Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-02-06, 11:27   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim TIRANĖ - PRISHTINĖ - TIRANĖ, OSE "RA KY MORT E U PAMĖ&q

TIRANE - PRISHTINE - TIRANE, OSE "RA KY MORT E U PAME"!

Nga Blendi Fevziu

[email protected]

Avioni i Albania Airlines me te cilin kisha udhetuar gjithnje per Prishtine, nje Jak Bullgar i prodhuar diku ne vitet '70 - te ishte zhdukur nga pista. Ne vend te tij, me kater motorret e ndezur qendronte nje prej arritjeve me te fundit te linjes shqiptare, nje xhambolino, ne deren kryesore te se cilit ishte shtuar qilimi i kuq me rojen e nderit ne dy ane. Ishte avioni me te cilin do te udhetonte per Kosove delegacioni shteteror shqiptar, delegacioni i PS, nje pjese e parlamentit dhe disa gazetare qe i shoqeronin. Nje miks i cuditshem politike, por edhe merie, personazhe qe bashkepunonin e luftoheshin, kundershtare te vjeter e te rinj, qe befas, i kishte bashkuar ajo qe nuk e priste askush, vdekja e Ibrahim Rugoves. Presidenti i Kosoves kishte nderruar jete te shtunen dhe ikja e tij, kishte lene pas, po ate dhimbje dhe hutim qe le zhdukja e cdo lideri real qe nuk ka lene pas trashegimtare politike te afishuar. Ne shkallet e rrjepura te avionit pritej te ngjiteshin per te asistuar ne varrimin e tij, Presidenti Moisiu, Kryeministri Berisha, Kryetarja e Kuvendit Topalli, Kryetari i PS Rama, Kryetaret e grupeve Parlamentare te PD dhe PS, Topi e Majko, Ministri i Jashtem Mustafaj, ai i Kultures Leskaj, Shefi i Kabinetit te Presidentit Imami, Keshilltari Diplomatik i Presidentit Kapllani, ish Ministrja e Jashtme Dade, Deputeti Zogaj, Princi trashegimtar Leki dhe nje grumbull tjeter njerezish me shume apo me pak te njohur, e perbashketa e te cileve ishte nderimi ndaj Presidentit te vdekur. Edhe pse veshtire te thuash se paten rezervuar ne gjallje te tij, po kete lloj respekti.

Pak minuta me vone, te ngjeshur prane njeri - tjetrit, politikanet sikur percillnin klimen e akullt te vete politikes shqiptare. Qene ulur ne te njejtin avion te ngushte, kishin thyer te gjitha ligjet dhe kushtetuten qe i ndalonte te udhetonin bashke ne nje mjet dhe duke ndjere ngritjen me tersellim te avionit nuk e di pse mendova se qe nga karroca qe transportonte neper shi e balte Ismail Qemalin dhe protagonistet e tjere qe do te shpallnin pavaresine e Shqiperise ne Vlore ne nentorin e 1912, ky ishte mjeti me i cuditshem i udhetimit ne historine e Shtetit Shqiptar.

Te udhetosh nga Tirana per Prishtine me nje avion te tille nevojiten me pak se 30 minuta. Nese gazetaret do te qene me te heshtuar, nje dimension qe duket se asnje nga ne nuk e preferon shume, atehere udhetimi do te ishte edhe me i ndere. Por nuk dukej krejt i tille. Me disa batuta ne distance Berisha - Rama, me disa lekundje qe e shtonin ankthin dhe me ngacmimet se nese avioni binte, Fatos Nano e Ilir Meta mbeteshin trashegimtaret e vetem te politikes shqiptare, arritem mbi Kosove. Nje rrafshnalte e bardhe, e ngrire, qe kishte rene prej ditesh nen pushtetin e te ftohtit. Nje nate me pare temperature ishte - 19 grade celsius, ndersa te nesermen, diten e varrimit, parashikohej dicka ne - 11

Berisha qe ngjeshur prane dritares se avionit duke ndjekur me vemendje token e ngrire ku mberrinte per here te pare ne jeten e tij. Si per nje ironi te fatit, vendi te cilit me se shumti i kishte kushtuar vemendje ne jete, po e priste tashme me heshtjen e permortshme. Ishte data 25 Janar dhe sipas nje njoftimi te publikuar nga Keshilli i Ministrave ai duhej te ishte ketu, pikerisht kete dite, per nje vizite zyrtare. Nje vizite qe nuk e beri dot, sepse Rugova u shua kater dite me pare. Nuk e di nese ai ndjente keqardhje per kete. Ne mbremje vone, ndersa fliste per viziten qe nuk e beri dot dhe per mikun qe nuk e takoi perpara vdekjes, vura re ne syte e tij lot.

Por ne mesdite ne ishim ende mbi aeroportin e Prishtines dhe avioni filloi uljen me nje nga ato zbritjet e buta dhe te mrekullueshme qe amortizojne cdo vuajtje qe te vjen prej tij.

Ne piste nuk frynte ere dhe i ftohti prej - 9 gradesh nuk ndjehej shume. Ishte nje i ftohte i thate nga ata qe ne provojme rralle ne Tirane. Kamerat qene aty dhe ne te dhjeten e sekondit pashe Presidentin e Berishen te mberthyer nga disa dhjetra gazetare. Pastaj i zgjata doren pa vemendje Sabri Hamitit dhe Bajram Rexhepit, ndersa fytyrat e tyre qene te ngurta, pa shprehje, sikur mblidhnin gjithe dhimbjen qe Prishtina perjetonte ate dite. Nuk e di se si me doli nga goja shprehja: "Te rroni vete", por u binda se njohurite e mia ne raste te tilla tradicionale jane thuajse zero.

Nje ore me vone, autobuzi ku qe mbledhur pjesa me e madhe e delegacionit po hynte ne Prishtine. Perfaqesia me e rendesishme e delegacionit kishte mberritur tashme, ndersa ne kolonen qendrore, dallohej makina me flamurin kombetar e Presidentit dhe Benzi i madh i Kryeministrit. Asnjehere tjeter te dy bashke nuk do te mund te mberrinin ne menyre te tille ne Prishtine dhe nese kjo do te ndodhte, Ballkani do te zjente nga zhurma dhe ankesat. Tani kishin mberritur. Ecnin pas njeri tjetrit, nen masa te forta sigurie, ndersa anes rruges, mijera vete duartrokisnin ne heshtje. Duartrokisnin ate qe s'kishin guxuar ta besonin kurre, por qe po ndodhte. M'u kujtua libri i Kadarese per luften e Kosoves dhe titulli i tij, "Ra ky mort e u pame", mund te ishte okeloja me perfekte per kete tablo makinash shteterore Shqiptare qe ecnin ngadale rrugeve te Prishtines. Qytetit qe i ishte ndare trungut ame ne vigjilje te krijimit te shtetit te pare te pavarur te tij, 94 vjet me pare.

Ne sallen e homazheve kishte rradhe te gjate. Njerezit prisnin te heshtur, me ore, per t'u perkulur disa sekonda perpara njeriut qe i kishte cuar drejt pavaresise dhe qe befas, nuk do te kishte mundesi ta shihte ate! Per t'i shprehur ngushellimet familjes dhe per te lene nen arkivol nje tufe me lule. Kur hyme, ne salle ishte qetesi. Moisiu, Berisha, Topalli dhe Rama kishin nderuar me pare. Imazhet e Moisiut dhe Berishes qe perkuleshin perpara arkivolit me trupin e Rugoves do te benin xhiron e botes ate nate permes CNN, BBC dhe Euronees!

Qendruam pak sekonda perpara arkivolit dhe une u kujtova befas se kishim mberritur ne Prishtine pa lule. Nje mungese qe mund te na e shtonte dhimbjen ate dite. Ndersa largohesha veshtrova edhe nje here fytyren e akullt te Presidentit qe s'jetonte me. Me nje qetesi olimpike qe vetem vdekja mund te ta jape. Po ikte duke marre me vete nje stine trishtimi dhe perpjekjesh, por i bindur se tashme i takonte historise. Po ikte duke mbeshtjelleme vdekjen nje mister te madh, misterin e jetes dhe filozofise se tij. Ate te nje djali te mbetur jetim pa mbushur ende nje muaj, me babain dhe gjyshin e vrare, por qe jeta e kishte mesuar te mbijetonte. Dhe ai kishte mbujetuar, duke ja percjelle filozofine e tij gjithe popullit qe udhehoqi per 16 vjet me rradhe. Duke e cuar nga mbijetesa ne pavaresi.

Pak minuta me vone qeme ne Hotel. Grandi mbetej po ai qe kisha lene dy vjet e gjysem me pare. I zhurmshem, krejtesisht ne degradim dhe me stilin tashme te zhdukur te hoteleve komuniste. Zhurma dhe gjalleria e Grandit binte krejt ne kundershtim me heshtjen mortore te salles disa qindra metra me tej. Mendova se pikerisht Grandi duhej te ishte pikenisja e politikes kosovare te se nesermes. Se aty po gatuhej intriga dhe vendimi politik per zevendesimin e Presidentit. Pak minuta me vone isha i bindur se Kosova ndahej tashme ne dy dimensione. Ai i nderimit per Presidentin e Vdekur, i percjelljes se tij dhe ai tjetri, i zevendesimit politik, ruajtjes se unitetit dhe vazhdimesise. Isha i sigurte se Moisiu e Berisha mund te luanin nje rol ne kete drejtim. Nje rol qe mund te ishte deciziv.

Majko ishte bashkuar me delegacionin e PS dhe vete pjesetaret e delegacionit shteteror qene shperndare neper takime private. Moisiu dhe Berisha qene akomoduar ne dy suita ne katin e katert te hotelit dhe Baton Haxhiu, ndersa kqyrte numrin e Berishes, 447, u shpreh:

- Eshte suita ku ka fjetur Tito!

Bota kishte ndryshuar kaq shume per 25 vjet. Titoja, njeriu qe kishte lartuar enderren e "Bashkim - Vellazerimit", nuk jetonte me; enderra e tij qe shembur si nje germadhe; pasuejsa e saj, ajo e hegjemonise serbe po ashtu; Milloshevici ishte ne Hage, ndersa Presidenti dhe Kryeministri i Shqiperise kishin zbritur ne Grand Hotel per t'i dhene lamtumiren njerit prej njerezve me te rendesishem ne Kosoves, por edhe per te sigluar, pa u ndjere, pavaresine e saj.

Ne dreke, po e diskutoja te gjithen kete me Fatmir Limajn, njerin prej emrave me te njohur te UCK - se, luftetar i saj, i burgosur per afro dy vjet ne Hage dhe i njohur me pas si i pafajshem. E takoja per here te pare pas burgut dhe ai dukej me i menduar dhe me i bardhe ne fytyre. Fati e kishte sjelle qe ai te gjendej ne nje burg me Milloshevicin dhe zyrtaret apo oficeret e tij, duke u bere shembulli me i mire i permbysjes se historise. Nuk e di nese e kishte menduar Fatmiri kete situate ate dite te vitit 1998 kur la qytetin per te luftuar njeriun qe mbante me dore te hekurt Kosoven dhe gjithe Jugosllavine, Milloshevicin! Ndoshta jo.

Fatmir Limaj nuk e reflekton ankthin e politikes Kosovare per zevendesimin e Rugoves. Duket me i qete dhe i larget. Nuk mund te thuhet e njejta gje per Hashim Thacin. E shoh pak me vone ne TATO, i rrethuar fillimisht nga shefi i zyres britanike e me pas nga i derguari i Solanes. Axhenda e Thacit eshte intensive, si ajo e gjithe lidereve te tjere. Me vone, ne hollin e Grandit kam mundesi ta vertetoj kete. Grandi eshte i mbushur plot me politikane shqiptare se te ngjan vetja ne Parlamentin e Tiranes, ne Hotel Rogner, apo Sheraton. Tre dite rresht, protagoniste te tjere, perfshi Nanon dhe disa ministra kane vizituar Kosoven. Burra qe nuk i njoh, me pallto te zeza, afrohen prane njeri - tjetrit dhe perserisin frazen standart: kryshnoshe!

Duket se shqetesimi me i madh mbetet Presidenti i ardhshem dhe trashegimia e LDK. Grandi zjen nga thashethemet. Njehere me thone se Presidenti i ardhshem do te jete Nexhat Daci, me pas me sqarojne se kjo nuk do te ndodhe, por se Daci ka kercenuar se ne rast se nuk zgjidhet ai me 11 deputete do te bashkojne votat me PDK. Per udheheqes i LDK, nje here permendet emrin i Alush Gashit dhe nje here ai i Sabri Hamitit. Po e veshtire te kuptosh dicka. Duket se njeriu me informata me te sakta eshte ai qe rri me qete, Sabri Godo. I ulur ne nje kend te hollit ai sheh me qetesi zhurmen dhe ankthin. Jeton ne Prishtine qe prej dhjete ditesh me statusin e te derguarit special te Kryeministrit te Shqiperise per kontaktet me faktoret shqiptare, por askush nuk e ka zbuluar identitetin e tij, as shtypi.

Afer mbremjes mesoj se LDK, sipas nje llogjike normale, do te kete serish Presidentin deri ne fund te mandatit, se eshte arritur nje kompromis per Fatri Sejdiun, nje jurist ne moshe, dhe se LDK mund te ndahet mes Alush Gashit dhe Lutfi Hazirit. Nuk dihet sa te sakta jane informatat, por ne oren 20.00 Grandi eshte shndruar ne nje vend qe pret cdo moment delegacionet e huaja. Shoqeruar me truproja dhe ushtare te armatosur me gjuhe nga me te ndryshmet, ata levizin neper ashensore dhe kate pa shume buje.

Ne ora 21.00 duhet te nisemi per darke ne nje restorant qe quhet "Rroni"! Diku ne periferi te Prishtines. Ne Grand leme gjithe delegacionin dhe Mero Bazen qe leviz nga nje tavoline ne tjetren ne shoqerine e gjithe grupeve rivale te LDK - se.

Rroni eshte nje restorant relativisht i ri, mbushur me nderkombetare, po te mos llogarisesh Ilir Meten dhe Monika Kryemadhin qe darkojne ne shoqerine e Fatmir Limajt. Eshte qete, por kur dalim, jashte eshte acar. Makina tregon se temperatura eshte - 17 grade, e mjaftueshme per nje njeri te mesuar ne Tirane, qe te ngrije.

Holli i Grandit eshte i qete, ndersa Berisha vijon te prese gazetare dhe politikane ne suiten e tij. Ne ate ore te vone pas mesnate, ngjan se kujtimet e takimeve te tij me Rugoven dhe vitet 1991 - 1995 dominojne ndjenjat e tij. Analizon gjithe ate qe ka ndodhur ne ish - Jugosllavi dhe ka bindjen se statusi eshte ne rruge te mbare.

E enjtja ne mengjes ka ngdhire e paster, me diell dhe me temperatura te ulta. - 11 grade. Njerezit jane ngjeshur ne rruge qe prej mengjesit te heret, transporti eshte falas nga e gjithe Kosova drejt Prishtines, ndersa ne qytet eshte bllokuar qarkullimi. Pothuajse te gjithe delegacionet jane ne Grand. Edi Rama, Pandeli Majko dhe Arta Dade qe takoj te paret me shpjegojne per takimet e tyre te nje dite me pare dhe ngjajne dukshem me te afert me PDK - ne. Majko ruan mbi vete ende lavdine e 1999 dhe statusin e Kryeministrit te Shqiperise kur Kosova fitoi lirine. Mbetet popullor ne Prishtine, edhe pse kesaj here nuk mund te jete protagonist. Aq me teper qe eshte ndare nga delegacioni ku shteteror ku duhej te bente pjese. Rama eshte po ashtu popullor. Nisen te tre heret per ne salle, nderkohe qe ne nje ane te kafes ka mberritur Presidenti Moisiu. Eshte i qete. Ka nje dinjitet te admirueshem ne raste te tilla dhe nje prezence qe jo gjithkush e fiton lehte. Ky ushtarak i vjeter qe e ka veshur uniformen 14 vjec, qe fati e ka perplasur nga nje ane ne tjetren, perfaqeson me menyre perfekte gjithe seriozitetin e nevojshem per nje shtetar.

Ne ora 10.00 kortezhi ka nisur te levize neper rrugen qendrore te Prishtines. rkivoli ecen ngadale, shoqeruar nga trupat mbrojtese te Kosoves dhe roja e tyre e nderit. E veshtire ta imagjinosh kete shoqerim kontradiktor. Ish ushtaret e UCK - se qe nderojne njeriun te cilin per hir te se vertetes nuk e kane dashur kurre; qe bartin mbi shpine arkivolin e tij, te njeriut paqesor qe shpesh e quanin tradhetar dhe qe tani, kur gjithcka ka marre fund, varroset si hero. Por ai eshte Presidenti i tyre dhe Kosova po deshmon me shume se kurre qe po behet nje shtet i vertete. Shume here me serioz dhe me dinjitoz se sa mendomin ne. E deshmojne njerezit qe qendrojne ne dy anet e rruges te ngrire, duke pershendetur me koke dhe duke hequr, ndersa kalon arkivoli, kapucet qe i ruajne nga i ftohti. Ka nje stil dhe dinjitet te papare ne qendrimin e tyre, ne menyren se si nderojne se si duartrokasin delegacionet e huaja dhe kortezhin thuajse familjar. Ne krye te tij dallohet edhe Ramush Haradinaj, ish luftetari dhe ish Kryeministri qe gjykata e Hages e ka ndaluar te ushtroje aktivitetin e tij politik deri ne gjykim.

Ne mesdite trupi eshte i vendosur ne Sallen 1 Tetori, dekoruar me mjaft hijeshi dhe me nje protokoll strikt dhe perfekt. Gjeja qe te bie me shume ne sy eshte prania e delegacionit te Shqiperise. 70 vende pa llogaritur Presidentin, Kryeministrin dhe Kryetaren e Parlamentit. Mbi 36 delegacione te huaja, shumica drejtuar nga Presidente e Ministra, por nje mungese e plote e delegacionit serb. Presidenti Tadic ka kerkuar te marre pjese ne varrim, por brenda deklarates ai ka bere edhe nje provokim. Ka shtuar se po shkon ne varrimin e nje burri shteti ne nje toke serbe. E kane refuzuar, me stil dhe elegance. Por edhe mund te kishte qene. Ne ate salle, ndersa do te ngrihej ne kembe per te nderuar himnin kombetar shqiptar dhe flamurin e saj, Tadic do ta kuptonte shpejt se provokime si ky nuk kane vlere. Dhe se Kosova nuk do te jete kurre pjese e Serbise.

Delegacionet cajne perpara me hap te ngadalshem. Ne nje ritual kurorash stolisur me flamujt kombetare te vendeve prej nga ata vijne. Nuk eshte cudi te thuhet se me te rendesishmit e Pritjes jane Berisha e Moisiu. Hyrja e tyre ne salle shoqerohet me nje mermerime. Te lehte, por te pranishme. Cajne perpara per te nderuar pak sekonda dhe per t'u vendosur se bashku me kreret kosovare ne rradhen e pare.

Ne 13.00, pas pak minutash heshtje dhe pritje, ceremonia fillon. Kam nje emocion qe nuk me perfshin shpesh. Ne fillim himni i Flamurit, me pas ai i Kosoves. Korri qe kendon me dy zera. Me vjen ndermend nje skene e klases se gjashte, ne vitin 1981, kur per t'u solidarizuar me studentet kosovare ne protesta mesuesit na nxirren perpara fillimit te mesimit, per te kenduar kenge patriotike. Kenge nga ato qe korri i djemve te klases se tete i kendonte ne cdo pervjetor te pavaresise. Me po ate ze te plote e solemnitet. Ishte men yra me e mire e solidaritetit sicpas tyre. Tashme ne kishim udhetuar nga Tirana per t'u bere solidare ne nje tjeter moment te trishte. Duke ruajtur po ate solemnitet te kohes se shkolles. Tashme solemniteti ndihet kudo. Qe nga salla e ngritur ne kembe, nga Truproja qe qendron e ngrire, nga perfaqesuesit e delegacioneve qe ne nje salle te Prishtines, ne ceremonine e percjelljes se Rugoves jane ngritur te degjojne dhe nderojne himnin kombetar te shqiptareve. Edhe flamurin ne gjysem shtize. Nje heshtje solemne, e ndere, qe nuk e prishin as fjalimet e ndjea, por mediokre te Kol Berishes e Nexhat Dacit. Plot figura te renda letrare e fraza me nje deklamim fals. Por qe e shton fjala e mrekullueshme e Petersenit, e Solanes dhe fjalimi politik i Sekretarit Xhekson.

Mbas 60 minutash ceremonia ka mbaruar. Sic parashikohet ne protokoll, por sic ndodh shume rralle mes shqiptaresh. Jam ende i sugjestionuar. Nje sugjestion qe do te vazhdoje pak minuta me vone, kur ndersa zbresim rruges ne kembe drejt hotel Grandit, se bashku me gjithe delegacionet e tjere, te rinjte anash duartrokasin. Si per te falenderuar te huajt qe ju jane gjendur prane ne nje rast. Ne nje rast te dhimbshem. Por qe eshte shndruar padashje, ne sherbimin e fundit qe Rugova po i ben vendit te tij. Duke fokusuar gjithe vemendjen tek ai. Dhe vendi nuk e tradhetoi besimin e tij; organizoi nje ceremoni qe do ngelet gjate ne kujtese. Nje ceremoni te tille, qe nuk kemi organizuar kurre ne ekzistencen tone si komb modern.

Ne ora 19.30 avioni i Albanian Airlines behet serish gati per ngritje. Ne 25 minutat udhetimit per Tirane. Aq sa i nevojitet dikujt per te pire nje kafe te shpejte ne nje lokal. Po ajo perberje, po ajo renditje vendesh per te shmangur ndenjiet e padeshiruara, por me pak tension. Policet kosovare pershendesin me nje buzeqeshje te lehte. Ngrihemi duke lene pas nje Kosove tjeter nga ajo qe gjetem; nje Kosove pa Rugoven, por nje Kosove qe ka nisur rrugen e saj. Nje rruge e pakthyeshme, por nje rruge qe shume shpejt, me apo pa deshiren e dikujt, do takohet me rrugen tone. E si mund te ndodhte ndyshe! Pas nje shekulli, fati nuk mund te jete gjithnje i pameshirshem me ne. "Ra ky mort e u pame", perserita ndersa avioni behej gati per ngjitje dhe Kosova me dritat, shndrohej ne nje kartoline qe sa vinte e zvogelohej nen aeroplanin tone!


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:51.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.