Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 22-01-06, 11:25   #16
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

PRISHTINĖ
Kryetari Ibrahim Rugova, nė njė mesazh drejtuar popullit tė Kosovės, me rastin e 5-vjetorit tė fushatės ajrore tė NATO-s mbi Serbi, u shpreh optimist se gjendja e krijuar gjatė protestave tė fundit do tė pėrmirėsohet sė shpejti dhe do tė fuqizohet progresi nė vend.
Rugova edhe njė herė pėsėriti se objektiv madhor pėr gjithė popullin dhe qytetarėt ėshtė njohja formale e pavarėsisė sė Kosovės sa mė shpejt. Kėtė objektiv, ai tha se do ta realizojmė sė bashku me miqtė e Kosovės.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 22-01-06, 11:29   #17
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Rugova mė shpetoj jeten

E zhdukur nė Kosovė:

Ditari i Renate Flottau nga Prishtina


"DER SPIEGEL"
"Ikė, shpėtoje kokėn"

Nga gjermanishtja: Enver ROBELLI

"Ikė, shpėtoje kokėn"

E MĖRKURĖ, 31 MARS


Pas shtatė ditė bombardimesh nga NATO-ja nė Prishtinė mbretėron anarkia. Nėpėr rrugė janė komandot frikėndjellės "Tigrovi" tė ēetnikut serb Arkan, duke bėrė gjah ndaj shqiptarėve.Policia serbe ndihmon nė dėbimin (e shqiptarėve). Ajo sistematikisht kontrollon lagjet shqiptare tė banimit. Kuzhina e thashethemeve e njoftimeve tė ankthshme zien. Njė radiostacion perėndimor njofton se prijėsi i
shqiptarėve Ibrahim Rugova ėshtė plagosur apo madje ka vdekur.

Edhe pėr Fehmi Aganin, njė bashkėpunėtor i ngushtė i Rugovės, tė cilin edhe unė e njoh shumė mirė, thuhet se ėshtė vrarė. A ėshtė kjo e vėrtetė? Me Rugovėn kam folur dy ditė mė parė. Fjala ishte pėr pėrshtatjen pėrfundimtare tė intervistės
sonė nga fundjava.

Aty prijėsi i shqiptarėve, i dėshpėruar pėrballė dėbimit tė popullit tė tij nga Kosova, kishte apeluar te Alenaca Atlantike, qė tashti gjithēka tė vė nė njė kartė "dhe nė rast
urgjent tė kėrcėnohet me shkatėrrimin total tė Serbisė".
Pra, edhe njė vizitė te Rugova. Vetura ime qė nga fillimi i sulmeve ajrore qėndron nė autoparkun pranė "Grand Hotel", Prishtinė. Shenja "40-P" nė tabelat e veturės ēdokėnd sinjalizon se pronari i veturės ėshtė pėrfaqėsues i shtypit gjerman. Tė lėvizėsh tashti me njė etiketė tė tillė nėpėr Prishtinė do tė ishte ēmenduri. Andaj shkojė nė kėmbė nė lagjen shqiptare Velania pėr tė provuar thashethemet. Ora ėshtė disa minura para njėmbėdhjetėsisht (paradite).
Rruga para rezidencės sė Rugovės, e cila ėshtė gėlqerosur nė tė bardhė, duket ēuditėrisht e zbrazėt dhe e boshatisur. Mė vonė mėsojė se tė gjithė shqiptarėt qė banonin aty nė mėngjes ishin dėbuar me dhunė nga policia serbe.

Vetėm pasi i bie disa herė ziles Rugova hap derėn. Nuk u besoj syve,si eshte e mundur tė ngelet ai vet !Ai ėshtė i gatshėm qė nė diktofonin tim tė japė njė lajm pėr popullsinė shqiptare, tė tregojė se jeton dhe t'u bėjė thirrje tė pėrndjekurve tė mos humbim shpresėn pėr njė ardhmėri mė tė mirė.
Nė ēastin kur dua tė largohem nė dhomė futet me nxitim dhėndrri i Rugovės dhe si me paralajmėrim vė gishin mbi gojė. Nga kati pėvidhemi shkallėve teposhtė dhe pas njė pjese muri vėzhgojmė se si veturat e policisė dhe automjetet e
blinudara i afrohen shtėpisė dhe ndalen para saj. Dy dyzina pjesėtarėsh
tė policisė speciale serbe kėrcėjnė prej tyre. Ata lėkundin portėn e hekurt, dikur e heqin brutalisht nga vendi. Tre tė uniformuar vėrsulen nė shtėpi dhe tė gjithė neve na shtyejnė nė bodrum nė njė dhomė, e cila deri mė tan i shėrbente pėr konferenca pėr shtyp.

Gjithsejt jemi 17 persona: Rugova, gruaja e tij Fana me tre fėmijė,dy motra me familjet e tyre dhe Adnan K.Merovci, truproja dhe shefi i protokolit i Rugovės, i cili kėtė mėngjes rastėsisht kishte qėluar nė shtėpinė e prijėsit tė shqiptarėve. Nga shtatė fėmijė njėri ėshtė akoma tetėmuajsh. Ora ėshtė dymbėdhjetė. Ne presim tė heshtur dhe nuk tundemi vendit derisa dy policė me helmeta dhe antiplumb
kėrcėnueshėm drejtojnė pushkėt e tyre drejt nesh. Polici i tretė e rėndon Rugovėn me fjalė: "E, zoti Rugova, politika, me sa duket, politika e prishi krejt punėn". Dy shokėt e tij e ndėrprejnė: "Mbylle gojėn, kjo s'ėshtė detyrė e jona". Me njė goditje me pushkė hiqet nga vendi kamera mbikėqyrėse, qė ėshtė e varur mbi portėn e
hyrjes. Ē'do tė ndodhė me ne tashti? Qe disa ditė nėpėr Prishtinė qarkullojnė thashetheme pėr likuidime tė planifikuara nga komandot ekzekutuese.

Njėri nga tė uniformuarit vendosė dy shishe limonadė mbi tavolinė:
"Edhe ne serbėt jemi njerėz", thotė ai, thua se dėshiron tė
shfajėsohet. Pėrjashta vijnė automjete tė tjera tė blinduara. A do tė
na marrin me vete? Pastaj, rreth orėe 16.00,vjen komandanti i
policisė speciale. Udhėri i tij ėshtė i shkurtėr: policia zapton/pushton dhomat e poshtem dhe katin e dytė. Ne qėndrojmė nė katin e parė "nė mbrojtje policore", tė gjithė nė njė dhomė tė vetme.
Pėshpėritshėm kėshillohem me Rugovėn se ėshtė shumė rrezikshėm qė tashti tė shpalosė identitetin tim si gazetare. Mirėpo Rugova mė tha se ti do tė prezentohesh si e afėrme e familjes sime. Adnani caktohet "ndėrmjetėsues" mes Rugovės dhe "mbrojtėsve"tė tij tė rinj.

Nga jashtė dėgjohet trokėllima e xhmava tė dritareve, shkatėrrimi i dyerve. Me sa duket policia pushton tė gjitha shtėpitė pėrreth.Antena satelitore hiqet, kabllot e televizorit dhe lidhjes sė telefonit shkėputet nga muri. "A keni radio?", na bėrtasin neve. Ne mohojmė.

Telefonat mobilė edhe ashtu nuk funksionojnė qė nga fillimi i sulmeve ajrore. Pastaj vėrshon makineria propaganduese serbe. Rodovan Urosheviqi nga Media Qendra serbe vjen me disa kolegė/gazetarė besnikė qeveritarė.
Rugova duhet tė dalė para kamerave dhe tė mashtrojė botėn se ėshtė shėndosh e mirė dhe person i lirė. Ēdo deklaratė tjetėr assesi nuk do tė emitohej nga
radiotelevizioni shtetėror. Dhe ajo do tė rrezikonte jetėn e tė gjithė neve. Mbrojtėsit tanė serbė nuk duken aq tė lumtur nė gjithė kėtė punė. Kemi frikė tė madhe, pranon njėri prej tyre, si nga sulmet e NATO-s ashtu dhe nga ndonjė aksion i mundshėm ēlirimtar i shqiptarėve tė mbetur ende nė Prishtinė.
Nė orėn 19.00, si ēdo ditė, nė Prishtinė ndalet rryma. Edhe ujė ka vetėm nė orė tė caktuara. Familja e madhe Rugova gjatė ditės mbush rreth 20 shishe si rezervė. Rrimė ulur para dritės sė njė gypi tė ftohtė neoni, tė cilėn djali i Rugovės, M., qė ėshtė gjeni i teknikės, e mban tė ndezur me bateri pėr njė orė.
Pastaj nė punė futet kombinimi tjetėr i baterive, qė i ngjan reflektorėve tė stadiumit futbollistik. Nė orėn 20 Rugova thirreet pėrjashta. Atij i propozohet qė mėngjesin tjetėr tė udhėtojė nė Beograd.Presidenti jugosllav Slobodan Milosheviq do tė bisedojė me tė, "pėr t'u kėshilluar mbi njė zgjidhje tė krizės".Rugova duhej te pranon me gjysmė zemre dhe me vetėdije se nuk ka zgjidhje tjetėr. Natėn flejmė nė dysheme, tė ngjeshur si sardina, njėri pranė tjetrit. Rugova dremitet nė kanape me njė peshqir tė shtrirė mbi kokė . Sulmet ajrore gjatė natės nuk janė aq tė ashpra ne qender tė qytetit.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-01-06, 11:30   #18
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

E ENJTE, 1 PRILL

Rugova ėshtė shumė i zemėruar. Fėmijėt flasin vetėm shqip - nė vitin 1990 shqiptarėt nė Kosovė kishin filluar tė themelojnė shkollat e tyre nė shtėpi private; "Serbishtja" pėr ta ėshtė gjuhė e huaj. Nė orėn 9.00 bėhet nisja nė BMW e policisė
serbe. Rugova ėshtė i shqetėsuar se si do ta presė opinioni shqiptar takimin e tij me Milosheviqin. Tėrė ditėn rrimė ulur nė karrige. Gruaja e Rugovės Fana pren bukėn nga dita e djeshme dhe e rreshk nė shporet. Tė gjithė hanė nga njė tepsi tė
madhe prej llamarine. Ka edhe supė tė hollė makaronash nga
pakoja. Kur Rugova kthehet aty rreth orė 18.30, ai duket i trazuar.

Me sa duket Milosheviqi e ka kėqpėrdorur atė pėr qėllime propagandistike.
Njė propozim konkret pėr njė zgjidhje paqėsore ai sidoqoftė nuk e kishte bėrė. Opinionit tė irituar botėror i prezentohen pamje tė Rugovės qė buzėqesh me pėrzemėrsi gjatė bisedės me Milosheviqin.
Rugova, i cili nga zemėrmi as qė dėshiron tė ulet,tregon se nė fakt Milosheviqi kishte mallkuar si i ēoroditur Clintonin, ndėrmjetėsit amerikan Hill dhe Holbrooke, por mbi tė gjitha kancelarin gjerman Schröder. Nė Helmut Kohlin, kishte thėnė
Milosheviqi, NATO-ja kurrė nuk do tė kishte bombarduar vendin e tij.

Me zemėrgjerėsi cari i serbėve i kishte premtuar Rugovės: "As njė
qime floku nuk do t'ju preket, pėr kėtė do tė kujdesen njerėzit tanė."
Rugova nėnshkroi njė komunikatė tė parapėrgatitur, sipas sė cilės
ai gjithashtu pėrkrahte njė zgjidhje me "mjete politike". Kjo s'ėshtė
gjė tjetėr veēse "njė frazė".Kjo s'domethėnė asgjė. Me "mjete politike" ai, siē dihet,kupton nėnshkrimin serb nė marrėveshjen e Rambouillet-it dhe
sigurimin e autonomisė sė Kosovės me trupa paqėsore.

Pėrndryshe ai ėshtė i bindur se edhe politikanėt perėndimorė nuk do t'i kushtojnė kurrfarrė rėndėsie nėnshkrimit tė tij kur kuptojnė se ky ishte peng i Milosheviqit.
Rugova jo vetėm qė ėshtė i zemėruar shumė, ai sot duket thellėsisht i dėshpėruar.Udhėtimi nga Prishtina nė Beograd, nėpėr fshatra me shtėpi tė
braktisura, e kishte tronditur atė.
As njė qen i vetėm nuk shihej nėpėr rrugė, thotė ai i tronditur dhe i rezignuar shton: "Unė jam president pa popull. Ēfarė karte mund tė luaj unė ndaj Beogradit?
Ēfarė kuptimi ka qė si hero i fundit tė qėndrojė nė Prishtinė?"
Ai dėshiron tė lus Beogradin qė atė dhe familjen e tij t'i evakuojė nė
Shkup pėr shkaqe humanitare dhe me pėrcjellje tė sigurtė. Atje,beson prijėsi i shqiptarėve, ai mė mirė do tė mund tė influencojė zhvillimet nė krizėn e Kosovės, tė ndikojė ndaj bashkėkombasve tė tij qė tė kthehen pėrsėri. Atje qėmoti kanė shkuar edhe pėrkrahėsit/bashkėpunėtorėt e tij politikė.
Rugova nuk mund tė marrė me mend se si OSBE-ja ashtu urtė e butė mundi t'i braktisė shqiptarėt, qė ata pa mbrojtje t'ua dorėzojė kasapėve serbė.
Deri nė orėn njė tė natės rrimė pėrreth njė tavoline tė madhe. Flitet vetėm
me ton pėshpėritės. Disave nga lodhja u pėrkulet koka nė faqen e tavolinės. Tė tjerėt pėrpiqen qė tė ndryshojnė atmosferėn me barcoleta tė lehta. Djali i Rugovės M. kėndon: "Ne jemi tė fundit nė qytet".
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-01-06, 11:34   #19
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

E PREMTE, 2 PRILL

Puna jonė bėhet gjithnjė e mė dėshpėruese. Zgurdullojmė muret, ku
janė tė varura dekoratat e Rugovės, piktura e njė luftėtari avangardist
tė quajtur "Bogdan" (Pjetėr Bogdani), flamuri i madh shqiptar,
veshjen e drunjtė tė tavanit. Nganjėherė i ngrejmė pak roletat pėr tė
parė nėse kordoni policor akoma ėshtė nė rrugė nė pėrbėrje tė
plotė. S'ka ndryshim. Disa prej nesh ecnin tė nervozuar nėpėr
dhomė. Kujdesshėm, me kufje, dėgjojmė radiostacionet e huaja.
Takimi i Rugovės me Milosheviqin nga shumica e mediave
ndėrkombėtare vlerėsohet realisht si njė mashtrim propogandistik serb. Nė orėn njėmbėdhjetė prapė instalohet linja telefonike. Por, kėsaj radhe
dėgjon edhe policia. Ajo ndėrpren ēdo thirrje tė dyshimtė. Adnani
arrin tė marrė ambasadorin amerikan Hill nė Shkup. Ai pėrpiqet t'ia
interpretojė atij situatėn, shpreson nė pėrkrahje nga ana e tij.
Mirėpo, amerikani reagon mė tepėr i pavendosur.

Nė qoftė se serbėt organizojnė transportin e Rugovės deri nė kufi, ai
me dėshirė do tė priste nė anėn tjetėr tė kufirit.
Koleksioni i Rugoves me minerale ėshtė jashtėzakonshėm.
Me krenari ai thotė se Kosova me thesaret e saj nėntokėsore numėrohet ndėr vendet mė tė pasura tė botės. Disa kristale,zmeralde dhe gurė tė
tjerė tė vlefshėm ai i ka shpėrndarė nė gota tė vogla nė trajtė vidhe.
Disa pika nė fytyrė ndikojnė si njė kurė rinimi, predikon ai.
Adnani thėrret nė kabinetin e Milosheviqit. Ai pėsėri lutet pėr njė gjest
humanitar, pėr njė udhėitm tė sigurtė pėr nė Shkup.
Mirėpo,Milosheviqi dėshiron t'i vazhdojė bisedimet nė Beograd.
Rugova ia kthen: Vetėm nė Shkup, ku janė edhe kėshilltarėt dhe anėtarėt e tij tė LDK-sė, ai mund tė vendosė mbi vazhdimin e bisedimeve me
Milosheviqin apo madje pėr ndonjė marrėveshje eventuale.

Do tė telefonojmė (pėrjgigjen nga kabineti i Milosheviqit). Presim,
natyrisht kot sė koti. "Milosheviqi tashti po luan me mua lojėn e
macės dhe miut", vėren Rugova me hidhėrim.
"Ai dėshiron qė pasi tė ketė mashtruar mjaft botėn me gjoja marrėveshjet tona tė mė diskriminojė para popullit tim si tradhėtar".
Mirėpo, Rugova akoma e ndien veten si njė peng tė vlefshėm: vetėm nėse shqiptarėt panojnė njė raund tė ri bisedimesh NATO-ja do tė mund t'i ndalte bombardimet.
Deutsche Welle raporton mbi njė iniciativė tė SHBA-ve,
Gjermanisė, Francė dhe Itali, sipas sė cilės Rugovės dhe familjes
sė tij u bėhet ftesė pėr tė provuar "lirinė" e tyre.

Por, kjo ėshtė vetėm njė shpresė e vogėl, e cila zbehet shpejt.
Ndėrkohė Rugova lufton me njė grip, qė e ka kapluar. Ne e quajmė
"Virusi Milosheviq". Nė mbrėmje kėshillohemi mbi mundėsinė e
arratisjes sime. Mirėpo, ēdo shpalosje e idenitetit tim nė kėtė
moment do tė ishte tepėr e rrezikshme. Fundja bota le tė besojė se
Rugova vullnetarisht ka kėrkuar mbrojtje serbe.
Rugova ende beson nė udhėtimin pėr nė Maqedoni. Nė rast tė tillė unė do tė maskohesha me shami dhe me njė fėmijė nė krah do tė sillesha si njė anėtar familjeje.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-01-06, 11:36   #20
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

E SHTUNĖ, 3 PRILL

Atmosfera ėshtė e ngrysur, ashtu si dhe moti. Tė gjithė rrinė ulur nė
karriget e tyre dhe janė apatik. Milosheviqi pėrsėri kėrkon udhėtimin
e Rugovės (nė Beograd). Kėsaj here ai do tė duhej tė inskenonte njė
shou shtypi nė Beograd me drejtuesin e delegacionit serb nė
bisedimet paqėsore nė Rambouillet, Ratko Markoviq.
Prijėsi i shqiptarėve refuzon.
Zėvendėskryeministri jugosllav Nikola Shainoviq merr rrugėn pėr nė Prishtinė. Bota ėshtė e irituar, pasi tashti janė bėrė publike deklaratat e Rugovės nga intervista nė "DER SPIEGEL" me kėrkesėn pėr angazhimin e trupave tokėsore. Kjo tingėllon krejt ndryshe se sa marrėveshja me Milosheviqin dhe gjoja thirrja e pėrbashkėt pėr ndėrprerjen e sulmeve tė NATO-s.

Mua mė duket se Rugova e mbivlerėosn nivelin e informatave tė
Perėndimit, kur beson se "ata e dinė saktėsiht se nė ēfarė situate
gjendem."

Shainiviqi vjen aty rreth orės 21, pa ndonjė propozim konkret. Vetėm bota le tė mėsojė tė nesėrmėn se "bisedimet me shqiptarėt" po vazhdojnė.
Rugova, thotė ai me shpoti, ėshtė njeri i lirė. Ai lirisht mund tė udhėtojė nė Maqedoni. Mirėpo, mė kėtė rast duhet tė ketė parasysh se gjatė rrugės serbėt e tėrbuar mund tė "inskenojnė" tė gjitha incidentet e mundshme. Njė paralajmėrim i qartė. Nė radio dėgjojmė se sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s Javier Solana dėshiron tė vė kontakt me Rugovėn pėr tė qartėsuar se a ėshtė ai pėr vazhdimin apo ndėrprerjen e sulmeve tė NATO-s.
Rugova reagon i dezinteresuar.
Raportet nė radio atij pothuaj se nuk i interesojnė. Ai pėrpiqet tė
fsheh hidhėrimin e tij. Faktin se tė gjithė ata qė atė e kanė pritur me
vite, e kanė dekoruar me ēmime dhe janė fotografuar me tė pėr
shtypin, tashti shikojnė pafuqishėm se si diktatori serb e poshtėron
atė, Rugova pothuaj se nuk e kupton.
Po aq pak edhe lajmin se Perėndimi dėshiron tė strehojė 100 mijė refugjatė shqiptarė. "Tashti edhe pjesa qė ka mbetur do tė arratiset nga Kosova", thotė ai, "sepse ēdonjėri ėndrron tė gjejė strehim nė Perėndim." Asnjė s'do tė kthehet mė, thotė Rugova.
Djali i tij M. kėtė ēka ndodhė me satirė e quan njė "spastrim human etnik."
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-01-06, 11:39   #21
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

E DIEL, 4 PRILL

Dita e Pashkėve. Pėr disa ēaste Rugova e ndien veten pėrsėri si
"president" i njė populli prej dy milionėsh. Me krenari ai rrėfen se si
festėn katolike tė Pashkėve ai e kishte shpallur festė shtetėrore nė Kosovė. Si nė perėndim edhe nxėnėsit shqiptarė nė kėtė kohė kishin pushim. E shoqja e Rugovės Fana ngjyros 30 vezė nė njė lėng me fletė qepėsh. Vezėt i kishte sjellur njė ditė mė parė policia serbe, gjithashtu edhe qumėshtin pėr fėmijė dhe ujin mineral.
Fėmijėt ngjyrosnin vezėt derisa Rugova shpresonte nė njė telefonatė
shpėtuese nga Beogradi. Dhe kjo telefonatė bėhet rreth mesditės.
Mirėpo, vetėm me njoftimin se ai nė mbrėmje duhet tė takojė
ambasadorin rus bashkė me Shainivoqin. Motrat e Fanės qėndrojnė
ulur nė dysheme dhe pėrziejnė miell me ujė qė ēdo ditė tė pjekin
dhjetė bukė. Krahas shporetit elektrik, ku ndalet rryma, pėrdoret njė
shport me thėngjill. Foshnja tetėmuajshme shtrihet nė njė peshqir tė
lidhur banjoje, prindėrit e pėrkundin me tė pėr ta vėnė nė gjumė.
Gjatė ditės, pėr tė qenė e qetė, kalėrohet nėpėr dhomė me karrocėn
e fėmijėve.

Ambasadori rus anulon takimin. Me sa duket kėtė ditė ai nga Beogradi nuk kishte marrė garancė pėr siguri. Vizita e tij ėshtė shtyrė pėr tė hėnėn. Tė heshtur rrimė pėrpara "Menysė sė Pashkėve", pulė me oriz. Njėherė nė ditė mbrojtėsit serbė i lejojnė dhėndrrit tė Rugovės qė nga frigoriferi nė bodrum tė marrė rezerva ushqimore. Mė vonė i hamė copat e bukės tė lėna nga fėmijėt, tė cilat janė rreshkur nė shporet. Rreth mesnatės bombardon NATO-ja, kėsaj radhe shumė afėr. Shtėpia dridhet. Tė gjithė kėrcejnė nga krevatet e tyre nė dysheme, pėrsėri qėndrojnė pėrreth tavolinės.
Kemi frikė se serbėt mund tė ēojnė nė ajėr rezidencėn e Rugovės
dhe mė vonė kėtė t'ia mveshin NATO-s.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-01-06, 11:46   #22
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

E HĖNĖ, 5 PRILL
Pak para arritjes sė ambasadori rus Jurij Kotov, Rugova sheh njė shansė pėr arratisjen time. Pritet tė vijnė shumė gazetarė nė katin e dytė, ku duhet tė zhvillohet takimi. Kur tė niset Rugova unė duhet tė shkojė pas tij dhe atje tė pėrzihem me gazetarė. Plani ka sukses.
Gazetarėt prisnin lartė, unė si tė ihste krejt normale qėndrojė mes tyre, pres disa minuta dhe pastaj e para e braktisė rezidencėn. Njė nėpunės policie mė pyet prej nga po vija: "Nga konferenca pėr shtyp e ambasadorit rus", pėrgjigjem unė. "Okay", thotė ai dhe mė lejon tė kalojė.

Pėr herė tė parė frymojė ajėr tė freskėt,pas gjashtė ditėsh shoh diellin dhe eci nė drejtim tė Hotelit Grand. Vetura ime nuk ėshtė mė nė autopark. Bagazhi im ėshtė zhdukur nga dhoma. Nė recepsion tregohen tė pėrzemėrt. Thonė se kanė qenė tė shqetėsuar. Bagazhi do tė vijė menjėherė, vetura ime pėr shkaqe sigurie ėshtė sjellur me kamionė nė autoparkun qė gjendet 500 metra mė larg.
Lehtėsimi zgjatė pak kohė. Shfaqen tre "pjesėtarė tė sigurimi", konfiskojnė pasaportėn time, mė dėrgojnė nė bisedė informative/hetim policor nė sallėn e ushqimit tė Grand Hotelit. Janė dy burra, njėri me kėsulė tė zezė, tjetri me kasketė si ēadėr, dhe njė bjondinė, rreth tė
tridhjetave. "Biseda informative" ėshtė brutale dhe me ton tė pacipė.
"Cili shėrbim sekret qėndron prapa DER SPIEGEL-it?" "E dimė se ju jeni spiune." "Silluni me korrktėsi,pėrndryshe duhet tė llogarisni me mė tė keqėn." "Dimė gjithēka pėr Ju nga Interesi kryesor i pyetėsve ka tė bėjė me vendqėndrimin tim gjatė ditėve dhe netėve tė fundit. Them se kam
qenė te refugjatėt nė kufirin maqedon. Pastaj mė konfrontojnė me pothuaj tė gjitha kontaktet, tė cilat unė i kam pasur me shqiptarėt gjatė dhjetė viteve tė shkuara dhe tė cilėt unė gjoja i kam keqpėrdorur pėr "aktivitetet e mia spiunuese."

Sidoqoftė raportimet e mia kanė qenė "antishtetėrore". Para sė gjithash intervista me Rugovėn njerėzit e sigurimit i zemėron pa masė. Ata dinė edhe pėr kontaktet e mia me komandantėt e UĒK-sė. Me sa duket biseda jonė ransmetohet nė lokalin tjetėr pėrmes mikrofonit. Pas njė ore njeriu me kasketė tė zezė braktisė lokalin, pas disa minutave kthehet dhe kėrkon falje pėr "sjelljen pak brutale tė forcave tė sigurisė" - thotė se ishin vetėm tė irituar mbi zhdukjen time. Si vetura ashtu dhe bagazhi do tė vijnė menjėherė, premtojnė ata. Mirėpo, nė "DER SPIEGEL" e ardhshėm preisn diēka pozitive pėr serbėt. Atėherė unė pėrsėri mund tė punojė nė Kosovė si gazetare. Me sa duket njė "njeri nga lart" kishte vendosur tė kenė mėshirė me mua. Por, as vetura as bagazhi nuk vijnė.

Njė orė mė vonė njė nėpunės policie ma rrok pėr flokėsh: drejt nė veutrėn e policisė. "Ē'kėrkon ti kėtu si gjermane?" Pres nė stacionin
policor. Tė uniformuarit janė nė atmosferė tė ndezur: veēse po presim trupat tokėsore tė NATO-s, sigurojnė ata me entuziazėm dhe i bėjnė duart grushta. Tė gjithė (ushtarėt e NATO-s) do ta braktisinKosovėn nė arkivole, mendojnė ata. Valigjet e mia kontrollohen. Kontrollim trupi. Pastaj kthimi i pasaportės - mė porosisin tė mos lėvizė jashtė Grad Hotelit. S'duam tė kemi mė probleme. Qė nga arresti im i pavullnetshė shtėpiak mė 31 mars dhe kthimi im mė 5 prill Prishtina ka ndryshuar.
Tashti ēdo serb ka nga njė armė, ēdokush e ndien veten superhero patriotik. Gra me uniforma tė zeza sillen si amazona tė universit.
NJė pjesė e madhe e personelit serb tė hotelit qėmoti ėshtė arratisur, po ashtu edhe 20 punėtorėt e Media Qendrės sė etabluar nė katin e parė. Hoteli ėshtė pėrlot me ushtarakė, polici, vullnetarė tė Arkanit dhe polici speciale. Njėrin prej tyre mė duket se e njoh.
Ai ishte nė mesin e atyre qė u vėrsulėn nė rezidencėn e Rugovės.
Edhe ai duket se mė ka vėrejtur. Pasdite vonė: njė punonjėse e hotelit mė tėrheq nė njė qoshe. "Duhet tė largoheni, kėtu Ju nuk jeni mė e sigurtė." Telefonojė nė Beograd, lus sekretareshėm time tė pyes te ministri i informatave Komneniq, se nė rast se udhėtojė nė Maqedoni a mund tė kthehem pėrsėri nė Jugosllavi. Komneniqi ėshtė anėtar i SPO-sė, partisė sė Vuk Drashkoviqit, e cila nė Perėndim njė kohė tė gjatė shihej si alternativė demokratike ndaj Milosheviqit.

Por, ministri i informatave vetėm zemėrohet pėr atė se si njė serbe e
vėrtetė ka fytyrė tė punojė pėr njė redaksi gjermane. Ē'kėrkon
gazetarja gjermane nė Kosovė! Nėse ajo nga frika do tė dhihet nė pantollona, atėherė vetė le tė shikojė se si del nga kjo situatė, kėshtu tingėllon mesazhi tij ndihmės.Domethėnė unė mbes edhe mė tej nė dhomėn time 505 nė Grand, si gjithnjė qė nga fillimi i sulmeve ajrore flejė me kėpucė, xhakavento dhe me baterinė/llabmėn e xhepit nė dorė. Nė tė vėrtetė sulmet ajrore kėtė natė janė mė tė afėrta, mirėpo raketat nuk flutorojnė pėrskaj dritareve tė hotelit. Jam e lumtur qė afrohet mėngjesi.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-01-06, 11:52   #23
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

E MARTĖ, 6 PRILL

Fytyrat e "personave tė sigurimit", tė cilėt mė kishin premtuar kthimin e veturės dhe bagazhit, ndėrkohėjanė tė ngrysura. Njė punonjės i hoteli mė kėshillon qė tė largohem menjėherė. Ka dyshime mbi vendqėndrimin tim gjatė gjashtė ditėve tė fundit. Me sa duket unė do tė duhej tė likujdohesha. Raza nga policia serbe nė Beograd dėshiron tė ndihmojė.

Sekretaresha ime e kam alarmuar edhe atė. Ai mė kėshillon qė nė
vend se tė pres veturėn time dhe bagazhin bashkė me kompjuterin,
pajisjet pėr fotografi dhe tė hollat, "mė mirė tė shpėtojė kokėn".
Raza: "Ikė, merre menjėherė autobusin pėr nė Beograd." Ai do tė kujdeset qė nė postblloqet kontrolluese gjatė rrugės tė mė lėnė tė kalojė. Nisja e autobusit sipas planit ėshtė edhe 5 minuta, marshi nė kėmbė deri nė stacionin e autobusėve zgjat sė paku 40 minuta.
Dhe pėrsėri ėshtė njėri nga serbėt e pakėt, qė kėto ditė nuk mė shikojnė si "armike e shtetit", i cili mė sjellė atje. Biletat janė shitur qė para disa ditėsh.

Ndihmėsi im arrin tė sigurojė njė biletė "jashtė planit", i lutet shoferit
tė autobusit dhe mė fut nė autobusin Prishtinė-Beograd - nė mesin e ushtarėve, policėve dhe patriotėve nė rend tė parė. Afėr meje
ėshtė ulur Dragani. I them se jam gazetare zvicerane. Sidoqoftė, Zvicra nuk bombardon bashkė me aleatėt perėndimorė. Dragani thotė se nuk e kupton botėn mė qė kur NATO-ja ka filluar tė bombardojė. Nė autobus zėri i radios sillet deri nė fund. Clintoni rahasohet me Hitlerin, NATO-ja me terroristėt. Ēdo njoftim propagande, qoftė mbi ndėrtesat e shkatėrruara serbe apo avionėt e rrėzuar tė NATO-s komentohet me njė "Hallo" apo "Oooh" tė zėshme. Befasisht gjendemi para kolonave disakilometėrshe tė mjeteve lėvizėse, kamionØve tė vogėl dhe veturave - tė mbushur pėrplot me refugjatė shqiptarė. "Prej nga vijnė kėta?", pyet shoferi i habitur. Kėta gjatė natės janė dėbuar nga kufiri maqedon, thotė njė ushtar me uniformė tė blertė. Vargu i mjerimit ėshtė i pafundshėm,
nga Gjilani deri nė Bujanoc. "Humbni nė turqi!", shpotisin udhėtarėt
e autobusit me zemėrim.

Rruga mė tutje na shpie pranė kazermės sė shkatėrruar tė Leskocit. Pastaj nė "Autoput" (autostradė), e cila shkon drejt Nishit.
Rreth 15 autobusė me "vullnetarė" kalojnė pranė nesh (drejt Kosovės). Udhėtarėt e autobusit i pėrshėndesin ata me duar tė ngritura dhe brohoritje. M'u nė qendėr tė Nishit, mes ndėrtesave shumė afėr njėra-tjetrės, ėshtė shkatėrruar njė qendėr komanduese e policisė. Siguria goditėse e NATO-s ėshtė "fantastike", pranon Dragani. Pastaj vazhdojmė drejt Beogradit. Tashti kontrollon vetėm policia ushtarake, dhe vetėm ushtarėt nė uniformė, tė cilėt udhėtojnė me autobus. Kėrkohen dezertorė.Lajmet njoftojnė pėr 1500 ushtarė gjermanė nė Maqedoni, tė cilėt gjoja kanė hedhur armėt e tyre dhe janė arratisur nė Greqi. Askush nė autobus nė dyshon, po ashtu as nė njoftimet e tjera pėr pėrkrhajen e Serbisė nga mbarė bota. Rreth orės 20.30 shihen konturat e Beogradit -
pothuaj Las Vegas pas disa javėsh zymtėsi totale nė Prishtinė. Jeta
duket se pulson normalisht. Askush nuk reagon nė sirenat qė paralajmėrojnė sulmet e NATO-s. Duket se njerėzit janė mėsuar me
luftėn.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-01-06, 12:08   #24
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Si e pėrcollėn gazetat "Bujku" e "Koha ditore" takimin e presidentėve Klinton-Rugova

Prishtinė, 30 maj (QIK)
Takimin e djeshėm nė Shtėpinė e Bardhė tė presidentėve Klinton-Rugova e kanė paraqitur sot dy gazetat e pėrditshme shqipe nė Kosovė,

"Bujku" e paraqet takimin nė dy faqe tė gazetės. Nė faqen e parė, gazeta boton njė fotografi nga takimi i djeshėm i Presidentit Klinton me kryetarin Rugova. Me mėnyrėn e paraqitjes, gazeta shpreh qėndrimin e vet pėr takimin si pėr ngjarjen kryesore politike tė ditės, me titull tė dalluar: Klinton: "Nė Kosovė nuk do tė lejojmė pėrsėritjen e Bosnjės", kurse nė dy nėntitujt, theksohen fjalėt e presidentit tė Republikės sė Kosovės: "Ne ritheksuam se zgjidhja mė e mirė pėr Kosovėn ėshtė shtet i pavarur" dhe tė Ambasadorit Kristofer Hill: "SHBA-tė nuk do tė largohen pėrderisa tė arrihet njė zgjidhje paqėsore nė Kosovė". Nė faqen e parė, "Bujku" parlajmėron takimin e sotėm nė Uashington tė kryetarit Rugova me sekretaren e shtetit z. Medllin Ollbrajt. Nė faqen e dytė jepet deklarata e kryetarit Rugova pas takimit me presidentin Klinton me titull: Kjo ishte ditė historike pėr Kosovėn" si dhe intervista e kryeministrit tė qeverisė se Republikės sė Kosovės Bujar Bukoshi dhėnė "Zėrit tė Amerikės" me titull: "Kemi arsye tė jemi optimistė tė matur". Pėr dallim nga "Bujku" gazeta "Koha ditore" takimin e presidentėve Klinton-Rugova e paralajmėron nė faqen e parė nėpėrmjet tė anėtarit tė delegacionit tė Kosovės, Veton Surroi, duke cituar fjalėt e tij: Clintoni dha garanca pėr implikimin serioz tė SHBA-sė nė bisedat pėr Kosovėn". Gazeta nuk boton asnjė fotografi nga takimi Klinton-Rugova, as fotografi tė ndonėjrit nga presidentėt, ose anėtarėt e delegacioneve qė kanė marrė pjesė nė takimin e djeshėm. "Koha" boton gazeta portretin e kryeredaktorit tė saj, tė Veton Surroit si edhe tekstin e Rojterit. Kėtė takim, tė cilėsuar si historik pėr Kosovėn, kjo gazetė nuk e ka shėnuar as me njė lajm tė veēantė redaksional.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-01-06, 12:10   #25
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Prishtinė, 30 maj (QIK)
Shtypi i sotėm i Tiranės, siē njoftuan nė emisionin e mėngjesit radio "Zėri i Amerikės" dhe radio BBC i kushtoi vėmendje tė posaēme takimit tė djeshėm tė kryetarit tė Republikės sė Kosovės, dr. Ibrahim Rugova me presidentin e SHBA-ve, Bill Klinton.

Gazeta "Republika" nė editorialin e saj "Lamtumirė politikė e pasivitetit", shkruan se nė imagjinatėn evropiane takimi Klinton-Rugova shėnon braktisjen e politikave abstrakte dhe mobilizimin drejt njė tė ardhme autentike. Sipas kėsaj gazete, kjo ndodhi pas paralizimit tė aftėsisė utopike evropiane me mbarimin e luftės sė ftoftė. Nė kėtė shkrim theksohet se me kėtė takim SHBA-tė kėrkojnė t'u tregojnė shqiptarėve se rruga qė ndjek dr. Rugova ėshtė rruga mė autentike drejt paqes.

Ndėrkaq, pėr gazetėn "Albania", takimi i presidentit Klinton me pėrfaqėsuesit legjitimė shqiptarė tė Kosovės ėshtė njė mbėshtetje mė e fortė dhe mė e qartė qė SHBA-tė i kanė dhėnė ndonjėherė shqiptarėve nė Kosovė. Kurse pyetjes se ēfarė presin amerikanėt nga shqiptarėt nė Kosovė, gazeta pėrgjigjet se udhėheqėsit shqiptarė nė Kosovė duhet tė vendosin autoritetin e tyre real nė terren, si dhe tė marrin pėrsipėr qėndresėn shqiptare si e vetmja mėnyrė pėr tė merituar njė ndėrhyrje ndėrkombėtare nė favor tė palės qė mbron trojet dhe liritė e veta.

Nga deklarimet zyrtare, por edhe nga burime tė tjera tė informacionit, duket se amerikanėt po shprehen qartė se janė pėr njė Kosovė, e cila duhet tė jetė njėsi federative nė Jugosllavi. Ndėrsa nė anėn tjetėr po theksohet njė qėndrim i prerė amerikan pėr tė mos lejuar qė nė Kosovė tė pėrsėritet Bosnja. Por, situata nė terren vėren gazeta "Albania" ėshtė krejt ndryshe dhe larg nga ajo ēfarė ėshtė biseduar nė Shtėpinė e Bardhė. Pikėrisht dje, Millosheviqi provoi se ka filluar ta kthejė Kosovėn nė Bosnjė duke ndėrmarrė njė sulm ushtarak nga mė tė fuqishmit qysh nga fillimi i masakrave nė Kosovė.

"Zėri i Popullit" i konsideron rezultatet e takimit si njė mbėshtetje tė alternativės tė zgjidhjes paqėsore tė krizės nė Kosovė. Duke sjellė informacione rreth mbledhjes sė Kėshillit tė Partneritetit Atlantik nė Luksemburg, gazeta bėnė tė ditur se ministri i jashtėm shqiptar, Paskal Milo u ka bėrė thirrje homologėve tė tij tė mbėshtesin zgjidhjen e konfliktit nėpėrmjet dialogut, si dhe tė dėnojnė dhunėn serbe ndaj popullatės shqiptare nė Kosovė.

Takimin Klinton-Rugova e ka pėrshėndetur edhe lideri i opozitės shqiptare Sali Berisha. Sipas "Rilindjes Demokratike", ai e ka vlerėsuar kėtė takim si njė faqe tė re tė miqėsisė midis Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Kosovės, si dhe si njė angazhim direkt tė Uashingtonit pėr tė ndėrprerė agresionin serb ndaj popullatės shqiptare dhe pėr tė ndihmuar zgjidhjen e krizės nė rajonin e Ballkanit.

Klinton: Rugovės: "Do ta mbrojmė Kosovėn", Rugova: "Shtetet e Bashkuara tė jenė tė pranishme nė Kosovė", "Mbėshtetja e alternativės sė zgjidhjes paqėsore tė krizės nė Kosovė", "Takimi historik pėr ēėshtjen e Kosovės"... ishin titujt kryesorė nė gazetat e sotme tė Tiranės, kushtuar takimit Rugova-Klinton.

Udhėheqėsi i shqiptarėve tė Kosovės, ashtu siē ishte parashikuar zhvilloi dje njė takim me presidentin amerikan, Bill Klinton shkruan gazeta e pavarur "Koha jonė". Nė takim u diskutua rreth krizės nė Kosovė, si dhe gjetjen e rrugėdaljes nga kriza e cila ėshtė aktualisht nė muajt e parė tė kėtij viti si pasojė e mungesės sė gjatė tė dialogut ku kategorikisht janė armėt. Dr. Rugova me sa bėhet e ditur prej bashkėpunėtorėve tė ngushtė tė presidentit Rugova i kėrkoi presidentit amerikan, Bill Klinton tė ndėrhyjė, nė mėnyrė qė t'i jepet fund dhunės qė ka pėrfshirė pėr disa muaj Kosovėn. Mė tej, gazeta "Koha jonė" citon presidentin Rugova tė ketė thėnė se ka kėrkuar nga presidenti Klinton njė prani mė tė madhe tė SHBA-ve nė Kosovė dhe se i ka parashtruar presidentit Klinton kauzėn e krijimit tė njė shteti tė pavarur dhe neutral, si zgjidhjen mė tė mirė lidhur me krizėn nė Kosovė. Nė vijim tė shkrimit thuhet se presidenti Rugova nė takimin me presidentin amerikan ka propozuar njė fazė tė tranzicionit nė mėnyrė qė t'i jepet fund dhunės serbe nė Kosovė dhe tė mundėsohet kėrkimi i njė zgjidhjeje politike. Nga ana e tij, sipas kėsaj gazete, presidenti Klinton siguroi presidentin e Kosovės pėr njė mbėshtetje tė parezervė tė SHBA-ve.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-01-06, 12:15   #26
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Prishtinė, 7 mars 2002 / TN
Presidenti i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova mbrėmė i dha njė intervistė Televizionit tė Kosovės, nė tė cilėn u pėrgjegj nė shumė pyetje tė drejtorit tė TV Kosovės Avni Spahiu qė kishin tė bėnin me ēėshtjet aktuale politike, ekonomike e tė tjera.

Nė pyetjen e parė se si e ndien tani vetėn si President i Kosovės i njohur tash edhe ndėrkombėtarisht, presidenti Rugova tha se e ndien vetėn mė mirė dhe mė tė lumtur, si edhe tė gjithė kosovarėt, sepse sot Kosova ėshtė e lirė.

- Sė bashku me miqtė tanė UNMIK-un, KFOR-in dhe OSBE-nė kemi arritur njė progres nė tė gjitha fushat e jetės, pėrfshirė kėtu edhe zgjedhjet e vitit 2000, por edhe zgjedhjet e vitit tė kaluar nacionale.

Pra gjithsesi ėshtė njė relaks mė shumė tash qė arritėm t'i konstituojmė tė gjitha institucionet e Kosovės nė Parlamentin e Kosovės me marrėveshjen qė arritėm me grupacionet politike. Tash duhet ta kryejmė anėn formale dhe duhet t'ia fillojmė punės dhe zbatimit tė programeve qė i kemi paraqitur, qė i kemi bėrė dhe qė do t'i detajizojmė, - tha Presidenti Rugova.

I lutur tė japė komentin e tij se si i sheh zhvillimet tash e tutje nė Kosovė, presidenti Rugova tha se institucionet e Kosovės do tė pėrqėndrohen nė prioritetet e caktuara dhe sigurisht Qeveria e Kosovės do tė paraqesė praogramin nė Parlament ku do tė bėhet aprovimi i tij.

Po ashtu Presidenca ka programin e vet qė ka dhe rolin reprezentativ tė Kosovės. "Aktiviteti qendror do tė orientohet nė zhvillimin ekonomik tė Kosovės, nė sigurimin e investimeve, siguri mė tė madhe nė Kosovė, stabilitet politik dhe gjithsesi tė kemi njė qeveri stabile.

Kjo na duhet qė tė kemi garanca pėr investime", tha zoti Rugova dhe shtoi se nė vija tė pėrgjithshme duhet tė jetė privatizimi me prioritet i ekonomisė sė vogėl, sidomos i industrisė sė mesme qė mundėsojnė krijimin mė tė madh tė vendeve tė reja tė punės pėr tė rinjtė e Kosovės qė pėrbėjnė pjesėn mė tė madhe tė popullit tė Kosovės.

Njė nga prioritetet, tha Presidenti Rugova, do tė jetė zhvillimi i shoqėrisė civile, tė drejtat e njeriut, duhet tė fillojė edhe njė pajtim mes njerėzve sepse tė gjithė kanė pėrjetuar njė periudhė tė rėndė disavjeēare. Por megjithatė populli shqiptar i Kosovės ėshtė njė popull i fortė dhe si njė popull dinamik qė ėshtė ka arritur t'i kapėrcejė ato vėshtirėsi dhe tė rindėrtojė Kosovėn, tha zoti Rugova.

Njė ēėshtje tjetėr ėshtė edhe integrimi i grupeve etnike nė Kosovė nė jetėn sociale, ekonomike dhe politike tė Kosovės dhe siguri mė shumė, vazhdoi ai dhe shtoi se shqiptarėt si shumicė kanė pėrgjegjėsi pėr integrimin e kėtyre grupeve etnike nė shoqėrinė e Kosovės.

- Meqenėse tash i kemi tė gjitha institucionet: Parlamentin, Presidentin dhe Qeverinė e Kosovės, por edhe grupet politike do tė punojmė edhe pėr njohjen formale, pra zyrtare tė pavarėsisė sė Kosovės, sepse kjo do tė qetėsonte rajonin tonė. Kjo do tė qetėsonte edhe popullin e Kosovės, sepse ende ka frikė pėr tė ardhmen, - nėnvizoi presidenti Rugova.

Ndėr ēėshtjet e tjera ai theksoi forcimin e policisė, tė TMK-sė etj.

Pas njė pjekurie qė u tregua me marrėveshjen pėr ndėrtimin e institucioneve tė Kosovės ku ėshtė krijuar njė unitet dhe njė bashkėqeverim dhe a mund tė ruhet kjo nė tė ardhmen, ishte pyetja tjetėr, nė tė cilėn Presidenti i Kosovės u pėrgjegj se gjithė kjo punė ėshtė kryer mirė dhe me sukses, kuptohet kanė pasur tė gjithė ngapak frustrime, por mund tė thuhet se ishte kjo edhe njė pėrvojė demokratike pėr tė cilėn u gjet zgjidhje.

Pėr kėtė marrėveshje, Presidenti Rugova edhe me kėtė rast falėnderoi kryeadministratorin Mihael Shtajner, i cili ishte mjaft energjik duke ndihmuar nė kėtė plan, siē ka ndihmuar edhe ambasadori amerikan Menzis sė bashku me grupin e pesėshes evropiane.

Duke u pėrgjigjur nė njė pyetje tjetėr qė lidhet me angazhimin e tij edhe nė takimet e tashme me diplomatė tė huaj qė lidhet me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, qė ėshtė kuptuar si njė prioritet i zyrės sė presidencės dhe cilat do tė jenė prioritetet e tij nė kėtė rrafsh, Presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova tha:

- Sėrish po them se sa mė parė tė njihet Kosova ndėrkombėtarisht ėshtė mė mirė, sepse ne de fakto jemi tė pavarur, sepse do tė qetėsonte vetė popullin e Kosovės, por edhe vendet fqinje dhe do tė kishim ecur mė shpejt nė zhvillimin tonė dhe nė kėtė mėnyrė do tė qetėsohej edhe rajoni ynė.

Siē dihet Kosova ėshtė njė faktor qendror nė rajonin tonė qė ndikon nė stabilitetin e Maqedonisė, Malit tė Zi, Shipėrisė, por edhe tė Serbisė ndonėse ajo momentalisht mendon ndryshe. Kjo do tė thotė se nė kėtė mėnyrė do tė demantoheshin pohimet e disa dashakqijve se pavarėsia e Kosovės do tė destabilizonte rajonin tonė, pra kėtė pjesė tė Evropės dhe tė botės.

Natyrisht do tė punojmė qė tė gjejmė pėrkrahje sa mė shumė ndėrkombėtare pėr kėtė ēėshtje. Mund tė them se nė kėtė aspekt tashmė ka njė mirėkuptim. Pra do tė insistojmė te Bashkimi Evropian, te vendet e mėdha tė BE-sė te Shtetet e Bashkuara tė Amerikės qė tė kryhet kjo punė dhe tė qetėsohet populli i Kosovės, pėr tė cilin bashkėsia ndėrkombėtare ka bėrė shumė dhe ka investuar shumė nė Kosovė nė tė gjitha planet.

Nė pyetjen se cili do tė jetė raporti i tij me Qeverinė e Kosovės, presidenti Rugova tha se ai do tė jetė i mirė dhe pozitiv, duke shtuar se duhet punuar tė gjithė sė bashku. Ai e vlerėsoi kėtė si unitet demokratik qė gjithkush ta kryejė punėn e vet.

Nė vėrejtjen e intervistuesit se ka pakėnaqėsi nė LDK dhe nė parti tė tjera se nė qeverinė e Kosovės nuk janė zgjedhur mė tė mirėt, Presidenti Rugova tha se gjithmonė ka mė tė mirė e mė tė mirė, por sipas tij, ky ėshtė njė ekip solid, ata janė ekspertė, njerėz publikė, njė pjesė edhe qė kanė punuar nė administratėn e pėrbashkėt qė ka qenė deri mė tash.

Presidenti Rugova pėr kryeministrin Bajram Rexhepi tha se ai ėshtė njė njeri pragmatik qė ka punuar dhe ėshtė i njohur edhe mė parė, por edhe me mistrat e tjerė tė tė gjitha fushave. Pra do tė bėhet njė punė me koordinim sepse vetė njerėzit nuk munden tė bėjnė asgjė, nėnvizoi Presidenti Rugova.

Nė vijim z. Rugova tha se aktiviteti i institucioneve tė Kosovės bashkė me KFOR-in dhe UNMIK-un do tė koncentrohet mė shumė nė zgjidhjen e problemit tė Mitrovicės, ku kanė filluar disa hapa tė vegjėl pozitivė nė integrimin ekonomik tė kėtij qyteti pėr tė filluar tė funksionojė industria dhe jeta nė Mitrovicė.

Duke u pėrgjigjur nė pyetjen se a do tė vizitojė Prekazin dhe varrin e komandantit legjendar tė Kosovės Adem Jasharit, Presidenti i Kosovės dr. Ibrahim Rugova tha se do ta vizitojė gjithsesi nė cilėsinė e Presidentit dhe presidenca do tė ketė konsideratė tė veēantė ndaj tė gjithė dėshmorėve dhe heronjve tė luftės, duke i dekoruar ata pėr merita tė veēanta. "Pra do tė tregojmė njė pėrkujdesje shumė mė tė madhe shtetėrore pėr ta", tha ndėr tė tjera presidenti Rugova.

Ndėrkaq, duke shfaqur qėndrimin e tij rreth diasporės shqiptare, Presidenti Rugova i falenderoi nė veēanti shqiptarėt nė diasporė pėr kontributin e dhėnė nė rrethanat mė tė rėnda pėr Kosovėn, duke shtuar se do tė krijohen kushtet dhe siguria qė ata tė kthehen dhe tė investojnė nė bizneset e tyre nė Kosovė.

Nė kėtė kontekst, ai tha se do tė angazhohet qė tė fillojnė prodhimtarinė e tyre pėrveē Trepēės edhe repartet e saj anembanė Kosovės me qėllim tė zhvillimit ekonomik dhe punėsimin e njė numri mė tė madh tė punėtorėve, duke zbutur kėshtu problemet e shumta sociale nė Kosovė. Kjo do tė ndodhė me investime tė reja.

Duhet tė ndihmohen pensionistėt, kategoritė sociale tė goditura, familjet e dėshmorėve. Pra do tė ketė njė pėrkujdesje mė tė madhe sociale.

I pyetyr se si e komenton vijėn e demarkacionit tė kufirit tė Kosovės me Maqedoninė si rezultat i njė marrėveshje pėr tė cilėn populli i Kosovės ka pohuar se ėshtė e papranueshme dhe ēfarė do tė bėjnė institucionet e Kosovės nė kėtė aspekt, Presidenti Rugova tha se edhe vitin e kaluar tė gjitha grupet politike, por edhe KPA, janė prononcuar se nuk e njohim atė marrėveshje dhe nuk ėshtė me vend dhe kjo ishte njė lojė e keqe, sepse kufijtė e jashtėm dhe ata tė brendshėm askund nuk janė prekur.

Ndoshta, tha ai, ky ishte edhe njė provokim se si do tė reagojnė kosovarėt. -- Do tė jemi shumė tė vendosur pėr kėtė ēėshtje. Me qėllim qė tė mos e acarojmė situatėn kemi kėrkuar nga qeveria e Maqedonisė qė tė mos nxisė situatėn dhe njerėzit tė kenė tė drejtė tė shfrytėzojnė pronėn e tyre,- tha presidenti Rugova.

Ai shtoi se kjo ēėshtje do tė ngritet nė Parlamentin e Kosovės dhe Qeveria e Kosovės do tė deponojė nė Kėshllin e Sigurimit tė OKB-sė njė kėrkesė qė kjo marrėveshje tė rishikohet dhe ky problem tė zgjidhet. Kjo do tė thotė se institucionet e Kosovės do tė kėrkojnė me kėmbėngulėsi qė kjo ēėshtje tė zgjidhet.

I pyetur se si e komenton vizitėn e Ēoviqit nė Kosovė, pėrkatėsisht kontaktet me pėrfaqėsusit e UNMIK-ut dhe deklaratat e tij rreth ēėshtjes sė Kosovės, presidenti Rugova u shpreh qartė se Serbia mund tė interesohet pėr serbėt nė Kosovė, por nė asnjė mėnyrė nuk mund tė involvohet nė problemin e Kosovės, duke shtuar se edhe serbėt njė ditė do tė emancipohen dhe do ta kuptojnė mirė se nuk mund tė pėrzihen nė punėt e Kosovės.

Nė fund tė kėsaj interviste Presidenti i Kosovės dr. Ibrahim Rugova RTK-sė i dhuroi njė kristal tė vogėl tė cilin e quajti pėrkrenarja tė Skėnderbeut.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-01-06, 02:50   #27
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Intervista e fundit e Rugovės pėr BBC-nė

Rugova tha se bisedimet me Beogradin tė mundshme pa veto
Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, i tha BBC-sė, se njohja e drejtėpėrdrejtė e pavarėsisė sė Kosovės do tė ishte mė e dobishmja pėr gjithė rajonin.

Ai shtoi se e respekton edhe rrugėn e zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės pėrmes bisedimeve.

Zoti Rugova deklaroi pėr BBC Sot se bisedimet me Beogradin zyrtar janė tė mundshme nė kuadėr tė ndonjė konference ndėrkombėtare, por pa tė drejtė tė vetos.

"Nėse mbahet ndonjė takim ndėrkombėtar pėr Kosovėn, unė dėshiroj njohje direkte, por nėse mbahet, ne do tė marrin pjesė edhe vendet fqinje, pra edhe Serbia, pa tė drejtė vetoje".

Kėtė tė drejtė e kanė humbur tė gjithė pas intervenimit tė NATO-s dhe flasin pėr njė vend qė ėshtė shkatėrruar dhe nuk ekziston mė", tha presidenti i KOsovės.

Me zotin Ibrahim Rugova bisedoi nė Prishtinė, korrespondenti i BBC-sė, Muharrem Nitaj fillimisht e pyeti presidentin Rugova, se si e cilėsonte ai, takimin qė pati me nėnsekretarin amerikan tė shtetit Nicholas Burns.


Intervista e plotė me Presidentin Rugova

Rugova: Vėrtet qė ishte njė vizitė e madhe dhe e rėndesishme e nėnsekretarit Berns dhe po ashtu e njoftuam pėr progresin qė kemi bėrė nė Kosovė dhe qė do tė bėhet vlerėsimi i progresit. Pra kjo ėshtė ajo rruga ndėrkombėtare dhe do tė bisedohet, unė them, pėr pavarėsinė e Kosovės. Ndėrsa unė insistoj pėr njė njohje direkte nga Shtetet e Bashkuara nga Unioni Evropian apo dhe nga vende tė veēanta tė Unionit Evropian pėr pavarėsinė e Kosovės sepse kjo do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Europės dhe tė botės edhe Kosovės do ti hapeshin perspektiva tė reja. Natyrisht sekretari Burns premtoi pėrkrahjen e vazhdueshme tė ShBA.

BBC: President Rugova pėrmendėt premtimin qė ka dhėnė nėnsekretari amerikan Burns se SHBA do tė vazhdojnė tė mbėshtesin Kosovėn dhe popullin e saj. Mua do tė mė interesonte vlerėsimi tuaj pėr angazhimin e SHBA gjatė tė gjithė periudhės prej vitit 1990 e kėtej nė mėnyrė qė ēėshtja e Kosovės tė vijė tė paktėn kėtu ku ka ardhur deri mė tani.

Rugova: Falė edhe zotit dhe miqėve tanė amerikanė natyrisht edhe aleatėve tė tyre europian. Siē e dini SHBA ėshtė vendi i parė qė ėshtė interesuar pėr ne. Pas vitit 1990 na kanė pėrkrahur vazhdimisht. Pra, siē e dini edhe ndihmat qė kemi pasur kėtu kongresi, qeveria pastaj, nė se ju kujtohet, kėrcėnimet e kėrshėndellave tė presidentit Bush plak qė vuri vijėn e kuqe atėhere qė tė mos preket Kosova; pastaj presidenti Klinton qė vazhdoi dhe ngjau edhe intervenimi i NATO-s dhe i SHBA-sė pėr tė mbrojtur popullin e Kosovės dhe pėr tė qenė sot Kosova njė vend i lirė dhe qė tash na pėrkrah dhe nė rrugėn e pavarėsisė. Unė them se pavarėsia pėr Kosovėn dhe pėr gjithė shqiptarėt nė rajon ėshtė njė optimum.

BBC: President Rugova, fitohet pėrshtypja se komuniteti ndėrkombėtar tashmė e ka qartėsuar qėndrimin e tij rreth statusit tė Kosovės. Janė pėrjashtuar, unė do tė thosha, tre opsione qė do tė ishin mė tė papėrshtatėshme pėr Kosovėn, tė cilat ju i dini shumė mirė. Nė fakt a po bėhet pavarėsia e Kosovės realitet pas zhvillimeve qė po shkojnė aktualisht?

Rugova: De facto, pas luftės, pra pas ndėrhyrjes sė NATO-s e kėndej ne jemi de facto tė pavarur prandaj unė them njohja formale apo zyrtare, sidoqė t'i themi pavarėsisė sė Kosovės ėshtė ēėshtje qė duhet tė bėhet sa mė shpejt. Sė paku ne kemi arritur progres tė madh kėto 6 vjet. Kemi dėshmuar se mund tė udhėheqim. Natyrisht kėtu ka qenė UNMIK-u, KFOR-i, NATO, miq tė tjerė qė na kanė ndihmuar, por edhe ne si institucione kemi treguar aftėsinė tonė tė udhėheqjes. Prandaj na duhet edhe njohja formale, qė tė kemi mundėsinė e zhvillimit ekonomik, sepse ne, pa njohjen formale tė pavarėsisė, nuk kemi tė drejtė nė kredinė ndėrkombėtare nga Banka Botėrore, Fondi Monetar Ndėrkombėtar, bankat evropiane tė ndryshme, dhe nuk kemi mundėsi. Ėshtė njė ēėshtje praktike pra pavarėsia, tė eksportojmė, qarkullimi i njerėzve ėshtė i vėshtirėsuar, plus neve nuk kemi njė pėrfaqėsim diplomatik nė botėn e jashtėme ndėrkombėtare dhe jemi nė mėshirė tė informatave, gjysėm informatave. Prandaj kjo do tė siguronte edhe nė njė ardhme dhe njė siguri pėr Kosovėn dhe pėr popullin e Kosovės. Mandej dėshiroj tė theksoj, pėr shembull, sikur tash qė ndodhi pak a shumė njė krizė e integrimeve europjane me kushtetutėn. Pėrsėri thuhet se do tė shtyhen integrimet evropiane etj. do tė thotė qė Kosova nė kėtė gjendje pėson pėrsėri. Sepse ne jemi vendi mė afėr Bashkimit Europjan, nė rajon, legjislacionin e kemi komplet, punojmė me ekspertė ndėrkombėtarė etj. plus euron e kemi. Mirėpo pėr tė evituar kėto kriza tė ndryshme qė mund tė ndodhin edhe nė tė ardhmen, atėhere pavarėsia na siguron tė ardhmen tonė dhe pėrcaktimin tonė si popull.

BBC: Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė Kofi Anan ka caktuar dy ditė mė parė si emisar special tė tij qė do tė bėjė vlerėsimin e asaj qė ėshtė arritur, vlerėsimi i standardeve, ndėrkohė qė vetė ambasadori norvegjez nė NATO ka deklaruar se ai do tė ketė kompetenca akoma mė shumė, do tė bėjė njė vlerėsim politik tė situatės nė Kosovė. Si president i Kosovės si e shihni, pėr shembull, vlerėsimin e tij, ēfarė do tė jetė ai?

Rugova:Unė besoj dhe shpresoj dhe do tė punojmė qė jetė njė vlerėsim pozitiv, gjithpėrfshirės apo njė vlersim politik, sepse, siē e dini, deri tash janė bėrė disa vlerėsime teknike, i fundit ishte nė Kėshillin e Sigurimit nga zoti Petersen qė ishte pozitiv. Shpresoj se edhe ky do tė jetė njė vlerėsim pozitiv sepse ambasadori Kai Aide e njeh shumė mirė Kosovėn, ēėshtjen e Kosovės. Ai vjet bėri njė raport apo internerar pėr hapat qė do tė vijnė. I vuri gjėrat nė lėvizje. Unė shpresoj se do tė jetė pozitiv vlerėsimi i tij dhe natyrisht ne do tė punojmė dhe do tė kėrkojmė qė tė vlerėsohen faktet. Unė e kam thėnė shumė herė se ne qė 6 vjet kemi plotėsuar shumė standarde, por asnjėherė nuk janė vlerėsuar. Po pėrmend vetėm katėr palė zgjedhje qė kanė qenė shumė tė mira, demokratike si edhe funksionimin e institucioneve, i gjyqėsisė, legjislacionit etj. etj. Plus zhvillimi ekonomik. Mirėpo tash besoj se do tė vlerėsohen.

BBC: President Rugova, a mendoni qė bashkėsia ndėrkombėtare duke vėnė si kusht pėrmbushjen e 8 standardeve sikur e vendosi Kosovėn pėrpara njė sfide relativisht tė fortė?

Rugova: Pak a shumė mund tė them se deri nga fundi i vitit tė kaluar u vendosėn ato 8 standartet tė cilat krijuan njė atmosferė tė rėndė nė Kosovė. Unė edhe atėhere kam thėnė se standarti i parė ėshtė pavarėsia pastaj tė tjerat do ti zhvillojmė natyrisht dhe tashmė ne ato i kemi pėrmbushur, por duke punuar na ndodhėn gjėra tė padėshirueshme. Pėr shembull, nė ekonomi tash kanė filluar disa kompetenca dhe pa kompetenca ne nuk kemi se ēfarė tė bėjmė kėtu. Investime ne nuk mund tė garantojmė si qeveri, askush nuk vjen. Njerėzit vijnė e shkojnė etj.etj. madje investimet shkojnė tjetėrkah, bota ėshtė e madhe.

BBC: Si i vlerėsoni institucionet e Kosovės? Kosova tashmė ka institucionet e veta tė pushtetit. Ju si njeriu i parė i piramidės sė pushtetit nė Kosovė, si e shihni funksionimin e institucioneve tė pushtetit, kam parasysh qeverinė, parlamentin por edhe institucione tė tjera qė janė pjesė e rrjetit tė qeverisė.

Rugova: Ne tash e kemi mandatin e dytė. Nė mandatin e parė u krijua njė bazė e ministrive, e qeverisė, e presidentit edhe e parlamentit. Tash nė kėtė fazė do tė jemi mė funksionalė dhe mė praktikė. Plus qė kemi hyrė edhe nė njė zhvillim tjetėr demokratik, do me thėnė si qeveria dhe opozita. Dhe kėshtu vihen gjėrat nė lėvizje dhe natyrisht unė si president i vlerėsoj gjėrat si pozitive dhe duhet tė konsolidohen mė shumė.

BBC: Zoti president ėshtė vlerėsuar si njė lloj hendikapi bojkoti qė njė pjese e komunitetit serb tė Kosovės i ka bėrė kėtyre institucioneve. Kanė paralajmėruar pėr shembull, se ndoshta pėrfundimisht nė fund tė kėtij muaji do tė jenė pjesė e institucioneve, mė nė fund. Ēfarė mund tė bėjė faktori politik shqiptar nė mėnyrė qė tė jetė mė i vendosur nė integrimin e pjestarėve tė minoriteteve nė institucionet e shtetit nė Kosovė?

Rugova: Ne kemi bėrė nga ana jonė mjaft, ne edhe UNMIK-u po them. Ndoshta jemi i vetmi vend nė Europė apo nė botė qė kemi vende tė rezervuara nė parlament pėr minoritetet: dhjetė janė pėr serbėt meqė i pėrmendėt, dhjetė pėr minoritetet e tjera nga 120 deputetė, tri ministri nga trembėdhjetė ministri, dy i kanė serbėt. Pastaj nė vendbanimet ku ata janė nė shumicė dhe kanė fituar votat ata udhėheqin, e shumica shqiptare nuk pėrbėn problem. Atje siē e dini ata kanė buxhetin qė ja u japim ne, shkollat, ambulancat e tė tjera. Ne do tė bėjmė edhe mė shumė nė kėtė drejtim, mirėpo ėshtė edhe kjo ēėshtja tjetėr qė lidhet, ju lutem pa tė keq po e them prapė, me pavarėsinė qė lidhet. Ka njė pjesė tė serbėve qė hezitojnė ende tė integrohen nė shoqėrinė dhe nė shtetin e Kosovės. Beogradi pėr fat tė keq ende manipulon ndonjė pjesė tė serbėve tė Kosovės dhe krijon tensione. Nė anėn tjetėr ėshtė frika e popullatės shumicė pėr tė ardhmen e Kosovės. Por ne do t'i bėjmė tė gjitha pėrpjekjet qė ata t'i afrojmė.

BBC: President Rugova, sė voni ka patur disa tratativa, disa pėrpjekje, qė tė vendoset njė dialog i drejtpėrdrejtė i pėrfaqėsuesve mė tė lartė tė pushtetit nė Serbi me zyrtarėt mė tė lartė tė Kosovės.

Rugova: Ne kemi filluar njė dialog me Beogradin sa i pėrket ēėshtjeve teknike. Patėm filluar vitin e kaluar, u ndėpre, rifilluam dhe ėshtė shumė vėshtirė tė bisedohet me Beogradin direkt pėr ēėshtje politike, se ata ende kanė pretendime ndaj Kosovės, pėr fat tė keq. Ne ofruam njė shans nė Gjenevė ku do tė ishin liderėt e pesė vendeve tė rajonit dhe tė kėsaj pjese tė Europės. Natyrisht do tė kishim edhe njė takim simbolik me udhėheqėsit e lartė tė Serbisė. Mirėpo ata nuk pranuan dhe tė shikojmė tash. Ju e dini se ata ende i kanė ato ngarkesat e vjetra, do tė thotė luajnė de facto, dhe nuk janė shumė tė interesuar. Nėse mbahet ndonjė takim ndėrkombėtar pėr Kosovėn, unė dėshiroj njohje direkte. Por, nėse mbahet, aty do tė marrin pjesė edhe vendet fqinje, pra edhe Serbia, pa tė drejtė veto-je. Kėtė e kanė humbur tė gjithė pas intervenimit tė NATO-s, dhe flasim pėr njė shtet qė ėshtė shkatėrruar dhe nuk ekziston mė.

BBC: Kur shpresoni se presidenti i Kosovės do tė mund tė thotė njė ditė qė pavarėsia e Kosovės ėshtė njohur edhe formalisht?

Rugova: Unė besoj sė shpejti dhe po punoj qė kjo tė jetė sė shpejti.

BBC: U tha qė ndoshta nė vjeshtė fillojnė negociatat?

Rugova: Po mirė ashtu ėshtė kjo rruga ndėrkombėtare unė po e them. Unė po punoj edhe nė kėtė rrugėn tjetėr, qė thonė rruga mė e shkurtėr, mė e shėndetėshme dhe mė e qėndrueshme, njohjen direkte.
BBC: Zoti presiden, thatė qė keni institucione shumė tė suksesshme tė pushtetit nė Kosovė. Atėhere ēfarė u desh qė tė krijohej edhe njė forum politik?

Rugova: Ne duhet tė mėsohemi, ne duhet ta respektojmė botėn dhe tė respektojmė normat demokratike. Opozita po ashtu duhet tė mėsohet qė do tė kritikojė etj, por tė jetė njė kritikė me argumente. Ishte ideja qė tė bėhej njė forum konsultativ, jo formal, qė tė takohen liderėt e partive kryesore politike, natyrisht edhe presidenti i Kosovės. Do tė provojmė, mund tė kemi edhe forma tė tjera.

BBC: President Rugova, sipas kornizės kushtetuese ju jeni faktor i unitetit. Ja keni arritur qė ta kryeni kėtė detyrė siē duhet?

Rugova: Sė pari, unė jam faktor i unitetit tė popullit dhe qytetarėve -- edhe pse nuk jam i zgjedhur drejtpėrdrejt nga qytetarėt, shpresoj qė nė tė ardhmen do ta kemi kėtė -- natyrisht edhe i faktorit politik, dhe unė do ta bėj kėtė, do tė bisedoj dhe bisedoj vazhdimisht me tė gjitha grupet politike, edhe tė opozitės. Ndėrsa si president do t'i bėj tė gjitha pėrpjekjet qė tė ruaj unitetin e popullit dhe unitetin e grupeve politike. Ju e dini dhe mė njihni se edhe nė jetėn politike unė jam shumė i matur dhe i toleroj tė gjitha.

BBC: Sa konstruktive ose e kundėrta janė kritikat e fundit tė opozitės nė adresė tė qeverisė? Sepse fitohet pėrshtypja sikur ka nisur njė fazė e pėrplasjeve.

Rugova: Opozita ka tė drejtė tė bėjė kritika dhe nuk jemi armiq. Natyrisht kur bėhen kritika duhet tė ketė edhe argumente. Unė jam i mėsuar, por besoj qė edhe qeveria ka zėnė tė mėsohet, edhe parlamenti natyrisht.

BBC: President Rugova mė lejoni tė flasim diēka pėr pjesėn e profesionit tim. Mediat nė Kosovė janė njė pjesė e funksionimit tė shoqėrisė demokratike nė pėrgjithėsi.

Rugova: Unė e them gjithmonė, dhe ju kam thėnė disa herė, qė jeni pjesė e shoqėrisė, pjesė e shtetit, natyrisht shtyp i lirė dhe i pavarur, por qė tė punojė edhe pėr interesat e Kosovės. Edhe kritikat kur bėhen tė jenė me argumente, njė gazetari hulumtuese, analitike, qė ndoshta kemi mė pak, edhe kryesore ėshtė qė tė jepet informata ēka ndodh. Prandaj kėrkoj njė maturi edhe nga mjetet e informimit qė tė kontribuojnė, tė afirmojnė edhe realitetin nė Kosovė, se kemi pasur shumė progres, pos mjeteve publike apo shtetėrore, si tė themi, edhe mjete mjaft tė suksesshme private televizive, radio, plus edhe kėto si BBC-ja, nga miqtė tanė qė i bėjnė kėtu nė Kosovė.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-01-06, 22:47   #28
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

RUGOVA : SHTĖPIA NUK MBAHET PA MIQ



PRESIDENTI I KOSOVĖS DHE POLITIKA E TIJ PAQĖSORE



"Unė insistoj pėr njohjen direkte tė pavarėsisė sė Kosovės, ēfarė do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės dhe tė botės". Kjo deklaratė e presidentit tė ndjerė tė Kosovės, Ibrahim Rugova, ėshtė bėrė mė 23 dhjetor tė vitit tė kaluar, qė shėnon edhe paraqitjen e tij tė fundit nė publik. Pėrmbajtja e kėsaj deklarate nė fakt ėshtė shndėrruar nė shenjė identifikimi pėr politikėn, tė cilėn ai e udhėhoqi qė nga viti 1989. Atėbotė ai u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, partisė sė parė politike shqiptare nė Kosovė, e cila identifikonte lėvizjen e rezistencės sė shqiptarėve kundėr regjimit tė atėhershėm serb. Nė tė gjitha prononcimet e tij, presidenti i Kosovės vazhdimisht ka bėrė thirrje pėr njohjen e menjėhershme tė pavarėsisė sė Kosovės. Nė intervistėn qė i ka dhėnė Radios Evropa e Lirė mė 24 dhjetor tė vitit 2004, vetėm pak ditė pas fitores sė dytė nė zgjedhjet e pėrgjithshme, presidenti pat shpjeguar se si e sheh Kosovėn nė tė ardhmen: "Kosovėn po ju them qė nė fillim, dėshiroj sot apo nesėr ta shoh si vend tė pavarur, tė njihet pavarėsia e Kosovės. Pra, njė Kosovė e integruar nė Bashkimin Evropian, nė NATO dhe nė miqėsi permanente me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės".
Presidenti gjithashtu njihet pėr mesazhet drejtuar opinionit kosovar pėr punė dhe tolerancė: "Tė gjithė tė angazhohemi edhe mė shumė – edhe deri mė tash jemi angazhuar – pėr progresin e Kosovės, pėr tė mirat e Kosovės. Nė planin shpirtėror dhe njerėzor tė kemi njė tolerancė dhe mirėkuptim edhe mė tė madh ndėrmjet veti, njė respekt pėr njėri tjetrin dhe njė vetėrespekt". Ishte ky mesazhi qė zoti Rugova e pat dhėnė nė intervistėn me Radion Evropa e Lirė.
Lėvizja paqėsore e presidentit tė Kosovės ka bėrė qė ai nė botė tė njihet si udhėheqės i njė lėvizjeje gandiste. Ky angazhim i tij ėshtė shpėrblyer me shumė ēmime ndėrkombėtare qė u jipen personaliteteve botėrore pėr punėn e tyre nė shėrbim tė paqes. Nė mesin e ēmimeve, dr.Ibrahim Rugova ka fituar edhe Ēmimin Saharov nga Parlamenti Evropian mė 16 dhjetor tė vitit 1998. Nė fjalimin qė pat mbajtur me kėtė rast nė praninė e deputetėve tė Parlamentit Evropian nė Strazburg, presidenti i Kosovės pat theksuar se zgjidhja mė e mirė pėr Kosovėn ėshtė njė Kosovė e pavarur me tė gjitha garancat pėr serbėt e Kosovės dhe njė protektorat ndėrkombėtar si fazė kalimtare. Duke iu drejtuar presidentit tė atėhershėm tė Parlamentit Evropian, Hose Marie Robles Delgado, fjalimin e tij dr.Rugova e pat pėrmbyllur me njė proverb shqiptar: "Shtėpia nuk mund tė mbahet pa miq, por Kosova sot ka shumė miq nė kėtė shtėpi", pat thėnė presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova.

Arbana VIDISHIQI
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-06, 02:36   #29
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ibrahim Rugova at the University of Toronto



CREES hosted Dr. Ibrahim Rugova, President of the Democratic League of Kosovo and a member of the United Nation's Interim Administrative Council for Kosovo, during September 10-14. The visit was the result of a collaborative effort between CREES, the Department of Foreign Affairs and International Trade (DFAIT), and the Kosova Information Centre in Toronto. This was Dr. Rugova's first visit to Canada and the delegation was pleased with the proceedings. In Ottawa, he met with Foreign Minister John Manley and had a number of other meetings with senior officials at DFAIT and the Canadian International Development Agency. He also took time to visit with the small Kosovar community in Ottawa, most of whom arrived in Canada during the 1999 war in Kosovo.



In Toronto, Dr. Rugova briefly joined the CREES "September Social." In addition to interviews with journalists from The Toronto Star and The Globe and Mail, Dr. Rugova and his chief political advisor, Skender Hyseni, met with U of T President Robert Birgeneau, Munk Centre Director Janice Stein, CREES Director Peter Solomon, and CREES Project Coordinator Robert Austin. Dr. Rugova stressed the need for more opportunities for students from Kosovo to spend time at a western university.


l-r: J. Stein, P. Solomon, R. Birgeneau, I. Rugova, R. Austin, S. Hyseni
Dr. Rugova also held an informal roundtable at the Munk Centre for scholars and graduate students. In his opening remarks, Mr. Rugova thanked the University and the academic community for their constant support, indicating that it is ultimately the intellectuals who uphold the values of civilization during the most difficult times, and added that he looked forward to future cooperation between U of T and the University of Prishtina. He also expressed gratitude to Canada for aiding Kosovo both during and after the war in terms of reconstruction, health care, post-secondary education, and its refugee policy. He spoke with relative satisfaction about the current status and the progress made in Kosovo: the reconstruction efforts and the joint administration, the establishment of 20 governing departments, and the first municipal election in 2000, in which Dr. Rugova’s party won 58% of the vote. With respect to economic recovery, Dr. Rugova indicated that the primary focus of the new government, to be elected in November 2001, would be privatization and foreign investment, accompanied by job creation for young Kosovars, who constitute 60% of the population and account for a high rate of unemployment.



Ibrahim Rugova and Peter Brock (History) He then spoke briefly about the question on the minds of all present: the political choices that Kosovo would make under the direction of the Democratic League of Kosovo. "The national objective," stated Dr. Rugova unhesitatingly, "is independence." He added that the principal purpose of the international community is the construction of democratic institutions and economic recovery, while the decision as to the political status would be decided only at the end. He insists on full independence and prompt formal recognition by the international community as the only means of calming the Albanian communities in Macedonia, Montenegro, and in Albania itself. How this would be attained, he did not elucidate.




Maria Banda, International Relations

Presidenti i pare i Kosoves Dr. Ibrahim Rugova ne percjellje te keshilltarit Mr. Hyseni dhe truprojes se tij Mr.Nikqi shkeli token e Torontos pikerisht me 11 Shtator 2001 kur USA u ball me tragjedin...
Te gjithe diplomatet/burreshtetas te vendeve tjera i kthyen andej nga erdhen, perveq Dr.Ibrahim Rugoves...
U nderua edhe me darke nderi, darke kjo e dyta ne historin Canadeze(Mandeles i kishin pas shtrue darke nderi dhe Dr. Ibrahim Rugoves)...

Komuniteti Kanadezo Shqiptare-KOSOVA organizoi gjithashtu darke nderi per ardhjen e tij dhe nje program kulturor...
Si shenje Nderimi i dhuruam nje pllakate me simbole Canadeze! E mirepriti...
Nje numer i njerezve nuk u paraqiten ate nate per shkak te propagandes se udhehequr nga nje Shoqate tjeter ku ne mesin e saj ulen njerez te nivelit me te ulet njerezor...!
I urte dhe perpikte si gjithehere, i pershendeti te gjithe bashkekombasit dhe me fjalimin e tij nuk i la hapsire asnjeriut te pyes...
E Ēudtishme, sikur u lexoj mendjen dhe deshirat e te gjitheve...!Pastaj ju afrua te gjithe tavoline me tavoline dhe te gjitheve u zgjati doren...
Ky gjest i tij i impresionoj shume mysafire nderi te huaj...
Si perfundim, vete Dr. Ibrahim Rugova, Mr. Hyseni dhe Mr. Nikqi e thane disa here se pritja me mire qe i ishte bere deri ne ate kohe!

Lavdi!
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-06, 02:56   #30
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Si rezultat i asaj vizite dhe takimit te Dr. Rugoves me gjithe ata njerez autoritativ, sistemi shkollor u morr persiper nga Canadezet, gjithashtu sot plot student kosovar po e shkelin Canadane me visa students...!

Meritat e te ndjerit te tjeret po akceptohen, javen qe shkoi tre student nga Kosova mberrin ne Toronto...!

Lavdi jetes dhe vepres se Babait te popullit!


__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:59.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.