Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 05-06-11, 11:53   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Theofan Stilian Noli (Fan Noli)

Fan Noli







Fan Noli
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė
Fan Noli
Kryetar, Kryeministėr
(1924-1924)
Ministėr i Jashtėm
(1921-1921)

Emri: Fan
Mbiemri: Noli
Profesioni: shkrimtar, politikan , pėrkthyes
Ditėlindja: 6 janar, 1882
Vendlindja: (turq: Ibrik Tepe)
Kombėsia: shqiptar
Theofan Stilian Noli (Fan Noli, 6 janar 1882 - 13 mars 1965, ShBA) burrė shteti[1], dijetar, poet, pėrkthyes e historian shqiptar nga Perandoria Osmane.
Noli ishte artist dhe dijetar, pėrfaqėsues i shquar i letėrsisė demokratike, qė u zhvillua nė Shqipėri fill pas Rilindjes[2]. Fan Noli dha njė kontribut tė ēmuar pėr Shqipėrinė dhe thesarin e kulturės kombėtare.



Jeta

Lindi mė 6 janar 1882 nė Qytezė (turqisht: Ibrik Tepe), fshat shqiptar nė Traki, jo shumė larg nga Edreneja. Si disa fshatra tė tjera tė asaj krahine tė banuar me shqiptarė, Qyteza kishte ruajtur me kohė gjuhėn, doket dhe kostumet e tė parėve. Noli e mbante fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjės. I ati, Stiliani, ndonėse trashėgoi njė pronė tokė, nuk u mor me bujqėsi, po shėrbeu si psalt nė kishėn e fshatit. E ėma, Maria, ishte shtėpiake. Familja u shtua shumė dhe erdhi njė kohė qė jetesa u bė e vėshtirė pėr tė. Sa qe i mitur Noli hoqi sėmundje tė rėnda, prandaj shkollėn e nisi me vonesė. Filloren dhe tė mesmen i bėri greqisht. Por me shumė ndikoi tek ai krenaria e fshatit shqiptar pėr tė kaluarėn historike dhe dashuria pėr shkrimin shqip. Qė nė bankat e shkollės iu shfaqėn karakteri i pavarur dhe fryma e revoltės. Pėr kėtė shkak nuk iu dha diploma nė kohėn e duhur, gjė qė e pengoi tė emėrohej mėsues atė vit shkollor. Mė 1900 vajti nė Greqi, me qėllim qė tė nxirrte jetesėn dhe tė ndiqte fakultetin e filozofisė. Nė Athinė u lidh me njė shoqėri belge, e cila zotėronte tramvajet me kuaj. S'i eci mbarė. Studime nuk i bėri. Atėherė u hodh nė punė tė tjera, si kopist, sufler dhe aktor pranė njė trupe greke teatri shėtitės. Tek punonte atje, iu ngjall dėshira tė mėrej me dramaturgji. Mė 1903 kaloi nė Egjipt, ku zuri punė si mėsues i greqishtes. Ndėrkohė, njihet me lėvizjen kombėtare. I ndihmuar nga patriotė, nis veprimtarinė politike dhe letrare: shkruan artikujt publicistikė, pėrkthen greqisht «Shqipėria ē“ka qenė, ē“ėshtė e ē“do tė bėhet» tė Sami Frashėrit. Mė 1909 njeh Faik Konicėn[3] Nga viti 1908 deri mė 1912 kryen studimet e larta pėr arte nė Universitetin e Harvardit, tė cilat i pėrfundon me cum laude nė Bachelor of Arts.
Nė fund tė jetės sė tij shkon nė Florida. Atje, nė banesėn e tij, nė Fort Lauderdale, vdiq mė 13 mars 1965, larg atdheut tė shtrenjtė, qė e deshi me zjarr tė pashuar. Fan Noli ėshtė varrosur nė Forrest Hill Cemetery, tė Bostonit.


Veprimtaria Patriotike

Mė 1906, i nxitur dhe i pėrkrahur nga
Pas shpalljes sė Pavarėsisė, Noli pėrkrahu qeverinė e kryesuar nga Ismail Qemali. Erdhi nė Shqipėri pėr tė parėn herė mė 1913. Pėrsėri shkoi nė ShBA. Vatra e zgjodhi kryetar. Tė kėsaj kohe janė vjershat e tij tė para dhe tė parat shqipėrime artistike. Mė 1921 doli vepra e tij madhėshtore nė prozė "Historia e Skėnderbeut". Nė Shqipėri erdhi sėrish nė fillim tė viteve 20. Gjeti njė lėvizje mjaft tė gjerė pėr sigurimin e pavarėsisė kombėtare dhe tė tėrėsisė tokėsore. Si deputet nė Kėshillin Kombėtar, mbrojti platformėn e Kongresit tė Lushnjės dhe u bė udhėheqės i krahut demokratik kundėr feudalėve, qė kryesohej nga Ahmet Zogu. Noli luajti njė rol tė dorės sė parė nė organizimin dhe nė drejtimin e revolucionit demokratik tė qershorit 1924, pas ngadhėnjimit tė tė cilit u caktua kryetar i qeverisė. Por revolucioni nuk u ēua gjer nė fund. Noli me shokė treguan butėsi dhe ngathtėsi. Revolucioni u thye nga bashkėveprimi i reaksionit tė brendshėm dhe me forca te huaja. Mė 24 dhjetor 1924, Noli mori udhėn e mėrgimit politik dhe s'u kthye mė nė Shqipėri.


Nė mėrgim



Peshkop Noli nė Kishėn Worcester, afėr Bostonit nė Massachussets, ShBA
Fillimisht u vendos pėrkohėsisht nė Vjenė. Regjimi zogistė e dėnoi me vdekje nė mungesė. Nė periudhėn 1925-1930, krahas veprimtarisė politike, zhvilloi njė punė tė dendur krijuese: shkroi vjersha, shqipėroi disa kryevepra tė letėrsisė botėrore, me hyrje kritike, botoi artikuj tė mprehtė pėr mbrojtjen e revolucionit demokratik tė qershorit]], pėr denoncimin e regjimit zogistė dhe tė reaksionit ndėrkombėtar. Pas vitit 1930, Noli u largua nga Europa dhe u vendos pėrfundimisht nė ShBA. Aty ushtronte funksionin e peshkopit tė kishės ortodokse shqiptare. Mė 1947 botoi pėrpunimin qė i bėri Historisė sė Skėnderbeut, nxorri nė dritė njė botim anglisht dhe mė 1949 njė variant tė dytė shqip tė saj: kurse mė 1960 dha anglisht njė autobiografi tė shkurtėr mjaft tėrheqėse. Vėllimin me vjersha Albumi u botua mė 1948. Brenda viteve 1961-1963 botoi dy vjershat e fundit origjinale dhe disa shqipėrime vjershash tė poetėve tė njohur.


Peshkop Noli nė Kishėn Worcester, afėr Bostonit nė Massachussets, ShBA


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 05-06-11, 11:55   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Theofan Stilian Noli (Fan Noli)

Hymni i Flamurit

O Flamur gjak, o flamur shkabė,
O vėnd e vatr' o nėn' e babė,
Lagur me lot, djegur me flagė,
Flamur i kuq, flamur i zi.
Fortesė shkėmbi tmerr tirani,
S'tė trėmb Romani, as Venecjani,
As Sėrb Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math pėr Vegjėli
Flamur qė linde Shėn Kostandinin,
Pajton Islamn' e Krishtėrimin,
Ēpall midis feve vllazėrimin,
Flamur bujar pėr Njerėzi.
Me Skėnderben' u lavdėrove
Dhe nė furtun' i funtmi u shove,
Me Malon prapė lart vrapove,
Yll i pavdekur pėr Liri.
Sa shpesh pastaj pėrdhč u shtrive
Me zjarr e zi u ndeze u nxive,
Po ēdo mizor me shpat' e grive,
O fushė-kuq, o shkabė-zi.
Pėrpjetė prie Shqipėrinė,
Pėrlintj'a shpirtin dhe fuqinė,
Diell pėr vllanė, yrnek pėr fqinė
Pėr botėn ėndr' e qjell i ri
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-06-11, 11:57   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Theofan Stilian Noli (Fan Noli)

Njė analizė (qė vlen edhe sot) nga Fan Noli (1923)



"Nė vendin tonė mbretėron konfuzioni i pesė anarkive

E para, anarkia fetare: katėr fe tė ndryshme qė s’kanė zėnė rrėnjė nė zemrėn e njė populli pagan. E dyta, anarkia sociale: kėtu s’ka as klasė bejlerėsh, as klasė bujqish, as klasė burxhoazie. Kėtu bujku ėshtė mė bej se beu, beu mė bujk se bujku. Kini njė shembull tė bukur nė Partinė Popullore, e cila mbahet sot nė fuqi prej bejlerėve. E treta, anarkia morale: kėtu qeni s’njeh tė zotin; kėtu karakteret lopėsohen, qullosen dhe ndėrrojnė forma dita ditėn si nė kaleidoskop. Kėtu ambiciet janė pa fre e pa kufi.

Kėtu i padituri i di tė gjitha dhe i pazoti ėshtė i zoti pėr tė gjitha. E katėrta, anarkia patriotike: kėtu brenda nė njė ditė, si me magji, trathėtori bėhet patriot dhe patrioti trathėtor. Kėtu shohim pėrpara syve tanė tė kapardisen si patriotė tė mėdhenj, ata qė kanė luftuar pėr “harfet” e pėr flamurin e babės, qė kanė djegur Shqipėrinė e Mesme ose ata qė janė puthur me andartėt e i kanė ndihmuar pėr tė shkretuar anembanė Toskėrinė; kėtu si mė thoshte njė mik, ėshtė mė mirė tė jetė njeriu trathėtor e tė shikojė interesin e tij e tė jetė i sigurt qė tė nesėrmen do tė proklamohet patriot i madh.

E pesta, anarkia e idealeve: kėtu idealet e errėta, tė shtrembra e tė mumifikuara tė Fanarit e tė Buharės pėrfyten e pėrleshen nė njė luftė pėr vdekje me idealet e gjalla, elegante dhe tė ndritshme tė Perėndimit; na mungojnė vetėm idealet e antropofagėve. Po pėr tė zėnė vendin e ketyre kemi kolltukofagėt, krimba tė verdhė me kokė tė zezė, qė rriten me plagėt e infektuara tė Shqipėrisė nė lėngim, kėpushė, qė mund t’i copėtosh, po jo t’i ē’qitėsh nga trupi qė kafshojnė e thėthijnė.

Herodoti na tregon se nė betejėn navale tė Salaminės, njė athenian kapi njė anije persiane me dorėn e djathtė e s’e lėshonte gjersa ia prenė; ahere e kapi me dorėn e mėngjėr; ia prenė edhe kėtė; ahere e kapi me dhėmbė dhe s’e lėshoj gjersa i prenė kokėn. Sikur tė ngjallej Herodoti pėrsėri do tė shikonte qė kolltukofakėt tanė janė mė tė fortė se ky trim legjendar i vjetėrsisė greke. Qė t’i ēqitėsh kėta tanėt nga kolltuku duhet t’u preē jo vetėm duart e kokėn, po edhe kėmbėt e trupin."



Nga Shoqėria "Bashkimi Shqiptar"
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-06-11, 04:39   #4
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Theofan Stilian Noli (Fan Noli)

Katedralja e Shen Gjergjit themeluar nga Fan Noli ne Boston USA

http://www.saintgeorgecathedral.com/

http://www.youtube.com/watch?v=Tv7RVDklEik




__________________
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.

Naim Frasheri
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-03-12, 12:37   #5
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Re: Theofan Stilian Noli (Fan Noli)


Shkrimin e botoj nė nderim tė personalitetit tė madh tė kombit shqiptar, Hirėsisė sė tij, Theofan Stilian Nolit, mik i shtrenjtė i gjyshit, babait dhe xhaxhait tim.


Petro Luarasi
Na bashkoi pėrkujtimi i Hirėsisė sė tij, Theofan Stilian Nolit


Theofan Stilian Noli (6.1. 1882 – 13. 3. 1965) kryeministėr i Shqipėrisė pėr disa muaj, themelues i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, veprimtar demokrat, dijetar, poet, pėrkthyes e historian, pėrfaqėson njė nga personalitetet mė tė shquara tė kombit shqiptar.
Tė pėrmallur pėr kujtimin e tij, njė grup besimtarėsh ortodoksė kėrkuan qė tė mbahej njė meshė nė katedralen e apostujve Pavėl dhe Shėn Asti nė Durrės. Episkopi Nikolla e pranoi kėrkesėn dhe mesha u mbajt nė datėn 13 mars, paradite, me njė pjesėmarrje tė gjerė atdhetarėsh shqiptarė, besimtarė tė tė gjitha feve, tė ardhur nga Tirana, Elbasani, Korēa e Shkodra, me intelektualė tė qytetit tė Durrėsit, pėrfaqėsues tė shoqatave, etj Merrnin pjesė Episkop Nikolla, Arkimandrit Kozma Prifti, Atė Spiro Tola, Atė Spiro Qosja, Atė Asti Beshiri, etj.
Tė pranishmit u ftuan edhe nė njė takim miqėsor ku foli Episkopi Nikolla me hierarkė tė tjerė tė katedrales , disa nga pjesėmarrėsit si dhe u recituan disa poezi tė imzot Nolit. Mesha dhe takimi u pėrshkruan nga njė nderim e mirėnjohje e thellė ndaj veprės sė tij tė paharrueshme, jo vetėn pėr kishėn ortodokse autoqefale shqiptare, por edhe mbarė kombit shqiptar. Pjesėmarrėsit ndjeheshin tė kėnaqur qė pas kaq kohėsh u realizua nė Katedrale njė pėrshpirtje pėr kėtė personalitet tė shquar. Mė pas pėrfaqėsues tė kishės ortodokse dhe tė pranishmit shkuan tė shohin mbetjet e kishės sė Shėn Spiridonit si dhe biseduan mbi rrezikun e shembjes qė i kanoset selisė sė dikurshme tė Mitropolisė.
Theksoj qė u ndjeva i mjerė pėrpara rrėnojave tė Kishės Legjendare, portikut tė mykur dhe portės sė kalbur, nė atė vend tė bekuar ku ka meshuar pėr pesė vjet edhe Fan S.Noli. Madje atje nuk kishte as edhe njė pllakė pėr bė ( dikush na sqaroi se ajo qe vendosur andej nga bulevardi, ku syri nuk tė kapte asnjė dėshmi trashėgimie historike?!) Me kėtė rast njė pėrfaqėsues i kishės ortodokse, me pikėllim na sqaroi se punėt qenė edhe mė keq, pasi vetė selia qendrore, nė krah tė gėrmadhave tė kishės , ku dikur jetonte e punonte Kryepeshkopi i Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, hirėsia e tij Fan Noli, po shtegtonte mbi gjurmėt e simotrės mė tė vogėl. Ky thesar fetar e historik na zotėrohej nga dy familje hallexhinjsh tė cilat shteti, nuk paskish qenė nė gjendje t’iu gjente tjetėr banesė qoftė edhe pėr hir tė ligjit pėr mbrojtjen e vlerave tė tilla madhore. Mu kujtuan histori tė ngjashme objektesh tė ēmuara tė rrėnuara nė pėrpjekjen e dėshpėruar qė tė ndryshojė diēka pėr mė mirė.
Edhe njė tjetėr dėshmi: Nė vitin 1965, dy vjet pas ndarjes nga jeta tė Fan S.Nolit, erdhi nė Shqipėri zėvendėsi i tij At Artur Liolini i shoqėruar nga klerikė tė tjerė. Ai i deklaroi popullit e qeverisė shqiptare se Fan Noli ia kishte lėnė si amanet qė kishėn e Shėn Spiridonit nė Durrės ta mirėmbanin e ta rregullonin mirė. Nuk kaluan as dy vjet dhe qeveria ia vuri kazmėn. Tashmė nė demokraci nė ish-oborrin e kishės famėmadhe ndrit krenare njė ndėrtesė moderne qė nxjerr mė nė pah rrėnojat e nxirrosura tė memorjes sonė historike dhe skamjen e ndėrgjegjes sonė kombėtare!
Gjithsesi u kėnaqa pa masė nga ky aktivitet pėrkujtimor : Hiresia e tij Fan S.Nolit, edhe pse i vdekur, na bashkoi pa dallim feje ne nipėr e pasardhės atdhetarėsh tė shquara ku pėrmend si shembull z.Gjon Kaēorri , z.Ali Korēa, z.Perikli Jorgoni. Ne ndjemė njė gėzim akoma mė tė madh sepse me hierarkėt ortodokse shqiptare, nė ambjentin e Katedrales se apostujve Pavėl dhe Shėn Asti nė Durrės, u bashkuam natyrshėm rreth flamurit tonė kombėtar. U ndamė nga njėri-tjetri me urimin qė tė takohemi pėrsėri me ngjarje tė gėzueshme dhe arritje mė tė mėdha.
Imazhet E Bashkangjitura
Tipi Dosjes: jpg 1 Fan noli_-300x225.jpg (20.3 KiloByte, 1 shikime)
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-12-13, 16:44   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Theofan Stilian Noli (Fan Noli)

Fan Noli
Katėr gota raki pėr t’i shkruar njė letėr mikut tė vjetėr, gazetarit Milto Sotir Gurra








Tiranė, 26.12.2013

Mė 5 janar tė vitit 1919, kohė nė tė cilėn Noli ishte administrator i Kishės Ortodokse Shqiptare nė SHBA, i shkruan njė letėr mikut tė tij gazetarit Milto Gurra. Njė letėr tė cilėn nis e shkruan me njė shishe raki pėrpara, tė cilėn ia kishte dhuruar pas meshės njė shqiptar. Kishte kaq kohė qė donte t’i shkruante mikut tė tij, dhe vetėm kur ktheu gotėn e parė tė rakisė, e mė pas tjetrėn e tjetrėn, u ndje i ēliruar tė shkruante tė gjithė ato ēfarė kishte nė zemėr, duke mos fshehur dhe trishtimin dhe pasigurinė qė ndjente nė atė periudhė. Letrat kanė qenė njė mėnyrė qė Noli, por dhe bashkėkohės tė tjerė tė tij zgjidhnin pėr tė komunikuar me njėri-tjetrin. “Se i vetmi ilaē nė tė cilin besojnė shqiptarėt, ėshtė rakia. Dhe qenka ilaē me tė vėrtetė. Vetėm dy kupa dhe m’u ndreq shėndeti: dėshpėrimi i lėshon vend njė lumturie ėndėrrore; buzėvarja ikėn e ndjekur prej buzėqeshjes dhe pastaj e bombarduar prej hargalisjes; e sotmja s’mė duket aq e keqe, dhe pėr nesėr ka Perėndia. Dhe mė e mira ėshtė qė me njė kupė tė tretė mund tė ndreqen tė gjitha punėt…”, shkruan Noli nė letrėn drejtuar mikut tė tij.

Teksa tregon se ndihet i lodhur nga punėt, Noli me humor shkruan se tė nesėrmen do tė pijė sėrish njė gotė raki, tė marrė frymėzimin pėr punėt e tjera qė i ka lėnė nė gjysmė. Por duket se gjėrat nuk shkojnė keq pas kėsaj letre pėr personalitetin e njohur shqiptar. Vetėm 7 muaj mė pas, mė 27 korrik 1919, ai u emėrua peshkop i Kishės Ortodokse Shqiptare nė Amerikė, qė tashmė ishte dioqezė e pavarur. Njė vit mė pas, duke pasur parasysh rritjen e figurės sė Nolit si udhėheqės politik e fetar i bashkėsisė shqiptare dhe si shkrimtar, orator dhe komentator politik i talentuar, ishte e logjikshme qė ai tė zgjidhej kryetar i delegacionit shqiptar nė Lidhjen e Kombeve nė Gjenevė, ku arriti ta anėtarėsonte Shqipėrinė mė 17 dhjetor 1920. Gazeta The Manchester Guardian, nė njė koment mė 23 korrik 1924, e pėrshkruante Nolin si njė burrė qė do tė kishte qenė i shquar nė ēdo vend. Diplomat i pėrkryer, ekspert i politikės ndėrkombėtare, mjeshtėr i debatit, qė prej fillimit ai la mbresa tė thella nė Gjenevė. Me shumė mjeshtėri, por gjithmonė me buzė nė gaz, ai i vuri me shpatulla pas murit tė gjithė kundėrshtarėt e tij ballkanas. Ai ėshtė njė njeri me kulturė tė pamasė, qė ka lexuar ēdo gjė qė ia vlen tė lexohet nė anglishte dhe frėngjishte. Gjatė gjithė viteve tė jetės sė tij aktive letėrkėmbimi, pėrbėn njė nga komponentėt mė tė rėndėsishėm tė burimeve vetjake tė Fan Nolit. Ai paraqitet i pranishėm nė ēdo etapė tė jetės, si pjesė e pandarė e veprimtarisė sė tij poliedrike. Fan Noli gjatė jetės shkroi me mijėra letra. Sigurisht, kėtė punė ai nuk e bėri si shkrimtar. Por duke qenė edhe i tillė, letrat nė radhė tė parė u diktuan nga kėrkesat e kohės, nga detyrat historike dhe nevojat e ditės. Me anė tė tyre, veē rrugėve tė tjera, ai do tė komunikonte me shokėt e luftės dhe tė punės, do tė mbante ato lidhje aq tė domosdoshme me botėn shqiptare, por dhe me atė tė huaj. Letėrkėmbimi i Fan Nolit shtrihet nė njė periudhė kohore afro gjashtėdhjetėvjeēare (1906-1965). Por pasqyra mė e plotė e letėrkėmbimit tė pasur e tė gjerė tė Nolit janė tė dhėnat qė na ofron Biblioteka Fan Noli, e krijuar mė 1970 pranė shkollės sė Kryekatedrales Ortodokse Shqiptare tė Shėn Gjergjit nė Boston, ku gjendet dhe fondi i korrespondencės, me 3000 letra dėrguar Nolit nė vitet 1930-1965 dhe rreth 100 kopje letrash tė shkruara prej tij. Milto Sotir Gurra, tė cilit i adresohet kjo letėr ėshtė me prejardhje nga njė krahinė e Korēės. Pjesėn mė tė madhe tė jetės e kaloi nė emigrim, duke nisur nga Odesa, Amerikė, Stamboll, Sofje dhe Konstancė. Ai ka bashkėpunuar aktivisht me shumė organe shtypi kombėtare e letrare nė mėrgim shpesh me pseudonimet Nomadhi, Gjon Zeza dhe D.Toēkas. Ndėrkaq, vetė qe botues apo bashkėbotues i njė numri revistash tė tilla si i organit politik e letrar Atdheu tė Konstancės mė 1912 dhe tė Durrėsit mė 1914, i sė pėrmuajshmes Shkėndija tė Korēės mė 1921, i organit satiro-humoristik Zegthi tė Korēės mė 1922, dhe i sė pėrdyjavshmes Zėri i Popullit tė Korēės mė 1922. Nė kėto organe Gurra botoi tregimet e para, mė tė mirat e tė cilave qenė shkruar gjatė viteve qė jetoi nė Rusi. Nė vitin 1938 ai botoi librin me tregime “Plagėt e kurbetit”. Njė kontribut Gurra ka dhėnė dhe nė pėrkthimin e letėrsisė ruse. Ai ka sjellė nė shqip vepra nė prozė tė Turgenievit, Toltoit, Ēehovit, Gorkit etj.







Letra drejtuar Milto Sotir Gurrės

Boston, Mass, 5 janar 1919
I dashur mik,
I lodhur nga shpirti dhe nga trupi, i plakur pėrpara kohės, i thyer nga shėndeti, me luftė dje dhe me luftė nesėr, me njė rrezik tė ri pėrpara posa lashė tjetrin pas, me detyrėn e tmerruar tė sulem e tė udhėheq kur kėmbėt e rėnduara dėshirojnė shtrirje, ndodhem nė situatėn e njeriut tė torturuar, qė pėrpiqet ta fshehė mjerimin e tij moral dhe fizik dhe shtrėngon dhėmbėt me njė fort tė fundme nga frika se mos i shpėton njė ulėrimė e pėrmbytur e dėshpėrimit.

Pas kėsaj parafjale, tragjike, nė e besofshi, melodramatike, nė dyshofshi me nėnqeshje, merrni vesh pėrse mė rėndohet pena dhe pėrse kam heshtur. S’kam qenė mirė dhe s’ma ka kėnda pėr asgjė. Me gjithė qė mė kini kujtuar me katėr letra, dhe me gjithė qė s’gjeja nė asnjė ēip tė zemrės as hijen e ndjesės pėr heshtjen time, prapė- e rrėfej :- do tė mos ju kisha shkruar, sikur tė mos mė zbriste papritur njė frymėzim, nė formėn dykupėsh rakie prej rrushi, tė cilat mė dhanė forcėn tė mbaroj kėtė detyrė tė harruar pėrpara njė miku tė vjetėr. Shishen e ēmuar e kam pėrpara. E vogėl pėr fat tė zi, por ka edhe disa kupa brenda, kupė qė shtrojnė nervat, qė kullojnė gjakun, qė shėrojnė tė sėmurin, qė ngjallin tė vdekurin. Ma fali sot njė besnik zemėrdhembshur, pasi mbaroi mesha. Besniku e di qė unė s’pi, por ma dha pėr ilaē. Se i vetmi ilaē nė tė cilin besojnė shqiptarėt, ėshtė rakia. Dhe qenka ilaē me tė vėrtetė. Vetėm dy kupa dhe m’u ndreq shėndeti: dėshpėrimi i lėshon vend njė lumturie ėndėrrore; buzėvarja ikėn e ndjekur prej buzėqeshjes dhe pastaj e bombarduar prej argalisjes; e sotmja s’mė duket aq e keqe, dhe pėr nesėr ka Perėndia. Dhe mė e mira ėshtė qė me njė kupė tė tretė mund tė ndreqen tė gjitha punėt.

O burrani! Nėn flamurin e Shahinit trimėria mė shtohet, bėhem zjarr e shpuzė! Tė kam gjetur, or Milto! Mė duket sikur tė shoh pėrpara pėrmes mjegullės diafane, me tė cilėn mė rrethoi fuqia magjike e ilaēit tė vilajetit. Qė tė kthjellohet koka dhe tė mė ēelen sytė, rrėmbej kupėn e katėrt, se ashtu kėshillojnė theriaklinjt tanė, tė shtruar kėmbėkryq, qė pinė me njėrėn dorė dhe ia kėrcasin me tjetrėn! Dhe tani tė humba fare! Po kudo qė tė jesh mos pandeh se tė harrova. Tė kam kujtuar kėtu e ca ditė nė Manēester, ku u poqėm herėn e parė. Njė ditė shkova ca ēaste tė lumtura duke kėnduar legjendėn “Plaku i moēėm”. Po kėtu duhet tė mbaroj se m’u errėn sytė dhe nisi tė mė dhėmbė koka. U mor vesh qė ilaēi i mjekėve tanė me kallca dhe me silah s’bėka pėr mua. Megjithėkėtė prapė mbaroj njė punė, se ja ku tė shkrova kėtė letėr me gjallėrinė mė fluturake qė mė dha. Nesėr do ta provoj edhe njė herė kush e di, mund tė bėj prapė ndonjė ēudi. Gjer atėherė natėn e mirė! Ju faleminderit me gjithė zemėr pėr fjalėt e mira qė mė shkruani dhe pėrkrahjen besnike qė mė keni dhėnė. Qofshi shėndoshė!

Ju pėrshėndosh vėllazėrisht dhe mbetem Juaji me besė F.S. Noli
Peshkop F.S. Noli





__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:46.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.