Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 19-02-10, 19:56   #1
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Shesin ar e kafshė pėr t’u shpėrngulur nė Evropė!



Kumanovė, 19 shkurt - Fshatarėt shesin kafshėt shtėpiake, ndėrsa nuset floririn, pėr tė grumbulluar paratė e udhės sė gjatė e pa kthim.
Nė Kumanovė kurrė nuk ka pasur kaq shumė ofrues tė arit sa kėto ditė, ndėrsa pazari i gjėsė sė gjallė ėshtė mbushur pėrplot me kafshė shtėpiake.
Tė gjithė kėrkojnė tė shesin dhe vetėm shesin, ndėrsa me paratė e fituara blejnė bileta pėr nė njė drejtim. Shqiptarėt po shpėrngulen nė mėnyrė tė heshtur, shkollat po boshatisen.
Pronari i argjendarisė “Rexho”, Rexhep Hasani thotė se ka shumė njerėz qė ofrojnė ar pėr tė shitur. “Kjo nuk ėshtė pėr mirė, pasi ari blihet pėr qejf dhe shitet pėr hall. E shesin se po ikin nė kurbet. Nė tė dy dyqanet e mia vijnė plot njerėz pėr tė shitur ar. Nė 90 pėr qind tė rasteve nuk ia marrim, se ato i shesin pėr zor, gjė qė nuk ėshtė mirė”, deklaron pėr gazetėn “Lajm” pronari i kėsaj argjendarie.
Rexhep Hasani ka 23 vjet qė merret me kėtė punė dhe nuk mban mend asnjėherė njė numėr kaq tė madh njerėzish tė interesuar pėr tė shitur arin. “Kėshtu s’ka bo vaki asnjėherė, as nė luftėn e Kosovės, as nė luftėn e Maqedonisė. Kjo nuk ėshtė shenjė e mirė pėr ne”, thotė ai, duke sqaruar se vetė personat qė ofrojnė arin pėr tė shitur ia tregojnė arsyet pse e bėjnė atė.
Ndėrsa numri i nxėnėsve qė largohen nga shkollat sa vjen e rritet. Vetėm nė shkollėn fillore “Bajram Shabani” nė Kumanovė, 12 nxėnės kanė marrė fletėshpėrnguljet, ndėrsa disa tė tjerė presin qė t’i marrin sė shpejti.
“Pėr momentin kemi 12 nxėnės tė larguar, ndėrsa ditėve tė ardhshme pritet qė tė rritet numri i nxėnėsve qė kėrkojnė tė marrin fletėshpėrnguljet”, tha Ylber Limani, drejtor i kėsaj shkolle.
Ai sqaron se ata nuk mund t’i vlerėsojnė si tė larguar nxėnėsit qė nuk kanė marrė fletėshpėrngulje. “Veē nxėnėsve qė janė larguar ka dhe plot prindėr qė interesohen pėr procedurat”, thotė ai.
Edhe nė 11 shkollat e tjera fillore tė komunės sė Kumanovės dhe Likovės, situata ėshtė e ngjashme me atė tė shkollės “Bajram Shabani”, ku dhjetėra nxėnės kanė marrė fletėshpėrnguljet.
Lidhja e Arsimtarėve Shqiptarė (LASH) nė Kumanovė e Likovė ėshtė e brengosur pėr situatėn. “Numri i nxėnėsve nė kėto dy komuna pėr ēdo ditė e mė shumė po zvogėlohet, sepse nxėnėsit me prindėrit e tyre po shpėrngulen masivisht pėr nė Belgjikė, Francė, etj. pėr shkak tė kushteve tė rėnda ekonomike, papunėsisė, paperspektivės dhe jostabilitetit tė vendit tonė, e atje po kėrkojnė azil”.
Psikologu Lulėzim Murtezani thotė se kjo ėshtė njė mėnyrė moderne, bashkėkohore e asimilimit tė njerėzve. “Tash nuk kemi asimilim me dhunė, asimilim institucional, por kemi njė mėnyrė tjetėr, kemi pasaporta dhe kemi liri pėr tė ikur. Edhe kjo mėnyrė e asimilimit ėshtė shumė e rrezikshme. Nėse nuk kemi strategji pėr tė bėrė punėsimin, sidomos tė tė rinjve, nuk do tė mund t’i themi stop kėsaj dukurie”, thotė ky psikolog.
Ai sqaron se viktima tė kėtij asimilimi janė kryesisht familjet qė nuk kanė kushte tė mira ekzistenciale. Sipas Murtezanit, problemi do tė vazhdojė deri nė momentin kur institucionet tė marrin masa pėr ta penguar atė. Kushtet ekzistenciale, tė cilat gjenden nė majėn e piramidės, janė faktori kryesor qė i detyron kėto familje pėr tė marrė rrugėn e shpėrnguljes.
“Meqė kėto nevoja ekzistenciale nuk plotėsohen, ata gjejnė rrugė tė ndryshme. Nė rastin konkret, qytetarėt duke mos pasur perspektivė, marrin rrugėn e largėt. Shumė njerėz janė tė rrezikuar, janė nė gjendje jo tė mirė ekonomike dhe vizioni i tyre ėshtė qė me ēdo kusht tė shkėpusin rrėnjėt nga ky ambient dhe normalisht shpėtimin e gjejnė nė njė ambient tjetėr”, thotė ai.
Javėve tė fundit dhjetėra autobusė tė mbushur kryesisht me shqiptarė nisen drejt Belgjikės, Francės, Austrisė, Gjermanisė e Zvicrės.


__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:11.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.