Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 16-09-09, 16:52   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Sėmundjet qė prekin sytė dhe shkaktarėt e tyre ...

Syri i takon grupit tė organeve shqisore, qė ka tė bėj me shqisėn e tė shikuarit. Syri ėshtė njė organ shumė ndjeshėm qė detekton dritėn (syri i thjeshtė) dhe ngjyrėn (syri i komplikuar). Syri gjendet i vendosur nė kokė tė gjallesave, mė saktėsisht nė zgavra tė ashtit tė kokės tek njerėzit dhe kafshėt. Gjallesat e ndryshme kanė struktura tė ndryshme ty syrit si dhe aftėsi tė ndryshme tė tė shikuarit...

Sėmundjet e syrit Trakoma Trakomėn e shkakton virusi qė e sulmon mukozėn e kapakėve tė syrit. Trakoma bartet shumė lehtė prej njė personi tek tjetri. Kjo sėmundje pėrhapet shumė shpejt nė kushte jetėsore johigjienike, duke pėrdorur shumė persona njė rizė apo duke pėrdorur mjete tjera. Nėse sėmundja nuk shėrohet mė kohė paraqiten deformime tė rėnda tė kapakėve tė syrit, ashtu qė mė vonė mund tė shkaktohet edhe verbėsia. Katarakti Shfaqet kur thjerrėza bėhet e bardhė dhe e patejdukshme. Nė kėto raste thjerrėza e humbė kthjelltėsinė e vet. Nė tė shumtėn e rasteve kjo sėmundje shfaqet pėr shkak tė pleqėrisė apo ndonjė sėmundje dhe rrallė trashėgohet. Kjo sėmundje shkakton humbjen terėsish apo pjesėrisht tė tė shikuarit.
Gjatė kėsaj sėmundje duhet tė largohet thjerrėza e patejdukshme me anė tė operacionit dhe personi mund tė shohė me ndihmėn syzave. Bartja e syzave zėvendėson funksionin e thjerrėzės sė syrit. Tė metat e syrit Kur syri ėshtė normal, ka aftėsi pėr ta bėrė grumbullimin e rrezeve tė dritės nė retinė dhe pastaj formohet fytyra e objektit tė vėrejtur. Mirėpo, nė disa raste tė tjera, kur objekti i vėrejtur nuk duket plotėsisht i qartė, kemi tė bėjmė me disa tė meta tė syrit. Tė metat e syrit janė: shkurtpamėsia, largpamėsia, largpamėsia e pleqėrisė, astigmatizmi dhe verbėsia pėr ngjyra. Shkurtpamėsia (miopia) Ėshtė e metė e shpeshtė e syrit qė shkaktohet nė rastet kur boshti i syrit (kėrdhokulla e syrit e zgjatur) ėshtė mė i gjatė sesa te syri normal.
Nė ketė rast shohim qartazi vetėm objektet qė janė afėr, kurse ato qė i kanė larg nuk i shohin qartė meqė rrezet e dritės priten pėrpara retinės (e jo nė tė). Njerėzit e tillė duhet tė bartin syza me thjerrėza shpėrndarėse-konkave. Largpamėsia (hipermetropia) Hipermetropia ėshtė e kundėrt me shkurtėpamėsinė. Shfaqet nė rastet kur boshti i syrit ėshtė i shkurtėr, prandaj rrezet e dritės priten pėrtej retinės, kurse nė lidhje me ketė edhe fytyra e objektit formohet pėrtej retinės. Njerėzit e tillė nuk i shohin qartė objektet e afėrta por, pėrkundrazi ato tė largėta. Njerėzit me ketė tė metė duhet te bartin syza me thjerrėza pėrmbledhėse-konvekse. Largpamėsia e pleqėrisė Kjo ėshtė pasojė e humbjes se elasticitetit tė thjerrėzės sė syrit pėr akomodim.
Kjo e metė shfaqet tek njerėzit e moshės 45-50 vjeēare. Kjo e metė e syrit manifestohet me humbjen e aftėsisė sė syrit pėr tė parė mirė nė afėrsi. Eliminohet me bartjen e syzave me thjerrėza tė forta pėrmbledhėse gjatė leximit. Astigmatizimi Kjo shfaqet kur kemi gungėzim tė kornesė, gungėzim tė pabarabartė tė thjerrėzės sė syrit. Nė kėto raste objektet duken tė paqarta. Kjo e metė mėnjanohet me bartjen e syzeve me thjerrėza speciale. Verbėsia pėr ngjyra (Daltonizmi) Ėshtė vėrtetuar se ekzistojnė njerėz tė cilėt dallojnė vetėm errėsirėn dhe dritėn, kurse ngjyrat nuk i dallojnė. Kėtė tė metė tė syrit me tė cilėn ka lindur njeriu e quajmė verbėsi e plotė pėr ngjyra.
Mirėpo, ka persona qė nuk i dallojnė vetėm disa ngjyra, mė sė shpeshti tė kuqen dhe tė gjelbrėn. Njerėzit mė kėtė tė metė janė pjesėrisht tė verbėr pėr ngjyra. Kėtė dukuri e ka zbuluar fizikani anglez Daltoni, prandaj kjo dukuri quhet daltonizėm. Problemet e syve Miopia Hipermetropia Ambliopia Astigmatizmi Strabizmi Keratokonus Shkolitje retinės Traumat e syve Diabeti dhe sėmundjet e syve Sėmundjet infektive tė konjunktivės Glaukoma Byci Katarakta Sekretet pėr tė ruajtur sytė Nė lashtėsi njerėzit lexonin pa problem edhe nė moshė tė thyer, sepse nuk e njihnin skllavėrinė e kompjuterit. Por nėse ndiqni kėto 10 rregulla, mund tė lexoni si ata
Mos i ulni asnjėherė sytė shumė pranė kur lexoni dhe shkruani Ruani pjerrėsinė e tastierės. Pėr tė pasur njė qėndrim tė mirė, krijoni pjerrėsinė nė lexim ose shkrim, tė ngjashme me bankat e shkollės. Pjerrėsia duhet tė jetė 20 gradė. Sfondi pėrtej ekranit tė mos jetė asnjėherė krejt i errėt Tė mos ketė reflekse nė ekran Kontrasti dhe drita e ekranit tė rregullohen nė vlera mesatare Ekrani duhet tė jetė rreth 50-60 cm larg syve Mundėsisht tė pėrdoret filtėr pėr ekranin kundėr reflekseve Tė shpluhuroset shpesh ekrani
Gjatė punės para kompjuterit ėshtė mirė qė disa herė nė orė tė shkėputet shikimi nga ekrani pėr rreth njė minutė Tė rrotullohen sytė nė ambientin pėrreth ose tė paktėn ēdo njė orė tė bėhet njė pushim prej 15 minutash Kėmbėt nė tokė Zgjidhni njė karrige qė t’ju lejojė tė mbėshtesni mirė kėmbėt nė tokė qė ta shpėrndani peshėn kudo Dritė natyrale sa mė shumė Punoni vetėm gjatė ditės dhe me dritėn e diellit qė sjell gėzim dhe energji Ėshtė mė e mirė llamba e zakonshme sesa ajo me neon Nėse punoni nė dritė artificiale, pėrdorni vetėm llambat, sepse neoni skuq sytė dhe shkakton dhimbje koke
Drita tė vijė nga ana e majtė Por nėse jeni mėngjarashė, duhet tė vijė nga e djathta Shmangni fotokopjet Pėrpiquni tė lexoni libra tė shtypur me germa tė mėdha Vėshtroni peizazhin Vėreni tryezėn pranė dritares pėr tė hedhur vėshtrimin larg herė pas here Mė mirė nėse ėshtė nė natyrė
Shpėrqendrohuni
Largojeni
vėshtrimin vazhdimisht nga libri apo ekrani i kompjuterit Shikohuni nė pasqyrė Nėse keni pranė jo dritaren por njė mur, atėherė vini njė pasqyrė ku tė shiheni herė pas here Pėrgatiti: Jonida Tashi Tė rejat nga shkenca /Ata qė punojnė nė kompjuter kanė nevojė pėr vitaminė A Duke shikuar nė ekranin e kompjuterit, sytė gjithmonė reagojnė nė pikat e ndritshme dhe tė errėta qė paraqiten nė ekran. Sytė harxhojnė shumė pigment fotosenzitiv, qė ėshtė i nevojshėm pėr tė parė.
Ndėrsa pėr tė ėshtė e nevojshme vitamina A. Revista polake, Zdroėie, shkruan se kur punojmė nė kompjuter sytė vazhdimisht reagojnė ndaj pikave tė ndritshme dhe tė errėta qė shfaqen nė ekran, dhe nėse kėto janė sinjale tė fuqishme vizuale, sytė harxhojnė mė shumė rodopsinė (pigment fotosenzitiv i nevojshėm pėr shikimin). Vitamina A luan rol tė rėndėsishėm nė prodhimin e rodopsinės. Njerėzit tė cilėt duhet ta zvogėlojnė marrjen e yndyrave dhe kolesterolit, mund tė hanė ushqim nė tė cilin ka mė shumė beta-karotene, tė cilat me ndihmėn e dritės sė diellit shndėrrohet nė vitaminė A. Beta-karotenet janė tė pranishme nė shumicėn e perimeve, pastaj nė pemėt siē janė kumbullat e thata, pjepri, pjeshka, shalqiri dhe mango.


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:04.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.