Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 30-10-07, 21:38   #1
sunshine
 
Avatari i sunshine
 
Anėtarėsuar: 29-11-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 330
sunshine i dashursunshine i dashursunshine i dashursunshine i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek sunshine
Gabim "Ndėrkombėtarėt po pėrgatisin farsėn e njė autonomie tė zgjeruar pėr Kosovėn"

Albin Kurti, udhėheqės i LV

"Ndėrkombėtarėt po pėrgatisin farsėn e njė autonomie tė zgjeruar pėr Kosovėn"

Prej ditėsh banorėt e pallatit tė Albin Kurtit kanė vendosur njė shirit ku shkruhet "Burgosja e Albinit, turpi dhe mjerimi i politikanėve servilė". Dhe lideri i Vetėvendosjes, i izoluar qė prej dhjetė shkurtit, e di mirė se kush janė kėta politikanė. E di fare mirė se kush i ka thėnė David Blunt, shefit tė zyrės britanike nė Kosovė, qė kėrkohet njė zgjidhje se "ēfarė mund tė bėjmė me Albinin". "Ju mund ta arrestoni atė, i kanė thėnė politikanėt mė tė lartė shqiptarė, tė cilėt vazhdojnė tė heshtin. Por emrat do t‘i tregojė mė vonė. Edhe pse dy policė bėjnė roje te dera e apartamentit tė tij, vizitat e miqve dhe tė anėtarėve tė lėvizjes "Vetėvendosje" janė tė shpeshta. E tė shpeshta janė edhe vizitat e gazetarėve tė huaj, kuriozė pėr tė dėgjuar zėrin e vetėm opozitar nė Kosovė, pėr sa i pėrket procesit tė zgjidhjes sė statusit. Nė njė intervistė pėr "Shqip", Albin Kurti akuzon Ekipin Negociator se e ka braktisur kėrkesėn pėr pavarėsi.

Albin, ka njė plan 14 pikėsh qė pritet tė zgjerohet dhe t‘iu shitet shqiptarėve dhe serbėve si njė marrėveshje. Ēfarė mendoni pėr kėtė element tė procesit?
Tani po negociohet ndėrmjet faktorėve ndėrkombėtarė pėr pjesėn e panegociueshme tė kėtyre bisedimeve, ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, tė cilat qartazi nuk po ndalen pa qenė i kėnaqur Beogradi. Kjo pjesė ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme, sepse ajo do tė paraqesė bazėn e marrėdhėnieve tė ardhshme ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė e qė sipas tė gjitha gjasave do tė jetė nė formėn e njė federate, ose tė njė konfederate asimetrike. Arsyeja pse them kėshtu ėshtė sepse Traktati i Miqėsisė qė ka propozuar Kosova nė njėrėn anė (e qė e rrezikon po ashtu edhe pakon e Ahtisarit) dhe autonomia e gjerė qė ka propozuar Serbia nė anėn tjetėr, nuk krijojnė mundėsi qė pavarėsia tė jetė rezultati. Pavarėsia ėshtė braktisur edhe nga Grupi Negociator i Kosovės.

Nė ēfarė kuptimi ėshtė braktisur?
Ėshtė braktisur sepse grupi negociator i Kosovės ka rėnė nė nivelin e pakos sė Ahtisarit qė e ndan Kosovėn pėrgjatė vijave etnike dhe fetare dhe qė parasheh edhe njė sundim tjetėr ndėrkombėtar mbi Kosovėn. Pavarėsia nuk ėshtė mė as qėndrim i palės kosovare, prandaj s‘ka as sesi tė jetė rezultati i kėtij proces. Rezultati, siē po shihet deri mė tani, do tė jetė njė emėr i ri pėr autonominė e Kosovės.
Vetėm emri i autonomisė po ndryshon e kjo ėshtė federata ose konfederata asimetrike. Konfederatėn asimetrike e ka propozuar mė 28 shtator nė gazetėn "The Guardian", eksperti i shquar i tė drejtės ndėrkombėtare, Antonio Cassese, i cili ka thėnė se Kosova duhet t‘i kėtė dy pėrfaqėsues nė trupin vendimmarrės nė krye, Serbia katėr, ndėrsa tre do tė jenė tė BE-sė. Nė atė rast, Serbia do tė pyetej pėr Kosovėn, por Kosova nuk do tė pyetej pėr Serbinė.

Zoti Iscinger deklaroi sė fundmi qė palėt nė bisedime nuk mund tė marrin 100% atė qė kėrkojnė, duhet tė lėshojnė pe deri nė raportin 50%, qė tė arrihet marrėveshja. Ēfarė do tė thotė kjo?
Kjo do tė thotė qė gjithsesi do tė ndodhemi nė kuadėr tė formulės serbe tė kahmotshme: mė shumė se autonomi, mė pak se pavarėsi. Domethėnė, formula serbe ėshtė e paevitueshme, aq mė tepėr qė tani, po e pėrsėris qė opinioni publik ta ketė tė qartė, qė kėrkesa e grupit negociator nuk ėshtė mė pavarėsia, por ėshtė pakoja e Ahtisarit, e cila ėshtė shumė mė pak se pavarėsia. Njerėzit po e harrojnė kėtė gjė, po mendojnė se Serbia ofron autonomi, kurse Kosova kėrkon pavarėsi dhe ndoshta ndonjė pavarėsi paksa e zbehur do tė jetė pėrfundimi. Jo, pavarėsinė shumė tė zbehur e ka pranuar grupi negociator dhe tani ky ėshtė qėndrimi i tyre. Kėshtu qė tani do tė shkohet nė variante qė e pėrjashtojnė pavarėsinė. Ischingeri ka thėnė 50% me 50%, nė mėnyrė qė t‘i vetėdijėsojė qė tė gjithė se negociatat janė pazar dhe nuk mund tė marrėsh nė fund tė negociatave krejt atė ēfarė ke kėrkuar nė fillim. Iscingeri, i vetėdijshėm pėr manipulimin e opinionit publik qė po e bėjnė politikanėt nė Kosovė, po mundohet tė vetėdijėsojė se procesi nuk ėshtė ai qė po e paraqesin kėta politikanė. Kjo i ngjan njė situate sikur tė jemi nisur pėr Gjilan dhe politikanėt kosovarė tė thonė se "edhe pak e mbėrrijmė nė Pejė". Rruga ėshtė krejtėsisht tjetėr. Me kėtė rrugė ne nuk mund tė mbėrrijmė te pavarėsia, por pikėrisht te varianti i Ischingerit, qė ėshtė autonomi, por nuk do tė quhet kėshtu pėr shkak se opinioni publik ėshtė shumė i ndjeshėm ndaj kėsaj fjale. Jo vetėm pėr faktin se autonomia nuk ėshtė pavarėsi, por edhe pėr faktin se ne jemi shumė koshientė se si defekti kryesor i autonomisė ėshtė se atė mund tė na e marrin ashtu siē u dėshmua mė 1989. Rruga pėr pavarėsi ėshtė rruga e referendumit gjithėpopullor si ushtrim i tė drejtės pėr vetėvendosje e jo ajo e negociatave me Serbinė, armikun tonė. Ėshtė i turpshėm ai Traktat i Miqėsisė me Serbinė qė paraqiti Grupi Negociator. Ai ia fal Serbisė krimet nga e kaluara: nuk e pėrmend as agresionin e saj dhe as humbjet e dėmet qė na i ka shkaktuar ajo.

Sipas jush, a ka guxim ky Ekip i Unitetit dhe Kuvendi i Kosovės tė shpallė pavarėsinė menjėherė pas 10 dhjetorit?
Jo, nuk do ta shpallin. Kėta politikanė janė tė korruptuar dhe tė shantazhuar. Kėta nuk ta shpallin pavarėsinė asnjėherė. Kėta brengosen pėr pozitat e tyre, pėr privilegjet e tyre, por jo dhe pėr fatin e vendit.




Jeni 100% i bindur nė kėto qė thoni?
Ata nuk mund ta shpallin kurrsesi, pasi nė vend qė tė shpallet pavarėsia e tė kėrkohet njohja ndėrkombėtare, kėta presin qė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės t‘ua shpallin pavarėsinė e kėta ta njohin. Nga deklaratat e tyre kuptohet se mėnyra e tyre ėshtė saktėsisht e kundėrta e rrugės qė ka ndjekur Mali i Zi. Ai bėri referendum, pastaj shpalljen, pastaj kėrkoi njohje. Kurse kėta kėrkojnė njohje ndėrkombėtare, me gjasė qė pastaj eventualisht ta shpallin, e mbase nė fund qė tė mund tė mbajnė referendum.

A e shihni ju si problem fushatėn zgjedhore pėr sa i pėrket statusit?
I gjithė ky negocim i rėndėsishėm qė po bėhet tani nė qarqet ndėrkombėtare pėrputhet plotėsisht nė kohė me fushatėn zgjedhore nė Kosovė. Qėllimi ka qenė qė tė shmanget vėmendja e opinionit publik, e madje dhe angazhimet e politikanėve, prej ēėshtjes sė lirisė dhe pavarėsisė te zgjedhjet apo votimet pėr partitė.

Nuk po dėgjojmė shumė premtime pavarėsie nė kėtė fushatė zgjedhore, nėse e krahasojmė me 3 vjet mė parė. Ndryshe nga sa ju mendoni, ata thonė kjo ėshtė punė e kryer.
Unė mendoj se ka pasur njė marrėveshje mes Joachim Ruecker-it dhe anėtarėve tė grupit negociator tė Kosovės, qė tė mos e pėrmendin shumė fjalėn pavarėsi. Kur u shpallėn zgjedhjet, pasuan disa deklarata tė tyre se ne do tė jemi unikė, se do tė bėjmė kėtė e atė dhe qė tė mos hapej tema e statusit, sepse atėherė do tė dilnin mė shumė nė pah se kush ka lėshuar pe mė shumė nė Vjenė dhe pėr ēfarė, pėr koncesionet qė janė bėrė atje e qė janė tė pafalshme dhe marramendėse. Nė atė mėnyrė do tė dilte nė shesh e vėrteta e kompromiseve shumė tė dhimbshme qė janė bėrė. Pra, ka njė marrėveshje paraprake xhentėlmenėsh mes Grupit Negociator dhe Rueckerit, pėr tė fshehur tė palarat e tyre nė Vjenė e gjetiu, prandaj dhe pavarėsia ėshtė mė pak nė kėtė fjalor, ose pėrmendet vetėm si fjalė, duke besuar se populli shqiptar nė Kosovė ėshtė disi i fiksuar nė kėtė fjalė dhe porsa e dėgjon prej ndonjė politikani pėrjeton njėlloj kėnaqėsie. Kėtė po e bėjnė gjithsesi, por nuk po shkojnė mė tutje, as tė flasin pėr pėrmbajtjen e pavarėsisė e as pėr kohėn kur ajo do tė bėhet.



__________________
E gjithė Bota mundohet tė na tregojė se nuk ka Pavarėsi pėr Kosovėn, por ka vetėm Bashkim Kombėtar, por ne nuk jemi duke i kuptuar!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 30-10-07 nė 22:58 Arsyeja: Shkruar me shkronja te zmadhuara (bold)
sunshine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 30-10-07, 21:39   #2
sunshine
 
Avatari i sunshine
 
Anėtarėsuar: 29-11-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 330
sunshine i dashursunshine i dashursunshine i dashursunshine i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek sunshine
Gabim Titulli: "Ndėrkombėtarėt po pėrgatisin farsėn e njė autonomie tė zgjeruar pėr Kosovėn

Si e shihni ju njė koalicion mes PDK-sė dhe LDK-sė?
Zgjedhjet po organizohen pikėrisht pėr tė bėrė njė koalicion tė tillė tė fuqishėm qeveritar, sepse pėrveē se e kanė Grupin Negociator, janė tė interesuar pėr njė qeveri tė fortė qė do tė ketė mė shumė legjitimitet formal pėr tė nėnshkruar marrėveshjen e ardhshme me Serbinė. Nuk janė tė kėnaqur me koalicionin aktual pėr shkak se po tė dojė LDD-ja e Nexhat Dacit, do tė mund t‘ia hiqte votėbesimin qeverisė sė tanishme, dhe nuk janė tė kėnaqur me Agim Ēekun, pasi qė ai nuk ėshtė i fuqishėm nė partinė e tij nė AAK, ku realisht ėshtė vetėm njė anėtar i thjeshtė. Prandaj e duan njė koalicion LDK-PDK. Pėr t‘i ndihmuar kėsaj ėshtė edhe dėshira e zjarrtė e Hashim Thaēit, qė me ēdo kusht tė bėhet Kryeministėr dhe ai e ka kėtė dėshirė tė kahmotshme, me gjasė sepse kur ishte Kryeministėr nė qeverinė e pėrkohshme tė Kosovės nė vitin 1999, qėndroi shumė shkurt dhe siē thotė populli, i ka mbetur ėmbėl puna e Kryeministrit. Por faktorėt e ndryshėm ndėrkombėtarė do t‘ia shfrytėzojnė kėtė dėshirė tė zjarrtė tė Hashim Thaēit pėr tė marrė garancinė qė ai do tė jetė bashkėpunues nė negociatat e mėtutjeshme me Serbinė e qė do tė duhet tė kurorėzohen me njė marrėveshje me tė. Prandaj nuk mundet Hashim Thaēi edhe tė bėhet Kryeministėr edhe tė refuzojė marrėveshjen me Serbinė. Kėto tė dyja shkojnė nė paketė: kanė shkuar nė paketė nė kohėn e Rambujesė, kur Thaēi e ka pranuar autonominė e Kosovės nėn Serbi dhe ēmilitarizimin e UĒK-sė dhe atėherė e bėnė Kryeministėr, do tė shkojnė nė paketė edhe tash. Kėshtu qė tani po e pėrsėrisin tė njėjtin model: kur ėshtė bėrė njėherė suksesshėm (pėr ta) pse tė mos e provojnė prapė? Ndėrkohė, ėshtė Hashim Thaēi ai qė po ua plotėson dėshirat faktorėve ndėrkombėtarė, ndėrkaq ata po ja menaxhojnė atij dėshirėn duke ia lėnė tė paplotėsuar. Nuk duhet tė harrohet edhe ky fakt se qendra e numėrimit tė votave nė Prishtinė do tė jetė nė duart e ndėrkombėtareve dhe ajo do tė jetė kuzhina ku do tė gatuhet koalicioni i ardhshėm.

A e akuzoni ju Thaēin dhe liderė tė tjerė pėr faktin qė ju sot jeni njė i burgosur politik?
Po, kėta janė bashkėpjesėmarrės nė burgosjen time, nė vazhdimin e izolimit tim, pėr faktin se kėta nuk duan tė kenė asnjė zė tė vėrtetė opozitar nė Kosovė dhe nuk duan qė tė jetė dikush qė t‘i demaskojė tė gjitha mashtrimet, vjedhjet dhe gėnjeshtrat e vazhdueshme tė tyre. Prandaj, bashkė me kreun e UNMIK-ut, edhe grupi negociator ka qenė drejtpėrdrejt i angazhuar nė izolimin tim, por edhe nė sulme tė vazhdueshme kundėr Lėvizjes VETĖVENDOSJE. Kėta po tė ishin tė sigurt se do tė bėhej pavarėsia ashtu siē gėnjejnė, do tė mė lironin mua qė tė mė turpėronin para publikut. Por kėta e dinė shumė mirė se koncepti i Lėvizjes VETĖVENDOSJE ėshtė i vėrtetė dhe i drejtė, se qė tė gjitha analizat tona dolėn tė sakta, prandaj nuk duan qė unė tė kem kontakt me popullin dhe tė kontribuoj nė organizimin e tij kundėr tyre. Pėr njė vit e gjysmė nė Lėvizjen VETĖVENDOSJE unė i kam pasur rreth 150 tubime nėpėr fshatrat dhe qytetet e Kosovės. Dhe kjo ka qenė njė armė shumė fuqishme e imja. Ata e kanė hetuar njė gjė tė tillė, dhe njė ndėr arsyet kryesore pse mė mbajnė tė izoluar ėshtė pikėrisht kjo: tė mė ndajnė nga qytetarėt, meqė kėta vetė janė ndarė nga qytetarėt, janė shkėputur. Unė nuk jam shkėputur asnjėherė prej qytetarėve dhe tani nėpėrmjet mekanizmave tė tyre gjyqėsore e policore duan ta bėjnė kėtė.



Ēfarė do tė bėjė Lėvizja VETĖVENDOSJE mė 10 dhjetor?
Lėvizja VETĖVENDOSJE ėshtė shumė e fokusuar nė fushatėn kundėr zgjedhjeve, kundėr kėsaj farse zgjedhore. Ne themi: Zgjedh pėrnjėmend! Pra, mos voto! Ne kėrkojmė referendum pėr liri e jo votime pėr parti. Kjo qė bėjmė tash ėshtė mė e rėndėsishme se ēfarėdolloj demonstrate. Sepse nėse dalin 40% tė njerėzve, kėta do tė gėnjejnė, do tė thonė se dolėn 52% a 53%, mirėpo nėse ne do tė mundemi ta mbajmė nėn Ā¼, atėherė nuk do tė mund tė gėnjejnė aq shumė.

Sondazhet parashikojnė se do tė ketė rritje tė pjesėmarrjes nė votime, krahasuar me zgjedhjet e kaluara...
Sondazhet parashikojnė kėshtu nė mėnyrė qė ta shkaktojnė rritjen. Sondazhet qė po bėhen janė kryekėput tė porositura. Qė nga zgjedhjet e para, numri i votuesve ėshtė nė rėnie. Tash ka arsye si asnjėherė mė parė qė rėnia tė jetė jo vetėm e vazhdueshme, por edhe drastike.

Janė paralajmėruar disa protesta pėr 10 dhjetorin. A do tė protestoni ju?
Qė ne do tė protestojmė e do tė demonstrojmė sė shpejti, kjo ėshtė e sigurt, mirėpo nuk duam ta lidhim me datėn 10 dhjetor, pasi kjo do tė thoshte se ne kemi ca iluzione pėr atė datė. Pra, thua se ne pritėm deri nė kėtė datė, nuk u bė e atėherė po protestojmė. Ne e dimė se s‘ka asgjė mė 10 dhjetor. Tjetra ėshtė se treshja ndėrkombėtare qė po udhėheq procesin, para se t‘i skadojė afati kėsaj gėnjeshtre pėr 120 ditė negociata shtesė do ta shpikė njė gėnjeshtėr tė re, nė mėnyrė qė populli tė mos befasohet mė 11 dhjetor. Pra, nė stilin, njė konferencė e madhe ndėrkombėtare nė shkurt apo mars tė vitit tė ardhshėm, apo njė konferencė e madhe e donatorėve, natyrisht nėse jemi tė durueshėm edhe pak, do t‘i paraprijė datės dhjetė dhjetor. Gjėra tė tilla do tė thonė. Kėta nuk e lejojnė qė t‘i skadojė afati gėnjeshtrės sė vjetėr pa e shpikur gėnjeshtrėn e re.

Vetė Presidenti Bush ka thėnė nė Tiranė se njė ditė do them mjaft ėshtė mjaft, Kosova ėshtė e pavarur. Nuk e besoni ju kėtė?
Duhet t‘i dallojmė gjėrat. Kur Shtetet e Bashkuara thonė pavarėsi, ato mendojnė nė pakon e Ahtisarit, qė nuk ėshtė pavarėsi. E dyta, kur Bushi thotė se do tė vijė dita tė thuhet mjaft ėshtė mjaft, ai megjithatė nuk po jep kurrfarė afati pėr kėtė, pra s‘po thotė se kur do tė ngjajė ajo ‘mjaft ėshtė mjaft‘. Dhe e treta, nuk duhet tė harrojmė se Bushi e ka gėnjyer disa herė popullin amerikan, andaj s‘duhet tė befasohemi nėse e gėnjen njėherė atė shqiptar.

30.10.2007
__________________
E gjithė Bota mundohet tė na tregojė se nuk ka Pavarėsi pėr Kosovėn, por ka vetėm Bashkim Kombėtar, por ne nuk jemi duke i kuptuar!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 30-10-07 nė 22:59
sunshine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-10-07, 22:34   #3
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: "Ndėrkombėtarėt po pėrgatisin farsėn e njė autonomie tė zgjeruar pėr Kosovėn"

po ky EKIPI (negociator)i turpit veq ka pranue nji gje te till qysh at dit kur i kan prpozue serbis traktatin per miqsi te mir

me siguri nji dit do ti kerkojn falje serrbis per masakrat qe gjat nji shekulli i ka ber ne popullin shqiptar


po per momentin jan te permbajtur deri sa ti marrin votat


VETON surroj vizitoj PREKAZIN dhe i lavdroj per heroizmin e banorve te prekazit ishte te kulla e ADEM JASHIRIT ,te kulla e TAHIR MEHES po nuk e harroj edhe kullen e AHMET DELIS kto vizita i beri qe te marr popullaritet

po pas tri apo kater jave serrbis i shpalli traktatin e miqesis se mir


kjo nuk don koment se ky grupi i turpit i don votat e kosovarve po nuk e don pamvarsin e kosoves
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-10-07, 00:03   #4
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: "Ndėrkombėtarėt po pėrgatisin farsėn e njė autonomie tė zgjeruar pėr Kosovėn"

Keta puntor krahu.. dhe tani milionera kan fituar aq shum saqe as vet se kan enderruar nje gje te till!..

Flliqesirat qe bejn negociata me serbin.. kete kuptohet eshte vetem karrika qe tani po e presin disa politikan qe u blen me $ te Europes.. qe Serbis tja falin gjysmen e Mitrovices , Macedonis tja falin token qe ja mori Kosoves , Kishat dhe mirja hektar neper Decan e vende tjera po ja falin Serbis.. + shum komuna ku ne ato komuna do udheheqin Serbet , dhe kur te udheq serbi Flamuri shqiptar te harrohet , dhe ne krye te kulmit.. do valvit flamuri SERB.. dheeeeee Viktimat dhe borgjet qe i beri Serbia gjat luftes tja falin gjitha.. dhe kjo e fundit borgje e serbis qe i kishte ne kosov neper banka botrore te i fshihen ose ti futen ne rechnungin e Kosoves..

Pra po keta flliqesira ne krye me flliqesirat e mdhaja Sejdiu + Thaēi.. keto po i pranojn.. pse ? Se e kan kap popullin ne gjum.. dhe populli eshte sikur ai i viteve te 400..

Muhamedi ka qen allah dhe duhet ti besojm atij..
Isahi ka qen allah dhe duhet ti besojm atij..

E njejta gje po ndodh edhe me popullin Kosovar.. qe kan fillu nje pjes e madhe e tyre ti hapin syt por edhe nje pjes tjeter ende po flejn dhe po enderrojn kryetaret e tyre duke ba miliona..

Pra.. si erdhi rasti Hashim Thaēit... me u ba me Miliona?

Kur dihet boterisht qe deri ne vitin 1997 ai ka qen si Azilant ne Zvicerr dhe ka jetuar me sociale te Zvicrres..? Nga i beri ai ato pare qe sot te dal dhe te thot se Partia Demokratike ne bugjetin e saj personal ka 2..3 Milion? Ka i boni kjo flliqesir kaq pare? Po pra i beri nga kjo shumica e popullit "Gjumashave"..

Po Fatmir Limaj , si i erdhi ketij qe ta quan veten Milioner?

Kur dihet se ky ka jetu ne nje fshat ku me shum se kompira as gje tjeter ska ba.. ? Si u ba ky bir qe ti bej miliona? nga kush.. po pra. nga ai populli yn qe thirrnin numrat e telefonit te tij sikur te WorldSeX nga 0.99 cent per ndihme qe u kap nga Haga pse hapi burgje dhe vrau shum shqiptar..

Bajram Rexhepi , si doktor ne Mitrovic me 1000 mij Dinar.. rrog tani ka miliona?

Po pra edhe ky i erdhi rasti dhe na kapi ne "Gjum" vjedhi mire dhe iku.. ? Pra kta nuk meritojn votat e tona deri sa te dal publikisht te kerkoj falje per vjedhjet qe i ben popullit qe skan streh mbi kok. dhe keta flliqesira kan miliona..

Po populli im i dashur..

Dilni votoni.. por mendohuni mire.. ose nqs doni histori nga keta persona qe kandidojn per kryetar dhe kryeminister te vendit.. ju japim.. besoj qe do ju nevoiten qe me 17 Nentor do ju kujtohen.. se hajdutet sben ti votoni.. se ata me parat e juve po flasin dhe po rriten ne cdo vend..

Zgjohuni.. boll keni fjet.. u ben 9 vite qe jeni te lire.. por as gje per juve su be.. tregoni botes se ne po e dim cka eshte puna protestoni dhe mos votoni flliqesirat qe ju mashtrojn..

Nje vot e juaja per ata eshte 1 milion ne konto..

Kujdes..
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-10-07, 00:09   #5
prishtinasi
 
Avatari i prishtinasi
 
Anėtarėsuar: 09-03-06
Vendndodhja: Tokyo
Postime: 3,096
prishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: "Ndėrkombėtarėt po pėrgatisin farsėn e njė autonomie tė zgjeruar pėr Kosovėn"

Filloi fushata per zgjedhjet e 17 nentorit...edhe ne internet!
Me fat!
prishtinasi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-10-07, 00:23   #6
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: "Ndėrkombėtarėt po pėrgatisin farsėn e njė autonomie tė zgjeruar pėr Kosovėn"

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga prishtinasi
Filloi fushata per zgjedhjet e 17 nentorit...edhe ne internet!
Me fat!
Pse ty o i mjer fushat te duket kjo qe shkruajm ne?

Po nqs ty te duket fushat eshte tjeter ajo se ty tkan mashtru me 1 qokollad e prandaj del ktu e shkruan kot...

Nuk eshte fushat jo por duhet me i njoftu popullin se ku jan dhe cfar te mendojn qe ne te ardhmen mos t'gabojn me!!

Hajtt se mas 12.. spo jau ze per t'madhe!!

naten..
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-10-07, 00:34   #7
prishtinasi
 
Avatari i prishtinasi
 
Anėtarėsuar: 09-03-06
Vendndodhja: Tokyo
Postime: 3,096
prishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: "Ndėrkombėtarėt po pėrgatisin farsėn e njė autonomie tė zgjeruar pėr Kosovėn"

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga GjIlAnAsI_cSi
Pse ty o i mjer fushat te duket kjo qe shkruajm ne?

Po nqs ty te duket fushat eshte tjeter ajo se ty tkan mashtru me 1 qokollad e prandaj del ktu e shkruan kot...

Nuk eshte fushat jo por duhet me i njoftu popullin se ku jan dhe cfar te mendojn qe ne te ardhmen mos t'gabojn me!!

Hajtt se mas 12.. spo jau ze per t'madhe!!

naten..

Pse qka po te doket ty ore debill...po ti aq larg shkove saqe e kundershtove edhe vendimin e gjykates se hages...:P! Kah fundi edhe ke shkumu....:)

O "inteligjent"...ok eshte me ba fushate nese je anetare i ndonje partie...s'ka te keqe...zyrtarisht fushata eshte e hapur...!
Nejse si kupton ti keto sene pernime....
Hajte naten....
prishtinasi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-10-07, 01:21   #8
sunshine
 
Avatari i sunshine
 
Anėtarėsuar: 29-11-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 330
sunshine i dashursunshine i dashursunshine i dashursunshine i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek sunshine
Gabim Titulli: "Ndėrkombėtarėt po pėrgatisin farsėn e njė autonomie tė zgjeruar pėr Kosovėn

Qė nė fillim iu kisha lutur ta lexoni edhe njė herė artikullin qė e solla kėtu! Ėshtė njė intervistė e Albin Kurtit dhėnė gazetės "Shqip"! Dmth. nuk ėshtė as fushatė parazgjedhore, e as peshore pėr matjen e tė mirave dhe tė kėqijave tė atij apo kėtij, asaj apo kėsaj partie! Besoj se po tė ishim nė gjendje ta ndajmė tė keqen nga e mira, nuk do ishim kėtu ku jemi sot , pra nė vakuumin e quajtur shtet tė Kosovės!


__________________
E gjithė Bota mundohet tė na tregojė se nuk ka Pavarėsi pėr Kosovėn, por ka vetėm Bashkim Kombėtar, por ne nuk jemi duke i kuptuar!
sunshine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:12.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.