Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Ekonomi & Biznes
Emri
Fjalėkalimi
Ekonomi & Biznes Diskutime, informacione, studime e probleme ekonomike tė ndryshme nga ekonomia shqiptare e boterore.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 28-08-13, 15:24   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Punė, punė ...

Strategjia pėr punėsim tė kosovarėve nė Katar






Prishtinė, 28.08.2013

Qeveria e Kosovės harton Strategjinė pėr punėsimin e kosovarėve nėshtetin e Katarit, i cili 80 pėr qind tė tregut tė punės e ka jashtė.Strategjisė i duhet kohė pėr t’u jetėsuar, ndėrsa profesionet e kėrkuarajanė: mjekė, ekspertė tė teknologjisė dhe ndėrtimtarė.

Ministri iPunės dhe i Mirėqenies Sociale, Nenad Rashiq, ka potencuar se ka njė vitqė ėshtė duke punuar nė kėtė strategji, pasi njė gjė tė tillė e kishtediskutuar edhe me homologun e tij nga Katari, transmetoi KTV. Pasistrategjia tė marrė miratimin e Ekzekutivit, ajo do t’i dorėzohetMinistrisė sė Punės sė Katarit, ku edhe do tė specifikohen kuadrot qėmund tė punojnė nė kėtė shtet. Dėrgimin e kosovarėve nė Katar, Rashiq esheh si alternativė tė rrallė dhe tė vetmen pėr tė krijuar vende pune.

SafetGerxhaliu, i cili udhėheq Odėn Ekonomike tė Kosovės, thotė se Qeveria eKosovė do tė ketė mbėshtetjen e plotė tė kėtij institucioni, i cili dotė mundohet tė pėrdorė edhe lidhjet e biznesit pėr tė jetėsuar kėtėstrategji.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 05-09-13, 09:50   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Punė, punė ...

Tė ndalohet automatikisht projekti pėr dėrgimin e femrave tė reja nė Katar!

Qeveria e Kosovės menjėherė duhet ta ndalojė projektin pėr marrėveshje me Katarin, pėr tė dėrguar "fuqi punėtore" atje.

"Sllavėria moderne", pėrkatėsisht robėrimi qė raportohet nga mediat e huaja tė ndodh atje, nuk duhet t'u ofrohet qytetareve tė Kosovės.


http://balkanist.net/qatar-seeks-balkan-housemaids/





Punėtoret kosovare i pret skllavėria nė Katar



Katar , 05.09.2013







Njė shkrim i portalit "Balkanist", ka bėrė publike tė dhėna shokuese pėr punėtoret qė shkojnė pėr tė punuar nė shtetin e Katarit - si shtėpiake. "Balkanist" ka shkruar se Bosnja dhe Maqedonia kanė nėnshkruar njė marrėveshje problematike me Katarin dhe duket se njė gjė tė tillė do ta bėjė kėtė muaj edhe Kosova. Por, me ēka do tė ballafaqohen punėtorėt ballkanas kur tė arrijnė nė emiratin e pasur?

Katari, qė ėshtė njė nga vendet mė tė pasura tė botės, vazhdon tė rekrutojė shtetase tė Bosnjės dhe Maqedonisė, pėr tė punuar dhe jetuar nė aranzhmane qė shpesh janė karakterizuar si njė skllavėri moderne.

Politikanėt nga Bosnja, Kosova dhe Maqedonia nuk i kanė adresuar kėto probleme tashmė tė ditura, por i kanė thėnė publikut tė tyre se Katari ėshtė njė vend i shkėlqyeshėm pėr tė punuar dhe krejtėsisht i sigurt pėr punėtorė, shkruan "Balkanist".

"Ankthi i punėtoreve zakonisht fillon kėshtu: Punėtorja qė do tė punėsohet nė tė ardhmen nėnshkruan pėr njė pagė mujore. Pasi tė mbėrrijė, ia zvogėlon rrogėn. Dhe, pėrderisa ndodhet nė Katar, zakonisht ėshtė e pamundur tė bėhet diēka tjetėr, pos tė pranohet rroga e vogėl. Ajo nuk mund ta lėshojė vendin pa lejen e punėdhėnėsit. Punėtorėt nuk mund ta lėshojnė vendin, tė gjejnė banesė, ta lėnė punėn, tė hapin llogari bankare ose tė marrin njė patentė shoferi pa lejen e sponsorit tė tyre. Ky lloj shfrytėzimi zhvillohet nėn sistemin Kafala, ku punėtori ėshtė pronė e punėdhėnėsit. Po ashtu, nėse e punėsuara dėshiron tė ikė pėr shkak tė abuzimit fizik dhe rrogės sė vogėl, viza e saj automatikisht bėhet e pavlefshme dhe praktikisht shndėrrohet nė person ilegal qė mund tė ballafaqohet edhe me burgim", ka shkruar Balkanist.

Nė Katar nuk kanė hezituar as t'i vrasin tė punėsuarat. Madje, thuhet se njė punėdhėnės e ka vrarė me thikė kuzhine punėtoren e tij.

"Si shumė punėtore nė Katar, M. ka punuar pėr tė mbėshtetur familjen e saj. Pas vrasjes sė saj, ata kanė vendosur qė nuk kanė zgjidhje tjetėr pos tė pranojnė ‘diyya’-n ose "paratė e gjakut". Jeta e M.-sė ishte vlerėsuar 40 mijė dollarė - mė pakė se gjysma e GDP-sė sė Katarit pėr kokė banori. Vrasėsi i saj kishte mbajtur tre vjet burgim", thuhet nė shkrim.

Vendimi pėr tė ēuar gra nga Ballkani nė Katar pėr punė pa dyshim se ėshtė influencuar nga papunėsia e madhe nė kėto vende. Bosnja, Kosova dhe Maqedonia kanė papunėsinė mė tė lartė nė Evropė. Por, njė influencė tjetėr ėshtė rritja e shteteve tė Gjirit nė Ballkan. Katari ka investuar mjaftė para nė rajon.

Debati se cilat janė shtėpiaket mė tė mira ėshtė obsesion nė Katar dhe njė temė e preferuar nė vilat me kondicionerė. Por, ēėshtja e shtėpiakeve nga Evropa ka qenė edhe kontroverse nė Katar. Disa media lokale kanė raportuar se gratė e Katarit druajnė se martesat e tyre dhe stabiliteti social mund tė kėrcėnohet nga "femrat e bukura evropiane".

Denisa Magliq –Sarajliq, zėvendėsministre pėr Ēėshtje Civile thotė se Katari paraqet "mundėsinė mė tė mirė pėr qytetarėt e Bosnjės dhe Hercegovinės pėr punėsim jashtė vendit".

Sredoje Noviq, ministėr pėr Ēėshtje Civile pajtohet me zėvendėsen e tij, duke thėnė se Katari ėshtė mė i sigurt se tė gjitha vendet tjera.

"Arsyeja qė e kemi nėnshkruar kėtė kontratė ėshtė qė tė mbrojmė punėtorėt nga Bosnja dhe Hercegovina nga situatat negative me tė cilat ballafaqohen duke kėrkuar punė nė vendet tjera", ka thėnė ai.

Nė Kosovė, zėvendėsministri i Punės, Fatmir Shurdhaj, thotė se Qeveria ka bėrė pėrpjekje maksimale pėr tė siguruar se punėtorėt e parė do tė arrijnė nė Doha nė fillim tė vitit 2014.

Vendet ballkanike kanė dėshtuar qė tė nxjerrin garanci pėr tė siguruar gratė e Bosnjės dhe Maqedonisė qė tė mos pėrfundojnė tė paguara mė pak, tė eksplotuara, tė abuzuara ose tė vdekura.

Sipas El-Awlawya Manpower Recruiting Agency nė Doha, boshnjakėt dhe maqedonėt do tė paguhen minimalisht 190 dollarė nė muaj.

Kosova ėshtė ende duke negociuar kushtet e ‘shtėpiakeve’ tė tyre me Katarin me shpresė se nuk do tė jetė pasive sikur vende fqinje.

Filipinet, Nepali dhe Indonezia kanė bėrė pėrpjekje qė tė ofrojnė njė nivel tė mbrojtjes pėr punėtorėt e tyre nė Katar. Por, sipas "Balkanist", kur Kamboxhės i ishte ofruar qė tė nėnshkruajė marrėveshje tė ngjashme, kishte thėnė jo.









__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-09-13, 17:50   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Punė, punė ...

Punėsim nė Katar apo...?



Shkruan Kaltrina Pajaziti

Derisa po shėtisja vėrdallė nėpėr tituj tė portaleve, sytė mė kapėn njė titull qė ishte pak mė ndryshe nga ata qė po lexoja deri atėherė. Njė portal nga Ballkani shkruante nė lidhje me disa marrėveshje shtetėrore bilaterale qė po bėnte Maqedonia dhe Bosnja me Katarin, vendin e parajsės pėr ata tė cilėt kanė humbur rrugėn nė ferr. Sipas disa portaleve dhe blogjeve tė ndryshme, gjendja e femrave tė cilat qeveritė e tyre po i dėrgojnė nė Katar pėr punė sezonale, ėshtė e mjerueshme. Ambasada e Indonezisė dhe Filipineve tregon se ēdo ditė nė dyert e sajė trokasin 3-4 raste pėr tė kėrkuar ndihmė nga keqtrajtimi qė iu bėhet kėtyre femrave. Dhuna seksuale, deprivimi nga ushqimi dhe sjelljet ēnjerėzore janė disa nga problemet qė trajtojnė kėto portale.

Nuk ka se si tė mos tmerrohesh, kur lexon me shumė mburrje fjalėt e Fatmir Shurdhit nga Ministria e Punės nė lidhje me paralelet qė ai tėrheq pėr projektin e tyre qė janė nė finalizim e sipėr tė “misionit tė pamundur” pėr tė ulur papunėsinė nė Kosovė.

Prostitucioni ėshtė njė veprimtari pėr tė cilėn shumė femra janė tė shtyra tė kryejnė si rezultat I gjendjes sė tyre sociale, apo kur ato manipulohen nga tė dashurit e tyre me premtimin se kjo punė do tė jetė afatshkurtėr. Kur njė gjė e tillė bėhet nė mėnyrė shtetėrore, duke iu premtuar njerėzve se ky lloj punėsimi sezonal qenka i mirėpritur dhe se gjithēka do tė shkojė nė procedura tė rregullta duke shpallur konkurse e ēka jo, tė bėn tė tmerrohesh.

Ėshtė shumė e lehtė t’ju hedhėsh hi syve popullit, kur zyrtarėt bėjnė krahasime se gjoja programi I Katarit ėshtė njėlloj si ai i Gjermanisė, sepse edhe Gjermania po kėrkon punėtorė sezonal. Sipas disa gjasave, disa nga pushtetarėt tanė kanė munguar nė orėn e gjeografisė kur harta e botės ishte shpjeguar. Gjermania dhe Katari jo vetėm se janė nė pozita tė ndryshme gjeografike, por mentaliteti, ligjet dhe tė drejtat njerėzore ndryshojnė thelbėsisht. Tėrheqja e paraleleve tė tilla ėshtė e rrezikshme.

Mjafton tė ndash vetėm 30 minuta nga koha jote dhe tė lexosh se cfarė shkruhet pėr abuzimin e “shtėpiakeve” nė Katar. Sipas kėtyre portaleve, blogjeve dhe gazetave elektronike, ky ėshtė njė problem nė rritje e sipėr dhe qeveritė e vendeve tė cilat kanė nėnshkruar kėto marrėveshje, kanė pak - pėr tė mos thėnė hiē - mundėsi mbrojtje tė individėve tė cilėt pėrfundojnė si “mish i shitur” pėr shtėpitė luksoze tė “parajsės ferr”.

Nėse kjo marrėveshje, qė ėshtė nė proces tė finalizimit mes Kosovės dhe Katarit ėshtė analizuar dhe dihet se ēfarė i pret kėta individ kur tė arrijnė nė Katar, atėherė unė nuk mund tė them asgjė tjetėr pėrveē se personat tė cilėt avokojnė pėr njė gjė tė tillė duhet tė kenė mendimin kriminal shumė tė zhvilluar, qė tė bėnė tė frikohesh nga monstrumiteti i tė menduarit tė tillė.

Nėse mund tė besohet se Qeveria e Kosovės nuk ka dijeni pėr njė gjė tė tillė, atėherė unė do tė thosha qė ndoshta do tė ishte mirė qė para se tė nėnshkruheshin marrėveshje tė tilla, tė analizoheshin rrethanat dhe jo vetėm tė bazoheshin nė atė se ēfarė ėshtė e shkruar nė ligje.

Nėpėr disa vende tė botės ligji dhe realitet kundrejt respektimit tė ligjit janė dy bota tė ndryshme. Ligji i punės i shtetit tė Katarit nuk aplikohet pėr punėtorėt tė cilėt punojnė si “shtėpiake”, pasi qė ato konsiderohen si pjesė e familjes, atėherė si mund tė mbrojė Kosova kėto femra nga dhunimi, keqtrajtimi etj.?

Sipas rrėfimeve tė femrave tė cilat ishin pre e iluzionit qė po shkonin tė gjenin njė punė sezonale, atyre nė momentin e arritjes iu merren dokumentet identifikuese; nuk kanė tė drejtė qė tė kenė llogari bankare; janė tė deprivuara nga ushqimi dhe shpesh pėrfundojnė tė dhunuara ose tė vdekura. Sipas ligjit shtetėror tė Katarit, tė gjithė ata tė cilėt duan tė dalin nga shteti (Katari) duhet tė posedojnė njė vizė dalėse (Exit Visa) pėr tė cilėn duhet tė aplikojė punėdhėnėsi.

Njė legjislacion tė tillė Human Rights Watch, nė maj tė kėtij viti ka kėrkuar qė tė eliminohet pasi paraqet njė nga mundėsitė e abuzimit me njerėz. Nė anėn tjetėr, nė raportin “Trafficking in Persons” (2008) tė Departamentit amerikan tė Shtetit, theksohet se qindra-mijėra individė kryesisht nga Azia dhe Afrika, hynė nė zinxhirin e “skllavėrisė moderne”, nė mėnyrė vullnetare, pasi ju premtohen paga tė majme, e tė cilėt (individėt) pastaj dhunohen dhe janė tė shtyrė me forcė qė tė punojnė nėpėr shtėpi tė ndryshme nė kėtė shtet. Sipas Human Rights Watch, personat jo shtetas tė Katarit pėrbėjnė 85 pėr qind tė fuqisė punėtore nė vend, tė cilėt shpesh ballafaqohen me dhunime, mos pagesa, mbajtje nė vend kundėr dėshirės sė tyre etj.

Shtetet nė botė mundohen qė tė mbrojnė qytetarėt e tyre nga ēdo lloj problemi qė mund tė kenė, kur ata gjinden jashtė vendit, duke aranzhuar edhe forcat mė elite nė misione pėr shpėtimin e tyre, ndėrsa Kosova duan qė tė nėnshkruajnė marrėveshje pėr eksploatimin e qytetarėve tė saj. Duke ditur se Kosova si shtet nuk ka as forcė e as reputacion tė ndihmojė ndonjėrin nga qytetarėt e saj nė raste tė tilla, tė paktėn duhet qė tė preventojnė mundėsinė e qytetarėve qė tė gjinden nė situata tė rrezikshme, e jo tė promovojnė atė. Ēfarė do tė bėnte Kosova nėse njė qytetar i saj mund tė pėrballej me problemin e njėjtė, siē po pėrballen shume femra nga Filipinet, ku kundrejt tyre bėhen abuzime nga mė ēnjerėzoret? Do ta bombardojė Katarin? Apo do tė dėrgojė njėsitė speciale nė ndihmė tė qytetarėve tė cilėt vet i ka dėrguar atje?

Shumė nga ne mund tė mendojmė se njė gjė e tillė (puna si shtėpiake nė Katar) mund tė jetė ėndėrr e mjerimit tonė nė tė cilin po kalojmė, e servuar mirė nga shteti i cili po bėn marrėveshje me njė qeveri tė vendit tjetėr, sepse nė parim shteti nuk mund tė mendojė keq pėr qytetarėt. Por, kur pushtetarėt hedhin zaret nė kurriz tė popullit pėr tė mbajtur njė kolltuk duke ulur papunėsinė nė vend nėpėrmjet “legalizimit” tė trafikimit njerėzor, s’tė le tjetėr tė mendosh veēse tė tė vije keq pėr vendin tėnd dhe dinjitetin e humbur nė kaos.

Qeveria e Kosovės duhet tė ndalojė nėnshkrimin e njė marrėveshje tė tille, si dhe ketė kujdes nė glorifikimin e marrėveshjeve tė tilla ku qytetarėt mund tė bėhen pjesė e zinxhirit tė fortė tė skllavėrisė moderne. Shteti ėshtė ai qė duhet tė mbrojė qytetarėt dhe jo tė trafikojė me ta.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:04.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.