Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Jurisprudencė
Emri
Fjalėkalimi
Jurisprudencė Strukturat dhe konceptet ligjore qė pėrbėjnė tė drejtėn nė terėsi.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 20-07-08, 00:41   #1
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim E Drejta Nderkombetare Publike

(permbledhje e shkurtur e librit)

E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE
Autor : prof.Zejnullah Gruda
Universiteti i Prishtines
2003

Nocioni i D-Nderkombetare– shkrimtarėt e vjetėr, te cilet kane shkruar ne latinisht , per lenden tone kane perdorur termin e se drejtes romake jus gentium (d.popujve)… Ky term ka pėrfaqėsuar sistemin juridik unik nacional, qe ka rregulluar mardheniet midis te huajve, midis te huajve dhe qytetareve romak dhe ka qene i bazuar ne idete e perbashketa drejtesise se popujve te ndryshem te perandorise .
Termi jus-gentium eshte perdorur edhe per te shenuar normat juridike te cilat kane rregulluar mardheniet midis shteteve , perkatesisht ne mes popullit romak dhe popujve tjere .
Francisco de Vitoria ne shek: XVI dhe anglezi Zouche ne shek XVII kane perdorur termin jus-inter-gentes (e drejta midis popujve) ose ( e d.nderkombetare), i cili eshte perhapur dhe pranuar ne shume gjuhe
Groci shek: XVII krahas me jus-gentium perdor dhe termin inter-civitates( e d. midis shteteve).. Kete term e kane pervetesuar te gjithe autoret qe kane konsideruar se e d. nderkombetare rregull. mardh midis shteteve
Jeremy Benthman – me 1789 per here te pare ka perdorur termin International Laė ( e d. nderkombetare), si zevendesim i termit Laė of Nation ( e d. popujve).
Pėrkufizimi E-D-Ndk-Pub. – eshte teresia e rregullave dhe normave te sjelljes ndermjet subjekteve te se drejtes nderkombetare
Subjektet e D. Nėrkombtare – janė bartesit e te drejtave dhe detyrave nardheniet nderkombetare ….. Ne percaktimin konkret te subjekteve nderkombetare autoret jane ndare ne disa grupe :
  • Klasiket – sipas tire vetem shtetet kane cilesine e subjektit – nderkombetar.. Per klasiket shteti eshte subject nderkombtar, sikurse qe eshte individi subject ne sistemin juridik te nje shteti .
  • Njė grup autoresh qe nga shek:XIX- krahas me shtetet i proklamojne edhe individet si persona nderkombetare… Sipas tyre shtetet dhe individet jane subject te D – Ndk… Per shumicen vetem shtetet dhe org.Ndk mund te krijojne rregulla te se drejtes, kurse individi te drejtat dhe detyrat i nxjerr vetem nga marreveshjet midis shteteve .
  • Nje gurp i vogel autoresh , vetem individet i konsiderojne si bartes te vertete te drejtave dhe detyrimeve ne pergjithesi , pra dhe ne te drejten nderkombetare .Ėestlake thotė se detyrat dhe drejtat e shteteve jane vetem detyra dhe te drejta te njerezve qe i perbejne ato .
Nese mbeshtetemi ne ate qe u tha me lart del se shtetet jane pa dyshim bartes tė drejtave dhe detyrimeve, mirepo nuk jane subject i vetem..Subjekt mund te jene edhe org. Ndk dhe individi – i cili cdo here e me shume fiton te drejta dhe detyra — pershkak te trendit te zhvillimeve ne D. NdK bashkekohore.. kurse zhvillimi demokratik e bene te mundshem shfrytezimin e disa te drejtave. Ne kete ecuri kane kontribuar padyshim reduktimi i sovranitetit te shteteve , njohja e primatit absolute te se drejtes nderkombetare, njohja e individit si subject i te drejtes nderkombetare krahas me shtetin dhe pavaresisht nga vullneti shteterore etj.
Ndarja e D. Nerkombetare
  • D.Ndrk. Pub – rregullon mardh. midis subjekteve te D.Ndk , para se gjithash midis shteteve dhe org.nderkombetare ; kurse D.Nrdk.Private- rregullon mardh. juridike private me elemente te jashtme
  • D.Ndrk.pergjithshme- permban rregulla te pergjithshme juridike qe vlejne per tere bashkesine ndk, kurse D.Regjionale-i referohet nje nr. te vogel shtetesh; psh (e d. nderkombetare nderamerikane)
  • D.Pozitive dhe D.Natyrore
  • D.Zakonore dhe D.Kontraktuese- bazen e vet e kane ne karakterin e burimeve te ndryshme
  • D.Detyrueshme- (jus Cogens)- pėrmban norma te D.Ndk, te cilat palet nuk mund t’i ndryshojne… Kėto rregulla krijohen me ligj pse me marveshj ndk. Psh: Karta OKB-se u ndalon shteteve qe te marrin obligime qe do te ishin ne kundershtim me te. .. Ne grupin e rregullave jus-cogens hyjne ndalimi gjenocidit, skllaversie, aparteidit, diskriminimit, piraterise, te drejtat e njeriut, cenimi i te cilave perfaqeson sipas D.Ndk “krim nderkombetar”
  • D.Luftes dhe D.Paqes-ndarja e ketyre veshtire qe mund te ekzistoje , pershkak se shume rregulla te se drejtes nderkombetare vlejne edhe ne kohe te luftes , edhe ne kohe te paqes
Natyra Juridike – e D.Ndėrkombtare - shume autore, qe nga kohet e grekeve te vjeter e deri ne ditet e sotme, te se drejtes nderkombetare i mohojne karakterin e se drejtes ….
Rrethin e mohuesve te drejtes nderkombetare e perbejne nje grup i filozofeve, politikologeve, juristeve, publicisteve (Hobs, Pufendorf , Spinoza, Kant, Hegel, Austin, Lukic etj) qe pergjithesisht mendonin se rregullat e se D.Ndk nuk kane karakterin e se drejtes positive , sepse shtetet jane sovrane dhe mbi to nuk mund te kete ēfaredo te drejte qe do t’i detyronte… Sipas Austinit- e “drejta” ka te beje me rregullat e sjelljes te vendosura nga ndonje autoritet politik ose ligjvenes dhe te cilat imponohen me sanksione fizike , kurse e drejta qe sundon midis kombeve eshte gabimisht e quajture e drejte !! sipas tij detyrat qe ajo imponon zbatohen me ane te sanksioneve morale ose nga frika se do te provokojne armiqesi dhe te keqija te pergjitheshme, nese shkilen maksimat e pranuara dhe respektuara pergjithesisht … Meqe d. nderkombetare i mungojne karakteristikat e “drejtes positive”, kjo eshte vene ne sferen e etikes ose “moralit pozitiv nderkombetar”…
poashtu Lorimer pohon se “e d.ndk.pozitive nuk ekziston ne te vertete: e D.Ndk. Pub nuk eshte as e perkufizuar , as e imponuar nga ndonje autoritet me i larte nga ai , qe subjektet mbajne ne duart e tyre… Argumentet me te shpeshta qe i kane perodorur mohuesit kane qene mungesa e organit superme (ligjvenes), mungesa e gjykatave, sanksioneve etj.

Burimet e se drejtes
Klasifikimi:


1. Burimet themelore (traktatet-konventat, zakonet ndr.dhe parimet e pergjithshme juridike)
2. Burimet ndihmese (Jurisprudenca – praktika gjyqesore, dhe doktrina) dhe
3. Rezolutat nderkombetare

a) .Traktatet nderkombtare-jane marreveshjet e lidhura mes dy ose me shume subjekteve te se drejtes nder. Element qenesor per ekzistimin e traktatit eshte pajtimi i vullnetit te subjekteve i cili shprehet perms organeve kompetente.
Pra, pajtimi arrihet ne traktat nepermjes shprehjes se vullnetit dhene shprehimisht …Perdallim nga zakonet ndk. tek te cilat vullneti shprehet heshtazi
Traktatet ndėrkombetare mund te klasifikohen ne baze te disa kritereve:
a) sipas lendes (politike, ekonomike)
b) sipas objektivave (paqes, mrojtjes)
c) formes (me shkrim, me goje)
d) menyres se lidhjes (solemne, te thjeshta)
e) kohes sa do jene ne fuqi
f) hapesires gjeografike net e cilen shtrihen etj.




__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:19.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.