Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Informatika
Emri
Fjalėkalimi
Informatika Gjithēka mbi informatikėn dhe internetin...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 27-07-11, 17:28   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Teknologjitė qė do tė ndryshojnė botėn

Dave Evans, shefi “futurist” i Cisco Internet Business Solutions Group, na tregon se si ai e sheh boten pas dhjete viteve dhe cilat do te jene teknologjite qe do te kene ndikim me te madh ne jeten tone.

“Ne te ardhmen tone do te kete komponente (te tilla si gjymtyre) robotike”.







Interneti dhe pajisjet - Cisco parashikon se si paisjet e lidhura me internetin do te arrijne ne kuoten e 50 miliardeve deri ne vitin 2020, qe duket se jane me shume se gjashte paisje per cdo person ne Toke. Sensoret inteligjente do te integrohen ne kepuce, ne paisje per astme dhe paisjet mjeksore te te gjitha llojeve. Ne Suedi, ekziston tashme nje peme me sensore qe ciceron mendimet e saj.

E ardhmja eshte video- Ne 2008, u gjeneruan rreth 5 exabyte te informacionit unik, te barabare me nje milion dvd. Pas tri vitesh do te jene 1.2 zettabyte, ku nje zettabyte eshte e barabarte me 1.024 exabyte. Pasioni per videot me definicion te larte do te perfaqesoje pjesen me te madhe te kesaj rritjeje.

Sipas Cisco, 91 % e te dhenave ne internet ne 2015 do te jene video.

Re ne horizont - Ne te ardhmen shumica e informacioneve do te arkivohen ne 'the cloud'. Deri me 2020 nje e treta e te gjithave te dhenave, “do te qendrojne“ ose do te kalojne permes 'colud'.

Qarkullimi i pergjithshem per sherbimet 'cloud' do te rritet me 20 % ne vit dhe shpenzimet IT per inovacion dhe 'cloud computing' mund te arrijne ne 1000 miliarde dollare deri ne vitin 2014.

Web me shpejtesi te plote- Dave Evans, shefi 'futurist' i Cisco, tregon se ecuria e rrjetit (net) ne shtepi eshte rritur 170.000 here qe nga viti 1990. Evans disponon 38 lidhjet always-on dhe me shume se 50 Mbps te bandes se mjaftueshme per telekonferencat, streaming video, lojra online, te gjitha ne te njejten kohe. Ne 10 vitet e ardhshme pritet qe shpejtesia mes mureve te shtepise do te rritet me 3 milione here.

Shoqeria sociale- Lidhje super te shpejta dhe always-on, do te anullojne distancat mes njerezve. Do te jemi te gjithe te mbeshtjelle ne nje rrjet te madh social, ku informacionet vijne ne kohe reale me pare se nepermjet kanaleve zyrtare sic ndodhi me termetin e fundit ne Japoni. Rrjetet sociale do te ndryshojne rrenjesisht kulturen e popujve.

E ardhmja diellore- Popullsia njerezore do te vazhdoje te rritet dhe Evans vlereson se, nje qytet me nje milion banore do te ndertohet cdo muaj per dy dekadat e ardhshme. Metoda me efikase per te siguruar energji elektrike ne qytete jane duke u bere nje domosdoshmeri, vecanerisht metodat e perdorimit te energjise diellore. Shume shkencetare jane duke punuar per te kthyer rrezet e diellit ne energji si menyre efikase dhe ekonomikisht e mundur, madje edhe duke perdorur letren, modifikuar ne menyre te pershtatshme, te tilla si panelet diellore.

Objekte “beje vete”- Printerat 3D jane tashme nje realitet, por nuk jane ende ekonomikisht te perballueshme per njerezit e thjeshte. Ato do te jene brenda 10 vitesh. Ne mund te ndertojme objekte te bera vete, shtrese pas shtrese, duke perdorur rreshire sintetike qe fortesohet kur goditet nga rrezet e drites.

Mik robot?- Deri me 2020 robotet do te jene fizikisht superiore per qeniet njerezore dhe te pajisur me nje tru funksional te krijuar nga bashkimi i hardware dhe software. Brenda 2050, shpjegon Evans, numri i roboteve do te kaloje ate te njerezve ne vendet e zhvilluara. Nga viti 2032 do te jene menderisht me superiore dhe ne 2035 do te mund te zevendesojne plotesisht boten e punes.

Trup bionic- Gjithmone sipas Evans, ne 10 vitet e ardhshme teknologjite mjekesore do te bejne hapa te medha duke perdorur fuqine e informatikes te disponueshme ne objekte gjithmone e me te vogla. Pajisje te tilla si nanobots dhe aftesia per te prodhuar organe per zevendesim do te jene ne rendin e dites.

Do te behemi cyberborg? – Njerezit jane duke hyre ne nje epoke te evolucionit teknologjik. Disa shembuj: Ne korrik te vitit 2009 kerkuesit spanjolle zbuluan nje proteine qe rrit kujtesen fotografike, ndersa ne tetor ne te njejtin vit, shkencetaret italiane dhe suedeze zhvillojne doren e pare artificiale te kontrolluar nga truri. Texas Heart Institute, ka zhvilluar kohet e fundit nje zemer artificiale pa rrahje, por qe gjithsesi ka bere gjakun te qarkulloje.

Kush e di se cfare do te shpiket ne 10 vite?


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 03-05-13 nė 15:37
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 28-07-11, 13:14   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Teknologjite qe do te ndryshojne boten

A ėshtė ky njė zog? Jo ky ėshtė njė robot qė flutoron si njė zog!


Markus Fischer dhe ekipi i tij nga Festo krijuan SmartBird, me njė peshė shum tė lehtė i cili ėshtė i modeluar sipas zogut dhe fluturonė me ndihmėn e lėvizjeve tė krahėve mekanike. Ideja pas punės sė z.Fisher, i cili ka krijuar dhe punonė ngjajshėm si pingunėt dhe imitimet tjera nė botėn natyrore, ėshtė qė tė gjindet modeli mė efikas i gjėrave nė tė ardhmen pėr tė pėrshtatur kėtė pėr shum funksionalitete tė ndryshme.



__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-07-11, 13:20   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Teknologjite qe do te ndryshojne boten

Selbstständig navigieren
Autonomes Manövrieren -- auf engstem Raum und sogar rückwärts. 3D-Sonar ermöglicht ein Kollektivverhalten durch Kommunikation mit der Umwelt, ähnlich wie bei Delfinen.



__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-07-11, 13:24   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Teknologjite qe do te ndryshojne boten

Robotikė evolucionare - Si mėsojnė makinat nga natyra

Robotėt janė deri tani pritės tė urdhrave tė njeriut. Por, studius tė caktuar janė tashmė njė hap pėrpara. Ata i mbajnė robotėt si kafshė pune dhe i kultivojnė ata, deri sa krijojnė njė sjellje tė dėshiruar



Roboti Nimbro nga Instituti pėr Informatikė nė Univeristetin e Bonit


Nė garat e robotėve qė zhvillohen ēdo vit ndeshen njėri me tjetrin robotė futbolli, robotė shpėtimi dhe robotė shtėpie. Ajo ēka ėshtė konceptuar si shfaqje aftėsish, pėrfundon rregullisht si paradė avarish. Si nė rastin e kėtyre robotėve tė futbollit.

"Fatkeqėsisht ekipi i Ahenit ka ca probleme me robotėt e vet, sepse pėr momentin kėta nuk po lėvizin fare..."

Robotėt problem sepse nuk parashikojnė ēdo situatė

Problemi ėshtė ky: Programuesit e software-it tė robotėve nuk mund tė parashikojnė ēdo situatė, qė mund tė shfaqet gjatė rrjedhės sė ndeshjes. Kėtė e thotė Paul Levi, informaticien nė sektorin e elektroteknikės dhe tė teknikės sė informacionit nė Universitein e Shtutgartit:

"Edhe ne tė njėjtėn gjė bėjmė gjatė lojės sė futbollit. Parashikohet njė situatė e mundshme loje. Pra: 'Mund tė paraqiten pesė situata krejt tipike'. Lojtarėt duhet t'i dallojnė ato dhe mė pas tė reagojnė siē duhet. Por kjo nuk ėshtė evolucionare!"




Roboti AILA i prezantuar nė panairin e Hanovėrit 2011

Shkencėtarėt pėr transmetimin e evolucionit tek tenika robotike

"Evolucionare" – Kjo ėshtė fjala e madhe kyē pėr shkencėtarėt e disiplinave nga mė tė ndryshmet, tė cilėt bėjnė kėrkime me robotėt. Ideja e tyre ėshtė kjo: Sikur tė arrihet, qė parimi i evolucionit tė transmetohet te teknika robotike, robotėt mund tė pėrshkojnė nė mėnyrė tė pavarur dhe krijuese rrugė zgjidhjesh, tė cilat nuk janė parapėrcaktuar prej programuesve tė software-it tė tyre. Se si funksionon kjo, kėtė Paul Levi e bėn tė qartė me shembullin e njė roboti, qė duhet tė kėrkojė djathė. Pėr kėtė roboti duhet ta gjejė vetė, se nė kėtė rast nuk i vlejnė kamerat dhe termometri i tij. Vetėm se sensori i nuhatjes i duhet edhe mė shumė se zakonisht.

"Kur ėshtė vendimtare pėr mbijetesėn, qė ata duhet tė nuhasin mirė, atėherė duhet optimuar shqisa e nuhatjes: Si e gjej djathin, pra burimin e ushqimit, sa mė shpejt? Pėr kėtė arsye reduktohet kapaciteti i veēorive tė tjera, sepse natyrisht ato nuk nevojiten vazhdimisht."

Ēka nė biologji ėshtė gjenomi, nė robotikė ėshtė software-i




Roboti Flobi nga Universiteti i Bilefeldit

Baza e evolucionit tė natyrshėm te gjallesat janė mutacionet, pra ndryshimet minimale defektoze tė materialit gjenetik. Ato zhvillohen gjatė pėrcjelljes sė gjeneve nga brezi nė brez. Nė rast se ndryshime tė tilla sjellin njė avantazh mbijetese, atėherė gjeni i ndryshuar mbizotėron pėr kohė tė gjatė. Shkencėtarėt e robotikės po e imitojnė kėtė parim sipas kėsaj skeme: Populacioneve prej deri njėqind robotėsh u jepet njė detyrė, si tė kėrkuarit pėr djathė. Ēka nė biologji ėshtė gjenomi, nė robotikė ėshtė software-i. E veēanta nė kėtė mes ėshtė kjo: Siē variojnė gjenet nė natyrė, ashtu edhe software-i i ēdo roboti ka dallime nga ai i robotėve tė tjerė. Nė kėtė mėnyrė krijohen disa variante software-i, tė cilat janė mė tė suksesshme sesa tė tjerat. Pėr shembull, sepse reagojnė mė mirė me anė tė sensorit tė nuhatjes sesa me anė tė kamerės.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-09-11, 14:27   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Teknologjite qe do te ndryshojne boten

Shpiket mikroskopi me lazer





Shkencėtarėt nė Universitetin e Kalifonisė kanė krijuar njė mikroskop shumė efikas, ku mund tė zbulojnė bakteriet.
Kjo pajisje arrin tė identifikojnė, pėrmes lazerit, baktreiet nė ujė, ushqim madje edhe nė gjak. Imazhet e kėtyre bakterieve shfaqen nė njė ekran kompiuterik. Ky mikroskop pritet tė pėrhapet gjerėsisht, ndėrsa njė kontroll me tė nuk do tė kushtojė mė shumė se 100$.

Shkencėtarėt shpresojnė qė me futjen e kėtij mikroskopi tė reduktojnė ndjeshėm njė sėrsė sėmundjesh virale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-09-11, 17:30   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Teknologjite qe do te ndryshojne boten

IBM prodhon njė mikroprocesor tė ngjashėm me trurin





Qėllimi i kėsaj mikro pajisje ėshtė qė tė arrijė tė ndryshojė mėnyrėn e funksionimit tė kompiuterave, duke i shėndėrruar ata nga thejsht automatik, nė pajisje tė menēura qė mėsojnė njėsoj si njerėzit.





Pėr tė realizuar kėtė, nė sistemin e kėtij mikroprocesori janė vendosur dy ēipe me nga 262 mijė sinapse secila, qė kryejnė rolin e neuroneve tė cilat dėrgojnė e marrin informacion dhe sinjale nė mėnyrė shumė tė ngjashme me atė tė trurit tė njeriut. Ndėrkohė qė njė ēip normal, i cili ndodhet aktualisht nė qarkullim, ka rreth 65 mije sinapse, gati dy herė mė pak.





Drejtuesi i kėtij projekti tė IBM, Dharmendra Modha, tha se grupi i ekspertėve po pėrpiqej qė tė rikrijonte aspekte tė ngjashme tė mendjes njerėzore, si emocionet, perceptimet, sensacionin dhe njohjen. Sipas tij, ky ėshtė njė hap i madh, qė trasformon teknologjinė e sotme, duke e bėrė atė sa mė tė ngjashme me njeriun.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-09-11, 10:20   #7
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Zbulohet Gjen Kompjuteri

Zbulohet Gjen Kompjuteri
Zbulohet Gjen kompjuteri kundėr kancerit

Sukses nė hulumtime tė kancerit: Hulumtuesit nga ETH-Cyrih kanė ndėrtuar njė kompjuter biologjik qė zbulon dhe shkatėrron qelizat e kancerit. Kompjuteri i qelizave mbetet pėr t'u testuar nė kafshė.



Bio-kompjuteri zbulon dhe vret qelizat kanceroze. (Foto: Kyestone)

Hulumtuesit e ETH Zurich(Cyrih) kanė arritur tė ndėrtojnė njė lloj kompjuteri biologjike nė qelizat e njeriut. Ky rrjet ėshtė llogaritur bazuar nė faktorė tė ndryshėm, tė identifikoje nėse ka tė bėje me njė qelizė tė shėndetshme, apo me qelizė tė kancerit, dhe fillon me shkatėrrimin e kėsaj tė fundit.

Qarku kyē pėrbėhet nga disa gjene tė ndryshme, siē njoftoj tė enjten ETH-Cyrih. ETH Cyrih studiuesit kanė zhvilluar atė nė krye me Yaakov Benenson, sė bashku me kolegėt nga Massachusetts Institute of Technology (MIT). Shkencėtarėt do tė paraqesin shpikjen e tyre nė botimin e fundit tė Magazinė"Science" "Shkenca".

Futut nė njė qelizė qė e njeh kėtė rrjet - njė lloj kompjuteri nga materiale organike -i nivelit molekular i pesė faktorėve qė e karakterizojnė kancerin. Kur tė gjithė pesė faktorėt e kapėrcejnė njė kufi tė caktuar nė qelizė, aktivizon rrjetin dhe drejton njė lloj programi vetėvrasės tė qelizave.

Kancer Profili i krijuar
Hulumtuesit kan futur njė Bio llogaritės nė laborator nė qeliza tė ndryshme tė njeriut;nė qelizat e shėndetshme dhe qelizat kanceroze nga qafėn e mitrės, tė njohura si qeliza Hela. Qelizat Hela janė ndėr mė tė mirat qeliza kanceri pėr tė hulumtuar. Ata kanė qenė studiuar dhe pėrdorur pėr dekada nė laboratorėt kėrkimore tė kancerit nė mbarė botėn.

Eksperimentet treguan se qarku kyē u solli vdekjen qelizave Hela,ndėrsa qelizat e shėndetshme, megjithatė, ishin kursyer dhe revitalizuar. Pėr kėtė sukses ishin te nevojshme parapregatitje pėr njė punė tė madhe,shkruan ETH-Cyrih. Benenson dhe ekipi i tij duhej qė sė pari tė zbulojnė se cilat molekula sinjalizuese janė unike pėr qelizat Hela.

Pėr tė krijuar njė profil tė tillė qė i ngjan njė diagnozė tė sėmundjes,nė njohtim Benenson ka cituar. "Njė tipar i vetėm,si pėr shembull,ethet, nuk mund tė pėrcaktojnė besueshmėri tė njė sėmundje."Sa mė shumė Faktorė tė tjerė tė njoh mjeku,aq mė tė sigurtė e bėn diagnozėn e tij.

Fizibiliteti i demonstruar
Sė fundi,shkemctarėt shkaktuan pesė sinjal molekulat,tė njohura si Acide Mikro-Ribonukleare. Kėta faktorė rastėsisht identifikojnė njė qelizė si njė Hela, kur kėto jan tė pranishėm nė njė koncentrim tė caktuara. Qeliza Kompjuteri, duhet tė lidhė tė pesė faktorėt sė bashku pėr tė dhėnėė diagnozėn e saktė.

Nė njė hap tjetėr, studiuesve u mbetet pėr tė testuar qelizė kompjuterin e tyre nė njė model tė pėrshtatshėm pėr kafshėt.Ato shpresojn se njė ditė kjo metodė do tė ndihmojė nė diagnostifikimin dhe trajtimin e sėmundjeve. Njė aplikacion eksperimental nė njerėz,pėrpara ka ende njė rrugė tė gjatė, tha Benenson. Por puna tregon realizueshmėrinė selektive tė diagnozave tė tilla.

Pėr tė zgjidh problemin sipas njoftimit,mbetet se si gjenet e huaja mund tė jenė efikase dhe tė sigurtė tė sillen nė qelizė, nė mėnyrė qė ata tė qėndrojnė atje vetėm pėrkohėsisht.Nė fakt, qasje tė tillė ekzistojnė pėr infiltrimin nė bazė tė metodave kimike ose viruset, por ata akoma nuk janė tė pjekura.

(Sda)

Quelle:http://www.20min.ch/

Nga gjermanisht ne shqip/Xh.Sadiku
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-09-11, 14:01   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Teknologjite qe do te ndryshojne boten

Mjete spiunimi Aeryon Scout


















__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-09-11, 10:09   #9
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Teknologjite qe do te ndryshojne boten

Sony, sjellė 3D me syze e pa televizor!






Nė kuadėr tė panairit tė elektronikės konsumuese IFA qė po mbahet nė Berlin tė Gjermanisė, Sony ka shfaqur njė sistem personal pėr shikim tė pėrmbajtjeve 3D por pa nevojėn e televizorit, qė nė fakt nėnkupton njė alternativ interesante krahasuar me 3D televizorėt e tanishėm nė ofertė.

Produkti nė formė tė syzeve vendoset nė kokėn e pėrdoruesit dhe nė momentin qė fokusohet dhe pozicionohet si duhet, ajo ofron njė imazh tė gjerė, tė pastėr dhe mė tė shndritshėm 3D. “Ne mund tė ofrojmė kėtė pajisje pėr eksperiencė nė kinema shtėpiake” tha Yoshinori Matsumoto, Menaxher i Pėrgjithshėm i Sony pėr argėtim nė shtėpi.”Kjo do tė thotė njė ekran 750 inē nė njė distancė 20 metėrshe”.

Brenda zonės sė shikueshmėrisė janė dy ekrane 0.7 inē OLED, dhe secila prej tyre sjellė prej 1280 x 720 piksela. Njėsia mund tė lidhet me njė kamerė 3D pėr tė shikuar drejtpėrsėdrejti pėrmbajtjet qė po incizohen apo edhe tė shfrytėzohet si shtojcė pėr filma apo lojėra.

“Imagjinoni duke shikuar Spiderman gjersa ai ecė para syve tuaj apo duke luajtur njė lojė si Uncharted 3 nė 3D tė jashtėzakonshme mu para syve tuaj” tha CEO I Sony, Howard Stringer gjatė prezantimit pėr medie nė kuadėr tė IFA.

Ndėrsa ēmimi i pajisjes vetėm mund tė imagjinohet sepse nuk ėshtė bėrė i ditur
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-09-11, 15:25   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Teknologjite qe do te ndryshojne boten

Revolucioni teknologjik "zhduk" kartėmonedhat, nė 2014 pagesat do bėhen nga celulari






Nė vitin 2014, sipas gjigantit “Google”, 50 pėr qind e telefonave do tė jenė NFC dhe transaksionet e paguara me njė celular NFC do tė arrijnė nė 50 miliardė dollarė. Bėhet fjalė pėr teknologjinė NCF (Near Field Communication) qė mendohet se do tė ndryshojė pėrgjithmonė sektorin e pagesave tė vogla. Kjo lloj teknologjie lejon dialogimin e dy aparateve elektronikė, thjesht duke i afruar.

Ky revolucion do tė nxjerrė nė pension portofolat, bankomatet, madje edhe kartat e kreditit, tė cilat do tė zėvendėsohen nga celularėt, ose mė saktė nga “smartphone”.Duke iu referuar tė dhėnave tė “Juniper research”, kjo shifėr do tė arrijė nė vlerėn 670 miliardė dollarė, vetėm njė vit mė vonė, pra mė 2015-n. Por si funksionon teknologjia NFC? Kjo ėshtė njė mėnyrė mė e thjeshtė pagese. Do tė jetė udhėzuesi telefonik qė do tė identifikojė pėrdoruesin.

Pagesa do tė vijė nė llogarinė bankare ose nė faturat telefonike. Markat “Samsung”, “LG”, “Nokia” janė prodhuesit e parė tė “smartphone”-ve qė kanė prezantuar modelin NFC. Sė fundmi nga interneti qarkullojnė zėra se edhe “iPhone 5” do ta pėrqafojė kėtė teknologji tė re. Teknologjisė NFC i janė pėrgjigjur edhe kompanitė “Paypal”, “Google”, “Visa”, “American Express”.

Nėse e ardhmja e pagesave tė vogla do tė jetė pikėrisht kjo, atėherė pėr tė arritur aty janė tė nevojshėm disa hapa ndėrmjetės. Pėr momentin njerėzit kanė vetėm dy mundėsi nė dispozicion: nga njėra janė kartat e kreditit, qė nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve janė bosh, nga ana tjetėr pėrdorimi i mesazheve pėr tė bėrė disa lloje pagesash. Ndėrkohė po bėhen shumė prova pėr futjen e teknologjisė sė re. Njėqind persona janė bėrė pjesė e kėtij eksperimenti dhe sot, bėjnė abonime mujore nga telefoni.

Po nė Europė a ėshtė e pranishme njė risi e tillė? Njė projekt qė ka lidhje me kompanitė celulare nė Spanjė ka dhėnė shifra shumė inkurajuese. 90 pėr qind e pėrdoruesve tė “smartphone”-ve pėrdorin celularėt pėr tė paguar blerjet e tyre. Gjithashtu projekti bėn tė ditur se kur ėshtė e nevojshme, mund tė pėrdoret edhe njė sistem tjetėr i quajtur “contactless” dhe ėshtė shumė herė mė i besueshėm sesa njė kartė krediti pėr tė bėrė “blerje elektronike”.

Nė Lindje pagesat e kėtij lloji janė bėrė prej kohėsh pjesė e realitetit. Nė Japoni pėrdoruesit e teknologjisė NFC arrijnė mbi 100 milionė (tashmė blerjet me telefon janė bėrė rutinė), nė Hong-Kong njė kartė qė ka lindur mė 1997-n pėr tė paguar mjetet publike, sot ėshtė bėrė fenomen i masės, aq sa pranohet edhe si dokument identifikimi. “Octopus card”, qė gjendet nė portofolat e 95 pėr qind tė qytetarėve, pėrdoret thuajse kudo, edhe nėpėr firmat e mėdha “McDonald’s”, “Starbucks” dhe “7-Eleven”.

Nė Shtetet e Bashkuara aktorėt kryesorė mbajnė emrat “Paypal”, “Visa” dhe “Google”. Ky i fundit nė veēanti ėshtė pėrfolur shumė kohėt e fundit pėr njė sistem pagese “Google wallet” qė nuk mbėshtetet vetėm nė teknologjinė NFC pėr tė zėvendėsuar kartėn e kreditit, por ka si qėllim tė ripėrtėrijė vetė eksperiencėn e tė bėrit pazar, duke shfrytėzuar gjeo-vendndodhjen, nė bazė tė sė cilės mund tė na informojė mbi ofertat mė interesante qė ndodhen nė dyqanet rreth e rrotull nesh. Edhe pėr uljet mund tė informohemi nė mėnyrė elektronike, ashtu siē ndodh pėrtej oqeanit, gjė qė tashmė ėshtė kthyer nė njė tendencė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-09-11, 17:02   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Teknologjite qe do te ndryshojne boten

MasterCard demonstroi pagesė me Google Wallet






Duke pėrdorur paisje me teknlogjinė NFC, MasterCard praqiti njė Google Wallet aplikacion pėrmes sė cilės pėrdoruesi mund tė lidhet me City MasterCard profilin dhe vetėm me disa klikime tė paguan nė shitoret tė cilėt kanė stacion PayPass.

Sipas Engadget, transaksioni ėshtė pothuajse i menjėhershėm, pėrderi sa aplikacioni informon pėr sasinė e harxhuar, dhe dėrgon njė mesazh tekstual. Aplikacioni ka opsione pėr limitim tė pagesave, opsione pėr tė lejuar miratimin, para pagesės dhe masave tjera sigurie me qėllim qė tė shmangen incidente qė stacionet tė paguajnė pėr ēdo telefon qė kalon pėrreth tyre.

MasterCard prezentoi edhe njė platformė tjetėr tė re QkR, e cila momentalisht po zhvillohet nė MasterCard Labs, e cila ka pėr qėllim tė konvertohet nė auto sinjale diēka qė mund tė blihet ose skenohet me NFC ose kodet QR, nga produktet pėr tė gjetur kupona ose zbritje.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-10-11, 19:09   #12
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Teknologjite qe do te ndryshojne boten

Sistem operativ i posaēėm pėr qytetet “e zgjuar”


Sistemi operativ urban funksionon si sistemi operativ i nj kompjuteri dhe ndihmon ne mbarvajtjen e trafikut dhe shrbimeve te tjera.
Softueri do te marre te dhna nga sensort e shprndare anekend qytetit, ne ndrtesa dhe vende te tjera, dhe do te ket informacion lidhur me gjithka ndodh ne kete zone.

Ne rast zjarri, sistemi operativ urban do te menaxhoj ne menyre te tille semafort qe zjarrfikset te mbrrijn sa me shpejt ne vendngjarje. Sensort do te mund te monitoroj gjithka, qe nga trafiku ne te gjith qytetin deri tek temperatura brenda dhomave individuale.

Sistemi operativ anashkalon tersisht njerezit ne menaxhimin e komunikimit mes sensorve dhe pajisjeve te tilla si dritat e semaforve, kondicionerve dhe pompat e ujit, mjete te cilat influencojn ne kualitetin e jeteses.

Kanalizimi i t gjitha te dhnave nga keto sensor dhe shrbimi ne nje sistem kontrollimi ka shum te mira, thot Steve Leuis, kreu i Living PlanIT, kompania pas sistemit operativ urban.

Nese perdorim analogjin anatomike, qyteti ka nje rrjet si sistemi nervor, mbledh te dhena nga nje numer i madh sensorsh dhe shkakton veprimin, theksoi Leuis. Ne e shprndajm sistemin nervor ne pjeset e trupit ndertesat, rruget dhe objektet e tjera.

Living PlanIT po punon me Cisco-n dhe Deutsche Telekom lidhur me pjes te ndryshme te sistemit. Nje shtrat prove per sistemin operativ urban po ndertohet aktualisht ne Portugali.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-10-11, 11:49   #13
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Teknologjite qe do te ndryshojne boten

Komandimi me prekje nė cilėndo sipėrfaqe




Microsoft Research nė simpoziumin nė Santa Barbara qė i dedikohet ndėrfaqeve tė shfrytėzuesve paraqiti teknologjinė e cila shndėrron cilėndo sipėrfaqe nė “ekranin” e ndeshėm nė prekje.


Teknologjia e quajtur OmniTouch ėshtė sistem i bazuar nė prekje qė mundėson futjen e tė dhėnave pėrmes cilėsdo sipėrfaqe. Nga grupi Natural Interaction Research pranė Microsoft theksojnė se me kėtė teknologji dėshirojnė tė shfrytėzojnė sipėrfaqen jashtėzakonisht tė madhe qė ofron bota reale.

OmniTouch kombinon piko projektorėt laserik dhe kamerat tė cilat mund tė detektojnė thellėsinė, ngjashėm me ata qė pėrdoren nė Kinect. Kur kamerat dhe projektori janė tė kalibruar shfrytėzuesi mund tė pėrdor cilėndo sipėrfaqe pėr ndėrfaqen e ndjeshme nė prekje.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-10-11, 15:02   #14
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Teknologjite qe do te ndryshojne boten

E ardhmja, sipas Microsoftit


Microsoft paraqiti njė video tė re nė tė cilėn shfaqet si kjo kompani parashikon teknologjinė tė zhvillohet nė dhjetė vitet e ardhshme. Ky parashikim i Microsoft bazohet nė tendencat tė cilėt inxhinierėt e tyre dhe hulumtuesit shikojnė nė softuerėt, paisjet, ekranet, senzorėt, procesorėt dhe sistemet tjera inteligjente.

Nė video mundė tė shikohen me tė vėrtet disa koncepte interesante tė cilėt do tė na lehtėsonin jetėn. Shembull pėr kėtė janė syzat nė fillim tė videos, ku karakterit kryesor nė kėtė video i mundėson pėrkthim audio tė dretpėrdrejt.

Sipas parashikimeve tė Microsoft, sistemet intelegjente do tė na ndihmojnė tė shfrytėzojmė kohėn nė mėnyrė mė efektive, duke pėrqėndruar vėmendjen tonė nė diēka mė tė rėndėsishme. Sipas David Jones, njeriut kryesor pėr parashikimet e zhvillimit tė teknologjive, nė video ėshtė shfaqur definicion i zgjeruar i produktivitetit ku nuk ėshtė me rėndėsi vetėm tė pėrfundohet diēka, por tė punojnė gjėrat e duhura ashtu si duhet, dhe tė gėzojė ato me njerzit tjerė. Kjo video ėshtė njė vazhdim i videos “Office 2019″ nga viti 2008.

Pėr mė shum shikoni kėtė VIDEO:



__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-11-11, 21:19   #15
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Teknologjite qe do te ndryshojne boten

A do tė rrėzohet teoria e relativitetit?


Shkencėtarėt tė cilėt pohonin se kanė zbuluar grimat tė cilat lėvizin mė shpejtė se drita do tė pėrsėrisin eksperimentin pėr tė tentuar tė dėshmojnė zbulimin e tyre.


Hulumtuesit nė CERN gjatė muajit tė kaluar kanė publikuar se kanė zbuluar netutrinot tė cilėt udhėtojnė mė shpejtė se drita. Por, natyrisht, nuk mungoi skepticizmi i komunitetit shkencor. Jo vetėm pėr shkak tė teorisė sė relativitetit tė Einsteinit, e cila pėrfaqėson njė nga themelet e fizikės, por pėr shkak se mendojnė se njė sfidė e kėtillė ėshtė e pamundur.

Rezultati i eksperimentit tė quajtur Opera, tregoi se grimcat kishin kaluar 732 kilometra pėrmes tokės, nga Cerni deri nė laboratorin Grand Sasso nė Itali, mė shpejtė se sa qė do ta bėnte drita. Sipas Einteinit, asgjė nuk ėshtė mė e shpejtė se drita, e dėshmimi se neutrinot udhėtojnė mė shpejtė se drita do ta ndryshonte kuptimin e sotėm tė gjithėsisė dhe kohės.

Rezultatet ishin aq tė pabesueshme dhe tė rėndėsishme sa qė shkencėtarėt kanė vendosur tė mos pohojnė se bėhet fjalė pėr njė “zbulim”, por nė vend tė asaj kanė ftuar kolegėt nga mbarė bota qė tė shqyrtojnė mundėsitė pėr gabimet e tyre eventuale. Nė bazė tė asaj shkencėtarėt nė CERN do tė pėrsėrisin eksperimentin e tyre. Por me disa ndryshime pėr tė cilat shpresojnė se do tė pėrjashtojnė shumė mangėsi qė gjoja ndodhen nė rezultatet e tyre.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:33.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.