Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-01-06, 03:53   #1
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Analiza

I pazėvendėsueshmi i zėvendėsueshėm



nga Besnik Mustafaj

Largimi i parakohshėm i Rugovės ėshtė njė moment veēanėrisht i rėndė nė radhė tė parė pėr tė gjithė shqiptarėt e Kosovės e mandej pėr mbarė shqiptarėt kudo jetojnė nė botė. Por, pa mėdyshje do tė thosha se ky moment ėshtė po aq i rėndė edhe pėr serbėt dhe pakicat e tjera etnike tė Kosovės. Pavarėsisht se sa e kanė kuptuar kėtė gjė serbėt e Kosovės, Rugova, me filozofinė e tij tė bashkėjetesės paqėsore tė shqiptarėve me tė gjitha pakicat etnike nė njė Kosovė tė pavarur, tė lirė, demokratike e tė evropianizuar, ka qenė deri nė fund shprehėsi mė i mirė i interesave jetike tė komunitetit serb. Ndarja me Rugovėn ėshtė njė moment i rėndė gjithashtu edhe pėr tė gjithė fqinjėt e Kosovės. Nė mė pak se gjashtė vjet si President i legjitimuar botėrisht i vendit tė vet, ai arriti tė dėshmonte mjaftueshėm se edhe si burrė shteti dėshironte dhe ishte i aftė tė ndėrtonte vetėm ura miqėsie midis vendit tė tij dhe fqinjėve, larg tė gjitha yshtjeve primitive, qė pėr shekuj kanė prodhuar urrejtje mes popujve nė kėtė rajon tė Evropės. Largimi i parakohshėm i Rugovės shkaktoi, me tė drejtė, brengė tė thellė edhe te krejt komuniteti ndėrkombėtar, i cili kishte gjetur vazhdimisht tek ai partnerin me integritet tė lartė dhe plotėsisht tė sinqertė pėr tė bashkėpunuar, lidhur me problemet e pėrbashkėta tė demokracisė apo edhe tė paqes e tė stabilitetit nė rajon.
Nėse duhet pėrmbledhur me dy fjalė, vlerėsimi im pėr Presidentin Rugova mishėrohet me realitetin se sot Kosova ėshtė nė prag tė pavarėsisė. Pa kontributin e tij nė vazhdimėsi nuk jam i sigurt se Kosova nuk do tė ishte sot kėtu ku ėshtė, pra, nuk dua t’i jap individit rėndėsi mė shumė se ē’presupozohet nė shoqėrinė moderne, dhe shoqėria kosovare ėshtė e tillė, por roli i figurave tė mėdha nė shtyrjen pėrpara tė historisė, megjithatė ėshtė i pazėvendėsueshėm. Nė kėtė kuptim, Rugova futet tek ato personalitete tė jashtėzakonshme evropiane tė shekullit XX, tė cilėt e filluan veprėn e tyre kombėtare nga njė hiē. Ēfarė force shpirtėrore kolosale nevojitet pėr njė ndėrmarrje si kjo! Rugova e kishte kėtė forcė. Kur, nė kapėrcyell tė viteve tetėdhjetė tė shekullit tė kaluar ai iu drejtua opinionit shqiptar nė Kosovė, opinionit publik nė Serbi si dhe atij ndėrkombėtar nė Evropė e Amerikė, me thirrjen pėr tė ndalur sa mė shpejt revanshin fashist tė Milosheviēit, Kosova nuk kishte asnjė element racional pėr tė besuar se po niste kėshtu njėherė e mirė rrugėn drejt pavarėsisė, duke shėnuar po ashtu edhe rėnien pėrfundimtare e tė palavdishme tė Milosheviēit me klikėn e tij. Duket si njė hollėsi, por ėshtė shumė domethėnėse qė, me t’u marrė vesh lajmi i hidhur, i dėrguari i posaēėm i Sekretarit tė Pėrgjithshėm, zoti Ahtisari, vendosi shtyrjen disa ditė tė ēeljes sė negociatave pėr statusin e Kosovės. Eshtė njė gjest krejt i pėrligjur pėr tė nderuar pėrcjelljen e njeriut qė ishte nė qendėr. Por, duke theksuar se shtyrja ėshtė vetėm e pėrkohshme, vetėm konfirmohet se historia e Rugovės ėshtė e pazhbėshme. Asnjė shqiptar, asnjė ballkanik nuk ka mundur tė lerė pas kaq shumė histori. Domethėnė pavdekėsi.
E veēanta e personalitetit tė Rugovės qėndron te fakti qė ai arriti tė krijojė njė frymė krejt tjetėr, pa asnjė traditė nė mjedisin shqiptar, frymėn e rezistencės paqėsore, frymėn e vetėkontrollit tė fortė pėrballė mizorisė sė kundėrshtarit me besimin e hekurt se drejtėsia, edhe po vonoi, prapė triumfon. Ai e ndryshoi kėshtu esencialisht perceptimin popullor tė heroit kombėtar. Pra, nė betejėn e vet tejet tė ndėrlikuar politike, ai nuk bėri kalorėsin e vetmuar, gjė qė ka ndodhur me tė shumtėt e personaliteteve ballkanike me peshė edhe gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluar.
Me fjalė tė tjera, Presidenti Rugova nuk e ndėrtoi veprėn e tij kombėtare sipas modelit tė Gjergj Elez Alisė, si tė thuash, por veproi vėrtetė me vetėdije tė plotė si njė misionar i madh. E para, ai mbolli me kujdes bindjen e vet nė tė gjithė shoqėrinė e Kosovės, gjė qė ėshtė madhėshtore, e dyta, ai arriti tė sigurojė me durim tė gjithė komunitetin ndėrkombėtar se Kosova ėshtė nė gjendje ta pėrvetėsojė kėtė frymė qė i jep plotėsisht kėtij vendi tė drejtėn morale dhe politike tė bėhet njė shtet i pavarur dhe i denjė midis shteteve tė pavarura evropiane. Dhe sė treti, ai e udhėhoqi Kosovėn me kontributin e tij, me shembullin tij dhe me prezencėn e tij tė pandėrprerė gjatė gjithė kėtyre 15 vjetėve, nė procesin shumė tė vėshtirė tė krijimit tė njė elite politike thelbėsisht tė re, e cila, pavarėsisht diversitetit qė paraqet gjatė debatit nė pikėpamjet pėr zhvillimin e vendit, reflekton njė pjekuri qė e bėn tė merituar pėr tė marrė pėrsipėr vazhdimin e mėvetėsimit dhe tė shtetformimit tė Kosovės. Me njė fjalė, Kosova sot ka njė klasė politike realiste e plotėsisht tė pėrgjegjshme dhe pėr mė fort, me pėrvojė tė mjaftueshme nė drejtim. Mė kryesorja: kjo klasė politike ėshtė e organizuar nė parti me programe tė qarta demokratike dhe vepron me kthjelltėsi brenda institucioneve tė ligjshme, ėshtė nė Parlament, nė qeveri. Kjo mua mė jep siguri se asnjė traumė e madhe nuk mund tė ndodhė nė itinerarin nė tė cilin ka hyrė Kosova. Rrjedhimisht, siē ishte i pazėvendėsueshėm nė tė gjallė, Rugova ėshtė plotėsisht i zėvendėsueshėm tani qė do tė na mungojė. Tė tillė e ka pėrgatitur ai vetė pėrjetėsinė e tij.


__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 24-01-06, 03:55   #2
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nje Kosove pa Ibrahim Rugoven. Sa e madhe eshte humbja dhe kush meriton ta trashegoje ate ne te vertete



-perzgjodhi Ina Koxha

Vdekja e presidentit te Kosoves Ibrahim Rugova dhe Kosova pa te. Kjo eshte nje nga temat qe komentohet ne shtypin e huaj.

"Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan: "Nuk eshte e pameshirme, kur disa thone, se vdekja e Rugoves madje mund t“i lehtesoje bisedimet. Eshte mese e vertete, qe burri plot merita me shallin e mendafshte ne fund u shnderrua ne nje monument te vetvetes, i ngurtesuar ne kerkesen e tij per pavaresine e Kosoves. Megjithate edhe ata qe kritikojne ngurtesine e tij, kurresesi nuk ofrojne zgjidhje me te mira. Serbia do ta mbaje Kosoven, por asnjehere nuk do te jete e gatshme qe te paguaje per kete cmimin e duhur: pra te pranoje pjesemarrjen e shqiptareve ne pushtetin e Beogradit. Po aq jorealist eshte edhe propozimi i hedhur per nje konfederate serbo-malazezo-shqiptare, qe ka per qellim te shmange pavaresine e Kosoves".



E perditshmja e Berlinit "Neues Deutschland" analizon:
"Thuhet nje vdekje ne kohe te papershtatshme. Por kur do te ishte koha e pershtatshme? Bisedimet ndoshta do te influencohen ne aspektin kohor, por jo ne drejtim te klimes e aspak lidhur me permbajtjen. Ndonese ne Prishtine tani do te hapet grindja per pasardhesin e burrit me shallin e mendafshte, kushdo qe te jete ai pozicionet e serbeve dhe shqiptareve do te mbeten te pandryshueshme, ashtu si edhe ne kohen qe jetonte Rugova".

Nga komenti i "Braunschweiger Zeitung" shkepusim:
"Endrra e jetes nuk mundi te realizohet per Ibrahim Rugoven: pavaresia e Kosoves. Me rafinese ai e ka kufizuar influencen e luftetareve te armatosur te UCK-se duke i orientuar shqiptaret ne kursin e tij te paqes. Pavaresisht nga disa suksese Rugova nuk iu afrua shume zgjidhjes se problemit. Serbet e refuzojne pavaresine e Kosoves po aq sa fort e kerkon ate 95% e popullssise shqiptare ne Kosove. Bashkesia nderkombetare nga ana e saj kerkon nje kompromis dhe e refuzon ndarjen e Kosoves ne baze te kritereve etnike. Me kete situate te bllokuar do te konfrontohet pasardhesi i Rugoves. Por cili do te jete ai? Rugova e ka lene pasdore konceptimin e trashegimise politike", terheq vemendjen "Braunschweiger Zeitung".

"Rhein Zeitung" e Koblences nenvizon:
"Kosovaret nuk do te pranojne asgje me pak se pavaresia. Ndaj serbet do te jene ata qe se fundi duhet te levizin. Kosova eshte e humbur per ta - madje qysh tani si protektorat i OKB-se. Ky mendim eshte i dhimbshem. Cilido politikan i nivelit te larte qe e shpreh kete te pashmangshme, mund ta paguaje guximin e tij me deshtimin politik. Me e mira qe mund te arrije Serbia eshte bashkimi i territoreve kufitare te banuara nga serbet. Endrra e Rugoves per nje Kosove te lire nderkaq do te jetoje, derisa kosovaret te festojne themelimin e shtetit. Nese arrihet deri ketu, atehere ndoshta nuk do te harrohet trashegimia e Rugoves. Por me e rendesishme se nje shtet kosovar eshte bashkejetesa ne paqe e popujve te Ballkanit. Rugova s“do te kish deshiruar kurre nje Kosove agresive nacionaliste".

Nje citat nga komenti i "Frankfurter Rundschau":
"Me vdekjen e presidentit te Kosoves Rugova, nuk eshte bere me e lehte situata per ndermjetesuesin e OKB-se, Ahtisari, perkundrazi ajo eshte veshtiresuar dukshem. Problemi qe ka perpara diplomati findlandez duket pathuajse i pazgjidhshem. Ne bisedimet e shtyra tani per ne shkurt ai duhet te afroje pozicionet e papajtueshme te serbeve dhe shqiptareve te Kosoves. Karta evropiane e presionit ndaj Serbise e Malit te Zi, qe per nje antaresim ne BE duhet te mbahet qendrim i aresyeshem ndaj ceshtjes se Kosoves, ka humbur vleren qekurse ne kryeqytetet evropiane po debatohet per kufijte e zgjerimit te BE-se. Sidoqe te jete zgjidhja pas bisedimeve qe do te zgjasin, e qarte eshte qe bashkesia nderkombetare, nen drejtimin e BE-se, duhet te pergatitet per nje kujdestari afatgjate ne Kosove".

Ne artikullin e "Trierischer Volksfreund" lexojme:
"Thengjilli ne fucine e barutit Kosove, qe dukej se prej kohesh ishte bllokuar, tani do te jape shkendija me shume se kurre, ne rast se nuk gjendet shpejt nje kompromis. Ndaj BE-ja, OKB-ja dhe NATO-ja pas vdekjes se Rugoves duhet t“i ulin sa me shpejt ne tryezen e bisedimeve palet e armiqesuara", terheq vemendjen "Trierischer Volksfreund".

Gazeta e Berlinit "Tagesspiegel" boton nje interviste me Koordinatorin e Paktit te Stabilitetit per Evropen Juglindore, Erhard Busek.
Ky i fundit mendon qe bisedimet do te kene nje rrjedhe te veshtire. "Parashikoj qe ne kater ose gjashte muajt e ardhshem mund te kete nje krize te madhe", thote Busek duke pasur parasysh bisedimet. Busek rolin e Rugoves e pershkruan: "Ai ishte nje simbol, por jo nje aktor politik", ndaj ne bisedimet per statusin Rugova nuk do te kishte qene negociatori vendimtar", shprehet Koordinatori i Paktit te Stabilitetit Erhard Busek ne interviste per gazeten "Tagesspiegel".

Gazeta italiane “Stampa” ne numrin e djeshem:
Boshlleku politik qe ka mbetur prapa Ibrahim Rugoves, hap nje hapesire qe kandidaturen per kryetar te Kosoves ta shpalle njeri nga shqiptaret me te pasur – Behxhet Pacolli i cili jeton ne Zvicer. Sikurse thekson gazeta ne fjale, “pas orgjise se nacionalizmave dhe imeprializmave humanitar, ndoshta vertete e ardhmaja e Kosoves mund te jete e vetem kthimi ne pune te shendosha”.

Gazeta e Torinos konsideron se:
Prapa Rugoves, si “i venitur” me pare dhe “udheheqes jo aq karizmat”, nuk mbetet askush i cili mund ta zevendesoje, keshtu qe ne “te ardhmen e atij territori” krijohet hapsira qe ta zevendesoje edhe nje shqiptar nga “jashte”. Ne veshtrimin e gazetes ne fjale terhiqet verejtja se tani vdekjen e Rugoves po e “vajton bota e diplomateve, ndersa mjediset politike po i mprehin armet”. Per kete shkak, sikurse theksohet, hapet mundesia qe udheheqesi i ri i shqiptareve te Kosoves te jete Behxhet Pacolli, “pronar i fuqishem i kompanise ‘Mabetekx’, me interese nga lindja e Evropes deri ne Uashington, ku e ka mbeshtetjen e republikaneve”.

Gazeta “Standard” e Vejnės vlereson:

“Kryetari i Kosovės, Ibrahim Rugova prapa vetes ka lėnė vakumin e pushetit i cili mund tė jetė i rrezikshem. Nė prag tė fillimit tė negociatave mbi Kosovėn kur duhet te ishte prezent, shefi i ekipit negociator tė shqiptarėve tė Kosovės i ka dhene vendit te tij lamtumiren e fundit. Ka humbur personaliteti qė e ka pasur atė aftėsi tė cilėn elita politike nė Kosovė gati fare nuk e ka, e kjo ėshtė arritja e konsensusit dhe ndjekja e asaj qė ėshtė e realizueshme. Njeriu me shall mendafshi ka mundur ta vė nėnshkrimin e vet nėn zgjidhjen kompromise me Beogradin, e qė forcat radikale nė Kosovė tė mos guxojnė tė rrebelohen. Tani nė Vjenė do tė udhėtojė njė delegacion i pasigurt i Kosovės. Lufta pėr pushtet mund t’i dobėsojė pozicionet e shqiptarėve nė Kosovės nė negociata”, nėnvizon gazeta nė fjalė dhe vė nė dukje se tani duhet gjetur shefi i ekipit negociator qė ėshtė proces i cili mund tė zgjase mė tepėr, pėr shkak tė animoziteteve tė ndėrsjella tė politikanėve shqiptare, gjė qė mund ta bllokojė atė proces. (Dojce Velle+Beta/Balkanweb)
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-01-06, 03:56   #3
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

POSTRUGOVA



nga Ilir Kulla

Presidenti i Kosoves nderroi jete. Me gjithe te mirat dhe te keqijat qe mund te kete nje njeri sa eshte ne jete e rendesishme eshte qe ai njeri kur shkon te lere kujtim te mire per te. Mund te themi se z Rugova ka hyre ne histori dhe menyra me e mire per ta gjykuar jeten e tij do te jete nepermjet historise dhe historianeve. Nje thenie e vjeter popullore thote, vdiq mbreti rrofte mbreti. Nuk mund ta marrim te thene plotesisht kete per z Rugova, por ama nje gje eshte e qarte, pas largimit te z Rugova nga kjo jete, gjeja me e rendesishme do te jete ajo qe ka te beje me cfare do te ndodhe pas tij. Se pari z Rugova si president do te zevendesohet nga dikush tjeter qe ka shume gjasa qe te jete po nga vete LDK.
Eshte e mundshme qe te jete z Nexhat Daci si Kryetar i Parlamentit, por edhe z Sabri Hamiti si nje nga personalitetet me te fuqishme politikisht te LDK-se. Presidentit te ardhshem te Kosoves do ti duhet te kerkoje konsensusin parlamentar, keshtu se paku do te kete nevoje qe Presidenti i ardhshem i Kosoves duhet jo vetem te kete nmbeshtetjen e te gjithe LDK-se, por edhe te AAK-se e ndoshta edhe te PDK-se dhe ORA-s. Asgje e cuditshme qe nga emrat qe do te degjohen per kandidaturen e Presidentit te jete Haradinaj, Surroi, Thaci apo edhe vete zevendeskryeministri aktual Adem Salihaj. Natyrisht qe “lufta” me e madhe ne kete loje do te jete perpjekja e tre paleve ne LDK per te marre drejtimin e kesaj te fundit si partia me e madhe dhe ne pushtet. Nga njera ane Sabri Hamiti shkrimtari themelues dhe figure e forte dhe e respektuar brenda LDK-se, nga ana tjeter Adem Salihaj zevendeskryeministri shume i akuzuar nga opozita por dhume i lidhur pas Rugoves dhe ne tjetren ane akoma Alush Gashi njeriu qe ka qendruar per shumke kohe ne hije dhe qe ka nje mbeshtetje te fuqishme jashte Kosoves.
Ka shume gjasa qe LDK te ndahet, nqs palet nuk do dine ta ndajne pushtetin ne mes. Por historia e\ vdekjes se Presidentit rrezikon edhe raportet e brishta te maxhorances se qeverise Kosumi. Natyrisht qe orkset dhe aksioneret jane te shumte. Faktori nderkombetar nga ana e tij deshiron qe sa me shpejt ta mbylle kete ceshtje sepse kjo do te thoshte jo grup negociator, jo negociata ne kete kohe dhe dite te veshtira per ekuilibrat politike jo vetem ne Kosove po dhe jashte saj. Ibrahim Rugova ishte njeriu qe kishte ditur me qetesine e tij qe te bente te bashkejetonin qe te gjitha palet ne partine e tij. Kole Berishen, plakun e forte katolik qe ka qene gjithnje ne krah te mikut te tij kryetar, te riun Naim Jerliu, Sabri Hamitin me gjithe LDK-ne e Prishtines dhe te Podujeves, Alush Gashin, Adem Saliun se bashku me Rame Maren, zonjen Nekibe Kelmendi dhe ekipin e ri qe kishte futur ne qeveri me ne krye Astrit Haracine.

Nen emrin dhe forcen e z Rugova qendronte edhe aleanca me nje pjese te ish UCK-se qe drejtohej nga z Haradinaj dhe qe beri te mundur krijimin e nje qeverie me kryeminister Haradinajn e me pas me Bajram Kosumin. Po ashtu ishte forca dhe emri i Rugoves qe mbanin ne kembe LDK-ne pa u cenuar pas ikjes se Bujar Bukoshit dhe te Edita Tahirit. Le te leme te kalojne ditet e zise ne Kosove dhe popullin e Kosoves e familjen Rugova ta vajtoje te dashurin e vet. Tani Presidenti Ibrahim Rugova nuk eshte me, kohet jane te keqija dhe te brishta, le te shpresojme qe jo te gjitha palet do te nxitojne te behen “mbret” pas Rugoves.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-01-06, 11:49   #4
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

D. Agolli: Shqiptarėt tė bashkuar pėr tė realizuar ėndrrėn e Rugovės pėr pavarėsi

Tiranė, 23 Janar - "Ai vdiq nė kėmbė, duke iu pėrgjigjur dhunės sė natyrės me dhunė", kėshtu shprehet shkrimtari i njohur Dritėro Agolli.

Nė njė intervistė pėr gazetėn "Koha Ditore", shkrimtari dhe intelektuali i njohur shqiptar, Dritoro Agolli, analizon situatėn politike nė Kosovė pas humbjes sė Rugovės.
.
.
.
.
.
.
.

Pendesa pėr kritikat ndaj Rugovės

Koha Ditore: Ju keni qenė shpesh edhe kritik ndaj mėnyrės qė praktikonte Rugova. A jeni penduar pėr kėtė gjė?

Agolli: Mendoj se ne nuk e kemi kuptuar aq mirė Rugovėn. Unė e kam kritikuar pėr anėn paqėsore tė drejtimit tė tij, kam bėrė edhe ironi me shallin e tij, dhe tani ndjej njėfarė pendese qė nė atė kohė nuk e kam kuptuar aq shumė. Por tani unė kam kuptuar qė nuk kam pasur tė drejtė.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-01-06, 15:10   #5
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kush e rrezikon Kosoven?



nga Ilir Kulla

Mediat e Beogradit dje kane trumbetuar me te madhe se pas vdekjes se z Rugova ne Kosove rrezikon te kthehet dhuna dhe ekstremizmi si dhe qytetaret e Kosoves me kombesi serbe.rrezikojne tani e tutje te gjithe jeten e tyre. Keto akuza jane me te thella dhe po propagandohen me te madhe sidomos nga pjesa nacionaliste ne Serbi, me qellim qe tani e tutje kjo “frike” per serbet e Kosoves te jete shqetesimi zyrtar i axhendes se nderkombetareve. Natyrisht qe me largimin nga kjo jete te z Rugova kushtet e zevendesimit te tij politik kthehen ne nje problem politik i brendeshem ne Kosove, nga njera ane sepse ai ka qene nje lider i padiskutueshem politik, nga ana tjeter eshte e natyrshme qe procesi politik qe do te vijoje kete vdekje te parakohshme eshte nje proces i cili do te percjelle risi thelbesore ne Kosove.

Por kurrsesi kjo nuk mund te perbeje probleme aq te renda sa te ndikoje ne prishjen e klimes se brendshme aktualisht ne Kosove. Per pasoje mund te thuhet se perkundrazi jane te gjitha kushtet qe persa i perket procesit te integrimit te minoriteteve te kete nje hov akoma me te madh, duke iu inspiruar frymes politike qe z Rugova ka sjelle ne Kosove dhe sot respektohet nga te gjitha palet. Njeheresh nuk mund te harrojme qe cdo proces eshte shume fort i monitoruar nderkombetarisht dhe nuk ka asnje “exit strategy” te KFOR, sikunder ndodh ne Irak sot, perkundrazi siguria dhe forcimi i saj ne te gjithe rajonin ballkanik eshte kthyer ne nje prioritet te vecante per politiken e Bashkimit Evropian.

Kosova eshte e vertete qe ka nje rrezik te vazhdueshem mbi koken e saj. Ky rrezik eshte vete Serbia e cila per fat te keq ka ndryshuar shume pak. Serbia zyrtare e sotme eshte shume me e moderuar se opozita e cila dominohet nga ultraradikalet e Sheshelit, te cilet nga ana e tyre jane forca e pare politike ne Serbi. Me ‘breke neper kembe’ u krijua ky kualicion qe qeveris sot Serbine, i cili eshte i dobet politikisht. Ne fakt provokimi i z Tadic, i cili kerkoi te marre pjese ne varrimin e z Rugova si President i shtetit ne respekt te qytetareve te shtetit te vet me kombesi shqiptare, te le te kuptosh se ne cilen derexhe eshte politika zyrtare e Serbise sot. Nese qeveria e z.Koshtunica do te detyrohet te terhiqet sado pak nga pozicionet e qarta kunder pavarwsise se Kosoves, kjo do te thoshte se Serbia shkon fill e ne zgjedhje te parakohshme, te cilat me siguri sot i fiton partia radikale dhe Ultranacionaliste e Vojisllav Sheshelit.
Kur ne fund te vitit 1997 radikalet hyne ne qeverisje me Milloshevicin atehere u kuptua qarte se Kosova po rrezikonte te perfundonte ne nje konflikt gjakderdhes. Eshte e qarte se nese sot klasa politike drejtuese ne Serbi eshte eksremiste ne sjelljen e vet, kjo vjen per arsye elektorale. Serbia eshte nje vend ku po mbajte politikisht ritmin e Perendimit dhe po e degjove ate, humbet vota dhe pushtet. Keshtu qe nuk ka asnje shans sot per te patur ndonje perparim politik prosperues nga Beogradi. E verteta eshte se sot Kosoven e rrezikon me te vertete vetem nacionalizmi shume i forte serb, i cili per hir te vertetes rrezikon para se gjithash vete Serbine.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-01-06, 15:32   #6
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

D. Agolli: Shqiptarėt tė bashkuar pėr tė realizuar ėndrrėn e Rugovės pėr pavarėsi

Tiranė, 23 Janar - "Ai vdiq nė kėmbė, duke iu pėrgjigjur dhunės sė natyrės me dhunė", kėshtu shprehet shkrimtari i njohur Dritėro Agolli. Qysh pas marrjes sė lajmit tė hidhur familjen e tij e ka mbuluar njė tis trishtimi. Mbi tryezėn e drunjtė janė vendosur albumet e fotografive qė ka bėrė me presidentin Rugova nė Kosovė. E shoqja Sadija nuk resht sė pėrsėrituri imazhin e mbetur nė mendjen e saj pėr presidentin e Kosovės. "Shqiptarėt kudo janė hidhėruar", thotė ajo. "Telefoni i shtėpisė nuk pushon, miqtė tanė nga gjithė bota na marrin pėr tė na ngushėlluar pėr kėtė humbje tė madhe pėr shqiptarė", thotė ajo. E ndėrsa ende nuk ka mbaruar fjalėt, zilja e telefonit bie sėrish. "Ishte Giusseppe Di Siatis", njė botues dhe publicist gjerman, mė ngushėlloi pėr Rugovėn. "Shqiptarėt kanė humbur njė udhėheqės tė madh", i kishte thėnė ai.
Nė njė intervistė pėr gazetėn "Koha Ditore", shkrimtari dhe intelektuali i njohur shqiptar, Dritoro Agolli, analizon situatėn politike nė Kosovė pas humbjes sė
Rugovės. Si e ka rtjohur ai shkrim-tarin, eseistin dhe politikanin e madh Ibrahim Rugova?
Koha Ditore: Ēfarė ishte Rugova pėr Kosovėn dhe si mund ta komentoni humbjen e tij?
Agolli: Ibrahim Rugova ka qenė njė udhėheqės i veēantė i popullit shqiptar nė Kosovė, njė udhėheqės qė ndryshonte nga shumė udhėheqės shqiptarė, por edhe nga shumė udhėheqės nė rajonin e Ballkanit. Udhėheqės tė tillė tė njė forme tė afėrt ka pasur nė botė, siē ishte Gandi, qė shumė e krahasojnė Rugovėn me Gandin, por siē ishte edhe Martin Luter, por edhe siē ishte Alende i Kilit. Kėta lloj udhėheqėsish i bindėn popujt me arsyet e tyre, qė si mund tė arrihet njė liri dhe njė fitore pa gjakderdhje dhe konflike tė mėdha. Edhe Ibrahim Rugova kėtė rrugė ndiqte, edhe duke pėr-gatitur kėtė fazė tė pavarėsisė sė Kosovės, dhe mė tej, pėr tė zgjedhur pėrfundimisht ēėshtjen shqiptare, pasi nuk mbaron ēėshtja shqiptare vetėm me pavarėsinė e Kosovės. Ibrahim Rugova e pėrgatiti terrenin mbi tė cilin duhet
tė ngrihet pavarėsia, dhe mė vonė, me ato lėvizjet e njė grade tjetėr, jo me dialog dhe me anė paqėsore, siē ishte lufta e UĒK-sė, por kjo nuk do tė thotė qė nuk kishte lidhje lufta qė bėri UĒK-ja me terrenin e pėrgatitur nga Rugova. Ai e pėrgatiti kėtė luftė ku mė pas ndėrhynė edhe forcat e huaja, siē dihet, por kjo gjė erdhi nga shtytja e luftės sė UĒK-sė. Por lufta ėshtė e lidhur me terrenin qė krijoi Rugova. Merita e madhe e Ibrahim Rugovės ėshtė qė e bashkoi popullin nė njė popull tė vetėm qė tė luftonte pėr pavarės-inė. Edhe ata qė ishin pėr luftė nė fund u bashkuan me Ibrahim Rugovėn pasi ai ishte njė burrė i menēur, dinte t'i zbuste gjakrat, dhe formoi njė koalicion edhe me ato forca qė kishin njė drejtim tjetėr pėr ēlirimin dhe pavarėsinė e Kosovės.

Shqiptarėt e kanė zakon tė bashkohen pėr qėllime tė mėdha kombėtare

Koha Ditore: Si i parashikoni zhvillimet e brendshme politike iė Kosovė pas kėsaj humbjeje. A mendoni se do tė ketė njė stil perndimor nė kėto zhvillime?
Agolli: Unė mendoj se forcat e brendshme politike nė Kosovės do tė bashkohen drejt njė qėllimi tė madh duke u orientuar drejt pavarėsisė sė Kosovės. Shqiptarėt e kanė pasur kėtė zakon qė pėr qėllime tė mėdha kombėtare janė bashkuar, nuk kanė qenė tė ndarė pėr qėllime tė mėdha kombėtare, e jo pėr qėllime tė vogla qeverisėse. Po ta shihni edhe veprimtarinė e parlamentit tonė nė Shqipėri, pėr gjėra tė brendshme si rrugėt, ligje etj., bėjnė polemikė acaruese, por kur vjen puna pėr ēėshtje tė mėdha kombėtare siē ėshtė ēėshtja e Kosovės, siē ėshtė ēėshtja e mbrojtjes sė vendit tė gjithė bashkohen. Unė kam qenė shumė vjet deputet dhe asnjėherė nuk e kam vėnė re qė pėr ēėshtje kombėtare tė ndahen njerėzit. Edhe nė Kosovė pėr kėtė ēėshtje tė madhe kombėtare siē ėshtė pavarėsia dhe liria e saj e plotė e jo tė kushtėzuar, jam i bindur se forcat politike atje do tė bashkohen. Por kam edhe kėtė mendim se Ibrahim Rugova duke qenė nė krye tė lėvizjes pėrparimtare pėr pavarėsinė e Kosovės, ka formuar kuadro tė tilla politike qė do tė ndjekin shembullin e tij. Pasi edhe ai nuk i bėri vetėm kėto veprimtari, por bashkė me shokėt e tij. Se njė udhėheqės nėse nuk edukon njerėz qė do ta zėvendėsojnė nuk ėshtė udhėheqės, ėshtė njė egoist. Rugova nuk ishte i tillė. Ato mendime qė kish ia dha si pasuri edhe tė tjerėve, dhe thotė njė Ēalė e menēur e popujve tė orientit qė "kulturėn po ta ndash pasurohesh, ndėrsa pasurinė po ta ndash varfėrohesh". Dhe Rugova e ndau kulturėn.

Koha Ditore: Humbja e presidentit Rugova ndodhi nė njė moment delikat pėr Kosovėn pasi kanė nisur bisedimet pėr statusin e saj tė ardhshėm. A mendoni se kjo humbje do tė jetė njė faktor mė tepėr pėrcaktues pėr statusin?
Agolli: Unė nuk mendoj se kjo humbje do tė ndikojė negativisht pėr bisedimet, pasi ato varen edhe nga popujt e Evropės, nuk janė thjesht nacionale, pasi Kosova ende nuk ėshtė njė shtet. Kosova ėshtė njė pjesė e rajonit qė udhėhiqet nga Evropa, atje janė pėrfaqėsuesit e Evropės, NATO, kėshtu humbja e presidentit nuk ėshtė se do tė krijojė konflikt pėr tė ardhmen, pasi kjo varet nga Evropa. Mendoj se nuk do tė ketė vėshtirėsi nė bisedime, pasi tash-mė ėshtė e qartė qėllimi i bisedimeve dhe pasardhėsi i Rugovės do tė dijė tė manovrojė nė kėto bisedime, tė rėndėsishme pėr rajonin. Po tė ishte Kosova njė shtet mė vete, dhe kreu i saj tė vdiste nė prag tė bisedimeve, apo ēėshtje tė tjera tė rėndėsishme si ato kufitare, do ishte njė proces mė i vėshtirė, megjithatė sot, edhe njė shtet i organizuar dhe zyrtar siē ėshtė Shqipėria apo vendet e tjera tė Ballkanit, po tė humbte njė udhėheqės dhe tė kishte acarime mes popujve, pėrsėri do ishte njė tragjedi e madhe nė kohėt moderne, pasi tani ka mekanizma tė tjera botėrore qė i rregullojnė kėto gjėra dhe nuk ėshtė si 80 vjet mė parė, dhe nuk lejojnė gjakderdhje, ndaj unė besoj se bisedimet do tė arrijnė qėllimin dhe ėndrrėn e Kosovės.
Koha Ditore: Si e parashikoni pasardhėsin e presidentit Rugova?
Agolli: Sigurisht qė kur humb njė udhėheqės, bashkimi i popullit aspiratat e pėrbashkėta duhet tė mos cenohen, nė mėnyrė qė tė mos ketė turbullira brenda vendit, turbullira qė tė sjellin, tragjedi, me ndeshje tė ndryshme tė forcave politike, shoqėrore, kulturore, etj. Por nė kėtė anė unė mendoj se nė Kosovė tė mos ndodhin turbullira do tė mundohen njerėzit qė tė sjellin paqe, dhe tė zgjedhin udhėheqėsin e tyre nė kėtė paqe, pa synuar nė turbullira. Megjithėse vendet pėrreth Kosovės, siē ėshtė Serbia, Maqedonia, Bullgaria, janė tė kujdesshėm nga ana e sigurisė. Kėshtu qė edhe frikėn e Serbisė se mos Kosova pėrfshihet nė trazira unė nuk e marr seriozisht, pasi tashmė populli kosovar ėshtė i pjekur.

Darka "ilegale" me Azem Shkrelin dhe Ibrahim Rugovėn

Koha Ditore: Kosovės nuk i humbi vetėm njė politikan i madh por edhe njė studiues dhe kritik i njohur. Duke qenė se ju e njihni veprėn e tij, nė ē'pozicion. do tė jetė kjo nė letėrsinė shqipe?

Agolli: Ibrahim Rugova ka qene njė kritik dhe estet i njohur nė tė dyja anėt e Drinit, qė ėshtė Shqipėria. Ai ka qenė mjaft i njohur me veprat e tij nė lėmin e kritikės dhe estetikės. Ai ishte njė njeri tepėr i kujdesshėm nė analizat kritike tė letėrsisė shqiptare. Gjithnjė ka ditur tė mbajė njė ekuilibėr nė kritikė ashtu si edhe nė politikė. Ai ka folur shumė pėr poetė tė njohur si Ali Podrimja, Azem Shkreli, Din Mehmeti por edhe pėr kritikė, ka folur pėr Ali Aliun, qė e kishte mik nė fillim, qė ėshtė njė ndėr kritikėt mė tė shquar, por ka qenė edhe nxėnės i Rexhep Qosjes, pavarėsisht nga kontradiktat qė ka pasur mė vonė, por unė flas pėr gjenezėn. Ndėrsa pėr letėrsinė shqiptare ka folur pėr Lasgushin, pėr Fishtėn pėr Mjedėn, pėr Ismail Kadarenė, Jakov Xoxėn, etj. Ishte njė njeri qė shihte arritjet e kėsaj letėrsie por mendonte edhe pėr tė ardhmen e kėsaj letėrsie se si do tė ishte ajo. Nė pėrgjithėsi ishte njė njeri i arsyeshėm me zemėr tė butė. Unė e kam takuar nė fund tė viteve 60 dhe fillim tė viteve 70, deri nė 79-80 dhe kam bėrė biseda me tė nė lėmin e letėrsisė dhe politikės. Kam qenė nė '92-shin nė Kosovė ku kam hyrė dhe ilegalisht, i ftuar nga Azem Shkreli nė njė darkė, ku ndodhej dhe Ibrahim Rugova. Ai e ēmonte shumė Azemin, pasi e kishte edhe mik. Unė isha bashkė me time shoqe. Nė atė drekė mė shumė folėm pėr letėrsinė sesa pėr politikėn, Madje gjatė tryezės mė tha me tė qeshur se "nuk ishte njė udhėheqės i rreptė". "Nuk jam si tė tjerėt", mė tha. Ai kishte njė adhurim pėr letėrsinė shqipe, e ēmonte atė, dhe e fuste nė vlerat e letėrsisė botėrore, ishte njė njeri qė donte tė pėrparonte Shqipėria jo vetėm nė kuptimin politik. por edhe nė atė kulturor e letrar. Ėshtė njė fat i madh qė ai vinte nga letėrsi; udhėheqės, e nuk vinte nga politika tė bėnte mė pas vjersha.

Pendesa pėr kritikat ndaj Rugovės

Kolia Ditore: Ju keni qenė shpesh edhe kritik ndaj mėnyrės qė praktikonte Rugova. A jeni penduar pėr kėtė gjė?
Agolli: Mendoj se ne nuk e kemi kuptuar aq mirė Rugovėn. Unė e kam kritikuar pėr anėn paqėsore tė drejtimit tė tij, kam bėrė edhe ironi me shallin e tij, dhe tani ndjej njėfarė pendese qė nė atė kohė nuk e kam kuptuar aq shumė. Por tani unė kam kuptuar qė nuk kam pasur tė drejtė.


E solla shkrimin e plote edhe pse Dilaveri paska bartur ate qe i perket temes...
PO z. DRITERO AGOLLI, KOHA DITORE e SHUME E SHUME vetė NGELET TE KURORIZUAR ME MEKATE,MASHTRIME, ULJE dhe PENDIME...!
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-01-06, 21:55   #7
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Tė mos merremi me veten tonė




27 janar 2006 /TN

Nepe PERAJ

Vdekja ėshtė “shah nė vete”- thotė populli. Kėtė akt e respekton ēdo qenie njerėzore, ēdo popull.

Ky akt ėshtė respektuar edhe nga popujt e lashtė: grekėt (rasti i Akilit kur pėrulet para figurės sė babait tė Hektorit dhe ia dorėzon kufomėn e tij pėr ta varrosur siē ishte nė traditėn greke).

Poashtu, edhe te ne shqiptarėt, kur ndodhte ky akt “ edhe hasmi”, (lejohej tė shumtėn e herave) tė marrė pjesė nė ceremoninė e varrimit.

Ajo qė prekė nė shpirt pėr mosrespektim tė kėtij akti ishte njė reagim i njė shoqate tė dalė nga lufta dhe tė njė tė ashtuquajturi “prift”, qė nė kėto ditė tė vėshtira pėr popullin e Kosovės, por edhe pėr tė gjithė shqiptarėt, pas njė humbje kaq tė madhe, Presidentit tė parė shqiptar nė historinė e Kosovės, kėsaj figure mos t’i lejohet varrimi nė “Varrezat e dėshmorėve” se kinse ato qenkan vetėm pėr “dėshmorėt nė varret e dėshmorėve”.

Kujt i duhen kėto reagime tė pamatura nė kėto ēaste? A thua vallė pėr kėtė “shoqatė” luftarė janė vetėm ata qė luftojnė me pushkė? A thua nė mesin e tyre ka luftarė tė penės, ku duhet tė varrosen ata sipas tyre, mos vallė kontributi i tyre ėshtė mė i vogėl ?!

E dimė se gjatė Rilindjes kombėtare vitaliteti i kombit tonė ėshtė manifestuar me pushkė e pendė e poetėt tanė tė njohur: Naimi, Samiu, Vaso Pasha, Fishta etj nuk kanė qenė luftarė tė pushkės po tė penės dhe me mendjen e tyre tė ndritur ngritėn popullin nė luftė kundėr tė huajve me moton: “Ja vdekje, ja liri”.

Apo ēfarė na duhet qė nė kėto ditė vendimtare pėr ardhmėrinė e Kosovės, njė i ashtuquajtur “prift” tė trumbetojė nė njė gazetė sllave se z. Rugova “na paskėsh qenė i krishterė dhe vdiq i tillė”?!

Vallė nuk kemi njohuri sa duhet pėr figurėn e Vaso Pashės i cili thoshte: “Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”?!
Ēdo respekt pėr punėn vetėmohuese dhe sakrificat e luftarėve dhe tė rėnėve nė luftė kundėr soldateskės pushtuese sllave, por nuk ėshtė njerėzore qė nė kėto ditė kaq tė turbullta t’i humbni vlerat ushtarake dhe mburrjen pėr emrin e shoqatės suaj duke i bėrė qefin “kasapit tė Ballkanit”.

Apo ēfarė na duhet tė trumbetojmė para tė tjerėve ēfarė jemi, kur tė gjithė e dimė “se gjaku ynė ka tė njėjtėn ngjyrė dhe s’e ka ndėrruar ē’ prej tre mijė e mė shumė vjetėsh”- thotė njė krijues i yni. Ē’na duhet tė merremi me vetėn tonė,kur kemi punė mė tė menēura pėr tė bėrė.?

Apo vallė nė tėrė atė terren qė kishin “Varret e dėshmorėve”, nuk mund tė ketė vend edhe pėr njė njeri, qė shkriu mendjen dhe jetėn pėr Kosovė, e sot kur i duhet njė “copė tokė” pėr tė pushuar trupin, hamendeni a e meriton apo nuk e meriton atė copė tokė.

Lufta nė Kosovė, nuk duhej tė ishte luftė interesash individėsh, por luftė qė ne tė ēlirohemi dhe tė bashkohemi edhe mė shumė dhe me mburrje ta kėndojmė Himnin e Flamurit, por nga reagimet e tyre po ndodh e kundėrta.

Kosovės sė pasluftės i duhen tė dy krahėt; edhe ai i luftės (qė bėtė ju), edhe ai i paqes qė bėri z. Rugova, sepse shqiponja me krahė tė thyer nuk mund tė fluturojė. Andaj “pėrshpejtimi i mendimeve jo tė matura” nė kėto momente tė rėnda pėr ne, por edhe pėr botėn demokratike qė kėtė “Gand tė Ballkanit” e ēmuan dhe nderuan e kėtė e dėshmoi edhe ai lumė i pandalur i atyre qė prisnin nė acar pėr t’i dhėnė lamtumirėn e fundit kėtij biri tė Kosovės. Nuk mirrej vesh se ēfarė janė “myslimanė apo tė krishterė”, por rrėke lotėsh u rridhnin faqeve dhe me pėrulje i shprehnin respektin.

Ėshtė e udhės, kur mendimet dalin tė “papjekura dhe tė pamatura”, tė kėrkohet falje publikisht se ia kemi borxh njėri-tjetrit dhe ėshtė njerėzore e tė mos “ēojmė ujė nė mullirin e huaj”.

Mos tė nėpėrkėmbet ky popull i lodhur dhe i cfilitur se mjaft ka vuajtur, qė bijtė e bijat e rėnė tė kėsaj toke, sė bashku me fanarin e fundit, Ibrahim Rugova, tė pushojnė tė qetė nė token e Kosovės se ajo ėshtė e jona dhe ka vend pėr tė gjithė. Lavdi ju qoftė!


__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:20.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.