Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Biologji
Emri
Fjalėkalimi
Biologji Veēoritė fizike, sjellja e organizmave, klasifikimi i tyre, prejardhja dhe zhvillimi i llojeve e ndėrveprimi qė kanė njėra me tjetrėn nė lidhje me mjedisin.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 12-12-09, 17:48   #1
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Indi muskulor

Textus muscularis) Indi muskulor ėshtė njėri nga indet mė tė pėrhapura, pa tė cilin nuk mund tė kuptohet jeta ne organizmat shtazore. Nėpėrmjet ti nuk realizohet vetėm zhvendosja e organizmit nė hapėsirė, por kryhen edhe shumė lėvizje tė tjera te brendshme, sikurse qė janė tkurrjet e zemrės, frymėkembimi, peristaltika e zorrėve etj. Pra vetia kryesore e kėtij indi ėshtė aftėsia pėr tu tkurrur. Drejtimi I tkurrjes shkon sipas drejtimit tė vetė fijes apo qelizės muskulore.

Ekzistojnė tre tipa tė indit muskulor:
      • • muskulatura e lėmuar,
        • muskulatura e vijėzuar (e skeletit) dhe
        • muskulatura e zemrės, qė konsiderohet si formė e ndėrmjetme e dy tipave tė parė.
Muskulatura e lėmuar dhe muskulatura e zemrės ndėrtohen nga qeliza muskulore, ndėrsa e skeletit ndėrtohet nga fije (fibra) muskulore qe janė formacione makroskopike tė gjata sa vetė muskuli.
Nė muskulaturėn e zemrės dhe tė skeletit, tė parė ne mikroskop, mund tė dallohen disa vijėzime me vendosje tė tėrthortė, ndėrsa ne muskulaturėn e lėmuar kėto formacione mungojnė, prandaj kjo muskulaturė quhet e lėmuar. Nga ana funksionale ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se muskulatura e skeletit tkurret nė mėnyrė tė vullnetshme, ndėrsa muskulatura e lėmuar dhe ajo e zemrės tkurren nė mėnyrė tė pavullnetshme. Dallimet ndėrmjet tipave tė muskulaturės do t’i pėrmendim pasi tė jemi njohur me ndėrtimin e tyre. Disa formacione tė qelizės apo fijes muskulore kanė njė terminologji tė veēantė. Kėshtu membrane qelizore ose plasomela kėtu quhet sarkoleme, sitoplazma sarko plazmė, rrjeta endoplazmatike rrjetė sarkoplazmatike, ndėrsa mitokondriet-sarkozome.
  • • Muskulatura e lėmuar
(Texus muscularis glaber) Muskulatura e lėmuar ndėrtohet nga qeliza nė formė boshtore qė quhen miocite. Nga jashtė ato vishen prej njė membrane shumė tė hollė (sarkolema) qė nė mikroskop tė zakonshėm nuk mund tė shihen. Nė qendėr tė miocitit vendoset bėrthama qe ka formė boshtore, pra i pėrgjigjet formės sė jashtme tė qelizės. Nė mes tė sarkolemės dhe tė bėrthamės shtrihet citoplazma (sarkoplazma) me ngjyrė tė kuqe. Miocitet nė skajet e tyre mund tė ndahen nė dy degė pėr tu lidhur me qelizat fqinje. Nė skarkoplazmė vendosen disa fije shumė tė holla qė janė mioflamentet, tė cilat marin pjesė aktive ne procesin e tkurrjes. Mioflamentet vendosen paralel me gjatėsinė e miocitit. Gjatėsia e qelizės ndryshon sipas organit ku vendoset psh: nė enėt e gjakut kanė gjatėsi rreth 20 mikrometėr, nė zorrė rreth 200 mikrometėr, nė mitėr (gjatė periudhės sė barrės) miocitet mund tė arrijnė njė gjatėsi prej 500 mikrometėr. Gjatė tkurrjes miociti shkurtohet dhe trashet, kurse bėrthama pėrdridhet nė formė tė spirales. Nė prerje tė tėrthortė miocitet paraqiten me diametėr tė ndryshėm. Nė rast se prerja kalon nė qendėr tė qelizės, pra nė nivel tė bėrthamės, diametri ėshtė mė i madh, kurse prerja e bėrthamės paraqitet e rrumbullakėt. Nė nivele tjera diametri ėshtė mė i vogėl dhe nuk pėrmban bėrthamė. Nė disa organe, si psh. Nė zorrė, muskulatura e lėmuar vendoset nė dy drejtime: gjatėsore dhe tėrthore. Nė kėtė rast miocitet mund tė shihen ne tė dyja prerjet. Zakonisht miocitet qėndrojnė shumė afėr njėra-tjetrės sa qė ėshtė shumė vėshtirė tė vėrehet kufiri mes tyre. Pėr t’i dalluar ato na ndihmojnė bėrthamat e qelizave, tė cilat gjithmonė shihen mirė. Grupe qelizash me pozicion tė njetė ndahen prej njėri-tjetrit nga njė rrjetė prej indit lidhor fijeshkrifėt, qe quhet endomisium. Kjo rrjetė mund tė shifet edhe ndėrmjet miociteve. Tufat muskulore rrethohen nga njė shtresė e hollė e indit fijeshkrifėt qė quhet permisium, ndėrsa krejt muskuli vishet nga jashtė nga epimisium. Nė mikroskop elektronik mund tė vėrehet se sarkolema e miocitit bėn disa palosje (invaginime) me drejtim tė sarkoplazmės. Nė disa raste kėto palosje marrin formė tė rregullt, duke krijuar disa formacione tė veēanta, qė quhen kaveole (caveole). Kohėt e fundit eksizoton mendim se tė gjitha kėto struktura sė bashku janė analoge me sistemin e tubulit T qė ėshtė karakteristik pėr muskulaturėn e skeletit. Lidhja e qelizave fqinje bėhet sipas tipit nexus. Kėto zona nuk shėrbejnė vetėm pėr bashkimin e qelizave, por edhe si vend kalimi pėr ngacmimet (impulset) nga njė qelizė nė tjetrėn. Muskulatura e lėmuar ėshtė e specializuar pėr tkurrje tė vazhdueshme, por me njė forcė relativisht mė tė dobėt se sa muskulatura e skeletit. Kjo tkurrje ėshtė veti e lindur e miocitit, por qė tė realizohet duhet edhe pjesėmarrja e sistemit nervor autonom, e hormoneve, si dhe disa metaboliteve lokale tė cilat modulojnė tkurrjen sipas kėrkesave funksionale tė organit ku ndodhet kjo muskulaturė. Kėshtu psh., muskulatura e lėmuar e zorrėve bėn tkurrje tė vazhdueshme ritmike, qė formojnė peristaltikėn e zorrėve tė domosdoshme pėr pėrcjelljen (shtytjen) poshtė masave ushqimore. Tkurrja e muskulaturės sė lėmuar dallohet nga tkurrja e muskulaturės sė skeletit. Jo vetėm se ėshtė e pavullnetshme, por edhe se ajo bėhet mė me ngadalė dhe jo menjėherė pas marrjes sė ngacmimit. Periudha prej marrjes sė ngacmimit deri nė tkurrje zgjat 0.2-0.8 sek., kjo quhet periudha latente. Duke qenė se muskulatura e lėmuar tkurret me ngadalė, ajo humbet me pak energji dhe nuk lodhet aq shpejt sa muskulatura e skeletit./MjekesiaOrg/


__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga ~AnnA~ : 12-12-09 nė 17:50
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 12-12-09, 17:48   #2
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Indi muskulor

  • • Muskulatura e vijėzuar
(Textus muscularis transversostriatus) Nė muskulaturėn e vijėzuar ose tė skeletit, pėrveē muskujve qė lidhen me skeletin, bėjnė pjesė edhe disa muskuj tjerė tė vullnetshėm, si : muskujt e gjuhės, tė faringut, laringut,tė anusit etj. Muskuli i zemrės, megjithėse ėshtė i vijėzuar, do tė studiohet nė vete, pasi ka dallime morfologjike qė e bėjnė tė qėndrojė mes muskulaturės sė vijėzuar dhe tė lėmuar. Muskulatura e skeletit ka strukturė simplastike, pra ajo nuk ndėrtohet nga struktura qelizore, por nga fije muskulore brenda tė cilave vendoset njė numėr i madh bėrthamash.
  • Ndėrtimi i fijes muskulore
Nė muskulaturėn e vijėzuar, me mikroskop tė zakonshėm, nė secilėn fije (fiber) mund tė dallojmė disa vijėzime me pozicion tė tėrthortė (transversal) me gjatėsinė e fijes. Ndėrmjet vijėzimeve duken hapėsira tė bardha ose tė qarta. Vijėzimet quhen disqe tė errėta, ndėrsa hapėsirat mes tyre quhen disqe tė qarta. Bėrthamat vendosen ne periferi tė fijes. Gjatėsia e fijės ndryshon nė varėsi tė muskulit ku vendoset. Kėshtu psh., nė muscul sartorius secila fije arrin gjatėsinė rreth 45 cm, pra sa ėshtė i gjatė edhe vet ky muskul. Ata kanė formė tė njė cilindri me skaje tė rrumbullakosura. Fijet muskulore ndahen nga njėrtra- tjetra prej endomisiumit, ndėrsa tufat apo fashikujt muskulor rrethohen nga perimisium. Krejt muskuli vishet nga epimisiumi. Enėt e gjakut dhe fijet nervore prej epimisiumit depėrtojnė nė perimisium dhe endomisium. Nga madhėsia e fashikujve mund tė gjykohet pėr funksionin qė e kryejnė muskujt tė veēantė. Kėshtu psh., nė muskujt qe kryejnė lėvizje tė imta dhe tepėr tė kontrolluara, sikurse janė muskujt e jashtėm tė syrit, fashikujt janė mė tė vegjėl, ndėrsa endomisiumi ėshtė relativisht i trashė. Pėrkundrazi, nė muskujt qė bėjnė vetėm lėvizje tė mėdha, sikurse janė muskujt e regjionit gluteal, fashikujt janė tė mėdhenj, ndėrsa indi lidhor i perimisiumt ėshtė pak i shprehur. Kėtu mund tė shihen disqe e errėta nė formė vijash tė zeza me pozicion horizontal me gjatėsinė e fijeve, si dhe disqet e qarta nė formė vijash tė bardha, qė alternojnė me disqet e errėta. Fije muskulore tė skeletit nė prerje gjatėsore. Kėtu mund tė shihen disqe e errėta nė formė vijash tė zeza me pozicion horizontal me gjatėsinė e fijeve, si dhe disqet e qarta nė formė vijash tė bardha, qė alternojnė me disqet e errėta.

Secila fije muskulore ndėrtohet nga kėto pjesė kryesore:
          • 1.sarkolema,
            2.sarkoplazma,
            3.bėrthama,
            4.sarkozomet,
            5. rrjeta sarkoplazmatike,
            6.kompleksi i Golxhit dhe
            7.miofibrilet.
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga ~AnnA~ : 12-12-09 nė 17:49
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-12-09, 17:53   #3
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Indi muskulor

Pjesa e prapme e muskulatures


  • • Sarkolema (sarcolema)
ėshtė cipa mbėshtjellėse e fijes muskulore. Si gjithė membranat e tjera ajo ka strukturė trelamerare dhe ėshtė shumė elastike pėr t’iu pėrshtatur ndryshimeve tė vrullshme tė fijes muskulore gjatė tkurrjes dhe relaksimit tė saj. Sarkolema merr pjesė aktive nė mekanizmin e tkurrjes tė fijes muskulore. Sarkolema vishet nga jashtė nga njė membranė bazale. Mes kėsaj dhe sarkolemės vendosen edhe qeliza tė vogla me zgjatime (qeliza satelite), tė cilat sė bashku me sarkolemėn marrin pjesė nė ripėrtrirjen e fijes muskulore.


  • • Sarkoplazma (sarcoplasma)
ėshtė masė amorfe e fije muskulore, analog me citoplazmėn e miocitit. Kėtu vendosen elementet tjera tė fijes muskulore, dmth bėrthamat, miofibrilet, sarkozomet, rrjeta sarkoplazmatike dhe kompleksi i Golxhit.


  • • Bėrthamat
vendosen nė periferi tė fijes muskulore menjėherė nėn sarkolemėn dhe kanė formė vezake. Ėshtė llogaritur se ne ēdo cm tė fijes muskulore tė gjenden reth 30-40 bėrthama. Si rregull bėrthamat nė tė njėjtėn fije nuk vendosen pėrballė njėra- tjetrės..


  • • sarkozomet
nuk janė gjė tjetėr veēse mitokondrie tė cilat nė fije muskulore gjenden me shumicė, pasi shėrbejnė si “fabrika energjie”, energji pėr tė cilėn fija muskulore ka shumė kėrkesa


  • • Rrjeta sarkoplazmatike ose rrjeta endoplazmatike
ėshtė e tipit tė lėmuar, qėndron pranė tubulit T dhe ka lidhje funksionale me tė, sidomos pėr pėrqendrimin e joneve tė kalciumit, qė marrin pjesė nė mekanizmin e tkurrjes.


  • • Kompleksi i Golxhit
nė fijen muskulore ėshtė pak i zhvilluar dhe nuk ėshtė vėrtetuar se luan ndonjė rol specifik nė funksionet e fijes muskulore, pėrveē atyre qė luan nė gjithė qelizat e tjera.


  • • Miofibrilet
janė element shumė i rėndėsishėm pėr fijet muskulore, pasi ato marrin pjesė aktive ne tkurrjen e muskulit. Ato pėrshkojnė nė mėnyrė paralele gjithė gjatėsinė e fijes muskulore. Miofibrilet nuk janė shpėrndarė nė mėnyrė homogjene, por nė formė tufash. Kėto tufa duken mė mirė nė prerje tėrthore tė fijes muskulore, nė formėn e disave grupeve pikėzimesh qė quhen fushat e Konhejmit. E parė nė mikroskop elektronik, secili miofibril (me diametėr njė mikrometėr) ėshtė ndėrtuar nga rreth 2500 fije akoma mė tė holla, qe quhen miofilamente protofibrile.


Fijet e kuqe
  • Janė mė tė holla nga tre tipet e fijeve. Pėrmbajnė mė shumė mitokondrie, si dhe janė lėndė me natyrė proteinike qė quhen mioglobine , e cila u jep edhe ngjyrėn e kuqe. Mioglobina ėshtė analoge me hemoglobinėn, qė i jep ngjyrėn e rruazave tė kuqe tė gjakut. Kėto fije tkurren dhe relaksohen mė ngadalė se fijet e tjera, prandaj lodhen mė pak se ato. Fije muskulore tė kuqe mbizotėrojnė p.sh. nė muskujt e syrit dhe ata tė diafragmės.

Fijet e bardha
  • Kanė diametėr mė tė gjerė se fijet e kuqe, pėrmbajnė mė pak mitokondrie dhe mioglobine. Megjithatė, ato janė mė tė pasura me glikogjen dhe enzime glokolitike. Kėto lloje fijesh mbizotėrojnė nė ata lloje muskujsh qė bėjnė tkurrje tė fuqishme, sikurse janė muskujt biceps dhe triceps tė krahut. Fijet e bardha lodhen mė shpejtė se fijet e kuqe. Energjia pėr tkurrjen e kėtyre fijeve sigurohet nė radhė tė parė nga procesi i glukozės anaerobike, prandaj kėto nė literaturė njihen si fije anaerobike. Ndryshimet morfologjike dhe funksionale tė kuqe janė pėrmbledhur nė tabelėn e mėposhtme.

Fijet e ndėrmjetme
  • Kanė pėrbėrje kimike dhe funksionale qė qėndrojnė ndėrmjet dy tipave tė parė tė fijeve. Muskujt e skeletit tė njeriut zakonisht i pėrmbajnė tė tre tipat e fijeve, me mbizotėrim tė fijeve tė kuqe.
    Ndėrtimi submikroskopik e miofibrileve
    Sikurse pėrmendėm mė sipėr, secila fije muskulore pėrmban shumė miofibrile qė shkojnė paralel me vetė fijen. Miofibrilet mund tė shihen me mikroskop tė zakonshėm optik. Ato ndėrtohen nga fije akoma mė tė holla, protofibrilet (mioflamente), tė cilat mund tė shihen vetėm me mikroskop elektronik. Protofibrilet ndryshojnė nga pėrbėrja kimike; disa pėrbehen nga aktine, ndėrsa disa tė tjera, qė ndėrthuren me tė parat, pėrbėhen nga miozina. Portofibrilet e aktinės janė mė tė holla (5 nanometėr) se sa portofibrilet e miozimės (10 nanometėr). Vendosja e fijeve tė holla tė aktinės dhe tė trasha tė miozinės paraqitet nė formė skematike. Njohja me kėtė skemė ka rėndėsi pėr tė kuptuar mekanizmin e tkurrjes. Miofibrilet pėrmbajnė disqe tė errėta (disqe izotope ose I), qė i thyejnė njėsoj rrezet e dritės dhe disqe tė errėta (disqe anizotrope ose A), qė i thyejnė nė mėnyrė tė dyfishtė rrezet e dritės.
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-12-09, 22:41   #4
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Indi muskulor

Ndryshimet ndėrmjet fijeve muskulore tė bardha dhe tė kuqe
    • Veēoritė Fijet e kuqe Fijet e bardha
        • 1. Diametri i fijes Mė i vogėl Mė i madh
          2. Mioglobina Mė e shumtė Mė e pakėt
          3. Miofibrilet Mė tė rralla Mė tė dendura
          4. Mitokondriet Mė tė shpeshta Mė tė ralla
          5. Tkurrja Mė e ngadaltė Mė e shpejtė
          6. Lodhja Mė e ngadaltė Mė e shpejtė
          7. Harxhimi i oksigjenit Mė pak Mė shumė
Disqet e qarta dhe tė errėta vendosen njėri pas tjetrit nė mėnyrė tė rregullt, pra pas disku tė qartė vendoset njė disk i errėt. Nė mes diskut vendoset njė membranė (mezofragme) qė quhet membrana Z, ndėrsa nė mes tė diskut A, vendoset membrana M. Tė dyja membranat shėrbejnė pėr mbėshtjelljen e miofilamenteve. Membrana M ėshtė vendosur brenda njė shiriti tė ngushtė, qė quhet shirit ose zona H. Ky shirit ėshtė mė i qartė (i shėndritshėm) se sa disku A nė mes tė tė cilit ėshtė vendosur. Distanca nė mes dy membranave fqinje Z quhet sarkomer. Sarkomera konsiderohet si njėsia morfologjike dhe funksionale e muskulaturės sė skeletit. Protofibrilet e holla tė aktinės nė njėrin skaj tė tyre janė tė bashkuara me membranėn Z, ndėrsa skaji tjetėr ėshtė i lirė dhe shtrihet ndėrmjet miofilamenteve tė trasha tė miozinės. Triada- qė tė kuptohet mė mirė mekanizmi i tkurrjes, duhet tė njihemi edhe me njė formacion (tė pėrbėrė nga tri pjesė) tė zbuluara fillimisht te amfibet e mė vonė edhe te njeriu. Pjesa qendrore e triadės ėshtė gypi i tėrthortė T, qė formohet nga palosja e sarkolemės nė brendėsi tė miofibrilit. Kjo palosje tek amfibet bėhet nė mes tė diskut tė qartė I, ndėrsa te njeriu nė nivel tė kufirit midis diskut I dhe diskut A. Pranė gypit T qėndrojnė dy pjesėt e tjera tė triadės, qė nuk janė gjė tjetėr veē se zgjerime tė rrjetės endoplazmatike, nė formė cisterne, qė shėrbejnė si rezervuare pėr jonet e kalciumit.


Mekanizmi i tkurrjes sė fijes muskulore tė skeletit
Fillimin e tkurrjes sė muskulit e shėnon lėnde mediatore (acetilkolona) nga tė ashtuquajturat vezikula sinaptike tė sinapseve neuromuskulore, qe gjenden nė vendin ku fijet nervore marrin kontakt me fijet muskulore. Acrtilkolina ngacmon sarkolemėn (ngacmim potencial) dhe prej kėtej ngacmimi pėrēohet nė thellėsi tė fijes muskulore nėpėrmjet gypit T. Nė pėrgjigje tė kėtij ngacmimi cisternat e rrjetės endoplazmatike ēlirojnė jone tė kalciumit, tė cilat dalin tė lira nė sarkoplazmė. Kėtu jonet e kalciumit mbi njė lėndė proteinore-troponine, e cila aktivizon njė lėndė tjetėr qė quhet tropomiozine. Kjo e fundit shėrben si urė lidhėse midis fijeve tė holla tė aktinės dhe fijeve tė trasha tė miozinės, gjė qė shėnon fillimin e tkurrjes. Pikėrisht nė kėtė kohė fijet e aktinės “rrėshqasin” ndėrmjet fijeve tė miozinės. Ndėrkaq, skajet e lira tė fijeve tė aktinės takohen nė qendrėn e diskut tė errėt A duke eliminuar shiritin H. Kėshtu, disku i qartė I ngushtohet nė maksimum, ndėrsa distanca ndėrmjet dy membranave Z zvogėlohet, dmth sarkomeri ngushtohet. Kjo paraqet tkurrje tė fijes muskulore. Jonet e kalciumit pas tkurrjes kthehen pėrsėri nė cisternat nga ku kanė dalė. Energjia e nevojshme pėr tkurrjen e muskulit pėrfitohet nga kthimi i ATP-sė nė ADP, kthim ky qė kryhet nėn veprimin e enzimės adenozinė-trifosfataze. Si depo energjie shėrben glikogjeni i cili pėrbėn 0.5 - 1% tė peshės sė tė gjithė muskulit. Gjatė tkurrjes sė sforcuar tė muskulaturės sė skeletit grumbullohet (si produkt i metabolizmit) shumė acid laktik, i cili nė personat qė bėjnė jetė sedentare eliminohet mė ngadalė dhe kėshtu bėhet shkas pėr dhimbje tė pėrgjithshme muskulore; p.sh kjo gjė mund tė vėrehet pas njė ekskursioni relativisht tė gjatė.
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-12-09, 22:42   #5
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Indi muskulor

  • Muskuli i zemrės:
Ky muskul formon shtresėn kryesore tė murit tė zemrės, miokardit. Pėr nga ndėrtimi ėshtė mė i ngjajshėm me muskulin e vijėzuar te skeletit, ndėrsa pėr nga funksioni me muskulaturėn e lėmuar. Tkurrjet e miokardit janė tė fuqishme (harxhojnė sasi tė mėdha energjie) dhe kontrollohen prej sistemit nervor autonom, si dhe prej sistemit hormonal. Muskuli i zemrės paraqitet nė dy forma: muskulatura tipike, e aftė qė tė tkurret (mikoardi) dhe muskulatura atipike qė ėshtė sistemi pėrcjellės i zemrės, i cili nuk ka aftėsi tė tkurret.


Muskuli i tipik
Nė prerjen gjatėsore ky muskul tė le pėrshtypjen se ndėrtohet nga fije muskulore tė vijėzuara, si muskulatura e skeletit, tė cilat dallohen me vėshtirėsi. Mirėpo studimet me ME, ėshtė vėrtetuar se fijet muskulore tė zemrės ndėrtohen nga qeliza (mioctie kardiake) qė bashkohen nė skajet e tyre nėpėrmjet aparatit tė bashkimit ngjajshėm me atė tė qelizave epiteliale. Pėrveē disqeve tė errėta dhe tė qarta, kėtu gjenden edhe tė ashtuquajturat disqe tė ndėrvena ose suplementare, tė cilat janė vend i takimit ndėrmjet miociteve fqinje. Fijet e formuara nga miocitet nuk shkojnė paralel me njėra-tjetrėn, por vendosen nė formė rrjete ne hapėsirat e sė cilės indi lidhor fijeshkrifėt (analoge me endomisim), qė ėshtė shumė i pasur me enė gjaku. Kėto hapėsira janė mė tė shprehura te njerėzit e moshuar. Miocitet kanė formė cilindrike me gjatėsi 50-120 mikrometėr dhe gjerėsi 15-20 mikrometėr. Nė qendėr tė tyre vendosen njė apo dy bėrthama nė formė vezake nė zemrėn e njerėzve me moshė tė re, nė formė shkopthi nė zemrėn e fetusit dhe nė formė tė rrumbullakėt nė zemrėn hipertorfike. Pozicioni qendror i bėrthamės duket mirė edhe nė prerje tė tėrthortė. Miofibrilet e vendosura nė sarkoplazmė janė mė tė pėrqendruara nė periferi tė qelizės. Ashtu si nė fijet e muskulaturės sė skeletit, miofibrilet pėrbėhen nga shumė mioflamente, disa prej tė cilave janė tė holla (prej aktine) ndėrsa tė tjerat janė tė trasha (prej miozine). Sarkoplazma ėshtė mė e bollshme se sa nė muskujt e skeletit, ndėrsa sarkolema ėshtė mė e hollė. Sarkolema formon gypat T, por jo nė kufirin nė mes disqeve A dhe I, sikurse nė muskulin e skeletit, por nė nivel tė membranės Z. Rrjeta endoplazmatike dhe cisterne q ajo formon pranė gypave T janė pakė tė shprehur, kėshtu qė kėtu nuk mund tė formohet triada karakteristike pėr muskujt e skeletit. Dallimet ndėrmjet muskulaturės sė skeletit, muskulaturės tipike tė zemrės dhe muskulaturės sė lėmuar paraqiten nė formė tė pėrmbledhur nė tabelėn e mėposhtme:


Veēoritė:
    • -Muskulatura e skeletit
      -Muskulatura e zemrės
      -Muskulatura e lėmuar
          • 1. Vendosja Nė muskujt e skeletit Nė miokard Nė organe tė brendshme
            2. Struktura fijore ose qelizore Fijore Qelizore (miocite kardiake) Qelizore (miocite)
            3. Sarkolema Relativisht e trashė E hollė E hollė
            4. Disqet A dhe I Dallohen mirė Dallohen dobėt Mungojnė
            5. Disqet e ndėrvena Mungojnė Janė tė pranishme Mungojnė
            6. Bėrthamat Vendosen nė periferi Vendosen nė qendėr Vendosen nė qendėr
            7. Triada E shprehur Pak e shprehur Praktikisht mungon
            8. Tkurrja E vullnetshme E pavullnetshme E pavullnetshme
Sistemi pėrēues (konduktor) i zemrės: ka pėr funksion formimin dhe pėrcjelljen e impulseve nė zemėr, ndryshe quhet edhe sistemi automatik. Ndėrtohet nga: nyja atrioventrikulare (Ashof Tavara) qė vendoset sipėr vendit ku fiksohet valvula trikuspidale, Tufja e Hisit qė vendoset nė septumin intraventrikular. Nė buzėn e pasme tė pjesės muskulore tė kėtij septumi tufa (trungu) e Hisit ndahet nė dy degė: e djathta (qė ėshtė vazhdim i drejtpėrdrejtė i tufės sė Hisit) dhe e majta. Ato shkojnė nė dy muret pėrkatėse tė dy ventrukujve. Tė dyja degėzimet pėrfundojnė me fijet Purkinje qė shtrihen ndėrmjet miokardit dhe endokardit. Prej kėtej impulsi kalon nė muskulin tipik pėr tė ngacmuar pėr tkurrje. I gjithė sistemi pėrēues ndėrtohet nga fije muskulore (atipike), tė cilat nga ana e tyre ndėrtohen nga qeliza muskulore (myociti conducens cardiaci) qė janė tė paafta pėr tkurrje. Kėto qeliza janė mė tė mėdha se sa qelizat e fijeve tipike tė zemrės, pėrmbajnė me shumė sarkoplazmė, por janė mė tė varfėra me miofibrile, prandaj kėto nė mikroskop duken mė tė shndritshme. Disqet A dhe I janė shumė pakė tė shprehura. Sarkozomet dhe ribozomet janė tė pakta. Bėrthama ėshtė e madhe, por jo gjithmonė me pozicion qendror.
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga ~AnnA~ : 13-12-09 nė 22:43
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-12-09, 22:44   #6
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Indi muskulor



Vetitė:

      • Muskuli tipik i zemrės
        Muskuli atipik i zemrės
1. Vendosja Nė miokard Nė rrugėt pėrcjellėse
2. Madhėsia e qelizave (miociteve) Mė tė vogla Mė tė mėdha
3. Sarkoplazma Mė e paktė Mė e shumtė
4. Miofibrilet nė miocit Mė tė shpeshta Mė tė rralla
5. Disqet A dhe I Tė shprehura Mė pak tė shprehura
6. Sarkozomet (mitokondrie) Mė tė shumta Mė tė pakta
7. Ribozomet Mė tė shumta Mė tė pakta
8. Bėrthama Mė e madhe Mė e vogėl
9. Pozicioni i bėrthamės Gjithmonė nė qendėr Nė qendėr ose jashtė saj
10. Aftėsia e tkurrjes Tkurret fuqishėm Nuk tkurret
11. Kalimi i impulsit Kalon mė ngadalė Kalon mė shpejt


• Enezimi dhe nervėzimi i indit muskulor
Muskulatura e lėmuar ushqehet me gjak nga njė rrjetė kapilaresh, qė shtrihet nė indin lidhor fijėshkrifėt, tė vendosur midis tufave tė mioctiteve. Prej kėtej kapilarėt e gjakut i afrohen miociteve, pot jo ēdo qelizė merr kontakt tė drejtpėrdrejt me to. Nervėzimi bėhet nėpėrmjet sistemit nervor simpatik dhe parasimpatik. Mbaresat nervore,pasi futen nė sarkoplazmė, i afrohen bėrthamės dhe e rrethojnė atė nė formė laku. Muskulatura e vijėzuar e skeletit dhe e zemrės ka njė vaskularizim mė tė pasur se sa muskulatura e lėmuar. Enėt e gjakut pasi depėrtojnė epimisiumin dhe perimisiumin, futen ndėrmjet fijeve muskulore, ku formojnė njė rrjetė shumė tė dendur kapilarėsh gjaku. Ēdo fije muskulore merr kontakt tė drejtpėrdrejt me disa kapilare, tė cilat anastomozohen midis tyre. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr kapilaret limfatike. Mbaresat nervore tė muskulit janė te lėvizshme (motorike) dhe ndijimore (sensitive). Tė parat quhen pllaka motore. Kėto pllaka bashkohen me fijet muskulore pėr tė formuar lidhjet (sinapset) neuromuskulore. Kur hyn nė fijet muskulore, fija nervore e humb mielinėn dhe degėzohet. Pikėrisht nė kėtė zonė sarkolema dhe sarkoplazma formon njė fryerje, ku bie nė sy njė pėrqėndrim i madh i bėrthamave dhe mitokondrive, si dhe mungesa e disqeve tė qarta dhe tė errėta. Mbaresat nervore sensitive paraqiten kryesisht nė formė tė boshtit neuromuskulor dhe mbaresave tė lira. Boshti neuromuskulor ndėrtohet nga ana qendrore dhe nga dy segmente polare. Nė zonėn qendrore (qė quhet edhe unaza bėrthamore) fijet muskulore nuk pėrmbajnė disqe, por kanė njė pėrqendrim tė madh bėrthamash. Ne kėtė zonė vendosen edhe mbaresat nervore sensitive. Nė segmentet polare fijet muskulore janė pa ndryshime. Kėtu vendosen mbaresat nervore motore.


• Ripėrtėritja e indit muskulor
Muskulatura e lėmuar ka veti tė mira ripėrtėritėse, ndonėse mėnyra se si kryhet ky regjenerim, ende nuk njihet mirė. Sot me i pranueshėm ėshtė mendimi se muskulatura e lėmuar ripėrtėrihet jo nėpėrmjet tė shumimit tė miociteve, por nėpėrmjet diferencimit tė indit lidhor fijėshkrifėt, sidomos tė qelizave adenticiale dhe fibroblasteve nė qelizat muskulore. Muskulatura e skeletit i ka vetitė ripėrtėritėse te kufizuara pėr vetė faktin se fija muskulore e moturuar ėshtė njė formacion i ndėrlikuar dhe shumė i diferencuar. Pėr kėtė arsye, gjatė dėmtimeve tė mėdha muskulore nuk formohet (si rregull) indi muskulor, por mbushet me ind lidhor fijėshkrifėt. Nė dėmtimet mė tė lehta ripėrtėritja mund tė bėhet me kusht qė fijet e dėmtuara t’i kenė tė ruajtura bėrthamat e tyre. Sipas pikėpamjeve mė tė reja, ndėrmjet fijeve tė moturuara muskulore gjenden edhe disa fije nė gjendje tė pazhvilluar, nė gjendje embrionale (kėto formacione quhen mioblaste), te cilat gjatė dėmtimit tė muskulit aktivizohen dhe lujanė njė rol tė kufizuar pėr bashkimin e skajeve tė disa fijeve tė dėmtuara. Nė kushte normale, rritja nė gjatėsi tė fijes muskulore bėhet nėpėrmjėt formimit tė sarkolemeve tė rinj pranė vendit ku bėhet lidhja e muskulit me tendinin. Rritja nė gjerėsi bėhet nėpėrmjet sintetizimit tė mioflamenteve tė reja. Ripėrtėritja e muskulit tė zemrės ėshtė akoma mė e kufizuar. Zonat e dėmtuara, sikurse ndodh p.sh gjatė infarktit tė miokardit, mbushen me ind lidhor fijėshkrifėt, qė formon tė ashtuquajturat cikatrice.


• Atrofia muskulore
Kur muskuli nuk punon pėr njė kohė relativisht tė gjatė, si p.sh gjatė vendosjes nė allēi tė kėmbės pėr arsye tė njė frakture, nė kėtė zonė do tė vėrejmė zvogėlim tė pėrmasave te muskulit. Nė kėtė rast themi se kemi tė bėjmė me atrofi muskulore. Atrofia muskulore mund tė formohet edhe te personat e moshuar, si pasojė e uljes sė aktivitetit tė muskujve, nė tė sėmurėt me sėmundje kronike ose nė rastet kur zvogėlohet furnizimi me gjak i muskulit. Gjatė atrofisė muskulore vėrehet hollimi i fijeve muskulore, si dhe zvogėlimi i aftėsisė tkurrėse tė tyre. Gjatė atrofisė nė mikroskop, pėrveē hollimit tė fijes muskulore, mund tė shihet edhe mbingjyrosje (hiperkromazi) e bėrthamave, si dhe njė tendencė e tyre pėr tė marė pozicion qendror nė fije. Kur procesi i atrofisė thellohet mė tepėr, fillon procesi i shkatėrimit tė sarkozomeve, si dhe i vetė fijes muskulore. Mbeturinat e fijeve tė shaktėrruara fagocitohen nga makrofaget e indit lidhor pėrreth fijeve qė ėshtė i shtuar dukshėm.


• Hipertrofia muskulore
Me hipertrofi muskulore kuptojmė shtimin e pėrmasave te muskulit dhe rritjen e aftėsisė tkurrėse tė tij. Nė kushte normale, hipertrofia takohet nė sportistėt dhe personat tė cilėt merren me punė fizike. Gjatė kėtij procesi nuk kemi rritje tė numrit tė fijeve muskulore, por shtim tė pėrmasave tė tyre. Nė mikroskop, nė kėtė rast, shohim rritje tė numrit tė miofibrileve nė ēdo fije muskulore. Hipertrofia muskulore takohet edhe nė qelizat e muskulaturės sė lėmuar, si p.sh nė muskulaturėn e mitrės gjatė barrės. Nė kėtė rast, pėrveē shtimit tė pėrmasave tė miociteve, rritet edhe numri i tyre. Pėrveē hipertrofisė normale ose funksionale qė pėrmendėm mė sipėr, dallojmė edhe hipertofi kompensatore, e cila shfaqet nė disa kushte patologjike. Kėshtu p.sh, nė disa raste tė sėmundjes sė hipertonisė, si pasojė ė punės sė sforcuar, formohet hipertrofia e muskulit tė ventrikulit tė majtė. Gjithashtu, gjatė zmadhimit tė prostatės (qe mund tė shoqerohet me pengesa pėr daljen e urinės) mund tė formohet, pėr kompensim, hipertrofi e muskulit tė fshikės sė urinės.


__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:20.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.