Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 13-10-14, 12:08   #46
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Skėnder luarasi NDAL FALSIFIKIMIT TE HISTORISE.

Skėnder Luarasi
NDAL FALSIFIKIMIT TE HISTORISE

Kur mbrojta ‘’Gjeneralin e ushtrisė sė vdekur’’ tė Kadaresė mė kėrcėnuan se do tė mė jepnin plumbin prapa kurrizit.
Ndaj nxitoj tė kritikoj veprat e Sterjo Spasses (Zgjimi e Pishtarė) qė populli shqiptar tė mos ma japė atė plumb nė lule tė ballit. Plumbin do t’ia kisha shkrepur zemrės me vetė dorėn time, po tė kisha dezertuar ditėn e 7 prillit 1939 dhe po tė mos kundėrshtoj tani tė pėrsėritet e Premtja e Zezė!...
E shkruaj kėtė kritikė pėr ata qė romanet Zgjimi e Pishtarė nuk patėn nge t'i lexojnė, pėr ata qė nuk patėn mė durim pėr t’i pėrfunduar, pėr recenzentėt e pandjenjė dhe redaktorėt e padenjė qė ia reklamuan popullit shqiptar si vepėr shembullore pėr t'u lexuar e studjuar!

(S.Luarasi, Kujtime, 1976)

Skėnder Luarasi
Romanet ''Zgjimi'' e ''Pishtarė'' dhe e vėrteta historike.

Vjet u botuan dy volume, ''Zgjimi'' dhe ''Pishtarė'' nga Sterjo Spase, dy tė parėt nga cikli i romaneve ''Rilindasit''. Barra qė mori pėrsipėr autori qe e rėndė; interesimi i publikut shqiptar se qysh ia ka paraqitur autori botės Rilindjen e kombit tonė ėshtė i madh.
Nga mėnyra qysh e ka trajtuar temėn autori, kuptohet se Spasja dashur padashur nuk ka shumė simpati pėr Rilindjen shqiptare. Rilindja ėshtė aq fort e shtrenjtė pėr ne, sa qė nuk mund tė mos prekemi kur nė letėrsinė tonė bėhen shtrembėrime tė rėnda rreth luftrave tė popullit tonė pėr liri nė shek. XIX dhe nė fillim tė shek. XX. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė nė romanet e Spases ka tė tilla shtrembėrime qė nuk pajtohen me fjalėn e drejtė qė kanė dhėnė shkencat albanologjike pėr kėtė epokė tė lavdishme tė historisė sonė.
Kėtu nuk dua tė flas pėr dobėsitė artistike tė kėtyre romaneve, pėr atė material tėrkuzė tė gjatė e tė vjelur e tė pėrvjelur andej-kėndej pa kritet, e tė zhdėrjendur nė njėmijė e njėqind faqe, nėpėrmjet tė cilave autori kėrkon tė na paraqesė Rilindjen; megjithėse nuk duhet t'i falet mungesa e pėrgjegjėsisė dhe shkelja e misionit shoqėror-patriotik shkrimtarit qė rend pas faqeve.
Porse dua tė flas pėr ato shtrembėrime qė errėsojnė madhėshtinė e pėrpjekjeve tė popullit tonė pėr liri nė epokėn e Rilindjes e qė fshehin tė vėrtetėn historike pėr atė.
Pasi lexova me vėmendje romanet nė fjalė, unė personalisht arrita nė kėto pėrfundime:
1. Ndonėse S.Spasja na premtoi tė na rrėfejė pėr Rilindjen e rilindasit tanė, ai nė romanet e tij u cakton lėvizjeve maqedone njė shesh aq tė gjerė sa qė Rilindja jonė pėrdoret si preteks pėr tė folur pėr hallet e dy-tri fshatrave maqedone nė skaj tė Korēės, fati i tė cilave sado i hidhur pastė qenė, nuk mund tė zerė atė vend qė u cakton autori nė romanet pėr rilindasit tanė.
Sterjo Spases i ėshtė bėrė psikozė tė ballancojė hallet e fshatit tė tij me hallet e Shqipėrisė. ''Halli hallit nuk i ngjan'', thotė populli ynė. Dhe hallet e Shqipėrisė qenė shumė mė tė mėdha se hallet e Bullgarisė, Greqisė e Sėrbisė bashkė; sepse kėto tė tria e gėzonin ndihmėn e gjashtė pushteteve tė Europės, sidomos tė Rusisė, kurse populli shqiptar i kishte armiq pėr vdekje tė shtatė Fuqitė e Mėdha, sidomos Carin, tok me Sulltanin e Kralėt e Ballkanit.
Problemi maqedon dhe problemi shqiptar nuk kanė patur aspak atė lidhje qė pėrpiqet tė na imponojė Spasja nė romanet e tij. Unė vetė kam patur rast tė shprehem kundėr arbitrariteteve tė Maliq bej Frashėrit qysh nė kohėn e Zogut (gusht 1929, kur shpėrngulėn banorėt e Prespės) por nuk mund tė pranoj se fatkeqėsitė e popullsive jo shqiptare tė Ballkanit vinin vetėm e vetėm nga arbitraritetet e bejlerėve shqiptarė (madje nga ata bejlerė qė luftoheshin edhe nga autoritetet turq) sikundėr na paraqiten punėt nė romane. Nė tė vėrtetė kėta bejlerė qenė vegėl e pushtetit turk. Por kjo shpikje i duhet Spases me qėllim qė tė provojė se, ndėrsa popullsia shqiptare s'ka qenė e zonja pėr protesta sociale, kėtė mision e luanin asaj kohe maqedonėt.
Nuk ka faqe nė romanet e Spases ku tė mungojnė shpikjet, shpifjet, anakronizmi, insinuata, denigrimi, lėvdatat dhe sharjet vend e pa vend, zmadhimi i cikėrrimave qė shpien ujė nė mulli tė armikut tė Shqipėrisė, dhe zvogėlimi i ndodhive kryesore ose heshtja e tyre, qė do tė shtonin nderin e popullit shqiptar.
Njė shtrembėrim i shėmtuar ėshtė fryrja e rolit dhe e influencės sė lėvizjes maqedone mbi lėvizjen ēlirimtare tė popullit tonė. Komitėt maqedonė dalin nė romanet e pėrmendur nė rolin e njė qendre qė i frymėzon, i mėson, i komandon patriotėt tanė ''tė paditur''. Sipas autorit, Themistokli Germenjit i duhet tė takohet me njė vojvodė maqedon qė tė marė vesh se ē'janė detyrat e patriotit. Jo! Patriotėt tanė tė Rilindjes me idealet e tyre tė larta ishin aq tė mėdhenj, sa u dolėn pėr zot fateve tė Atdheut shumė kohė mė parė se sa vojvodėt e U.M.R.O.-jės t'u shisnin mend a t'i pėrdornin pėr shėrbėtorė. Do tė kishte qenė turp pėr rilindasit tanė tė uleshin nė bangon e nxėnėsve qė mėsohen tė ēmojnė lirinė nga ''vėllezėrit sllavė''. Sa pėr Goēe Dellēavėt e Damjan Grujevėt dhe gjithė UMRO-jėt, mė mirė do tė ishte t'ua linim vetė maqedonėve t'i sqarojnė se sa ''tė kulluar'' kanė qenė ata nė ''socializmin'' dhe ''internacionalizmin'' e tyre. S.Spasja tė mos na marrė pėr ''tė paditur'' sa tė mos kuptojmė veprimet anarkiste tė mjaft pėrfaqėsuesve tė kėtyre komitaxhive dhe aferat e tyre me bejlerėt dhe andartėt, terrorin e tyre dhe grabitje grash…
Me qė pėrmendi Negovani dhe pėrshkroi vrasjen e Papa Kristo Harallambit (Negovanit) prej andartėve grek, mė 12 shkurt 1905, Spasja pėrsėri harroi tė na thotė se qenė komitaxhinjtė maqedonė (apo mos qenė bullgarė?) nė luftė me andartėt, mė 1903, qė dogjėn njė mėhallė tė Negovanit dhe varrosėn rreth 40-50 veta e 4-5 familje nė gėrmadhat e shtėpive tė tyre sepse nuk deshėn tė ndėrronin kombėsinė e tyre shqiptare?! Apo mos e bėnė pėr internacionalizmin e tyre?
S.Spasja thotė se vojvodėt maqedonė i kėrkuan Themistokliut t'u shpinte armė, dhe do t'ia paguanin sa tė donte, se para kishin me bollėk ata. Neve na lindin pyetjet: Ku t'i gjenin armėt patriotėt tanė dhe ku i gjenin paratė me bollėk ata ''revolucionarėt e kulluar'' maqedonė?
Sterjo Spasja fyen rėndė zemrėn e Nėnės Shqipėri kur, nė ciklin e tij, birin e shquar tė Korēės, Themistokliun, e bėn gėnjeshtar, ryshfetēi, frikacak, qole dhe ordinancė tė vojvodave bullgarė, dhe kėrkon tė na bindė se, pas kryengritjes sė Ilindenit, mė 1903, populli shqiptar do tė dali nė selamet. Faji i autorit bėhet edhe mė i rėndė kur kemi parasysh qė ai jo vetėm nė romanet pėr rilindasit por edhe nė shkrimet e mėparshme shkėndinė e ēdo lėvizje ēlirimtare nė Shqipėri e gjen te Maqedonia dhe Bullgaria ''socialiste'', tė cilat i mėsojnė shqiptarėt njė herė ''tė ēlirohen me forcat e veta'' dhe herėn tjetėr ''tė mos harrojnė se nuk qenė vetėm''. Librat e S.Spases dėshmojnė se ai nuk e ka kapėrcyer horizontin e fshatit tė tij maqedon tė cilin socializmi nė Shqipėrinė tonė e ēliroi, e shėroi dhe i dha bukė e dritė; dhe se ai nuk e ka fituar vetėdijen e atyre shkrimtarėve shqiptarė tė cilėt nė qendėr tė preokupimeve tė tyre venė fatin e Shqipėrisė. As nė ''Zgjimi'' as nė ''Pishtarė'' nuk na del shumė ''hero pozitiv'' ky Mistoja qė trembet t'u dėftejė bashkatdhetarėve se si quhet, dhe qė fshihet nėpėr hatėj e plevica kur dėgjon qė turqit arrestojnė patriotėt korēaėrė. Vėrtet, nė 500 veta mund tė ndodhė ndonjė frikacak; qė prej kohės sė Pavarėsisė e gjer nė 7 prill 1939, gati gjithė mbretėrit e perandorėt e kanė tradhėtuar ēėshtjen e popujve. Mirėpo qė nė 5000 djem, nipėr tė Gjolekės e tė Rrapo Hekalit, tė zvetėnohen qė tė gjithė e tė ulėrijnė se u rėndojnė armėt dhe, si kope nėn kėrbaēin e xhandarit turk, mė mirė shkojnė tė ngordhin nė Arabistan sesa tė vdesin me armė nė dorė pėr Labėrinė e dashur - Jo kėtė nuk e besojmė, sikur tė na e thonė edhe 100 Vlladan Gjorgjeviēė!
Vojvodat maqedonė, po, janė tė gjithė ''heronj pozitivė''. Asaj kohe, Maqedonia, vilajet i Manastirit, me turq, shqiptarė, bullgarė, grekė, vllehė, ēifutė, ciganė - burra, gra, pleq, fėmijė - do tė kishte rreth 200.000 banorė. Mirėpo qė tė shtypte kryengritjen e Ilindenit, sipas romanit ''Pishtarė'', sulltanit iu desh tė dėrgonte 200.000 asqerė.
Autori e fillon ciklin e romaneveRilindasit rreth vitit 1880, kur populli shqiptar nga Tivari deri nė Prevezė, qė nga Shkupi deri nė Janinė, ėshtė kacafytur nė luftė pėr jetė a vdekje me hordhitė e Sulltanit, qė duan ta mbajnė Shqipėrinė akoma nėn zgjedhė tė Turqisė; kacafytur me diplomatėt e Kongresit tė Berlinit e me knjazėt, qė ja mohojnė popullit tonėtė drejtėn tė jetojė i lirė nė Ballkan; kacafytur me Carin rus, qė don t’ia zgjerojė Bullgarisė kufijtė nga Deti i Zi deri nė Adriatik. Pėr kėtė luftė titanike tė prindėrve tanė sesa taborė iu deshėn Dervish Pashajt tė dėbonte shqiptarėt nga Shkupi dhe nga Ulqini dhe tė shtypte Lidhjen e Prizrenit, nuk na tregon gjė tė madhe S.Spasja. Mua mė tingėllon si provokim ndaj Themistokliut e patriotėve tanė fakti qė nė ''Pishtarė'', pas kėshillave qė merr nga komitėt maqedonė, Themistokliu, nxjerr kėtė pėrfundim: ''Ja, nė njė Shqipėri tė lirė duhej tė kishin liri jo vetėm shqiptarėt, por edhe ato pakica tė ēdo kombėsie qofshin, mjafton qė tė mos ishin shovinistė, si ata shovinistėt e tėrbuar grekomanė e turkomanė'' ( f.13)
Kjo do tė thotė se autori i paraqet patriotėt shqiptarė si njerėz tė infektuar nga shovinizmi dhe qė ata ėndėrronin tė krijohej njė Shqipėri me pakica kombėtare. Themistokliu dhe patriotėt e tjerė tė Rilindjes nuk qenė shovinistė; ata kanė luftuar pėr tė ēliruar atdhenė e tyre dhe jo pėr tė patur pakica kombėtare; pėrkundrazi kanė qenė shtete fqinj qė shpresonin ta coptonin Shqipėrinė midis tyre sa tė prishej perandoria osmane. (Vijon)

7 Mars 1976 Skėnder Luarasi
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 13-10-14, 12:11   #47
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Skėnder luarasi Romanet ''Zgjimi'' e ''Pishtarė'' dhe e vėrteta historike.

(Vijon)


Skėnder Luarasi
Romanet ''Zgjimi'' e ''Pishtarė'' dhe e vėrteta historike.


2. Gabim i dytė, i rėndė, i S.Spases ėshtė se ai i hyri punės pėr tė na ndriēuar historinė e Rilindjes sonė duke qenė vetė i ngarkuar me njė barrė opinionesh e paragjykimesh tė gatuara rreth shqiptarėve nga armiqtė e historisė sė tyre dhe duke patur njohuri tė cekta dhe tė pamjaftueshme. Pėr autorin e dy volumeve Shqipėria ėshtė vend pa histori, pa kulturė; populli shqiptar ėshtė pa kombėsi, pa tradita, pa virtute; gjuhėn e tyre e quajnė ''vėnēe'', ''bastarde'', vetveten me pėrēmim ''shqipo''; nė gjuhėn e tyre nuk ka fjalė pėr ''mbesė'', prandaj gjyshėrit i thėrrasin ''zuska''. Po, po; autori i vulgarizon me pėrkėdhelje; por thuaji trimit tri herė ''horr!'' dhe gjithė bota do ta thėrrasė ashtu. Pėr autorin rilindasit shqiptarė janė pa aftėsi tė krijojnė shtet mė vehte po tė mos kenė ndihmėn e ndonjė fuqie tė huaj. Autori nuk i njeh dhe s'i pėrfill fillimet e Rilindjes shqiptare; dhe me keqdashje shtrembėron figurat e mjaft patriotėve tė nderuar.
Nė romanet ''Zgjimi'' dhe ''Pishtar'', edhe patriotėt mė tė dalluar tė Korēės nuk kanė ndjenja thjeshtė kombėtare: Orhan Cerēiz Pojani, i cili qė kėsaj kohe ka hyrė nė korespondencė me de Radėn pėr hallet e Shqipėrisė, herė mendon si efendi, herė si bej, herė si zotni, si ti teket autorit. Fehim Zavalanin, Kryetarin e Komitetit shqiptar tė Manastirit qė kur jetonte Naim Frashėri, Spasja na e paraqet si puthador tė Hysen Hilmi Pashės, ndonse qe ky pasha turk qė ja dėrgoi, mė 1911, duarlidhur, gjyqit ushtarak tė Dibrės qė tė dėnohej se qe patriot shqiptar. Tė nipin, Menduh Zavalanin, kapedanin e ēetės sė Dangėllisė, qė serbomėdhenjtė e Ohrit e vranė, mė 10 korrik 1914, nė Shėn Naum, krahpėrkrah me Telemaku n, Spasja e quan ''tradhėtar'', sikundėr edhe Qani Ypin, qė pat dalė komit qė mė 1905 kundėr Turqisė dhe ra dėshmor nė Badėr, nė maj 1914 nė luftė kundėr ushtrisė sė Kostandinit tė Greqisė. Kapedan Kajo Babienin e pėrshkruan si njė kryehajdut qė mbante Korēėn gjithnjė nė frikė se mos e sulmonte pėr plaēkė. (Tani qė ėshtė dekoruar!)
Pėr shkak qė mund ta dijė vetė, Sterjo Spasja inatin mė tė madh e ka kundėr patriotėve shqiptarė tė Manastirit. Ndė pati nė Shqipėri njė familje e cila pėr veprimtari patriotike mund tė krahasohet me te vėllezėrve Frashėri - ajo qe familja e Dhimitėr Qiriazit nga Manastiri. Nė gjithė Maqedoninė Spasja zorr se do tė gjente njė familje bullgare tė barabartė nė vlerė me tė Qiriazėve nė patriotizėm dhe kulturė. Nė kėtė urrejtje, shkrimtari ynė bėhet shok me dhespotin grek: nė dukje i dėnon Qiriazėt se qenkan ''protestantė''; Filotheu i mallkon Qiriazėt se japin shqip nė shkollėn e vajzave nė Korēė; Spasja i dėnon se japin jo vetėm shqip por edhe mė shumė anglisht. Veterani i rilindasve tė Korēės ėshtė njė personazh imagjinar Hamid Efendiu, njė ish-hoxhė, qė kovaēanėn e tij e ktheu nė qendėr agjitacioni, por qė nuk beson se gjuha shqipe mund tė shkruhet. Dhe kur ia tregojnė: ''Ē'thua more! Ku ka alfabetare tė shqipes! Ne s'dimė tė lidhim, me nder oshkuret, jo tė…'', thotė.
Mirė por ungjilli provosllav e konizmat e shenjtorėve, dhe korllogret e dhespotit, e dhaskajt e dhaskalicat zenė vend tė nderuar nė romanet e S.Spases. Dhe vetė e gjora abetarja shqipe nuk do tė kish arritur dot nė Korēė pa ndihmėn e zonjės Shėn Mari!
Qytetin e Korēės, njė nga qendrat e Rilindjes sonė Kombėtare, autori na e paraqet si ēerdhe filogrekėsh e turkoshakėsh, si njė qytet qė pėrdor gati vetėm gjuhėn greke, si ēerdhe tė korrupsionit e tė obskurantizmit. Ndėrsa na flet gjer e gjatė pėr revolucionarizimin e fshatarėve maqedonas, Sterjo Spasja ka harruar shtyllėn vertebrale tė Rilindjes sonė, fshatarėsinė, atė fshatarėsi trime e cila sa herė qė rrėzohej prap se prap ngrinte krye pėr liri. Ai na flet se Rilindja pėrgatitej nėpėr skuta tė errta ku vepronin oportunistė politikė, frikacakė, filogrekė e turkoshakė. Ndonjė filogrek, oportunist e frikacak ka patur edhe nė Korēė nė fund tė shekullit XIX e nė fillim tė shekullit XX porse ne do tė dėshironim qė letėrsia jonė tė na paraqesė nė radhė tė parė Korēėn shqiptare, Shqipėrinė e pamposhtur, qė lufton pėr liri, dhe tė mos na bėnte Spasja tė endeshim nėpėr labirinthin e njėmijė e njėqind faqeve, nė tė cilat u vesh aq shumė vese, paragjykime, fanatizėm e shovinizėm shqiptarėve tė asaj kohe, saqė kombi ynė del i pazoti pėr t'u vetqeverisur. Njė gabim themelor nė ciklin e S.Spases ėshtė qė Rilindjen shqiptare e nis rreth vitit 1880. Kjo s'ėshtė e drejtė. Dihet historikisht se qe Tepelenasi i madh me armatolozėt, tė shumėt shqiptarė, qė ndezi kryengritjen pėr indipendencėn e Greqisė.
''Po tė kish qenė Ali Pasha mė pak njeri i kohės sė tij, dhe mė shumė i paisur me paramendime politike, do tė kish organizuar me kohė grushtin kundėr Turqisė, dhe Shqipėria dhe Greqia, me gjithė Thesalinė e Maqedoninė, do tė kishin bėrė njė mbretėri indipendente shumė tė fuqishme''. Kėtė mendim e jep kryerilindasi Ismail Qemal Vlora, tė cilit S.Spasja nuk denjon t'i pėrmendė as emrin nė ciklin e tij. Le Bushatllinjtė dhe kryengritjet fshatare qė nuk ekzistojnė pėr S.Spasen nė historinė e Shqipėrisė e nė folklor, por jo, as Bolena, e zeza Bolenė qė zuri dyfek me mbrenė!
Bashkėluftėtari i tepelenasit Marko Boēari, qė fliste shqip nė familje, jo vetėm lexonte por edhe shkruante shqip qė nė atė kohė. Nė atė kohė mėsohej shqip; nė Arbėr lulėzonte kultura nė gjuhėn e Skėnderbeut. Rreth motit 1880, kur luftėtarėt e Lidhjes akoma s'e kishin zbrazur plumbin e fundit kundėr ushtrisė sė sulltanit dhe marshonin drejt Shkupit, nė Vakėfet e nė Kolonjė fshatarėt pėrpiqeshin tė shkruanin shqip. Si ndodhi , pra, qė heroi ''pozitiv'' i ciklit tė rilindasve ''Elinopullosi'' i shkėlqyer nuk mundi t'i lexojė s'ėmės letrėn shqip qė i pati shkruar i ati nga kurbeti? Dhe ndėrsa dinte historinė e Greqisė qė prej Homerit deri te Marko Boēari nuk e dinte qė pati rrojtur njė Skėnderbe qė ''qenkesh m'i madh se Leonidha''?
Autori, ndėr tė pesė taborėt lebėr, tregon simpati tė veēantė pėr atė djaloshin gorar, Fehmi Ali Zboqin, i cili duke u nisur radif e pėrqafon Miston dhe i thotė: ''Sikur tė kthehem gjallė, o Misto , sikur…''. Nė romanet nuk marrim vesh ēė ndodhi me tė pesė taborėt lebėr pėrtej Urės sė Qabesė, por gjatė luftės Nacionalēlirimtare marrim vesh qė Fehmi Ali Zboqi ėshtė kthyer shėndoshė e mirė pėr tė keqen e Mistos dhe pėr dobi tė Fazlli Frashėrit, tė cilin e shoqėroi kur eksponenti i Ballit bėnte propagandė nėpėr fshatrat e Gorės. Fehmiu u dėnua nga gjyqi i popullit, sikundėr edhe i biri Abdullah, qė u ekzekutua. Kur tė shqyrtohen edhe procesverbalet e gjyqit tė Themistokliut do tė marrim vesh edhe kėtė: Qė ky Fehmi Ali Zboqi ėshtė njė nga jallan shahitėt qė ndihmuan gjyqin ushtarak francez ta pushkatonin Themistokli Gėrmenjin nė Selanik, mė 1917. Mund tė marrim vesh edhe shkakun pėrse S.Spasja ka ardhur nė kėto shtrembėrime tė sė vėrtetės historike tė Rilindjes, kur autori tė na tregojė ''veteranėt'' prej tė cilėve i mblodhi burimet letrare. Letėrsia duhet tė tregojė se Rilindja qe njė epokė e ndritur, kur populli ynė, i vetėdishėm, ish i sigurtė dhe i vendosur pėr pavarėsinė e Shqipėrisė; edhe sepse shpallja e pavarėsisė u shty gjer mė 28 Nėntor 1912, vonesa nuk ndodhi pėr faj tė shqiptarėve se s'kishin ndėrgjegje kombėtare, por ndodhi pėr shkak tė politikės antishqiptare tė fuqive tė mėdh, sa dhe tė shteteve fqinj.Nga letėrsia jonė do tė kėrkonim demaskimin e kėsaj politike, gjė qė nuk e gjejmė nė romanet ''Zgjimi'' dhe ''Pishtarė''…Dikush mund tė thotė qė romanet e S.Spases kanė edhe gjėra tė mira. Unė nuk do tė pranoja t'i vija nė peshė kėto ''tė mira'' po tė pranohet qė romanet e tij i kanė gabimet e tė kėqijat e pėrmendura mė sipėr. Dikush mund tė thotė gjithashtu qė romanet janė letėrsi, ku nuk bėhet pa invercione dhe ku autori ėshtė i lirė tė trillojė. Por unė mendoj se trillimi nuk duhet pėrdorur kundėr sė vėrtetės historike.
Historia e kombit tonė na dhimbset mė shumė se sa delli i shkrimtarit pėr shpikje e shpifje qė errėsojnė madhėshtinė e epokės sė Rilindjes. Letėrsia duhet tė edukojė njėsoj si historia.

7 Mars 1976 Skėnder Luarasi
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-10-14, 12:03   #48
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Skėnder luarasi: NDAL FALSIFIKIMIT TE HISTORISE (II)


Skėnder luarasi
NDAL FALSIFIKIMIT TE HISTORISE (II)

Skėnder Luarasi gjykon ‘’Rilindasit’’ e Sterjo Spasses


NDAL FALSIFIKIMIT TE HISTORISE (II)
Skėnder Luarasi gjykon ‘’Rilindasit’’ e Sterjo Spasses

Romani historik - Pasaporta e kombit
Romani historik ėshtė pėr kombin siē ėshtė pasaporta pėr individin, i vlen pėr tė provuar identitetin e tij. Cdo pasaktėsi prish anėn autentike ndėrsa falsifikimin e dėnon ligji.
Romani historik pėr kombin shqiptar u tregon tė tjerėve edhe se nė ē'mėnyrė e ka ēarė udhėn e historisė sė tij - me lajkat e njė puthadori, apo si trimi me shpatė nė dorė?
Skėnder Luarasi

Skėnder Luarasi pėr Sterjo Spassen
E njoha Sterjo Spassen sė afėrmi mė 1946, kur punonim nė Komisionin Pedagogjik tė Ministrisė sė Arsimit. Ai dhe jo vetėm ai, por shumica nga tė dymbėdhjetė anėtarėt e Komisionit Pedagogjik tė Ministrisė sė Arsimit, beharin e motit 1946, pranoi tezėn se qenė bejlerėt e feudalėt qė e shkėputėn Shqipėrinė nga Turqia pėr tė shpėtuar pronat e tyre.
Nė atmosferėn e romaneve tė Sterjo Spases ndihet ky ndikim qė e helmoi pėr disa vjet edukimin kombėtar nė shkollat shqipe. Unė besoj se Sterjo Spasse, qė ėshtė prej shokėve tanė mė tė ditur e mė tė ngritur, ka gabuar ndaj Rilindasve sepse ka jetuar nėn frikėn e dy forcave: tė atij qė s'lė vend pa e pėrmendur nė romane, Maliq bej Frashėrit, dhe tė F. P., i cili mėsuesve u kishte futur datėn pėr njėzet e tetė vjet me radhė. Dhe kjo frikė Spasses ende s’i ka dalė as sot...
Por e gjykova mė shumė nė Konferencėn e Tretė tė Lidhjes sė Shkrimtarėve kur ai tok me kolegėt shkrimtarė tė yshtur nga lart, na pėrjashtuan sė bashku me S.Malėshovėn e Y.Dishnicėn pse mbronim parimet demokratike dhe fjalėn e lirė…
Megjithatė, Sterjo Spassen e kam simpatizuar e pėrkrahur si koleg, edhe pse mbeti nė vatrėn tonė ku ka qėndruar nė anėn e vegjėlisė. Sojin e tij e kam mbrojtur publikisht, edhe kur qeveria e Zogut i shpėrnguli nga Gllomboēi, edhe nė gusht 1929, kur rinia korēare i ftoi tė demostronim sė bashku, por ata kėrkuan mbrojtjen e konsullit jugosllav dhe shkuan nė Jugosllavi. Mėma Shqipėri e rriti jetimin me qumėshtin e saj, e veshi, e mbathi dhe e arsimoi nė shkollė pedagogjike me bursė. Ai, ndonėse i lindur e rritur nė skaj tė largėt tė Atdheut tone, e nxuri gjuhėn tonė amtare mė shpejt e mė mirė se disa intelektualė a kryeintelektualė tė lindur e rritur nė kėrthizė tė Shqipėrisė. Dhe me zellin e njė bujku tė fortė e punėtor zuri vend nė kopshtin letrar tė Arbrit ku vlerėsohet e ndihet ndė r mė tė privilegjuarit.
Po pse fidanėt qė mbolli e lulėzuan, frutin na e japin tė hidhur? Ē'ka Sterjo Spasse qė popullit shqiptar ia ha bukėn dhe pėrmbys kupėn?

Letėr dėrguar shkrimtarit tė mirėnjohur Dritėro Agolli
Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė,
I dashur Dritėro,
Lexova romanet Zgjimi e Pishtarė …
Populli shqiptar gjithmonė ka luftuar pėr lirinė e vet dhe ka ndihmuar edhe popujt e tjerė fqinjė tė fitojnė lirinė e tyre sidomos Greqinė, Italinė dhe Egjyptin. Shqiptari edhe mercenar gjithmonė ka ėndėrruar lirinė:
Si shqeratė kur kėrkojnė
Mėmatė me blegėrimė
Ashtu edhe Shqipėria
Po e kėrkonte lirine.
Njė nga vetitė mė tė larta tė shqiptarit ėshtė trimėria: Luftėtarėt e Ali Pashė Tepelenės, marshonin kundėr rusit e frėngut me kėngėn ‘’tamburxhi’’ dhe i zbrisnin nė tokė, i shtinin nė burg, ‘’atje tė kuptojnė se ē’janė vargonjt e sa rėndė rėndojnė’’:
Silihtar! Ēvishe kordhėn e tė Parit tonė;
Tamburxhi, kushtrimi ne shpresėn na shton;
Ju male qė shihni si zbresim nė zall,
Ja kthehemi mundės, ja nuk vimė gjallė!
Romanet e Sterjo Spases fillojnė nė mbarim tė luftės ruso- turke, kur Rusia cariste synonte t’ia shtonte kufirin Bullgarisė nga Deti i Zi gjer buzė Adriatikut. Nė kėtė ēast rreziku tė madh shqiptarėt provuan qė janė, siē e thotė Ismail Qemali: ’’ njė rracė e fortė qė koha nuk mund t’a mposhtė dhe kanė njė gjen kombėtar qė nuk vyshket nga ngjarjet e ndryshme.’’
Dhe shqiptari ia mori luftės:’’As pėr mua, as pėr ti, por pėr gjithė Shqipėri’’.
Populli shqiptar e ka ēarė udhėn e historisė me shpatė nė dorė. Por Sterjo Spasse nuk beson nė kėtė tė vėrtetė. As nė njėmijė e treqind dyfeqet te gryka e Kuēit, as nė pushkėt qė krisėn n’Urė tė Zenicės, faqe flotės sė Fuqive tė Mėdha, as nė betejat e pėrgjakshme tė Shtimbjes e tė Stivovės, as tė Cernalevės, a tė Prizrenit. Po si ta besojė Spassja se shqiptarėt mund tė jenė trima kur nuk kanė nė krye vojvodat e Goēe Delēevit, Kokėn dhe Dhamjan Grujevin, ‘’Zemra e Komitetit maqedonas UMRO’’!
Nė jetėn time kam parė dy marshime bijsh tė Nėnės Shqipėri: njėrin me sytė e mendjes sė Sterjo Spasses, tė dytėn me sytė e ballit tim. Sterjo Spasse e nis romanin ‘’Zgjimi’’ me marshin qė kėndojnė pesė taborė lebėr duke hyrė nė sheshin e hyqymetit nė Korēė:
Festė e kuqe na zi sitė,
Na veshėn si arixhitė,
Na dhanė nga tri kacidhe,
Fati inė qiramidhe…
Janė katėr vargje tė marshit vajtimtar qė kėndojnė pesė taborrė djem tė Labėrisė. Ata i kanė shėrbyer Sulltanit pesė vjet si asqerė. Tani, pasi i kanė lėnė tė ēlodhen njė mot nė vatrėn e tyre, koshadhet turq i kanė shkėputur nga gjiri i nėnės dhe nisur me zor pėr nė Anadoll, qė t'i shėrbejnė Sulltanit edhe pesė vjet tė tjerė, kėsaj radhe si redifė. Pas tri ditėsh udhėtimi, tė nisur nga Tepelena,'' kėta pesė taborė asqerėsh tė reckosur, kėmbėzbathur, me opinga tė shqyera, qė mezi mbaheshin nė kėmbė'', arrijnė nė Korēė, ku i lenė tė marrin frymė nė sheshin e hyqymetit e tė hapsanės.
''Asqerėt'', shkruan Spasja, ''si njė kope e liruar nga vatha, u pėrhapėn nė sheshe; …ndonjė habitej nga muret e hyqymetit e vinte rrotull si pulė e shushatur. Disa grupe-grupe, ranė nė lumė dhe turbulluan edhe mė keq atė pak ujė qė kishte teptisur nga mali i Moravės atė natė me shi. Qytetarėt, gojėhapur, shihnin kėtė kope redifėsh laramane nė veshje dhe laramane nė sjellje.‘’
Marshimin e dytė e pashė njė ditė gushti tė vitit1912. Katėr ēeta tė kryengritėsve shqiptarė marshonin nga katėr anė drejt zemrės sė Korēės: Gani Butka nga rruga e Kolonjės, Spiro Ballkameni nga rruga e Follorinės, Qamil Panariti nga rruga e Pazarit dhe Menduh Zavalani nga rruga e Pogradecit. Ē’bukuri burrnore mė panė sytė atė ditė dhe ē’kėngė trimash mė dėgjuan veshėt, kur u mblodhėn gjithė ēetat nė rrugėn e Shėngjergjit pėrpara shkollės shqipe!
Ēeta e Ganiu kėndonte: ‘’Pėr mėmėdhenė! Pėr mėmėdhenė!’’
Ēeta e Spiros: ‘’Sa tė rrojė gjithėsia!’’
Ēeta e Qamil Panaritit: ‘’O trima luftėtarė‘’
Ēeta e Menduh Zavalanit: ‘’Merr uratėn bir prej meje.’’
E them me veten time: Nė qoftė se kėta katėrqind veta i dhanė Korēės atė madhėshti kombėtare, ē’madhėshti do t’i kenė dhėnė Shkupit, kryeqytetit tė Kosovės atėhere, ata dyzet mijė trima shqiptarė tė veriut kur marshuan drejt hyqymetit nėn udhėheqjen e Isa Boletinit, Bajram Curit e tė Idriz Seferit?...
Me pėrshėndetje
Skėnder Luarasi

Sterjo Spasja pėr Korēėn ’’lule’’
Dhe si na e paraqet Sterjo Spasja Korēėn, sa zė fill cikli i romaneve ''Rilindasit''?
Korēa lule, Korēa e Naum Bredhasit dhe e Themistokliut, sipas Spasses, nuk ka karakter shqiptar; banorėt e saj heterogjenė nuk duan t’i shohin me sy bijtė e Labėrisė.
''Uuu, ē'fytyra tė shėmtuara qenkan kėta!'' thotė njėri nga sehirxhinjtė pėr radifėt labėr para Hyqymetit. ''Eh, ē'palikarja janė ata tė dhikamas!''- thotė tjetri pėr tė mburrur andartėt grekė. ''Mos janė tė burgosur?'' dyshon njė kalama.
''Si i kini hallet, o vėllezėr? pyet njė ish-hoxhė tre radifė nga Gora. ''Ju pėrplasi shqota kėndejza kėshtu tė rraskapitur?'' dhe ''Si qėlluat qė qėnki vetėm tanėt?''
''Tė tre radifėt , naa, i hapėn sytė'', na thotė Spassja; se qyqarėt nė fshatrat e Korēės rrojnė, por ēuditen qė edhe banorėt e saj si ata flasin, ''venēe''
''Grupi me redifė lėvizi e u shty tutje si njė pėrbindėsh i pėrēudnuar me pesė krerė duke lėnė prapa, bashkė me pluhurin, edhe jehonėn e kėngės labe:
''…ēuditem se qish duron,
si s'pėlcet t'ja bėjė bom''.
Neve lexuesive, kur mbarojmė tė dy romanet na mbyt jehona e kėngės sė Spasses, me atė refrenin ndjellakeq ogurzi nga fillimi edhe gjer nė fund ''Korēė, moj e zeza Korēė''
…Nė njė kohė me kėngėn tek ''Zgjimi'' por nė kundėrshtim diametral me njėra-tjetrėn, doli nga shtypi kėnga e njė djali nga Labėria:
''Histori e lashtė, histori e vjetėr…
ēdo pėllėmbė vendi te neve ka sedėr,
Armikut i derdhet posi njė kuēedėr…
Gjithnjė nė luftė si rrallė komb tjetėr.
I pėrmendim qė t'i lexojė kushdo dhe tė vendosė se cila nga tė dyja shpreh tė vėrtetėn historike tė Shqipėrisė


petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-10-14, 12:07   #49
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Re: Skėnder luarasi

(Vijon)

NDAL FALSIFIKIMIT TE HISTORISE (II)
Skėnder Luarasi gjykon ‘’Rilindasit’’ e Sterjo Spasses

Ndjenja e miqėsisė pėr tė huajt
Nuk ka gjė mė tė bukur se sa tė jesh i mirė, i dashur dhe i sjellshėm me tė huajt. Porse ji i mirė sa tė duash, nuk mund tė rrosh nė paqe e qetėsi kur s'i pėlqen komshiut tė keq. Ai ta prish qetėsinė, paqen, ta merr tė drejtėn nėpėr kėmbė dhe ta shkel nderin. Dhe nė kundėrshtim e sipėr vijnė zemėrimi, sharjet, hakmarrjet, ndizen luftra, vriten njerėz, vendi mbytet nė gjak e mbulohet nga kufomat. Ēdo e mirė qė ėshtė krijuar nė paqe e shkatėrron lufta.

Miqtė e armiqtė
Prej tė huajve me admirim ka shkruar romantiku Lordi Bajron, socialisti Bralsford dhe etnologjistja Miss Edith Durham. Sharjet mė tė ndyra janė thėnė pėr popullin shqiptar prej kryeministrave tė Serbisė, Gjeorgjeviēit dhe Pasiēit. I pari ka shkruar se, shqiptarėt nuk kanė kulturė, s'kanė as shtėpi as katandi, janė akoma nė shkallė prehistorike, rrojnė nė pyje tė kapur pėr bishti pas degėve tė lisit. Por tek opinioni botėror s'kanė lėnė ndonjė mbresė se janė aq tė pabesueshme, sa i kanė marrė tė huajt pėr humor, dhe mė shumė si sharje pėr popullin serb qė rrugaēė si kėta tė dy i kishte ngritur gjer nė shkallėn e njė kryeministri. Tek e mbramja, as ne shqiptarėt nuk dėshėrojmė lėvdata nga armiqtė e Shqipėrisė.

Kujt t’i jemi mirėnjohės
Shqiptarėt i kanė ndihmuar maqedonasit pėr kryengritjen e Ilindenit, kjo dihet. Por dihet me siguri edhe se me ē’para komitėt maqedonas i blenė armėt - nė mėnyrė shumė tė keqe. Kėta janė ata qė mė 1902 patėn zėnė rob amerikanen Miss Stone tė shoqėruar me shqiptaren Katerina Cilka qė udhėtonte pėr nė Maqedoni pėr tė vizituar prindėrit nė Samokov. Ata i zunė skllav dhe pėr lirinė e tyre kėrkuan 30.000 lira turke (150.000 dollarė) qė me valutėn e sotme bėjnė miliona. Dhe me kėto para tė mbledhura nė Amerikė e me tė tilla grabitje filloi kryengritja e Ilindenit. Kėta grabitės grash qė kanė marrė peng Miston, autori na i paraqet heronj qė i mėsojnė kapedanit tė ardhshėm shqiptar se si tė luftojė pėr lirinė e Shqipėrisė. Ē’ironi!...
Unė, si shqiptar, nuk u jam mirėnjohės vojvodave por Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, Ali Pashė Tepelenės, Rapo Hekalit, Pashko Vasės, Abdyl Frashėrit, Sulejman Vokshit, Azis Plakės nga Ulqini, Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Themistokli Gėrmenjit e qindra e mijra atdhetarėve tė tjerė.

Morali i shqiptarit
Puna qėndron ndryshe me ato qė thonė e shkruajnė vetė shqiptarėt pėr atdhenė e tyre. Tė shkruash mė 1962, pėr 50-vjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė se ''nė Myzeqe kėtu e dyzet vjet mė pare (domethėnė mė 1922) nusja mė parė se tė shtrihej nė rrogos tė dhėndrit duhej tė shkonte nė shtrat tė beut'' ėshtė tė shpiesh ujė nė mulli tė armikut. Dhe as Gjeorgjeviēi nuk ka guxuar tė bėjė njė insinuatė tė tillė dhe t'ia mohojnė popullit shqiptar ndjenjėn e lartė tė nderit.
Po Sterjo Spasse pse, si e ku e gjeti pjesėn pornografike dhe fjalorin e ndyrė? Korēa nė atė kohė kur zhvillohen ngjarjet qe njė fshat i madh qė po rritej shumė shpejt nga banorė tė fshatrave pėrreth: Devolli, Kolonja, Opari, ku jeta ka qenė e pastėr prej imoralitetit qė na pėrshkruan autori…Unė dua t’i them Spasses se Vani Cico Kosturi, tė cilin e kam njohur shumė mirė, pėr njeri shumė serioz dhe guximtar, nuk i thėrriste mbesat e tij ‘’zuska’’ por me emrat e tyre tė nderuara. Dhe nė shtėpinė e tij fisnike nuk hynin plakat pėr t’iu falur Shėnmėrisė, po patriotė pėr tė biseduar mbi tė ardhmen e popullit shqiptar. Mbi karakterin e kėtij babai dėshmorėsh flet tragjedia e 17 korrikut 1911, kur ia suallėn kufomat e gjashtė dėshmorėve tė betejės sė Orhan Ēifligut, ashtu tė copėtuara barbarisht sa nuk njiheshin, dhe ai tha krenar: “Tė gjithė janė bijtė e mi”…

Disa nga potretizimet e gabuara tė S.Spasses
Thotė pėr Kajo Babienin se sulmonte pėr plaēkė. Kajon qė shpėtoi Korēėn mė 1902 nga komitaxhinjtė bullgarė, mė 1903 nga bashibozukėt turq dhe mė 1914 nga andartėt grekė.
Papa Kristo Negovani nuk qe vrasės e presės, terrorist, por mėsues i gjuhės shqipe. Aureolėn e shenjtit tė Shqipėrisė ia ka vendosur populli shqiptar me elegjinė e Loni Llogorit ''Papa Kriston na e vranė!’’ S'ka se si ta kthejmė nė komitaxhi.
Themistokli Gėrmenji na shfaqet se jep ryshfete! Njė njeri qė ėshtė i zoti tė japė ryshfet ėshtė i zoti edhe tė marrė ryshfet. Ryshfeti ėshtė mikrobi qė moralisht vdes njerėz dhe pėrmbys pushtete. Bakshishi groposi Perandorinė Osmane. Themistokli Gėrmenji ka qenė njeri i mendimit e i veprimit dhe fjalėpak. Themistokliu qe mė shumė njė sintezė e karakterit tė Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit; dhe jo si na thonė, e Fan Nolit dhe e Mihal Gramenos. Ai prirej nga njė natyrė sedentare dhe posi i vėllai Telemaku, qe i mbrujtur me njė patriotizėm qė e bėnte tė jepte edhe jetėn pėr atdhenė, por nė dallim nga ai, kishte aftėsinė tė merrte vendime tė forta nė momente tė vėshtira. Me kėtė dua tė tregoj se ai nuk qe llafazan, nuk qe njeri i ecejakeve, si na e paraqet Spassja. Nė njė skenė si ajo e taborėve lebėr pėrpara Hyqymetit tė Korēės, Mistos, djaloshit flokėkaēurrel, nuk do t’i ngjethej trupi; do t’i ndizej flaka e zemėrimit kombėtar, do tė pėrpiqej tė shpėrthente burgun dhe tok me tė pesė taborėt tė ēlironte Korēėn.
Maliq bej Frashėri, qe bashkėpunėtor me andartėt grekė e komitaxhinjtė bullgarė, nė shpalljen e Hyrietit qe kaēak dhe nuk u bė kurrė ofiqar turk. Ai e kishte jatak fshatin e S.Spasses. Sojin e Spasses e pėrzuri qeveria e Zogut se strehonin agjentėt maqedonas, jo ai. Pse ata shulet s'ia dogjėn kullėn pra? Apo, ia dogjėn nė roman.

Romanet ‘’Zgjimi’’ e ‘’Pishtarėt‘’
Autori romanin ‘’Zgjimi’’ e nis me zvetėnim tė rinisė labe dhe e mbaron me ardhjen e lejes turke nga Stambolli pėr tė ēelur njė shkollė shqipe edhe nė Korēė.
Romanin ‘’Pishtarėt’’ e nis me njė brohoritje tė Ilindenit dhe vijon me insinuata tė urryera pėr Rilindjen e rilindasit, pėr heroin e ciklit dhe pėr ardhmėrinė e fatit tė Shqipėrisė.
‘’Pishtarėt‘’, duke qenė mė afėr kohės, ka mė pak trillime, po ka mė shumė ambiguitete, dyanshmėrira. Tė dy romanet e parė tė ciklit pėrfshijnė aq faqe sa pėrallat arabe tė 1001 netėve. Dhe me tė vėrtetė, njė e treta e lėndės sė tyre janė pėrralla.
Pse kaq tė ēmuara qenkan pėrrallat e Sterjo Spasses sa t’ia blejmė me lekėt e nderin tonė sharjet qė i bėn Shqipėrisė? Edhe sa romane do tė shkruajė, e populli ynė t’ia paguajė qė tė na poshtėrojė rilindasit tanė!

Quaje tri herė ''shqipo'' dhe bota do ta thėrrasė ''doē''
Kur lexova dhe dėgjova lavdėrime tė porositura m'u kujtuan fjalėt e urta tė popullit: ‘’Kush dhjet nė det, e ha nė kripė.’’ Me romanet ''Zgjimi'' e ‘’Pishtarė’’ u pėgėr i gjithė populli shqiptar.
Mė shkroi njė gjerman: ‘’I njoha shqipot nga romanet e Sterjo Spasses’’
Mendova: thuaj pėr shqiptarin tri herė ''shqipo'' dhe bota do ta thėrrasė ''doē''
“ Ėshtė i padenjė ai popull qė nuk bėn gjithēka pėr tė mbrojtur lirinė dhe dinjitetin e tij''.

Pėrmbyllje:
Kur mbrojta ‘’Gjeneralin e ushtrisė sė vdekur’’ tė Kadaresė mė kėrcėnuan se do tė mė jepnin plumbin prapa kurrizit.
Ndaj nxitoj tė kritikoj veprat e Sterjo Spasses (Zgjimi e Pishtarė) qė populli shqiptar tė mos ma japė atė plumb nė lule tė ballit. Plumbin do t’ia kisha shkrepur zemrės me vetė dorėn time, po tė kisha dezertuar ditėn e 7 prillit 1939 dhe po tė mos kundėrshtoj tani tė pėrsėritet e Premtja e Zezė!...
E shkruaj kėtė kritikė pėr ata qė romanet Zgjimi e Pishtarė nuk patėn nge t'i lexojnė, pėr ata qė nuk patėn mė durim pėr t’i pėrfunduar, pėr recenzentėt e pandjenjė dhe redaktorėt e padenjė qė ia reklamuan popullit shqiptar si vepėr shembullore pėr t'u lexuar e studjuar!


(S.Luarasi, Kujtime, 1976)

Shėnim nga Petro S. Luarasi
Nė njė mbledhje me temė: ‘’Thellimi i karakterit kombėtar tė letėrsisė - problem i rėndėsishėm aktual’’ Sterjo Spasse u kritikua paq. Sulmoi si luan, bishtoi si dhelpėr dhe u struk si iriq. Kolė Jakova e pyeti Skėnder Luarasin se si guxonte tė shkruante kėshtu Sterjo Spasse. Ai iu pėrgjigj qė tė shihte mirė se kush e pėrkrahte. Enver Hoxha qe mbrojtėsi kryesor i Sterjo Spasses nė Shqipėri. Me‘’indulgjencat’’ e Udhėhesėsit mbi kokė e nisi edhe familja nė Botėn e Pėrjetshme, si tė ishin mesazhe qiellore nga Krishti!





petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-10-14, 20:18   #50
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Titulli: Skėnder luarasi Ndal falsifikimit tė historisė’’ (Pjesa III).

Vijim tematik nga Skėnder Luarasi
Ndal falsifikimit tė historisė’’ (Pjesa III).


Petro Luarasi

Ndal falsifikimit tė historisė’’ (Pjesa III).

Shkrimtari Sterjo Spasse: lavdi e kombit tė vet.


Vlerėsimi shqiptar ndaj Sterjo Spasses
Shkrimtari i shquar Sterjo Spasse (1914-1989) u lind nė Gollomboē tė Komunės sė Liqenasit nė gjirin e njė familje fshatare me kombėsi maqedonase. Ndėr shqiptarė ai ēmohet pėr krijimtarinė nė letėrsinė shqipe gjatė njė periudhe mbi 50-vjeēare, por edhe si studjues, publicist e mėsues. Pėr kontributin e shquar ndaj popullit shqiptar ėshtė nderuar me mė tė lartat ēmime letrare (‘’ēmimi i Republikės’’) dhe shtetėrore (Urdhri i Flamurit, kl.I), me poste (Kryetar i Shoqatės sė Miqėsisė Shqipėri-Kinė, etj.) Ndihej e konsiderohej ndėr mė tė privilegjuarit shkrimtarė shqiptarė, me botime tė veprave nė seri, nė shumė gjuhė tė huaja dhe si pjesėmarres nė shumė aktivitete ndėrkombėtare.
Nė rrethin familjar Sterjo Spasse adhurohet si bashkėshort e prind shembullor, edukator i mrekullueshėm, ndėr miq e shokė dhe kolegė si mikpritės babaxhan gojėmbėl e bujar, pėr bashkėfshatarėt qe vakėf shprese e ndihme. Tek ai bashkėkombasit nė pėrgjithėsi shihnin pėrfaqėsuesin e tyre intelektual, urėn lidhėse ndėrkulturore mes shqiptarėve me pakicėn maqedonase, sepse gėzonte pėrkrahje e privilegje tė madha nė fushėn politike, kulturore, arsimore e propagandistike, kudo nė trevat shqiptare e mė gjerė. Ai paraqitej si shembulli mė vezullues i trajtimit tė intelektualit me kombėsi jo shqiptare nė Republikėn Popullore (e mė pas Socialiste) tė Shqipėrisė, nėn pėrkujdesin e drejtpėrdrejtė tė udhėheqėsit ‘’largpamės e tė lavdishėm’’.
Pėr jetėn dhe veprėn e Sterjo Spasses numėrohen me qindra artikuj, recensa, studime akademike, janė shkruar dhjetra teza masteri e doktoratura, tė shpalosura nė disa konferenca, tė cilat duket se pėrmbledhurazi mund tė jipnin njė pėrgjigje tė saktė shkencore shterruese mbi jetėn dhe veprėn e shkrimtarit tė shquar.

Atdhetaria e Sterjo Spasses
Mbas viteve 90’ shumica e shkrimeve mbi jetėn e veprėn e Sterjo Spasses duket se i referohen apo perifrazojnė substancėn e librit ‘’Im atė Sterjo’’ tė Ilinden Spasses duke e anashkaluar historikun e rrėnjėve e trungut familjar, botėkuptimin, vizionin e pikėpamjet mbi pėrkatėsinė etnike dhe detyrimin si shtetas shqiptarė.
Pothuajse askush nga studjuesit shqiptarė nuk i ėshtė qasur kėsaj tematike, as nuk kanė marrė mundimin tė citojnė apo zbėrthejnė vetė Sterjo Spassen, tė birin Ilinden, apo studjues tė sojit tė tij, pėr kėto cėshtje ku tė tjerė shkrimtarė kalonin nė vrimėn e gjilpėrės tė shtetit shqiptar.
Nė librin ‘’Im atė Sterjo’’, tė birit Ilinden (emėrtim edhe i kryengritjes sė famshme maqedonase) shkruhet:
‘’Ishte vjeshta e vitit 1924… Joshja (vėllai i madh i Sterjo Spasses, shėn. i P.L. ) vuri dorėn nė strehėn e kapeles. Mizėria e njerėzve po afrohej. Pėrpara ishin disa kalorės, prapa kėmbėsorė me pushkė tė gjata lidhur me spango, ngjalmė a ushkure, tė leckosur…Pararoja e ushtrisė, dy djem faqekuqė, ndalėn kuajt para tyre: - Punė e mbarė, o peshkatarė! - Foli njėri. ”Jemi ushtri shqiptare. Tani kėto fshatra do tė kalojnė nėn Shqipėri”. “Kohėra tė vėshtira po vijnė…’’ etj, etj., tė tilla shprehje hasen nė librin me kujtime tė S.Spasses tė botuara nga i biri Ilinden.

‘’Pse?-ja e lavdishme’’e Sterjo Spasses
Ndihmė nė njohjen e pikėpamjeve botėkuptimore e nacionale tė tij na e jep studjuesja Valentina Vangjelovska, e cila veē vendlindjes e ditėlindjes sė pėrbashkėt e ka burim frymėzimi, pasi i ka shumė tė afėrta edhe idetė me Sterjo Spassen. Ajo thekson se ‘’kam lindur dhe jetoj “brenda kornizave” tė pėrshkrimeve qė ka bėrė Sterjo Spasse. ‘’Sterjo Spasse pėr mua do tė mbetet shkrimtari i shpirtit tim.’’
Nė njė diskutim akademik tė saj i bėn me dije auditorit shqiptar e mė gjerė se ‘’Tė lexuarit ėshtė njė proces qė tek lexues tė ndryshėm ėshtė i ndryshėm’’ qė mė troē do tė thotė se zbėrthehet e interpretohet ndryshe nė disa aspekte, si p.sh nė shtete, kombe, gjuhė, ideologji, etj.
Studjuesja duke analizuar dhe zbėrthyer pikėpamjet e bashkėkombasit tė saj shkrimtar, tė personifikuar si Gjon Zaveri, protagonisti kryesor i kryeveprės sė tij letrare “Pse”, thekson se ‘’qetėsinė shpirtėrore e kėrkoi nė ēdo vend, por atė e gjeti ‘’tė fshehur nė qoshen” e kėtij libri.
Gjon Zaveri e vrau veten nė luftė me pse-tė, kėrkonte pse-tė e vuajtjeve tė bashkėfshatarėve tė tij pėr bukėn e gojės, luftonte me padrejtėsitė e kėsaj bote, luftonte me pse-tė qė edhe sot e kėsaj dite nuk mund tė zbulohen…
Dhe shkaku kryesor i vetėvrasjes tė filozofit tė lindur nė zonėn e Prespės, sipas studjueses, ‘’ishte tradita!’’
‘’Por pėr tė ishte e pakuptimtė qė kėto tradita qė e kishin brumosur dhe pajisur me virtyte dhe shumė vlera, u bėnė pėr pak kohė dhimbje padrejtėsish tė shpirtit tė tij tė lirė. Kėtu shpesh qėndron paradoksi, sepse tradita nuk pranon veēanti. Tradita dhe mentaliteti i asaj kohe nuk ishin nė gjendje tė dallonin veēantitė e tė riut Gjon, qė u rrit dhe u edukua nė gjirin e tyre, nuk dallonin dot as se nė gjirin e tyre ato kishin njeriun e madh qė nesėr pasnesėr do tė bėhej kaq i njohur…Sterjoja, jo si personazh, por si autor, si shkrimtar, u pajtua me realitetin, duke vazhduar tė shkruajė vepra tė tjera, qė i kanė siguruar vend tė veēantė jo vetėm nė letėrsinė shqipe, po edhe mė gjerė’’.
Studjuesja thekson: ‘’Mė erdhi nė mendje njė thėnie e revolucionarit maqedonas pėr liri i shekullit XIX Goce Dellcev qė theksonte : ‘’Unė botėn e shikoj si arrenė ku popujt konkurojnė me kulturat e tyre”. Pikėrisht Sterjo Spasse konkuronte me dijet dhe me kulturėn e tij tė mbartur, tė brymosur nga kultura e popullit tė vet dhe tė perfeksionuar prej kulturės shqiptare, sepse kėto janė karakteristikat e popujve ballkanas qė sado dallimeve tė tyre ata pėrfaqėsojnė nuance tė pėrbashkėta.’’ (Kumtesė e mbajtur nė simpoziumin e organizuar nga Universiteti “Fan Noli” i Korēės, mė 30 maj 2014, me rastin e 100 vjetorit tė lindjes tė shkrimtarit Sterjo Spasse. Teksti i plotė gjendet tek ‘’Gazeta Makedonium’’, Valentina Vangjelovska ,‘’Sterjo Spasses nuk i duhet lavdia, por Sterjo Spasses i duhet lavdisė‘’ (http://makedonium.net/?p=1605&lang=sq)
dhe me shkurtime esenciale tek media Shqiptarja.com nėn titullin: “Si e njoha Sterjo Spassen” (Shqiptarja.com , 13 Korrik 2014 apo http://www.shqiptarja.com/kulture/27....pCMOs22o.dpuf)
Pėrse u “qeth” kumtesa tek Shqiptarja.com! pėrbėn interes pėr studjuesit e lexuesit e gjerė shqiptarė.

Pretendime pėr nderimin e shkrimtarit
Nė pėrkujtim tė 100-vjetorit tė lindjes sė Sterjo Spasses, nė media u shfaqėn shumė pretendime e akuza ndaj institucioneve e qeverisė shqiptare. Mė ēuditi veēanėrisht zelli i njė studjuesi, i cili deklaroi se “ Sterjo Spasses i jemi tė gjithė borxhlinj, mbi tė gjitha qeveria’’…ndėrsa shteti kish detyrim qė S.Spasses t’i jepte Nderin e Kombit.
Studjuesi mund tė kishte tė drejtė nė aspektin letrar , por gabonte rėndė kur diktonte kriteret e dhėnies sė urdhėrit ‘’Nderi I Kombit’’. Janė tė shumtė ata qė kanė dhėnė kontribute mė madhore dhe nuk e kanė marrė.
Pėrkundėr talentit si shkrimtar, nė veprėn e Sterjo Spasses hasen gabime parimore, metoda e realizmit socialist dhe trajtime tematike tė gabuara. Mbi tė gjitha ka deformuar thelbin, historikun dhe personazhet e rilindjes kombėtare shqiptare, nė pėrshtatje me kallėpin e historiografisė maqedonase. Pėr romanet e ciklit ‘’Rilindasit’’ ka patur diskutime tė gjera dhe protesta. Qėndrim kritik kanė mbajtur Skėnder Luarasi, Dritėro Agolli, Gazmend Shpuza, etj.,
Historiani Gazmend Shpuza ka shkruar:
‘’Autori ėshtė nisur nga ndjenja e mirė pėr tė lartėsuar tė kaluarėn historike, figurat e shquara si edhe lėvizjen patriotike tė kohės e kjo duket edhe nė fjalėt qė ai u ka vėnė nė gojė, sidomos nga fillimi i romanit, (‘’Pishtarė’’) personazheve qė pėrfaqėsojnė lėvizjen revolucionare maqedonase. Porse zgjidhja qė u ka dhėnė apo ka dashur tu japė autori kėtyre problemeve nė mjaft raste na duket, pėr mendimin tonė, jo e plotė, e njėanshme apo kontradiktore. Meqė kemi tė bėjmė me probleme kyēe tė kohės, mendojmse ia vlen qė ato tė diskutohen.”Romani i botuar ‘’Pishtarė’’ mund dhe duhet, sipas nesh, t’i nėnshtrohet njė ripunimi sa tė mundshėm aq edhe tė nevojshėm.’’( Gazmend Shpuza, Nė vazhdėn e gjurmimeve, Mendime rreth pasqyrimit tė realitetit historik tė kohės nė romanin Pishtarė, Tiranė, Toena, 1997, f.324 340) Kur u botua seria e veprave, ndonėse Sterjo Spasse i ripunoi dhe redaksia ia hoqi mjaft nga gabimet, thelbi i gabimeve mbeti.
Ndėrsa Skėnder Luarasi shprehej rreptė: ‘’po kritikoj veprat e Sterjo Spasses (‘’Zgjimi’’ e ‘’Pishtarė’’) qė populli shqiptar tė mos ma japė atė plumb nė lule tė ballit…E shkrova kėtė kritikė pėr ata qė romanet Zgjimi e Pishtarė nuk patėn nge t'i lexojnė, pėr ata qė nuk patėn mė durim pėr t’i pėrfunduar, pėr recenzentėt e pandjenjė dhe redaktorėt e padenjė qė ia reklamuan popullit shqiptar si vepėr shembullore pėr t'u lexuar e studjuar!
Mjafton tė pėrmendim vetėm,’’vajtimin’’ e lebėrve nizamė qė ’’ zemėruan,’’ gjindjen dhe ’’ndyen’’ pazarin e Korēės, me tė cilin e nis ciklin e rilindjes shqiptare Sterjo Spasse, (romani ‘’Zgjimi’’, 1974, f.7)
Festė e kuqe na zi site…
Aludim mė tė keq pėr kulturėn korēare e trimat e Labėrisė kreshnike nuk kam hasur kund nė letėrsinė shqipe.
Mė tingėllon keq deklarimi i shkrimtarit N.L. se jeta e Sterjo Spasses u udhėhoq nga misioni qė t’i shėrbente letėrsisė dhe kulturės shqiptare: ”Mos duhet qė edhe Vlora, tė ndjekė shembullin e Korēės dhe pėr kėtė ’’xhevahir folklorik nizamėsh’’ ta shpallė’ Qytetar Nderi ! Mendoj tė vlerėsohen parimet pėrkundėr lajkave me lėvdata pėr ofiqe e dekorata.
Shqiptarėt, tė cilėt nuk ia kanė kursyer Spasses ēmimet mė tė larta letrare, mund t’i japin edhe tė tjera, por sa pėr ‘’borxhin e Nderit Kombėtar’’ atė ia ka BORXH kombi e shteti maqedonas, ata qė ia ngritėn bustin nė fshatin e lindjes, ata duhet t’ia sponsorizojne edhe lavdinė.

(Mos)mirėnjohje

Nė librin ‘’Im atė Sterjo’’, pėrkundėr shumė kolegėve tė ngushtė , me kontribute e privilegje tė mėdha, i kushtohet vėmendja mė e madhe, nė shumė faqe e shumėllojshmėri epitetesh, ‘’ndjellakėqinjve’’ Skėnder Luarasi, Dritėro Agolli e disa anėtarėve tė Kryesisė sė Lidhjes sė Shkrimtarėve, tė cilėt i kritikuan romanet ‘’Zgjimi’’ e ‘’Pishtarė’’. Shkruhet se S.Spassja i trembur kėrkoi mbrojtjen ‘’lart’’. I biri Ilinden qė e redaktoi dhe e botoi librin nė vitin 1995, mbas pėrmbysjes demokratike, nuk kishte arsye as tė pėrmendte kontributin e udhėheqėsit nė mbrojtjen e babait tė tij, as letrat lavdėruese e dekoratat. Por ja qė gjindja e pa me sytė e ballit kur e dėrguan Sterjo Spassen pėr nė banesėn e fundit. Nė shenjė mirėnjohje tė pėrjetėshme, familja e shoqėroi me letrat e Udhėheqėsit mbi kokė, indulgjenca pėr nė jetėn e pėrtejme.
Pra Udhėheqėsi mbahet mend, krahas bėmave tė tjera kombėtare, edhe pėr lartėsimin e dy ‘’diejve vezullues’’: Haxhi Qamilit e Sterjo Spasses.

Vepra ‘’Im atė Sterjo’’ dhe perėndimi i diellit
Rreth 20 vjet mė parė (nė artikullin Skėnder Luarasi pėrballė Sterjo Spases : Birit Ilinden, pėr tė atin Sterjo Spasse… , Petro S. Luarasi , Republika, 31 mars, 1996) i shkrova miqėsisht autorin tė mos trazonte varret e tė vdekurve. ’’Pėr vete nuk do tė kisha patur ndėrmend tė ‘’gėrmoja’’ nė kujtime e arkiva familjare (qė mund tė jenė mė tė pasura e tė begata se tė Spasses) por nuk mund tė hesht kur ‘’thumbohet’’ Skėnder Luarasi. Lėvdatat e tepėrta, krahas shpifjeve monstruoze, bėhen shpesh shkak qė tė vihen disa piketa nė truallin e historisė. E mė pas dalin pyetjet ‘’qysh’’ e ‘’tek’’qė nuk i jep dot pėrgjigje as biri i babait Sterjo’’.
E kėshilloja qė atė veprėn ta hiqte nga qarkullimi se i bėnte dėm emrit dhe nderit tė babait, vetes e familjes. Pėr shaka shkrova edhe njė gazmore ‘’folklori modern’’.
Nė botėn e tregut , plot me ‘’historira’’
Nxirren nė ankand, ‘’e keqja’’, ‘’e mira’’
Pėr gjėrat pa vlerė, ka veē ‘’lepe’’, ‘’peqe’’,
A m’jep lale veprėn, pėr me mshtjell byreqe.
Autori nuk mė dėgjoi, madje e keqpėrdori veprėn me tellallė tė papėrgjegjshėm dhe nė vend tė mbillte lavdi, korri …. ja, kėto shkrime pėrkujtimore.
‘’Perėndimin e diellit tė Haxhi Qamilit’’ e kanė pėrshkruar shumė studjues, ndėrsa tė Sterjo Spasses, vetė autori i libri ‘’Im atė Sterjo’’: “Dielli i lindur diku, nė malet e Gllomboēit, tani perėndoi matanė kodrave tė Ndroqit…”

Shėnim: Ky shkrim vijon artikullin e Skėnder Luarasit tė titulluar:‘’Ndal falsifikimit tė historisė’’ (Pjesa I / II).
Me tė drejtėn e kėndvėshtrimit tim, nuk po analizoj ata ‘’recenzentėt e pandjenjė dhe redaktorėt e padenjė’’, pasi tani pėr tani nuk kam kohė tė tepėrt dhe mendje tė pakėt qė tė mbush qypat e shpuar.
Petro S. Luarasi

petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-11-14, 14:46   #51
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Pėrkthyesi Skėnder Luarasi dhe kėndvėshtrimi i studjuesit Agron Tufa.

Petro Luarasi
Pėrkthyesi Skėnder Luarasi dhe kėndvėshtrimi i studjuesit Agron Tufa.


Nė median ‘’Start’’ lexova shkrimin ‘’Pėrkthimi nė Shqipėri: zanafilla e dy paradigmave tė pėrkthimit’’ tė zotit Agron Tufa, shkrimtar, studjues e pedagog i letėrsisė sė huaj nė UT.
Ndėr tė tjera ai shkruan: ” Pėrgjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XX, duke pasur parasysh edhe llojin e letėrsisė qė, ideologjikisht, lejohej tė pėrkthehej dhe vetėm tradita e realizmit, dolėn njė gjeneratė e ndritshme pėrkthyesish qė sollėn nė toskėrisht e nė gjuhėn letrare tė pas vitit 1972 kryeveprat e shkrimtarėve realistė. Kėshtu kemi pėrkthimet e Petro Zhejit, Skėnder Luarasit, Misto Treskės (“Tė mjerėt” e Hygoit), Bujar Dokos dhe Klio Evangjelit (romanet e Dikensit), Vedat Kokonės nga frėngjishtja dhe rusishtja, Lili Bares - vetėm nga rusishtja, Pavli Qeskut, Pirro Mishės, Viktor Kalemit, Jorgo Bllacit, Ismail Kadaresė, Dritėro Agollit, Dhori Qiriazit etj.’’ 1. (Start, 11.2. 2014. gazetastart.com/index.php?p=hg&hid=19697)
Nuk diskutoj pikėpamjet, kriteret vlerėsuese dhe njohuritė e tij mbi historinė e pėrkthimit dhe pėrkthyesve nė Shqipėri, si : Mit’hat Frashėri, Vangjel Korēa, Tajar Zavalani, por ndalem vetėm tek kėndvėshtrimi i pedagogut e studjuesit A.Tufa mbi vendin qė zė Skėnder Luarasi (1900-1982) nė lėmin e pėrkthimit shqip
Ndryshe nga sa shkruan A.Tufa, Skėnder Luarasi i pėrket pėrkthyesve tė viteve 20-tė sepse provohet qė nė vitin 1919 ka pėrkthyer nė SHBA tė paktėn tri vepra: ‘’Jul Cesarin’’e ‘’Tregtarin e Venedikut’’ tė Shekspirit dhe ‘’Skėnderbeun…’’e T.Uinkop-it. 2. (P. Luarasi, Skėnder Luarasi nė tempullin shekspirian, http://gazetadielli.com/skender-luar...n-shekspirian/ )
Deri nė vitin 1936 Skėnder Luarasi pėrktheu tė paktėn edhe 6 vepra tė tjera: Enoh Arden-Tenison (1933), Sakuntala-Kalidasa (1933), Vilhelm Teli-Shiler(1934), Novela-Oscar Uajld (1934), Prometeu i lidhur- P.Shelli) dhe “ Lirika” - Li Taj Pe. Dy pėrkthimet e fundit kanė “humbur” ).3 (P.Luarasi. Vepra tė botuara tė pėrkthyera nga Skėnder Luarasi http://www.dardania.biz/vb/upload/sh...t=32729&page=2)
Nė shtypin e viteve 30-tė shkruhej: ‘’Kemi edhe pėrkthyesa qė janė punėtorė, tė aftė, tė zellshėm,tė cilėt na kanė falur pėrkthime kryeveprash tė vėshtira. Nė krye tė tyre qėndron Skėnder Luarasi me Sakuntalėn e Kalidasės, Vilhelm Tell-in e Schillerit dhe Novelat e Oscar Wilde…’’ 4. ( Vilhelm Teli, Illyria, 15 korrik 1934, f.3.)
Et’hem Haxhiademi vlerėsonte se ‘’me njė vepėr tė tillė (Vilhelm Teli i Shilerit) dhe tė tjera si kėto duhet tė pasurohet pa vonesė lėmi i vogėl i literaturės sonė. Zoti Skėnder Luarasi i cili ka ditur kaq bukur tė pėrkthejė me gjithė hollėsirat e saj kėtė kryevepėr e cila e mėson rininė tė dojė dhe tė mbrojė lirinė, letrarėt e pakėt shqiptarė duhet ta pėrgėzojnė dhe ta urojnė nxehtėsisht.Nga pjesa ime pėrkthimin e Luarasit dua ta quaj njė nga pėrkthimet mė tė goditura qė janė ba deri sot nė Shqipėri.’’5. (Et’hem Haxhiademi, Vilhelm Teli i Shilerit, Demokratia’’, 23.9. 1934, f.3.)
Gazeta ‘’Besa’’ dhe gazeta austriake ‘’Salzburger FolksBlat’’ njoftonin se Akademia Gjermane e Munchen-it i dha Skėnder Luarasti medaljen e argjendtė pėr pėrkthimin e veprės ‘’Wilhelm Tell’’.

‘’Informohemi se Akademia Gjermane e Munchen-it i konferoi shkrimtarit shqiptar prof.Skėnder Luarasi medaljen e argjendtė t’Akademisė Gjermane pėr pėrkthimin e tij tė veprės ‘’Wilhelm Tell’’tė Friedrich Schiller-it.’’ 6. (Besa. Ēquajtja e njė letrari shqiptar, 27.3.1935)
‘’Akademia Gjermane nė Mynih shkrimtarit shqiptar Skėnder Luarasi pėr pėrkthimin e Vilhelm Telit tė Shilerit, i ka dhėnė ‘’Medaljen e Argjendtė‘’ tė Akademisė Gjermane. Luarasi ka qėnė nxėnės nė Gjimnazin e Fraishtadt-it nė tė cilin nė 1926 ka mbaruar maturėn.’’ 7. (Gazeta Salzburge ‘’Folks Blat’’,12.4.1935)
Haki Stėrmilli shkruante nė librin ‘’Burgu’’:
‘’7 Shkurt 1933 Sot, nė kohė tė zamrės m’erdh me postė Sakuntala, dramė pesė aktesh, vepėr e poetit Hindian Kalidasa qė ka jetue njimij e pesėqind vjet mė par[. Vepra ash pėrkthye nga gjermanishtja nė gjuhėn tonė prej Profesor Z.Skėnder Luarasit dhe ai ma ka ēue si nji kanisqė qė i dėrgon i shėndoshi tė sėmurit, me nji shėnim miqėsuer. Me nji herė u vuena me e shijue Sakuntalėn, Mbretneshėn e Bukuris, tė Pastėrtis, tė Pafajsis dhe tė Hirėsis sė Hindit dhe s’e lėshova nga duert deri sa u kėnaqa dhe u ngopa me tė deri sa e mbarova. Pėrkthimi asht i pėrsosun, pjella e njė mjeshtrije tė holle[ qė i zotnon tė dy gjuhėt dhe aq i lehtė e i rrjedhshėm sa i duket njeriut se asht tue lexue nji vepėr origjinale e jo nji pėrkthim. Vepra vetė, Sakuntala, asht nji mrekulli e pashoqe nga ato qė ngjajnė nė Hindin misterioz. Qysh nė hov tė parė u rrėmbye shpirti i em dhe fluturoi mbi horizontin e Veriut plot magji e bukuri. Shpirti i em i unshėm, mbasi brodhi nji kohė ndėr lulishtet e Parrizit Hindian, u end rreth Sakuntalės si nji flutur rrotull qiririt, por kur u shue ajo dritė lumnie si prej nji murranit t'egėr rashė e u mbyta nė Ganges, nė lumin e lotve tė derdhun prej dėshpėrimit. Po. U fundosa nė thellėsinat e kėtij lumi dhe vdiqa, por dora e Perėndis sė Brahmės qė pat mėshirė pėr mue mė shpėtoi, mė ringjalli dhe mė lumnoi tue mė ribashkue me Sakuntalėn. Qė tė mos zgjatem po e shkurtoj: Nė vazhdim tė leximit tė veprės zemra e eme shpesh here u rrėmbye nga rryma e dashunis sė flaktė qė dikohet herė mbas here, u pezmatue e u kėnaq simbas rasės dhe shumė herė mbeta i shtangur ase me shpirt pezull. Me nji fjalė derdha lot dėshpėrimi e gėzimi dhe shkaktarja e kėsaj gjendjeje qe Sakuntala.’’ 7. (Haki Stėrmilli, ‘’Burgu’’, f.245-246)
Kėto janė disa referenca mbi disa nga vlerat e Skėnder Luarasit si shqipėrues dhe periudhėn kur ka nisur kėtė veprimtari.
Shpresojmė se ky shkrim do tė zgjojė kureshtjen dhe pėrgjegjshmėrinė intelektuale mbi veprimtarinė e personaliteteve tė rangut tė Skėnder Luarasit edhe tek pedagogė e studjues tė tjerė qė shkruajnė tekste e hartojnė programe akademike pasi nuk hasen shumė tė tillė. Pėr kėtė temė njė panoramė mė tė gjerė jep studimi ‘’Skėnder Luarasi personaliteti, veprimtaria dhe vepra letrare’’ (P. Luarasi: Skėnder Luarasi personaliteti, veprimtaria dhe vepra letrare http://www.dardania.biz/vb/upload/sh...ad.php?t=32729)

Petro S. Luarasi

Imazhet E Bashkangjitura
Tipi Dosjes: jpg 3 PETRO EGJIPT.jpg (12.7 KiloByte, 0 shikime)
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-11-14, 23:52   #52
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Re: Skėnder Luarasi personaliteti, veprimtaria dhe vepra letrare

Petro Luarasi

SKĖNDER LUARASI: PERSONALITETI, VEPRIMTARIA DHE VEPRA

3. Pėrkthime
Skėnder Luarasi vlerėsohet ndėr pėrkthyesit mė tė shquar shqiptarė tė letėrsisė artistike, i cili e pasuroi bibliotekėn shqiptare me kryevepra autorėsh tė letėrsisė botėrore si: Kalidasa, Schiller, O.Wilde, A. Tennyson, Pushkin, Whitman, De Vega, Dickens, Byron, Goethe, A.Ostrovski, Shakespeare, Longfellow, Lessing, Winkop, Gribojedov, Milton, etj.
Nė kėtė drejtim studjuesi Jup Kastrati, i cili ėshtė marrė mbi dyzet vjet me punėn e Faik Konicės, pohon ”me pėrgjegjėsi shkencore se prof. Skėnder Luarasi qėndron pėrkrah Nolit dhe Konicės”
138 J. Kastrati. Skėnder Luarasi pėrkrah F.S.Nolit e F.Konicės, Artikull i cituar, f. 2
Ky vlerėsim ėshtė objektiv dhe i bazuar nė analizėn shkencore tė krijimtarisė sė tij si shqipėrues i kryeveprave botėrore dhe pėrkthyes i literaturės shqipe nė gjuhė tė huaja, pėr stilin, ritmin, pasurinė e gjuhės shqipe dhe njohjen e thellė tė gjuhėve tė huaja
“Merrni cilėndo vepėr qė Skėnder Luarasi ka pėrkthyer nė shqipe. Do tė vini re menjėherė koherencėn e stilit, pasurinė dhe begatinė e shqipėruesit, natyrshmėrinė e konteksteve dhe frymėn e lartė tė komunikimit. Po do tė pikasni menjėherė vrullin e ritmit, qoftė nė prozė, qoftė nė poezi, gjallėrinė dhe ekspresivitetin e dialogut dhe monologėve dramatikė, peshėn dhe saktėsinė e fjalės, bukurinė e shprehjes dhe buisjen e pėrfytyrimeve te cilido lexues.” 139
139 A. Kallulli: Shqipėrimet e Skėnder Luarasit janė Fanoliane, Drita, 16 janar, 2000, f.7.
Skėnder Luarasi mendohej shumė pėr veprėn qė do tė pėrkthente dhe e pėrjetonte gjatė analizėn e saj duke shqyrtuar autorin, veprat e tjera tė tij, situatėn, epokėn, mjedisin kur qe krijuar dhe ndikimin mbi lexuesin. “Po ky vazhdues i denjė i rrugės shqipėruese tė Fan Nolit rronte dhe preokupohej si ai pėr mėnyrėn si duhej ta thithte veprėn lexuesi shqiptar. Njė dashuri sublime pėr kėtė lexues dhe pėr gjuhėn amtare. Fjalėn shqipe, qė ai e desh si ai, bėri tė mundur qė gjenitė e njerėzimit tė jenė mė tė intimtė, tė kuptueshėm dhe thellėsisht ndikues.” 140
140 Po aty.
Mjeshtėria e tij si pėrkthyes spikasin nė poezi e nė prozė, nė tragjedi, komedi, romanca e lėndė historike. Pėr njė pėriudhė tė gjatė kohore, Luarasi solli nė gjuhėn shqipe dhjetra tituj kryeveprash tė letėrsisė botėrore disa prej tė cilave kanė humbur apo nuk janė botuar ende. Nė pėrkthimin e tyre ai i qėndrojnė besnik veprės origjinale, frymės sė pėrgjithshme tė saj dhe individualitetit tė pėrkthyesit. Kėto pėrkthime cilėsohen nga kritikėt si rikrijime.
Si njė shkrimtar me parime demokratike, i cili nuk iu bind orientimeve, presioneve e urdhėrave tė regjimeve despotike, Skėnder Luarasi i pėrzgjodhi veprat, u dha pamjen objektive realiste, me synime tė pėrcaktuara, edhe pėrmes parathėnieve e komenteve. Ai pėrktheu pėr hir tė pasionit dhe objektivit kulturor e politik nė rrethana e pėr kėrkesa tė ndryshme mėsimore, kulturore e politike. Kur qe mėsues nė Shkollėn Teknike pėrktheu “Enoch Arden” tė Alfred Tennyson, “ sa ka qėnė e mundur literalisht duke mbetur besnik si nė formėn ashtu edhe nė lėndėn e origjinalit... Kjo poemė tregimtare ėshtė marrur si njė shembėlltyrė prej letėrsis engleze me qėllim qė tė plotėsonjė njė nevojė shkolle” 141 141 A. Tennyson. Enoch Arden, Tiranė, Gutenberg, 1933, f.3.
Ndėrsa nė Institutin Tregėtar tė Vlorės, ku italishtja qe gjuhė kryesore dhe biblioteka e institutit qe mbushur me libra qė propagandonin ide fashiste e reaksionare, ndjeu mė fort pėrgjegjėsinė qė mbajnė mėsuesit e gjuhės shqipe, tė letėrsisė e historisė shqiptare nė rritjen e ndėrgjegjes kombėtare tė rinisė sė vendit tė tyre.
Kur diskutohet pėr vlerat e Skėnder Luarasit si pėrkthyes duhet patur parasysh vėshtirėsia e origjinalit, pasuria e madhe e aforizmave, fjalėve tė urta, sentencave, metaforave, simboleve qė pėrmbajnė veprat. Atje Skėnder Luarasi ka dhėnė tensionin e brendshėm dramatik qė pėrshkon skenat e gjalla e plot larmi, skalitjen e karaktereve me fjalė dhe shprehje tė njė gjuhe tjetėr. “Veprat, pavarėsisht nga zhanri qė i pėrkasin, nuk janė zbehur e s'janė rrafshuar e rrumbullakosur, por kanė ruajtur atė jetė dhe gjallėri qė kanė dhe nė origjinal. Diku tė ashpra e tė murrėtyera, diku me ngarkesa tė mėdha psikologjike e filozofike, diku tė brishta e fluide, diku plot dritė e tinguj, diku si tė kallkanosura e me njė ngurosje tė llahtarshme e mjaft domethėnėse."142
142 P. Jorgoni. Me forcė e guxim Prometeu, Artikull i cituar, f.6.
Skėnder Luarasi e ka filluar shtegtimin e gjatė tė pėrkthimit nė vitin 1920, kur qe nxėnės nė SHBA. Nga njė lajmėrim nė revistėn Studenti, shėnimet autobiografike tė tij dhe indikacione tė tjera, provohet qė pėrkthimet e para tė tij kanė qenė Skėnderbeu i Whincopit, Jul Cesari i Shekspirit (i humbur) si dhe vjersha e Bajronit “Suljotėt”.
Nė vitin 1933, kur inteligjencia progresive rrekej tė ndizte pakėz dritė kulture e shprese nė terrin e injorancės e tė dėshpėrimit, Skėnder Luarasi pėrktheu kryeveprėn e Kalidasės, “Sakuntala”, margaritarin e letėrsisė indiane. Goethe e ēmonte atė si njė prej yjeve qė ia bėri netėt mė tė ndritshme se ditėt: “Them vetėm emrin tėnd , o Sakuntala, dhe me kėtė janė thėnė tė gjitha.'' Sakuntala u botua si njė shembėlltyrė pėr programin shkollor dhe pėr tė pasuruar bibliotekėn shqip me njė kryevepėr tė Lindjes. Skėnder Luarasi ia dėrgoi veprėn “Sakunala” edhe shokut tė burgut Haki Stėrmilli “si nji kanis qė i dėrgon i shėndoshi tė sėmurit, me nji shėnim miqėsuer” pėr t’i pasuruar mendjen dhe qetėsuar shpirtin tek ndodhej nėn pranga. Zemra e tij “shpesh here u rrėmbye nga rryma e dashunis sė flaktė qė diktohet herė mbas here, u pezmatua e u kėnaq simbas rasės dhe shumė herė mbeta shtangur ose me shpirt pezull. Me nji fjalė derdha lot dėshpėrimi e gėzimi dhe shkaktarja e kėsaj gjendjeje qe Sakuntala.” 143
143 H. Stėrmilli.Burgu, Tiranė, 1935, f.245-246
Haki Stėrmilli vlerėsonte qė pėrkthimi “asht i pėrsosun, pjella e njė mjeshtrit tė hollė qė i zotnon tė dy gjuhėt dhe aq i lehtė e i rrjedhshėm sa i duket njeriut se asht tue lexue nji vepėr origjinalee jo nji pėrkthim. Vepra vetė, Sakuntala, asht nji mrekulli e pashoqe nga ato qė ngjaj nėnė Hindin misterioz.” tė Hirėsis sė Hindit dhe s’e lėshova nga duert deri sa u kėnaqa dhe u ngopa me tė.” 144
144 Po aty.
Nė vitin 1934 kur nė Shqipėri sundonte malarja e analfabetizmi, terrori dhe spiunimi sa tė kishte “gardhi veshė e muri sy” dhe inteligjencia progresive luftonte tė ndizte pakėz dritė lirie e drejtėsie, Skėnder Luarasi pėrktheu kryeveprėn e Shilerit, “Vilhelm Teli”. Kjo dramė qė himnizon luftėn e popullit zvicerian pėr liri e drejtėsi u prit me entuziazėm nga rinia shkollore dhe inteligjencia progresive. Subjekti i saj u pėrdor nė disa drejtime. Fragmentin e saj ''E vjetra shembet, kohėt po ndryshojnė, '' mėsuesi i shqipes Skėnder Luarasi e dha si temė hartimi, pjesė tė dramės u luajtėn nga trupa amatore e Institutit Tregėtar tė Vlorės dhe e Gjimnazit tė Shkodrės. Pėr vlerat e kėsaj vepre janė shprehur poeti Migjeni, pedagogu Aleks Buda, regjizori Xhemal Broja dhe aktorėt e ardhshėm Sandėr Prosi e Naim Frashėri.
Nė shtypin e kohės shkruhej se: ‘’kemi edhe pėrkthyesa qė janė punėtorė, tė aftė, tė zellshėm,tė cilėt na kanė falur pėrkthime kryeveprash tė vėshtira. Nė krye tė tyre qėndron Skėnder Luarasi me Sakuntalėn e Kalidasės, Vilhelm Tell-in e Schillerit dhe Novelat e Oscar Wilde…’’ 145
145 Vilhelm Teli, Illyria, 15 korrik 1934, f.3. (vijon)
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-11-14, 23:56   #53
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Re: Skėnder Luarasi personaliteti, veprimtaria dhe vepra letrare

(vazhdon)

Petro Luarasi

SKĖNDER LUARASI: PERSONALITETI, VEPRIMTARIA DHE VEPRA

3. Pėrkthime

Ndėrsa Et’hem Haxhiademi vlerėsonte se ‘’me njė vepėr tė tillė dhe tė tjera si kėto duhet tė pasurohet pa vonesė lėmi i vogėl i literaturės sonė. Zoti Skėnder Luarasi i cili ka ditur kaq bukur tė pėrkthejė me gjithė hollėsirat e saj kėtė kryevepėr e cila e mėson rininė tė dojė dhe tė mbrojė lirinė, letrarėt e pakėt shqiptarė duhet ta pėrgėzojnė dhe ta urojnė nxehtėsisht.Nga pjesa ime pėrkthimin e Luarasit dua ta quaj njė nga pėrkthimet mė tė goditura qė janė ba deri sot nė Shqipėri.’’ 146
146 Et’hem Haxhiademi, Vilhelm Teli i Shilerit, Demokratia’’, 23 shtator, 1934, f.3.
Pėrkthimet e Skėnder Luarasit vlerėsoheshin edhe nga shkrimtarė e institucione tė huaja.
Gazeta ‘’Besa’’ dhe gazeta austriake Salzburge ‘’FolksBlat’’ njoftonin se Akademia Gjermane e Munchen-it i dha Skėnder Luarasti medaljen e argjendtė pėr pėrkthimin e veprės ‘’Wilhelm Tell’’. 147
147 Besa. Ēquajtja e njė letrari shqiptar, 27 mars, 1935.
“Akademia Gjermane e Munchen-it i konferoi shkrimtarit shqiptar prof.Skėnder Luarasi medaljen e argjendtė t’Akademisė Gjermane pėr pėrkthimin e tij tė veprės ‘’Wilhelm Tell’’tė Friedrich Schiller-it.”148
148 Salzburge FolksBlat.Njoftohemi nga Tirana, 12 prill1935, f.4.
“Akademia Gjermane nė Mynih shkrimtarit shqiptar Skėnder Luarasi pėr pėrkthimin e Vilhelm Telit tė Shilerit, i ka dhėnė ‘’Medaljen e Argjendtė‘’ tė Akademisė Gjermane. Luarasi ka qėnė nxėnės nė Gjimnazin e Fraishtadt-it nė tė cilin nė 1926 ka mbaruar maturėn”.
Ajo cilėsohet njė nga pėrkthimet mė tė dėshėruara pėr lexuesin shqiptar dhe ka njohur gjashtė ribotime nė Shqipėri e Kosovė.
Ėshtė njė ngjarje e lumtur pėr kulturėn shqiptare qė Skėnder Luarasi u njoh me veprėn e F.Shilerit nė rini dhe u dashurua sidomos me dramaturgjinė e tij duke shqipėruar veprat ‘’Vilhelm Tel’’, ‘’Intrigė e dashuri’’, ‘’Hajdutėt’’, ‘’Fiesko’’, ‘’Don Karlos’’ dhe ‘’Vajza e Orleansit’’. Ajo qė e tėrhoqi mė fort nuk ishte vetėm romantizmi i Shilerit, por natyra e mesazheve universale me tė cilėn ai u drejtohet brezave. Me “Vilhelm Telin”, Skėnder Luarasi nisi pėrkthimin e kolanės sė veprave tė Shilerit duke shtuar ndėr vite edhe pesė vepra tė tjera. Nė kėtė mėnyrė ai pėrmbushi edhe njė dėshirė tė hershme tė Fan Nolit dhe orientimin e tij letrar e politik me tė cilat bashkohej edhe ajka e inteligjencies progresive shqiptare
Vepra e Shekspirit. Skėnder Luarasi vlerėsohet, pas Fan Nolit, si shqipėruesi mė i shquar i veprės shekspiriane, me shtatė pėrkthime : Jul Cesari (i humbur), “Mbreti Lir”, “Rikardi II”, “Rikardi III”, “Tregtari i Venedikut”, “Komedia e gabimeve” dhe “Si ta doni”.
Me pėrkthimin e veprave tė Shekspirit, ai vijoi rrugėn e ndritur tė Fan Nolit i cili i pėrgėzonte pėrkthyesit mė tė rinj shqiptarė qė plotėsonin kolanėn e veprės shekspiriane nė tė cilėn ai kishte kontribuar me katėr pėrkthime tė ēmuara. ”Midis kėtyre ai fuste , pa dyshim, edhe mikun e tij tė vjetėr, Skėnder P.Luarasin... tė pėrkushtuar si asnjė tjetėr pėr tė ecur gjurmėve tė F.Nolit, idealeve demokratike, kombėtare e shoqėrore tė tij” 149
149 A.Uēi. Shekspiri nė botėn shqiptare. Koncepti shekspirian i tragjikes, Tiranė, Marin Barleti, 1996, f. 17.
Shaqir Shaqiri ka analizuar pėrkthimet nė shqip tė veprave tė Shekspirit dhe mendon se “ nė qoftė se pėrkthimet e Fan Nolit kanė qenė abetare nga e cila brezat e mėvonshėm tė pėrkthyesve kanė mundur tė nxjerrin mėsime tė dobishme se si duhen pėrkthyer tragjeditė e mėdha, atėherė mund tė thuhet lirisht se pėrkthimet e Luarasit , janė njė lloj teorie, e cila mėson se si tė pėrkthehet drama historike. Ai ėshtė njė pėrkthyes i madh nė llojin e vet.” 150
150 Sh. Shaqiri Skėnder Luarasi dhe vepra dramaturgjike e Shekspirit. Rilindja, 1 nėntor, 1980, f.14.
Skėnder Luarasi nė pėrkthimet e tij u frymėzua jo vetėm nga dėshira e Fan Nolit pėr njohjen e lexuesit shqiptar me veprėn e plotė tė Shekspirit dhe nga pėrvoja, qėllimet dhe kriteret qė kishte pėrzgjedhur paraardhėsi i tij, por dhe ta paraqiste veprėn nė kuadėr tė zhvillimeve mė tė reja historike. Ai ishte i bindur se vepra e Shekspirit do t’i shėrbente lexuesit shqiptar qė tė kuptonte edhe personazhe e ngjarje tė kohėve moderne. Veprat e Shekspirit e shprehin me vėrtetėsi artistike frymėn e kohės por janė edhe universale, japin vlera mbihistorike, qė sintetizojnė pėrvojėn botėrore tė historisė njerėzore. Ndaj nė veprat e tij mund tė shihen edhe pjesėza tė historisė sė hershme, edhe mund tė gjykohet mbi kohė, ngjarje e vende tė tjera. Refik Kadia vėren se pėrkthyesi i parė shqiptar i dramave tė Shekspirit, Fan Noli , qe i motivuar politikisht pėr tė pėrkthyer katėr tragjeditė Otello, Makbeth, Hamleti dhe Jul Cezari, po ashtu si edhe tre pėrkthyesit e tjerė tė talentuar Skėnder Luarasi, Vedat Kokona dhe Alqi Kristo, tė cilėt pėrkthyen disa tragjedi tė Shekspirit, komedi dhe drama historike. “Kur u pėrkthye “Tregtari i Venedikut” nga Skėnder Luarasi ai i dha rėndėsinė e duhur pėrcaktimit tė Heines: “O Shylock, ti je i padrejtė! “Skėnder Luarasi njė pedagog i njohur pėr kėndvėshtrimin e tij disident, pėrktheu “Rikardin II” dhe“Mbretin Lir” me synimin pėr tė denoncuar tiraninė e diktatorit komunist.” 151
151 R. Kadia. William Shakespeare nė Shqipėri. William Shakespeare nė pėrkthimet shqip pėrpara dhe pas epokės komuniste, LCPJ, Volume 2 / 1, nr.37, 2009, f.8.
Veprat qė pėrzgjodhi e pėrktheu Skėnder Luarasi nga Shekspiri dhe komentet qė u bėnte, tregojnė qartė qėllimin e tij pėr tė demaskuar, dėnuar dhe satirizuar realitetin qė po kalonte Shqipėria. Ai pėrktheu tragjeditė “Mbreti Lir”, “Rikardi II” e “Rikardi III” meqė “ mendonte se kuadri shekspirian nė shqip do tė bėhej mė i plotė dhe zėri i tij do tė tingėllonte mė bashkėkohor nė qoftė se tragjeditė e pėrkthyera nga Noli do tė ndėrsuazoheshin midis kronikave historike me subjekte tragjike. Nė kėtė mėnyrė do tė kuptohej mė mirė thelbi i konceptit shekspirian tė tragjikes” 152
152 A.Uēi. Shekspiri nė botėn shqiptare. Koncepti shekspirian i tragjikes. Libėr i cituar, f.18.
Veēori karakteristike e pėrkthimeve tė Skėnder Luarasit ėshtė se ai i ėshtė pėrmbajtur tekstit dhe kontekstit tė origjinalit duke ruajtur vlerėn artistike tė veprės. Kjo ėshtė arritur nė sajė tė kulturės sė gjerė, njohjes sė shkėlqyer tė gjuhės sė huaj dhe tė gjuhės shqipe, afinitet ndaj veprave tė shkrimtarėve tė mėdhenj, njohjes sė shkėlqyer tė letėrsive e tė kulturave tė kombeve tė ndryshme, njohjes sė shpirtit e sjelljes sė njerėzve nė situata tė ndryshme. Ai i ka kushtuar vėmendjen konstrukioneve ideomatike, aforizmave e proverbave, metaforave dhe shprehjeve metaforike nėn njė gjuhė tė pasur e fleksibile, pėrdorimit tė fjalėve e shprehjeve tė rralla tė tabanit popullor, proverbave e aforizmave. “Mund tė thuhet se, nė qoftė se aforizmat e Shekspirit janė quajtur margaritarė tė veprave tė tij, atėherė, lirisht mund t'i quajmė pėrkthimet e tyre nė gjuhėn shqipe nga S.Luarasi margaritarė tė mjeshtėrisė sė pėrkthyesit tonė.” 153
153 Sh. Shaqiri: Skėnder Luarasi dhe vepra dramaturgjike e Shekspirit. Artikull i cituar, f.14.
Vlerė tė posaēme nė pėrkthimet e Luarasit paraqet thesari i pasur gjuhėsor, nė tė cilin gjejmė mjaft shprehje ''popullorēe''. Frazeologjia popullore dhe proverbi popullor ka pasur gjithmonė ndikim tė madh nė gjuhėn e shkruar shqipe. Ato kanė ndihmuar pėr njohjen mė tė mirė tė letėrsisė botėrore, pėr zhvillimin e shijes letrare ndėr lexuesit shqiptarė, pėr ngritjen e kritereve tė tyre artistike , pėr zgjerimin e diapazonit estetik e kulturor nė pėrgjithėsi por edhe pėr tė kritikuar e demaskuar grupimet e privilegjuara e vetė kreun e diktaturės . ‘’Pėrkthimet e veprave tė Shekspirit nga Prof.Skėnder Luarasi pa mėdyshje i takojnė fondit elitar botėror tė pėrkthimeve’’ 154
154 Po aty.
Studjues tė ndryshėm kanė theksuar vlerat e mėdha tė Uollt Uitmanit dhe kryeveprėn e tij ‘’Fije bari’’ e cilėsojnė ''Bibla e Demokracisė'' qė sintetizon dashurinė e zjarrtė pėr parimet mbi tė cilat mbėshtetet demokracia.
Skėnder Luarasi e shqipėroi kryeveprėn ‘’Fije Bari‘’ ne vitin 1956 me rastin e 100-vjetorit tė botimit tė saj. Nė Shqipėri u imponua njė heshtje e thellė pėr kėtė ngjarje tė madhe nė kulturėn shqiptare. Jo tė paktė qenė ata tė cilėt, pėr shkak tė titullit e kompozimit tė kapakut, e mendonin si libėr agronomie. Ndėrkohė qė nė Kosovė shqipėrimi i Skėnder Luarasit pati sukses tė dukshėm.
Ajo ėshtė vlerėsuar pėr kohėn kur u krye, mjeshtėrinė, cilėsitė e shqipėrimit dhe risitė.
Skėnder Buēpapaj analizon pengesat qė haste dikur nė krijimtarinė e tij kur metrika ishte shndėrruar nė njė formė tė mirėfilltė tė censurės e tė vetėcensurės. Nga metrika e ngurtė hoqi dorė pasi lexoi veprėn "Fije bari" tė Uollt Uitmanit. Ai vlerėson “se pėrkthimi i Skėnder Luarasit ėshtė i pėrkryer. Plot tė tjerė kanė pėrkthyer pas tij Uitmanin, ndėr ta kam provuar edhe unė, por nuk ia kalon asnjėri pėrkthimit qė ka bėrė Skėnder Luarasi.” 155
155 S.Buēpapa. Intervistė, Nacional, 27maj, 2011, f.3.
Studjuesi Anton Papleka tregon riskun e asaj kohe kur tė shkruaje me varg tė lirė rrezikoje kokėn. Ai vlerėson mjeshtrinė e shqipėrimit tė Skėnder Luarasit dhe zbėrthen arėsyen qė e ka shtyrė kėtė njohės tė letėrsisė botėrore, tė pėrkthejė poetin e Manhatanit: synimi pėr t’i dhėnė publikut shqiptar njė kryevepėr tė letėrsisė botėrore, Biblėn e poezisė moderne por edhe diēka mė intime, mė tė thellė qė lidhej me frymėn antikonformiste, demokratike tė poezisė uitmaniane dhe shpirtit tė Luarasit, qė i ngjiste njė lumi tė vrullshėm , njė rrebeshi.
Ai argumenton se pėr Skėnder Luarasin, kėtė intelektual sypatrembur, nė fillim ishte liria, pastaj vinin gjithė tė tjerat. Botimi i pėrkthimit tė‘’Fije bari’’ mė 1956 tregonte shumėēka por dhe “ishte njė ndėr ata modele qė duhet tė kenė parasysh pėrkthyesit e sotėm, pėr tė mos lėnė qė veprat e mėdhatė pėrmbyten nga mediokritetet dhe pėrkthimi tė uzurpohet nga zanatēinjtė.” 156
156 W.Whitman. Fije bari, Tiranė, Argeta LMG, 1997, f.308.
Studjuesi Moikom Zeqo vlerėson botimin e veprės nė vitin 1956 si njė ēudi dhe paradoks pėr kohėn, ndėrsa pėrkthyesin e saj “disident trim, i cili bėri sfidėn e tij tė ēuditshme, si njė hedhje doreze dueli pėr tėrė mediokritetin letrar tė kohės...Njė analizė akribike do tė vėrtetonte se’’Fije bari’’ ka ndikuar nė poezinė moderne shqiptare si lėndė radioaktive” . 157
157Po aty, f.307.
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-11-14, 23:57   #54
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Re: Skėnder Luarasi personaliteti, veprimtaria dhe vepra letrare

(vazhdon)

Petro Luarasi

SKĖNDER LUARASI: PERSONALITETI, VEPRIMTARIA DHE VEPRA

3. Pėrkthime


Kėtė ndikim e shpreh edhe Preē Zogaj i cili pasi lexoi librin "Fije bari" tė pėrkthyer nga Skėnder Luarasi, vendosi tė bėhej poet. Roli i Uitmanit e largoi nga stili i vjetėr nė poezinė e tij. Natasha Lako thekson qė sė pari kufijtė e ngujuar mes letėrsisė shqiptare dhe asaj botėrore i shembi mė 1956 Skėnder Luarasi kur solli nė shqip ‘Kryeveprėn “Fije bari” tė Witmanit. Ndėrsa botuesi Mehmet Gėzhilli pėrshkruan gėzimin qė ndjeu kur e lexoi “ Fije bari” nė fillim tė viteve ’60-tė dhe vlerėson shqipėruesin i cili “nuk pėrktheu thjesht vargjet e Uitmanit, por ju dha edhe shpirtin dhe talentin e vet. Dhe kėtė e bėri kur nė Shqipėri, nė fshatin tim, e kam lexuar Uitmanin, jo nėn dritėn elektrike, por nėn dritėn e zbehtė tė njė llampe vajguri." 158
158 Po aty
Pėrkthimi i veprės “Ēajld Haroldi” i Bajronit ėshtė njė tjetėr meritė e madhe e Skėnder Luarasit. Atje pėrshkruan “me vargje tė zjarrta traditat dhe zakonet burrėrore tė shqiptarėve, trimėrinė dhe dashurinė e flaktė tė tyre pėr lirinė“ 159
159 Fjalori enciklopedik shqiptar. Akademia e Shkencave e RPSSH. Tiranė, 1985, f.64.
Poema me katėr pjesė, rrėfen udhėtimet qė ndėrmori Xhorxh Bajron nė Europė dhe ndėrthur, sipas pikėpamjes e stilit tė tij romantik, vlera historike, kulturore, gjuhėsore, doke e zakone tė popullit shqiptar.
Botimi i kėsaj kryevepre tė ēmuar pėr Shqipėrinė e shqiptarėt, pėr koincidencė, qe fatbardhėsi edhe pėr Bajronin pasi, sė pari, e bėri tė famshėm nė lėmin letrar.
Nga " Ēajld Haroldi" dhe letrat qė i dėrgon Bajroni nėnės dallohet qartė cilat qenė rrethanat dhe qėllimi i ardhjes sė tij nė Shqipėri, ēfarė i tėrhoqi vėmendjen dhe e lidhi shpirtėrisht me shqiptarėt, si e pėrshkroi realitetin e vendit e popullit, ngjarjet e figurat historike, traditat, zakonet e doket, folklorin, tiparet fizike e morale, etj?
Me pėrshkrimin e tij objektiv e dashamirės tė bazuar nė terren ai dėshmon pėr kulturėn materiale e shpirtėrore tė shqiptarėve dhe i krahason me popujt fqinj.
“Nė krijimtarinė letrare botėrore qė prek Shqipėrinė si vend, shqiptarėt si popull dhe personalitetet e tyre tė shquara, vepra mė e bukur dhe mė e goditur ėshtė padyshim poema e poetit romantik anglez Lord Xhorxh Gordon Bajron” Shtegtimi i Ēajld Haroldit‘’ e pėrkthyer nė shqip nga Skėnder Luarasi mė 1956.” 160
160 K. Frashėri. Bajroni nė Shqipėri dhe takimet me Ali Pashė Tepelenėn, Tiranė, Dudaj, 2009, f.15
Skėnder Luarasi ka meritėn e madhe se krahas pėrkthimit tė goditur shqip tė poemės madhėshtore “Shtegtimet e Ēajlld Haroldit”, ka shkruar nė hyrje njė sintezė mbi jetėn dhe vlerėn e veprėn e Bajronit si dhe korespondencėn e tij me nėnėn.
Moikom Zeqo vlerėson “pėrkthyesin e mrekullueshėm Skėnder Luarasi, i cili ka pėrkthyer kryeveprėn e plotė tė Bajronit dhe mund tė quhet me plot gojėn “Qytetar Nderi i Bajronizmit Shqiptar.’’ 161
161 M. Zeqo. Themeluesit e Bajronizmit nė Shqipėri, Koha jonė, 4 janar, 2003, f. 20-21.
“Fausti” i Gėtes pėrbėn pa dyshim kurorėn e vlerave tė Skėnder Luarasit si shqipėrues.
Ai dėshironte qė pėrkthimi i tij i plotė tė botohej nė vitin 1980, nė 150-vjetorin lindjes sė Gėtes, ose mė 1981, nė 100-vjetorin e lindjes sė Fan Nolit, meqė pėrkthimi i blatohet “Fan Stilian Nolit, figurės faustiane tė popullit shqiptar''. 162
162 J.Goethe. Fausti , Tiranė, Argeta LMG,1999 f.3.
“Ky pėrkthim i blatohet Fan Stlian Nolit figurės faustiane tė popullit shqiptar”. Shqipėruesi
Shėnim i shqipėruesit: “Gjithė jetėn e tij Fan S.Noli kėrkoi tė vėrtetėn dhe rrojti e punoi e luftoi pėr tė gjetur atė. Pėrpjekja e Nolit identifikohet me pėrpjekjen e Faustit”.
Por pėr shkak tė rrethanave politike dhe pengesave klanore, pėrkthimin ia botuan tė copėzuar. Pjesa e parė e Faustit u botua mė 1957 ndėrsa vepra e plotė, ''me redaktime tė thella'', mė 1987, ndėrkohė qė shqipėruesi nuk jetonte mė.
Lexuesi shqiptar pati fatin ta ketė nė gjuhėn amtare tragjedinė e shkrimtarit gjerman falė pėrkthyesit Skėnder Luarasi “ personalitet poliedrik i pėrmasave faustiane. Nėqoftėse Gėtes iu desh tė punojė njė gjysmė shekulli pėr t’i dhėnė atė shkallė pėrsosmėrie, qė e bėjnė “Faustin” njė nga 5-6 monumentet mė madhore tė letėrsisė botėrore, edhe Skėnder Luarasit nuk i mjaftoi gjysmė shekulli jetė qė ta shihte tė botuar pėrkthimin nė shqip tė “Faustit” tė plotė.” 163
163 J. Goethe. Fausti, Tiranė, Argeta LMG, 1999. Libėr i cituar f.543-552

Botimi i plotė i Faustit sipas dorėshkrimit tė Skėnder Luarasit u realizua nė vitin 1999. Ai u shoqėrua me dy shkrime nga Prof. Alfred Uēi dhe Prof. Jup Kastrati.
Botimi i Faustit tė plotė, me tė dyja pjesėt, pėrbėn njė ngjarje tė shėnuar pėr kulturėn shqiptare por “ēuditėrisht” kaloi nė heshtje. Alfred Uēi kėtė paradoks e shpjegon me klanet qė luftonin Skėnder Luarasin, ku pėrfshiheshin edhe “disa pėrkthyes ambiciozė ziliqarė tė aftė tė merrnin forcė nga intrigat e ngatėrresat politike qė i mbėshtillnin me analiza letrare”. 164
164 Po aty.
Ai kritikon metodat qė janė pėrdorur pėr tė ulur vlerat e Luarasit dhe thekson se i pėrmend peripecitė e pėrkthimit tė “Faustit” tė Gėtes jo vetėm me nderim tė merituar ndaj Skėnder Luarasit, kėtij mjeshtri tė madh tė Fjalės shqipe, por edhe pėr tė kujtuar se edhe nė fushėn e letrave ka rėndėsi tė respektohen nga seicili parimet e moralit e tė drejtėsisė.” 165
165 Po aty.
Pėr vlerat e shqipėrimit tė Skėnder Luarasit kanė bėrė komente vlerėsuese studjues vendas e tė huaj si: F.Nemet, E.Hanko, R. Buchwold, Holtzhauer, Aleks Buda, Jup Kastrati.etj.
M.Lamberci vlerėson parathėnien, gjuhėn e bukur tė pėrkthimit dhe ndjesinė e thellė dhe dėshėronte tė shkruante njė reēension pėr kėtė “si shėmbull tė njė pėrkthimi qė asht besnik kuptimit tė origjinalit, por e ka marė me mend e me ndjenjė origjinalin ashtu thellėsisht, sa mundet me e dhanė pėrsėri origjinalin me njė mjeshtėri tė njė poeti tė vėrtetė.” 166
166 M. LambertZ. Letėr dėrguar Skėnder Luarasit , 6.8.1961. (Fondi i familjes S.Luarasi)
Nė analizėn interesante tė Jup Kastratit cilėsohet se Skėnder Luarasi ka pėrkthyer vetėm kryevepra botėrore dhe tregohen bagazhi gjuhėsor, letrar, artistik, estetik, historik, publiēistik dhe njohuritė qė i shėrbyen pėr kurorėzimin me sukses tė punės sė vėshtirė.
Argumentohet se shqipėruesi ka arritur tė japė njė pėrkthim nė lartėsinė e duhur tė mundėsive shprehėse tė shqipes; se gjuha e tij ėshtė e pastėr, e dėlirė; leksiku - i pasur dhe i larmishėm; frazeologjia - tėrheqėse; sintaksa - me njė fizionomi disi tė veēantė, se kur tė kompjuterizohet leksiku i pėrkthimeve tė tij atėhere do tė dalė nė pah, edhe mė qartė, rezja e gjėrė njohėse e gjuhės amėtare dhe zotėrimi i saj aktiv.
“Prof. Luarasi ka derdhur gjithė kujdesin e tij, gjithė dashurinė pėr Klasikun dhe Olimpikun e Madh tė letėrsisė reflekse gjermane, Gėten, gjithė nderimin e tij tė thellė pėr kėtė kolos gjenial.” 167
167 Goethe; Fausti. Libėr i cituar, f. 556.
Vlerėsohet tek suksesi i Skėnder Luarasit njohja e thellė e gjuhės sė origjinalit; njohja e shumanshme e gjuhės amtare ku hyjnė: leksiku adekuat, gjuha e shkathtė dhe poetike, frazeologjia, sintaksa, ekonomia e fjalės dhe tek dhėnia e thelbit tė filozofisė: platonizmit, spinozizmit e monadologjizmit leibnician brėnda dramės metafizike dhe paraqitja si duhet e karakterit universal tė tragjedisė; se shpjegoi si duhet artin, shkencėn, historinė, traditat popullore, besimet e kota, jetėn individuale, jetėn shoqėrore, tė cilat i ndryn nė vetvete kjo dramė: poemė simbolike, filozofike e psikologjike. 168
168Po aty.
Pėrkthimet e Skėnder Luarasit “mund t’i pėrqasim me piedestalin e njė pėrmendoreje. Ai i ngriti vetes njė monument lavdie dhe pavdekėsie. Ndaj ka gjithė mirėnjohjen tonė. Dhe do ta ketė pėrjetė. E ngriti shqipen nė nivelin e gjuhėve mė tė lėvruara europiane. 169
169 Po aty.
Si nė shumė fusha tė tjera edhe nė fushėn e pėrkthimit, Skėnder Luarasi arriti tė japė njė kontribut madhor me pėrkthimin e mbi dyzet veprave tė rėndėsishme tė letėrsisė botėrore duke qenė kėshtu njė nga shqipėruesit mė prodhimtarė e mė cilėsorė shqiptarė.
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-11-14, 22:11   #55
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

Petro Luarasi

Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian



Bota e qytetėruar do tė nderojė sė shpejti kujtimin e kolosit tė kulturės gjermane Fridrih Shiler (Johann Christoph Friedrich von Schiller, 10.11.1759 - 9.5.1805) kushtrimi i tė cilit ( nė vargjet ‘’Ode gėzimit’’) pėr unitet dhe liri tė njerėzimit, nėn ritmin e muzikės bet’hoviane (‘’Simfonia e nėntė’’) mishėrojnė himnin dhe vizionin e Bashkimit Europian.
Nga mesazhet universale tė tempullit vezullues shilerian, ka fituar dije, shpresė dhe kurajo pėr liri e dinjitet edhe kombi shqiptar.

Nė kuadrin e pėrkujtimit tė 500-vjetorit tė ndarjes nga jeta tė Shekspirit (26 prill 1564 – 23 prill 1616) Shtėpia Botuese “Onufri” po u ofron shqiptarėve kolanėn shekspiriane ku pėrfshihen edhe gjashtė shqipėrime prej Skėnder Luarasit: ‘’Mbreti Lir’’ (‘’King Lear’’), ‘’Rikardi II’’ (‘’Richard II’’ ), ‘’Rikardi III’’ (‘’Richard III’’), ‘’Tregtari i Venedikut’’ (‘’Merchant of Venice’’) , ‘’Komedia e keqkuptimeve’’ (‘’Comedy of Errors’’) dhe ‘’Si ta doni’’ (‘’As You Like It’’). Kėshtu edhe populli shqiptar do tė ketė mundėsi ta njohė e vlerėsojė mė mirė tempullin shekspirian pėrmes librave e shfaqjeve nė gjuhėn shqipe, nė aktivitete akademike apo programe shkollore, tė cilat vazhdimisht ndiqen me interesim dhe japin rezultate tė dobishme nė arsim e kulturė.’’ 1.(Petro Luarasi, Skėnder Luarasi nė tempullin shekspirian, Dielli, 25 Dhjetor 2013, http://gazetadielli.com/skender-luar...n-shekspirian/)
Kėto ditė botuesi Bujar Hudhri shpalli edhe njė tjetėr lajm, pjesė e njė vizioni ambicioz nė pėrkujtim tė dramaturgut mė tė madh gjerman Shiler, botimin pėr herė tė parė nė shqip tė dramės “Don Karlos” tė Shilerit, pėrkthyer prej origjinalit nga mjeshtri Skėnder Luarasi.
Realizohet kėshtu pas gjysėm shekulli botimi i kėsaj kryevepre, tė planifikuar nė vitin 1959 nga drejtori i N. Sh. Botimeve, Drago Siliqi , por e ndaluar pėr shkaqe konjukturale politike.
Ėshtė njė ngjarje e lumtur pėr kulturėn shqiptare qė Skėnder Luarasi u njoh nė rini me veprėn e Shilerit, u dashurua me dramaturgjinė, me romantizmin, sidomos me natyrėn e mesazheve universal tė tij drejtuar brezave tė cilat e frymėzuan pėr t’ i shqipėruar gjashtė vepra.
Ai realizoi edhe njė dėshirė tė hershme tė udhėheqėsit shpirtėror e mikut tė tij Fan Nolit, me orientimin letrar e politik tė tė cilit bashkohej edhe ajka e inteligjencies progresive shqiptare. Imzot Fan S. Noli, theksonte se kėto vepra tė Shilerit duhen mė tepėr pėr popullin tonė tė skllavėruar, sa pėr botimin e tyre ’’edhe pėr kėtė ka Perėndia’’.
Nė pėrkujtim tė dy pėrvjetorėve tė Shilerit (10 nėntor 1759 dhe 9 maj 1805) ‘’desh Perėndia’’ tė kurorėzohet rrugėtimi plot pengesa e sakrifica i Skėnder Luarasit pėr botimin e tė gjashtė veprave tė kryedramaturgut gjerman: ‘’Wilhelm Tell’’ (‘’Vilhelm Teli’’, 1934), ‘’Kabale und Liebe’’ (‘’Intrigė e dashuri’’ , 1955), ‘’Die Räuber’’ (‘’Hajdutėt’’, 1958), ‘’Fiesco’’ (‘’Fiesko’’, 1958), ‘’Die Jungfrau von Orleans’’ (‘’Vajza e Orleansit’’, 2007) dhe ‘’Don Karlos’’ (‘’Don Karlos’’, 2014)

Skėnder Luarasi, personaliteti ku ngjizej atdhetari i pėrkushtuar, mėsuesi edukator, historiani, gjuhėtari, shkrimtari e dramaturgu, i kushtonte vėmendje tė madhe pėrzgjedhjes sė autorit e veprės qė ti shėrbente sa mė mirė kombit shqiptar, inteligjencies e nxėnėsve tė tij.
Ai si shqipėrues vlerėsonte pėrmbajtjes dhe formėn e veprės, stilin, ritmin, muzikalitetin tė ndėrthurur me fjalė tė rralla e tė reja qė pasuronin gjuhėn shqipe, pėrdorte njohjen e thellė tė gjuhėve tė huaja dhe dijet e fituara mbi zhanret letrare, nė mėnyrė qė pėrkthimi tė vlente pėr lexim tė lirė, pėr hartime, aktivitete mėsimore-edukative dhe pėr shfaqje teatrale,.
Studjuesi A.Kallulli shprehet: “Merrni cilėndo vepėr qė Skėnder Luarasi ka pėrkthyer nė shqip. Do tė vini re menjėherė koherencėn e stilit, pasurinė dhe begatinė e shqipėruesit, natyrshmėrinė e konteksteve dhe frymėn e lartė tė komunikimit. Po do tė pikasni menjėherė vrullin e ritmit, qoftė nė prozė, qoftė nė poezi, gjallėrinė dhe ekspresivitetin e dialogut dhe monologėve dramatikė, peshėn dhe saktėsinė e fjalės, bukurinė e shprehjes dhe buisjen e pėrfytyrimeve te cilido lexues.” 2 (A. Kallulli: Shqipėrimet e Skėnder Luarasit janė Fanoliane, Drita, 16 janar, 2000, f.7.)

Rezultatin e kėsaj pune mjeshtėrore nė dobi tė arsimit e kulturės kombėtare e dėshmojnė nxėnėsit e tij, lexues, regjisorė e aktorė, por qė duhet evidentuar ndėr studime e programe akademike 3. (Petro Luarasi, SKĖNDER LUARASI: PERSONALITETI, VEPRIMTARIA DHE VEPRA, studim.
http://www.forumishqiptar.com/threads/ 77999-Skėnder-P-Luarasi/page8
Skėnder Luarasi pėrmes veprave tė Shilerit ka ndikuar nė personalitetin, profesionalizmin dhe edukimin ideo-profesionale tė disa breznive lexuesish, tek nxėnės si Qemal Stafa, Fadil Hoxha, Arshi Pipa, Vasil Llazari, intelektualė si Migjeni e Aleks Buda, regjisorėt Sokrat Mio, Xhemal Broja, Mihal Luarasi e Drita Agolli. Me personazhet e dramave ‘’Vilhelm Teli’’, ‘’Intrigė e Dashuri’’ (‘’Luiza Miler’’) janė edukuar dhe krenohen qė i kanė interpretuar plejada e ndritur e aktrimit shqiptar: Aleksandėr Prosi, Naim Frashėri, Margarita Xhepa, Drita Pelingu, Marie Logoreci, Robert Ndrenika, Reshat Arbana, Edmond Budina, Antoneta Papapavli, Elida Janushi, Yllka Mujo, apo mė e reja, e talentuara Cubi Metka.
Regjisorė e aktorė dėshmojnė sesi i ndihmonte Skėnder Luarasi kur komunikonte drejtpėrdrejt me ta pėr pėrgatitjet e mbarėvajtjen e shfaqjeve.

(Vijon)

Skėnder Luarasi shqiperues i gjashtė veprave tė Fridrih Shilerit (Johann Christoph Friedrich von Schiller :
‘’Wilhelm Tell’’ (‘’Vilhelm Teli’’, 1934), ‘’Kabale und Liebe’’ (‘’Intrigė e dashuri’’ , 1955), ‘’Die Räuber’’ (‘’Hajdutėt’’, 1958), ‘’Fiesco’’ (‘’Fiesko’’, 1958), ‘’Die Jungfrau von Orleans’’ (‘’Vajza e Orleansit’’, 2007) dhe ‘’Don Karlos’’ (‘’Don Karlos’’, 2014)
Imazhet E Bashkangjitura
Tipi Dosjes: jpg Shiler 6 vepra.jpg (51.2 KiloByte, 1 shikime)
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-11-14, 22:18   #56
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

(Vijon)

Petro Luarasi
Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian


1. Vilhelm Teli
Skėnder Luarasi e pėrktheu veprėn “Vilhelm Teli” tė Shilerit nė kohėn kur nė Shqipėri sundonte mjerimi, malarja e analfabetizmi, terrori e pėrgjimi (‘’sa tė kishte gardhi veshė e muri sy”) qė tė ndizte pakėz dritė lirie e drejtėsie.
‘’ Prej dramave tė Shilerit, i pari pėrkthim identik i plotė nė gjuhėn shqipe ėshtė ''Vilhelm Teli'' qė Shtypshkronja ''Gutemberg'' nė Tiranė e botoi mė 1934. Nėnshtypja qė u bėri lexonjėsve, sidomos studentėvet, ishte e jashtėzakonshme. Njė mot e gjysmė mė vonė, njė grup studentėsh u interesua pėr botimin e dytė tė ''Vilhelm Telit'' (Stamles, Durrės1936) dhe tė pesėmijė ekzemplarėt u ēdukėn nė kohėn mė tė shkurtėr prej librarive. Redaksia e ''Flagės'', revista e tė rinjve nė Korēė, e shprehu mendimin e saj nė artikullin kryesor nė Qershor 1935 kėshtu: ''Letėrsia jonė e varfėr u pasurua tani me shqipėrimin e denjė tė njė vepre klasike nga mė tė mirat e literaturės gjermane, ''Vilhelm Telit'' …Kjo dramė e famshme ėshtė pėrkthyer nė tė gjitha gjuhėt e botės me kulturė. Dhe nuk e ka humbur aspak rėndėsinė e saj tė parė; se kjo ėshtė njė kryevepėr ku mbrohet liria dhe tė drejtat e njeriut, tė cilat janė tė vjetra sa edhe ekzistenca e njeriut vetė. ''Vilhelm Teli ka dalė kaq mirė nė shqip, sa duhet tė ndjejmė njė farrė mburrje qė gjuha jonė qėnka e zonja t'i japė bukur nė kuptimin e tyre tė plotė e tė gjallė ndjenjat mė tė larta e mė tė thella tė zėmrės njerėzore. Kjo vepėr klasike nga njė prej poetėve mė tė mėdhenj tė Gjermanisė ka dalė kaqė shqip, sa na duket njė vepėr shqiptare. Ne ua rekomandojmė gjithė miqvet tė letėrsisė shqiptare,veēanėrisht studentėve tanė. Atė duhet ta kėndojnė dhe jemi tė sigurt se do tė na jenė mirėnjojtės''.
''Vilhelm Teli'' u bė libėr kėndimi pėr shkollėn shqipe dhe pėr inteligjencėn e re shqiptare Pjesė tė tėra tė dramės u inskenuan dhe u shfaqėn nė teatrot e konvikteve. (Botimi i dytė, u pranua edhe si tekst shkollor prej Ministris s'Arsimit.)
Mėsuesi Izet Bebeziqi nė ''Kombi'', Vlorė, mars 1938, analizon brendinė e dramės ''Vilhelm Teli, pėrdor citate nga pėrkthimi i Skėnder Luarasit, thotė se ''Vilhelm Teli ėshtė botuar nė shumė gjuhė tė kulturės, po nuk mund tė pėrmendė emrin e shqipėronjėsit, i cili si luftėtar antifashist nė Brigadat Internacionale nė Spanjė, tani pėrfillej si armik i shtetit shqiptar. Bebeziqi e mbyll artikullin e tij pėr Shilerin me fjalėt: ''Shigjetėn e Telit e presin tani plot fise e popuj, qė mjerisht vuajnė nėn thundrėn e tiranėve''. 4
( Skėnder Luarasi, Shileri nė Shqipėri, Nėntori, maj, f.170-174)

Subjekti i dramė u pėrdor nė disa drejtime. Fragmentw tė saj E vjetra shembet, kohėt po ndryshojnė,Njė jetė e re po lulėzon gėrmadhash’’ apo ‘’Atdheut besnik t’i qėndroni’’ ‘’, mėsuesi i shqipes Skėnder Luarasi i dha temė hartimi,
Disa akte tė dramės ‘’Vilhel Teli’’, tė pėrshtatura nga Skėnder Luarasi, janė interpretuar nė ambjente tė Shkollės Tregėtare nė Vlorė, nė Gjimnazin e Shkodrės dhe nė Konviktin ‘’Malet tona’’. Vlerat dhe mesazhet edukative-atdhetare tė saj i kanė pėrmendut mjaft nxėnės e intelektuale, si poeti Migjeni, pedagogu Aleks Buda, regjizori Xhemal Broja apo aktorėt Sandėr Prosi e Naim Frashėri.

Nė shtypin e kohės shkruhej edhe pėr vlerat e shqipėruesit Skėnder Luarasi: ‘’kemi edhe pėrkthyesa qė janė punėtorė, tė aftė, tė zellshėm,tė cilėt na kanė falur pėrkthime kryeveprash tė vėshtira. Nė krye tė tyre qėndron Skėnder Luarasi me Sakuntalėn e Kalidasės, Vilhelm Tell-in e Schillerit dhe Novelat e Oscar Wilde…’’ 5
(Vilhelm Teli, Illyria, 15 korrik 1934, f.3)
Et’hem Haxhiademi vlerėsonte se ‘’me njė vepėr tė tillė (si Vilhelm Teli) dhe tė tjera si kėto duhet tė pasurohet pa vonesė lėmi i vogėl i literaturės sonė. Zoti Skėnder Luarasi i cili ka ditur kaq bukur tė pėrkthejė me gjithė hollėsirat e saj kėtė kryevepėr e cila e mėson rininė tė dojė dhe tė mbrojė lirinė, letrarėt e pakėt shqiptarė duhet ta pėrgėzojnė dhe ta urojnė nxehtėsisht.Nga pjesa ime pėrkthimin e Luarasit dua ta quaj njė nga pėrkthimet mė tė goditura qė janė ba deri sot nė Shqipėri.’’ 6
( Et’hem Haxhiademi, Vilhelm Teli i Shilerit, Demokratia’’, 23 shtator, 1934, f.3)
Gazeta ‘’Besa’’ citonte gazetėn austriake Salzburge ‘’FolksBlat’’ e cila njoftonte se Akademia Gjermane e Munchen-it i dha Skėnder Luarasti medaljen e argjendtė pėr pėrkthimin e veprės ‘’Wilhelm Tell’’. 7
(Besa, Ēquajtja e njė letrari shqiptar, 27 mars, 1935)
Por pėr herė tė parė drama “Vilhelm Teli”, sipas shqipėrimit tė Skėnder Luarasit, ėshtė shfaqur nė muajin janar 2006. Trupa e studentėve tė Akademisė sė Arteve me regjisor Milto Kutalin dhe skenograf Erald Bakallin e shfaqi dramėn nė skenat e teatrove tė Korēės, Pogradecit, Durrėsit, Shkodrės, Fierit, Vlorės dhe Elbasanit.
Nė skenat teatrore shqiptare buēiti kushtrimi shilerian :
Prej kėsaj koke, ku vendosėn mollėn,
Liri e re mė e mirė do blerojė;
E vjetra shembet, kohėt po ndryshojnė,
Njė jetė e re po lulėzon gėrmadhash.
Preojekti u realizua nga bashkėpunimi i Akademisė sė Arteve me Ambasadėn Zviceriane dhe me mbėshtetjen e Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve si edhe tė njė sėrė subjekteve private.
Trupa studentore pėrbėhej nga studentėt Elis Mataj, Alban Krasniqi, Kushtrim Emėrllahu, Bekim Guri, Anisa Dervishi, Klodiana Keco, Loredana Gjeēi, Cubi Metka, etj.

(Vijon)
Imazhet E Bashkangjitura
Tipi Dosjes: jpg Vilhelm Teli, monument.jpg (6.4 KiloByte, 0 shikime)
Tipi Dosjes: jpg Vilhelm Teli.jpg (6.3 KiloByte, 0 shikime)
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-11-14, 22:27   #57
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

(Vijon)

Petro Luarasi
Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian


Dramat nė Prozė (‘’Intrigė e dashuri’’, ‘’Hajdutėt’’, dhe ‘’Pėrbetimi i Fieskos’’)

Dramat e Shilerit ‘’Intrigė e dashuri’’ (1955), ‘’Hajdutėt’’ (1958) dhe ‘’Pėrbetimi i Fieskos’’ (1958) tė shqipėruara nga Skėnder Luarasi janė publikuar mė vete ose tė pėrmbledhura nėn titullin ‘’Dramat nė prozė‘’. Ato janė tė mirėnjohura nė teatėr nga interpretimet virtuoze tė Aleksandėr Moisiut (dramat ‘’Hajdutėt’’ e ‘’Fjesko’’) dhe prej aktorėve tė shquar tė Teatrit Kombėtar ( ‘’Intrigė e dashuri’’ ose ‘’Luiza Miler’’ me regji tė Mihal Luarasit e Drita Agollit)
Thuhet se pėr dramėn ‘’Intrigė e dashuri’’ u pėrdorėn dy emėrtime dhe dy regji nė kohė tė ndryshme (1957 dhe 1979) meqė ‘’kuptimi i komunikimit artistik pėr pjesėt klasike nga ana e Teatrit Kombėtar ėshtė parė mė fort i lidhur me tė kuptuarit e bashkėkohėsisė.’’ Kėshtu anashkalohet faktori konjuktural politik, dėnimi i regjisorit tė shquar Mihal Luarasit. Ai nė pėrfundim tė studimeve nė Hungari si regjisor teatri, realizoi dy punė pėr mbrojtjen e diplomes, dramen e Leon Tolstoit, "Pushteti i Erresires" dhe nė Shqipėri tragjedinė e Shilerit "Intrigė e dashuri" ku interpretuan aktorėt e njohur Naim Frashėri, Loro Kovaēi, Prokop Mima, Sander Prosi, Maria Loloreci etj.
Mihal Luarasi kujton se nė Hungari kishte liri tė madhe nė krijimtari artistike dhe filloi te konturohej brenda tij ndjenja e lirisė sė individit. Edhe "Intrigė e dashuri" ėshtė njė drame, brenda sė cilės ekziston konflikti dhe asnjeri nga protagonistėt e saj, Ferdinandi dhe Luiza, nuk jane tė lirė nė dashurinė e tyre... Drama "Dhelpra dhe rrushtė" dhe "Intrigė e dashuri", ishin dy momente kyce tė aktivitetit tė tij si regjisor, qė sė bashku me ngjarjet mė vonė, ēuan nė mospėlqimin e veprave tė tij nga sistemi dhe partia nė pushtet.

Kėshtu luftėtari antifashisti, atdhetar dhe regjisor i talentuar i kushedi sa shfaqjeve tė suksesshme u dėnua si armik politik pėr 7 vjet nė burgun e Ballshit.

Edhe vetė drama e Shilerit do tė qe dėnuar ‘’me vdekje’’ nga censura por e shpėtoi rastėsia. Sulejman Dibra jep njė fakt interesant. Kur mendohej tė vihej nė skenė tragjedia e Shilerit “Intrigė dhe dashuri ” (me regjisore Drita Agollin) ai me Reshat Arbanėn shkuan pėr ta bindur Xhelil Gjonit, por ai nuk pranoi. Por tė nesėrmen ai erdhi nė Teatrin Kombėtar dhe kėrkoi tė falur sepse kishte lexuar se dikur Enver Hoxha kishte shkruar mirė pėr Shilerin dhe dramėn “Intrigė e dashuri ”.

Aktori Edmond Budina kujton se regjisorja Drita Agolli ka qenė shumė e ashpėr dhe i thoshte: “Ti je fshatar, nuk je princ siē ėshtė Ferdinandi”. Kjo e bėnte tė vuante shumė, sepse punonte edhe pas provave… Pas shfaqjes te reklama e teatrit e priste njė burrė rreth 80 vjeē. Ishte Skėnder Luarasi, pėrkthyesi i “Luiza Miler-it”, ‘’njė nga kollozėt shqiptarė, i cili kishte njė mendje tė ndritur’’. Ai i tha: “Ferdinandi je ti, edhe mė shumė se ai i pari”…Nga ai moment pata miqėsi me tė, mė ka dhėnė librat qė kishte nė shtėpi pėr teatrin…’’ 8. (Valeria Dedaj, Interviste me aktorei Edmond Budina, Shekulli, 10,02, 2014 www.shekulli.com.al/website/index.php?)

Aktorja Yllka Mujo thekson ndikimin qė ka patur Luiza Mileri rol i plotė dhe tepėr dramatik, tek personaliteti i saj dhe formimin si artiste.
‘’Ekziston nje veti e magjishme e rolit …Fillimisht, kėtė
e kam ndjerė shume fuqishem te Luiza Miler. Kur ecja rruges
pas provave, ndieja qė ecja krejt ndryshe, qė mendoja krejt
ndryshe, shumė herė mė tepėr se zakonisht, ngreja sytė nga
qielli, shume herė me tepėr se zakonisht flisja me yjet, ....
Pėrfundimisht, pėr mendimin tim, roli ka te bejė shumė nė
formimin e personalitetit njeri aktor ose aktor njeri.’’ 9.
(Irhan Jubica, Interviste me aktoren Yllka Mujo, 55, 4.5. 2009 http://albanianmovies.blogspot.com/2...1_archive.html)

Yllka Mujo kujton porositė e Sandėr Prosit, mesazhet universale tė Shilerit dhe amanetet e brezave nė skenė:
“Si thoshe ti mjeshtėr i skenės tek interpretoje muzikantin Miler tė Shilerit nė kryeveprėn “Intrigė e dashuri”: “Ju jeni kryeministėr i vendit, por jo zoti i shtėpisė sime”. Dhe bija jote, Luiza Miler (Yllka Mujo) ėshtė bėrė e tillė si e dėshiroje ti Sandėr i shtrenjtė.’’10. (Pėrparim Kabo , Njė letėr pėr fisnikun Aleksandėr Prosi, Gazeta shqiptare, 24 .3.2010, f. 1, 28 – 29)
Emocionet nė interpretimin e dramės ‘’Intrigė e Dashuri’’ tė Shilerit, i kujtojnė me nostalgji shumė personalitete tė teatrit shqiptar, pėr Elida Janushin ‘’Luiza Miler ishte roli qė i ka falur jetė nė teatėr’’. Studjuesi Pėrparim Kabo e cilėson ‘’himnin e dinjitetit tė njeriut’’

Intrigė e Dashuri’’ nė Institutit ''Goethe-Schiller''. Weimar
Botimi i dramės sė Shilerit ‘’Intrigė e Dashuri’’ tė shqipėruar nga Skėnder Luarasi u mirėprit nga lexuesi shqiptar dhe institucionet kulturore. Skėnder Luarasi kujton se nė vjeshtėn e vitit 1955, sekretari i Lidhjes sė Shkrimtarėve Shefqet Musaraj i erdhi pėr vizitė nė shtėpi dhe i kėrkoi njė ekzemplar tė dramės ''Intrigė e Dashuri'' me autograf. Do tė vizitonte Weimarin si pėrfaqėsues i inteligjencies shqiptare dhe do t'ia dhuronte librin Institutit ''Goethe-Schiller''.
Sė andejmi i dėrgoi njė kartolinė me pamje tė dhomės ku punonte Shileri me tryezėn e shkresurinat
Prof. Skėnder Luarasi
Lidhja e Shkrimtarėve
Tiranė
(Albania)
'' Tė fala. Tė kam kujtuar vazhdimisht kėto ditė qė po kaloj nė Weimar''
Shefqet Musaraj
Weimar, 1 tetor 1955

"Kur u kthye nė Tiranė, mė tregoi se me tė hyrė nė Institut i tha drejtorit qė kishte sjellė dramėn ''Intrigė e Dashuri'' nė shqip, t'ia dhuronte bibliotekės. Ai e porositi i entuziazmuar tė vinte tė nesėrmen nė orėn dhjetė. Nė sallėn e festave, dy rreshta shkencėtarėsh tė veshur nė ornat akademike po prisnin pėrfaqėsuesin shqiptar i cili kaloi pėrmes burrash tė mėdhenj nga trupi dhe nga mendja. Libri u vendos nė bibliotekė me ceremoni dhe nderime pėr gjuhėn shqipe e popullin shqiptar qė di tė ēmojė vlerat e kulturės bortėrore.''

Ndėrsa shteti e kultura shqiptare nderohej, vetė shqipėruesi Skėnder Luarasi nuk lejohej tė merrte pjesė nė asnjė aktivitet ndėrkombėtar, as nė Kosovė!

(Vijon)

Dramat nė Prozė (‘’Intrigė e dashuri’’, ‘’Hajdutėt’’, dhe ‘’Pėrbetimi i Fieskos’’)
Imazhet E Bashkangjitura
Tipi Dosjes: jpg Drama ne Proze.jpg (50.1 KiloByte, 0 shikime)
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-11-14, 22:42   #58
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

(Vijon)

Petro Luarasi
Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian


Vepra e Shilerit ‘’Vajza e Orleansit’’, e shqipėruar nga Skėnder Luarasi, u botua nga InfBotues n[ vitin 2007 ndonėse ishte planifikuar tė botohej qė nė vitin 1960 nga Ndėrmarja Shtetėrore e Botimeve, por pėr shkaqe konjukturale u ndalua.
Pėrkthimi sė bashku me parathėnien dhe shėnimet pėrkatėse tė Skėnder Luarasit ''humbėn'' nė redaksi.
Me kėtė rast kujtojmė me mirėnjohje Akademikun Aleks Buda dhe studjuesin Dhori Qiriazi pėr ndihmėn dhe shkrimet perkatėse qe po publikojmė .


Aleks Buda
Shqiperimet e Skender Luarasit.
‘’Vajza e Orleansit’’ - F.Shiler


Te asnjeri nga autorėt e mėdhenj tė letėrsisė klasike gjermane tė gjysmės sė dytė tė shek. XVIII e tė fillimit tė shek. XIX lidhjet me realitetin historik nuk kanė gjetur njė pasqyrim kaq tė drejtpėrdrejtė e njėkohėsisht kaq tė lartė poetik, asnjeri si Shileri nuk ėshtė bėrė shprehės kaq i frymėzuar i detyrave tė mėdha djegėse qė shtronte realiteti i kohės pėr popullin gjerman: luftė kundėr regjimit feudal absolutist qė mbretėronte i pakufizuar ende nė fundin e shek. XVIII, kur ai kishte pėsuar goditje tronditėse nė vendet mė tė pėrparuara tė Evropės, luftė kundėr copėzimit feudal tė trashėguar nga mesjeta qė pengonte bashkimin kombėtar, luftė kundėr obskurantizmit mesjetar qė shtypte e frenonte lirinė e mendimit. Qė nga drama e tij e parė ‘’Cubat’’ mė 1782 e deri nė ‘’Vilhelm Telin’’ mė 1805 ideja e kėsaj lufte e pėrshkon nė mėnyrė konsekuente veprėn e tij. Nė kėtė vazhdė qė vjen duke u ngjitur dallojmė njė etapė tė parė ku lufta kuptohet e paraqitet si njė fenomen subjektiv, si luftė e personalitetit tė shtypur nga ambienti i vjetėr shoqėror-moral. Nuk ka dyshim se edhe prapa kėsaj revolte individuale qėndron - dhe Shileri e sheh - njė konflikt shoqėror i mprehtė. Nuk ėshtė e rastit se nė fund tė kėsaj etape qėndrojnė ngjarjet tronditėse tė revolucionit tė madh borgjez tė Francės. Nė kėtė etapė bien edhe studimet historike tė Shilerit, kushtuar ngjarjeve tė mėdha historike qė pėrfunduan me disa vepra tė mėdha si ‘’Historia e kryengritjes sė Vendeve tė Ulta’’ ku ai u njoh e trajtoi lėvizjet e mėdha masive, luftėn e madhe popullore qė pėrbėn revolucionin e parė borgjez nė Histori.
Nė etapėn e dytė dalin nė radhė tė parė tė veprimtarisė dramatike tė Shilerit konflikte - jo mė nė plan individual - por ēaste krizash tė mėdha historike, konflikte historike absolutisht tė domosdoshme, qė shpėrthejnė lėvizje masive luftash me karakter ēlirimtar e gjejnė mishėrimin e tyre nė disa figura tė mėdha heronjsh popullorė si Vajza e Orleansit, Vilhelm Teli etj.
Njihet qėndrimi mėdyshės qė mbajti Shileri ndaj revolucionit borgjez francez nė fazėn e zhvillimit tė tij mė tė ashpėr. Nė Gjermaninė e prapambetur, nė zhvillim dhe me aq mbeturina feudale, si ai dhe tė tjerė bashkėkohės tė tij, nuk mund tė arrinin nė njė kuptim teorik revolucionar. Shileri nė filozofinė e tij mendonte se vetėm me anė tė ‘’edukimit estetik’’, dmth me anė tė arėsimit, mund tė arrihej liria aq e shtrenjtė pėr tė. Porse nė krijimtarinė e tij dramaturgjike ai shkoi shumė mė pėrpara e mė larg nga ē’shkonin konceptet e tij filozofike. I mbėshtetur mbi studimet e tij historike e nėn ndikimin pozitiv tė lėvizjeve tė mėdha popullore ai krijoi nė vitet 1801-1805 dy vepra qė kanė jo vetėm si sfond, por dhe si pėrmbajtje kryesore, luftėn ēlirimtare tė masave popullore : ‘’Vajzėn e Orleansit’’ dhe ‘’Vilhelm Tellin’’. Kėtu s’ishte fjala pėr njė lėndė nga antikiteti i largėt si te ‘’Nusja e Mesinės’’. Nė njė kohė kur pėr Gjermaninė ēėshtje djegėse ishte problemi i bashkimit kombėtar dhe i luftės pėr pavarėsi kundėr invazionit tė huaj kėrcėnues - siē qe nė periudhėn e luftrave kundėr Napoleonit - dhe mendjet mė pėrparimtare si forcė tė vetme qė mund t’i bėnte ballė kėsaj detyre shihnin masat popullore e jo mė shtetin e kalbur prusian - nė kėtė kohė, lufta e popullit francez kundėr invazionit anglez nė shek.XV, e mishėruar nė figurėn e vajzės fshatare, kishte pėr t’u thėnė shumė gjermanėve bashkėkohės e ka pėr t’u thėnė ende sot pasardhėsve, e jo vetėm pasardhėsve gjermanė - po ashtu si figura e fshatarit zviceran W.Tell - nė sajė tė gjenisė krijuese poetike tė Shilerit. Ashtu siē nuk ėshtė e rastit qė Shileri ka zgjedhur si figurė qėndrore njė vajzė fshatare, ashtu nuk ėshtė e rastit edhe qė gjuha poetike e autorit i pėrshtatet realitetit shoqėror-historik tė ambientit ku zhvillohen ngjarjet. Kėtu e ka rrėnjėn ai element biblik-fantastik-fetar qė bashkėjeton me konceptin thellėsisht realist historik mbi tė cilin mbėshtetet vepra. E kemi fjalėn pėr atė zėrin ‘’e mbinatyrshėm’’ qė vajza thotė se e shtyn tė veprojė e tė ndėrmarrė atė vepėr tė madhe, ku kishte dėshtuar klasa sundonjėse feudale e Francės. Ėshtė e natyrshme, e nuk mund tė ishte ndryshe, qė zėri i ndėrgjegjes popullore flet nėpėrmes vajzės fshatare. Nuk mund tė shprehej nė gjuhėn e vet klasore tė pastėr. Ai do tė merrte natyrisht atė ngjyrė paragjykimesh fetare, atė ngjyrė figurash konceptesh biblike qė pėrbėnin bukėn e pėrditėshme tė fshatarėve tė varfėr, tė mbuluar nga errėsira e padija, tė rritur nė njė botė ėndrrash qė ia kishin dhėnė si ushqim kleri, njė botė ėndrrash nė tė cilėn ata besonin si nė njė realitet. Dhe pikėrisht qe bindja e thellė e masave popullore pėr nevojėn e luftės. Marrja hua e ngjyrės fetare, karakterizon forcėn e saj, ėshtė dashuri e karakterit tė saj thellėsisht popullor. Nė kėtė bashkėjetim elementesh realisto-popullore dhe biblike-letrare nuk pasqyrohet ndonjė kontradiktė qė ka pėrshkuar autori, por njė kontradiktė qė pėrshkon sė thelli realitetin historik: nė shek. XV fshatari francez as nuk mund tė mendonte e vepronte ndryshe, as fshatari gjerman nė shek. XVI, qė u nisėn nė luftė kundėr anglezėve ose kundėr feudalėve gjermanė me parrulla e shprehje tė marra hua nga bota biblike. Nga logjika e kėtij realiteti nuk ka dashur tė largohet as G.B.Shaw, me gjithė sarkazmin e tij antimetafizik kur shprehet se ‘’zėri i brendshėm’’ qė shtyn vajzėn fshatare nė dramėn e tij me tė njėjtin subjekt, ėshtė njė realitet i natyrshėm e i kuptueshėm. Ėshtė merita e Shilerit qė ai ka ditur e ka mundur tė bėjė qė nėpėrmes kėsaj gjuhe figurash e frazash biblike tė shkėlqejė ndjenja e thellė, instinktive e genuine e patriotizmit popullor qė rron nė fshatarėt e shprehet nga goja e njė pėrfaqėsuesi tė tyre, tė vajzės, qė aq me vetmohim, po edhe me vetėbesim instiktiv tė njeriut tė popullit, i shėrben popullit tė vet, pa lėkundje, deri nė ēastin e fundit.
Gjuha me tė cilėn flet njė fshatar i ditėve tona, i ambientit tonė shoqėror, ėshtė natyrisht krejt ndryshe; por nė pėrmbajtjen e vet gjuha poetike e veprės sė Shilerit ka elemente qė i flasin thellė edhe sė sotmes sonė.

Aleks Buda

(Vijon)
Imazhet E Bashkangjitura
Tipi Dosjes: jpg Vajza e Orleansit, Don Karlos.jpg (65.4 KiloByte, 0 shikime)
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-11-14, 22:45   #59
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

(Vijon)

Petro Luarasi
Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian


Dhori Qiriazi
‘’Vajza e Orleansit’’ nė shqipėrimin e Prof. Skėnder Luarasit.


Ėshtė njė ngjarje e lumtur pėr kulturėn shqiptare qė Prof. Skėnder Luarasi u njoh me veprėn liridashėse tė F.Shilerit qysh nė rini dhe u dashurua sidomos me dramaturgjinė e tij duke shqipėruar veprat ‘’Vilhelm Tel’’, ‘’Intrigė e dashuri’’, ‘’Hajdutėt’’, ‘’Fiesko’’, ‘’Don Karlos’’ dhe ‘’Vajza e Orleansit’’.
Besojmė se ajo qė e tėrhoqi mė fort nuk ishte vetėm romantizmi i Shilerit, por natyra e mesazheve universale me tė cilėn ai u drejtohet brezave.
Me kėto ndjesi bashkohej edhe ajka e inteligjencies progresive shqiptare. Kėshtu emigranti politik Fan Noli, nė njė letėr drejtuar Vangjel Korēės nga Vjena, shkruante: ‘’Nuk e di a jam i zoti t’ju kėshilloj ē’vepra tė pėrktheni nga letratyra gjermane...Posa nistė me Shilerin mund ta vazhdoni me ‘’Rauber’’, ‘’Jungfrau von Orleans’’, ‘’Wilhelm Tell’’.... Kėto duhen mė tepėr pėr popullin tonė tė skllavėruar. Sa mė pak pėrjashtime tė bėni nga ky rregull, aq mė mirė do tė jetė si pėr qėllimin, si pėr kėndonjėsit... ''
‘’Vilhelm Teli’’, dramė qė u shkrua nga Shileri nė vitin 1804, u bė e njohur nė Shqipėri pėr herė tė parė, qysh nė vitin 1934 dhe vargjet e saj u bėnė tema hartimi e burim frymėzimi pėr rininė shkollore, sidomos kundėr rendit tiranik, u bėnė himn i ndjenjės pėr liri nga thundra e rendit feudal qė ishte i gjallė, gjer vonė nė Shqipėri.
Me pėrkthimin e kėsaj drame aq tė bukur dhe elegante tė F.Shilerit, Skėnder Luarasi e renditi veten nė anėn mė progresive tė intelektualėve shqiptarė tė kohės sė tij. Pikėrisht ėshtė kjo arėsyeja pse ai gjeti mirėnjohjen e zemrave tė rinisė shkollore tė asaj kohe qė kish filluar tė bėhej e ndėrgjegjshme pėr detyrat e saj tė ardhėshme shoqėrore.
Doemos ai gjeti mėnyrėn qė t’ua bėnte tė ditur kėto ide asaj pjese tė rinisė qė ishte progresive dhe jo e turbulluar nga ndjenja tė vjetra fanatike dhe regresive. Qysh herėt e kam vėnė re se Prof. Skėnder Luarasi i pa figurat e dramės klasike gjermane, pėrparimtare, si tė pėrafėrta nga idetė dhe personazhet e saj me rrjedhėn progresive historike tė ngjarjeve nė Shqipėri, kur po kristalizoheshin kėto dy drejtime: njėri progresiv-revolucionar dhe tjetri konservator-reaksionar, qė pėrfaqėsohej nga mendėsi feudale, tė mbruajtur me fanatizėm aziatik dhe tė ndikuara tek shtresat e privilegjuara tė ish okupatorit osman. Ai pėrafronte figurat e Isa Boletinit, Ismail Qemalit, Themistokli Gėrmenjit, Shote Galicės me Vilhelm Telin, Roderik de Pozėn, Zhan d’Arkėn (e personazhe tė tjerė tė dramave tė Shilerit) ndėrsa anadollakėt e prapambetur, konservatorė, ua kundėrvinte atyre.
Nė ribotimin e dramės ‘’Vilhelm Teli’’ nė vitin 1962 gjejmė dhe kėto rreshta:
‘’A ka tė drejtė populli tė bėjė kryengritje me armė nė dorė kundėr pushtetit qė e shtyp dhe e plaēkit?’’ Pėrgjigja jepet nė vargun e Shilerit:
‘’Jo, dhe dhunė e tiranisė ka cak e gardh!’’
Ky kushtrim shtjellohet gjerėsisht nė ‘’Vajza e Orleansit’’, e cila shprehet me aq zjarr pėr ndjenja tė dashurisė ndaj atdheut, kur ai ėshtė i pushtuar nga tė huajt.
Para vitit 1800 Shileri ka mbledhur shumė materiale nga koha e Luftės 100-vjeēare tė zhvilluar midis Francės dhe Anglisė, nė tė cilat dallohet njė figurė e shquar historike, pėrfaqėsuese e patriotizmit popullor, Zhanė d'Arka.
Drama ‘’Vajza e Orleansit’’ u fillua nė vjeshtė tė vitit 1800 dhe u pėrfundua mė 16 prill 1801. Gjithė materiali historik qė vihet nė dukje nė kėtė dramė, pasqyron me besnikėri shekujt XIV-XV nė Francė dhe Luftėn 100-vjeēare midis Francės dhe Anglisė. Po Shileri nuk dėshiron tė shkruajė histori, ai na komunikon ato ligjėsi tė natyrės njerėzore qė pėrcaktojnė rrjedha historike dhe ato ndjenja tė dashurisė sė pakufishme qė objektivisht jetojnė nė zemrat e popullit, pėr tokėn dhe bashkatdhetarėt, atėhere kur atdheu pushtohet dhe shtypet nga tė huajt.
Nga kjo pikėpamje ‘’Vajza e Orleansit’’ u shkrua si reaksion ndaj pushtuesve francezė tė Napoleon Bonapartit, i cili e kishte kapėrcyer disa herė lumin Rin.
Po cila ėshtė kjo virgjėreshė e Orleansit, vajzė e thjeshtė e njė fshatari qė merr pėrsipėr tė udhėheqė ushtri kundėr pushtuesve anglezė?
Po japim disa tė dhėna tė njohura mbi biografinė e saj, por qė mund t’i plotėsojnė imazhin e plotė heroinės kryesore tė dramės sė Shilerit.
Ajo lindi nė Dom Remy tė Lorenės qė nė atė kohė ishte njė dukat i pavarur i cili pėrfshinte edhe njė pjesė tė Burgundisė. Familja e saj ishte fshatare dhe ajo vetė njė bareshė e vogėl, gjashtėmbėdhjetė vjeē.
Pas vitit 1429 Franca nuk kishte mbret. Karli VI vdiq ashtu si dhe mbreti i Anglisė Henriku V qė sipas traktatit tė mbarimit tė Luftės 100-vjeēare, do tė martohej me Katerinėn, tė bijėn e Karlit VI e do tė shpallej mbret i dy mbretėrive. Kur princi pasardhės nuk deshi ta pranonte kėtė padrejtėsi, disa fisnikė francezė e kundėrshtuan. Pikėrisht nė kėto momente, Zhan d’Arka, kjo vajzė e re, pa nė ėndėrr Shėn Mėhillin e Shėn Margaritėn qė i bėnin thirrje tė shpėtonte Francėn dhe ta kthente princin mbi fron. Njė vit mė vonė ajo mundi ta takonte princ Karlin nė Kinon tė fshehur midis kuartierit tė tij. Ajo i rrėfeu atij pėr misionin qė i ishte ngarkuar nga perėndia dhe e bindi se duhet ta ndihmonte tė ēlironin Orleansin e rrethuar nga ushtritė angleze. Princi pyeti pėr kėtė edhe klerin, i cili e pranoi planin pėr ēlirimin e Orleansit. Ajo mblodhi vėllezėrit e saj, i pajisi me armė si dhe me njė flamur tė bardhė me dy zambakė nė mes, ku ishin shkruar fjalėt: ‘’Krisht dhe Shėn Mėri’’. Lufta filloi mė 29 prill dhe fitorja e parė e madhe e saj kundėr ushtrisė angleze, ndodhi mė 9 maj. Anglezėt ishin ata qė e mbiquajtėn ‘’Virgina’’. Ajo ēliroi Jargonė, Mengun mbi Luarė, Boxhensin dhe mė 18 qershor mundi anglezėt nė Pati. Si rrethoi edhe qytetin Trojė, ajo e bindi princin Karl tė vinte nė Reims dhe aty ai u kurorėzua mbret i Francės, me emrin Karli VII, mė 17 korrik 1429. Kur lavdia e saj u ngrit lart nė sytė e popullit, aq sa ata e quajtėn shenjtore, filluan tė shpifin pėr atė. Ajo u mundua ta bindte mbretin qė tė rrethonte Parisin dhe ta merrnin, por ai hezitoi. Nė rrethana tė tilla ajo u rrethua nė Kompejn mė 24 maj 1430 dhe u tradhėtua nga peshkopi i Bovesė, Pierr Kosho qė ishte aleat i anglezėve. Dokumentat thonė qė qeveria angleze kishte paguar para pėr ta kapur Zhanė d’Arkėn dhe pėr ta dėnuar nė gjyqin e Inkuizicionit si njė tė virgjėr qė kishte lidhje me djallin. Gjyqi iu bė nė Ruan, nė shkurt tė vitit 1431. Atje u tha se ajo nuk komunikonte me zotin, por me djallin. Veē kėsaj, asaj i pėrmendėn dhe mėkatin qė kish bėrė, kur deshi tė vdiste me vetvrasje dhe u hodh nga kulla. Meqė thosh se ajo kish dėgjuar zėra, por ata nuk ishin zėri i kishės, u dėnua me djegie nė turrėn e druve mė 30 maj 1431 duke pėrthirrur emrin e Krishtit. Hirin e saj e flakėn nė lumin Senė.
Mbasi Karli VII mori Ruanin, si dhe me kėrkesė tė familjes sė Zhanė d’Arkės, Papa Kalisti III anulloi vendimin e gjyqit tė Inkuizicionit dhe mė 7 korrik 1456 e quajti Zhanė d’Arkėn martire dhe dėnoi Kokonė, i cili ishte ai qė ndikoi kryesisht nė gjyqin e djegies sė saj. Mė 16 maj 1920 kisha romane e shpalli atė shenjtore dhe dita e saj pėrkujtohet nė tė dielėn e dytė tė muajit maj.
Veē Shilerit mbi kėtė temė kanė shkruar edhe shkrimtarė tė tjerė prej tė cilėve do tė pėrmendja kėtu vetėm dy: Xh.B.Shoun me dramėn: ‘’Shėn Joana’’ dhe B.Brehtin me dramėn: ‘’Shėn Joana e forta!’’
Kur e kam lexuar pėr herė tė parė kėtė kryevepėr tė Shilerit, menjėherė mė ka shkuar mendja tek drama e famshme e Euripidit: ‘’Efigjenia nė Aulidė’’, ku mbasi vihen nė peshė ndjenja e detyrės dhe e vullnetit tė individit pėr vendin qė ze nė shoqėri, triumfon vullneti.
Nga ana tjetėr kjo tregon se Shileri i ka njohur ligjėsitė qė rrjedhin nga koha antike nė veprimin dramatik.
Por problemi themelor i dramės nuk mbetet vetėm triumfi i ndjenjės sė detyrės nė mbrojtje tė Atdheut, por drama e Shilerit, pėrmes veprimit, trajton realisht jo vetėm nevojėn e pranisė sė shtetit nė jetėn civile, por edhe tė persekucionit tė individit nga paragjykimet dhe shpifjet egoiste.
Kjo ndodh edhe tek ne, tani kur ende Shqipėria nuk ėshtė aq e civilizuar dhe e emancipuar nga paragjykimet e sė kaluarės, qofshin kėto shoqėrore apo politike.
Lufta e Zhanė d’Arkės pėr tė kthyer institucionin e mbretit, natyrisht ėshtė njė akt politik dhe po aq politik ai i kundėrshtarėve tė saj dhe aq mė tepėr i bashkėpunėtorėve me pushtuesin. Po fajtor mund tė bėhet edhe mbreti, kur nuk merr vendime tė drejtė.
Drama e Shilerit zhvillohet e gjitha pėrmes skenash luftarake dhe nė secilėn ai pėrshkruan gėzimin e fitores dhe trishtimin e humbjes. Kur Zhana del nga pylli me pėrkrenaren e ndritshme, ėshtė e bukur, por i ati e qorton atė pėrkrenare, e cila do t’i marrė vajzės ndofta jetėn. Vetė civilizimi shikohet si njė pėrparim qė vjen pėrmes disa mėkatesh. Pėrmes kontradiktės individi njeh vetveten. Veprimi unifikon konkreten me abstrakten, prapambetjen dhe progresin, tė veēantėn dhe tė domosdoshmen, natyrėn dhe gabimin.
Nuk dėshiroj tė bėj komente tė personazheve tė dramės, pse ata janė nė dramė dhe nė veprim. Por desha tė theksoj tani nė fund tė kėtyre pak shėnimeve mbi kėtė dramė tė bukur tė Shilerit se ky dramaturg i madh e shumė i talentuar, ka ditur tė bėjė dallimin kryesor se nga ndryshon njė vepėr arti nga ajo jo artistike. Thelbi i kėtij zbulimi tė tij edhe nė kėtė dramė ėshtė se arti nuk ėshtė moral apo moralizim, por ai ėshtė veprim real. Nė fakt ai shpjegon etikėn e veprimit, ose na le tė gjykojmė mbi tė, pra, mbi dualitetin e veprimit.
Viktima i pėrmban tė dyja. Ajo hesht para ēdo paradoksi. Tė tjerėt e bėjnė atė fajtore pėr shkak se pse hesht. Viktimėn njė e nga njė e braktisin shokėt, tė afėrmit, pse thonė qė ajo ėshtė fajtore, sipas shumicės keqdashėse. Kur tė gjithė e dėnojnė, duhet ta dėnojmė edhe ne.
Skena tė tilla mund tė zhvillohen kurdoherė, sidomos kur shoqėria ėshtė e ndėrtuar vetėm mbi interesa qė shpesh e kanė bazėn mbi krime, mbi egoizėm, dhe kur shoqėria ėshtė ende larg qytetėrimit dhe ndjenjės tė sė drejtės sė pėrgjithshme tė mbėshtetur nė ligje tė drejtė. Pėr shkak se kjo dramė na zbulon ide tė tilla universale, ėshtė njė dramė qė ka karakter universal.
Diktatura me anėn e censorėve tė saj, qė nė vitet ’50 ia mohoi kulturės sonė shqipėrimin e mrekullueshėm ‘’Vajza e Orleansit’’ qė u ‘’pluhuros’’ deri sa humbi skutave tė NSH Botimeve. Kujtoj takimet me profesorin e ndjerė tek mė fliste pėr intrigat e inskenimet me urdhėr nga ‘’lart’’ tė ‘’inkuizitorėve tė kulturės’’ dhe protestat e tij ndaj kėtij krimi. Jam shprehur edhe vetė publikisht qė nė atė kohė mbi vlerat e mirėfillta tė kėsaj vepre, por gjithshka ra nė vesh tė shurdhėr e sy tė verbėr. Ndaj gėzohem qė munda tė shprehem pėrsėri me kėto pak radhė, mbas afro gjysmė shekulli censure tė kėtij botimi postum, nė njė mjedis lexuesish qė tashmė mund tė mė kuptojė mė mirė mua, shqipėruesin e shquar, Prof. Skėnder Luarasin dhe vlerat madhore tė veprės ‘’Vajza e Orleansit’’ tė Shilerit, i cili u nda nga jeta 200 vjet mė parė.

Dhori Qiriazi

(Vijon)
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-11-14, 22:47   #60
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

(Vijon)

Petron Luarasi


Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

“Don Karlos”


Drama “Don Karlos” shquhet ndėr kryeveprat e Shilerit.
Ajo ishte planifikuar pėr botim nga drejtori i N. Sh. Botimeve, Drago Siliqi, sikurse dėshmohet nė revistėn “Nėntori’’ (artikulli “Shileri nė shqip’’, nėntor, 1960: “Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve ka nė plan pėr tė botuar dramat: “Don Karlos’’ dhe “Vajza e Orleansit’’). Me rastin e 220-vjetorit tė lindjes tė Shilerit , nė vitin 1979, u lejua tė botohen fragmente tė dramės ‘’Don Karlos’’ nė gazetėn ‘’Drita’’ ( Drita, 11.11.1979, f.15) dhe nė revistėn ‘’Nėntori’’( Nėntori, nr.10, 1979, f.240-251). U ndalua per arėsye konjukturale.
Shqipėrimi i Skėnder Luarasit u botua nga InfBotues nė vitin 2007.

Po botojmė pjesėrisht njė nga recensat zyrtare.

Afrim Koēi
Reēension “Don Karlos” dramė nė vargje e Fridrih Shilerit
Nė krijimtarinė e Shilerit ( i cili dallohet nga vigani tjetėr i letėrsisė gjermane , Gėtja, jo vetėm pėr lirizmin qė karakterizon veprėn e tij, por kryesisht pėr trajtimin e temave shoqėrore aktuale, qė i bėnin jehonė kėrkesave tė kohės) drama Don Karlos edhe pse nuk ze vendin e parė ( pėr idetė e kemi fjalėn se pėr formėn e forcėn e saj artistike ajo pretendon pėr kėtė pozitė) rradhitet ndėr mė tė mirat e tij ( dhe tė mos harrojmė se Shileri si dramaturg, nė rradhė tė parė, zė atė vend qė ka nė pjedestalin letrar gjerman dhe botėror.
Kjo vepėr ka nė qendėr tė saj idenė e madhe tė lirisė, e parė kjo mė shumė se njė aspekt: liria e mendimit nė pėrgjithėsi, liria e vetvendosjes sė popujve nė veēanti.
Drama, qė mund ta quajmė fare bukur edhe tragjedi, e merr subjektin nga historia e oborrit mbretėror spanjoll tė shek. XVII nė kohėn e mbretėrimit tė Filipit II dhe tė konfliktit tė tij me popujt e Vendeve tė Ulta qqė kėrkonin tė ēliroheshin nga shtypja e tij e padurueshme, dhe e vėshtruar ashtu cekėt, sidomos nė fillim duket e thjeshtė e madje melodramatike( ku nuk mungon tė pėrzjehet edhe te huajimi qė lind nga njė ‘’imoralitet’’ si tė thuash i motiveve shtytėse tė heroit kryesor por jė lexim i mėtejshėm, a pak mė i vėmendshėm, na bind pėr qėllimin e madh tė autorit, qė me vėrtetėsi e forcė tė jashtėzakonshme bindėse, hedh nė shesh pėrpara gjykimit tė njerėzve ide tė mėdha universal njerėzore. Zgjedhja e kėtij fragmenti tė historisė njerėzore dhe e kėtij vendi (Spanjės sė inkuizicionit dhe tė kulmit tė lulėzimit tė saj, tė synimeve tė saj ekspansive dhe aggressive, tė obskurantizmit dhe terrorit fetar e shtetėror) ėshtė bėrė me qėllim nga autori pėr tė evidentuar mė mirė vendin qė ze liria nė jetėn e personave dhe tė kombeve dhe katastrofėn e pashmangshme qė shkakton mungesa e saj ; pra dobia shoqėrore e veprės, pėr kohėn tonė, kur forcat regressive tė kohės (ideologjike, politike, e artistike) kėrkon t’I heqė lirisė ēdo tė drejtė qytetare, kur nė vendet kapitaliste e revizioniste liria e mendimit ėshtė njė nocion, kur superfuqitė kėrkojnė qė kėtė ta zbatojnė edhe pėr kombet ėshtė e qartė dhe jashtė ēdo dyshimi.
Por duke e parė veprėn nė unitet midis tėrėsisė dhe pjesėve tė saj, nuk mund tė mos vėmė re edhe disa mangėsi e kufizime, qė megjithatė e themi qė mė pėrpara , nuk janė kaq tė mėdha e tė rėndėsishme , kaq tė papranueshme (sepse tė pėrligjura nga koha e vendi) sa ta rrezikojnė atė.
Nė krye tė listės vjen njė herė fakti qė bėhet fjalė pėr mbretėr e me mbretėr, pra negative nga pikpamja qė ne duam tė shohim tė pasqyruar nė art, nė rradhė tė parė jetėn e masave tė shtypura dhe luftėn e tyre. Mirėpo historisė s’kemi ē’i bėjmė. Pėr tė arritur gjer kėtu u desh qė njerėzimi tė kalojė nėpėr njė varg rendesh shoqėrore shtypės e regressive (bile edhe proletariati ėshtė produkt i tyre) qė bėnė tė mundur , nė luftė kontradiktash, zhvillimin njerėzor. (Le tė kujtojmė Marksin kur thotė se qytetėrimi i detyrohet skllavopronarisė sė botės sė lashtė). Nė kėtė mes rėndėsi ka fakti se si vėshtrohet historia, ē’qėndrim mbahet ndaj saj, ē’ide tė saj afirmohen. E parė nga kjo anė vepra ėshtė e mirė dhe plotėsisht e botueshme.
Si tė metė tė dytė mund tė pėrsėrisim edhe njė herė ē’thamė mė lart pėr karakterin romantic, melo-dramatik tė subjektit, por kėtė mund ta neutralizojmė duke thėnė se me shtjellimin e dramės kjo sa vjen e zbehet, humbet dhe nė dramė marrin vendin kryesor aspektet shoqėrore, politike tė idesė.
Mund tė rradhisim si tė metė edhe mungesėn e pranisė sė vegjėlisė, tė luftės sė saj nė lėmin shoqėror. Po t’I bėjmė kėsaj zbritjet e duhura tė mjedisit qė ka marrė nėn vėshtrim autori dhe tė faktit qė ka nė vepėr disa personazhe positive tė dorės sė dytė, qė mund tė merren si shprehės(ndonėse tė mekur0 tė psikologjisė dhe tė karakterit popullor( ca shėrbėtorė nė pallat, ca murgj tė thjeshtė.). Por ajo qė ka rėndėsi ėshtė se ndonėse tė mishėruar nė ndonjė personazh, ato, masat populli, nuk marrin pjesė, por ndjekin fizikisht nė vepėr dhe pėrbėjnė shtratin material pėrmbi tė cilin zhvillojnė kombinacionet e tyre shtypėsit. (Shtypja e luftės sė popujve tė Vendeve tė Ulta ėshtė lejtmotivi i veprimeve tė dy heronjve kryesorė politikė, tė Don Karlosit dhe tė markizit tė Pozas, tė mbretėreshės dhe tė anės kundėrshtare tė tyre, tė mbretit , tė priftit Domingo, tė dukės sė Albės e tjera, bile-bile, kjo mishėroin edhe idenė e dytė tė madhe tė veprės.
Por nuk duhet tė harrojmė , nga ana tjetėr njė tog anėsht ė mira tė tjera, si demaskimi I fuqishėm I inkuizicionit ( figura e Inkuizitorit tė Madh dhe e Domingos, priftit rrėfyes tė mbretit, janė mishėrime madhore tė thelbit antinjerėzor tė inkuizicionit dhe tė rolit tė tij thellėsisht antipėrparimtar e criminal), I klasės sė fisnikėve , etj. Vijnė pastaj kėtu nė vėshtrim edhe problem etike( siē ėshtė karakteristikė e veprave tė mėdha, ku ndėrrthuren e gjejnė pasqyrim, do s’do autori, anėt thelbėsore tė jetės sė kohės) siē janė marrėdhėniet midis atit e birit, Dashuria e pastėr dhe ajo me interes, dashuria e shokut, besnikėria, mirėsia, hipokrizia, ambicja, etj.
Drama ėshtė shkruar nė vargje pentametrike nė jambe por pa rimė. Nė njė nivel tė lartė artistik , me konfiguracion tė vėshtirė e tė fuqishėm ndėrthurur me meditime dh endėrfutje tė thella filozofike, vepra paraqet vėshtirėsi nė tė pėrkthyer.
Pra, si pėrfundim, me fare pak heqje (tė pjesshme) vepra ėshtė shumė e mirė, e bukur, ka tingull tė fortė aktual, vlen pėr edukimin ideorevolucionar dhe estetik tė masave tona punonjėse.

Afrim Koēi

(Vijon)


petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:35.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.