Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 09-03-07, 21:37   #1
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Kėshilla Islame mbi Dietėn

KUPTIMI I DIETĖS SĖ SHĖNDOSHĖ DHE RREGULLAT PRAKTIKE TĖ NGRĖNIES DHE PIRJES

Nė Musned, si edhe nė vepra tė tjera, ėshtė shėnuar se i Dėrguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thėnė: “Njeriu nuk ka mbushur asnjėherė enė mė tė keqe sesa lukthin e vet. Pėr kėtė arsye ėshtė e mjaftueshme qė bijtė e Ademit ta shuajnė urinė me disa kafshata sa pėr ta kthyer forcėn. Nėse duhet ngrėnė pėr t’u ngopur, atėherė duhet rezervuar njė tė tretėn e lukthit pėr ushqim, njė tė tretėn pėr ujė dhe njė tė tretėn pėr frymėmarrje normale”.6

Ekzistojnė dy lloj sėmundjesh: e zemrės dhe sėmundja fizike, e cila ėshtė pasojė e hyrjes sė substancės, veprimi i sė cilės dėmton funksionet natyrore dhe ekuilibrin e trupit, gjė qė ėshtė njė lloj i sėmundjes sė pėrgjithshme qė godet shumicėn e njerėzve. Kjo lloj sėmundje shkaktohet kryesisht: me ushqim tė tepėrt, ngrėnia e ushqimit tjetėr para se tė ketė pėrfunduar tretja e ushqimit tė mėparshėm, ngrėnia e ushqimit qė ka pėrbėrės deficitar; ngrėnia e ushqimit qė tretet ngadalė, pėrzierja e disa lloje ushqimesh tė kundėrta; tė ngrėnit e ėmbėlsirave qė pėrgatiten pėr tė njėjtėn shujtė. Kur trupi mėsohet me kėtė dietė, ai do tė trashėgojė sėmundje tė ndryshme. Disa prej tyre mund tė tejkalohen mė shpejt, e disa mė ngadalė. Prandaj themi se maturia ėshtė rruga e shėndetit tė mirė, ndėrsa trupi ka dobi nga maturia dhe e zbėrthen gjellėn mė shumė se qė mund ta bėjė kur njeriu fut shumė lloje ushqimesh dhe shtojca tė ndryshme nė lukth.

Trupi mund tė mėsohet me tri shkallė tė kėnaqjes me ushqim:

ushqimi i nevojshėm,
ushqimi i mjaftueshėm,
dhe ushqimi plotėsues.

I Dėrguari i All-llahut , s.a.v.s., lidhur me dietėn e nevojshme “tė mjaftueshme” ka thėnė: “...disa kafshata sa pėr tė rimarrė fuqi” dhe ky trajtim mbron trupin dhe nuk do tė lejojė tė dobėsohet ose tė humbas fuqinė. Nėse dikush ėshtė vėnė nė sprovė dhe ėshtė i detyruar ta tejkalojė atė shkallė elementare tė mbrojtjes shėndetėsore, atėherė duhet: “...tė rezervojė njė tė tretėn pėr ushqim, njė tė tretėn pėr ujė dhe njė tė tretėn pėr frymėmarrje normale”, dhe kjo ėshtė dieta mė e mirė nga tė gjitha dietat. Nė tė vėrtetė kur njeriu e ka mbushur lukthin me ushqime, ai nuk ėshtė nė gjendje tė pranojė ujin, ndėrsa kur ushqimi dhe uji e tejkalojnė shkallėn e pėrshkruar (kėshilluar), mund tė vuajė nga ērregullimi i mushkėrive dhe e gjithė kjo paraqitet me stres dhe rraskapitje, ndėrsa mushkėritė nuk janė nė gjendje ta pėrcjellin lehtėsisht gjakun e oksiduar. Njeriu do tė ndiejė, nė mes tė tjerash, edhe vėshtirėsi nė trup, nė zemėr, dhe shpirti do tė ndjehet i rraskapitur dhe i plogėshtė, ndėrsa gjymtyrėt nuk do tė jenė nė gjendje tė kryejnė detyrat themelore fetare. Njė pozitė e tillė do tė pėrshpejtojė disa epshe tė shpirtit. Pra, lukthi i stėrmbushur dėmton trupin, zemrėn dhe shpirtin. Ky rast ėshtė i dhembshėm kur bėhet zakon, diēka e rėndomtė, qoftė edhe nėse pėrkohėsisht njeriu e kėnaq veten me ushqime tė shumta e kalorike.
Nė njė hadith ėshtė thėnė qė Ebu Hurejre (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė!) kishte pirė qumėsht derisa ishte ngopur, nga njė enė tė cilėn ia kishte ofruar i Dėrguari i All-llahut , s.a.v.s., pastaj kishte bėrtitur: “Betohem nė Atė i cili tė dėrgojė me mesazhin e vėrtetė qė nuk mund tė pijė mė asnjė pikė!”7 Tradita rrėfen se kohė pas kohe edhe ashabėt e tjerė kanė ngrėnė derisa u ka pėlcitur veshi, prandaj, siē kemi thėnė mė herėt, ushqimi i tepėrt do tė shkaktojė plogėshtimin dhe rraskapitjen e trupit, qoftė vetėm duke i pėrshpejtuar ato. Sidoqoftė, shėndeti dhe fuqia e trupit vijnė nga ushqimi i cili pėrthithet (resorbohet) e jo nga sasia e ngrėnė dhe, duke qenė se qenia njerėzore ėshtė e pėrbėrė nga tri elemente: dheu, uji dhe ajri, i Dėrguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka ndarė nė pėrpjesėtime tė barabarta dietėn e tij nė kėto tri kategori.
Ēėshtja e strukturės sė trupit tė njeriut dhe a ėshtė zjarri njėri prej elementeve?
A ėshtė zjarri njėri prej elementeve strukturore tė trupit tė njeriut? Tani, nėse dikush pyet pėr pjesėmarrjen e zjarrit, i cili nuk ndodhet nė pjesėt e ndara tė porosive tė mėsipėrme tė tė Dėrguarit, pėrgjigjja e jonė ėshtė qė tė qartėsojmė se disa mjekė kanė thėnė qė zjarri ėshtė njėri prej elementeve, mirėpo disa mjekė tė ditur dhe shkencėtarė e kanė mohuar kėtė teori dhe e kanė argumentuar me dy fakte: zjarri ėshtė prodhuar nga eteri (mbitokėsor) e mė pastaj ėshtė lėshuar dhe pėrzier me ujin dhe dheun, ose zjarri ėshtė prodhuar nga elementet e tjera pa asnjė trup tjetėr.
Teoria e parė ėshtė absurde pėr dy shkaqe: i pari ėshtė se zjarri ėshtė element i ndritshėm, dhe para sė gjithash materie hyrėse, prandaj materia dalėse implikon ekzistimin e kuazielementit i cili vepron si neutralizues dhe e detyron zjarrin tė ketė karakteristika rėnėse, gjė qė ėshtė e papranueshme. Nga ana tjetėr, nė urdhrin qė zjarri tė zbresė poshtė nė tokė, ai ka qenė i detyruar tė kalojė nėpėr atmosferė jashtėzakonisht tė ftohtė (zamharir) dhe ne mund tė vėrejmė lehtė nė ndėrhyrjen tonė tė drejtpėrdrejtė se edhe zjarri tepėr i madh mund tė fiket me njė sasi tė vogėl lėngu. Prej kėtej, edhe sikur pjesė tė vogla tė zjarrit tė kalonin papritmas vetėm pėr njė minutė nėpėr kėtė atmosferė tė ngrirė, ato me siguri do tė shuheshin.
Nė disa kaptina tė Kur'anit, All-llahu i gjithėfuqishėm ka njoftuar pėr krijimin e qenies njerėzore. Ai e ka pėrshkruar kėtė krijim nė tė cilin thotė se ėshtė krijuar prej ujit, ndėrsa nė vendet (versetet) e tjera Ai e ka pėrshkruar se krijimi i njeriut ėshtė bėrė prej dheut, ose nga kombinimi i ujit dhe dheut, tė quajtur argjilė (tin), e cila ėshtė lėnė nė mjedis tė hapur dhe ėshtė lėnė tė thahet si njė shtambė (fahhar) pėr shkak tė pėrzierjes me ajėr dhe me nxehtėsinė e diellit. Nė tė vėrtetė nė asnjė kaptinė (sure) tė Kur'anit All-llahu i madhėrishėm nuk ka thėnė se njeriun e ka krijuar nga zjarri, por elementin e zjarrit ia ka pėrshkruar njė lloji tjetėr tė krijesave, tė quajtur exhin. Nė mesin e tyre janė Iblisi, Shejtani i mallkuar.
Nė Sahihun e Muslimit ėshtė shėnuar qė i Dėrguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thėnė: “Meleqtė janė tė krijuar nga drita (nuri), dhe nga zjarri flakėrues, ndėrsa Ademi ėshtė krijuar nė formėn e cila u ėshtė dhėnė edhe juve”.8 Kjo paraqitje (hadith) e Pejgamberit ėshtė e qartė edhe sa i pėrket elementeve nga tė cilėt ėshtė krijuar Ademi, ndėrsa nė asnjė pjesė tė Kur'anit Zoti dhe Krijuesi ynė nuk e ka pėrmendur pėrzierjen e zjarrit nė strukturėn e trupit tė Ademit. Sidoqoftė, nė pėrgjigje tė kėtyre hipotezave, tė gjithė pajtohemi qė trupi i njeriut me tė vėrtetė ka temperaturė e cila ėshtė krijuar nga faktorė tė llojllojshėm e jo nga zjarri. Prandaj shumica e shkencėtarėve sot pajtohen me teorinė e ndryshimeve tė lėndėve tė njėjta. Ne, pėr kėtė, nxjerrim pėrfundimin nė pajtim me thėnien e Kur'anit tė shenjtė, ku All-llahu i gjithėfuqishėm thotė:
“Ne i krijuam ata prej njė balte qė ngjitet”. (Es Safatė, 11) Ky verset tregon se elementet primordiale mbeten tė pandryshueshme. Vėrtet, All-llahu ėshtė Ai i cili furnizon me njohuri dhe me sukses.


__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:56.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.