Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Shkenca & Teknologjia
Emri
Fjalėkalimi
Shkenca & Teknologjia Zhvillimi i shkencės, tė rejat dhe tė arriturat e fundit nga shkenca dhe teknologjia.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 09-02-12, 17:44   #1
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim 10 parashikimet pėr 100 vitet e ardhshme.

Frymėzuar nga anketa e titulluar “10 parashikimet 100-vjeēare” e bėrė nė vitin 1900, nga inxhinieri amerikan Elfreeth Watkins, BBC anketon lexuesit e saj rreth vizionit tė tyre pėr botėn e vitit 2112.

Disa nga “tė ēuditshmet, gati tė pamundura” parashikime tė Watkins dolėn tė vėrteta, ja pse futurologėt janė pozitiv pėr realizimin e parashkimeve tė lexuesve.



10 parashikimet e amerikanėve



1. Oqeanet do tė jenė gjerėsisht kultivuara dhe jo vetėm pėr peshk. Pėr tė ushqyer 10 miliard njerėz do tė na duhet tė kultivojmė pėr veē tokės bujqėsore, edhe oqeanet. Buqėsia e algave do tė zhvillohet tej mase, dhe do tė pėrodoret si energji e ripėrtėritshme. Gjasat qė kjo tė ndodh: 10/10



2. Ne tė gjithė do tė jemi tė lidhur me kompjutera pėr ta bėrė trurin tonė tė punojė mė shpejt. Kjo ėshtė diēka qė pritet tė ndodh pėr shumicėn e njerėzve nė vitin 2050. Nė 2075 pjesa mė e madhe do tė perdor mekanizma tė vendosur nė tru pėr ta bėrė atė tė funksionojė mė shpejt dhe nė fund tė shekulli, pothuajse tė gjithė do ta bėjnė kėtė. Gjasat 10/10



3. Ne do tė kemi mundėsinė tė komunikojmė nėpėrmjet trasmetimit tė mendimit. Shkėmbimi i mendimit do tė jetė po aq i thjesht sa formulimi i tij me fjalė. Tė marrėsh mendime dhe t`i ēosh ato nė njė tru tjetėr do tė jetė po aq e thjeshtė sa t`i hedhėsh ato nė rrjet. Gjasa 10/10



4. Ne do tė pėrdorim tė gjithė energjinė bėrthamore. Kjo me shumė gjasa do tė ndodh rreth vitit 2045-2050 dhe me siguri do tė ketė ndodhur nė vitin 2100. Parashikohet gjėrėsisht se do tė arrihet qė tekonologjitė t`i pėrshtaten tė jgitha energjisė bėrthamore. Mbase mund tė pėsojė njė rritje edhe energjia diellore. Por ajo ēka ėshtė e sigurt , ėshtė se energjia e erės nuk dotė etė mė nė qarkullim. Gjasa 10/10



5. Do tė jenė krijuar njerėz tmerrėsisht inteligjent dhe tė pavdekshėm nė 2112. Kjo falė ADN dhe inxhienerisė robotike. Kjo ka tė ngjarė tė bėhėt e mundur nėpėrmjet pėrdorimit tė mekanizmave nė tru,pra lidhjeve elektronike, qė do tė zgjasin jetėgjatėsinė. Dhe kjo nuk ėshtė ēudi sepse padeksia e teknolgjisė ėshtė njė gjė e provuar. Gjasa 9/10



6. Njė monedhe e vetme nė tė gjithė botėn. Kjo ėshtė shumė e besueshme. Ne tashmė shohim monedhėn elektronike qė po pėrdoret kudo dhe kjo pririje do tė vazhdojė. Ajo ēka ėshtė e mundshmėm ėshtė fakt se nga mesi i shekullit do tė ketė shumė pak monedha rajonale, dhe nė fund tė shekullit parashikohet qė ato tė dalin nga qarkullimi pėr t`ia lėnė vendin vetėm njerės. Monedhės botėrore. Gjasat 8/10



7. Antarktida do tė hapet pėr biznes. Kjo zonė e globit ia vlen tė mbahet thjesht si hapėsirė natyrore e botės sė egėr, por ajo ēka parashikohet ėshtė se presionet nė rritje pėr zvogėlimin e burimeve, mund t`i shndėrrojnė disa territore tė gjera tė Andarktidės , nė hapēsira komerciale. Kjo mbase mund tė arrihet pa dėmtuar natyrėn nėse do tė kemi teknologji shumė tė zhvilluar, por ajo ēka ėshtė e pritshme ėshtė qė burimet e Antarktidės do tė jenė gjėrėsisht tė frytėzuara. Gjasa 8/10



8. Kalifornia do tė ndahet nga SHBA. Ekzistojnė tashmė shume kushte qė parashikojnė ndarjen politiko-ekonomike tė kalifornisė nga SHBA. Dhe mbase mund tė ndodh edhe para pėrfundimit tė shekullit. Presionet janė shtuar pėr shkak tė difenrencave nė ekonomi, dhe kalifornianėt refuzojnė ēdo ditė e mė shumė tė paguajnė pėr tė tjerėt, nė shėrbim tė mbarvajtejs sė SHBA.



9. 80% e martesave do tė jenė martesa gay. Kjo duket njė gjė e pashmangshme sepse tashme nė shumė vende perrendimore po legjitimohen martesat gay. Rritja e jetėgjatėsisė ėshtė gjithashtu element kyē, pasi nėse njerėzit do tė martohen rreth moshės 20 vjeē, dhe nėse ato do tė jetojnė mė shumė se 100, martesa e tyre do tė jetė thuajse e pamundur tė zgjasė. Njerėzit do tė kėrkojnė gjithmonė e mė shumė tė martohen me njerėz qė nuk do t`i ēojnė drejt falimentimit.



10. Ne do tė jemi nė gjendje tė kontrollojmė motin. Ka qė tani disa teknologji qė kontrollojnė tornadot, apo qė mund tė shkaktojnė shi. Por bazuar nė ndyshimet klimatike, shumė njohuri po zhvillohen nė fushėn e kontrollit tė motit. Ne mbase mund tė kemi teknologji pėr tė kontrolluar motin kur tė na duhet.


__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 01-03-12, 18:38   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Titulli: 10 parashikimet pėr 100 vitet e ardhshme.

Pika 9, eshte aq irrituese dhe e padeshiruar per mua sa qe them, nuk do ta perjetojme, sepse :


Po tė mos ishim aktualisht nė vitin 2012 dhe po tė mos bėhej fjalė pėr njė kalendar tė civilizimit tė lashtė pagan MAJA, nė tė cilin senzacionalisht 21 dhjetori i kėtij viti parashihet si viti i njė kataklizme tė mundshme planetare (fundit tė botės), pėr shumicėn, interesimi pėr kėtė civilizim tė shuar do tė ishte kufizuar nė shkallėn e nivelit tė kėrshėrisė sė zakonshme intelektuale.

Nga ana tjetėr, kur rreth kėtij kurioziteti, me imagjinatėn e vetė tė bujshme krijuese kyēet edhe korporata mė e madhe filmike botėrore – “Hollywood”, atėherė, pa dyshim se, nga njė e dhėnė e zakonshme nė formė tė njė dėshmie hipotetike gjysmė/shkencore, nė opinionin gjithėbotėror do tė arrihet njė efekt i fuqishėm mbresėlėnės psikologjik kolektiv. Konkretisht, fjala ėshtė pėr filmin e regjisorit tė famshėm holivudian, Rolanda Emmericha, titulluar, “2012”, premiera e sė cilės, u shfaq nė nėntor tė vitit 2009.

E realizuar pėrmes njė teknike shumė tė pėrsosur bashkėkohore me pėrplot efekte virtuale, ky film artistik i stilit komercial holivudian, jo vetėm qė arriti njė shikueshmėri rekorde nė botė, por pėrmes temės specifike tejet sugjestibile qė trajtonte, provokoi emocione masive tė frikės dhe ankthit kolektiv tek njerėzit. Sa mė shumė afrohej viti dhe dita kalendarike e parashikimit tė kėsaj kataklizme botėrore, aq mė tepėr njerėzimi mbahej nga makthi i pritjes. Dhe ja, viti 2012 erdhi! Jemi nė fillim tė saj.
A thua, sa kanė pas tė drejtė MAJA-tė dhe sa mund tė jetė reale kjo profeci e tyre pagane mbi mundėsinė e shkatėrrimit fizik-material (apokalipsit) tė planetit tonė nė vitin 2012?!
Pėr tu pėrgjigjur nė mėnyrė sa mė meritore kėsaj pyetjeje dhe shumė pyetjeve tjera kureshtare rreth kėsaj profecie, sė pari do tė ishte e udhės qė nė pika tė shkurta tė sqarojmė historikun e kėtij civilizimi tė lashtė dhe tė pėrparuar pėr kohėn e vetė.

Civilizimi i lashtė MAJA

Sipas tė dhėnave ekzistuese materiale- historike, civilizimi i lashtė MAJA ka ekzistuar shumė mė parė, por kulmin e pėrparimit tė vrullshėm tė saj e arrin nė periodėn 250- 900 p.e.s. Shtrihej nė njė hapėsirė gjeografike tė kontinentit tė sotėm tė Amerikės Qendrore (nė mes tė Guatamalės, Belizesė, Hondurasit dhe Salvadorit tė sotėm). Me njė forme tė pėrsosur tė organizimit tė pėrgjithshėm shtetėror – administrativ fisnor, pėr kohėn e vetė dhe nė krahasim me kulturėn dhe njohuritė e Evropės sė atėhershme mesjetare, MAJA-tė kanė qenė njė etnitet tepėr i zhvilluar dhe shumė i pėrparuar nė ēdo aspekt tė dijes: ishin njohės tė mirė tė matematikės, astronomisė dhe arkitekturės.

Qyteti Ēiēan Ica ka qenė qendra kulturore - administrative, politike, religjioze dhe tregtare e kėtij civilizimi ndėrsa sot ėshtė njė vend i madh arkeologjik nė Meksikė (siujdhesa Jukatan). Po ashtu, nė kėtė qytet ishte i vendosur edhe observatoriumi i madh astronomik, nga i cili MAJAT kanė vrojtuar qiellin e pafund, duke parashikuar kėshtu ngjarjet e ardhshme qė kryesisht mbėshteteshin nė ciklin e barasditės - barasnatės (ekvivoksit) tė lėvizjes sė planetit Venera.

Sa pėr sqarim dhe konkretizim, barasdita- barasnata, apo “ekvinoksi”, ėshtė njė dukuri natyrore astronomike i cili ndodh 2 herė nė ēdo vit. Gjithnjė mė 20/21 mars dhe 22/23 shtator. Nė kėto ditė, nė gjysmėn veriore nga Ekuadori i tokės fillon pranvera, gjegjėsisht vjeshta, ndėrsa nė gjysmėn tjetėr tė hemisferės jugore ndodh e kundėrta. Po ashtu, nė kėto data, gjatėsia e ditės ėshtė e barabartė me atė natės dhe zgjat fiks 12 orė.

Nė kohėn e sotme, qytetin Ēiēan Ica UNESCO e ka futur nė listėn e trashėgimisė sė mbrojtur kulturore Botėrore, ndėrsa mė 7 gusht 2007, ky regjion shpallet edhe si njėra prej 7 ēudirave tė botės.
Kukulkan ėshtė emri i perėndisė hyjnore tė besimit MAJA. Piramida e njohur Kukulkan kushtuar kėtij hyjnori nė Ēiēan Ica, nė fakt paraqet njė kalendar guri. Nga ēdo anė e saja ekzistojnė 91 shkallė tė cilat sė bashku me shkallėt nė platformėn e majės sė piramidės gjithsejtė numėrojnė 365 shkallė sa ditė numėron njė vit kalendarik.

Ėshtė shumė e ēuditshme se si MAJAT e kanė ndėrtuar kaq preciz kėtė piramide, sepse, pikėrisht nė momentin e ndodhjes sė fenomenit astronomik tė barasdita- barasnata (ekvinoksit) tė Diellit, drita bie mu tek nisma e shkallėve tė bazamentit nė pjesėn veriore tė piramidės, duke krijuar kėshtu me hije pamjen e trupit tė gjarprit. MAJAT kanė besuar se ky gjarpėr zbret nga qielli nė tokė dhe mė pas hyjnė nė botėn nėntokėsore.

Gjithė dijen dhe menēurinė e tyre, si meritė kryesore, MAJAT ia atribuonin hyjnisė qendrore tė quajtur Kukulkan, i cili, nė besimin e tyre paraqitej nė dy forma: e para si gjarpėr me krih zogjsh fluturues, dhe e dyta, i personifikuar nė pamje njeriu qė aspak nuk i pėrngjan me fizionomi njerėzve tė kėtij populli. Kėtė hyjni tė tyre ata e pėrshkruajnė kėshtu: me kokė tė zgjatur, sy tė kaltėr, flokė dhe mjekėr tė gjatė nė ngjyrė tė bardhė. Pėr nga karakteri, ky hyjni tregohej si person tejet i mirė, parimor dhe me vlera tė larta morale. Rreth vitit 1000 tė e.s , Kukulkani, i braktis MAJA-tė dhe kthehet nė det nga kishte ardhur mė parė, duke ju premtuar atyre se patjetėr pėrsėri do t’ju kthehet njė ditė. Por, deri mė sot, njė kthim i tij i pritur, nuk ka ndodhur ende.

Kur nė vitin 1519, nė truallin e kontinentit tė Amerikės Jugore, paraqitet, Hernando Kortez, njėri nga prijėsit e kolonizatorėve spanjoll qė me dhunė kishin pushtuar atė pjesė tė kontinentit amerikan, pėr shkak tė lėkurės dhe mjekrės sė tij tė bardhė, MAJAT kanė besuar se mu ky ėshtė hyjnori i tyre i kthyer mitik qė e prisnin, andaj edhe iu janė bindur dhe nėnshtruar nė tėrėsi sundimit tė tij. Kuptohet se ky besim i gabuar dhe ndėrrimit naiv tė identitetit tė hyjit tė tyre me kėtė pushtues, me kohė ėshtė treguar tejet fatale pėr ta.

Gjatė sundimit tė egėr nė kėto vise, spanjollėt si pushtues, kanė kultivuar njė urrejtje tė paparė, duke ushtruar njė gjenocid sistematik dhe tė pamėshirshėm ndaj kėtij populli tė lashtė autokton. Kėshtu qė, gjatė gjithė kohės kolonizues 50 vjeēare, MAJAT kanė humbur mbi 90% tė popullsisė sė tyre, ndėrsa pjesa tjetėr e mbetur, dhunshėm ėshtė konvertuar nė fenė katolike.
Jo vetėm kaq! Pėrveē gjenocidit shfarosės, spanjollėt kolonizator, ndaj kėtij etniteti kanė ushtruar edhe gjenocid kulturor. Ata kudo kanė djegur dhe shkatėrruar shumė tempuj tė kultit, ndėrtesa dhe objekte tė rėndėsisė sė veēantė arkitekturale, si dhe shumė e shumė libra dhe tekste tė vjetra tė shkruara me hieroglifė ti cilat konsideroheshin si bazė tė kulturės dhe dijes shumė tė pėrparuar tė kėtij civilizimi tė lashtė indigjen.

Sot, nga njė mori tekstesh tė lashta tė shkruara nga ky civilizim, nė gjendje tė mirė janė ruajtur vetėm 4 sosh tė emėrtuara si kodekse. Ndėrsa, si mė e vlefshmja prej tyre ėshtė e katėrta - i quajtur si “Kodeksi i Drezdenit”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-03-12, 18:39   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 10 parashikimet pėr 100 vitet e ardhshme.

Kodekset ishin shkresa tė shkruara nė letėr tė bėrė prej kores sė brendshme tė fikut . Sipėrfaqja e letrės kishte ngjyrėn e verdh nė tė limontė dhe arrinte gjatėsinė prej 7 metrave. Pėr qėllime praktike tė ruajtjes dhe arkivimit tė tyre, zakonisht paloheshin nė formė tė harmonikės. “Kodeksin e Drezdenit” e ka blerė nė Vjenė kustosi i Bibliotekės saksone mbretėrore nė Drezden, ku gjendet edhe sot e kėsaj dite.

Tek nė vitin 1880, shkencėtari gjerman, Ernest Fosterman, ka arritur qė t’i deshifroj hieroglifėt nga ky Kodeks. Gjatė kėtij deshifrimi shkencor, ai ka vėrejtur se nė “Kodeksin e Drezdenit” gjenden tė shkruara qartė njė numėr i madh i parashikimeve astronomike pėr tė ardhmen, e tė cilat nė pėrgjithėsi kanė tė bėjnė me ciklet e Hėnės, Venerės dhe zėnien e Diellit (eklipsi) etj. Parashikimet ishin tejet precize dhe ngėrthenin nė vete njė periudhė prej njė mijė vitesh. Nė kėtė Kodeks ai ka zbuluar edhe njė kalendar i cili ėshtė shumė mė i saktė se sa ky i yni bashkėkohor. Ndryshe nga koncepti perėndimor i llogaritjes lineare tė kohės, MAJAT kanė konsideruar se koha ėshtė ciklike (e pėrsėritshme). Ajo ēka ka ngjarė nė tė kaluarėn patjetėr do tė pėrsėritet sėrish. P.sh. njė katastrofė elementare me pėrmasa tė mėdha e ndodhur mė parė, patjetėr se ajo do tė pėrsėritet edhe nė tė ardhmen.

Ėshtė tejet interesante qė nė kėtė kontest tė cekim edhe njė paradoks shumė tė ēuditshėm pėr kėtė civilizim tė cilin gjer mė tani e prezantuam si tejet tė pėrparuar nė dije e posaēėrisht si njohės shumė tė mirė tė matematikės dhe astronomisė. Edhe pse dinin aq shumė pėr lėvizjet e trupave qiellore dhe llogaritjen e saktė tė pozicioneve tė tyre nė Universin e pafund, MAJAT pėr planetin e vet – Tokėn, kujtonin se ėshtė njė pllakė e rrafshėt tė cilin e mban nė shpinė njė krokodil qė noton pėrmbi sipėrfaqen e madhe tė ujit?!!

Kalendari MAJA

Kalendari Maja ėshtė i ndėrtuar nga 3 kalendarė tė ndryshėm sė bashku nė njė vend.
E para dhe mė e njohura prej tyre ėshtė kalendari solar apo e njohur si “haab”. Ėshtė e ndėrtuar nga 365 ditė tė ndarė nė 18 muaj me nga 20 ditė. Asaj ju ėshtė shtuar edhe 5 ditė tė tjera tė cilat janė konsiderua si tejet tė papėrshtatshme dhe ogurzeza. Sa pėr kuriozitetin tonė, duhet ta dimė se kalendari “haab”-e si kalendar ėshtė pėr 10 mijtėn e ditės mė e saktė se kalendari ynė bashkėkohor.
Kalendari i dytė ėshtė i ashtuquajturi “tokin” i cili konsiderohet si kalendar ceremonial. Atė e formon cikli hyjnor prej 260 ditėve: 20 shenja ditore nė tė janė tė kombinuara me numrin magjik 13. “tolkin”-i si formulim mbėshtetet nė 9 muajt e zgjatjes sė natyrshme tė shatėzėnisė gjatė zhvillimit tė frytit nė mitrėn e nėnės. Ajo ėshtė shfrytėzuar me qėllim tė arritjes sė njėsimit (baraspeshės) nė mes tė proceseve hyjnore nė qiell dhe atyre tokėsore materiale nė realitetin tonė objektiv.

TOLKIN-i zakonisht ėshtė pėrdorur pėr pėrzgjedhjen e datave mė tė pėrshtatshme pėr martesė, luftėrave, pėr emėrimin e personave tė rėndėsishėm nė poste udhėheqėse dhe parashikimit tė fenomeneve tjera astronomike sikurse qė ėshtė cikli i planetit Venera, tė zėnunit e Hėnės (eklipsi) ...etj. Venera pėr MAJAT ėshtė planeti mi i ndritshėm i cili kalon njė cikėl tė rrotullimit rreth Diellit pėr 584 ditė. Ndonjėherė ajo ėshtė ylli i parė i shndritshėm i mbrėmjes e ndonjėherė i mėngjesit. Pėrmes tolkin-it MAJAT kanė qenė nė gjendje tė parashikojnė pozitėn e saktė tė Venerės nė qiell. Kjo aftėsi parashikuese tė pozitės planetare-yjore shtrihej edhe pėr trupat tjerė qiellor.

Kėshtu kalendari TOLKIN ėshtė kombinuar me kalendarin HAAB nė mėnyrė qė tė pėrfitohet njė cikėl apo rreth nė kohėzgjatje prej 52 viteve i cili nė mėnyrė astronomike e unison vitin solarik me ciklin prej 260 ditėve. Kjo do tė thotė se ditėt dhe netėt patjetėr pėrsėriten ēdo 52 vjet.

Shkencėtari Ernest Fosterman, nė deshifrimet e veta tė mėtutjeshme tė hieroglifėve kodeksiane ka zbuluar se MAJA-tė kanė pėrcjell kohėn edhe pėrmes njė kalendari tė tretė tė quajtur si “Llogaritja e gjatė” (“Count Long”), pėrmes sė cilės supozohet se data 21 dhjetori 2012, mund tė jetė si dita e ndodhjes sė apokalipsit tė tokės.

Si funksiononte ky kalendar?

Sikurse toka qė rrotullohet rreth boshtit tė vetė pėr 24 orė dhe rreth diellit pėr 365 dite, MAJA-tė kanė llogaritur se i tėrė sistemi ynė planetar, pėr 26.000, rrotullohet rreth njė ylli qendror nė univers qė quhet Alsiona andaj edhe kalendari “Llogaritja e gjatė”, sipas kohėzgjatjes pėrfshinė njė cikėl prej 26 mijė vite, tė ndare ne 5 nėn-cikle te njėjta me nga 5125 vite , pėr tė cilat mendohet se ato si tėrėsi nė vete pėrfaqėsojnė njė kohė (epokė) tė caktuar tė zhvillimit tė botės. Cikli (epoka) nė tė cilin gjendemi ne tani, siē e kanė quajtur MAJAT, ėshtė “periudha e Diellit tė pestė”, e cila ka filluar nga 13 gushti i vitit 3112 p.e.s. dhe duhet tė pėrfundoj mė 21 dhjetor 2012.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-03-12, 18:40   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 10 parashikimet pėr 100 vitet e ardhshme.

Pėrveē kalendarit tė cekur qė ishte simbolik dhe numėror, nė kuadrin e saj MAJAT kishin edhe njė libėr pėrcjellės interpretues qė quhej “Ēilam Balam”. Aty nė detaje pėrshkruheshin datat e rėndėsishme tė ngjarjeve dhe mėnyra e ndodhjes sė tyre.

Njė ditė nė kėtė kalendar quhet “Kin”; njėzetė ditė formonin njė “Unial”; njėzetė “Unial” formonin njė “Tun”; njėzetė “Tun” formonin njė “Katun”, ndėrsa, njėzetė “Katun”, formonin njė “Baktun”. Ndarjet periodike me kėtė mėnyrė tek ky kalendar, pa dyshim se kishin njė rėndėsi tė madhe tė procedurės parashikuese, sepse ēdo kalim nga njėra etapė nė tjetrėn, ndėrlidhej me momentin e profetizuar tė ndodhjes sė njė ngjarjeje tejet tė rėndėsishme nė botė.

Ėshtė lista e gjatė e parashikimeve tė njohura si saktėsisht tė realizuara tė ngjarjeve tė ndryshme historike nė mes tė kėtyre etapave kalimtare (nga Unial nė Tun, nga Tun etj.) tė cilat me kėtė rast nuk do t’i pėrmendim tė gjithat. Ta zėmė, perioda e”Baktun-it” tė trembėdhjetė, e cila ka filluar nė vitin 1618, nė kėtė kalendar ėshtė cilėsuar si “koha e harresės” apo “triumfi i materializmit”.Gjatė kėsaj periode ėshtė parashikuar se njerėzimi kolektivisht do filloj tė harroj lidhjen e vetė hyjnore me natyrėn duke ju kthyer tėrėsisht gjėrave materiale dhe nėnshtrimit total ndaj kėrkesave tė shfrenuara tė EGO-sė, realitet ky qė objektivivisht sot po ndodh kaherė me shoqėrinė tonė bashkėkohore. Edhe njohuria e jonė e kohės bashkėkohore e quajtur - SHKENCĖ, formalisht zyrtarizohet me krijimin e elitės sė Shoqėrisė Mbretėrore nė vitin 1640 nė Londėr. Tė gjithė ne e dimė se shkenca nė thelb ėshtė filozofia e matjes e bazuar kryesisht nė parimet empirike apo eksperimentale.

Po ashtu, si njė ndryshim i rėndėsishėm global i parashikueshėm pėr kėtė periodė nga ky kalendar MAJA, ėshtė edhe pėrqafimi definitiv nga tė gjitha shtetet evropiane (pėrveē disa shteteve ortodokse) i “matjes sė re tė kohės” (Kalendari Gregorian) i cili pėrdorohet edhe sot e kėsaj dite. Ky sistem i ri i matjes sė kohės, ishte iniciuar nga Papa Gerguri XIII-tė (1582) dhe ai nė kėtė periodė e zėvendėson nė tėrėsi kalendarin e mėparshėm Julian qė deri atėherė zbatohej nė Evropė qysh prej viti 45.p.e.s. (kohės sė Jul Cezarit ).

Aspektet qė sipas disave mund tė merren si prova pėr fundin e mundshėm tė botės mė 2012?!!

Nė vazhdim, do tė paraqesim disa teori si aspekte, qė po paraqiten kohėve tė fundit nė opinion e qė favorizojnė atė parathėnie tė profetizuar sipas kalendarit MAJA, mbi mundėsinė e shkatėrrimit tė botės mė 2012. Nga shumė sosh tė njohur dhe pak tė popullarizuara, unė i pėrzgjodha disa si mė poshtė:

I. Ėshtė njė grup i astronomėve dhe astrofizikanėve nė botė qė pikėrisht mė kėtė datė (21.12,2012) parashikojnė se nė Univers do tė ndodhė njė fenomen shumė i rallė astronomik i cili pėrsėritet nė ēdo 26.000 vjet. Mu atė ditė, pozita e sistemit tonė diellor do tė barazohet me pozitėn e Rrugės sė Qumėshtit, e qė, kjo baras-renditje do tė rezultojė me bashkimin e galaktikės sonė me dy galaktika tjera tė afėrta fqinjėsore. Me kėtė rast, theksojnė kėta shkencėtar, do tė shkaktohej ndryshimin radikal i fushės ekzistuese magnetike tė tokės. Nėse e tėrė kjo vėrtet ndodh, atėherė ka mundėsi qė tė provokohet katastrofa planetare me pėrmasa kataklizmike.

II.. Ekspertet e NASA-sė (National Academy of Sciences) kane paralajmėruar se nė vitin 2013 do te ketė njė “black out” global te sistemeve komunikuese satelitore. Shkaktarė i kėsaj gjendjeje do tė jetė njė shpėrthim diellor nė Univers i cila nė hapėsirėn e gjerė qiellore do tė provokohej njė stuhi tė fuqishme magnetike. Kjo ngjarje do ta sjellė nė gjendje ēoroditėse gjithė sistemet e lokalizimit te lidhur me “GPS” (komunikim satelitor): shėrbimet financiare, transportin ajror, komunikimet radio ushtarake etj. Fenomeni nė fjalė pėrputhet me njė intensifikim tė shtuar tė energjisė diellore qė nga instrumentet e sofistikuara tė NASA-sė po regjistrohet nė rritje viteve tė fundit .
Ky alarm erdhi nga njė samit shkencėtaresh te mbledhur nė Washington (2009) pėr te analizuar njė raport tė “NASA-sė mbi efektet e njė “apokalipsi magnetik” qė parashikohet tė ndodh nė fund tė kėtij dyvjeēari (2012 -2013) . Mega-shpėrthimi diellor, fenomen shkencėrisht i njohur si ndriēim diellor ose yjor, do te pėrkojė me njė intensifikim te energjisė diellore i cili ndodh ēdo 11 vjet. Sipas eksperteve amerikanė, stuhia magnetike do te ketė njė fuqi prej 100 bombash hidrogjeni, dhe mund ta riktheje teknologjinė tonė ne epokėn e mesjetės.

III. Aspekti i tretė qė citohet shpesh nė favor tė parashikimit apokaliptik 2012, ėshtė invertimi i poleve magnetike tė Tokės. Prej disa vitesh, nė sistemin tonė diellor, po manifestohet njė dukuri energjetike e fuqishme, e ēuditshme dhe gjithnjė nė rritje, e cila po shkakton ngadalėsimin e rrotullimit te Tokės, dobėsimin e fushės se saj magnetike dhe hollėsimin e shtresės se ozonit. Ky fenomen misterioz, mund tė jetė shkaktar i shumė dukurive sizmike, te ē’ekulibrit klimaterik dhe i ngrohjes globale qė veē po i ndodhin me tė madhe gjithė sistemit tonė diellor, pėrfshirė edhe Tokėn!
Gjeofiziku i njohur rus Alexei Dmitriev ėshtė i sigurte se i gjithė sistemi ynė diellor ka hyrė nė njė “zonė plazme tė magnetizuar” tė pagėzuar nga vetė ai si “Brezi Fotonik”. “Kjo dėshmohet nga rritja e regjistruar 10 herė e plazmės ndėryjore nė heliosferė dhe nga fakti se, prej 30 vitesh, janė shfaqur papritur nė atmosferėn tokėsore njė numėr gjithmonė nė rritje pjesėzash drite (fotone). Pra, me pjesėza “drite”, qe ēuditėrisht janė te ngjashme me ato qė duhet tė pėrmbytin Tokėn mu ashtu sikur parashikohet nė kalendarin e civilizimit tė lashtė MAJA” – thotė gjeofiziku rus, Alexei Dmitriev.

IV. Aspekti tjetėr ėshtė ndryshimi klimaterik dhe katastrofat natyrore qe sot po verifikohen si dukuri me njė frekuence gjithmonė e me te madhe.
Renucio Boscolo, njė ekspert dhe studiues i profecive tė Nostradamusit, paralajmėron se nga njė pjesė e dokumenteve tė profetit kuptohet se tėrmetet qė po shkatėrrojnė planetin janė tė lidhur me shpėrthimin e vullkanit islandez qė ndodhi disa muaj mė parė. Dokumenti “zbulues”, shpjegon Boscolo, ėshtė i 43-ti i Centuria II:

“Gjate shfaqjes sė njė ylli,
tre udhėheqėsit do te bėhen armiq tė njeri-tjetrit,
do te goditet toka e paqes (Paqesori) me njė tronditje fizike te tė gjithė planetit,
lumi Po dhe Tevere dhe gjarpri nė bordin e tyre“.

Kjo profeci lidhet me njė parashikim pėr 2 tėrmete tė fuqishme qė duhet tė ndodhim nė Romė nė Maj tė kėtij viti dhe nė vitin 2012.

Meqė edhe unė vetė jam amator dhe hulumtues i pasionuar i profecive tė Nostradamusit, menjėherė do ta hedh poshtė kėtė teori tė Renucio Boscolos. Tė gjitha profecitė e shkruara tė Nostradamusit si tėrėsi, me parashikime fillojnė qė nga viti 1557 dhe pėrfundojnė me ngjarjet qė do tė ndodhin gjer mė vitin 3797.

Pas kėtij viti parashikues pėrfundimtar, parathuhet se do tė vijė njė etapė e gjatė e stabilitetit, paqes dhe harmonisė gjithėnjerėzore.

Ėshtė mė se e vėrtetė se Nostradamusi nė profecitė e veta parathotė shumė luftėra, zjarre, shkatėrrime, thatėsi, vėrshime, vdekje dhe viktima masive njerėzish... por askund taksativisht nė to nuk pėrmend fundin e botės apo apokalipsin. Janė vetėm 2 sensacione astronomike qiellore qė sipas parashikimeve tė Nostradamusit do tė ndodhin nė tė ardhmen: E para ėshtė paraqitja afėr tokės e njė ylli flokatė shndritės me bisht (kometė), dhe, e dyta, ka tė bėj me lindjen e dy diejve nė qiell. Fatlumėsisht, pėr asnjėrėn prej kėtyre fenomeneve tė parashikuara tė sensacioneve astronomike qė pritet tė ndodhin, askund nga Nostradamusi nuk thuhet se ato do tė jenė apokaliptike pėr planetin tonė.

V. Pėrveē kėtyre aspekteve pėr besueshmėrinė mbi gjasat e ndodhjes sė njė apokalipsi tė botės qė i cekėm si mė lartė, kemi edhe njė seri sinjalesh qė identifikohen nga mbėshtetėsit e kėsaj teorie apokaliptike si njėra ndėr shenjat e qarta tė fundit tė kohės sonė, midis te cilave duhet t’i citojmė: hapjen e arkivave sekrete nė tė gjithė boten mbi materialet pėr UFO, eksperimentet ne CERN mbi bosonin e Higgs-it, dhe zbulimi i njė numri gjithmonė e mė te madh ekzoplanetesh, midis te cilėve nė njė ditė jo shumė tė largėt do tė jetė dhe Nibiru, planeti i dhjetė etj.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-03-12, 18:40   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 10 parashikimet pėr 100 vitet e ardhshme.

A do tė ndodh vėrtet shkatėrrimi i botės nė vitin 2012?!!

Jo! Aspak! Sė paku jo nė kėtė vit kalendarik dhe as nė vitet tjera gjatė kėtij shekulli nė vijim. Kjo duhet tė jetė pėrgjigja ime mė e pėrgjithėsuar dhe mė decidive rreth kėsaj profecie apokaliptike. Pėr njė konstatim tė tillė tė prerė kamė shumė argumente:
Kalendari Maja nuk kryhet mė 21.12.2012 ! Kjo ėshtė vetėm koha e pėrfundimit tė njė cikli (epoke) dhe data e kalimit nė njė epokė tė re 26.000 vjeēare nėpėr tė cilėn sistemi ynė planetar, sė bashku me Diellin nė qendėr, prej fillimit duhet ta shtegtoj rrugėn e rrotullimit tė vetė rreth yllit mė tė mall tė quajtur ALSIONA. Pra, pas kėsaj date, ne do tė kemi njė tjetėr “Llogaritje tė gjatė” por tashti tė pashkruar si kalendar. Sė paku jo deri mė sot nga dikush.

Por, gjithsesi vitet qė janė para nesh, do tė jenė vendimtare jo vetėm pėr historinė gjeopolitike tė planetit tonė, por gjatė kėsaj kohe do tė ndodhin njė sėrė fenomenesh natyrore tė cilat patjetėr do tė ndikojnė nė ndryshimin e bindjeve tona pėr botėn nga ato sikurse i kemi pasur deri mė sot.
Shikuar realisht, vėrtetė deri mė 21 dhjetor 2012 diēka do tė ndodh nė botė. Diēka si shkatėrrim, transformim dhe zhdukje, por jo nė aspektin fizik- material sikurse komentohet, por kjo rilindje do tė jetė pikėrisht nė shpirtin kolektiv tė njerėzimit.

Civilizimi i lashtė MAJA ka qenė njė etnitet i lashtė me mentalitet tėrėsisht intuitiv dhe jo/materialist. Ata, tė gjitha ngjarjet qė ngjanin nė realitetin tonė objektiv, i kanė konsideruar si trysni tė proceseve tė ndodhura nė planin tjetėr paradoksal jo/material tė esencės tonė objektive (shpirtit), andaj, sado qė tė jetė e saktė kjo profeci e tyre, NE detyrimisht asaj duhet t’i qasemi nga njė kėndvėshtrim metafizik (jo/material).

Gjegjėsisht, edhe nėse aty ka diēka tė vėrtetė, kalendarin nė fjalė duhet ta interpretojmė si zhdukje dhe shkatėrrim, PO, por tė njėmendėsisė tonė tė gjertanishme tė gabuar kolektive mbi botėn dhe realitetin e saj; si ringjallje, ardhje e kohės sė duhur pėr veprim tė pėrbashkėt kundėr, padrejtėsive, moralit tė degraduar kolektiv, sundimit tė pakicės tejet tė pasur, nga njėra anė, dhe shumicės e cila dita mė ditė varfėrohet nė botė... Pra, sipas kėtij kalendari parashikues, viti 2012 mund tė jetė njė vit i kulmimit tė rebelimit kolektiv drejtė njė emancipimi revolucionar shpirtėror tė gjithė njerėzimit... E, nėse realitetin e tashėm global e vėshtrojmė pak mė ndryshe dhe nga njė kėndvėshtrim tjetėr, do tė shohim se ky ndryshim kolektiv kuantitativ dhe kualitativ shpirtėror, veē ka nis tė ndodh kudo nė botė. Vetėm shikoni: “Pranverėn arabe”, lėvizjen “Occupy Wall Street”, qė shpejt morri pėrmasa globale, kriza e madhe financiare qė e ka kapluar kohėn e fundit eurozonėn dhe e cila me shpejtėsi tė madhe po reflektohet edhe nė shtetet tjera tė kėtij kontinenti nė dukje me stabilitet tė qėndrueshėm financiar (Itali, Spanjė, Portugali...), nisja e protestave masive kundėr manipulimit me zgjedhje nė Rusi...etj.

As Kosova nuk do tė kursehej na ky rebelim i vetėdijesuar kolektiv

Edhe pse disa herė tė shpallur si populli mė i durueshėm dhe mė optimist nė botė, nė vitin 2012, as ne nuk do tė jemi indiferent kundrejt kėtyre lėvizjeve populliste qė veē kanė filluar tė kaplojnė tėrė botėn. Pra, as ne gjatė vitit vijues nuk do tė kursehemi nga “ndodhja e popullit”.Edhe pse, ndoshta i ndikuar nga njė trend botėror nė rritje, shprehja kolektive e pakėnaqėsisė pėrmes kėsaj forme, pėr ne kosovarėt do tė vijė nė njė teren tė gatshėm dhe tė parapėrgatitur mirė me kohė, sikurse ėshtė: papunėsia e madhe, varfėria, korrupsioni, hajnia, nepotizmi, mediokriteti dhe servilizmi pushtetar, morali i degraduar tej mase tė shoqėrisė nė pėrgjithėsi…Tė gjitha kėto dukuri shoqėrore negative nė rritje, dita-ditės po e demaskojnė fytyrėn e vėrtetė tė kėsaj politike dhe tė kėtij koalicioni nė pushtet.

E kjo rrėnje graduale e kredibilitetit tė saj, nė vitin 2012, do tė vazhdoj me njė ritėm edhe mė tė shpejtuar. Andaj, pėrballė gjithė kėsaj tė keqeje qė na ka kapluar si shoqėri, ndjenja e ardhjes sė njė stuhie tė madhe tė pakėnaqėsisė kaherė tė akumuluar sociale, po rritet me njė masė tė progresioni matematikor nė Kosovė. Tashmė po vėrehet qartė se, tek shumica e qytetarėve, “barku i zbrazėt” ka filluar tė ndikoj nė ndryshimin e mendimit dhe bindjeve tė tyre pėr kėtė elitė politike dhe pėr mėnyrėn e saj tė gjertanishme tė politikėbėrjes nė vend.

Krejt nė fund, atė qė them gjithnjė kur dikush mė pyet nė lidhje me kėtė parashikim apokaliptik tė Majave pėr kėtė vit, si pėrfundim, do ta pėrsėris edhe kėtu: Mė 21 dhjetor 2012 unė personalisht e kam datėn e lindjes sime dhe ju garantoj se, sikurse ēdo vit tjetėr, edhe kėtė vit do ta kremtoj atė shėndosh e mirė por, me njė lutje qė tė mos mė pyetni se sa vite i mbushi atė ditė...?
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-03-12, 21:54   #6
Dali!Keq!ch
 
Avatari i Dali!Keq!ch
 
Anėtarėsuar: 07-07-11
Postime: 180
Dali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 10 parashikimet pėr 100 vitet e ardhshme.

Murgesha Faleminderit per kete teme shume Interesante.
Un personalisht me te parafundit dhe te fundit nuk e besoj.

Moti do te ndryshoj me te madhe ku eshte ftoft do te behet nxehet, shembull ne iceland ajo pjes e tokes qe nuk e kap dielli sikur pjest te tjera dhe toka ne cdo levizje ka nje diferenc te vogel po qe kohe pas kohe ajo diferenc to zmadhohet, pra ku ka akull do shkrihet dhe ai uj do bej damm te madh, dhe e kunderta ku eshte nxehet do behet ftoft ku pastaj do te ndikoj edhe ne bujqesi dhe do te behet cdo her e me shume kriz sa me e madhe.

Pastaj sic po e shofemi ne kohet e fundit ajri po ndotet me te madhe sikur ne vitin e kaluar nga shperthimi i vullkanit dhe kjo do ta pershpetoj qe toka te merr ndryshim me me te madhe ku ndoshta edhe hana mund te largohet edhe me shume me distancen qe e ka me token pastaj toka sic e dim qe eshte e rubullaket do ta ndryshoj formen e saj dhe nuk do te leviz ashtu si leviz por mund ti ik boshtit kur ky do te ishte edhe fundi i eksistimit te tokes pa i mbrri keto 100 vite.

E sa i perket dashurise - martesat: meshkujt me meshkuj dhe femrat me femra kjo dukuri e pa zakont eshte smundje ku mudn ti gjindet ilaqi sikur cdo smundje tjeter.


__________________
n`konkurs.
Dali!Keq!ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:37.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.