Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 01-05-07, 19:33   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Veshkat dhe funksionimi i tyre

Normalisht ekzistojnė dy veshka, tė vendosura nė regjionin e mesit nga tė dy anėt e shtyllės sė kurrizit, nėn anėn e poshtme tė brinjėve. Kanė ngjyrė tė kuqe - kafenjtė e formė si kokėrr fasuleje dhe madhėsi sa njė grusht. Pėrmes veshkave nga organizmi juaj nxirren tepricat e ujit dhe produktet e fundit tė metabolizmit.
  • Funkcioni kryesor i veshkave ėshtė qė nga gjaku tė mėnjanohen produktet e fundit tė metabolizmit, e gjaku i pastruar tė kthehet nė trup. Ēdo minutė, pėrmes arterieve tė veshkave, nė veshka hyn rreth njė litėr gjak (njė e pesta e tėrė gjakut qė pompohet nga zemra). Pasi tė pastrohet, gjaku kthehet prapa, pėrmes venave tė veshkave.
  • Veshkat posedojnė sistem tė komplikuar pėr filtrim. Nė ēdo veshkė ekzistojnė rreth njė milion njėsi, tė quajtura nefrone. Ēdo nefron pėrmban njė filtėr tė vogėl tė quajtur glomerul, i cili ėshtė i lidhur me kanalthet. Teprica e ujit sė bashku me produktet hedhėse ndahet nga gjaku me njė proces tė quajtur filtrim dhe shkon nė kanalthe. Pjesa mė e madhe e ujit dhe e materieve tjera tė cilat janė tė rėndėsishme pėr organizmin kthehen prapė nė gjak pėrmes kanaltheve. Nė kėtė mėnyrė produktet hedhėse koncentrohen nė urinė. Nga kanalthet urina mbartet nė kanalin tė quajtur legeni i veshkės, e pastaj pėrmes ureterėve nė fshikėzėn e urinės, dhe mė nė fund pėrmes uretrės jashtė.
  • Normalisht, veshkat krijojnė rreth 1-2 litra urinė ēdo ditė, nė varėsi nga sasia e ujit tė pirė. Veshka normale ka aftėsi tė lejojė njė mbingarkim. Nėse humbet njėra veshkė, tjetra veshkė zmadhohet qė ta kompenzojė funkcionin e veshkės tjetėr.
  • Veshkat e kontrollojnė nivelin e shumė substancave nė gjak. Me kėtė ata e ruajnė pėrmbajtjen konstante tė gjakut (homeostaza). Veshkat e ruajnė ujin e trupit dhe e mbajnė atė nė nivel qė ėshtė i nevojshėm pėr vijimin normal tė funksioneve tė organizmit. I mbajnė vlerat normale tė natriumit, kaliumit, kalciumit, fosforit dhe mineraleve tjera, qė merren me ushqimin e janė tė rėndėsishme pėr organizmin. Ata tajiten pėrmes veshkave nė qoftė se janė nė tepricė.
  • Urea dhe produktet tjera hedhėse krijohen gjatė shpėrbėrjes sė proteinave, tė marra me ushqim (p.sh. mish). Kreatinina ėshtė produkt hedhės i muskujve. Produktet hedhėse siē janė urea dhe kreatinina hidhen pėrmes veshkave. Nėse funksioni i veshkave ėshtė i zvogėluar, niveli i tyre nė gjak rritet. Niveli i kreatininės nė gjak ėshtė tregues pėr funkcionin e veshkave. Shumica e produkteve hedhėse janė toksike nėse rritet niveli i tyre nė gjak.
  • Veshkat normale marrin pjesė edhe nė krijimin e disa hormoneve tė rėndėsishme. Kėta hormone marrin pjesė nė rregullimin e tensionit tė gjakut, nė krijimin e rruazave tė kuqe tė gjakut nė palcėn kockore dhe nė pėrthithjen e kalciumit nga zorrėt.


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:04.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.