Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 25-01-06, 22:09   #31
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Profeti nga Cerrca
E Diele, 22 Janar 2006
"Vetem Hazreti Muhamedi, tani Rugova, kane qene. Njeri si Rugova nuk mund te lind nene shqiptare mbi kete toke". Keshtu thone bashkefshataret e Ibrahim Rugoves ne vendlindjen e tij ne Cerrce te Istogut

Nga fshati Cerrce i Istogut

Nebih Maxhuni

Heren e fundit tashme me te ndjerin Ibrahim Rugoven ishte takuar para nje viti gjate ceremonise se perurimit te rruges Istog-Peje. Lokja Myze Hasanaj, rreth te 65-ve, prej se kishte marre vesh per vdekjen e Presidentit Rugova, asaj nuk iu kishin ndalur lotet per humbjen e fqinjit te pare. Kjo plake thote se Rugova ka qene njeri i urte dhe se ishte rritur jetim, ngase babai e kishte lene ate vetem nje muajsh.

Myza para 41 vjetesh ishte martuar ne Cerrce, ku kishte lindur Presidenti Ibrahim Rugova. Edhe pse ne moshe te shtyre, kujton shume qarte se si ishte rritur dhe shkolluar Ibrahim Rugova. "Une e mbaj mend shume mire. Eshte shkolluar per gazep, nena e ka shkolluar vete se Serbia ia ka vrare baben dhe babagjyshin e tina", thote plaka, e cila nuk pushon se qari per vdekjen e Presidentit dhe fqinjit te saj.

I kujtohet shume mire gjithe historia e Rugoves, por ne mendjen e saj sillen vetem dy gjera. Fotografia qe ka bere me Presidentin tashme te ndjere si dhe mbajtja peng me gjithe familjen e tij nga forcat e sigurimit shteteror te Sllobodan Milloshevicit. "Njeri ma te mecum nuk ka, pasi ai ka luftue shume per Kosoven vec ne burg cka ka hjek prej shkijeve gjate luftes, vetem ai e din dhe nuk ia m' rrini ymri me ba Kosoven shtet sovran dhe te pavarur", thote plaka Myze Hasanaj, e cila kishte dale para shtepise se saj dhe shikonte cdo njeri qe hynte ne familjen Rugova per te ngushelluar.

Ajo tere kohen sa po fliste, luste Zotin qe Kosova te behet ashtu sic kishte kerkuar Rugova ne cdo takim te tijin me burreshtetas te ndryshem per njohjen formale te pavaresise se Kosoves. "Ishalla more Zot bohet Kosova qysh ai ka pas qejf . Eshte dem i madh qe vdiq Rugova per Kosoven se nuk mujti me prit Kosoven te pavarur pas gjithe asaj qe ka bo", rrefen ajo.

Ndryshe, prej se mediat ne Kosove kane raportuar per vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova, turma e njerezve ia kishte mesyre shtepise se familjes Rugova ne Cerrce te Istogut, per te ngushelluar per vdekjen e Rugoves. Ismajl Rugova, djali i axhes se Ibrahim Rugoves, thote se pak para ores 12 te mesdites vellai i tij, Naseri, kishte njoftuar per vdekjen e Presidentit.

"Ka qene lajm te cilin nuk e kemi prit ne keto momente. E kemi marre lajmin shume rende, eshte humbje e madhe per familjen si dhe popullin e Kosoves", thote Ismajli, i cili kishte dale ne hyrje te shtepise dhe priste njerezit qe vinin per te ngushelluar. Ismajli thote se shume njerez te Kosoves nuk e kane ditur se kush ka qene Ibrahim Rugova, por pas vdekjes se tij gjithcka do te merret vesh. Ai thote se eshte rritur si femije se bashku me Rugoven dhe se kane jetuar se bashku ne nje shtepi.

"Kemi jetuar ne bashkesi se kemi ndare kurre nga vellezerit ne jemi gjashte dhe Ibrahimin e kemi konsideruar si vellain e shtate", tregon Ismajli. Ai thote se karakteristike e Ibrahim Rugoves ka qene se qysh si femije ishte i urte dhe nxenes e student i dalluar. "Une shume e kam ngucur gjate jetes, s'ka dite me kthye dore kurre. Ai ka mbet jetim njemuajsh, e ka rrit baba im, e ka shkolluar deri sa ka shkue ne Prishtine per studime. Ka qene nxenes shume i zgjute. Vetem kujtime te mira kemi prej tij", thone ne familjen Rugova.

Ne familjen e tij ne Cerrce thone se Rugova ka qene nje intelektual i rralle dhe burreshtetas i mire, qe ka punuar per ceshtjen e Kosoves. "Ka punuar per me arrit qe ta beje Kosoven shtet enderr, kjo e secilit shqiptar, por Zoti i madh dhe qe ndodhi kjo..., por prape jemi te bindur se se bashku do ta realizojme endrren e tij", thone familjaret. Nga viset e ndryshme te Kosoves, njerezit vinin per te ngushelluar familjen Rugova. Sipas familjareve, ne oret e vona eshte paralajmeruar te vine shuam zyrtare te institucionesh ne Cerrce per te ngushelluar familjen Rugova per vdekjen e Ibrahim Rugoves.

"Fshataret shume jane te pikelluar, i gjithe fshati u organizua per te shkuar ne Prishtine, ne Velani, per te bere homazhe. E kemi deshte jo si President, por si bashkefshatar, ka qene shembull gjithmone", thone ne vendlindjen e Presidentit Ibrahim Rugova.

Pak para rruges qe con drejt familjes Rugova ishin mbledhur shume bashkefshatare te Rugoves per te udhetuar drejt rezidences, ku tashme gjendet trupi i pajete i tij. "Une Dr. Ibrahim Rugoven e njoh prej feminise. Ka qene 5 vjet para meje qitu i kemi shpijat vetem Hasreti Muhamedi, se njeri ma te mire se Ibrahim Rugoven nuk lind nene shqiptare ne Kosove. Sot kesi njeri nuk ka as kurre nuk ka me lind, u kon i urte, i sjellshmi, i shoqerum me cdo njeri po deri qaty e ka pas...", thote Muhamet Magjari, banor i Cerrces. Ne oret e mbremjes nje autobus me perplot cerrcas kane udhetuar drejt Prishtines ne rezidencen e Ibrahim Rugoves.

I ndjeri Ibrahim Rugova heren e fundit ne vendlindjen e tij kishte shkuar para nje viti per te prere shiritin perurues te rruges Peje-Istog. Presidenti Ibrahim Rugova eshte larguar nga fshat i tij i lindje, Cerrce, ne vitin 1970 per te jetuar ne kryeqytet. Por, ai here pas here kishte shkuar ne familjen e tij ne fshat per te vizituar me te dashurit e tij. Qe nga viti 1990 kur ishte zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Ibrahim Rugova ishte pare me rralle duke udhetuar ne Cerrce te Istogut.

Diten e varrimit, te merkuren, bashkefshatare te tij do te organizojne qe me autobus te vine deri ne Prishtine per t'i dhene lamtumiren e fundit bashkefshatarit te tyre si dhe njehere ish kryetarit te Kosoves, Ibrahim Rugova. Ne qytetin e Istogut, me t'u kumtuar lajmi per vdekjen e tij, ishin ngritur flamujt kombetare ne gjysmeshtize ne shenje zie.
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 26-01-06, 15:11   #32
Dani11
Banned
 
Avatari i Dani11
 
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11
Gabim

LAVDI LAVDI LAVDI..................
Dani11 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-06, 16:00   #33
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

LAVDI!
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-06, 19:02   #34
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim



Poezi e Presidentit Ibrahim Rugova - botuar nė fund tė viteve tė 60-ta

1.
Me varg nė shpirt m`ēeli pranvera.
Desha t`jetoj gjithmonė i neshtė.
Mė bėhet se do tė vajtoj pėrhera,
Kur po hyj me tė madhe nė vjeshtė.

2.
Ah, stinė e verdhemtė, stinė e venitur
Vallė, Ty tė mallkoi mėma – natyrė?
Qė bashkė t`shkrihemi kėshtu t`nemitur,
Mos jemi tė mjerė nė krijatyrė?

Mė mbaj fjalėn, Ti e verdha stinė.
Edhe unė qeshė si ti i gjallė dikur.
E tani diēfarė fort, fort mė nxin –
E me dritė n`shpirt po bėhem nur.

3.
Po ėndėrrove me kėngė tė rritesh,
Dhe ajo jetės pėrpara t`i flasė.
E di. Me dėngė plot do t`goditesh,
E ngado tė endesh veē do tė vrasė.

4.
Athua Zoti i marrė diti tė gjykojė,
Qė njomakėt tė kalben shi nė vrug.
Apo secili barrėn e vdekjes tė peshojė
N`zjarr tė heshtjes i ndryrė si murg?

5.
I ngrohur me tė vėrtetėn nė gji,
Vėllau im dole n`mesin me erė.
Mbi fytyrėn e re t`ra njė vel i zi –
T`nxuer e t`futi n`kuvli pėrherė.

6.
O kujt t`i falem n`kėtė orė t`vėshtirė,
Kujt t`ia kėrkoj hijen e njomėsisė?
Pa frikė. Prore do t`jetė ndjellamirė –
Pikllimi im, kasnec i gjallė i fuqisė.

7.
Dua tė iki fushės e malit -
Jetėn e shoh si grusht t`rėndė.
Jo,s`dua t`iki. Dua si shpirt djalli
Tė ngjitem sė bashku nė vend.

8.
Bėn qė pėr vargjet e mia t`pėrvėlimit,
Tė mė quajnė edhe njeri fare t`prishtė.
Pa heret i vranė sytė e shtrembėrimit,
Se e flas t`vėrtetėn e kam ēiltėrtisht.

Por njė tė dihet se zemra e poetit,
N`dimėr a n`verė s`di tė ngurrė
Dhe kur e ndjen valėn rreth vetit –
Qan e qesh, nuk qetėsohet kurrė.


------------------------------------------------------------------
Poezinė dhe Fotografinė
pėr botim nė trepca.net i dėrgoi : Shaip Beqiri
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-06, 21:40   #35
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Presidenti Rugova e vlerėson shumė pozitiv planin amerikan pėr Kosovėn qė sjell njė dinamikė tė re


Prishtinė, 19 maj - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti sot ministrin e Jashtėm tė Danimarkės, Per Stig Moler, i cili gjendet sot pėr njė vizitė njėditore nė Kosovė.
Presidenti Rugova falenderoi pėr ndihmėn dhe pėrkrahjen ushtarake dhe civile pėr Kosovėn qė ka dhėnė Danimarka nė gjashtė vitet pas luftės nė liri, dhe si vend gjatė luftės nė planin ndėrkombėtar. Presidenti tha se e ka njoftuar ministrin danez me progresin qė ėshtė bėrė dhe me punėn nė vlerėsimin e standardeve pėr progresin, qė siē tha, mė vonė tė bisedohet pėr Kosovėn. Si progres, ai veēoi mbrojtjen e minoriteteve, integrimin e tyre, duke shtuar se po punohet qė ky progres tė jetė mė i dukshm dhe ketė njė gjendje stabile rreth reformės sė pushtetit lokal. "Ndėrsa unė insistoj qė pavarėsia e Kosovės tė njihet drejtpėrdrejt nga SHBA-ja dhe BE, ēfarė do ta qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės dhe botės dhe vendet pėrreth Kosovės, fqinjėt tanė, qė Kosova nesėr tė jetė nė BE, nė NATO dhe nė miqėsi permanente me SHBA-tė qė na kanė ndihmuar shumė", tha Presidenti Rugova, duke thėnė se kjo ėshtė perspektiva e Kosovės dhe pret pėrkrahjen e mėtejshme tė Danimarkės.
Nė interesimin e gazetarėve pėr planin amerikan tė paraqitur dje nga nėnsekretari Nikolas Bėrns, Presidenti Rugova tha:
"Kėtė plan e vlerėsoj shumė pozitiv qė sjell njė dinamikė tė re, nė mėnyrė qė nė afatin sa mė tė shkurtėr tė zgjidhet ēėshtja e Kosovės qė unė i them pavarėsi. E vlerėsoj shumė pozitiv edhe rolin e SHBA-ve dhe tė vendeve tė BE-sė", u shpreh Presidenti Rugova.
Ng ana e tij ministri danez Moler shprehu gatishmėrinė e vendit tė tij pėr ta ndihmuar Kosovėn nė tė gjitha proceset nėpėr tė cilat po kalon ajo. Ai tha se kėtė muaj Danimarka ka kryesinė e radhės nė Kėshillin e Sigurimit dhe pėr kėtė qėllim edhe kishte ardhur nė Kosovė pėr t'u informuar mė shumė me gjendjen aktuale. Me kėtė rast ai u shpreh i kėnaqur me arritjet qė janė bėrė nė Kosovė nė fushėn e standardeve sidomos me mbrojtjen dhe lirinė e lėvizjes sė minoriteteve.
Shefi i diplomacisė daneze theksoi se tash ėshtė koha tė bėhen tė gjitha pėrgaritjet nė mėnyrė qė nė vjeshtė tė fillojnė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės.
Po ashtu ai bėri tė ditur se para dy muajsh ėshtė nėnshkruar njė marrėveshje me shtatė banka tė Kosovės pėr tė pėrkrahur bizneset e vogla tė Kosovės dhe zhvillimin e ekonomisė si dhe pėr t'u mundėsuar qytetarėve tė Kosovės vende tė reja tė punės.
Ministri danez u takua dhe me kryeministrin Bajram Kosumi.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-06, 11:35   #36
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kryetari Rugova vuri lule mbi varrin e Xhemail Mustafės dhe ngushėlloi familjen Mustafa

Prishtinė, 25 nėntor (QIK) - Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės dr. Ibrahim Rugova sot nė mesditė u kthye nė Prishtinė nga takimi i Forumit Botėror nė Monako. Prej aeroportit tė Prishtinės, dr. Rugova bashkė me bashkėpunėtorėt shkoi drejt nė varrezat e fshatit Gllamnik tė Podujevės, ku vuri lule mbi varrin e Xhemail Mustafės dhe i bėri nderime bashkėpunėtori tė tij tė ngushtė shumėvjeēar.

Kryetari Rugova pastaj vizitoi familjen e tė ndjerit Xhemail nė Gllamnik, dhe u shprehu ngushėllime nėnės, bashkėshortes, vajzės, djalit dhe vėllezėrve, duke u dhėnė zemėr pėr tė pėrballuar kėto momente tė rėnda pėr ta.

Pastaj kryetari Rugova, bashkė me bashkėpunėtorėt dhe strukturat komunale e tė LDK-sė nė Podujevė, shkoi nė restoranin "Beni-Dona", ku po mbahet e pamja pėr Xhemail Mustafėn dhe i shprehu ngushėllime tė thella babait tė Xhemailit dhe tė afėrmve tė tij. Nė ato momente tepėr emocionuese, kryetari Rugova tha se vrasja e Xhemailit ėshtė njė humbje e pakompensueshme pėr familjen, sepse ai ka qenė bir dhe prind shembullor, por edhe humbje e madhe pėr LDK-nė dhe Kosovėn.

Familja Mustafa duhet tė jetė krenare qė pati njė djalė tė urtė e tė ditur qė do ta mbajė nė kujtim tė pėrhershėm, jo vetėm Llapi, por edhe mbarė Kosova.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:26.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.