Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 06-07-11, 20:24   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Opinione

Shkundja e premtimeve


Shkruan: Albin Kurti




Politikanėt e qeverisė tė cilėt rregullisht nuk u janė pėrmbajtur premtimeve tė tyre presin qė ne tė kemi pritje modeste pėr ta. Ata e dinė qė kanė gėnjyer; ne e dimė qė kanė gėnjyer; ata e dinė qė ne e dimė qė ata kanė gėnjyer; dhe, ne e dimė qė ata e dinė qė kanė gėnjyer.

Ky inflacion i sė vėrtetės pėr gėnjeshtrėn po bėhet mė shumė shans pėr gėnjeshtrėn sesa pėr tė vėrtetėn. Gėnjeshtrat po e vazhdojnė shtegtimin e tyre dhe tė vėrtetat vetėm sa po i ndjekin nga pas pa arritur qė t’i ndalin ato. E vėrteta nė Kosovė ėshtė veēse e vėrteta pėr gėnjeshtrėn mė tė re.

Qeveritarėt kosovarė premtojnė jo pse besojnė qė qytetarėt do t’iu besojnė atyre por pikėrisht pse e dinė qė tashmė qytetarėt nuk iu besojnė atyre. Lehtėsia e premtimit politik nė Kosovė nuk buron nga aftėsia e qeveritarėve apo nga kredibiliteti i tyre, por nga ndarja e premtimit prej zotimit qė premtimi duhet ta nėnkuptojė. Kėsisoj, premtiminis jetėn e vet pa gravitet gjėkundi dhe degradohet nė gjest politik pėrbrenda lojės politike.

Premtimi i kėtillė nuk matet e krahasohet me (mos)pėrmbushjen e tij brenda njė afati tė caktuar. Njė premtim nė Kosovė krahasohet e matet veēse me njė premtim tjetėr, ose me disa premtime tė tjera, gjithnjė nė kuadėr tė garės sė premtimeve tė shkėputura nga zotimi si thelb i tyre. Premtimi e ka humbur karakterin referencial (nė botėn reale) pėr ta fituar karakterin diferencial (nė njė botė paralele). Premtimi nuk ėshtė mė marrėdhėnie ndėrmjet njerėzve, sepse ai nuk mbijeton mė pėrballė njerėzve por bashkėjeton me premtimet e tjera. Thjesht, tjetri i premtimit ėshtė premtimi tjetėr i thjeshtė.

Kėto premtime nuk mund t’i zhveshėsh nė thelbin e tyre sepse ato janėtė pathelb. Teksa e shpalos premtimin nėpėr gjeologjinė e tij do tė mund tė gjesh gjithēka pėrpos bėrthamės sė tij. Krejt ēfarė mund tė merret nga premtimi ėshtė vetė premtimi – s’ka asgjė pėrtej asaj qė duket. Premtimi nuk i pėrket rrafshit etik por sferės estetike. Ai gjykohet pėr formėn e stilin e tij, jo pėr pėrmbajtjen dhe arsyeshmėrinė e tij. Dhe, secili premtim nė Kosovė paradoksalisht arrin tė vlerėsohet pikėrisht pse premtimi si i tillė ėshtė kategori e zhvlerėsuar. Pasi ta kesh konsideruar premtimin nė parim doemos do tė provosh t’iu marrėsh erė luleve tė tij, apo jo?

Kur qeveritarėt ose njerėzit e tjerė tė regjimit i bėjnė thirrje opozitės nė Kosovė qė tė japė ide e zgjidhje praktike, propozime dhe oferta konkrete, nė fakt, ata e ftojnė opozitėn qė edhe ajo tė bėjė premtime sikurse qeveria. Kėrkesat e qeverisė pėr ofertat e opozitės janė thirrje e qeverisė qė edhe opozita tė bashkohet nė vallėn e premtimeve. Ata refuzojnė ta kuptojnė qė para se tė na e premtojnė pjesėmarrjen nė kėtė valle, problemi ėshtė te vetė vallja e premtimeve. Ata i frikėson mendimi qė mund tė ketė realitet jashtė valles sė tyre prej nga shihet vallja nė virtualitetin e saj.

E, megjithatė, ndoshta nuk ėshtė krejtėsisht kėshtu nė kuptimin qė nuk ėshtė tėrė kohėn kėshtu. Mbase nė momentet traumatike tė vetėdijėsimit pėr falsitetin e vetes sė tyre, kėrkesa e qeveritarėve pėr ofertat e opozitės bėhet e vėrtetė! Tė mbėrthyer nė shkretėtirėn e ofertave dhe ideve tė tyre, kėrkesa e qeveritarėve pėr ofertat e opozitės nis e bėhet e sinqertė. Nė kėtė pikė, gėnjeshtrat e pabesueshme zėvendėsohen me tė vėrtetėn po aq tė pabesueshme. Qeveria kėrkon ide mu pse nuk i ka ato. Ajo e ka tė qartė qė shitja e pasurive publike e kombėtare tė Kosovės nuk ėshtė ide por mungesė e ēfarėdo ideje mbi atė se ēka duhet bėrė me pasuritė e Kosovės dhe si tė mobilizohen ato pėr zhvillim ekonomik. Dhe, ajo e ka kuptuar qė bisedimet me Serbinė pėr ēėshtjetė brendshme tė Kosovės sė pavarur nuk janė ide por mungesė e ēfarėdo ideje mbi atė se ēka duhet bėrė me pavarėsinė e Kosovės dhe si tė pėrdoret ajo pėr ta bėrė Kosovėn sovrane e demokratike. Pra, jo (vetėm) ajo qė nuk e bėn qeveria (mė parė pėr shkak tė mungesės sė vullnetit sesa tė ideve), por sidomos ajo qė e bėn qeveria shpreh mungesėn e ideve.

Ky moment i sė vėrtetės sė brendshme nuk i zgjat shumė qeveritarit.Madje, i zgjat aq shkurtimisht saqė ka mundėsi qė askush tjetėr s’e ka vėrejtur atė pėrveē vetė atij. Ngjashėm sikur ai ēasti i vetmisė sė madhe gjatė njė valleje nė ndonjė dasmė, atėherė kur tė shurdhohen plotėsisht veshėt, nuk e dėgjon fare muzikėn, gjersa rreth e rrotull ke harenė absurde tė valltarėve tė tjerė dhe lėvizjet e tyre qesharake. Sakaq, ata qė i ke mė sė afėrmi nė valle e qė t’i mbajnė duart lart, tė shkundin ca mė fort, tė nxjerrin nga hutia pėrndritėse, dhe vijon avazi i vjetėri valles marramendėse. Muzika kthehet, rimerret ritmi, veshėt ēlirohen, paēka se nga zhurma tash dėgjon shumė mė pak…


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 07-07-11, 15:10   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Liria e shprehjes, informimit dhe shpifjes n`Kosovė!


Shkruan: Bardhyl Metaj






Organizatat ndėrkombėtare prej Freedom Haus e deri te raportet e BE-sė, kėrkojnė nga qeveria, qė tė heq duart dhe ndikimin nga media! Kur Qeveria e PDK-ės thekson se “ky ėshtė problem i vet medias e gazetarėve qė joshen nga politika, kryekėput pėr pėrfitime materiale”, ajo posedon edhe fakte. Fakte tė prekshme, tė lexueshme e tė dėgjueshme, ta zėmė: Berat Buzhalėn e Ilir Mirenėn...! Se besojė se Kryeministri Thaēi ka kohė apo vullnet qė t`i ndėrsej kėta dy ndaj kujt do qoftė, kėta ndėrsehen vet – ngase me gjasė, janė aparatēik tė ambicieve tė tyre tė sėmura dhe rrjedhimisht edhe tė paskrupullt nė gjuhė e shpalime tė ndyta dhe jo etike!

Pėr mediat kosovare ėshtė etabluar, sado qė ekzistonte edhe mė parė, njė qėndrim unik nė shoqėrinė civile dhe tek opozita se liria e shprehjes ėshtė nė degradim, nė gjendje alarmante dhe se po pėson rėnie.Njėjtė, thonė e flasim zėshėm tė gjitha raportet e njėpasnjėshme ndėrkombėtare rreth ngulfatjes sė lirisė se shprehjes!

Organizatat ndėrkombėtare, prej Freedom House e deri te raportet e BE-sė, kėrkojnė nga qeveria qė tė heq duart dhe ndikimin nga media e t ‘kultivohet tradita e njė shoqėrie te lire, debutuese - ku media ėshtė platformė demokratike pėrballjesh tė koncepteve, ideve, dėshtimeve e realizimeve tė qeverisė e shoqėrisė pėrgjithėsisht.

Qeveritė Thaēi (1 dhe 2), tė cilave i faturohen kritikat pėr ngulfatjen e shprehjes sė lire, s`kanė hezituar asnjėherė tė konstatojnė si pėrgjigje ndaj akuzave se ky “ėshtė problem i vet medias qė joshet nga politika, kryekėput pėr pėrfitime materiale, qoftė tė gazetarėve individualisht, qoftė tė vet editorėve e pronarėve tė mediave...”!

Nė kėtė pikė nė fakt, pajtohem edhe unė me Qeverinė Thaēi! Ngase kur Qeveria e PDK-ės thekson se “ky ėshtė problem i vet medias e gazetarėve qė joshen nga politika, kryekėput pėr pėrfitime materiale”, ajo posedon edhe fakte. Fakte tė prekshme, tė lexueshme e tė dėgjueshme, ta zėmė: Berat Buzhalėn e Ilir Mirenėn...!



Natyrisht, edhe tė tjerė!



Por kur flasim pėr lirinė e shprehjes e mendimit, ka edhe njė tjetėr anė tė medaljes!?


Pėr vite me radhe, kėta tė dy (jo vetėm kėta, por kėta janė mė tė zėshmit), njėri Kryeredaktorė e tjetri Redaktorė (gazeta express), ishin altoparlant tė Qeverisė Thaēi 1. S`pushonin kurrė me kolumne e komente nga mė tė sertat - kundėr gjithkujt qė kishte zė opozitar apo kritik ndaj tė bėrave e tė pa bėrave tė Qeverisė Thaēi 1! Natyrisht, Kryeministri i shpėrblente edhe atėherė, kurse tash si tė zellshėm, i ka afruar krejt ngatė vetės - nė Qeverinė Thaēi 2!



Apo mė drejt, i ka ofruar krejt afėr vetes - por pa zinxhir!



Tė jem krejt i sinqertė, se besojė se Kryeministri Thaēi ka kohė apo vullnet qė t`i ndėrsej kėta dy ndaj kujt do qoftė...! Mė shumė besojė se ashtu si e thotė Qeveria, kėta, sikur edhe pasardhės tė tyre qė sot shėrbejnė nė media si dorė e zgjatur partie - ndėrsehen vet, qė t`dėshmojnė zellin, devotshmėrinė, rreptėsinė, si dhe vetėflijimin pėr atitudėn e Kryeministrit Thaēi!





Thjesht, besojė se mė shumė janė aparatēik tė ambicieve tė tyre tė sėmura dhe rrjedhimisht edhe tė paskrupullt nė gjuhė e shpalime tė ndyta e jo etike - pikėrisht nga ky fakt i kacavarjes rreth prijėsit, pėr pėrfitime vetjake!



Poltronė tė tillė e aparatēik – qė gjithherė janė tė rrezikshėm edhe pėr vet partinė e “kauzėn” tė cilės i referohen - gjen edhe nė tė gjitha partitė tjera!



Sulmet primitive tė Buzhalės e Mirenės ndaj Shpend Ahmetit, Puhie Demakut e Fisnik Ismailit!



Sidoqoftė, sė fundi, javėn qė po lamė pas, kėta dy “ish atllar tė gazetarisė joetike”, Berat Buzhala e Ilir Mirena, s`lanė njeri pa marrė n`gojė!



Veēanėrisht, disa prej figurave mė tė ndritura tė “Vetėvendosjes”, tė cilėt jo vetėm si lidership nė “Vetėvendosje” (mė parė ishin nė Ferr), por edhe thjesht si qytetar tė rėndomtė – nderojnė kėtė vend e komb!



U sulmova edhe unė, pėr gjoja gjuhė raciste! Nuk u dha asnjė shembull nga Berat Buzhala, asnjė citat, as su pėrmend asnjė rast kur paskam shkruar me gjuhė apo qasje raciste!?



Mbeta i habitur, kur paskam pėrdorė unė gjuhė raciste!?



Ē`ėshtė e vėrteta, unė kritikojė Qeverinė, apo dikastere tė saj – por nuk e dija qė Qeveria dhe Ministrat e saj qenkan tė njė race tjetėr, e me pėrbėrje tjetėr gjenetike!



Nejse, pėr mua gajle e madhe, si marr fort serioze, jam mėsue me yryshnik!

Puhie Demaku!



Por u sulmua me gjuhėn mė jo civilizuese e me gjuhėn mė tė pėrdalė tė mundur zonjusha Puhie Demaku, vetėm e vetėm se paska kritikuar Qeverinė!



U shkua edhe mė larg, pėr shkak tė Puhies, u sulmua edhe Daut Demaku, babai i saj!



Me gjasė ngase e ka ndihmuar tė bijėn qė tė studiojė nė universitetet prestigjioze Europiane!



Pra kjo s`ėshtė vetėm ed hominem, por pėrfshinė nė fushatė edhe familjen e pėrtej saj.



Jo rastėsisht!



Pse bėjnė kėshtu?!



Donė tė dėrgojnė mesazhin tek tė gjithė ne, “se dėmet, sulmet dhe konsekuencat - nėse kritikoni Qeverinė - pėrfshijnė konsekuenca edhe tek familjet tuaja”!?


vazhdon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-07-11, 15:11   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

vazhdimi


Shpend Ahmeti!



Njėjtė u sulmua Shpend Ahmeti, njė studiues i shkėlqyer i Harvardit dhe sikur edhe Puhia, njė qytetarė par excellence i kėtij vendi!



Tek Shpend Ahmeti, sikur edhe tek Puhie Demaku u sulmua edhe familja, ishte “gjet” njė sajesė, se me`demek vėllau i tij qenka larguar nga puna nė vitin 2001!



Gjithashtu, njė gėnjeshtėr! Ordinere!



Prapė me tė njėjtin qėllim, qė tė apostrofuarve - familja e rrethi tu thonė, “kujdes aman, se ėshtė kohė e rrezikshme, mos na involvoni si familje n`telashe me qeverinė e SHIK-a...”!



A s`flet kjo pėr vete si shembull, pėr lirinė e mendimit e shprehjes nė Kosovė!?



Fisnik Ismaili!



U sulmua njėjtė edhe Fisnik Ismaili! Kreatori dhe autori i monumentit tė pėrbotshėm Kosovar NEWBORN!



Laureat i disa ēmimeve ndėrkombėtare, tė cilat kolegė tė profesionit tė tij, ēofshin tė New Yorkut, tė Parisit apo Berlinit, vetėm mund t`i ėndėrrojnė!



Fisnik Ismaili, veē tjerash ishte pjesėmarrės edhe nė betejėn legjendare tė Kosharės, aty ku ndėrruan jetė dy nga heronjtė mė tė ndritur tė kėtij vendi, Agim Ramadani e Salih Ēeku!



Kėtij iu sajua njė pseudoakuzė tjetėrfare, “se paska fituar njė tender nė vitin 2005”! Tek kjo pseudoakuzė, e cila mund tė dhezė nė ndonjė fshat t`lodht tė Hadės, kemi tė bėjmė me dy absurde!



E para, janė Berat Buzhala e Ilir Mirena qė thirren gjoja nė ekonominė e tregut tė lirė kur flasin pėr privatizimet – ndėrkohė qė s`hezitojnė tė rezonojnė publikisht, kryekėput si Hugo Chavez apo Fidel Kastro! Akuzojnė pra njė ndėrmarrės ekselent – ēfarė ėshtė Fisnik Ismaili –pse qenka ndėrmarrės apo kontraktues, dhe pse marka pjesė nė tregun e lirė tė punės...!



E dyta: Nėse donin tė aludonin ndėrkaq, se paska marr tender me lidhje apo ryshfet, atėherė, mė duhet t`i pėrkujtojė kėta dy aparatēik provincialė, se me Avardet ndėrkombėtare qė ka Fisnik Ismaili, veēanėrisht me ēmimin “Gold Lion” tė Kanės sė Francės – po t`konkurronte edhe nė Francė, Gjermani e USA, fiton ēdo tė dytin tender - ngase ky ēmim nė botėn kreative e tė marketingut, ėshtė thjesht ekuivalent me ēmimin e Nobelit nė letėrsi...!



Por me kėnd po flas?



Kujt po i flas i dashur lexues pėr vlera tė pėrbotshme qytetėruese, civilizuese, demokratike dhe profesionale!?



Kėta nesėr, edhe pa i ndėrsye shefi, kanė me ju gjuajt nėse e shohin profitabile edhe Jakup Krasniqit e Fatmir Limajt!



Do t`udhėheqin edhe betejat brenda partisė...! Dhe kjo brenda partisė, s`shkon gjatė, do t`jemi dėshmitare...!





Dua tė them se e keqja mė e madhe ėshtė se kjo gjuhė urrejtjeje, kjo mėnyrė e qasje e pa civilizuar, primitive - nė njė masė tė madhe (hiē pėrjashtimet e pėrdala si kėta), ėshtė tejkaluar kaherė edhe ndėr radhėt e vet udhėheqėsve me stazh tė PDK-ės!?



***



Hajkat staliniane ndaj familjeve tė oponentėve, nga Buzhala e Mirena?



Nėse kritikėve dhe oponentėve tė Qeverisė, qofshin nga radhėt parlamentare tė opozitės apo qofshin edhe publicistė si puna ime, u sulmohet e gjithė familja, herė vėllau, herė motra, herė e shoqja e herė fare fisi, apo edhe kompania (nėse ėshtė ndėrmarrės) atėherė po shkojmė drejt njė shoqėrie tribale e njė shteti totalitar e mafioz, njė shteti qė ngulfat, mbyll dhe pėrjashton debatin, kritikėn e demokracinė!



Ēfarė rėndėsie ka baba i Puhie Demakut, kur Puhia kritikon qeverinė pėr ndonjė nga gafet?



Ēfarė rėndėsie ka vėllau i Shpend Ahmetit dhe diēka e sajuar rreth tij nė vitin e largėt 2001, kur Shpend Ahmeti kritikon qeverinė rreth kontratės me Behtel Enkan, ku siē e dimė tė gjithė, ēmimet ishin trefishuar, nė mėnyrė qė dikush nga Qeveritarėt t`mbush jo vetėm gjepat, po edhe kamionėt me Euro!?



Ēfarė pėrgjigje janė kėto akuza ndaj familjeve tė kritikuesve?



- Kush po shėmbėllehet me enverizėm nė kėtė mes, kush janė kėta komisar t`vonuar enverian?



A s`ėshtė kjo tendencė pėr hajka staliniane tė pa civilizuara e tė pa asnjė kod etike e morali, dhe a s`pėrbėn ky fakt, ngulfatje tė debatit, tė mendimit tė lirė e lirisė sė fjalės?



Maks Frish, filozofi, mendimtari e publicisti i madh zviceran thonte se “shprehja e pakėnaqėsisė me qeverisjen, ėshtė detyra dhe misioni primar i qytetarit”! Ēfarė po bėjmė ne tjetėr?



Pra, njerėzit me emėr e mbiemėr po kritikojnė qeverisjen, nė njė vend me pretendime pėr shtet demokratik e ligjor – dhe ne s`jemi kėtu nė Sicili apo Napoli, qė t`kemi kujdes kur kritikojmė Qeverinė!



T`i thua se po kritikojmė mafian – e cila pastaj mundet tė organizojė banda - qė tė t`a shkel tramvaji gruan, taksisti (pahiri) babėn, apo ndonjėrin prej familjarėve...!



S`kanė punė familjarėt, nė kauzat individuale pėr qeverisje, pėr demokraci sikur as pėr kritikė ndaj qeverisjes!



Njėjtė si kėta dy protagonist tė pa denjė tė profesionit gazetaresk - dje, e atij politik – sot, Berat Buzhala e Ilir Mirena - ka edhe nga kritikėt e qeverisė, tė cilėt s`hezitojnė qė n`kritikėn paushalle ndaj ndonjė Ministri apo lideri partiak - t`ja cenojnė tė njėjtit edhe privatėsinė, t`ja pėrgojojnė e denigrojnė familjen e ngushtė apo tė gjerė!



Edhe kjo qasje, ėshtė po ashtu talibanizėm, pa kulturė politike e publicistike, dhe gjithaq e dėnueshme!





***



Ajo ēfarė mua mė brengos, nuk ėshtė vetėm barrierat qė i bėhen lirisė sė shprehjes, ngase e pamė nė rastin e kėtyre dy protagonistėve, se tek ne liri tė shprehjes e shpifjes, pėr shumė kėnd, ka me boll`llėk!



Mua mė brengos njė gjė tjetėr, e qė ėshtė bazike pėr kėtė stad tė zhvillimit demokratik qė kemi, sikur edhe pėr profesionin qė ushtrojė, e ajo ėshtė – nėn:



1) e drejta informimit dhe



2) liria e informimit!



1. E drejta e informimit, ngėrthen nė vete obligimin e Qeverisė, qė t`punojė nė mėnyrė transparente dhe kėshtu t`i krijojė qytetarit qasjet nė punėn e mospunėn e saj! Pra fjala ėshtė pėr tė drejtėn e qytetarit pėr kėrkim tė llogaridhėnies! E jo, ta zėmė, t`mbajė Kryministri kontraten me Bechtel Enkan, nė vlerė prej 1 Miliardėsh - ndėr dujė tė tallės n`fshat! E t`mos lejojė tė kenė qasje mediat e taksapaguesit dhe tė zhvillojnė debat pėr te!



Pra e drejta e informimit, ėshtė njė sintagmė kaq e thjeshtė, por pa te s`ka shtet demokratik e juridik!



Qeverinė s`kemi nevojė ta vėmė nė qoshe, e akuzojmė ne tė pėrfolurit e Berat e Buzhalės e Buzhalėve tjerė – por ėshtė ajo qė duhej vet, si nė ēdo shtet tjetėr nė rajon, tė zbardhė ēdo dokument me tė cilin ka obliguar vendin e qytetarėt nė borxhe tė vogla, tė mesme apo marramendėse si nė rastin tonė!



- Pak ndihmojnė aty akuzat qeveritare ndaj atyre qė kėrkojnė llogaridhėnie si puna jonė, me stilin: baba yt kėshtu, e vėllau yt ashtu!



2. Liria e informimit nė Kosovė ėshtė e cenuar rėndė, apo as qė ekziston!?



Pėrveē nėse konsiderojmė informim - lajmet e tipit, “Kryeministri Kosovės udhėtoi nė Stamboll!”, apo “Kryeministri Kosovės takoi homologun e tij turk”!, apo “Kryeparlamentari Krasniqi takoi homologun Holandez”"! apo nėse lajme konsideroojmė meteorologun e kohės!



E pa besueshme, por shtizat nė njė Work-shop t`sponsorizuar ndėrkombėtare e kombėtarė me median kosovare duhet tė thyhen rreth pyetjes mė fondamentale tė gazetarisė: ēfarė ėshtė “lajm”?



Nėse s`kjarohemi nė kėtė pikė kaq tė thjeshtė, se ēfarė pėrbėn nė gazetari “Lajm”, atėherė me lehtėsi konstatojmė se ēfarė shkalle tė demokracisė kemi, ēfarė lirie tė shprehjes, e ēfarė profesionalizmi tė medias?!



- Ekspertėt gjermani tė mediave predikojnė e ligjėrojnė se “Lajm ėshtė vetėm ajo informatė, t`cilėn ia m`shefin opinionit e qytetarėve - politikanėt, ekonomia dhe biznesi...”! Pjesa tjetėr, thonė t`njėjtit ekspert, ėshtė propagandė...! N`Kosovė, ku qeveria fsheh edhe kontratėn miliardėshe, dhe n`Kosovė, ku e dimė se cilėt politikanė janė milioner, por se dimė pėr asnjėrin se si u bė milioner (e, ky do t`ishte lajmi!)- s`ka as liri minimale tė infirmomit!



Dhe s`ka gazetari investigative!

- E si tė ketė gazetari investigative e lajm se si u bėnė kėta pilitikaj milioner - Kur dihet se t`shkel n`trotuar autobusi a taksisti (pahiri) - ty, gruan apo fėmiun tėnd! Po ēfarė janė gjithė tjerat qė mbushin gazetat tona e mediat vizive – meqė vėrtet s`paskemi lajme, do t`mė pyes ndonjė lexues i kėtyre reshtave? Kur pula kukuris e veja s`shihet askund, kėto s`janė lajme e gazetari, por transportim e shumėzim propagande.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-07-11, 15:15   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Rinia – Identiteti i shtetit


Sa herė qė flitet ose shkruhet pėr fenomenin e largimit tė rinisė nga Kosova, folėsit ose autorėt kanė tendencėn e veēantė pėr tė fajėsuar gjendjen ekonomike si element kyē qė e shkakton kėtė fenomen , ē’ėshtė e vėrteta sė njėri ndėr faktorėt kryesor qė ndikon nė kėtė janė pazarllėqet politike tė liderėve tanė tė cilėt rininė e vėne nė pikėn e fundit saqė mund tė thuhet nuk e pėrmendin fare.
Mė njė rini ku dashuria pėr kombin dhe vendin e vet ēdo dite bie , ku duel i jetės nuk shihet edukimi por perėndimi , ku qasja nė politikė tejkalon ēdo gjė , vallė a mund ta quajmė kėtė Rini ?!
Shpesh dėgjojmė tė rinjtė qė shtiren para emisioneve tė ndryshme pėr tė treguar qė janė tė kėnaqur mė pėrfaqėsimin qė u behėt nga politika, e nė fakt edhe pse rinia pėrbėn afro 50 % tė popullsisė ajo mbetet shtresa mė e pa pėrfaqėsuar dhe mė e pa mbrojtur e shoqėrisė.
Edhe pse Kosova ka popullatėn mė tė re ne Evropė , por esenca ėshtė sė nė kėtė vend rinia ka perspektivėn integruese mė tė ulėt nė Evropė , institucionet qendrore dhe lokale nuk mendojnė ta lėvizin ndonjėherė timonin drejt integrimit tė kėsaj rinie nė Evropė , pėrkundrazi ata Mė apo Pa dashje e bllokojnė atė .
Atėherė pėrmes gjithė kėsaj ne nxjerrim konkluzionin sė kemi njė rini tė shėndoshė qė na e kanė lakmi tė gjithė, por po e lemė tė na ike “truri” i njė gjenerate tė tėrė, kjo nuk quhet asgjė tjetėr veēse njė neglizhencė e pa emėr e organeve kompetente kundrejt tė rinjve si ardhmėria e vendit.
Si mund tė themi sė jemi shtet i cili respekton dhe shtyn tė rinjtė drejt aspiratave dhe integrimeve tė cilat i synojmė.
Atėherė do u qasemi problemeve themelore tė cilat janė njė preokupim pėr rininė kosovare e qė lidhen pėrmbajtesisht me situatėn politike tė vendit , si dhe me gjendjen ekonomike aspak premtuese.
Cfare lloj politikbėrje quhet kjo, kur askush nuk kujdeset pėr kėtė “resurs” jetikė, i cili ėshtė shtytėsi kryesor drejt njė tė ardhme mė tė mirė.
“Ne jemi tė politizuar qysh nga fillimi” shprehėn shumė tė rijnė, tė gjithė janė fokusuar nė aktualitetet politike, por shumė prej tyre harrojnė sė pikėrisht politika i harron dhe i qon drejt njė humnere pa kthim.
Ne sot duhet tė jemi zėri i arsyes dhe i fuqisė pėr tė iu bėre tė ditur institucioneve tona, politikanėve tanė sė nuk jemi tė gatshėm tė durojmė pafundsishte kėtė situate qė na dėmton neve sot dhe gjeneratave tė tjera.
Ne kėrkojmė pune , transparencė dhe pėrgjegjėsi qė do te sjellin fryte e jo fjalė boshe pėr ti marr ca minuta mė shume nė intervistat e tyre maratonike.
Tek e fundja ne do tė jemi ata qė do e marrim timonin e Kosovės nė duart tona pėr tė krijuar njė Kosovė tė forte mė imazh tė qėndrueshėm.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-07-11, 11:48   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Optimistė pėr njohje tė reja






Kosova, e quajtur si shteti mė i ri nė botė, nga dita e djeshme, kėtė epitet ia ka marrė Sudani Jugor.

Pavarėsia e tij u njoh menjėherė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Kosova, pėrmes ministrit tė Punėve tė Jashtme, Enver Hoxhaj, ka pėrgėzuar popullin sudanez.

Ai ka theksuar se qytetarėt kosovarė kanė qenė pėrkrah gėzimit tė sudanezėve tė jugut, ndėrsa festonin lindjen e shtetit tė ri.

Ministri Hoxhaj, ėshtė optimist se pas pavarėsisė sė shtetit afrikan, mund tė ketė lėvizje pėr tė mirė edhe pėr Kosovėn, e cila mė shumė se tri vjet pas pavarėsisė nuk arriti tė marrė mė shumė mė shumė sesa 76 njohje nga shtete tė ndryshme.

”Shtetet e reja reflektojnė aspiratat e njėjta, pėr tė cila kanė luftuar dhe kanė sakrifikuar edhe qytetarė tė Kosovės. Ky ėshtė njė fakt i ri nė politikėn evropiane, dhe ky ėshtė njė shtet i ri i cili do tė jetėsojė vizionin dhe sakrificėn e njė populli, pas njė konflikti tė gjatė”, tha Hoxhaj.

Edhe pse ėshtė njohur nga shtetet mė tė fuqishme nė botė, problemi i cili po e pengon Kosovėn kah ecja drejt integrimeve euro-atlantike, ėshtė mosnjohja nga pesė vendet anėtare tė BE-sė.

Ministri Hoxhaj ka zhvilluar vizita tė ndryshme nė javėt e fundit nė shtetet evropiane.

Ai thotė se njohja nga kėto pesė shtete ėshtė futur nė kuadėr tė strategjisė pėr lobim.

”Njohja nga 5 shtetet evropiane tė cila deri me tash, kryesisht pėr arsye tė brendshme dhe jo pėr arsye tė politikės sė jashtme kanė hezituar ta njohin Republikėn e Kosovės, po ashtu ėshtė pjesė e strategjisė. Deri mė tash, ne kemi pasur kontakte tė ndryshme me kėto vende, po ashtu ne do tė bėjmė pėrpjekje maksimale qė pėrmes kontakteve direkte apo edhe indirekte tė ushtrojmė autoritet mbi kėto vende, qė nė njė moment tė caktuar tė marrin vendim pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės”, deklaroi Hoxhaj.

Nė anėn tjetėr, Burim Ramadani nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, kritikon strategjinė lobuese tė Kosovės.

Ai thotė se mungesa e njė koordinimi tė duhur, si dhe bisedimet me Serbinė, kanė shkaktuar ngecje nė njohjet e reja.

”Njė numėr tepėr i vogėl i shteteve na ka njohur gjatė kėsaj periudhe. E vėrteta ėshtė se dialogu nė tė cilin ėshtė futur Kosova me Serbinė nė kėto kushte tė pabarabarta ka vendosur Kosovėn nė pozicion edhe me tė rėndė, duke ndikuar drejtpėrdrejt nė numrin e vogėl tė njohjeve. Realisht duhet thėnė se nuk mund tė pritet ndonjė valė e madhe e njohjeve pėr shtetin e Kosovės, pikėrisht pėr shkak tė mungesės sė lobimit tepėr tė fuqishėm, madje sikur se e parasheh strategjia, e kjo pėr shkakun se nuk po implementohet ajo strategji”, u shpreh Ramadani.

Ramadani thotė se edhe imazhi negativ i krijuar pėr disa muaj me radhė pėr Kosovėn, i nxitur nga manipulimet nė zgjedhje si dhe akuza pėr trafikim organesh, ka ndikuar nė ngecje nė procesin e njohjes.

Por, nė anėn tjetėr, ministri i jashtėm i Kosovės, Enver Hoxhaj, thotė se nga vizitat e zhvilluara nė shtete tė ndryshme kohėve tė fundit, ai ka marrė premtime pėr njohje tė reja.

”Unė jam mė se i sigurt qė nė javėt nė vijim mund tė ketė shtete, tė cilat do t’i bėjnė publike njohjet pėr Kosovėn dhe gjatė muajve tė fundi ne kemi punuar intensivisht qė tė kemi njohje tė reja, nė mėnyrė qė tė mbyllet procesi i plotė i njohjes sė Kosovės”, ka thėnė Hoxhaj.

Vendi i fundit qė e ka njohur Kosovėn ėshtė Principata e Andorės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-07-11, 10:23   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

U frikėsohen reformave





Shumica e partive politike nė Kosovė vazhdojnė t’i ikin procesit tė reformimit dhe tė organizimit tė zgjedhjeve tė brendshme, nė mėnyrė qė t’i neutralizojnė sa mė shumė pėrēarjet e mundshme. Fillimi i reformimit tė disa degėve tė LDK-sė nga Isa Mustafa, qė rezultuan me shumė zhurmė dhe duke shkaktuar pakėnaqėsi tė shumta, sipas analistėve ka ndikuar edhe te partitė e tjera qė as tė mos mendojnė tė merren me vetveten.

PDK-ja, AAK-ja dhe AKR-ja nuk janė duke u marrė me reformimin e brendshėm. Sipas analistėve, ato u frikėsohen ndryshimeve, shkruan Zėri.

Ndonėse udhėheqėsit e kėtyre tri subjekteve politike nuk e pranojnė se qėllimisht po i ikin reformimit, analistėt politikė thonė se kuvendet dhe reformat janė elementet mė tė padėshiruara te drejtuesit e partive politike.

Analisti Behxhet Shala thotė se “status quoja” nė tė cilėn gjenden partitė politike ėshtė shumė mė e dėshiruar pėr lidershipin e tyre, sesa njė proces i reformimit, i cili mund t’i ballafaqojė ata me shumė tė papritura.

Shala thekson se PDK-ja ndjehet komod dhe e vetėkėnaqur nė pushtet, prandaj kjo parti nuk ėshtė e interesuar pėr reforma dhe as kuvend tė mirėfilltė.

Sipas tij, AAK-ja nuk ka “kapacitet” t’ia fillojė njė procesi zgjedhor pa praninė e liderit tė saj, Ramush Haradinaj, ndėrsa AKR-ja nuk ka gjasa qė do tė reformohet, meqenėse “kurdo qė mbahet kuvendi, lider i saj do tė zgjidhet ish-kryetari Behgjet Pacolli dhe anėtarė tė kryesisė do tė zgjidhen anėtarėt aktualė”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-08-11, 12:35   #7
Idealist
 
Avatari i Idealist
 
Anėtarėsuar: 19-07-11
Vendndodhja: Eshte e rendesishme te dihet jo cmimi, por vlera, pra jetoj ne atdheun tim...
Postime: 156
Idealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Tė ngjitesh, tė zbresėsh …

nga Edmond Tupja

Kėto ditėt e fundit, falė “pa paracėve” – tė improvizuar apo tė lajmėruar, pak ose gati pak rėndėsi ka -, zoti kryeministėr u filmua tek notonte nė ujėrat e Jonit, nė Dhėrmi, pikėrisht atje ku, me sa duket, i ėshtė bėrė zakon t’i kalojė pushimet e verės me familjen e vet.

(Kėtu ka fituar pikė, pėr besė, sepse edhe politikanėt e tjerė shqiptarė, qofshin nė pushtet apo nė opozitė, do tė bėnin mirė tė ndiqnin shembullin e tij, nė mėnyrė qė tė ardhurat e shqiptarėve tė shpenzoheshin nė vendin e tyre). Ngjarje kjo e zakonshme, por qė, nga vetė pozita e personazhit, u kthye nė eveniment apo event, siē thuhet e shkruhet sot, kėshtu qė mediat nuk munguan ta komentojnė. Mėsova, me kėtė rast, se zoti kryeministėr paska thyer rekordin e vet tė vjetshėm tė qėndrimit nė ujė pa dalė nė breg, madje pa e takuar rėrėn nė fund tė detit as me gishtin e vogėl tė kėmbės. E kam zili zotin kryeministėr pėr kėtė rekord. Pėrse? Thjesht sepse, ndonėse i shenjės sė Peshqve, kam fobinė e thellėsive dhe notoj ose rri nė ujė, por vetėm me kusht qė ta di qė mund ta prek me kėmbė, sa herė tė dua, rėrėn nė fund tė detit, pėrndryshe bllokohem nga frymėmarrja. Pėrveē kėsaj gare nė ujė me vetveten, zoti kryeministėr u shpreh se i pėlqen edhe ngjitja, sigurisht majė malesh. Kėtu, edhe unė nuk jam keq, mė pėlqen shumė tė ngjitem, por vetėm se kam njė problem kur arrij nė majė tė njė lartėsie: po tė gjendem buzė ndonjė humnere apo gremine tė thellė, nisin e mė merren mendtė. Vazhdimi i kėtij problemi ėshtė se tė zbriturit e kam shumė tė vėshtirė. Ajo ēka mė bėn tejet kureshtar nė kėtė pikė, po tė guxoj tė krahasohem me zotin kryeministėr, ėshtė se nuk e di ē’marrėdhėnie ka ai me zbritjen nga lartėsitė marramendėse; thėnė ndryshe, a i pėlqen tė zbresė nė humnera po aq sa i pėlqen tė kacavirret majė shkėmbinjsh e malesh madhėshtore nė dukje tė pakapėrcyeshme? Kur e pashė zotin kryeministėr tė notonte apo tė pluskonte nė ujė me aq siguri, m’u kujtua shprehja “si peshku nė ujė” dhe e pata mirėfilli zili, por as nuk mė vajti mendja ta sfidoja atė nė kėtė lloj veprimtarie. Kur e dėgjova tė shprehej se i pėlqente tė ngjitej maleve, u bėra gati t’i shkruaja apo t’i telefonoja pėr t’i thėnė se mund ta sfidoja me ngjitje nė lartėsi, por u ndėrgjegjėsova se kjo ishte e pamundur ngaqė nuk ka lartėsi pa humnera dhe humnerat, siē sapo e pėrmenda, mua mė tmerrojnė, madje mė shumė nė realitet sesa nė ėndėrr (aq mė tepėr qė fjala “humnerė” vjen nga shprehja “humb nė erė”, ndėrsa fjala “greminė” pėrmban fjalėn “minė”, pra, qė “tė hedh nė erė”). Shkurt hesapi e muhabeti, siē thonė tė vjetrit, mė duket gati e pamundur ta sfidoj zotin kryeministėr nė veprimtaritė e tij sportive qoftė nė ujė apo nė ajėr lartėsish. Gjithsesi, me humorin e tij tė paparashikueshėm, por tė qetė, ai mund tė ma kthejė duke mė thėnė: “Edmond, kur nuk je i sigurt pėr gara tė tilla, mė e mira ėshtė tė mos marrėsh pjesė nė to”. Pėrgjigje kjo e menēur, sepse tė njėjtėn kėshillė do t’i jepja edhe unė sikur atij t’i shkrepej tė mė sfidonte, pėr shembull, nė fushėn e letėrsisė erotike, ku, me sa thonė e shkruajnė (i kėrkoj ndjesė lexuesit pėr mungesėn e modestisė), nuk jam fort keq. Pėr ta mbyllur kėtu kėtė pėrsiatje tė shkurtėr, por jo pa domethėnie, kam pėrshtypjen qė para se tė ndėrmarrėsh njė ngjitje (nė majė tė lisit, tė ēatisė apo tė malit) duke tė jesh i sigurt qė, me tė arritur nė majė, do tė mund jo vetėm tė qėndrosh atje, por edhe tė zbresėsh kur kjo bėhet e domosdoshme, e pashmangshme. Kjo ėshtė, nė fund tė fundit, dialektika e ngjitje-zbritjes. Nė lis, ēati apo mal. Nė pushtet gjithashtu. Sidomos. Dhe kėtė zoti kryeministėr e di: tetė vjet nė opozitė ia mėsuan mirė, besoj. Tani u takon zengjinėve tė rinj (pozitė e opozitė shkartisur) ta mėsojnė ose ta rimėsojnė. Qė tė mos humbin nė erė.
__________________
Po qe se mes individėve tė njė kombi vjen puna qė dredhia, rrena dhe mashtrimi tė quhen zgjuarėsi, do tė thotė se atė komb e ka zėnė njė sėmundje, tashmė, e pashėrueshme.
Idealist Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-09-11, 12:17   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Kriza e familjes dhe kaosi urban


Nga Artan Fuga





Njė nga dukuritė mė karakteristike tė zhvillimeve sasiore urbane nė kėto dhjetė vitet e fundit, sidomos nė hapėsirėn e Tiranės, por edhe nė qytete tė tjera tė rėndėsishme tė vendit, ėshtė fshirja nga themelet, rrafshimi, i vilave me tullė, i shtėpive me qerpiē, i ndėrtesave familjare hedhur me gurė, tė ndėrtuara pėrgjatė dekadave tė para tė shekullit tė XX, para Luftės sė Dytė Botėrore dhe zėvendėsimi i tyre me pallate qė nė studimet urbanistike quhen "miniera me kokė lart", pallate me shumė kate, me hapėsira pothuajse minimale banimi pėr familje, hekur e beton, me arkitekturė minimale, qė "mbinė" tamam nė qendrat urbane.
Kėshtu, nė qendrat urbane pati njė prirje edhe nė qytete tė tjera ku tė transformohet krejtėsisht nė mėnyrė negative vetė qendra e qyteteve. Dikur me vila familjare, me njė arkitekturė tė spikatur pėr kohėn kur kanė qenė konceptuar dhe ndėrtuar, me njė fizionomi tė njė qyteti mesdhetar, tepėr funksionale pėr njė jetė tė qetė urbane, me hapėsira intime dhe familjare krejt tė vlerėsuara pas mureve tė gurta a tė qerpiēta, kėto qendra urbane u kthyen gradualisht nė zona ku u "populluan" shumėkatėshet qė nga pikėpamja arkitekturore nuk janė asgjė mė shumė sesa ndėrtesa sociale pėr familje e individė me tė ardhura tė pakta, tė ndėrtuara nė Perėndim nė vitet '60. Moderniteti shqiptar urban nė kėtė rast nuk ishte asgjė mė shumė sesa njė kopje e keqe e margjinalitetit perėndimor tė viteve tė "Luftės sė Ftohtė".
Shumė mund tė arsyetohet se pėrse na ndodhi ky pėrēudnim. Dikush mund tė flasė pėr njė presion demografik mbi ndėrtimet, dikush tjetėr pėr etjen pėr fitim qė tejnxehu industrinė e ndėrtimit, dikush pėr dobėsitė e forcės publike dhe tė pushtetit lokal, e kėshtu me radhė. Tė gjithė kėta faktorė dhe tė tjerė mund tė radhiten dhe pėr ta kemi folur. Por, sado qė tė analizohen ata, nuk mund tė lihet mėnjanė edhe njė faktor i mirėfilltė social, me natyrė strukturore, sikurse ėshtė kriza e familjes tradicionale tė popullsive qė kanė jetuar nė zemėr tė qendrave urbane, tė Tiranės, veēanėrisht. Pa kėtė krizė, as nuk bėhet fjalė qė transformimi i peizazhit urban mbėshtetur te shtėpitė pėrdhese ose dykatėshe, me qerpiē, gurė, tullė, dhe zėvendėsimi i tyre me ndėrtesat qiklopike tė quajtura "miniera me kokėn lart", nuk do tė kishte ndodhur.
Prandaj, nė nivelin e analizave shoqėrore, njė pyetje kapitale ka lindur dhe vazhdon tė mbetet e ngritur. Pėrse e pranuan kryefamiljarėt autoktonė qė t'iu prishen ndėrtesat familjare, pėr ta dhėnė oborret e tyre si truall pėr ndėrtime shumėkatėshe? Pėrse pra pranuan popullsitė autoktone qė tė prishet peizazhi i bukur tradicional i qyteteve tė tyre duke u standardizuar nga njė park i pafundmė ndėrtesash shumėkatėshe pa asnjė estetikė dhe specifikė lokale?
Nuk mund tė thuhet se kėto popullsi nė Tiranė, Durrės, Shkodėr, Vlorė, a gjetkė, ishin pa kujtesė kolektive. Pėrkundrazi. Ata janė karakterizuar nga njė respekt pa anė e pa fund ndaj pėrpjekjeve tė brezave tė kaluar nė fushėn e ndėrtimeve, tė pasurisė, tė zejtarisė, etj. Bile, mund tė thuhet pėr to se ndofta kanė qenė paksa konservatore nė kėtė respekt ndaj tradicionales. Kanė qenė tė detyruara tė jenė disi tė tilla meqė pėrgjatė viteve socialiste, njė popullsi rurale, sidomos e ardhur nga zonat e Jugut, vėrshoi nė kėto hapėsira duke prishur qetėsinė e tyre ndofta shekullore.
Ata u detyruan tė lėnė shtėpitė e tyre karakteristike dhe tė jetojnė tanimė nėpėr apartamente relativisht tė vegjėl tė marrė si shkėmbim.
Jeta e tyre intime mbaroi me kaq.
U prishėn kopshtie qė pa frikė mund tė thuhet se ende edhe nė vitet '70 tė shekullit tė kaluar ishin vepra tė vėrteta arti nė fushėn e florės sė tyre. Mijėra pemė frutore tė shkatėrruara, dhjetėra hektarė hije manash, hardhish, lisash, fiqsh, pjeshkėsh, etj., u prenė pa pikė mėshire. As caracat e famshme tiranase nuk patėn mundėsinė tė mbijetojnė, palé hurmat farėzeza, mushmollat, pemėt me ide, tė gjitha pemė tė rralla qė kam frikė se brezat e rinj nuk i njohin edhe po t'i shohim tashmė nė librat enciklopedikė qė i paraqesin nė fotografi.
Me qindra e mijėra metra katrorė tė mbjella apo tė mbuluara me bar u shndėrruan nė sheshe ndėrtimi dhe u betonuan.
Bashkė me to edhe qindra mijėra kokė dhenė humbėn mundėsitė pėr t'u rritur brenda tyre. Ato ishin zhdukur pėr shkaqe ideologjike qysh nga vitet 70, por nė kushtet e reja tė demokratizimit, kjo pasuri e faunės mund tė ishte rifutur nė zonat e bukura tradicionale duke bėrė tė mundur atė perlė tė urbanistikės sė sotme qė me vėshtirėsi gjen hapėsirė nė Perėndim, por aq shumė kėrkohet: "fshatin brenda qytetit", "zonėn rurale brenda zonės urbane".
Qyteti shkatėrroi kėshtu jo vetėm raportet e fqinjėsisė tradicionale qė ndofta kishte mbijetuar prej dy shekujsh brez pas brezi, por edhe ato qė quhen "mushkėri" tė qytetit, tė gjendura mu nė mes tė tij, jeshillėkun e oborreve - vepra tė vėrteta arti - tė shtėpive tradicionale qė ekskavatori i rrafshoi pa pikė mėshire duke i kthyer nė sheshe ndėrtimi pallatesh standarde shumėkatėshe qė i vodhėn qytetarėve diellin, hėnėn, ajrin, qetėsinė, peizazhin etj.
Palč po tė masėsh anėn ekonomike, humbjet e tmerrshme ekonomike qė pėsoi familja urbane sepse tėrė atė prodhim tė oborrit familjar tani detyrohet ta blejė nė tregun e mallrave me cilėsi shumė tė ulėt, mallra tė dyshimta, dhe tė mbushura me lėndė kimike.
Njė hall i madh do t'i ketė detyruar kryefamiljarėt qė administronin familjet e kėtyre zonave urbane saqė i shtyu t'i binin tė mirės sė tyre me shkelm. Nuk mund tė thuhet se i detyroi njeri, nuk ia mori askush me zor tokėn e lėnė trashėgim nga etėrit dhe gjyshėrit e ditur dhe tė urtė pėr t'ia u dhėnė industrialistėve tė ndėrtimit duke braktisur nė mėnyrėn mė tė padrejtė dhe gabimisht fatale njė traditė tė vjetėr qė nuk do tė ishte dashur kurrė tė braktisej.
Vetė ranė dakord pėr tė ikur nga parajsa e zonave urbane tradicionale pėr t'ia lėnė vendin dhe shkuar tė jetojnė nė ferrin e betonit dhe tė hekurit, tė rrugės dhe tė monotonisė urbane, pėr t'i ikur kulturės biologjike dhe pėr tė rėnė kokė e kėmbė nė kulturėn e pesticideve.
Njė hall i madh.
Deri tani ka mbetur njė mister, njė sekret, pikėrisht ajo qė i shtyu ta bėjnė kėtė gjėmė, ta lėnė qytetin e tyre tė shkojė drejt sė panjohurės.


vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-09-11, 12:19   #9
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

vijimi


Njė hall i madh.
Cili ėshtė ai? Ka mbetur mister sepse formimi i brezave tė rinj tė sociologėve nė kėto njėzet vjet ka shkuar drejt njė sociologjie qė i ngjan mė shumė njė ideologjie, kurse inxhinierė socialė as qė ėshtė menduar tė formohen, jemi larg tyre, pėr arsye shumė serioze.
Kur individi, qoftė edhe kryefamiljar, bie nė njė hall tė madh, nuk e ndihmon mė vetja, as vėllai, as komshiu, atė mund ta ndihmojė vetėm "koshienca kolektive" - morali i pushtetit publik, por ky i fundit nuk e kreu rolin e tij si "mėsues moral", sepse kjo quhet e papranueshme nė epokėn kur sundonin iluzionet liberale dhe individualiste.
Oazin e bukurisė tė pjesės tradicionale tė qytetit nuk kishte guxuar ta shkatėrronte as regjimi monist. E kishte dėmtuar, por nuk kishte mundur dot ta zhdukte. Pėr arsye sepse koha e tridhjetė viteve tė para tė ekzistencės nuk i kishte mjaftuar, kurse dekada e fundit ishte ajo e njė krize aq tė rėndė saqė ekonomikisht nuk ia dilte dot tė ndėrhynte rėndė dhe tėrėsisht edhe nė kėtė pjesė tė qytetit. Kriza e banesave ishte kaq e rėndė saqė askujt nuk i shkonte mė ndėrmend qė tė prishte shtėpitė demografikisht shumė tė populluara dhe nė vend tė tyre tė ngriheshin pallate pėr t'i strehuar nė to. Aq mė shumė qė politikisht dhe nga ana policeske mė mirė e lehtė kontrollohen lagjet urbane tradicionale sesa zonat urbane me pallate tė lartė.
Halli i madh i kryefamiljarėve ishte pikėrisht njė hall familjar.
Po ta them troē dhe menjėherė, shtėpitė e lėna trashėgim nga ana e prindėrve apo e gjyshėrve, sado tė mira tė kishin qenė, ato ishin ndėrtuar mbi bazėn e dy kritereve sociale themelore:
Sė pari, para njė shekulli, ato ishin ndėrtuar vetėm pėr njė familje tė vetme, numerikisht tė madhe, ėshtė e vėrtetė, ama tė ndėrtuar nė formė piramidale.
Sė dyti, kjo familje numerikisht e madhe, edhe po tė kishte disa kurora brenda saj, mbetej homogjene, domethėnė, anėtarėt e saj pranonin bashkėjetesėn e tyre brenda njė autoriteti moral sipėror qė ishin mė tė vjetrit e familjes. E thėnė paksa mė ndryshe nuset e djemve pranonin tė ishin nėn njė strehė dhe nėn komandėn morale tė vjehrrės sė tyre tė pėrbashkėt, si edhe kunatat, nuset e vėllezėrve, mirė a keq, pranonin tė jetonin brenda njė ekonomie tė pėrbashkėt familjare.
Tė dyja kėto karakteristika tė familjes tradicionale, nė vitet '90 dhe kėtej janė nė fazėn e tyre tė zvetėnimit tėrėsor pas krizės paraprake qė kishin pėsuar nga moderniteti edhe pėrgjatė periudhės komuniste. Individi ishte bėrė individualist. Familja konsiderohej dhe mund tė mbijetonte vetėm nė formėn e familjes sė ngushtė me dy breza. Familja u shndėrrua nė njė njėsi ekonomike dhe etike intime, e mbyllur ekskluzivisht midis hapėsirės sė krijuar mes dy bashkėshortėve.
Nė njė farė mė mėnyre mund tė thuhej se brenda familjes tradicionale qė jetonte nė zonėn e vjetėr tė qytetit kishte ardhur njė kohė shumė e vėshtirė. Nuset e djemve dhe vjehrra e tyre nuk e gjenin mė gjuhėn e pėrbashkėt. Kunatat midis tyre pėrsėri nuk po e duronin dot mė njėra-tjetrėn. Meshkujve tė shtėpisė po iu vinte "nė majė tė hundės" kjo gjendje. Vėllezėrit ndihen tė stresuar nga mėngjesi nė darkė brenda mureve tė shtėpisė, pikėrisht atje ku do tė duhej tė gjenin pak qetėsi nė njė kohė tė lodhshme dhe me shumė mundime. Shihnin nėnėn e tyre tė pakėnaqur, marrėdhėniet me vėllezėrit tė tendosura, fėmijėt tė kthyer nė njė publik qė shihte skena teatrale tepėr tė rėnda familjare. Mėritė nuk kishin tė sosur.
Djemtė kėrkojnė njė zgjidhje.
Tė ndahet shtėpia nė disa pjesė?
E pamundur. Ajo nuk ėshtė ndėrtuar pėr kėtė qėllim.
Tė rrėzohet dhe tė ngrihet nga fillimi me arkitekturė tė re, me disa hyrje?
E pamundur. Kėrkon shumė shpenzime.
Nė kėto kohė dilemash, dikush troket te dera me njė propozim tė ri: "Jepeni shtėpinė dhe oborrin e saj si truall ndėrtimi dhe nė shkėmbim tė tyre do tė keni njė jetė tė qetė nė hyrjet e veēanta tė pallatit qė do tė ndėrtohet mbi to. Nuk ka kohė pėr tė menduar. O sot, o kurrė".
Nė hall, duket atje tej njė dritė nė fund tė tunelit. Tė gjendet qetėsia brenda fisit familjar duke e ndarė familjen klanike, patriarkale, tradicionale.
"Sille kontratėn ta nėnshkruaj zotėri!"
Qyteti i vjetėr merr fund. Atė veē tė tjerash e bėri tė mundur kriza e familjes patriarkale, tradicionale, e ndodhur nė njė hall tė madh.
Mund tė durosh njė luftė, njė tension social, njė grevė, njė luftė fetare, njė bombardim, njė rrethim nė kėshtjellė, aty tregohen burrat e vėrtetė, por ėshtė e pamundur tė durosh sherrin nė familje kur zgjat me vite. Aty burrat dhe gratė nuk kanė dallim midis tyre. Burrat bėhen si gratė dhe gratė bėhen si burrat. Barazi e plotė.
Prandaj kriza e identitetit tė qyteteve nė qendrat e tyre ishte para sė gjithash kriza e institucionit qė pėrdorte parkun e banesave tė kėtyre lagjeve tradicionale, pra tė familjeve. Arkitektura nuk bėri tjetėr veēse ndoqi evolucionin e jetės sociale tė lėnė nė fatin e vet, nė mėshirėn e fatit tė vet. Pa ndihmėn financiare tė shtetit pa politikat mbėshtetėse familjare dhe financiare, pa kuptuar krizėn e familjes dhe nevojat e saj, nuk kishte rrugė tjetėr veē asaj qė u ndoq, fatkeqėsisht.
Tradita qytetėse e mbėshtetur nė lagjet me shtėpi tradicionale, me kopshtie, me shumė metra katro sipėrfaqe pėr frymė brenda hapėsirės sė ndėrtuar nė shėrbim e pronėsi tė familjes, u zhyt nė pluhurin e gjėrave tė harruara njė herė e mirė. Njė pasuri e tėrė e kulturės kombėtare na la shėndenė nė sytė tanė, me pjesėmarrjen tonė, pėr tė mos u kthyer kurrė mė mbrapsht.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-09-11, 15:29   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

E "shkreta" Kosovė!


Nga Redan BUSHATI



Tė shkretė e mjerane ty tė bėnė! Sot, ti mbyll veshėt dhe gojėn. Sot, ti ke frikė nga gjithēkaja, e ndonėse thonė qė «shkjau ndodhet matanė kufirit», vetėm unė dhe ti, o Kosovė, e dimė qė ai ndodhet m'u nė zemrėn tėnde. Ndoshta po vlerėsoj si shumė vehten, por sigurisht ka edhe intelektualė, shpirtmirė e patriotė qė ty o Kosovė ta dinė hallin. Kėto nuk janė vargje poetike, as thirrje «derdimenėsh» dhe «sharlatanėsh» politik. Kėto janė fakte, kėto janė dėshmi, kėto janė pikėrisht ato qė ti mban mbi supe, problemet e tua qė vijnė, pikėrisht nga ti. (Mos m'u zemno o Kosova eme e dashtun, nuk e kam me ty drejtazi, e kam me «spordhjakėt» qė po lozin me fatin tėnd, e fatkeqėsisht ato janė djemtė e tu!)

Kush mė shumė e kush mė pak, qė tė gjithė jemi tė vetėdijshėm se «zitė e ullirit» ke hequr, e dimė luftėn tėnde tė gjatė, plagėt tuaja ende tė hapura, shumė jetė tė vdekura e tė zhdukura etj., qė mos qofshin pėrmendur, pasi vėshtirė tė ndalemi. Vuajtjet tuaja janė njė listė e gjatė dhe historia do tė mbesin pėrherė borxh me ty, pasi «historinė e shkruan fituesi», ndėrsa humbėsi dėgjon pallavrat tė thuhen. Ne jemi dėshmitarė tė historisė sonė dhe tė vlerave tona kombėtare, por si gjithmonė pėr ne kanė shkruar tė tjerėt si kanė dashur. Edhe sot, politika ėshtė ajo qė po bėn ēdo gjė dhe brezat qė pasojnė ndjejnė tė mirėn apo tė keqen qė paraardhėsit e tyre kanė bėrė. A nuk kemi klane serbe apo greke brenda spektrit tonė politik?! A nuk ndikojnė shpesh kėto nė hartimin e politikave sipas planeve tė tyre duke dėmtuar nacionalitetin tonė kombėtar?! Mos mė thoni qė nuk ėshtė e vėrtetė! Ose nėse keni frikė ta deklaroni, mė mirė heshtni!

Objekti i kėsaj analize nuk ėshtė trajtimi historik, por aktualiteti politik nė Kosovė, i cili nuk po arrin tė njohė ato nivele qė kosovarėt dhe ne shqiptarėt matanė kufirit kemi dashur. Sinqerisht, me shpalljen e Pavarėsisė sė Kosovės jemi kėnaqur qė tė gjithė, sa kaq shumė ishim tė dehur nga gėzimi derisa nuk na bėnte fare pėrshtypje ai flamur, qė do tė pėrfaqėsonte nesėr shtetin e ri tė Kosovės. Asokohe, edhe deklaratat e sulmet qė bėnte lėvizja «Vetėvendosje» kundrejt qeverisė pėr njė fakt tė tillė nuk na bėnin edhe aq pėrshtypje, si tė thuash nuk e vrisnin veshin tonė. Por, po e fillojmė me atė pankartė tė madhe m'u nė mes tė Prishtinės, ku mes lotėsh e ndjenjash tė zjarrta atdhetare thėrriste zemra e secilit prej nesh «Bac, u Kry!». Do tė kalonin ditėt dhe sa shtohej numri i atyre, tė cilėt pas emrit madhėshtoro-hyjnor «Bac» do tė vendosnin edhe pjesėzėn mohuese «nuk», pra saktėsisht «Bac, nuk u kry!». Nė dukje lojė fjalėsh, shumė syresh nuk ju bėhet vonė, e ndėrkohė qė ndėrkombėtarėt mes jetės sė tyre luksoze nuk e dinė kalvarin e gjatė tė vuajtjeve tė kosovarėve, e nė pėrgjithėsi tė mbarė shqiptarėve anėkėnd, nuk arrijnė tė deshifrojnė historikisht kėtė shprehje, e cila saktėson aktualitetin mbarėshqiptar dhe i vendos «vulėn» serbe Kosovės!

(FAKT! Mė 16 shkurt 2011, njė ditė para takimit me liderin dhe deputetė tė «Vetėvendosje» duke shėtitur nė Kosovė vizituam veēmas veri-lindjen e saj pėr tė mbėrritur nė Llap dhe aktualisht nė pikėn kufitare me Serbinė, Pėrpėllac. Me sytė tanė kemi shikuar tre ushtarė serbė tė fshehur pas njė shkurreje dhe qė afroheshin drejt nesh tė armatosur pėr tė hyrė nė territorin e Kosovės). Sikur vetėm kaq, a nuk lind e nevojshme tė shtrohet pyetja «A ka siguri nė Kosovė?», «Nga kush kontrollohet veriu i vendit?», «Ē'duan forcat serbe tė shkelin edhe brenda territorit shqiptar?», fundja «Kjo ėshtė pavarėsia e Kosovės?!». Nga kėtu dhe mes tė tjerash arrihet qartė tė kuptohet se nė Kosovė nuk ka siguri. Sigurisht, kjo vjen nga njė pavarėsi e cunguar dhe e diktuar nga tė tjerėt. A pėr kėtė u bė gjithė ajo luftė e UĒK-sė, qė tė vendosin tė tjerėt edhe njėsinė territoriale, edhe formėn e pavarėsisė?! Pėr ēdo gjė ka njė shpjegim dhe njė arsye, e kjo situatė arsyen e gjen tek politika kosovare, tek kėto «djem» tė Kosovės, tė cilėt kanė marrė pėrsipėr t'i shėrbejnė Beogradit, gjoja pėr fqinjėsi tė mirė. Ngjyrat e kombit pas disa vitesh do tė humbasin, vlerat dhe traditat do tė fillojnė tė shuhen e luftėtarėt idealist tė UĒK-sė tė treten nėn dhé. Njė shtet, i cili tjetėrson flamurin, nesėr do ta bėjnė tė tjetėrsojnė ēdo gjė. A nuk e diktuan ndėrkombėtarėt ēėshtjen e dialogut me Serbinė?! Pikėrisht, ky dialog i ka dhėnė edhe njė goditje tjetėr Kosovės, pasi ajo futet nė bisedime me njė shtet, i cili nuk e dėrgon nė mendje qė ta njohin. Kėshtu arrihen marrėveshjet?! Nė gjuhėn diplomatike nė tryezė ulesh i barabartė dhe fiton konsensusi, fiton bashkėpunimi, fitojnė tė dyja palėt. Kėtu, pėrveēse nuk hyhet nė bisedime si tė barabartė edhe fituese ėshtė Serbia, pasi ajo po zbaton njė nga pikat e vendosura nga bashkėsia ndėrkombėtare, ulja nė tryezė me palėn kosovare.

Varfėria, ulja e mirėqėnies sociale, korrupsioni, krimi i organizuar po e dėmtojnė edhe mė shumė tė ardhmen e vendit. Nepotizmi, kleptokracia dhe klientelizmi po qėndrojnė kėmbėkryq nė sferėn politike tė vendit. Gjithashtu, parashikimi qė bėn Roberto Saviano pėr Kosovėn si «Kolumbi e dytė» dhe njė «hambare» e korriere e drogės nė Europė e mė gjerė dėmton shumė integrimin e vendit. Makutėria politike pėr tė monopolizuar ēdo gjė ka fshirė nga kujtimi edhe vuajtjet e luftės, tė paktėn pėr ato deputetė qė kanė qenė pjesėmarrės. Normalisht, ato qė e deshėn atdheun nuk janė mė, pasi «ato shkuan nė luftė dhe luftuan», ē'ka do tė thotė qė kur kanė shkuar e kanė ditur se ndoshta edhe nuk do tė kthehen mė dhe jetėn e tyre nuk e kanė pasur pishman. Si gjithmonė nė luftė ka edhe prej atyre qė kur kalonin plumbat serbė fluturonin tė fshiheshin sa mė parė, paēka se shokėt ishin nė vijėn e parė tė frontit. Kėto «dallkauk» e «brinjėshtazė» do t'i gjeni edhe nė radhėt e politikės kosovare. Ēdo shtet ka nevojė pėr politikė, por pėr njė politikė, e cila mendon pėr atė qė e ka votuar, pra popullin. Dhe, populli kosovar dėshiron e meriton njė jetė mė tė mirė, mė tė qetė, mė me pak halle a probleme, me mirėqėnie mė tė lartė sociale, me njė rritje tė shkallės sė punėsisė, me respektim territoresh dhe sovraniteti, e nė pėrgjithėsi me njė politikė, e cila ėshtė e konsoliduar dhe ka plane afatgjata tė shtetndėrtimit tė Kosovės, duke forcuar kėshtu edhe jetėn ekonomike tė vendit.

Sė fundi, Kosova ka nevojė pėr kosovarėt. Ajo ka nevojė pėr orientim kombėtar dhe nė gjuhėn e popullit duhet tė flitet dhe kėndohet vetėm shqip, mbi ēatiat e shtėpijave duhet tė valėvitet vetėm flamuri «kuq e zi» dhe ēdo pjesė e territorit duhet tė kontrollohet nga ne. Kjo duhet tė fillojė nga njė zgjim kombėtar, i cili duhet tė reformojė dhe tė nisė nga e para ndėrtimin e njė shteti demokratik dhe atdhedashės. Pėrrallat me mbret qė «nė Europė nuk ka nacionalizėm» nuk kanė sens. Nė ēdo shtet tė Europės kur tė dėgjojnė duke folur gjuhėn e tyre tė «pėrkėdhelin», kur tė shikojnė se ti admiron kulturėn e tyre (mė falni pėr shprehjen) «shurrohen» nga gėzimi, e kur shikojnė se ti punon dhe kontribuon nė vendin e tyre tė thonė «ti je prej nesh». A thua kjo nuk quhet nacionalizėm?! Mirė pra, provojeni t'ia djegni flamurin serbit apo grekut?! Ndėrkohė qė flamurin tonė ato... nejse! Gjithsesi, sot ka nevojė aty ku flitet shqip edhe tė vendoset po shqip, ajo shqipja jonė e dashur. Kosova ka nevojė pėr ndėrtim, ka nevojė pėr orientim, ka nevojė pėr fjalėn e popullit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-09-11, 18:55   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Po humb besimi nė dialogun


Qė nga arritja e marrėveshjeve tė para nė dialogun ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė e deri mė tash, kanė ekzistuar dilemat lidhur me arritjen e marrėveshjeve dhe zbatimin e tyre, dhe kėto dilema vazhdojnė tė rriten, vlerėsojnė analistėt e ēėshtjeve politike nė Kosovė.






10 shtator 2011
Analisti Agron Bajrami thotė pėr Radion Evropa e Lirė se qė nga fillimi i dialogut ka qenė e paqartė nėse do tė mund tė zbatohet ēfarėdo marrėveshje qė arrihet. Madje, sipas tij, ka qenė e paqartė edhe formati me tė cilin do tė arrihen marrėveshjet.

“Fillimisht nuk e dinim nėse do tė nėnshkruhet marrėveshje apo e tėra do tė pėrmbyllet me vendime tė qeverive tė veēanta, do tė thotė, Qeverisė sė Kosovės dhe asaj tė Serbisė. Tani e dimė qė disa marrėveshje thuhet se janė arritur. Mirėpo qė prej arritjes sė tyre, nuk kemi parė zbatim tė marrėveshjeve dhe ėshtė e natyrshme qė me mungesėn e zbatimit tė marrėveshjeve, tė cilat thuhet se janė arritur, rritet skepticizmi pėr marrėveshjet nė fjalė”, thotė ai.

Edhe analisti Shenoll Muharremi, vlerėson se dilemat lidhur me marrėveshjet e arritura kanė qenė tė paraprira qė nė fillim tė procesit, pėr shkak tė skepticizmit qė ka ekzistuar te njerėzit nė Kosovė, lidhur me procesin e dialogut.

Sipas tij, mungesa e transparencės pėr procesin, ka shtuar edhe mė tej dilemat pėr marrėveshjet qė arrihen nė kuadėr tė procesit.

“Fillimisht, Kosova, por dhe Serbia, janė futur nė kėtė dialog pa njė diskutim tė brendshėm, pa njė konsensus social tė tyre. Megjithatė, prej fillimit, procesi nuk ka pasur transparencė, qoftė nga palėt qė po dialogojnė, qoftė nga vet Bashkimi Evropian. Thjeshtė, asnjėherė nuk ėshtė ditur saktėsisht se pėr ēka po bisedohet. Nuk ėshtė ditė se ēka dėshirojnė tė arrihet dhe mbi tė gjitha edhe kur ėshtė arritur diēka, marrėveshja nuk ka qenė e qartė dhe sė paku, nė letėr, tė shkruar dhe tė nėnshkruar nuk kemi parė asgjė. Andaj, mungesa e kėtyre elementeve e bėn skeptik tėrė procesin”, shprehet Muharremi.

Ndėrsa, analisti Bajrami, pret qė edhe nė tė ardhmen tė ketė mungesė tė transparencės dhe informacioneve tė sakta lidhur me atė se ēfarė po ndodhė nė procesin e dialogut, si dhe marrėveshjet eventuale qė mund tė arrihen.

Por, sipas tij, suksesi i ēfarėdo dialogu nuk do tė varet nga transparenca, por nga aftėsia e palėve pėr tė zbatuar ēfarėdo marrėveshje dhe qė ato marrėveshje, nėse nisin tė zbatohen, tė jenė tė pranueshme pėr qytetarėt e Kosovės.
“Ne duhet tė shohim, nėse vėrtetė marrėveshjet qė thuhet se janė arritur, sikurse ėshtė marrėveshja pėr lėvizje tė lirė tė qytetarėve tė Kosovės nėpėr Serbi me targa tė Kosovės, apo marrėveshja pėr lėvizjen e lirė tė mallrave tė Kosovės, nėse ato do tė funksionojnė. Nėse nuk funksionojnė, tė themi brenda muajit tė ardhshėm, atėherė do tė humbė sensi i ēfarėdo diskutimi tė mėtutjeshėm, mendoj unė”, shprehet Bajrami.

Muharremi ka shtuar se nė Kosovė ekziston bindja qė Serbia nuk ėshtė futur nė kėtė dialog me vullnetin e saj, por pėr t’iu ofruar statusit tė kandidatit pėr Bashkimin Evropian.

Sipas tij, ngjarjet qė pasuan nė fund tė korrikut nė veri tė Kosovės, kanė treguar edhe njė herė se Serbia nuk ėshtė partner kredibil pėr dialog.
“Unė mendoj qė edhe siē ka qenė rasti para 25 korrikut, e dimė shumė mirė qė ka pasur zhvillime pozitive dhe lajmė shumė optimiste se ėshtė arritur marrėveshje nė kėtė dhe nė atė. Menjėherė pas disa javėsh, Serbia pėrsėri ka vepruar si Serbia e viteve tė 90. Andaj, njerėzit kanė tė drejtė tė jenė skeptikė dhe unė mendoj qė Serbia nuk ėshtė njė aktor kredibil qė duhet edhe t’i besohet nė kėto dialogime”, thotė Muharremi pėr Radion Evropa e Lirė.

Ndryshe, analistėt e ēėshtjeve politike kanė shprehur mendimin se dialogu ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė po pėrcillet me dyshime nga opinioni, pėr shkak se sajuesit e procesit kanė pasur frikė qė t’i zbulojnė detajet, sepse ato do tė mund ta nxjerrin procesin nė njė dritė negative.

Veprimi i tillė, sipas analistėve, ėshtė i gabuar, pėr faktin se nėse qytetarėt nuk do tė kenė besim nė procesin e dialogut, ky proces do tė dėshtojė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-09-11, 16:56   #12
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Ketu shtrohet, per zgjidhje, nje ENIGME haraqin e te ciles po e paguen Kosova dhe shqiptaret ne pergjithesi.Zhbllokimi i rrugeve ne Veri eshte i lidhur me njemije fije edhe me Jugun. Kete, duhet marre guxim, dhe duhet thene haptazi.Strukturat Paralele ne Veri eksportojne mallra serbe dhe krijojne miliona te cilet nuk dihet ku perfundojne.Strkturat Paralele ne Jug importojne mallra serbe dhe krijoj miliona qe nuk dihet fare se ku perfundojn.Te parat perkrahen nga qarqe politike ne Serbi te cilat qarqe edhe marrin nje pjese te keti kulaqi. Te dytat perkrahen nga qarqe politike ne Kosove ku edhe ketu e marrinje pjese te keti kulaqi.Dh tash shtrohet pytja :kush qendron ne mes ???EULEKSI (Faktori nderkombtar)????
JO !!!
Ky faktor ,perkundrazi i mjele edhe te paret e edhe te dytet .I merr pjeset edhe nga kulaqi i pare e edhe nga i dyti. Ne mes gjithe kesaj eshte Kosova ,eshte Pamvaresia e saj.Eshte e ardhmeja e saj ,eshte fati i Shqiptareve si Komb. Duhet marr guxim e fol hapur e drejt .Tre krytare te komunave ne Veri nuk jan vetem .Ata kan edhe ne Jug miqet e tyre(ndoshta edhe kryeare komunash) qe ne biznis bashkpunojne shkelqyeshem dhe kjo shihet nga secili .Me se miri shihet nga LIGJI te cilit nuk i mungojne syte por i mungon guximi qe secilin me e thirre ne emer qofte ne Veri qofte ne Jug.Keto qarqe kriminale qe jan te lidhura me njemije fe me qarqet poliike, si ne Veri ashtu edhe ne Jug , Kosoves do ti kushtojne shume .Sa me vone qe te demaskohen boterisht kjo e keqe, forca e tyre gjithnje do te rritet dhe ne fund o te kemi nje Parajse Krimi e jo nje Shtet Ligjor- nese veq nuk kemi mbrri edhe sot ne kete SHKALLE !!?
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga GURI SYLAJ : 28-09-11 nė 16:58
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-09-11, 21:06   #13
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Strategjia e kėrkesės palestineze


Administrata e Obamės, e cila ka humbur gjashtė muaj duke iu kėrkuar palestinezėve tė ndryshojnė mendje, mund tė mbyllė zyrėn e pėrfaqėsuesit palestinez nė Nju Jork, “nė kėmbim” tė kėrkesės sė tyre pėr shtetėsi


A kanė palestinezėt tė drejtė pėr shtet? Kurdėt, njė nga grupet mė tė vjetra etnike nė botė, nuk kanė shtet. Shtet nuk kanė as tamilėt e Shri Lankės, as ujgurėt dhe tibetianėt e Kinės, as baskėt e Spanjės, as ēeēenėt e Rusisė e as flamistėt e Belgjikės.

Lista e popujve me pretendime tė mundshme pėr shtetėsi ėshtė po aq e gjatė sa numri i shteteve anėtare tė Kombeve tė Bashkuara – nė mos mė e gjatė.

Por, kur Kombet e Bashkuara tė nisin takimin vjetor kėtė javė, sesioni pritet tė dominohet nga pėrpjekjet e Autoritetit Palestinez pėr tė kėrkuar shtetėsi.

Fillimisht, Autoriteti Palestinez do tė aplikojė pėr anėtarėsim tė plotė nė OKB nė Kėshillin e Sigurimit, ku administrata e Obamės ka premtuar se do tė vėrė veto. Mė pastaj, Asambleja e Pėrgjithshme do tė votojė pėr “statusin e shtetit vėzhgues” pėr palestinezėt, ēfarė ėshtė e sigurt se do tė kalojė me dy tė tretat e shumicės.

Votimi nė OKB nuk do tė krijojė shtetin palestinez dhe ka gjasė tė vonojė krijimin e tij ndoshta me vite. Ai nuk do tė largojė vendbanimet izraelite nga Bregu Perėndimor, por mund t’i japė shkak Izraelit tė pėrshpejtojė ritmin e ndėrtimit.

Ai po ashtu mund tė nxisė Izraelin tė ndėrmarrė masa tė ndryshme ndėshkimore kundėr palestinezėve, pėrfshirė ngrirjen e transferimeve tė taksave nė vlerė prej 100 milionė dollarėsh nė muaj. Kongresi i Shteteve tė Bashkuara mund ta ndjekė njė gjė tė tillė, duke ndėrprerė ndihmėn vjetore pėr palestinezėt, e cila kap shumėn e 600 milionė dollarėve.

Pėrse atėherė palestinezėt kėmbėngulin? Njėri nga shpjegimet ėshtė se ata duan ta pėrdorin ofertėn pėr shtetėsi si strategji pėr tė detyruar Izraelin tė pajtohet me kėrkesa tė ndryshme, pėrfshirė ndalesėn e ndėrtimit tė vendbanimeve.

Por, presidenti palestinez, Mahmud Abas, ofroi njė aluzion tė ambicieve tė tij tė vėrteta kur shkroi nė “New York Times” se “pranimi i Palestinės nė Kombet e Bashkuara do tė hapė rrugėn pėr ndėrkombėtarizimin e konfliktit si njė ēėshtje ligjore, e jo vetėm si ēėshtje politike”.

Ai po ashtu pat shkruar se njė gjė e tillė do tė hapte rrugėn pėr ndjekje penale tė Izraelit.

Kjo nuk nėnkupton rezoluta tė kota tė Kėshillit tė OKB-sė pėr tė Drejtat e Njeriut, por ndalesa udhėtimi dhe urdhėr-arreste ndėrkombėtare pėr ushtarėt izraelitė, tė pėrfshirė nė “okupimin” e njė shteti tė supozuar sovran.

Me fjalė tė tjera, ajo ēfarė palestinezėt kėrkojnė nga votimi nė Kombet e Bashkuara nuk ėshtė njė afirmim i sė drejtės sė tyre pėr shtet, porse njė mjet mė tepėr nė fushatėn e tyre tė vazhdueshme pėr tė sulmuar, delegjitimizuar dhe nė fund shkatėrruar Izraelin.

“Ne do tė shfaqim pakėnaqėsi, sepse si palestinezė kemi qenė tė pushtuar pėr 63 vjet”, tha Abas njė tjetėr ditė. Kjo ėshtė njė tjetėr mėnyrė pėr tė thėnė se pushtimi, nga kėndvėshtrimi i Abasit, ka nisur me krijimin e shtetit tė Izraelit nė vitin 1948 dhe jo me marrjen e Bregut Perėndimor dhe tė Gazas nga ana e Izraelit, pas luftės sė vitit 1967, e cila kėrcėnonte vetė ekzistencėn e Izraelit.

Por, administrata e Obamės, e cila ka humbur gjashtė muaj duke iu kėrkuar palestinezėve tė ndryshojnė mendje, mund tė mbyllė zyrėn e pėrfaqėsuesit palestinez nė Nju Jork, “nė kėmbim” tė kėrkesės sė tyre pėr shtetėsi.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-10-11, 20:18   #14
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Shqiptarėt duhen te pėrgatiten ne mėnyrė solemne pėr ri- bashkim vlerash, pėr ri- BASHKIM te Kombit, me njė emėr te vetėm SHQIPERI, ėshtė veprim qytetar, bashkėkohor e kombėtar, pėrgatitje te mire populli im i qindra vjetarėve nder okupime te egra, nga vete fqinjėt tanė TURQ E SERB, qe nuk do te kthehen kurrė me, mund te vijnė si miq, por jo kurrė me si ne te kaluarėn, qe shkaktuan shume tmerre mizore e barbare mbi popullin tone qe sot po i pėrgatitet festes se madhe te njė kuvendi mbare kombėtar si stabilizim te krejt BALLKANIT, qe dikush e donte fuqi baroti, e te trazuar, jo do tu themi njėzėri: duam Ballkan te stabilizuar me te gjitha trojet e ndara shume dinakėrisht, Popullit tone i duhet sa buka vete RI-BASHKIMI

by: zc
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-10-11, 15:29   #15
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim AW: Opinione

Lufta e tretė ballkanike

Koēo Danaj
Politika shqiptare ndodhet njėsoj si nė vitin 1914. Kėshtu deklaroi ambasadori i OSBE-sė nė Shqipėri, Wolvarth. Por duke u nisur nga fakti, se ai nuk ėshtė thjesht ambasador i OSBE, por ėshtė Gjerman, pohimi i tij ėshtė sa ogurzi, aq edhe orientues. (Nė vitin 2001, kur shpėrtheu, kryengritja shqiptare nė Maqedoni, ambasador i OSBE ishte njė amerikan, me emrin Robert Frouik. Por ishte shumė herė mė me peshė se tė gjithė ambasadorėt e tjerė, amerikanė, apo tė BE). Duket se i tillė ėshtė edhe Wolfarth pėrballė ambasadorėve tė BE nė Tiranė. Ėshtė ogurzi pėr arsyen se nė vitin 1914, Shqipėria ishte tokė e askujt. Ėshtė orientues, sepse sot kemi njė realitet tjetėr, formalisht Shqipėria ėshtė tokė e shqiptarėve.
Realiteti politik panshqiptar
Edi Rama dhe Gramoz Ruci akuzojnė Sali Berishėn dhe qeverinė e tij me anė editorialesh, faqesh facebooku dhe diskutimesh nė Parlament se kėtė qė i ke bėrė ti Shqipėrisė, nuk ja ka bėrė asnjė pushtues. Sali Berisha dhe Jozefina Topalli, nga foltorja e Parlamentit apo Ēekia akuzojnė Edi Ramėn dhe Partinė Socialiste si tradhtarė dhe celulė anti-europiane. (Ndėrsa njė raport racist qė vjen nga Brukseli, pėrkėdhel Serbinė dhe Malin e Zi dhe satanizon Shqipėrinė, Bosnjėn dhe Maqedoninė. Mė shumė ngjan me njė Enciklikė papnore si nė kohėn Kalvinit apo tė Martin Luterit). Bamir Topi qė nga Stambolli, njė shekull pas ardhjes nė pushtet tė xhonturqve, deklaron nė kryeqendrėn e tyre se shqiptarėt nuk kanė tė drejtė tė bashkohen si tė gjithė kombet europiane, por duhet tė presin Brukselin. Njėsoj si xhonturqit qė para njė shekulli, ju pėrgjigjeshin, Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinės kur ata kėrkonin pavarėsi nga Perandoria Otomane.
Hashim Thaēi dhe Atifete Jahjaga deklarojnė me megalomani se kemi vendosur sovranitetin nė tė gjithė Kosovėn. Ėshtė i kėnaqur me sovranitetin me helikopter. Megjithėse policėt dhe doganierėt e tyre fluturojnė me helikopterėt e KFOR-it, ndėrsa asnjė polic shqiptar nuk shkel dot nė veri tė Kosovės. Isa Mustafa fėrkon duart me shpresėn se nė zgjedhjet e ardhshme do t’i mbetet pushteti nė dorė. Ai nuk flet fare. Albin Kurti dhe Lėvizja Vetėvendosje hynė nė parlamentin e Kosovės me Flamurin e Bashkimit me Shqipėrinė. Por aktualisht po merren me editoriale dhe me pėrmbysjen e ndonjė kamioni serb. Shpėtim Idrizi, i mori mbi 60 mijė vota nė emėr tė ēėshtjes kombėtare, por aktualisht po mendon si tė hyjė nė qeveri me ndonjė post ministri, ndėrsa ēėshtjen kombėtare e ka shndėrruar nė ēėshtje pronash individėsh.
Ali Ahmeti mori njė shuplakė tė rėndė nga Nikolla Gruevski, i cili akuzoi Cervenkovskin se kishte regjistruar 120 mijė shqiptarė mė tepėr nė vitin 2002. Megjithatė vazhdon tė rrijė nė qeveri me atė qė kėrkon tė zvogėlojė shqiptarėt, me atė qė kėrkon tė ndėrtojė tė kaluarėn maqedonase mbi tė ardhmen e shqiptarėve. Menduh Thaēi kėnaqet qė dėshtoi regjistrimi dhe shpreson ta zėrė ai vendin e Ahmetit.
Ku mund tė fillojė lufta?
Ka disa vatra tė cilat janė tė gatshme pėr tė ndezur zjarrin.
Vatra e parė ėshtė velur i Kosovės. Ajo ėshtė mbushur me barrikada. Atje ku ngrihen barrikada, do tė thotė se po bėhen gati pėr luftė. Tė gjithė e dinė kėtė, por tė gjithė flasin tė kundėrtėn. Me pėrjashtim tė shėrbimeve sekrete. Po si mund tė vijė deri tek lufta? Shumė thjesht, vetėm me njė shkėndijė. KFOR dhe EULEX ndėrhyn me forcė mbi barrikaduesit, qeveria serbe do ndėrhyjė pėr tė mbrojtur bashkėkombėsit e saj, nė ndihmė tė Serbisė do shkojė Rusia.
Thjesht vetėm me njė shkėndijė, nuk ndėrhyn KFOR-i, por i thonė Qeverisė sė Kosovės tė ndėrhyjė. Pėr ego pushteti, Thaēi dhe Rexhepi ndėrhyjnė dhe pėrsėri ndėrhyn Serbia. Shqiptarėt e paorganizuar, dalin tė humbur nga lufta, edhe nė njerėz edhe nė territore. Brukseli do tė jetė dakord me kėtė fund. Pse? Sepse shėrbimet sekrete tė Brukselit e dinė mė mirė nga unė ēfarė mund tė ndodhė kur ngrihen barrikada, megjithatė, Brukseli e pėrkėdheli Serbinė duke i dhėnė statusin e vendit kandidat. Brukseli e di shumė mirė qė Bogdanovici dhe Stefanovici e kanė bėrė veriun si shtėpinė e tyre, por pėrsėri e pėrkėdhel Serbinė.
Vatra e dytė mund tė jetė Bosnja. Ka 13 muaj qė nuk krijon dot qeveri qendrore, qeveriset pjesė-pjesė. Majtisti Dodik pritet tė bėjė referendumin pėr shkėputje. Nė ceremoninė e betimit tė tij si president mori pjesė edhe Tadic. Brukseli e miratoi kėtė veprim. Imagjinoni sikur nė ceremoninė e betimit tė presidentit tė Kosovės tė merrte pjesė Bamir Topi. Lukunia e ambasadorėve tė Brukselit do ta ndalonte me tė gjitha mjetet.
Vatra e tretė ėshtė Greqia. Krize totale, falimentim i pashmangshėm. E shmang vetėm lufta. Greqia po pėrgatitet tė eksportojė krizėn e saj totale. Por jo nė trojet greke. Por nė trojet shqiptare dhe maqedonase. Cili do tė jetė preteksti? Regjistrimi i popullsisė nė Shqipėri. Po ku? Jo nė Sarandė, jo nė Gjirokastėr, ndoshta nė Himarė, ndoshta nė Korēė. Do akuzohet qeveria Shqiptare se ka falsifikuar tė dhėnat e regjistrimit dhe do nxiten njė apo disa grupe njerėzish tė fillojnė trazirat. Pse jo, edhe me barrikada. Brukseli nuk tė ndėshkon kur ngre barrikada. Pėr mė tepėr kur ngre barrikada pėrballė shqiptarėve. Veriu i Kosovės ėshtė shembull i qartė se si vepron Brukseli.
Ose ne trojet maqedonase, nė Krushevė ku pretendon se ka njė minoritet grek. Anulimi i regjistrimit nga Gruevski, e ka shtyrė nė kohė pėrdorimin e kėtij preteksti, por nuk e ka fshirė.
Vatra e katėrt ėshtė Maqedonia. Njė ditė, Gruevski do ta bėjė regjistrimin, do falsifikojė numrin e shqiptarėve. Ai e bėri tė qartė synimin e tij kur tha se Cervenkovski kishte regjistruar 120 mijė shqiptarė mė shumė, qė do tė thotė se do regjistrojė 120 mijė mė pak. Ai e di se problemi i emrit, ėshtė thjesht njė pretekst i Brukselit. Nė gjendjen nė tė cilėn ndodhet Greqia, mjafton vetėm njė telefonatė e Merkelit dhe Papandreu e zgjidh pėr tre sekonda absurdin e emrit. Por Merkel, nuk e bėn telefonatėn dhe Gruevski e di arsyen reale. Gruevski nuk do tė lejojė qė kurrkush nė Maqedoni tė regjistrohet grek, as ne Krushevė. Shqiptarėt do rezistojnė, do kundėrshtojnė, por tė paorganizuar dhe Gruevski do ti vrasė siē i vrau nė Brodec apo Haracinė.
Dhimbja e sė vėrtetės ėshtė mė e lehtė se dhimbja e mashtrimit
Ēfarė shkrova ėshtė njė prognozė bazuar mbi fakte tė vėrteta. Natyrisht jo tė plota. Tė plota ato janė nė dosjet e shėrbimeve sekrete qė operojnė nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Serbi, Bosnjė, Greqi, Uashington, Moskė apo Bruksel. E vėrtetė ėshtė kriza totale e BE. Dhe kėsi lloj krizash, kanė si alternativė zgjidhjeje edhe luftėn. Por ėshtė edhe mashtrimi i Brukselit qė na dėrgon rekomandime, por qė nė realitet ka vdekur, qėkur vendin e Barrosos e ka zėnė dyshja Merkel-Sarkozy.
A ka rrugėdalje?
Natyrisht qė ka. Por ajo ėshtė vetėm njė. Tre shqiptarė mėndje ndritur, tė quajtur Mehmet Konica, Filip Noga dhe Rashi Dino, nė Memorandumin drejtuar mbledhjes kolonialiste tė Londrės nė Janar 1913, midis tė tjerash i shkruanin se: Po t’i pengoni shqiptarėt qė tė bashkohen, ne ju njoftojmė se ky rajon nuk do tė ketė paqe pėr njė shekull. Londra i pengoi shqiptarėt duke i copėtuar nė mėnyrė kriminale dhe pėr njė shekull, rajoni nuk pati qetėsi. Pra zgjidhja ėshtė e thjeshtė pėr Brukselin dhe Uashingtonin: Zėvendėsoni boshtin Beograd-Athinė, me Trekėndėshin Beograd-Tiranė-Athinė, lejoni, Shqipėrinė Natyrale. Vetėm atėherė, vatrat e zjarrit do shuhen. Boshti qė krijuat pėr gati njė shekull prodhoi kriza dhe luftė. Pirostija stabilizon rajonin, por ndihmon, edhe Brukseli do jetojė nė paqe.
Derisa sa arbitra ndėrkombėtarė tė binden pėr kėtė, shqiptarėt duhet tė marrin masa qė lufta: E para: Tė mos fillojė nga ata, E dyta: tė mos fillojė nė troje shqiptare. E treta: Tė mos fillojė deri nė 28 Nėntor 2012. Wolvarth kur pohoi se politika shqiptare ėshtė si nė vitin 1914, na ndėshkoi, por edhe na orientoi.
(Autori ėshtė kryetar i Lista pėr Shqipėri Natyrale dhe drejtor i Institutit tė Prognozave Rajonale)
________________________________________________
http://www.telegrafi.com/?id=26&a=4314
_________________________________________________
Kryetari i komunes se Mitrovices, Avni Kastrati :
“Nė ditė nė vijim duhet tė jemi shumė mė tė angazhuar dhe syēelė tė gjithė, pasi qė pritet qė situata tė eskalojė pėr shkak se serbėt kanė paralajmėruar se do tė kundėrshtojnė KFOR-in nėse ndėrmerr masa pėr largimin e barrikadave. Patjetėr duhet qė tė pėrkujdesemi pėr sigurinė e qytetarėve jo serbė qė jetojnė lagjet veriore, tė cilėt deri tash janė treguar shumė tė durueshėm dhe nuk kanė rėnė pre e provokimeve tė ekstremistėve”, ka thėnė Kastrati.
__________________________________________________ ____
http://www.telegrafi.com/lajme/kastr...e-2-17752.html
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:11.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.