Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 16-01-08, 22:09   #1
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim DY Vite Pa Ty President!!

N’ja Dy fjale me Ty Z.President!


U merzita shum Z.President,edhe thash t’I thom nja dy-tri fjal per Kosoven,qe ti e bekove,per Pavarsin e saj qe ti e solle,dhe per LDK-n shtepin tende e tonen,qe ishte dikur.
Po du t’them Z.Kryetar,se gjerat ndryshuan per te keq,pasi Ty t’mori Zoti!
A t’kujtohen Z.Kryetar disa njerz qe rrishin pas teje,dhe goja e tyre ishte plot Rugove!
Z.President,spo di kah me ja nis bisedes me TY,shume gjera te kqija ndodhen pasi t’mori Zoti Ty!
President,Kosova ka nevoje per TY!
Erdha qe t’I flas nja 2-3 fjal me ty!9-
President,shtepin qe e ndertum bashkarisht,e shkaterruan!
A e din kush?
Ata qe gjithmon e deshen vdekjen tende,ata qe gjithmon qendrun pas shpines tende,e ishin te pafuqishem te dilnin perball teje,sepse gjithmon kan qen e do te jen te vegjel,para teje!
Ehhh President,President!
Sot LDK nuk ekziston,eshte bashku me ata qe t’shane’t’fyen te pergatiten atentate,t’I vrane bashkepuntoret ,nuk lane gja pa t’thane!
Jan te dhimbshme keto qe do ti them,e di qe sdo te kesh forc t’I perballosh,por as populli qe aq shum te deshi,nuk I duroj dot keto gjera,dhe u shpernda kah mujti,me deshir e pa deshir!
Sot LDK eshte ne duar te atyre qe me se paku e deshen LDK-n dhe TY!
Ne LDK President,nuk jan bashkepuntoret, qe gjithmo ishin afer teje!Nuk eshte LULI qe u rrit prane teje,e ti ja dhe besimin.
Nuk eshte as Mark Krasniqi,qe nuk tu nda kurre,por qendroj besnik afer teje edhe ateher kur te tjeret nuk t’donin!
Ehh President,na perzun nga LDK-ja,sepse ne filluam rrugen,aty ku TI e le,e te tjeret e devijuan ket rruge!
Akademik Dacin,qe gjithmon ishte afer teje,per te mir e per te keq,cdo hall e dert per Kosove e ki ba me te,e larguan nga detyra qe ti ia besove, nga kta njerz shlaterrues!
Eshte betu se gjithmon do te ndjek rrugen tende,dhe ne po I shkojm pas,ashtu si qendrum besnik ndaj Ty!
President ne LDK sot nuk eshte as Agimi(Rexha)t’kujtohet pritjet qe I organizonte ne SHBA,per ty.As Elmiu qe e emerove keshilltar ne zyren e Kosoves te hapur ne Amerike nuk eshte me ne LDK
President,tash e teprova,por duhet te them se as baca Hysen(Gervalla) nuk eshte ne LDK!
Askush ska mbet me aty,per veq disa karrieristav qe u ben milionera me emer tendin!
A po e sheh President se kam te drejt qe te jem I hidheruar ne TY qe shkove e na le kur me se shumti kishim nevoj per ty!
President,zemra po don me plas,humben simbolet,vula jote Himni qe me aq endje kishe deshir ta ndegjosh!
Flamuri I Dardanis Z.President,ka mbet veq nje enderr e pa realizueshme tani,populli veq ishte mishnu me ket Flamur,por zemer liget nuk lejuan,sepse tani jan hyp ne pushtet e kan me ba flamur per minoritete!
Z.President,Fotografin tende e keqperdoren gjate tere fushates zgjedhore,sepse ndryshe as ato pak vota nuk I kishin marr!
President a te kujtohet ai Eqremi I Prizrenit???Ti ende e ke te fresket kerkesen e tij qe te mbahen zgjedhjet ne LDK,ateher kur ti luftoshe per jet a vdekje!!Ky kerkonte qe ta merr LDK-n ende pa dhane shpirt Ti!
Me siguri t’kujtohet edhe Fatmiri (Sejdiu)!! A e mban ne mend nje her n’Amerik kur ishe ne takim me komunitetin Shqiptar atje,ky far Fatmiri aq I vogel ka qen sa qe nuk u vrejke qe eshte aty,sa qe t’kujtohet Elmiu(Berisha)u qu me ja leshu vendin sepse pat mbet ne kembe,sepse per Shqiptaret ne Amerik ishte njeri I pa njofeshem!Ehh ky Fatmiri sot Z.President ja ka zgjat vetit mandatin per 5 vite!
A e din qysh Z.President??
Duke u bashku me ata qe I permenda ma lart.!
President,vertet po nervozona,dhe po them athu,a kan mendu najher kta njerz,per ata qe u rrahen u vrane u denuan u shane duke mbrojt LDK-n dhe TY,para qe te behen kaq miq te afert njeri me tjetrin!
Bota Sot Z.President eshte denu me shuma te medha euro nga kta matrapaz,vetem e vetem qe mbrojten fjalen e lire,mbojten Pavarsin e Kosoves,te mbrojten Ty!
A thu a kan turp kta njerz???
Z.President e di se t’kam lodhe e t’kam merzit,por vertet keshtu eshte sot populli Shqiptare,I pa shpres,sepse e vetmja shpres ishe Ti.!
Ahhh po President,harrova me te than,nje memorial,eshte permend me tu ndertu per gjithe ate qe ki ba per Kosove,por besom ajo kish qen veq farse!
Z.President,une po shkoj,por te premtoj qe do te vij shum shpesh qe t’bisedojm bashk,por te premtoj se me sdo te jap lajme te kqija!Te premtoj Z.President


__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 16-01-08, 22:16   #2
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: DY Vite Pa Ty President!!

_fh_insertFavicon("http://" + "www.youtube.com", "favicon19", 16, 16, 68, 8);
Ibrahim RUGOVA-Zemra e KOSOVES
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-01-08, 22:24   #3
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: DY Vite Pa Ty President!!

_fh_insertFavicon("http://" + "video.google.com", "favicon5", 16, 16, 68, 8);
Reaction to the death of Kosovo President Ibrahim Rugova
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-01-08, 22:27   #4
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: DY Vite Pa Ty President!!

Ne njevjetorin e vdekjes se Presidentit Rugova

Ardhja dhe ikja e Prijėsit

Eshte teper veshtire te shprehet me fjale dhimbja dhe pikellimi per vdekjen e hershme te Presidentit Historik te Kosoves, Z. Ibrahim Rugova, e aq me veshtire te vihen ne pah me pak fjale, ne nje manifestim perkujtimor si ky I sotmi, vlerat e presonalitetit te tij prej intelektuali humanist, shkencetari erudit, politikani pragmatist dhe burreshtetasi e strategu vizionar.

Ibrahim Rugova u shfaq ne Kosove si nje njeri i Duhur, ne nje kohe te Duhur, ashtu sic shfaqen nje here ne njeqind vjet ne Histori Njerezit e Medhenj. Dhe, ai iku, poashtu, sic ikin Njerezit e Medhenj nga kjo bote, I qete si nje Profet, duke e lene Kosoven, Dardanine e tij Antike, te lire dhe, ne prag te Pavaresise se shumepritur.


Po, si u shfaq njeriu i Urte, pacifisti i shpallur nga Perendimi, dhe, sic tha me te drejte nje mik I tij keto dite, 'nacionalisti i kultivuar', Ibrahim Rugova?

Pasi u shqua si nje personalitet I pashembullt kulturor, duke shenuar ne vitet shtatedhjete, nje kthese historike ne fushen e mendimit kritik letrar dhe artistik shqiptar, dhjete vjet me vone Ibrahim Rugova u ngrit ne skenen politike shqiptare te Kosoves, si nje ideolog vizionar, me nje platforme moderne politike, me Durimin si strategji dhe Pritjen si taktike, dy postulate qe e kane burimin tek tradita dhe etnopsikologjia shqiptare, e qe u bene te pranueshme nga bota demokratike Pernedimore.

"U gjet", apo e gjeten shqiptaret Prijesin?

"U gjet" dhe e gjeten shqiptaret Prijesin e vet.

Nuk u gjet, rastesisht, ne krye te Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves, sepse ai aty vinte me nje bagazh kulturor e shkencor modern, si dhe me vyrtyte klasike morale shqiptare.

Lidhjes se Shkrimtareve, qe ishte nje berthame kulturore per shume vjet, I kishte rene hise te behej edhe berthame politike. Ndaj, pikerisht ne zyrat e saj u krijua edhe nje Lidhje - Lidhja Demokratike e Kosoves.

E gjeten shqiptaret Prijesin? E gjeten.

Askush nga bashkethemeluesit e kesaj berthame politike nuk deshi ta merrte Misionin e Prijesit. Ishte I rende, ate mund ta bartte mbi shpatulla vetem ai qe kishte vendosur te mos terhiqej derisa te realizohej Misioni.

Ky akt e kishte nje prelud. Gjashte muaj me pare, atehere kur lidershipi autonom shqiptar I Kosoves e kishte c'liderizuar veteveten, duke e "care lisin me pyka te bera nga trungu I tij", (natyrisht nen nje presion dhe shantazh te papare serb), Prijesi I ardheshem, pacifisti Ibrahim Rugova, do te jepte nje mesazh, jo shume pacifist:

"Nė qoftė se Serbia do tė pėrpiqet pėrsėri tė shtypė identitetin tonė kombėtar, atėherė do tė ketė njė kryengritje. Unė vetėm mund t'i paralajmėroj serbėt: edhe ata janė njė popull i vogėl. Nė tė kaluarėn sa herė qė njė popull i vogėl ėshtė pėrpjekur tė luajė rolin e njė fuqie nė Ballkan, kjo ka pėrfunduar me tragjedinė e tij", I pergjigjej Rugova vozhdit serb, me 26 qershor 1989, ne gazeten gjermane Der Spiegel, diten kur ai po I kercenonte shqiptaret qe nuk do t'I nenshtroheshin Beogradit.

Ate dite Millosheviqi kishte mbledhur, sic thuhej, nje milione serbe ne Fushe - Kosove, ne kremtimin e 600 vjetorit te humbjes se Betejes se Kosoves. Asnje shqiptar I Kosoves nuk kishte dale ne rruge. Rrinin brenda shqiptaret, nderkohe qe jehona e brohoritjeve dhe kercenimeve nga serbet vendore dhe te ardhur nga Serbia shkonte deri ne qiell.

Ibrahim Rugova me kete akt ishte bere Emblema e Kosoves.

Tashti ishte hapur rruga. Pakkush mund ta kete ditur, ndoshta as ai vete, se kjo rruge do te ishte shume e gjate dhe e mundimshme, plot sakrifica, personale e kolektive, plot kthesa te papritura, me ngritje e renie, me ringritje dhe rirenie. deri ne zgripc te zhdukjes.

Por Kosova do te behej, thoshte cdo dite Presidenti. Do te behej, sepse ishte "radha e popujve" te shtypur, sic tha nje tjeter mendje e ndritur shqiptare lidhur me Kosoven, ne prag te luftes.

Jemi vete ne deshmitare per zhvillimet e mevonshme ne Kosove. I takon merita Presidentit Rugova, qe arriti te ruante qetesine, ne nje kohe qe ishte teper veshtire te ishe shqiptar I Kosoves, kur dinjiteti jo vetem nacional, por edhe njerezor po perdhosej cdo dite nga barbaria serbe.

I takon merita Presidentit Rugova qe per nje decenie e organizoi nje rezistence paqesore aktive, duke refuzuar institucionet e regjimit serb dhe duke ngritur institucione paralele shqiptare, per te mbajtur gjalle jo vetem frymen e lirise, por edhe ekzistencen fizike te shqiptareve ne Kosoven e pushtuar.

I takon merita Presidentit Rugova qe Kosova nuk u implikua ne lufterat midis republikave sllave, motra midis tyre, me gjithe peshperitjet bukur te zeshme te qarqeve te ndryshme qe te hapej edhe "Fronti I Jugut".

"Ne e kemi vendin tone, Kosoven tone. Ne nuk duam lufte. Kosova duhet te mbrohet nga nje Force Nderkombetare. Kosova duhet te jete e lire dhe e pavarur". Kjo ishte motoja dhe mesazhi I perditshem I Presidentit Rugova.

I takom merita presidentit Rugova qe arriti te internacionalizonte ceshtjen e Kosoves ne te gjitha qarqet politike nderkombetare dhe sidomos ne qendrat e vendosjes. Si nje politikan modern, ai nuk e kultivonte trillin e "gjetjes" se "miqve te armiqve te shqiptareve' per t'I sulmuar pastaj ata me retoriken boshe lideriste ballkanike. Ai e kishte prirjen pozitive te gjetjes se miqve, kudo qofshin ata, duke spikatur ne gjetjen e Mikes me te Madhe, SHBA-ne, vendin e Lirise, "shpresen e fundit te njerezimit", sic ka thene me nje rast per Ameriken Presidenti Abraham Lincoln.

Presidenti Rugova i ishte mirenjohes, ne kuptimin proverbial, Amerikes, shpetimtares se Kosoves, pa I harruar asnjehere demokracite perendimore, vendet e Bashkimit Evropian, ato qe e ndihmuan dhe e po e ndihmojne kaq shume Kosoven.

Nje tipar dallues qe e ka stolisur portretin moral te Presidentit Rugova dhe figuren e tij prej Trimi te Urte, eshte fakti se Rugova nuk iku asnjehere jashte vendit, por qendroi ne Kosove, ne zemer te saj, derisa u muar peng ne rezidencen e tij, nga Kasapi I Ballkanit. Akti I qendrimit te tij ne Kosove, bashke me familjen, do te te kete qene vendimtar ne pergjegjshmerine e tij per vendin dhe popullin e Kosoves, jo vetem ne kuptimin filozofik. E kemi degjuar vete pergjigjen e tij, kur dikush e nagcmonte pa te keq, "si guxonte te rrinte ne Prishtine e te fliste aq ashper kunder regjimit serb". "E kam tankun serb, jo me larg se dy-treqind metra larg shtepise, dhe nuk frikesohem. S'kam ku shkoj pertej shtepise sime. Ne po ndjekim politike paqesore, ndaj do ta fitojme lirine dhe pavaresine, sepse pavaresia eshte e vetmja zgjidhje per Kosoven. Ne do te fitojme", thoshte ai.

Ai ishte I lidhur si Anteu mitik me Token e Tij. Toka, Guri, Shtepia, Miku - keto ishin Shenjat e Tij, Heraldika e Tij.

Pse ishte I tille Ibrahim Rugova?

Nuk mund te thuhet me saktesi cilet qene faktoret qe ndikuan ne krijimin e personalitetit te Ibrahim Rugoves. Mund te thuhet se jane dy faktore te nderlidhur, mbase vendimtare, qe kane ndikuar ne rrugen e tij jetesore, krijuese e politike: prejardhja familiare dhe formimi I tij kulturor perendimor.
Si bir I babait dhe nip I gjyshit, qe te dy te pushkatuar dhe te masakruar nga ushtria cetnike serbe me maska partizane, ai nuk do te pushonte se kerkuari me mendje, dite e nate, varret e me te dashurve, varret qe s'arriti t'I gjente kurre. Ai do te burrerohej para kohe. Do ta "ruante" Nena, sic thuhet ne Kosove, per nenat qe rrisin femije jetime. Do ta rriste me vuajtje dhe besim se nje dite do t'I dilte Zot shtepise, pa e ditur se po e rriste nje djale qe kur do te behej burre, do t'I dilte Zot, jo vetem shtepise se tij, por Tokes se pushtuar e te lare me gjak, shekuj me radhe, Dardanise Antike - zemres se Ilirise, duke u bere Embleme e saj e perjetshme.

Prijesi yne mbante emrin e nje Profeti dhe mbiemrin e nje Mali, bjeshkes qe takohet me Qiellin.

Qofte I perjetshem kujtimi I Tij.

Sinan Kamberaj
New York, 21 janar 2007
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-01-08, 23:03   #5
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: DY Vite Pa Ty President!!

_fh_insertFavicon("http://" + "video.google.com", "favicon4", 16, 16, 68, 8);
Biography of Kosovo President Ibrahim Rugova
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-01-08, 23:11   #6
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: DY Vite Pa Ty President!!

_fh_insertFavicon("http://" + "www.youtube.com", "favicon6", 16, 16, 68, 8);
IBRAHIM RUGOVA flet per SALI CEKUN
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-01-08, 14:59   #7
Bjeshka1
Jo e "Nemun"
 
Avatari i Bjeshka1
 
Anėtarėsuar: 01-11-06
Postime: 459
Bjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuar
Gabim Titulli: DY Vite Pa Ty President!!

Prishtine- Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaēi, (i shoqeruar nga dy zv/kryeministrat), anetaret e Kryesise se LDK se, kryetari i Lidhjes Demokratike te Dardanise (LDD), Nexhat Daci, dhe shume personalitete te tjera me rastin e dyvjetorit te vdekjes se ish-Presidentit te Kosoves, Ibrahim Rugova ben homazhe prane varrit te tij, duke e cilesuar ate si themeltar te shtetit ta pavarur te Kosoves.
Presidenti Sejdiu pasi beri homazhe, e cilesoi Presidentin Rugova si nje nder figurat me te ndritshme te vendit tone. "Kemi ardhur ketu per te bere nderimin e merituar per Presidentin historik te Kosoves, Ibrahim Rugoven, per personalitetin qe dha vule kohes qe jetoj dhe qe llogaritet themeltar i shtetit te pavarur te Kosoves, qe ishte nga personalitetet e fuqishme te historise sone dhe te tashmes dhe per te ardhmen tone", theksoi Presidenti Sejdiu. Sejdiu tha se eshte perkushtimi i institucioneve te Kosoves per permbylljen e procesit te statusit te Kosoves siē ishte edhe vizion i Presidentit Rugova dhe gjithe atyre qe dhane jeten dhe u shkrine per lirine e Kosoves.
Nderkaq, Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaēi, pasi vuri lule prane varrit te Presidentit Rugova, theksoi se Kosova po nderton traditen e respektimit te bartesve te institucioneve te vendit. "Eshte vleresim per punen ne vazhdimesi te Presidentit Rugova per realitetet qe ka kaluar Kosova prandaj ne do te vazhdojme perkushtimet tona per te permbyllur procesin per shtet te pavarur dhe demokratik te bashkuar si politike, institucione dhe si popull", theksoi Thaēi.

Nderkaq edhe udheheqja e Komunes se Prishtines, me ne krye me kryetarin Isa Mustafa, me rastin e dyvjetorit te vdekjes se Presidentit historik te Kosoves dhe themeluesit te Lidhjes Demokratike te Kosoves (LDK se), Dr.Ibrahim Rugova, ne shenje perkujtimi dhe respekti per jeten dhe vepren e tij, beri homazhe dhe vendosi kurora lulesh prane Memorialit te tij ne Velani. Homazhe kane bere edhe perfaqesuesit te Forumit te Gruas, si dhe indidvide te shumte nga Prishtina dhe Kosova.
(d.b)
__________________
Prift ose hoxhe mund te behet kushdo, por njeri eshte veshtire te behesh. (huazuar nga njeri i panjohur)
Bjeshka1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-01-08, 18:41   #8
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: DY Vite Pa Ty President!!

Secili ne menyren e vet e nderoi/lavdoi/shkruajten dhe kenduan... edhe vllezerit Qetaj ne menyren/mundesit e tyre e kujtojne....

http://video.google.com/videoplay?do...arch&plindex=8
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-01-08, 18:13   #9
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: DY Vite Pa Ty President!!

N'ALTARIN E SHTETIT TĖ KOSOVĖS PRIN IBRAHIM RUGOVA

Shkruan: Engjėll KOLIQI

Nė kėtė periudhė kohore, qė nė historinė e Kosovės do tė jetė e pėrjetshme, e shkruar me germa ari, tė gjithė po pėrgatitemi – shpirtėrisht e fizikisht – pėr Ditėn e Madhe tė Pavarėsisė. Kjo ditė tashmė ėshtė afėr. Nuk do tė ketė shqiptar qė nuk do tė kremtojė - secili nė mėnyrėn e vet. Me ne do tė kremtojnė edhe shumė tė tjerė – tė gjithė ata qė i njohin vlerat e mirėfillta tė lirisė, tė paqes, tė njerėzisė dhe tė demokracisė. Njė kremte e madhe dhe e pakrahasueshme do tė regjistrohet nė historinė e re tė Kosovės dhe tė Europės.


Siē ėshtė bėrė tashmė traditė pėr njerėzimin nė pėrgjithėsi, as kremtja jonė e pavarėsisė nuk do tė kalojė pa lotė e pa dhembje. Mirėpo, edhe nė mes lotėve e dhembjeve do tė vezullojė krenaria jonė kombėtare. Do t'u kėndojmė fuqishėm heronjėve dhe dėshmorėve, qė me gjakun e tyre kanė vulosur lirinė dhe shtetėsinė e Kosovės.

Patjetėr qė i kėndojmė fuqishėm dhe me krenari tė bujshme, edhe Babait dhe Presidentit tė Parė tė Shtetit tė Kosovės – Dr Ibrahim Rugovės, qė sot dy vjet u nda fizikisht nga ne, por qė jeton nė zemrat e shqiptarėve sot e pėrjetemot – deri nė amshim.

Sot, kur po pėrgatitemi pėr Ditėn e Madhe, nė dyvjetorin e mbetjes pa babain dhe strategun e Republikės sė Kosovės, derisa qajmė pėr mungesėn e Dr Rugovės, me krenari vezulluese ngushllohemi duke pėrkujtuar veprėn e pakontestueshme dhe tė pakrahasueshme tė Tij, bashkė me strategjinė karakteristike e specifike tė ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės.

Ishte Ibrahim Rugova, Ai qė mbas luftimeve dhe vuajtjeve shumėshekullore qė popullit tė Kosovės "nuk ia pranonte historia", me njė mjeshtri specifike dhe tė pakrahasueshme intelektuale e politike dhe me njė pėrkushtim tė pashoq, ia imponoi diplomacisė ndėrkombėtare nė tė gjitha qendrat e vendosjes, prej Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara e deri nė Bashkimin Europian, por edhe vetė historisė, qė shumė seriozisht tė merren me realitetin kosovar, pėr tė pėrmbushur pėrfundimisht aspiratat e popullit tė vuajtur nėpėr shekuj.

Ishte Ibrahim Rugova, Ai i cili vlerat e pakontestueshme dhe traditat e shenjta tė kombit tonė i bėri tė pashme dhe tė pashmangshme nė historinė e re tė njerėzimit.

Ishte Ai personaliteti i parė dhe protagonisti i domethėnėsisė sė realitetit tonė kombėtar, qė u personifikua nė njė konstruktor tė paqes sė qėndrueshme botėrore.

Pėr kėtė edhe u krahasua me Gandin dhe u quajt Gandi i Ballkanit.

Ē'ėshtė e vėrteta, Ibrahim Rugova nuk ishte njė lider i moderuar, siē cilėsohej publikisht nga qarqe tė shumta, por ishte njė ekstremist tipik dhe njė luftėtar karakteristik i ēėshtjes kombėtare, konform rrethanave historike-politike, qė nė fund tė shekullit tė kaluar dhe nė filllim tė shekullit nė vijim, ndėrronin me njė dinamizėm shumė tė pėrshpejtuar.

Ai dinte t'u pėrshtatej rrethanave dhe tė mbante hapin me kohėn, qė kalonte shumė shpejt. Koha as historia "nuk guxonin tė ecnin" pa Ibrahim Rugovėn, as pa shqiptarėt.

Duke shfrytėzuar akreditimin si gazetar nė Romė dhe nė Selinė e Shenjtė nė Vatikan, kam pasė rastin tė takohem me shumė liderė botėrorė, tė vendeve tė mėdha europiane dhe tė kontinenteve tė tjera dhe qė tė gjithė ma kanė konfirmuar ekstremitetin e Dr Rugovės, i cili nuk ka rrėshqitur as nuk ka lėvizur kurrė, as njė milimetėr, nga qėndrimi i tij kėmbėngulės pėr njohjen legale e formale tė Republikės sė Kosovės, nga bashkėsia ndėrkombėtare.

Dhe vendosmėrisht, qė tė gjithė bashkėbiseduesve ndėrkombėtarė, gjithnjė u ka sygjeruar se duhet tė pajtohen me realitetin historik tė shqiptarėve dhe ta njohin shtetin e Kosovės, vetėm pėr njė fazė kaluese, deri nė bashkimin faktik kombėtar.

Dr Ibrahim Rugova ishte i vetmi njeri, veē Papės, tė cilit Shenjtėresha Shqiptare – Nėna Tereze – i ishte pėrkulur dhe ia kishte puthur dorėn, dhe atė – publikisht, nė praninė e shumė liderėve tė vendeve dhe tė popujve tė tė gjitha kontinenteve.

Nė tė vėrtetė, nė shkurt tė vitit 1997, nė Lutjet Tradicionale tė Mėngjesit, nė Shtėpinė e Bardhė nė Washington, Nėna Tereze ishte pėrkulur para Presidentit Rugova, ia kishte marrė e ia kishte puthur dorėn dhe pastaj i ishte drejtuar ish presidentit tė SHBA-ve Bill Klintonit, duke i thėnė: "Zotni President. Ky ėshtė presidenti im dhe i Kosovės – Ibrahim Rugova. Tė lutem ma ke nė kujdes, bashkė me popullin tim!"

Mbas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, Klinton kishte shkuar nė Kalkutė dhe duke u lutur mbi varrin e Nėnės Tereze, ndėr tė tjera i kishte thėnė: "Nėnė, ndjehem krenar dhe i ēliruar nė shpirt, qė Zoti na ndihmoi dhe ta ēova nė vend amanetin! Tashmė populli yt nė Kosovė ėshtė i lire dhe po ndėrton demokracinė".


Nuk e kemi lehtė ta madhėrojmė Ditėn e Madhe tė Pavarėsisė, qė tashmė ėshtė shumė afėr, pa strategun dhe themeluesin e Shtetit tė Kosovės. Zemrat tona do tė kėndojnė e vallėzojnė nėn trysni drithėrimash, por do tė pėrmbahemi dhe nuk do t'i zbehim vezullimat karakteristike tė Krenarisė Arbėrore, sepse sytė tanė do tė shohin nė ballė tė valles festive vetė Presidentin Rugova!


I qoftė gjithmonė i lehtė dheu i Kosovės, qė aq shumė e dashti! Qoftė gjithmonė lapidar dhe fortesė e lavdisė dhe krenarisė sonė kombėtare, nė tė gjitha zemrat shqiptare!

Lecco, 21 janar 2008
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-01-08, 20:28   #10
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Akademi Perkujtimore edhe ne DARDANI!!

E shtunė, 28. Dhjetor, 2002 Dr. RUGOVA:"KĖRKOJMĖ NJOHJEN E DREJTĖPĖRDREJT TĖ PAVARĖSISĖ..."



Intervistė e Radios Evropa e Lirė me kryetarin e Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova

RFE/RL: Zoti president, kohėt e fundit ėshtė ngritur ēėshtja e statusit pėrfundimtar tė Kosovės dhe standardet qė duhet tė pėrmbushen pėr tė mundėsuar fillimin e diskutimeve mbi kėtė status. Sa ka baza reale pėr pėrmbushjen e kėtyre standardeve, duke pasur parasysh kompetencat qė keni Ju, institucionet vendore?

Dr. Ibrahim RUGOVA
Ju e dini se unė insistoj qė pavarėsia e Kosovės tė njihet drejtpėrdrejt nga Shtetet e Bashkuara, nga Bashkimi Evropian dhe nga OKB-ja qė do ta formalizonte. Ka mendime tė ndryshme se duhet bėrė sėrish diskutim pėr statusin, do tė thotė pėr pavarėsinė e Kosovės. Ju e dini se ne i kemi kryer njė palė diskutime nė Paris dhe atėherė pala tjetėr nuk ka pranuar dhe ėshtė ndėshkuar, pastaj intervenimi i NATO-s, situata e re e krijuar qe tri vjet e gjysmė nė Kosovė, pra progresi, realiteti i ri, tė gjitha, pra, janė parakushte qė tė njihet drejtpėrdrejt Kosova. Sa u pėrket standardeve, ne qe tri vjet e gjysmė punojmė nė kėto standarde. Tash kohėt e fundit, kryeadministratori Steiner i ka reduktuar nė pesė-gjashtė pika, qė, “de facto” janė tė gjitha ato nė tė cilat kemi punuar qe tri vjet e gjysmė. Them se mė pėrpara duhet tė njihet pavarėsia e Kosovės ose nėse shkojmė me kėto terma qė po thonė statusi para standardeve, ose pas standardeve, UNMIK-u do tė vazhdonte atėherė me njė formė mė tė reduktuar, ndėrsa NATO-ja do tė kishte baza kėtu pėrgjithmonė, pasi do tė jemi anėtar i NATO-s, anėtar i Bashkimit Evropian dhe do bėnte sigurinė e Kosovės dhe ne sigurisht do tė forcoheshim nė planin e sigurisė.

RFE/RL: Zoti president, ndėrkohė qė Ju vazhdimisht keni kėrkuar njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės, siē thatė edhe tash, tani kanė filluar tė pėrmenden edhe afate kohore pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit. Kur mendoni Ju nė fakt se do tė pėrcaktohet statusi i Kosovės?

Dr. Ibrahim RUGOVA
Unė mendoj sa mė shpejt, sot ose nesėr, me njohjen e drejtpėrdrejtė. Ndėrkohė, ka spekulime tė ndryshme se mund tė fillohet vitin e ardhshėm ose mė vonė, ose mė herėt etj., por unė mė shumė i marr kėto si spekulime pozitive. Por, ėshtė me rėndėsi qė tash po flitet pėr kėtė ēėshtje, pra qė duhet tė njihet Kosova edhe nė planin ndėrkombėatr dhe kjo ėshtė pozitive, me tė gjitha spekulimet dhe parashikimet e ndryshme.

RFE/RL: Kur flasim pėr kompetencat, zoti president, Ju keni emėruar ish-senatorin Bob Dol ambasador nderi tė Kosovės nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, emėrim ky qė ėshtė kontestuar nga misioni i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė. Cila duket tė jetė zgjidhja pėr kėtė problem?

Dr. Ibrahim RUGOVA
Ka pasur keqkuptime kėtu. Natyrisht, po e them edhe pėr ju se, ne dy vite kemi punuar me UNMIK-un bashkė, nėse ju kujtohet KPA, qeveria e pėrbashkėt dhe njė kėshill i vogėl. Ndėrsa, prej fillimit tė kėtij viti, me konstituimin e institucioneve tė Kosovės, tash punojmė nė dy vija, pra janė institucionet e Kosovės dhe UNMIK-u. Nė kėtė plan duhet tė krijojmė forma mė produktive tė bashkėpunimit edhe tė komunikimit. Sa i pėrket emėrimit tė senatorit Dol, ky ishte njė nder pėr mua dhe pėr popullin e Kosovės qė ta emėrojmė. E kam bėrė nė bazė tė kompetencave tė mia. Ėshtė njė pikė atje ku flitet se presidenti i Kosovės ka tė drejtė nė mirėnjohje, falėnderime dhe emėrtime tė ndryshme, ndėrsa pika tjetėr, sa i pėrket anės zyrtare nė planin ndėrkombėtar, kam tė drejtė tė marr masa nė planin ndėrkombėtar dhe tė hap zyra tė reja tė pėrfaqėsimit tė Kosovės, nė bashkėpunim me administratorin Steiner. Gjithsesi, ėshtė i plotfuqishėm ai vendim dhe zoti Dol tė vazhdojė tė punojė. Kėto, mė shumė ishin keqkuptime, nė pėrgjithėsi. Sa u pėrket kompetencave qė i pėrmendėt, duhet qė gradualisht tė barten kompetencat tek institucionet e Kosovės. Pėrndryshe, nėse ngadalėsohen, atėherė mund tė shkojmė nė dy binarė, ne edhe UNMIK-u. Ai konflikt i interesave duhet tė zgjidhet, prandaj tė mos mbetemi pushtet moral, por gradualisht duhet tė barten kompetencat, tė mos e harrojmė kėtė.

RFE/RL: Nė funksion tė pėrcaktimit tė kėtij statusi, Ju keni propozuar qė Kosova tė ketė simbolet e veta. A mendoni se simbolet qė Ju keni propozuar do tė jenė tė pranueshme pėr tė gjitha palėt?
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-01-08, 20:31   #11
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Akademi Perkujtimore edhe ne DARDANI!!

Dr. Ibrahim RUGOVA
Ekzistojnė procedura, si nė ēdo shtet, se si aprovohen kėto. Unė si kryetar i Kosovės kam marrė kėtė iniciativė, pėr flamurin pėr himnin. Himni, siē e dini, ka qenė njė kėngė e 1912, qė e kanė kėnduar luftėtarėt e atėhershėm, populli, tė gjithė. Mė duket edhe nė Shqipėri dhe nė vise tė tjera shqiptare ėshtė kėnduar, prandaj do tė regullohet nė pikėpamje profesionale, artistike dhe me standarde shtetėrore. Po ashtu, edhe flamuri i ruan elementet themelore tė pėrgjithshme kombėtare dhe specifikat e Kosovės, pra tė Dardanisė antike dhe tė Dardanisė sė mėvonshme. Kjo do tė bėhet nė konsultim me tė gjitha institucionet e Kosovės, me parlamentin, me qeverinė,me presidentin dhe tė ketė edhe diskutim publik, pse jo, dhe tė bėhet me votim, me miratim tė pėrgjithshėm. Besoj se janė tė mirėpritura pėr tė gjitha palėt dhe ne duhet t’i kemi simbolet tona shtetėrore, nuk ka gjė tė keqe. Shqipėria aktualisht i pėrdor simbolet qė kanė qenė gjithėkombėtare, si shtet aktual - ne do t’i kemi simbolet tona, qė tė jemi anėtar i OKB-sė.

RFE/RL: Nė anėn tjetėr zoti president, njė prej prioriteteve qė komuniteti ndėrkombėtar ka pėrcaktuar pėr vitin e ardhshėm ėshtė kthimi i serbėve tė zhvendosur. Sa nė fakt ka ndikim Prishtina dhe sa Beogradi, jo vetėm rreth kėtij procesi, por edhe nė zhvillimet e tjera lidhur me Kosovėn?

Dr. Ibrahim RUGOVA
Shikoni, sa i pėrket ēėshtjes sė grupeve etnike, minoriteteve, ne kemi pasur njė progres, edhe sa u pėrket serbėve. Pra, serbėt qė janė nė Kosovė, janė tė integruar nė institucione, nė parlament, nė qeveri, pastaj nė ministritė e ndryshme, ku minoritetet i kanė dy ministri, gjuhėt e tyre janė edhe gjuhė zyrtare. Pra kemi avancuar shumė mė shumė edhe se vendet fqinje, edhe pse nuk dua tė bėj kritika apo konkurrencė ndėrmjet vendeve fqinje dhe Kosovės. Ndėrsa, siē e dini, ne parimisht jemi pėr kthime individuale tė tė gjithėve. Ėshtė kthyer njė numėr i madh, rreth tetė mijė vetėm gjatė dy vjetėsh, qė do tė thotė se ka njė kthim pozitiv, por nuk jemi pėr atė dhe ėshtė e pamundur tė bėhet siē propagandon Beogradi kthime masive etj., sepse do tė krijonim ērregullime dhe besoj edhe vetė qytetarėt serbė tė Kosovės nuk dėshirojnė tė ketė gjėra tė tillė. Nė plan tė parė ne jemi tė ineteresuar pėr serbėt qė janė tash nė Kosovė, qė t’u krijojmė mė shumė kushte, pra njė liri mė tė madhe tė qarkullimit qė tashmė ka filluar, pastaj integrimi i qytetit tė Mitrovicės, qė ka filluar zoti Steiner me njė program tė tij. Pra, kėshtu ėshtė kjo pikėpamje. Ne si Prishtinė kemi ndikim nė Kosovė. Ndikimi i Beogradit, ndėrkaq, mund tė jetė pozitiv - ata kanė tė drejtė tė interesohen pėr serbėt, por jo tė pėrzihen nė punėt e Kosovės, ashtu siē kemi ne tė drejtė tė interesohemi pėr shqiptarėt nė Maqedoni, nė Luginė tė Preshevės apo nė Mal tė Zi, por kurrsesi tė mos krijojmė ērregullime brenda shteteve tė caktuara. Prandaj, mund tė ndihmojnė nė kėtė plan, por edhe tė jenė nė rol negativ, nėse i pėrkrahin ekstremistėt e ndryshėm brenda Kosovės. Pra, politika dhe objektivi ynė ėshtė pėr serbėt qė tash janė nė Kosovė tė krijojmė sa mė shumė kushte dhe integrim ekonomik e social dhe ata qė dėshirojnė tė vijnė, tė kthehen nėse dėshirojnė.
RFE/RL: Nė ftesėn qė i keni drejtuar Papės Gjon Pali II pėr tė vizituar Kosovėn, si shkas pėr kėtė keni pėrmendur ndėrtimin e njė katedraleje nė qendėr tė Prishtinės. A mund tė flisni mė gjerėsisht rreth kėtij projekti?

Dr. Ibrahim RUGOVA
Shikoni, kjo ėshtė kėrkesė dhe projekt i Ipeshkvisė sė Kosovės. Natyrisht se e kemi pėrkrahur, tė gjitha institucionet e Kosovės dhe unė si president qė mė shumė hyn nė resorin tim. Pra, do tė ishte njė ngjarje me rėndėsi tė kemi njė katedrale tė mirė nė Prishtinė, dhe, natyrisht, nė urimin pėr Kėrshėndella e kam njoftuar Atin e Shenjtė. Tash ėshtė procedura qė tė gjendet lokacioni dhe tė bėhen projekte. Ju e dini, nė qendėr tė Prishtinės ka qenė njė Kishė e vjetėr Katolike, ku ėshtė “Gėrmia e vjetėr”, siē i themi, mes “Grand”-it dhe sheshit qė ėshtė aty. Nė vitet ’60 ėshtė larguar prej aty. Aty ka qenė fushė atėherė. Pra,duhet tė kemi edhe njė katedrale dhe monumente tė tjera fetare, qė janė legale, por duhet tė kemi njė katedrale dhe ajo do tė jetė me objekte pėrcjellėse – qendra kulturore, amfiteatro etj, pra njė qendėr kulturore dhe universitare afėr Universitetit tė Prishtinės. Dhe, nga ana jonė do tė kenė pėrkrahjen.

RFE/RL: Gjithnjė e mė shpesh jeni duke pėrmendur integrimin e Kosovės nė strukturat veriatlantike, ndėrsa autoritetet ndėrkombėtare kanė thėnė se ky integrim ėshtė i pashmangshėm, por aktualisht ėshtė herėt tė flitet pėr kėtė. Cilat janė rrugėt qė Kosova do tė ndjekė pėr t’u pranuar nė kėto struktura?

Dr. Ibrahim RUGOVA
Po, rrugėt do tė ishin po tė njihej sa mė shpejt pavarėsia. Do tė kishim legjitimitetin e drejtpėrdrejtė qė tė komunikojmė dhe tė ecim. Natyrisht, edhe atje janė disa standarde qė duhen pėrmbushur, pra jo vetėm kėto standarde tė brendshme, pra standardet pėr tė hyrė nė NATO dhe nė Bashkimin Evropian. Ndėrsa tash, edhe UNMIK-u, edhe ne, po mendojmė nė kėtė ndėrkohė tė gjejmė disa rrugė dhe lidhje qė tė fillojnė bisedimet pėr atė statusin e anėtarit shok tė lidhjes dhe stabilizimit, dhe do tė shikojmė t’i gjejmė disa lidhje, disa penj, qė tė kemi njė lidhje me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n, por pėrsėri po e them: rruga mė e mirė dhe mė e shkurtėr do tė ishte ajo qė pėrmes njohjes sė Kosovės do tė kishim ecur nė kėtė plan.

RFE/RL: Dhe Zoti president, meqė jemi nė fund tė vitit dhe fillojmė njė vit tjetėr, cilat janė prioritetet tuaja, tė presidentit tė Kosovės pėr vitin 2003?

Dr. Ibrahim RUGOVA
Prioritet kryesor ėshtė se do tė punoj pėr njohjen sa mė tė shpejtė tė pavarėsisė sė Kosovės. E dyta - prioritet imi ėshtė si i tė gjitha institucioneve, zhvillimi ekonomik, privatizimi qė do tė fillojė, pastaj krijimi i vendeve tė reja tė punės pėr tė rinjtė e Kosovės, natyrisht duhet ta fillojmė dhe e kemi filluar kėtė proces. Dhe, e treta tė shikojmė mundėsinė e hapjes sė zyrave tė pėrfaqėsimit nė botėn e jashtme, sidomos nė vendet e mėdha evropiane, pasi nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės tash kemi senatorin Dol ambasador nderi dhe forma tė tjera, pasi ėshtė shumė shumė e domosdoshme qė tė kemi zyra tė pėrfaqėsimit pėr tė paraqitur realitetin nė Kosovvė, progresin nė Kosovė, nė mėnyrė qė qeveritė e ndryshme evropiane dhe amerikane tė kenė informata zyrtare nga Kosova. Ne kemi kėtu UNMIK-un dhe mjaft asociacione ndėrkombėtare si OSBE-ja, por ata shpesh edhe nuk kanė kohė tė raportojnė, pasi merren me ekzekutivin e pėrditshėm nė Kosovė. Pra, duhet tė kemi informata zyrtare, nė mnėyrė qė Kosova tė mos mbetet nė mėshirėn e thashethemeve dhe tė fjalėve qė shkojnė e vijnė. Kjo ėshtė e domosdoshme. Njė objektiv tjetėr ėshtė qė tė punojmė pėr ngritjen dhe integrimin e shoqėrisė kosovare, njė proces tė pajtimit dhe parandalimit tė ngatėrresave tė ndryshme, sepse po e vėreni se kemi disa akte tė ngatėrresave qė mund tė parandalohen, qoftė me shoqėrinė civile, qoftė mė institucionet tona, me partitė politike dhe gjykatat. Gjithsesi, do tė punoj edhe pėr njė harmoni tė shoqėrisė sė Kosovės qė ėshtė edhe kusht i domosdoshėm pėr investime nė Kosovė, njė stabilitet politik qė ėshtė i domosdoshėm pėr njė perspektivė ekonomike.

Intervistoi: Rrahman Paēarizi


__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:21.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.