Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 25-02-11, 10:23   #1
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,489
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Flet Kosova e Lirė, Ju flet Jakup Krasniqi

Prishtinė, 25 shkurt
- Nė emisionin e mbrėmshėm “Rubikon” tė Kohavsionit, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, e ka quajtur presidentin e ri tė Kosovės, Behgjet Pacollin, tė “papėrshtatshėm”, “i zgjedhur pa vullnetin e qytetarėve” dhe “me vota tė presionit”.
Ai ka akuzuar bashkėpartiakun e tij, Hashim Thaēi pėr mėnyrėn e zgjedhjes sė Pacollit president, duke i frikėsuar deputetėt me heqje nga lista nėse nuk e votojnė zgjedhėsin e tij. Krasniqi ka ritheksuar se ėshtė shkelur kushtetuta nė kėtė rast dhe se vullneti i deputetėve tė pranishėm ishte ai nga votimi i herės sė parė, kur Behxhet Pacollit nuk iu dhanė mė shumė se 54 vota. Jakup Krasniqi ka folur edhe pėr krizėn brenda PDK-sė, e cila ėshtė bėrė e pashmangshme me rastin Pacolli, duke e akuzuar drejtpėrdrejt pos Thaēin, edhe kryetarėt e komunave qė mbėshtetėn kėtė zgjedhje pėr hir tė interesave tė tyre vetjake. Ai madje ka akuzuar pėr totalitarizėm, PDK-nė nė krye me Hashim Thaēin dhe e konsideron fitues veten pėr kahen qė ka marrė ai dhe disa tė tjerė brenda PDK-sė. Duke thėnė kėtė Krasniqi e ka pohuar ndarjen zyrtare nė dysh tė PDK-sė, nė fraksion me tė nė krye, dhe njė tjetėr tė udhėhequr nga kryetari i Partisė Thaēi. Sekretari i pėrhershėm i PDK-sė Jakup Krasniqi ka shpjeguar qėndrimin e tij nė tėrė kėtė tollovi, duke thėnė se kishte preferuar qė mė parė tė shkohej nė zgjedhje tė jashtėzakonshme se sa tė shkohet drejt njė krize institucionale disavjeēare me Aleancėn Kosova e Re.
“Prezenca e Sami Lushtakut nė Kuvend ishte e panevojshme atė ditė. Mė mirė do tė ishte sikur ai tė merrej me punėt e komunės”, ka thėnė Krasniqi, duke ripohuar se si kryeparlamentar ai po jep shenja tė mira pėr funksionimin e rendit demokratik nė Kuvendin e Kosovės. “Do t’i vėzhgojmė punėt e kryeministrit dhe tė presidentit, madje dhe do tė kėrkojmė dorėheqjen e tyre nė rast se nuk funksionin rendi dhe ligji” ėshtė shprehur i pari i Kuvendit. Ai ka thėnė se ėshtė koha qė PDK-ja tė mbajė kuvendin zgjedhor, ndėrsa ėshtė shprehur me ironi ndaj “parashutistėve” qė kanė aderuar nė PDK kohėt e fundit, duke i cilėsuar si poltronė tė kryeministrit Thaēi dhe interesxhinj.


__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 25-02-11, 10:32   #2
rastesishT
Nothing to declare
 
Avatari i rastesishT
 
Anėtarėsuar: 01-12-05
Vendndodhja: Ne Horizont
Postime: 2,016
rastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Flet Kosova e Lirė, Ju flet Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi,Xhavit Haliti,Azem Syla, Fatmir Lima, nuk aritėn ta mundin thaēin nė parlament, thaēi krejt i vėtėm doli triumfuės. Kėta po tė duan mund tė hapin parti tė re dhe tė shkėputėn nga PDK-ja por do pėrfundojn si LDD-ja e dijn kėta se ēfar i gjėn. Nė kėtė rast nėse i bjen mirė thaēit dhe popullit thaēi merr lavdata, nėsė ndodh e kundėrta thaēit i pėrfunoj karriera politike.
__________________
Fjalė me vlerė, ku tė gjesh merr.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga rastesishT : 25-02-11 nė 10:34
rastesishT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-02-11, 10:41   #3
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,489
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Flet Kosova e Lirė, Ju flet Jakup Krasniqi

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga rastesishT Shiko postimin
Jakup Krasniqi,Xhavit Haliti,Azem Syla, Fatmir Lima, nuk aritėn ta mundin thaēin nė parlament, thaēi krejt i vėtėm doli triumfuės. Kėta po tė duan mund tė hapin parti tė re dhe tė shkėputėn nga PDK-ja por do pėrfundojn si LDD-ja e dijn kėta se ēfar i gjėn. Nė kėtė rast nėse i bjen mirė thaēit dhe popullit thaēi merr lavdata, nėsė ndodh e kundėrta thaēit i pėrfunoj karriera politike.
Prandaj edhe "lindi" Vetvendosja zonja dhe zotrinjė.
Prandaj edhe murrizi kaloj nė Vetvendosje zonja dhe zotrinjė.
Prandaj edhe do tė t'ia shoh sherrin Pdk-ja Hashim Thaēit !

P.s.
"Prandaj edhe jo Rastėsisht" ka njė kohė qė unė PDK-en e quaj Pdk-ja e Hashim Thaēit.
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-02-11, 10:44   #4
rastesishT
Nothing to declare
 
Avatari i rastesishT
 
Anėtarėsuar: 01-12-05
Vendndodhja: Ne Horizont
Postime: 2,016
rastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Flet Kosova e Lirė, Ju flet Jakup Krasniqi

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga murrizi Shiko postimin
Prandaj edhe "lindi" Vetvendosja zonja dhe zotrinjė.
Prandaj edhe murrizi kaloj nė Vetvendosje zonja dhe zotrinjė.
Prandaj edhe do tė t'ia shoh sherrin Pdk-ja Hashim Thaēit !

P.s.
"Prandaj edhe jo Rastėsisht" ka njė kohė qė unė PDK-en e quaj Pdk-ja e Hashim Thaēit.

Mė vjen shumė keē , ngase do zhgėnjehėsh edhe nga VVetvendosja, pse, sepse sa tė ka Rexhep-os Selimo-s aty kurr nuk do tė funksionoj si duhėt nė VV, dhe jo vetėm Rexhepin po edhe ate milionerin tjetėr si e pat emrin krasniqi mbiemrin. Tė gjithė keta do shkojn nė VV-ndosje pas njė kohė. Kupa,Lima,Cima,Syla,Liti.Titi,edhe Fiti.
__________________
Fjalė me vlerė, ku tė gjesh merr.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga rastesishT : 25-02-11 nė 10:45
rastesishT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-02-11, 14:20   #5
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Flet Kosova e Lirė, Ju flet Jakup Krasniqi

Sips juve edhe pdk kapitulloj pa kushte por Bugjeti fitoj me ndihmen e tyre pra gjelati i pdk nuk qenka opozita e,,mallkuar,, po bashkeqeverisja me kembe te prera. Me humbjen apo ramjen e kesaj qeverije si po thuhet se shpejti edhe komunat qe kan interesa direkte nga pdk ja do te marin me pak donacione nga qeverija, rrespektivisht komunat qe kan me se shumti deputet si Drenasi, Skenderaj etj. Po si eshte e mundur te ndryshohet kjo gjendje pasi konstituimi i organeve shtetrore eshte legjitim legal etj etj. Pra edhe Jakupi e la politiken ne pdk po tani nga pdk u gjvendos ne parlament ku do ti prij korit parlamentare ta shofim se sa po e ndegjojne ,,te vetet.,,
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-02-11, 15:05   #6
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Flet Kosova e Lirė, Ju flet Jakup Krasniqi

PO don me ju dal duqi edhe ktyne e hajr koft ...
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-02-11, 19:58   #7
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Flet Kosova e Lirė, Ju flet Jakup Krasniqi

per her te par qe i ndegjova duke fol real kupen me fatmirin


a ka ardh demokracia edhe ne PDK apo ka lind nji fraksion kupa fatmiri etj

me kalimin e kohes do te qartsohen gjerat

Hashimi ja ka frigen Fatmirit edhe me gjdo kusht mundohet me e degradue qe Fatmiri ne mesin e PDKes te trajtohet si njeri pa merita si njeri qe nuk e don evropa e shtetet e bashkura

se i frigohet se po ja merr kreun e PDK es


akuzat e HASHES jan ma te rana se te FATMIRIT po perdoren gjdo gje legale e ilegale vetem e vetem qe hashimit me ja formue qeverin e me ju qas bisedimeve me shkinin

te vetmit ne PDK qe nuk ju frigohet hashimi jan HARADIN KUQI e ENVER HOXHA per ata hashimi i ka gjithmon afer veti ,se kta nuk munden me marr shum vota ne venlindjet e tyre edhe kan titull


kshtu qe hashimin nuk e pret kurr rreziku nga kta te dy ,edhe gjithmon i mban afer si dekoracion

e pushtetin si ne parti si ket pushtetin ne kosov mundohet me e mbajt me do figura te reja qe ja kan frigen si ky qyrrani MEMLI

e aj STAVELECI e do qe ja kan frigen hashes
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Guri i madh : 25-02-11 nė 19:59
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-02-11, 20:44   #8
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Flet Kosova e Lirė, Ju flet Jakup Krasniqi

Kupa e Limaj po e formojne nje prati te re me emrin PDD, Gania i gecve eshte njeri nga iniciatoret dhe do te jete faktor ne kete parti te re, masi veē Daci e la n'lloē.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-02-11, 21:04   #9
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Flet Kosova e Lirė, Ju flet Jakup Krasniqi

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga valiii Shiko postimin
Kupa e Limaj po e formojne nje prati te re me emrin PDD, Gania i gecve eshte njeri nga iniciatoret dhe do te jete faktor ne kete parti te re, masi veē Daci e la n'lloē.


pershendetje valli


nese te kujtohet ne te njejten mnyr e pat largue DACIN ,FATMIR SEJDIU nga frika se po ja merr kreun e LDKes e pat largue me at FILIP GOLDBERGUN


tash HASHIMI ne te njejten mnyr po e largon FATMIR LIMEN
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-02-11, 21:14   #10
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Flet Kosova e Lirė, Ju flet Jakup Krasniqi

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh Shiko postimin
pershendetje valli


nese te kujtohet ne te njejten mnyr e pat largue DACIN ,FATMIR SEJDIU nga frika se po ja merr kreun e LDKes e pat largue me at FILIP GOLDBERGUN


tash HASHIMI ne te njejten mnyr po e largon FATMIR LIMEN
S'ma merr menja qe po e largon ne te njejten menyre, porse po i tregon se "kush eshte shefi ketu". Kurse ne LDK pasi qe vdiq "shefi" filluan mosmarveshjet, ēka ka qene edhe e pritur.
Une ne kete rast nuk shofe perēarje te Thaēit dhe Limes sa e shofe ate ne mes te Xhavit Halitit dhe Kadri Veselit, pasi qe keta 2 te fundit (ishin) jane 2 kokat kryesore te PDK-se, kurse Thaēi, Kupi e Limaj jane vetem kukulla te cilet i zbatojne urdherat e te lartecekurve. Tjeter eshte ajo qe Kadrise i eshte imponu roli i deputetit, krejt kjo puna e imunitetit. S'preferoje me u zgjeru me shume se tek ne thojne "edhe zidnat kane vesh" kshtu qe po rri rehat Guri :))
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-02-11, 21:21   #11
Januzbrahimi
 
Avatari i Januzbrahimi
 
Anėtarėsuar: 11-05-08
Postime: 62
Januzbrahimi i dashurJanuzbrahimi i dashurJanuzbrahimi i dashurJanuzbrahimi i dashur
Gabim Titulli: Flet Kosova e Lirė, Ju flet Jakup Krasniqi

PSE, a nuk pat faj Jakup krasniqi qe e ndali procesin e votimit dhe dha mundesine e pauzes 5 minuteshe qe u be 1 oreshe ? A ishte ai vet shkelesi kryesor !?

Ky veprim i Krasniqit i ngjason atij modeli te politikanit qe luan lojen qe i konvenon, tash e ka kuptuar se kjo qeveri nuk ka jete te gjate, dhe i ben keto pohime sepse ende synon te behet president i vendit, se i ka pelqy bukur fort ata muaj qe e zevendesoj Fatin
Januzbrahimi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-02-11, 21:24   #12
tipi engjellor
tipi engjellor
 
Avatari i tipi engjellor
 
Anėtarėsuar: 30-03-10
Vendndodhja: aty ku jeton dashuria
Postime: 14,540
tipi engjellor e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Flet Kosova e Lirė, Ju flet Jakup Krasniqi

luja luja ja ke pas anen gjithmone po ske njerz me qene me ty ne idete e mendimet tua ....................
tipi engjellor Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-02-11, 21:49   #13
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Flet Kosova e Lirė, Ju flet Jakup Krasniqi

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga valiii Shiko postimin
S'ma merr menja qe po e largon ne te njejten menyre, porse po i tregon se "kush eshte shefi ketu". Kurse ne LDK pasi qe vdiq "shefi" filluan mosmarveshjet, ēka ka qene edhe e pritur.
Une ne kete rast nuk shofe perēarje te Thaēit dhe Limes sa e shofe ate ne mes te Xhavit Halitit dhe Kadri Veselit, pasi qe keta 2 te fundit (ishin) jane 2 kokat kryesore te PDK-se, kurse Thaēi, Kupi e Limaj jane vetem kukulla te cilet i zbatojne urdherat e te lartecekurve. Tjeter eshte ajo qe Kadrise i eshte imponu roli i deputetit, krejt kjo puna e imunitetit. S'preferoje me u zgjeru me shume se tek ne thojne "edhe zidnat kane vesh" kshtu qe po rri rehat Guri :))

perqamjet jan te mdha

ka pas perqamje edhe pasi u kthye fatmiri nga haga po tash hashimi e humbi durimin i eleminoj te gjith vetem e vetem qe vet te jet kryeminister

hashimi e ka que ramushin ne hag


aleanca per ardhmerin e kosoves kur ti bashkangjitet hashimit ramushin e lshojn me ardh te shpia po jo me u marr me politik


akuzat ndaj HASHIMIT jan shum ma te mdha se akuzat ndaj fatmir limes PO HASHIMIT PO I NDIHMOJN ME FORMUE QEVERIN BASH ATA QE PO E AKUZOJN

i akuzuar esht edhe ENVER HOXHA po nuk paraqet rrezik me ja marr partin e as pushtetin

edhe prap e ka ne qeveri
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Guri i madh : 25-02-11 nė 21:52
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-13, 16:40   #14
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,489
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Flet Kosova e Lirė, Ju flet Jakup Krasniqi




Prishtinė, 25 janar - Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, njėherėsh sekretar i pėrgjithshėm i Partisė Demokratike tė Kosovės, pėrmes njė letre drejtuar anėtarėve tė PDK-sė ka treguar gjerė e gjatė arsyet e mosmarrjes pjesė nė Kuvendin Zgjedhor tė kėsaj partie. Po e publikojmė letrėn nė tėrėsi.

Po, kam besuar nė drejtėsinė pėr tė cilėn kanė luftuar gjenerata tė tėra kombesh e vendesh tė ndryshme. Kam besuar nė drejtėsinė qė, fundja, ėshtė aspiratė e njerėzimit pėr njė drejtėsi shoqėrore. Edhe kombi ynė, sikur shumė kombe tė tjera tė pėrparuara, ka luftuar gjatė, por edhe ėshtė sakrifikuar shumė pėr liri, drejtėsi e barazi. Kam besim tė thellė nė drejtėsinė, e cila mes njerėzve vendos jo vetėm vėllazėri, ekuilibėr, por edhe mundėsi tė barabarta.

Kam besuar nė idealet njerėzore, pėr lirinė individuale e kolektive nė mes njerėzve, nė fuqinė dhe drejtėsinė ku ligji vlen pėr tė gjithė, si pėr tė fortin, ashtu dhe pėr atė mė tė dobėtin.

Besoj, po, thellėsisht, nė drejtėsinė hyjnore, e cila konfirmon se njerėzit nga Zoti dhe pėr Zotin lindin tė barabartė, ndėrsa, sundimtarėt njerėzit i bėjnė: lajkatarė, servilė, tė pėrulur e tė pa dinjitet dhe jo rrallėherė edhe “mish pėr top”.

Kam besuar dhe besoj nė ndershmėrinė, qėllimet dhe parimet nė tė cilat betohen shokėt besnikė tė njė ideali pėr komb, fe e atdhe! Sikundėr kam besuar pareshtur nė idealet e pėrbashkėta tė korifenjve tė lirisė, tė bashkimit kombėtar dhe tė demokracisė, po aq sa kam besuar ndershmėrisht nė idealin e njerėzve tė Lėvizjes Kombėtare pėr Ēlirim dhe nė atė qė e quaj nder dhe privilegj – rreshtimin nė UĒK-nė e Legjendarit Adem Jashari. Pikėrisht besimi tek Adem Jashari dhe Ushtria e Tij Ēlirimtare, mė bėri tė deponoj gjithė jetėn time e tė familjes sime, sepse pėr jetėt e tė tjerėve nuk kisha as kam tė drejtė tė ndėrhyj. Po, pėr kėtė jam shumė krenar. Unė besova, sikundėr guxova dhe ngadhėnjeva me idealet ēlirimtare, gjithnjė me besimin e patundur nė mendje e nė zemėr se ia vlente ēdo flijim pėr Atdheun, pėr lirinė, pėr drejtėsinė, pėr zhvillimin dhe shtetin e sė drejtės, pėr demokracinė qė ligjėson lirinė.

Besova tek secili ushtar si nė luftė, po ashtu edhe pas lufte. Por me kėtė rast s’mund tė them se nuk gabova, pėr faktin e thjeshtė se besova me besnikėri, edhe pse populli thotė: “besnik bėnu e besė mos zė”. Besova dhe vazhdoj tė besoj tek secili anėtar e simpatizant i PDK-sė, qė nuk ėshtė helmuar me babėzinė e grabitjes sė pasurisė kombėtare, qė nuk ka shkelur nė idealet ēlirimtare, qė nuk ka pėrbuzur vlerat e fjalės sė dhėnė, qė reflekton dinjitet familjar e kombėtar.

Besova dhe besoj thellėsisht nė Programin e PDK-sė, i cili shprehimisht thotė: “… dialogu dhe konfrontimi demokratik i ideve do tė jetė si mjet parėsor pėr tė realizuar emancipimin dhe vazhdimin e procesit tė pavarėsimit tė Kosovės…”, si dhe mė tutje: “PDK-ja ėshtė ngushtėsisht e lidhur me lirinė e mendimit, laicitetit tė shtetit dhe tė shkollės”. – siē pėrfundon pjesa hyrėse e Programit tė Partisė Demokratike tė Kosovės, pėr ēka jam krenar, duke qenė edhe njėri nga hartuesit dhe udhėheqėsit e kėtij programi demokratik e largpamės.

Besoj palėkundshėm te secili qytetar i ndershėm i Kosovės sime, i cili ka ruajtur vlerat e idealizmit pėr jetė tė dinjitetshme tė ēdo qytetari dhe pėr mirėqeverisje tė vendit e tė popullit tim.

Besova, sikundėr qė isha i bindur katėrēipėrisht, se ajo qė po e shkruanim nė dokumentin programor tė Partisė Demokratike tė Kosovės ishte qėndrimi ynė konsistent, se do t’i “mbėshtesim pėrpjekjet e forcave politike shqiptare nė rajon, tė cilat kanė pėr qėllim qė mė pjesėmarrje nė procesin e integrimeve rajonale dhe evropiane tė realizojnė tė drejtat e pakontestueshme kombėtare”.

Besova dhe jam krenar se partia ime “angazhohej pėr ndėrtimin e njė politike sa mė tė afruar e tė njėsuar me shtetin shqiptar, kombėtar e ndėrkombėtar”. E kush nuk do tė pajtohej me kėtė gjuhė tė rrjedhshme shqipe, me kėtė politikė tė qartė, integruese e demokratike, qė po e nėnvizonte partia nė tė cilėn punova, punoj dhe do tė punoj, kudo qė tė jam pa hile pėr vendin dhe popullin tim?

E pra, nuk kisha si tė mos besoja e tė mos isha krenar me partinė, e cila do tė angazhohej pa hile qė nė “Kosovė tė vendosej shteti i demokracisė parlamentare, ndėrtimi i shtetit tė sė drejtės, ngritja e tė gjitha institucioneve demokratike, sistem tė ri juridik nė tė gjitha nivelet, sistem bankar… pra pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqėsor”. Tė gjitha kėto thuheshin shumė vite para se Kosova tė shpallej e pavarur, sovrane e demokratike. Nuk ka dhe nuk mund tė ketė asnjė pengesė qė pas pavarėsisė tė mos vazhdohet me atė vizion largpamės tė atyre qė e hartuan dhe e miratuan atė program-projekt dhe, pėrderisa nė linjėn e brendshme, deri tash nuk ėshtė bėrė asnjė qortim, korrektim a retushim i tij.

Unė nuk jam penduar as dje, as sot e nuk do tė pendohem as nesėr pėr kėtė vlerė politike.

Pėrse dikush e ka harruar kėtė program vizionar?

Apo ndoshta nuk e ka lexuar?!

Asnjė kongres zgjedhor apo i punės nuk ka hequr dorė zyrtarisht nga ai.

Unė vazhdoj t’i besoj programit tė PDK-sė, duke e konsideruar madje edhe detyrim sipas statutit dhe ndėrgjegjes, i cili garanton “zgjedhje tė lira me votė tė fshehtė plurale dhe tė barabartė”, qė jetėn e mbron me ligj, qė angazhohet pėr media tė lira, pėr shprehje e mendim tė lirė, pėr paprekshmėri tė pronės dhe lėvizje tė lirė. Tė gjitha kėto tė drejta kanė gjetur hapėsirė tė madhe nė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės. Kėto tė drejta PDK-ja i ka vendosur shumė kohė mė parė. Por ai nuk po respektohet.

A nuk ėshtė kjo largpamėsi?

Partia Demokratike e Kosovės, qė nga fillimi, nė programin e saj e ka nėnvizuar se “angazhohet pėr ekonomi private nė Kosovė, tė bazuar nė ligjet e ekonomisė sė tregut, tė hapur dhe tė lirė, tė integruar nė institucionet euroatlantike”. Gjithashtu nė programin e Partise Demokratike parashihet edhe “privatizimi i pronės shoqėrore”, por jo edhe mėnyra si bėhet privatizimi i pronės publike.

Po e pėrmbyll gjithė besimin tim tė thellė dhe krenarinė time tė palėkundur pėr Programin e Partisė Demokratike tė Kosovės, me pėrkushtimin qė partia ime kishte dikur dhe duhet ta ketė dhe tani pėr pėrkujdesjen sociale ndaj njerėzve, ku thuhet: “PDK-ja ka pėr qėllim mbrojtjen e shtresave shoqėrore tė varfra dhe tė mesme mbi tė cilat rėndojnė pasojat e luftės. Nė mėnyrė tė veēantė familjet e dėshmorėve, tė tė burgosurve politikė dhe tė viktimave tė agresionit serbomadh”. Nė fakt, viktima tė agresionit serbomadh ishin tė gjithė shqiptarėt dhe qytetarėt e Kosovės. Pra, tė gjitha ēėshtjet qė pėrfshihen nė programin e Partisė Demokratike tė Kosovės janė parė me njė largpamėsi politike e intelektuale tė nivelit mė tė lartė.

Dhe kėtu nuk qėndron problemi!

Ēėshtje zhvendoset tutje kur me hir a pa hir shpėrfillen kėto parime. Duke qenė se nė planin partiak kam njė pozicion hierarkik nė udhėheqje, gjithnjė sipas besimit tuaj, sikundėr edhe nė planin shtetėror si kryetar parlamenti, ndihem dy herė mė pėrgjegjės pėr maturi dhe respektim normash. Kohėve tė fundit ky qėndrim imi ėshtė parė, me dashje a nga padija, edhe nga kolegė brenda partisė, si kryeneēėsi a si rebelim. Kryeneēėsi a rebelim ndaj kujt dhe pėr ē’interes? Ta konstatosh njė shenjė sėmundjeje brenda organizmit tėnd, duhet fshehur, vetėmashtruar apo duhet kėrkuar anamnezėn dhe shėrimin? E po unė kėtė kam dashur ta bėj, kėtė tė dytėn, siē po e bėj edhe sot kėtu, ngaqė e dua shėndetin e partisė sime, tė organizmit tim.

Duke mbajtur qėndrim kritik ndaj veprimit tonė, rrjedhimisht ndaj individėve nė subjektin tonė politik, ne nxisim aktin mė tė lartė tė ndėrgjegjes sonė si rregullator ekuilibri. Sigurisht qė, e kundėrta e kėsaj, duartrokitja hipokrite, vardisja, paqja e rreme nė sipėrfaqe, do tė ishte mė e lehtė. Mė e lehtė nė dukje, por me qelbėzim brenda. Cila mendje normale do tė mund ta pranonte kėtė? Nė jehun e vlimeve tė brendshme nganjėherė dėgjohen edhe pėshpėrima dhe akuza pėr moralizim e predikim. Dy akuza, kėto, krejt tė huaja pėr mua. Po tė jetė punė sedre, tė dyja kėto mund t’i realizoja nė planin individual, pėrmes publikimeve. Por, tė kėrkosh respektim tė normave programore tė subjektit tėnd, nuk ėshtė prerje e degės nė tė cilėn qėndron. Pėrkundrazi, disiplina dhe morali me respekt tė ndėrsjellė bėhen pėrforcime dhe siguri ardhmėrie.

Nisur nga gjithė ēfarė u tha mė lart, besova dhe mė mbajti pėr njė kohė shpresa se do tė ketė kėndellje, reflektim dhe qartėsi pėr secilin prej nesh. Por, pėr mė shumė se dy vjet, nuk e pashė kėtė gatishmėri dhe, sidomos jo, nga sundimtari i gjithėpushtetshėm i PDK-sė, siē e percepton ai veten, i cili e shfrytėzon partinė pėr ēdo gjė e si do ai, si njė pronė private me shumė ēipēinj tė tij. Ata duhet tė flasin, sipas tij, vetėm atė qė e mendon shefi ose tė heshtin sepse shefi mendon pėr tė gjithė, sepse shefi i di tė gjitha dhe vendos pėr ēdo gjė. Kjo ka bėrė qė ai tė shpallet edhe shenjtori i fundit i botės sonė, gjė qė nuk ndodhė asgjėkund nė botėn demokratike. Vetėkėnaqėsia e stisur me epitetin SHEF, vetėkupton tė “Madhėrishmin”: kur flet shenjtori ēka kanė pėr tė thėnė tė vdekshmit e tjerė?

“Zgjedhjet” e fundit nacionale dhe sidomos kėto tė fundit partiake, dėshmojnė pėrfundimisht se kreu i PDK-sė e ka nxjerrė tėrėsisht partinė nga shtrati i saj themeltar, jashtė programit e statutit tė saj, rrjedhimisht jashtė tė gjitha vlerave themeluese e normuese. Ka eliminuar ēdo debat e diskutim e bashkė me kėtė ēdo vlerė qė do tė rezultonte gjithandej edhe pėr ēėshtjet mė vitale pėr vendin dhe kombin. As pėr reformėn zgjedhore, “njė anėtar njė votė”, as pėr qeverisjen e fundit edhe pas shumė skandaleve nuk ka pasur gatishmėri pėr tė diskutuar, analizuar e ndryshuar. Partia ėshtė shkėputur nga ideali kombėtar i themeluesve, nga ideali i anėtarėsisė dhe elektoratit qė i ka qėndruar besnik partisė, nga ideali i brezave pėr shtet ligjor e demokratik, nga vullneti e perspektiva pėr njė zhvillim ekonomik, arsimor, kulturor si dhe nga obligimi e pėrkushtimi pėr njė jetė mė tė dinjitetshme tė qytetarit tonė, i cili ka sakrifikuar shumė pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė. Kulmi i tė gjitha kėtyre, nė dy vitet e fundit, ėshtė shfaqur nė pėrcaktimin – emėrimin e njerėzve pa asnjė kriter nė institucionet mė tė larta tė vendit, skandalet e vazhdueshme nė kabinetin qeveritar deri te krimi i organizuar, i manifestuar nė rastin e “Grandit”, “Veliaj” etj. Ishte mė shumė se shqetėsuese dhe, madje alarmuese, do tė thosha, zbritja e standardit nė nivel pėrfaqėsimi institucional e qytetarė tė atyre qė do tė duhej tė ishin prezantues tė aspiratave dhe kėrkesave tė qytetarėve tė Republikės sė Kosovės.

I ndėrgjegjshėm se llogaridhėnia nuk ėshtė pėrherė vetėm instanca e gjyqėsisė, ndėshkimet e penalizimet (qė edhe mund tė manipulohen e devijohen), po para sė gjithash pėrballja me vetveten dhe opinionin publik, mė bėjnė qė tė mos e vė nė pazar dinjitetin tim (thyerja e tė cilit do tė ishte e parikuperueshme). Mbi lakminė dhe shkėlqimin e pėrkohshėm tė sedrės falso, parapėlqej ēmimin e peshės sė rėndė pėr mosbrerje ndėrgjegjeje nesėr. Tė gjitha kėto sa u thanė, pėrfshirė edhe zgjedhjet e fundit partiake jashtė ēdo norme statuti, jashtė vullnetit tė anėtarėsisė sė identifikuar tė partisė dhe tė strukturave tė saj, mė japin arsye dhe kurajė tė mos jem pjesė e as pjesėmarrės nė Kongresin “zgjedhor” tė PDK-sė. Pėrmes kėtij procesi “zgjedhor”, kreu i saj ka bėrė zgjedhje pėr tė kėnaqur ambiciet e tija dhe vetėm tė tija, por jo zgjedhje pėr Kosovėn dhe qytetarėt e saj. Unė kam kėrkuar dhe do tė angazhohem pėr subjekt politik qė bėnė zgjedhje tė ndershme pėr qytetarėt e Kosovės tė cilėt meritojnė njė jetė mė tė dinjitetshme.

Pėr angazhimin,vendimin dhe veprimin tim tė mėtejshm, qytetarėt do t’i informoj mė kohė.

Nė qoftė se veprimi im, nė ēfarėdo mėnyre, prek sadopak membranėn e ndėrgjegjes suaj bashkėveprues tė deritashėm, ndihem i lumtur, i qetė e me fat, pėrfundon Jakup Krasniqi letrėn dėrguar bashkėpartiakėve, me tė cilėn sqaron pse s’do tė marrė pjesė nė Kongresin e Partisė, tė cilėn e themeloi vetė.


__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:52.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.