Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 06-03-12, 18:07   #31
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Veriu – aranzhmanet nuk duhet ndryshuar


Burim Ramadani

Nuk ėshtė hera e parė qė flitet pėr veriun. Qėndrime tė shumta janė dhėnė nė opinion. Nga bisedimet me ilegalėt dhe aranzhmane tė reja deri tek ndarja dhe shkėmbimi i territoreve. Dhe, kjo do tė thotė se qėndrime tė ndyrshme janė dhėnė edhe nė takime private a zyrtare. Ndėkohė, e vėrtėta ėshtė se veriu mbetet plotėsisht jashtė kontrollit tė shtetit tė Kosovės. Madje, pėrveē KFOR-it (misionit tė NATO-s nė Kosovė), as organizmat dhe misionet e tjera ndėrkombėtare nuk kanė qasje tė lehtė atje. E kemi parė se si njė grumbull udhėheqėsish ilegalė politikė atje luajnė me EULEX-in.

Kėto dy elemente janė baza e analizės qė duhet bėrė pėr atė se ēka po ndodh apo mund tė ndodhė me veriun e Kosovės. Pra, sė pari, nuk ka njė unitet qėndrimesh mes faktorėve vendorė e ndėrkombėtarė pėr tė ardhmen kushtetuese dhe funksionale pėr atė pjesė tė territorit tė Kosovės. Nė parim pothuajse tė gjithė pajtohen se nuk duhet tė ketė ndryshim kufijsh, por politikisht kėrkojnė njė rrugė tė re pėr tejkalimin e situatės problematike, tė thelluar nga shkurti i vitit 2008. Dhe, sė dyti, realiteti nė terren ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me kapacitetet qė mund tė pėrdorin Qeveria e Kosovės dhe misionet ndėrkombėtare nė vend. Ėshtė jashtė ēfarėdo lloj pėrdorimi tė autoritetit dhe fuqisė ekzekutive e financiare tė shtetit tė Kosovės dhe partnerėve ndėrkombėtarė prezentė nė vend.

Nė pak fjalė, Kosova dhe misionet ndėrkombėtare kėtu kanė fuqinė pėr tė ndryshuar pėr tė mirė gjendjen nė veri. Por, nuk po mund tė gjejnė formėn e saktė se si duhet vepruar. Dhe, pėr kėtė faji nuk duhet tė kėrkohet tek ndėrkombėtarėt. Ėshtė Qeveria e Kosovės ajo qė duhet tė prijė me plane, programe tė veēanta, ndihmesė pėr qytetarėt tanė atje dhe tė jetė plotėsisht aktive nė vendosjen e agjendės pėr rregullimin e situatės nė veri. Derisa nuk po ndodh kjo, pra Qeveria ėshtė e padije pėr kėtė, pala e tretė (misionet ndėrkombėtare) tentojnė vetėm tė raujnė stabilitetin dhe kjo logjikė nuk ėshtė pėr t’u hedhur poshtė. Dhe, nė kėrkim tė zhvillimit tė stabilitetit, kėto misione mendojnė gjithnjė e mė shumė nė zgjidhje politike qė duhet t’i jepet veriut.

E nė tė njėjtėn kohė, ekzekutivi i Kosovės pretendon tė largojė pėrgjegjėsitė e vetė karshi qytetarėve tė vendit. Shpeshė na ėshtė thėnė nga Qeveria e tashme e Kosovės se situata nė veri ėshtė e njėjtė qė nga pėrfundimi i luftės nė Kosovė. Kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Ėshtė konfuzion i qėllimshėm qė tenton ta bėjė udhėheqja e tashme e vendit. Ata tentojnė tė fshehin pėrgjegjėsinė e vet pėr dėshtimin atje.

Mė 25 korrik 2011 ndodhi njė operacion policor pėr “marrjen” nėn kontroll tė pikave kufitare dhe doganore 1 dhe 31 nė veri tė Republikės. Operacion totalisht i papėrgatitur. Pa vlerėsime inteligjente dhe pa plan operacional qė do tė duhej tė bazohej nė analizė inteligjente pėr situatėn atje. Qė nga ajo kohė, kanė kaluar mė shumė se gjashtė muaj. Asgjė e mirė nuk doli. Pėr mė tepėr, nuk po ndihet asnjė efekt pozitiv, sado i vogėl, pėr shkak tė atij operacioni.

E keqja tjetėr ėshtė fakti se me disa marrėveshje me Beogradin nė Bruksel, Qeveria e Kosovės i ka hapur derėn mundėsisė sė aranzhmaneve tė reja nė veri. Kjo vėrehet sidomos me marrėveshjen pėr targat e veturave. Qeveria e Kosovės ėshtė pajtuar dhe ka marrė obligim qė tė prodhojė targa tė veturave KS (sikurse nė kohėn e UNMIK-ut), duke u bazuar nė Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Automatikisht, kjo do tė thotė aranzhman i ri pėr njė komunitet tė caktuar nė Kosovė. Pra, pėr serbėt e Kosovės. Dhe, praktikisht kjo ėshtė mė sė shumti e mundshme tė ndodhė nė veri tė Kosovės. Kėshtu del se Qeveria e Kosovės ėshtė pajtuar qė serbėt nė veri tė vendit tė kenė trajtim tjetėr nė kėtė aspekt, tė ndryshėm nga qytetarėt nė pjesėt e tjera tė vendit.

Kur Kosovės iu vu fusnota me referim edhe nė Rezolutėn 1244, dera ėshtė hapur edhe mė shumė. Tashmė, i ėshtė dhėnė njė legalitet i fuqishėm edhe pėrdorimit tė targave tė veturave KS. Ta supozojmė se do tė mund tė ndodhin marrėveshje edhe pėr gjykatat dhe doganat dhe kėtu dalim saktėsisht nė Planin e famshėm 6-pikėsh tė Ban Ki-Munit.

Por, e tėrė kjo e rrezikon konsolidimin e shtetit tė Kosovės. Dhe, ky duhet tė jetė argumenti kryesor qė duhet tė pėrdoret nė kėto lloj situatėsh. Baza e padiskutueshme e Planit tė Ahtisarit ėshtė njė model i demokracisė sė ndėrtuar mbi ‘pushtet-ndarjen’ ose ‘konsociacionalizmin’. Nė kėtė lloj demokracie tė gjitha grupet (komunitetet nė rastin e Kosovės) janė tė pėrfaqėsuara nė tė gjitha nivelet e jetės politike dhe publike, me qėllimin e shmangies sė ndjenjės sė armiqėsisė ndaj shtetit. Obligimet qė merr Kosova sipas Planit tė Ahtisarit nė mėnyrė tė qartė janė nė pėrputhje me teorinė e konsociacionalizmit, tė themeluar nga politologu holandez Arend Lijphart, nė vitin 1968. Si model pėr rregullimin e konflikteve etnike, demokracia konsociacionale ėshtė njė prej strategjive mė shumė demokratike dhe largon ēfarėdo pėrdorimi tė dhunės.

Teoria konsociacionale ėshtė duke u bėrė njė prej teorive mė tė rėndėsishme nė botėn akademike, e cila merret me tejkalimin e pėrēarjeve ndėrmjet komuniteteve tė ndryshme nė shoqėritė postkonfliktuoze. Njė shoqėri e kėtillė, e karakterizuar me ndarje tė thella ėshtė edhe shoqėria kosovare. Alternativat ndaj kėsaj strategjie janė kryesisht mė pak demokratike dhe variojnė nga kontrolli hegjemonik deri te federalizmi dhe ndarja. Alternativa tė tilla nuk ėshtė koha tė analizohen, pa parė nėse aranzhmanet e tashme vlerėsohen si tė dėshtuara.

Ndryshimi i aranzhmaneve tė pėrcaktuara me Planin e Ahtisarit rrezikon funksionalitetin e shtetit tė Kosovės. Nuk zgjidh problemin, por e shtyn atė pėr njė fazė tjetėr, pas disa vjetėsh. E atėherė do tė jetė edhe mė vėshtirė.

(Autori ėshtė sekretar i pėrgjithshėm i AAK-sė dhe deputet nė Kuvendin e Kosovės)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 07-03-12, 14:16   #32
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Rifat Jashari i zhgenjyer me qeveritaret e Kosovės(video)



Siq duket keqpėrdorimet dhe padrejtėsit, janė arsyet pėrse disa nga pushtetarėt nuk po kan ftyrė te trokasin ne deren e Jasharajve.Kjo mund te kostatohet pas kesaj interviste te cilen kini mundesi ta shikoni ne vazhdim
Rifat Jashari,kryefamiljari i Familjes Legjendare nga Prekazi nė njė intervsitė nė emisionin “Parrotlla” shprehu shumė mllefė tė madh pėr qeveritaret e Kosoves.
“Krejt kjo garnitur qeveritare qė janė tani kan bėrė akuzat tė mdha ndaj qeverive te kaluara,se po e han shtetin se po keqperdorin buxhetin e shtetit etj.Me tregoni cka bėnė kėta qe janė ne qeveri tani.Cka bėnė mė shumė se te tjerėt”tha Rifat Jashari
“Nė Kosovė nuk funksionon ligji dhe cdo shkels i ligjit lirohet pas nje intervenimi.Mjafton te kesh dikend ne pushtet. Qeveritaret tan nuk i fikin vetuarat me orė tė tėra per t’i mbajtur te nxeta dhe keqperdorin paran publike,derisa ka njerz qe nuk kan bukė me ngrėnė”tha nder te tjera Rifat Jashari ne intervistė me gazetarin Milaim Zeka,raporton kosovalbaner.com

A kini votuar ndonj here ne Kosovė?
“Ju skeni nevojė te tregoni per kened keni votuar ,sepse vota eshte e shejt ,por unė po te tregoj, kam votuar pėr Sabit Rrahmanin ,kryetarin e hashkalive te Ferizajt dhe ishte hera e parė dhe e fundit qe kam votuar” tha Milaim Zeka para se baci Rifat te pergjigjen ne kete pyetje.
“Unė mund te them vetem nje,kur kemi votuar per kryetar te Kosoves ne Gjermani ne vitin 1992,atėher ka qen Ibrahim Rugova,7000 votues kan marr pjesė,pasha naten qe kam me bėrė vetem me zotin ne paqa ditė kush eshte Ibrahim Rugova ose qfar qehrje ka pa iman dalsha prej kesaj bote.Unė kam ruejt sanakun,kur revolen s ekam hjek prej shokės duke u tut se dikush po ma vjedh nej votė dhe ekam pas nje knaqesi nė shpirt as bukė skam hanger nga gezimi se na e pruni zoti njehere ne jetėn tonė si shqiptar me qit njė votė pėr njė lider tonin.Ndersa ne votimet e kaluara ne Kosovė po flitet se me qindra e qindra janė vjedh.Unė aty skam qen por edhe Delli ne Skenderaj i ka zėnė kėto magjupllake” tha nder te tjera Rifat Jashari/kosovalbaner.com/shiqo ketu

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 07-03-12 nė 14:20
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-03-12, 18:56   #33
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Kushte tė rėnda pėr liberalizim

Qeveritarė, kryetarė komunash, drejtorė tė kompanive publike e shumė tė tjerė, me siguri se do tė “trishtohen” prej njė nga kushtet qė pritet t’i jepet Kosovės, nė kuadėr tė “Udhėrrėfyesit” apo listės sė detyrave qė vendi ynė duhet tė plotėsojė pėr liberalizim tė vizave. Nėse duam ta arrijmė kėtė lehtėsim nga BE-ja, atėherė Kosova, sipas draft-versionit tė “udhėrrėfyesit” qė e ka siguruar “Zėri”, duhet tė hetojė se si po pasurohen disa kosovarė nė mėnyrė tė pashpjegueshme.
Zyrtarisht kėtė dokument nuk duhet ta kenė as pėrfaqėsuesit e shtetit tė Kosovės, por pėrderisa ai iu ėshtė dėrguar vendeve anėtare, dokumenti tashmė ka “rrjedhur” ndonėse statusi i tij vazhdon tė jetė “TOP SECRET”.
Kėrkesa e mėsipėrme thuhet nė faqen tetė, Bllokun numėr tre, me emrin, “Rendi Publik dhe Siguria” i cili pėrfshin “Parandalimin dhe luftimin e krimit tė organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit”.
Nė kėtė kapitull, pasi i kėrkohet Kosovės qė tė miratojė dhe zbatojė ligjet e duhura nė kėtė drejtim, vendit tonė i kėrkohet edhe: “Tė kryejė hetime proaktive tė pasurimit tė pashpjegueshėm; tė krijojė njė sistem tė shėndoshė kundėr shpėrlarjes sė parave; dhe tė zhvillojė e implementojė njė sistem tė fuqishėm tė konfiskimit tė pasurisė dhe menaxhmentit”.
Marrė parasysh formularėt e deklarimit tė pasurive qė publikohen nga Agjencia Kundėr Korrupsionit, organet e drejtėsisė padyshim qė do kenė shumė punė tė hetojnė njė mori zyrtarėsh me rroga tė vogla, por qė kanė qindra mijėra euro nė llogaritė e tyre bankare apo prona tė reja qė vlejnė edhe mė shumė, totalisht tė parsyetuara.
Nė fund tė muajit janar, komisionarja evropiane pėr Punė tė Brendshme, Cecilia Malmstrom, gjatė vizitės nė Kosovė, me tė cilėn e deklaroi zyrtarisht tė nisur dialogun pėr vizat, ka pėrsėritur shumė herė nevojėn qė Kosova tė luftojė korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Unė shpresoj qė udhėrrėfyesi tė jetė gati gjatė kėsaj pranvere, ndėrsa autoritetet kosovare duhet tė vazhdojnė tė luftojnė korrupsionin dhe krimin e organizuar, menaxhim mė tė mirė tė kufijve, menaxhim mė tė mirė tė migracionit”, iu pati thėnė gazetarėve nė ndėrtesėn e EULEX-it, Malmstrom mė 20 janar.
Kushti i pėrcaktimit tė kufirit
Megjithėse versioni final i kėtij dokumenti po diskutohet mes Komisionit Evropian dhe vendeve anėtare tė BE-sė, duke u mbėshtetur nė deklarimet e rregullta tė zyrtarėve tė KE-sė, ky kusht vėshtirė qė mund tė hiqet prej listės.
Njė tjetėr kusht i rėndė, i cili para sė gjithash nė aspektin politik ėshtė tejet i vėshtirė, pėr tė mos thėnė i pamundshėm pėr t’u realizuar, ėshtė kėrkesa pėr demarkacionin e kufirit-pikave tė kalimit apo shėnimi i vijės sė gjelbėr kufitare me vendet fqinje.
Nė Bllokun numėr 2 i emėrtuar “Menaxhimi i migracionit dhe kufirit-pikave tė kalimit”, si kusht pėr Kosovėn ėshtė shkruar edhe demarkacioni i kufijėve-pikave tė kalimit me shtetet e rajonit, mė saktė me vendet fqinjė. Ky kusht e shtyn Kosovėn qė tė shėnojė vijėn, ku ndahet edhe Kosova me Serbinė, diēka qė momentalisht ėshtė ndoshta i pamundshėm marrė parasysh qėndrimet politike tė Prishtinės dhe Beogradit rreth statusit tė Kosovės.
Demarkacioni i kufirit ėshtė kryer me Maqedoninė, me Shqipėrinė dihet se nuk ka problem, ndėrsa ka kohė qė ajo po diskutohet edhe me Malin e Zi, sidoqoftė me Serbinė nuk dihet se ēfarė formule do pėrdoret pėr tė arritur deri te kjo.
Mbėshtetur nė pėrvojat e deritashme, Brukseli ka ditur shpeshherė “tė mbyllė njė sy” nė kushtet e veta, sidomos nė marrėdhėniet mes Kosovės dhe Serbisė, siē ka bėrė edhe me vetė Serbinė, e cila ėshtė pjesė e grupit tė parė tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor qė ka pėrfituar nga liberalizimi i vizave, pa e kryer demarkacionin e vijės kufitare-pikave tė kalimit me Kosovėn.
Shtetet “telashgjike”
Nė pėrgjithėsi, draft-versioni i “udhėrrėfyesit” qė e ka siguruar gazeta “Zėri” ka 12 faqe. Pika D e hyrjės (Kornizave tė Pėrgjithshme) shpjegon qė “dialogu i liberalizimit do tė trajtojė katėr lloje tė ēėshtjeve: sigurimi i dokumenteve; menaxhimi i migracionit dhe kufirit-pikave tė kalimit; rendi publik dhe siguria; dhe e fundit, tė drejtat fundamentale qė kanė tė bėjnė me lirinė e lėvizjes”.
Aty nuk harrohet tė kujtohet ajo qė thuhet shpesh se suksesi varet “nga progresi i Kosovės nė aprovimin dhe implementimin e masave dhe plotėsimin e kushteve qė janė vėnė nė kėtė udhėrrėfyes”.
Pėr shkak tė statusit “Top Secret” tė kėtij dokumenti, “Zėri” e ka pasur tė pamundur tė konfirmojė zyrtarisht nėse kėtė dokument e ka edhe Qeveria e Kosovės si dhe tė bisedojė pėr tė me zyrtarė tė BE-sė.
Burime diplomatike tė njėrit prej vendeve anėtare i kanė thėnė “Zėrit” se vendi qė po shkakton telashet kryesore pėr finalizimin e “udhėrrėfyesit” janė vendet e Beneluksit, por pak mė shumė Franca.
“Halli kryesor i Francės ėshtė ēfarė performance do tė japė shteti i Kosovės nė luftimin e azilkėrkuesve, qė francezėt frikėsohen se do tė rritet nė momentin kur liberalizohen vizat. Ata duan shumė mė tepėr punė nga zyrtarėt kosovarė qė t’i bidnin qytetarėt e tyre tė mos ua mėsyjnė fare vendeve tė BE-sė, njėjtė siē bėn jo pak ballkanas, kryesisht me origjinė shqiptare, kur iu liberalizuan vizat vendeve fqinj tė Kosovės”.
Njė hall tjetėr i Francės dhe disa vendeve tė BE-sė ėshtė edhe menaxhimi i rreptė i migracionit ilegal nga shteti i Kosovės.
Zyrtarė tė shtetit tė Kosovės, ka kohė qė e pėrmendin faktin qė ndonėse kushtet janė tė njėjta me vendet tjera tė Ballkanit Perėndimor, kėmbėgulja evropiane pėr implementimin e tyre nė tėrėsi e bėn pak mė tė rėndė arritjen e liberalizimit tė vizave.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 08-03-12 nė 18:57
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-03-12, 16:24   #34
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

AAK:Raporti i DASH-it ėshtė shumė negativ pėr Kosovėn

1

Prishtinė, 9 mars 2012 (15.45)
Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK) ka shprehur shqetėsimin e saj pėr raportin e fundit tė Departamentit Amerikan tė Shtetit (DASh), tė cilin e ka cilėsuar si shumė negativ pėr vendin. Pėrfaqėsues tė saj kanė thėnė se AAK-ja ka kohė qė e ka ngritur njė shqetėsim, tė tillė edhe nė Kuvendin e Kosovės, por qė, sipas tyre, kjo nuk ėshtė marrė fare nė konsideratė nga Qeveria e Kosovės.
Sekretari i Pėrgjithshėm i AAK-sė, Burim Ramadani, nė njė konferencė pėr media ka thėnė se raporti i fundit i Departamentit Amerikan tė Shtetit (DASH) ėshtė shumė negativ pėr vendin.
Sipas tij, raporti i DASH-it tregon pėr defektet qė ekzistojnė nė kontrollin dhe menaxhimin e kufijve, nė mėnyrė qė tė bėhet parandalimi i hyrjes sė drogės nė vend.
Ai ka shtuar se AAK-ja lidhur me kėtė ēėshtje ka iniciuar debat edhe nė Kuvendin e Kosovės, por kjo nuk ėshtė marrė parasysh nga Qeveria e Kosovės.
Mirėpo, duke e parė kėtė situatė, Ramadani ka ngritur pyetjet se “A ėshtė kjo Kosova qė ne po duam ta ndėrtojmė? A ėshtė kjo Kosova qė ne duam ta kemi nė familjen euro-atlantike?”
Sekretari i Pėrgjithshėm i AAK-sė, Burim Ramadani, ka shpalosur planin e kėsaj partie lidhur me parandalimin dhe luftimin e kėsaj dukurie negative qė e ka kapluar Kosovėn.
Lidhur me kėtė ēėshtje, Ramadani ka thėnė se pėr t’i vetėdijesuar qytetarėt e Kosovės se marrja me kėtė dukuri ėshtė shumė e rrezikshme, ata, sė bashku me Aleancėn e tė Rinjve tė Kosovės (ARK), do tė iniciojnė projekte pėr vetėdijesimin e qytetarėve. /kosovapress/


2
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-03-12, 17:53   #35
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Deputetit Azem Syla i ndalohet pėrjetėsisht hyrja nė Zvicėr

Autoritetet e entit pėr migracion nė Sollothurn tė Zvicrės, konfirmojnė lajmin pėr agjencinė e lajmeve “COMEZE”
Me duar tė pėrlyera pėrmes likuidimeve tė ndryshme nė Policinė sekrete tė Kosovės, Azem Syla vazhdonte tė mbaj “Vizėn C” lėshuar nga entet Zvicerane. Kėsaj i ka ardhur fundi pasi EULEX-i ka kontaktuar Entin pėr Migracion tė Zvicrės.
Pasi EULEX ka zbuluar se Azem Syla ėshtė i lajmėruar nė Zvicėr nė mėnyrė oficiale, mirėpo ai ka atje vetėm njė adresė, kjo gjė ka shtyre entin pėr migracion tė Zvicrės qė tė kontrolloj dokumentacionin e tij tė lėshuar nga zyra e Migracionit nė Sollothurn.
Pėr kėtė, Azem Syla ėshtė lutur tė dorėzoj dokumentacionin e tij para Entit pėr Migracion deri mė datėn 20 Maj tė kėtij viti, pėrndryshe ai do tė kėrkohet nga Entet Zvicerane me fletėarrest ndėrkombėtar.
Gjykata nė Sollothurn ka sjellė vendimin pėr kėtė qė nga data 13 Shkurt dhe ka informuar Azem Sylėn mbi kėtė, mirėpo deri mė tani nuk ka ardhur ndonjė dokument nga ai, informon pėr agjencinė e lajmeve “COMEZE” njė punėtor i entit pėr migracion nė Sollothurn.
Sipas informatės sė mėsuar nga agjencia e lajmeve “COMEZE.NET”, nė vendimin e gjykatės nga Azem Syla kėrkohen rreth 426.000 (katėrqind e njėzetegjashtėmijė) Franga tė kthehen prapa ngase ato ai kishte marrė me mashtrime nga shteti Zviceran. Kjo shumė tė cilėn Azem Syla mori nga shteti zviceran daton vetėm nga viti 2002- 2011, ndėrsa pėr shumėn e marrė me tė padrejtė vite mė parė ėshtė duke u analizuar nga Enti pėr ndihmė sociale.
Azem Syla kishte kėrkuar azil nga Entet Zvicerane nė vitin 1994 ku edhe iu pranua, por ai nuk punonte , duke marrė kėshtu ndihmė sociale vite me radhė. Pėr shkak tė njė atesto nė tė cilin vėrtetohej se Azem Syla ėshtė i sėmurė psiqikisht, Ai ėshtė pensionuar para kohe si njė invalid 100% dhe pa shanse shėrimi.
Kjo nuk ishte e tėra ku Azem Syla mashtroj shtetin Zviceran. Nė prokurorinė e Sollothurn-it ka arritur njė akuzė ku Azem Syla pėrmes mashtrimeve ka marrė njė shumė tė madhe parash dhe tani kjo gjė u zbulua si njė mashtrim.
Nė anėn tjetėr, Enti pėr Migracion nė Zvicėr ėshtė duke bashkėpunuar me EULEX-in pėr tė nxjerrė kėtė shumė “Borxhesh” nga ai. Sipas Gjykatės ekziston njė mundėsi qė prona e patundshme e Azem Sylės tė cilėn ai posedon nė Kosovė tė shitet dhe me paratė e nxjerra tė paguhet ky borxh.
Gjykata nuk fajėson vetėm Azem Sylėn nė kėtė ēėshtje. Ajo ka fajėsuar po ashtu Entin pėr Migracion tė Sollothurn-it ngase Vazhdimi i vizės sė tij nė vitin 1999 nuk duhej tė bėhej sepse ai posedonte njė vend tė punės nė Kosovė si parlamentar.
Shoqata e Sigurimeve e cila ka dėrguar Azem Sylėn para Gjykatės pėr shkak tė mashtrimeve ka lutur Gjykatėn qė tė mos kthej atė pėr nė Kosovė pėrderisa nuk ka pėrfunduar gjykimi mbi ēėshtjen e Sigurimeve. Gjykata ka shpjeguar se vendimi i marrė pėr kthimin e tij pėr nė Kosovė ėshtė i paprekshėm, ndėrsa pėr mashtrimin e Sigurimeve do tė arrihet njė dėmshpėrblim pas shitjes sė pronės sė tij nė Kosovė (nėse arrihet deri tek kjo pikė). Gjykata ka shpjeguar Shoqatės sė Sigurimeve se nėse nuk mund tė nxjerrin paratė nga prona e patundshme e Adem Sylės nė Kosovė, atėherė Shoqata e sigurimeve mund tė nxjerrė paratė e saja nė brendėsi tė shtetit pranė Entit Kryesor pėr sigurime nė Zvicėr.
EULEX-i ka kėrkuar nga Enti pėr Migracion i Zvicrės qė tė nxjerrė njė regjistėr nga Gjykata zvicerane, ku pėrmes kėtij regjistri do nxirreshin fakte tė reja nė krimet e bėra nga Azem Syla gjatė kohės sė tij pranė Policisė Sekrete. (Agjencia e lajmeve “COMEZE”)
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-03-12, 11:10   #36
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

“Patriotėt” e Prishtinės dhe “tradhtarėt” e Mitrovicės

Autor: Nexhmedin Spahiu
E premte 9 Mars 2012 23:47 PM

Ēfarė domethėnie inkurajuese do tė kishte pėr banorėt nė Veri tė Kosovės, nėse do tė pėrhapej lajmi se kryeministri i Kosovės, filan ministri, filan gjenerali, filan biznesmeni, filan artisti, etj, etj ka blerė pronė nė veri tė Kosovės?!

Raportet kryeqytet- provincė
Nė njė tubim ndėrkombėtar, mė rastisi tė jem i pranishėm nė bisedėn mes njė gazetareje serbe nga Beogradi dhe njė gazetari serb nga Kosova. Gazetarja nga Beogradi e pyeti se sa fėmijė ka. Katėr - u pėrgjigj gazetari serb nga Kosova. Ohu, shumė pak, ju serbet nė Kosovė duhet tė keni shumė fėmijė qė t’ua kaloni shqiptarėve. Po gruaja ime nuk lind dot mė, ma jep njė fėmijė tuajėn ta adaptoj dhe do ta rris ne Kosovė - tha gazetari. Jo, unė jam divorcuar nga burri sepse nuk desha qė tė kem fėmijė pėr ta ruajtur estetikėn e trupit tim-iu pėrgjigj gazetarja nga Beogradi.
Kjo si duket ėshtė logjika e kryeqytetasve qė kanė paturpėsinė tė kėrkojnė sakrificė nga provincialėt, nė ndėrkohė qė vet nuk bėjnė as minimumin.

Mungesa e patriotizmit
Menjėherė pas luftės ne Kosovė kur shqiptarėt nė veri te Kosovės u ballafaquan me terrorin e strukturave tė shtetit serb, thirrja e tė gjithė politikanėve dhe opinionit publik ne Prishtinė ishte: “mos i lėshoni vatrat tuaja, mos i shisni pronat tuaja nė veri tė Kosovės”. Nė ndėrkohė qė nė Prishtinė bėnin kokrrėn e sefasė duke lėshuar me qira shtėpia dhe banesa ndėrkombėtarėve tė shumtė dhe duke hapur lokale e restorante pėr ta. Harronin se e gjithė kjo prani e madhe e ndėrkombėtarėve nga tė cilėt ata po pėrfitonin ishte pikėrisht pėr shkak tė problemeve me veriun e Kosovės. Nuk kujtoheshin qė tė paktėn njė sasi tė vogėl tė pėrfitimeve te qerasė ta investonin duke blerė njė pronė nė veri tė vendit. Madje kėtė nuk e bėn as politikanėt mė tė zėshėm me fjalorin patriotik qė pėrfituan goxha pasuri viteve tė fundit. Le qė nuk denjuan tė blejnė prona me ēmime shumė tė lira (krahasuar me Prishtinėn) nga serbėt nė veri por as edhe nga shqiptarėt kur ata filluan t’ua shesin serbėve.

Shėrbimet inteligjente serbe dhe politika kosovare
Ēfarė domethėnie inkurajuese do tė kishte pėr banorėt nė Veri tė Kosovės, nėse do tė pėrhapej lajmi se kryeministri i Kosovės, filan ministri, filan gjenerali, filan biznesmeni, filan artisti, etj, etj ka blerė pronė nė veri tė Kosovės?!
Po pėrse kjo nuk ndodhė? Nuk ndodhė pėr shkak tė mungesės sė patriotizmit.
Ndėrsa patriotizmi mungon ngase ai nuk ēmohet nė Kosovė. Pikėrisht pėr kėtė shėrbimet inteligjente serbe e drejtojnė jetėn politike nė Kosovė.
Ato pak raste tė demonstrimit tė patriotizmit kosovar e pėsojnė dhe tė tjerėt tremben.
Pikėrisht atėherė kur deputeti me stazhin mė tė gjatė nė parlamentin e Kosovės, Ramadan Kelmendi ndėrtoi shtėpi nė veri tė Mitrovicės nuk u zgjodh mė deputet. Ndėrsa e njėjta gjė i ndodhi deputetit Naim Rustemi nė momentin qė nuk pranoi t’ua shes serbėve shtėpinė nė veri te Mitrovicės.
Nė ndėrkohė ata shqiptarė qė ua shitėn pronat e tyre qeverisė sė Serbisė nė veri tė Kosovės rezultuan tė kenė sukses nė politikėn kosovare. Kjo shpjegon se nė ē’masė shėrbimet inteligjente serbe e drejtojnė politikėn kosovare.
Zmbrapsja mė e madhe e institucioneve tė Kosovės nga veriu i saj ndodhi pikėrisht pasi autoritetet kosovare mbyllėn Televizionin e Mitrovicės (31.12.2007). U desh njė vit qė TV Mitrovica t’i humbė gjyqet njė pas njė nė Kosovė, pėr ta fituar rastin nė panelin e Kombeve tė Bashkuara dhe pėr t’u rikthyer. Por u rikthye TV Mitrovica, por nuk u rikthyen institucionet kosovare qė ishin nė veri. Kėshtu dikush apo shumėkush i kreu punė Beogradit brenda natės. Tani nė TV Mitrovica mund tė kėndojnė me ēiftelia dhe ta vajtojnė Kosovėn sa tė donė, por institucionet kosovare nuk po arrijnė tė kthehen nė Veri.

Makro dhe mikro politika kosovare
Fatbardhėsia e Kosovės qėndron nė atė se makro-politikėn e Kosovės e udhėheqė Amerika sado qė shėrbimet inteligjente serbe po na e udhėheqin mikro-politikėn. Amerika nuk mund ta mbulojė ēdo vrimė tė Kosovės se ka mjaft telashe tė tjera nė botė.
Derisa tė jetė kėshtu, gjithmonė do tė duket sikur Amerika po i imponon gjėrat nė Kosovė siē ėshtė rasti me flamurin e Kosovės.
Nė fakt, sikur mos t’ishte operacioni i shėrbimeve inteligjente serbe pėr djegien e flamurit tė propozuar nga Ibrahim Rugova, amerikanėt nuk do t’kishin telashe ta bėjnė Kosovėn me flamur duke u parė ky si njė imponim, sepse Kosova do ta kishte natyrshėm flamurin e vetė kombėtar – atė tė propozuar nga Presidenti i saj Rugova.
Kjo situatė nuk ka ilaē tjetėr pos qė tė ngritėt vetėdija patriotike e shqiptarėve tė Kosovės.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-03-12, 17:05   #37
Royal
 
Anėtarėsuar: 14-03-12
Postime: 9
Royal i vlerėsuar jo keq
Gabim Re: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

S’e mbyllim gojėn
Arbana Xharra

Gjysmė milionė euro kėrkoi dėmshpėrblim pėr shkrimin qė kam botuar dy vjet mė parė, i titulluar “S’po na vjedhin, po na plaēkitin” . Duke konsideruar se ia kam humbur shanset nė karrierėn e tij profesionale, dinjitetin njerėzor dhe profesional dhe autoritetin, ish- drejtori i PTK-sė, Shyqri Haxha, megjithatė nuk u paraqit nė gjykatė, si paditės ndaj meje.

Kjo vėrtetoi pėrpjekjet e tij pėr tė mė frikėsuar. I vetėdijshėm qė njė gazetar s’mund tė sigurojė kėto tė holla edhe sikur tė punojė tėrė jetėn, ai ka zgjedhur kėtė formė tė kėrcėnimit me tendencė qė tė ma mbyll gojėn. Me sigurinė maksimale se ka pushtet dhe qėndron mirė financiarisht nė atė kohė, ai ka marrė guximin qė tė ngre padi pėr njė shkrim, i cili flet me fakte pėr mėnyrėn se si ai e ka keqmenaxhuar kėtė ndėrmarrje publike, duke e zhvlerėsuar me tė madhe atė. Ai ka kėrkuar me padi qė tė demantohet nga ana ime ky shkrim.

Detyrimet pėr pėrgėnjeshtrim tė shkrimeve tė bazuara nė fakte qė kritikojnė ashpėr, janė duke u bėrė praktikė e shpeshtė e kapadaive qė e njohin sistemin totalitar tė instaluar nė sektorėt kyēė tė shtetit tė Kosovės. Ata i janė adaptuar rrethanave lehtėsuese pėr t’ia arritur qėllimin qė tė pastrojnė emrat nga keqpėrdorimet dhe krimet qė kritikohen nga gazetarėt pėrmes sistemit tė drejtėsisė, qė shumė prej tyre e kanė nė dorė.

Procese penale tė ngritura ndaj gazetarėve, janė forme e re e presioneve dhe e shantazhit qė ia kanė mėsyrė zyrtarėt me pushtet nė kėtė vend. Me dhjetėra raste janė shėnuar gjatė vitin qė lamė pas, tė padive tė ngritura ndaj gazetarėve, ku dėmshpėrblimet e kėrkuara pėr t’u paguar nga gazetarėt kapin shumat qindra mijėra euro. Nga ana tjetėr qasja selektive e drejtėsisė nė Kosovė, bėn qė gazetarėt ta druajnė se ēfarė vendimi mund tė nxjerrė drejtėsia.

As numėrimi nė vend nuk i ngjason zhvillimeve aktuale nė Kosovė. Sistemi i funksionimit tė tė “fortėve” tregon se si Kosova po ėshtė kthim prapa nė demokraci. Ata qė mbėshtesin tė vėrtetėn nuk kanė fuqi, sepse duke mbėshtetur tė vėrtetėn dhe drejtėsinė je kundėr atyre qė janė nė pushtet, tė cilėt kanė forcė dhe lidhje kudo qė atyre u duhet.

Pėr tė pasur mė tė lehtė dėnimin e gazetarėve, sė fundi ėshtė propozuar amendamentimi i Kodit tė Procedurės Penale, pėrkatėsisht neni 187 dhe neni 188 qė kanė tė bėjnė me veprėn penale Fyerje dhe Shpifje, vepra pėr tė cilat janė paditur gazetarėt nė disa raste. Kėto vepra janė propozuar qė tė mos jenė vepra penale por qė kėto ēėshtje tė zgjidhen nė konteste civile. Pra deri tash vepra Fyerje dhe Shpifje ka qenė vepėr penale dhe kjo ėshtė kėrkuar qė tė hiqet. Kėshtu qė me kėtė ndryshim palėt mund tė padisin gazetarėt nė konteste civile dhe dėnimi ėshtė vetėm me gjoba marramendėse dhe jo me burgim.

Kjo ėshtė taktika e re e pushtetit pėr t’ua futur frikėn gazetarėve pėrmes shtrimit tė infrastrukturės sė re ligjore qė dėnon kush tė ketė qejf gazetarėt.
Royal Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-03-12, 17:07   #38
Royal
 
Anėtarėsuar: 14-03-12
Postime: 9
Royal i vlerėsuar jo keq
Gabim Re: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Nė Shkup ka ndėrruar jetė Agim Tanallari
Ka ndėrruar jetė Agim Tanallari (31) i plagosur mbrėmė, nė afėrsi tė fshatit Rashēe, e Shkupit.
Ai dhe babai i tij, pronar i kėmbimores “Vrella” janė sulmuar me armė zjarri, nga persona tė maskuar. Informacionet e para flasin se sulmi ėshtė kryer nga dy vetura, tė cilėt mė pas janė gjetura tė braktisura nga sulmuesit.
* * * * *
Rreth orės 18 e 30 minuta nė afėrsi tė fshatit Rashēe ka ndodhur njė incident me ē’rast persona tė panjohur kanė sulmuar me armė zjarri babė e birė pronar tė kėmbimores ‘Vrella’. Gjatė shkėmbim zjarrit mbetet i plagosur njėri nga pronarėt e kėmbimores A.T. 31 vjeē, supozohet tė jetė i biri i pronarit tė kėmbimores. Incidentin e konfirmojnė edhe nga Ministria e brendshme dhe njoftojnė se nė trupin e tė plagosurit kanė pėrfunduar katėr plumba. Raportohet se sulmuesit kanė qenė gjashtė persona me dy vetura tė maskuar dhe armatosur me armė zjarri dhe kanė pasur pėr qėllim plaēkitjen e pronarėve tė kėmbimores ‘Vrella’.
Shpėrnd
Royal Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-03-12, 17:12   #39
Royal
 
Anėtarėsuar: 14-03-12
Postime: 9
Royal i vlerėsuar jo keq
Gabim Re: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Tripi* i Editės pėr 8 Mars ia merr 50 mijė euro buxhetit

Publikuar: 14.03.2012 - 08:51


Prishtinė, 14 mars – Ndaj grave tė Zyrės sė Kryeministrit ėshtė treguar zemėrgjerė pėr 8 Mars Edita Tahiri, por pa prekur nė kuletėn e saj. Ka prekur nė tė shtetit.

Diku 50 mijė euro ėshtė kostoja publike e shpenzuar pėr tripin nė Shqipėri tė autorizuar nga zėvendėskryeministrja Tahiri, si dhe pėr ekipin e saj mbėshtetės. Pjesė e tij ishin 36 femrat qė punojnė nė zyrėn mė me rėndėsi tė ekzekutivit. Tė enjten kishin mbėrritur nė Tiranė, e tė dielėn pasdite qenė kthyer nė Prishtinė.

Nga atje kanė postuar fotografi nė rrjetin social Facebook, madje nga Mali i Dajtit, ku nga Tirana shkohet me teleferik.

Gratė e Qeverisė jo veē qė nuk kanė pasur nevojė tė fusin dorėn nė xhep gjatė kėsaj vizite, por ato kanė realizuar edhe tė ardhura shtesė. Ndonėse ishin pjesė e njė tripi, secila nga to ka realizuar nga dy mėditje. E tarifa pėr njė mėditje tė udhėtimit zyrtar nė Shqipėri ėshtė 209 euro.

Njėra nga pjesėmarrėset ka treguar nė kushte anonimiteti arsyen e vetme qė i ishte bashkėngjitur tripit.

“Veē pėr mėditje shkova”, ka treguar ajo. “Mėditjet nė Shqipėri janė tė mira, se pėrndryshe nuk i kisha lėnė tri net fėmijėt vetėm”.
(Trip - udhėtim, aventurė)

Mė gjerėsisht lexoi sot nė gazetėn “Koha Ditore”
Royal Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-03-12, 17:15   #40
Royal
 
Anėtarėsuar: 14-03-12
Postime: 9
Royal i vlerėsuar jo keq
Gabim Re: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Sa kushtoni*?

Zejdush Kastrati


Nėse e thua tė vėrtetėn, s’ke nevojė tė mbash mend se ē’ke thėnė (proverb anglez)

Gati tė gjithė pushtetarėt, pa dallime tė mėdha, prej vitit 1999, me pėrjashtime shumė tė rralla tė ndonjė ministri “aksidental” apo tė ndonjė zyrtari tjetėr tė lartė (me moral tė fortė), nė kontinuitet, nė ēdo kabinet qeveritar, por edhe nė institucionet tjera tė pasluftės e deri mė tash, kanė pasur tė identifikuar si “specialitet” shumė tė preferuar nė “meny”, keqpėrdorimet, abuzimet dhe keqmenaxhimin e parasė publike.

Opinioni i gjerė kosovar, por nganjėherė edhe ai botėror, gjatė gjithė kėsaj periudhe kohore ėshtė njoftuar me informata jo tė rralla, dhe jo tė paargumentuara, pėr kėto fenomene, tė cilat, herė-herė janė pėrmendur dhe janė prezantuar nėpėr disa nga mediet qė nuk kanė qenė nėn kontroll tė kėtyre qeverive, por edhe tė institucioneve tė tjera, edhe atė me emra personash e individėsh qė janė konkretizuar e zbėrthyer edhe me raste shumė specifike tė kėtyre abuzimeve, por fatkeqėsisht, pas njė apo disa ditėsh, kėto informata shumė shpejt janė harruar e shpėrfillur, nė radhė tė parė nga ata qė ėshtė dashur tė hulumtojnė dhe t’i zbardhin nė detaje, por jemi dėshmitarė kur njėri skandal ka mbuluar tjetrin, dhe kėshtu ėshtė vazhduar deri mė tani, nė pafundėsi.

Kėshtu, nė tė gjitha qeveritė e deritashme, dikush mė shumė e dikush mė pak, dhe pothuaj nga gjithė kryeministrat, pastaj zėvendėskryeministrat, shumė ministra e disa presidentė, shumė prokurorė e kryeprokurorė, fatkeqėsisht edhe ata ndėrkombėtarė, njė kohė disa tė UNIMK-ut, pastaj Guarda de Financa, e tani edhe tė EULEX-it, pos premtimeve, dhe herė-herė ndonjė aksioni spektakular, sa pėr shou mediatik, rezultatet dhe pengimi i kėtyre fenomeneve kurrsesi dhe assesi nuk ka rezultuar me ndonjė sukses, apo nuk ka shėnuar rėnie, e tė mos flasim pėr minimizim (pėr ēdo vit nė ranglistė mė tė fuqishėm).

Keqbėrės, falsifikatorė, njerėz tė pangopur tė pushtetit e tė klaneve tė nėntokės, ata qė gjithnjė janė thirrur nė emėr tė shtetit e Kosovės, disa prej tė cilėve kur dalin para medieve e kanė gojėn plot demokraci e shtet ligjor e funksional, shumė herė identifikohen nė emėr tė luftės e UĒK-sė, familjeve tė dėshmorėve e sakrificės, janė pikėrisht ata qė me paranė publike tė grumbulluar nga tatimpaguesit e mjerė kosovarė (shumica prej tė cilėve jetojnė dhe mbijetojnė nė pikėn mė kritike tė ekzistencės), veprojnė dhe sillen sikur ato para tė ishin tė ndonjė shteti armik, apo tė fituara nė ndonjė lotari ndėrkombėtare!

Vlen tė ceket se, pos kėtyre vendorėve, qė Kosovėn po shihet se e kanė bėrė “rryp daulli”, edhe njė pjesė e ndėrkombėtarėve janė ata qė falė terrenit nė tė cilin kanė ardhur dhe kanė vepruar e po veprojnė, qoftė nė emėr tė krijimit tė rendit e ligjit, por edhe disa tjerė, kinse nė rolin e ndihmės dhe konsulencės nė aspektin e zhvillimit ekonomik tė Kosovės, qė pėrkon dhe ka lidhje me donacione dhe me kredi e ndihma tė tjera nė emėr tė Kosovės, tė shumtėn e rasteve me shifra milionėshe, sa i pėrket asaj qė kanė pėrzgjedhur nga “menyja” e kosovarėve, pėrcaktimi ėshtė i njėjtė edhe pėr disa nga kėta ndėrkombėtarė, tė cilėt nuk janė treguar “imunė”, sepse si duket kjo “gjellė” ėshtė shumė e “shijshme” edhe pėr ta, e qė mė sė miri dėshmohet me faktin qė, sipas disa shėnimeve jozyrtare, flitet se nė Kosovė brenda kėsaj periudhe kohore tė pasluftės, nė forma tė ndryshme, janė orientuar dhe destinuar mjete nė vlerė mbi 30 miliardė dollarė (njė zyrtar i Odės Ekonomike pėrmend shifrėn 34 miliardė) e qė sikur tė ishin menaxhuar e orientuar me korrektėsi, Kosova nuk do tė krahasohej me Slloveninė apo me shtetet nordike, por me shtete tė tjera tė rajonit po se po, sa i pėrket zhvillimit tė gjithmbarshėm.

Lufta kundėr kėtyre fenomeneve, qė janė e keqja mė e madhe e kėtij vendi, ėshtė banalizuar skajshmėrisht me deklarata nga gjithė ata qė ishin dhe qė janė pėr momentin nė pushtet e nė institucione tė tjera, dhe atė duke formuar e inauguruar nė mėnyrė pompoze Task Forca e ekipe ministrore e ndėrministrore nė emėr tė luftimit tė kėtyre dukurive, disa tė pėrziera edhe me “ekspertė” ndėrkombėtarė, herė-herė me iniciativė tė kryeministrave, sė fundi edhe nga Presidentja, e qė, sipas tyre, kanė tė vetmin qėllim dhe destinim: tė luftohen dhe tė pengohen kėto dukuri, por e keqja mė e madhe ėshtė se shumica prej tyre nė kėto ekipe janė pikėrisht njerėzit mė tė pėrfolur pėr kėto afera!

Nė njė tė pame, nė Gjilan, apo kryeshėndosh si quhet nė disa lokalitete tė Kosovės, para disa ditėsh, njė pensionist (ish-mėsues), ku si nė gjithė Kosovėn politika fatkeqėsisht ėshtė temė e padiskutueshme edhe nė kėso ceremonish, dha njė propozim sa sfidues por ndoshta pėr dikė paksa edhe komik, e qė pėr Kosovėn e “eksperimenteve” dhe tė vakive nuk ėshtė edhe pėr t’u habitur e ēuditur, kur kemi provuar gjithēka dhe po pranojmė gjithēka, pse tė mos aplikohet dhe tė provohet dhe (ndoshta) ky propozim me shpresė se do tė jepte rezultate (shpresa vdes e fundit).

Ky pensionist propozoi qė, nė radhė tė parė, njerėz nga kabineti qeveritar, por edhe tė institucioneve tė tjera, urgjentisht tė prezantojnė para opinionit ēmimin apo ofertėn e tyre: sa kushtojnė, me qėllim qė ato oferta tė negociohen dhe tė aprovohen, por me tė vetmin kusht dhe garanci – pos kėtij ēmimi dhe kėsaj shume tė mos vjedhin dhe tė mos keqpėrdorin shuma tė tjera.

“Na ropėn e na tranuen. Nuk ka kush i ndal kėta hajna. Tė gjithė ishin tė njėjtė. Nuk po dijnė me u ngi. Nuk po dijnė kur ėshtė boll. Janė tė pashpirtė e katila. S’ka asgjė prej antikorrupsionit. Nuk kanė me ia pa hajrin…”, tha pensionisti i nervozuar, por shumė i bindur dhe i vendosur qė do tė paguajė njė shumė bukur tė madhe qė do ta kėrkonte nga dy djemtė qė i ka nė Angli, po qe se ata qė janė dhe vijnė nė pushtet, definitivisht, e caktojnė ēmimin, sado i lartė qoftė ai, por me tė vetmin kusht dhe garanci qė tė mos vjedhin mė popullin dhe kėtė Kosovė tė mjerė, qė po vuan nga kėta njerėz, pėr tė cilėt paraja ėshtė mbi tė gjitha, tha pensionisti, pėr tė cilin, njė shok, kur dolėm nga ajo shtėpi, mė tha se ai gjatė pushtetit absolut serb nė Kosovė kishte lėshuar shtėpinė e tij pėr shkollė, por edhe shquhej pėr korrektėsi.

Propozim i qėlluar dhe interesant, por sa pėr satisfaksion ėshtė mirė t’i qitet edhe fusnota, me shpresė se ndėrkohė ndoshta gjėrat do tė ndryshojnė.

Pra, tregoni ēmimin: Sa kushtoni o njerėz*?
Royal Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-03-12, 17:17   #41
Royal
 
Anėtarėsuar: 14-03-12
Postime: 9
Royal i vlerėsuar jo keq
Gabim Re: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Jargaviten afėr Thaēit
Arbana Xharra

Ėshtė i shkėlqyeshėm nė lojėn qė luan, si nga jashtė ashtu edhe me ata qė i mban rreth vetes. Luan aq mirė, sa qė ata tė cilėve ua luan lojėn zor qė e marrin vesh. Taktikat i ka tė thjeshta, por tė gjithė bien nė lojėn e tij. Ėshtė pėr t’ia zgjatur dorėn sesi i sjell nė gisht njė kabinet ministrash kur atij i duhet tė veprojė asisoj.

Edhe pse tė devotshėm ndaj kėrkesave tė shefit tė qeverise, ata kanė harruar se mjafton tė futet diēka e re nė agjendė dhe tė digjen shumė prej atyre qė janė tė bindur se janė mė tė mirėt nė qeveri. Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, e di se s’ka gjė prej reformatizmit tė qeverisė, ai e ka provuar tė ndėrrojė ministra, e ka bėrė edhe herėn e parė, pėr tė na hedhur hi syve, mund ta bėjė edhe kėsaj here.

Por, atij kohė pas kohe i duhet loja pėr ta mbajtur gjallė strategjinė, shtyllat e sė cilės i kanė nė dorė shumė pak veta. Edhe nėse nuk reformon qeverinė, mjafton ta nxjerrė kėtė thashetheme pėr t’ua bėrė me dije ministrave tė jenė tė dėgjueshėm ndaj pazareve tė tij. Nė anėn tjetėr, ėshtė pėrpjekja e tij pėr t’u paraqitur si i interesuar pėr pėrmirėsimin e qeverisjes.

Ai bėn se gjoja do tė heqė qafe dėshtakėt, nė tė njėjtėn kohė me egoizmin e tij ėshtė duke krijuar amulli brenda qeverisė, ndėrkohė qė neve pėrpara syve po na shfaqen haptazi rivalitetet mes ministrave. Para disa muajsh kjo qeveri, sipas kryeministrit, ishte mė e mira qė ka pasur ndonjėherė Kosova.

Ata qė e kishin kritikuar ashpėr mė parė, iu bashkėngjitėn duke i shėrbyer me devotshmėri; nga lezeti qė u lidhėn me mė tė fortin, u shkonin jargėt nga goja. Por, ata qė janė shprehur mė sė shumti se Thaēi do t’i mbajė afėr vetes me pozita mė tė mira, me tė pėrmendur reformatizimi ka nisur t’i kapė paniku.

Dy ministret, ajo e Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari-Lila, dhe ministrja e integrimeve Vlora Ēitaku nuk po e fshehin ambicien pėr t’u kyēur edhe mė fort nė qeveri. Vlora ka kohė qė ka mbrehur dhėmbėt pėr pozitėn e ministres sė Punėve tė Jashtme, sidomos pas paraqitjes nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, e cila u lavdėrua pėr prezantimin qė ka bėrė.

Nga ana tjetėr, Mimoza ėshtė duke ia bėrė me dije kryeministrit se e ka kryer misionin me futjen e masave tė reciprocitetit dhe se ėshtė e aftė pėr tė bėrė edhe mė shumė nė qeveri, duke u treguar edhe kryeneēe karshi kryeministrit me qasjen e tillė se “s’ka kush qė mė lėviz mua” .

Nė tė njėjtėn kohė nga rrethi i kryeministrit dalin thashetheme se ai nuk qenka i kėnaqur me punėn e ministrit aktual tė Punėve tė Jashtme, Enver Hoxhaj, duke ua shtuar tė tjerėve apetitet pėr kėtė post. E gjithė kjo lojė ka bėrė qė pavijoni i Thaēit tė hapė sytė se kujt po i pėrgatitet komploti, kush do tė promovohet dhe kush do tė largohet. Por, tė gjithė janė produkt i politikės qė e udhėheq vetė kreu i qeverisė.

Kėta ministra nuk kanė ardhur aksidentalisht nė pushtet, ata janė tė pėrzgjedhurit e Thaēit. Para pak kohe po kėta ministra me qasje dominuese, kanė performuar me arrogancė nga jashtė dhe nė tė njėjtėn kohė kanė shėrbyer me servilitet ndaj Thaēit. Por ata shumė thjesht brenda natės mund tė shpallen tė paaftė tė gjenerojnė platforma tė cilat i konvenojnė kėsaj qeverie. Deri mė tash ministrat e Thaēit kanė pozuar bashkėrisht duke promovuar qeverisje tė mirė si asnjėherė mė parė. Por, nė thelb kėsaj qeverie i mbesin militantet “trima”, tė tjerėt vijnė e shkojnė, varėsisht nga disponimi i Thaēit.
Royal Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-03-12, 17:23   #42
Royal
 
Anėtarėsuar: 14-03-12
Postime: 9
Royal i vlerėsuar jo keq
Gabim Re: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Hasreti i dallavereve, Besim Beqaj
Arbana Xharra

Sillet me autoritet sikur e ka shpėtuar kėtė vend nga kriza ekonomike, duke lėnė pėrshtypje se ėshtė duke e ēuar me tė madhe pėrpara zhvillimin ekonomik. Tenton tė paraqitet si autoritet me peshė nė Qeveri nė ecjen pėrpara tė kėtij vendi. Pėr t’i ikur skandaleve tė mundshme ai ka deklaruar se ka pasuri milionėshe si djalė hasreti, ka bėrė publike tokat qė ia ka lėnė baba pėr ta arsyetuar shtėpinė e blerė nė fshatin amerikan nė vlerė qindra mijėra euro. Ai haptazi tregon se i ka punėt mirė financiarisht dhe se nuk ėshtė nga ata ministrat qė iu mbetet syri nė paratė e buxhetit.

Por, nuk i ka zgjatur shumė sjellja e “pasanikut tė ngopur”, sepse edhe ky, sikurse plot tė tjerė, ia mėsyn luksit tė parave pa dhimbtė tė taksapaguesve.

Nė fillim si ministėr i Integrimeve Evropiane, i ofroi luksin vetes tė blejė makinė superluksose me vlerė 51 mijė euro. Akomodoi veten nė ambient tė shtrenjtė si “pasanik” i kyēur nė qeveri vetėm pak kohė kur bėnte kritika ndaj qeverisė sa ishte kryetar i Odės Ekonomike tė Kosovės (OEK) pėr shpenzime alarmante. Pėr dallim nga kolegėt e tij qė kanė ardhur nė qeveri nga strukturat partiake, Besim Beqaj, tash ministėr i Zhvillimit Ekonomik, ka luajtur lojėn ndryshe pėr tė marrė post tė rėndėsishėm. Ai ka nisur strategjinė pėr t’u ngritur nė pushtet duke pėrkrahur bizneset qė e kanė financuar partinė mė tė madhe nė pushtet PDK-nė, pėrmes tyre i ėshtė afruar shefit tė qeverisė. Ka mjaftuar qė ai tė besojė se ėshtė mė i ngritur sesa njė pjesė e madhe e ministrave, ndėrkohė qė interesi reciprok i njė urė lidhėse me bizneset i ėshtė bėrė njė vend i mirė nė qeveri.

I rrethuar nga biznesmenėt milionerė, dhe duke e jetuar njė jetė me standard tė lartė, tė cilin tash pėr tash ia ofrojnė kurrizi i qytetarėve tė varfėr Kosovės, si duket ka harruar se rreth 40 pėr qind e popullit ėshtė e papunė dhe me dhjetėra mijėra janė nė varfėri tė skajshme. Dhe pa fijen e turpit me paratė publike ai shpalli tender pėr tė blerė telefonat mobilė mė tė shtrenjtė tash pėr tash ne treg ; “Iphone 4s” tė kompanisė Apple- 64 gb, ēmimi i tė cilit sillet rreth 1000 euro.

A thua ministri Beqaj ėshtė i vetėdijshėm se sa qytetarė tė kėtij vendi i ka tmerruar lajmi pėr blerjen e Mercedesit sapo erdhi nė qeveri, e tash Iphoni.

Ky zyrtar bashkė me shokėt e tij nė qeveri, kujt po i shesin mend me gjithė kėtė luks, qytetarit, i cili sillet poshtė e lart duke kėrkuar njė vend pune sa pėr idare, atyre qė hynė natė e del dritė e s’kanė nga t’ia mbajnė, se nuk kanė tė njohur nė qeveri pėr ta gjetur njė vend pune, atyre qė numėrojnė centėt nė xhep pėr tė blerė njė bukė... Por Besim Beqaj nuk ka faj, sepse ka gjetur urtė e butė, ai i thėrret mendjes “Zgjat Zot kėsi moti”.
Royal Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-03-12, 17:26   #43
Royal
 
Anėtarėsuar: 14-03-12
Postime: 9
Royal i vlerėsuar jo keq
Gabim Re: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Nėna-ministreshė
Arbana Xharra

Para pak ditėsh nė qendėr tė Prishtinės, nė njė marshim simbolik nė kėmbė me rastin e shėnimit tė “Javės sė tė ushqyerit me qumėsht tė gjirit nė Kosovė”, zėvendėskryeministrja e Kosovės, Mimoza Kusari-Lila, u bėri thirrje nėnave qė tė ushqejnė fėmijėt me gji.

Ishte pėr t’u pėrshėndetur porosia qė ajo u pėrpoq tė transmetojė te nėnat qė nuk dinė pėr rėndėsinė e gjidhėnies. Kur dihet se ka edhe aso nėnash qė nuk i ushqejnė fėmijėt e tyre me gji pėr shumė arsye.

Disa nuk kanė qumėsht tė mjaftueshėm, por disa tė tjera nuk duan t’u “prishet” forma e gjinjve, por ka edhe shumė asosh qė zgjedhin karrierėn dhe nuk sakrifikojnė disa muaj tė merren vetėm me foshnjat e tyre, tė cilat nė muajt e parė tė jetės deri nė gjashtė herė nė ditė kanė nevojė tė ushqehen nga gjiri.

Ėshtė mirė kur personat qė inkurajojnė pėr njė veprim tė tillė tė jenė shembull adekuat dhe jo vetėm pse kanė pozitė nė qeveri tė dalin nė rrugė me njė moto tė tillė. Nga ana tjetėr nuk mjafton tė jesh vetėm nėnė, kur pėrvoja personale na tregon diēka tjetėr.

Ėshtė pikėrisht zėvendėskryeministrja ajo e cila me gojė plot foli pėr gjidhėnie, e cila automatikisht lidhet me afėrsinė qė nėna duhet ta ketė me foshnjėn e saj. Siē dihet, zonja zėvendėskryeministre vetėm katėr ditė pasi lindi djalin e saj tė dytė, iu kthye takimeve, madje edhe atyre tė parėndėsishme, siē ishte pritja e kryetarit tė diskredituar tė Hondurasit, i cili akuzohet pėr pėrndjekje e vrasje gazetarėsh.

Po tė kishte vepruar njėlloj njė grua e cila ka pozitė dhe peshė nė shoqėritė demokratike, atėherė ajo do tė degradohej nga kritikat dhe analizat pėr karakterin e saj. Njė gjest i tillė tregon shumė pėr ata qė duan tė marrin vesh se ēfarė personaliteti ka njė grua. Janė disa ligje tė natyrės, instinkte, tė cilat nuk mund tė tradhtohen, qoftė edhe nga Kusari-Lila. Por, ja qė ajo e bėn kėtė, shpesh vetėm pėr poza publike nga pseudotakimet.

Nuk e di nėse e arsyeton njė njeri me logjik tė shėndoshė njė grua sado karrieriste tė jetė ajo qė ta privojė fėmijėn e saj tė posalindur nga afėrsia qė ka nevojė nė ditėt e para tė jetės pėr nėnėn e vet. Ėshtė aroma e nėnės ajo pėr tė cilėn ka nevojė ai fėmijė, mė shumė se ēfarėdo vendimi apo takimi qė duhet tė jetė pjesė nėna-ministreshė.

Ēfarė ndjenja duhet tė ketė ai person pėr vendin, kur ėshtė nė gjendje qė tė rrijė larg apo ta bartė nėpėr zyra fėmijėn e porsalindur. Nuk mbaj mend tė ketė pasur ndonjė emergjencė shtetėrore, apo mos ka pasur frikė se do t’i ikė diēka nga dora.

Apo ndoshta ėshtė duke tentuar qė tė tregohet si “grua e hekurt”, e cila sakrifikon gjithēka pėr Kosovėn. Si njė grua e ngritur inteligjente, do tė duhej t’i shkonte mendja se nė kėtė rast nuk mund tė lavdėrohet, sepse ky ėshtė potez i gabuar, i cili mund tė cilėsohet nga ndokush si ēėshtje personale, por Kusari-Lila ėshtė fytyrė publike dhe ka peshė nė kėtė shoqėri.

Janė pėr t’u pėrshėndetur pėrpjekjet e saj pėr tė arritur nė karrierė, por jo tė gjitha variantet qė ka zgjedhur pėr tė mbajtur pozitėn janė pėr t’u lavdėruar. Ėshtė formuar si politikane me autoritet, si eksperte e ekonomisė, njė femėr e cila ėshtė marrė shembull pėr aftėsitė e saj pėr tė ecur pėrpara nė njė rreth ku dominon gjinia mashkullore me njė mentalitet goxha tė ulėt.

Por, nė rrugėtimin e saj drejt politikėbėrjes, ka bėrė disa veprime qė kanė irrituar votuesit e saj, duke iu bashkėngjitur nė koalicion partisė, udhėheqėsit e sė cilės i ka kritikuar ashpėr vetė ajo. Mbetet tė shpresojmė t’i ecė mbarė me karrierėn e saj dhe tė mos irritojė edhe mė tutje ata qė besuan nė vlerat e saj.
Royal Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-03-12, 17:28   #44
Royal
 
Anėtarėsuar: 14-03-12
Postime: 9
Royal i vlerėsuar jo keq
Gabim Re: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

“Bukuroshi” i LDK-sė
Arbana Xharra

Nuk mjafton tė kesh njė diplomė nė xhep, tė marrė diku jashtė Kosovės, dhe pėrkrahjen e liderit tė partisė, pėr tė mbijetuar gjatė nė politikė, e aq mė pak tė mbash qėndrimin e manekinit tė pispillosur. Pėr momentin edhe mund tė “dhezė”, por nė periudhė afatgjatė tė siguron dėshtimin nė karrierėn politike. Reputacioni politik nuk arrihet me arrogancė, qėndrim tė ashpėr, pėrkundrazi, kjo qasje largon votuesit. Arben Gashi (Beni), i njohur si njeri shumė i afėrt i liderit tė LDK-sė, Isa Mustafės, ka nisur fushatėn e tij politike me njė angazhim tė madh, duke pėrdorur taktika tė tjera, pėr dallim nga kolegėt e tij nė LDK, mirėpo edhe pse pa ndonjė bagazh politik, ai e bėri vendin e vet afėr Isės.

Mbėshtetja dhe hapėsira qė kreu i LDK-sė i ka dhėnė, bėri qė Gashi tė fitojė vetėbesim tė shoqėruar me arrogancė dhe qėndrim tė izoluar. Nga literatura psikologjike, por edhe analizat e karaktereve politike na ėshtė mėsuar se ambientalizmi i politikanit me arrogancė dhe pėrpjekje tė vazhdueshme pėr tė shmangur tė tjerėt janė rezultat i injorancės sė tij. Forma mė e shpeshtė e mosdijes sė dikujt shprehet me reagime tė ashpra dhe ndjenjė tė inferioritetit karshi tė tjerėve. Me kėtė qasje Gashi ėshtė nisur jo vetėm ndaj tė tjerėve, por edhe veteranėve tė LDK-sė, qė kanė njė tė kaluar politike tė ndėrtuar me sakrifica.

Ndoshta tash pėr tash mund edhe t’ju duket atraktiv Beni, por me kalimin e kohės ai do tė shndėrrohet nė njė figurė tė dėshtuar politike, qė pėr njė kohė tė shkurtėr ishte i dėshirueshėm, por jo nė saje tė cilėsive tė tij, por nga privilegjet qė ia ofruan tė tjerėt. Kreu i LDK-sė duhet ta ketė tė qartė se nuk reformohet partia me shembuj tė tillė, nuk mjafton tė jesh i ri dhe tėrheqės pėr dy-tri kafehane nė Prishtinė. Pėrkundrazi, kjo formė e pėrkrahjes dhėnė kėtij djaloshi, pa merita, ka irrituar tė tjerėt nė parti dhe si rezultat krijohen klane tė cilat tė dezorientojnė si parti, nė vend se tė tė ēojė pėrpara.

Nė njė intervistė para pak ditėsh, Beni tregoi sesi partia duhet ngritur, ai foli pėr strukturat ekonomike, zhvillimin ekonomik, e qė realisht nė debate politike na ka treguar se ka mėsuar vetėm disa terma ekonomikė dhe se ka mungesė tė madhe tė dijes nė kėtė sektor tė rėndėsishėm. Nė kėtė intervistė ai ka falėnderuar votuesit e tij qė i kanė siguruar njė ulėse nė Kuvend, duke u paraqitur i gatshėm tė japė kontributin pėr kėtė shoqėri. Zhargon ky demode i atyre qė synojnė karrierė politike e qė e kanė njė mangėsi esenciale, e ajo ėshtė potenciali i tė bėrit politikė.

LDK-ja duhet tė reformohet dhe duhet tė largohen garda e vjetėr e dembelėve dhe arrogantėve, por edhe tė sillen njerėz tė rinj, ekspertė, por jo tipa si Arben Gashi (Beni).

Njė politikan tė mirė e bėn thjeshtėsia dhe mėnyra sesi ai kap mentalitetin e shoqėrisė qė pretendon ta udhėheqė. Kryelartėsia e tij bėn qė votuesit tė mendojnė dy herė pėrpara se t’ia japin nesėr votėn LDK-sė dhe nė tė njėjtėn kohė tė largojė intelektualėt dhe ata qė mund tė japin mė shumė nga kjo parti.
Royal Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-03-12, 17:39   #45
Royal
 
Anėtarėsuar: 14-03-12
Postime: 9
Royal i vlerėsuar jo keq
Gabim Re: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Bac, ‘e kėnaqėn’!

Flaka Surroi

Publikuar: 26.02.2012 - 18:58
Kosovo* na ktheu 13 vjet mbrapa dhe na e dėshmoi pafuqinė e njė populli tė vogėl, posaēėrisht kur udhėhiqet nga injorantėt mbi tė cilėt rėndon edhe barra e dyshimit se nuk i kanė duart tė pastra
Se sa e mjerueshme ėshtė tė jesh pjesėtar i njė populli tė vogėl, qė e shkel kush do, si do dhe kur do, posaēėrisht kur udhėhiqet nga injorantėt dhe arrogantėt, e dėshmoi konkluzioni pėr fusnotėn. Bashkė me tė gjitha gjėrat, e vendimet, e veprimet qė sollėn deri te pika nė tė cilėn u miratua njė marrėveshje pėr pėrfaqėsimin rajonal tė Kosovės, qė, sipas deklaratės zyrtare tė BE-sė, thotė: “Emėrtimi Kosovo* ėshtė pa paragjykimin e palėve pėr statusin dhe nė linjė me Rezolutėn e Kėshillit tė Sigurimit 1244 si dhe Opinionin e GJND-sė pėr Deklaratėn e Pavarėsisė sė Kosovės”. Sipas formulimit “pa paragjykim”, del se as Kosova s’e paragjykon shtetėsinė dhe pavarėsinė e vet. Qė edhe Kosova ka statusin neutral karshi pavarėsisė sė vet.



Nuk ka pasur ditė qė nga krisja e luftės nė Kosovė qė nuk jam pyetur se me ēfarė e kishim merituar pėrkrahjen aq tė fuqishme tė Perėndimit. E dija se njė pjesė e pėrgjigjes gjendej te rrethana se “kishim qenė me fat” qė Bosnja u shkatėrrua dhe u masakrua sistematikisht pėr tre vjet me radhė e qė nė fund ndodhi Srebrenica, nė kohėn kur ishte “zonė e mbrojtur” nga OKB-ja. Pjesė e pėrgjigjes ishte vendosmėria e Perėndimit qė kjo e fundit tė mos pėrsėritej nė Kosovė dhe fakti se bota demokratike nuk ia dilte qė tė merrej vesh se mė mirė ishte tė parandalohej sesa tė shėrohej. Dhe nė rastin e ish-Jugosllavisė, tri herė u detyra tė ndėrhynte pėr t’i shpėtuar jetėt e civilėve, qė u bėnė pre e fashizmit serb qė i nisi katėr lufta, tė cilat fatmirėsisht i humbi.



Kam dashur tė besoj se njėra nga arsyet ka qenė edhe fakti se si popull jemi specifik, e simpatik, e liridashės, e ēfarėdo pozitive qė mund tė tė bjerė nė mend, dhe se pėr kėtė arsye na donin tė huajt, posaēėrisht amerikanėt. Zhvillimet nė vitet e fundit qė nga pavarėsia, mė bėjnė tė mendoj se nė mos ndoshta jemi shndėrruar monedhė kusurimi: me djegien e Kosovės (fusnota*) arrihet kėnaqja e aspiratave dhe e ambicieve tė Serbisė (shndėrrimi nė shtet kandidat pėr BE) dhe njėkohėsisht arrihet zbutja e qėndrimit tė Rusisė nė OKB – nė raport me Sirinė dhe Iranin. Duke mbetur shtet i pakryer, me problemin shumė serioz tė qeverisjes nga njė strukturė e paaftė dhe e korruptuar, e me problemin edhe mė serioz tė veriut tė barrikadave dhe tė strukturave paralele serbe, Kosovo* mund tė riaktivizohet kurdo qoftė si problem ose si zgjidhje shtesė pėr kėnaqjen e ndonjė qejfi tjetėr – pėr shembull federalizmin e Kosovės...



E qė shteti mund tė shndėrrohet nė njė gjė kaq tė pavlefshme e dėshmoi kryeministri i Kosovės, i cili, duke marrė parasysh se ka ardhur nė pushtet me vota tė vjedhura dhe se hėpėrhė duket tė jetė nėn hetime pas raportit tė zviceranit Marti, ėshtė brumė i jashtėzakonshėm pėr gatim ashtu siē kujt i konvenon nė ēastin e caktuar. Si njeri qė ka problem t’i lidhė tri fjali pa i lexuar (tė cilat edhe kur t’i lexon, i lexon gabimisht), ėshtė i prirė qė tė flasė shumė e tė mos thotė gjė; ose tė thotė diēka, e mė pas ta demantojė veten pa asnjė fije telashe, as pa u skuqur e as pa u zverdhur.



Sa pak vlerė ka shteti ynė i udhėhequr nga kjo Qeveri, e dėshmon fakti se tė huajt e bindėn, thėnė mė mirė, e obliguan Thaēin qė t’i niste “bisedimet teknike” me Serbinė. Ishte mahnitėse qė gati pas njė viti, ta dėgjonim zonjėn Ashton (sė cilės kryetari serb i drejtohet me “Keti”) tek e pėrsėriste tė njėjtėn fjali nė lidhje me qėllimin e bisedave tė ndėrmjetėsuara nga Cooperi: “Ekipin qė e kemi dėrguar atje pėr momentin ėshtė duke punuar bashkėrisht nė pėrpjekje pėr t’i mbėshtetur tė dyja palėt pėr tė ardhmen e tyre. Shpresoj se tė dyja vendet do tė jenė nė gjendje tė punojnė nė bazė tė planit qė do t’ia mundėsojė Serbisė qė ta marrė statusin e kandidatit, kurse Kosovės do t’i mundėsojė hapjen e dialogut pėr vizat”.



Kėtė e ka ditur edhe Thaēi, edhe Qeveria e Kosovės dhe, natyrisht, e kanė ditur tė huajt qė kanė insistuar qė tė shkohet me negociata teknike qė janė thellėsisht politike dhe qė shkaktojnė pasoja politike. Do tė ishte shumė tronditėse po tė kuptohej se kryeministri dhe Qeveria nuk e kanė ditur pse po futen nė bisedime me Beogradin. Mbase nuk do tė kenė pasur iluzionin se me kėto bisedime, Serbia pėrnjėmend do ta pranonte Kosovėn shtet dhe se qysh vitin e ardhshėm do tė bėhemi shtet kandidat pėr nė BE dhe pėr nė NATO.



E ajo qė ka ndodhur nė javėn e shkuar, tregon thjesht se kjo Qeveri me shefin e vet e kanė parė se janė futur nė njė rrugė nga e cila nuk kanė ditur si tė dalin, dhe prandaj i janė qasur pėr kėshilla, pėrkatėsisht urdhra, “miqve ndėrkombėtarė”. Sa pėr ilustrim, ja pak kronologji, e cila jo pak i ngjet njė vargu karikaturash tė Pimpsonsave:



E enjte, 2 shkurt 2012; Hashim Thaēi: “...Dua t’ju siguroj juve (Kuvendin) dhe tė gjithė qytetarėt e RKS, se Rezoluta 1244, pėr mua, Qeverinė e Kosovės, Kuvendin e Kosovės, Popullin e Kosovės ėshtė e tejkalueshme, ndėrsa shteti sovran dhe i pavarur i Kosovės ėshtė i pėrjetshėm”.



Siē do ta thoshte Konjufca nga “Vetėvendosja”, Rezoluta 1244 ėshtė “zgjidhje vamprisite”, se posa shpallet e vdekur, ajo ringjallet. Si dhompiri, i kishin thėnė nėpėr katundet tona. Nėse nuk e besoni, lexojeni deklaratėn e ardhshme tė kryeministrit.



E hėnė, 20 shkurt; Hashim Thaēi: “Kosova, do tė pėrfaqėsohet edhe me marrėdhėniet regjionale, apo nė pėrfaqėsimin, pra do tė pėrfaqėsohet edhe me Deklaratėn e Pavarėsisė 17 shkurt 2008, Opinioni i GJND-sė qė konfirmon ndėrkombėtarisht shtetin e Kosovės qė ka bazė dokumentin e presidentit Ahtisaari, do tė pėrfaqėsohet me Rezolutėn 1244 qė njeh dhe garanton integritetin territorial tė RKS dhe siguron prezencėn e NATO-s nė Kosovė, pra Kosova do tė pėrfaqėsohet si e barabartė dhe si shtet... Tė gjithė ata qė pretendojnė tė vejnė sot dilema kanė njė qėllim tė kundėrt, pra Kosovėn e izoluar antievropiane, antiamerikane. Kjo nuk do tė ndodhė”.



Dhe pėr ta bindur popullin se kėtė punė po e bėn sipas kėshillave qė vijnė nga Amerika, Qeveria doli me njė komunikatė ku thuhej:



E martė, 21 shkurt: “Nė njė bisedė telefonike, sekretarja amerikane Hillary Clinton i ka rikujtuar edhe njė herė kryeministrit Hashim Thaēi dhe gjithė popullit tė Kosovės qė SHBA-ja asnjėherė nuk do t'i sugjeronte Qeverisė sė Kosovės tė ndėrmarrė veprime tė cilat do t'i dėmtonin interesat e shtetit tė Kosovės dhe tė qytetarėve tė saj”.



Nuk e dyshoj se Amerika na e do tė mirėn. Por problemi ėshtė se Amerika e pranoi dhe e legjitimoi kėtė Qeveri, duke ditur se pėrfaqėsuesi i saj nė Kosovė pati thėnė vetė se vjedhja votave, posaēėrisht nė Skenderaj, ishte e “pėrmasave industriale”. Pėr mė keq, ishte pėrfaqėsuesi i Amerikės nė Kosovė, ai i cili e shpiku formulėn e zgjedhjes sė kryetarit me zarf, nga e cila pliko, mund tė dalin deklarata sikur kjo:



E martė, 21 shkurt: Atifete Jahjaga “...Pėrfaqėsimi i Kosovės nė skenėn ndėrkombėtare dhe nismat rajonale bėhet vetėm mbi bazat e reciprocitetit dhe barabarėsisė me tė gjitha vendet tjera pjesėmarrėse”.



Kjo do tė thotė se tash e mbas, nė takimet ndėrkombėtare, tė gjithė kryetarėt e shteteve tė rajonit do tė dalin nga zarfi i ambasadorit amerikan. Kjo gjithashtu do tė thotė se pushtetarėt, pavarėsisht nivelit, tash e mbas do ta mbajnė nga njė fusnotė si zbukurim nė rever. Shembullin mė sė miri do t’ua paraqesė dikur zėvendėskryeministri i parė, e tash nuk e di cili me rend:



E mėrkurė 22 shkurt: Nė pyetjen “A e pranoni fusnotėn?”, Hajredin Kuēi pėrgjigjet: “A dėshironi tė pėrgjigjem sinqerisht. Nėse do tė mė kėrkohej nga SHBA-ja, ose miq tė tjerė, dhe qė do tė ishte e mirėseardhur pėr t’u integruar nė BE, do ta pranoja – por nuk do ta ndėrroja emrin e as identitetin".



Pra, fusnotistit qė del pėr t’ia mbrojtur deklaratat Thaēit, sa herė qė ky shkreton diēka, kėsaj radhe iu bashkua edhe ambasadori amerikan, i cili, pos qė e quajti LDK-nė antiamerikane dhe antievropiane, na mbajti edhe njė fjalim pėr dhompirin dhe pėr atė ēfarė domethėnie ka shteti dhe si forcohet shtetėsia:



E enjte, 23 shkurt: Christopher Dell: “Shtetėsia e Kosovės forcohet nėpėrmjet ushtrimit tė shtetėsisė. Ai nuk ushtrohet duke u mbėshtjellė me flamur e duke thėnė unė jam Kosova, jam i lirė. Jo. Ju e fitoni shtetėsinė duke punuar pėr tė. Ju e fitoni shtetin duke e ndėrtuar atė. Ju e fitoni vendin nė komunitetin ndėrkombėtar duke punuar pėr tė dhe duke punuar me tė tjerėt. Jo duke qėndruar ulur nė shtėpi, duke pirė kafe nė ndėrtesėn e Parlamentit dhe duke folur pėr simbole dhe formula tė pakuptimta. Kemi parė komente tė mira nga analistė ndėrkombėtarė tė cilėt vėrejnė se pėr arsye krejt praktike, Rezoluta 1244 ėshtė e vdekur. Ajo ėshtė nė libra, sepse vende tė caktuara qė kanė tė drejtė vetoje nė Kombet e Bashkuara, nuk duan tė lejojnė largimin e saj nga librat. Por, nė pikėpamje praktike, nuk ka kuptim...”.



Atė qė harron ta thotė ambasadori amerikan ėshtė se flamurin me tė cilin mbėshtillemi na e ka dizajnuar paraardhėsja e tij, e cila gjithashtu na ka treguar se himni ynė nuk bėn tė ketė fjalė. Nė kėto kushte dhe nė rrethanat kur nuk e di sa njerėz e kanė hėngėr burgun pėr formulėn “Kosova Republikė”, ta mbrosh jo emėrtimin, por esencėn e saj, nuk do tė duhej tė ishte as krim, as antiamerikanizėm e as antievropianizėm. Por shprehje e njė mendimi demokratik, i cili nuk ėshtė i dhunshėm.



Edhe pse nuk ka shumė nevojė pėr sqarime, megjithatė duhet rikujtuar se shumica e njerėzve rrinė nė shtėpi pėr shkak se nuk kanė punė. Pėr kėtė, nė fakt, do tė duhej tė dilnin nė rrugė e tė protestonin, pėr shkak se programi ekonomik i “skijave” tė Bullgarisė, nuk ka krijuar asgjė tjetėr, pos mė shumė varfėri. E nga ana tjetėr, duhet thėnė se deputetėt pinė kafe nė Parlament, pėr shkak se negocimi i stilit me ndėrmjetėsimin e Cooperit e mbyt demokracinė dhe i bart kompetencat legjislative te ekzekutivi. Nė vend se Kuvendi tė merrej me punė substanciale, merret me suxhuka. Por, natyrisht, ky nuk ėshtė faji i ambasadorit, por i atyre tė cilėve ua legjitimuan votat e vjedhura pėr tė krijuar qeveri – jo me duar tė pastra.



Si pėr shembull i dikujt qė tė shikon nė sy, tė buzėqesh e tė rren. I dikujt qė sot ta thotė njė gjė, nesėr i ha fjalėt e veta, pa njė fije brejtje ndėrgjegje e kėrkimfaljeje, thuajse Kosova ėshtė prona e tij:



E enjte, 23 shkurt: Hashim Thaēi: “Krahas kėrkesės sė Serbisė, pėr Rezolutėn 1244 do tė jenė edhe mendimi i GJND-sė pėr shpalljen e Pavarėsisė sė Kosovės dhe Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės. Nėse nuk pranohen edhe kėto fusnota, atėherė nuk do tė ketė marrėveshje me Serbinė”.



E marrėveshje megjithatė pati, ngase u fut nė telashe, u ngul dhe “e nxorėn” miqtė ndėrkombėtarė, sepse, garant edhe atij i kanė thėnė “se puna e fusnotės ėshtė si njė fjollė bore qė shkrihet nė pranverė (sic!)”:



E premte, 24 shkurt; HashimThaēi: “Jam shumė i vetėdijshėm se formula nė fusnotė nuk ėshtė ideale, por ėshtė mė e pranueshmja, nėpėr situatėn nėpėr tė cilėn po kalon rajoni. Kjo ėshtė formulė e pėrkohshme.



Sa herė e shoh fjalėn “e pėrkohshme” mė kujtohet puna ime e parė – dhe punėtorėt sezonalė nė Zvicėr. Shumė nga ata qė kanė shkuar nė Zvicėr mė 1986, janė ende nė punė tė pėrkohshme nė botėn e jashtme.



Prej zemrės sė plasur, s’kam ēfarė them tjetėr pos Bac, ‘e kėnaqėn’


Royal Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:43.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.