Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Muzika
Emri
Fjalėkalimi
Muzika Degjojme,kendojme ,kercejme ... :-)



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 28-12-13, 13:29   #1
Ylli-1
 
Avatari i Ylli-1
 
Anėtarėsuar: 04-12-13
Postime: 1,545
Ylli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Remzia: Hapėsirėn e mediave e kanė zėnė kėngėt e 'ēoroditura'



nga Havė Orana
Prishtinė | 19 Dhjetor 2013 | 09:24

Remzie Osmani, e ėmbla e muzikės popullore, e cila ėshtė mjaftė aktive nė skenėn muzikore me kėngė e projekte tė reja tė njė pas njėshme, nė njė intervistė pėr ‘Femra’, ka treguar rreth planeve tė saj nė tė ardhmen, angazhimeve, madje ka folur edhe pėr muzikėn popullore dhe ndryshimet qė ka pėsuar ajo ndėr vite. Remzien jemi mėsuar ta shohim shumė herė bashkė me vėllain e saj, Nexhatin, ajo tregon qė shumė shpejtė ata do tė sjellin edhe njė projekt tė ri bashkė. Ajo thotė se pavarėsisht asaj qė mundohen tė bėjnė kėngė folklorike, askush nuk interesohet pėr to, ndėrsa hapėsirėn e mediave e kanė zėnė kėngėt e ēoroditura.

‘Femra’: Remzie si ka qenė pėr ty ky vit?

Remzia: Njė vit me mjaftė suksese, njė album sė bashku me vėllain Nexhatin doli nė vete i titulluar “Xherdani i dashurisė” ku kėsaj kėnge ia realizuam dhe klipin, si dhe angazhime tė shumta po dhe mjaft stres.

‘Femra’: Ju jeni njėra ndėr kėngėtaret mė tė kėrkuara nė dasma ahengje dhe mbrėmje tė ndryshme, sa keni qenė e angazhuar gjatė kėtij viti?

Remzia: Faleminderit qė po e thua. Sinqerisht janė tė shumta duke i falėnderuar adhuruesitė e kėngėve tona qė na ftojnė dhe na e besojnė gėzimin e tyre familjar qė ta e ndajn me ne, gjė qė edhe unė edhe vėllai mundohemi me qenė sa mė korrekt dhe duke dhėnė maksimumin pėr tu ndarė tė kėnaqur dasmorėt dhe mysafirėt. Gjithashtu dhe mbrėmje tė shumta sidomos nė diasporė thuajse ēdo vikend jemi tė angazhuar sidomos tani nė vjeshtė, pėr kėnaqėsinė tonė sallat janė plot e pėrplot me njerėz kjo tregon se kėnga, zėri dhe puna jonė po pėlqehet si nga tė moshuarit po ashtu dhe nga gjeneratat e reja. Kjo mė jep kėnaqėsi dhe mė jep vullnet dhe mė shumė pėr punėn.

‘Femra’: Jeni njė ndėr kėngėtaret qė muzikėn popullore e kultivoni prej kohėsh. Cili ėshtė sot interesimi qė ka audienca dhe sa ka ndryshuar ai prej viteve tė mėhershme?

Remzia: Mendimi im ėshtė se nė mbarė botėn ka ndryshuar muzika. Unė pos muzikės tonė kam dėgjuar dhe muzikė tė huaj ku tash po e vėrej se ka shumė ndryshim me kohėn kur unė kam filluar kėngėn. Edhe te ne e njėjta gjė po ndodh, mirėpo te unė nuk ka ndryshuar kėndimi, unė kėngėn e interpretoj njėjtė nė zhanrin popullor, po ka ndryshuar dhe janė modernizuar aranzhmanet, meloditė, tekstet janė bėrė shumė aktual ndoshta mund ta quaj dhe tekstet tė ēastit dhe me shumė pak fjalė brenda, kėshtu qė audienca ēka i servon ka pėr ta dėgjuar sepse nuk ka tjetėr, ha-ha-ha (qeshet).

‘Femra’: Sa jeni fanatike ndaj zhanrit qė ju e kultivoni?

Remzia: Kėngen popullore e ruaj dhe e ēmoj shumė, nga kjo fillova dhe kėtu do tė mbesė.

‘Femra’: Viteve tė fundit keni qenė mjaft aktive edhe me video klipe. E keni parė kėtė gjė si domosdoshmėri tė kohės apo ndoshta ėshtė dėshirė e juaja qė kėngėve qė meritojnė vizuelizim ti bėni video klipe?

Remzia: Mbasi doli albumi e pamė tė arsyeshme njėrės kėnge pėr t’ia bėrė klipin, mbasi doli nė verė zgjodhėm ‘Gjerdanin e dashurisė’ njė kėnge e hareshme thjeshtė kėnge verore. Klipeve nuk po mund tė ju rri dhe aq gati sepse ka njė investim goxha tė madh pastaj po zhgėnjehem me transmetimin e klipeve tona nėpėr TV publike qe ne i kemi.



'Femra’: Sa transmetohen video klipet e juaja, qoftė nga televizioni publik por edhe mediumet tjera?

Remzia: Po keni pa edhe vet, nėpėr TV tona publike shumė shumė pak e thuajse hiq i ėshtė lenė hapėsirė kėngės popullore, e mos tė flasim pėr atė folklorike. Tash hapėsirėn mė tė madhe e kanė siē po e shihni dhe ju kėngė tė ēoroditura) e TV tona publike po ecin me ,,trendin,, po u kthyer dhe me u kujtuar nga i kemi rrėnjėt dhe ēfarė kėngėsh u kėndon nėna nė djep, kurse TV lokale transmetojnė dhe japin nonstop muzikė popullore.

‘Femra’: Sė bashku me vllahun tuaj Nexhat Osmani keni realizuar disa bashkėpunime tė cilat janė pritur mjaft mirė nga publiku, a mund tė presin adhuruesit e juaj edhe ndonjė duet tė ardhshėm?

Remzia: Tash po e punojmė njė baladė bashkė me Nexhatin dhe mendojmė tė ia realizojmė dhe klipin.

‘Femra’: Gjithmonė jeni shquar si kėngėtare e denjė e muzikės folklorike. Sa po vazhdoni ta kultivoni sot kėtė zhanėr?

Remzia: Unė dhe disa kolegė tė mijė po mundohemi dhe po incizojmė kėngė folklorike, po nuk po ecėn dhe nuk po i kushton rėndėsi askush. Unė e kam pėr borgj tė kėndoj dhe kėnge folklorike e nuk do te ndahem kurrė prej saj, po sipas interesimit qė po shihet do tė mbetet veē arkiv.

‘Femra’: Sa po rrezikohet muzika folklorike nga shuarja dhe mos interesimi i audiencės?

Remzia: Eh tash e ka pėrfshirė tregun tjetėr lloj muzike.

‘Femra’: Ēfarė po punon aktualisht Remzie Osmani, cili do jetė projekti i ardhshėm i juaji?

Remzia: Aktualisht po kujdesem pėr mbledhjen e kėngėve dhe melodive. Dua qė nė pranverė tė kem disa kėnge solodhe tė mira, ha-ha-ha (qeshet).



'Femra’: Ku do tė jeni pėr festėn e Vitit tė ri?

Remzia: Pėr Vitin e Ri gjithmonė rri nė shtėpi dhe festoj me familje, nuk e preferoj tė kėndoj edhe pse kėrkesat janė tė shumta sidomos nė diasporė. Po unė e kam ligj dhe nuk e thyej kėtė rregull asnjėherė, po nuk me mjaftuan 364 ditė tė vitit, nuk besoj qė nata mė e rėndėsishme e ndėrrimit tė motmoteve do tė mė bėjė tė pasur po kėndova, kurse me 1 janar jam nė Prizren sė bashku me vėllain Nexhatin nė Luxory Palace dhe pastaj dasmat qė i kemi, e shėndosh me tė mira na zėnėt viti qė po vije.

‘Femra’: Sa jeni aktive gjatė xhirimeve tė vitit tė ri?

Remzia: Pėr xhirimet e Vitit tė Ri kam qenė mjaftė e angazhuar dhe aktive, kam marrė pjesė nėpėr TV tona po ashtu dhe nė disa private, ku unė e kam pa tė arsyeshme.

‘Femra’: Njė porosi pėr gjithė adhuruesit e juaja?

Remzia: Meqė jemi nė prag tė Vitit tė Ri, uroj nga zemra gjithė popullit shqiptarė anė e mbarė botės kudo qė janė paqe, dashuri, lumturi, menēuri e mbi tė gjitha tė kemi shėndet. Zoti ju ruajt kudo qofshi e festofshi po ashtu gėzuar dhe stafit dhe lexuesve tė revistės tuaj.


Ylli-1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:56.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.