Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 26-03-05, 19:22   #76
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Eh Ditari jonė.

Tani kur pata pak kohė mė tepėr tė shfletova dhe i lexova edhe njėherė tė gjitha postimet.
Dhe mu duk se po i pėrjetoj sėrisht ato qaste kur sė pari i kam lexuar kėto shkrime, qė shprehin ndjenja, qė janė vetja e jonė, qė na bėjnė mė tė arfėrt, se padashur po lexojmė pėr ndjenjėn tonė tėmbrendshme e po japim njė pasqyrė shpirti.
Sot nuk po dua tė zbuloj ndjenja tė mia, nuk po dua tė ju ngarkoj me njė shkrim jo interesant qė do ta kaplojė pluhuri i harresės.
Ama njė gjė nuk mundem tė iki pa ju thėnė, se do tė hyja nė borgj me kėtė ndjenjėn e ēastit qė kam pėr tė gjithė ju qė keni shkruar kėtu a po kudo tjetėr nė kėtė forum."Ju dua jemi njė shoqėri e zgjedhur"
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 26-03-05, 20:30   #77
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ditė pas dite.

Nganjeher dita ėshtė vetem dritė dhe asgjė tjeter.
E urrej por me duhet ta dua ne fshehtesi , duke u buzeqeshur me njė mashtrim te jashtem.
Pse e genjej ketė ditė se jam i gezuar , kur uni im vajton dhe qan ,mendon , kerkon aty ku askush nuk mund te gjindet.
Erresir ne atė vend te panjohur.
E shoqeri e pa ndarė ne jeten time me eshtė berė kjo ditė e cila herė me gjuan ketu e here aty , thuja se une jam pjesė e lojrave te saj.
Hapat ecin dhe trupi shkon perpara ..por shpirti , ah ky i shkreti nuk din te ecen perpra , ky mbeti ne atė stacion te fundit kur shpirti ishte i gezuar dhe aty ku edhe gezimi e braktisi shpirtin mu ne stacionin e pa emerė.

Ditė e gezimit obligativ, sepse kam obligim dhe duhet te behem se gjoja jam i gezuar , ose perndryshe do te mbetesha vetem ne gjumė e te mos adhuroj as ditė e as dritė, do te jetoja sikur ne ketė ditė qe jetoj , ne diten e endrrave me sy te hapur!!!!!

Me thanė njehere disa se gezimi eshtė pjesė e jetes , ata me thanė kur isha me i ri e me te vertet ashtu ishte , e me padurim e pritja ta shijoja , e shijova...O zot sa ishte knaqesi e madhe , por qu be me gezimin , ku humbi ku shkoj , ne cilat humnera , pse me braktisi.
Mos iku nga ose mos vallė dikush me vjedhi ne menyren tinzare.

Mos vallė me gjeti vetem mua gezimi dhe te luan me mua e te me fut nga vallja ne valle e nga vallja e tij e gezuar te me dergon ne vallen e mallengjimit e aty ..o aty nuk ia kam ditur ritmin valles por ia kam mesuar me dashje ose pa dashje.
Tash di te vallzoj ne ketė ritem te mallengjimit.


Eh.. pleqt thonin se mjalta nuk hahet gjithmon , a thua kishin te drejtė ata, se besoj, se kjo mvaret nga organizmi , por mua mjalta sme beri asgje te keqe une e dua , e pelqeja , e doja mjalten .
Une kurrė se deshta xehrin as se dua , por edhe ketė shije e shijova , e kjo shije e mallkuar ishte e perzier , ishte njė llojė shije qe te benė te duash vdekjen qdo ditė ,nuk ka kohė te caktuar , e tash mė pa tjeter do ti pyes pleqt tanė ...A hahet xeher qdo here , e ata si me thanė per mjaltin dikur tash do te thonė " Jo nuk hahet " , e pra mjaltin qe e haja eshtė hargjuar qe moti, i kam harruar shijen , i kam harruar vleren e saj , shijen , e dikur i dija vleren dhe shijen ...Tash??!!
Tash me duhet tė ushqehem me xeher deshta apo nuk deshta sepse nuk ka mjaltė e shpirti eshtė pajtuar tash me mungesen e mjaltit.
Tash asgjė me teper vetem jam i obliguar ta dua diten , edhe pse e urrej ne brendesi ketė jetė te shoqeruar dhe te ushqyer me xeher..
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-04-05, 23:58   #78
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim

Me fal nje moment,
te kujtoj qe neser do te jet gjithcka,
do te jet asgje, varet,
nga zemra.
Do te jet e shkurter apo e gjat,
varet nga pasioni.
Do te jet vuajtje, do te jet enderr.
Kujdes zemer!
Do te jet e rendesishme, do te jet vone.
Kerko te besh gjithcka zemer dhe shpreso tek forca e te nesermes
__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-04-05, 10:11   #79
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Te jetosh jeten ne faza turbolente,ku dhimbjet shpirterore per te dashurit tuaje jane aq te medha,ku qdo fjale e mbeshtetur ne lutje te perendija dhe shpresa jane sherim i shpirtit.
Qdo mengjesi i gezohem qe nje dite te kaloje me buzqeshje,qe fetyrat e lodhura nga dhimbjet tju rikthehet shiqimi i lumturise se kufizuar.
Vertete njeriu ka lindur te kaloje ne Turbolenca,disa kane fatin te kalojne neper dhimbje,vuajtje duke i numeruar ditete e jetes ne rinin me te bukur,ku jeta dhe shijim i saje me planifikime do te marre kahje te zymte.
Pse kjo ngjane ,Njerezeve me te mire athua eshte ligj natyrore apo sprove e materjes se jetes.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-04-05, 20:40   #80
CICErrrIMA
 
Anėtarėsuar: 13-03-05
Postime: 64
CICErrrIMA e ka pezulluar reputacionin
Gabim RRETHI I VETMISE

Njeriu e ndien dhembjen kur jeta e mashtron,e ndien demoralizimin kur humb dashurine dhe besimin ne njerez. Tash une i humbur rri ne udhekryq te jetes,numeroj ditet dhe mendoj per peripetit e jetes dhe valet e saj. Ne frymen e krenaris rinore, cdo gje kam bere per te tjere e me te tjere,por ky ishte rrethi magjik,dhe askush s ka dashur te dal nga ky rreth, sepse ishte oaze e vetekenaqesise se bukuris njerezore,per vet menyren e te jetuarit.
Jeta e mberthyer ne rrathet e vetmise me perkujton boemet amerikane dhe tregimet e shkrimtareve te medhenj.Rrethi mahnites eshte opsesion vetmie i cili pa tjeter shkaterron Egon. Jane keto mesime te cilat thone se njeriu mund te ndahet nga normalja pozitive jetesore dhe te menduarit , rezonimit...ne nje periudhe te gjate.
Cdo gje duhet te kaloje e ne duhet te mbesim njerez, ndersa kuptimin per jete e humbim kur sillemi pas gjerave te parendesishme , kur keto gjera nuk kane , as vlere e as dashuri.
CICErrrIMA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-04-05, 07:05   #81
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

KREJT NATYRSHEM EDHE SOT

Dy fjale ma kane henger shpirtin gjithjeten.
Dy fjale ma kane nxe gjakun gjithjeten.
Dy fjale qe ende nuk mund t'i shoh bashk.
Dy fjale te ndara, njera ne njerin qosh te gjakut, e tjetra ne fund te gjakut.
Dy fjale qe notojne ne gjak.
Dy fjale qe thrrasin prore njeratjetren.
Dy fjale qe i nxene nje diell.
Dy fjale qe i perben nje Toke. Dy fjale qe i perben nje gjak.
Dy fjale qe presin bashkim. Dy fjale te ndara dymije jetera.
Dy fjale, qe zanoret e tyre, tingllojne vajshem, sikur peshperisin dicka te thelle me krramze brejtese, sa tingellojne nga funddeti
sa tingllojne nga majemali, as nuk shihen mesveti, as nuk cmallen mesveti, as nuk dorzohen persegjallit, as nuk po bashkohen persegjallit, as nuk pushojne nga klithmat, as nuk i shemben vetetimat, as vdesin persegjalli, as ngjallen persevdekurit
Dy fjale qe thrrasin cdodite, dy fjale qe endrroj cdo nate, prej atij momenti qe pava harten etnike
Dy fjale do te ma marrin shpirtin
Dy fjale do te ma falin jeten e re
Dy fjale - Tivari e Preveza!
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-05-05, 07:00   #82
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim

AGU I MENGJESIT SHPALOSET NGADALE....
RREZE TE NGROHTA DIELLI GJEJNE RRUGEN DERI NE BOTEN TIME...

I HAP SYTE DHE MENDOJ E BUZEQESHUR "MIREMENGJESI JETE" :P !

EDHE NJE DITE E RE ME PERQAFON ME TERE PASURINE E SAJ;
TE VESHTIRAT DHE TE LEHTAT, TE BUKURAT DHE TE SHEMTUARAT, TE MIRAT E TE KEQIAT, ME TE GJITHA ATO QE VETEM JETA DIN TE QENDIS PER SECILIN PREJ NESH...

NGRITEM DHE HAP DRITAREN, AROME NJOMESIE BIE NE MUA...
E NDAL KOHEN PER NJE MOMENT, DHE MENDOJ:

RRUGETIME TE REJA PRESIN SOT
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-05-05, 15:07   #83
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga doGzona
Si mundesh te me lendoshe aq shume dhe sot te ma kujtosh.

Masazhe te renda me dergone, se c'me bere ne te kaluarem ma kujtone.

Me kerkon falje....Me thua qe e ka nga dashuria,
Po nuk do te lejoje dot qe te luash me me ndjenjat e mia.

Me tjetren me sillesh, jo fare nuk mendone,
Edhe pse nuk jemi bashk me kjo mund te me lendone.

Keto vite te tera e din mire sa me lendove,
Te me besh te lumtur te kujtohem se c'me ofrove??!

Cdo dite me thua se zemra nga dashuria per mua ende te qan,
Me thuaj c'dashuri eshte ajo qe ke per mua, kur tjetren per dore e mbane.

Fjalet e tua me tek une nuk kan vlere...rendesi,
Nuk dua ti takoje me te kaluares son, as nuk dua te takoje me ty.
Mos dil nė udhėn e njeriut o Fantazėm!
Nė zemren time ka aq shumė dritė
sa digjet e pėrvėlohet errėsira
digjet e pėrvėlohet frika
si Feniksi nga zjarri
rilind dashuria

Mos mė dil nė shteg Kokall e vjetėr
kėshilltar i keq i Natės Mergimtare.
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-05-05, 02:00   #84
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

SEKRETI I ZJARRIT



Mengjes i bukur! Rrezet e diellit sikur filtrohen neper zaret e dritareve! Ashku i nje shtrirje krahhapur, sikur i thithi krejt ato rreze te arta te diellit mengjesor dhe sikur me pershkonin thellesite ma te thella te trupit, a thellesite ma te thella te shpirtit! Sikur mu rrit krahrori, e parzmi mbushur me dy molla te shijshme, te embla sa s'ka ma - embelesi qe thitha gjithnatenelume edhe kur me mashtronte gjumi - me shtrengoi edhe ma embel, derisa ishja symbyllur per nje ēast nga shtrirja e kraheve ne rreze dielli! Bukuri e vertete!
E dini, gjate nje shtrirje krahesh e trupi si ne rritje - pas zgjimit, si te bie nje terrsyshė i embel, i kendshem?! - Oh! Edhe kur e ke zemren plot dashuri edhe si te gjendesh krejt ne anen tjeter te botes!
- Si ushtrim memorjeje, e kam nje ore mengjesi, per ta provuar trurin, a eshte ne poate gjendje te djeshme, i fresket, i afte, i qendrueshem per diten e re! Shkruaj diēka rasti.

- Duke pire kafene e mengjesit, te 4 marsit, 2005., sot pra - ndeza nje cigare, e tymi me beri te shikoj me sy te rrudhur dhe duke e shikuar flaken e shkrepses me nje shikim gjurmues, e kritik, disi vertet, si me sy mize - mu kujtuan per nje ēast: zjarri, Prometheu, perendite, e njerezit!
- Pas nje hurrpame ne kafe, e nje thithjeje te tymit me afsh, flakrova aq larg, deri tek koha para zbulimit te zjarrit dhe me shkoi mendja tek fshehtesia e vertete, e zjarrit!

- Athua, Perendite vertet, kishin te drejte, kur denuan Prometheun te mberthehet ne nje shkemb ne Kaukaz dhe perdit, ta coptonin shqiponjat, sepse ai ua vodhi zjarrin dhe ua solli njerezve. Ky ishte vetem abstrakti i denimit. A ishte ky nje denim i merituar i Prometheut? Ai vodhi perendite! Sepse, jo qe i donte ma shume njerezit se sa perendite! Por ai harroi se njerezit mund te luajne me zjarrin dhe loja e zjarrit, do ta ēonte ne shkatrrim vet njeriun, do te thot se, njeriu qenka nje femij, te cilit nuk duhet t'i besohet! Sepse ai nuk din ēfare ben! Nje femij afrohet afer vatres se ndezur dhe nga prushi merr nje unė zjarri - del ne oborr dhe fute zjarrin ne dushkun pas shtepie - pas pak kohe shtepine e kalli flaka e nje zjarri te madh! E, ēfar fajit kishte femija, qe kalli shtepine?! Femija - femij! Pra, nuk paska faj femia, ngase eshte femij! E kush paska faj tjeter, perveē vet Prometheut, qe ua vodhi zjarrin perendive edhe ua solli njerezve ne toke? Prometheu - hajni i perendive! Prometheu - bamiresi i njerezve!
- Vertet? E, si mund te jete bamiresi i njerezimit, kur ai ua solli zjarrin e vjedhur dhe njerezit vertet, nuk dijten ta perdorin per te mire, por ne vend qe te ngrohen e ta perdorin si ngrohje jete - ata perdoren zjarrin si arme edhe arme lufte te vertete, ta kallin njeritjetrin, te ia siellin vdekjen njeritjetrit. Te formohen armiq mbi armiq! Zjarri si ngrohje jete - armik i jetes! Ne vend qe, zjarrin ta kthejne ne dashuri, e te vertetohet shprehja - dashuria e zjarrte - njerezit e kthyen ne vdekje!
- Keshtu loja me zjarr, mori boten tone dhe gati e gjithe bota eshte ne nje loje zjarri! Kush ka faj, perveē Prometheut? Ai mendonte se i donte njerezit ma shume, se sa vet perendite i duan njerezit! Thene ma thjeshte, si u denua Prometheu: si hajni i perendive, si bamiresi i njerezimit, apo si armiku i njerezimit? Kush eshte fajtori, kur nje femij, vjedhi nje gace zjarri, a nje unė zjarri nga vatra dhe doli pas shtepie, ia futi zjarrin dushkut te grumbulluar mu afer shtepise edhe pas pak kohe i doli tymi e flaka dhe u kall shtepia? - Duhet te denohet tash, femiu? Apo, duhet te denohet ai, qe e kishte ne perkujdesje te rritjes e mbajtjes - vet femiun? - A vertet, nuk kishte kurrfare mundesie ai i zoti i femiut, ta siguronte zjarrin ne vater, e ta ruante roje nate e dite, femiun dhe mos te kishte nje shansė, qe ta vidhte zjarrin, e ta kallte shtepine? Ai, mund ta largonte femiun nga vatra e zjarri - po mbase u kall shtepia! Tash eshte vone, te kapet hajni! - Po cili eshte vet fajtori i vertete? - A aq veshtire qenka, t'ia heqesh dore zjarrin femiut njeri, perseri - mbase e paska ne dore, apo qe nka krejt e pamundshme, se eshte teper vone dhe njeriu vdes pa zjarrin edhe vdes me zjarrin!
- Po Nobeli qe shpiku dinamitin, pse ai te merret si ēmim Nobel shkencor? Prometheu u denua nga perendite, e mberthyen edhe shkruan e kruan - Prometheu i mberthyer, kurse
Nobeli nderohet ne majat ma te larta te shkences! Ku eshte dallimi ne mes te Prometheut e Nobelit? Prometheu i ngrate u be hanj me zor, gjoja po u ndihmon njerezve dhe vdiq tmerrshem nga denimi i perendive, duke e copetuar shqiponjat - kurse Nobeli u shpall hero i shkences, mbase siē duket perendite nuk paten ma fuqi denimi, qe ta mberthenin edhe Nobelin, po ne vendvdekjen e tmerrshme te Prometheut, mbase ky shpiku edhe eksplodimin e zjarrit! Ne lufterat primitive do te ishim kursyer ma shume, se sa ne jete moderne e ne vdekje moderne! Si thua ti? Rrodhi titulli - sekreti i zjarrit!

- Ora artistike ushtruese mbaroi, nga vetetimat e gishtave ne germatore dhe pa ndonje veshtrim redaktorial, po e quaj si art letrar! Megjithate, ēeshtja e zjarrit mbetet e hapur dhe askush nuk u tregua trim - ta thot te verteten, nga renia e Prometheut e sot - ku eshte sekreti i zjarrit! Dikush e ben hero flijues te njerezimit - Prometheun, dikush e ben hajn te zjarrit, hajn te perendive, po ai mbaroi e zjarri nuk mbaron kurre, derisa te behet toka nje komete zhishke fluturuese drite dhe te shuhet ne hapesire!
- Ajo do te ndodhi pa ne!
- Dite te mbare!
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-05-05, 11:42   #85
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Vendosa te qese ne leter ca fjale por po me pengon nje shkaperderedhje qe nuk e dij eshte rreth meje apo brenda meje. Mundohem te gjej nje lidhes e t'i beje bashk te gjitha ato qe po due me i vu mu ketu ne keta rreshta.
Po mundohem me e gjete nje diell qe do te shkrij kete akull, si duket ky diell i kesaj dite te bukur maji nuk eshte edhe dielli im. Vajza me tha se eshte dite e mire e te dalim te shetisim por une vendosa qe shetitjen time t'a filloj neper faqet e Dardanise e neper to te mbledhe pak ngrohtesi , dhe sikur neper enderr, te shetis neper rruget e mia. Ju takova e bisedova me shume prej jush te dashurit e mi dhe kete shkaperderdhje po mundohem me e vu ne rend permes fjaleve e shkrimeve tuaja, po mundohem qe te gjitha t'i veje ne anen tone edhepse nganjehere e kam pak veshtire por kete veshtersi e kaloj permes bindjes se te gjithe jemi te mire, kur gabojm , e bejme pa qellim dhe rastesisht. Keto gabime edhe mund te permiresohen dhe kjo me jep force te shetise neper keto rruge. Rruget tjera , ne kete qytet, nuk jan rruget e mia por ne to shoh plot gabime tonat te cilat edhe po deshtem nuk mund t'i permirsojm me kurre. Neper keto rruge takoj shume njerez te mi qe me duhet t'i pershendes ne gjuhe te huaj, takoj shume te tjere qe ma nuk i takojn vetevetes por kan humbe neper keto rruge te huaja ka edhe te tille qe me nuk e din fare se kush jan dhe nga kan ardhe ketu.

Kjo dite e bukur , me diellqe nuk ngrohe, po rreshqet ngadal drejt mbarimit te saj dhe keshtu ne heshtje po na bart edhe ne me vete edhe ne qe si duket kemi fatin e po kesaj dite.Dhe kur te perendon dielli nuk ka force qe e ndal naten. Une sot vendosa te shetise neper rruget e mia sepse ato jan te bukura edhe naten. Nata ne rruget e mia eshte me e bukur se dita ne rruget e huaja me diell qe nuk ngrohe.
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-05-05, 11:49   #86
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim

me ka marre malli
te ulem ne sofer,
nje buke misri cope me e nda-
ne njeren ane te kam ule motren
ne tjetren ane te kam nje vlla !!!!!!
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-07-05, 19:39   #87
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim

Castet kalojne ne heshtje pa lene gjurme.
Me nevrikos pakapshmeria e kohes qe me ruan vetem surpriza te pakendshme,qe shpesh here me bejne te zgurdulloj e te ferkoj syte ne pritje te nje zgjimi apo te nje kthjellimi te ketij realiteti kaq te turbulluar.Nga ana tjeter pres me padurim se kur do te marri fund kjo pritje qe po me mprehteson shqisat sidomos ndaj nje shenje te re prej saj.
Por ne fund te fundit kam arritur ne perfundimin se nje kohe e gjate ankthi,stresi,melankolie, i le vendin qofte edhe per nje dite te vetme,nje gezimi fare pa arsye.
Eshte me te vertete nje frymemarrje e fresket per atmosferen e rende qe me ishte krijuar perreth.Sikur njeriu mos te ishte shpresues i pandreqshem, s'ka dyshim qe edhe keto dite te pakta entuziazmi nuk do te peshonin fare ndaj diteve te plumbta te merzitjes.
Dhe ja,nen tingujt e nje kenge,ne faqet e nje romani,rastesi e pritshme.
Dashuria,kjo fjale here-here kaq e embel,here te tjera mizore dhe ne ca momente jo me pak absurde,me kujton ne kundershtim me emrat,vendet,ndodhite qe me degjojne veshet,gjithmone ate,fjalet e saj,buzeqeshjet e saj,enderrimet e saj qe per mua shnderrohen ne ideale.
Prej te ardhmes pres vetem qe diēka befas,t'i trondise themelet e asaj qe tani po e quaj te zakonshme dhe te me beje te le pas kraheve dhjetrat e kilometrave qe na ndajne.
Me ate magjine e gjerave qe ndodhin te pakontrolluara e qe s'te lene kohe te kuptosh se ēfare po ndodh.
Nje moment i imagjinuar,qe mbase i jetuar do te me dukej akoma me shume imagjinar :).
__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-07-05, 20:37   #88
Stuhia
 
Anėtarėsuar: 15-05-05
Vendndodhja: USA
Postime: 360
Stuhia me shokė shumeStuhia me shokė shume
Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Stuhia
Gabim

E lodhur jam!

Jam e lodhur nga pritja se kur do te vijsh, kur do te ndegjoj zerin tend, kur do te me gezojsh me qeshjen tende, jam e lodhur nga pritja e mendimeve.

Jam edhe e lodhur nga te gjitha ato fjale qe shkrova, dhe nga ato qe kurr nuk i shkrova pėr Ty. Edhe pse ndoshta ato kurr nuk do te arrijn tek Ti. Jam lodhur nga mendimet pėr Ty, nga deshirat, ndjenjat...

Jam e lodhur edhe nga vetja ime me kujtimet per Ty. Bile edhe nga pasqyra kur shikohem nė mengjez nga nata e pa gjume. Ajo pasqyron nje femer te cilen me nuk po e njoh, nje fytyr tė zbehur nga nata e pagjum, nje pale sy te mavijosur nen qepalla, pa qeshje, e lodhur... me duket se edhe lekura e trupit tim eshte e lodhur, dhe shpirti...

Jam e lodhur nga te gjitha netet pa gjum, nga pritja e gjate, nga deshira per te pas prane.
E ti si duket nuk ndegjon thirrjen time, je tretur diku neper kohe, pa e kuptuar kurr se te deshta me shume se veten time, me at dashuri cfare vetem njeher dashurohet.
Stuhia Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-07-05, 01:30   #89
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Nuk jane deshirat te njejta, mike!
Anipse ti me kerkon, qe kohen ta bejme unaze!
E shoh se je molisur e krrusur nga dashuria, me krye n'dhe!
Ah sikur te ishe nje kalli gruri krrusur ashtu buke dardane, e gatuar me mjalte Kreshtabardhe, do ta pinim gjithe veren e kallur ne gota! Mos u deshpro, se edhe veren e dimrin, do ta bejme vere ne dy gota, e dashurine meridian tropikal gjithmone vere!
E shoh se te krrusin kujtimet per mua. Letrat tuaja plot gjak gremash dashurie, me siellen vargje bojdielli, se e din se te thirra rrezedielli - sepse e meriton dashuria te jete diell!
Rrezja ne zemer te hyri, kur u pake para tingujve te zerit tim qiellor. Duhej te shkonte larg zeri im, mike! Duhej te delte nga toka e gjakut, deri ne satelitin zetokesor edhe te tingllonte ne veshin tend, permes elektroneve!
Ate ze e prisje moti, e tash mund t'i peshperisim njeritjetrit ne vesh, e ta shikojme njeritjetrin me sy shkrepje shkendiash, e nuk na ha palla per lakuriqet e nates, as i lakmojme bilbilat e dites!
Syte shkrepin shkendia dashurie!
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-05, 00:36   #90
teDUAty
 
Avatari i teDUAty
 
Anėtarėsuar: 26-06-05
Vendndodhja: n'Pushime
Postime: 2,816
teDUAty i respektuarteDUAty i respektuarteDUAty i respektuarteDUAty i respektuarteDUAty i respektuarteDUAty i respektuar
Gabim

pse mendoj per ty...........

Sonte flet heshtja ime ,qe te priti me vite per tu kthyer nen krahet e mi.
Athua do te ndalem ndonjeher se medituari per ty ,sa veshtir qenka .
Pse..........
Nuk mu largove kurr nga mendja ime as edhe per ma te voglin qast, pse une kam nevoj te te kem pran .Kur i them keto fjal me dridhet buza por nuk qaj ashtu ta mbaj ket kujtim qe me rendon aq shume.

vargje nga zemra ime


teDUAty Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 11 (0 Anėtarėt dhe 11 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:56.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.