Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-08-06, 22:15   #16
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...

“Nėse ju u luteni atyre (idhujve), ata nuk e dėgjojnė lutjen tuaj; por, edhe sikur ta dėgjonin, nuk do tė mund t’ju pėrgjigjeshin e Ditėn e Kijametit, ata do ta mohojnė adhurimin tuaj. E askush nuk mund tė ta tregojė ty tė vėrtetėn si Ai, qė e njeh mirė gjithēka…” (35:13,14) “Ata (idhujt) qė i adhurojnė (idhujtarėt) nė vend tė Allahut, nuk krijojnė asgjė; ata vetė janė tė krijuar; janė tė vdekur e jo tė gjallė dhe nuk e dinė se kur do tė ringjallen.” (16:20,21) “A i pėrshkruajnė shok (Allahut) atė, qė nuk mund tė krijojė gjė e ata (idhujt) vetė janė tė krijuar? Ata (idhujt) nuk mund t’i sjellin atyre ndonjė ndihmė e as veten e tyre nuk mund ta ndihmojnė.” (7:191,192) “Mirėpo, ata (idhujtarėt) nė vend tė Tij, morėn pėr zota tė tjerė, tė cilėt nuk krijojnė dot asgjė, sepse ata vetė janė tė krijuar. Ata nuk kanė nė dorė pėr vete as dėm, as dobi; ata nuk kanė nė dorė as vdekje, as jetė e as ringjallje.” (25:3) Allahu e ka sqaruar pamundėsinė dhe paaftėsinė e atyre “zotave”. Allahu e ka sqaruar qė t’u lutesh atyre dhe tė mbėshtetesh (shpresosh) tek ata, ėshtė njė gjė e kotė, sepse ata nuk sjellin dobi. Pėr kėtė Allahu ka pėrmendur nė Kuran disa shembuj. Njė ndėr ta ėshtė: “E ata qė u luten tė tjerėve pėrveē Atij (Allahut), nuk do tė merrnin pėrgjigje mė shumė se ai, qė shtrin duart e tij (drejt ujit), qė uji tė arrijė nė gojėn e tij, por ai (uji) nuk do tė arrijė. E lutja e jobesimtarėve (qė nuk i drejtohet Zotit) nuk ėshtė tjetėr vetėm se njė rrugė e gabuar.” (13:14) Allahu i ka ftuar idhujtarėt qė tė mendohen pak, meqėnėse ata e pranonin qė Allahu ėshtė Krijuesi i gjithēkaje dhe se “zotat” e tyre nuk kishin krijuar asgjė dhe nuk kishin mundėsi qė tė krijojnė asgjė, madje ata vetė ishin tė krijuar nga Allahu. Prandaj, Allahu u tha atyre: Si i barazoni me Allahun, qė ėshtė Krijuesi dhe i Plotėfuqishmi me kėto krijesa, qė janė krejt tė pafuqishme?! Si i adhuroni nė tė njėjtėn kohė edhe Allahun edhe ato?! Si i luteni edhe Allahut edhe atyre? “Atėherė, a ėshtė Ai qė krijon si ai, qė nuk krijon? A nuk po kujtoheni?” (16:17) Kur Allahu ua drejtoi idhujtarėve kėtė pyetje, ata mbetėn gojėhapur dhe u iku argumenti i tyre. Prandaj heshtėn dhe u penduan. Por, u kapėn pėrsėri pas njė ēėshtjeje tė pavėrtetė. Thanė: “Prindėrit tanė kanė qenė njerėzit mė tė menēur dhe ata njiheshin pėr kėtė. Zgjuarsinė e tyre e ka pranuar i afėrmi dhe i largėti. Dhe ata tė gjithė kanė qenė tė kėsaj feje. Atėherė, si ėshtė e mundur qė kjo fe tė jetė e kotė dhe e pavėrtetė? Madje edhe vetė prindėrit e Muhamedit dhe tė myslimanėve tė tjerė, tė kėsaj feje kanė qenė.” Allahu iu pėrgjigj idhujtarėve se prindėrit e tyre nuk kishin qenė nė rrugė tė drejtė. ˙Ata nuk kishin ditur rrugėn e vėrtetė e as i kishin hyrė asaj rrugė. Pra, ata kanė qenė tė humbur. Kjo u thuhej idhujtarėve herė tėrthorazi e herė drejtpėrdrejt. “Vėrtet, ata (idhujtarėt) i gjetėn prindėrit e tyre tė humbur. Kėshtu qė (edhe ata) nxituan pas gjurmėve tė tyre (pa menduar).” (37:69,70) Ndėrkohė, idhujtarėt nisėn ta frikėsonin Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe myslimanėt me “zotat” e tyre. Ata u thoshin: “Ju jeni treguar tė paedukatė ndaj “zotave” tanė, sepse ata janė tė pafuqishėm. Por shpejt ata do tė zemėrohen me ju dhe do t’u shkatėrrojnė krejt ose do t’u gjymtojnė.” Thėniet e idhujtarėve ishin si ato tė tė parėve tė tyre, kur ata u thoshin tė dėrguarve tė Allahut: “Ne nuk themi tjetėr vetėm se dikush prej “zotave” tanė (ndoshta) tė ka ēmendur ty…”(11:54) Allahu iu pėrgjigj idhujtarėve duke u kujtuar atyre idhujt, qė ata shikonin ditė e natė. Zotat e tyre nuk kanė mundėsi as tė lėvizin nga vendi i tyre e tė shkojnė as mė pėrpara as mė prapa e as tė largojnė ndonjė tė keqe nga vetja e tyre. Atėherė, si kanė mundėsi qė t’u bėjnė keq myslimanėve a t’i zhdukin fare ata? Pėr kėtė Allahu ka thėnė: “A kanė (idhujt) kėmbė, qė tė ecin me to? A kanė duar, qė tė rrėmbejnė me to? A kanė sy, tė shohin me ta? A kanė veshė, tė dėgjojnė me ta? Thuaj: “Thėrritni shokėt (“zotat”) tuaj e thurni kurthe (plane) pėr mua e mos prisni.” (7:195)

vazhdon...
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 02-08-06, 22:16   #17
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...

Pėr kėtė Allahu solli disa shembuj: “O ju njerėz! Ja, u dha njė shembull! Dėgjoni, pra! Vėrtet, ata qė ju i lusni nė vend tė Allahut, nuk mund tė krijojnė asnjė mizė edhe nėse grumbullohen tė gjithė pėr tė; po ashtu, nėse miza u rrėmben atyre diēka, ata nuk do tė mund ta shpėtojnė atė prej saj. I dobėt ėshtė edhe lutėsi edhe i luturi.” (22:73) “Shembulli i atyre, tė cilėt pėrveē Allahut morėn mbrojtės (idhuj) ėshtė si shembulli i merimangės, qė thur shtėpi e sikur ta dinin ata mė e dobėta shtėpi ėshtė ajo e merimangės.” (29:41) Njėri nga myslimanėt e ka treguar pafuqishmėrinė e idhujve me kėto fjalė: “A ėshtė zot ai (idhull), nė kokėn e tė cilit urinojnė dhelpėrat? Me tė vėrtetė, i poshtėruar ėshtė ai, qė e urinojnė dhelpėrat!”. E kur arriti puna deri te kėta shembuj tė qartė, idhujtarėt u shqetėsuan, u zemėruan dhe i shanė myslimanėt, madje edhe Zotin e tyre, Allahun e Madhėruar. Por Allahu i Madhėruar i ndaloi myslimanėt qė t’i shanin idhujtarėt dhe urdhėroi e tha: “Ju mos ua shani ata (zota), qė (idhujtarėt) u luten pėrveē Allahut e tė fyejnė Allahun nga armiqėsia, duke mos ditur (pėr madhėrinė e Tij).” (6:108) Idhujtarėt vendosėn qė ta shkatėrronin thirrjen pėr nė Islam dhe t’i pengonin njerėzit nga rruga e Allahut me presion e me dhunė. Pėr kėtė, ēdo kryetar dhe njeri me pozitė filloi t’i ndėshkojė ata qė besonin nga fisi i tij. E disa prej tyre shkuan tek Ebu Talibi dhe i kėrkuan qė ta ndalonte Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tė thėrriste nė rrugėn e Allahut. Ndėshkimi ndaj myslimanėve Ndėshkimet, qė idhujtarėt ushtronin ndaj myslimanėve qenė tė shumta dhe tė rėnda, aq sa tė rrėnqethet mishi e tė ēahet zemra prej tyre. Bilal ibn Ribahi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ishte skllav i Umeje ibn Halef Xhamhiut. Umeja i varte Bilalit nė qafė njė litar dhe e ēonte te fėmijėt, qė tė luanin me tė, por Bilali thoshte: “Njė, Njė.”9 Umeja e nxirrte Bilalin nė mesditė dhe e shtrinte me shpinė pėrtokė, nė rėrėn a gurėt e nxehtė. Urdhėronte qė t’i vinin mbi gjoks njė gur tė madh e pastaj thoshte: “Do tė vazhdosh kėshtu, derisa tė vdesėsh, ose ta mohosh Muhamedin dhe tė adhurosh putat Latė dhe Uzza.” Bilali nuk pushonte sė thėni: “Njė, Njė.” Njė ditė kaloi andej Ebu Bekėr Es Siddiku (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Kur e pa Bilalin duke e torturuar ashtu, ia bleu atė Umejes dhe e liroi pėr hir tė Allahut. Amėr ibn Fehiri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) torturohej aq shumė nga idhujtarėt, sa i humbiste ndjenjat dhe nuk dinte ē’fliste. Ebu Fekihi. Emrin e vėrtetė e kishte Eflih; thuhet se ishte prej Ezdi. Ai ishte skllav i Beni Abdi Dariut. Atė e nxirrnin nė mes tė ditės, nė pikun e vapės. Ia lidhnin kėmbėt me pranga hekuri. Ia hiqnin rrobat dhe e shtrinin barkas nė rėrėn e nxehtė. Pastaj i vinin nė shpinė njė gur tė madh dhe e linin ashtu, pa lėvizur, derisa humbiste ndjenjat. Kėshtu, idhujtarėt nuk pushuan sė torturuari atė, derisa mė nė fund emigroi pėr nė Abisini nė Hixhretin e dytė. Njėherė i patėn lidhur kėmbėt me njė litar. Pastaj e tėrhoqėn dhe e lėshuan nė rėrėn e nxehtė. Pastaj ia shtrėnguan litarin nė fyt, derisa kujtuan se vdiq. Ebu Bekri kaloi atypari, e bleu Eflihun dhe e la atė tė lirė pėr hir tė Allahut. Habbab ibn Eretti ishte nga ata qė ishin zėnė robėr qysh nė kohėn e Padijes (para Islamit). E pati blerė Ummu Enmari, bija e Sibaiut, nga fisi Huza. Habbabi punonte farkėtar. Pasi u bė mysliman, pronarja e vet e torturoi shumė. Ajo merrte hekurin e skuqur dhe ia vinte nė shpinė, qė tė mohonte Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!).

vazhdon...
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 22:17   #18
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Por kjo ia shtoi atij edhe mė shumė besimin dhe bindjen nė Islam. Idhujtarėt e mundonin, duke i lėvizur qafėn sa majtas djathtas dhe duke i shkulur flokėt. Herė-herė e lėshonin mbi prushin e zjarrit, pastaj i vinin njė gur tė rėndė mbi gjoks, qė tė mos ēohej. Zemireja ishte njė roėreshė romake. Ajo e pėrqafoi Islamin dhe u mundua shumė pėr hir tė Allahut. Torturat i dėmtuan shikimin dhe ajo u verbua. Dikush tha: “Ty tė ka goditur Latta dhe Uzzaja!” Ajo iu pėrgjigj: “Jo, pėr Allahun. Nuk mė kanė goditur putat. Goditja ėshtė nga Allahu e po tė dojė Ai, e heq verbimin.” Tė nesėrmen, kur lindi dielli, Allahu ia kishte kthyer pėrsėri shikimin asaj. Atėherė kurejshėt thanė; “Kjo ėshtė magji e Muhamedit.” Ummu Abisi ishte njė robėreshė e fisit Beni Zuhre. Ajo u bė myslimane, por pronari i saj, Esued ibn Abdul Jaguthi, e torturonte shumė atė. Esuedi ishte nga armiqtė e betuar tė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ai ishte prej atyre, qė talleshin me tė. Robėresha e Amr ibn Mu’milit ishte nga fisi Beni Adji. Ajo u bė myslimane e Omer ibn Hattabi e torturonte shumė. Atė kohė, Omeri ende ishte idhujtar. OmperText Transfer Proteri e rrihte atė, derisa i binte tė fikėt. Pastaj e linte dhe thoshte: “Pėr Allahun, ty do tė tė lė vetėm tė hidhėruar!” Ajo ia kthente: “Ashtu ta bėftė edhe Zoti ty!” Ndėr ato qė u bėnė myslimane dhe u tortuaruan, ėshtė edhe Nadija me vajzėn e vet. Tė dyja ishin robėresha tė njė gruaje prej fisit Beni Abdud Dari. Ebu Bekr Es Siddiku (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) i bleu kėto robėresha dhe i la tė lira, ashtu siē la tė lirė edhe Bilalin, Amir ibn Fehirin dhe Ebu Fekihun. Babai i tij, Ebu Kuhafi, e qortoi Ebu Bekrin: “Unė po shoh se ti po lė tė lirė skllevėr tė dobėt. Sikur tė liroje nga skllavėria burra tė fortė, ata do tė tė ndihmonin e do tė tė mbronin ty.” Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me Tė!) i tha tė atit: “Por, unė dua vetėm kėnaqėsinė e Allahut.” Atėherė, Allahu i Madhėruar zbriti ajete, ku lavdėronte Ebu Bekrin dhe i pėrbuzte armiqtė e tij. Allahu i Madhėruar thotė: “Unė u kam paralajmėruar pėr zjarrin e ndezur fort. Aty nuk hyn tjetėr, pėrveē atij, qė ėshtė mė i mjeri, i cili pėrgėnjeshtroi dhe u zmbraps.” (92:14-16) Nė ajet bėhet fjalė pėr Umejje ibn Halefin, i cili pėrgėnjeshtroi Profetin dhe u zmbraps pėrballė urdhrave tė Allahut dhe pėr cilindo, qė ėshtė ose ishte si ai. Mė tej Allahu i Madhėruar thotė: “Ndėrsa, ai qė ėshtė i devotshėm, do tė jetė larg tij (zjarrit); ai, qė e jep pasurinė e vet, qė tė pastrohet e jo pėr t’u shpėrblyer nga dikush, qė i ka bėrė mirė mė parė, qė e jep vetėm pėr tė fituar kėnaqėsinė e Zotit tė vet, mė tė Lartit; ai, sė shpejti, do ta gėzojė atė kėnaqėsi.” (92:17-21) Nė kėtė ajet flitet pėr Ebu Bekr Es Siddikun (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), pėr tė gjithė ata qė ai i liroi, si dhe pėr tė gjithė shokėt e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ammar ibn Jasiri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Nėna e tij dhe babai i tij janė torturuar mizorisht nga idhujtarėt. Ata ishin tė fisit Beni Mahzum. Beni Mahzumėt, me nė krye Ebu Xhehlin, i merrnin ata, prisnin pikun e vapės dhe i torturonin nė rėrėn e nxehtė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kalonte pranė tyre dhe u thoshte: “O familja e Jasirit! Duroni, juve u ėshtė premtuar Xheneti! O, Zoti im! Fale familjen e Jasirit!” Jasir ibn Amir ibn Malik el Amsijju el Medhhaxhiju – babai i Ammarit – vdiq nėn tortura. Sumejja, bija e Hajjatit –nėna e Ammarit- ishte robėreshė e Ebu Hudhejfe Mahzumijut. Ajo ishte e moshuar dhe shumė e dobėt. Pas torturash tė shumta, Ebu Xhehli e mbylli poshtėrsinė e tij, duke e dhunuar kėtė nėnė tė madhe me njė heshtė. Sumejja vdiq. Ajo ėshtė dėshmorja (shehidja) e parė e Islamit. Ammarit iu bėnė mė tė rėnda torturat. Idhujtarėt herė i vishnin njė koracė, kur ishte vapė e madhe, herė i vendosnin mbi gjoks njė copė gur tė rėndė e tė nxehur shumė. Herė tjetėr do ta zhysnin nė ujė, derisa ai, i sfilitur tha atė qė donin ata, por zemra e tij ishte e mbushur me iman (besim). Prandaj, Allahu i Madhėruar zbriti ajetin: “Ai, qė e mohon Allahun, pasi e ka besuar Atė - pėrveē atij qė detyrohet (pėr tė mohuar), kur zemra e tij ėshtė e qetė, me iman – ai, qė kėnaqet me mosbesimin, mbi tė ka zemėrim nga Allahu dhe pėr ta ka njė dėnim tė madh.” (16:106) Mus’ab ibn Umejri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Ishte njė prej atyre njerėzve me jetesė mė tė mirė. Kur pėrqafoi Islamin, nėna nuk e lejonte mė tė hante e tė pinte. Ajo e nxori nga shtėpia dhe Mus’abi jetoi kėshtu, derisa lėkura iu fishk e iu bė si kėmishė gjarpri. Suhejb ibn Senan er Rumi torturohej, derisa humbiste ndjenjat e nuk dinte ē’thoshte. Othman ibn Affani (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) u torturua tmerrėsisht nga xhaxhai i tij. Ai e mbėshtillte me njė rrogoz prej gjethesh palme dhe mė pas e tymoste atė. Ebu Bekr Siddiku dhe Talha ibn Ubejdullahu, gjithashtu janė torturuar dhembshėm. Neufel ibn Huejlid el Adeuiu i mori ata. Dikush ka thėnė qė i mori Othman ibn Ubejdullahu, i lidhi tė dy me litar, pėr tė mos i lėnė tė falen e pėr t’ua ndaluar fenė islame. Por ata tė dy e kundėrshtuan dhunėn e tij; bėnė ēmos, derisa u zgjidhėn dhe falėn namaz. Ebu Bekri dhe Talhai janė quajtur “dy miqtė”, sepse janė lidhur tė dy me njė litar. Ebu Xhehli, kur dėgjonte pėr dikė tė nderuar dhe me pozitė, qė ishte bėrė mysliman, e paralajmėronte dhe e kėrcėnonte se do tė humbiste pasuri e pozitė. Kur ai, qė bėhej mysliman, ishte i dobėt dhe i varfėr, Ebu Xhehli e rrihte rėndė dhe pėrpiqej qė ta mashtronte. Pra, sa herė qė idhujtarėt merrnin vesh se ndonjėri pėrqafonte Islamin, bėnin ēmos ose duke e munduar dhe torturuar, ose duke e mashtruar. Idhujtarėt vepronin kaq rėndė kundėr myslimanėve tė dobėt e tė varfėr, qė ishin shumica. Ndėrsa, pėr ata qė bėheshin myslimanė nga njerėzit e mėdhenj e me pozitė vepronin ndryshe. I bėnin mirė llogaritė me ta. Merreshin me kryetarėt e fiseve (idhujtarė) e me njerėzit me pozitė dhe me shumė kujdes pėrpiqeshin qė t’i prapėsonin nga Islami.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 22:19   #19
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Qėndrimi i idhujtarėve
I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte fisnik, i ndershėm e serioz dhe Allahu i Madhėruar e ruajti dhe e mbrojti atė nga shumė armiqėsi tė njerėzve. Herė pas here atė e mbronte xhaxhai i tij, Ebu Talibi, tė cilin kurejshėt e nderonin, e respektonin dhe i bindeshin. Atij ia kishin frikėn dhe nuk mund tė luanin me tė. Ai ishte edhe nga paria e Beni Abdi Menafit qė jo vetėm kurejshėt, por edhe arabėt mbarė njihnin vetėm nderim e respekt. Pėr kėtė arsye, idhujtarėt u detyruan tė ndėrmerrnin hapa paqėsorė ndaj Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Prandaj parapėlqyen tė bėnin bisedime me xhaxhanė e tij, Ebu Talibin, por me njėfarė kėrcėnimi dhe paralajmėrimi. Midis Kurejshėve dhe Ebu Talibit Disa burra nga paria e fisit Kurejsh shkuan tek Ebu Talibi dhe i thanė: “Djali i vėllait tėnd ka sharė zotat tanė, ka turpėruar fenė tonė, ka shpėrfillur parinė tonė, i ka quajtur tė humbur prindėrit tanė; prandaj, ose mos e lejo tė veprojė mė ndaj nesh ose na lėr tė lirė tė veprojmė vetė me tė. Edhe ti vetė je nė kundėrshtim me tė, ashtu siē jemi ne. Kėshtu qė ne do ta ndalojmė atė tė veprojė edhe kundėr teje.” Ebu Talibi u tha njė fjalė tė butė e iu pėrgjigj atyre bukur. Ata ikėn dhe i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vazhdoi punėn e vet, duke shpallur fenė islame dhe duke bėrė thirrje pėr nė Islam. Paralajmėrimi i Kurejshėve Kurejshėt nuk duruan gjatė, kur panė se Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) po vazhdonte punėn e vet me thirrjen pėr nė Islam. Shkuan tek Ebu Talibi dhe i thanė: “O Ebu Talib! Ti je i moshuar dhe i nderuar ndėr ne. Ne tė kėrkuam ty tė nae heqėsh qafe djalin e vėllait tėnd, por ti nuk po e bėn kėtė. Pėr Zotin, ne nuk e durojmė dot atė, qė na shan prindėrit tanė, qė na ul parinė tonė e na turpėron zotat tanė. Pra, ose t’i japė fund kėsaj, ose ne do t’ju luftojmė, atė dhe ty, derisa tė shkatėrrohet njėra palė.” Kėshtu i thanė dhe ikėn. Ebu Talibit i erdhi shumė rėndė nga ky paralajmėrim dhe kėrcėnim, prandaj thirri tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i tha ēfarė i kishin thėnė ata. “Ki kujdes mua dhe veten tėnde e mos mė ngarko njė punė, sė cilės nuk ia kam fuqinė!”,- i tha. Kur e pa i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dobėsinė e tij, iu kthye: “O xhaxha! Pėr Allahun, sikur tė mė vėnė Diellin nė tė djathtėn time dhe Hėnėn nė tė majtėn time, qė unė ta lė kėtė punė, nuk do ta lė, derisa Allahu ta nxjerrė nė pah atė, ose tė vdes.” Pastaj i kėrkoi leje qė tė ikte dhe qau. Ebu Talibit iu kthye dhembshuria dhe besimi dhe i tha: “Shko, o biri i vėllait tim dhe thuaj ē’tė duash se pėr Zotin, unė kurrė nuk do tė tė dorėzoj ty pėr asgjė.” Njė propozim i habitshėm nga Kurejshėt dhe njė refuzim i menēur nga Ebu Talibi Kurejshėt panė se paralajmėrimi i tyre kundėr myslimanėve nuk bėri dobi, sepse i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vazhdonte punėn e tij dhe Ebu Talibi vazhdonte ta ndihmonte atė. Kjo do tė thoshte se Ebu Talibi ishte i pėrgatitur, qė tė ndahej me kurejshėt dhe tė armiqėsohej me ta, pėr tė ndihmuar djalin e vėllait tė vet, Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Qėndruan ca duke u menduar dhe duke u kėshilluar se ēfarė tė bėnin. Mė nė fund, arritėn nė njė mendim tė ēuditshėm. Erdhėn tek Ebu Talibi. Bashkė me ta ishte edhe Ammar ibn Uelidi, mė i miri i tė rinjve tė tyre e mė i forti dhe mė i bukuri i kurejshėve. I thanė: “O, Ebu Talib! Merre kėtė djalė! Merre mendjen e tij dhe ndihmėn qė mund tė tė japė ai. Bėje djalė pėr shpirt, ai ėshtė yti tani. Por, na e dorėzo neve djalin e vėllait tėnd, Muhamedin, kundėrshtarin e fesė sate dhe tė fesė sė prindėrve tė tu, atė qė ka pėrēarė popullin tėnd dhe ka ulur parinė e tij. Na e dorėzo, qė ta vrasim! Vėrtet, ne po tė japim njė burrė pėr njė burrė.” “Pėr Zotin, sa keq po mė detyroni!”,- ia ktheu Ebu Talibi. “Po mė jepni birin tuaj, qė unė ta ushqej pėr ju dhe unė t’ju jepkam birin tim, qė ta vrisni? Pėr Zotin, kurrė s’ka pėr tė ndodhur!” Atentate kundėr tė Dėrguarit tė Allahut Pasi kurejshėt dėshtuan, i humbėn shpresat dhe panė se paralajmėrimi, kėrcėnimi dhe bisedimi nuk bėnė asnjė dobi, filluan atentatet kundėr tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i shtuan mundimet dhe grackat e tyre kundėr myslimanėve. Meqenėse i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte njeri i lartė, i respektuar dhe i shoqėruar nga myslimanėt, qenė krerėt e kurejshėve ata, qė morėn pėrsipėr t’i bėnin tė keqen tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), sepse njerėzit e thjeshtė nuk mund tė merrnin pėrsipėr tė bėnin atentate kundėr tij. Ata qė e mundonin tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė shtėpi ishin: Ebu Lehebi, Hakim ibn Ebul Asi ibn Umeje, Ukbe ibn Ebi Muajiti, Adij ibn Hamra Thekafiu dhe Ibn Asdai Hedheliu. Tė gjithė kėta ishin fqinjėt e tij. Kėshtu, dikush do t’i lėshonte anin e deles mbi shpinė, kur ai ishte duke u falur, ose do t’ia hidhnin edhe nė enėn ku gatuante, kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e pėrgatiste atė pėr tė gatuar. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) do ta nxirrte me shkop, do tė qėndronte te dera e vet dhe do tė thoshte: “O Beni Abdul Menaf! Cfarė fqinji ėshtė ky?!” Pastaj e hidhte anin e deles nė rrugė. Kur Umeje ibn Halefi e shikonte tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), e shante dhe ia bėnte me sy, duke e pėrēmuar. Edhe vėllai i tij, Ubej ibn Halefi e kėrcėnonte Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “O Muhamed! Unė e kam heshtėn, e kam edhe njė kalė,qė e ushqej ēdo ditė me disa grushta misėr, qė t’i hip dhe tė tė vras ty.” Kėshtu e kėrcėnonte herė pas here, derisa njė ditė i Dėrguari i Allahut i tha: “Jo! Unė do tė vras ty, nė dashtė Allahu.”10 Kurse Ubej ibn Halefi i pati ardhur njė ditė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me njė eshtėr tė kalbur; e thėrrmoi atė dhe ia fryu nė fytyrė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Njė herė, Ukbe ibn Ebu Muiti u ul te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe dėgjoi prej tij Kuran.

vazhdon...
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 22:20   #20
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...

Pastaj shkoi e i tregoi Ubejit, tė cilin e kishte shok. Por Ubeji e qortoi dhe i kėrkoi qė herė tjetėr, kur tė shkonte te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), ta pėshtynte nė fytyrė. Dhe ai kėshtu bėri. Kurse Ebu Lehebi e luftoi dhe e mundoi tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė ditėn e parė tė Thirrjes pėr tek Allahu. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kishte dhėnė dy vajzat e veta, Rukijen dhe Ummi Kulthumin pėr dy djemtė e Ebu Lehebit, Utbenė dhe Utbejiun dhe Ebu Lehebi u tha dy djemve tė vet: “Ju mallkoj ju tė dy, nė qoftė se nuk i ndani dy vajzat e Muhamedit.” Edhe e shoqja e Ebu Lehebit ju tha: “I lėshoni ato tė dyja, sepse ato kanė dalė nga feja.” Dhe ata i ndanė. Gruaja e Ebu Lehebit, Ummu Xhemilja ishte armike e betuar e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe e Thirrjes sė tij. Ajo sillte degė e shkarpa me gjemba dhe ia hidhte tė Dėrguarit tė Allahut natėn nė rrugė, qė tė pengoheshin ai dhe shokėt e tij. Kur ajo dėgjoi se kishte zbritur ajeti: “Qoftė i shkatėrruar Ebu Lehebi!”, erdhi me duart e mbushura me gurė, duke kėrkuar tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), kur ai ishte ulur pranė Qabes, qė ta godiste. Por Allahu ia mori asaj shikimin dhe ajo vuri re vetėm Ebu Bekrin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). “Ku ėshtė shoku yt?”,- tha ajo. “Unė kam marrė vesh se ai ėshtė tallur me mua, por, pėr Zotin, po ta gjej, do ta godas me kėta gurė mu nė gojėn e tij.” Pastaj shtoi: “Pėr Zotin, unė jam poete.” Dhe tha: I pėrbuzur ėshtė, ne e kundėrshtuam Urdhrin e tij, fenė e tij ne e mohuam” Pastaj u kthye e iku. Ebu Bekri i tha Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “O i Dėrguari i Allahut! Si nuk tė shikoi ajo ty?” Ai i tha: “ Nuk mė shikoi, sepse Allahu ia mori asaj shikimin.” Nga tė kėqijat, qė i bėnin kurejshėt tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte edhe se ata e quanin Mudhemmem (I pėrbuzuri) nė vend tė Muhamed (i Falenderuari). Kėshtu ata e shanin dhe e fyenin atė. Por Allahu i largoi fyerjet e tyre. Ata i thoshin “i pėrbuzur” njė njeriu qė ishte gjithmonė i falenderuar. Edhe Enes ibn Sharik Thekafiu e fyente shumė tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ndėrsa Ebu Xhehli i mallkuar, sikur kishte marrė mbi supet e veta tėrė barrėn pėr tė penguar Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nga rruga e Allahut. Ai i bėnte keq tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me fjalėt e tij, e ndalonte atė nga namazi e krenohej e mburrej me atė qė bėnte. Madje, njė ditė, kur e pa tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duke u falur, filloi ta paralajmėronte e ta kėrcėnonte, por i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kapi pėr fyti dhe i tha: “Tė ėshtė afruar ty e keqja dhe t’u afroftė! Edhe njė herė: t’u afrua ty e keqja dhe t’u afroftė!” (75:34) “A po mė kėrcėnon mua o, Muhamed?”,- iu kthye Ebu Xhehli. “Pėr Allahun, jam mė krenari, qė ka ecur ndonjėherė midis maleve tė Mekės.” Njė ditė, Ebu Xhehli u tha shokėve tė vet: “A e vė Muhamedi fytyrėn e tij nė tokėn me pluhur kėtu, pėrpara nesh?” Ata i thanė: “Po!” “Pėr Latin dhe Uzanė,- shfryu ai, po ta shikoj ta bėjė kėtė punė, do t’ia thyej qafėn me kėmbė dhe do t’ia mbuloj fytyrėn me pluhur.” Pas pak erdhi i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe nisi tė falej. Ebu Xhehli u pėrpoq ta shkelte me kėmbė, por, pėr habinė e tė gjithėve, ai shtyhej mbrapsht. Me duar dukej sikur mbrohej nga diēka. “C’ndodh me ty, o Ebu Hakim?” “Midis meje dhe atij,- tha ai, ishte njė hendek zjarri, ishte tmerr, ishin krahė tė fuqishėm.” “Po tė afrohej edhe pak tek unė, - tha i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), do ta kapnin engjėjt e do ta bėnin copė-copė.” Tė tillė rrugė tė poshtėr ndiqte edhe Ukbe ibn Muiti. Njė ditė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) po falej pranė Shtėpisė sė Shenjtė. Ebu Xhehli me disa shokė ishin ulur. Njėri prej tyre tha: “Kush i sjell zorrėt e devesė sė Beni Filanit qė t’ia hedhė nė shpinė Muhamedit, kur tė bjerė nė sexhde.” U ēua mė i keqi i atij populli, Ukbe ibn Muiti dhe i solli zorrėt. Priti, derisa i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vuri ballin nė tokė dhe ia hodhi nė mes tė shpatullave. Atėherė, idhujtarėt qeshėn aq shumė, sa filluan tė binin mbi njėri-tjetrin. Ndėrsa Muhamedi ishte nė sexhde e nuk e ngriti kokėn, derisa erdhi Fatimja dhe ia hoqi nga shpina. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ngriti kokėn dhe tha: “O Zoti im! Merru Ti me kurejshėt!” Atyre u erdhi shumė rėndė qė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u lut kundėr tyre, sepse besonin se lutja nė atė vend pranohej tek Allahu. Pastaj Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i pėrmendi ata njė nga njė, me emėr: “O Zoti im! Merru Ti me filanin!” e kėshtu me radhė. Dhe me tė vėrtetė, tė gjithė ata u vranė ditėn e Bedėrit. Ata, qė e pėrqeshnin mė shumė tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishin pesė: Uelid ibn Mugire Mahzumiu, Esued ibn Abdul Jaguth Zuhriu, Ebu Zam’a Esued ibn Abdul Muttalib el Esediu, Harith ibn Kajs Huzaiu dhe As ibn Uail Sehmiu. Allahu i kishte zbritur tė Dėrguarit tė Vet se do ta mbronte nga e keqja e tyre, duke i thėnė: “Vėrtet, Ne tė mjaftojmė ty kundėr atyre qė tallen.” (15:95) Pastaj, Allahu zbriti pėr secilin prej armiqve mėsim dhe kėshillė, qė tė pėrfitonin edhe tė tjerėt. Para disa vitesh Uelidin e kishte gėrvishtur njė shigjetė, por nuk i kishte shkaktuar gjė. Engjėlli Xhibril i bėri shenjė vendit tė gėrvishtur. Plaga iu hap e dhembjet nuk pushonin,derisa pas disa vitesh Uelidi vdiq nga ajo plagė e pashėrueshme. Esued ibn Jaguthi u sėmur nga plagė kanceroze qė i dolėn nė kokė, pasi i bėri shenjė Xhebraili. Ai u mundua shumė prej asaj plage, derisa vdiq me shumė vuajtje. U tha edhe se ishte helmuar. Xhebraili i bėri shenjė nė bark dhe ai pati heqje barku e ėnjtje derisa vdiq. Kur Esued ibn Abdul Muttalibi e zuri ngushtė tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i bėri kėtė lutje Allahut: “O Allahu im! Merrja shikimin dhe bėj qė tė humbasė fėmijėn e tij!” Menjėherė, engjėlli Xhibril e goditi me njė gjemb nė sy dhe ai u verbua. Edhe djalin ia hodhi nė njė pellg, derisa vdiq. Harith ibn Kajsi u sėmur rėndė nga verdhėza, derisa jashtėqitja filloi t’i dilte nga goja dhe ashtu vdiq. As ibn Uaili po rrinte nė njė vend me gjembaēė. Aty i hyri njė gjemb nė shputėn e kėmbės. Gjembi kishte qenė ioniew31_1.cab helmuar. Helmi i shkoi nė kėmbė dhe pas ca kohe vdiq. Kjo qe njė pėrmbledhje e shkurtėr e atyre vuajtjeve qė kanė kaluar i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe myslimanėt nga Kurejshėt pas shpalljes sė Islamit dhe thirrjes sė hapur nė Islam. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ndėrmori dy hapa pėr t’i bėrė ballė kėtij qėndrimi mizor. Shtėpia e Erkamit Hapi i parė: Profeti Muhamed (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e caktoi shtėpinė e Erkam ibn Ebi Erkam el Mahzumiut qendėr tė thirrjes nė Islam, tė adhurimit dhe tė edukimit, sepse ajo ndodhej rrėzė malit Safa dhe larg syve tė mizorėve. Aty, Profeti Muhamed (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mblidhej bashkė me shokėt e vet dhe fshehurazi u kėndonte atyre Kuranin, i kėshillonte dhe u mėsonte atyre Librin dhe Urtėsinė11. Me kėtė masė, ai i ruajti shumė shokėt e vet nga ato, qė kishte frikė se do tė ndodhnin, po ta bėnte mbledhjen haptazi. Vetė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e adhuronte Allahun dhe bėnte thirrje pėr tek Ai haptazi, pėrpara idhujtarėve. Atė nuk e largonte nga misioni i vet as padrejtėsia, as armiqėsia, as pėrqeshja dhe as tallja e idhujtarėve. Kjo ishte Urtėsia e Allahut, qė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ta shpallte Thirrjen si tek ata qė i besonin, ashtu edhe tek ata qė nuk i besonin. Kjo do tė thotė qė njerėzit nuk kanė ar gu ment pėr t’u shfajėsuar pasi u kanė ardhur tė dėrguarit dhe u ėshtė shpallur e Vėrteta. Askush, nuk mund tė thotė nė Ditėn e Gjykimit: “Neve nuk na ka ardhur ndonjė pėrgėzues dhe as paralajmėrues.” </SPAN>
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 22:21   #21
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Hixhreti nė Habeshe

Hapi i dytė: Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u tha myslimanėve se pėr tė shpėtuar nga mundimet e Kurejshėve duhej qė tė emigronin nė Habeshe, pasi ishte siguruar, qė Nexhashiu13 ishte njeri i drejtė dhe tek ai nuk bėhej padrejtėsi. Nė vitin e pestė tė Profetėsisė, nė muajin Rexhep bėri hixhret grupi i parė i myslimanėve. Ata ishin 12 burra dhe 4 gra, me nė krye Othman ibn Affan Emeuijun (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), me gruan e vet, Rukijen, qė ishte e bija e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pra, Othman ibn Affan Emeuiju dhe Rukija janė e para familje, qė ka emigruar nė rrugėn e Allahut, pas Ibrahimit dhe Lutit (paqja qoftė mbi ta!). Sahabet dolėn fshehurazi, nė errėsirėn e natės nė drejtim tė Minasė, qė ndodhet nė jug tė Xhidas. Allahu kishte vendosur qė ata tė gjenin dy anije tregtare atje. Hipėn dhe shkuan nė Habeshe. Posa Kurejshėt morėn vesh pėr ikjen e tyre, u zemėruan e u tronditėn dhe u nisėn menjėherė pas gjurmėve tė tyre, pėr t’i kapur e kthyer nė Mekė e pastaj pėr t’i dėnuar dhe pėr t’i kthyer nga feja e Allahut. Mirėpo myslimanėt e kishin kaluar detin dhe kurejshėt, pasi kishin arritur deri nė breg, u kthyen mbrapsht tė dėshpėruar. Idhujtarėt u pajtuan me myslimanėt dhe ranė nė sexhde Nė muajin e Ramazanit, nė vitin e pestė tė Profetėsisė, afėrsisht dy muaj pas emigrimit tė myslimanėve nė Habeshe, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi te Xhamia e Shenjtė. Rreth Qabes ishin shumė Kurejshė. Aty ishte edhe vetė paria e Kurejshėve. Nė atė kohė, Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i kishte zbritur surja “En Nexhm”. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u ēua nė mesin e tyre dhe nisi ta kėndonte suren e zbritur. Ata kurrė ndonjėherė nuk kishin dėgjuar si ato fjalė tė mrekullueshme tė Kuranit. Prandaj u mahnitėn. Fjalėt i tėrhoqėn tė gjithė Kurejshėt dhe i bėnė tėrė sy e veshė. Ata mbetėn duke dėgjuar tė heshtur dhe tė habitur, derisa Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) arriti tek ajetet e fundit tė Sures, ku ka udhėzime e paralajmėrime. Nė fund tė sures, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kėndoi ajetin: “Pra, bini nė sexhde pėr Allahun dhe adhurojeni Atė!” Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ra nė sexhde, ranė me tė edhe idhujtarėt e nuk mundėn tė pėrmbanin veten. Buhariu ka kumtuar se ibn Mes’udi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė: “Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kėndoi suren “En Nexhm”. Kur arriti tek ajeti i fundit, bėri sexhde. Edhe nga ata qė ishin rrotull, nuk mbeti askush, pa bėrė sexhde. Dikush nga turma mori njė dorė guriēka ose dhé, e ngriti deri te fytyra dhe tha: “Kaq mė mjafton mua.” “Unė,- thotė Ibn Mes’udi, e kam parė atė njeri (qė nuk bėri sexhde, por ngriti dorėn me guriēka a dhč te fytyra) tė vritet i pafe.” Ai ishte Umeje ibn Halefi, i cili u vra nė luftėn e Bedėrit. Mėrgimtarėt kthehen nė Mekė Lajmi i sexhdes mbėrriti nė Habeshe, por jo ashtu siē ishte vėrtet. Nė Habeshe e morėn vesh se kurejshėt ishin bėrė myslimanė, prandaj mėrgimtarėt myslimanė u kthyen tė gėzuar pėr nė Mekė. Njė orė larg Mekės ata e morėn vesh tė vėrtetėn. Disa prej tyre u kthyen pėr nė Habeshe, kurse disa hynė fshehurazi nė Mekė, tė tjerė hynė nė besėn e ndonjėrit prej Kurejshėve. Myslimanėt mėrgojnė pėr nė Habeshe pėr tė dytėn herė Kurejshėt i shtuan torturat dhe mundimet ndaj myslimanėve. Ata u penduan, qė bėnė sexhde bashkė me ta. Kurejshėt vendosėn tė hakmerreshin kundėr myslimanėve, kur dėgjuan se Nexhashiu i kishte pritur mirė ata. Duke u nisur nga kėto kushte, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i udhėzoi shokėt e vet, qė tė emigronin pėrsėri nė Habeshe. Kėtė herė emigruan 82 (thuhet edhe 83) burra dhe 18 gra. Emigrimi i dytė qe edhe mė i vėshtirė se i pari. Kėtė radhė Kurejshėt ishin syhapėt dhe i ndiqnin hap pas hapi lėvizjet e myslimanėve. Por myslimanėt ishin edhe mė syhapėt dhe mė tė zgjuar se ata. Ata lėvizėn me zgjuarėsi dhe mundėn t’i kalonin tė gjitha vėshtirėsitė dhe arritėn nė Habeshe. Kurejshėt u ngrenė kurth mėrgimtarėve Idhujtarėve u erdhi rėndė qė myslimanėt u shpėtuan nga kthetrat dhe arritėn nė njė vend, ku kishin siguruar veten e tyre dhe besimin e tyre. Prandaj dėrguan dy burra nga paria e tyre nė Habeshe, qė tė kėrkonin kthimin e tyre nė Mekė. Dy burrat qė dėrguan ishin Amru ibn As dhe Abdullah ibn Rabia, tė cilėt nė atė kohė ishin idhujtarė. Tė dy burrat shkuan nė Habeshe me njė plan tė menduar mirė. Sė pari, u takuan me priftėrinjtė dhe u dhanė disa dhurata. Pastaj u treguan atyre qėllimin, pėr tė cilin kishin ardhur dhe argumentin pėrse donin t’i kthenin mėrgimtarėt nė Mekė. Priftėrinjtė u bindėn. Pastaj, shkuan te Nexhashiu, i paraqitėn dhuratat e i folėn: “O mbret! Nė vendin ku sundon ti, janė dukur disa djem mendjelehtė, tė cilėt kanė braktisur fenė e tyre dhe nuk e kanė pėrqafuar fenė tėnde. Ata kanė shpikur njė fe tjetėr, qė nuk e njohim as ne, as ti. Ne na kanė dėrguar tek ti njerėzit mė tė nderuar tė popullit tė tyre, prindėrit, xhaxhallarėt e tė afėrmit e tyre, qė t’ua kthesh atyre. Ata i njohin mė mirė kėta dhe e dinė mė mirė se pėr ēfarė i kanė turpėruar dhe se pėr ēfarė i kanė qortuar.” Ata i pėrkrahėn edhe priftėrinjtė, sipas planit tė pėrgatitur mė parė. Mirėpo Nexhashiu u rezervua pėr kėtė gjė. Ai e pa tė arsyeshme qė ta dėgjonte ēėshtjen nga tė dyja palėt, qė t’i dilte nė pah e vėrteta. Ai i thirri myslimanėt dhe i pyeti: “Cila ėshtė kjo fe, pėr shkak tė sė cilės keni braktisur popullin tuaj dhe nuk keni hyrė as nė fenė time dhe as nė fenė e askujt.” Fjalėn e mori Xhaferr ibn Ebu Talibi, nė emėr tė myslimanėve. Ai tha: “O mbret! Ne ishim njė popull i paditur, adhuronim idhujt, hanim ngordhėsira, bėnim punė tė turpshme, nuk shikonim farefisin dhe u bėnim keq fqinjėve. I forti prej nesh hante tė dobėtin. Kėshtu ishim, derisa Allahu ēoi te ne njė tė Dėrguar nga gjiri ynė, tė cilit ia njohim prejardhjen, ēiltėrinė, besnikėrinė dhe ndershmėrinė. Ai na ftoi ne tė besojmė vetėm Allahun, ta adhurojmė Atė dhe t’i braktisim ata, qė i adhuronim ne dhe baballarėt tanė: gurėt dhe putat. Ai na urdhėroi qė tė jemi tė drejtė nė fjalė, tė mbajmė amanetin, tė shikojmė farefisin, tė sillemi mirė me fqinjėt, tė largohemi nga gjėrat e ndaluara dhe nga gjakderdhja. Ai na ndaloi, gjithashtu tė bėjmė punė tė turpshme, na ndaloi tė gėnjejmė, tė hamė pasurinė e jetimit, tė shpifim ndaj grave tė ndershme. Ai na urdhėroi, qė tė adhurojmė vetėm Allahun e tė mos i bėjmė shok Atij. Ai urdhėroi qė tė falim namazin, tė japim zeqatin, tė agjėrojmė Ramazanin.” Kėshtu, Xhaferri ia numuroi atij ēėshtjet e Islamit. Pastaj tha: “Ne i besuam atij dhe i shkuam pas, pėr tė zbatuar atė, qė na solli nga feja e Allahut. Adhuruam vetėm Allahun dhe nuk i bėmė shok Atij. I ndaluam tė gjitha ato, qė nai ka ndaluar Allahu dhe i lejuam ato, qė nai ka lejuar Allahu. Pėr kėtė, njerėzit tanė na u bėnė armiq, na munduan dhe na vunė nė provė nė fenė tonė e bėnė ēmos qė tė na kthejnė tek adhurimi i putave, nė vend tė adhurimit tė Allahut. Ata deshėn qė tė na bėnin qė t’i quajmė tė lejuara punėt e fėlliqura. E pasi na poshtėruan, na bėnė padrejtėsi e na torturuan, pėr tė na larguar nga feja jonė, ne erdhėm nė vendin tuaj e tė zgjodhėm ty midis shumė tė tjerėve. Kėshtu, patėm dėshirė qė tė jemi nėn mbrojtjen tėnde e shpresojmė se ti nuk do tė na bėsh padrejtėsi, o Mbret.” Kur i dėgjoi Nexhashiu kėto fjalė, i kėrkoi Xhaferrit qė t’i kėndonte diēka nga Kurani dhe ai i kėndoi fillimin e sures “Merjem”. Mbreti u mallėngjye dhe qau. Qau aq shumė, sa iu lag mjekra. Qanė edhe priftėrinjtė, derisa i lagėn librat e tyre me lotė. Pastaj Nexhashiu tha: “Vėrtet, ky Libėr dhe ai, qė ka sjellė Isai, kanė dalė prej tė njėjtit burim.” Pastaj u foli dy delegatėve tė Kurejshėve: “Shkoni, se pėr Zotin, nuk ua dorėzoj juve dhe nuk lejoj qė ata tė cenohen.” Atėherė, tė dy kurejshėt dolėn. Ditėn e dytė, Amru ibn Asi sajoi njė truk tjetėr. Ai i tha Nexhashiut: “Ata thonė pėr Isanė njė fjalė tė madhe.” Atėherė, Nexhashiu i thirri dhe i pyeti ata pėr kėtė gjė. Xhaferri tha: “Ne themi pėr Isanė atė, qė na ka sjellė Profeti: “Isai (paqja qoftė mbi tė!) ėshtė rob i Allahut dhe i Dėrguari i Tij. Ai qe njė shpirt, tė cilin Allahu e nderoi14; ėshtė fjala, qė Allahu i Madhėruar zbriti mbi Merjemen virgjėreshė15.” Nexhashiu mori njė shkop nga toka dhe tha: “Pėr Zotin, ajo qė thoni ju, nuk ndryshon mė shumė se sa ky shkop nga ajo qė themi ne.” (Dhe tregoi shkopin qė kishte nė dorė)” Pastaj u tha: “Shkoni e rrini tė qetė nė vendin tim, jeni tė sigurt nga ēdo shqetėsim, jeni tė sigurt nga ēdo shqetėsim. Edhe sikur tė mė jepej njė mal me flori, nuk do ta mundoja asnjėrin nga ju.” Pastaj, Nexhashiu urdhėroi qė t’u ktheheshin mbrapsht dhuratat qė kishin sjellė dy delegatėt kurejshė. Kėshtu, tė dy Kurejshėt dolėn tė turpėruar, ndėrsa myslimanėt qėndruan nė njė vend tė mirė, me fqinj tė mirė. </SPAN>
Safijurrahman el-Mubarekfuri

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 22:22   #22
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Idhujtarėt e humbin toruan
Pasi dėshtuan pėr kthimin e myslimanėve nga Habesheja, idhujtarėt u zemėruan jashtė mase. Prandaj, ata i shtuan torturat ndaj atyre qė kishin mbetur nė Mekė. Ata tėrboheshin, kur shikonin se i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vazhdonte nė Thirrjen e tij. Kur shikuan se Ebu Talibi qėndronte pėrkrah tij, megjithė kėrcėnimet dhe paralajmėrimet e ashpra qė i kishin bėrė, u shushatėn dhe nuk dinin ē’tė bėnin. Ndoshta ata nuk i qėndruan dot tundimit tė egėrsisė sė vet. Ata iu kthyen shantazheve dhe torturave ndaj Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe ndaj myslimanėve qė kishin mbetur me tė. Ndonjėherė u bėnin rrugė edhe tė diskutonin e tė polemizonin. Ndonjėherė do tė paraqisnin dhurata e do tė pėrpiqeshin tė mashtronin. Ndonjėherė mundoheshin tė bėnin zėnka dhe takime nė mes tė rrugės. Njė herė tjetėr u munduan ta vrisnin Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), pėr ta asgjesuar thirrjen nė Islam dhe Zbulesėn qė i zbriste. Por tė gjitha kėto pėrpjekje nuk u bėnė asnjė dobi atyre dhe nuk i ēuan dot nė realizimin e qėllimit tė tyre. Pėrkundrazi, ato qenė faktor i humbjes dhe i dėshpėrimit tė idhujtarėve. Idhujtarėt e mundojnė dhe pėrpiqen ta vrasin Ishte e natyrshme qė idhujtarėt tė egėrsoheshin edhe mė shumė pas dėshtimit qė pėsuan. Nė tė vėrtetė, ata u kthyen te dhuna kundėr myslimanėve qė kishin mbetur nė Mekė. Ata i shtrinė duart edhe kundėr Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr ta vrarė atė. Njėherė, Utejbe ibn Ebi Lehebi shkoi te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i tha se ai e mohonte “Atė, qė u afrua dhe u lėshua. E ishte afėr sa dy harqe (dy kutė) apo edhe mė afėr.”16 (53:8) Pastaj, Utejbeja iu vėrsul Profetit (paqja e 16) Utbeja e mohon Xhibrilin, i cili i afrohej Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), i ēau kėmishėn dhe e pėshtyu nė fytyrė, vetėm se pėshyma iu kthye pėrsėri Utejbes. Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bėri kėtė lutje: “O Allahu im! Dėrgoji atij njė qen nga qentė e tu!” Mė vonė, Utejbeja doli me njė vargan pėr tė shkuar nė Siri. Kur po pushonin nė rrugė, njė luan i vinte rrotull varganit. Utejbeja tha: “Pėr Zotin, ky do tė mė hajė mua, ashtu siē ėshtė lutur Muhamedi kundėr meje. Ai mė vrau, duke qenė ai nė Mekė e unė nė Sham.” Kur ranė nė gjumė, ata e vunė Utejben nė mes, mirėpo luani erdhi, e kapi pėr koke Utejben aty, midis deveve dhe njerėzve dhe e copėtoi. Ukbe ibn Ebi Muiti, shkeli me kėmbė qafėn e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), kur ai ishte nė sexhde e gati sa nuk ia nxori sytė. Nga mėnyra se si rrodhėn ngjarjet, kuptohet se idhujtarėt, pasi dėshtuan nė pėrpjekjet e tyre pėr ta ndaluar thirrjen nė Islam, filluan tė mendonin seriozisht pėr vrasjen e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), edhe sikur kjo tė shkaktonte gjakderdhje. Argument pėr kėtė ėshtė thėnia e Ebu Xhehlit ndėr kurejshė: “Muhamedi ėshtė i vendosur qė tė na i fyejė zotat tanė, fenė tonė, baballarėt tanė. Ai e poshtėron parinė tonė dhe shan zotat tanė. Unė i kam dhėnė besėn Allahut qė do t’i rri pranė me njė gur tė rėndė, qė mezi e mbaj dhe kur ai tė bjerė nė sexhde nė namazin e tij, do t’ia shtyp kokėn me tė. Mė pas dorėzomėni ose mbromėni. E pasi ta vras atė, le tė bėjė fisi i Abdu Menafit ē’tė dojė kundėr nesh.” Kurejshėt i thanė Ebu Xhehlit: “Pėr Zotin, ne nuk do tė dorėzojmė ty kurrė tek ata. Prandaj, ti vazhdo me atė qė do.” Tė nesėrmen nė mėngjes Ebu Xhehli mori njė gur tė rėndė nė dorė. Pas pak erdhi i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe filloi tė falte namazin. Kurejshėt po prisnin nėpėr vendtubimet e tyre se ēfarė do tė bėnte Ebu Xhehli. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bėri sexhde, Ebu Xhehli u ēua dhe iu afrua qė ta vriste, por menjėherė u kthye mbrapsht i mposhtur, i zverdhur, i frikėsuar; dora i kishte ngrirė mbi gur dhe guri i ra nga dora. Kurejshėt i thanė: “C’ndodhi me ty o Ebu Hakim?” Ai tha: “Unė u ēova qė tė bėja atė, qė ju thashė ju mbrėmė, por m’u paraqit njė mėz deveje pėrpara. Nuk kisha parė kurrė ndonjėherė mėz tė atillė tė tmerrshėm. Ai u lėshua drejt meje pėr tė mė ngrėnė.” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Ai ka qenė engjėlli Xhibril e sikur Ebu Xhehli tė afrohej edhe pak tek unė, do ta bėnte copė-copė.” Mė pas ndodhi njė ngjarje tjetėr, edhe mė e rėndė se e para. Njė ditė kurejshėt u mblodhėn nė vendin e quajtur “Hatim” dhe i folėn njėri-tjetrit pėr tė Dėrguarin e Allahut. Ndėrkohė erdhi i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe filloi tė bėnte tauaf17. Kur kaloi pranė tyre, e pėrqeshėn. Nė fytyrėn e tij u duk njėfarė zymtie. Kaloi andej pėr tė dytėn herė, por ata e pėrqeshėn pėrsėri. Nė fytyrėn e tij u vu re pėrsėri njėfarė zymtie. Kaloi para tyre pėr tė tretėn herė dhe ata e pėrqeshėn po ashtu. Atėherė, ai qėndroi dhe u tha: “A dėgjoni o Kurejshė? Pėr Atė, nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, nėse do tė vazhdoni me armiqėsinė tuaj, do tė shkatėrroheni.” Njerėzit e dėgjuan fjalėn e tij, si t’u kishte qėndruar njė zog nė kokė. Ata u frikėsuan dhe menjėherė filluan tė thonin fjalėt mė tė mira, qė mundnin. Ditėn e nesėrme Kurejshėt u mblodhėn pėrsėri dhe pėrsėri po flisnin pėr tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Nė atė kohė erdhi aty i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ata iu vėrsulėn si njė trup i vetėm, e kapėn pėr pelerine dhe i thanė: “Ti je ai qė na ndalon ne tė adhurojmė ata, qė kanė adhuruar baballarėt tanė?” “Po,- tha ai, unė jam ai.” Atėherė ata iu hodhėn pėrsipėr. Njėri e shtynte, tjetri e godiste. Ukbe ibn Ebi Muiti ia lidhi rroben e vet nė fyt dhe e shtrėngoi aq fort, sa desh ia mori frymėn. Nė atė ēast dikush shkoi tek Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė) duke bėrtitur: “Eja shpėto shokun tėnd!” Ebu Bekri erdhi menjėherė, e kapi Ukben pėr supesh dhe e largoi nga Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Mė pas Ebu Bekri filloi tė godiste njėrin, tė shtynte tjetrin e t’u thoshte: “Mjerė ju! A po vrisni njė njeri qė thotė: Zoti im ėshtė Allahu?” Atėherė, Kurejshėt u larguan nga i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe iu kthyen Ebu Bekrit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!); e rrahėn pėr vdekje, saqė nuk i dallohej mė fytyra. Pastaj e morėn disa nga fisi i Beni Tejimit dhe e futėn nė shtėpinė e tij. Pėr ta, vdekja e Ebu Bekrit ishte e sigurt tashmė. Por nė mbrėmje ai foli. Pyeti pėr tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pastaj i dhanė bukė e ujė, por ai nuk pranoi tė hante a tė pinte, derisa tė shikonte tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kur ra nata dhe njerėzit u futėn nėpėr shtėpi, e dėrguan Ebu Bekrin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) nė shtėpinė e Erkamit. E vetėm kur e gjeti tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mirė, hėngri dhe piu. Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) doli pėr tė emigruar pėr nė Habeshe, sepse torturat ndaj tij u shtuan dhe jeta nė Mekė ishte bėrė e pamundur pėr tė. Kur arriti nė vendin e quajtur “Birkul Gamad”, takoi Malik ibn Daginen, kryetarin e fisit Karat dhe Ehabish18. Kryetari e pyeti pėr punėn e tij dhe Ebu Bekri i tregoi. Kryetari i tha: “Njė burrė si ti, o Ebu Bekr nuk ikėn nga vendi i vet. Ti i jep atij qė nuk ka, shikon farefisin, je mikpritės, ndihmon tė dobėtin dhe i jep tė drejtėn atij qė i takon. Unė do tė jem mbrojtėsi yt, prandaj kthehu dhe adhuroje Zotin tėnd nė vendin tėnd.” Pastaj, u kthyen tė dy dhe erdhėn nė Mekė. Ibn Dagine e shpalli ndėr kurejshėt se Ebu Bekrin e kishte nėn mbrojtjen e tij. Ata nuk ia kthyen fjalėn, por thanė: “Urdhėroje Ebu Bekrin qė ta adhurojė Zotin e tij nė shtėpiė e tij dhe tė mos dalė hapur. Ne kemi frikė se mos i kandis gratė tona, djemtė tanė dhe njerėzit tanė tė dobėt.” Kėshtu, Ebu Bekri qėndroi njė kohė tė caktuar duke adhuruar Allahun nė shtėpi. Pastaj, ndėrtoi njė xhami nė oborrin e shtėpisė sė vet dhe e falte namazin hapur dhe e kėndonte Kuranin me zė. Ibn Dagine i rikujtoi se ishte nėn mbrojtjen e tij, por Ebu Bekri ia ktheu: “Unė jam i kėnaqur, qė tė jem nėn mbrojtjen e Allahut.” Kur kėndonte Kuran, Ebu Bekri nuk e pėrmbante veten dhe shpeshherė qante shumė. Kur e shikonin gratė e idhujtarėve dhe djemtė e tyre ashtu, ēuditeshin prej tij. Prandaj, idhujtarėt e mundonin Ebu Bekrin. Nė atė gjendje shumė tė vėshtirė qė po kalonin i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe myslimanėt, ndodhi qė dy prej trimave mė tė mėdhenj tė Kurejshėve pėrqafuan Islamin. Myslimanėt u qetėsuan ca nga kjo, sepse do tė ishin nėn hijen e fuqisė sė tyre. Ata ishin Hamza ibn Abdul Muttalibi, xhaxhai i tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe Omer ibn Hattabi. </SPAN>
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 22:24   #23
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Hamza dhe Omeri
Njė ditė Ebu Xhehli kaloi pranė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), kur ai ishte nė kodrėn Safa dhe e fyeu dhe e mundoi. Thuhet se atė ditė Ebu Xhehli mori njė gur dhe e goditi Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė kokė. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u plagos dhe filloi t’i rridhte gjak. Pastaj, Ebu Xhehli shkoi te kuvendi i kurejshėve te Qabeja e u ul bashkė me ta. Aty ishte njė robėreshė e Abdullah ibn Xhed’anit, qė banonte pranė Safasė dhe e kishte parė krejt ndodhinė nga shtėpia e saj nė Safa. Pas pak kohe u kthye Hamzai nga gjahu me harkun e vet nė krah. Robėresha i tregoi se ēfarė kishte parė. Atėherė Hamzai nxitoi pėr tek Ebu Xhehli, qėndroi pėrballė tij dhe i tha: “O njeri i shėmtuar! Ti shan djalin e vėllait tim, kur unė jam nė fenė e tij.” Pastaj e goditi me hark dhe e plagosi keq. Nga kjo u ēuan tė dy fiset Beni Mahzum dhe Beni Hashim, por Ebu Xhehli i tha: “Lėreni Ebu Amaretin. Unė e kam fyer rėndė djalin e vėllait tė tij.” Hamzai u bė mysliman papritmas, e pranoi Islamin me gojė pėrpara se t’i hynte nė zemėr. Pastaj Allahu ia zgjeroi gjoksin pėr Islamin. Ai ishte djali mė i lartė nė fisin kurejsh dhe mė i forti i tyre. Ai ėshtė quajtur “Luani i Allahut”. Ai u bė mysliman nė muajin Dhul Hixhe, nė vitin e gjashtė tė Profetėsisė. Omeri mysliman Tri ditė pasi u bė mysliman Hamzai (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), u bė mysliman edhe Omer ibn Hattabi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Pėrpara se tė bėhej mysliman, ai ishte mė i ashpri i njerėzve kundėr myslimanėve. Njė natė dėgjoi fshehurazi disa ajete nga Kurani, kur i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) po falej nė Qabe dhe nė zemrėn e tij kuptoi se Kurani ishte e vėrteta. Megjithatė, ai mbeti nė kokėfortėsinė e vet, derisa njė ditė mori shpatėn dhe u nis qė ta vriste Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Nė rrugė e takoi njė burrė qė i tha: “Ku po shkon o Omer?” -”Dua tė vras Muhamedin.” -”Si do tė ruhesh prej fiseve Beni Hashim dhe Beni Zuhre, pasi ta kesh vrarė Muhamedin?” -Mua mė duket se ti e paske lėnė fenė e vjetėr. -A do qė tė tregoj ty njė gjė tė habitshme o Omer? Motra jote dhe kunati yt, janė bėrė myslimanė.” Atėherė, Omeri u nis i zemėruar dhe vajti tek ata tė dy. Bashkė me ta ishte dhe Habab ibn Ereti, i cili po lexonte njė fletushkė, ku ishte shkruar surja “Ta Ha”. Hababi, kur dėgjoi zhurmėn e Omerit u fsheh nė shtėpi, ndėrsa motra e Omerit e mbuloi fletushkėn. Posa hyri nė shtėpi, Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tha: “C’janė kėto pėshpėritje, qė dėgjova nga ju?” Ata i thanė: “Asgjė tjetėr, pėrveē bisedės qė zhvilluam midis nesh.” Omeri tha: “Mos e keni lėnė fenė tuaj?” Atėherė, kunati iu kthye: “O Omer! Po sikur e vėrteta tė jetė nė tjetėr fe dhe jo nė fenė tėnde?” Omeri iu vėrsul kunatit dhe e goditi fort me kėmbė. Motra e Omerit e largoi Omerin nga i shoqi. Omeri i ra edhe asaj me grusht, duke ia gjakosur fytyrėn. Atėherė, ajo, e zemėruar i tha: “O Omer! Po sikur e vėrteta tė mos jetė nė fenė tėnde?” Pastaj shtoi: “Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Allahut” Omeri u mėrzit, u pendua dhe i erdhi shumė turp. Ai tha: “Ma jepni edhe mua librin tuaj, qė ta lexoj edhe unė.” Motra i tha: “Ti je i papastėr e atė nuk lejohet ta prekė askush, pėrveē atyre qė janė tė pastėr, prandaj ēohu e lahu.” Ai u ēua, u la, pastaj mori fletushkėn dhe lexoi: “Me emrin e Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit.” Pastaj tha: “Kėta janė emra tė mirė e tė pastėr.” Pastaj lexoi: “Ta Ha” derisa arriti tek ajeti: “Vėrtet, Unė jam Allahu, nuk ka zot tjetėr pėrveē Meje, pra Mua mė adhuro dhe fale namazin, pėr tė mė kujtuar mua.” (20:1-14) Pastaj Omeri tha: “Sa tė mira dhe sa tė nderuara janė kėto fjalė! Tregomėni, ku ėshtė Muhamedi.” Aty doli Hababi dhe tha: “Gėzohu, o Omer! Unė lutem, tė jetė plotėsuar lutja, qė i ka bėrė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr ty, natėn e sė enjtes.” Vėrtet, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i qe lutur Allahut atė natė kėshtu: “O Allahu im! Lartėsoje Islamin me njėrin nga dy burrat qė Ti do mė shumė: ose me Omer ibn Hattabin ose me Ebu Xhehl ibn Hishamin!”
vazhdon...
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 22:25   #24
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...

Pastaj Habbabi i tregoi Omerit, se i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ndodhej nė shtėpinė e Erkamit dhe trokiti nė derė. Aty, njė burrė shikoi nga e ēara e derės Omerin me shpatėn nxjerrė nga milli. Ai njoftoi tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Myslimanėt u grumbulluan. Hamzai u ēua dhe tha: “Cfarė keni?” Ata iu pėrgjigjėn: “Ka ardhur Omeri!” Ai tha: “Omeri? Hapiani derėn: nėse ka ardhur pėr mirė, e pranojmė, nėse ka ardhur pėr sherr, do ta vrasim me shpatėn e vet.” Nė atė kohė, i Dėrguari i Allahut ishte brenda. Atij po i zbriste Kurani. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) doli vetė. E kapi Omerin prej rrobash dhe prej shpate, e tėrhoqi fort dhe i tha: “O Omer! Ende nuk ke hequr dorė? Do tė vazhdosh ashtu, derisa Allahu tė tė godasė me turp e dėnim, ashtu siē goditi Uelid ibn Mugiren?” Pastaj tha: “O Allahu im! Pėrforcoje Islamin me Omer ibn Hattabin!” Atėherė, Omeri tha: “Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se ti je i Dėrguari i Allahut.” Ata qė ishin nė shtėpi, thanė njėzėri “Allahu Ekber” (Allahu ėshtė mė i Madhi). Vendi ushtoi, aq sa e dėgjuan edhe ata, qė ishin te Qabja. Idhujtarėt i kundėrpėrgjigjen kthesės sė Omerit Omer ibn Hattabi ishte i pakrahasueshėm pėr forcė fizike. Kur u bė mysliman, ai shkoi tek armiku mė i egėr i tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i myslimanėve - Ebu Xhehli. Trokiti nė derė. Doli Ebu Xhehlidhe i tha: “Mirėserdhe dhe ē’e mirė tė solli?” “Erdha tė tė them,- iu kthye Omeri, se unė i kam besuar Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, Muhamedit.” Ebu Xhehli ia pėrplasi derėn dhe i tha: “Allahu tė shėmtoftė ty dhe lajmin qė ke sjellė.” Pastaj Omeri shkoi tek daja i vet, As ibn Hashimi, e njoftoi ē’kishte ngjarė nė shtėpi. Pastaj, shkoi te Xhemil ibn Ma’mer Xhehmiu, i cili ishte njeriu qė i pėrhapte mė shumė fjalėt ndėr kurejshėt dhe e njoftoi se ishte bėrė mysliman. Atėherė, Xhemili thirri me zė tė lartė: “Omeri ėshtė bėrė i pafe.” Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tha: “Gėnjen! Unė kam pėrqafuar Islamin.” Atėherė, Kurejshėt iu vėrsulėn Omerit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Ata vazhduan tė ziheshin e tė vriteshin me njėri-tjetrin, derisa doli dielli mbi kokat e tyre. Pasi u kthye Omeri nė shtėpinė e vet, idhujtarėt u grumbulluan dhe u drejtuan pėr tek ai, qė ta vrisnin. Ata ishin aq shumė, sa dukeshin si lumė nė luginėn e Mekės. Aty erdhi edhe As ibn Sehmiu, qė ishte nga fisi Beni Sehm. Njerėzit e fisit tė tij ishin aleatė tė fisit Beni Adj, fisit tė Omerit. Asi ishte veshur mirė, me stoli dhe kėmishė mėndafshi. Posa erdhi te shtėpia e Omerit, i tha: “Cfarė ke, o Omer?” “A mos kujtuan njerėzit e fisit tėnd,- iu kthye Omeri, se do tė mė vrasin, sepse jam bėrė mysliman!” Asi iu pėrgjigj: “Jo, ata nuk do tė tė vrasin ty!” Pastaj doli nga shtėpia e Omerit, i pa njerėzit qė kishin vėrshuar dhe u tha: “Ku doni tė shkoni?” Ata i thanė: “Omer ibn Hattabi e ka lėnė fenė.” Asi u tha: “Jo, ju nuk do ta vrisni atė!” Atėherė ata u kthyen mbrapsht. Islami dhe myslimanėt lartėsohen me Omerin mysliman Pasi u bė mysliman Omer ibn Hattabi, myslimanėt u bėnė mė tė fortė. Mė parė ata e falnin namazin fshehurazi. Tani qė u bė mysliman, Omeri i tha tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “O i Dėrguari i Allahut! A nuk jemi njėlloj nė tė vėrtetė, edhe sikur tė vdesim edhe sikur tė rrojmė?” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: “Po.” “Atėherė, pėrse tė fshihemi,- e pyeti pėrsėri Omeri. Pėr Zotin, qė tė ka dėrguar ty me tė Vėrtetėn, ne do tė dalim hapur.” Dhe dolėn tė rreshtuar nė dy rreshta. Nė njėrin printe Hamzai, nė tjetrin Omeri. Tė ngjeshur me njėri-tjetrin, ata hynė nė Xhaminė e Shenjtė. Kur i shikuan kurejshėt ashtu, u hidhėruan si kurrė ndonjėherė. Omeri u quajt “Farruk” (ndarės- ai qė ndau tė keqen nga e mira). Ibn Mes’udi ka thėnė: “Ne u pėrforcuam shumė, kur Omer ibn Hattabi e pėrqafoi Islamin. Mė parė, ne nuk kishim mundėsi qė ta falnim namazin nė Qabe. Por, pasi u bė mysliman ai, shkuam dhe u falėm atje.” Edhe Suhejbi ka thėnė: “Kur u bė mysliman Omeri, u shfaq sheshit Islami dhe filloi thirrja pėr nė Islam haptazi. Kėshtu, ne u ulėm rreth Shtėpisė sė Shenjtė dhe bėmė tavaf rrotull saj. Filluam tė mbanim qėndrim ndaj atij, qė na kishte sulmuar dhe u dhamė njėfarė pėrgjigjeje armiqve tė Islamit.” Kurejshėt duan tė mashtrojnė me dhurata e propozime Kur idhujtarėt panė fuqinė e myslimanėve, kur u bėnė myslimanė Hamzai dhe Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me ta!), u mblodhėn pėr t’u kėshilluar me njėri-tjetrin. Ata mendonin pėr hapin mė tė pėrshtatshėm qė do tė ndėrmernin kundėr tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe myslimanėve. U ēua Utbe ibn Rebia Abshemiu, i cili ishte nga fisi Beni Abdu Shems ibn Abdu Menafi dhe kishte autoritet nė njerėzit e vet e u tha: “O kurejshė! Pse tė mos shkoj te Muhamedi, tė flas me tė dhe t’i paraqit atij ēėshtjet; ndoshta ai do t’i pranojė disa prej tyre dhe pastaj t’ia japim, qė tė na lėrė tė qetė.” Idhujtarėt thanė: “Pse jo, o Ebu Uelid? Shko tek ai dhe foli!” Atėherė Utbeja shkoi tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). E gjeti atė ulur, vetėm nė Xhaminė e Shenjtė dhe i tha: “O djali i vėllait tim! Ti, siē e di, je mė i miri ndėr ne, si nė prejardhje, ashtu edhe nė cilėsitė qė ke. Por, ti i ke prurė njė gjėmė shumė tė madhe popullit tėnd; ke pėrēarė bashkėsinė e tyre, ke ulur parinė e tyre, ke turpėruar zotat dhe fenė e tyre. Ti i ke quajtur tė pafe prindėrit e tyre. Prandaj, dėgjo nga unė. Unė do tė tė paraqes ty propozimet, ti shikoji ato, ndoshta do t’i pranosh disa prej tyre.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Fol, o Ebu Uelid! Unė po tė dėgjoj!” Utbeja i tha: “O djali i vėllait tim! Nė qoftė se ti, pėr kėtė qė bėn, do pasuri, ne do tė grumbullojmė pėr ty nga pasuritė tona, derisa tė bėhesh mė i pasuri ndėr ne. E nė se dėshiron tė kesh pozitė, nė do tė bėjmė ty udhėheqėsin tonė dhe nuk do tė bėjmė asgjė pa urdhrin tėnd. Nė qoftė se do qė tė bėhesh mbret, ne do tė tė emėrojmė ty mbret pėr ne. E nė qoftė se i dėshiron shumė femrat, zgjidh cilat tė duash nga femrat e kurejshėve dhe ne do tė tė martojmė ty me dhjetė prej tyre. Po qe se ajo qė tė vjen ty, ėshtė ngacmim nga xhindi dhe s’mundesh ta largosh, ne po kėrkojmė njė mjek pėr ty. Po shpenzojmė pasuritė tona pėr kėtė gjė, derisa tė tė shėrojmė ty, sepse ndodh qė xhindi e zapton njeriun dhe nuk i largohet, derisa ai tė mjekohet.” “A mbarove o Ebu Uelid,- iu kthye i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ai i tha: “Po.” “Atėherė dėgjomė mua,- iu drejtua pėrsėri Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). “Fol,- i tha Utbeja. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kėndoi kėtė pjesė tė Kuranit: “Me emrin e Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit. Ha, mim. (Kurani ėshtė) Zbritje prej tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit! (Kurani ėshtė) Libėr, ajetet e tė cilit janė tė shkoqitura, Kuran arabisht pėr njė popull qė di ta kuptojė. Eshtė pėrgėzues dhe qortues (paralajmėrues), por shumica e tyre ia kthyen shpinėn, prandaj ata nuk dėgjojnė. Ata thanė: “Zemrat tona janė tė mbyllura pėr atė qė ti na thėrret dhe nė veshėt tanė kemi shurdhim tė rėndė, kėshtu qė ndėrmjet nesh dhe ndėrmjet teje ekziston njė perde, prandaj ti vazhdo nė tėnden dhe ne tė vazhdojmė nė tonėn.” (41:1-5) I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vazhdonte t’i kėndonte dhe Utbeja dėgjonte me duar vėnė pas shpine dhe mbėshtetur mbi to. Kur i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) arriti tek ajeti “Nė qoftė se nuk pėrgjigjen, ti thuaju: “Unė ju paralajmėrova ju pėr (dėnimin me) njė rrufe (dėnimi), si rrufeja e Adit dhe e Themudit,” Utbeja i vuri dorėn gojės sė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe iu lut pėr hir tė Allahut dhe tė farefisit tė mos kėndonte mė. Ai kishte frikė mos ajo qė tha, ndodhte vėrtet: “Mjaft!”,- i tha ai. Kur i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) arriti tek ajeti i sexhdes, i tha Utbes: -A dėgjove o, Ebu Uelid? -Po. -Ti je ai, pėr tė cilin flet ky ajet. Utbeja u ēua dhe shkoi te shokėt e vet. Ata filluan t’i thonin njėri-tjetrit: “Betohemi pėr Allahun se Ebu Uelidi nuk ka ardhur me atė fytyrė qė ka shkuar.” Pasi erdhi dhe u ul aty, ata i thanė: “C’na fsheh, o Ebu Uelid?” Ai tha: “Unė dėgjova njė fjalė qė, pėr Zotin, nuk e kam dėgjuar kurrė ndonjėherė. Pėr Zotin, nuk ishte poezi, nuk ishte as magji, nuk ishte as fall. O kurejshė! Bindmuni mua dhe ma lini mua ta zgjidh. Lėreni atė (Muhamedin) dhe atė qė do tė bėjė ai. Mos e cenoni atė, sepse pėr Zotin, do tė ndodhė diēka e madhe, sipas asaj, qė unė dėgjova prej tij. Nė qoftė se Muhamedin e vrasin arabėt, jua heqin qafe, pa ndėrhyrė ju vetė e nė qoftė se ai i mund arabėt, mbretėria e tij do tė jetė edhe juaja dhe krenaria e tij do tė jetė edhe juaja. E kėshtu, ai do t’ju bėnte njerėzit mė tė lumtur.” Ata i thanė: “Pėr Zotin, tė paska bėrė magji o Ebu Uelid.” “Ky ėshtė mendimi im pėr tė, por ju bėni bėni si tė doni.”
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 22:26   #25
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Idhujtarėt diskutojnė
Pasi idhujtarėt dėshtuan edhe nė planin e mashtrimeve e tė dhuratave, menduan qė tė bisedonin pėr ēėshtjen e fesė. Ata i thanė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “Ne do tė tė paraqesim ty njė ēėshtje tė vetme, qė ėshtė nė interesin tėnd.” “Cfarė ėshtė ajo?”,- pyeti ai. Ata i thanė: “Tė adhurosh zotat tanė njė vit dhe ne tė adhurojmė zotin tėnd njė vit. Kėshtu qė, nė qoftė se ne kemi tė drejtė, merr edhe ti pjesė nga e drejta. Kurse, po qe se je ti nė rrugėn e drejtė, marrim edhe ne pjesė nga ajo.” Atėherė, si pėrgjigje ndaj atyre Allahu i Madhėruar zbriti suren “El Kafirunė”: “Thuaj: “O ju jobesimtarė! Unė nuk adhuroj atė qė adhuroni ju! As ju nuk adhuroni Atė, qė adhuroj unė. Dhe unė kurrė nuk do tė jem adhurues i asaj, qė ju adhuroni! Por edhe ju nuk do tė jeni adhurues tė Atij, qė unė adhuroj! Ju keni fenė tuaj dhe unė kam fenė time!” (109:1-6) Pastaj Allahu zbriti ajetin: “Thuaj: “O ju tė paditur, a mos mė thėrrisni tė adhuroj tjetėr pėrveē Allahut?” (39:64) Dhe: “Thuaj: “Mua mė ėshtė ndaluar tė adhuroj ata, qė ju i lusni nė vend tė Allahut…” (6:56) Idhujtarėt lakmonin qė ta shuanin konfliktin, sepse shpresonin nė atė qė u tha Ukbe ibn Rebia. Prandaj bėnė shumė lėshime dhe anuan nė atė qė paraqiste i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), por me kusht, qė tė ndryshonin dhe tė zėvendėsonin diēka nga ajo qė i ishte zbritur. Ata thanė: “Sillna njė Kuran tjetėr, ose ndryshoje kėtė!” (10:15) Atėherė, Allahu e urdhėroi Profetin: “Thuaj: “Mua nuk mė takon qė ta ndryshoj vetė (Kuranin), unė pėrcjell vetėm atė qė mė zbret; nėse e kundėrshtoj Zotin tim, i frikėsohem dėnimit tė njė Dite tė Madhe.” (10:15) Allahu ia bėri tė qartė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) rėndėsinė e kėsaj ēėshtjeje, duke pėrmendur disa nga mendimet e rrezikshme qė i kalonin nėpėr mend atij: “Nė tė vėrtetė, ata (idhujtarėt) gati arritėn tė tė sprovojnė ty me atė qė Ne tė shpallėm, qė tė trillosh tjetėr nga ēfarė tė zbritėm e atėherė, ata do tė tė zinin ty mik. Dhe sikur Ne tė mos tė tė kishim forcuar ty, ti gati anove pak nga ata. E atėherė, Ne do tė bėnim tė shijosh dyfish mundimin e kėsaj jete dhe dyfish tė Jetės tjetėr e pastaj ti nuk do tė gjeje mbrojtės kundėr Nesh.” (17:73-75) Me kėto qėndrime tė ashpra idhujtarėt u bindėn se Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) do tė vazhdonte tė thėrriste pėr nė fenė islame dhe se ai nuk ishte tregtar qė tė pranonte bisedime apo lėshime nė punė ēmimi. Mirėpo, idhujtarėt donin tė bindeshin edhe me njė rrugė tjetėr. Ata dėrguan ca njerėz te ēifutėt, qė t’i pyesnin se ē’mendonin pėr Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Cifutėt iu pėrgjigjėn: “Pyeteni pėr tri gjėra. Nėse ua thotė, ėshtė Profet i dėrguar; nėse jo, ėshtė shpifės. Pyeteni pėr njė grup djemsh tė kohės sė parė, si qe puna e tyre? Pėr kėta djem ka njė histori tė habitshme. Pyeteni atė edhe pėr njė burrė, qė shtegtoi aq shumė nėpėr tokė, saqė arriti nė Lindje dhe nė Perėndim tė Tokės, si ka qenė ngjarja e tij? Pastaj pyeteni atė pėr shpirtin, ē’ėshtė ai?” Paria e kurejshėve e pyetėn tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr ato tri gjėra qė i porositėn ēifutėt. Atėherė ka zbritur Surja “El Kehf”, ku pėrshkruhet ngjarja e atyre djemve. Ata quhen “Djemtė e Shpellės”. Pyetėn edhe pėr historinė e burrit qė i erdhi tokės rrotull. Ai ishte Dhul Karnejn. Nė suren “El Isra” zbriti, gjithashtu pėrgjigja e pyetjes pėr shpirtin. Pėr kėtė Allahu tha: “Tė pyesin ty pėr shpirtin. Thuaj: “Shpirti ėshtė ēėshtje qė i pėrket vetėm Zotit tim, e juve nuk u ėshtė dhėnė nga dija veēse pak.” (17:85) Kjo provė mjaftonte pėr t’i bindur kurejshėt se Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte vėrtet i Dėrguari i Allahut, po tė donin tė gjenin tė vėrtetėn, por mizorėt nuk pranuan dhe mohuan. Pasi e shikuan tė vėrtetėn nė mėnyrė tė qartė, ata sikur shfaqėn njėfarė zhdėrvjelltėsie. U treguan si gjoja tė gatshėm qė tė dėgjonin ēfarė thoshte Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe gjoja do tė pėrgjigjeshin dhe do tė pranonin. Por vunė si kusht qė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tė caktonte njė kuvend, ku tė mos vinin myslimanėt e dobėt, qė ishin skllevėrit e tė varfėrit, tė cilėt u bėnė myslimanė qė nė fillim. Ata e kėrkuan kėtė, sepse ata qė donin tė diskutonin, ishin paria e fiseve tė Mekės. Ata nuk pranonin qė tė rrinin nė njė kuvend me myslimanėt e varfėr, por qė ishin besimtarė tė devotshėm. Nė fillim, dukej sikur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Alahut qofshin mbi tė!) pati njėfarė dėshire qė tė vepronte ashtu, sepse shpresonte qė edhe ata do ta besonin. Por, Allahu e ndaloi dhe i tha: “Dhe mos i pėrzėr ata, qė adhurojnė Zotin e tyre nė mėngjes e nė mbrėmje, duke qenė tė ēiltėr ndaj Tij. Ti nuk pėrgjigjesh pėr veprimet e tyre e ata nuk pėrgjegjen pėr veprimet e tua e po i dėbove ata, do tė bėhesh nga tė padrejtėt.” (6:52) Idhujtarėt kėrkojnė sa mė shpejt dėnimin Ndodhte qė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i paralajmėronte idhujtarėt se do t’u vinte ndėshkimi i Allahut, nė qoftė se ata do tė vazhdonin ta kundėrshtonin atė, ashtu si mė parė. Mirėpo, kur dėnimi u vonua, ata nisėn ta kėrkonin atė qė t’u vinte sa mė parė. Donin tė talleshin me tė pėr inat. Shtireshin se paralajmėrimi nuk kishte ndikuar tek ata dhe se dėnimi nuk kishte pėr tė ndodhur kurrė. Pėr kėtė Allahu zbriti disa ajete tė Kuranit: “Ata kėrkojnė prej teje qė t’ua ngutėsh dėnimin, por Allahu nuk e thyen premtimin e Vet, sepse njė ditė te Zoti yt, ėshtė sa njėmijė vjet nga ato qė llogarisni ju.” (22:47) Dhe: “Po si e kėrkojnė ata ngutjen e dėnimit? Vėrtet, Xhehenemi i ka rrethuar jobesimtarėt nga tė gjitha anėt.” (29:54) Dhe: “A mos janė tė sigurt ata qė pėrgatitėn kurthe, se Allahu nuk do ta bėjė tokėn t’i pėrpijė ata, ose se nuk do t’u vijė atyre dėnimi nga nuk e mendojnė. Ose t’i rrėmbejė ata duke qenė nė udhėtimet e tyre (pėr nė tregti) e ata nuk mund t’i shpėtojnė atij. Ose do t’i kapė ata duke qenė nė panik. Pra, vėrtet, Zoti juaj ėshtė i Butė, i Mėshirshėm (prandaj nuk ua ngut dėnimin).” (16:45-47) Pėr kėtė ēėshtje kanė zbritur edhe ajete tė tjerė. Polemika e idhujtarėve vetėm pėr tė shtyrė inatin me Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): ata kėrkonin qė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) t’u bėnte mrekulli e gjėra tė jashtėzakonshme.

vazhdon...
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 22:27   #26
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...

Por, Allahu i zbriti atij ajete, me tė cilėt u tregoi ligjin e Vet dhe ua asgjėsoi argumentet. Nė pjesėt qė vijnė, do tė themi diēka edhe pėr kėtė, nė dashtė Allahu. Ja pra, pėrpjekjet me tė cilat idhujtarėt e kundėrshtuan mesazhin e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe thirrjen pėr nė Islam. Ata i pėrdorėn tė gjitha mėnyrat, duke u hedhur nga njėra etapė nė tjetrėn dhe nga njėri rol tek tjetri; nga ashpėrsia nė butėsi dhe nga butėsia nė ashpėrsi; nga sulmi nė joshje me dhurata dhe nga dhuratat nė sulm. Nganjėherė vėrsuleshin, pastaj, tėrhiqeshin. Diskutonin e pastaj tregonin, sikur po silleshin urtė. Njėherė bėnin lėshime e pastaj kėrkonin lėshime. Kėrcėnonin, pastaj joshnin. Herė pėrparonin e herė zmbrapseshin. Nuk kėnaqeshin kur qėndronin, nuk kėnaqeshin kur iknin. Qėllimi i tyre ishte qė tė ndalonin thirrjen pėr nė Islam dhe ta bėnin mė tė ashpėr mohimin e tij. Mirėpo, pasi harxhuan tėrė zellin e tyre, u kthyen tė dėshpėruar e tė humbur. Atyre u kishte mbetur veē njė mundėsi. Ajo ishte pėrdorimi i shpatės, por shpata do tė shtonte konfliktin midis grupeve edhe mė shumė dhe do t’i ēonte nė vetėvrasje, sepse mund tė fitonte Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe shpata do tė kthehej e do t’u binte atyre. Idhujtarėt u hutuan. Cfarė tė bėnin? Ndėrkohė Ebu Talibi e pėrballoi kėrkesėn qė i bėnė, pėr t’u dorėzuar Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), qė ta vrisnin. Mė vonė ai i ndoqi lėvizjet dhe veprimet e idhujtarėve qė tė vėrtetonte se ata ishin tė vendosur ta vrisnin Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), ashtu siē u pėrpoqėn pėr kėtė Ebu Xhehli, Ukbe ibn Muiti dhe Omer ibn Hattabi. Prandaj Ebu Talibi mblodhi fiset Beni Hashim dhe Beni Mutalib dhe u bėri thirrje qė tė merrnin pėrsipėr mbrojtjen e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Tė gjithė ata, myslimanė e jomyslimanė iu pėrgjigjėn njėzėri se do ta mbronin Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pėr kėtė u ra nė njė mendim dhe dhanė besėn para Qabes, pėrveē Ebu Lehebit, i cili u nda nga ata. Ai ishte me fisin Kurejsh. Idhujtarėt ndėrpresin tė gjitha lidhjet me myslimanėt dhe shpallin rrethimin Idhujtarėt u tėrbuan edhe mė shumė, kur panė se pėrpjekjet e tyre dėshtuan dhe kur panė se Beni Hashim dhe Beni Mutalib ishin tė vendosur qė ta mbronin Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me ēdo kusht nga kushdo qoftė. Ata u mblodhėn te Hifa i Beni Kinamit, pėr tė studiuar qėndrimin e myslimanėve dhe si ta asgjėsonin atė. Pėr kėtė u kėshilluan herė pas here, derisa arritėn nė pėrfundimin e padrejtė, pėr tė cilin edhe u betuan: u betuan qė tė mos merrnin e tė mos jepnin vajza pėr martesė me fiset Beni Hashim dhe Beni Mutalib; nuk do tė blinin asgjė prej tyre dhe nuk do t’u shisnin asgjė atyre; nuk do tė rrinin me ta, nuk do tė pėrziheshin me ta, nuk do tė hynin nė shtėpitė e tyre, nuk do t’u flisnin atyre, nuk do tė pranonin kurrė prej tyre paqe dhe nuk do tė kishin aspak mėshirė pėr ta, derisa t’u dorėzonin atyre tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), pėr ta vrarė. Ata u betuan pėr zbatimin e kėtij vendimi dhe pėr kėtė shkruajtėn njė fletė, tė cilėn e varėn brenda Qabes. Ai qė e shkruante fletėn, ishte Begidh ibn Amir ibn Hashim, tė cilin Profeti e mallkoi dhe vėrtet, atij iu paralizua dora (thuhet edhe: disa gishta tė saj). Pas kėtij vendimi, Benu Hashimėt dhe Benu Mutalibėt u tubuan nė vendbanimin e Ebu Talibit – qė tė gjithė, myslimanė e jomyslimanė, me pėrjashtim tė Ebu Lehebit. Idhujtarėt i ndėrprenė tė gjitha marrėdhėniet me myslimanėt; i ndaluan edhe tregtarėt tė blinin e tė shisnin me ta. Nga rrethimi i egėr njerėzit vuajtėn shumė. Erdhi puna deri aty, sa tė hanin gjethe pemėsh, lėkura kafshėsh etj. E keqja dhe varfėria arriti deri atje, saqė dėgjoheshin zėrat e grave dhe tė fėmijėve qė rėnkonin nga uria. Atyre nuk mund t’u shkonte asnjė lloj ushqimi, pėrveēse fshehurazi. Herė-herė Hakim ibn Hizami i ēonte ca grurė hallės sė vet Hatixhes (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Njerėzit qė ndodheshin tė bllokuar, nuk mund tė dilnin nga vendet e tyre e tė shkonin gjėkundi, pėrveēse nė muajt, kur ishte e ndaluar lufta. Ata blinin prej varganeve qė vinin me drithė nga jashtė, vetėm se njerėzit e Mekės ua rrisnin ēmimin qė tė mos kishin mundėsi ta blinin. Megjithėkėtė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vazhdonte me guxim thirrjen pėr nė Islam, sidomos gjatė ditėve tė Haxhit, kur fiset arabe vinin nga ēdo anė. Idhujtarėt e heqin fletėn dhe bllokadėn Pas tre vjetėsh bllokade, deshi Allahu qė tė merrte fund ajo armiqėsi. Prandaj, Ai ua zbuti zemrat pesė vetave nga paria e Kurejshėve qė ta hiqnin fletėn e varur nė Qabe dhe bllokadėn. Allahu kishte dėrguar krimbin e drurit, i cili kishte ngrėnė tėrė pjesėn e fletės, ku ishte shkruar vendimi pėr ndėrprerjen e marrėdhėnieve dhe pėr vendosjen e bllokadės. Vetėm emri i Allahut tė Madhėruar kishte mbetur pa u cenuar. I pari i pesė kurejshėve ishte Hixham ibn Amr ibn Harith nga fisi Amir ibn Luej. Ai shkoi te Zuhejr ibn Ebu Umeje Mahzumiu, biri i Atikas, hallės sė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Mė pas, Hishami shkoi edhe te Mutaim ibn Adji. Mė pas, tek Adil Bahteri ibn Hashimi e pastaj te Zum’a ibn Esuedi. Secilit prej tyre u kujtoi qė kishin farefisni dhe afėrsi gjaku me myslimanėt. I qortoi ata qė kishin pranuar bllokadėn. Pastaj, i nxiti qė ta prishnin vendimin dhe ta grisnin fletėn. Ditėn tjetėr nė mėngjes, kur u hapėn vendtubimet e Kurejshėve te Xhamia e Shenjtė, erdhi Zuhejri, i veshur me rroba tė bukura. Bėri tauaf rrotull Qabes, pastaj u kthye nga njerėzit dhe u tha: “ O njerėzit e Mekės! Ne hamė bukė dhe veshim rroba, ndėrsa fiset Beni Hashim dhe Beni Mutalib janė gati duke vdekur. Ata as nuk shesin dhe as nuk blejnė. Pėr Zotin, unė nuk do tė ulem, derisa tė griset ajo fletė me vendimin mizor pėr ndėrprerjen e marrėdhėnieve me ta.” U ngrit Ebu Xhehli e tha: “Ti gėnjen! Pėr Zotin, ajo fletė nuk do tė griset.” Zumai: “Ti gėnjen mė shumė, o Ebu Xhehl, sepse ne nuk kemi dashur tė shkruhej, qė ditėn qė ajo u shkrua.” Ebu El Bahteriu: “Drejt flet Zuamaja. Neve, nuk na pėlqen ajo qė ėshtė shkruar nė atė fletė dhe as nuk i afrohemi.” Mut’aim ibn Adji: “Drejt folėt tė dy. Kush tha ndryshe, gėnjeu. Tė dalim tė pafajshėm pėrpara Allahut nga kjo fletė dhe nga ēfarė ėshtė shkruar aty!” Mut’aimin e mbėshteti, gjithashtu edhe Hixham ibn Amru. Pėrsėri Ebu Xhehli: “Kjo gjė ėshtė kurdisur natėn dhe ata nuk janė kėshilluar kėtu pėr kėtė.” Ebu Talibi po rrinte ulur nė atė tė xhamisė dhe erdhi qė t’u tregonte atyre se i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kishte thėnė se Allahu i kishte dhėnė fuqi njė krimbi druri qė tė dėmtonte fletėn e tyre. Ai kishte ngrėnė tėrė pjesėn, ku ishte shkruar bllokada, ndėrprerja e marrėdhėnieve dhe padrejtėsia ndaj myslimanėve e kishte lėnė aty vetėm emrin e Allahut. Pasi i njoftoi idhujtarėt pėr kėtė, Ebu Talibi tha: “Nėse Muhamedi ka gėnjyer pėr kėtė gjė, ne u lėmė tė lirė ju, qė tė bėni ēfarė tė doni ndaj tij. Ndėrsa, po qe se nuk gėnjen, atėherė ju duhet t’i jepni fund ndėrprerjes sė marrėdhėnieve dhe padrejtėsisė me ne.” Idhujtarėt iu pėrgjigjėn: “Ke thėnė tė vėrtetėn.” Fill pas kėsaj bisede u ēua Mut’aimi pėr ta grisur atė fletė, por ai pa se atė e kishte ngrėnė krimbi i drurit tė tėrėn, pėrveē “Me emrin tėnd, o Allahu im” dhe kudo tjetėr, ku ishte shkruar emri i Allahut. Fjala e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qe njė nga argumentet e Allahut tė cilin idhujtarėt, e shikuan me sytė e tyre, por, megjithatė ata vazhduan rrugėn e tyre drejt humnerės. Pas kėsaj ngjarjeje bllokada mbaroi dhe i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me gjithė njerėzit qė ishin me tė zbritėn dhe u kthyen nė shtėpitė e tyre nė Mekė. Kurejshėt i dėrgojnė delegacion Ebu Talibit Pas heqjes sė bllokadės, punėt u kthyen ashtu siē ishin mė parė. Por, nuk shkoi gjatė dhe pas disa muajsh Ebu Talibi u sėmur. Sėmundja sa vinte e i shtohej dita-ditės. Ebu Talibi i kishte kaluar 80 vjetėt e Kurejshėt e kuptuan se ai nuk do tė ngrihej mė nga ajo sėmundje. Pėr kėtė gjė, u kėshilluan midis njėri-tjetrit dhe thanė: “Tė shkojmė tek Ebu Talibi e t’i themi qė tė na e dorėzojė djalin e vėllait tė vet. Ne kemi frikė se mos ky plak i vjetėr vdes dhe po mbeti deri atėherė nėn mbrojtjen e tij do tė na shajnė arabėt e do tė thonė: “E lanė Muhamedin derisa i vdiq xhaxhai dhe pastaj e morėn.” Pas kėsaj bisede, idhujtarėt shkuan tek Ebu Talibi dhe i kėrkuan qė ta ndalonte tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė tė shante zotat e tyre, nė mėnyrė qė t’i linin tė lirė atė dhe Zotin e tij. Atėherė, Ebu Talibi e thirri Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i tregoi ēfarė i kishin thėnė idhujtarėt e Kurejshėt. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: “O xhaxha! Unė i ftoj ata tek njė fjalė e vetme, qė po ta thonė, do t’u binden tėrė arabėt dhe tė tjerėt do t’u paguajnė xhizjen.” Idhujtarėt u zemėruan dhe thanė: “Njė fjalė tė vetme?!” “Po.”,- tha Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). “Pėr babanė tėnd,- thanė idhujtarėt, edhe dhjetė fjalė do t’i pranonim. Po cila ėshtė ajo fjalė?” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u tha: “Nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut.” Atėherė, idhujtarėt u ēuan tė egėrsuar duke shkundur rrobat e veta dhe duke thėnė: “A mendon ai (Muhamedi) t’i bėjė zotat Njė Zot?! Vėrtet, kjo ėshtė shumė e ēuditshme.” (38:5) </SPAN>
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 22:28   #27
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Viti i mallėngjimit
Ebu Talibit sa vinte e i shtohej sėmundja. Ai vdiq. Pak para se tė vdiste, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) hyri tek ai. Aty gjeti edhe Ebu Xhehlin e Abdullah ibn Umejen. Ai iu drejtua Ebu Talibit: “O xhaxha! Thuaj La i lahe il-lallah (nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut), qė ta marr kėtė fjalė si ndėrmjetėsuese pėrpara Allahut.” Ebu Xhehli dhe Abdullahu thanė: “O, Ebu Talib! A do tė heqėsh dorė nga feja e Abdul Mutalibit?” Ebu Xhehli dhe Abdullah ibn Ebi Umeja vazhduan kėshtu derisa dėgjuan fjalėn e fundit tė Ebu Talibit. Ai tha: “Nė fenė e Abdul Mutalibit.” Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Unė do t’i kėrkoj falje Allahut pėr ty derisa tė mė ndalohet.” Pastaj, zbriti ajeti: “Nuk u takon as Pejgamberit e as besimtarėve qė tė kėrkojnė falje pėr idhujtarėt, edhe nė qoftė se ata janė tė afėrm tė tyre, pasi ta kenė tė qartė se me tė vėrtetė, ata (idhujtarėt) janė banorė tė Xhehenemit.” (9:113) Dhe: “Ti nuk mund tė udhėzosh atė qė do ti.” (28:56) Ebu Talibi vdiq nė muajin Rexhep (thuhet edhe nė Ramazan). Ishte viti i dhjetė i profetėsisė. Gjashtė muaj pasi myslimanėt kishin shpėtuar nga bllokada. Vėrtet, Ebu Talibi sa jetoi, qe krah dhe mbrojtės i tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), me tė cilin u mbrojt thirrja islame nga sulmet e njerėzve tė parisė dhe tė mendjelehtėve, por ai mbeti nė fenė e gjyshėrve dhe nuk e arriti tėrė mirėsinė, qė tė bėhej mysliman. Abasi i tha Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “A nuk pėrfitoi dot xhaxhai yt prej teje?” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: “Ai do tė jetė nė njė cekėtirė prej zjarri e sikur tė mos isha unė ai do tė ishte nė shkallėn e fundit tė Zjarrit.” Hatixhja drejt mėshirės sė Allahut Tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ende nuk i ishte mbyllur plaga pėr vdekjen e Ebu Talibit, kur papritur vdes edhe nėna e besimtarėve, Hatixhja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) nė Ramazan, nė vitin e dhjetė tė Profetėsisė. Hatixhja vdiq dy muaj (thuhet edhe: tri ditė) pasi vdiq Ebu Talibi. Ajo ka qenė ndihmėse e ēiltėr e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr Islamin. Ajo e pėrkrahu shumė tė Dėrguarin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr pėrhajen e Zbulesės. Hatixhja flijoi veten e saj dhe pasurinė e saj. Ajo i ndau bashkė me tė Dėrguarin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mundimet dhe hidhėrimet. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Ajo mė besoi mua atėherė, kur njerėzit mė mohuan dhe tregoi ēiltėrinė time, kur njerėzit mė pėrgėnjeshtruan. Ajo mė bėri ortak nė pasurinė e vet, kur njerėzit ma ndaluan dhe Allahu mė dhuroi fėmijėn e saj e nuk mė dha fėmijė nga tė tjerat veē saj.” Hatixhja ishte njeri i virtytshėm. Eshtė treguar se njė herė engjėlli Xhebrail i erdhi Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i tha: “O i Dėrguari i Allahut! Po vjen tek ti Hatixhja. Ajo ka me vete njė enė me yndyrė, me gjellė a me pije. Kur tė vijė, jepi “Selam!” nga Zoti i saj, pėrgėzoje se do tė ketė njė shtėpi nė Xhenet prej kallami, ku nuk do tė ketė as uri, as lodhje.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e pėrmendte shpesh Hatixhen dhe i lutej Allahut qė ta mėshironte. Sa herė qė e pėrmendte atė, kishte mall e dhembshuri. Kur therte ndonjė dele, u dėrgonte njė pjesė tė afėrmve tė saj. Hatixheja kishte shumė virtyte. Hidhėrimet shtohen Pas vdekjes sė Ebu Talibit, xhaxhait dhe Hatixhes, bashkėshortes tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) iu sulėn edhe mė keq idhujtarėt dhe e mbuluan atė me mundime. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) prekej shumė nga gjithēka qė i ndodhte, edhe po tė ishte ajo mė e lehtė dhe mė e vogėl nga ajo qė kishte kaluar. Njė nga mendjelehtėt e fisit Kurejsh i hodhi dhé nė kokė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Njėra nga vajzat e tij ia lau kokėn e qau, por ai i tha: “Mos qaj moj bijė, mos qaj! Allahu do ta mbrojė babanė tėnd!” Nė njė bisedė tjetėr, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Kurejshėt nuk arritėn tė mė bėjnė asgjė tė keqe, derisa qe gjallė Ebu Talibi.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) martohet me Seuden dhe Aishen Nė muajin Sheual, pas muajit qė vdiq Hatixhja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u martua me Seuden, bijėn e Zemias. Mė parė Seudja ishte martuar me djalin e xhaxhait tė saj, qė quhej Sakran ibn Amru (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Sakrani dhe Seudja kanė qenė nga myslimanėt e parė, tė cilėt mėrguan pėr nė Habeshe. Kur u kthyen pėrsėri nė Mekė, Sakran ibn Amru vdiq. Pasi kaloi koha19 e pritjes, ajo u martua me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pas njė viti u martua edhe Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Martesa e Profetit ( paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me Aishen u bė nė muajin Sheual, por njė vit pas martesės me Seuden Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e bėri aktin e martesės me Aishen nė Mekė, kur ajo ishte gjashtė vjeē dhe e bėri pėr grua nė Medine nė muajin Sheual, nė vitin e parė tė emigrimit, kur ajo ishte nėntė vjeē. Ajo ishte mė e dashura nga tė gjitha gratė e tjera pėr Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe mė e zgjuara nga gratė e Ymetit (Bashkėsisė Islame). Aishja kishte shumė cilėsi tė mira dhe virtyte tė larta. </SPAN>
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 22:30   #28
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Nė Taif
Nė gjendjen e vėshtirė qė po kalonte, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vendosi tė shkonte nė Taif, me shpresė se atje do t’i pėrgjigjeshin Thirrjes sė tij, ose se do ta strehonin e do ta ndihmonin. Prandaj, u nis pėr atje mė kėmbė. Mori me vete edhe skllavin e vet, Zejd ibn Harithin. Gjatė rrugės, sa herė qė kalonte pranė ndonjė fisi, i ftonte njerėzit pėr nė Islam. Kėshtu veproi, derisa mbėrriti nė Taif. Atje qėndroi tek tre vėllezėr, qė ishin kryetarėt e fisit Thekif. I thirri ata pėr nė Islam dhe kėrkoi qė ta ndihmonin pėr shpalljen e Islamit. Mirėpo, ata nuk iu pėrgjigjėn thirrjes sė tij, pėrkundrazi iu kundėrvunė shumė keq kėrkesės sė tij. Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i la ata dhe shkoi tek tė tjerėt. I thirri edhe ata tė pranonin Islamin e ta ndihmonin. Kėshtu, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkonte nga njėri kryetar fisi tek tjetri, duke u folur tė gjithė pjesėtarėve tė parive tė atyre fiseve. Ai vazhdoi t’i thėrriste pėr nė Islam 10 ditė, por asnjėri nuk iu pėrgjigj. Pėrkundrazi, i thanė: “Largohu nga vendi ynė!” Pastaj, atė e sulmuan tė rinjtė, mendjelehtėt e skllevėrit e tyre. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u pėrgatit pėr tė dalė qė andej. Kur po dilte ata qėndruan ndaj tij nė dy rreshta dhe e shanė, e fyen dhe e goditėn me gurė, derisa ia gjakosėn kėmbėt dhe iu mbushėn sandalet me gjak. Pranė tij ishte dhe Zejd ibn Harithi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), qė me trupin e vet e mbronte tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Por edhe ai u dėmtua nė kokė. Kėshtu vazhduan duke e sulmuar dhe duke e sharė tė Dėrguarin e Allahut, derisa arritėn te kopshti i Utbesė e Shejbesė, qė ishin djemtė e Rebias, rreth pesė kilometra larg Taifit dhe hyri aty. Ata qė e goditėn u kthyen e ikėn. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u ul nė hijen e njė hardhie dhe u mbėshtet te njė mur. U prek shumė nė veten e tij nga ajo qė i bėnė. Nė atė kohė bėri lutjen e njohur: “O Allahu im! Tek Ti ankohem pėr pafuqishmėrinė time, pėr naivitetin tim dhe pamundėsinė pėr tė pėrballuar sulmet e pėrēmimet e njerėzve. O Mėshirues i mėshiruesve, Ti je Mbrojtėsi i tė dobtėve, Ti je Zoti im, nė dorė tė kujt po mė lė Ti mua? Mos mė lėr nė dorėn e tė huajve, tė cilėt mė pritėn armiqėsisht. Nėse Ti nuk je i zemėruar me mua, unė nuk shqetėsohem. Por, falja Jote ėshtė mė e mirė pėr mua. Mbėshtetem nė mbrojtjen e dritės sė fytyrės Sate, qė ka ndriēuar errėsirat dhe ka rregulluar punėt e kėsaj bote dhe tė Botės tjetėr, qė tė mos bjerė mbi mua zemėrimi Yt. Ti ke nė dorė gjithēka; mė bėj qė tė veproj ashtu siē kėnaqesh Ti, sepse nuk ka fuqi pa Ty!” Dy djemve tė Rebias, iu dhimbs Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), kur e panė nė atė gjendje. I dėrguan skllavin e tyre tė krishterė, Adasin, me njė bistak rrush. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) zgjati dorėn pėr ta marrė bistakun e rrushit tha: “Bismil-lah (Me emrin e Allahut)” dhe e hėngri. Adasi i tha: “Kėtė fjalė nuk e thonė njerėzit e kėtij vendi.” “Prej cilit vend je ti dhe ēfarė feje ke?”,- e pyeti Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). “Jam i krishterė nga Nejneuiu.” “A je nga fshati i atij burrit tė mirė, Junus ibn Metaut?” “Ku e di ti se ēfarė ka qenė Junus ibn Metau?” “Ai ėshtė vėllai im. Ai ishte profet dhe unė jam profet.” Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i kėndoi historinė e Junusit nga Kurani dhe siē thuhet, Adasi u bė mysliman. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) doli nga kopshti dhe u nis pėr nė Mekė, i mėrzitur dhe i hidhėruar. Kur mbėrriti nė Karrnul Menazil, i bėri hije njė re. Nė re ishte meleku Xhebrail me melekun e maleve. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ngriti kokėn lart dhe Xhebraili i tha: “Allahu tė ka dėrguar ty melekun e maleve, qė ti ta urdhėrosh atė pėr ēfarė tė duash!” Meleku i maleve e pėrshėndeti Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me “Selam!”21 dhe i tha: “O Muhamed! Ja ku jam! Kėrko ē’tė duash! Nė qoftė se do ti, unė i bashkoj malet e Mekės (malin e Ebu Kubejsit dhe malin tjetėr, qė ėshtė pėrballė tij).” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: “Jo! Unė lutem qė Allahu tė nxjerrė nga pasardhėsit e atyre qė mė kundėrshtuan njerėz, qė do tė adhurojnė vetėm Allahun e nuk do t’i bėjnė Atij shok.” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kuptoi, se do t’i vinte ndihma nga Allahu. Ai vazhdoi rrugėn pėr nė Mekė. Kur mbėrriti nė Nahle, qėndroi disa ditė. Gjatė kėsaj kohe Allahu i dėrgoi njė grup xhindesh.
vazhdon...
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 22:32   #29
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Ato iu afruan dhe dėgjuan Kuranin, kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) po kėndonte nė kėmbė, gjatė namazit qė po falte me shokėt e vet. Pasi Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mbaroi faljen e namazit, xhindet u kthyen te gjindja e tyre pėr ta paralajmėruar gjindjen pėr dėnimin e Allahut. Xhindet, qė dėgjuan kėndimin e Kuranit, i besuan Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk e kuptoi se xhindet po e dėgjonin, kur kėndoi Kuran. Mė pas, Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i zbritėn nga Allahu disa ajete nga surja “El Ahkaf” dhe disa ajete nga surja “El Xhin”, qė flasin pėr kėtė ngjarje. Pasi qėndroi ca ditė aty, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), u largua nga Batni Nahli dhe vijoi rrugėn pėr nė Mekė. Ai i lutej Allahut ta ndihmonte dhe t’i gjente rrugėdalje. Ai kishte frikė se i bėnin keq Kurejshėt dhe se mos e zinin atė befasisht me dhunė. Prandaj deshi qė tė parapėrgatitej pėr kėtė. Kur iu afrua Mekės, qėndroi nė Malin Hira dhe dėrgoi njė burrė tek Ahnes ibn Sheriku, qė ta merrte nė mbrojtje. Mirėpo Ahnesi kėrkoi ndjesė, sepse ai ishte aleat i kurejshėve: “Aleati nuk mund tė marrė nė mbrojtje atė njeri, qė ka armiqėsi me mikun.”,- i ktheu pėrgjigje. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi fjalė te Suhejl ibn Amru, por edhe ai kėrkoi falje, sepse ishte prej fisit Beni Amir ibn Lueji e njerėzit e atij nuk e merrnin nė mbrojtje kundėrshtarin e fisit Beni Ka’b ibn Luejit. Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi fjalė te Mutaim ibn Adji, qė ishte nga fisi Beni Neufil ibn Abdi Menaf, vėllai i Hashim ibn Abdu Menafit, gjyshit tė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Nė atė kohė Abdu Menafi ishte shtėpia mė e lartė nė fisin Kurejsh. Mutaimi u pėrgjigj: “Po.” Ai u armatos me gjithė djemtė dhe i dėrgoi fjalė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tė vinte nė Mekė. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) erdhi dhe hyri nė Xhaminė e Shenjtė, bėri tauaf rrotull Qabes, fali dy rekatė namaz dhe shkoi nė shtėpinė e vet. Mutaim ibn Adji dhe djemtė e tij e kishin rrethuar tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr ta mbrojtur. Mutaimi e kishte thėnė hapur edhe mė parė te Kurejshėt se ai e kishte marrė nė mbrojtje Muhamedin. Kurejshėt e pranuan qė Muhamedi tė ishte nėn mbrojten e Mutaimit. Idhujtarėt polemizojnė dhe kėrkojnė argumente Pjesė e polemikave, qė idhujtarėt zhvilluan me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte kėrkesa qė ai t’u sillte argumente. Kėtė e bėnin pėr hakmarrje. Kjo ndodhte shpesh dhe nė kohė tė ndryshme. Njėherė u mblodhėn nė Xhaminė e Shenjtė, u kėshilluan me njėri-tjetrin dhe pastaj i dėrguan fjalė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė paria e gjindjes sė tij ishte mbledhur qė tė flisnin me tė.

vazhdon...
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 22:33   #30
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...

I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i jepte rėndėsi futjes sė tyre nė Islam. Kjo pėrmendet edhe nė Kuran: “A thua ti do ta shkatėrrosh veten nga hidhėrimi prej tyre, nėse ata (idhujtarėt) nuk i besojnė kėtij ligjėrimi (Kuranit)?” (18:6) Ai shkoi menjėherė tek ata, sepse shpresonte qė ata do tė bėheshin myslimanė. Kur shkoi, ata i thanė: “Ti na ke thėnė se tė dėrguarit kanė shenjė, se Musai kishte shkopin, Themudi kishte devenė dhe Isai ngjallte tė vdekurit. Na e sill edhe ti ndonjė shenjė si tė dėrguarit e parė!” Idhujtarėt mendonin se nga vetitė e tė Dėrguarve tė Allahut ishte se ata kishin aftėsi tė bėnin ēudira e mrekulli, kur tė donin, ashtu siē kanė mundėsi tėrė njerėzit pėr tė kryer punėt e tyre tė zakonshme. Prandaj, i propozuan Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė t’ua kthente atyre Safanė22 nė flori, t’ua bėnte malet fusha, ku tė rridhnin lumenj, ose tė ringjallte prindėrit e tyre qė tė dėshmonin se ai ishte i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pėr kėtė Allahu ka thėnė: “Ata thanė: “Nuk tė besojmė ty (o Muhamed), derisa tė na nxjerrėsh prej tokės burime. Ose (nuk tė besojmė derisa) tė kesh kopshte me hurma e me rrush e tė bėsh qė tė rrjedhin vazhdimisht lumenj nė to. Ose (nuk tė besojnė derisa) tė bjerė mbi ne qielli copa-copa, ashtu si po mendon ti (se do tė na dėnojė Zoti), ose tė na i sjellėsh Allahun dhe engjėjt para nesh. Ose (nuk tė besojmė derisa) tė kesh njė shtėpi prej ari, ose tė ngjitesh lart nė qiell, po ne nuk tė besojmė pėr ngjitjen tėnde, derisa tė na sjellėsh libėr qė ta lexojmė.” Idhujtarėt thanė se do tė bėheshin myslimanė, nėse Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) do t’ua sillte ato qė i kėrkuan atij. Pėr kėtė Allahu ka thėnė: “Ata (idhujatarėt) u betuan me njė betim tė fortė nė Allahun se, nė qoftė se u vjen atyre ndonjė mrekulli, do ta besojnė…” (6:109) Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) iu lut Allahut qė t’ua tregonte gjėrat qė kėrkuan. Atėherė, erdhi Xhebraili dhe e la Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tė zgjidhte: ose Allahu t’ua jepte atyre gjithēka kėrkuan, por atė qė do ta mohonte Allahun pas kėsaj ta dėnonte si askėnd nė botė; ose, Allahu t’ua hapte atyre portėn e pendimit dhe tė mėshirės. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha Xhebrailit: “Unė them qė Allahu ta lėrė hapur portėn e pendesės dhe tė mėshirės.” Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mendoi kėshtu, Allahu i Madhėruar i zbriti ajetet, ku u jepet pėrgjigje idhujtarėve pėr propozimet e tyre: “Thuaj: “(O Muhamed): “Subhanallah (larg tė metave ėshtė Allahu), a mos jam unė tjetėr pėrveē se njeri i dėrguar?” (17:93)Kuptimi i ajetit ėshtė: Unė nuk kam mundėsi tė bėj gjėra tė jashtėzakonshme dhe mrekulli, sepse fuqinė pėr gjėra tė tilla e ka vetėm Allahu i Madhėruar, i Cili nuk ka asnjė shok ose ortak nė fuqinė e Vet. Unė jam njeri, ashtu siē jeni edhe ju e nuk kam mundėsi tė bėj mrekulli, ashtu siē nuk keni mundėsi as ju. Por, ajo qė mė dallon mua nga ju ėshtė se jam i Dėrguar i Allahut e mė zbret Zbulesa, kurse ju nuk jeni tė dėrguar dhe nuk ju zbret gjė. Pra, dijeni se ato qė kėrkuat nga unė, nuk janė nė dorėn time dhe as nė mundėsinė time, ato janė nė dorė tė Allahut; po tė dojė Ai, ua shfaq juve atė qė kėrkuat dhe mua mė forcon me to ndaj jush; po tė dojė Ai, ua vonon e nuk ua shfaq tani, sepse mund tė jetė mė mirė pėr ju. Allahu e pėrforcoi kėtė pėrgjigje nė suren “En'am”: “Thuaj: “Cėshtja e atyre mrekullive ėshtė tek Allahu. E ku e dini ju, ndoshta, kur (mrekullitė) tė vijnė, idhujtarėt nuk do t’i besojnė.” (6:109) Kjo do tė thotė se profetėt dhe tė dėrguarit e Allahut nuk janė ata qė sjellin gjėrat e jashtėzakonshme dhe mrekullitė, por ėshtė Allahu, Ai qė i sjell ato. Allahu i shfaq mrekullitė nė duart e profetėve dhe tė tė dėrguarve si respekt pėr ta dhe si pėrforcim pėr profetėsinė dhe mesazhin e tyre. Allahu u tregoi idhujtarėve se edhe po t’ua tregonte ato ēka kėrkuan, idhujtarėt pėrsėri nuk do ta besonin, megjithėse u betuan shumė. Pėr kėtė Allahu ka thėnė: “E, edhe sikur t’ju zbritnim Ne atyre engjėjt, t’ju flisnin tė vdekurit, tė ngjallnim gjithēka pėrpara tyre, ata nuk do tė besonin, vetėm nė qoftė se donte Allahu, por shumica e tyre nuk e dinė (se besimi ėshtė dhuratė nga Allahu).” (6:111) Dhe: “Po sikur tė kishte ndonjė Kuran qė tė bėnte tė ecnin malet, tė plasej toka, tė flisnin tė vdekurit?” Jo, (ata nuk besojnė) se e tėrė ēėshtja i takon vetėm Allahut. A nuk e kanė tė qartė ata qė besuan se, sikur tė donte Allahu, do t’i drejtonte nė rrugė tė drejtė tė gjithė njerėzit.” (13:31) Nė ajete tė tilla Allahu i Madhėruar tregoi njė ligj nga ligjet e Veta: “Nė qoftė se njerėzit kėrkojnė ndonjė shenjė tė caktuar e pasi tė jepet ajo nuk i besojnė asaj, dėnohen pa u vonuar.” E, ligji i Allahut nuk ndryshon e nuk zėvendėsohet asnjėherė. Allahu e dinte se shumica e Kurejshėve do tė besonin mė vonė, prandaj nuk ua solli shenjat qė ata propozuan. Hėna ndahet mė dysh Kur Kurejshėt e panė se i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk iu pėrgjigj me shenjat qė i propozuan, menduan se tė vazhdonin t’i kėrkonin shenja atij do tė ishte mjeti mė i mirė pėr ta mposhtur atė dhe pėr ta bėrė tė heshtte. Kėshtu do tė bindnin njerėzit se Muhamedi ishte shpifės dhe jo i dėrguar. Prandaj, ata ndėrmorėn njė hap tjetėr. Vendosėn qė t’i kėrkonin Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) njė mrekulli qė ta vendoste ai vetė, duke shpresuar qė mrekullia tė mos ndodhte. Kėshtu njerėzit do tė shikonin paaftėsinė e tij dhe nuk do ta besonin. Erdhėn dhe i thanė: “A mund tė na tregosh ndonjė shenjė, qė ne tė kuptojmė se ti je i Dėrguari i Allahut?” Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i kėrkoi Zotit tė vet qė t’u tregonte atyre ndonjė shenjė. Allahu i Madhėruar ua ndau atyre Hėnėn nė dy pjesė: njėra pjesė u duk sipėr malit tė Ebu Kubejsit, ndėrsa tjetra mė poshtė; midis dy pjesėve tė Hėnės u duk mali Hira. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u tha atyre: “Dėshmoni!” Kurejshėt e shikuan krejt qartė kėtė mrekulli dhe pėr njė kohė tė gjatė mbetėn gojėhapur, por pėrsėri nuk besuan, madje, thanė: “Kjo ėshtė magjia e Ebu Kebishes. Vėrtet, Muhamedi na bėri magji neve.” Mirėpo u ēua njė burrė dhe tha: “Nė qoftė se Muhamedi u ka bėrė magji juve, ai nuk mund qė t’u bėjė magji tė gjithė njerėzve. Prandaj prisni, derisa t’ju vijnė udhėtarė.” Erdhėn udhėtarėt nė Mekė dhe Kurejshėt i pyetėn pėr hėnėn e ndarė mė dysh. Ata u pėrgjigjėn: “Po, e kemi parė.” Megjithėkėtė Kurejshėt vazhduan nė mosbesimin e tyre dhe shkuan pas dėshirave tė tyre. Ndarja e hėnės mė dysh erdhi si njė parapėrgatitje pėr njė shenjė edhe mė tė madhe. Ajo ishte Israja dhe Miraxhi. Shikimi i hėnės, qė ndahet nė dy pjesė me syrin e vėrtetė, e bėn edhe mė tė lehtė pėr mendjet pranimin e Israsė dhe tė Miraxhit. Sidoqoftė, Allahu e di mė mirė. </SPAN>


Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:12.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.