Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 07-03-08, 12:00   #16
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gurthemelet e Pavarsis qė po gėzojm, Tė kujtojm pak Histori

TI PĖRKUJTOJM
ATA QĖ U FLIJUAN
PER LIRINĖ E ATDHEUT

Nga: Muhidin Ahmeti


Ēdo popull nė historinė e vet ka momente tė kthesave tė mėdha, kur vendoset pėr fatin se do tė hyjė apo nuk do tė hyjė ai popull nė histori, me fjalė tjera, kur vendoset se do tė jetojė ai popull me dinjitet e krenari apo do tė jetė i detyruar tė eliminohet nga skena e jetės dhe historisė. Ato janė momente historike qė jetojnė pėrgjithmonė nė kujtesėn e atij populli, bėhen burim i gjallė i frymėzimeve tė reja. Janė momente kur shpirti kolektiv i atij populli, nxjerr nga gjiri i tij bijtė mė tė mirė pėr t’i bėrė urėkaluse e urėlidhėse ndėrmjet sė kaluarės e tė tashmes dhe pėr t’i siguruar po atij shpirti kolektiv tė popullit, vazhdimėsinė e mbamendjes nė shėrbim tė sė ardhmes.
Kėto ditė anembanė Kosovės po ripėrtėrihet dhe po rigjallėrohet kujtesa dhe mbamendja e njė ngjarjeje me rėndėsi vendimtare dhe detėrminuese pėr fatin e vendit e tė atdheut, pėr ēlirimin, lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.
Fjala ėshtė, pra, pėr luftėn e fundit tė Kosovės dhe pėr ata tė cilėt u flijuan, u bėnė kurban dhe dhanė jetėn dhe shpirtin e tyre qė ne tė jetojmė tė lirė, tė qetė e nė paqe nė vendlindjen tanė. I pari prej tyre ishte dėshmori e heroi mė i madh i kombit Adem Jashari, i cili u flijua me tėrė familjen e farefisin e vet, duke u bėrė legjendari i kombit dhe njėkohėsisht edhe garancia mė e madhe pėr kthimin nė vendlindje tė atyre njerėzve qė ishin larguar me dhunė nga vendi. Kėta njerėz, por edhe shumė tė tjerė nga e gjithė Kosova, luftuan dhe me veprėn e tyre u bėnė dėshmorė, heronj tė vendit, tė cilėt do tė pėrkujtohen sa tė jetė jeta, e pėrkujtimi i tyre mė i mirė ėshtė shpėrblimi i Zotit nė ahiret pėr shpirtrat e sakrifikuar ne dynja dhe pėr atė qė realizuan vendosjen e atdheut tė dyfishtė : atdheut hapėsinor dhe atij shpirtėror.
Lidhur me kėtė i dėrguari ynė Muhammedi a.s. ka thėnė:
“U shoft njeriu qė jepet pas arit, argjendit e luksit! Po iu dha, i vjen mirė, po s’iu dha, zemėrohet. U shoft, vdektė; po iu ngul njė gjemb, mos pastė kush pėr t’ia nxjerrė! Ē’lumturi pėr atė qė i hip kalit e lufton nė rrugėn e Zotit dhe pėr hir tė popullit ballėpėrballė me dushmanin, i mbytur nė pluhur kokė e kėmbė dhe kryen detyrėn e vet. Qoftė nė pararojė, qoftė nė praparojė, e kryen detyrėn trimėrisht, qėndron si luan. Ai ėshtė njė rob i tillė i Allahut qė midis njerėzve tė gėnjyer pas pamjes sė jashtme sikur s’ka fare popullaritet. Pėr mė tepėr, po kėrkoi leje s’i jepet, po kėrkoi diēka, kėrkesa nuk i pranohet.” (Buhariu – kap. xhihadi)
A ka kėnaqėsi mė tė madhe se tė vdesėsh, tė japėsh shpirtin e ėmbėl pėr popullin, vatanin, fenė lirinė dhe tė ardhmen. Mendimtarėt zhvillojnė filozofinė e kėsaj, dijetarėt pėrpiqen ta shpjegojnė. Poetėt shkruajnė epope pėr kėtė, politikanėt bėjnė oratori pėr tė nėpėr podiume dhe e mbrojnė nėpėr tavolinat e bisedimeve. Por janė ushtarėt, janė vetė ata qė ballafaqohen me vdekjen, qė bėjnė realitet fjalėt dhe shkrimet.
Ushtarėt janė ata qė sakrifikojnė gjumin e tyre nė mėnyrė qė njė popull i tėrė, burra e gra, tė mėdhenj e tė vegjėl, tė dobėt e tė fuqishėm, ta shijojnė tė qetė gjumin, ata qė e konsumojnė veten me qėllim qė populli tė jetojė pa frikė dhe qė e bėjnė mburojė ekzistencėn e vet pėr sigurinė e tė tjerėve. Ja, kėta janė tė denjė pėr t’u kujtuar me respekt.
Tė luftosh pėr mbrojtjen e vlerave themelore, sikurse janė: mbrojtja e jetės, e nderit dhe e moralit, dinjitetit e krenarisė, besimit e atdheut dhe ēdo gjėje qė ėshtė fisnike, e drejtė dhe madhėshtore, d.m.th. tė bėsh rezistencė aktive kundėr atij apo atyre qė mbjellin urrejtje, shkaktojnė krime e dhunė dhe tė japėsh jetėn tėnde nė mbrojtje tė atyre vlerave, do tė thotė tė jesh shehid, dėshmitar, dėshmor edhe i kėsaj bote edhe i botės tjetėr (shehidu’d-dunja ve’l-ahireh) – dėshmor i dunjasė dhe i ahiretit. Dėshmor qė dėshmon pėr kalueshmėrinė e dunjas dhe pėrjetshmėrinė e ahiretit; dėshmon pėr zhbėrjen e trupit dhe pavdekshmėrinė e shpirtit.
Pėr shehidėt e kėtillė Allahu xh. sh. nė Kur’an thotė:
“E pėr ata qė ranė nė rrugėn e Allahut mos thoni: “Janė tė vdekur”, jo ata janė tė gjallė, por ju nuk e kuptoni (gjallėrinė e tyre)” (El-Bekare, 154)
“Kurrsesi tė mos mendoni se janė tė vdekur ata qė ranė dėshmorė nė rrugėn e Allahut. Pėrkundrazi, ata janė tė gjallė duke u ushqyer te Zoti i tyre. Ata janė tė gėzuar me atė qė u dha Allahu nga tė mirat e Tij, dhe atyre qė kanė mbetur ende pa iu bashkuar radhėve tė tyre, u marrin myzhde se pėr ta nuk ka as frik as shqetėsim. Ata janė tė gėzuar me begati e dhurata qė ua dha Allahu, e s’ka dyshim se Allahu nuk ua humb shpėrblimin besimtarėve.” (Ali Imran, 169 – 171)
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 07-03-08, 12:00   #17
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gurthemelet e Pavarsis qė po gėzojm, Tė kujtojm pak Histori

Dėshmori apo heroi, i cili bjer nė luftė dhe me vetėdije e flijon jetėn e vet pėr atdheun, shkatėrron impulset themelore qė janė tė lindura nė ne. Njėri nga ato impulse ėshtė qė njeriu ta ruajė veten, tė shpėtojė jetėn e vet. Por, ja qė heroi e flijon e flak tė vetmen jetė qė ka, duke u bėrė martir, jep diēka qė nuk mund ta kthejė mė asnjėherė: jetėn e vet tė shtrenjtė.
Mirėpo, shehidi – dėshmori lufton qė tė jetojė e jo qė tė vdes, d.m.th. ai nuk e lakmon vdekjen nė mėnyrė tė verbėr, as nuk e jep kokėn nė mėnyrė tė verbėr pėr “kėnaqėsitė e xhennetit”... Jo, por vdekja e tij ėshtė e qėllimtė, e vetvetėdijshme, ka kuptimin dhe domethėnien e saj mė tė thellė. Ajo e bėn tė vdekurin tė gjallė dhe paralajmėrues pėr tė tjerėt se ekziston edhe njė jetė pas vdekjes. Dėshmori beson se njėherė vdes e dy herė jeton. Ai me vdekjen e tij tė vetėdijshme, dėshmon pėr ekzistencėn e jetės pas vdekjes, pėr ekzistencėn e jetės mė tė mirė, mė tė drejtė mė tė lartė, mė tė lumtur dhe mė cilėsore nė botėn tjetėr. Pėrndryshe ai nuk do ta flijonte jetėn e vet. Dėshmori e jep jetėn e vet me vetėdije, jo se nuk ka frik nga vdekja, por pėr shkak se motivi i tij pėr se e jep jetėn ėshtė mė i fuqishėm se vetė jeta. Jetėn njeriu mund ta flijojė vetėm nė emrin e atij, i cili i garanton pėrjetshmėrinė, pavdekshmėrinė dhe tė gjitha ato qė i pėrmendem mė lartė, e kėto kush mund t’i garantojė njeriut pėrveē Krijuesit tė tij – Zotit tė gjithėsisė – Allahut xh. sh..
Dėshmorėt e Kosovės, janė dėshmitarė e shembuj tė gjallė pėr tė tjerėt, pėr mirėsinė dhe vetėflijimin pėr tė mirėn, drejtėsinė, tė vėrtetėn, humanitetin, por njėkohėsisht edhe pėr ta dėshmohet se janė xhennetlinjė. Nė vdekjen e tyre janė tė pranishme melaqet, ata do tė jenė te Allahu nė shkallėn mė tė lartė, bashkė me pejgamberėt dhe me tė dashurit tjerė tė Allahut xh. sh.. Tė jesh dėshmor do tė thotė tė jesh nėn mėshirėn e pėrjetshme tė mė tė Mėshirshmit, nėn begatitė e pėrjetshme tė mė tė Pasurit, i Cili tė mirėt i shpėrblen e zullumqarėt i dėnon.
Ka shumė kategori shehidėsh, por vetėm grada e parė e shehidit, d.m.th. ai qė i del nė mbrojtje tė hapur jetės, nderit pasurisė, besimit dhe pragut tė shtėpisė, meriton qė gjaku i tij tė jetė zėvendėsim pėr larjen e kufomės sė xhenazes e rrobėt e tij, janė zėvendėsim pėr ēarēafėt e bardhė tė qefinit. Sepse shehidi, dėshmori nuk e pėrjeton periudhėn e jetės nė varreza, nuk kalon nėpėr berzah, as nuk del pėr tė dhėnė llogari, pėrkundrazi atė ditė, nė ditėn e Gjykimit kur tė gjithė njerėzit do tė dalin para Zotit pėr t’u gjykuar, dėshmori do tė paraqitet me plagėt e tij dhe me gjakun e tij, me fytyrė tė shndritshme e me sy tė gėzuar duke thėnė: “Tė kish dhėnė Zoti tė kisha vdekur dhjet (10) herė si dėshmor dhe po aq herė tė isha ringjallė.”
Pėr ata qė kanė rėnė nė rrugėn e drejtėsisė, Muhammedi a.s. ka thėnė:
“Mos ua lani xhenazet (dhe mos i mbėshtillni me qefinė), sepse ēdo plagė dhe i tėrė gjaku i tyre, nė ditėn e Gjykimit do tė lėshojnė aromėn e miskut mė tė mirė.”
Prandaj tė nderuar vėllezėr, duhet t’i kujtojmė sot dėshmorėt tanė, dėshmorėt e Kosovės, e pėrkujtimi ynė mė i mirė ėshtė, nė radhė tė parė, tė paraqesim gjendjen e atyre qė kanė mbetur tė jetojnė pa kujdesin e mė tė dashurve tė tyre dhe pastaj tė tregojmė nė praktik shpirtin tonė solidarizues e sakrifikues ndaj tyre.
Nga sa u tha mė lartė kuptojmė se tė gjitha kėto janė sprova tė mėdha pėr ne, nėpėr tė cilat duhet tė kalojė ēdo popull, e edhe populli ynė. Kėto janė mjete qė i pėrdor Krijuesi pėr tė kalitur shpirtin dhe vullnetin kolektiv tė njė kombi. Individėt bėhen tė lavdishėm e tė pavdekshėm vetėm nėpėrmjet sakrificave e vetėmohimeve, e popujt tė mėdhenj e tė fuqishėm vetėm nėse janė tė gatshėm pėr sakrifica pėr tė mirėn e pėrgjithshme.
Kėshtu, para nesh janė obligime tė mėdha qė na presin dhe pėr tė cilat jemi pėrgjegjės edhe si individė edhe si kolektivitet. Janė obligime e pėrgjegjėsi, para tė cilave nuk mund t’i mbyllim sytė. Ka shumė tė sėmurė e tė plagosur nė mesin e vėllezėrve tanė. Shumė familje tė shtypura, tė diskriminuara qė kanė mbetur pa kurrfarė pėrkujdesje, nė mėnyrė tė veēantė familje tė dėshmorėve tė luftės, individė tė gjymtuar, fėmijė jetimė e tė pėrvuajtur. Duhet tė jemi tė vetėdijshėm pėr ta. Lufta e tmerrshme qė na ndodhi para disa vitesh, la pas vete pasoja tė rėnda dhe trauma ndėr njerėz. Njė nga ato ėshtė edhe numri i madh i jetimėve dhe grave pa burra. Ata janė njė sprovė e madhe pėr ne, janė provim i pjekurisė sonė, besimit tanė, ndėrgjegjes sonė, sprovė tė cilėn duhet ta kalojmė sikurse edhe shumė tė tjera mė herėt. Ėshtė njė shkallė edhe mė e madhe e pėrgjegjėsisė, pėr shkak se ata janė fėmijė, janė krijesa tė pastra tė Zotit, janė fėmijėt e shehidėve – dėshmorėve tanė, atyre qė me jetėt e tyre mbrojtėn atė qė sot e kemi, mbrojtėn vendin, atdheun tanė. Tė harruarit e shehidėve – dėshmorėve dhe fėmijėve tė tyre, ėshtė tė harruarit e vetvetes, gjė qė nuk duhet tė ndodh sepse kjo do tė ishte rrugė pėr njė gjenocid tjetėr mbi ne. Kujdesi ndaj tyre ėshtė kujdes ndaj vetes tanė. Ata janė tash vija jonė e parė e frontit, dhe sikur baballarėt e tyre nuk e lanė dushmanin tė kalojė, ashtu edhe ne nuk duhet tė lejojmė qė fėmijėt e tyre tė vuajnė e ta ndiejnė mungesėn e prindėrve. Jetimėt janė si njeriu pa ēadėr nė shi, ēadrat dhe mbrojtja e tyre jemi ne.
Pejgamberi ynė tha: “Kush kujdeset pėr dy vajza tė vogla qė kanė mbetur pa prindėr, derisa tė rriten e tė bėhen tė aftė pėr vete, unė dhe ai do tė jemi sė bashku nė xhennet sikur kėta dy gishta (duke bashkuar gishtin tregues me gishtin e madh)”.
Tė nderuar lexues, sikur e shihni, nė kėtė sprovė tė madhe, qė na ka rėnė pėr hise, xhennetin e kemi nė duart tona, sepse ndihma dhe kujdesi ynė ndaj tyre ėshtė rrugė pėr lumturinė tonė nė tė dyja botėt.
Dhe sė fundi tė pėrmbyllim kėtė shkrim me lutjen:
O Zot i Mėshirshėm: tė sėmurėve jepu shėndet, tė varfėrve furnizim, tė burgosurve liri, mbrojtėsve tanė ndihmė, dėshmorėve shpėrblimin mė tė mirė, jetimėve pėrkujdesje e ngrohtėsi, atdheut tanė paqe e liri. (Amin)


Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:54.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.