Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 14-01-08, 10:47   #406
xnjeri
 
Anėtarėsuar: 26-12-06
Postime: 256
xnjeri i njohur pėr tė gjithėxnjeri i njohur pėr tė gjithėxnjeri i njohur pėr tė gjithėxnjeri i njohur pėr tė gjithėxnjeri i njohur pėr tė gjithėxnjeri i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Lajme nga bota Islame

Ndėrroi jetė dijetari Dr. Sejjid Nuh Nė mėngjesin e 30 korrikut tė viti 2007, nė moshėn 62 vjeēare u kėput edhe njė lule nė mesin e dijetarėve tė mėdhenj tė botės islame.Bota islame e humbi edhe njė dijetar dhe thirrės tė njohur dhe autor i njė numri tė madh librash.Dr. Sejjid Muhammed Sejjid Nuh gjatė jetės sė tij punoi si profesor nė shumė universitete.
Fakultetin nė Universitetin e El-Ez'herit e kreu nė vitin 1971, po aty magjistri nė vitin 1973 dhe doktoroi nė vitin 1976.

Nė Universitetin e Kuvajtit punoi si profesor i Sheriatit, nė El-Ez'her si profesor i shkencave tė hadithit, ishte dekan i Fakultetit tė Tefsirit dhe Hadithit nė Universitetin e Kuvajtit.

Nga botimet e tij mė tė njohura, nė mesin e 20 titujve si mė tė rėndėsishme veēojmė:

1. Pengesat nė rrugė – 4 vėllime

2. Personaliteti i muslimanit mes personales dhe shoqėrores

3. Udhėzime pejgamberike

4. Sahabėt nė shėrbim tė hadithit

5. Tabi'inėt nė shėrbim tė hadithit, si dhe shumė libra tjerė.

E lusim All-llahun e Madhėrishėm qė veprat e mira tė kėsaj bote dijetarit tė nderuar t'ia vė nė peshojėn e punėve tė mira nė Ditėn e Gjykimit.
marr nga http://www.fri.org.mk/public/index.p...d=35&itemID=66
__________________
Njerėzit janė si librat, disa nga njerėzit botohen, disa nga ato ribotohen, kurse disa nga ato fotokopjohen. Disa duhet mare shembull e disa jo, disa njerėz duhet lexuar disa here pėr ti kuptuar, kurse disa njerėz nuk duhet lexuar duhet hedhur, disa nga njerėzit janė libri qė i nevojiten tė rinjve e disa nga to janė libri qė i nevojiten tė mėdhenjve.”
xnjeri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 14-01-08, 10:49   #407
xnjeri
 
Anėtarėsuar: 26-12-06
Postime: 256
xnjeri i njohur pėr tė gjithėxnjeri i njohur pėr tė gjithėxnjeri i njohur pėr tė gjithėxnjeri i njohur pėr tė gjithėxnjeri i njohur pėr tė gjithėxnjeri i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Lajme nga bota Islame

Eksponohet njė kopje e artė e Kur'anit Famėlartė Nė njė panair tė cilin e organizoi Ministria e financave e Rusisė u eksponua edhe njė kopje e Kur'anit qė ishte i shkruar (qėndisur) me ar tė pastėr. Dekani i Fakultetit tė letėrsisė dhe gjuhės arabe pranė Institutit tė vendeve aziatike dhe afrikane tė Universitetit tė Moskės, prof. Dimitrij Frolov, thotė se kopja e artė e Kur'anit Famėlartė ėshtė e vetmja e kėtij lloji qė daton nga shekulli i tetė, e qė ėshtė ruajtur nė Sankt Petersburg nė Institutin e Akademisė sė Shkencave tė Rusisė.
Prof. Dimitrij Frolov vazhdon mė tej tė thotė se kjo kopje e artė nė vete pėrmban mė shumė se gjysmėn e Kur'anit, dhe se ėshtė pėr t'u lavdėruar pėr kujdesin qė i bėhet trashėgimisė kulturore nė Rusi, sepse Rusia ėshtė shtet i pėrberė prej shumė kombeve dhe besimeve, kurse pėrfaqėsimi i muslimanėve nuk ėshtė i vogėl, por ėshtė i konsiderueshėm.
Kjo kopje e Kur'anit tė artė pėrbėhet nga 163 llamarina tė kallajit tė qėndisura me ar tė pastėr, ku gjatėsia ėshtė 136 mm, gjerėsia 96 mm, trashėsia 0.3 mm, ndėrsa pesha 75 gr.

marr nga: http://www.fri.org.mk/public/index.p...d=33&itemID=66
__________________
Njerėzit janė si librat, disa nga njerėzit botohen, disa nga ato ribotohen, kurse disa nga ato fotokopjohen. Disa duhet mare shembull e disa jo, disa njerėz duhet lexuar disa here pėr ti kuptuar, kurse disa njerėz nuk duhet lexuar duhet hedhur, disa nga njerėzit janė libri qė i nevojiten tė rinjve e disa nga to janė libri qė i nevojiten tė mėdhenjve.”
xnjeri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-01-08, 11:57   #408
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga bota Islame

Dėnohet heshtja e vendeve arabe pėrballė krimeve te regjimit izraelit


Kryetari i Unionit botėror tė dijetarėve muslimanė dėnoi ashpėr heshtjen e disa vendeve arabe pėrballė krimeve ēnjerėzore tė regjimit izraelit kundėr popullit palestinez.


Sheikh Jusuf El Kardavi deklaroi se tė gjithė arabėt dhe muslimanėt e botės i dėnojnė krimet e fundit tė regjimit izraelit kundėr popullit palestinez dhe shtoi se popujt muslimanė dėnojnė heshtjen e qeverive tė tyre pėrballė krimeve izraelite. Dr.Jusuf El Kardavi theksoi se regjimet arabe po te bashkohen mund ti ndihmojnė popullit palestinez, por pėr fat tė keq jemi dėshmitarė tė heshtjes sė vendeve arabe disa prej tė cilave veprojnė ndaj Izraelit sikur tė mos ketė ndodhur asgjė.

Kryetari i Unionit botėror tė dijetarėve muslimanė i kėrkoi Ligės arabe, OKI, BE dhe KS tė OKB tė marrin masa urgjente pėr tė ndihmuar popullin e pėrvuajtur palestinez.
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-02-08, 12:21   #409
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga bota Islame

Sulm racist kundėr njė xhamie nė Amerikė

Qendra islame nė qytetin Kolombia nė Amerikė ka marrė flakė pas njė sulmi racist, ku nė njė raport televiziv ėshtė vėnė re kryqi i nazistėve.




Nė bazė tė kėtij raporti ėshtė bėrė e ditur arrestimi i tre personave si pėrgjegjės pėr kėtė sulm terrorist. Davud Abudajb kreu i kėsaj qendre islame e cila ėshtė ndėrtuar nė vitin 2000 ka theksuar se kjo ngjarje ka ndodhur pėr herė tė parė.

Sulmet mbi qendrat islamike dhe vėnia e zjarreve nė xhamia ėshtė njė fenomen gjithėpėrfshirės nė Amerikė dhe organet islamike kanė kėrkuar shtimin e sigurisė nė kėto qendra./irib/
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-02-08, 11:11   #410
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga bota Islame

Asambleja Europiane e Imamėve
....kjo organizate do te jete ze i larte per mbrojtjen e te drejtave te imameve ne Europe dhe ngritjen e nivelit te tyre ne te gjitha sferat.





U inaugurua Asambleja Europiane e Imamėve

Me 23-24 Shkurt ne Bruksel te Belgjikes u be inaugurimi i Asamblesė Europiane tė Imamėve dhe Udhėzuesve Fetarė. Ne Kuvendin Themelues te kesaj organizate morren pjese perfaqesues nga 28 shtete Europiane.
Nga Maqedonia prezentuan Mr.Bashkim Aliu, i cili njeherit u zgjodhe anetari i keshillit ekzekutiv, dhe Fevzi Musliu.

Kjo organizate meton te beje koordinimin e veprimtarise se imamėve ne Europe dhe unifikimin e qendrimeve te tyre, per te dalur si nje ze para opinionit Europian.
Po ashtu, kjo organizate do te jete ze i larte per mbrojtjen e te drejtave te imameve ne Europe dhe ngritjen e nivelit te tyre ne te gjitha sferat.


Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-03-08, 07:22   #411
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga bota Islame

Vritet njė imam nė Tajlandė

Imami 56 vjeēar Yapa fillimisht u torturuar dhe pastaj u vra nga autoritetet tajlandeze



Shembull i fundit i dhunės sė ushtruar ndaj pakicės muslimane nė Tajlandė nga qeveri tajlandeze ishte tronditėse. Sė fundi njė imam u vra pasi u torturua rėndė.

Sipas burimeve tė njė organizate pėr mbikėqyrjen e tė drejtave tė njeriut, ngjarja kishte ndodhur tė mėrkurėn mė 19 Mars ku imam nga rajoni Patani nė Tajlandė, fillimisht ishte arrestuar dhe ishte dėrguar nė njė kamp ushtarak. Ndėrsa pas dy ditsh trupi i pajetė i Japas, qė posedonte shenja tė shumtė tė torturės, u dorėzua tė afėrmve tė tij .

Burimet ushtarake e konfirmuan rastin dhe deklaruan se do tė krijohen njė komision hetues lidhur me rastin
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-04-08, 12:25   #412
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tė verbėrit e Kosovės duan ta lexojnė Kuranin

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Preshevar
Tė verbėrit e Kosovės duan ta lexojnė Kuranin

Tė verbėrit e Kosovės duan ta lexojnė Kuranin
Intervistė me Kryetaren e Komitetit tė Grave tė Verbėra tė Kosovės, Bajramshahe Jetullahu.



Intervistėn me Kryetaren e Komitetit tė Grave tė Verbėra tė Kosovės, Bajramshahe Jetullahu, ka kryer korrespondenti i ueb faqes mė tė madhe Islame, Islam On Line, Hany M. Salah.







A mund te na beni nje njohje apo prezantim te ketij projekti dhe si ju lindi kjo ide?

Ideja me ka lindur per shkak se egziston nji numer i madh i te te verberve te cilet nuk kane pasur raste te kene nje Kur'an te lexojne me gishtrinjet e vete meqenese u mungon drita e syrit dhe nuk kane mundesi ta lexojne Kur'anin me shkrim te zi.
Kam bere nje kerkese ne Bashkesine Islame te Kosoves (BIK ) e cila ka qendruar dy vite me rradhe te ata pas dy viteve nje shoqate " Kisha Katolike Amerikane " perkrahu projektin e kerkuar nepermes te BIK-ut i cili projekt kushtonte 6900 Euro ku ketu hynte blerja e letres speciale e cila nji flete kushtonte 0.80 cent nji faqe e Kur'anit me te pame jane 3 faqe ne sistemin e Brait.
Sa i perket Kur'anit munde te themi qe ne te gjitha trojet tona nuk ka Kur'an ne alfabetin e Braitit.
Na brene fakti se Bibla egziston ne kete alfabet dhe shume te verber kane filluar ta lexonin kete.

Si po ecen projekti, sa keni bere dhe sa ju ka mbetur per ta realizuar?

Kur'ani eshte shtypur deri te kaptina e 8 -te.

A keni pengesa per ta realizuar kete projekt?

Pengesa me e madhe per shtypjen e ketij Kur'ani eshte mungesa e mjeteve financiare dhe mungesa e nji shtypesi ( Printer Brait ) i cili kushton 4700 Euro.

Po ndonje ndihme, a ju eshte ofruar per ta realizuar?

Duke ju faliminderuar vellaut Musliman Sadatit jane ofruar mjete financiare mbi 2000 Euro.

Sa eshte numri i te verberve te cilet do te perfitojne nga ky projekt apo do tu vije ne ndihme, per te kuptuar Kur`nin Kerim?

Numri i pergjitheshem i te verberve pa dallim gjinie eshte mbi 2500 anetare, shumica nga keta i perkasin fese Myslimane.

A keni bashkepunim me BIK-un ne kete projekt ? Dhe kush e ka lejen per te dhene autorizimin per kete projekt?

Per projektin e pare mjete ka kerkuar Bashkesia Islame e Kosoves (BIK) per ta realizuar ku e perkrahu CRS-ja (vullnetaret e Kishes Katolike Amerikane).
U shtyp Kur'ani deri ne 80 faqet e fundit por fatkeqsishte mu dogj shtepia dhe u dogjen edhe fletushkat e Kur'anit dhe fatekeqesishte Kur'ani Kerim nuk doli ne drite dhe te verberit mbeten duarthate.


Kush do ta realizoje botimin, sa do te jete tirazhi ne numer dhe a do te shperndahet falas apo do te shitet?

Botimin do ta beje une vete, do te behet vetem nje kopje dhe do te kene mundesi qe te verberit ta lexojne njeri pas tjetrit per arsye se ne nuk kemi mundesi per mungese te mjeteve materiale te bejme me teper egzemplare por nese sigurohen mjete ne do te shtypim edhe me teper qe te kene mundesi me shume te verber te lexojne.

A keni ndonje evidence per numrin e sakte ose te perafert te grave te verbera ne Kosove?
Numri i perafert grave te verbera eshte rreth 500.

Cilat jane problemet me te rendesishme qe hasin keto gra?
Problemet me te rendesishme te grave te verbera jane mosintegrimi i tyre ne shoqerine tone dhe jo perkrahja e duhur nga institucionet tona qeveritare.

A ka ndonje perpjekje nga ana e qeverise per ti ndihmuar ato? Dhe a ka zgjidhje te problemeve te tyre?

Asnjihere qe nga perfundimi i luftes, grate e verbera nuk jane perkrahur nga qeveria.

A ju ndihmojne organizatat joqeveritare dhe si eshte bashkepunimi me to?
Bashkpunimi me OJQ-te vendore eshte i mire, kemi perkrahje morale por financiare jo.

Cili eshte roli i mediave vendore per te perkrahur ceshtjen e grave me aftesi te kufizuara?
I dobet.

Kur eshte themeluar shoqata?
Komiteti u themelua ne vitin 2006

Pse menduat per te themeluar kete shoqate dhe cili eshte qellimi apo objektivi i shoqates?
Qellimi i Komitetit eshte avokimi dhe lobimi i te drejtave te femrave, pamvarsimi i tyre, edukimi dhe integrimi i tyre ne shoqeri.

Cilat jane aktivitetet me te rendesishme dhe projektet qe keni realizuar dhe qe presin te realizohen?
Qe nga themelimi i Komitetit kemi pasur projektet Zhdukja e analfabetizmit dhe Orientimi i personave te verber ne hapesire dhe edukimi shendetsor projetke te perkrahura nga zyrja holandeze.

Cilat jane arritjet e shoqates deri tani?
Te arriturat e ketij Komiteti jane aftesimi i femres se verber per shkrimin e leximin e alfabetit te Braitit, masovizimi i tyre .

A ka shoqata te tjera qe punojne ne sherbim te grave te verbera ne Kosove pervec jush? Dhe nese pergjigja eshte po , a ka bashkepunim midis jush?

Komiteti i ka deget e veta ne tere Kosoven dhe kemi bashkpunim te mirefillt ne mes vete .

Ku jeni lindur dhe rritur? Cili eshte arsimimi juaj dhe cila eshte profesioni juaj?
Jam lindur ne Gllogovc, Komuna e Lipjanit, ne vitin1958, shkollen fillore per te verber kam kryer ne Prishtine ndersa te mesmen ne Osjek te Kroacis sepse ne ate kohe nuk ka pase shkolle te mesme per te verber ne Kosove Profesioni im eshte manipulant (telefoniste) dhe jam ligjeruese e alfabetit te Braitit. Jam nene e kater femijeve dhe tani i kam tete niper dhe aktualisht jam Kryetare e Komitetit te Grave te Verbera te Kosoves.

Intervistoi per Islam On Line Hany M. Salah
www.islamonline.net
Shtypet pėrkthimi i Kuranit
nė gjuhėn shqipe me alfabet tė Brajit



Kėto ditė Kryesia e Bashkėsisė Islame tė Kosovės pėr nevojat e besimtarėve tė verbėr ka botuar pėrkthimin e Kuranit nė gjuhėn shqipe- versioni i alimit tonė tė njohur H. Sherif Ahmeti me alfabetin e brajit.


Vet botimi i pėrkthimit tė Kuranit nė cilėn do gjuhė paraqet njė ngjarje tė rėndėsishme nė shumė rrafshe, mirėpo botimi i pėrkthimit tė Kuranit me alfabet tė brajit ka njė rėndėsi tė veēantė ngase behėt pėr njė kategori tė veēantė tė njerėzve.

Ėshtė ky botimi i parė pėrkthimit tė Kuranit nė gjuhėn shqipe me alfabet tė Brait-it. Pėr momentin janė shtypur 10 ekzemplar, tė cilėt do t'u ofrohen besimtarėve tė verbėr nė 10 qendrat regjionale tė Kosovės pėrmes shoqatės sė tė verbėrve tė Kosovės.

Me kėtė rast sot para dite nė selinė e Kryesisė sė BI tė Kosovės, Myftiu Naim Tėrnava priti kryetarin e shoqatės sė tė verbėrve tė Kosovės Bujar Kadriu dhe nėnkryetarin e kėsaj shoqate Daut Tishuki, tė cilėve Myftiu Tėrnava ua dorėzo solemnisht pėrkthimin e Kuranit nė gjuhėn shqipe me alfabet tė Brait.

Nė takim pėrfaqėsuesit e shoqatės sė tė verbėrve e falėnderuan Myftiun pėr pėrkrahjen e dhėnė, sidomos me botimin e pėrkthimit tė Kuranit nė gjuhėn shqipe .

Myftiu Tėrnava u premtoj njė pėrkrahje dhe pėrkujdesje edhe mė tė madhe nga ana e bashkėsisė islame tė Kosovės pėr kėtė kategori tė njerėzve nė nevojė.

Do theksuar se kohė mė parė kryesia e BI tė Kosovės ka botuar me alfabet tė brait edhe doracakun "Drita e zemrės; si dhe librin e Bajrush Ahemtit Historia e pejgamberėve.

bislame.net

Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-04-08, 22:18   #413
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga bota Islame

Nė kampin e KFOR-it suedez nė Hajvali hapet xhamia










Me 29 mars 2008 nė kampin e KFOR-it suedez "Victoria" nė Hajvali, me njė ceremoni solemne, hapet xhamia, e cila ėshtė e vogėl pėr nga sipėrfaqja por e madhe pėr nga pėrmbajtja. Xhamia ėshtė nėn njė kulm me kishėn. Ndėrtimi i saj u bė si pėrgjigje ndaj kėrkesės sė ushtarėve suedez mysliman qė shėrbejnė nė kėtė kamp, pėr ndėrtimin e xhamisė, kėrkesės janė bashkangjitur edhe e disa ushtarė qė vijnė kėtu nė Kosovė kah muaji Maj dhe tė cilėt nė aplikacionet e tyre kanė kėrkuar qė ta kenė edhe vendin pėr faljen e namazit.



Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-04-08, 17:27   #414
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga bota Islame

Myftiu i Kosovės, Mr. Naim Tėrnava sot vizitoi Gėrdecin, ku u njoh nga afėr mė dėmet dhe pasojat qė pėsoj ky rajon nga shpėrthimi i paradokohshėm.



Myftiu Mr. Naim Tėrnava ėshtė pritur edhe nga Kryetari i Bashkisė sė Vorės, Fiqri Ismaili, tė cilit ia dorėzoi mjetet financiare tė tubuara nga xhemati i Kosovės pėr ndihmė tė prekurve nga shpėrthim i Gėrdecit.

Nė aksionin pėr ndihmė Gėrdecit tė organizuar nga Bashkėsia Islame e Kosovės janė tubuar 54 mijė euro dhe 10 mijė e 400 franga zvicerane, mjete kėto qė tashmė u janė dorėzuar autoriteteve tė Vorės.

Myftiu Tėrnava, ndihėm e xhematit tė Kosovės e ka cilėsuar si njė detyrim pėr vėllezėrit qė pėsuan nga shpėrthim nė Gėrdec.
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-04-08, 17:30   #415
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga bota Islame

“Aromė trėndafili” nė Shkodėr



I ftuar nga Kosova ishte aktori i mirenjohur Enver Petrovci, i cili interpretoi "Hutben e lamtumires".



Tė Martėn ne Teatrin Migjeni (Shkoder) Medreseja Shkoder ne bashkepunim me shoqaten "Istanbul" dhe Myftinine Shkoder organizoi nje aktivitet madheshtor me titull "Arome trendafili" ne perkujtim te figures me te larte islame; Muhammedit a.s.

Aktiviteti ishte i perbere nga nje montazh poetik dhe ilahi te ndryshme te kenduara nga nxenesit e Medresese Shkoder, Rezarta Smaja, Alban Kali, Adnan Bala dhe Bujar Qamili. I ftuar nga Kosova ishte aktori i mirenjohur Enver Petrovci, i cili interpretoi "Hutben e lamtumires".

Ne kete aktivitet moren pjese rreth 45 myslimane greke, Kryesia e Bashkesise Islame e Malit te Zi, te Kosoves e Maqedonise. Gjithashtu merrnin pjese edhe nje pjese e madhe e myftive te Shqipersie, deputete, pushtetare lokal, intelektuale, qytetar te ndryshem, etj.

Nder te tjera, e veēanta e ketij aktiviteti, tashme tradicional per Medresene e Shkodres, ishte pjesmarrja e nje italiani te konvertuar ne Islam, i cili tregoi per udhen e tij per ne Islam.

Ky aktivitet u organizua pas nje inaugurimi festiv qe u be per fillimin e puneve te kompleksit te Medresese se Shkodres; konvikt – xhami, projekt i cili tashme do terheq vemendjen e ēdo personi qe do hyje ne qytetin e Shkodres.
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-04-08, 17:39   #416
Fokus
 
Avatari i Fokus
 
Anėtarėsuar: 18-10-07
Postime: 181
Fokus i dashurFokus i dashurFokus i dashur
Gabim Titulli: Lajme nga bota Islame



1000 kisha janė tė rrezikuara tė mbyllen nė Gjermani


Duke e parė rrezikun qė simboli i kishės mund tė shėrbente pėr qėllime komerciale, kishat tė shndėrroheshin nė diskoteka, lojėra fati apo kinema, njerėzit kompetent organizuan debate qė objektet e rrezikuara fetare tė shndėrroheshin nė muze, shkolla..
E hėnė, 28 Prill 2008 18:33

Corporate identity i kishės apo Zoti pa shtėpi

Gazeta express

Pėrkundėr influencės sė madhe qe e kanė kishat nė Gjermani dhe pėrkundėr faktit qė edhe vet Papa Benedikti XVI ėshtė me origjinė gjermane, mė shumė se 1000 kisha janė tė rrezikuara tė mbyllen
ose tė rrėnohen pėr shkak tė mungesės gjithnjė e mė tė madhe tė besimtarėve krishterė dhe nė mungesė tė fondeve adekuate pėr mirėmbajtjen e tyre.

Ernest Ferizi

Kisha nė Gjermani ėshtė bėrthama e njė qyteti. Pėr ndėrtimin e njė kishe gjithmonė ėshtė gjetur
njė vend prestigjioz ndėrtimi, pėr tė funksionuar pastaj si simbol pėr pėrkujdesjen e njerėzve
qė jetojnė nė mjedisin e saj dhe para sė gjithash pėr t'u ofruar vendstrehim tė pėrndjekurve dhe
tė pastrehėve.
Prandaj duke pasur parasysh pozicionimin strategjik tė njė kishe nuk ėshtė e rastėsishme qė
edhe organizimi urbanistik i njė vendbanimi nė Gjermani si pikėnisje e kishte dhe e ka mu objektin
e kishės, ku me tė drejtė mund tė thuhet se kisha ėshtė pasqyrė e njė qyteti.
Pėrkundėr influencės sė madhe qe e kanė kishat nė Gjermani dhe pėrkundėr faktit qė edhe vet
Papa Benedikti XVI ėshtė me origjinė gjermane, mė shumė se 1000 kisha janė tė rrezikuara tė mbyllen
ose tė rrėnohen pėr shkak tė mungesės gjithnjė e mė tė madhe tė besimtarėve krishterė, por
edhe nė mungesė tė fondeve adekuate pėr mirėmbajtjen e tyre.
Lidhjet fetare dhe emocionale tė njerėzve me kishat e rrezikuara nga rrėnimi kanė bėrė qė ato t'u
jepen nė shfrytėzim investitorėve pėr njė kohė tė pacaktuar. Kusht themelor pėr investitorėt ishte qė
kisha ta ruante formėn e saj tė jashtme dhe tė brendshme, por sė fundi investitori vendoste lidhur
me shfrytėzimin e mėtutjeshėm tė kishės.
Kėshtu qė varėsisht nga qasja e investitorėve e shndėrrimit tė njė kishe, nė fillim nuk i ėshtė
dhėnė rėndėsi aspektit kulturor, edukativ apo emocional , siē ėshtė rasti me kishėn e qytezės Milow
tė Brandenburgut tė Gjermanisė, e cila u shndėrrua nė bankė, ku automati i parave tė kėsaj banke,
me dashje apo pa dashje, ishte vendosur mu nė vendin e mėparshėm tė altarit.
Apo rasti mė drastik i kishės St. Raphael tė Berlinit e cila u shndėrrua nė njė vetėshėrbim tė tipit
ALBI.
Duke e parė rrezikun qė simboli i kishės mund tė shėrbente pėr qėllime komerciale, tė luhej
me Corporate Identity tė kishės, psh. kishat tė shndėrroheshin nė diskoteka, lojėra fati apo kinema
me filma aksion, njerėzit kompetent organizuan debate, konferenca dhe konkurse qė objektet
e rrezikuara fetare tė shndėrroheshin nė biblioteka, muze, shkolla, vendbanime, ēerdhe fėmijėsh
por edhe nė restorante ekskluzive.
Nė njėrin prej kėtyre restoranteve qė gjendet nė Bielefeld tė Gjermanisė, mysafirja mė e rregullt
ėshtė zonja e moshuar Adelheit Feder e cila pėrkundėr atmosferės sė zhurmshme qė mbretėron
aty, gjithmonė gjen qetėsinė e saj shpirtėrore. Ėshtė pikėrisht ky, vendi ku ishte pagėzuar
shumė vite mė parė dhe ku e kishte kaluar gati tėrė jetėn.
Ajo ende e ka pėrshtypjen qė ndodhet nė kishėn e saj tė mėparshme Martinikirche, pėrkundėr
makiatos qė ia shėrben njė kamerier me aksent tė huaj nėn pėrcjelljen e muzikės sė Vaya Con
Dios - Something's Got A Hold On Me, dhe jo muzikės qė vinte nga kori i kishės qė e kishte dėgjuar
me endje dikur si fėmijė.
Pėr tė gjetur njė kompromis lidhur me situatėn e vėshtirė nė tė cilėn ndodhen njė numėr i madh
i objekteve fetare, nga arkitektėt tani kėrkohet njė zgjedhje adekuate pėr detyrėn komplekse qė
do tė ishte i pranueshėm pėr tė gjithė dhe para sė gjithash pėr besimtarėt krishterė.
Nė kėtė rast arkitektėt nuk kanė tė bėjnė me njė zgjedhje tė rėndomtė arkitekturore, por me mėnyrėn
se si ata i qasen ēėshtjeve religjioze, psikologjike, sociale por edhe urbanistike, qė lidhen
ngushtė me pėrdorimin e mėtutjeshėm tė njė kishe.
Pikėrisht lidhur me kėtė temė kemi disa arkitektė qė kanė arritur qėllimin t'u japin kishave njė
impuls arkitekturor, duke i ruajtur njėkohėsisht vlerat ekzistuese tė saj, siē ėshtė shembulli i kishės
Elias tė Berlinit.
Derisa planifikohej ndėrtimi I njė muzeu pėr fėmijė, nė tė njėjtėn kohė kisha Elias ndodhej para
rrėnimit. Njė shoqate bamirėse I lindi ideja por edhe i siguroi mjetet qė kisha tė rinovohej qė tė
mund tė vendosej pastaj nė tė muzeu i fėmijėve. Kisha Elias e shndėrruar nė muze tani vizitohet
nga shumė fėmijė dhe ėshtė gjithashtu atraksion pėr tė rriturit.
Shembulli tjetėr i mirė ėshtė kisha Bonifatius e Mynsterit e shndėrruar nga arkitektėt e njohur
nga Niederhausen and Partner, nė shtėpi botuese.
Krahas intervenimeve tė shumta qė janė bėrė nė enterierin e kishės pėr pozicionimin e zyrave tė shtėpisė
botuese dhe sipėrfaqeve tė tjera, arkitektėt janė munduar pėr tė mos u humbur karakteri i kishės
tė pėrdorin materialin e xhamit, qė intervenimet e bėra tė jenė sa mė transparente.
Kisha gotike - Jakobi nė Myhlhausen, e ndėrtuar gjatė shekullit 14, i kishte shpėtuar rrėnimit
pasi qė nė fillim tė vitit 2000 ishte marrė vendimi qė ajo tė shndėrrohej nė bibliotekė tė qytetit.
Shndėrrimi i kishės Jakobi nė bibliotekė cilėsohet si vepėr mė e rėndėsishme arkitekturore e zyrės
projektuese Winkler + Dehnel, por edhe i tėrė regjioni i Tyringenit tė Gjermanisė ka filluar
tė identifikohet me bibliotekėn e re, duke u bėrė magnet pėr vizitorėt nga e tėrė Gjermania.
Edhe pse Firma Link qysh nė vitin 1988 e kishte blerė kishėn Heilige drei Konige, tė cilėn e
shndėrroi nė banesa dhe zyre, megjithatė mundėsia e blerjes sė njė kishe ėshtė e rrallė pėr tė mos
thėnė e pamundur.
Ka edhe shumė shembuj kreativ tė shndėrrimit tė kishave nė objekte tė mirėfillta arkitekturore
jo vetėm nė Gjermani por edhe nė Angli, Amerikė e gjetiu. Ėshtė ndjenjė e mirė ta dish se disa nga
objektet fetare pėrkundėr problemeve financiare nuk bėhen rrafsh me tokė por shndėrrohen nė hapėsira tė reja arkitekturore, ku po ashtu njerėzit ndihen mirė gjithmonė pranė Zotit.
Fokus Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-05-08, 05:20   #417
unix
 
Anėtarėsuar: 05-06-07
Postime: 17
unix i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Lajme nga bota Islame

Doherty nė burg bėhet mysliman

Rokeri Pete Doherty ėshtė bėrė mysliman nė burg dhe aktualisht po e lexon Kuranin pėr tė arritur tė pėrballojė jetėn brenda nė qeli. Ylli i bendit "Babyshambles", 29-vjeēar, ka kėrkuar versionin e pėrkthyer tė librit arabisht, pasi ėshtė burgosur javėn e kaluar, dhe ėshtė shumė i lumtur qė po kapėrcen vėshtirėsitė. "Ėshtė duke e lexuar Kuranin qė nga koha qė ėshtė burgosur. Ai ka shumė miq myslimanė qė ia kanė rekomanduar atė libėr pėr njė kohė tė gjatė. Tash ka kohė dhe ka filluar ta studiojė librin. Jam i befasuar sa shumė e ka qetėsuar libri dhe si ka arritur ta transformojė nė njė njeri tė qetė. Ėshtė shumė i interesuar nė kėtė libėr. Besoj se po i ndihmon", ka thėnė njė mik i afėrt me tė.

Marre nga: http://www.teuhid.net/lajme-islame/d...t-mysliman.php
unix Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-05-08, 05:21   #418
unix
 
Anėtarėsuar: 05-06-07
Postime: 17
unix i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Lajme nga bota Islame

Nė Egjipt Koptėt krishterė konvertohen nė islam

Maks Mishel, i njohur si atė Meksimus, bėri tė ditur se 80 deri nė 200 koptė nė ditė konvertohen nė islam, duke paralajmėruar pėr situatėn shumė tė rėndė nė kishėn kopte. Nė takimin e Kėshillit kishtar nė krye me atin Bahmijus, argjipeshkvij nga province El-Buhejre,
nė veri tė Kajros, ku gjithashtu morėn pjesė edhe atė Musa, episkop i tė rinjve, atė Daniel dhe atė Enstansa, pėr tė shqyrtuar dhe diskutuar nė temėn "konvertimi i njė numri shumė tė madh tė krishterėve nė islam".

Maksimus bėnė tė ditur vendimin e Kėshillit kishtar qė numri i atyre qė shpallin konvertimin e tyre nė islam sillet prej 80 deri nė 200 nė ditė, duke shtuar gjithashtu pohimin e kėtij Kėshilli se numri i krishterėve nė Egjipt qė konvertohen nė islam arrin edhe nė 50.000 nė vit. Prandaj Maksimus bėri tė qartė se Kėshilli kishtar hedh poshtė thashethemet pėr detyrimin e vajzave krishtere qė ta pranojnė islamin, ato, siē thonė ata, kėtė e bėjnė vullnetarisht.

Maksimus kritikoi ashpėr - emisionin e televizionit 'Jazira' nė kanalin satelitor - dhe gjendjen e brendshme tė kishės ortodokse dhe ligjet e saj, duke kėrkuar nga kisha reforma komplete tė gjendjes sė brendshme, pėr t'i 'ruajtur' koptėt krishterė. Ai, gjithashtu, paralajmėroi pėr situatėn shumė tė rėndė brenda kishės egjiptiane, si dhe nė vetė punėn dhe mėnyrėn e udhėheqjes sė papa Shenod III me kishėn kopte.

Pėr numrin shumė tė madh tė konvertimit tė krishterėve egjiptian nė islam, Kisha ortodokse kėrkon nga autoritetet egjiptiane zbatimin e ligjit - siē e quajtėn - "dėnim pėr renegim nga feja" ndaj krishterėve qė pranojnė islamin.

Marre nga: http://www.teuhid.net/lajme-islame/n...en-n-islam.php
unix Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-05-08, 13:40   #419
Fokus
 
Avatari i Fokus
 
Anėtarėsuar: 18-10-07
Postime: 181
Fokus i dashurFokus i dashurFokus i dashur
Gabim Titulli: Lajme nga bota Islame


Pete Doherty kthehet nė Islam


LORENA KOLLOBANI gazeta standard




Rokeri i varur nga droga, Pete Doherty, ėshtė kthyer nė fenė islame. Ai gjendet nė burg dhe lexon vazhdimisht Kuranin pėr t’i ndihmuar atij pėr t’u pėrballur me jetėn brenda burgut.

Ylli i grupit “Babyshambles”, 29-vjeēar, ka kėrkuar pėrkthimin e librit tė shenjtė, nga qelia ku ishte izoluar nė burgun e Londrės gjatė javės sė kaluar.

“Ai po lexon Kuran qė kur shkoi nė izolim. Ai ka shumė miq myslimanė dhe ata e kanė udhėzuar qė nė fillim kėngėtarin qė tė studiojė atė libėr. Dhe mė e ēuditshmja ėshtė se vetė kėngėtari tashmė mendon se ėshtė koha qė ai tė kthehet ne mysliman”, - ka thėnė njė burim brenda burgut.

“Jam i befasuar se sa shumė e ka qetėsuar, pasi qė ai ishte shumė i trazuar brenda. Ai vėrtetė duket shumė i qetė. Nė tė shumtėn e kohės ai e mban nė prehėr librin dhe vėrtetė ėshtė shumė i dhėnė pas tij. Mendoj se kjo e ka ndihmuar tej mase”, - vijon burimi pėr mediat angleze.

Rokeri ėshtė dėnuar me 14 javė burgim nė burgun e Londrės, pėr shkak se e ka thyer lirimin me kusht duke marrė droga.

http://oe3.orf.at/aktuell/stories/274984/
Fokus Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-05-08, 22:06   #420
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga bota Islame

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fokus

Pete Doherty kthehet nė Islam


LORENA KOLLOBANI gazeta standard
Befasi ! Allahu i ndihmoft !

...


Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:44.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.