Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 22-08-08, 18:20   #1
Shpat
Prishtinas.
 
Anėtarėsuar: 27-05-08
Vendndodhja: Shteti mė i ri.
Postime: 573
Shpat e ka pezulluar reputacionin
Gabim Si e shpjegoni TELEPATINĖ??

Mė inteeson tė di mė shumė rreth TELEPATISĖ.


__________________
Luftėn e fitova , fenė e ruajta.
Shpat Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 22-08-08, 19:52   #2
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Si e shpjegoni TELEPATINĖ??

TELEPATIA

Telepatia ose biokmunikimi ėshtė njėri nga fenomenet shumė tė njohura tė lėmit tė parapsikologjisė ose psikotronikės. Fjala “telepati” rrjedh nga gjuha e vjetėr greke dhe do tė thotė: “tele” - largėsi dhe “pathe” - ndjeshmėri. Si themelues i saj njihet Fredrick Meiers, qė ėshtė edhe njėri ndėr themeluesit e Shoqatės britanike pėr kėrkime psikike, qysh nė vitin 1882.
Ē’ėshtė nė tė vėrtet telepatia? Telepatia mund tė definohet si njė manifestim psikotronik, gjatė tė cilit vrojtohen mendimet, fotografitė psikike, dėrgesa sensibėl e njė personi, respektivisht e dėrguesit, nga ana e njė personi tjetėr, qė nė kėtė rast ėshtė pranuesi. Kėto mendime, kjo dėrgesė sensibėl, qė emitohet vetėdijshėm apo pavetėdijshėm nga dėrguesi, ėshtė e “shpėrndarė” nė hapėsirė, ashtu qė me pesė shqisat normale tė komunikimit, tė cilat ne si qenie njerėzore i posedojmė, nuk ėshtė e mundur tė pranohen dhe me to tė komunikojmė. Pra, mund tė thuhet se telepatia ėshtė komunikim valorė i dy qenieve pa kontakt fizik, pa fjalė, por vetėm me anė tė mendimit, pavarėsisht largėsisė sė tyre.
Aftėsi tė komunikimit telepatik kanė tė gjitha qeniet e gjalla, por ato qė e kanė mė tė zhvilluar aftėsinė e emetimit tė “neuro-rrezeve”, e kanė mė tė theksuar kėtė dukuri. Vetė jeta ėshtė e mbushur plot me raste telepatike, tė cilat paraqiten nė mėnyrė spontane, midis personave qė janė tė lidhur ngushtė emocionalisht siē ėshtė rasti i nėnės dhe fėmijės, motrės e vėllait, burrit e gruas etj.
Komunikimi telepatik, emetimi dhe pranimi i rrezeve, paraqet fundamentin nė formimin e marrėdhėnieve midis prindėrit dhe fėmijės. Dashuria nė mes nėnės dhe fėmijės ėshtė e formuar kryesisht nė parimet telepatike. Komunikimet telepatike ekzistojnė mė sė shpeshti nė vitin e parė tė jetės, kur fėmija nuk mund tė flasė e dashuria nė mes tė nėnės dhe fėmijės nuk ėshtė e “vetėdijshme” ose funksion i dėshiruar. Ky ėshtė njė fenomen, po e quaj “jashtėshqisor”, i cili mund tė shpjegohet vetėm si lidhje telepatike. Pa kėso lidhjesh nuk do tė ekzistonte as dashuria e vėrtetė.
Gjatė luftės sė dytė botėrore kemi rastin e nė nėne tė njė luftėtari nė front, e cila papritur ndien dhembje nė gjoks dhe bėrtet: “Biro, tė vrau armiku!” Lajmin pėr vdekjen e tė birit, tė cilin e mori mė vonė, pėrputhej plotėsisht me atė ditė dhe atė moment kur edhe ju kishte lajmėruar dhembja nė gjoks. Rasti i mėsipėrm ėshtė vetėm njė, nga shumė raste tė ngjashėm qė na ndodhin nė pėrditshmėrinė tonė (siē i ka ndodhur edhe Laura72), por qė ne i interpretojmė, varėsisht prej bindjeve dhe kėndvėshtrimeve tona...
Gati nė tė gjitha vdekjet, tė afėrmit e familjes, nė ēastin kur ndėrron jetė i dashuri i tyre, nė mėnyra tė ndryshme e ndjejnė kėtė. Kėtė fenomene sqaron edhe psikologu i njohur K. Jungu nė teorinė e tij tė sinkronicitetit, por edhe populli ynė i njeh shumė mirė kotė shenja, qė zakonisht quhen “isharete” (arab, isara - shenjė).
Kėrkimet e ndryshme pėr, pėr sqarimin e telepatisė nė mėnyrė shkencore, kanė filluar qė nga koha e Mesmerit, Pjer Zhana-s, Sharl Rishe-es e vazhdojnė dhe nė ditėt tona. Tentativa e parė fillon me Mesmerin. Edhe telepatinė, sikurse tė gjitha fenomenet e parapsikologjisė, ai e shpjegon si dėrgim tė informacioneve nėpėrmjet energjisė magnetike universale, e cila i lidhė tė gjitha qeniet e gjalla. Telepatia e tėrhiqte vėmendjen e Mesmerit sepse edhe ajo, si shumė dukuri jashtshqisore, paraqitej shpesh gjatė gjendjes hipnotike. Mesmeri edhe mendonte se telepatia paraqitet vetėm gjatė gjendjes hipnotike.
Mė vonė, Sharl Rishe, shkencėtar francez, fitues i Ēmimit Nobel pėr fiziologji, vėrtetoi nė mėnyrė eksperimentale se telepatia ėshtė e ndarė nga hipnoza, por nė gjendje hipnotike ajo ėshtė mė e theksuar dhe veprimi i saj ėshtė mė i suksesshėm.
Bashkėkohėsi i tij, O. Zhana, gjatė eksperimenteve mjaftė interesante arriti qė tė provokojė hipnozė nė largėsi, nėpėrmjet sinjaleve telepatike. Pėr fat tė keq, Zhane nuk tentoi qė t’i komentoj kėto eksperimente,sepse frikėsohej se do tė rrezikonte autoritetin e shkencėtarit serioz. Eksperimente tė ngjashme bėri edhe Henri Didwick. I hipnotizuari i vizualizonte numrat e zgjedhur dyshifror dhe nė mėnyrė telepatike ia dėrgonte subjektit tjetėr. Deklarata e tij pėr kėtė eksperiment hyri nė histori tė parapsikologjisė si deklaratė e parė shkencore e kėtij lloji.
Eksperimente intensive nė fillim tė viteve 30-ta zhvilloi edhe shkrimtari, Apton Sikler me tė shoqen, Meri K. Sinkler. Aptoni vizatonte figura tė ndryshme, ndėrsa e shoqja mundohej qė t’i pranonte nė mėnyrė telepatike dhe t’i reprodukonte. Nė serinė prej 290 provave, arriti nė 23% tė rasteve rezultate tė sakta; 53% rezultate tė pjesėrishme dhe 24% tė gabuara. Eksperimente e Sinkler-it bėheshin nė kontroll tė plotė. Nė disa raste pėrputhja e vizatimeve ishte plotėsisht e saktė, ashtu qė edhe gjeniu Albert Ajnshtajn, qė ishte prezent nė disa eksperimente, u magjeps aq shumė, sa qė ia shkroi edhe parathėnien e librit tė Sinklerit, “Radioja Mentale”, nė tė cilėn janė paraqitur tė gjitha rezultatet e eksperimenteve.
Uejtili Kerington, mik i afėrt i Frojdit, pėrdori njė metodė tjetėr tė eksperimentimit. Ai merrej vesh me disa pranues tė valėve, tė shpėrndarė nėpėr vende tė ndryshme tė Britanisė sė Madhe, qė nė kohė tė caktuar t’i pranojnė nė mėnyrė telepatike mesazhet e tij. Nė kohėn e caktuar e hapte fjalorin dhe e zgjedhte njė fjalė, e cila mund tė paraqitej edhe nė mėnyrė figurative. E vizatonte nė njė letėr dhe pastaj me orvatje shpirtėrore mundohej t’ua emetonte pranuesve. Rezultatet i vlerėsonte duke i shikonte tė gjitha pėrgjigjet dhe secilės ia jepte vlerėn e vet. Nė ēoftė se objekti i vizatuar ishte “molla”, atėherė “dardha”, si pėrgjigje, kishte vlerė mė tė madhe se sa “rrushi”, ndėrsa “rrushi” vlerėn mė tė madhe se sa ndonjė objekt statik etj.
Mungesė e eksperimentit tė tij ishte se personi i njėjtė. D.m.th. vetė Keringtoni ishte eksperimentuesi dhe vlerėsuesi i pėrgjigjeve, sepse subjektet shpesh nuk kontaktonin nė kohėn e njėjtė dhe ai nuk mund t’i kontrollonte.
Kėtė mungesė, si dhe shumė tė tjera, i plotėsoi Rajni. Ai i mbante nėn kontroll tė gjithė variabilėt e rėndėsishėm. Rajni i pari i pėrdori me tė madhe tė ashtuquajturat “letrat e Zenerit”. Ky ėshtė njė komplet i pėrbėrė nga 25 letra, tė cilat ndahen nė 5 pjesė, dhe secila nga kėto pjesė pėrmban nga njė simbol grafik. Nė qoftė se gjatė eksperimentimit subjekti i qėllon letrat, nė bazė tė rastėsisė eventuale pa pjesėmarrje tė telepatisė, atėherė probabiliteti do tė jetė 1:5 ose 20%. Secila e qėlluar tjetėr, mbi kėtė mesatare, ėshtė e rėndėsishme.
Duke komentuar punėn dhe rezultatet e prof. Rajnit dhe tė bashkėpunėtorėve tė tij, si dhe tė Tajerit, tė Kringtonit e shumė tė tjerėve, dr. Taules arriti nė pėrfundim de kėto eksperimente “kanė larguar ēdo dyshim mbi ekzistencėn e telepatisė dhe kanė mundėsuar qė ajo tė paraqitet me metoda eksperimentale”...
Si pėrfundim mund tė thuhet se shumica e eksperimenteve tė psikotronikės, tregojnė se perceptimet jashtėshqisore janė procese tė komunikimit tė materieve tė gjalla e jo vetėm tė qeniejev njerėzore. Kjo na bie deri te supozimi se telepatia ėshtė proces themelorė i interaksionit tonė me rrethin, eventualisht mė i vjetėr se sa komunikimi verbal, pėrmes tė cilit komunikojmė ne sot. Kjo dukuri gradualisht u zhduk me zhvillimin e funksioneve, tė cilat e zėvendėsuan dhe e lanė tė shtyrė nė prapavijė, sepse organet shqisore dhe funksioni i tė folurit janė mė tė pėrshtatshėm pėr komunikim dhe veprim nė rreth. Megjithėkėtė, perceptimet jashtėshqisore nuk u zhdukėn, por vetėm u mėnjanuan dhe, nė gjendje kur humbet kontrolli i qendrave tė larat tė vetėdijes, siē janė rastet e rreziqeve pėr jetė, tronditjet e thella shpirtėrore etj, kėto funksione dhe mekanizma jashtėshqisore, tė lėnė anash, aktivizohen.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-08-08, 19:56   #3
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Si e shpjegoni TELEPATINĖ??

Problemi teorik themelor ėshtė se si telepatia mund tė funksionoj, ndonėse ka barriera hapėsinore e materiale, tė cilat pengojnė format tjera tė komunikimit. Shumica e kėrkimeve sjellin si pėrfundim se pėr telepatinė nuk ka pengesa! Kontaktet telepatike mund tė vendosen me subjekt edhe nė nėndetėse, nė thellėsi deri nė 3000 metra, si dhe nė largėsi nga dėrguesi disa mijėra kilometra.
Numri mė i madh i shkencėtarėve paraqesin teorinė se esenca e telepatisė ėshtė nė bartjen e energjisė nga njėri sistem nervor nė tjetrin, siē behet bartja nė mes dy radiostacioneve. Duke pasur parasysh se kėrkimet elektroencofalografike kanė treguar se masa e trurit emeton valė mė frekuenca tė ndryshme, supozohet se mendimet e caktuara kanė valė tė caktuara me karakteristika ende tė pazbuluara dhe qė mesazhet barten me anė tė kėtyre valėve dhe nė trupi pranues deshifrohen.
Njė variant i kėsaj teorie ėshtė hipoteza e Kozinskit, sipas sė cilės themelore nė telepati ėshtė elektroinduksioni, nė tė cilin valėt elektromagnetike indukojnė gjendjen e dėshiruar nė trurin pranues.
Kėtė teori e demanton plotėsisht me eksperimentet e tij Leonid Vasiljev, mė 1963. Vasiljev i hipnotizonte subjektet dhe i fuste nė kafazin e Faradeit, i cili eliminon plotėsisht bartjen e valėve elektromagnetike. Kjo situatė nuk ndikonte fare nė sugjestionet telepatike, kėshtu qė sot teoria elektromagnetike mbi telepatinė konsiderohet si e pavlerė.
Roli, mė 1966, nė veprėn e tij “Perceptimet jashtėshqisore dhe tė mbajturit mend” jep teorinė e fushės psikike. Sipas asaj teorie secili objekt dhe secila qenie e gjallė e ka fushėn psikike, ngjashėm me gravitacionin (fusha gravituese ndikon pa marrė parasysh pengesat dhe izolimet). Ajo ēfarė ndodh nė njė fushė psikike, dyfishohet nė fushėn tjetėr. Dobėsia e vetme e kėsaj teorie qėndron nė atė se njėra dukuri - telepatia, shpjegohet me dukurinė tjetėr - gravitacionin, i cili edhe sot e kėsaj dite nuk ėshtė i sqaruar plotėsisht.
Zbulimi i njė numri tė madh tė grimcave elementare nė fizikėn atomike kishte rėndėsi edhe pėr psikotronikėn. Kėshtu, Artur Kestler nė veprėn, “Rrėnjėt e koincidencės” solli mendimin e disa fizikanėve se ekziston grimca elementare e posaēme e quajtur PSITRON, e cila ėshtė bartėse e informatave nė territorin e perceptimeve jashtėshqisore. Me gjithė arritjet e fizikės moderne atomike, kjo hipotezė nuk na afron drejt sqarimit derisa tė mos zbulohet ajo grimcė.
Gardner Marfi, nė sqarimin e telepatisė, thekson rėndėsinė e marrėdhėnieve personale mes dėrguesit dhe pranuesit tė valėve telepatike. Gjendja e ndryshuar psikike zvogėlon vetėdijen dhe i afron qeniet njerėzore njėrėn pranė tjetrės mė shumė se qė ėshtė e mundur gjatė gjendjes sonė “normale”. Marfi posaēėrisht thekson se dėrguesi dhe pranuesi, respektivisht vetė mundėsia e manifestimit tė telepatisė, paraqet njė fazė mė tė thellė tė organizmit tė pėrgjithshėm tė vetėdijeve tona si dhe nivelin e ndikimit intim nė shtresat mė tė thella, nė tė cilat fenomenet paranormale ndodhin. Duke u thelluar nė shtresat e thella, tė vetat, individi largohet nga e vetėdijshmja, me ē’rastė shfaqen horizonte e pėrmasa tė reja, tė mjaftueshme pėr arritjen e kontaktit me dukuri reale, tė cilat e tejkalojnė kohėn dhe hapėsirėn.
Sipas Teorisė sė Sinkronicitetit, tė cilėn e formuloi C. G. Jungu, pėrveē arsyes sė lidhjeve kauzale nė mes tė paraqitjeve nė natyrė, ekzistojnė edhe lidhje sinkronike akauzale, tė cilat i lidhin dy dukuri me pėrmbajtje tė njėjtė tė kuptimit. Sipas Jungut, i cili nė formulimin e kėsaj teorie u frymėzua nga sistemi i vjetėr kinez “JI-Xhing”, gjithēka qė ndodh nė njė moment tė caktuar, pėrmban karakteristikat e pandara tė atij momenti. Fenomene sinkronike paraqiten nė gjendje tė ulėt tė vetėdijes dje janė tė ngarkuara me emocione, siē janė: ėndrrat, gjendjet meditative, sėmundjet shpirtėrore e tė ngjashme. Nė ato raste pėrmbajtja e vetėdijes sė emetuesit dha pranuesit nė telepati janė tė njėjta pėr nga kuptimi, sepse pėrmbajtja e njėjtė ose e ngjashme paraqitet nė momentin e njėjtė tek te dy. Teoria e sinkronicitetit sqaron edhe shumė dukuri tjera nga jeta, p.sh.: lindja e ideve njėkohėsisht te dy persona ose dukuria e njohur kur dikush na merr “fjalėn nga goja”, etj. Edhe pse kjo teori nė kėtė periudhė ėshtė njėra nga mė tė pranuarat nė kuadrin e teorive tjera, prapėseprapė ėshtė larg sqarimit tė plotė tė fenomenit tė quajtur telepati.


Marrė nga Agimi.com
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-09-08, 15:21   #4
lyra2
 
Anėtarėsuar: 28-04-07
Vendndodhja: Aty ku e kam vendin...
Postime: 6,243
lyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Si e shpjegoni TELEPATINĖ??

..po,a besoni ju se ndodhe kjo??
__________________
...
lyra2 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-09-08, 15:57   #5
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Si e shpjegoni TELEPATINĖ??

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga lyra2
..po,a besoni ju se ndodhe kjo??
...po ka simptome pėr tė besuar se diq e tillė egziston, ēdo njėri nga ne ėshtė subjekt dhe varet se si ne i pranojmė nga emituesi.
Personalishtė mė ka ndodhur me vllaun timė ēė jam Binjakė nė distanca tė mėdha me dhjetra qindra Km nė mėnyr telepatike tė pėrcjellė tė ndjejmė mesazhin nė interaksion,kjo ėshtė njė fenomen fascionues.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-11-08, 11:18   #6
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Si e shpjegoni TELEPATINĖ??

Telepatina,shkenctarisht eshte e spjegueshme....,personalisht do e quaj si dicka qe i ngjan intuites...asgje e mbinatyrshme...thjeshte,nje parandjenje....nje aftesi e nje personi ne parashikime,por s'mund te pretendoj qe,nje person telepatik eshte edhe intelegjent,qe shpeshhere telepatija ngaterrohet me zgjuarsine,gje qe nuk kan te bejne me njera tjetren...Telepatia eshte vetem nje gjendje e larte e ndjeshmerise...
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-11-08, 14:56   #7
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,112
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Si e shpjegoni TELEPATINĖ??

Telepatija Esht Edhe Percjellse Kam Ndegjuar Ne Nji Rast Se ėma Ka Ndje Vuajtjet E Tė Bijes Nga Largsija Ne Njė Formė Dhe Kur Jan Takuar Kan Spjeguar Perjetimet
Po Ajo Nuk Ka Tė Bėj Me Intelegjencen As Me Ndonji Zhvilim Tė Veqant ėsht Njė Lloj Pėrbėrje Hyperaktive Ose Strukturalo Specifike Nė Pėrbėrje Te Llojit Tė Veqant Te Energjisė Nė Psikoemocione
Ka Veqori Te Dallauara Aftesia Intepretohet Dhe Percillet
Te Njerzt Per Shembull Te Ata Qe Jan Shum Te Lidhur Me Njeri Tjetrin
Te Vlelzrit E Pandashem Bineq Per Shembull Siq Esht Spjeguar Nga Ndarja E Tyre Nese Ata Jan Dasht Ejan Rrit Bashk Mund Te Percillet Si Vuajtje E Veqant
Ndersa Ka Raste Kur Fmiu Goditet I Mbyllet Goja Nuk Flet Mbyllet Ne Vetvete
Telepatokisht Percillet Vuajtja E Prindve Te Ai
Ka Raste Kur Dikush Lirohet Nga Nji Barrė Te Dikush Shkarkohet
Dhe Kjo Reflektohet Telepatikisht Te Fmiu Qe Esht I Lidhur Per Shembull Per Problemit T E Prindit Perjetues Emocional Pra Esht Nji Lloj Veqantie
E Struktures Emocionale Psiqike Shpirtrore
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-12-12, 23:03   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Si e shpjegoni TELEPATINĖ??

Ndjenja nė largėsi

Telepatia rrjedh nga fjala greke tele, qė do tė thotė largėsi dhe pathe ndjenjė. Ajo ėshtė komunikim mes dy mendjeve.

Qentė kanė aftėsi tė lexojnė mendimet?
Qentė janė aq tė lidhur me njerėzit, saqė nė ēast mund ta ndiejnė se a janė ata tė gėzueshėm, tė lodhur, depresivė, ose pėr shembull kur ju dhemb koka, para se njerėzit tė japin ēfarėdo shprehjeje fytyre ose ndonjė shenjė tjetėr trupore, tregon studimi i Universitetit tė Floridės.

Edhe pse hulumtuesit besojnė se telepatia e qenve ėshtė e lindur, duke vėnė nė pah se qentė shtėpiakė nė leximin e mendimeve janė mė tė suksesshėm se kafshėt e egra. Por, nuk janė vetėm kafshėt shtėpiake kanakare telepatike – njerėzit i lidhin dėshmitė e tyre nė veēanti me binjakėt njėvezor.

Madje edhe kur janė tė ndarė me kilometra, binjakėt pohojnė se nė tė njėjtėn kohė fuqishėm kanė ndier se ēfarė ka ndodhur me vėllanė ose motrėn nė kontinentin tjetėr: nga ndodhitė intensive si fatkeqėsi komunikacioni e deri tek takimet romantike me pėrfundim tė mirė. Anekdota tė ngjashme ka shumė, por asnjė eksperiment nuk e ka vėrtetuar pa mėdyshje e as pėrgėnjeshtruar fenomenin e telapatisė.

Eksperimenti me binjakėt dhjetėvjeēar, Richard dhe Damien Powell, ėshtė njė nga tė fundit qė ka tentuar kėtė. Ata mė parė i kishin ndarė, e pastaj para Damienit kanė filluar t’i thyejnė pjatat dhe mė vonė t’i shpojnė balonat. Nė hapėsirat e katit tė dytė Richard ka qenė i relaksuar dhe i lidhur pėr poligraf, i cili ēdo ēast ka regjistruar ndryshimin e pulsit, frymėmarrjes dhe tensionit tė gjakut.

Rezultatet tregojnė se si Richard pavetėdijshėm i ka ndier reaksionet e vėllait tė tij.

Pėr telepati duhen dy veta

Dy mendje pa paragjykim dhe tė relaksuara fizikisht e mentalisht, ėshtė hapi i parė pėr fillimin e njė eksperimenti me telepati

Vizualizimi mes mendjeve

Dhėnėsi dhe marrėsi do tė duhej tė vizualizonin se si mendjet e tyre janė tė lidhura pėrmes tubave ose telave.

Fotografitė pėrmes tubave udhėtojnė nė mendjen e tjetrit

Pėrderisa dhėnėsi dėrgon shembullin e fotografisė sė mollės, duhet qė sa mė qartė tė paramendojė se si ajo udhėton deri te marrėsi.

Spiunėt qė shohin larg

Pėrgjatė luftės sė ftohtė, nė Institutin Stanford, institut pėr hulumtime psikologjike nė New York dhe nė laboratorė tė tjerė tė fshehtė, ushtria amerikane dhe CIA i kanė shfrytėzuar telepatikėt, tė cilėt pėrmes projektit sekret “Stargate” i kanė spiunuar rusėt, derisa as qė ishin larguar nga Amerika.

Sipas dėshmisė sė telepatikut Joseph McMoneaglea, i cili ka qenė spiun deri nė pėrfundimin e projektit nė vitin 1995, me anė tė kėsaj teknike tė “shikimit nė largėsi” ka arritur tė zbulojė bazat e fshehura nė anėn tjetėr tė botės.

Spiunėt paraprakisht mbėshteteshin nė lidhjen telepatike me njė njeri tjetėr, e mė vonė edhe vetėm nė hartė. Suksesi mė i madh i operacionit “Stargate” , ka qenė ai i vitit 1979, kur kishin zbuluar lokacionin dhe ndėrtimin e nėndetėses ruse “Typhoon”, shumė kilometra nė brendėsi tė vendit.

Rol tė rėndėsishėm kanė luajtur edhe nė krizėn e pengjeve tė vitit 1979 nė Iran. Me kėtė rast kishin arritur tė “shohin” se nė ēfarė gjendje ishin pengjet dhe nė ēfarė kushtesh po mbaheshin. Eksperimenti i kohėmėparshėm me McMoneaglen, nė tė cilin ai provoi tė zbulojė lokacionin e njė gruaje, tregoi rezultate tė dyzuara, dhe vazhdim tė lojės mes fascinimit me telepatinė dhe shkencės sė pastėr.

Mendja e relaksuar ėshtė e hapur

Nė departamentin e parapsikoliogjisė nė Universitetin e Edinburghut, doktor Paul Stevens pėrpiqet tė dėshmojė se si tė gjithė njerėzit kanė aftėsi telepatike. Njerėzit i vėshtron nė njė gjendje tėrėsisht tė relaksuar, e ngjashme me tė ėndėrruarit, nė tė cilėn mendja ėshtė e hapur pėr informata tė reja

Demonstrimi i telepatisė

Testet klasike pėr testimin e telepatisė pretendojnė thjeshtėsinė, ndėrsa kartat e Zenerit janė mė tė njohurat. Pėrbėhen nga 25 karta, nė tė cilat janė pesė simbole. Mundėsia statistikore e tė qėlluarit ėshtė 20 pėr qind, kurse pėr demonstimin e telepatisė duhet qė vazhdimisht tė qėllohen mė shumė.

Lidhja ruse nė largėsi

Me komunikimin mendor nė largėsi janė marrė edhe rusėt, ndėrsa eksperimenti mė i njohur ėshtė ai mes biofizicientit Jurij Kamenski dhe gazetarit moskovit Karl Nikolajev. Ata ia kanė dalė tė shkėmbejnė porosi nė distancė prej 3200 kilometrash, gjė qė ėshtė vėrtetuar me anė tė instrumenteve.

Lavdėrimi nga Einsteini

Albert Einstein ka marrė pjesė nė eksperimentin e shkrimtarit Apton Sinclair dhe gruas sė tij. Albert Einstein shkroi parathėnien pėr librin e tij “Mental Radio”, ku shkruan se si gruaja e Sinclairit nė mėnyrė telepatike i ka pranuar dhe mė pas riprodhuar vizatimet.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-12-12, 23:23   #9
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,890
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Si e shpjegoni TELEPATINĖ??

Una e shpjegoj telepatine qishtu qe;

Kur ni insan, menon qish me ia thi krite Kalimeres, e Kalimera menon per pdhavushka.


__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga lovely : 27-12-12 nė 23:23
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:17.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.