Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 15-02-07, 15:08   #16
arton121
 
Avatari i arton121
 
Anėtarėsuar: 13-12-06
Vendndodhja: gjermani
Postime: 119
arton121 i dashurarton121 i dashurarton121 i dashur
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Vin-Diesel
Pershendetje juve !!

Per momentin gjindem ne wein, dhe nje dite shkova ne Muzeun shtetror te Austris!
Aty ne hyrje te Muzeut pash qe ishin edhe mjetet e Luftetarit Skenderbeu.
Aty gjindej Shpata, Rrobat edhe Kapelja...

Qka mendoni ju se a jan ato Mjete Luftarake ne nje Muezum te duhur,Apo duhet te jen ne ndonje Muzeumet Shqiptare!!Kujt i takon qe keto mjete ti kerkoj nga Austria dhe te dergohen ne vendlindjen e luftetarit Skenderbeu??
ma mir jan atje se fatkeqsisht ne shqiptart skemi kultur,shkoll te duhur e mjete per ti pasur ato ne shqipri...
__________________
"PSE UNE FRYHNA?? FRYHNA SE JAM KATOLIK QE 2000 VJET, SIKUR GJERGJ KASTRIOTI..."
arton121 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 15-02-07, 16:15   #17
arber145
 
Avatari i arber145
 
Anėtarėsuar: 15-02-07
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 55
arber145 me shokė shumearber145 me shokė shume
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek arber145
Gabim

te pershendes se pari Une them se duhet te jene ne Shqiperi ato mirepo ne anen tjeter me mire qe jane atje ne austri sepse me pas qene ne shqiperi deri tash ishin zhduk!!!
arber145 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-02-07, 10:55   #18
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga arber145
te pershendes se pari Une them se duhet te jene ne Shqiperi ato mirepo ne anen tjeter me mire qe jane atje ne austri sepse me pas qene ne shqiperi deri tash ishin zhduk!!!
arber' si mendon se ishin zhduk..?!! mos je i dehur zotrote,,,,
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-03-07, 18:37   #19
SoKoLi-i-Maleve
 
Anėtarėsuar: 18-08-06
Postime: 1,199
SoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb

I nderuar!
E keni fjalen per herojn tone Kombtar,(emri i te cilit asht) Gjergj Gjon Kastrioti / Skenderbeu ,apo ndoj tjeter
SoKoLi-i-Maleve Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-03-07, 17:36   #20
SoKoLi-i-Maleve
 
Anėtarėsuar: 18-08-06
Postime: 1,199
SoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ky asht Gjergj Gjon Kastrioti - Skenderbeu
http://www.youtube.com/watch?v=WgPO3...elated&search=
SoKoLi-i-Maleve Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-06-07, 08:14   #21
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim

http://youtube.com/watch?v=rVCPQScwd1U
__________________
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.

Naim Frasheri
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-09-07, 20:50   #22
yllbardh
 
Avatari i yllbardh
 
Anėtarėsuar: 05-05-07
Vendndodhja: Danimark
Postime: 772
yllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

"Ushtria”: Sa i rėndėsishėm ėshtė viti pėrkujtimor i 600-vjetorit tė lindjes sė Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut pėr Shqipėrinė?
Pėr herė tė fundit njė konferencė e madhe shkencore pėr Skėnderbeun ėshtė zhvilluar nė vitin 1968, me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes. Ajo konferencė ka qenė e rėndėsishme dhe e organizuar me njė pėrgjegjėsi shkencore tė admirueshme. Por, pėr rrethana historike-politike, ajo ka pasur edhe kufizime e mungesa. Nė kėtė konferencė, bie fjala, nuk ishte e mundur qė tė merrnin pjesė studiues tė disa shkollave tė albanologjisė, si shkolla ruse, shkolla britanike dhe ajo amerikane, shkolla kroate, pėrfaqėsues tė Selisė sė Shenjtė dhe tė institucioneve nė varėsi tė saj (Biblioteca Apostolica Vaticana, Archivio Segretto Vaticana). Megjithatė, nė atė 500-vjetor Papa Pali VI pati shkruar njė enciklikė (letėr tė hapur) drejtuar gjithė shqiptarėve, nė tė cilėn ndėr tė tjera thuhet: “Skėnderbeu ėshtė biri famėmadh i njė treve qė ka pasur fatin tė pėrfshihet nė hapėsirėn e udhėtimeve apostolike tė shėn Palit dhe ndoshta tė marrė pikėrisht prej tij pėr herė tė parė “lajmin e mirė”, Ungjillin. Shekulli i 15-tė ka qenė pėr kombin shqiptar njė prej kohėrave mė tė rėnda dhe njėherėsh mė tė lavdishme tė historisė sė tij. Qendresa e shqiptarėve gjatė njė 25 vjetėve u dėshmua sa kėmbėngulėse aq dhe fitimtare, nė trimėri e strategji, nėn udhėheqjen e kryeprijėsit tė tyre Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu”. Kėtė letėr, pėrveēse “Osservatorio Romano”, e pati botuar shqip edhe Koliqi, nė revistėn “Shźjzat”, por nė atė kohė as “Shźjzat”, as radio Vatikani, nuk mund tė arrinin deri tek njerėzit shqiptarė. A do tė tejkalohen nė kėtė jubile tė dytė, jubile vitlindjeje, jubile tė gėzuar, mangėsitė dhe kufizimet objektive tė konferencės sė organizuar nė vitin 1968? A do tė ketė sivjet njė letėr papnore pėr 600-vjetorin e lindjes sė Skėnderbeut? E kam tė vėshtirė pėr tė dhėnė njė pėrgjigje pozitive. Tani liria nuk mungon, por mungojnė disa autoritete tė larta tė mendimit dhe dijes. Nuk janė mė nė kėtė jetė Aleks Buda, Eqrem Ēabej, Injac Zamputi. Madje nuk jam i sigurt nėse nė veprimtaritė shkencore tė kėtij jubileu do tė marrin pjesė pėrfaqėsues tė atyre shkollave albanologjike, dikur tė refuzuara, qė sapo i pėrmenda. Ajo qė mund tė thuhet nė mėnyrė tė sigurt ėshtė se sot ka shumė nisma me karakter shkencor-pėrkujtimor, jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė botė, qė do tė zhvillohen e realizohen pavarėsisht se ēfarė do tė bėjnė bashkėvendėsit e Gjergj Kastriotit. Shkrimtari italian Costanzo d’Agostino, njėherėsh dhe njė prej biografėve bashkėkohorė tė Skėnderbeut, ka njė vit qė kryeson njė “Comitato di Cultura Europea”, tė krijuar pikėrisht pėr tė detyruar autoritetet e vendit tė tij qė “Palazzo Scanderbeg” tė kthehet nė funksionin qė pėrputhet me emrin (jo muze makaronash, sikurse ėshtė tani), nė nderim tė 600-vjetorit tė lindjes. Njė konferencė jubilare shkencore ndėrkombėtare do tė bėhet nė fund tė kėtij viti nėn kujdesin e Prof. Dr. Italo Costante Fortino nė Universitetin e Napolit, departamenti i studimeve orientale. Dr. Bjoern Andersen, albanolog danez, nė bashkėpunim me Bibliotekėn Mbretėrore tė Danimarkės dhe me shumė dijetarė nga vendet nordike, midis tė cilėve dhe etnologia Minna Jensen Skafe, ka propozuar njė kalendar veprimtarish shkencore qė zgjat dy vjet. Nė Romė njė redaksi e pėrbėrė prej Tomaso Mrkonjic (kroat) dhe dy bashkėpunėtorėt e tij shqiptarė Dr. Musa Ahmeti e Msc. Etleva Lala kanė pėrfunduar pėrgatitjen pėr botim tė vėllimit tė tretė tė serisė sė nisur nga Milan pl. Šufflay “Acta Albaniae”, qė i pėrgjigjet periudhės 1403-1450. Nisma tė tilla, pėrveēse nė Prishtinė e nė Shkup, janė bėrė tė ditura dhe po presin realizimin edhe nė SHBA, nė Kroaci, nė Greqi, nė Hungari. Ky ndėrkombėtarizim i veprimtarive i pėrgjigjet pėrmasės sė vetė figurės sė Gjergj Kastriotit. Pjesėmarrja e studiuesve tė huaj, qoftė edhe nė kėtė formė debati, nė distancė, ėshtė njė akt emancipues nė mendėsinė shqiptare. Nė kohėn e sotme nuk mjafton tė dėgjosh vetveten. 600-vjetori i lindjes sė Gjergj Kastriotit ėshtė njė rast i shkėlqyer pėr tė dėgjuar tė tjerėt, duke pėrfshirė dhe kundėrshtarėt e tezave tė albanologjisė vendėse. Pa pjesėmarrjen e tjetrit ky jubile nuk mund tė quhet i plotė. Dija shqiptare nuk mund tė bėjė pėrpara pa kapėrcyer hendekun historik tė mbylljes sė syve dhe veshėve pėr ēka thonė e shkruajnė fqinjėt, grekėt e serbėt, po edhe turqit republikanė (jo vetėm kronikanėt osmanė). Rasti i 600-vjetorit vjen si njė shans pėr t’u dhėnė mundėsi studiuesve pėr tė bėrė diēka mė shumė, pėr tė pėrfillur edhe ato shkolla e faktorė tė cilėt mė 1968 munguan. Shkenca duhet tė mėsohet tė dėgjojė pikėpamjen ndryshe, vėshtrimin e tjetrit. Ky jubile ka rėndėsi tė pėrveēme nė radhė tė parė sepse pėrkujtohet nė kushtet e njė shoqėrie tė hapur. Prej kohės kur u organizua kjo konferencė kanė kaluar rreth 40 vjet dhe pas njė periudhe kaq tė gjatė vjen ēasti pėr tė rikapitulluar pėrfundimet e arritura nė dijen shkencore nė lidhje me figurėn e Skėnderbeut.


A ka pėrplasje mendimesh nė lidhje me figurėn e Skėnderbeut?
Me sa duket diskutimi pėr vendin e figurės sė Gjergj Kastriotit nė historinė e Shqipėrisė nuk do tė mbyllet kurrė. Eshtė krejt normale kur kėto diskutime rifillojnė pėr shkak tė fakteve tė reja qė dalin nė dritė nė diplomatikė dhe nė dokumentalistikė. Por ēėshtja ndėrlikohet kur diskutimet rifillojnė pėr motive joshkencore. Dihet, pėr shembull, qė nė Universitetin e Tiranės kėto vite janė mbrojtur teza doktoratash qė kanė nė thelbin e tyre pyetjen nėse shqiptarėt kanė ditur ta zgjedhin drejt figurėn strumbullar rreth sė cilės kanė ndėrtuar kėshtjellėn e historisė sė tyre. Thėnė mė thjesht, pėr herė tė parė ėshtė vėnė nė dyshim nėse Skėnderbeu shpreh identitetin historik tė shqiptarėve dhe ėshtė shtruar pyetja nėse do tė kishte qenė mė mirė qė arbėrit, dhe pas tyre shqiptarėt e sotėm, tė kishin zgjedhur si hero-model Ballabanin. Sipas kėtyre studiuesve, tė cilėt sė fundmi jorastėsisht kanė zgjuar dhe mendimin kritik tė shkrimtarit I. Kadare, nėse arbėrit do tė kishin parapėlqyer Ballabanin dhe Shqipėria nuk do tė kishte vendosur tė luftonte me osmanėt, atėherė vendi ndoshta do tė ishte zhvilluar mė shumė dhe fati i kombit shqiptar do tė kishte marrė njė rrjedhė mė fatlume. Sipas kėtyre dijetarėve, renegati i vėrtetė nė historinė e Shqipėrisė nuk ėshtė Ballabani, por Skėnderbeu, i cili, duke iu kundėrvėnė oborrit sulltanor, shkeli mbi shansin e vendit tė tij, tė cilin perandori e kishte me sy tė mirė. Ky arsyetim tė ēon nė pėrfundimin kontravers se qendresa qė bėri Skėnderbeu ishte e dėmshme pėr Shqipėrinė. Nė fakt, teza tė tilla nuk janė krejt tė reja. Nė mbarim tė luftės antifashiste, kur u shtrua problemi i ngritjes sė njė monumenti pėr Gjergj Kastriotin, ka pasur udhėheqės politikė, madje liberalė-reformatorė, tė cilėt, duke iu pėrmbajtur “parimit tė vlerėsimit klasor tė figurave historike”, janė shprehur se “tek e fundit Skėnderbeu njė bej ka qenė”. Pavarsisht se kjo tezė sė jashtmi duket pėr tė qeshur, nė dije ajo duhet marrė seriozisht, sepse ky ėshtė vetėm filimi, sikurse ndodh me tė gjitha tezat e dyshimta, tė cilat si hap i parė mbillen nė shkencė pėrmes figurash ndėrmjet shkencės dhe politikės dhe me kalimin e kohės zėnė vend serioz e qendrojnė serbes ballė pėr ballė. Nė kushtet e lirisė sė kėrkimit akedemik-universitar janė hapur edhe debate tė tjera, pjesa mė e madhe tė zonės sė para-shkencės, njė prej tė cilėve ėshtė nėse Skėnderbeu duhet tė quhet hero i gjithė shqiptarėve, tė krishterė e myslimanė sė bashku, apo vetėm hero i tė krishterėve. Sido qė kjo duket absurde, fakt ėshtė se debati ėshtė zhvilluar edhe prej njerėzish tė shkencės. Pak mė tej kėtij debati gjendet njė tjetėr diskutim, nėse me nocionin “arbėr” duhen kuptuar gjithė shqiptarėt, apo vetėm ajo pjesė e tyre qė refuzoi islamizimin, qė rikthen nė vėmendjen e dijes ēėshtje tė karakterizimit tė identitetit historik tė shqiptarėve, madje edhe tė njė fragmentarizimi tė kėtij identiteti. Kėto vite jashtė vendit janė botuar studime monografike qė veēojnė “tre identitete shqiptare”, sipas grupimit fetar tė tyre. Autorėt e kėtyre studimeve nuk mund tė qortohen nėse vetė dijetarėt shqiptarė ndahen nė vlerėsimin e etnonimit “arbėr” dhe tė rolit konvergjent tė figurės sė Skėnderbeut. Kryezot i arbėrve, ai ėshtė i pari qė arriti t’i bashkojė shqiptarėt nė njė besėlidhje. Tė gjitha kėto janė shqetėsime pėr albanologjinė, por shqetėsimi mė i madh ėshtė ai i “shembjes sė miteve”, nė emėr tė “emancipimit tė popullit”. Tė gjitha vendet ish-komuniste kaluan nėpėr rrugėn e vėshtirė tė “shembjes sė miteve”. Por asnjė popull nuk rrėnon vetveten, duke shkulur referencat e historisė, sikurse ka ndodhur me njė pjesė tė shqiptarėve. Nuk ka popull qė tė mos ketė ide-mit, apo hero-mit. Hebrejt e pėrballuan mbrapshtinė e fatit historik me idenė mit tė “Torah”, se ata janė “populli i zgjedhur i Perėndisė”. Serbėt e mbajnė veten me kurajė edhe nė momentet mė tė vėshtira duke i rritur brezat me filozofinė se “ne fitojmė nė luftė dhe humbim nė paqe”. Rusėt parvjet ia mbuluan me lule pėrmendoren Pushkinit deri nė pikėn mė tė lartė tė saj. Por nė mėmėdheun tonė ėshtė shumė mė e lehtė tė vėsh pėrpara mitet dhe tė ngresh mbi to emrin e rebelit. Ajo qė mund tė thuhet me siguri ėshtė se gjendja e dijes mbi figurėn e Skėnderbeut nuk ėshtė edhe aq pėrfundimtare. vazhdon......
__________________
Mirė se vini te Prishtinasi dera ėshtė githėmon e hapur
yllbardh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-09-07, 20:53   #23
yllbardh
 
Avatari i yllbardh
 
Anėtarėsuar: 05-05-07
Vendndodhja: Danimark
Postime: 772
yllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

vazhdim......
Rėndėsinė 600-vjetorit ia shtojnė edhe burimet e reja arkivistike qė Arkivi Qendror Shtetėror ka mundur tė sigurojė, si dhe letėrsia dokumentare burimore qė vjen pėr herė tė parė nė bibliografinė albanologjike prej kėrkuesve tė lirė, midis tė cilėve do tė veēoja kolanėn e prof. Kristo Frashėrit, qė pėrbėhet nga 10 vėllime, kryesisht dokumente, pjesa mė e madhe e pabotuar. Tre vėllimet e parė tė kėsaj kolane i pėrkasin periudhės para se Marin Barleti tė shkruante historinė e tij tė jetės dhe bėma tė Skėnderbeut. Arkivi Qendror Shtetėror gjithashtu gjatė kėtij jubileu ka siguruar pėr herė tė parė kopje dokumentesh tė rralla, thuajse nga tė gjitha arkivat, bibliotekat dhe muzeumet europiane. Nė fillim tė kėtij viti Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave iu drejtua me njė manifest solidariteti tė gjitha kėtyre institucioneve dhe prej pjesės mė tė madhe tė tyre kemi marrė jo vetėm informacion pėr dokumentet qė na interesojnė, por edhe kopje tė tyre, tė cilat, nga pikėpamja shkencore, kanė tė njėjtėn vlerė si dhe origjinali. Vetėm nga arkivat spanjole bashkėpunėtorėt tonė kanė siguruar rreth njėmijė fletė dokumente tė mikrofilmuara qė i takojnė periudhės sa Gjergj Kastrioti qe gjallė. Vetėm ky fakt ka njė rėndėsi tė jashtėzakonshme. Pa hyrė nė pėrmbajtjen e tyre, ne mėsojmė se nė kanceleritė e mbretėrisė sė Pirenejve emri i heroit kombėtar tė shqiptarėve ishte emri i njė protagonisti tė historisė, qė e kishte fituar pėrmasėn e vet ndėrkombėtare ende pa hyrė nė librat e historisė. Qindra, pėr tė mos thėnė mijėra dokumente tė njė rėndėsie tė dorės sė parė kanė ardhur nga Arkivi Sekret i Vatikanit, nga arkivat e Romės, tė Napolit, tė Venecias, tė Firences, nga Biblioteca Laurenziana dhe Museo Correr, nga biblioteka e Grotaferrata-s, nga arkivat dhe bibliotekat kroate, hungareze, austriake. Tė gjitha kėto burime e dokumenta tė reja, qė vijnė nė shėrbim tė shkencės jo rastėsisht nė kėtė 600-vjetor, do tė shėrbejnė pėr tė hedhur mė shumė dritė nė lidhje me figurėn e Skėnderbeut, madje do tė guxoja tė thoshja pėr tė njohur anė tė mbetura nė hije tė personalitetit tė shumanshėm tė kėsaj figure.
A ėshtė libri “Historia e Skėnderbeut”, shkruar nga Marin Barleti njė panoramė e plotė dhe e qartė mbi figurėn e Skėnderbeut apo ka edhe ajo mangėsitė e veta?
Diskutimit nuk i ka shpėtuar edhe vlera e librit monumental tė Barletit, madje tani sė voni ka dalė edhe njė diskutim i ri, nėse Marin Barleti ėshtė vetė arbėr apo njė prift kronikan misionar i Perėndimit, njė vizitator apostolik, njė baiulus-delegat i kancelerive tė shteteve tė krishtera. Ata qė e shtrojnė kėtė pyetje pėrmendin faktin se nė librin e tij Barleti flet pėr “tanėt” dhe “kundėrshtarėt”, por ai nuk shprehet drejtpėrsėdrejti nėse me “tanėt” nėnkupton “arbėrit”, shqiptarėt, apo nė tekstin e tij “tanėt” ka kuptimin “tė krishterėt”. Prej kėndej ka nisur dhe diskutimi nėse Marin Barleti ishte shqiptar apo i huaj. Sa i takon veprės sė Barletit, ajo ėshtė shkruajtur tėrėsisht nė stil dhe frymė humaniste, nė stilin e letėrsisė heroike monumentale tė Rilindjes Europiane, mbėshtetur nė kultin e njeriut tė fuqishėm, tė atij lloj heroi qė e ka fatin e tij nė dorė, qė e bėn vetė fatin e tij. Pėr letėrsinė historike tė asaj kohe Skėnderbeu ishte personazhi i gatshėm i pėrkryer. Ai mishėronte tė gjitha tiparet qė i duheshin njė vepre tė shkruar nė frymėn e humanizmit. Pikėrisht kjo ėshtė edhe arsyeja e pėrmasės sė jashtėzakonshme europiane dhe ndėrkombėtare qė mori kjo vepėr me shpejtėsi tė paparė nė Perėndim. Me veprėn e Barletit pėr herė tė parė letėrsia shqiptare mori njė pėrmasė tė tillė ndėrkombėtare dhe pėr kėtė njerėzit shqiptarė duhet t’i jenė mirėnjohės. Ajo vepėr ishte tipike humaniste dhe Skėnderbeu ishte njė hero tipik humanist. Do tė duhej tė kalonin rreth pesė shekuj qė letrat shqipe tė njihnin njė rikthim tė suksesshėm tė kėsaj pėrmase nė Europė dhe nė botė, kėsaj radhe me anė tė veprės sė I. Kadaresė. Ka pasur edhe shqiptarė tė tjerė tė famshėm, por nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve kanė ndritur si fenomene tė njė kulture tė madhe, jo tė trashėgimisė shpirtėrore tė njerėzimit. Aleksandėr Moisiu, pėr shembull, u bė njė model i kulturės gjermanike, sikurse Sami Frashėri ishte pėr dekada tė tėra dhe mbetet edhe sot njė princ i orientalistikės. Roli i Barletit nė europeizimin e figurės sė Skėnderbeut ėshtė i padiskutueshėm. Shumė tė tjerė qė do tė shkruanin mė pas pėr Skėnderbeun do tė mbėshteteshin te Barleti. Edhe Noli, nė librin e tij monografik, me tė cilin mbrojti titullin “doktor nė shkencat historike”, pėrgjithėsisht ndjek Barletin (ndėrsa nė poemėn simfonike kushtuar Skėnderbeut sundojnė motivet liturgjike tė Ungjillit sipas Mateut). Nėse do tė flisnim edhe pėr “dėme” qė vepra e Marin Barletit mund tė ketė shkaktuar, kėto “dėme” do tė shiheshin nė faktin se njė farė mėnyre ai jo vetėm e dominoi dhe vazhdon ta dominojė mendimin historiografik pėr kėtė figurė, por madje “e ngriu” atė nė njė performancė fikse. Europa e njeh Skėnderbeun sipas imazhit qė Barleti krijoi dhe kėtė imazh ėshtė vėshtirė ta modifikosh. Pėr mendimin tim, “dėmi” mė i madh qė i ka ardhur ndėrgjegjes shqiptare prej Barletit ėshtė mėnyra se si ėshtė pėrshtatur pėr shkollėn dhe arsimin. Grekėt e vjetėr kaluan prej “kultit tė fuqisė” tek “kulti i menēurisė” qysh nė luftėn e Trojės. Fitorja e akejve arriti mbasi kishte dėshtuar simboli i fuqisė trupore, Akili. Atėherė i erdhi radha heroit tė dijes, Odiseut, dhe Troja u pushtua. Kalimi prej heroit model tė kultit tė fuqisė fizike tek heroi model i kultit tė menēurisė pėrfaqėsojnė shkallė tė njėpasnjėshme tė progresit tė mendėsisė njerėzore. Tek eposi shqiptar i kreshnikėve Muji zgjedh fuqinė, por heroi i dytė, Halili, ėshtė simbol i bukurisė. Nė figurėn e Gjergj Kastriotit shkolla dhe arsimi kanė kėrkuar dhe vazhdojnė tė kėrkojnė heroin qė me njė tė luajtur tė shpatės “njiqind krena i ka pre”. Nė tė vėrtetė heroi kombėtar i shqiptarėve e arriti lavdinė e tij me zotėsinė pėr tė ndėrtuar aleanca tė brendshme e tė jashtme, pėr tė bėrė politikė me tė gjithė faktorėt qė mund tė vinin nė konvergjencė. Nė romanin e tij “Kėshtjella” I. Kadare pikėrisht kėtė mendėsi synoi t’u ofronte shqiptarėve. Ai shkroi romanin e “heroit tė papranishėm”, romanin ku Skėnderbeu nuk shihej gjėkundi tė vringėllinte shpatėn, dhe megjithatė arbėrit arrinin tė ishin fitimtarė. Ajo qė i bėnte ata tė fitonin ishte fryma e tij pėrbashkuese, qė ne e kemi edhe nė himnin kombėtar.
Vijon nr tjetėr...
intervistoi: Albert Hitoaliaj
__________________
Mirė se vini te Prishtinasi dera ėshtė githėmon e hapur
yllbardh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-09-07, 17:11   #24
yllbardh
 
Avatari i yllbardh
 
Anėtarėsuar: 05-05-07
Vendndodhja: Danimark
Postime: 772
yllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

...vijon nga numri i kaluar

A ekziston njė Skėnderbe para dhe pa Barletin?
Me burimet dokumentare qė zotėrohen, mund tė thuhet nė mėnyrė tė sigurt qė po, ekziston njė Skėnderbe para dhe pa Barletin. Nė koleksionin e Kristo Frashėrit, sikurse pėrmenda, tre vėllime i pėrkasin periudhės para se Barleti tė shkruante veprėn e tij. I pari prej vėllimeve, sikurse ėshtė shprehur vetė autori, mund tė mbante titullin konvencional "Skėnderbeu me dorėn e tij", sepse pėrmban korrespondencėn qė ka dalė nga kanceleria e prijėsit tė arbėrve, ose fragmente letrash tė cituara nė ligjėratė tė drejtė prej figurave tė historisė politike me tė cilėt Gjergj Kastrioti kėmbente kumte. Ky ėshtė njė vėllim i pasur me tė dhėna biografike dhe autobiografike pėr figurėn e Skėnderbeut. Me shumė interes janė burimet arkivistike dhe historike qė vijnė nga vende tejet tė largėta, ku jehona e veprės sė Barletit ose mbėrriti me vonesė, ose mbėrriti me ndėrmjetėsinė e njė autori apo gjuhe tjetėr, sikurse janė, pėr shembull, burimet qė i ka dhuruar arkivit tonė albanogu danez Bjoern Andersen. Dokumente tė tilla, jashtė influencės sė Barletit, ose me njė influencė tė tėrthortė dhe nė formė jehone tė veprės sė tij, janė gjetur deri nė Islandė. "Skėnderbeu para dhe pa Barletin" mund tė ishte objekti i njė konference shkencore mė vete. Jo pėr tė nėnēmuar veprėn e Barletit, por pėr tė zbatuar atė parim themelor qė e ka bėrė historikisht tė vėrtetėn mė tė vėrtetė dhe qė humanistėt europianė nė kohėn e Reformės e shprehnin nė sloganin "tė kthehemi tek burimi". Vetė Barleti flet pėr "kronikat tona", pra, pėr burime para veprės sė tij. Duke zbatuar kėtė parim do tė kalohej prej romantizmit nė realizėm. Barleti thotė, pėr shembull, qė kėshtjella e Shkodrės mori emrin Rozafa sepse ishin dy motra (apo njė vėlla e njė motėr), Roza dhe Fa, qė e themeluan. Nė stilin romantik kjo ėshtė bukur e tingėllueshme. Por nėse ēėshtja do tė shtrohej nė njė rrafsh tė kriticizmit historik, atėherė do tė duhej tė pėrfillej fakti qė Shėn Sergji dhe Baku, qė ndėrtuan qysh nė fillimet e krishtėrimit tė ligjshėm kishėn e tyre buzė Bunės, kishin si vendlindje pikėrisht Rozafa-n e izraelitėve tė moēėm. A mund tė shpėrfillet ky fakt? Kėshtu do tė ndodhte edhe me plot ēėshtje tė tjera.

Dokumentacioni i ri nė lidhje me figurėn e Skėnderbeut nėse konsiston?
Pjesa mė e madhe e kėtyre dokumenteve janė tė panjohura. Njė pjesė tjetėr janė deri-diku tė njohura, por nuk janė prekur kurrė nga shkencėtarėt shqiptarė nė formėn e dorėshkrimit. Njė pjesė e tretė janė pjesėrisht tė njohura, ashtu nė mėnyrė fragmentare dhe ndonjėherė edhe tė deformuara, si i ka botuar dikush dikur jashtė Shqipėrisė. Para disa ditėsh kam marrė njė letėr nga drejtori i arkivit tė Aragonės, i cili mė njofton se nė atė arkiv ruhen 42 dokumente origjinale qė i ka shfrytėzuar e botuar Jovan Radonic mė 1942 nė librin e tij "Gjergj Kastrioti dhe historia e Shqipėrisė nė Mesjetė", mirėpo, sikurse shkruan kolegu spanjol, nė librin e tij Radonic kėto dokumente ose i ka shkurtuar, ose i ka interpretuar subjektivisht, ose ndoshta edhe i ka shtrembėruar. Ne do tė kemi mundėsinė qė t'i kemi tė plota kėto dokumente dhe historianėt do tė jenė ata qė do t'u japin vlerėn e merituar. Vetėm pak ditė mė parė ne morėm pėlqimin nga autoritetet qeveritare qė tė blejmė njė kopje tė "Statuteve tė Drishtit", qė janė pėrmbyllur nė vitin 1466, kur Gjergj Kastrioti ishte gjallė. "Statutet e Drishtit" madje janė konfirmuar nga kryepeshkopi i Durrėsit Pal Engjėlli, qė ishte njėherėsh dhe kryekancelari i Gjergj Kastriotit, i mbiquajtur nė shkrimet e hershme historike "Epirus Princeps", "Epirus Victor", "Dominus Albaniae", madje edhe "Rex Albaniae". "Statutet e Drishtit", njė kopje tė tė cilave presim qė shumė shpejt tė na e dėrgojė Dr. Ivan Boserup, qė drejton divizionin e dorėshkrimeve nė Bibliotekėn Mbretėrore tė Kopenhagės, nė vitin 1971 janė botuar pjesėrisht, sipas shėnimeve qė pati mbajtur dikur albanologu Milan Shuflaj. Por tjetėr gjė ėshtė tė kesh gjithė dorėshkrimin, ku ka edhe miniatura, ka edhe anėshkrime, ka edhe korrigjime dhe elementė tė tjerė tė kulturės sė shkrimit dhe tė traditės sė tė drejtės. Ardhja e kėtij kodiku dhe studimi i tij herėt a vonė do tė shėrbejė si shkas pėr njė reflektim tė pėrgjithshėm pėr historinė e sė drejtės tradicionale nė Shqipėri dhe sidomos pėr historinė e raporteve tė sė drejtės urbane me atė agrare. Vetė fakti se qytetet shqiptare edhe nė vitin 1466, kur Gjergj Kastrioti pas pak vitesh do tė ndahej nga jeta, vazhdonin tė hartonin statute tė qeverisjes sė lirė, ka njė domethėnie tė jashtėzakonshme. Ky statut ėshtė pjesė e traditės qytetare shqiptare, e cila reflektohet edhe nė statutet e Tivarit, Ulqinit, Durrėsit, Danjės, Krujės e Shkodrės. Kėto statute janė hartuar ndėrmjet shekujvet XIII - XV dhe pėrmbajnė fytyrėn europiane tė Shqipėrisė, tė njė vendi i cili i ndėrtonte marėdhėniet mbi kushtetuta qytetare. I vetmi statut i botuar nė Shqipėri ėshtė ai i Shkodrės, nėn kujdesin e Prof. Dr. Pėllumb Xhufi dhe tė Dr. Lucia Nadin. Statuti i Danjės, qė ruhet nė arkivat kroate, ka mbi 550 nene dhe pėrfaqėson njė kushtetutė mė vete. Statuti i Zarės sė Arbėreshėve, qė ėshtė botuar latinisht e kroatisht nga studiuesit e Zagrebit, ka disa qindra faqe. Brenda tij ėshtė njė histori e tėrė etno-zakonore dhe kulturore pėr t'u zbuluar. Korrespondenca zyrtare e Gjergj Kastriotit me princėrit arbėr, letėrkėmbimi me mbretin e Aragonės dhe tė Napolit, me Selinė e Shenjtė; vulat, stemat, emblemat, marrėveshjet, kredencialet, statutet, janė dokumentet mė tė rėndėsishme pėr tė cilat ky jubile qė po mbyllet mund tė kontribuojė.

Ėshtė krijuar pėrshtypja se institucioni qė ju drejtoni ka pasur njėfarė tėrheqjeje nga veprimtaritė jubilare kushtuar kėtij 600-vjetori?
Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave ėshtė i pari institucion qė u kujtua se viti 2005 ėshtė viti i 600-vjetorit tė lindjes sė Gjergj Kastriotit. Nja dy muaj na u deshėn tė bindim institucionet se ishte pikėrisht viti 1405 viti i lindjes sė heroit kombėtar tė shqiptarėve. Arkivat pėrgatitėn projekt-vendimin e Kėshillit tė Ministrave pėr shpalljen e kėtij viti si vit tė Gjergj Kastriotit. Kėtė ide e pėrvetėsoi i pari presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, i cili e dekretoi pa vonesė shpalljen. Nga fillimi i kėtij viti edhe qeveria e Shqipėrisė e shpalli vitin 2005 vit tė Skėnderbeut. Duke pasur pėrgjegjėsinė e propozuesit, ne nuk mund tė tėrhiqeshim. Por po ashtu na ėshtė dukur e tepėrt tė nxisim nisma qė kanė po aq lidhje me 600-vjetorin e lindjes sė Skėnderbeut, sa edhe me fillimin e gjelbėrimit nė pranverė, shpyllėzimet dhe ripyllėzimet, shtegtimin e zogjve etj. Njė jubile i tillė kthehet pas njė shekulli dhe prandaj gjithēka duhet tė jetė dinjitoze, ose mė mirė tė mos jetė fare. Figura e Gjergj Kastriotit ėshtė njė qokė themelore nė kapėrcyell prej periudhės arbėrore tek ajo shqiptare, prej Rilindjes sė parė (europiane) tek e dyta (shqiptare), prandaj meriton nderet e shkallės mė tė lartė. Ne do tė pėrpiqemi ta shprehim kėtė nderim pa shumė fjalė me ekspozitėn "Gjergj Kastrioti - figurė e Rilindjes Europiane", qė do tė hapet nėn kujdesin e Kryeministrit nė muajin nėntor.
__________________
Mirė se vini te Prishtinasi dera ėshtė githėmon e hapur
yllbardh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-09-07, 17:13   #25
yllbardh
 
Avatari i yllbardh
 
Anėtarėsuar: 05-05-07
Vendndodhja: Danimark
Postime: 772
yllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

....vazhdim....
Ēfarė stemash dhe vulash ka pasur nė pėrdorim Skėnderbeu?
Stemat kanė qenė atribute tė familjeve patronimike. Nė kėtė kuptim, stemat janė tė lidhura me mbiemrat e familjeve tė bujarisė arbėrore. Kjo do tė thotė se mund tė flitet pėr stema tė Kastriotėve, por jo tė Skėnderbeut. Njėra prej tyre, qė pėrfaqėson njė shqiponjė dykrerėshe me njė yll gjashtėcepėsh nė krye, ėshtė e mirėnjohur si stemė e Kastriotėve. Nė arkivat e Kroacisė ėshtė gjetur dhe njė stemė tjetėr, e mbėshtetur nė tė njėjtin motiv, shqiponjėn me dy krerė, por me stilizim tjetėr dhe me pėrbėrje e kompozim heraldik tė ndryshėm. Mendohet se kjo ishte stema qė Gjergj Kastrioti pėrdorte si prijės i arbėrve, pasi mori kryesimin e Lidhjes sė Lezhės. Nė tė dyja kėto stema sundojnė elementėt bazė tė heraldikės bizantine, duke pėrfshirė shqiponjėn dykrerėshe. Duket se tek paraardhėsit tanė, pėrfshirė Kastriotėt, ka ekzistuar njėfarė vetėdije e brendshme perandorake, e cila ngjan se edhe sot herė-herė shpėrthen nga nėnvetėdija kombėtare. Nė traditėn mitologjike shqiptare shqiponja nuk ka ndonjė rol totemi. Funksione totemi nė mitet e lashtėsisė iliro-shqiptare kanė dhia dhe gjarpėri. Ilirėt e quanin veten bij tė gjarpėrit dhe shqiptarėt, pasardhėsit e tyre, gjarpėrin e quajnė "ama e votrės". Nė eposin e kreshnikėve dy kryeheronjtė e marrin fuqinė nga zanat e malit dhe kėto tė fundit tek "tri dhitė briarta". Shqiponja nuk ka ndonjė atribut mbrojtės-totemik tek iliro-shqiptarėt. Identifikimi i shqiptarėve nė dy shekujt e fundmė si "bij tė shqipes" shpreh thjesht njė romantizėm tė vonuar. Jo vetėm qė shqiptarėt nuk kanė ndonjė lidhje tė gojėdhėnės kombėtare me shqiponjėn, por as emri i Shqipėrisė nuk mund tė shpjegohet me kėtė leksemė. Emri i Shqipėrisė ėshtė pėrdorur jo mė herėt se para tre shekujsh dhe lidhet me ndajfoljen "shqip", nė kuptimin fillestar me domethėnien "qartė", sikurse tek rrėnja latine "explicitus". Prandaj stemat me shqiponjė dykrerėshe tė Kastriotėve duhen parė nė kontekstin e qytetėrimit bizantin, ku pėrfshihej edhe bota arbėrore nė fund tė mesjetės. Ndėrsa stema e tretė, e cila thuajse nuk njihet fare nė mjediset shqiptare, nė kuptimin e plotė tė fjalės mund tė cilėsohet stemė e Skėnderbeut, sepse ėshtė nė tėrė elementėt pėrbėrės tė saj e lidhur me protagonizmin e tij historik. Kjo stemė pėrmban njė shqyt samit, nė fundin e tė cilit shihet hėnėza e holluar e ish-perandorisė osmane, nė pozicion tė pėrmbysur, mbi tė cilėn qendron vertikalisht njė thikė ngadhėnjyese, qė mbahet nga njė dorė pjesėrisht e pranishme nė fushėn e stemės. Tė gjitha kėto janė tė mbivendosura nė njė sfond blu. Ka mundėsi qė kjo stemė, e cila dallon mjaft prej heraldikės bizantine, t'i jetė kushtuar Skėnderbeut nga ndonjė piktor italian gjatė vizitės sė tij nė Selinė e Shenjtė. Nė kuptimin e plotė tė fjalės, kjo stemė ėshtė shprehėse e vlerave tė kalorėsit mbrojtės tė krishtėrimit. Ndoshta pėr kėtė arsye ajo ėshtė mė e njohur nė Perėndim se nė Shqipėri. Stemat kanė pasur funksion identifikues. Pėrmes stemės njihej se cilėt ishin aleatėt dhe cila ishte pala kundėrshtare nė luftė. Sa i takon yllit gjashtėcepėsh qė gjendet nė stemėn e Kastriotėve, nuk qendron teza se mund tė jetė shenjim i yllit hebraik tė Davidit. Dihet se jo ēdo yll gjashtėcepėsh pėrfaqėson yllin e Davidit. Nė rastin e stemės sė Kastriotėve kjo shenjė ėshtė pikėrisht nė vendin qė heraldika bizantine e rezervonte pėr kurorėn (edhe sot vendet monarkike kurorėn e vendosin nė qendėr), dhe kjo pėrforcon edhe njė herė idenė se tek shqiptarėt mesjetarė ka ekzistuar njė ndėrgjegje e brendshme perandorake. Nuk ėshtė e rastit qė shqiptarėt u bėnė stratiotė tė famshėm prej Ballkaneve deri nė Pirenej e Britani. Sa u takon vulave tė Kastriotėve, gjithashtu janė tė njohura tė paktėn tri (pa numėruar vulėn qė ruhet nė Muzeun Mbretėror tė Danimarkės, e cila u paraqit nė mjediset shqiptare pėr afro tre muaj dhe asnjė studim nuk u bė rreth saj - madje asnjė historian nuk rezulton tė ketė shkuar pėr ta ekspertuar). Dy nga kėto vula pėrdoreshin nga kanceleria e Gjergj Kastriotit, qė kryesohej nga arkipeshkvi i Durrėsit Pal Engjėlli. Kėto dy vula ishin pėr t'u pėrdorur pėr tė certifikuar korrespondencėn zyrtare: letrat, kredencialet, marrėveshjet. Vula e tretė pėrmban nė qendėr figurėn mitologjike tė Ledės, nė pamje gjysmė tė zhveshur, e ngjashme me njė sirenė, dhe pėrdorej vetėm pėr korrespondencėn private. Nė kuptimin arkivistik vulė quhet njė mjet certifikimi qė e ka lėnė gjurmėn e vet nė njė dokument. Nėse njė mjet i tillė nuk rezulton ta ketė lėnė sė paku njė herė gjurmėn mbi njė dokument, vulė nuk mund tė jetė. Nė burimet arkivore qė kanė hyrė kohėt e fundit nė AQSH gjendet dhe imazhi i vulave tė Kastriotėve nė pllakėzėn prej dylli, qė pėrmbyllte letrat. Prandaj vulat kėrkohen atje ku shkonin dokumentet. Nė ekspozitėn arkivistike qė do tė hapet sė afėrmi arkivat e Shqipėrisė do tė paraqesin edhe imazhe tė kėtyre vulave ashtu si janė ruajtur nė dokumente.

A ekziston mundėsia e ardhjes sė armėve tė Skėnderbeut nga Muzeu i Vjenės pėr t'i vizituar shqiptarėt nė kėtė pėrvjetor?
Mendoj se tani ėshtė shumė vonė pėr tė pretenduar realizimin e kėtij qėllimi. Reliktet e Gjergj Kastriotit (mburoja, pėrkrenarja dhe njėfarė mburoje e kalit) nuk kanė dalė ndonjėherė nga Muzeu i Armėve dhe Instrumenteve nė Vienė. I pari ka qenė shteti italian ai qė i ka kėrkuar kėto armė e relikte pėr t'i ekspozuar nė vitet 1930, nė kuadėr tė veprimtarive "a la romana" tė asaj kohe, por autoritetet austriake nuk e dhanė lejen. Nė vitin 1968, nė kuadėr tė pėrkujtimit tė 500-vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut, janė bėrė negociata midis palės shqiptare dhe asaj austriake pėr kėtė mundėsi dhe pėr ndonjė zgjidhje tjetėr. Theksoj se ėshtė vonė, por jo e pamundur. Dihet se Viena e ka bėrė njė herė njė lėshim historik nė dobi tė shqiptarėve sa u takon vlerave tė tilla tė rralla historike. Pas zgjedhjes sė Princ Wied-it si trashėgimtar i fronit tė Shqipėrisė kanceleritė e fuqive tė mėdha vendosėn tė dhurojnė objekte aristokratike pėr t'i krijuar atij njė oborr sipas rangut tė tij. Sikurse ka arritur tė konkludojė prof. K. Frashėri, Viena perandorake urdhėroi daljen prej Muzeut tė Arteve tė njė portreti tė rrallė tė Gjergj Kastriotit, qė do t'i dhurohej Princ Wied-it. Dihet se ky portret mbėrriti deri nė Shkodėr, por, ndėrkaq, princi e kishte dhėnė dorėheqjen dhe pastaj gjurmėt e korrierit zhduken bashkė me portretin (ose anasjelltas). Ka pasur njė ēast kur qe arritur njė dakordėsi parimore pėr sjelljen e pėrkohshme tė relikteve tė Gjergj Kastriotit nė Shqipėri, tė paktėn pėr njė periudhė 6-mujore. Para dy vjetėsh, nė funksionin e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Arkivave, kam bashkėbiseduar disa herė me ish-ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri z. Hans-Dietrih Renau pėr kėtė mundėsi. Nė pėrfundim ne arritėm nė njė pėlqim tė pėrbashkėt, qė, me angazhimin e autoriteteve tė larta tė dy vendeve, armėt e Skėnderbeut tė silleshin nė Tiranė. Ambasadori Dietrih-Renau pati konfirmuar se nuk kishte pengesa nga Viena pėr ta plotėsuar kėtė nismė, por paraprakisht duhej konfirmuar gjithashtu njė kujdestari e lartė shtetėrore vendėse dhe duhej pėrballuar kostoja e sigurimit nė udhėtim dhe nė ekspozim. Pėr kėtė do tė duhej njė marrėveshje e karakterit ndėrqeveritar, e cila, pėr pakujdesi, nuk u arrit. Nė atė kohė unė i pata drejtuar njė relacion tė hollėsishėm Qeverisė, por si pėrgjigje, nga kėshilltarėt kompetentė mora vėrejtjen se "nuk ishte nė funksionin tim tė merresha me iniciativa tė tilla". Nė vitin 2003 ekzistonte njė vullnet i qartė nga pala austriake pėr tė lejuar ekspozimin e relikteve tė Skėnderbeut nė Shqipėri. Por nė kohėn e duhur autoritetet vendėse nuk i morėn pėrgjegjėsitė e veta. Tani nuk jam nė gjendje tė pohoj nėse ekziston ende njė vullnet i tillė. Fakti qė nga data 5 deri mė 10 tetor nė kėndin e ekspozimit tė relikteve tė he ka rėndėsi qė edhe atje pėrkujtohet ky jubile.
__________________
Mirė se vini te Prishtinasi dera ėshtė githėmon e hapur
yllbardh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-09-07, 17:17   #26
yllbardh
 
Avatari i yllbardh
 
Anėtarėsuar: 05-05-07
Vendndodhja: Danimark
Postime: 772
yllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

.....vazhdimi.....
Ata qė i kanė parė kėto relikte thonė se shqiptarėt do tė zhgėnjeheshin po t'i shihnin nė Tiranė, sepse nuk u pėrgjigjen pėrmasave qė ata kanė nė imagjinatėn e tyre pėr Skėnderbeun...
Kjo ėshtė e vėrtetė. Armėt dhe reliktet e Skėnderbeut janė tė pėrmasave tė njė njeriu krejt tė zakonshėm, me trup mesatar. Por kjo nuk do tė thotė detyrimisht se Gjergj Kastrioti ka pasur pėrmasat qė i pėrgjigjen madhėsisė sė armėve tė tij. Deri mė sot, pėr arsye tė panjohura, nuk ėshtė shtruar pėr diskutim ēėshtja se ēfarė karakteri kanė kėto armė. Nė mesjetė, sidomos nė kohė luftėrash, triumfesh, heroizmi; kalorėsit prijės, familjet e mėdha patronimike, nuk kishin vetėm armė lufte, por edhe armė zbukuruese, pėr tė dekoruar sallonet e tyre aristokratike; si dhe, natyrisht, armė trofe, tė rrėmbyera prej kundėrshtarėve nė dyluftime ose beteja. Nėse nuk kemi arsye ta pėrjashtojmė nga figura e Skėnderbeut edhe fuqinė e tij si luftėtar, afėrmendėsh qė duhet pranuar se ai kishte edhe armė trofe, armė tė fituara nė luftė. Nė rastin e armėve qė ruhen nė Muzeun e Armėve dhe tė Instrumentėve tė Vienės pėrjashtohet qė tė jetė fjala pėr armė trofe, pėr shkak se pėrkrenarja pėrmban si shenjė dalluese brirėt e dhisė, qė, sikurse e pėrmenda, pėrfaqėsojnė njė totem pėr shqiptarėt. Por nuk pėrjashtohet diskutimi i dytė, nėse kėto ishin armė lufte apo armė zbukuruese dhe sė fundmi nėse ishin armė tė pėrdorura nė luftė apo tė imituara sipas modelit tė atyre tė pėrdorura nė luftė. Por edhe nė ndodhtė qė shqiptarėt tė zhgėnjehen nga mospėrputhja midis pėrfytyrimit tė tyre pėr heroin dhe pėrmasave reale tė armėve tė tij, kjo nuk do tė kishte asgjė tė keqe. Zhgėnjimin mė tė madh e sjell "vrasja e heronjve me shkencė".

Emri "Skėnderbe" ėshtė njė titull, ėshtė gradė apo ndonjė ofiq oborri nė sulltanatin osman?
Morfologjikisht "Skėnderbej" ėshtė njė kompozitė, qė pėrmban njė emėr tė pėrveēėm (turq.: "Iskander", shqip: "Skėnder") dhe njė titull tė fituar pėr merita lufte (turq.: "bey", sot me kuptimin "zotni"). Gjergj Kastrioti e kaloi fėmijėrinė dhe rininė nė oborrin e sulltanit. Natyrisht, atje nuk mund tė mbante emrin e pagėzimit, emėr "gjauri", sido qė perandoria osmane, pėrmes sistemit tė mileteve, i njihte zyrtarisht bashkėsitė fetare. I ardhur prej njė familjeje fisnike me ndikim nė gjithė "sancakun arvanid"; i shquar nė shkollėn e jeniēerėve dhe pastaj si komandant fushatash nė dobi tė perandorisė, sulltani nuk mund tė zgjidhte pėr tė njė emėr ēfarėdo pėr ta thirrur si i shkonte fesė sė tij tė re (nė ish-perandorinė osmane, si rregull, tė gjithė rishtarėt qė pranonin besimin islam quheshin "Adul-lah", qė ka kuptimin "rob i zotit", dhe vetėm nė brezin e dytė mund tė pėrdoreshin emra tė tjerė, pėrveēues). Eshtė fakt se, nė fillimet e veta, perandoria osmane nuk ndėrhyri nė onomastikė dhe toponimi, thjesht i pėrshtati emrat qė gjeti sipas mundėsive fonetike tė osmanishtes. Mbeti emri i Kostandinopojės tek Stambolli (Instanbul), po ashtu emri i Aleksandrit tek "Iskander". Pėr sulltanin pėrdorimi i emrit tė Aleksandrit, heroit tė lavdishėm tė antikitetit, bėmat e tė cilit e kishin prekur hapėsirėn e qėmoēme turko-mongole, nuk kishte ndonjė pengesė, sepse, ndėr tė tjera, ky emėr i takonte parakrishtėrimit. Duke e quajtur "Iskander-bey", sulltani, nė mėnyrė eufemike, i mburrte Gjergj Kastriotit jo vetėm trimėrinė, por edhe tė shkuarėn vendėse. Kjo ka qenė tradita: sulltanėt nuk jepnin emrin e rishtarit nė islam, por emra personalitetesh tė shquar. Nė fakt, emrin e Aleksandrit sulltanėt e kanė dhėnė relativisht shpesh pėr luftėtarėt e shquar qė i bėnin nder perandorisė. Para tri vjetėsh, gjatė njė vizite nė Arkivat Osmane nė Stamboll, kur kėrkova tė mė siguroheshin kopje dokumentesh qė dėshmojnė veprimtarinė e Skėnderbeut, kolegėt e mi mikpritės ma kthyen me tė qeshur: "Nė shekullin e 15-tė janė ndonja 40 Iskanderbenj dhe ju duhet tė gjeni fillimisht se cili prej kėtyre ėshtė Iskanderbeu juaj. Pėr ndryshe kėrkimi ėshtė thuajse i pamundur". Pikėrisht kjo ėshtė njė nga pengesat kryesore pėr tė identifikuar dokumentet e Skėnderbeut shqiptar. Kjo pengesė nuk ėshtė vetėm pėr Skėnderbeun, por pėr gjithė personalitetet shqiptare qė kanė vepruar nė kuadėr tė saj, sepse, deri nė reformat e Ataturkut, nė traditėn turko-osmane mbiemri nuk ka ekzistuar. Nė vend tė mbiemrave pėrdoreshin ofiqet (bej, aga, pasha, vezir) ose emri i babait. Naim Frashėri, pėr shembull, nė dokumentacionin osman njihet si Naim Mehmet, por nė kohėn qė ka vepruar Naim Frashėri ka pasur disa qindra Naim Mehmetė qė shkruanin ose merrnin pjesė nė forma tė tjera nė jetėn shtetėrore dhe publike. Ndėrsa mbiemri "Frashėri", qė do tė lehtėsonte shumė kėrkimet, nuk del gjėkund.

Pėrderisa pėr tė njėjtin person apo ngjarje ekzistojnė versione e tė dhėna tė ndryshme, ku secila palė ka nė dorė faktet e veta dhe i mbron ato, a mund tė quhet historia njė shkencė e vėrtetė?
Shumėsia e interpretimeve dhe mospajtimet pėr ngjarje e figura tė procesit historik janė njė dukuri jopėrjashtimore pėr shkencėn e historisė. Nė tė gjitha "shkencat e fjalės" e vėrteta ekziston vetėm nė njė proces tė pandėrprerė revizionimi dhe krahasimi. Ka vetėm tė vėrteta tė krahasuara dhe deri nė njė shkallė tė njohjes. Tė vėrteta absolute ka vetėm nė besim. Edhe nė shkencat e sakta tashmė ka disa tė vėrteta, duke iu referuar sistemeve tė ndryshme. Ajo qė e mundon akoma historinė e Shqipėrisė ėshtė fakti qė ajo ėshtė konceptuar thuajse fund e krye si histori lufte. Nė tė vėrtetė, historia e Shqipėrisė sikurse ēdo histori tjetėr, pėrveē luftėrave, duhet tė pėrmbajė edhe historinė e qytetėrimit, historinė e kulturės dhe tė identitetit kombėtar, historinė e lėvizjes sė mendimit. Njerėzit shqiptarė e kanė pėrjetuar historinė jo vetėm si njė histori veprimi, si histori ngjarjeje dhe heroizmi monumental. Qendresa shqiptare ėshtė e mirėnjohur nė botė, por jo aq sa tė thuhet se populli shqiptar e ka ēarė rrugėn e historisė me shpatė nė dorė. Historia e Shqipėrisė e ka pėr detyrė t'i formojė brezat e rinj me filozofinė se shqiptarėt i kanė paraprirė procesit historik jo me zgjatimin e pushkės, bajonetėn; por me zgjatimin e shtyllės kurrizore, trurin. Natyrisht qė, nėse njė histori ndėrtohet mbi konceptin se vetėm luftėrat meritojnė vėmendje, atėherė prej qendresės sė epokės sė Skėnderbeut deri nė kryengritjen ballkanike tė vitit 1689 nuk ka gjė pėr tė shėnuar, megjithėse pikėrisht nė kėtė kohė lindi shkrimi dhe letėrsia shqipe, u shquan protagonistėt e lėvizjes reformuese brenda "botėsė sanė". Ky koncept shpjegon pse nė tekste tė historisė sė Shqipėrisė ka herė pas here pauza tė gjata nga njė kohė nė tjetrėn, sepse nuk ka luftėra. Bardėt e eposit tė kreshnikėve duket kanė pasur njė vetėdije mė realiste, kur thonė se Halili e njohu Tanushėn "kur kem' pas besė me krajli", domethėnė kur kemi pasur paqe me fqinjėt. Njėfarė fragmentarizmi shihet edhe pėr periudhėn prej Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878) deri nė kryengritjet e mėdha anti-osmane (1911-1912), megjithėse kėsaj periudhe i takon njė lėvizje mendimi ku ruhen gjurmat e njė prej debateve mė tė rėndėsishėm tė ndėrgjegjes politike shqiptare, tė debatit midis autonomistėve dhe pavarėsistėve. Kthimi i vėmendjes tek paqet, puna, kultura e jetesės, shijet, identiteti, stemat, emblemat, vulat, statutet, manastiret, kishat, kodikėt, kėshtjellat, do ta ekuilibronte historinė tonė dhe do ta shkencorizonte pėrgjithėsisht dijen historiografike.
....vazhdon....
__________________
Mirė se vini te Prishtinasi dera ėshtė githėmon e hapur
yllbardh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-09-07, 17:21   #27
yllbardh
 
Avatari i yllbardh
 
Anėtarėsuar: 05-05-07
Vendndodhja: Danimark
Postime: 772
yllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

.....vazhdimi.....
Mos ndoshta ėshtė edhe kjo arsyeja qė nė figurėn e Gjergj Kastriotit ne kemi mė shumė njė hero si njė njeri luftėtar?
Pikėrisht ky ėshtė njė prej keqkuptimeve tė rėnda nė njė pjesė tė historisė sė Shqipėrisė. "Xhelozia" pėr t'i mbyllur vlerat e tij vetėm brenda botės shqiptare, hezitimi pėr tė njohur meritat e tij tė padiskutueshme si mbrojtės i qytetėrimit tė krishterė dhe si kalorės i krishtėrimit ("athleta Christi"), shqetėsimi se mos ndonjė prej kėtyre meritave del mbi atė tė karakterizimit si hero kombėtar, ka shkaktuar edhe shmangie nga e vėrteta rreth figurės sė Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut. Ajo qė i mungon historiografisė vendėse ėshtė vullneti pėr ta vėshtruar e vlerėsuar Skėnderbeun si figurėn e njė protagonisti tė Rilindjes Europiane. Kjo epokė e madhe e historisė sė njerėzimit quhet "europiane" sepse asnjė vend europian veē e veē nuk arriti gjithēka, nuk e realizoi nė mėnyrė tė pavarur Rilindjen. Dihet se Italia i dha Rilindjes Europiane pikturėn dhe skulpturėn; Franca i dha universitetet dhe mendimtarėt filozofė; Spanja i dha Servantesin dhe romanin; Anglia i dha Shekspirin dhe tragjedinė; bota gjermanike i dha Martin Luterin dhe reformėn kishtare; Ēekia i dha Jan Husin dhe frymėn e kryengritjes; Polonia i dha Kopernikun dhe zbulimet nė shkencėn e fizikės; kurse Shqipėria dhe Hungaria dhanė dy strategė tė mėdhenj, pa praninė e tė cilėve Rilindja Europiane do tė ndihej e gjymtė: Gjergj Kastriotin dhe Janos Huniadin. Duke kėrkuar tek figura e Gjergj Kastriotit jo njė kreshnik qė del prej zgafelle dhe me njė shpatė nė dorė mbron kufijtė e Arbėrisė nga jug nė veri, por njė strateg, qė zbuloi se si njė popull i vogėl mund tė mbrohet prej njė perandorie tė madhe, se si njė mėnyrė jetese dhe e organizimit shoqėror e shtetėror pėrballet me sfidėn e njė mėnyre tjetėr tė tillė, atėherė do tė rezultojė ndryshe jo vetėm vlera historike e kėsaj figure, por dhe kontributi i Shqipėrisė nė tėrmetin shpirtėror epokal tė Rilindjes Europiane.

A ka dokumentacion qė mund tė tregojė marrjen peng tė Skėnderbeut dhe ēuarjen e tij pėr studime nė oborrin e sulltanit?
Kjo ėshtė pjesa mė e pambuluar me dokumentacion. Gjergj Kastrioti, kur u mor peng nė oborrin e sulltanit, ka qenė vetėm 9 vjeē. Nė atė kohė ai ishte njė fėmijė si gjithė fėmijėt e tjerė, pėr mė tepėr njė fėmijė fatkeq, i marrė peng, kėshtu qė nuk mund tė pritej qė historia tė ishte e vėmendshme qysh nė atė kohė ndaj tij. Ishte ende shumė shpejt, askush nuk e dinte se ai do tė bėhej njė hero.

Cilėt janė titujt qė i janė dhėnė Skėnderbeut nga shqiptarėt?
Shqiptarėt nuk dihet t'i kenė dhėnė ndonjė titull Skėnderbeut. Turqit osmanė e quajtėn "bej". Nė besėlidhjen e Lezhės ai mori pjesė si "primus inter pares" - i parė midis tė barabartėsh. Megjithatė, nga ky kuvend ai doli si kryetar i besėlidhjes. Ky mund tė quhet i vetmi titull qė iu dha atij nga shqiptarėt. Ndėrsa mbretėritė pėrtej detit, sikurse pėrmenda, e kanė quajtur "Epirus rex" (mbret i Epirit), "Epirus principes" (princ i Epirit), "dominus Albaniae" (zot i Shqipėrisė), "roi d'Albanie" (mbret i Shqipėrisė), "Epirus victor" (ngadhėnjyes i Epirit). Ajo qė vlen tė veēohet ėshtė se ka pasur dy iniciativa papnore pėr ta kurorėzuar mbret (nė atė kohė e pėr disa shekuj me radhė mė vonė i vetmi autoritet qė kishte fuqinė pėr tė kurorėzuar njė mbret ishte Papa). Nė vitin 1466 Skėnderbeu ka vizituar Selinė e Shenjtė (sot rezidenca "Quirinale") dhe gjatė asaj vizite pothuajse ishte paralajmėruar se do tė zyrtarizohej kurorėzimi i tij si mbret, gjė qė nuk ndodhi, pėr arsye qė edhe sot nuk janė shpjeguar tamam. Njė vit mė vonė Ati i Shenjtė u nis vetė tė vizitojė vendin e qendresės antiosmane dhe tė kurorėzojė mbret prijėsin e saj, Gjergj Kastriotin, nė pamundėsi pėr tė pėrballuar njė kryqėzatė tė re apo pėr tė sfiduar me njė luftė europiane perandorinė e re qė kishte dalė nė Adriatik, por, pėr fatin e keq tė historisė sė Shqipėrisė, ai vdiq nga njė sėmundje e rėndė nė Pulia. Juridikisht Skėnderbeu nuk u bė mbret i Arbėrisė, por historikisht dihet se pėr kėtė iniciativat u hodhėn dy herė. Perėndimi dashamirėsinė ndaj Skėnderbeut e tregoi edhe me mikpritjen, pranimin dhe vendosjen nė rajone homogjene banimi tė familjeve tė mėdha shqiptare pas vdekjes sė tij dhe pushtimit tė Shqipėrsė.

Kur ka filluar nderimi zyrtar i Skėnderbeut nė Shqipėri?
Mendoj se kjo fillon me themelimin e urdhėrit tė Skėnderbeut, si udhėri mė i lartė qė akordonte mbretėria shqiptare pėr merita atdhetare dhe pėr kontribute tė shquara tė tė huajve pėr botėn shqiptare. Hapi i dytė i rėndėsishėm ėshtė konkursi i shpallur nė vitin 1937 nga mbreti Zog pėr ngritjen e njė pėrmendoreje kushtuar Skėnderbeut. Nė kėtė konkurs morėn pjesė skulptorė me njohje ndėrkombėtare: italianė, kroatė, shqiptarė. Edhe emėrtimi qė zgjodhi mbretėria pėr monedhėn e vendit ("lek") ishte njė formė nderimi pėr Skėnderbeun, nė emrin e tė cilit ruhej edhe emri i Aleksandrit.

Intervistoi: Albert Hitoaliaj
Artikull i huazuar nga "Gazeta Ushtria", organ informativ i Ministris sė Mbrojtjes sė Shqipėris.
__________________
Mirė se vini te Prishtinasi dera ėshtė githėmon e hapur
yllbardh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-10-07, 04:52   #28
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Fjalet e fundit tė Skenderbeut

Fjalėt e fundit tė Skėnderbeut

Dr. Shan Zefi

Nga njė letėr qė ruhet nga ky Pa-ė, do tė mjaftonte tė shihet se ēfarė qėndrimi kishte ai ndaj shqiptarėve qė pėrjetonin terrorin dhe qė detyroheshin ta-shmė ta braktisnin atdheun:
"S'mund tė shikohen pa lot kėto anije, qė duke lėnė rivierat e detit shqiptar arrijnė nė portat e italianėve, kėto familje tė mjerueshme e tė zhveshura, qė tė dėbuara nga shtėpitė e tyre, rrinė nė plazhet e detit, duke i shtrirė duart nga qielli e duke mbushur ajrin me rėnkime, me njė gjuhė tė pakuptueshme".
Kėto ishin rrėfimet e prekshme tė njė Kryeprifti qė kishte respekt tė thellė e dashuri pėr popullin shqiptar, qė falė ndihmės sė tij, ishte e mundshme tė vazhdohej rezistenca me armė. Mirėpo, pikėrisht gjatė epo-kės sė kėtij Pape do tė ndodhė fillimi i eksodit shqiptar, duke filluar pra, nėse jo mė herėt, nė vitin 1467 e ku do tė emigrojnė nėpėr vende tė Italisė, ndėrsa dita mė e zezė, qė u pėrmend nė fillim tė kėtij studimi, do tė jetė njė vit mė vonė, mė 17 janar 1468, kur Gjergj Kastriotit i pushoi zemra sė rrahuri, qė pėr dy dekada e gjysmė luftoi pėr komb e pėr fe tė tė parėve tė tij. Shpejt pėrfituan turqit nga kjo vdekje e Heroit Kombėtar e Martirit tė krishterimit dhe sollėn shumė njerėz nė skllavėri. Shkodra e Kruja ende rezistonin, gjė qė dėshmon se shpirti i Gjergj Kastriotit ende ishte i gjallė te bashkatdhetarėt e tij.
Pali II, edhe pas vdekjes sė Gjergj Kas-triotit vazhdoi ta bėnte atė qė ishte e mun-dur. Nė ditėn e Zonjės sė Papėrlyer e publikoi njė apel tė paqes mes shteteve italiane, qė ishin shpeshherė nė mosmarrėveshje, du-ke e emėruar Bartolomeun Colleoni gjeneral nė luftė kundėr turqve nė Shqipėri, me njė stipendi prej 100 mijė fiorinėsh.
Derisa rreziku i turqve bėhet edhe mė i madh, ndėrkohė vdes edhe ky Papė filosh-qiptar, mė 22 korrik 1471, duke u lėnė pa-sardhėsve tė Selisė sė Shenjtė ta vazhdojnė edhe mė tutje luftėn e drejtė pėr liri, ashtu siē bėri mė parė edhe vetė i Madhi Gjergj, kur nė ēastin e vdekjes u lė kėtė testament gruas sė vet Donikės e birit tė tij Gjonit
:"Donicė grueje e źme e dashtuna, e ti Gjon biri źm i perzźmerti, t'a dijni se un e ndiej vetin aq keq, sa m'a merr se jam ngjat me u dą kso jete, po ndolli kta, do t'i shtrohemi vullndesės hyjnore. Mbasi pra ti, o Gjon, jé tepr i ri, e s'kishe me kźnė i zoti me qeverisė shtetin t'onė, as me e mprojtė prej anmiqve t'onė, e sidomos prej Turkut, qi āsht shum i fuqishem, kam dą me tė lānė nen mprojtje tė Venedikut, sikurse disa heresh mė ka kshillue e porositė i dashtuni vllau i źm, i Pėrndritshmi Pąl Ejllori, Arēipeshkvi i Durcit, tė cilin, po i pėlqej tė Madhit Zot me mė marrė prej kso jete nė jetė mā tė mirė, po e lā nė vend t'źmin e nė zyren t'źme.
T'urdhnoj pra, o djali i źm, mos me u shmangė kurr prej tij, as prej qortimeve e urdhnimeve tė tija, perse tuj bā gjishēka mbas vullndesės e kėshillit tė tij, s'ké kurr me gabue, tuj kźnė ai nierė shumė i pershpirtshem, shum i dijshem, i urtė e i mirė kejet.
Tuj bā kshtu jam i sigurėt se s'ka me tė dalė kurr puna keq, a me u dą me marre, shnjerzim e dam sado tė vogel, pse i drejt-uem prej tij, kurr s'ké me u pendue. Jam ma-ndej i sigurėt, se se ai per hater t'źm, ką me tė dashtė, e ka me t'a pasė kujdesin, si t'ishe shi djali i tij. E po i pelqej tė Madhit Zot qi un tė dahem tashti prej kso jete, po tė thom qi mbasi tė m'i késh mbyllė syt e mi, meihe-rė tė vesh nė Pulje, nė kshtjellet t'ona, nė tė cilat ké me banue deri sa tė burrnohesh. Ké me shkue mandej nė Venedik, e ké me bā gjithshka ka me t'u vu barrė prej atij Senati, i cili jo veē se ka me tė kqyrė me sy tė mirė, por ką me tė kthye shtetin tand, e ka me t'a sigurue at sundim, tuj tė mprojtė prej ēdo persone qi kishe me u rrekė ma t'a marrė. Po tė porosis pėr se forti tė gjith nenshtetasit t'onė, tė cilėt mė jānė mbajtė perherė bes-nikė, e mė kanė dashtė; e mundou sidomos me bą qi mā fort tė duen se tė druen, shka ke me muejt letas me ia mbrrijtė, por kje se tė gjith njinji pą hater e pajė ké me qeverisė, e ké me bā me u shikjue per sė forti drejtsija.. Mbi ēdo tjter tė késh, o biri i źm, para syve t'u frigen e tė Madhit Zot, e dashtnin ndźj fqij. Tė jésh i ardhshem e i ambel me tė gji-th nenshtetast t'u e mundoni, si tė thaēė sy-pri, me bā qi ma fort tė duen se tė druen. Nder tė gjitha rasat ké me u drejtue mbas kėshillit e mėsimit tė sypri permendunit Pa-lit, Arēipeshkev, e tuj bā kshtu s'ké kurr me gabue. Ké me kźnė besnik e mik i sinēerėt i Republikės sė Venedikut".
Edhe nga ky testament i fundit mund tė shihet se ēfarė ishte qėndrimi i Gjergj Kas-triotit ndaj Kishės (Katolike) qė, Donikėn, Gjonin e shtetin e vet ia beson atij qė vazh-dimisht e kishte pėrkrahur e mbajtur mora-lin e popullit dhe tė tij, pra ai qė e shkroi formulėn e pagėzimit nė shqipe, i pėrndritshmi argjipeshkėv Pal Engjėlli.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-10-07, 05:34   #29
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim A ka egzistuar njė portret i vėrtet i Skenderbeut

A ka ekzistuar njė portret i vėrtetė i Skėnderbeut

Portreti mė i saktė, njė punim venecian, ėshtė paraqitur nga Marin Barleti, nė librin e famshėm "Historia de vita et Scanderbegi Epirotarum Princips", qė ėshtė botuar nė Romė

At Vinēens Malaj

Figura e shkėlqyer e heroit tonė Kombėtar Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, si njė nga personalitetet mė tė rėndėsishėm tė historisė sė popullit qiptar dhe roli i tij nė mbrojtjen Kombėtare kundra pushtuesėve osmanė nė shekullin e XV-tė, ėshtė i njohur mjaft mirė nga biografitė e shumta tė tijat dhe e ndriēuar deri diku nga dokumentat e kohės.

Nė vitet e fundit, e sidomos nė 1968-ėn me rastin e 500 vjetorit tė dekjes sė tij, janė shoshitur dhe sqaruar nė shumė pikpamje e sa e sa ēėshtje tė rrethanave, nė lidhje me jetėn, veprėn, epokėn dhe luftart e rezistencėn e tij bashkė me princat e tjerė shqiptarė kundra armikut tė pėrbashkėt otoman. Ndėr kumtesat e sudimet e shumta qė janė mbajtur sidomos gjatė kremtimit tė 500 vjetorit qė ishte dhe vit jubilar i tij, vlejnė pėr tu pėrmenduar ato tė Tiranės, Prishtinės, Romės, Palermos dhe disa qyteteve tė tjera ku u ligjėruan ato. Nė kėto studime janė sqaruar shumė ēėshtje historike, si dhe ndikimi i figurės sė tij nė literaturėn botėrore si
nė prozė, poezi ashtu dhe inspirimi qė ka dhėnė vepra luftarake e
tij nė muzikė dhe arte tė tjera. Nisur nga kėto, kanė dalė dhe vazhdojnė tė dalin ende nė dritė shumė dokumenta dhe botime tė reja, tė panjohura deri mė tashti.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-10-07, 05:35   #30
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A ka egzistuar njė portret i vėrtet i Skenderbeut

Parafytyrimi i Skėnderbeut

Megjithkėtė ndėr tė tjera, ende nuk ėshtė sqaruar krejt mirė, ose ėshtė folė pak e gabimisht, mbi njė problem qė pėr shumė kėnd paraqet interesim tė madh. Ky problem, ėshtė ēėshtja e autenticitetit dhe fytyrimit tė Skėnderbeut, ndėr portretet e tija qė sot gjenden tė ruajtura ndėr muzeumet e ndryshme europiane, siē janė ato tė Firences, Milanos, Vjenės, Berlinit, Palermos etj. Duke pasur rastin tė merrem me mbledhjen
bibligrafike tė botimeve tė shumta mbi Skanderbegun, qė nė mbarė botėn janė shtypė dhe rishtypė me qindra e qindra qė prej shekullit tė XV-tė e deri nė ditėt tona, tė cilat ruehen nė bibliotekat mė tė famėshme tė qyteteve europiane, porsi pėrgatitje pėr tė dhėnė njė kontribut modest tė manifestimeve e pėrkujtimeve kastriotjane tė Romės e Palermos, isha i ngarkuar nga Drejtori i Institutit tė Studimeve Shqiptare tė Universitetit tė
Romės, Prof. Ernest Koliqit, qė me materialin e mbledhur tė hapja njė ekspozitė nė ato dy qytete.

Prej gojės sė shumė vizitorėve ndjeja orė e ēast pyetjen :" Cili ėshtė portreti mė autentik i Skėnderbeut dhe a ekziston njė portret i tillė?" Nisur nga kjo gjė, po orvatem tė jap njė pėrgjigjie sqaruese, duke shtjellue njėkohėsisht pėrfytyrimin e historianėve tė ndryshėm mbi portretin e Skėnderbeut, tė ilustruem deri diku dhe nga ekspozitat qė u hapėn nė Romė e Palermo. Para se tė pėrshkruaj pėrfytyrimet e Skenderbeut, tė cilat kanė mbėrritur deri nė ditėt tona, desha tė theksoj se deri mė sot nuk e dimė me siguri se ekziston apo ka ekzistuar me tė vėrtetė nė Shqipėri apo nė botė njė pikturė ose kopje e pėrfytyrimit tė vėrtetė autentik i Skėnderbeut, qė tė ketė qenė i drejt pėr drejt qė nga koha e tij. Tė gjithė ato kopje qė janė ruajtur deri nė ditėt tona, janė shumė mė tė vonėshme, ose janė kopje tė bėra sipas ndonjė ekzemplari
mė tė vjetėr, ose sipas pėrfytyrimit tė pėrshkrimit qė i ka bėrė Marin Barleti e biografėt e tjerė tė tij. Por a ėshtė bėrė ndonjė portret sipas kujtimit tė atyre biografėve qė e kanė njohur vetė personalisht Skėnderbeun, nuk dihet asgjė me siguri, mbasi pėr kėtė nuk ka dokumente tė kėtij lloji.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:04.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.