tregon qartas se ky ėshtė afrim dhe lėshim i All-llahut xh.sh. Nė suren "En-Nexhm" qėndron edhe kjo: "Atė e ka parė edhe herėn tjetėr tek Sidretu-l-Munteha." (53, 13-14). Kjo ka tė bėj me Xhibrilin, tė cilin Resulull-llahu a.s. e ka parė nė figurėn e vet dy herė: tė parėn herė nė tokė e tė dytėn herė nė Sidretu-l-Munteha, e All-llahu e di mė sė miri."[3] (mbaron citati).
[1] Zadu-l-Me'ad: II/49; Muhtesar Siretu-r-Resul nga Nexhdi, f. 148, 149; Rahmetun li-l-Alemin: I/67; Tarihu Islami nga Abadi: I/124.

[2] Zadu-l-Me'ad: II/48.

[3] Zadu-l-Me'ad: II/47, 48; Sahihu-l-Buhari: I/50, 455, 456, 470, 471, 481, 548-550, II/684; Sahih-l-Muslim: I/92-96.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:28   #54
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nė kėtė kohė ėshtė pėrsėritur mu'xhizeja e pastrimit tė gjoksit tė Resulull-llahut a.s. dhe kanė ndodhur edhe disa ngjarje tė tjera:
Resulull-llahut a.s. i kanė ofruar qumėsht dhe verė. Ai ka zgjedhur qumėshtin, e i ėshtė thėnė: "Je i udhėzuar nė rrugė tė drejtė, apo e ke qėlluar rrugėn e drejtė, po qe sė rastėsisht do t'a merrshe verėn, atėherė ummeti yt do tė ishte i pėrēarė (i larguar nga udha e drejtė)."
Resulull-llahu a.s. i ka parė katėr lumenj nė Xhennet, dy tė njohur e dy tė panjohur. Dy tė njohur janė Nili dhe Eufrati. Simbolika e tyre ka qenė se myslimanėt do tė vendosen nė luginat pjellore tė kėtyre dy lumenjve, dhe se banorėt e rrjedhave tė tyre do tė jenė bartės tė Islamit nga gjenerata nė gjeneratė. Me kėtė nuk ėshtė nėnkuptuar se kėta dy lumenj e kanė burimin nė Xhennet.
Resulull-llahu a.s. e ka parė sunduesin e hapėsirės sė Xhehennemit, tė mrrolur, me fytyrė leshėtore, pa buzėqeshje dhe pa ēiltėri. Gjithashtu e ka parė Xhennetin dhe Xhehennemin.
Nė qiell i ka parė ngrėnėsit e pasurive tė bonjakėve duke pėrjetuar vuajtje tė rėnda. Buzėt i kishin si turinjtė e deveve. Mėrtypnin kafshata tė zjarrit tė Xhehennemit, dhe gurė tė skuqur qė gulfonin nga shpinat e tyre. I ka parė shfrytėzuesit e kamatės, me stomaqe tejet tė mėdha pėr ē'shkak nuk mund tė lėviznin nga vendi. Para tyre kalonin ithtarėt e Firaunit dhe pėrderisa ata i djegėte zjarri i Xhehennemit, kėta shkelnin mbi ta.
I ka parė laviret duke mbajtur nė duar mish tė majm e tė freskėt sė bashku me mish tė lig e tė qelbur. Hajshin nga i ligu dhe e lejshin atė tė parin - mishin e mirė.
I ka parė gratė tė cilat fėmijėt e huaj ua kanė mveshur burrave tė vet. Ato pėrgjithmonė do tė mbesin tė varura pėr gjinj.
Gjatė shkuarjes dhe gjatė kthyerjes ka parė karvane mekase. I ka sinjalizuar udhėheqėsit e karvanit pėr devenė e humbur dhe ka pi ujė nga enėt e mbuluara tė tyre, gjersa ata flinin. Pastaj pėrsėri e ka mbuluar enėn. Tė gjitha kėto vėrtetonin vėrtetėsinė e rrėfimit tė tij, tė cilin e ka treguar tė nesėrmen pas kthyerjes nga udhėtimi.[1]
Ibnul-Kajjumi thotė: "Tė nesėrmen, porsa agon, Resulull-llahu a.s. e njofton popullin e vet se All-llahu xh.sh. atė natė ia ka treguar disa nga fshehtėsitė e Veta. Ata e tejkaluan nė mosbesim, e edhe mė tepėr bėnin shpifje e rrena kundėr tij. U vėrsulėn kundėr tij edhe mė ashpėr. Kėrkuan nga ai ta pėrshkruante Kuddusi Sherifin, e All-llahu xh.sh. ia lejoi kėtė, dhe ai e pėrshkruajti nė detaje, me argumente tė qarta. Nuk ishin nė gjendje ta kundėrshtojnė pėr kurrgjė, nuk kishin mė ēka t'i thoshin. Gjithashtu u lajmėroi pėr karvanet e tyre tė cilat shkonin dhe tė cilat ktheheshin, dhe u tregoi se kur do tė arrinė nė Mekė. Pastaj u tregoi pėr devenė e humbur nga kreu i karvanit, por tė gjitha kėto edhe mė tepėr nxisnin hidhėrimin e tyre, sepse jobesimtarėt gjithnjė mohojnė."[2]
E dimė se Ebu Bekrin r.a., e kanė quajtur "Siddik" - vėrtetėdashės, pėr arsye se ėshtė njeriu i parė qė ka besuar nė vėrtetėsinė e kėsaj ngjarjeje (Isra dhe Mi'raxh) nė momentin kur tė gjithė e mohonin.[3]
E tėrė ajo qė ėshtė thėnė nė lidhje me kėtė udhėtim, me pėrmbajtje mė tė begatshme dhe mė madhėshtore janė fjalėt e All-llahut tė Lartė­suar xh.sh., i Cili thotė: "... me qėllim qė Ne t'ia tregojmė disa prej Shenjave tona." (17, 1). Nė kėtė mėnyrė All-llahu xh.sh. ka vepruar edhe ndaj Pejgamberėve tė tjerė. All-llahu thotė: "Dhe kėshtu Ne ia tregonim Ibrahimit brendėsinė e qiejve e tė Tokės qė ai (tė ketė dije tė pėrsosur) tė jetė ndėr ata, tė cilėt posedojnė besi­min e sigurt." (6, 75). Musait i ka thėnė: "Qė Ne tė tė tregojmė ty disa nga mrekullitė Tona tė mėdha." (20, 23). Qėllimi i kėsaj dėshire tė All-llahut ka qenė: "pėr tė besuar bindshėm." (6, 75).
Duke u mbėshtetur nė njohuritė e Pejgamberit a.s., Shenjat - Argumen­tet e mėdha tė All-llahut xh.sh. njeriut i ėshtė mundėsuar pėr ta njohur atė qė nuk ėshtė e mundur ta sheh me sytė e veta njerėzore. E, tė dėgjosh nuk ėshtė njėsoj sikurse tė shikosh! Vetėm Pejgamberėt kanė mundur tė durojnė nė rrugėn e All-llahut xh.sh. atė qė nuk munden tė tjerėt. Tė gjitha fuqitė e kėsaj bote dhe tė gjitha ligjet fizike, pėr ta kanė paraqitur pengesa qė pėr­ballohen lehtė. Tė gjitha vuajtjet e kėsaj bote nuk kanė mundur t'i shman­gin nga rruga e drejtė.
Vlerėsimi dhe sekretet qė fshihen prapa detajeve tė kėtij udhėtimi, paraqesin lėndė studimi dhe nė vete gjithnjė do tė pėrmbajnė njė dozė tė misteritetit. Vėrtet, ekzistojnė disa ngjarje tė vogla tė cilat janė produkt tė kėtij udhėtimi tė ndershėm, e qė tregojnė nė shtigjet e lulėzuara tė jetė­shkrimit tė Pejgamberit a.s. - salavati, pėrshėndetja dhe shpėtimi le tė jetė mbi tė - andaj e shoh tė arsyeshme tė them diē shkurtimisht nė lidhje me to: Lexuesi vėren se nė suren El-Isra All-llahu xh.sh. e ka pėrmendur ndo­dhinė e udhėtimit tė natės, vetėm nė njė ajet. Pas kėsaj tregon turpin e hebrenjve dhe veprat e tyre kriminele, e pastaj ua tėrheqė vėrejtjen se ky Kur'an shpien nė rrugėn e vetme tė drejtė. Lexuesi mund tė mendojė se kėto dy ajete nuk janė tė ndėrlidhura, por nuk ėshtė ashtu, sepse All-llahu xh.sh. me kėtė metodė tė ligjėrimit tregon se El-Isra ka ndodhur nė Kuddusi-Sherif dhe se hebrenjtė do tė zbresin nga shkalla mė e lartė, udhėheqja e shoqėrisė njerėzore, pėr shkak tė prapėsirave tė bėra, tė cilat i kanė hedhur pėr toke. All-llahu xh.sh. e ka ngritur Pejgamberin e vet dhe me tė i ka bashkuar dy qendra fetare tė Ibrahimit a.s. Ka ardhur koha qė udhėheqja shpirtėrore tė kalojė nga njė popull tek populli tjetėr, nga populli i cili supet e veta i ka ngarkuar me tė kėqija, mėkate dhe armiqėsira, tek populli i cili ka prirje pėr mirėsira. E tėrė kjo ka ndodhur gjatė kohės kur Resulull-llahu a.s. ishte duke pranuar Shpalljen - Kur'anin, i cili shpien nė rrugėn e drejtė, tė vetmėn qė ekziston.
Ndėrkaq shtrohen disa pyetje tė arsyeshme: Nė ē'mėnyrė do tė bartet kjo udhėheqje te Pejgamberi a.s., dhe te pasuesit e tij, deri sa ai bredhė nėpėr shpatiet e Mekės, i ndjekur nga njerėzit? Kjo pyetje heq velin e njė realiteti tjetėr, e kjo ėshtė: ky rreth i veprimtarisė Islame tanimė vetėm sa s'ishte mbyllur me njė rrumbullaksim e pėrfundim, dhe se duhet tė fillojė rrethi i dytė i cili tėrėsisht do tė jetė me pėrmbajtje tjetėr dhe rrjedha tė tjera. Andaj kemi disa ajete tė cilat pėrbėjnė paralajmėrime serioze dhe kėrcėnime tė ashpra drejtuar jobesimtarėve. "Dhe kur vendosim Ne ta shkatėrrojmė ndonjė popull, Ne i urdhėrojmė pasanikėt e tyre tė bėjnė punė tė mira, por ata pėrkundėr kėsaj jepen pas amorali­tetit. Pra, fjala Jonė rreth ndėshkimit po plotėsohet lidhur me atė popull dhe Ne e shkatėrrojmė tėrėsisht. "(Nė bazė tė kėtij ligji) Sa e sa popuj Ne i kemi shkatėrruar pas Nuhit!" (17, 16-17).
Krahas kėtyre ajeteve, kemi edhe ajete tė tjera, tė cilat u shpjegojnė myslimanėve bazat, paragrafet dhe parimet e qytetėrimit, nė tė cilat duhet tė ndėrtojnė shoqėrinė myslimane. Por, myslimanėt, e morėn situatėn nėn kontrollin e vet, sikur tė ishin shumė kohė mė parė nė tokė, dhe ndėrtuan njėsinė e fortė rreth cilės do tė sillet i tėrė sistemi shoqėror. Kėtu qėndron paralajmėrimi se Resulull-llahu a.s. do tė gjejė vendstrehim tė sigurt jashtė Mekės, se do tė pėrmirėsohet situata e tij dhe se do tė formojė njė qendėr nga e cila do tė pėrhapė fenė islame nė mbarė rruzullin tokėsor, e qė ndėrlidhet me studimin tonė. Pėr shkak tė urtėsisė sė kėtillė, dhe tė ngjashme me tė, shohim se udhėtimi Isra ka ndodhur mu para betimit tė parė nė Aka'ba, ose mes dy betimeve, e All-llahu mė sė miri e di kėtė.

[1] Marrė nga veprat paraprake si dhe nga Ibni Hishami: I/397, 403-406.

[2] Zadu-l-Me'ad: I/48; Sahihu-l-Buhari: II/648; Sahihu-l-Muslim: 1/36; Ibni Hisham: 1/402, 403

[3] Ibni Hisham: I/399.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:29   #55
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

BETIMI I PARĖ NĖ AKA'BA
(Betimi nė besnikėri)


M

ė herėt i pėrmendėm gjashtė persona, banorė tė Jethribit tė cilėt e pranuan Islamin gjatė kohės sė haxhxhit nė vitin njė­mbėdhjetė tė pejgamberllėkut, me ē'rast i premtuan Resu­lull-llahut a.s. se do tė pėrhapin Islamin nė mesin e popullit tė tyre.
Rrjedha e ngjarjeve ka bėrė, qė nė vitin dymbėdhjetė tė pejgamber­llėkut nė muajin korrik tė vitit 621 sipas kalendarit, nė haxhxh tė vijnė dymbėdhjetė njerėz, nė mesin e tė cilėve ishin pesė vetė (prej gjashtėve) tė cilėt ishin takuar njė vit mė parė me Resulull-llahun a.s. I gjashti, Xhabir b. Abdullah b. Rebia, nuk kishte ardhur. Pėrveē kėtyre kishin ardhur edhe shtatė myslimanė tė tjerė, e kėta ishin:
1. Mu'adh b. El-Harithi, i biri i Afras nga familja Beni Naxhxhar, fisi Hazrexh;
2. Dhekvan b. Abdul Kajsi, nga familja Beni Zurejk, fisi Hazrexh;
3. Ubade b. Samiti, nga familja Beni Ganem, fisi Hazrexh;
4. Jezid b. Thalebe, nga familja Hulfa' Beni Ganem, hazrexh;
5. El-Abbas b. Ubade b. Nadleh, nga familja Beni Salem, hazrexh;
6. Ebul Hejthem b. Tajhan, nga familja Beni Abdul Eshhel, fisi El-Evs, dhe
7. Uvejm b. Saide, nga familja Beni Amėr b. Avf, fisi El-Evs.
Pesė ishin nga fisi El-Hazrexh, kurse dy nga fisi El-Evs.[1]
Ky grup u takua me Resulull-llahun a.s. tek Aka'ba nė Minne, dhe ia dhanė fjalėn Resulull-llahut a.s. se do tė jenė besnik njėsoj sikurse qė u betuan gratė me rastin e ēlirimit tė Mekės, pėr ēka do tė bėhet fjalė.
Buhariu transmeton nga Ubade b. Samiti se Resulull-llahu a.s. ka thėnė: "Ejani dhe mė bėni benė nė besnikėri dhe mė jepni fjalėn se nuk do t'i bėni shok All-llahut, s'do tė vjedhni, s'do tė bėni amoralitet, s'do t'i mbytni fėmijėt tuaj, s'do tė gėnjeni, s'do t'i bėni shpifje grave tuaja, dhe se do tė dėgjoni pėr ēdo gjė qė ėshtė e mirė. Kush prej jush pranon, shpėrblimin e ka tek All-llahu, e kush e prish besėn ēka do qoftė nga kjo qė thashė, do tė jetė i ndėshkuar nė kėtė botė, qė do tė jetė shpen­gim pėr mėkatet. Kush prej jush bėnė ndonjė cėnim nga kjo, e All-llahu atė e fshehė, Ai edhe do t'ia caktojė ndėshkimin nėse do ose do t'a falė nėse do." Dhe ia dhamė besėn. "Kurse nė njė pėrmbledhje tjetėr thuhet: "dhe ia dhamė fjalėn pėr ēdo gjė qė kėrkoi ai."[2]
Ambasadori i Islamit nė Medinė

Pasi u krye betimi nė besnikėri, dhe kur kaloi periudha e haxhxhit, Resulull-llahu a.s. sė bashku me kėtė grup myslimanėsh e dėrgoi edhe ndėrmjetėsuesin e vet tė parė nė Jethrib, t'ua mėsoj myslimanėve tė atij vendi dispozitat e Islamit dhe t'i udhėzojė nė zbatimin e fesė. Ai edhe do tė pėrhap Islamin nė mesin e jobesimtarėve tė atij vendi. Pėr kėtė mision e zgjodhi njė tė ri nga radha e myslimanėve, njėrin prej tė parėve qė e kishte pėrqafuar Islamin. Ky ishte Mus'ab b. Umejr r.a.
Suksesi i shkėlqyeshėm

Mus'ab b. Umejri vendoset tek Es'ad b. Zurareti, dhe qė tė dy fillojnė me entuziazėm dhe vendosmėri tė madhe tė kumtojnė Islamin nė Jethrib. Mus'abi ishte i njohur me ofiqin "Mėsues".
Suksesin mė tė madh nė thirrjen e vet e arrinė, siē tregohet, me rastin e kėsaj ndodhie: Njė ditė Es'adi dhe Mus'abi nisen kah shtėpiat e Beni Abdul-Eshhelėve, me qėllim qė ta vizitonin kėtė fis e pastaj edhe fisin Beni Zufer. Kur arrijnė nė tokat e tyre, hyjnė nė njė oborr tė Beni Zuferėve. Ulen pranė pusit tė quajtur Merekk. Sė shpejti rreth tyre tubohen mashkujt qė e kishin pranuar Islamin dhe Sa'd b. Mu'adhi e Usejd b. Hudajri, dy kryeparėt e fisit Beni Abdul-Eshhel, atėherė ende ishin mushrikė. Kur dėgjojnė se ē'flet Mus'abi, Sa'di i thotė Usejdit: "Shko e pėrzėni kėta dy tė cilėt erdhėn t'i pėrvuajnė fėmijėt tanė, dhe ndaloi qė tė vijnė mė nė shtėpitė tona. Es'ad b. Zerareti ėshtė djali i tezės sime. Sikur tė mos ishte kėshtu vetė do t'i qėroja hesapet me ta."
Usejdi merr shtizėn e vet dhe niset kah ata. Kur e sheh Es'adi i thotė Mus'abit: "Ja tek po vjen kryepari i familjes sė vet, ktheje nė Islam." Mus'abi pėrgjigjet: "Nėse ulet, do tė flas me te." Usejdi u afrohet i mrrolur dhe i gatshėm t'i shante, ndalet dhe i pyet: "Pėrse keni ardhur tek ne? A mos, vallė, t'i pėrvuani fėmijėt tanė? Na leni tė qetė dhe shporruni qė kėtej, nėse ende mendoni pėr kokat tuaja!" Mus'abi i drejtohet: "A nuk do tė ulesh me ne tė dėgjosh, e nėse tė pėlqen pranoje, e nėse nuk tė pėlqen, refuzoje atė qė e ke mėni." Usejdi thotė: "Mė binde, qe besa." Pastaj e ngulė shtizėn nė tokė dhe ulet. Mus'abi i tregon pėr Islamin dhe ia kėndon njė fragment nga Kur'ani.
Mus'abi tregon: "Pasha All-llahun, nė fytyrė i shihej Islami edhe para se tė fliste. Ai mė tha: "Sa i bukur dhe sa i mirė ėshtė ky ligjėrim! Ēka du­het bėrė pėr tė pranuar kėtė fe?"
Mus'abi dhe Es'adi pėrgjigjen: "Pastrohu, pastroi rrobat dhe dėshmo me kelime shehadetin e vėrtetė, pastaj fali dy rekate." Ai thotė: "Atje pas meje ėshtė njė njeri, nėse ai pranon, atėherė edhe i tėrė populli i tij do tė pranojė. Unė do t'ua dėrgojė menjėherė." Pastaj Usej­di e merr shtizėn e vet dhe shkon tek Sa'd b. Mu'adhi i cili rrinte me shokėt e vet. Sa'di thotė: "O njerėz, ju bėj be me Zotin se Usejdi po kthehet tek ne i ndryshuar", dhe e pyeti Sa'di: "Ē'bėre atje?" Ai pėrgji­gjet: "Bisedova me ata dy dhe, pasha Zotin, nuk vėrejta kurrgjė tė keqe. Ua ndalova tė qėndrojnė aty, e ata thanė: "Do tė bėjmė ashtu si dėshiron ti."
"U thashė", tregon Usejdi, "se njerėzit e Beni Harithetėve janė nisur ta mbysin Es'ad bin Zeraretin, sepse e kishin kuptuar se ai ėshtė djali i tezės tėnde." Sa'di ngritet i hidhėruar pėr shkak asaj qė dėgjoi, e merr shtizėn e vet dhe niset kah Mus'abi dhe Es'adi. Kur i sheh tė qetėsuar, kupton se Usejdi kishte dashur qė t'i dėgjonte ata, prandaj u drejtohet nė mėnyrė tallėse: "Pasha Zotin, o Ebu Emameh, sikur mos t'ishim kushėri aq tė afėrt, do tė qėlloja me kėtė shtizė. Jeni duke na zėnė frymėn nė shtėpinė tonė me atė qė e kemi mėni."
Es'adi qė mė parė i kishte thėnė Mus'abit: "Do tė tė vijė prijėsi i cili pas veti e ka tėrė popullin, po qe se e bind atė, atėherė i ke bindur qė tė gjithė."
Mus'abi i thotė Sa'd b. Mu'adhit: "Ulu pak e mė dėgjo! Po qe se tė pėlqen, pranoje, e nėse jo, refuzo atė qė e ke mėni." Ai thotė: "Dakord", e ngulė shtizėn e vet nė tokė dhe ulet. Mus'abi ia prezenton Islamin dhe ia kėndon njė fragment nga Kur'ani.
"E kemi ditur, pasha All-llahun, se do ta pranonte Islamin", trego­jnė ata, "sepse kjo i shihej nė fytyrė para se tė fillonte tė flasė."
Sa'di pyet: "Ē'bėni pėr tu bėrė mysliman?" Mus'abi dhe Es'adi pėrgji­gjen: "Pastrohu, pastroi rrobat tua, shqiptoje kelime shehadetin dhe fali dy rekate." Kėshtu edhe bėri. Pastaj, Sa'di e merr shtizėn e vet dhe kthehet tek populli i vet. Kur e panė, thanė: "Betohemi me Zotin, se ėshtė duke u kthyer me fytyrė tė ndryshuar."
Kur arriti para tyre, iu drejtua: "O popull Abdi Eshhel, ēka mendo­ni pėr mua?" U pėrgjigjėn: "Ti je prijėsi ynė dhe je mė i dijshmi." Ai tha: "Ju ndaloj juve dhe grave tuaja tė flitni me mua, pėrderisa nuk besoni All-llahun dhe Pejgamberin e Tij. “Askush prej mashkujve tė tij dhe grave, nuk fjeti atė natė pa e pranuar Islamin, pėrveē njėrit - El-Usajmirit. Ky e pranoi Islamin ditėn e betejės nė Uhud. Ka luftuar trimėrisht dhe ka vdekur pa e bėrė kurrnjė sexhde para All-llahut xh.sh. Resulull-llahu a.s. ka thėnė pėr tė: "Pėr njė mund tė vogėl e ka fituar shpėrblimin e madh."

[1] Rahmetun li-l-Alemin: I/85; Ibni Hisham: I/431-433.

[2] Sahihu-l-Buhari, kaptina pas kaptinės: "Bukuria e imanit": I/7, kaptina: "Delegacioni i ensarėve": I/550.551. Teksti ėshtė nga kjo kaptinė dhe nga ajeti: "Kur tė tė vijnė besimtarėt..." (55, 13) e nė koleksionin e Buhariut II/727 dhe kaptinės pėr mashtrimet dhe kefaretin: II/1003.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:29   #56
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Mus'abi ka banuar nė shtėpinė e Es'ad b. Zeraretit duke thirrur njerėzit nė Islam derisa nuk mbeti asnjė shtėpi ensarėsh pa u bėrė myslimanė, burra dhe gra, pėrveē shtėpive tė Umejjeh b. Zejdit, Hatme­tit dhe Vailit. Ata e kishin poetin Kajs b. Uselitin tė cilin e dėgjonin. Ky ua ndalonte tė pranojnė Islamin, por, ditėn e Hendekut, nė vitin pesė tė hixhretit, edhe kėta e pranojnė Islamin.
Mus'ab b. Umejri kthehet nė Mekė, pak para kohės sė haxhxhit nė vitin trembėdhjetė tė pejgamberllėkut, dhe e lajmėron Resulull-llahun a.s. pėr sukseset e arritura. E lajmėron pėr fiset e Jethribit, pėr pasurinė, fuqinė dhe begatitė e tyre.[1]

[1] Ibni Hisham: I/435-438 dhe II/90; Zadu-l-Me'ad: II/51.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:30   #57
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

BETIMI I DYTĖ NĖ AKA'BA

Gj

atė muajve tė haxhxhit, nė vitin trembėdhjetė tė pejgamber­llėkut, nė Mekė vajtėn mė tepėr se shtatėdhjetė myslimanė nga Jethribi, sė bashku me tė afėrmit e tyre mushrikė.
Gjatė udhėtimit kėta myslimanė pyesnin njėri-tjetrin se deri kur Resulull-llahu a.s. do tė vuante, do tė frikėsohej dhe do tė bredhte nėpėr malet mekase?
Kur arritėn nė Mekė kontaktuan fshehtazi me Resulull-llahun a.s. dhe u morėn vesh tė takohen nė gjysmėn e festės tė haxhxhit (Kurban Bajramit) nė vendin Esh-Shu'ab, afėr Aka'basė, tek xhemreja e parė[1] nė Minne. Mbledhja duhej tė mbahej ilegalisht nė mesnatė.
Do tė shfrytėzojmė nga rasti qė pėrkitazi me kėtė tė na rrėfejė pjesėmarrėsi i kėtij tubimi, pėrfaqėsuesi i ensarėve, duke mos harruar se kjo seancė ka rėndėsi tė madhe historike dhe se tėrėsisht e ka ndė­rruar rrugėn e vėshtirė tė konflikteve tė pandėrprera mes idhujtarisė dhe Islamit.
Ka'b b. Malik El-Ensariu kėshtu e pėrshkruan kėtė ngjarje: "Nė gjys­mėn e Bajramit, natėn, u nisėm qė t'a kryejmė haxhxhin dhe tė takohemi me Resulull-llahun a.s. Me ne erdhi Abdullah b. Amėr b. Harami, njėri nga kryeparėt tanė, njeri bujar dhe i nderuar nga populli. E morėm me veti nė mbledhje, duke e fshehur kėtė nga mushrikėt, tė cilėt kishin ardhur me ne nga Jethribi pėr ta kryer haxhxhin. E njoftuam kryeparin tonė pėr mbledh­jen dhe iu drejtuam me kėto fjalė: "O babai i Xhabirit, ti je njėri nga kryeparėt tanė, i ndershėm dhe i respektuar. Kemi frikė pėr ty se nesėr do tė jesh lėndė djegėse e Xhehennemit." Pastaj e thirrėm nė Islam dhe e njoftuam pėr mbledhjen me Resulull-llahun a.s. qė do tė mbahej nė Aka'ba. Ai tha: "E pranoi Islamin”, dhe mori pjesė nė mbledhje."
Ka'bi tregon: "Atė natė ramė me fjetė sė bashku me haxhilerėt tjerė nga Jethribi. Kur kaloi njė e treta e parė e natės, u pėrvodhėm nga ēadra, njė nga njė dhe duke pėrgjuar arritėm nė vendin e caktuar. Ne ishim shtatėdhjetė e tre mashkuj e dy gra, Nesiba, vajza e Ka'bit (nėna e Amarit), nga familja Mazin b. En Nexhxhar dhe Esma, vajza e Amarit (nėna e Meniut), nga familja Beni Selem. Prisnim ardhjen e Resulull-llahut a.s. Ai u paraqit sė bashku me xhaxhain e tij El-Abbas b. Abdul Muttalibin -atėherė ende nė fenė e vjetėr. Ai, para Muhammedit a.s. shprehu dėshirėn pėr tė marrė pjesė nė kėtė tubim, me rėndėsi jetėsore pėr nipin e vet. Ai edhe foli i pari nė kėtė tubim."[2]
Fillimi i bisedės - Abbasi flet
pėr pėrgjegjėsinė e madhe


Tė gjithė arritėn nė mbledhje dhe filluan diskutimet rreth pėrfor­cimit tė lidhjeve fetare dhe ushtarake. I pari e mori fjalėn Abbas b. Abdul-Muttalibi, i cili filloi tė shpjegonte haptazi peshėn e pėrgje­gjėsisė e cila do tė binte nė supet e tyre si rezultat i kėsaj lidhjeje. Ai tha: "O popull hazrexh - arabėt ensarėt i quanin hazrexhas ku i numė­ronin edhe evsasit - ju e dini mirė se, Muhammedi ėshtė njeriu ynė. Ne e kemi mbrojtur nga populli ynė. Pėr tė gjitha cilėsitė qė i posedon, ai ka autoritet, por edhe mbrojtjen nė mjedisin e vet. Mirėpo, ky nuk dėshiron kurrgjė prej kėtyre, por dėshiron tė shpėrngulet tek ju dhe t'ju shoqėrojė nėse mendoni se jeni nė pajtim me tė dhe me atė qė ėshtė duke kumtuar, dhe nėse do ta mbroni nga ata qė nuk pajtohen me tė, e atėherė pėrgjegjėsinė e merrni mbi vete. Nėse, megjithatė, mendoni ta braktisni dhe ta tradhtoni pasi tė largohet prej kėndej, unė qė tani i them: "mos shko. Ke autoritet, respekt dhe mbrojtje nga njerėzit e tu nė vendin tėnd."
Ka'bi tregon: "I thamė Abbasit: "Dėgjuam se ēka the ti. Tani fol ti, o Pejgamber i Zotit dhe zgjedh pėr vetėn dhe pėr Zotin tėnd atė ēka dėshiron."[3]
Pėrgjigjja e tillė e ensarėve tregon vendosmėrinė dhe trimėrinė e tyre nė imanin e fortė tė tyre dhe besnikėrinė e madhe pėr ta marrė pėrgjegjėsinė mbi vete me tė gjitha pasojat e mundshme. Resulull-llahu a.s. parashtroi qėndrimin e vet dhe marrėveshja u lidh.
Paragrafet e betimit

Pėrkitazi me kėtė detajisht na tregon imam Ahmedi nga Xhabiri r.a. i cili thotė: "Na thamė: O Pejgamber i Zotit, si duhet tė tė shprehim besnikėrinė tonė?" Resulull-llahu a.s. tha:
1. Tė jeni tė dėgjueshėm dhe tė bindur nė punė dhe nė dembeli;
2. Tė furnizoni kur e keni lehtė dhe kur e keni vėshtirė;
3. Tė jeni tė pėrpiktė nė punėt e mira dhe nė pengimin e tė kėqijave;
4. Tė punoni nė emėr tė Zotit e tė mos frikėsoheni nga qortimi i askujt;
5. Tė mė ndihmoni kur ju drejtohem, tė mė mbani sikurse vetve­ten, gratė dhe fėmijėt tuaj. Kėshtu do ta fitoni Xhennetin.[4]
Nė traditėn e Ka'bit tė cilėn e transmeton Ibni Is'haku, paragrafi i fundit pėrmbanė edhe disa gjėra. Ka'bi thotė: "Resulull-llahu a.s. foli, mandej kėndoi njė fragment nga Kur'ani, iu lut All-llahut dhe thirri nė Islam. Pastaj tha: "Prej jush kėrkoj besėn qė do tė mė mbroni nga tė gjitha ato nga tė cilat i mbroni gratė tuaja dhe fėmijėt tuaj."
Pastaj El-Berae b. Mearuri e mori pėr dore e tha: "Po, pasha Atė i cili tė dėrgojė me tė Vėrtetėn, do tė tė mbrojmė nga tė gjitha ato prej tė cilave i mbrojmė gratė tona dhe fėmijėt tanė.
Ta lidhim marrėveshjen, o Pejgamber i Zotit, ne, vėrtetė, jemi bijtė e luftės, popull qė mbanė armė, qė e kemi trashėguar brez pas brezi."
Ka'bi thotė: "Biseda mori hov. Derisa Berae i fliste Resulull-llahut, ndėrhyri Ebul-Hajthem b. Et-Tihani, i cili tha: "O Pejgamber i Zotit, mes nesh dhe disa tė tjerėve nė Jethrib ėshtė ngrehur litari. Ne dėshirojmė ta prejmė atė - ata janė hebrenjtė. - A do ta ndėrrosh mendimin nėse e bėjmė kėtė, tė na braktisish e t'i kthehesh popullit tėnd?"
Resulull-llahu a.s. duke qeshur tha: "Jeta ėshtė jetė, e vdekja ėshtė vdekje, unė jam i juaji e ju jeni tė mitė, do tė luftojė kundėr atyre qė luftoni ju, kurse do tė jem nė paqe me ata me tė cilėt ju jeni nė paqe."[5]

[1]Vendi ku haxhilerėt simbolikisht gjuajnė shejtanin me guraleca (Sh. p.)

[2] Ibni Hisham: I/440.441.

[3] Ibni Hisham: I/441, 442.

[4] Hadithin e transmeton imam Ahmedi, vargu i transmetuesve ėshtė hasen - i mirė, e el-Hakimi dhe Ibni Habani e kategorizojnė nė hadithet sahih. Shih: Muhtesar Siretu-r-Resul nga Nexhdi, f. 155 dhe Ibni Hisham: I/454. Ibni Is'haku transmeton njė hadith tė ngjashėm nga Ubade b. Samiti, ku ėshtė shtuar paragrafi: tė mos ia kundėrshtojmė pushtetin atij i cili e meriton kėtė pushtet;

[5] Ibni Hisham: I/442.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:30   #58
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Verifikimi i pėrgjegjėsisė sė madhe qė bartė betimi

Pas pėrfundimit tė bisedės rreth kushteve tė betimit, dhe pasi qė u morėn vesh rreth kontratės, u ngritėn dy njerėz, qė tė dy nga grupi i parė qė kishin pranuar Islamin gjatė haxhxhit nė vitin njėmbėdhjetė dhe dy­mbėdhjetė tė pejgamberllėkut, sė pari njėri e pastaj tjetri, filluan tė fla­sin pėr obligimin dhe pėrgjegjėsinė e madhe qė pasojnė nga kjo ngjarje historike. Ata paralajmėruan tė tubuarit pėr gjendjen faktike. Kėshtu qė deshtėn tė kuptojnė se sa janė tė gatshėm tė flijohen pėr atė qė janė betuar.
Ibni Is'haku thotė: "Kur u mblodhėn tė betohen, Abbas b. Ubade b. Nadleti tha: "A jeni plotėsisht tė vetėdijshėm se pėr ēka ia jepni fjalėn kėtij njeriu?" Ata u pėrgjigjėn: "Po." Ai tha: "Atėherė, premtojani fjalėn tuaj nė luftė me njerėz, qofshin ata tė bardhė apo tė zi, nėse mendoni ta mbani. Nėse fatkeqėsia e shkatėrron pasurinė e juaj dhe kryeparėt tuaj vriten e kjo bėhet shkak qė ta tradhtoni, pasha Zotin kjo do tė jetė vuajtja juaj nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.
Nėse mendoni se pajtoheni me tė, pėr ēka edhe e keni ftuar, e fatkeqėsia ua shkatėrron pasurinė dhe vriten kryeparėt tuaj tė ndershėm, e ju megjithatė e mbani dhe e pėrkrahni atė, atėherė kjo do tė jetė shpėrblim edhe pėr kėtė botė e edhe pėr botėn tjetėr.“ Ata thanė: "Do ta marrim me vete, edhe nėse i humbim pasurinė dhe kryeparėt tanė, por ēka do tė fitojmė me kėtė o Pejgamber i Zotit?" Ai tha: "Xhennetin." Ata thanė: "Zgjate dorėn!"
Ai e zgjati dorėn e ata ia dhanė besėn."[1]
Nė traditėn e Xhabirit qėndron (Tha): "U ngritėm pėr t'ia dhėnė besėn, kurse Es'ad b. Zerareti, mė i riu prej nesh, ia mori dorėn e tha: "Ngadal, ngadal, o popull i Jethribit, ne nuk do t'i vinim jetat tona nė duart e tij sikur tė mos ishim tė sigurt qė ai ėshtė Pejgamber i All-llahut. Ardhja e tij tek ne sot, do tė thotė tė armiqėsohesh me tė gjithė arabėt, do tė thotė tė vriten prijėsit tuaj, e nėse do tė jeni tė qėndrueshėm nė kėtė, atėherė pranoni atė, All-llahu do t'ju shpėrblejė pėr kėtė, e nėse jeni qyqarė e frikėsoheni pėr vetveten, atėherė mos e pranoni, ai ėshtė arsyetuar, pėr shkak jush, para All-llahut."[2]
Pėrfundimi i betimit

Pas konstatimit tė paragrafeve tė betimit, dhe pas vlerėsimit dhe arsyetimit tė tyre, filloi pėrfundimi i betimit me urime. Xhabiri ka thėnė se pas fjalimit tė Es'ad b. Zeraretit tė pranishmit thanė: "O Es'ad, hajde, shtrėngojani njėri-tjetrit dorėn dhe pėrfundoni kėtė punė, se, pasha Zotin, nuk do tė lejojmė e as qė do tė dėshirojmė tė ndėrpritet kjo marrė­veshje."[3]
Atėherė Es'adi kuptoi se sa i gatshėm ishte ky popull tė flijohet pėr Islam. Pėr kėtė edhe vetė ishte i bindur - ka qenė misionar i madh i Islamit bashkė me Mus'abin - dhe nė saje tė kėsaj bėhet prijėsi kryesor fetar i kėtij grupi. Ky ka qenė edhe iniciator i kėtij tubimi dhe njeriu i parė i cili e ka pranuar kėtė marrėveshje. Ibni Is'haku ka thėnė: "Edhe familja Benu Nexh­dar konsideron se Ebu Umamet Es'ad b. Zerareti ka qenė njeriu i parė i cili ia ka uruar marrėveshjen Resulull-llahut a.s."[4]
Pas kėtij akti filluan urimet e gjithmbarshme. Xhabiri thotė: "I afrohe­shim Resulull-llahut a.s. njė nga njė, dhe ēdonjėri personalisht betohej, duke iu lutur All-llahut qė tė na shpėrblejė me Xhennet.[5]
Sa i pėrket grave, tė cilat kanė dhėnė betimin, ato nuk pėrshėndete­shin dorė pėr dore, por, uronin vetėm me fjalė. Resulull-llahu a.s. kurrė nuk iu ka zgjatė dorėn grave tė huaja."[6]



[1] Ibni Hisham: I/446.
[2] Tradita nga imam Ahmedi prej hadithit tė Xhabirit.
[3] Imam Ahmedi prej Xhabirit r.a.
[4] Ibni Is'haku thotė: Benu Abdul-Ehshelėt kanė thėnė se i pari ka qenė Ebul-Hejtheme. Ka'b b. Malik mendon se i pari ka qenė El-Berae b. Maruri. Ibni Hisham: I/447. Shumica mendojnė se megjithatė ky ka qenė Es'ad b. Zerareti.
[5] Musnedi imam Ahmedit.
[6] Sahih Muslim, kaptina: "Si e kanė dhėnė gratė betimin": II/131.
Gruas e cila nuk i ėshtė mehrem - me tė cilėn do tė mundej tė martohet.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:31   #59
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Dymbėdhjetė prijėsit

Pas pėrfundimit tė tė gjitha detajeve rreth kontratės, Resulull-llahu a.s. kėrkoi nga pjesėmarrėsit e tubimit qė t'i zgjedhin dymbėdhjetė pėrfaqėsues - prijės tė familjeve tė veta, tė cilėt do tė jenė pėrgjegjės pėr aplikimin e paragrafeve tė betimit - kontratės nė vepėr. Resulull-llahu a.s. u tha: "Zgjedhni dymbėdhjetė vetė nga mesi juaj. Ēdonjėri prej tyre do tė jetė pėrgje­gjės pėr njerėzit e vet." Zgjedhja u krye menjėherė. Hazrexhasit i caktuan nėntė persona, kurse evsasit tre.
Ja emrat e tyre:
Prijėsit el-hazrexhasė:
1. Es'ad b. Zeraret b. Ades
2. Sa'd b. Er-Rebia b. Amėr
3. Abdullah b. Revaha b. Thalebe
4. Rafi' b. Malik b. El-'Axhlan
5. El-Berae' b. M'arur b. Sabėr
6. Abdullah b. Amėr b. Haram
7. Ubade b. Es-Samit b. Kajs
8. Sa'd b. Ubade b. Dulejm
9. El-Mundhir b. Amėr b. Hunejs
Prijėsit el-evsasė
1. Usejd b. Hadir b. Semmak
2. Sa'd b. Hajtheme b. El-Harith
3. Rufa'ah b. Abdul-Mundhir b. Zubejr
Kur u krye zgjedhja, Resulull-llahu a.s. kėrkoi prej tyre premtimin e fortė (betimin) dhe u tha:
"Ju jeni mbrojtės tė popullit tuaj dhe dorėzanė i tyre, siē kanė qenė Havarijjunėt - Nxėnėsit mbrojtės tė Isait a.s. tė birit tė Merjemės, kurse unė jam mbrojtės i popullit tim, pėrkatėsisht, myslimanėve." Qė tė gjithė u pajtuan me kėtė.[1]
Shejtani zbulon kontratėn

Pasi qė u krye e tėrė kjo procedurė, dhe kur njerėzit u bėn gati tė shpėrndahen, papritmas u tradhtuan, e u gjetėn tė befasuar dhe tė papėr­gatitur pėr diē tė kėtillė. Ky tradhtar kishte hipur mbi njė kodėr, dhe me zė tė lartė, ēfarė nuk ėshtė dėgjuar gjer atėherė, filloi tė bėrtasė: "O banorė tė Shu'abit, a e doni Muhammedin dhe shoqėrinė e tij tė gjallė? Qe ku janė tė gjithė sė bashku dhe janė ngritur kundėr jush." Resulull-llahu a.s. the: "Kjo do tė thotė fatkeqėsi pėr Aka'ban. Pasha All-llahun, o ti armik i All-llahut, posaēėrisht do t'i qėroj hesapet me ty." Pastaj i urdhėroi njerėzit tė shpėrndahen e tė shkojnė nė kampet e tyre.[2]
Gatishmėria e ensarėve t'i sulmojnė kurejshitėt

Kur myslimanėt e dėgjuan zėrin e tradhtarit, Abbas b. Ubade b. Nadleh tha: "Pasha All-llahun, o Pejgamber, nėse don ti, nesėr do t'i sulmojmė banorėt e Minnes me shpata. Resulull-llahu a.s. u pėrgjigj: "Unė nuk ju urdhėrojė diē tė tillė. Kthehuni nė kampet tuaja dhe flini."[3]
Kurejshitėt dėrgojnė protestė nė Jethrib

Lajmi pėr kėtė ngjarje sė shpejti u pėrhap edhe nė Mekė. Kurej­shitėt i kaploi frika dhe dėshprimi sepse tėrėsisht ishin tė vetėdijshėm se ēfarė pasoja do tė shkaktonte kjo marrėveshje pėr pasurinė e tyre dhe pėr vetė ata. Andaj, menjėherė tė nesėrmen, e dėrguan njė delegacion tė madh, tė pėrbėrė prej mekasve tė shquar dhe pasanikėve mė tė mėdhenj mekas, nė kampin e haxhilerėve nga Jethribi, qė tė protestojnė energji­kisht pėr marrėveshjen e bėrė. Ata thanė: "O hazrexhasė, jemi tė infor­muar se keni ardhur tek ky njeriu ynė (Muhammedi a.s.) me qėllim qė ta shpėtoni prej nesh, dhe t'i jepni pėrkrahje kundėr nesh. Dijeni se prej tė gjithė arabėve, ne mė sė paku do tė donim tė shpėrthente lufta mes nesh dhe jush.".[4]
Duke qenė se mushrikėt e Jethribit assesi nuk e dinin se pėr ēka ėshtė fjala, filluan tė betohen nė Zot se nuk dinė asgjė dhe se, nė rea­litet, kėtu nuk ka kurrgjė. Ata e thirrėn Abdullah b. Selulin i cili erdhi para tyre e tha: "Kjo nuk vlenė asgjė. Kėsaj mos ia varni veshin. Popu­lli im as qė do tė mendonte tė bėnte diē tė tillė. Derisa kam qenė nė Jethrib, ata nuk bėnin kurrėnjėsend pėrderisa nuk konsultoheshin me mua." Myslimanėt tinėzisht shikonin njėri-tjetrin dhe asnjėri nuk bėzajti. Nuk vėrtetuan e as qė mohuan diē. Pėrfaqėsuesit e kurejshitėve i besuan mushrikve tė Jethribit dhe u kthyen tė zhgėnjyer.
Kurejshitėt kuptojnė pėr tubimin e mbajtur
dhe i ndjekin pjesėmarrėsit


Pėrfaqėsuesit e Mekės u kthyen pothuajse tė bindur se kanė qenė tė informuar gabimisht, por megjithatė vazhduan hulumtimin nė lidhje me kėtė ēėshtje dhe nė fund kuptojnė se lajmi ishte i vėrtetė - se tubimi me tė vėrtetė ishte mbajtur. Ndėrkaq, kėtė e kuptuan me vonesė, sepse haxhilerėt tanimė ishin nisur pėr nė shtėpitė e veta. Ata e alarmuan kalorėsinė pėr t'i ndjekur medinasit, por mjaft vonė. Patėn sukses t'i shohin Sa'd b. Ubaden dhe Mu'adh b. Amrin. Mu'adhi i arrinė shokėt e vet dhe kėshtu shpėton, kurse Sa'din e zunė, ia lidhin duart pas qafe e pastaj e lidhin pėr kollan tė devesė dhe filluan ta rrahin dhe ta tėrheqin pėr flokėsh derisa mbėrritėn nė Mekė. Atėbotė erdhi El-Mut'am b. Adijji dhe Harith b. Harb b. Umejje dhe e shpėtojnė nga duart e tyre, sepse Sa'di u kishte garantuar rrugė tė sigurt karvaneve tė tyre qė kalonin afėr Medinės.
Gjatė rrugės ensarėt e shohin se Sa'di ka humbur, u morėn vesh qė ta kėrkojnė, por ai u paraqit para tyre, dhe sė bashku u kthyen nė Medinė.[5]
Kėshtu ėshtė zhvilluar betimi i dytė nė Aka'ba, i njohur me emrin "Betimi i Madh".
Ka kaluar nė atmosferė tė marrėveshjeve reciproke dashjeje dhe res­pektimi, ka kaluar me besim reciprok, trimėri dhe gatishmėri pėr flijim. Besimtari nga Jethribi ndiente dhimbsuri ndaj vėllait tė lėnduar nga Meka, i gatshėm tė luftonte pėr ta mbrojtur atė, sepse ata fshehtazi duheshin mes veti vetėm pėr hir tė All-llahut xh.sh.
Botėkuptimi dhe ndjenja e tillė nuk kanė pasur karakter tė pėrkoh­shėm, sepse mbėshtetje e tyre ka qenė, imani (besimi) i fuqishėm te All-llahu xh.sh. te Pejgamberi i Tij dhe Libri i Tij. Vetėm ata qė kanė iman tė fortė, qėndrojnė me krenari para forcave tė errėsirės, sepse imani harmo­nizon raportin mes fjalės dhe veprės.
Me kėsi imani, myslimanėt kanė arritur ta shėnojnė historinė me veprat e tyre dhe t'i lėnė gjurmėt e veta, tė cilat nuk ka mundur t'i zhdukė koha e kaluar, me tė cilat mburret e sotmja e pa tė cilat nuk do tė mbetet as e ardhmja.

[1] Ibni Hisham: I/443, 444, 446.

[2] Zadu-l-Me'ad.

[3] Ibni Hisham: I/448.

[4] Ibni Hisham: I/448.

[5] Zadu-l-Me'ad: II/51, 52; Ibni Hisham: I/448-450.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:32   #60
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

PARAROJA E HIXHRETIT

P

as pėrfundimit tė betimit tė dytė nė Aka'ba, dhe pasi qė mysli­manėve u shkon pėr dore tė formojnė atdheun e vet mes tė shkretėtirės ku dominonte politeizmi dhe injoranca - kjo ka qenė fitorja mė e madhe pėr Islamin qė nga fillimi i tij - Resulull-llahu a.s. u lejon myslimanėve tė shpėrngulen nė atdheun e ri, pėrkatėsisht, tė bėjnė hixhret.
Hixhreti ishte mospėrfillja e interesave personale, flijimi i pasurisė dhe shpėtimi i jetės. Njeriu ishte i vetėdijshėm se ēka ėshtė duke humbur, ishte i vetėdijshėm se ėshtė i plaēkitur legalisht dhe se mund tė pėsojė, qoftė nė fillim qoftė nė fund tė rrugės sė vet, por ai niset nė ardhmėri tė panjohur duke e ditur me siguri se pas veti po e len pikėlli­min dhe zhgėnjimin. Myslimanėt, edhe pse i dinin tė gjitha kėto, filluan tė shpėrngulen, ndėrsa jobesimtarėt u vuan mes tyre dhe shpėrnguljes sė tyre dhe aplikuan tortura tė reja ndaj myslimanėve.
Ja disa shembuj:
1. Ebu Seleme ka qenė njėri prej muhaxhirėve tė parė. Ai ėshtė shpėrngulur njė vit para betimit tė dytė, siē thotė Ibni Is'haku. Sė bashku me tė kanė shkuar bashkėshortja dhe djali i tij. Kur u pėrgatitėn pėr ta braktisur Mekėn, tė afėrmit e bashkėshortes i thanė: "Ti dėshiron tė shkosh kundėr dėshirės sonė. Ēka do tė bėhet me kushėrirėn tonė, e bashkėshorten tėnde? Pėrse tė lejojmė tė shkosh nė vend tė huaj?" Ia morėn gruan e kjo qe shkak pėr grindje tė ashpėr mes familjes sė tij dhe tė saj. Ata thanė: "Nėse ju e ndani nga ai, atėherė ne nuk do t'ia japim fėmijėn tonė." Ziheshin rreth fėmijės derisa ia nxorėn dorėn, por megjithatė xhaxhallarėt nuk ia dhanė. Ebu Seleme shkoi vetėm nė Medinė. Ummu Selema, pas shkuarjes sė burrit dhe marrjes sė fėmijės, dilte ēdo ditė nė njė kodėr dhe qante prej mėngjesit gjer nė mbrėmje. Kaloi njė vit e asaj nuk i kalonte mėrzia dhe nuk pėrmirėsohej. Prandaj, njėri nga kushėrirėt e saj ndien keqardhje pėr tė dhe thotė: "Pėrse nuk e lironi kėtė tė mjerė, a nuk ju mjafton se e keni ndarė nga burri dhe fėmija?" Atėherė i thanė asaj: "Nėse dėshiron shko te burri yt." Ajo e mori djalin nga familja e tij dhe u nis pėr nė Medinė. Rruga e gjatė pesėqind kilometra, e ajo - vetėm me djalin e saj. Askund kurrnjė krijesė e All-llahut xh.sh. Udhėtoi e udhėtoi, gjersa nuk mbėrrini nė Et-Ten'im, ku e takoi Uthman b. Talha Ebi Talhan. Ky, kur kuptoi se nė ē'gjendje ishte, e pėrcolli gjer nė paralagjen e Medinės. Kur e panė xhaminė Kubba (xhamia e parė e ndėrtuar nė Islam), ai tha: "Burri yt ėshtė kėtu, nė kėtė fshat. Shko tek ai me bekimin e All-llahut xh.sh." Pastaj u kthye nė Mekė.[1]
2. Kur Suhejbe vendosi tė shpėrngulet nė Medinė, kurejshitėt jobesimtarė i thanė: "Ke ardhur tek ne si lypės i shėmtuar, pastaj ke huazuar nga ne dhe je pasuruar. Ke arritur mjaft nė jetė, e tani dėshiron tė dalish e tė marrish me vete pasurinė tėnde. Pasha Zotin, kjo nuk bėn kėshtu." Suhejbe iu pėrgjigj: "E ēka mendoni, nėse do t'ua lėja tėrė pasu­rinė time, a do tė mė lejonit tė shkoj rrugės sime?" U pėrgjigjėn: "Po." Ky tha: "Po ua lė pasurinė time." Ky lajm erdhi gjer tek Resulull-llahu a.s. e tha: "Suhejbe ėshtė nė fitim e sipėr, Suhejbe ėshtė nė fitim e sipėr!"[2]
3. Umer b. El-Hattabi, Ajjash b. Ebi Rebia dhe Hisham b El-Asijj b. Vaili u morėn vesh qė tė nesėrmen nė mėngjes tė takohen tek i pari, e prej aty tė nisen pėr nė Medinė. Umeri dhe Ajjashi u takuan kurse Hishami ishte i penguar.
Kur Umeri dhe Ajjashi mbėrritėn nė Medinė e u vendosėn nė Kubba, Ebu Xhehli dhe El-Harithi erdhėn tek Ajjashi - qė tė tre vėllezėr prej njė nėne - dhe i thanė:
"Nėna jote ėshtė betuar se nuk do t'i krehė flokėt dhe nuk do tė hyjė nėn hije, gjersa ti nuk kthehesh.
Umeri i tha: "O Ajjash njerėzit e tu tė kėrkojnė vetėm pėr tė bėrė ndonjė tė keqe dhe pėr tė tė kthyer nga feja! Dije se nėse nėnės sate i pengojnė veshėt, vetė do tė krehet dhe nėse e rrokė vapa e Mekės, vetė do tė shkojė nėn hije."
Megjithatė Ajjashi vendosi tė kthehet me ta, ashtu qė nėna e vet tė lirohet nga betimi.
Atėherė Umeri i tha: "Nėse tani ke vendosur, merre devenė time, ajo ėshtė e qėndrueshme dhe e shpejtė. Mbahu pėr shpine tė saj (mos zbrit nga ajo). Nėse do ta kesh ngusht nga tė tuajt, ajo do tė tė shpėtojė (do tė ik)."
Ajjashi hipi nė devenė e Umerit dhe u nis me ta.
Pas njė kohe udhėtimi, Ebu Xhehli i tha: "O vėllai im, unė jam duke hjekur keq nė devenė time. A don qė tė ndėrrohemi pak?" "Po si jo", u pėrgjigj Ajjashi. U ndalėn, i ulėn devetė e veta dhe zbritėn. Posa shkelėn nė tokė, Ebu Xhehli dhe Harithi e kapėn Ajjashin, e rrėzuan nė tokė dhe e lidhėn.
Kėshtu tė lidhur e sollėn nė Mekė, mes ditės, dhe thirrėn: "O bano­rė tė Mekės, veproni kėshtu edhe ju me renegatėt tuaj, siē vep­ruam ne me renegatin tonė."[3]
Kėta janė vetėm tre shembuj, qė na tregojnė se ēka u bėnin mush­rikėt e Mekės atyre qė dėshironin tė shpėrnguleshin e kėta kuptonin qėllimin e tyre. Me gjithė kėto vuajtje, myslimanėt dilnin njėri pas tjetrit.
Pas dy muaj e disa ditė nga betimi i Madh nė Aka'ba, nė Mekė prej myslimanėve ngelėn vetėm Resulull-llahu a.s. me Ebu Bekrin dhe Aliun. Kėta dy as'hab mbetėn sipas urdhrit tė Resulull-llahut a.s.
Pėrveē kėtyre ngelėn edhe ata myslimanė, tė cilėt me dhunė pengo­heshin nga mushrikėt tė shpėrnguleshin. Resulull-llahu a.s. i pėrgatiste plaēkat e veta pėr udhėtim, duke pritur urdhrin prej All-llahut xh.sh. Gjithashtu edhe Ebu Bekri i pėrgatiste tė vetat.[4]
Buhariu transmeton nga Aishja r.a. e cila thotė: "Resulull-llahu a.s. u ka treguar myslimanėve se ka parė vendin ku do tė vendosen ata. Ky do tė jetė afėr njė palmeje hurmash, mes dy shkėmbinjve vullkanik."
Dhe kėshtu ka filluar hixhreti nė Medinė.
Nė Medinė janė kthyer edhe tė gjithė muhaxhirėt nga Abisinia.
Edhe Ebu Bekri bėhej gati tė shkonte nė Medinė, kurse Pejgamberi a.s. i thotė: "Unė dėshiroj tė marrė lejen pėr udhėtim." Ebu Bekri e pyet: "A do ta marrish me tė vėrtetė?" "Po", - u pėrgjigj Resulull-llahu a.s. kurse Ebu Bekri pėrgatiti dy deve pėr rrugė, ndėrsa leja do tė arrijė pas katėr muajsh.[5]

[1] Ibni Hisham: I/468-470.

[2] Ibni Hisham: I/477.

[3] Hishami dhe Ajjashi kanė mbetur nėn internimin e mushrikėve gjer nė Hixhretin e Resulull-llahut a.s. Njė ditė tha: "Kush do tė ma sjellė Ajjashin dhe Hishamin?" El-Velid b. Velidi tha: Unė, o Resulull-llah." Kur hyn nė Mekė, e takon njė grua e cila u dėrgonte atyre ushqim, dhe e pėrcjellė atė pėr tė kuptuar se ku gjenden ata. Ishin tė mbyllur nė njė shtėpi pa kulm. Kur bie nata, El-Velidi kapėrcen murin, i liron kėta dhe i sjellė nė Medinė - (Ibni Hisham: I/474-476).

[4] Zadu-l-Me'ad: II/52.

[5] Sahihu-l-Buhari, kaptina: "Hixhreti i Resulull-llahut a.s. dhe i shokėve tė tij": I/553.


Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:38.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.