Edhe Zhiri meriton Lavdata.
Zahir Pajaziti u lind nė njė familje bujare nė fshatin Turuqicė tė Llapit mė
1 nėntor tė vitit
1962, ishte fėmiu i pestė i prindėrve Qerim Pajaziti dhe Fatime(Rudari) Pajaziti.
Nga dyert e kėsaj familje kanė dalė ushtarakė qė nė Luftėn e Parė dhe tė Dytė Botėrore. Po ashtu edhe babai i Zahirit, Qerimi ishte pjesėmarrės aktiv nė forcat progresive tė asaj kohe.
Zahiri qė nė fėmijėri ishte rritur nė frymėn e babait tė tij pėr dashurinė ndaj atdheut.
Shkollėn fillore e kreu nė fshatin e tij, kurse tė mesmen, shkollėn e policisė, e regjistroi nė vitin akademik
1976-
77 nė
Vushtrri. Nga shkolla u pėrjashtua me arsyetimin: sjellje tė papranueshme ndaj organit tė shkollės, arsyetim qė pėrdorej zakonisht pėr persona qė kishin pikėpamje tjera nga organi shkollor i asaj kohe.
Nė vitin
1980, bashkė me dy bashkėpunėtorė tė tij, Raif Sfishta dhe Nexhmi Dabinofci kalojnė ilegalisht kufirin e
Shqipėrisė dhe pėr kėtė burgosen nė
Shkodėr pėr 18 ditė. Pas kthimit nė vendlindje ai burgoset nga policia lokale e
Orllanit dhe dėnohet si i mitur me 15 ditė burg.
Pasi qė kreu shkollėn e mesme nė Orllan, Zahiri nė vitin
1981 fillon ndjekjen e mėsimeve nė Fakultetit Filologjik tė
Universitetit tė Prishtinės drejtimin e gjuhės angleze. Po nė kėtė vit ai vijon shėrbimin ushtarak pėr 12 muaj dhe nė vitin 1985 e vazhdon atė edhe pėr tre muaj .
Nė vitin 1981, Zahiri fillon tė marrė pjesė aktive nė organizimin e
Demonstratave tė 81-shit nė
Podujevė. Nga kjo kohė veprimtaria e tij deri nė vitin
1989 kryesisht ėshtė nė organizimin e tubimeve protestuese dhe shpėrndarjen e trakteve tė ilegales.
Kėshtu gjatė kohės sė ndryshimit tė kushtetutės sė Kosovės 1988-89, Zahiri rrit intensitetin e punės sė tij duke u angazhuar nė rrethe mė tė gjera dhe organizon protestėn e parė anti-jugosllave nė Orllan.
Gjatė kohės sė krijimit tė partive politike nė Kosovė, Zahiri merr pjesė nė themelimin e Parlamentit Rinor dhe formimin e degės sė saj nė Orllan, e mė vonė, nė vitin 1994, kur Palamenti Rinor u shndėrrua nė parti politike, themeloi degėn e Partisė Parlamentare tė Kosovės nė Orllan.
Zahir Pajaziti po ashtu ishte pjesėmarrės aktiv nė tubimet e
pajtimeve tė gjaqeve. Ai ndihmoi kėto tubime dhe njėherit filloi formimin e grupeve rinore me qėllim tė aktivizimit tė rinisė nė aksione tė ndryshme shoqėrore e mė vonė pas shpalljes sė Pavarsisė ė Kosovės edhe nė aksione ushtarake.
Nė rrethanat e krijuara gjatė grevave tė pėrgjithshme nė Kosovė tė mbajtura mė
3 shator tė vitit
1990, Zahiri dhe aktivistėt tjerė fillojnė tė punojnė pėr ngritjen e njė rrjeti sigurimi nė Kosovė. Si rezulltat i kėsaj pune Zahiri dhe aktivistėt e Orllanit krijojnė
Shtabin e Njėsisė Guerile nė Orllan.
Nė vitin 1991 pasi qė nė Kosovė fillojnė qė punėt e ilegalės tė kordinoheshin me legalen Zahiri shkon nė
Shqipėri pėr qėllime ushtarake. Me tė kthyer nė Kosovė nė vitin 1992, grupi i tij zbulohet dhe Zahirit i duhet tė kalojė nė ilegalitet pėr disa muaj. Deri nė 1992 ai kontribuoi nė furnizimin me armatim tė shtabeve tė krijuara nė rrethinėn e Orllanit.
Gjatė vitit 1994, Zahiri filloi tė angazhohet edhe nė pjesė tjera tė Kosovės pėr krijimin e
UĒK-sė. Kėshtu, ai ėshtė njė nga themeluesit e Shtabit tė Pėrgithshėm tė
UĒK-sė dhe anėtar i tij nga fillimi, nga ku fillon tė bėhet koordinimi i aktiviteteve politike dhe ushtarake nė tė cilat Zahiri luante njė rol tė madh si nė zgjerimin e fushės sė ndikimit, po ashtu edhe nė furnizimin me armatim. Zahiri shquhet nė kėtė kohė si organizues dhe zbatues i shkėlqyeshėm i sulmeve guerile ndaj forcave serbe nė Kosovė, po veēanėrisht nė rajonin e Llapit.
Nė janar tė vitit 1997 grupi i tij zbulohet nga sigurimi serb. Mė
31 janar Zahir Pajaziti ishte duke udhėtuar nga Prishtina nė drejtim tė
Vushtrrisė sė bashku me bashkėluftėtarin dhe nipin e tij
Hakif Zejnullahu dhe bashkėluftėtarin tjetėr
Edmond Hoxha nga
Juniku, forcat serbe kishin vėnė pritė nė fshatin
Pestovė, ku tė tre bien heroikisht nė luftė me ta.