Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Muzika
Emri
Fjalėkalimi
Muzika Degjojme,kendojme ,kercejme ... :-)



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 03-01-14, 13:42   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Top 2013

Top kėngėt e vitit 2013


Shumė kėngė, shumė videoklipe dhe po ashtu kėngėtarė tė shumtė. Kėshtu mund tė pėrkufizohet viti 2013 nė skenėn muzikore shqiptare, por nėse ka pasur shumė kualitet, kėtu mbetet njė dyshim i madh, marrė parasysh vitet e kaluara po ashtu shumė tė suksesshme.

Telegrafi sjell disa prej projekteve mė kualitative tė vitit 2013 si mė poshtė:

(Vėrejtje: Shumė kėngėtarė mund tė mos jenė tė pėrfshirė, pasi janė pėrfshirė vetėm kėngėt qė kanė pasur mė sė shumti klikime, janė pėlqyer mė sė shumti nga publiku dhe kanė pėrmbushur kritere tė caktuara muzikore. Artistėt e rinj zėnė vend tė veēantė. Radhitja mė poshtė nuk ėshtė klasifikim).

Elvana Gjata ft. 2po2 – Beso
Nėse ėshtė ndonjė kėngė e realizuar gjatė vitit 2013 qė do tė dėgjohet edhe pas disa vitesh, atėherė ajo ėshtė kėnga “Beso”. Interpretimi i Elvanės nė baladė nė njė performancė me tekst tė fuqishėm tė reperit legjendar, 2po2, shoqėruan njė videoklip fenomenal, i cili rezultoi si njė prej top hiteve tė kėtij viti.

Tuna ft. Cozman – Fenix
Kush do tė kishte imagjinuar se projekti i punuar nga Zzap n’Chriss, Getoar Selimi, nėn interpretim tė Tunės do tė arrinte plot 15 milionė klikime nė YouTube, e do tė iniconte njė turne tė jashtėzakonshėm tė kėngėtares, e cila fluturoi si zog anembanė Evropės pėr tė performuar. Sipas shumėkujt, “Fenix” konsiderohet kėnga e vitit, e Tuna kėngėtarja e vitit dhe kjo falė suksesit tė jashtėzakonshėm tė kėngės “Fenix” me tė dashurin e saj Cozman. Me plot meritė gjendet nė listėn tonė tė top kėngėve pėr kėtė vit.


Ghetto Geasy – E Nxonme
Sėrish njė top kėngė e realizuar nė muzikė tė Zzap n’Chris, qė ėshtė shndėrruar nė njė prej hiteve mė tė mėdha nė pjesėn e dytė tė vitit 2013. Ndonėse Getoar Selimi ka edhe hite tjera si “N’Prishtinė” dhe “Po t’shoh pėrmas”, tė cilat i realizoi nė vitin 2013, kėnga qė kemi zgjedhur si njė prej top kėngėve tė kėtij viti i plotėson tė gjitha kriteret pėr tė qenė nė kėtė listė, ndonėse pėr vet reperin mund tė jenė tė pandashme. Viti 2014 pritet tė jetė i madh pėr liderin e Babastars dhe ‘labelin’ e tij.

Lyrical Son ft. Mc Kresha – Me Ta Pyl
Albumet nuk kanė qenė trend gjatė kėtij viti, por kjo nuk ka shkaktuar problem pėr Lyrical Son. “Me Ta Pyl” ėshtė njė prej hiteve tė top albumit tė vitit 2013, “ZimaSamShevy”. Ky videoklip u xhirua nė Dubai, teksa muzika u punua nga K-Master nė RedBox. Ka arritur miliona klikime dhe ka nxitur turneun e reperėve qė njihen edhe pėr hitin “Ēele Ēadrėn”.

Nora Istrefi ft. Gena – Le Mama
Njė kėngė verore shumė e suksesshme e publikuar nga Nora nė bashkėpunim me Genėn. Si do qė tė jetė, Nora pas kėngės realizoi edhe turneun e saj veror dhe ishte shumė e angazhuar, nė njė paraqitje seksi nė videoklip, qė shfaqi edhe njė herė linjėn e saj trupore.

Blero ft. Maria – Njė moment
Kotori ishte destinacioni i shumė kėngėtarėve pėr tė realizuar videoklipe. Por, atė mė mirė se askush tjetėr e nxehu pop ylli shqiptar, Blero. Nė njė bashkėpunim me Marian, ai realizoi njė videoklip atraktiv, i cili fundin e verės e freskoi me njė prej hiteve tė tij.

Flori – Pa jetė
Njė baladė shumė e suksesshme ka qenė ajo e Florit. Viti shumė i suksesshėm i artistit u mbyll me disa probleme pėr llogarinė e tij nė YouTube, ku zyrtarisht nuk janė tė postuara asnjė prej kėngėve tė tij. Si do qė tė jetė, fundviti ka qenė pushim pėr Florin, i cili pėrkundėr titullit tė kėngės qė prezantojmė, ka qenė mjaft i gjallė.

Nė kėtė pėrpilim pėrmendim edhe disa kėngė tė tjera qė janė pėlqyer pa masė:

Unikkatil – U qova pi vorri
Capital T – Good Life
Duda ft. Noizy – Skuadra jonė
Genta – E kam provuar
Era Istrefi – Mani pėr Money
Besa Kokėdhima - Folie
Yll Limani – A e din ti
Alban Skėnderaj ft. Dr. Mic – Mrekullia e 8


Megjithėse ka edhe shumė kėngė tė tjera shumė tė mira e tė suksesshme qė nuk i kemi futur nė listė, ju lexues tė nderuar, cila mendoni se ishte kėnga e vitit 2013? Tuna apo Elvana? Lyrical Son apo Ghetto Geasy? Blero apo Flori? Unikkatili apo Noizy?


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:58.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.