Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 13-01-08, 12:27   #166
luckyman
 
Anėtarėsuar: 18-03-07
Postime: 3,373
luckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A po na e japin PAVARESINE,a JO???

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh
po po daja gjerman kur thot se po nuk ka dilem
Guri,sa per Gjermanin( dhe Evropen ne pergjithsi )"kurrrrr" Kosova e pavarur nuk ish bo!!

po fale Amerikes (dhe Ibrahim Rugoves se ka dit kond ta bej Mik)kemi(ne Kosovaret) identitetin Shqiptar!!....E ne krah te Amerikes (xhaxhit Bush )do ta fitojm edhe pavarsin,besoj.!!

luckyman Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 20-01-08, 05:06   #167
adidu
 
Anėtarėsuar: 12-12-07
Postime: 108
adidu me shokė shumeadidu me shokė shume
Gabim Titulli: A po na e japin PAVARESINE,a JO???

Pavaresia nuk jepet nese nuk e merr. Nje fraze popullore thote: Lype dhe s'ta jep, merre se s'thote gje"
Kjo mendoj se eshte situata e sotme e Kosoves dhe zgjidhja e vetme.
adidu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-08, 12:33   #168
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: A po na e japin PAVARESINE,a JO???

*




KOSOVA NĖ DIMĖR-
DUKE PRITUR PRANVERĖN…

”Ne po mbytemi nė informacion
dhe po vuajmė pėr njohuri.”

-Radherford D. Roxhers
Kosova nė rregull-
nė dimėr me mjegull
…

Pleqtė po thonė se jemi nė arbain,
tue dalė nė hamsin…
Kosova nė dimėr, si edhe nė ēdo stinė,
terrin e ka mbi shpinė,
ku shumica e shqiptarėve jeton nė varfėri,
duke u ngri,
duke u mėrdhi,
duke e pritur tė shkretėn pavarėsi…


Pėr shqiptarėt e ngratė-

dimėrat janė gjithmonė tė gjatė.

Pėr shqiptarėt e Kosovės, nė veēanti,

dimėrat e bardhė, pėr njė shekull, nėn Sėrbi,
ishin dimėra tė zi…

Pėr shqiptarėt e shkretė,

ky dimėr i vitit 2008,
nuk ėshtė aspak mė i lehtė.

Sipas politikanėve, Kosova po del nė dritė,

sepse pėr Kosovėn ēdo gjė ėshtė nė rregull,
por ky dimėr po ka mė shumė mjegull…

Mjegull shpėrndajnė politikanėt vendor,

hiē mė pak edhe ata botėrorė,
nuk kanė dertė pse tė gjithė u bėnė horė…

Tani, pėrsėri, presin si do tė pėrfundojnė zdhedhjet nė Sėrbi,

qė ta ndezin dritėn jeshile pėr pavarėsi…

”Edhe pak e shpallim,
atėherė, do ta kallim…”

Sa e sa herė kanė premtuar,
por gjithnjė kanė mashtruar…
Caktojshin edhe data,
por ju dolėn tė thata…

Madje, njeri prej tyre, kinse shumė i informuar, thoshte me krenari,
se edhe orėn e di,
me saktėsi…
Por, ajo orė,
atij, ju thye n’dorė…


Tani e thonė pa hile,

nga Brukseli dhe Washingtoni,
e presim dritėn jeshile…


Kur?

Edhe pak e shpallim, atėherė, da ta kallim…
Kush do ta shpallė?

Do ta shpallin Institucionet,
qė kanė dalė nga akrobacionet…

Do ta shpallė Kuvendi ose Parlamenti,

qė i merrė vendimet ngjeti,
sepse kaq din i shkreti…


George Fred Williams, (1852-1932), ishte Ambasador i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Greqi dhe Mal tė Zi, gjatė viteve 1913-1914, nė librin e tij ” SHQIPTARĖT”, pėrkthye nga anglishtja prej Shaban Ballės, botuar nė Tiranė-Shtypshkronja “Dielli”, 1934, nė ballinė tė librit shkruan:
“Drejtėsia dhe e vėrteta nuk janė mbrojtje ose arsye nė Sallat e Diplomacisė”.
“Djali jem, ti nuk e din se me sa pak mėshirė qeveriset bota”.



Deri mė sot, tė gjitha premtimet nga bota

- ishin joshėse, por tė kota,
- siē ishin imponimet pėr negociata,
- qė ishin tė thata…
-
Tė thata janė edhe premtimet pėr pavarėsi,

- qė po thonė se sė shpejti da ta shpallim
- dhe kur ta shpallim- atėherė do ta kallim…

__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-08, 12:34   #169
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: A po na e japin PAVARESINE,a JO???

*

”PAVARĖSI” NĖN ROBĖRI…
Statusi i Kosovės tashmė ėshtė i zgjidhur,
por Kosova do tė mbetet me nyje e lidhur…

Ardhja nė Kosovė e Misionit tė Bashkimit Europian

–na jep me kuptue se Kosova s’ėshtė shtet e le mė shtet sovran…

Ky Mision, lum miku,

ėshtė mė i zi se UNMIK-u,
sepse e ka pėr detyrė,
kjo po dihet, me na mbikqyrė…


Por, para se me ardhė,

para se m’u vendos,
do t’na bėn njė thirrje,
njė kėrkesė,
njė ftesė,
kinse Kosova vetė po e fton,
qė ai mission t’na rehaton…
Institucionet e Kosovės,
tė zgjedhura nga OSBE-ja,
edhe pse janė nė kaos,
do t’bėjnė ēmos,
qė ky mission, sa mė shpejtė, nė Kosovė m’u vendos…


Kosova me t’ardhme europiane…
Kur Misioni Civil (Policor) i Bashkimit Europian nė Kosovė tė vendoset,
atėherė ē’ėshtja e Kosovės do tė vuloset.
Do tė vuloset sepse Kosova s’ėshtė shtet,
sepse s’ka sovranitet,
por, do tė thonė, s’ka dert…
S’ka dert qė Kosova s’ėshtė sovrane,

kryesorja ėshtė se Kosova ka t’ardhme europiane…
Por, a mund tė ketė Kosova t’ardhme europiane nėse nuk ėshtė shtet,

nėse nuk ka sovranitet?


Kryeministri i Sllovenisė, Janez Jansha, para deputetėve tė Parlamentit Europian, tha: “Misionet e tilla nuk dėrgohen nė shtete qė janė tė pavarura dhe ndėrkombėtarisht tė njohura”.


Ne po mbytemi nė informacion dhe po vuajmė pėr njohuri, thoshte Radherford D. Roxhers.

Pak njohuri pėr ”Pavarėsi”…
Se Kosova do tė ketė “Pavarėsi”
- kėte e di ēdo fėmi…
Por, pėr tė pasur njohuri,
- duhet ditur thelbi i tij.
-
Thelbi i asaj qė po quhet “pavarėsi” –

- ėshtė njė mashtrim i ri,
- ėshtė sikur me na qitė pluhur a hi nė sy…
-
“Djali jem, ti nuk e din se me sa pak mėshirė qeveriset bota”, e le mė Kosova…
Kosova do tė ketė “pavarėsi” sipas propozimit tė M. Ahtisaarit, por do tė qeveriset prej Misionit tė ri tė Bashkimit Europian…,

- dhe ne do ta quejm “shtet sovran”…
-
-
Nė Pakon e Ahtisaarit shkruan:
1. Prania Civile Ndėrkombėtare (ICR) dhe jo Kuvendi i zgjedhur i Kosovės, do tė jetė “autoriteti pėrfundimtar pėr interpretimin e Marrėveshjes” (Parimet e Pėrgjithshme, Neni:123, Aneksi IX, neni 21.a.)

Pra, Prania Civile Ndėrkombėtare ėshtė autoriteti pėrfundimtar, qė “pavarėsinė” e interpreton siē ajo dėshiron…
Kurse nė Draftkushtetutėn e Kosovės shkruan:
“Republika e Kosovės ėshtė shoqėri shumetnike, e cila qeveriset nė mėnyrė demokratike…”
Pra, sipas Kushtetutės sė Kosovės,

qė i ka fry “autoriteti pėrfundimtar”
nė Kosovė s’ka mė shqiptar…
Shqiptarėt do tė shndrrohen nė shoqėri,

qė do t’i kenė simbolet nė kėtė “pavarėsi”…

Simbolet shtetėrore tė Republikės sė Kosovės, sipas Kushtetutės, janė: flamuri, stema dhe hymni,
qė pasqyrojnė karakterin shumetnik tė saj…
Pra, nė Kosovėn e “Pavarur”

ēdo gjė do tė jetė e varur,
e varur nė karakterin shumetnik,
kurse Republika e Kosovės do tė jetė shtet laik
dhe e paanshme nė ēėshtjet e besimeve fetare…
E paanshme nė ēėshtjet e besimeve fetare,

shkruan nė “kushtetutėn kosovare”,
por kjo ėshtė hajgare dhe nuk qėndron fare…
Nuk qėndron fare sepse 45 kisha dhe manastire ortodokse do tė kenė zona tė veēanta, tė mbrojtura, tė siguruara,

me teritore tė zgjeruara
dhe tej mase tė priviligjuara….
shpejti “Pavarėsinė” do ta shpallim –
atėherė do ta kallim…
Pastaj do tė dėgjojmė detajet e njė fitoreje…
Sapo tė dėgjoni detajet e njė fitoreje, thoshte Sartri, ėshtė vėshtirė ta dalloni atė nga njė humbje.



Mexhid YVEJSI, Gjakovė


***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-08, 22:36   #170
Pupi
 
Anėtarėsuar: 11-02-07
Postime: 2,518
Pupi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: A po na e japin PAVARESINE,a JO???

http://www.youtube.com/watch?v=AKZrRuVhAEE
__________________
Miqėsi por edhe Armiqėsi tė pėrhershme nuk ka !
Pupi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-08, 22:42   #171
luckyman
 
Anėtarėsuar: 18-03-07
Postime: 3,373
luckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A po na e japin PAVARESINE,a JO???

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Pupi
Athu edhe Pamvarsija ka me qenė kėshtu cullak a,si Rovena !!!

ishalla jo!
luckyman Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-08, 22:48   #172
Pupi
 
Anėtarėsuar: 11-02-07
Postime: 2,518
Pupi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: A po na e japin PAVARESINE,a JO???

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga luckyman
Athu edhe Pamvarsija ka me qenė kėshtu cullak a,si Rovena !!!

ishalla jo!
Jo ,se di nė mos tė paska ikur ai djali nė fillim qė ėndėrron Rovenen, kthehu e shiqo edhe njė her videoklipin.
Kam bindjen qė kjo aq fort e shumėpritura do tė jetė vetėm njė ėndėrr llokumi.
__________________
Miqėsi por edhe Armiqėsi tė pėrhershme nuk ka !
Pupi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-01-08, 16:24   #173
sunshine
 
Avatari i sunshine
 
Anėtarėsuar: 29-11-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 330
sunshine i dashursunshine i dashursunshine i dashursunshine i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek sunshine
Gabim Titulli: A po na e japin PAVARESINE,a JO???

DEMAĒI:”RUSIA KĖRCĖNON TĖ NDEZĖ BALLKANIN”

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Demaēi, liderėt kosovarė janė duke deklaruar se ēėshtja e shpalljes sė pavarėsisė ėshtė ēėshtje ditėsh. A besoni ju se vėrtet brenda disa ditėsh do tė shpallet pavarėsia e Kosovės?

Po, njė ditė do tė shpallet. Edhe unė besoj se mund tė mos shkojė shumė larg. Por, unė e kam fjalėn se ēfarė pavarėsie do tė jetė ajo. Nėse do tė ishte pavarėsi e vėrtetė, nuk do tė ishte shumė po tė prisnim edhe me muaj. Mirėpo, ne do ta kemi njė pavarėsi tė varur nė tė vėrtetė, njė pavarėsi me mbikėqyrje, njė pavarėsi qė do tė jetė shumė problematike; do tė quhet pavarėsi, por do tė kemi kėtu kontrolle tė mėdha. Dhe, kėta qė janė instaluar me kėto votimet qė u bėnė, nuk do ta kenė asnjėherė fjalėn e fundit pėr gjėra qė janė esenciale, qė janė thelbėsore pėr Kosovėn dhe pėr shqiptarėt. Kjo mė brengos mua, qė liderėt tanė harrojnė gjithmonė ta shtojnė atė shtojcėn qė thotė pavarėsi e mbikėqyrur; Evropa asnjėherė nuk thotė pavarėsi, vazhdimisht thotė pavarėsi e mbikėqyrur. Dhe, populli, ashtu siē e ka falė Zoti, qė ėshtė pa djallėzi, nuk pyet mė shumė, veē thotė: ‘a po na e japin pavarėsinė, a po na e japin pavarėsinė’ dhe kjo mė frikėson, sepse pas kėsaj do tė vijė njė zhgėnjim te njerėzit, kur tė shohin se kjo qė po e presin, nuk do tė jetė aq e kėndshme dhe aq e butė sa mendojnė qytetarėt tanė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Si do tė reflektojė kjo qė po e quani pavarėsi e mbikėqyrur te popullata e Kosovės? Si e shihni ju Kosovėn nė njė pavarėsi tė mbikėqyrur?

ADEM DEMAĒI
Strumbullari i kėsaj pavarėsie do tė jetė projekti i Ahtisaarit. Dhe, nė projektin e Ahtisaarit ka gjėra aq shumė qė prekin nė sovranitetin tonė, nė pavarėsinė tonė, nė mundėsinė qė ne tė mund ta qeverisim vetveten ashtu si duam, sepse pėr pakicėn serbe janė bėrė lėshime aq tė mėdha, saqė unė nuk besoj se ka diku nė botė, se nė Evropė jo qė jo, shembull tė njėjtė, qė pakica tė ketė aq tė drejta, sa tė mund tė bllokojė madje edhe nxjerrjen e ligjeve, se pėr shembull nga 10-15 deputetė serbė, nėse nuk do tė pajtohen dy tė tretat me atė ligj, ai ligj nuk do tė mund kalojė. Unė nuk besoj se ka njė shembull tė tillė; plus, kėto enklavat e shumta, tė ashtuquajtura serbe, qė u krijuan me dhunė, sepse u bėnė shkelje tė mėdha tė tė gjitha ligjeve, kushtetutave, praktikės, qė nuk ėshtė e vogėl kjo Kosovė kėshtu siē ishte, me njė autonomi qė kishte. Nuk ka ndodhur asnjėherė qė tė jetė kaq e shtrėnguar dhe tė ndodhė qė ne do tė shkėputemi disi nga Serbia, mirėpo do ta kemi Serbinė brenda, me ato tė drejtat e shumta pėr t’u pėrzier nė punėt tona tė brendshme, gjoja duke u kujdesur pėr pakicėn serbe; do tė kemi telashe shumė tė mėdha. Dhe, prapė, duhet ta ceki edhe atė qė bėhet fjalė pėr kthimin e serbėve nė Kosovė, tė cilėt nė tė vėrtetė kanė bėrė krime ose kanė qenė tė lidhur me krimet qė ka bėrė ushtria, policia dhe paramilitarėt serbė. Kurse, nuk pėrmendet askund kthimi i shqiptarėve tė shumtė, qė me dhunėn policore janė pėrzėnė nga Kosova, siē ėshtė fjala pėr shembull nė Mitrovicėn veriore. Askush nuk i pėrmend ato. Askush nuk i pėrmend tė drejtat e shqiptarėve qė gjenden sot nėn administrimin e Serbisė; ata nė Preshevė, nė Bujanovc, janė nė gjendje shumė tė keqe dhe nuk i pėrfillin fare. Askush nuk i pėrmend ata, as kėta tanėt, as bashkėsia ndėrkombėtare, e cila do tė duhej tė kujdesej edhe pėr ta.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Cila mendoni se do tė ishte zgjidhja e duhur pėr popullin e Kosovės?

ADEM DEMAĒI
Ekziston zgjidhja universale dhe zgjidhja e vetme kur ėshtė fjala pėr popujt e robėruar. Ajo ėshtė vetėm vetėvendosja; vetėm referendumi ėshtė ai qė i bie vulė vullnetit dhe dėshirės politike tė ēdo populli qė ėshtė i robėruar. Evitimi, ikja nga kjo zgjidhje, e cila ėshtė e sanksionuar edhe me Kartėn e Kombeve tė Bashkuara dhe me 100 rezoluta tė ndryshme qė janė praktikuar deri mė sot, tregon se dikush do tė na bėjė dallavere, dikush mundohet t’ua bėjė qefin atyre qė kallen, shkrumbuan, vranė, dhunuan e i bėnė njėqind tė zeza jo vetėm Kosovės, por edhe boshnjakėve, edhe kroatėve. Me fjalė tė tjera, bashkėsia ndėrkombėtare, nė kėtė mėnyrė, shpėrblen dhe nė kėtė mėnyrė sikur edhe mbėshtet vazhdimin e krimeve, vazhdimin e ekzistencės sė regjimeve militariste, regjimeve mafioze, regjimeve kriminale, regjimeve qė bėnė dhe po vazhdojnė tė bėjnė krime tė ndryshme. Bota ėshtė duke u munduar tė luftojė kundėr tyre, kurse kėtu, ku janė argumentet shumė tė dukshme, shumė tė prekshme, kėtu bėhet pėrpjekje tė evitohen, pėr disa interesa qė Serbia nuk do tė dėgjojė pėr atė punė. Ka interesa qė ta tėrheqin Serbinė nė BE, nė paktin NATO etj. Mirėpo, Serbia kėmbėngul se ajo punė nuk i intereson. Dhe, pėr ēudinė e madhe, bota demokratike, nė tė cilėn ne mbėshtetemi dhe nga e cila ne kemi pritur shumė dhe presim shumė, sikur bėhet njė lypėse, sikur mundohet ta lusė, sikur tė ishte Serbia ndonjė faktor i patejkalueshėm. I bėjnė lėshime edhe sa i takon zėnies, burgosjes, dorėzimit tė Mlladiqit e tė Karaxhiqit e shumė kriminelėve tjerė, edhe pėr shumė obligime tė tjera qė do tė duhej t’i plotėsonte Serbia. Evropa e harron kėtė punė, bashkė me Amerikėn, me miken tonė, pėr disa hesape, pėr disa llogari, qė fatkeqėsisht popullin tonė po e pėrcjellin qė nga Lidhja e Prizrenit, mė 1878, e deri nė ditėt e sotme; gjithmonė nė kurriz tė shqiptarėve.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Dihet se janė bėrė disa muaj negociata para se tė pėrmbyllen me planin e Ahtisaarit. Meqė thatė se referendumi pėr vetėvendosje ėshtė zgjidhja mė e mirė, a ka qenė e mundur qė kjo ēėshtje tė pėrfshihet nė dokumentin e Ahtisaarit?

ADEM DEMAĒI
Kėta miqtė tanė, sė pari, e kanė studiuar Kosovėn mirė. Kanė qenė kėtu me ne 10-15 vjet, kanė seleksionuar mirė dhe i kanė zgjedhur pėr bashkėbisedues tė vet njerėzit qė kanė dhėnė prova se nuk u kėrcet fort pėr interesin e Kosovės, tė cilėt kanė dhėnė prova se janė, tė mos themi pa pėrgjegjėsi, por qė janė dorėlirė dhe qė mund tė bisedojnė me ta dhe tė gjejnė zgjidhje qė u pėrshtatėn atyre, tė cilėt i kanė ftuar nė bisedime. Dihet se si janė formuar kėto delegacione. Nuk i ka dėrguar askush kėto delegacione. Gjithmonė i kanė zgjedhur tė huajt. Kurse, tė tjerėt, mua, Albinin (Kurti) e tė tjerėt, qė kemi qenė pėr interesin e pėrgjithshėm nė radhė tė parė, e pastaj pėr interesin tonė, na kanė lėnė jashtė, sepse u kemi penguar. Edhe sot pėrpiqen tė na mbyllin gojėn, nė mėnyrė qė fjala jonė tė mos shkojė atje ku duhet, tė mos dėgjohet shumė, tė mos u pengojė atyre nė kėto pazarllėqe, tė cilat bėhen nė kurriz tė popullit shqiptar.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Nė fillim tė intervistės shfaqėt skepticizmin tuaj rreth misionit tė ardhshėm tė BE-sė nė Kosovė. Si nė tė vėrtetė e shihni kėtė mision? A mendoni se do tė jetė i ngjashėm me UNMIK-un, apo do tė ketė rol tjetėr?

ADEM DEMAĒI
Po, nė diēka qė ėshtė thelbėsore do ta ketė. Domethėnė, misioni i Evropės do tė ketė tė drejtė tė vendosė, do ta ketė fjalėn e fundit pėr tė gjitha gjėrat qė janė esenciale. Ndoshta do tė ketė ndryshime nė stil, ndoshta do tė ketė ndryshime sa i pėrket pėrgatitjes sė Kosovės ashtu si i pėrshtatet Evropės. Me fjalė tė tjera, mund tė ketė disa korrigjime qė i kanė bėrė Kombet e Bashkuara. Pres tė paktėn kėshtu, kėshtu presin edhe qytetarėt tanė, qė tė ketė sa i pėrket ēėshtjes sė kriminalitetit, ēėshtjes sė dosjeve qė janė tė ngarkuara e tė stėrngarkuara e qė nuk u hapen asnjėherė dhe tė cilat dihen shumė mirė nga UNMIK-u, e do tė dihen edhe nga Evropa. Unė besoj se do tė bėjnė diēka, qė tė paktėn kapitali i shqiptarėve qė ėshtė investuar dhe qė ėshtė rezervuar nėpėr bankat evropiane, tė gjejė rrugė qė tė vijė e tė investohet nė Kosovė. Besoj se do tė bėjnė diēka edhe sa i pėrket ekspertėve tė vėrtetė, e jo tė na ēojnė neve gjithfarė ekspertėsh, qė vijnė tė mėsohen kėtu nė kurrizin tonė, se si bėhet shteti, si bėhet ekonomia. Unė besoj se Evropa do tė sillet pak mė seriozisht me kėtė punė. Gjithashtu i kanė rezolutat, i kanė projektet. Projekti i Ahtisaarit ėshtė njė projekt qė do t’i detyrojė edhe ata qė do tė jenė eventualisht tė ndėrgjegjshėm, edhe ata qė do tė duan tė vendosin njė demokraci tė mirė pėr interesin e paqes edhe nė kėtė rajon, edhe nė Evropė, do t’i kenė duart e lidhura. Aq mė keq, shqiptarėt, Kuvendi i Kosovės kėtu e pranoi atė farė projekti me sy jokritikė dhe ua la barrė qytetarėve tanė qė tė palaviten me tė gjitha problemet qė do tė mund tė na i nxjerrė Serbia. Qysh tash ajo na thotė neve se ka plane tė shumta pėr qeverisjen e Kosovės dhe ato plane duhet t’i marrim shumė seriozisht, sepse Serbia do tė mund tė na nxjerrė probleme, se ajo nuk ėshtė nė rrezik. Serbia nuk rrezikon asgjė qė dikush do ta sulmojė ose do tė marrė masa kundėr saj. Serbia e ka mbėshtetjen e Rusisė sa i takon ekonomisė e tjerė. Serbia ka gjithashtu edhe njė zgjerim tė madh tė shkėmbimit tregtar me tė gjitha kėto vendet e Evropės, kėshtu qė ajo nuk rrezikon asgjė. Prandaj, Serbia ėshtė shumė mė e rrezikshme, sesa qė mendojnė shqiptarėt.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Thatė se kėrcėnimet serbe po merren me njė dozė lehtėsie. Po, ēfarė nė tė vėrtetė mund tė bėjė Kosova pėrballė kėtyre kėrcėnimeve?

ADEM DEMAĒI
Nuk e ka lehtė Kosova, sepse Kosova nė tė vėrtetė nuk po qeveris me vetveten. Krejt ajo ēka ėshtė vendimtare pėr sigurinė e Kosovės, ėshtė nė duar tė tjerėve, ėshtė nė duar tė KFOR-it, ėshtė nė duar tė policisė, e cila gjithashtu drejtohet nga KFOR-i, e nesėr do tė drejtohet nga Evropa. Dhe, ata (serbėt) i bėjnė zgjedhjet edhe nė Kosovė, ata i organizojnė dhe ata thonė se ‘as nuk i ndihmojmė, as nuk i pengojmė’. Vjen Nikoliqi nė mes tė Mitrovicės, i mbledh nė miting me mijėra njerėz, mban fjalim e flet ēka do, e kėta thonė se ka qenė nė vizitė private. Me fjalė tė tjera, kėso lojėrash pa kripė dhe kėso lojėrash pafytyrė na i bėn ne Evropa demokratike, tė cilėn ne e duam dhe presim nga Evropa qė tė korrigjohet jo vetėm pėr ne, por duhet tė korrigjohet, sepse ēėshtja e Kosovės nuk ėshtė vetėm ēėshtje e Kosovės. Ēėshtja e Kosovės ėshtė se a do tė jetė Evropa ende ajo qė do tė vazhdojė tė merret me zjarr-fikje politike e ekonomike, apo do tė jetė Evropa ajo qė do t’i parandalojė tė gjitha zjarret, nga tė cilat u kėrcėnuam, nga tė cilat u dogjėm dhe tė cilat prapė po na kėrcėnohen nga Rusia, nga Serbia, qė tė ndizet pėrsėri kjo pjesė e Ballkanit.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Demaēi, ju, pėr shumė vite me radhė, keni qenė i pėrfshirė nė politikė. Ku ėshtė sot Adem Demaēi?

ADEM DEMAĒI
Unė, aktualisht, jam prapė i pėrzier nė politikė, por nė njė mėnyrė tjetėr. Tash shkruaj romane, por shkruaj romane politike. Mundohem qė ta mėsoj popullin tim qė tė dijė tė mendojė politikisht, tė veprojė politikisht dhe ta kuptojė se pa ngritjen e vetėdijes kombėtare dhe pa njė syēelėti tė madhe, nuk mund tė merresh me politikė. Nuk ėshtė politika diēka ‘hajde tė japim votėn atėherė qė e kėrkojnė’ dhe pastaj tė shikojmė se ēka po bėhet. Domethėnė, nuk ėshtė politika bixhoz, politika ėshtė njė shkencė shumė e lartė dhe shumė precize, qė shqiptarėt duhet ta njohin, nėse nuk duan tė vazhdojnė qė bota tė na mashtrojė, qė me ne bota tė sillet si me do farė kalamajsh, si me do farė qytetarėsh tė rendit tė dytė e tė tretė etj.

Marrė nga Evropa e Lirė!
__________________
E gjithė Bota mundohet tė na tregojė se nuk ka Pavarėsi pėr Kosovėn, por ka vetėm Bashkim Kombėtar, por ne nuk jemi duke i kuptuar!
sunshine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-01-08, 16:46   #174
Cipiripipr
Jetoje Jetėn
 
Avatari i Cipiripipr
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Vendndodhja: Prishtinė
Postime: 25
Cipiripipr i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: A po na e japin PAVARESINE,a JO???

Vetem le ti thuhet pamvarsi !!ska dert se do te kemi nje pamvarsi me republika srpska,me eks teritotialitet ne ter kosoven.se ne i ham fjalet masandej, epo keshtu e ka kur je lypes .Nuk mund te lypesh edhe te zgjedhesh.qkat bajn me rahmet te medhejt!!......
Cipiripipr Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-08, 08:59   #175
Bjeshka1
Jo e "Nemun"
 
Avatari i Bjeshka1
 
Anėtarėsuar: 01-11-06
Postime: 459
Bjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuar
Gabim Titulli: A po na e japin PAVARESINE,a JO???

Pėrfaqėsuesi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Rusisė, Alexander Kharchenko, ka deklaruar sot se - shpallja e njėanshme e pavarėsisė sė Kosovės dhe njohja e saj, "de facto", mund tė ēojė drejt ndarjes sė Kosovės.

Nė mbledhjen e zgjeruar tė Komitetit pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare tė Dumės ruse, Kharchenko ka thėnė se perėndimi, nė kėtė mėnyrė do tė vije deri tė varianti, tė cilin mė herėt e ka konsideruar si mė tė keqin, dhe kundėr tė cilit ka luftuar gjatė gjithė kohės.

Kharchenko ka thėnė se ekziston njė lidhje thelbėsore nė mes tė Serbisė dhe serbėve nė pjesėn veriore tė Kosovės, tė cilėt Beogradi i ndihmon financiarisht, dhe se, “asgjė nuk do tė jetė pengesė qė integrimi i tyre tė vazhdojė pa probleme tė mėdha”.

Diplomati rus nuk ka pėrjashtuar mundėsinė qė serbėt, pas njohjes eventuale tė pavarėsisė sė Kosovės, tė anulojnė mikpritjen pėr forcat e NATO-s dhe BE-nė, duke shtuar se mund tė vije deri tė vala e re e refugjatėve, sikur edhe deri tė ekseset e reja nė Jug tė Serbisė dhe nė Maqedoni, ku jetojnė shqiptarėt.

Kharchenko po ashtu ka thėnė se Rusia ėshtė duke punuar “nė mėnyrė aktive” me BE-nė dhe NATO-n, pėr t’i dėshmuar pasojat qė mund t’i sjellė shpallja e njėanshme e pavarėsisė, pėr tė cilėn po punohet ēdo ditė.

Ai ka vlerėsuar se ekzistojnė gjasat pėr vazhdimin e bisedimeve pėr Kosovėn, mirėpo kėto gjasa, sipas tij, ēdo ditė po i afrohen zeros. Kharchenko po ashtu ka tėrhequr vėrejtjen se tensionet nė Kosovė po rriten nga dita nė ditė – dhe se Rusia pandėrprerė po punon qė kėtė proces ta kthejė brenda kornizave ligjore.

Ai ka kritikuar synimet e BE-sė qė ta dėrgojė misionin nė Kosovė, duke shtuar se BE-ja ėshtė duke e kthyer mbrapshtė rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit, “duke kėrkuar tė ashtuquajturėn bazė ligjore pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės”.

Kharchenko ka thėnė se Amerika ėshtė duke bėrė presion mbi Ban Ki-Moonin, por ka shtuar se Rusia ėshtė duke punuar seriozisht mė tė, prandaj sipas tij, “ekziston njė bazė qė sekretari i pėrgjithshėm Ki-Moon, megjithatė tė orientohet, para se gjithash, drejt njė zgjidhjeje nė pajtim me Kartėn e OKB-sė. (Telegraf)
__________________
Prift ose hoxhe mund te behet kushdo, por njeri eshte veshtire te behesh. (huazuar nga njeri i panjohur)
Bjeshka1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-08, 11:04   #176
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A po na e japin PAVARESINE,a JO???

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Bjeshka1
Pėrfaqėsuesi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Rusisė, Alexander Kharchenko, ka deklaruar sot se - shpallja e njėanshme e pavarėsisė sė Kosovės dhe njohja e saj, "de facto", mund tė ēojė drejt ndarjes sė Kosovės.

Nė mbledhjen e zgjeruar tė Komitetit pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare tė Dumės ruse, Kharchenko ka thėnė se perėndimi, nė kėtė mėnyrė do tė vije deri tė varianti, tė cilin mė herėt e ka konsideruar si mė tė keqin, dhe kundėr tė cilit ka luftuar gjatė gjithė kohės.

Kharchenko ka thėnė se ekziston njė lidhje thelbėsore nė mes tė Serbisė dhe serbėve nė pjesėn veriore tė Kosovės, tė cilėt Beogradi i ndihmon financiarisht, dhe se, “asgjė nuk do tė jetė pengesė qė integrimi i tyre tė vazhdojė pa probleme tė mėdha”.

Diplomati rus nuk ka pėrjashtuar mundėsinė qė serbėt, pas njohjes eventuale tė pavarėsisė sė Kosovės, tė anulojnė mikpritjen pėr forcat e NATO-s dhe BE-nė, duke shtuar se mund tė vije deri tė vala e re e refugjatėve, sikur edhe deri tė ekseset e reja nė Jug tė Serbisė dhe nė Maqedoni, ku jetojnė shqiptarėt.

Kharchenko po ashtu ka thėnė se Rusia ėshtė duke punuar “nė mėnyrė aktive” me BE-nė dhe NATO-n, pėr t’i dėshmuar pasojat qė mund t’i sjellė shpallja e njėanshme e pavarėsisė, pėr tė cilėn po punohet ēdo ditė.

Ai ka vlerėsuar se ekzistojnė gjasat pėr vazhdimin e bisedimeve pėr Kosovėn, mirėpo kėto gjasa, sipas tij, ēdo ditė po i afrohen zeros. Kharchenko po ashtu ka tėrhequr vėrejtjen se tensionet nė Kosovė po rriten nga dita nė ditė – dhe se Rusia pandėrprerė po punon qė kėtė proces ta kthejė brenda kornizave ligjore.

Ai ka kritikuar synimet e BE-sė qė ta dėrgojė misionin nė Kosovė, duke shtuar se BE-ja ėshtė duke e kthyer mbrapshtė rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit, “duke kėrkuar tė ashtuquajturėn bazė ligjore pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės”.

Kharchenko ka thėnė se Amerika ėshtė duke bėrė presion mbi Ban Ki-Moonin, por ka shtuar se Rusia ėshtė duke punuar seriozisht mė tė, prandaj sipas tij, “ekziston njė bazė qė sekretari i pėrgjithshėm Ki-Moon, megjithatė tė orientohet, para se gjithash, drejt njė zgjidhjeje nė pajtim me Kartėn e OKB-sė. (Telegraf)
Kharchenko nuk i tha "dumes" se misioni i tij i fundit dėshtoi se hasi nė njė mur tė pathyeshėm ku thyen kryet serbėt, rusėt, e disa tjerė, nė vitet 1989-1999.

Evropa perėndimore(katolike e protestante)nė tė cilėn bėn pjesė kryekėput shqiptaria nuk do i pėrfill diktatet e sllavizmit oriental evropian.
Trekėndshit rusi-kinė-iran iu ėshtė bėrė shumė e qartė se nuk do iu lejohet tė tejkalojnė disa vija tė kuqe tė cilat, nė instancėn e fundit, do tė mbrohen edhe me armė tė shkatėrrimit nė masė. Kurfarė destabilizimi evropjanė nuk do tė tolerohet pas krijimit tė shtetit tė dytė shqiptar nė Evropė. Tė gjitha kėrcnimet,inskanimet, pėrgatitje planesh, embargo... janė letra tė djegura kaherė nė trollin 4 herė mijėvjeēar autentik shqiptar : Kosova.
E sfida mė e rėndė nė fillim tė kėtij mejėvjeēari do tė ndodh nė ditėt nė vijim: shpallja e Kosovės shtet i pavarur e sovran nga vetė autoritetet legjitime shqiptare. Jo mjerimi i Migjenit po kjo do tė jetė kafshata qė do tu mbetėt nė grykė e do i zihet fryma serbo-rusisė.
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-08, 12:56   #177
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A po na e japin PAVARESINE,a JO???

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga luckyman
Guri,sa per Gjermanin( dhe Evropen ne pergjithsi )"kurrrrr" Kosova e pavarur nuk ish bo!!

po fale Amerikes (dhe Ibrahim Rugoves se ka dit kond ta bej Mik)kemi(ne Kosovaret) identitetin Shqiptar!!....E ne krah te Amerikes (xhaxhit Bush )do ta fitojm edhe pavarsin,besoj.!!

USA-Britani e madhe-Gjermani-UĒK e kanė ēlirue dhe do ta bojnė shtet Kosovėn e komb shqiptarinė.
Asnjė emėr tjetėr i pėrveēėm a i pėrgjithshėm nuk do tė figurojė kurrė nė paradigmėn e cituar. Asnjė individ i posaēėm, pėrkundėr tė gjitha pėrpjekjeve, nuk do tė shndėrrohet kurrė nė hero : Historia nuk duron gėnjeshtrat.
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-08, 14:02   #178
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: A po na e japin PAVARESINE,a JO???

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari
USA-Britani e madhe-Gjermani-UĒK e kanė ēlirue dhe do ta bojnė shtet Kosovėn e komb shqiptarinė.
Asnjė emėr tjetėr i pėrveēėm a i pėrgjithshėm nuk do tė figurojė kurrė nė paradigmėn e cituar. Asnjė individ i posaēėm, pėrkundėr tė gjitha pėrpjekjeve, nuk do tė shndėrrohet kurrė nė hero : Historia nuk duron gėnjeshtrat.


fshatar e paske harrue edhe francen
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-01-08, 10:29   #179
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Titulli: A po na e japin PAVARESINE,a JO???

Pa pa e thash..?!

Tani,kure Kosova pritet te shpalle pavaresine,shumkush ndoshta ka haruar,se cila ishte rruge e zhvillimit te saj dhe cila ishte nxitja fillestare te saj,rruge e gjate,e dhimbeshme,toke e djegur nga hordhit sllave,me ekonomi te shkatruar,varreza te fresketa edhe te foshnjeve qe ende nuk kishin thene fjalen nene.Emocionalisht,te gjitha keto duhet te na bejne te derdhim lotet reke pa i shkeput mendje keto viktima te pafajshme,lulet me te fresketa te lulishtes Kosovare dhe mbareshqiptare.Keto,nuk jane emra te artit,as te sportit,as te politikes.Jane keto emra te shkruan ne gurre te ftohte qe kelben nene ato gurre, duke lene ne siperfaqe nje histori te gjalle te nje populli i cili me gjake paguajti arsimin,dinjitetin,identitetin,qe me funde vetem kurora e pavarsise do te u sheronte plaget.
Tani,pas nente vitesh,Kosova me nje dizajn te ri,me permendore e shtatore te reja,me kurora lulesh te fresketa.Po a do te mjaftonte vetem kjo si shpreblim per gjakun e tyre te dhene per truallin ame?.Po a duhet qe ne te meremi me „fakte“se cila parti politike ka me shume merita per pavarasine e Kosoves?.Po nga dolen keto parti qe ne te hudhim bajrakun nga njera dore ne tjetren?!Apo flijuan jeten keto bije dhe bija te Kombit qe ne te ushtrojme profesionin e gazetarise“Partijake“!
O gjen i im i dashur!A nuk shihni se sllavet jane te bashkuar si mishi me kocken kure eshte ne pyetje Kosova jone,toka qe e paguam shtrejte nga padrejtesit shekullore dhe grabitjte te cdo pellembe toke shqiptare!E ne?.Vetemohojme urat e komunikimit publik dhe aftesite e gazetareve profesionist te afte botes te i tregojne realitetin shqiptare,kurse ne me shkrimet tona amatoreske dhe perkatsije partijake,minojme cdo perpjekje te kujdoqofte aleati perpara se te vendos te mbeshtes Interesat tona dhe luften e drejte e cila nuk mund te kushtezohet me asnje ligje nderkombetare,po as me pallamurdite sllavoruse.
Redimenzionimi dhe realacionet midis fjales publike,kushtezohen me jonjeanshmeri dhe vlersime te njerzve,por me aftesi kreative te bashkimit te kerkesave te nje opinjoni te gjere dhe informim korekt mbi aktivitetet e cdo partie duke u perqendru ne pasqyrimin e ngjarjeve qe ecin me kohen,sepse,ketu kemi te bejme me nje interes te vetem dhe te perbashket;Pavaresia e Kosoves.
Partite politike bashkerisht arriten te perfitojne nje pjese te madhe te shteteve Evropjane ne favor te pavaresise Kosoves,bashke me Shtetet e Bashkuara te Amerikes si aleat i ngushte i shqiptareve,por kjo nuk mend te i pershkruhet si e arritur e madhe vetem nje partie.Keto vlen te permenden edhe gazetaret si fuqi e „shtate“ ne krahe te politikes konform kerkesava legjitime te popullit,ketu aty me kritika te ashpra drejtuar individeve ose kreut partijak,por ne menyre profesionale qe keto te fundit te korgjojne gabimet ne politke,gjithmon duke shpreh moskenaqsin e elektoratit-Populli,dhe interesat e Shtetezimit te Kosoves dhe kauzes shqiptare nepergjithsi.
Diskutuesit ne internet faqe jan pasqyra me e keqe,dhe gradualisht shendrohet ne nje force qe minon cdo perpjekje per te arrit qellimet tona.Demokracia ka edhe nje kod te posaqem diskutimi i cili nuk lejon shtremberime te interesave te popullit dhe Shtetit,dhe nese une nuk e kam te njohur kete kode,nuk kam te drejte te fajesoj ate tjeterin pa u mbeshtet ne argumentin „baze“.
Qarqet antishqiptare sllave,ne Moske,Beograd,Nish,Shkup,kan regrutu gazetare“agjente“ qe njohin gjuhen shqipe dhe kann kriju „Transllatore Elektronik“perkethyes,nate e dite jan kujdestare dhe vizitore te Internet faqeve shqiptare per te mbeledh te dhena mbi mendimet dhe qendrimet tona.Ēdo shkrim,ēdo diskutim qe shkon deri ne grindje dhe minimizim te interesave tona,ne te shumten e rasteve pa argumente te sakta,dhe paste dhe copi nga autore te ndryshem per te cilet nuk kemi asnje informacion se a jane shqiptare,pa menduar mire futemi ne lojen e qarqeve antishqiptare,duke minimizuar ēdo hapesire interesi tonin,si „argat“te tyre.
Se cka mund te na pregatisin keto qarqe me embargo qe kan paralajmeruar nese shqiptaret shpallin pavaresin,edhe hapsira multimediale shqipatre mund te pesojne deme kolosale.

Prandaj,uniteti i yne eshte pavaresia e Kosoves dhe interesat tona Kombetare,asesi ideologjite partijake.
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-01-08, 19:28   #180
sunshine
 
Avatari i sunshine
 
Anėtarėsuar: 29-11-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 330
sunshine i dashursunshine i dashursunshine i dashursunshine i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek sunshine
Gabim Titulli: A po na e japin PAVARESINE,a JO???

Angazhimi pėr pavarėsi nuk prodhon
asgjė mė shumė se paketėn Ahtisaari

Po tė flasim me gjuhėn e prodhimit tė produkteve mund tė themi se tash jemi nė prag tė daljes nė jetė tė produktit politik tė quajtur "Pavarėsi e Kosovės". Produkti ėshtė projektuar nė vitin 1990 nga Lidhja Demokratike e Kosovės. Ėshtė shpikur pa u bėrė analizat e duhura se a kishte mundėsi reale qė tė ndėrtohej edhe njė proces adekuat pėr finalizimin e kėtij produkti. Procesi i prodhimit tė kėtij produkti politik ishte konceptuar nga ideatori i tij si njė proces paqėsor me ēdo kusht, duke u mbėshtetur vetėm nė faktorin e jashtėm si pėrcaktues i ēdo faze tė procesit. Projektuesi kishte premtuar se produkti do tė ishte krejtėsisht sipas aspiratės kombėtare tė popullit shqiptar dhe do tė realizohej shumė shpejt. Mjaftonte qė populli tė mos e bėnte asnjė pėrpjekje tė dhunshme dhe ēdo gjė do tė shkonte sipas projektit. Projektuesi ishte plotėsisht i bindur pėr kėtė. Vitet ecnin dhe finalizimi nuk vinte. Mosrealizimi i premtimeve filloi tė nxiste padurimin. Filluan edhe dyshimet mbi zotėsinė e projektuesit pėr ta realizuar kėtė projekt. Projektuesi i bindur nė saktėsinė e projektit tė vet shpikte lloj-lloj marifetesh, sė bashku me faktorin e jashtėm, pėr ta mbajtur durimin. Por edhe kjo nuk mund tė zgjaste deri nė pakufi. Populli kishte nevojė ta realizonte kėrkesėn e tij dhe nuk mund tė besonte as pėrjetėsisht dhe as symbyllas. Populli filloi ta kėrkonte njė projektues tė ri e tė aftė pėr ta gjetur rrugėn e duhur pėr realizimin e aspiratės sė tij kombėtare. Pas fillimit tė humbjes sė besimit nuk vonoi shumė dhe projektin e jetėsimit tė aspiratės kombėtare (produktit politik) e mori pėrsipėr Drejtoria Politike e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Projektuesi i ri e kishte idenė fillestare qė ta ndryshonte qėllimin politik qė e kishte vendosur Lidhja Demokratike e Kosovės, sepse besonte se gabimi qėndronte pikėrisht nė vendosjen e gabuar tė qėllimit. Pra, sipas projektuesit tė ri, duhej synuar produkti politik "Bashkimi Kombėtar", ndėrsa procesi duhej tė bazohej nė mjete dhune qė ishin tė ligjshme, sepse nuk kishte rrugė tjetėr pėr realizimin e kėsaj kėrkese krejtėsisht tė ligjshme. Kėshtu vendosi projektuesi i ri dhe nė parim kishte tė drejtė. Projektuesi i ri eci pėr pak kohė pas kėtij koncepti, por qė nė pengesėn e parė tė zhvillimit tė procesit u tėrhoq. Tėrheqja nga qėllimi i Bashkimit Kombėtar, si i vetmi produkt politik qė duhej synuar, u arsyetua se ishte njė vendim i domosdoshėm i kohės dhe rrethanave. Me kėtė hap praktikisht edhe projektuesi i dytė u katandis nė idenė e projektuesit tė parė dhe pothuaj nė momentin e marrjes sė kėtij vendimi mori edhe vendimin qė tė bashkėvepronte e tė bashkėjetonte me projektuesin e parė, me Lidhjen Demokratike tė Kosovės. Nė heshtje dhe pa i kėrkuar njėri- tjetrit falje pėr fyerjet dhe sharjet e bėra reciprokisht, dy projektuesit u bashkuan dhe nė rrugė e sipėr bėnė sė bashku mjaft ndryshime nė pėrkufizimin e qėllimit politik (produktin e synuar) qė e kishin proklamuar vetė. Pak nga pak produktit politik "Pavarėsi e Kosovės" iu hoq krejt pėrmbajtja e premtuar nga dy projektuesit tashmė tė bashkėdyzuar dhe mbeti vetėm forma e produktit. Ishte njė forcė jashtė tyre qė i shtynte kėta projektues ta hiqnin pėrmbajtjen nė vazhdimėsi, deri sa e sollėn kėtė produkt nė njė emėr pa pėrmbajtje. Ajo forcė jashtė tyre e vlerėsoi saktėsisht qenien pakurrizore tė projektuesve dhe me pak shtytje i detyroi ata tė hiqnin dorė nga pėrmbajtja. Pavarėsia e premtuar humbi ēdo element tė pavarėsisė kombėtare siē ishte premtuar nė fillim. Kishte njė forcė qė e diktonte procesin e prodhimit tė produktit politik tė synuar. Kjo forcė dalėngadalė i detyronte vetė projektuesit tė zhvishnin kėrkesėn politike nga elementet kombėtare shqiptare. Vetė procesi i kishte mbėrthyer projektuesit qė tė pajtoheshin me zhveshjen nga elementet vitale qenėsore kombėtare tė projektit tė tyre. I tillė ishte procesi qė sa mė shumė tė bėnin lėshime projektuesit, aq mė shumė e lavdėronin projektin e tyre pėr t'ia bėrė popullit sa mė tė ėmbėl e mė tė pranueshėm. Aq mė tepėr projektuesit e ndjenin veten krenarė qė ishin shpikės dhe zbatues tė kėtij procesi. Proces tejet interesant dhe ēudibėrės. Tash pas zhveshjes sė plotė tė pėrmbajtjes kombėtare tė aspiratės sė shqiptarėve (produktit politik tė kėrkuar nga populli) procesi i prodhimit tė kėtij produkti po pėrfundon. Produkti qė u projektua si Pavarėsi e Kosovės, i kthyer pėr pak muaj si Bashkim Kombėtar dhe i rikthyer sėrish nė Pavarėsi po del nga procesi pėrfundimtar i prodhimit si produkt Made by Ahtisaari. Sido qė tė jetė, angazhimi pėr Pavarėsi nuk ka asnjė mundėsi ta ndėrtojė njė proces tė mirėfilltė qė do tė pėrfundojė nė diēka mė tė mirė se produkti "Made by Ahtisaari". Nuk ka mundėsi tė prodhojė mė shumė se kaq politika qė nuk bazohet nė shkaktarin e problemit: nė ēėshtjen e pazgjidhur shqiptare nė Ballkan. Ky ėshtė maksimumi qė mund tė arrijė angazhimi pėr zgjidhje parciale tė ēėshtjes sė pazgjidhur shqiptare.

Sabit Gashi


__________________
E gjithė Bota mundohet tė na tregojė se nuk ka Pavarėsi pėr Kosovėn, por ka vetėm Bashkim Kombėtar, por ne nuk jemi duke i kuptuar!
sunshine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 4 (0 Anėtarėt dhe 4 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:06.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.