Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 05-01-12, 21:20   #1
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: ZBULIME: Albana, fshat Ilir nė kufi mes Italisė dhe Sllovenisė, qė admirohej nga

Tė shpjegosh rrėnjėt autoktone dhe prejardhjen ilire-shqiptare, nė tė njėjtėn kohė e bėn mė tė lehtė kuptimin e orientimit tonė pro perėndimor. Ne kemi mbirė mbi kėto troje pellazge-ilire, shumė shekuj mė herėt sesa tė vinin nė Gadishullin Ballkanik grekėt, romakėt, hunėt e gotėt, sllavėt e sė fundi nė shekullin e XV-tė edhe osmanėt.
Nga FAHRI XHARRA

Nė Gajtan tė Shkodrės janė gjetur vendbanime tė vjetra 6.000 vjet p.e.s, ndėrsa nė Xarė tė Sarandės 10.000 vjet p.e.s. Gjuha jonė ėshtė pjesė e trungut tė gjuhėve indoevropiane nė cilėsinė e degės shqipe, pra shumė e hershme e qė na ka afruar mė herėt se popujt e tjerė tė perėndimit. Albert Dymo thotė se “nuk ka racė mė tė vjetėr se shqiptarėt nė Europė”. Ilirėt gjendeshin nė qendrėn e saj para se tė lindte nocioni i Europės.
Milan Shuflay, George Hahn, Ēabej, Mayeri, Jokli e tė tjerė e vėrtetojnė duke e krahasuar me njė lis vigan me rrathėt e tij vjetorė si rritjen e kėsaj bote tė lashtė ballkanike.
Kultura e Komanit ėshtė njė kulturė e hershme e Arbėrisė, qė e vazhdon kulturėn ilire, qė do tė thotė se bartėsit e saj, arbrit, janė shqiptarė tė hershėm, pasardhės tė ilirėve. Zbulimet e bėra nė Delmace tė Komanit i hapėn rrugė njė rindėrtimi arkeologjik dhe historik, duke u bėrė njė pikė reference pėr mėnyrėn e zhvillimit tė Ballkanit Perėndimor nė shekujt VI-XIII pas Krishtit.
Gėrmimet arkeologjike nė Koman janė bėrė fillimisht nė vitin 1898 nga Konsulli i Francės nė Shkodėr, Degrand. Nga ato gėrmime u gjetėn varrezat e mesjetės sė hershme, mbi tė cilin u bė ndėrtim shkencor i njohur si Kultura e Komanit, qė e bėnte lidhjen e shqiptarėve si pasardhės tė arbėrve dhe ilirėve. Pėr mė se njė shekull,varrezat e Delmacės kanė qenė nė qendėr tė vėmendjes sė arkeologėve tė huaj dhe atyre shqiptarė.
Nė Europėn Perėndimore, gjetjet nė kėto varreza u bėnė tė njohura me emrin “Kultura e Komanit”, pėrderisa sllavėt dhe osmanėt e kishin rrėnuar dhe humbur atė kulturė shumė herėt. Delmace ėshtė njė fshat i Komanit nė njė lartėsi mbidetare 568 metra. Kėshtjella e Delmacės dhe Kisha e Shėn Kollit shikuar kalimthi dhe si zbulim i rėndėsishėm pėr historinė tonė, janė lėnė pėrgjysmė pėr 50 vjetėt e kaluara. Delmace me rrethinė ėshtė shumė mahnitėse me fshehtėsinė e vet ende jo krejt tė zbuluar.
Emrin Delmace e gjejmė kryesisht nė shkrime ku i njohuri pėr ne, studiuesi Hahn e krahason me shqipen dele, delmer, bari delesh. Emri Delmace bashkė me gjetjet arkeologjike nė varreza e dėshmojnė vazhdimėsinė ilire-arbėrore nė malet e Dukagjinit, si Pukė- Iballė-Spas. A. Dhima e sheh vazhdimėsinė edhe nė tiparet antropologjike tė arbėrve tė shek. VI-VIII, nė banorėt e Pukės nė masėn mbi 70 pėr qind.
Hulumtuesit kanė studiuar nė fushėn e toponimeve tė Delmacės e sipas Xhemal Meqit, dallohen: Varrezat e Delmacės, mbi njė rrafshinė nė jug tė kėshtjellės, Qafa e Delmacės nė mes tė Kodėr Varrezė te Majės sė Cungut tė shkėmbit tė kalasė, Kėshtjella e Delmaces 4 km nė lindje tė Komanit, Kroni i Delmacės i humbur mes gurėsh, ana perėndimore e Kodėr Varrezės e njohur si Masdelmace, Gryka e Delmaces nė veriperėndim tė Masdelmaces.
Delmace, duke qenė njė vend malor, kur rrethanat ishin tė favorshme historike tė shek. VI-VIII u bė njė qendėr me pėrmasat e njė “kulture qytetare” (H. Spahiu “Gjetja e Delmaces” 1971).
Sipas arkeologes Etleva Nalbani, kėrkimet shkencore pėr jetėn e Mesjetės sė hershme nė Kalanė e Delmaces shtrihen nė njė sipėrfaqe prej 2.500 metrash katrorė.
Aty janė tė vendosura nė forma tarracash mbi 35 banesa prej guri. Zbulime tė rėndėsishme e me vlerė janė edhe ato tė 300 varreve e qė japin shenja edhe pėr njėmijė varre tjera tė pa hapura nė atė lartėsi mbidetare. Zbulimet e tilla e klasifikojnė Komanin edhe si qendėr tė referencės sė mėsimit nė tė gjithė Ballkanin.
Komani si i tillė i banuar nga popullata ilire ka qenė njė nga metropolet e Ballkanit Perėndimor.
Nė kalanė e Delmaces gjenden toponimet e katėr kishave si ajo e Shėn Kollit, Shėn Gjergjit, Sėn Mėhillit si dhe Kisha e Zonjės sė Mirė. E gjithė kjo tregon se sa e madhe ishte shtrirja e kėtij qytetėrimi tė hershėm, por edhe me rėndėsi kishtare e kulturore tė Krahinės sė Pultit tė Sipėrm. Zona e epėrme e Pultit sė bashku me kalanė e Delmacės nė bazė tė shėnimeve dhe fakteve, toponimeve tė mbledhura, kanė qenė qendrat mė tė mėdha tė krishterimit nė kėtė rajon.
Pėr Kishėn e Shėn Kollit kemi tė dhėna shumė me vlerė nga Gjergj Bardhi,1634, arqipeshkėv i Tivarit dhe ipeshkvi i Sapės, Frang Bardhi mė 1637. Sipas tyre, famullia e Shėn Kollit ishte pėr tre fshatrat nė Koman, Bytyē (Mtyēi Buzhalės), Qerreti i vogėl dhe Delmace. Gjergj Bardhi shkruan me 1634 se “ nė Shėn Koll janė shenjat se pėrpara kishte qenė vend i dalluem…”, ndėrsa Frang Bardhi vazhdon “me sa kuptohet, kėto shenja janė gjurmė tė njė zhvillimi tė hershėm qė dalloheshin ndėr vendet tjera tė Maleve tė Pukės, Iballes dhe Spasit. Me gjithė ekspeditat ndėshkues osmane nė kėto male, nė Shėnkoll kishte ende begati tė dukshme…”.
Tė shkelėsh pėr herė tė parė nė kėtė vend ėshtė vėshtirė tė bėsh lidhjen mes pamjes mahnitėse ku pėrpara ke Shurdhanė, Danjen dhe Rozafėn dhe shkel mbi qytetėrimin e Mesjetės sė hershme, qė ka shumė pėr tė na rrėfyer.
Dikur flitej pėr varrezat misterioze tė veriut, por mė 6 janar 1898 konsulli Degrand e dha njoftimin i pari pėr Kulturėn e Komanit por edhe vjedhjen e 130 objekteve arkeologjike qė i dėrgoi nė muzetė e Parisit. Historiani gjerman Treger, nė vitin 1900 i hapi 10 varre dhe gjetjet i ēoi nė Berlin.
Me 1924, arkeologu Italian Ugolini i hapi disa varre tjera dhe “i mori do materiale pėr studime tė mėtutjeshme”. Studiuesja mė e madhe shqiptare ka qenė Hana Spahiu me punėn e sė cilės u formua teza e Komanit si kulturė mė vete. Fakti i njė vendbanimi i provuar nė mėnyrė shkencore nga arkeologėt tanė se populli qė dikur rronte nė kala, rrėnjėt e tij i ka tė thella qė arrijnė deri tek ilirėt e hershėm.

Fakti qė vendbanimi ishte prej guri, faktet qė pėrdorej metali, ndėrtimi i shumė kishave, varrimet e tė vdekurve qė bėheshin me rroba e stoli, flasin qartė pėr zhvillimin ekonomik tejet tė lulėzuar nė kohėn e tė parėve tanė.
Pastaj pasuan gėrmime tė tjera qė shpėrndanė gjetjet arkeologjike nė vazhdim nuk pėrfshinė: kėshtjellėn, kishėn e Shėn Kollit me kishat e Shėn Teodorit nė kėshtjellė, tė Shėn Gjergjit nė Vl. tė kėshtjellės, tė Shėn Mėhillit nė jl, tė Shėn Gjonit afėr kodėr vorrez, tė Shėn Ndreut nė lagjen Dobra.
Ndėrprerja e zbulimeve arkoelogjike nė vitet ‘80 ėshtė njė faj i pafalshėm shtetėror. Kisha e Shėn Kollit me kishat e tjera nė afėrsi me ndėrtimet nė kėshtjellė tė Mesjetės sė Mesme flasin pėr njė vazhdimėsi ekonomike, shpirtėrore e kulturore nė kėtė zonė e mė gjerė, deri nga fillimi i Mesjetės sė vonė kur pushtuesit osmanė e ndėrprenė pėrfundimisht kėtė zhvillim.


Sipas Aleksandėr Stipēeviqit, “kultura e Komanit ėshtė kultura e njė populli qė nė shek. VI-VIII ishte njė kapėrcyell i tė dy epokave, nga ajo e vonė antike, nė periudhėn e hershme mesjetare. Tipologjia e varreve, orientimi i tyre, inventari i armėve, i veglave tė punės dhe i stolive, me praninė e shumtė tė simbolikės ilire, e lidhin “Kulturėn e Komanit” me tė kaluarėn ilire tė kėtyre trojeve dhe me banorėt e lashtė tė tyre, ilirėt”.
Duhet tė mburremi jo vetėm me zbulimin e varrezave, por tė mburremi edhe me krenarinė pėr njė qytetėrim tė hershėm qė tė tjerėt na e kanė zili. Kultura e Komanit pasqyron shumė bukur mbijetesėn pagane dhe atė tė krishterė tė tė parėve tanė.


__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:47.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.