Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 26-01-07, 16:47   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Rugova, gjeniu qė nuk u pėrkul kurrė

Rugova, gjeniu qė nuk u pėrkul kurrė

Ish-presidenti i ndjerė i Kosovės pėrkujtohet nė Tiranė

Njė vit pas ndarjes sė tij nga jeta, Ibrahim Rugova, ish-presidenti i ndjerė i Kosovės, vjen nėpėrmjet kujtimeve nė njė ceremoni tė zhvilluar dje nė ambientet e Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės. Njė ceremoni mė shumė e mbushur me pėrfaqėsues politikė, nėnvizoi rėndėsinė e kėsaj figure politike nė historinė e shqiptarėve.
"Ibrahim Rugova vjen nė historinė tonė si njė gjeni i vizionit kombėtar. Nė fundin e viteve ‘80 dhe fillimin e viteve ‘90, Rugova i vetėm shpalli para kombit tė tij, Evropės dhe botės vizionin pėr Kosovėn e pavarur. Kėtė vizion, nė atė kohė i papritur, Presidenti Rugova e formuloi e hartoi e formėsoi, duke lexuar, duke kuptuar mė mirė se ēdokush tjetėr shpirtin e shqiptarėve tė Kosovės. Gjeni nė vizionin e tij, ai kurrė nuk u pėrul", ėshtė shprehur nė fjalėn e tij Kryeministri Sali Berisha. Por misioni i tij historik do tė hasej edhe nga njė skepticizėm jo vetėm brenda hapėsirave shqiptare, por edhe botėrore". Kurse Rugova i qėndroi atij besimi, pėrballė njė skepticizmi botėror, pėrballė njė presioni tė jashtėzakonshėm rajonal, qėndroi pėrballė njė moskuptimi edhe shqiptar, por Rugova kishte kuptuar qė njė popull qė kishte vuajtur mė shumė se kushdo tjetėr nė Ballkan, mė shumė se kush tjetėr kishte derdhur gjak dhe sakrifica pėr liri, njė popull qė me vitalitetin e tij e bėri tė pavarur Shqipėrinė. Njė popull vigan nė pėrpjekjet e tij pėr liri e dinjitet kishte pėrcaktuar pavarėsinė si rrugėn mė tė mirė e mė tė shkėlqyer pėr tė ardhmen e tij. Rugova nuk ishte vetėm njė vizionar i madh, por njė gjeni i kurajės njerėzore", tha Berisha. Figura e Ibrahim Rugovės u quajt nga Rustem Gjata si njė nga personalitetet mė tė rralla tė historisė sonė". Ai arriti tė kthehej nga njė lider i njė partie nė liderin historik tė njė populli". Ndėrsa Arian Starova e ka quajtur jetėn e punėn e tij, si misionin qė bėri tė mundur faktin qė Kosova tashmė ėshtė drejt pavarėsisė, shiritin e sė cilės duhet ta priste ai.
Por pėrveē rėndėsisė nė jetėn politike dhe kontributit tė tij pėr ēuarjen e vendit drejt statusit final, Ibrahim Rugova do tė kujtohet pėr kontributin e tij tė jashtėzakonshėm nė letrat shqipe, pėr rolin e njė kritiku tė jashtėzakonshėm qė ka bėrė gjatė jetės sė tij.


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 28-01-07, 10:44   #2
dardan100
 
Anėtarėsuar: 14-11-06
Postime: 257
dardan100 i dashurdardan100 i dashurdardan100 i dashurdardan100 i dashur
Gabim Krenaria Jone

IBRAHIM RUGOVA, HERO i vertete i Kosoves.

Behuni shqiptare si Ibrahim Rugova

www.youtube.com/watch?v=t6MBOKZ4N4I
dardan100 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-01-07, 10:46   #3
dardan100
 
Anėtarėsuar: 14-11-06
Postime: 257
dardan100 i dashurdardan100 i dashurdardan100 i dashurdardan100 i dashur
Gabim

www.youtube.com/watch?v=t6MBOKZ4N4I
dardan100 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-07, 03:26   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Me ty
(Kushtuar Dr:Ibrahim Rugoves )

Koha , kaloj dhe eci
bashkė me kohen si cdo here , u rrite dhe jetove
do tė jetosh cdo here
nė faqet shekullore.

Nė ditet e qendreses
Ti , nė ballė tė furtunes , u kalite dhe u rrite
do tė kujtohesh cdo here
nė historin e nanes shqipe.

Pa ty tash jemi jetim
me lot ne sy,por krenar
rralle do tė lind si Ti
Trim , Hero , Dijetar e Qendrimtar.

Dielli do tė shendrit cdo here
mbi vepren tende , mbi varrin tendė
ti ishe shembull i botes
qe syri kurrė s“tu tremb.

Lavdi vepres, jetes dhe dituris
guximit tė pamposhturė , legjend e filozofis
shembullė i fushes sė mendimit
Djalė i dashur i Ilirisė.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-07-10, 13:54   #5
Qika^Me^Kule
Prap e fshehur pase Teje.
 
Avatari i Qika^Me^Kule
 
Anėtarėsuar: 26-02-09
Vendndodhja: Aty me gjene , nen hijen Tende qe me le amanet !!
Postime: 13,735
Qika^Me^Kule i pazėvėndėsueshėmQika^Me^Kule i pazėvėndėsueshėmQika^Me^Kule i pazėvėndėsueshėmQika^Me^Kule i pazėvėndėsueshėmQika^Me^Kule i pazėvėndėsueshėmQika^Me^Kule i pazėvėndėsueshėmQika^Me^Kule i pazėvėndėsueshėmQika^Me^Kule i pazėvėndėsueshėmQika^Me^Kule i pazėvėndėsueshėmQika^Me^Kule i pazėvėndėsueshėmQika^Me^Kule i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rugova, gjeniu qė nuk u pėrkul kurrė

Oooooo Kurr nuk do kete Kosova President sic..... te Ndjerin Ibrahim RugoVa




Qika^Me^Kule Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-08-10, 12:13   #6
arberia
 
Anėtarėsuar: 06-08-10
Postime: 19
arberia me shokė shumearberia me shokė shume
Gabim Titulli: Rugova, gjeniu qė nuk u pėrkul kurrė

Respekt Dhe Nderim Per Te Madhin Patriot ,ibrahim Rugova!!
arberia Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-08-10, 13:45   #7
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,489
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rugova, gjeniu qė nuk u pėrkul kurrė

Dakord, pajtohem plotėsisht mė kėtė titull.

Unė po ju njoftoj, se jam nė hulumtimin e edhe disa fakteve me rėndėsi, ku dhe sė shpejti nė dorė (treg me histori, kuku none me bo m'em nie Liriku) do ta keni Historin e dy burrave Shqiptar qė su pėrkulėn kurrė nė jetėn e tyre.
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-11-10, 08:45   #8
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rugova, gjeniu qė nuk u pėrkul kurrė

"ATE" une e njoha!...

Pa e takuare,pa e pare "Ate" une e njoha qe ishte per neve nje clirimtar-

per vendin t'one nje Idol,per gjithe njerzin nje shembelltyr,fisnik, qe kishte lindur per te cuare ne Boten e Drites turmat e hutuara e te zhytura ne thellsirat e erresires se jetes.

Mose valle e kisha pare ne enderr kur fillonte mosha e rinis s'ime?...Mose valle ma kishin treguar prinderit e mije ne mes te prrallave shqiptare te njemij-e-nje-netve qe perftyrimi i vehtjes se Tij me rrinte gjithmone parasysh i pashem
, i hieshem e porsi nje engjell i zbritur nga Qielli?....

Nuk e di si te them !...por me gjithe kete une e kisha kuptuar fare mire se,
ne mes t'Atij dhe meje,ekzistonte nje lidhje shpirterore,nje dashuri hyjnore,
..te cilat kalonin cdo kufij adhurimi e tej cdo interesi vetanak!...

si kuptohet une "ate" e dashuronja, e respektonja thellesisht duke qene
i shtytur drejt per drejt prej nje fuqie te brenshme dhe nje faktori te jashtzakonshem!....

A nuk kisha valle te drejte?!..
Kure do here qe ziheshin ne goje njerzit e shquare te Botes diplomatike,ne cdo mbledhje te vendit t'one, nuk qe e mundur te mos permendej me respekt emri i Tij i degjuar e fame-madhe.

Ballkani,po as Europa nuk e kishin shokun e tije ; shtetet e medha i benin vend ne radhet e personaliteteve politike me te shquar; nje bote e qytetruare,nga linde e ke perendon,e kishte ndjere zerin e madhe,e kishte njohur edhe pa e pa me sy....
BIRIN E vlefshem te Kosoves SHqipetare: Dr,- IBRAHIM RUGOVEN
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-01-11, 17:17   #9
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Rugova* gjeniu qė nuk u pėrkul kurrė

ra e kryeministrit Thaēi: Akademi pėrkujtimore pėr presidentin Rugova

Marie Nikolla - Bota sot
Zyra e kryeministrit organizon akademi pėrkujtimore pėr Ibrahim Rugovėn nė tė cilėn pritet tė marrin pjesė Isa Mustafa* Nexhat Daci e Ukė Rugova
Bashkimi i gjithė elektoratit rugovian dhe atyre qė deklarohen se pėrfaqėsojnė frymėn dhe filozofinė rugoviane* nuk do tė jetė realitet* as nė pesė vjetorin e kalimit nė amshim tė presidentit Ibrahim Rugova.
Por pėrderisa inati nė mes lidershipit tė dy partive dhe njė fraksioni tė ndarė nga LDK-ja vazhdon tė mbetet kryeneē* nė njė njoftim nga Zyra e kryeministrit tė Kosovės qė po emetohen edhe nė RTK* thuhet se nėn patronatin e kryeministrit Hashim Thaēi do tė mbahet njė akademi pėrkujtimore nė pesėvjetorin e shkuarjes nė amshim tė presidentit Ibrahim Rugova.
Ky njoftim duket se e ka nxėnė ngushtė sidomos LDK-nė e cila poashtu ka paraparė qė tė organizojė njė akademi pėrkujtimore nė pesėvjetorin e amshimit tė liderin historik Ibrahim Rugova.
Por pėrderisa LDK-ja ka shpėrndarė njė “ftesė publike” pėr anėtarėsinė e vet dhe thtarėt rugovianė* Zyra e kryeministrit ka pėrgatitur ftesa pėr tė gjithė liderėt politikė. Sipas kėsaj del se pėrderisa nė ceremoninė e LDK-sė do tė marrin pjesė vetėm zyrtarėt e lartė tė LDK-sė dhe simpatizantė e kėsaj partie* nė ceremoninė e organizuar nga kryeministri nė dorėheqje Hashim Thaēi pritet qė tė marrin pjesė tė gjithė liderėt politikė e institucionalė e nė mesin e tyre edhe lideri i LDK-sė Isa Mustafa* ai i LDD-sė Nexhat Daci dhe lidershipi i Listės dr.Ibrahim Rugova nė krye me Ukė Rugovėn. Sipas kėsaj del se bashkimin qė nuk po mund ta bėjnė liderėt e kėtyre partive politike* po e bėn “kundėrshtari” mė i madh politik i LDK-sė por edhe i presidentit Ibrahim Rugova* kryeministri nė dorėheqje Hashim Thaēi.
(Mė gjerėsisht mund tė lexoni nė numrin e sotėm tė gazetės “Bota sot”)






__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Guri i madh : 21-01-11 nė 17:18
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-01-11, 13:15   #10
LOJETARI
Administratorėt
 
Anėtarėsuar: 12-10-05
Postime: 3,420
LOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rugova* gjeniu qė nuk u pėrkul kurrė

Ēfarė ndjenje e papėrshkrueme kur sheh se si AI ia arrirti t'i zbusė edhe gjarprinjtė*zagarėt *kėlyshėt*
tė egėrit .Si muta sot i pėrkulėn veprės sė tij duke shpresuar se do tė pėrfitojnė diēka prej emrit tė tij .

Zoti e bekoftė shpirtin e tij !
__________________
Perfekte Frauen gibt es in jeder Ecke , so sprach der Gott und schuf die Erde , rund.

Femra perfekte ka nė ēdo qyshe ,kėshtu tha zoti dhe krijoi tokėn e rrumbullakėt .
LOJETARI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-01-11, 13:22   #11
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Rugova* gjeniu qė nuk u pėrkul kurrė

po qisi si hasha byth lpirsa po i duhen dellit e avropes me formue qeveri


sa i pa ftyr esht kur esht puna te interesi as dy gishta ma larg se hunda e vet nuk sheh
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-01-11, 20:31   #12
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rugova* gjeniu qė nuk u pėrkul kurrė

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga lojetari Shiko postimin
ēfarė ndjenje e papėrshkrueme kur sheh se si ai ia arrirti t'i zbusė edhe gjarprinjtė*zagarėt *kėlyshėt*
tė egėrit .si muta sot i pėrkulėn veprės sė tij duke shpresuar se do tė pėrfitojnė diēka prej emrit tė tij .

Zoti e bekoftė shpirtin e tij !
amen ......
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-01-11, 23:53   #13
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Rugova* gjeniu qė nuk u pėrkul kurrė

RUGOVA MOJSIU SHQIPTAR


Shkruan: Dr. Pastor Femi Cakolli


Rugova shėmbėllimi i vetėm

Zakonisht kur flasim ose kur e pėrshkruajmė njė personalitet tė shquar publik* e nė veēanti karakteristikat e tij kryesore* atėherė ēdoherė merret si shėmbėllim njė figurė historike pėr t’u krahasuar. Nuk mund tė gjesh njė personalitet tjetėr shqiptar qė mund tė krahasohet me Ibrahim Rugovėn. Pra s’ka shėmbėllim pėr presidentin e Kosovės Dr. Ibrahim Rugova. Deri tash kemi dėgjuar shumė shpesh qė ai tė jetė krahasuar me Gandin* por mua nė tė vėrtetė mė duket shumė mė i afėrt* shumė mė i krahasueshėm* shėmbėllyeshėm* me njė figurė tjetėr. Kush ėshtė kjo figurė? Ky njeri ishte hebre dhe ėshtė shumė i mirėnjohur pėr tė tri religjionet monoteiste tё Lindjes. Pėr izraelitėt* pėrkatėsisht pėr judaikėt* njihet me emrin Mosheu. Pėr tė krishterėt njihet me emrin Mojsiu. Pėr myslimanėt njihet me emrin Musai. Mojsiu i Biblёs jetoi para 3500 vjetėve. Zoti e dėrgoi kёtё profet nё Egjipt si njё pėrgjigje pёr popullin hebre qё ishte nёn skllavėrimin e Faraonit.

Rugova dhe Mojsiu

Mojsiu ishte rritur jo nga familja e tij. Rugova po ashtu nuk ishte rritur nga familja e tij. Mojsiu ishte prijės i popullit izraelit pėr 40 vjet nė momentet mė tė vėshtira* duke ecur nėpėr shkretėtirė* dhe duke dėgjuar ēfarė po i fliste Zoti. Rugova ishte prijės i popullit tė Kosovės gati pėr 20 vjet nė momentet mė tė vėshtira* duke ecur nė rrugė shpeshherė shkretėtire* dhe duke pritur dhe besuar se ēfarė do tė bėjė rendi demokratik i disa shteteve e veēanėrisht i Amerikės.
Mojsiu besonte nė tokėn e premtuar qė Zoti ia kishte shfaqur. Rugova po ashtu besonte nė pavarėsinė e Kosovės* i shfaqej. Me gjithė atė besim tė Mojsiut ai e pa vetėm nga larg tokėn e premtuar. Po ashtu me anė tė besimit Rugova e ka parė nga larg lirinė dhe pavarėsinė e vendit tonė. Mojsiu nuk hyri nė tokėn e premtuar* e as Rugova nuk hyri nė njė Kosovė tė pavarur. Mojsiu ishte shumė afėr tokės sė premtuar* edhe Rugova ishte shumė afėr pavarėsisė.
Mojsiu posa e pa tokėn e premtuar vdes* nė moshėn 120 vjeēare. Edhe Rugova posa po e shihte pavarėsinė e Kosovės vdes* nė moshėn 61 vjeēare. Kur u rrezikua Faraoni ai e ftoi Mojsiun pėr biseda. Kur u rrezikua Millosheviqi ai e ftoi Rugovėn pėr biseda. Mojsiu ishte lider popullor. Rugova ishte lider popullor. Me Mojsiun fillon formimi i krijimit tė shtetėsisė izraelite* dhe po kėshtu me Rugovėn fillon shtetėsia e Kosovės.
Me Mojsiun pėrmbytet koha dhe religjioni pagan egjiptas ndėr hebrenjtė* dhe po me Rugovėn fillon pėrmbytja e pushtimit serb nė Kosovė dhe me tė fillon pėrmbytja e komunizimit ndėr shqiptarėt nė Kosovė dhe Shqipėri.
Mojsiu ishte profet i madh. Rugova ishte lider i madh dhe profetizues i madh pėr pavarėsinė. Mojsiu nuk kishte ushtri e as armė dhe pėr tė luftonte dikush tjetėr. E as Rugova nuk kishte ushtri e as armė* por po ashtu pėr tė luftonte dikush tjetėr.
Pra pėr lirinė e ēlirimin e popullit tė Mojsiut ndėrhyri dikush nga jashtė* dhe po kėshtu ndodhi qė edhe pėr lirinė dhe ēlirimin pėrfundimtar tė popullit tė Rugovės ndėrhyri dikush nga jashtė. Mojsiu ishte autor librash* edhe Rugova ishte autor librash.


Presidenti Rugova ishte njė udhėheqės biblik

Nėse Rugova nė disa dimensione mund tė krahasohet me Mojsiun* prej kėsaj mund tė themi se Rugova si lider ishte njė udhėheqės biblik. Me tė fillon njė politikė e re shqiptare qė kurrė nuk ishte parė mė herėt. Politika e tij* mendoj* u ndėrtua mbi thėnien e Jezus Krishtit: Mos i rezisto tė ligut. Kjo u bė motoja e mendimit dhe e politikės sė tij* e cila mbėshtet mbi paqe* mirėkuptim* mbi mendimin humanist e modern* e njohur ndryshe nė botė edhe si politika e rezistencės paqёsore. Rugova ishte njė njeri modest* real* i thjeshtė* i pėrulur dhe karizmatik. Karizma e tij ishte po ashtu tejet unike. Prej gojės sė tij nuk dolėn premtime boshe gjė qė zakonisht politikanėt i bėjnė. Prej gojės sė tij nuk dolėn akuza* kėrcėnime* vrer* etiketime pėr kundėrshtarėt e tij politik. Ishte me shpirt tė madh dhe demokrat. Njeriu qė besonte nė miqėsinė* madje ai thoshte miqėsinė me disa shtete e kombe* dhe nė miqėsi tė pėrhershme me SHBA-t. Ai gjithmonė i kujtonte ata qė i kishin bėrė mirė Kosovės duke i falėnderuar ēdoherė publikisht me emėr e me mbiemėr. Lidhte miqėsi dhe synonte tė ngrinte monumente tė kėtyre miqėsive duke ndarė gurė tė ēmueshėm gati pėr tė gjithė ata qė e vizitonin ose qė i vizitonte.
Kryetari Rugova ėshtė politikani dhe intelektuali i parė shqiptar qė hapur thėrriste dhe shpallte bekime nga Zoti pėr vendin dhe popullin tonė* duke thёnё: Zoti e bekoftė Kosovёn! Zoti e bekoftė Amerikёn! Zoti i bekoftė shqiptarёt!
Pėrfundimisht* politika* kultura dhe mendimi i tij u ndėrtuan mbi vetėdijen dhe kulturėn krishtere perėndimore dhe kombėtare. Presidenti i parė i Kosovės pėrveē se ishte njė politikan* letrar ai ishte edhe njė lider shpirtėror.


Tri tipare tė tij: durimi* heshtja dhe buzėqeshja

Durimi* heshtja dhe buzėqeshja e tij ishin shprehjet e tij mė tė thella filozofike. Durimi i tij ishte i nevojshėm pėr ekzistencėn kombėtare dhe pėr t’iu shmangur tė ligut. Heshtja ishte pėr maturi* meditim dhe vizion tė tij. Buzėqeshja ishte shprehja e kurajės* e shpresės dhe e sinqeritetit tė tij. Buzėqeshja e tij ishte edhe pėrballje me jetėn* sfidat dhe me ligėsitė. Buzėqeshja e tij ishte edhe lamtumira e tij.


Politikani jokonvencional

Rugova nuk ishte njė tip politikani konvencional* prandaj edhe fjalori i artikulimeve tė tija politike ishte mė shumė emblematike* ose formulative* prandaj ai nuk ishte imponues. Derisa burrėshtetas tė tjerė me aq shumė investime* droje* e roje e fshehin gjendjen e tyre shėndetėsore* kurse nė anėn tjetėr Ibrahim Rugova shfaqet vetė para opinionit dhe e tregon tė vėrtetėn* dhe kėtu del ai karakteri i tij prej njė burri dhe njė malėsori shqiptar. Njė kohė tė gjatė ai ėshtė sjellė sikur tė ishte i ati i Kosovės.


Rugova politikani mė i njohur shqiptar nė botė

Rugova* pėr mendimin tim* mbetet figura politike mė e njohur shqiptare nė botė* dhe figura mė e madhe politike shqiptare pas Luftės sė Dytė Botėrore ndėr gjithė shqiptarėt* kudo nė botė. Rugova ishte njeriu dhe politikani mė i njohur shqiptar qė ka pasur admirimin mė tė madh se kushdo tjetėr politikan shqiptar nga bota perėndimore. Rugova ishte njeriu i besimit. Kryetari Rugova kurrė nuk e pėlqeu konfliktualitetin. Ai ishte njeriu i durimit dhe i maturisė. Pėrveē tjerash* me shumė zell e ka studiuar veprėn e shkrimtarit kryesor tė kulturės kombėtare shqiptare Pjetėr Bogdani. Kryetari Rugova ishte lexues pasionant i Biblės* dhe mahnitej me toponimet iliro-shqiptare tė saj. Mё kujtohet kur nё shtatorin e vitit 1993 i dhamė sё bashku me Anton Krasniqin Biblёn komplet tё pėrkthyer pёr herё tё parё nё gjuhёn shqipe* ai na tha se kёto kohё po i lexonte dhe i studionte Psalmet e Davidit* nё serbisht.


Pushoftė nė praninė e Zotit

Normalisht si ēdo njeri tjetėr* si ēdo kryetar tjetėr* si ēdo intelektual tjetėr* edhe ai i kishte tė metat e tij* por pėr shkak tė momentit* pėr shkak tė veprės sė tij* pėr shkak tė jetės sė tij* pėr shkak tė idealeve tė tij* e sidomos pėr shkak tė nevojės qė ai tė ishte ende me ne* nuk mund tė ndalemi nė to tani* prandaj sot po e kujtojmė me respekt dhe me admirim kryetarin e parė tė Kosovės* duke u lutur pėr familjen e tij* pėr vendin tonė* dhe duke e falėnderuar Zotin pėr Ibrahim Rugovėn.

Zoti e ngushėlloftė familjen e tij!
Zoti e ngushėlloftė popullin shqiptar!
Zoti e ngushėlloftė Kosovėn!

Pushoftė nė paqe dhe nė praninė e Zotit!
Amen!


Shёnim:

Pastor Femi Cakolli ёshtё Kryetar i bashkёsisё fetare “Kisha Protestante Ungjillore e Kosovёs”* dhe autor i disa librave.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-04-11, 15:13   #14
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rugova, gjeniu qė nuk u pėrkul kurrė

Dil, nje shenje kujtimi dhe respekti per ty klikova ne kete teme....!


shume trondites ishte lajmi kur e lexova dje mbi ikjen tuaj fizike,
motrushja!
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-04-11, 13:51   #15
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rugova, gjeniu qė nuk u pėrkul kurrė



Njė monografi pėr Rugovėn


Shkėlzen Gashi, autor i librit biografik mbi Adem Demaēin, ėshtė duke e shkruar njė libėr monografik pėr ish Presidentin e Kosovės, Ibrahim Rugova. Nėse siguron mjete financiare, Gashi thotė se libri do tė botohet vitin e ardhshėm.

Nga Alfred Beka mė 27 prill 2011 nė ora 14:34

Pas suksesit qė e arriti me librin biografik mbi Adem Demaēin, autori Shkėlzen Gashi i ėshtė kthyer njė figure tjetėr tė rėndėsishme tė Kosovės. Bėhet fjalė pėr ish Presidentin Ibrahim Rugova. Ai ėshtė duke e shkruar njė monografi mbi ish Presidentin, pėr tė cilin thotė se ėshtė personaliteti mė i rėndėsishėm politik i Kosovės.

Libri, i cili, nėse gjithēka shkon sipas planit, do tė botohet vitin e ardhshėm, do tė pėrbėhet prej dhjetė kapitujve qė, pak a shumė, do tė jenė kėshtu: Fillimet (1944-1967); Studimet (1967-1987); Shoqata e Shkrimtarėve tė Kosovės (1988-1989); Themelimi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės (1989-1992); Themelimi i Institucioneve tė Republikės sė Kosovės (1992-1998); Lufta nė Kosovė (1998-1999); Mbas Lufta (1999-2000); Themelimi i Institucioneve tė Kosovės (2001-2005); Vdekja (2006); Mbas Vdekja (2006-2008).

Siē shihet edhe nga kapitujt e librit, Gashi ėshtė fokusuar nė tėrė jetėn dhe veprimtarinė e dr. Rugovės. “Pėr kėtė libėr janė duke u marrė pėr bazė librat e dr. Rugovės dhe librat e tė tjerėve pėr dr. Rugovėn. Pastaj do tė merret pėr bazė konteksti historik i Kosovės prej Luftės sė Dytė Botėrore, duke pėrfshirė dokumente tė rėndėsishme pėr Kosovėn dhe dr. Rugovėn”, u shpreh Gashi, duke shtuar se do ta shqyrtojė nė detaje shtypin e Kosovės si dhe atė ndėrkombėtar. Pasi tė mbarojnė kėto, Gashi tregon se do t’i fillojė intervistat me shokėt, kolegėt, bashkėmendimtarėt, kundėrshtarėt, bashkėpunėtorėt e tė afėrmit e dr. Rugovės. Sikurse libri i tij mbi Demaēin, edhe libri mbi Rugovėn do tė pėrkthehet nė gjuhėn angleze, ndėrsa para se tė botohet do tė lexohet prej dhjetė kritikėve mė tė shquar kombėtarė e ndėrkombėtarė.

Arsyeja pse Gashi ėshtė duke shkruar monografi pėr Rugovėn ėshtė se, sipas tij, Rugova ka qenė udhėheqės politik i Kosovės nė dy dekadat thuajse mė tė rėndėsishme tė saj (1986-2006). “Pėr mė shumė, mėnyra se si dr. Rugova e ka kundėrshtue okupimin e Kosovės nga Serbia ėshtė unike nė krejt pėrpjekjet njė shekullore tė Kosovės pėr ēlirim”, tha Gashi.

Edhe pse deri mė tani janė botuar njė numėr i konsiderueshėm i librave mbi Rugovėn, tė cilėt ose e mbiēmojnė ose e nėnvlerėsojnė rolin e tij nė procese tė ndryshme politike, Gashi thekson se do tė pėrpiqet maksimalisht qė libri i tij pėr dr. Rugovėn tė mos i takojė asnjėrit prej kėtyre grupeve dhe do tė mundohet me qenė sa mė profesional qė tė jetė e mundshme.

Projektin pėr kėtė libėr ai e ka dorėzuar nė Komunėn e Prishtinės, e cila e ka mbėshtetė financiarisht, ndėrsa kėto ditė thotė se do ta dėrgojė edhe nė Ministrinė e Kulturės dhe nė Ministrinė e Arsimit.

“Shpresoj fuqishėm qė edhe kėto dy institucione kanė me e mbėshtetė kėtė projekt, nė mėnyrė qė me dalė njė botim/studim serioz/profesional pėr jetėn/veprėn e dr. Ibrahim Rugovės, e qė do tė mund tė ishte i plasueshėm edhe ndėrkombėtarisht”, tha Gashi.

Derisa libri pėr Adem Demaēin ėshtė pritė mirė, si nga lexuesit, ashtu edhe nga kritikėt, Gashi beson shumė se libri pėr Rugovėn ka me u pritė shumėfish mė mirė.
Pėr shumė arsye libri pėr Ibrahim Rugovėn do tė jetė tjetėrqysh prej atij pėr Adem Demaēin. “Dallimi esencial ka me qenė se derisa libri pėr Demaēin ka qenė biografi, ky pėr Rugovėn ka me qenė monografi”, tha Gashi.


__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:54.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.