Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 20-02-12, 20:02   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Shqiponja me dy koka






Kronologji e shkurtėr e pėrdorimit tė kėtij simboli

1) Aparenca e parė historike: afėrsisht nė vitin 2300 para erės sonė nė disa gdhendje qė gjenden nė Lagash tė Babilonisė (Iraku i sotėm);
2) E shfaqur nė monumente tė qytetėrimit tė Hititėve, 1250 para erės sonė;
3) E pėrdorur si simbol kryesor i Perandorisė sė Bizantit;
4) E pėrdorur nga Sulxhuket (Turqi) nė shekullin e 13 tė erės sonė;
5) Pėr herė tė parė shfaqet e dokumentuar nė Evrope rreth vitit 1800 tė erės sonė (pikturat tė cilat e dokumentojnė ketė, ndodhen nė njė manastir nė St.Emmeram/Regensburg tė Gjermanisė);
6) E pėrdorur pėr herė tė parė si simbol nė armatura nė Habsburg, 16 mars 1365;
7) Qė nga 1433 ėshtė pjesė simbolikes sė ushtrisė gjermane;
8) Qė nga shekulli i 15 ėshtė e pėrdorur nė Rusi, fillimisht nga Carėt e tani nga shteti;
9) Shqipėria e pėrdor nė flamur dhe e ka simbol kombėtar. Ėshtė simboli ynė mė i lashtė.


Ja se ē'simbolizon shqiponja me dy koka

Shqiponja me dy koka konsiderohet nga shumė studiues si simboli mė i lashtė i botės. Ka simbolizuar gjithmonė pushtetin. Nuk ka asnjė emblemė dhe asnjė kuptim heraldik qė mund tė pėrafrohet me tė dhe tė jetė i mbushur me njė antikitet tė tillė.
Po cila ėshtė rruga e kėtij simboli nėpėr shekuj, ēfarė simbolizon ai nė tė vėrtetė, ku e ka zanafillėn, pse e pėrdorin shumė shtete dhe ku mund tė ketė lindur?
Kėto dhe pyetje tė tjera kanė qenė objekt i shumė studimeve tė cilėt janė bėrė nė lidhje me tė. Njė nga kėto ėshtė ai qė shpjegimin nė lidhje me simboliken e shqiponjės me dy koka e jep nėpėrmjet okultizmit. Le tė shohim se si ka ardhur deri nė ditėt tona simboli ynė kombėtar, por mbi tė gjitha le tė shohim nėse ėshtė vėrtet simboli ynė dhe a jemi tė sigurt nėse e dimė domethėnien e tij?
Pėr tė kuptuar se ē'simbolizon shqiponja me dy koka duhet tė shikosh shumė larg nė lashtėsi. Janė rreth 4300 vjet qė na ndajnė qė nga gdhendja mė e lashtė qė tregon njė shqiponjė me dy koka (e gjetur nė Babiloni).
Nė tempullin e vjetėr summer, nė qytetin Eshnunna (Tell Asmar), shfaqet simboli i njė shqiponjė me dy koka. Shqiponja me dy koka ishte simboli i zotėve dhe prezantonte pushtetin dhe absoluten. Ky simbol shfaqet nė monumentet e perandorisė sė parė Hittite dhe i atribuohej perėndisė Nergal. Gjithashtu, ai ishte njė nga simbolet mė tė fuqishme tė kulturės fenikase.
Pra, lashtėsia e kėtij simboli daton qė nė fillimet e qytetėrimeve. Me e veēanta e tij qėndron nė pėrdorjen e elementit tė dy kokave. Ėshtė pikėrisht ky detaj ai qė ėshtė edhe ēelėsi i shpjegimit tė kuptimit tė kėsaj embleme tė lashtė.
Po si ka mundėsi qė ky simbol i fuqishėm i botės antike dhe i qytetėrimeve mė tė njohura pagane tė qėndronte nė tė njėjtin rang, tė ishte pėrsėri mė i fuqishmi i heraldikes mesjetare, tė behej paradoksalisht simbol i krishterimit (perandoria bizantine e kishte simbol kryesor ndėrsa kisha ortodokse edhe sot e kėsaj dite e ka simbol shqiponjėn sė florinjtė me dy koka) dhe tė jetė edhe sot simbol i shumė shteteve, ushtrive e shoqėrive?! Pėr tė bėre njė lloj krahasimi, ndahet nė dy periudha pėrdorimi i kėtij simboli, nė erėn tonė dhe para erės sonė.
Studiues tė ndryshėm tė cilėt japin shpjegimin nė lidhje me ketė simbol, janė dakord nė tė njėjtėn pikė. Ky simbol, nė fillimet e erės sonė pavarėsisht se u pėrdor nga mbretėr e perandori, qėndroi vetėm si kompozim figurativ pasi kuptimi qė fshihte nė vetvete, u kamuflua qėllimisht.
Prej kohėsh ėshtė arritur nė pėrfundimin se ky simbol nuk ėshtė shqiponjė me dy koka, ashtu si emėrtohet nga e gjithė bota, por ėshtė njė feniks, njė shpend legjendash e mistik i cili nė lashtėsi ishte qenia mė magjike. Pėr tė kuptuar se pėrse, e nga kush, ky simbol u transformua dhe u emėrtua shqiponjė me dy koka duhet tė dimė se ēfarė simbolizonin kėto dy shpendė, shqiponja dhe feniksi nė antikitet.

Simboli i shqiponjės gjatė shekujve

Ka simbolizuar diellin, zjarrin, ajrin, jetėn, qiellin dhe Zotat e diellit. Zeusi nė skeptrin e tij mbante njė shqiponjė. Ajo ishte simbol i perėndisė qė drejtonte gjithė hierarkinė qiellore (sipas mitologjisė sė grekėve tė lashtė, tė cilėt e trashėguan ketė tė fundit nga pellazgėt.) Pėr paganėt, shqiponja, ajo natyralja (me njė koke), ishte njė emblemė e Jupiterit, i cili ishte Zot i moralit, ligjit, rregullit dhe dėnues i fajtoreve. Tek Druidet ajo ishte simbol i qenies hyjnore.
Nė Enciklopedinė e Kelteve thuhet se: "Shqiponja ėshtė emblemė e Zotėve tė Qiejve dhe e Diellit qė mbyt errėsirėn. Shqiponja me dy krerė, ėshtė simbol i zotėve binjake dhe simbolizon pushtet dhe gjithėdije tė dyfishtė. Ky ėshtė njė simbol me origjinė Lindore dhe shfaqet gjithashtu edhe nė traditat e Eellsit dhe tė Irlandės, por nė traditėn Kelte shfaqet mė rralle". Shqiponja dhe luani i Innishoeen ishin tė pėrdorura si simbole kryesore keltiko- druide.
Sipas indianeve tė Amerikės, shqiponja ėshtė pika nėpėr tė cilėn rrjedh energjia nė Botė. Shqiponja gjithashtu kryen "udhėrrėfimin eterik mes boteve", ku ajo shndėrrohet nė udhėheqėse dhe u sjell personave energjinė dhe informacionin pėr tė kaluar nė botė tė tjera.
Nė vitin 102 para erės sonė, konsulli romak Marius, dekretoi qė shqiponja me njė kokė tė bėhej simbol i Perandorisė sė Romes (mė poshtė do tė shohim se pėrse Perandoria e Romes pati ndikimin e shqiponjės me dy koka dhe kush e solli atė).
Besohet se flamuri i parė standard i Profetit Muhamed, nė shekullin e 7-tė tė erės sonė, ishte njė flamur pa asnjė lloj simbolike nė tė, kjo pėr tė qenė nė kundėrshtim me flamurin kombėtar standard tė fisit pagan Quraish tribe, Al -Uqaab, i cili kishte njė shqiponjė te zeze tė vendosur mbi njė sfond tė bardhe. Shqiponja e tyre ishte e konsideruar si e shenjtė dhe besohej se merrte shpirtrat nga Toka pėr nė qiell.
Shamanėt turq tė Azisė Qendrore gjatė ritualeve tė tyre ndėrtonin njė shkalle me 7-tė ose 9-tė stika druri dhe nė maje vendosnin shqiponjėn. Pėr ta, shqiponja ishte simbol i hyjnores dhe ajo konsiderohej si roje dhe shoqėrues i shpirtrave nė momentin e lėnies sė Tokės pas vdekjes.
Gdhendjet e gjetura nė shkėmbinj nė kėto zona tregojnė se sa e rėndėsishme ishte kjo simbolike. Religjioni shaman turk mbijetoi edhe pėr shumė kohe pas pranimit tė Islamit. Tougrul Beig (993 - 1063 era jonė), themeluesi i shteti Selxhuk kishte emėrtimin metaforik "Shqiponjė". Nė heraldiken e mesjetės dhe nė atė moderne, shqiponja ėshtė simbol i guximit dhe mbahet pikėrisht pėr tė treguar njė gjė tė tillė.

Shikim i shkurtėr mbi shqiponjėn me dy koka dhe heraldiken

Pėr tė lashtėt, shqiponja me dy koka ishte emblemė e ekuilibrit i cili konsistonte nė njė trup tė pėrbashkėt qė udhėhiqej nga dy koka, njėra femra tjetra mashkulli. Gjithashtu ajo simbolizonte universin nė tėrėsi, i cili ishte i ndėrtuar nga dy forca, ato superiore dhe ato inferiore.
Kjo qenie ėshtė perfekte nga tė gjitha pikat e shikimit dhe perfeksioni ėshtė i tipizuar nė tė dyja kokat, tė cilat kanė tė njėjtin dinjitet. Ėshtė emblemė e finalizimit tė individit, ku shpirti arrin ciklin final dhe fuqinė absolute. Duke pasur njė simbolike kaq tė fuqishme, ajo u pėrdor gjerėsisht nga shumė popuj.
Shqiponjat janė tė pėrdorura nė heraldikė si nė formėn e pikturave ashtu edhe nė atė tė gdhendjes. Jo vetėm shqiponja e plotė por edhe pjesė tė saja si koka, flatrat apo kthetrat, janė pėrdorur si simbolika nga shumė vende.Ashtu si luani qė konsiderohet mbreti i kafshėve, ashtu dhe shqiponja konsiderohet mbreti i shpendėve. Duke qenė se ka njė simbolikė kaq tė fuqishme, shqiponja ėshtė pėrdorur gjerėsisht nė tė gjithė anėt e Globit. Ajo ka ekzistuar paralelisht si simbol me njė ashtu edhe me dy koka. Simboli i shqiponjės (si me njė dhe me dy koka) ėshtė pėrdorur mė shumė nė Evropėn Kontinentale sesa nė heraldiken angleze. Kur mbretėronte Henry III (1216 - 1272), shqiponja haset vetėm nė tre raste. Shpesh shqiponjat (pėrjashto heraldiken italiane), janė tė pikturuara me sqepin, gjuhen dhe majat e flatrave me ngjyra tė ndryshme nga ajo e trupit. Njė shqiponjė mund tė jetė e paraqitur me njė apo edhe me dy koka dhe tė paktėn nė njė rast (nė Gjermani) ekziston edhe njė variant ku shqiponja ėshtė me tre koka. Versioni i thjeshtė, ku dy kokat shohin nė drejtime tė kundėrta dhe shqiponja ka vetėm njė trup, ėshtė edhe simboli i cili trajtohet si ai origjinali. Ndryshimet e tjera dhe shtesat qė i janė bėrė si p.sh. kryqe, armė, kurora, luanė etj. i pėrkasin kryesisht periudhės sė shekullit tė 11-tė, periudhe e cila mbahet edhe si lulėzim i heraldikes.
Monedha islamike tė periudhės sė Khalif Nasreddin Mahmoud bin Mohammad (vitet 1200) mbajnė nė njėrėn anė shqiponjėn me dy koka dhe nė anėn tjetėr yllin e Davidit. Ndėrsa shqiponja me dy koka e Bizantit ėshtė shfaqur fuqishėm, rreth shekullit tė 13 nė heraldiken perėndimore.
Njė rast i veēantė ėshtė edhe pėrdorimi i emblemės sė shqiponjės me dy koka nga heraldika e hebrenjve. Ky ėshtė njė nga faktet mė interesante - veēanėrisht sepse bėhet fjale pėr periudhėn e mesjetės. Dihet botėrisht qė hebrenjtė, nuk kanė preferenca pėr tė tjerėt e kėsaj botė, pasi konsiderojnė vetėn si popull i zgjedhur. Nė njė dorėshkrim Mahzor ( libėr hebre ) tė shek. 15-tė, i cili ndodhet nė Bibliotekėn Ambrosiana tė Milanos, tregohet njė koleksion armesh, ku njė shqiponjė me dy koka shfaqet para tė gjitha shenjave tė tjera.

Rusia dhe ndikimi i fuqishėm i shqiponjės me dy koka tė sllavet

Ky simbol, njė ndikim tė fuqishėm pati edhe nė Rusi. Aktualisht, shqiponja me dy koka ėshtė emblemė shteti nė Rusi. Ajo ėshtė vendosur mbi monedha, flamuj, dokumente zyrtare, vula etj.
Ky simbol u shfaq pėr herė tė parė nė Rusi nė vitin 1472 me dhėnien e tė drejtave tė fronit pėr Sofiya Paleolog, pėr shkak tė martesės sė saj me Ivan Vasilevich III. Sofiya Paleolog ishte mbesa e perandorit tė fundit tė Bizantit, perandorisė e cila pati shqiponjėn me dy koka si simbol kryesor.
Carėt rus e konsideronin veten si perandorė tė perandorisė sė trete, ku e para ishte Roma (nė Romė u pėrdor shqiponja si simbol) ndėrsa e dyta ishte Kostandinopoja e mė pas Bizanti (po ashtu me shqiponjėn me dy koka si simbol). Edhe vete emri i tyre, Car, ishte transformim i emrit Cezar.
Nė gjoksin e shqiponjės mė 1730 u vendos shenjtori Georgy Pobedonosec i cili shfaqet hipur mbi njė kalė tė bardhe duke vrare njė dragua. Ky ishte simboli i triumfit tė sė mirės mbi tė keqen. Kėtė ndikim ata e pėrcollėn edhe nė vendet e tjera sllave, tė cilat kishin qenė pjesė e perandorisė bizantine. Aktualisht shqiponja me dy koka pėrdoret nga Serbia dhe nga Mali i Zi.

Ngjyra e zeze e shqiponjės dhe kuptimi i saj

Ngjyrat e ndryshme tė shqiponjės kishin tė bėnin me rangjet e ndryshme tė cilat pėrfaqėsoheshin me kėtė shenjė. Sipas shpjegimeve tė autoreve tė ndryshėm, shqiponja e artė me dy koka, ishte simboli mbretėror.
Kėshtu me radhė do tė vinin edhe ngjyrat e tjera, ku e argjendta ishte pėr rangje me tė ulėta, ato me ngjyra tė ndryshme (unike apo tė pėrziera) i pėrkisnin shtresave tė tjera, apo edhe momenteve e vende tė ndryshme sipas tė cilave pėrdoreshin. Ndėr kėto klasifikime, vend tė veēantė ka shqiponja e zeze, e cila nuk kishte shkėlqimin e artė tė shqiponjės mbretėrore, por me hijen qė ka impononte seriozitet dhe autoritet. Ajo ishte shqiponja qė pėrdorej nė luftė. Shqiponjat e zeza pėrdoreshin kur kryheshin luftėra dhe ngjyra e tyre nuk kishte tė bėnte me rangun pasi tė gjithė mbanin shqiponjė tė zeze nė beteje.

Simboli i Feniksit, njė prej qenieve me mistike

Tregojnė pėr tė emrat e njohur tė botės antike latine dhe greke.
Pėr tė parė se ē'lidhje ka simboli i shqiponjės me dy koka me atė tė feniksit legjendar, duhet tė sqarojmė mė parė se ēfarė simbolizonte feniksi. Nė lidhje me feniksin kanė shkruajtur edhe disa prej emrave mė tė njohur tė antikitetit. Ja se ē'thonė dy prej tyre.

Sipas historianit latin, Ovid:

Ovidi e pėrshkruan kėshtu feniksin: "Shumica e qenieve tė gjalla lindin nga qenie tė tjera, por ekziston njė specie e cila riprodhon vetveten. E quajnė feniks. Ky nuk jeton me fruta apo me bimė, por me rrėshire dhe me lėngje pemėsh aromatike. Kur ai ka jetuar 500 vjet, ndėrton njė fole nė maje tė njė peme arre apo palme.
Nė tė ai akumulon kanelle dhe gjithfarė lloje bimėsh tė tjera aromatike nga tė cilat nxirren esencat e parfumeve. Ndėrton me to njė fole nė tė cilėn vendoset dhe ndėrsa vdes, nxjerr jashtė frymėn e tij tė fundit e cila pėrzihet me erėn e bimėve aromatike.
Nga trupi i feniksit qė vdiq del njė feniks i ri, i destinuar qė tė jetoje po aq gjatė sa edhe paraardhėsi i tij. Sapo rritet ai largohet nga pema e cila ishte vendlindja e tij dhe varri i paraardhėsit. Ai merr me vetė hirin e tė parit dhe e ēon nė tempullin e diellit nė Heliopolis, nė Egjipt. Ai jeton nė vetmi."

Herodoti do tė shkruante pėr Feniksin:

"Njė shpend tjetėr i shenjtė ėshtė feniksi. Unė vetė nuk kam parė ndonjė feniks, pėrveē rasteve kur e kam parė tė pikturuar, por ėshtė njė shpend shumė i rralle dhe viziton qytetin e diellit, Heliopolis, nė intervale qė zgjasin afėrsisht 500 vjet. Ai ėshtė momenti nė tė cilin feniksi vdes dhe nga hiri i tij lind pasardhėsi."
Kėtu shihet qartė se feniksi ka tė beje me kultin e lashtė egjiptian tė diellit. Shpjegimin e kėtij simboli dhe lidhjen qė ka ky me atė tė shqiponjės me dy koka e japin studiuesit e okultit dhe tė Masonerisė. Masoneria ėshtė bazuar pikėrisht nė religjionet e lashta misterioze tė Egjiptit dhe tė Babilonisė.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 20-02-12, 20:03   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqiponja me dy koka





Ēfarė ėshtė Masoneria, ē'simbolizon, ku dhe si lindi ajo?

Filozofia materialiste e Egjiptit tė vjetėr vazhdoi sė ekzistuari edhe pas zhdukjes sė kėtij civilizimi. Ishte adoptuar nga disa ēifute dhe e mbajtėn tė gjallė brenda nė doktrinėn kabaliste. Nga ana tjetėr, njė numėr i mendimtarėve greke kishin adoptuar filozofinė e njėjtė dhe e riinterpretuan dhe e pėrjetėsuan nė formė tė shkollės sė mendimit tė njohur si "Hermeticizem".
Studiuesi turk, Dr. Selami Isindag e shpjegon kėshtu origjinėn e kėsaj filozofie dhe vendin e saj nė masonerinė moderne:
"Nė Egjiptin e vjetėr ekzistonte njė shoqėri fetare qė la si trashėgim njė sistem tė besimit dhe tė menduarit nė hermeticizem. Edhe Masoneria kishte diēka tė ngjashme. P.sh., ata qė kishin arritur deri nė njė nivel tė caktuar, pėrcillnin ceremonitė e shoqėrisė, zbulimet mbi mendimet dhe ndjenjat e tyre shpirtėrore dhe mandej i pasonin tek ata qė ishin nė nivele mė tė ulėta.
Pitagora ishte njėri nder hermeticistet qė shkollohej nė kėto shkolla. Organizatat dhe sistemet filozofike tė shkollės sė Aleksandrisė dhe Neoplatonizmit i kishin rrėnjėt e tyre nė Egjiptin e vjetėr dhe atje gjendeshin disa ngjashmėri mes tyre dhe ritualeve masonike." Isindag ėshtė shumė i qartė nė lidhje me ndikimin e Egjiptit tė vjetėr nė origjinėn e Masonerisė kur deklaron: "Frankmasoneria ėshtė organizatė shoqėrore dhe rituale qė i ka fillet e saja nė Egjiptin e vjetėr."
Edhe shumė autoritete tė tjera masonike thonė se origjina e Masonerisė ėshtė nė shoqėritė sekrete tė kulturave tė lashta pagane, siē janė ato nga Egjipti i vjetėr dhe Greqia antike. Njė mason i vjetėr, i deklaruar turk, Celil Layiketez, nė revistėn "Mimar Sinan", nė artikullin me titull "Fshehtėsia masonike: Ēfarė ėshtė sekrete e ēfarė jo?" shkruan:
"Nė civilizimet e vjetra greke, egjiptase dhe romake ekzistonin shkolla mistike qė ndeshen nė kontekst tė njė shkence tė caktuar apo njohuri sekrete. Anėtarėt e kėtyre shkollave mistike ishin pranuar vetėm pas njė periudhe tė gjatė tė studimeve dhe tė riteve tė pranimit.
Nė mesin e kėtyre shkollave, e para qė mendohet tė jetė hapur, ka qenė shkolla e "Ozirisit". Ajo bazohej nė ngjarjet e lindjes sė kėtij Zoti, rinisė, luftės kundėr errėsirės, vdekjes dhe ringjalljes sė tij. Kėto ēėshtje ishin dramatizuar ritualisht nė ceremonitė e pėrformuara dhe nė ketė mėnyrė ritet dhe simbolet qė prezantoheshin ishin mė shumė efektive pėr shkak tė pjesėmarrjes aktuale.
Vite mė vonė, kėto rite themelojnė qarkun e parė tė rendit tė vėllazėrisė qė aktualisht vazhdon me emrin e Masonerisė. Vėllazėritė e tilla ēdo herė vendosin ideale tė njėjta dhe kur janė nė presion janė nė gjendje qė tė jetojnė nė mėnyrė sekrete. Ata ishin nė gjendje qė tė mbijetojnė deri mė sot pasi ata vazhdimisht ndėrronin emrat dhe format e tyre.
Por, ata i mbetėn besnik simbolizmit tė lashtė dhe karakterit tė tyre tė veēantė i cili kalon dore mė dore si trashėgimi ( Mimar Sinan, 1992, Nr. 84, f. 27?29)." Pra ruajtja e simbolikes dhe trashėgimi i saj deri nė ditėt aktuale ka tė bėjė edhe me pėrdorimin prej tyre tė simbolit tė shqiponjės me dy koka apo ndryshe simbolit tė feniksit.

Pse simboli i feniksit u emėrtua shqiponjė me dy koka dhe ē'simbolizon ai realisht?

Masoneria ėshtė e mbushur me simbole magjike. Po ē' ėshtė njė simbol magjik? Simbol magjik, sipas studiuesit amerikan Fredrick Goodman, ėshtė njė imazh i cili fsheh njė kuptim tė brendshėm ne vetvete, pra njė imazh qė ka dykuptimėsi, por qė kuptimi i vėrtetė fshihet nga pamja, e cila shėrben vetėm pėr kamuflim.
Po tė ekzaminosh simbolet masonike dalin nė pah kuptime tė fshehta qė tregojnė pėrshkallėzimin e pushtetit, hyjnores, tė keqes e kėshtu mė radhė. Shqiponja me dy koka ėshtė simboli apo shenja me e dallueshme masonike. Pėr tė ėshtė folur shumė sepse ajo ka njė shpėrndarje tė gjithanshme. ("Magic Symbols" nga Fredrick Goodman, fq.6).
Qė nė momentin e parė, nė atė tė emėrimit, njerėzit gabohen pasi nė dukje ajo ėshtė njė shqiponjė me dy koka, por simbolet magjike kanė pikėrisht ketė qėllim, tė kamuflojnė kuptimin. E vėrteta ėshtė se ky imazh simbolizon njė shpend tjetėr, feniksin.
Nė Egjiptin e lashtė ky simbol ishte simbol i shkollave tė misterit. Shqiponja ishte njė shpend tė cilit i atribuoheshin fuqi magjike, ashtu si shpjeguam mė lart. Emėrtimi i simbolit tė feniksit nė shqiponjė me dy koka ishte i thjeshtė sepse shqiponja ishte njė shpend qė qėndronte pėrkrah feniksit nė hierarkinė e tė mbinatyrshmes dhe kishin edhe ngjashmėri fizike mes tyre. Kėshtu qė pati njė ndėrrim tė emrave, por simboli ruajti tė njėjtin pozicion dhe ngeli shenja mė e pushtetshme.
Nė shekujt e erės sonė emri i feniksit do tė harrohej dhe simboli do tė quhej shqiponjė me dy koka. Shpjegimi jepet nga autori masonik, Manly P. Hall nė librin e tij "The Phoenix: An Illustrated Review of Occultism and Philosophy" (Feniksi: Njė shikim i ilustruar mbi okultizmin dhe filozofinė):
"Mes tė lashtėve ekzistonin historira pėr njė zog pėrrallor tė quajtur feniks. Ai ėshtė pėrshkruar nga shkrimtaret e hershem si njė zog qė i pėrngjan nga forma shqiponjės, por me disa dallime tė vogla. Trupi i feniksit ėshtė i mbuluar me pupla tė purpurta, ndėrsa pendėt e flatrave i ka me ngjyre blu dhe tė kuqe. Kokėn e ka tė bardhe dhe nė qafe ka njė rreth me ngjyre tė artė. Nė fund tė shpinės sė feniksit gjendet njė tufe puplash me ngjyre tė ndezur.
Ėshtė besuar se ky shpend jeton pėr 500 vjet dhe gjatė vdekjes sė tij trupi hapet dhe del prej andej njė feniks i ri. Pėr shkak tė kėtij simbolizmi feniksi ėshtė parė gjithmonė si prezantues i pavdekėsisė dhe i ringjalljes. Feniksi ėshtė njė nga shenjat e shoqėrive apo vėllazėrive sekrete tė cilat zanafillėn e ekzistencės sė tyre e kanė nė lashtėsi.
Kėto shoqėri sekrete studionin misterin dhe synonin ringjalljen e njeriut pas vdekjes. Kjo ėshtė edhe arsyeja pse feniksi ishte simbol i tyre, pasi ata besonin tė ringjallja. (faqe 176-177)". Megjithatė ky simbol (shqiponja me dy koka apo feniksi) nuk ėshtė simbol qė lindi nė qytetėrimin egjiptian. Ai ka qenė fillimisht i pėrdorur nga sumeret e mė pas nga qytetėrimi hittit dhe persian.

A ėshtė shqiponja me dy koka simbol qė i pėrket shqiptarėve?

Konfliktin, mes tė krishterėve, qė kishin filluar tė shpėrndanin doktrinėn e tyre dhe qytetėrimit pagan, i cili nuk pranonte tė shndėrrohej nė tė krishterė, e zgjidhi mendjemprehtėsia e perandorėve mė tė mėdhenj tė Romės.
Kostandini i Madh ka hyre nė histori si perandori qė themeloi Kostandinopojėn qytetin qė trumbetoi krishterimin anembanė botės. Kostandini i Madh ishte ligjėruesi i krishterimit nė Perandorinė Romake, ēka i dha pėrhapjen mė tė madhe tė krishterimit. Kostandini ishte ilir nga Nishi, pjesė e Dardanisė sė atėhershme.
Duhet pasur parasysh se Shėn Pavli themeloi njė nga kishat e para nė botė nė Dyrrah rreth vitit 50 p.e.s, gjė qė tregon se iliret kishin filluar qė ta shikonin krishterimin mė me besim se pjesa tjetėr e Botės.
Pra, njė perandor i Romės, i cili ishte ilir me origjinė, themelon njė perandori ku simbol vendos shqiponjėn me dy koka. Kostandinopoja, qyteti nė tė cilin ai ndėrton qendrėn e kėsaj perandorie ėshtė e rrethuar nga qytete tė tjerė qė dardanet kishin ndėrtuar (Troja u be mė e famshmja por nuk ishte qyteti i vetėm i famshėm). Megjithatė ky nuk ėshtė i vetmi ilir i cili pėrdori shqiponjėn e cila ishte pjesė e besimeve ilire.
Pirroja i Epirit sipas historianėve latinė kishte si totem shqiponjėn dhe njė nga emėrtimet qė u viheshin atij dhe luftėtareve tė tij ka qenė "shqiponjė". Gjithashtu edhe Aleksandri i Madh apo Leka i Madh e ka pėrdorur kėtė simbol. Kėtė gjė e vėrtetojnė gjetje arkeologjike tė cilat janė ndėrtuar nėn influencėn e tij.
Qė shqiptaret tė jenė "pronaret e ligjshėm" tė simbolit tė shqiponjės me dy koka, duhet qė tė ketė njė lidhje direkte mes tyre dhe qytetėrimeve tė cilėt e kanė pėrdorur pėr herė tė parė kėtė simbol. Gdhendjet mė tė lashta tė shqiponjės me dy koka janė gjetur nė Babiloni.
Kanė qenė hititėt ata qė e kanė pėrdorur gjerėsisht kėtė simbol, por mendohet se ai ėshtė trashėguar nga sumeret. Studiuesja holandeze, Micha F. Lindemans, e cila ėshtė edhe themeluesja e njė prej librarive mė tė mėdha tė mitologjisė online, jep lidhjen mes hititėve dhe shqiptareve. Ajo ėshtė njė prej studiuesve tė ndryshėm tė cilėt kanė arritur nė njė pėrfundim tė tillė. "Civilizimet kryesore organizonin jetėn e tyre rreth qyteteve kryesore ku zhvillohej jeta e tyre ekonomike shoqėrore e politike.
Latinėt u quajtėn romanė pėr shkak tė Romės legjendare pasi etrusket tė cilėt e themeluan atė qytetėrim kishin si kryeqendėr qytetin Alba Longa; athiniotėt quheshin tė tillė pėr shkak tė perėndisė Athina e cila i dha edhe emrin qytetit; Hititėt quheshin tė tillė pėr shkak tė kryeqendrės sė tyre qė quhej Hattusas sipas emrit tė mbretit tė tyre Hattusili.
Shqiptaret (albanėt) si njė prej fiseve tė panumėrta ilire, quheshin tė tillė pėr shkak tė qytet - shtetit Albanopolis, ku nė gjuhen e hititėve dhe nė atė ilire fjala "ALP" do tė thotė i bardhė.
Ashtu si dhe qytetėrime tė tjera antike, iliret nė mitologjinė e tyre tregonin se kishin prejardhje hyjnore. Duket se emri ALBANIAN nuk kishte ndonjė kuptim apo peshė shumė tė veēantė pėrderisa nuk e identifikuan vetveten me kėtė emėr. Aktualisht, pasardhėsit e ilireve (albanians), e quajnė veten pasardhės tė shqiponjės me dy koka (shqiptar).
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-02-12, 20:04   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqiponja me dy koka






Nė perandorinė romake, shqiponja ishte figure standard dhe paraqitej me njė koke. Ndikimi i gjeneralėve ilire, tė cilėt arritėn deri nė fronin imperial, u pasqyrua edhe nė pėrdorimin e simbolit tė shqiponjės me dy koka. Ata pėrdornin emblemėn e paraardhėsve tė tyre anadolliane (njė nga kryeqendrat e qytetėrimit hitit ishte Anadolli i sotėm). Njė prove tjetėr qė iliret e kishin si simbol kryesor, ėshtė edhe tempulli i Sirkapit (Pakistan).
Nė kėtė faltore qė e kanė ngritur njerėzit e udhėhequr nga Aleksandri i Madh qėndrojnė tė gdhendura shqiponja me dy koka. Gjithashtu, sot e kėsaj dite nė Shqipėri ka njė krahinė malore e cila quhet HOTI, i ngjashėm me emėrtimin e kryeqytetit hitit, HATTI." Ky ėshtė fragment i njė prej studimeve tė ndryshme qė janė bėrė pėr hititėt, qytetėrim i cili ishte njė qytetėrim ilir.
Dardanet, me migrimet e tyre, ishin bėrė pjesė e qytetėrimit hitit. Profesor David Hawkins, i shkollės qė merret me studimet orientale dhe afrikane nė Londer ("School of Oriental and African Studies, London"), para disa vitesh deshifroi njė shkrim nė njė statuje pranė Izmirit. Statuja ishte gdhendur mbi njė shkėmb dhe emri i mbreti, tė cilit i atribuohej, ishte MIRA. Ky zbulim ishte njė hap mė tej nė gjetjen e tė vėrtetave historike mbi iliret dhe hititėt. Studimet rreth hititėve kanė hedhur dritė mbi shumė lidhje qė ata kishin me fise ilire ku kryesoret ishin dardanet.
Sė bashku me kėta tė fundit, ata krijuan Trojėn, e cila sipas studiuesve, e kishte pasur emrin fillestar YLLUSA (nga ku rrjedh ILIOS, emri i Iliadės sė famshme te Homerit). Kėto dhe shumė fakte tė tjera qė bazohen mbi shkrimet hitite, tregojnė qartė se hititėt ishin pjesė e qytetėrimit tė madh ilir. Hititėt ka shumė mundėsi qė ta kenė marre kėtė simbol nga sumeret. Nė kryeqendrėn e persėve, tė cilėt kishin ndikime ilire, nė Persepoli (nė Iranin e sotėm), ka njė statuje e cila tregon shqiponjėn me dy koka.
Nė mes tė banoreve me ngjyre tė Mesopotamisė, ALP-an, ishin ata njerėz tė cilėt dalloheshin pėr ngjyrėn e tyre tė bardhe. Pėr ta mbyllur po pėrmendim edhe njė studim tė rėndėsishėm qė ėshtė bėrė nė lidhje me mbretėrinė Hitite.
Studiuesi Trevor Bryce, ka botuar njė studim tė plotė nė lidhje me kėta tė fundit: "The Kingdom of the Hittitės (Mbretėria e hititėve), Oxford 1998. Nė tė ai thotė: "Duke ju referuar emrave tė mbretėrve hititė, shikohet se ata kanė prapashtese -ili, mėnyrė e cila i identifikonte ata me yllin, me diellin, Zotin mė tė fuqishėm nė antikitet. Pėrveē ilireve dhe hititėve, nuk ka asnjė popull tjetėr nė Azi apo Evrope, qė tė pėrdorė prapashtesėn -ili pas emrit tė njė mbreti.
Mes gjuhėve semitike, prapashtesa -ili, tregon thjesht Zotin." Hititėt dhe iliret kishin tė njėjtėn kulturė e qytetėrim dhe tė njėjtėn gjuhe. Nė studimin e mėsipėrm bėhet njė analize e bazuar mbi elemente gjuhėsore dhe gjetje arkeologjike.
Pra, qytetėrimi i cili ka lėnė tė gdhendur mbi gurė figurėn e simbolit mė tė fuqishėm e mė tė pushtetshėm tė antikitetit, ka pasardhės ata qė flasin akoma gjuhen e tij, ka pasardhės shqiptaret. Shqiptaret, pasardhėsit e ilireve, janė "pronaret e ligjshėm" tė njė simboli tė cilin e mbante njė popull qė themeloi qytetėrimet mė tė mėdha tė antikitetit.

Ja pse feniksi (nga nė njihet si shqiponjė me dy koka) simbolizon Djallin

Ka njė fazė kur bota pagane u shndėrrua nė tė krishtere. Pėr tė pasur sukses nė ndjekjen e doktrinės sė krishtere, perandoria e Romės, e cila u be nismėtarja kryesore e kėtij procesi, mitet dhe festat pagane i shndėrroi nė tė krishtera. Pjesė e kėtij shndėrrimi ishte edhe identifikimi i tė keqes universale, me njė qenie tė vetme tė mbinatyrshme. Kjo qenie ishte Luciferi, apo ndryshe edhe djalli apo engjėlli rebel i dritės qė u hodh nga qielli nė flaket e ferrit.
Ai do tė jetė, qė nga viti 0 deri nė ditėt tona, kundėrshtari i vetėm i qiellit. Me tė drejtė lind pyetja, po nė vitet para erės sonė kur njerėzit besonin nė shumė perėndi kush ishte ai qė u rebelua? Kush ishte e keqja? Te grekėt e lashte, miti i Prometeusit, i cili u premtoi dhe u dha njerėzve dritėn dhe dijen, ėshtė ai qė njihet si simboli i rebelimit ndaj perėndive. Ky mit nuk ėshtė autentik, por ėshtė thjesht riprodhim i mitologjive mė tė lashta si hitite e fenikase, te cilat kanė pėrdorur njė mit tė tillė mė pėrpara se tė lindte figura e Prometeusit.
Nė erėn tonė djallin e kanė paraqitur si premtues dijesh nė shkėmbim tė shpirtit. Paralel me kėtė figure mund tė shihet Prometeusi, i cili solli zjarrin (simboli i dritės dhe dijes), por me vete solli edhe mėrinė e perėndive dhe si pasoje vuajtjet pėr njerėzit. Nė librin e saj mbi okultin "Now Is The Dawning" faqe 281, Barbara Walker, njė feministe radikale, bėn njė lidhje tė simbolit tė feniksit me Luciferin.
"Egjiptianet besonin se feniksi ishte pėrfaqėsues ose simbol i njė perėndie e cila simbolizonte dritėn nė qiell dhe pas shkėlqimit (si Luciferi apo ndryshe Satana sipas kristianizmit ėshtė engjėlli i dritės) pati njė dėnim apo flijim nė zjarr ku vdiste dhe rilindte. Ky ėshtė njė detaj i cili, si shumė tė tjerė, tregon se feniksi ėshtė simbol i asaj perėndie qė nė ditėt e sotme quhet Lucifer apo edhe Satana."
Ndėrsa William Schnoebelen, njė tjetėr studiues i okultit, nė librin "Satan's Door Revisited" faqe 4, shkruan: "Nga egjiptianet besohej se feniksi ishte njė zog hyjnor. Feniksi digjet nė momentin e fundit tė jetės dhe rilind nga hiri i tij. Shumica e studiueseve tė okultizmit mendojnė se ky shpend simbolizon Luciferin i cili u dėnua duke u hedhur nė flake, por qė njė ditė do tė rilindė pėrsėri dhe do tė ketė tė njėjtin pushtet si mė parė." Pra, nėse kjo perėndi ekzistonte qė para krishterimit, atėherė pse duhet besuar qė simbolizon Luciferin? Pyetje tė kėsaj natyre janė tė shumta por fenomeni mė i ēuditshėm ėshtė se feniksi ėshtė simbol i krishterimit nė tė njėjtėn kohe.
Shqiponja me dy koka u be e njohur si simboli i perandorisė sė Bizantit, por shpjegimi i pėrdorimit tė njė shqiponjė me dy koka, nė vend tė asaj me njė, ishte se simbolizonte shpėrndarjen nga Lindja nė Perėndim tė perandorisė. Natyrisht qė ky ishte vetėm njė shpjegim formal sepse e vėrteta ėshtė krejt ndryshe. Ja se ē'thotė njė prej emrave mė tė njohur tė studimit tė historisė dhe teologjisė.
Studiuesi i religjioneve Godfrey Higgins, nė veprėn e tij Anacalypsis (kapitulli ii., f. 441), jep njė shpjegim tė saktė mbi jetėgjatėsinė e kėtij shpendi. Kjo vepėr unikale pėr llojin e saj, ėshtė botuar nė vitin 1833, pas vdekjes sė tij, nė njė tirazh tė limituar dhe pėrmban pėrfundime qė vijnė nga studimi i mė shumė se 200 veprave.
Autori jep njė shpjegim tė detajuar edhe mbi jetėgjatėsinė e feniksit dhe simboliken e tij. Higgins thotė: "Feniksi ėshtė simboli i njė cikli tė pėrsėritshėm e tė pafund, ciklit diellor, i cili zgjat fiks 608 vjet. Ai i referohet fjalės fenikase, e cila ėshtė edhe rrėnjė e feniks, FE=cikėl.
Feniksi u adoptua nė fillimet e hershme nga kristianizmi dhe paraqitje tė ndryshme tė tij janė gjetur edhe nėpėr varre. Legjenda e lashtė e kėtij simboli dhe ajo qė ai simbolizonte (pėrjetėsia), padyshim qė u be shtyse qė feniksi tė ishte simbol i vdekjes dhe ringjalljes sė Jezusit."
Nder tė gjitha kėto studime dhe pėrfundime, njė gjė ėshtė e sigurt: feniksi apo ndryshe dhe simboli i shqiponjės me dy koka ėshtė emblema mė e pushtetshme dhe mė magjike qė ka ekzistuar ndonjėherė.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:23.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.