Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-12-08, 03:29   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali

Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali.





Ne vend te hyrjes


Sot ata I sheh kudo si ne ēdo vend, kohe dhe stine. I gjen pothuajse kudo ne: terrene sportive, Aeroporte, pika doganore, shkolla, stadiume, institucione, tryeza pune, etj. Flamuret jane keshtu simbole te nje shteti, kombi, organizate, klubi sportiv si dhe gjithashtu te nderit, lavdise ushtarake, krenarise sportive, etj. Ai nuk eshte gje tjeter veēse nje pelhure qe mbart nje trajte, nje permase nje ngjyre te caktuar, por kur vihet ne nje shtize per tu perfaqesua perēon nje kuptim te caktuar. Secili flamur ka nje histori te veēante nje “ditelindje” te tij.
Edhe flamuri yne ka ne vetvete nje histori te gjate dhe interesante, te cilen do ta zbulojme pak e nga pak ne rubrikat e ketij shkrimi. I njohur nderkohe si flamuri shqiptar, ai bashkon ne vetvete 7 milione njerez te ndare ne 5 shtete. I perbere prej shqiponjes se zeze me dy krere, me flatra te shpalosura ne menyre simentrike, brenda fushes se kuqe, ai perfaqeson modelin me autentik te flamurit te dikurshem Bizantin.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 24-12-08, 03:30   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali

Origjina e tij

Shqiponja ka qene dikur ne periudhen e Romes antike symbol I ketij shteti. Edhe sot te dy klubet e njohura te futbollit ne Rome si: Roma dhe Lacio mbajne perkatesisht simbole antike, nga ku I pari koken e ulkonjes se kapitalit dhe I dyti shqiponjen me krahe te hapur.
Si simbol I Romes shqiponja u perdor edhe nga strateget e saj si Kaj Mari, Luē Serg Katilina, Pompeu I madh, Ēezari, etj. Psh: ky I fundit perdorte si simbol te tij shqiponjen e arte te vendosur ne nje fushe te kuqe. Po keshtu veproi me stemen e Ēezarit edhe I nipi Oktavian Augusti, I cili u pasua me vone edhe nga Kostandini I madh. Me ndarjen e Perandorise Romake ne vitin 395 shqiponja u transformua me dy koka, duke simbolizuar njera Perandorine e Perendimit me qender Romen dhe tjetra Perandorine e Lindjes me qender Kostandinopojen (Bizantin). Nderkohe Perendimi u pushtua nga barbaret ne vitin 476 duke humbur traditat me te vyera te antikitetit, e bashke me to edhe simbolin e tij. Ndersa Lindja (Bizanti) vazhdoi te jetoje edhe per 10 shekuj te tjere duke ruajtur kete simbol qe vinte prej “qytetit te amshuar”, (Romes). Formen dhe ngjyrat e tij, flamuri Bizantin I mori gjate sundimit te Justinianit (527-562) Perandorit me origjine Ilire. Dukej se atij I pelqente qe dy kokat e Shqiponjes ti identifikonte me vetveten dhe te shoqen, Perandoreshen Teodora. Me vone me kalimin e kohes me ane te martesave dhe dhenies se privilegjeve, Bizanti ja dhuroi simbolin Perandorak fisnikerise se kombeve, qe ishin integruar ne kete Perandori shume kombeshe si: Princave Rumune, Bullgare, Gjermane, Ruse, Serbe, Greke, Shqiptare, etj.
Kjo eshte arsyeja qe kete simbol sot e perdorin nje dyzine popujsh e shtetesh, te cilat dikur kane patur kontakte kulturore me Bizantin. Nderkohe qe ai shfaqet si simbol I kishes Ortodokse, pasardhese e drejtperdrejte e Perandorise se Lindjes, Bizantit.
Flamuri Bizantin ruhet sot ne nje nga manastiret e malit te Shenjte (Athos) ne Greqi, ne ngjyrat e tij origjinale Shqiponjen e zeze me dy koka, te vendosur ne nje fushe te arte.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-12-08, 03:31   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali

Muzakajt dhe Bizanti

Nje nga njerezit me te shquar te kohes se tij ne Shqiperine e shekullit te XIV ishte edhe Princi Andrea i II-te Muzaka. Me ndihmen e Balshajve dhe aleateve te tjere te tij si: Arianitet, Matrenget, ai theu ne vitin 1370 prane Kosturit Mbretin Serb Vukashinin qe ishte zoterues I Kosoves dhe Maqedonise Perendimore (Histori e Popullit Shqiptar. Tirane 2002, fq.294). Pas kesaj fitoreje te bujshme Perandori Bizantin Joani i V-te Paleolog I konfirmoi A.Muzakes titullin e despotit (Princit), duke I dhuruar stemen Perandorake Bizantine, siē ishte shqiponja e zeze me dy krere e me yll ne mes vendosur ne nje fushe te arte. Kjo zevendesoi emblemen e hershme te Muzakajve e cila paraqiste nje burim qe shperthente nga toka dhe ndahej ne dy rrjedha, duke patur nje pishtar ne mes. Kete nderrim simbolesh humanisti shqiptar Gjon Muzaka e pasqyron keshtu ne Memorialin e tij.
“Duhet ta dini se qysh nga kohet antike stema e deres tone ka qene nje krua I gjalle I cili rridhte ne toke me dy rrjedha ne dy ane……. Pastaj kane patur shqiponjen me dy krere te kurorezuar me nje yll ne mes”. (Gjon Muzaka. Memorie. Tirane 1996. fq.24).
E pas ketij pasazhi te pare nga I njejti burim mund te permendim se ne Kishen e madhe te Frankaviles ne Otranto (Itali) ndodhet nje tjeter epitaf I gdhendur mbi pllaken e varrit te Despotit Gjon Muzaka. “I Plotfuqishmi Jezu te falet ketu Gjon Muzaka, I biri I Gjin Despotit, Zot I Myzeqese dhe I Epirit qe nga qytetit I Bizantit trashegoi shqiponjen dy krenare qe mbante ne flamur”.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-12-08, 03:32   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali

Skenderbeu

Deri me sot shumica e shqiptareve mendojne se flamuri I tyre eshte flamuri I Skenderbeut, pa e ditur origjinen e tij. Edhe sot ne nuk e dime me saktesi se kur Skenderbeu perdori si simbol te shtetit te tij shqiponjen dykrenore. Njihet fakti se kete simbol ai e huazoi nga Muzakajt, duke e zevendesuar stemen qe kishte trasheguar nga I ati Gjoni. Ky I fundit perdorte si steme figuren e nje princ (burri) me floke te gjate dhe toge (Gjin Varfi, Heraldika Shqiptare. Tirane 2000, fq 27). Shqiponjen dykrenore e kane perdorur si simbol te tille edhe Arianitet, Cernojeviēet e Zetes, Lek Dukagjini, etj.
Per here te pare ne histori emblema e Gjergj Kastriotit me shqiponjen dykrenore shfaqet ne vitin 1451. Ajo paraqitet ne nje liber uratash qe ju dhurua Skenderbeut nga Alfonsi i V-te, Mbreti I Napolit me rastin e nenshkrimit te traktatit te Gaetes 26 Mars 1451. (Gj. Varfi. Heraldika Shqiptare, fq. 32). Ai ju dorezua ambasadoreve te Skenderbeut qe nenshkruan kete traktat, Peshkopit Stefan te Krujes dhe at Nikola Bergucit nga Protonoteri I Alfonsit Arrnaldo Fonoleda.
Simboli perfaqesues I shtetit te Skenderbeut del perseri ne nje katalog Venecian stemash ne vitin 1463, kur Gjon Kastrioti I biri I heroit mori titullin “Fisnik I Republikes”. (Akademia e Shkences, Historia e Popullit Shqiptar, fq.434). Po keshtu ky simbol ruhet i gdhendur ne varrin monumental te Kostandin Kastriotit, ndertuar ne vitin 1500 nga gjyshja e tij Donika, ne kishen e Shen Marise se Engjejve ne Napoli (Itali). Njelloj si ne flamur Skenderbeu e perdori shqiponjen dykrenore me krahe te ulur dhe yllin me gjashte cepa siper, edhe ne vulen e tij te madhe, te cilen e perdorte ne dokumentat zyrtare. (Historia e Popullit Shqiptar, fq.433). Nderkohe kur Kastriotet u larguan ne Itali pas vdekjes se Skenderbeut me 17 Janar 1468, ata jo vetem e ruajten simbolin e tyre por e perdoren gjeresisht ate si steme te Heraldikes se tyre.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Psikologu : 24-12-08 nė 03:33
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-12-08, 03:34   #5
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali

Flamuri Shqiptar treguar sipas Eqrem Bej Vlores

……Kaloresit e Skenderbeut (sipas Barletit) gjate fushates se tij ne Pulje, ne ndihme te mbretit te Napolit, mbanin flamuj te vegjel, te kuq me nje shqiponje te zeze dykrereshe ne mes. Shqiponja dykrereshe eshte symbol I Pushtetit Perandorak (Bizantin, Gjerman, Rus). Sundimtaret e medhenj dhe te vegjel qe u shkeputen nga Perandoria Bizantine vazhduan ta mbajne kete symbol pushteti. Keshtu mbase ka bere edhe Skederbeu. Sidoqofte ne gojedhanat e arberesheve ky kumt mbeti I gjalle. Mbi varrin e nipit te Skenderbeut ne kishen e Shen Marise se Engjejve, ne Napoli, eshte vene stema e tij: nje shqiponje Heraldike me nje yll te bardhe e vezullues pesecepash mbi te dy kreret. Midis viteve 1880-1895, Zef Skiroi e me vone Anselmio Sorekio, ne te permuajshmen e tyre arbereshe e botuan thuajse ne ēdo numer, kete embleme si flamur te shqiperise, pas vitit 1900, ate e ve edhe Faik Konica ne te permuajshmen e tij Albania ne Bruksel. Ne shtator 1909 se bashku me djelmerine e qytetit (Vlores) une organizova ne shtepine time shfaqjen e drames Pirrua te Mihal Gramenos……. Ku ngrita per here te pare flamurin shqiptar…… Ne kohen e kryengritjes se malesoreve Katolike ne vitin 1911, ne Cetinje mberriten vullnetare arbereshe per tu bashkuar me kryengritesit, e qe per here te pare mbanin nje flamur kombetar……(Eqrem Bej Vlora. Kujtime, Tirane 2003, fq.313). Ngritja e flamurit vazhdon me tej, tregimin e tij Eqrem Beu (Kujtime, fq 313-314). E pra ne 28 Nentor krye objekti I dites, flamuri si siymbol I pavaresise me ate pakujdesine Shqiptaro-Lindore ishte harruar. Per me teper shumica nuk e dinte se si ishte ai , kurkush me perpara as e kishte pare, as e kishte mbajtur. Askush ne Vlore nuk kishte flamur ne shtepi. Shtetformuesit rane ne hall dhe veshtruan njeri-tjetrin te hutuar. Atehere ngrihet miku im Hydai Efendiu dhe I thote delegateve te kuvendit te Vlores se: ne dhomen e gjumit te Eqrem Beut varet ne mur nje flamur shqiptar, I futur ne nje kornize te bukur. Ismail Qemali I dha leje per ta marre dhe keshtu flamuri qe dikur Don Alandro Kastrioti ma kishte dhuruar solemnisht ne Paris, shtegtoi ne konakun fqinj dhe ra ne duart e Ismail Qemalit, I cili ia dorezoi Murat Bej Toptanit me porosine ta varte poshte, nderkohe qe vete qendronte perpara popullit ne dritare. Mijera njerez qe ndodheshin ne Vlore u mblodhen ne kopsht duke brohoritur “Rrofte”, rrofte flamuri!.
Nje jave pas kthimit tim ne Vlore ēova Murat Bej Toptanin dhe Hydai Efendiun tek Ismail Qemali, te ma kthenin ate flamur menjehere, sapo zonja Marigo Pozio, nje atdhetare e madhe demokrate ta kishte qendisur flamurin e ri.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-12-08, 03:35   #6
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali

Rrugetimi I flamurit

Don Alandro Kastrioti ishte nje Princ Spanjoll I cili sherbeu ne Diplomaci per shume vite gjate fundit te shekullit te XIX-te. Dikur nje stergjysh I tij kish qene nen mbret I Napolit. Ne vitin 1600 ky fisnik ishte martuar me Markezen Auleta te Kastrioteve te Italise. Me nje origjine te tille Don Alandroja e shpalli veten ne fillim te viteve 1900 pretendent te fronit te Shqiperise. Me famen qe gezonte, propaganden dhe mjetet financiare te shpenzuara prej tij, Alandro Kastrioti pati meriten qe e beri te njohur problemin shqiptar ne qarqet politike Europiane. Diku ne vitin 1907 Eqrem Bej Vlora, nje nga kusherinjte e Ismail Qemalit dhe njeri prej personaliteteve me te shquara te Shqiperise se gjysmes se pare te shekullit XX, pati fatin te vizitonte Don Alandron ne Paris (E.B.Vlora, Kujtime. Tirane 2003. fq.215). Takimin me kete “Personazh te ēuditshem” ai e pershkruan keshtu:
“…..Don Alandro na ftoi per darke ne vilen e madhe si pallat ku na njohu me shoqerine e larte te pranishme. Pasi perfundoi darka nje sherbetor solli nje kuti kadifeje te kuqe mbi nje tabaka argjendi dhe e vendosi para don Alandros. Ai u ngrit dhe mbajti nje fjalim te bukur….. dhe pastaj hapi kutine e kadifenjte dhe nxorri prej andej nje flamur shqiptar, nje shqiponje e zeze dykrenore ne fushe te kuqe dhe ma dha mua…..”.
Pese vjet e ruajta kete flamur ne dhomen e gjumit varur me nje gozhde anash krevatit, derisa erdhi vertet dita qe kishte profetizuar don Alandroja. Krejt papritur e krejt rastesisht ky flamur u ngrit vertet si simbol I Pavaresise se Shqiperise.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Psikologu : 24-12-08 nė 03:36
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-12-08, 03:37   #7
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali

Ne vend te mbylljes

Ka ardhur koha qe shume e shume probleme hipotetike qe mbart historia jone kombetare te sqarohen siē duhet. Keshtu mund te themi ne menyre te argumentuar se flamuri yne, “flamuri I Skenderbeut”, eshte trashegimi e ndikimeve romako-bizantine ne shqiperine e shekujve te kaluar. I marre ne trajten e nje difuzioni kulturor ai ruan dhe sot ngjyrat e verteta dhe formen e pergjithshme te simbolit bizantin. Vetem shqiponja eshte ridimensionuar me kalimin e kohes, duke marre nje forme me te plote e me te bukur, e cila I ka krijuar edhe origjinalitet te veēante.
Flamuri I ngritur ne menyre simbolike diten e 28 Nentorit 1912 ne Vlore, I cili kurorezoi Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise ishte flamuri I Kastrioteve, I ruajtur prej tyre gjate brezave dhe I sjelle ne Shqiperi nga Eqrem Bej Vlora, kusheriri I Ismail Qemalit.
Nderkohe qe atdhetarja demokratike zonja e respektuar Marigo Pozio e perdori si model per ta riprodhuar flamurin zyrtar te shtetit te ri, flamurin e mesiperm. Kjo eshte shkurtimisht historia e flamurit te Shqiperise simbolit tone kombetar.


shkruar nga Ilirian Gjika, historian

__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-06-11, 21:11   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali

ISMAIL QEMALI


(Vjershė e pa botuar, shkruarė e kėnduar ditėn

qė erdhi Ismail Qemali nė Vlorė i vdekur)



Mbyllur det’ edhe stere

Kush do pyes? ... edhe pėrse?

E kush pyet pėr Shqipėrinė,

Rreth me male njė shketinė

E pa zė dhe e pa zotė

Vetėm vlente pėr njė botė

Qė tė bėnej ndonjė ditė,

Njė thėrime njė kafshitė

Pėr atė e pėr kėtė,

Vleft’e saja hė pėr hė,



Dele dajos........

Kur nji ditė,

Vjen e ēfaqet njė Profitė;

Ish nji plak i bardhė borė,

Nji bajrak me zok nė dorė;

Ēan tokė e ēan detė

Si i ēan rrufeja retė;

Edhe zbriti mu atje

Ku i than nga se pėr se

Po atje nė atė vėndė,

Dy tė prishurit na mėndė,

Jo qė nuk i than “miserdhe”

Po i than dhe “shko nga erdhe!”



Plaku gjorė e plaku mjerė,

Ku do vejė e ku do bjerė,

Nėpėr erė e nėpėr shira

Nėpėr gropa me shėllira?



Iku ditė e iku natė

I mungon dhe buk’ e thatė;

Edhe buka i mungonte,

Vėtan zźmra i valonte.



Si ish baltė, kėmba kridhej,

Si ish plakė, trupi dridhej,

Andej ruhej nga armiku,

Kėtej ruhej nga i ligu.



Mirpo plaku bėri krahė;

Kaloj male, kaloj brigje,

Kaloj pellgje tė pa vahė,

Kaloj pyje tė pa shtigje

Syr’ i tija njė yll shihte

Dita yllin po e fshihte.



Plaku iku, iku, iku

Pas ca dite njė mėngjes,

Kur dėgjon njė zė kikiku,

Njė qytet i gjithė u ndes.



Ish njė vend, njė vend i lirė

Qė nė gjuhėn mė tė mirė

Qė nė gjuhėn e Asllanit,

I thon vėndi i jataganit;



I thon Vlon’ e i thon Vlorė

Ku Shqiponja dy krenorė,

Gjeti gjithė ata qė deshi,

Djem baroti, djem arbreshi,

Me besė burri armatosur,

Trimėri qė s’ka tė sosur,



E kush ishte ai plakė?

E kush ishte ajo flakė?

Si njė yll qė ėshtė kėputur

Nė njė arqe brenda futur,



Na harriti.... Kuje sotė

Nuk na erdhi si e deshėm,

Po nė dhe se fusėm dotė

Pra nė zźmra do t’a ngjeshim.

Dhe aty do rroj sa malet

Shpirti tija nuk do falet

Nuk do falet po si Dielli,

Ku bashkohen det e qielli,

Atje shuhet ashtu duhet,

Qarko botės zė e muhet;



Mirpo dielli dhe atėherė,

Shkrep dhe shtie mbi tė tjerė;

Dielli mbet gjithnjė Diell,

Kurdoherė me kokė nė qiellė,



Edhe Plaku kėtė ditė,

Si njeri mbaroi jetė

Mir po Plaku i vėrtetė

Ish Profit dhe mbet Profit;

Dhe qėndron ashtu si ishė;

Do mbaj emrin si e kishė;

Emr’i tija i vėrtetė;

Esht Nėntor njėzet’ e tetė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-10-11, 00:07   #9
Dardani_K1
 
Avatari i Dardani_K1
 
Anėtarėsuar: 15-09-05
Postime: 427
Dardani_K1 e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali

Flamuri qe ashte marren nga Perandoria Bizantine ska dyshim dhe qe e mendojn shume se ky ashte flamuri i Kastrioteve ashte Gabim se pak me lart e shkruajti kjart dikush se kete flamur jau dha sunduesi i Bizantit Muzakajve e jo kastrioteve se kastriotet deri vone skan qen te njohur bile edhe mbiemri Kastrioti ashte nje trajt Greke ky mbiemer vjen prej Greqishtes ,,Kastron,, qe edhe vet ashte huazuar nga Latinishtja ,,Castrum,,qka do te thote ,,Keshtjell,, paskesaj Kastriotes ashte Banor keshtjelle ose kapetan Keshtjelle .
Ne kemi mesuar shume sende neper librat shkollor mbi Kastriotet por shume sende jane mbajtur fshehur si pershembull babai i Skenderbeut gjithemon e kemi mesuar se ashte quajtur Xhon Kastrioti kurese tashe se fndi kame lexuar se ne arkivat e Dubrovnikut,Zares e Shibenikut ai ashte kanen i regjistrun si Jovan Kastrioti ne histori thuhej se nena e tij ka qen nga mali i zi e familje s Cernojeviq e tashe del se ashte e bija e gergur brankoviqit ajo ishte sllave e jugut dhe quhej Vojsava Tribalda dhe ishte e Pologut.
Kjo do te thote se djemt e Vojsaves ishin kusherinj me familjen qe ne vitin 1427 do te ngjiten ne fronin Princor Serb.
Bile kame lexuar se Muzakat e shihnin Skenderbeun ma shume te aferm me serbet se nga fakti qe nenen e kishte serbe motrat te martuara per serb dhe ishte kusheri i afert me familjen Princore serbe dhe nga feja ishin Bizanto-Ortodoks e jo katolik siq pretendojn disa Historian.
Vllau i skenderbeut ishte futur ne kishe si murg katolik por ai me shume ja mbante krahun Ortodoksve.
ndoshta edhe per kete fakt Vatikani kurre se ka konsideru si nje Princ dhe nje njeri qe duhej ndihmu Skenderbeu perpos papa Piut ll .
Dardani_K1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-11, 22:56   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali

O Flamur gjak, o flamur shkabė,
O vėnd e vatr’ o nėn’ e babė,
Lagur me lot, djegur me flagė,
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesė shkėmbi tmerr tirani,
S’tė trėmp Romani, as Venecjani,
As Sėrp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math pėr Vegjėli.

Flamur qė lint Shėn Kostandinin,
Pajton Islamn’ e Krishtėrimin,
Ēpall midis feve vllazėrimin,
Flamur bujar pėr Njerėzi.

Me Skėnderben’ u-lavdėrove
Dhe nė furtun’ i funtmi u-shove,
Me Malon prapė lart vrapove,
Yll i pavdekur pėr Liri.

Sa shpesh pastaj pėr-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po ēdo mizor me shpat’ e grive,
O fushė-kuq, o shkabė-zi.

Pėrpjetė pri-e Shqipėrinė,
Pėrlintj’a shpirtin dhe fuqinė,
Diell pėr vllanė, yrnek pėr fqinė
Pėr botėn ėndr’ e qjell i ri.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-11-11, 18:47   #11
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali

Dava Gjergji-Ne muzeun historik - YouTube
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-11-11, 21:24   #12
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali

Nė shtėpinė e Kulturės sė shkrimtarit tė madh “Lagush Poradeci”, nė qytetin e Pogradecit, u zhvillua njė ekspozitė me flamuj relikė tė mbledhur nga tė gjitha trevat e Shqipėrisė dhe nga diaspora shqiptare.
Flamujt ishin selektivė pėr nga vlera dhe rėndėsia e tyre historike dhe mosha e madhe tė cilėn ata kanė. Ata datojnė qė nga viti 1905 e deri mė 1944. Grumbullimi i flamujve tė rrallė u bė i mundur falė koleksionistėve tė tyre tė mbledhur nga ēdo trevė dhe krahine e Shqipėrisė si dhe nga e gjithė diaspora shqiptare. Ekspozita u zhvillua ditėn e djeshme nė qytetin e Pogradecit nė kuadėr tė aktiviteteve tė pėr 99-vjetorin e Pavarėsisė.
Nė ekspozitė mori pjesė dhe kryetari i bashkisė sė Pogradecit, z.Artan Shkėmbi, ku ndėr tė tjera ai tha: “ndėr mė tė veēantat dhe kuptimplotet nė kuadėr tė tė gjitha aktiviteteve qė organizohen nė kėtė vend pėr 99-vjetorin e Pavarėsisė”.
Nė ekspozitėn e ēelur, vizitori mund tė shikojė veē aktit tė Shpalljes sė Pavarėsisė, edhe 25 flamuj kombėtarė qė datojnė nga viti 1905 e deri mė 1944. Si dhe kartėpostale dhe fotografi tė patriotėve, ēetave, klubeve dhe shoqėrive patriotike, dalė me imazhin e flamurit shqiptar, koleksion kartėpostalesh me flamurin shqiptar e amerikan, flamurin shqiptar nė shtypin e viteve 1913-1944, imazhin e flamurit shqiptar nė etnokulturėn shqiptare (vula buke, furka, pagure, fyej, ēorape, qilima, kuti duhani, qėndisje etj), vula origjinale e administratės sė Princ Vidit (1914), emblema, stema, dekorata me simbolin e flamurit(1912 – 1944) etj.
Kryetari i Q.M.K.Sh-sė, Shpėtim Sala, deklaroi: “historia e lashtė e kombit shqiptar ėshtė e shoqėruar nga simboli i shqiponjės. Flamuri kuq e zi me shqiponjėn dykrenare i mbijetoi nė shekuj sulmeve barbare tė armiqve, ai jetoi e jeton nė kulturėn e popullit shqiptar e nė vetėdijen e tij, nė tregimet, legjendat, mitet, u skalit nė ballin e djepit tė fėmijėve, nė oxhakun e shtėpisė, nė jelekun e burrave, nė kuverta e qilima, nė sėndyqet ku nuset mbanin pajėn, nė armėt e brezit, nė furka e mbi tė gjitha, i skalitur kudo pėr t’u transmetuar brez pas brezi, si njė amanet i shenjtė”.
Nė kėtė eveniment tė rėndėsishėm pėrshėndetėn dhe figura ėt shquara siē ishte ajo e Xhemi Hajredinit, i cili pėrshėndeti nė emėr tė diasporės shqiptare duke theksuar: “jemi krenarė pėr kėtė trashėgimi tė madhe kulturore e tė ēmuar qė kemi. Lum ata qė kanė vlera patriotike dhe historike si ne e nuk i harrojnė ato kurrė
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-11-11, 20:58   #13
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali



Dokumenti i Pavarėsisė botuar nga Lef Nosi nė vitin 1937
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-11-11, 21:31   #14
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali

3 variantet e flamurit qe u ngrit me 28 nentor 1912

29 November 2011





Historia e flamurit shqiptar tretet nė mjegullėn e kohės. Nė veprėn e tij “Jetėt paralele” Plutarku thotė se Pirroja, mbreti i Epirit, pas betejės sė Herakles, kur dėgjoi luftėtarėt e tij qė po kėndonin njė kėngė qė e quanin shqiponjė, ai u thotė atyre: “Nė qofsha unė shqiponjė, ju jeni krahėt fitimtarė qė mė sollėt deri kėtu.”. Nė monnedhat e qytetit iliro-epirot tė Orikumit, duket njė shqiponjė qė mban nė kthetra rrufetė e Zeusit. Po kėshtu, kalorėsit e Skėnderbeut, gjatė fushatės sė tij nė Pulia, na ndihmė tė mbretit tė Napolit, mbanin flamuj tė vegjėl tė kuq me njė shqiponjė tė zezė dykrerėshė nė mes. Shqiponja dykrerėshe ėshtė simbol i pushtetit perandorak bizantin, gjerman, rus. Sundimtarėt e mėdhenj e tė vegjėl, qė u shkėputėn nga perandoria bizantine, vazhduan tė mbajnė kėtė simbol pushteti. Kėshtu, mbase ka bėrė edhe Skėnderbeu. Sidoqoftė nė gojėdhėnat e arbėreshėve ky kumt ruhet ende i gjallė. Mbi varrin e nipit tė Skėnderbeut nė kishėn e shėn Marisė sė ėngjėjve, nė Napoli, ėshtė vėnė stema e tij: njė shqiponjė heraldike me njė yll tė bardhė e vezėllitės pesėcepėsh mbi tė dy krerėt e saj. Midis viteve 1880 – 1895, Zef Skiroi e mė pas Anselmo Sorekio, nė tė pėrmuajshmen e tyre arbėreshe, e botuan , pothuajse nė ēdo numėr, kėtė emblemė si flamur tė Shqipėrisė. Pa 1900-ės atė e vė edhe Faik Konica nė tė pėrmuajshmen e tij “Albania” nė Bruksel. Nė shtator tė vitit 1909, sė bashku me djelmurinė e qytetit, unė organizova nė shtėpinė timė shfaqjen e dramės “Pirrua” tė Mihal Gramenos. Aty, ku kryepriftėresha e Orikumit i zgjat Pirros, qė po nisej pėr nė Itali, njė flamur, dhe me njė ton patetik e duke shkėrbyer legjendėn e Kostandinit i thotė: “Me kėtė shenjė ti do tė fitosh”, nė prani tė prefektit, oficerėve turq si edhe tė gjithė trupit konsullor me shaka, por edhe me njė farė kapadaillėku, unė ngrita pėr herė tė parė nė skenė flamurin shqiptar. Asnjė nga zyrtarėt e pranishėm turq nuk u ndi0e, ndėrkohė qė salla shpėrtheu nė duartrokitje. Euforia atdhetare krijoi njė gjendje tė nderur. Natyrisht qė u raportua menjėherė nė Stamboll, por qortimi i vetėm qė dėgjova unė pastaj, mė erdhi nga xhaxhai, Ferit pasha, asokohe ministėr i Brendshėm. Ai e quajti tė “pahijshme” kėtė sfidė nė shtėpinė time e para tė ftuarve tė mi. Ka pasur edhe raste tė tjera kur flamuri shqiptar ka luajtur role, madje shumė mė luftarake. Nė kohėn e kryengritjes sė malėsorėve katolikė, nė vitin 1911, nė Cetinj mbėrritėn vullnetarė arbėreshė pėr t’u bashkuar me kryengritėsit, e qė pėr herė tė parė mbanin njė flamur kombėtar. Njėri nga krerėt e kėtyre vullnetarėve quhej Terenc Toēi. Nė krye tė njė grupi vullnetarėsh e malėsorėsh, ai ēau deri nė Mirditė, ku edhe shpalli njė republikė shqiptare, doemos jetėshkurtėr, qė me ngritjen e flamurit shqiptar pėr disa ditė rresht ngriti fuqishėm moralin e popullit. Madhėshtore nė kėtė aksion, tė thuash operete, ishte besnikėria ndaj etnitetit shqiptar qė arbėreshėt dėshmuan me qėndrimin e tyre: “Ata luftuan me trimėri tė rrallė e pa asnjė mėdyshje, thuajse me gėzim, rrezikuan jetėn e tyre, duke u dhėnė kėshtu zemėr edhe vėllezėrve nė atdheun e lashtė e tė braktisur para aq kohėsh. Mė vonė Terenc Toēi, ky atdhetar i zjarrtė pati poste tė larta zyrtare nė Shqipėri, deri sa, pas njė procesi, ku u akuzua pėr mungesė patriotizmi, pushkatohet nga komunistėt nė vitin 1945.
Tre versione pėr flamurin
Jemi mėsuar tė themi se flamurin e ka qėndisur Marigoja, e cila u largua nga vendlindja e saj Oēishti i Korēės dhe u vendos nė Vlorė. Shkak i braktisjes sė vendlindjes ishte persekutimi qė po i bėhej atdhetarėve nga reaksioni grek. Nė vitin 1904 bashkė me tė shoqin u vendos nė njė shtėpi tė lagjes Muradie, nė rrugėn qė mban emrin e gazetarit francez Justin Goda. Shpejt ajo u fut nė vatrat vlonjate me idetė e saj pėrparimtare, por edhe me qėndismat qė bėnte.
Gazeta “Arbėria” qė dilte nė Gjirokastėr, nė kohėn e saj shkruan se “Flamurin kombėtar qė u ngrit pėr herė tė parė nė Vlorė nga Ismail Qemali ėshtė qėndisur nga Marigo Posio mbi copėn e blerė te tregtari Diamant. Qėndisja ėshtė bėrė sipas modelit tė shqipes qė kishin vizatuar patriotėt don Mark Vasa dhe Petro fotografi. Kėtė e dinin dhe shumė patriotė tė tjerė. Me tė hollat e saj punoi dhe 500 flamuj pėr zyrat e ndryshme tė shtetit tė parė shqiptar”.
Marigoja pėr kėtė gjest ėshtė dekoruar nė vitin 1960 “Urdhri i Lirisė sė Klasit tė Dytė”, me motivacion “ka punuar pa u lodhur nė pėrhapjen e gjuhės shqipe, ēlirimin dhe emancipimin e gruas shqiptare duke pėrjetėsuar kėshtu traditat e lavdishme tė grave shqiptare”. Mė pas ka marrė emrin e saj njė shkollė tetėvjeēare.
“Flamurin qė ngriti Ismail Qemali nė Vlorė e kam sjellė unė nga Bukureshti, duke e mbajtur nė gji”, ka thėnė nė kujtimet e tij, Spiridon Ilo, njeri prej firmėtarėve tė aktit tė pavarėsisė. Pėr shumė vite me radhė, versioni zyrtar ishte: “Flamuri qė Ismail Qemali ngriti nė ballkonin e shtėpisė sė tij, u qėndis nga korēarja Marigo Posio, qė jetonte nė atė kohė nė Vlorė. Marigoja e qėndisi falmurin brenda natės”. Ky ėshtė pak a shumė shpjegimi zyrtar, qė jepet ndėr tė tjera edhe nė tekstin e Historisė sė Shqipėrisė. Por, versioni i shndėrruar nė legjendė, nuk i kėnaq tė gjitha interpretimet. Versioni mė i mundshėm dhe mė i vėrtetuari kohėt e fundit ėshtė ai qė del nga gjithė kujtimet e pjesėmarrėsve nė shpalljen e Pavarėsisė. Flamuri, qė Ismail Qemali ka ngritur nė Vlorė dhe qė simbolikisht shėnon pavarėsinė, ėshtė po ai qė zbukuronte podiumin e hotel “Kontinentalit” nė Bukuresht, mbrėmjen e 5 nėntorit 1912. Takimi i Ismail Qemalit me patriotėt Shqiptarė tė Bukureshtit, u bė vendimtar pėr shpalljen e pavarėsisė, qė u bė realitet 23 ditė me vonė nė Vlorė. Tė gjitha burimet shėnojnė se flamuri u mor nga Spiridon Ilo dhe gjatė gjithė udhėtimit, ai e ka mbajtur me vete. Por, Spiridon Ilo ishte djali i tezes i Marigo Pozios. Mbrėmjen e 27 nėntorit, ai ka bujtur nė shtėpinė e saj nė Vlorė dhe sipas dėshmive, Pozio ka qėndisur brenda natės thekėt e flamurit dhe zbukurimet e shqiponjės.

Burimi: Tirana Observer
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-01-12, 21:37   #15
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali




Kush ėshtė Ismail Qemali. Edhe njė vogėlush 6-vjeēar e ka nė majė tė gjuhės pėrgjigjen: Plaku qė ngriti flamurin dhe shpalli Pavarėsinė. Problemi ėshtė se po aq sa ky vogėlush, ėshtė njė pjesė e madhe e popullsisė sė Shqipėrisė qė dinė vetėm kaq pėr plakun flokėbardhė qė kreu aktin mė tė rėndėsishėm nė historinė e shtetit shqiptar. Ka njė takėm njerėzisht qė dinė mė shumė. Ca tė tjerė qė dinė edhe pak mė shumė. Edhe Ismail Qemali ka lindur mė 16 tetor, nė tekstet e historisė ditėlindja e tij njihet 24 janari, pikėrisht pėr kėtė arsye edhe dje u festua 168 vjetori i lindjes sė tij. Pėrse i zhdukėn ditėlindjen mė 16 tetor, pse pėrkonte me atė tė Enver Hoxhės. Cili ėshtė arsimi i tij. Cilat ishin detyrat e tij mė tė larta nė hierarkinė e Perandorisė Osmane. e Si ngriti nė Stamboll klubin pėr pavarėsinė shqiptare dhe si u internua nga pushteti turk. Pėrse sulltani e emėroi kėshilltar tė tij. Si u emėrua Vali nė Libi, por ai nuk shkoi Tripoli, por nė Paris, nga ku nisi punėn pėr pavarėsinė e Shqipėrisė. Historia e 28 Nėntorit, me kė shkoi nė Vlorė dhe pėrse shkoi nė Vlorė. Cilin flamur ngriti dhe historia e dokumentit themeltar qė u falsifikua. Njė histori plot lavdi dhe kontradikta tė njė jete, qė, siē vetė Ismail Qemali e ka thėnė nė fjalimin e 28 Nėntorit, Zoti i donte qė tė ishte i pari shqiptar qė ngriti flamurin.

1. Ismail Qemali, nė fakt quhej Ismail bej Vlora. Emri i tij u ndryshua gjatė kohės sė regjimit komunist mbi botėkuptime komuniste ndaj titullit “Bej”, por asnjėherė asnjė historian dhe personalitet nuk e ka shpjeguar kėtė ndryshim.

2. Ismail Qemali ishte njė nga personazhet mė tė rėndėsishme tė familjes sė njohur Vlora, njė familje e pasur dhe me shumė tradita, dhe qė ka nxjerrė shumė personazhe tė rėndėsishėm nė jetėn politike shqiptare.

3. Ismail Qemali lindi mė 16 tetor 1846 nė Kaninė tė Vlorės dhe vdiq mė 24 janar tė vitit 1919 nė Peruxha tė Italisė. Vetėm pas vitit 1990 ėshtė mėsuar nga historiani turk me orgjinė shqiptare, Nexhip Alpan, qė ditėlindja e Ismail Qemalit ishte nė njė ditė me atė tė Enver Hoxhės. Por ajo ėshtė mbajtur e fshehtė, duke mos u shkruar nė asnjė libėr historie. Nė tekstet e historisė sė Shqipėrisė dhe tekstet mėsimore datėlindja ėshtė shkruar mė 24 janar 1844. Nė fakt ajo ėshtė mė 16 tetor 1844.

4. Ismail Qemali jetoi 72 vjet, 3 muaj e 8 ditė ose gjithsej 2628 ditė. Ai kishte njė shtat mesatar dhe me njė trup me peshė po mesatare. Ismail Qemali mbante njė veshje tė kohės, me kostum tė kohės, kravatė e kohės, flokė tė thinjur tė krehur me kujdes dhe me njė mjekėr tė bardhė tė krehur edhe atė. Ngjyra e kostumeve nė pėrgjithėsi ishte e zezė dhe nė kokė mbante kapele.

5. Ismail Qemali gjatė gjithė jetės sė vet jetoi nė kėto shtete: Shqipėri, Greqi, Turqi, Itali, Bullgari, Siri dhe pėr pak kohė nė Francė, Angli, Zvicėr dhe Gjermani.

6. Ismail Qemali u diplomua nė gjimnazin Zosimea nė Janinė dhe pas njė karrierė tė konsiderueshme nė administratėn turke. U arsimua nė Paris pėr Shkenca Juridike dhe Ekonomike. Me kėtė edukim ai ishte njė nga mė tė arsimuarit nė administratėn turke tė asaj kohe.

7. Ismail Qemali njihej dhe si njė poliglot, njė armė qė atij i shėrbente nė tė gjithė aktivitetin e tij politik pėr ēėshtjen shqiptare. Ai njihte shkėlqyer gjuhėn shqipe, osmanishten, turqishten e re, greqishten e vjetėr, latinishten, italishten dhe frėngjishten.

8. Ismail Qemali cilėsohet si babai i kombit, duke qenė se ka kryer aktin mė historik nė tė gjithė historinė e shtetit shqiptar. Ai ngriti flamurin e Pavarėsisė nė Vlorė, mė 28 Nėntor tė vitit 1912 dhe shpalli Shqipėrinė shtet tė pavarur duke i kėrkuar fuqive ndėrkombėtare ta njihnin kėtė vendim.

9. Nė asnjė rrethanė dhe nė asnjė situatė, ai nuk e pėrdori kėtė moment sublim pėr tė pėrfituar dhe marrė vlerėsime. Madje, nė fjalimin e tij ditėn e Shpalljes sė Pavarėsisė, ai ėshtė shprehur, se, siē e donte Zoti qė tė ishte i pari tė ngrinte flamurin e pavarėsisė, ashtu tė bėhej edhe hero i parė i shtetit shqiptar.

10. Ismail Qemali ėshtė kryeministri dhe kryetari i parė nė historinė e shtetit shqiptar. Ai qėndroi nė krye tė qeverisė nga data 28 Nėntor e vitit 1912 deri nė 22 janar 1914 pėr 12 muaj e 56 ditė.

11. Ismail Qemali ngriti nė Vlorė flamurin e kuq me dy krena shqiponjash, njė flamur qė deri mė sot na vjen nė tre variante. I pari, se kėtė e qėndisi njė Marigo, njė nuse e shtėpisė ku fjeti Ismaili natėn e fundit, atė qė e solli Spiridon Ilo nga SHBA varianti i tretė i Eqrem bej Vlorės, sipas tė cilit ia dha ai flamurin qė ia kishte falur Aleadro Kasstriota burri i njė princeshe qė pretendonte se ishte pasardhėse e Skėnderbeut.

12. Nė vlerėsimet e punės qė i kanė bėrė drejtuesit e administratės turke pėr Ismail Qemalin janė shėnuar kėto fjalė: Vali i denjė, diplomat, deputet, udhėheqės shteti, mendimtar dhe kryetari i parė i shtetit shqiptar.

13. Ismail Qemali e nisi karrierėn e vet politike si pėrkthyes nė Ministrinė e Jashtme tė Turqisė Osmane nė vitin 1860. Detyra e dytė nė administratė e Ismail Qemalit ishte nė vitin 1868, drejtor i Sekretariatit nė Zyrėn Juridike nė Sofje tė Bullgarisė, qė nė atė kohė ishte pjesė e Turqisė Osmane.

14. Ismail Qemali mė pas mori detyrėn e nėnprefektit tė rajonit tė Rusēuk, njė detyrė qė e mbajti pėr pesė vjet. Nė vitin 1873, ai jep dorėheqjen dhe largohet nga ajo detyrė.

15. Ismail Qemali u emėrua sekretar i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Jashtme tė Turqisė nė vitin 1876, njė detyrė qė e ndihmoi shumė tė njihte diplomacinė turke nga brenda, por edhe atė tė huaj. Nė kėtė detyrė qėndroi pėr njė vit.

16. Nė vitin 1877, ai pėson njė dėnim nė karrierėn e tij, pikėrisht pėr aktivitetin e tij patriotik ndaj Shqipėrisė. Me arsyetimin se kėrkoi autonominė e Shqipėrisė, ai internohet pėr shtatė vjet nė Kytahja tė Anadollit. Por presioni i njė pjesė tė administratės turke, por edhe tė patriotėve shqiptarė, bėri qė sulltan Avdylhamiti t’i hiqte internimin dhe ta emėronte madje Vali nė Bollu tė Turqisė.

17. Ismail Qemali emėrohet Vali nė Siri, njė detyrė shumė e lartė nė atė kohė dhe pėr mė tepėr qė bėhej fjalė pėr njė krahinė qė mė vonė mori edhe ajo pavarėsinė si shtet i pavarur. Kėtė detyrė e mbajti deri nė 28 qershor tė vitit 1892.

18. Pėr punė tė mirė Ismail Qemali arriti tė bėhej deri kėshilltar personal i sulltan Avdylhamitit, nė momentin kur Perandoria Osmane ishte nė fund tė saj. Njė detyrė qė e mbajti nga viti 1892 deri nė vitin 1900. Kjo e ndihmoi atė ta njihte nga brenda perandorinė.

19. Nga e gjithė detyra e tij si kėshilltar i Sulltanit, mbahet mend se Ismail Qemali ishte ai qė i propozoi atij ndėrtimin e njė hekurudhe qė niste nė Durrės dhe mbaronte nė Stamboll. Njė vepėr qė nuk u ndėrtua as nė atė kohė dhe vazhdon tė mos jetė e ndėrtuar edhe sot.

20. Mė 1 maj tė vitit 1900, sulltan Avdylhamiti pėr punė dhe cilėsi tė mira e emėron Vali i Pėrgjithshėm i Libisė, njė detyrė mjaft e lartė e asaj kohe. Por Ismail Qemali u nis pėr nė Tripoli, por rrugės kthehet dhe shkon nė Paris, Londėr e gjetkė, pėr tė punuar pėr ēėshtjen shqiptare.

21. Mė 1908, me ndihmėn e shqiptarėve tė veriut tė Maqedonisė, Ismail Qemali zgjidhet deputet i rrethit tė Beratit, por nė fakt ishte pėrfaqėsues i gjithė Shqipėrisė. Gjatė kohės qė Ismail Qemali ishte deputet nė Parlamentin e parė tė Turqisė moderne, ai pati njė peshė tė konsiderueshme. Fjalimet e Ismail Qemalit nė Kuvend kanė qenė nga mė oratoriket dhe mė me mendim, duke nxitur kundėrshtarėt ta sulmojnė pa tė drejtė.

22. Ismail Qemali ra nė sy nė vitin 1871, pikėrisht nė zemėr tė Turqisė osmane, se paraqiti tre kėrkesa tė njėpasnjėshme pėr hapjen e shkollave shqipe nė Shqipėri. Edhe pse punonte si pjesė e administratės osmane, mori pjesė nė njė mbledhje tė rilindėsve shqiptarė nė Stamboll pėr tė krijuar alfabetin shqip.

23. Nė vitin 1865 Ismail Qemali nisi tė punonte pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, duke krijuar pėr kėtė ēėshtje njė klub nė kryeqendrėn e perandorisė, Stamboll, bashkė me Konstandin Kristoforidhin.

24. Shėrbimi i sigurisė sė administratės turke zbuloi se gjatė kohės qė Ismail Qemali punonte pėr Turqinė, kishte hartuar njė dokument pėr projektin e njė Shqipėrie tė pavarur. Ky ishte edhe njė nga shkaqet mė tė mėdha tė pėrndjekjes qė u ndėrmor ndaj atij.

25. Ismail Qemali vdiq nė rrethana misterioze nė Peruxha tė Italisė, pak momente para se tė jepte njė konferencė pėr shtyp. Deri mė sot nuk ka nė fakt njė variant eksplicit tė vdekjes sė tij, por gjithmonė janė hedhur dyshime.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:00.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.